Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Masoneria (Muratorët e lirë)

    Masoneria (Muratorët e lirë) I. Zgjodhi, përktheu dhe përpunoi: Andi Ballshi

    EMRI – NOCIONI

    Fjala mason përdorët shumë shpesh dhe me shumë kuptime e intepretime, madje edhe me njëfarë droje!

    Sipas Bratoljub Klaiqit – Fjalor i fjalëve të huaja (rjeçnik strani rjeci, Zagreb, 1978) masoni, (francmaçon, murator i lirë), është anëtar i një shoqate të fshehtë religjioze-filozofike... Në Fjalorin e gjuhës shqipe (Tiranë, 2002) për masonët thuhet: mason do të thotë ithtar i masonerisë, anëtar i organizatës së masonerisë. Ndërsa për Masonerinë, thuhet se ajo “është Rrymë e lëvizje e fshehtë, me rite mistike, që lindi në Evropë në sh. XVIII, për ndihmë e solidaritet dhe që u shndërrua në një organizatë ndërkombëtar; shoqatë e fshehtë”. Në SVEZNADAR, (Enciklopedia) Zagreb, 1953, për Muratorët e lirë (fr. Francmaconnerie, engl. Free-masonry, gjerm. Freimaurerei, (shqip Masoneria) thuhet që është një SHOQATË E FSHEHTË. Duke u mbështetur në format simbolike, figurat dhe shëmbëlltyrat, në shumicë, të muratorëve ,(masonëve) përmes moralit dhe fisnikërimit shpirtëror, kjo shoqatë përpiqet të krijojë një fat sa më të mirë për njerëzimin. Masonët jan të tubuar në oraganizata të veçanta, lozha. Ndahen në tri kategori: në shegertë, kallfë-ndihmës dhe mjeshtër; kryetar i lozhës është Mjshtri i Madh. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Msoneria zanafillën e vetë e gjen te ndërtimtarët mesjtarë, te shoqatat zejtare me të drejta dhe status të vetin të veçantë. Masoneria e re është krijuar më 1717, kur në Londër u bashkuan katër (4) punëtori (lozha an) ndërtimtare, u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit. Në vitin 1721 Andersoni përpiloi Konstitucionet (Kushtetutën - Statutin) të cilat edhe sot janë bazë për veprimtarinë e lozhave. Në shekullin XVIII lozhat u zgjëruan me të madhe, ndërsa në periudhën e kapitalizmit dhe ngritjes së klasave qytetare shumica u bënë instrument i politikës borgjeze. Në Enciklopedinë e përgjithshme të Entit Leksikografik,1964, thuhet: Masoneria e përhapur në shumë vende, në mënyrë mistike, është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve (maçon=murator) nga morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatës). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“ Nga Enciklopedia mbi të gjitha religjionet, është nxjerrë ky definicion: Masoneria është një emërtimi i përbashkët për vallazëritë sekrete dhe bashkësitë e ngjashme të dala nga shoqëritë e muratorëve të Mesjetës” (Andaj ata janë muratorët...” Darius, (anonim nga Int.), ndër të tjera shkruan: “ Frankmasoneria është në fakt një organizatë vetëm për të iniciuarit (shuguruarit a.n.) dhe ka një karakter filozofik, vëllazëror, filantropik dhe progresist. Frankmasoneria nuk është pjesë e asnjë sekti, feje, partie politike sepse ajo nuk është doktrinare, nuk imponon asnjë dogmë dhe nuk perpiqet të fitojë pushtet”, madje parimi i saj thmeleor është: "NJIH VETVETEN, DUAJE TE AFERMIN, NDIHMO DUKE I RESPEKTUAR DINJITETIN E TJETRIT... Në Vazhdim Ç’është Masoneria)

  2. #2
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Masoneria (Muratorët e lirë)

    Masoneria (Muratorët e lirë) II

    Ç’ËSHTË MASONERIA ( Kush janë masonët – Muratorët e lirë) I.

    Marrë nga disa studiuesë të kësaj lëmie, si:

    Harun Jahja (Yahya): “Frankmasoneria globale”(Int.); Mihajlo Popovski: “Bota e fshehtë masone” (GP “Bosheli” Skopje 1993); Xhasper Ridli: “Masonët” (Muratorët e lirë), Beograd, 2003; Anri Tor-Nuges: “Ideja masone”, Beograd: EVRO, 2004; Iva Zhic: Sociologjia II; Dan Braun: Kodi Da Vinçi, Bota Shqiptare,Tiranë, 2004; Dan Braun: Engjëj dhe djaj, “DUDAJ”,Tiranë, 2000; Simon Cox: Sekretet e Kodit Da Vinçi dhe Sekretet e engjëj & djaj, Bota Shqiptare,Tiranë, 2005;Jose Antonio Ullate Fabo: Kundër Kodit të Da Vinçit, Dituria, Tiranë, 2005; Nikola M. Nikolov, Komploti Botëror, Tetovë, 2003; Emil Çiç (Int.); Dr. Sever Havali: Premtimi i vërtetë Premtimet e rrejshme, Shkup, 2004, si dhe shkrime të tjera nga Interneti etj.

    HYRJE

    Kush e përbën këtë Shoqatë misterioze, të qujatur: edhe Rrymë e Lëvizje, edhe Organizatë, edhe Rend e Urdhër, Institucion, edhe Shoqëri edhe Vëllazëri, Klub etj. por gjithnjë i-e fshehtë?
    Anri Tur, Mjeshtër i Madh i Lozhës së Madhe Franceze, në hyrje të librit të përmendur, shkruan: Në të vërtetë njerëzit që nga moti kanë shprehur interesimin për këtë institucion të quajtur “i fshehtë” por edhe “mistik”, dhe, edhe sot pyesin: Ç’është masoneria? Pse masoneria? Cila është natyre e saj? Cili është qëllimi? Cilat janë planet e masonerisë”... Pra, pse masonët? Pse njerëzit bëhen masonë? Pse ajo fshehtësi? Çfarë duan ata? Cilat janë qëllimet e tyre? Vërtet duan ta sundojnë botën apo kjo është vetëm një shpifje”?! A janë të gjithë masonët të rrezikshëm? A është e vërtetë se ata organizuan të gjitha luftërat, të gjitha revolucionet, me karakter botëror por edhe lokal? A është e vërtetë se asnjë kryetar shtetesh, as kryeministër nuk mund të zgjidhet pa “izën” – pëlqimin e tyre?!
    Këto janë pyetje që shtrohen më së shumti për masonët dhe veprimtarinë e tyre, që gjithnjë quhet ekzotike, e fshehtë e mistike por edhe shumë e rrezikshme.
    Përgjigjet janë të ndryshme, dhe shumë kundërthënëse, varësisht nga ata që merren me këtë çështje.
    Është vështirë të jipet një përgjigje e saktë, kur për këtë Lëvizje, ka mendime tejet të skajshme e kontradiktore. Ka mendime se përgjigjja e saktë nuk mundtë të jipet fare. Disa studiuesë mendojnë se përgjigjen e saktë këtë mund ta jepë vetëm ndonjë mason apo iluminat!.
    Natyrisht, ATA që i takojnë kësaj organizate, si dhe miqtë e simpatizuesit e tyre, flasin dhe shkruajnë vetëm për anët pozitive, ndërsa kundërshtarët e tyre vetëm për anët negative, deri në skajshmëri të thellë, duke fajsuar për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur, madje edhe që janë duke i ndodhur njerëzimit, madje, madje edhe për sëmundjet epidemike, si për sidën, katastrofat, termetet, etj. Për disa, përgjigjja është farë e thjeshtë: Masoni (muratori i lirë) është pjesëtar i vëllazërisë më të vjetër, që quhet edhe Masoneri, dhe se “Gjithçka ka filluar me formimim e shoqatatve të muratorëve të lirë”… Masoneria është një vëllazëri që paraqet një grup meshkujsh (mu ashtu siç paraqesin motrat një grup femrash) që bashkohen meqë: Ekziston diç që ata duan të bëjën në këtë botë, në rend të parë për vetveten, por edhe për të tjerët – ATA janë për progresin, dhe që duan ta ndryshojnë botën, natyrisht për të mirë, siç theksojnë vetë por edhe miqtë e tyre, që nuk janë të pakët. “Ishin ata njerëz që besonin në lirinë, dhe të drejtat njerëzore, Ishin ata që besonin në arsimin, përparimin…Qëllimi më i lartë i tyre ishte dhe është t’i shërbejnë jo vetëm kombit që i takojnë por edhe mbarë njerëzimit...” Për të tjerët ata janë një shkollë e çoroditur filozofike me karakter materialist e për disa vetëm një Mafie ndërkombëtare – një Grup njerëzish i organizuar në mënyrë të fshehtë, për të nxjerrë fitime me mjete dhune dhe të jashtëligjshme... Njëri ndër hulumtuesit më serioz, në këtë lëmi, turku, me pseudonimin Harun Jahja thotë: “Frankmasoneria është temë që ka ngjallur diskutime të shumta gjatë shekujve. Disa kanë akuzuar Masonerinë për krime dhe keqbërje përrallore. Në vend që të përpiqen që t’a kuptojnë “vëllazërinë” dhe t’a kritikojnë në mënyrë objektive, kritikën ndaj organizatës e kanë ashpërsuar deri në armiqësi. Nga ana e tyre, masonët kanë thelluar edhe më shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke preferuar që të prezentojnë veten e tyre si një klub i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtet ata nuk janë”. Heshtjen masone e theksojnë shumë autorë. Masoneria, vazhdon Harun, ka qenë njëri ndër fenomenet më interesante në dy shekujt e kaluar. Natyrisht, ajo ka tërhequr vëmendjen pasi ka karakter të mbyllur, të rezervuar dhe mistik. Në të njejtën kohë, një antipati ndaj Masonerisë u lind; ajo tenton që t’a prezentojë veten si një “institucion i parrezikshëm i mirëbërjes”, derisa kundërshtimet e caktuara ndaj Masonerisë janë rritur si rezultat i pohimeve kontradiktore të organizatës... Anri Tur, ndër të tjera shkruan: “Masoneria është një pjesë e historisë njerëzore. Ajo mund të kuptohet vetëm nëse e vëmë në kontekstin historik, shoqëror dhe kulturor... Duke iu falënderuar masonerisë, vazhdon Tur, kam njohur njerëz nga të gjitha nacionalitete, nga të gjitha racat, të të gjitha religjioneve, të gjiha filozofive, senzibilitetet dhe idetë e të cilëve kanë qenë dukshëm të ndryshme madje shumëherë edhe të kundërta. Njëkohësisht kjo njohje më ka sjellë miqësi të forta e të ngushta të cilat më janë të pazëvendësueshme...”.

    Shpirti çifut i masonerisë

    Shumë kritikë, e sidomos ushtaraku i njohur gjerman Erich von Ludendorff, pohojnë se Masoneria është një institucion çifut. Historia shkallët-gradat zyrtare, parullat dhe deklaratat, në tërësi janë çifute. Masoneria e fshehtë, vazhdojnë ata, është çifute. Masoni, nëse nuk është çifut, ai në lozhë shndërrohet në një "Çifut artist”, respektivisht ai përvetëson mentalitetin dhe cilësitë çifutet. Masoneria u shërben interesave çifute, ngritjes dhe sundimit të tyre me tërë botën, përfundon Ludendorffi, ashtu si dhe shumë bashkëmenditarë të tij. “Edhe pse pohimet e Ludendorff-it deri diku mund t’i konsiderojmë të tepruara, megjithatë, në tezën themlore të Ludenrorff-t, ka të vërteta, se masoneria është një refleks dhe vepër e shpirtit çifut. Nëse hollësisht i shikojmë ideologjitë masone, simbolet dhe ritulate e tyre drejtpërdrejt shihen ndikimet dhe influenca e tyre. Andaj është i pamohueshëm fakti se masoneria në të kaluarën më së shumti u ka shërbyer interesave të popullit çifut, i ka ndihmuar të lirohet nga getoja (Ghetta), ndarja nga bota tjetër, dhe u ka shërbyer të jenë në të gjitha rrethet diplomatike... Shpirti çifut ka depërtuar thell dhe është feymëzim i masonerisë, andaj sot janë dy nocione të pandashme. Janë dy binjak që me vështirësi mund të dallohen. Janë mu si zoti i lashtë - Janusi (Janoshi) me dy fytyra” thuhet në një fletushkë kroate të viteve të 30-ta... (Kromika sociale moderne). Iva Zhic, kroat, në librin Sociologjia (për vitin II), lidhur me Historinë dhe zhvillimin e masonerisë, shkruan se masonët, që nga shoqatat e para të muratorëve, themelimit të Lozhës së Madhe, përhapjes së tyre në shumë vende dhe përzierjes në disa revolucione, kanë qenë një shoqatë mistike... Për ta kuptuar masonerinë, në rradhë të parë duhet ta njohim historinë e saj, që zë fill nga Mesjeta. Zanafilla e saj është mjaft specifike, me çka edhe dallon nga grupet tjera mistike. Qëllimet e masonëve kurrë nuk janë zbuluar. Fshehtësia e ruajtur me një fanatizëm shpesh ka qenë një nxitje për të hyrë në këtë vëllazëri të fshehtë... Masonët janë një shoqatë në përgjithësi filantropike, dhe se njëri nga qëllimet e tyre është “shqyrtimi i të gjitha çështjeve shoqërore e ekonomike” që kanë të bëjnë me fatin e njeriut“, përfundon Zhic. Por, sipas promasonëve qëllimi i bashkimit në Masoneri është “Dëshira për ta ndryshuar, jo vetëm vetvetën por edhe mbarë njerëzimin e me këtë edhe vetë botën. Në Librin e Simon Cox: Sekretet e engjëj & djaj”, thuhet: Kjo shoqëri e ashtuquajtur e “fshehtë”, që numëron rreth katër milionë anëtarë dhe që ka qenë objekt i më shumë se gjashtëdhjetë mijë (60.000) librave, është njëra prej organizateve më të njohura të botës. Në tre shekujt e fundit, kjo vëllazëri në gjrin e saj ka përfshirë presidentë, senatorë e gjykatës të Shteteve të Bashkuara, anëtarë të familjes mbretërore britanike, përveç kryeministra, gjeneralë të ushtrisë dhe shefa të policsë së Mbretërisë së Bashkuar. Por, edhe në vende të tjera, ka prej kohësh një peshë të madhe...
    Viteve të fundit janë publikura, sidomos në internet, shumë vepra e dokumnte të ndryshme për masonerinë, veprimtarinë e saj dhe veçmas rolin në zhvillimin e ngjarjeve më të mëdha botërore, duke filluar nga revolucioni Anglez, Revolucioni Francec e revolucionet tjera ku shihet roli i madhe i kësaj lëvizjeje. Por, mjerisht në gjuhën shqipe, përveç disa shkrimeve, më shumë pseudonime, në internet, sa dimë ne, kemi fare pak ose aspak botime të kësaj natyre. Fatos Aliu ka përkthyer dhe botuar Procesverbalet e pleqësisë sioniste, me titull: Sekreti i sundimit të botës, Tiranë, 2002, për të cilat është shkruar e përfolur shumë se prodhim i kujt janë: Të masonëve-çifutëve apo të kundërshtarëve të tyre. Edhe libri i përkthyer i Nikola Nikolov, Komploti botëror, Tetovë, 2003, trajton po këtë temë... Vazhdon Nga Andi Ballshi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Andi Ballshi : 05-02-2010 më 17:59 Arsyeja: Rresht i gabuar!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2010
    Vendndodhja
    @
    Postime
    383
    Komploti botëror-Nikola Nikolov,e kam lexuar por eshte vetem hyrje ne lidhje me masonet.

  4. #4
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Zgjodhi, përktheu dhe përpunoi: Andi Ballshi
    Mos u lodh kot. Ekziston një temë me informacion mjaft të bollshëm për Masonerinë.

    Kur hapni tema të reja, shikoni më parë, a ekzistojnë të ngjashme në forum.
    Elegance is an attitude.

  5. #5
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Masoneria (Muratorët e lirë)

    Masoneria (Muratorët e lirë) III

    ZANAFILLA E MASONERISË

    Masonët dhe krijimi i njeriut të parë - Adamit

    Edhe lidhur me zanafillën e Masonerisë ka mendime dhe rrëfime të ndryshme, të skajshme, madje dhe për atë moderne që, siç u tha në fillim, merret viti 1717, kur u themelua Lozha e Madhe Angleze, dhe ai i Konstitucioneve (Kushtetuta e Andersonit, viti 1723. Sipas masonëve ekzistojnë vetëm dy teori: 1. Zanafilla e tyre fillon që në lashtësi, në Greqinë antike, madje në Egjiptin e vjetër... dhe 2. Masonët rrënjët i kanë te esnafët gurëgdhendësit e Evropës mesjetare… Në fakt, edhe pse Masoneria zyrtarisht ishte themeluar dhe pranuar vetëm në fillim të shek. 18-të, (më 1717) në Angli, mendim i përbashkët i shumicës së historianëve është se gjeneza e kësaj lëvizjeje zë fill gjatë kryqëzatave nga shek.12-të, dhe se janë vazhdues të Tempullarëve... Por, për të tjerët, masoneria rrjedh drejtpërdrejt nga çifutët. Ndërsa disa pohojnë se lozhat e para masone i themleuan protestantët... Origjinën e masonerisë, sipas Harun Jahjas, por edhe shumicës së studiusve të tjerë që u morën me këtë çështje, e gjejmë (edhe më herët): te paganizmi, te magjistarët, priftërinjtë dhe materialistët e Egjiptit të Vjetër; te druidët e lashtë, te kabalistët, te judaizmi, te Abrahami e veçmas te Salomoni, madje edhe te Adami dhe bijt e tij,... “Ajo është themeluar nga qytetërimet e lashta pagane të Egjiptit të vjetër, Greqisë antike dhe Romës dhe verbërisht pason traditat e faraonëve dhe magjistarëve të tyre... Masoneria është pasuese e Tempullarëve, rosikrusantëve, e veçmas e Iluminizmit që konsiderohet si një degë e saj, përfundon Haruni por edhe të tjerët... Studiuesi tjeter, turk, Dr. Selami Isindag, në lidhje me ndikimin e Egjiptit të vjeter në origjinen e Masonerisë shkruan: "Frankmasoneria është organizatë shoqërore dhe rituale që i ka fillet e saja në Egjiptin e vjetër."
    Masoni i njohur rus, Elagini, sipas Popovskit, thotë: “Masoneria nuk është trilluar nga mendja e njeriut, por ka ardhur nga vet Perëndia, meqë është fjalë e Zotit”. Ndërsa sipas interpretimit të një mësuesi të masonerisë, “Muratorët e Lirë” – Masoneria është “shkenca më e vjetër e shenjtë sekrete e cila ka ekzistuar me shekuj që nga fillimi dhe është “mbuluar” fshehur me alegori dhe simbole, kurrë nuk do të mbetet në harresë dhe nuk do të ndryshojë. Është e njëjta urtësi – mençuri e madhe që është ruajtur te patriarkët e Dhjatës së vjetër, pastaj në tempujt haldeje, egjiptiase, në shkollat e Salomonit, jeseje, sinaje dhe mësimet e Gjonit Pagzues, pastaj i është zbuluar Krishtit si bekim i ri...
    Masonët për herë të parë u përmendën me rastin e ndërtimit të Kullës së Babilonit. Me rastin e ndërtimit të Ninivejit dhe qyteteve të tjera në Lindje, mbreti Nevrod, që edhe vetë ishte mason, dërgoi 30 masonë, të cilëve ju dha këto urdhëra: “T’i besoni njëri-tjetrit, ta duani çiltërisht njëri-tjetrin, dhe t’i shërbeni me besnikëri patronit, për nder dhe famë të mjeshtrit dhe për nderin tuaj... Duke i hulumtuar rrënjët e veta, Muratorët e lirë (masonët) konstatojnë se në zhvillimin e tyre ka ndikuar edhe veprimtaria e shoqatave fetare dhe vëllazëritë të cilat kërkonin kthim në shkencën e drejtë dhe të pastër të Krishtit. Shoqata të tilla kishte në të gjitha vendet e Evropës të shekullit XVII. Në Çeki ishte e njohur “Vëllazëria Çeke”. Udhëheqës i saj ishte pedagogu i shquar Jan Amos Kamenski... Një version tjetër, sipas, Popovskit e të tjerëve, thotë se zanafilla e muratorëve të lirë – masonëve, rrjedh nga e ashtuquajtura “Tradita esnafe”, sipas të cilës ekzistojnë shtatë shkenca të lira: gramatika, metodika, dijalektika, matemetika, gjeometria, muzika dhe astronomia. Të gjitha këto janë bazuar në një shkencë – gjeometri. Parimet e të gjitha shkencave i kanë gjetur dy të bijtë e Lamehut, Juvali dhe Toveli. Edhe këta dijet e tyre i kishin skalitur në dy shtylla guri, që ishte e mundur të jenë gjetur pas përmbytjes së Noit. Germesi gjeti njërën shtyllë për çka dhe njoftoi njerëzimin me dijen që ishte skalitur në atë shtyllë...

    Edhe Adami, madje edhe vetë Zoti ishte mason!

    Për zanafillën, e masonëve dhe traditën masone ka edhe shumë mendime të tjera dhe ekzistojën shumë legjenda e rrëfime të ndryshme.
    Shumë hulumtuesë e studiuesë, thonë është fakt se nuk kemi shënime të besueshme mbi ekzistimin dhe veprimtarinë e tyr para sh. XVII, edhe pse, siç u tha, ka mendime se kjo organizatë, jo nën këtë emër, ka ekzistuar edhe para Krishtit që nga kabalizmi... Masonët për vete, pohojnë se prejardhjen e kanë nga njeriu i parë, e Ai njeri i parë, edhe sipas Biblës, edhe sipas Kuranit, edhe sipas masonëve ishte Adami. Sipas hebrenjve Adami erdhi rreth 4.000 apo saktësisht 3.760 vjet para Krishtit. Sipas masonëve Adami ishte i pari dhe i vetmi njeri që u pa ballë për ballë me Krijuesin, Arkitektin e Madh, të të gjitha botërave... Pra, sipas tyre, masoneria filloi me Adamin e të bijtë e tij, vazhdoj me Noun, pastaj përmendet Abrahami, i cili edhe e shpiku gjeometrinë, të cilën ia mësoi Euklidit. Nga shkrimet e Euklidit bota mësoi gjeometrinë. Salomoni, sipas shumë autorëve ishte njëri nga më të njohurit, me ndërtimin e Tempullit të shenjtë mbretëror, e sidomos Kryemjeshtri i këtij Tempulli, Hiram Abifi... Edhe Krishti sipas tyre ishte mason... Dhe mu për atë që zbuloi fshehtësinë e ringjalljes, ngjalli Lazrin, masonët e kryqëzuan!
    Simon Cox, në librin e përmendur, shkruan: Zanafillat e para të Masonerisë qëndrojnë të mbështjella me mistere, pavarësisht vitetve të tëra me hulumtime intensive të drejtuara nga historianë masonë, nga teoricienët e konspiracionit dhe nga autorë të historisë alternative. Veprimtaritë e zhvilluara në vitet e para të Masonerisë (që mendohet se i takojnë shekullit XIV) regjistroheshin shumë pak, për këtë arsye thjesht nuk ekzistojnë prova të dokumentuara. Duke qenë të pakta të dhënat historike, është spekulluar lirisht dhe kanë lindur shumë legjenda, që i përkasin zanafillave të shoqërisë. Ka plot teori mbi transmetimin e një kulture të vjetër të fshehtë (për shembull dijet alkimike dhe gjeometria e shenjtë) tek masonët e parë nga ana e tempullarëve, (një urdhër i diskutueshëm murgjish-luftëtarë të krishterë), të arratisur në vitin 1307 në Skotlandë, pasi ishin përndjekur nga Kisha. Megjithatë, nuk ekzistojnë prova historike të asnjë farë lloji në mbështetje të kësaj teorie. Në Skotlandë nuk kishte as edhe një strehë të vetme të sigurtë për tëmpullarët: urdhëri u procedua në Edimburg në vitin 1309 dhe nuk pati “tempullarë të arratisur”, shkruan ndër të tjera Simon Cox. Harun Jahja thotë se Masoneria teorike apo organizata bashkëkohore (moderne a.n.) e Masonerisë është themeluar nga esnafët, ndërtimtarë mesjetar që i referojmë si Masoneria Vepruese (aktive, operative). Por, ata që sollën elementet teorike themelore të këtij krijimi ishin anëtarët e organizatave të caktuara që studiuan sistemet e fshehta parahistorike dhe njohurinë që ato përmbanin. Më e rëndësishmja nga këto organizata ishin Tempullarët dhe rosikrusanët, (Rosenkreutz) të cilët quheshin sipas një udhëtari të imagjnuar, me emrin Rose Cross... (Kristian Rozenkrojci). Ky rend, i dëgjuar për herë të parë në shekullin XV, tregoi interesim të madh për alkiminë, posaçërisht në Evropë, për çka anëtarët e tij thonin se posedonin njohurinë sekrete. Por trashëgimia më e rëndësishme e sotshme e rendit Rose Cross është filozofia natyraliste, dhe idea e evolucionit, që është pjesë e saj, shton Haruni Jahja. Lidhjen e rrënjëve të masonerisë me Tempullarët, (që sipas Simon Cox, ishte i pari Urdhër i Murgjëve Ushtarak, i krijuar më 1118, kur një kalorës i Shampanjës, një farë Huges de Peins, dhe tetë (8) shokë të tij...) e përkrahin gati të gjthë ata që mërren më këtë temë. Edhe Haruni thotë se Rendi i Tempullarëve ishte formuar në vitin 1118, apo, 20 vite pasi luftëtarët e Kryqëzatave pushtuan Jerusalemin. Ata u akuzuan si heretikë dhe u përndoqën e u dënuan që nga viti 1307, nga Kisha dhe nga mbreti francez Filipi i Bukur- (Philip Le Bel). Sipas Simonit Tempullarët ishin bërthama e parë prej së silës u zhvillua urdhëri i njohur më pas si Parësia (Priorati) e Sionit, kjo kishte ndodhur gjatë Kryqëzatës së Dytë... Disa të tjerë, nuk e mohojnë ekzistimin e Parësisë, por theksojnë se nuk kanë lidhje me tempullarët. Sipas historianit britanik, Dejvid Stivensonit, gjithçka fillon në vitin 1598 në Skotlandë, në Edinburg (Edinburgh), kur Vilijam So, ministër në mbretërinë e pavarur skoceze, themelon profesionin e muratorëve - ndërtimtarëve dhe futi gradat (shkallët) në kët profesion. Njëkohësisht territorin e ndau në ”lozha”, që në fillim ishin vetëm baraka për mjeshtrit. Ky ishte thjesht një profesion operativ muratorie, për dallim nga frank-masoneria, e ashtuquajtur murator të lirë ”spekulativ”... Siç shihet shumica pajtohen se gjithçka ka filluar në Mesjetë, me esnafët e muratorëve mesjetare - formimin e shoqatatve të muratorëve të lirë”… Përndryshe vetë masonët historinë e tyre e ndajnë në dy periudha:
    I. kohën kur në lozhë pranoheshin vetëm muratorët dhe
    II. në kohën kur shumicën e përbënin ndërtuesit simbolik- ndërtuesit e harmonisë dhe shkencës botërore...
    Shpjegimi më prozaik, por gjërësisht i pranuar, i zanafillës së Masonerisë, është ideja se ajo rrënjët i ka te shoqatat (Xhilda (esnafëria) e muratorëve mesjetarë) e para zejtare të muratorëve të cilët në Mesjetë, kur muratorët filluan të ndërtonin kështjella, ura, kisha e katedrale dhe se, në fillim, ishte një shoqatë e përbërë vetëm nga meshkujt dhe nga muratorët profesionistë...
    Nje tjeter Urdhër. (mendohet degë e Masonerise) ne shekullin XIX ishte Illuminati (Iluminizmi an.). Flitet qe njerezit me te pushtetshem ishin anëtarë të këtij Urdhri. Bëhet fjale për presidentë, mbretër kryeministra, njerëz të fesë, peshkopë e kryepeshkopë e kardinalë, etj.

    Emil Çiç, historian, kritik dhe muzikantë kroat, lidhur me zanafillën e masonerisë, pasi pohon se, edhe pse teza më e popullarizuar është: „Masoneria është një vazhdimësi i rendit të tempullarëve, mendim të cilin e përkrahin shumë autorë...“, thekson se versionet e përmendura janë pak të besueshme, dhe se sot edhe masonët edhe një pjesë e madhe e kundërshtarëve të tyre këto tregime i hedhin poshtë si legjenda dhe si version zyrtar pranojnë se masonët rrënjët i kanë nga organizatat e pavarura zejtare, (cehët) të Mesjetës.
    Shumica e historianëve pajtohen se Masoneria, është Vëllazëria më e vjetër në botë, dhe, meqë fillet e saj kanë humbur në lashtësi, askush nuk di saktësisht se sa e vjetër është ajo.... Vazhdon Andi Ballshi

  6. #6
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Masoneria...

    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Mos u lodh kot. Ekziston një temë me informacion mjaft të bollshëm për Masonerinë.

    Kur hapni tema të reja, shikoni më parë, a ekzistojnë të ngjashme në forum.
    PO, vertet kohen e fundit eshte shkruar shume, por mendoj se kjo tem ende nuk eshte trajrura sa dhe si duhet. Eshte shkruar vetm bardh dhe zi. Une jam munduar ta gjej nji literatur pak me te perhimt. Kete le ta vleresoj lexuesi i ndershem, jo vetem nje lexues apo administrues, megjithate une (Andi) do t'i marri paraqysh te gjihta, bash te gjitha verjtjet dhe sygjerimet, meq kam nje materia mjaft te pasur, ku kam punuar me se 10-12 vite - ishte koha kur kjo teme ednde ishte tabu ne gjuhen shqip, dhe pothuajse nuk kishte fare pose shume pak.
    Me ndrime Andi

  7. #7
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar më parë nga Andi Ballshi Lexo Postimin

    Marrë nga disa studiuesë të kësaj lëmie, si:

    Harun Jahja (Yahya): “Frankmasoneria globale”(Int.); ...... Dan Braun: Kodi Da Vinçi, Bota Shqiptare,Tiranë, 2004; Dan Braun: Engjëj dhe djaj, “DUDAJ”,Tiranë, 2000; Simon Cox: Sekretet e Kodit Da Vinçi dhe Sekretet e engjëj & djaj, Bota Shqiptare,Tiranë, 2005;

    I Nderuar Andi,

    Me gjithe respektin, asgje e shkruar nga Yahya, apo Dan Brown nuk mund te merret si reference per mendimin tim.
    Per arsyen e thjeshte se jane te pozicionuar ne menyre tendencioze ne ceshtjen ne fjale. Yahya ka shkruar libra kunder templareve dhe masoneve. Ai mundohet thjesht te evidentoje cfare supozon se eshte negative ne filozofine e tyre.
    Dan Brown nga ana tjeter i jep ngjyrime fantastike komerciale historive te tija.
    Prandaj per mendimin tim nese i referohesh ketyre, ben mire te rikonsiderosh referencat. Thjesht nje mendim i imi personal.

    Suksese ne punen ne vazhdim.


    P.S. - Nese do flasesh per masonerine, dhe njekohesisht do ti referohesh Brown, minimalisht shtoji referencave librin e fundit : Simboli i Humbur.
    I cili eshte krejtesisht i dedikuar ceshtjes ne fjale.

  8. #8
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar më parë nga Andi Ballshi Lexo Postimin

    ...dhe njoftoi njerëzimin me dijen që ishte skalitur në atë shtyllë...

    Edhe Adami, madje edhe vetë Zoti ishte mason!

    Kjo ezauron perfundimisht interesin personal mbi kete teme.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    ku kam punuar me se 10-12 vite - ishte koha kur kjo teme ednde ishte tabu ne gjuhen shqip, dhe pothuajse nuk kishte fare pose shume pak.
    Kodi:
    Marrë nga disa studiuesë të kësaj lëmie, si: 
    
    Harun Jahja (Yahya): “Frankmasoneria globale”(Int.); Mihajlo Popovski: “Bota e fshehtë masone” (GP “Bosheli” Skopje 1993); Xhasper Ridli: “Masonët” (Muratorët e lirë), Beograd, 2003; Anri Tor-Nuges: “Ideja masone”, Beograd: EVRO, 2004; Iva Zhic: Sociologjia II; Dan Braun: Kodi Da Vinçi, Bota Shqiptare,Tiranë, 2004; Dan Braun: Engjëj dhe djaj, “DUDAJ”,Tiranë, 2000; Simon Cox: Sekretet e Kodit Da Vinçi dhe Sekretet e engjëj & djaj, Bota Shqiptare,Tiranë, 2005;Jose Antonio Ullate Fabo: Kundër Kodit të Da Vinçit, Dituria, Tiranë, 2005; Nikola M. Nikolov, Komploti Botëror, Tetovë, 2003; Emil Çiç (Int.); Dr. Sever Havali: Premtimi i vërtetë Premtimet e rrejshme, Shkup, 2004, si dhe shkrime të tjera nga Interneti etj.
    Lexoje dhe njehere kete referencen qe ke marre ti! Mua me duket sikur kane me pak se 6 - 7 vjet dhe jo 12 vjet sic shprehesh me lart. Me fal, po kur fillove te lexosh dhe te interesohesh perpara 12 viteve, sipas kalendarit tim i bie te jete 1997 - 98. Ku interneti ishte shume i kufizuar dhe nuk publikonte libra, bibliotekat e Prishtines nuk mbartnin libra mbi Masonerin, TV sot e kesaj dite nuk po tregon mbi Masonerin. Me duket mua apo je kontradiktor ne ato qe thua. F-I ka kapur vetem nje fragment, se te lexosh me shume ne vazhdim te ze koka...

    Ja ku e ke nje teme qe ate punen 12 vjecare e ben fije fije per 5 vjet anetari Darius.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51189

    P.s Pune te mbare ne vazhdim, duke shijuar bukurin e imagjinates se shfrenuar

  10. #10

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar më parë nga llapmuhaxheri Lexo Postimin
    Komploti botëror-Nikola Nikolov,e kam lexuar por eshte vetem hyrje ne lidhje me masonet.

    Tashme ne treg doli libri i trete mbi keto tema i Nikolla Nikollov,Rendi i Ri Boteror.
    Mos humb dhe librin e dyte,Protokollet e fshehta..une isha me fat qe shpejtova ti blija perndryshe shume veshtire ti gjesh ne treg.


    P.s Pervec temes qe ...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Ndoshta sjell edhe diqka me te re se punimet e meparshme per kete teme shum me interes.

  12. #12
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Masoneria (Muratorët e lirë)

    Citim Postuar më parë nga Cold Fusion™ Lexo Postimin
    Kodi:
    Marrë nga disa studiuesë të kësaj lëmie, si: 
    
    Harun Jahja (Yahya): “Frankmasoneria globale”(Int.); Mihajlo Popovski: “Bota e fshehtë masone” (GP “Bosheli” Skopje 1993); Xhasper Ridli: “Masonët” (Muratorët e lirë), Beograd, 2003; Anri Tor-Nuges: “Ideja masone”, Beograd: EVRO, 2004; Iva Zhic: Sociologjia II; Dan Braun: Kodi Da Vinçi, Bota Shqiptare,Tiranë, 2004; Dan Braun: Engjëj dhe djaj, “DUDAJ”,Tiranë, 2000; Simon Cox: Sekretet e Kodit Da Vinçi dhe Sekretet e engjëj & djaj, Bota Shqiptare,Tiranë, 2005;Jose Antonio Ullate Fabo: Kundër Kodit të Da Vinçit, Dituria, Tiranë, 2005; Nikola M. Nikolov, Komploti Botëror, Tetovë, 2003; Emil Çiç (Int.); Dr. Sever Havali: Premtimi i vërtetë Premtimet e rrejshme, Shkup, 2004, si dhe shkrime të tjera nga Interneti etj.
    Lexoje dhe njehere kete referencen qe ke marre ti! Mua me duket sikur kane me pak se 6 - 7 vjet dhe jo 12 vjet sic shprehesh me lart. Me fal, po kur fillove te lexosh dhe te interesohesh perpara 12 viteve, sipas kalendarit tim i bie te jete 1997 - 98. Ku interneti ishte shume i kufizuar dhe nuk publikonte libra, bibliotekat e Prishtines nuk mbartnin libra mbi Masonerin, TV sot e kesaj dite nuk po tregon mbi Masonerin. Me duket mua apo je kontradiktor ne ato qe thua. F-I ka kapur vetem nje fragment, se te lexosh me shume ne vazhdim te ze koka...

    Ja ku e ke nje teme qe ate punen 12 vjecare e ben fije fije per 5 vjet anetari Darius.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51189

    P.s Pune te mbare ne vazhdim, duke shijuar bukurin e imagjinates se shfrenuar
    Andi Ballshi - Nje pergjigje e shkurtur

    Lidhur me te qe shkruani ju z. Cold Fusion, ju preferoj ta laxosh edhe nje hereihajlo Popovski: “Bota e fshehtë masone” (GP “Bosheli” Skopje 1993); Vitit, 1993, po diku ndoshta 1994, apo "95 shtoja 12 vjet dhe shiko sa bejne.
    Kete liber zoteri e kam te perkthyer gati mbi 60/%.
    Mos u ngut, z. tema ne diskutin edne nuk ka perfunduar.
    Po sa per nje njoftim te shkuter shtoj vetem kete: Nuk kam marre, as qe me ka shkuar mendja vetem anen negative, si shkaktar te te gjitha te keqiave qe i kane ndodhur njerezimit, por as vetem meritat per te miren e njerezimit, siq pohojne vete masonet dhe shume perkrahes te ideologjise se tyre...

    Sa i perket Dariusit, dhe Harunit, sa me kujtohet ata, qe te dy jan me se shumti te cituar, por referncat, pajtohem mungojne, meqe ky fare punimii im nuk ka karakter shkencor e as polimizue. Dhe, ke te drejt Internetin kam filluar, si nje atodiktata, madje as sot nuk kam mundur te pervetesoj, e as qe mendoj se do ta arrij kete deshir, (jam bukru ne moshe te shtyre) po, po perpiqem sa do pak, e atu ku nuk po mund te gjindem po ia futi kot, ashti siq e kemi zakon ne shqiptaret....
    Me nderime, pa kurrfare nervoze! Andi

  13. #13
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Masoneria (Muratorët e lirë)

    Masoneria (Muratorët e lirë) IV

    MURATORËT (MASONËT) ISHIN NDRYSHE

    Sipas Xhasper Ridlit, në Angli, në Francë, dhe në Evropën e Mesme, në Mesjetë, ka mbisunduar mendimi se muratorët janë ndryshe – dallojnë nga njerëzit tjerë. Ata ishin specialistë muratorë... ishin artizanë thellësisht të respektuar... Në Evropën e Mesme, shumica e popullësisë ishin çifçinj që punonin në pronat e feudalëve, që kurrë nuk ishin larguar nga vendlindja, përfveç ndonjëherë deri në tregun më të afërt... Muratorët udhëtonin në tërë vendin. Andaj ATA ishin ndryshe. Ata ndërtonin me gurë, në fillim ishin të rralla ndërtimet me gurë, vetëm pallatet mbretërore ngriheshin me gurë, dhe ndonjë ndërtim që më parë jepte leje mbreti, si kisha, katedrale, famulli, kështjella apo ndonjë urë me rëndësi....
    Në Francë, në mes të viteve 1050-1350 u ndërtuan 80 katedrale, 500 kisha të mëdha dhe shumë famulli Në Angli ndërtimi i katedraleve shpesh zgjaste edhe mbi 100 vjet. Ndërtimi i tyre kërkonte mjaft shumë fuqi punëtore – profesionale dhe jo profesionale (argat). Muratorët ishin punëtorë profesionalë. Ekzistonin dy kategori. Kategoria e parë: “gurgdhendës-murator i thjeshtë” ose “Gurgdhendës i vrazhdë”. Kategoria tjetër quhej “murator fin”, muratorë me profesion të lartë, të cilët latonin dhe zbukuronin fasadet... Këta punonin me gurë të butë kretor-deltinor (Ky lloj guri gjendej në Angli por edhe në vende të tjera të Evropës) dhe quhej “Gur i lirë”, ndërsa muratorët që përpunonin-latonin këtë gur quheshin “muratorët e gurëvë të lirë”, që shpesh shkurtohej në “Muratorë të lirë”. Meqë ishin të njohur për shkathtësitë dhe aftësitë e tyre muratorët ftoheshin nga peshkopët dhe abatët për të ndërtuar katedrale. Merrnin oferta nga viset tjera të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë që ta lënin punën dhe të shkonin atje për fitime-mëditje më të larta. Peshkopët dhe abatët dëshironin të pengonin shkuarjen e tyre pa përfunduar punimet, andaj, kushtet e përfundimit të punimeve caktoheshin me kontrata. Shpeshherë me këto kushte, muratorët nuk pajtoheshin, andaj mbreti shfrytëzonte fuqinë dhe autoritetin e vet që t’i detyronte ata që të punonin për të, madje edhe me dhunë barteshin deri në vendpunishte. “Masoneria ka një mendim të lartë, një mburravecëri për vete se ajo është diç e veçantë “ Mu për atë që Zoti i krijoi njerëzit që të jenë mbi të gjitha gjallesat, ashtu i krioi masonët që të jenë mbi të gjithjë njerëzit tjerë. E gjithë kjo ishte një ide e pakuptimët, por masonëve kjo u pëlqente. Meqë besonin atë që dëshironin, lexojmë në librin e përmendur të Xhasper Ridlit. Në periudhën 1555-1700, shkruan Ridli, u bënë ndryshime edhe në masoneri... Sindikatat e muratorëve, të cilat kishin pranuar doktrinën e Kishës katolike, tash nuk ishin më të paligjshme. U krijuan organizata intelektualësh të cilat ishin të gatshme për një tolerancë fetare dhe për miqësi në mes të njerëzve të feve të ndryshme. Mendonin që një besim i thjeshtë në Zotin mund të zëvendësojë doktrinën kundërthënëse fetare. Me gjuhën e asaj kohe “muratorët e pranuar” ose “zotërinjë muratorët”, si quheshin më shpesh në Skotlandë, u zëvendësuan me “muratorët operativ”, më vonë muratorët e pranuar u quajtën “muratorë spekulativ”, por këto shprehje nuk janë shfrytëzuar gjer në vitin 1757. Nuk ka prova të sigurta se si u bën këto ndryshime, ka vetëm supozime dhe skjarime që janë në kundërshtim njëra me tjerën si të vetë masonëve po ashtu të antimasonëve... Ka qenë një traditë e gjatë e shoqatave zejtare që për anëtarë të pranonin edhe njerëz që nuk ishin kurrëfarë zejtarësh. Shoqata e zejtarëve të Londrës (shoqata më e vjetër ishte e endësve, e formuar më 1155), në fillim përbëhej vetëm nga anëtarë të një zejeje të caktuar… Muratorët spekulatorë (në kundërveprim me muratorët e vërtetë, ata “veprues”, në realitet, ishin anëtarë nderi. Me kalimin e kohës dhe me mbizotërimin e “spekuluesve” këto esnafëri punëtorësh u shndërruan në (free masons) vëllazëri të muratorëve të lirë ose të pavarur. Muratorët që punonin me gurë ranorë në Skotlandë ishin më pak të suksesshëm, sa i përket pozitës së priveligjuar (nuk gëzonin privilegje) meqë në Skotlandë nuk kishte gurë të tillë. Në Skotlandë koha e shegertit u shkurtua për të fituar gradën e mjeshtrit murator, andaj ata u përpoqën të përforcojnë pozitën e tyre përmes parullave të cilat i dinin mjeshtrit muratorë, por jo shegertët paraprak. Në kët mënyrë njiheshin mesveti dhe u pamundësonin shegertëve të kryenin punët e tyre. Parulla ishte e njohur si “Besa masone”. Në Skotlandë ishte bërë shprehi të ftoheshin njerëzit me influencë për r’u bërë anëtarë të shoqatës...

    Konstitucionet (Kushtetuta) e Andersonit

    Siç pamë më lart ekzistojnë shumë rrëfime dhe legjenda mbi zanafillën dhe zhvillimin e masonerisë. Pas themelimit të Lozhës së Madhe të Londrës (1717), sipas urdhërit të Lozhës së Madhe, thekson Xhasper Ridli, në vitin 1723, i mblodhi dhe i publikoi, teologu i njohur, skocezi, z. Xhems Anderson (James Anderson), në librin e tij: “Libri mbi konstitucionet” (diku quhet edhe Kushtetutë e diku Statut). Në Statutin e Andersonit, shkruan: muratori duhet t’i përkulet ligjit të moralit; të lidhet për fenë që përcaktohen shumica: nuk guxon të përziehet në komplote kundër të mirave të vendit; të mos përzihet në politikë dhe religjion, etj... Popovski thotë se Andersoni punoi në këto dokumente plot gjashtë vjet, titulli i të cilave ishte: Detyrat e muratorëve të lirë të nxjera nga arkivët e vjetër, si nga lozhat përtej detit, ashtu dhe nga lozhat angleze, skotlandeze, dhe irlandeze, për nevojat e Lozhës në Londër – për t’i lexuar me rastin e pranimit të vëllezërve të rinj apo kur këtë urdhëron Mjeshtri”. Shihet se Andersoni është bazuar dhe frymëzuar në idetë e Valentin Andresë dhe Jan Komenskit. Këtë e vërtetojnë detyrat që dalin për muratorët e lirë: Muratori i lirë ka për detyrë t’u nështrohet ligjeve të moralit dhe nëse detyrën e vet e kupton mirë, nuk do të jetë i humbur nga Zoti, e as jobesimtar… Secilit anëtarë i lejohet përcaktimi i lirë fetar… Idetë e Komenskit, thekson Popovski, u përkrahën në tërësi, ndërsa pjesë të librit u përshkruan me dorë, u përhapën dorë pas dore. Ja disa frangmente, sipas Popovskit, që janë ruajtur deri më sot:
    “Drita duhet t’i afrohet gjithë njerëzisë… Nga dezorganizimi e shkatërrimi t’i kthehemi bashkimit, nga gabimet-mashtrimet kah thjeshtësia, nga dhuna kah liria. Të gjithë jetojmë në një vatër. Në Tokë, të gjithëve na ngroh një frymë jetësore. Të gjithë jemi krijuar nga e njëjta materie. Kush mund t’na pengojë që të bashkohemi në një bashkësi, me të njëjtat ligje... Për të arritur këtë duhet t’i kthehemi rrugës së mbretërisë, gjegjesisht dritës hyjnore, paqes dhe sigurimit, rrugës së bashkimit dhe lirisë... Rruga e lirisë kërkon që njerëzimi të hulumtojë, të vlerësojë dhe të bëjë vepra të mira, jo nga shpërblimi apo nga frika, por nga dëshira, vullneti i lirë... Liria është hyjnore të cilën vetë Zoti, sipas shembëlltyrës së tij, ia ka dedikura njeriut...Të gjithë ju që keni në zemër shpëtimin e juaj dhe të familjes suaj, dhe i frikësoheni Zotit, pavarësisht se cilit komb, gjuhe dhe sekti i takoni, të gjithë juve që u janë neveritur mashtrimet njerëzore, të krijojmë një bashkësi e cila di se çka do, çka duhet të gjakojë dhe çka duhet të bëjë…. Ejani ta lidhim një marrëveshje të shenjtë: që të gjithë ne ta kemi parasyshë një qëllim të përbashkët – shpëtimin e njerëzimit. Gjuha, kombësia, sekti, të jenë të parëndësishme... Më 1734 në Filadelfi, Fraklin Benxhiamini, i cili vetëm një vit më parë kishte hyrë në Lozhën Shën Gjoni, në Tun Tavern, publikoi Konstitucionet e Andersoni të viteve 1723, ku shkruante: “Ribotoi Franklini më 5734. Ky vit, sipas Xhems Usherit, teolog nga sh.XVII, ishte viti kur Zoti 4004 vjet para lindjes së Krishtit, krijoi Botën. Masonët mendonin se bota u krijua 4000 vjet para Krishtit, andaj u mor edhe si zanafilla e masonëve, thekson Xhasper Ridli. Edhe Anri i kushton një vend të gjërë Konstitucioneve të Andersonit, dhe ndër të tjera ai shkruan:... 48 faqet e para na njoftojnë me të kaluarën e “Vëllazërisë Masone, që nga koha e Biblës deri në sh. 17”. Në vazhdim përshkruhen Detyrat dhe Zotimet e masonëve; pasojnë rregullat e përgjithshme dhe mënyra se si themelohen lozhat e reja. Në fund libri përmban një numër kengësh masone: Kënga e Mjeshtrit; Kënga e Mbikëqyrësit; Kënga e Kompanionit dhe Kënga e kallfës...Neni I i Konstitucioneve të Andersonit përmban dhe përmbledh filozofinë e tolerancës. Na përkujton, se nëse në të kaluarën masonët në secilin vend ose komb ishin të detyruar ta përfaqësonin religjionin e atij vendi dhe të atij kombi, pavarësisht cili ishte”, tash si më i përshtatshëm konsiderohej religjioni që përfaqësonin shumica” (me çka tregohej njëfar ndërgjegjeje universale... Vazhdon Andi

  14. #14
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Masoneria (Muratorët e lirë)

    Masoneria (Muratorët e lirë) V


    LOZHAT, RITET, SHKALLËT, SIMBOLET

    Ç’është lozha?

    Siç pamë edhe më lartë, shumica e studiuesëve pohojnë se masonët modernë rrjedhin nga masonët operativ të Mesjetës. Ata kudo që janë ftuar kanë ndërtuar monumente të mëdha që edhe sot na mahnitin. Ata tuboheshin në vendpunishte, në ventakimet të quajtura “lozha”.
    Fjala “Lozhë”, (Anglisht: lodge-lozhë) këtu do të thotë: strehë, kolibe... por edhe barakë prej druri, dhe ishte vendtakim i fshehtë i shoqatave politike ose religjioze. Kolibat, të cilat më vonë i quajtën LOZHA, zakonisht ngriteshin në afërsi të punishteve, ose ngjitas objektit në ndërtim, siç ishin kishat, katedralet, urat etj. Aty i ruanin veglat e punës, ku dhe dhe drekonin... Lozhat në fillim ishin vendstrehime vetëm për mjeshtrit, më vonë aty strehoheshin edhe muratorët gjat kohës së dimërit, dhe përpunonin gurët për ndërtime, ndërsa sot janë Vendtakime të masonëve ku zhvillohet e tërë veprimtaria e tyre dhe merren vendime përkatëse dhe quheshin Llozhat e muratorëve por masoneria moderrne i quajti “lozha masonike”. LOZHAT quhen edhe tempuj, meqë shumë simbole të tyre rrjedhin që nga ndërtimi i Tempuillit të Salomonit në Tokën e shenjtë... Secila lozhë, shkruan Anri, ka “tonin” nuancat me karakter të veçantë, ‘frymën” e vet, por në të gjitha mbisundon fryma shoqërore, vëllazëror… por gjithësesi duke ruajtur identitetin dhe personalitetin e secilit person. Kjo është një pasurim i ndërsjelltë i dallimeve, andaj secili duhet ta ruajë atë formulën e profesorit F. Zhakob (François Jakob): “Më i afërmi im, vëllau im”. Mikpritjen, që e cilëson masonerinë, klimën afektive, toni miqësor dhe vëllazëror e gjejmë në shumë raste konkrete, thekson Anri. Secila lozhë, formalisht, i nënshtrohet Lozhës së Madhe Nacionale, ndërsa të gjitha së bashku janë nën kulmin e Lozhës së Madhe Angleze. Kjo nuk vlen për masonërinë franceze, lozha qëndrore e tyre është Orienti i Madh, të cilën, për shkak të pranimit të ateistëve, por edhe të femrave, nuk e njeh Lozha e Madhe Angleze... Kastriot Myftaraj: (lidhur me lozhat dhe formimin e tyre, ndër të tjera shkruan; Në shekullin XVIII, në Angli, njerëzit hapën shoqatën e tyre sekrete .... duke përfshirë dhe aristokratët, duke krijuar atë që u quajt Grand Lodge of England Lozha e Madhe Angleze an.) e cila ishte në fakt bashkimi i katër llozhave masonike ekzistuese. Kjo ndodhi në Londër, në 24 qershor 1717 dhe mbahet si data e krijimit të masonerisë së lirë (spekulative) moderne. Me Grand Lodge of England, në vitet në vijim u bashkuan pjesa më e madhe e llozhave masonike të Anglisë. Një numër llozhash masonike ekzistuese nuk e pranuan këtë përqëndrim të masonerisë angleze, në një qendër dhe në 1751 krijuan një llozhë të madhe alternative, që e quajtën Antient Grand Lodge of England.... Në 1813 të dy palët u bashkuan me anë të një kompromisi, dhe Antient Grand Lodge of England u shkri tek Grand Lodge of England, që u quajt United Grand Lodge of England, ose siç njihet me akronimin UGLE. Masoneria spekulative moderne në Francë thuhet se ka ardhur nga Anglia, misionarët masonikë të së cilës krijuan në 1731 llozhën e madhe masonike të Parisit që u quajt Grand Orient de France
    Thuhet se çdo shtet sovran ka të paktën një lozhë të Madhe, si një forum, që përfaqëson dhe qeveris masonerinë në një territor të caktuar gjeografikisht. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Sipas disave edhe në Vatikan veprojnë katër (4) lozha masone. Madje edhe disa zyrtarë të lartë të Vatikanit janë masonë... Në internet, mund të gjejmë edhe këso konstatimesh: edhe shqipatërt kanë lozhat e tyre masone, tash për tash dihen vetëm ato në Amerikë e Kanada! Lozhat kanë edhe kuvendet e tyre. Lozha masone, sipas Anrit, nuk është vend i ndonjë kulti religjioz, ajo nuk është sinagogë, as kishë katolike, as kishë anglikane apo luterane, e as xhami. Andaj lozha vërtet mund të jetë një “Qendër unioni”. Ajo ndryshon nga të gjtha religjionet mu për atë se nuk është religjion në kuptim të drejtë, dhe meqë ajo nuk predikon ateizmin as materializmin, andaj sulmi dhe shkishërimi shumë i ashpër i Kishës, sipas Anrit, nuk është i drejtë, nuk ka asnjë arsye dhe është jashtë çdo kuptimi… Lozhat masone, vazhdon Anri, paraqesin dhe shënjonë njëkohësisht vendin dhe grupin, pra hapësirën dhe njerëzit... Historianët, përfundon Anri, edhe pse me një dyshim të vogël, kanë arritur të konstatojnë një kontinuitet jo vetëm nga lozhat e sh. 18, por edhe të sh. 12 dhe 14. Sipas Simonit, por edhe të tjerëve, në kohën e esnafërive mesjetare, lozha masone ishte një barakë prej druri provizore, ngjitas me murin e ndonjë ndërtese në ndërtim e sipër. Kjo lozhë u ofronte muratorëve mbrojtje nga shiu dhe nga bora, përveç se përbënte një vend takimi. Lozhat moderne kanë në krye të tyre një “Mjeshtër të Përnderuar”. Në këtë kontekst, i “Përnderuari” do të thotë: “thellësisht i respektuar” dhe “Mjeshtër”, që do të thotë “i pajisur me kualifikimet më të mira”. Ndërsa sot lozhat masone shpesh vendosen në ndërtesa madhështore me salla mbledhjesh të gjëra, statuja mermeri dhe mobilie antike. Popovski shkruan se pas miratimit të Konstitucioneve (Statutit), lozhat filluan të “binë” mu si këpurthat pas shiut, si në Angli ashtu në Skotlandë, (në Edinburg u themelua Lozha e Madhe më 1736, në Irlandë – Dablin më 1731), e pastaj edhe në shtetet tjetar të Evropës, në Amerikë, dhe nëpër koloni. Pas reformimit në Agli quheshin Rendi (Riti) i Gjonit, ndërsa në Skotlandë Rendi i Andrejit. Më vonë u paraqietën edhe dallime sipas shkallëve. Lozhat e Gjonit edhe sot kanë tri shkallë-grada, duke ia shtuar edhe shkallën e katërt e cila quhet “Royal Arch” (Rrethi Mbretëror) Disa thonë se themeluesit e parë të lozhave masone ishin protestantët, por që nga 1723, në regjiastrat e lozhave gjendeshin edhe emrat e çifutëve... Në secilën lozhë ekziston altari ku vëhet “Libri i ligjitt të shenjtë” Në Evropë dhe SHBA e Kanadë, gati gjithnjë është Bibla...
    Thuhet se Lozha masone, ose tempulli mason, është një tepmull që simbolizon gjithësinë, një tërësi që ka strukturën, që mban rend. Rëndom ka formën e një drejtkëndshi në një gjysmërrethi që anon nga lindja. Kjo paraqet tokën, qiellin dhe Arkitektin e Madh të Gjithësisë… Simbolikisht do të thotë largimi i errësirë dhe mbajtja e rendit në botë. Drita jep ditën, njëherit dhe rendin, meqë jep dhe mendimin, kuptimin, idenë, që është paraprijës i të gjitha gjërave... Hapësira e tempullit – lozhës, konsiderohet si hapësirë e shenjtë. Ajo paraqet lidhjen njerëzore me atë mbinjerëzoren…aty kemi pajisjen, veglat e ndryshme të muratorit si kompasin, këndmbatësin, çekanin, libelën, vizoren… Këto vegla zënë një vend të rëndësishëm në lozhë dhe shfrytëzohen në të gjitha ceremonitë masone dhe janë shenjë intelegjencie e njeriut... Lidhur me mobilimin e lozhës, Anri Tur thekson: Dyshemeja me mozaik na përkujton zemërbardhësinë (bujarinë) e atit në qiell i cili tokën ka mbuluar me qilim të mrekullueshëm të përpunaur me mozaik… Ylli flakërues është pika më sublime... Lozha masone, sot nuk është një vend anonim dhe një sallë e zbrazët, por e mobiluar me shumë piktura e sende të tjera. Në plafon shohim kupën e qiellit, një pamje simbolike me yje, në lindje dielli, hëna dhe një trekëndësh të madh, në brendësi është syri; në tokë – dysheme një qilim me disa vegla të muratorëve: kompasi, libela… pastaj shtyllat, litarë të lidhur nyje... Ndërsa sipas Popvskit, mobilimi i lozhës, përbëhet nga qiri, libri – Bibla, vizorja, kompasi... Lozha masone në fillim tubonte zejtarë – ndërtimtarë, ndërsa sot tubon njerëzit të të gjitha profesineve dhe të pozitave të ndryshme. Sot është një vend i takimeve, hulumtimeve, punës të njerëzve të vëllazëruar dhe pajisjeve… nuk është vetëm një vend, hapësirë, tempull, por një tubim i njerëzve të bashkuar. Është një “bashkësi e shpirtërave të kundërt”, thekson Anri. Lozha i nënshtrohet kierakisë së dyfisht, kierakisë së shkallëve (shegerti, kallfa dhe mjeshtri) dhe kierakisë së funksionit. Lozhën e kryeson Mjeshtri i Madh, i cili zgjidhet nga mesi i mjeshtërve, dhe quhet i përnderur –autoritativ. Pranë tij asistojnë dy mbikëqyrës, i pari është i ngarkuar për kompanjonët ndërsa i dyti ushtron-trajnon shegertët. Rëndom të gjithë mjeshtrit janë përgjegjës për ushtrime dhe arsimin e anëtarrëve të masonerisë. Në sh. XVII lozhat masone u bënë të njohura e të popullarizuara, nga rradhët e të ashtuquajturëve mendimtarë të lirë, të deistëve dhe politikanëve progresistë, gjë që ndikojë në përhapjen e ideve përkatësë.... Përfundon Anri Anëtar i lozhës masone mund të jetë edhe ateisti, por jo ateisti i marrë! Këtë e pohojnë edhe Anri, edhe Ridli, por edhe autorë të tjerë.

    Ritet dhe Shkallët

    Ajo që e karakterizon një sekt është se në të nuk mund të hysh pa kaluar më parë në një ritual stërvitor, citojmë të ketë thënë Karl Xhasperi (Jasperi).
    Anrit thotë se riti është një akt magjik... fjala vjen nga gjuha latine r i t u s dhe sanskrishtja rta, që tregon ndonjë fuqi kosmike dhe hyjnore… Funksioni i ritualit është të vendosë rend, “këtu dhe tash” por lidhur me atë që ka qenë; rend i cili, pra, jashtë “këtu” dhe “tashit”, që do të thotë që është transcendental në raport me vendin dhe kohën…Sipas Anrit, e disa shkrimeve, ritualet e masonëve, ashtu si edhe te religjionet janë të shumta dhe komplekse dhe se ekzistojnë rite te ndryshme të praktikimit. Ja disa prej tyre: Riti Antik Skocez ose Riti i pastruar skocez, Riti i Jorkut; Riti i emulacionit, Riti Francez (Oriental), Riti Memphis-Misraim, Riti ose Sistemi Suedez, Riti Skotlandez, etj. Shumica e tyre janë të ngjashëm... Riti skocez, (Rite Ecossais), është dega më e vjetër e Masonerisë, i ka fillet që nga shek.14-të, nga Tempullarët që u arratisën në Skotlandë... por, sipas disave prejardhjen e ka nga Franca. Mendohet se e ka themeluar skocezi Shevali Remzi (Chevalier Ramsay). Ky rit, jo vetëm që është më i vjetri, por edhe më popullori, më i përhapuri, i cili njëherit, nga pjesa më e madhe e studiuesve, konsiderohet si "masoneria e vertetë". Emil Çiq shkruan se më 1750 Ramsay aplikoi ritualin e përbër i cili u quajt: Rojal Arç (Royal Arch) - “Rrethi mbretëror”, që sipas disave origjina e tij është e paqartë. Ky rit në fillim ka inkuadruar vetëm tri shkallë të Lozhës së kaltër (të Gjonit), që më vonë është plotësuar. Riti tjetër që quhet Rendi i vjetër dhe i pranuar i masonëve skotlandezë, është themeluar në Amerikë më 1801. Ai përbëhet nga 33 shkallë, secila me emra dhe simbole masonike të veçanta. Ata të 33 shkallëve njëherit janë edhe anëtarë të Këshillit Suprem. Për masonët mbledhjet janë rituale frymëzimi, për të tjerët ato janë asgjë tjetër pos argëtime të parrezikshme dhe marrina... Dihet se Lozha e Madhe e Londrës (Angleze) u themelua më 24 qershor të vitit 1717, ditën e Shën Gjonit... Në lozhat, që i takonin kësaj lozhe, në fillim kishte vetëm një shkallë-gradë – të gjithë vëllezërit ishin të barabartë dhe i takonin një shkalle – Mjeshtër, dhe nga mesi i tyre zgjidhnin eprorin (Kryemjeshtrin) dhe “Rezervistin”. Në disa lozha dalloheshin dy shkallë, njëra quhej “më e lartë”. Por shumë shpejt Lozha e Madhe, përveç shkallës Mjeshtër, futi edhe dy shkallë më të ulëta: shegertin dhe Kallfën. Parparimi – gradimi i tyre bëhej në mënyrë ceremoniale, sipas traditave të vjetra të muratorëve, të cilat edhe sot zbatohen, shkruan Popovski. Ndërsa Ridli, në librin e përmendur, shkruan se kanë ekzistuar shumë shkallë-grada masone. Në fillim ishin vetëm tri. Anëtari i ri pranohej si nxënës muratori-shegert, pastaj përparonte në shkallën e ndihmësit-kallfës, ndërsa në ritualin (ceremoninë) e tretë ngritej në mjeshtër muratori. Pas këtij titulli pasonin tituj të tjerë deri në shkallën 33. (Sipas vërejtjeve të përkthyesit në gj. serbe, z. Ridli, nuk dallon ritet masone nga rendet. Në të vërtetë nuk ekziton shkalla më e lartë se Mjeshtër masoni. Shkallët më të larta kanë qëllimin vetëm të thellojnë dijen masone. Është e vërtet se riti Skocez i ka 33 shkallë, e disa rite të tjera i kanë edhe më shumë... Tri shkallët e para: shegert, kallf dhe mjeshtër, bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "Masoneria Blu" (e Gjonit) (nga formohet Lozhat Kombetare), kurse gradat tjera bëjne pjesë në "Masoneria e Gradave të Larta", formojnë Këshillin Suprem të Masonerisë... Sipas Harunit emrat e dhënë shkallëve më të larta në Ritualin Skocez janë titujt që u janë dhënë kalorsëve në rendin e Tempullarëve. Këta tituj përdoren edhe sot... Një mason, që avansohet etapë pas etape përgjatë 33 shkallëve të kierarkisë masonike, mëson kuptimet e reja për çdo simbol në çdo etapë. Në këtë mënyrë, anëtarët zhyten gradualisht në thellësitë e filozofisë masonike. Sipas Popovskit secila shkallë masone ka shenjën e vetë... sa më e lartë që të jetë shkalla aq më të ndërlikuara janë shenjat dhe më vështirë për t’u mësuar.
    Ja disa shembuj
    Shenja e parë - toka – shprehet duke përkulur pak kokën, ndërsa me pëllëmbët e dorës së majtë, duke ndarë gishtin e madh, bëjmë një vijë në ballë, nga e majta kah e djathta, përbri vetullës.
    Shenja e dytë - uji - Dora e djathtë në zemër, përnjëherë lëshohet poshtë.
    Shenja e tretë - befasia dhe trishtimi. Koka kthehet majtas, duke shikuar në tokë. Pastaj ngriten duart të bashkuara, duke anuar pak nga e majta.
    Shenja e katërt - vatra - zjarri. Të dhjetë gishtërinjtë të bashkuar me pëllëmbë nga jashtë, mbulohet fytyra. Përgjigja në këtë shenjë jipet duke zgjatur dorën e djathtë në lartësi të shpinës.
    Shenja e pestë - ngazëllimi Ngritja e syve drejtë qiellit, duke ngritur duart mbi kokë, dora e majtë pak më poshtë, duke u ngritur pak thembrën e majtë, ndërsa me gjurin e majtë formon një kënd më thembrën e majtë.
    Shenja e gjasht - dielli. Sajohet duke vënë gishtin e madh të dorës së djathtë në syrin e djathtë, ndërsa gishti shrihet sikur të formojë një kënd... Kjo shenjë përfundon duke thënë këto fjalë: “Unë mas distancën me Diellin.Tri shkallët masone, sipas Popovskit, paraqesin tri etapat moshës së njeriut: shkalla e parë – fillestarin, shkalla e dytë – zejtarin dhe shkalla e tretë – Mjeshtrin.

    Simbolet

    Masoneria është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve...
    Simbolet kryesore të masonerisë janë: trekëndshi, kompasi, dhe këndmatësi... ndërsa më i njohuri është kompasi i vendosur mbi trekëndësh.
    Masonët besojnë se simbolet janë mjet, armë për të kuptuar realitetin kosmik por edhe njerëzor.

    Në Enciklopedinë e përgjithshme të entit Leksikografik,1964, thuhet se Masoneria është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve, nga e morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatësin). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“. Sipas Anrit masoni jeton në botën e simboleve. Disa simbole kanë prejardhje kosmike, si yjet, dielli, hëna etj. Të tjerat rrjedhin nga profesioni-zeja e muratorit: veglat, si kompasi, busulla, këndmatësi, vizorja e disa nga tradita kalorësiake-tempullarët... Thuhet se kjo organizatë është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve... Masonët, pavarësisht se cilin rit aplikojnë, cilës lozhë i takojnë, janë ngusht lidhur me simbolizminin. Sipas Simonit, për të evituar ndërhyrje të padrejta, muratorët disponojnë një farë numri simbolesh, shenjash dhe fjalësh, të njohura vetëm për ta. Nëpëmjet këtyre simboleve ata njiheshin edhe gjatë frekuentimeve dhe udhëtimeve të gjata përmes Evropës... Fjalët, fjalëkalimet, shenjat -simbolet dhe prekjet u ndihmonin muratorëve që të “njiheshin” nëpër punishte të ndryshme në Evropën mesjetare... Sipas Harunit, nga simbolet më të njohura të Masonerisë është kompasi i vendosur mbi trekëndësh. Masonët thonë se ky simbol paraqet konceptin e shkencës, rregullin gjeometrik dhe mendimin racional, por Haruni thotë se kompasi dhe trekëndëshi kanë krejtësisht kuptim tjetër. Këtë e shpjegon me mendimin e Albert Pike, i cili thotërekëndëshi është simbol natyral i tokës... Kompasi dhe trekëndëshi, janë simbole të paganizmit arian dhe datojnë që nga Egjipti i vjetër... Edhe Hëna dhe dielli, janë simbole të rëndësishme në llozhat masone, dhe nuk është asgjë tjetër përpos reflektim i besimeve të kota të shoqërive të lashta pagane që adhuronin hënën dhe diellin, përfundon Harun. Popovski, shkruan se trekëndëshi i artë, është simbol i parimeve hyjnore dhe shpirtit të përkryer... në njëfar mënyre trekëndëshi është edhe shenjë mbrojtëse e vëllazërisë... Simbole masone hasim gati çdokund: në rrugë, në hyrje dhe brendi të ndërtesave. Aty zakonisht shihen këto simbole: Piramida dhe syri sipër piramides, ylli i Davidit, Shtylla e Dyfishtë, Obeliskët. Simbolet tjera: metri, dalta, mistria, vizorja, çekani, (çekiçi i argjendtë); vula e Salomonit, lavjerësi, niveluesi dhe tabela, akacia, bagreni, murrizi dhe shumë simbole të tjera... Domethënia e simboleve masone është e dukshme, kuptimplote, p.sh. çekiçi tregon rëndësinë e vetëkontrollës e të disiplinës, dhe forcën e mendjes... Këndmatësi konsiderohet simbol i saktësisë, drejtësisë mu për këtë ai është i rëndësishëm për Mjeshtrin... Këndi simbolizon gjërat në tokë por edhe nderin, karakterin, dashurinë e vërtetë dhe mënyrën se si duhet të sillemi ndaj rrethit që na rrethon… Kompasi – rrumbullaksimi i dëshirave dhe ulja e pasioneve të masonëve... por simbolizon edhe shpirtin... matë dhe vizaton sipas Ligjit të Moralit... gjërat shpirtërore, rëndësinë e jetës së mirë shpirtërore... Veglat si: “shpatla” – mëson mjeshtrin – masonin të çimentojë dashurinë vëllazërore. Sqepari simbol i punës, dalta tregon përparim arsimorë... metri tregon ditën prej 24 orësh që duhet shpenzuar për punë, për lutje dhe freskim e pushim. Segmenti – vija e drejtë, moralitetin dhe drejtësinë (ky lloj rekuiziti nuk ekziston sot te masonët amerikanë). Lapsi – fjala dhe vepra e masonit janë shkruar nga Arkitekti Suprem. Libri i hapur – pikëllimin për shkak të kalimit të kohës. Shkronja "G" paraqet gjeometrinë... Dhëmbi i thyer simbolizon brishtësinë e njeriut. Ora rënore na tregon kohën që gjithnjë rrjedh... pra na tërheq vërejtjen se koha është duke rrjedhur dhe nuk guzojmë t’i lëm punë për më vonë… Përparësja si dhe dorëzat e bardha janë simbol i pastërtisë, dhe dëshmojnë se mjeshtri nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Hiram Abifit. Tri dritat e mëdha janë: Bibla, katrori dhe rrethi -(Ndërsa sipas Anrit, Bibla, këndmatësi dhe kompasi). Bibla, sipas Popovskit, është simbol i dëshirës së Zotit dhe është në shërbim të Zotit, Vizorja – kontrata simbolizon mjeshtrinë e qeverisjes masone. Toka simbolizon pushtet; ajri-mençurinë; zjarri-pasionet dhe uji-emocionet... Akacia: simpati e pavdekshmëri meqë gjithnjë është e gjelbër por edhe ruan fshehtësinë. Dy shtylla – J dhe B: shtyllat tradicionale në hyrje që nga tempulli i Salomonit, shënojnë: bashkim, paqe dhe lumturi. Simbolet shërbejnë edhe për të dalluar dhe njohur “sivllaun” në mesin e të panjohurëve, e me qëllim të përcaktimit të pozitës së shkallës së tij, dhe përdorën tri mënyra: shenja për pamje; fjala për veshë dhe kontakti për prekje.

    Piramida dhe syri sipër piramides

    Dan Braun, në romanin Engjëj dhe djaj thekson se piramida, është një simbol i fshehtë, që paraqet prirjen drejtë lartësisë, drejt burimit të dritës. Syri brenda trekëndëshit është një simbol që çdoherë gjendet në llozhat masonike dhe në të gjitha publikimet masonike... tregon aftësitë e të përndriturve për të parë gjithçka e kudo... pra simbolizon syrin e zotit... Disa thonë se piramida me nje sy është simboli kryesor i illuminatit-masonerisë, i huazuar nga Egjypti i Lashte, dhe se është simboli i Horusit, perendia e Diellit, qe simbolizon ndriçimin, illuminiminizmin. Sipas Darius-it “Syri" nuk eshte thjesht shqisa fizike e te parit, por syri i mendjes dhe i shpirtit. Ky Sy në besimin Hindu quhet si "syri i trete" i mendjemprehtësisë, Syri i Osirisit në Egjyptin e Lashtë dhe Syri që Sheh çdo gjë... Ylli gjashtëcepësh, i njohur si Ylli i Davudit, simbol i çifutëve, sipas Harunit, origjinën e ka në Egjiptin e vjetër... Pesë shqisat: themeli i të gjitha diturive – veshi me të cilin thithim zërin dhe përjetojmë kënaqësinë muzikore dhe me të cilin mund t’u ikim shumë pakënaqësive. Sytë – me ndihmën e të cilëve dallojmë objektete, formën, ngjyrën, lëvizjen. Ndijimi (prekja) – shqisa më univesiale. (Këto tri shqisa janë më të rëndësishmet të masonët; të shihen shenjat, të dëgjohen zërat dhe të ndjehen prekjet). Dy shqisat tjera janë: shqisa e shijes, dhe të nuhaturit (erës). Vazhdon Andi

  15. #15
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    I nderuar Z. Andi,

    Pa kurrefare qellimi pengues ne punen Tuaj, (perkundrazi, ju rekomandoj te vijoni), do te deshiroja te ndalesha per nje cast per te bere nje pyetje te shkurter.

    Ju i referoheni ta zeme Nikolov. E keni pyetur ndonjehere veten KUJT apo CFARE i referohet Nikolov? Zoteron vete Nikolov apo ndonje nga keta zoterinjte e tjere te nderuar te cileve ju i referoheni ndonje tekst ritualesh mason? Kjo do te ishte me shume interes per ne te tjeret ta kuptonin. Sepse me aq sa kam degjuar, dija e tyre ka nje karakteristike transmetimi te quajtur "mouth to ear", pra e pashkruajtur kurre. Ne kete kuader kam te drejten te shtroj pyetjen : "Perse duhet te marre te mireqena spekullimet e disa njerezve te tille, pa kurrefre backgoundi ne fushen ne fjale".

    Pohime si :

    Masoneria është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve...
    te bejne per te qeshur. Edhe shkrimi qe po perdor ne keto momente per te shkruajtur perbehet prej simbolesh, te quajtura germa, grupimi i te cilave perben fjale. Keshtu cdo iniciacion religjoz ne planet shpjegohet me ndihmen e simboleve.

    Simbolet e vellazerive, jane perkufizime te Ligjeve qe rrjedhin nga Ligji... Dikush do te thoshte te krijuara nga Zoti. Une do te thosha qe Arkitekti eshte vete Ligji. E askush apo asgje nuk mund te operoje jashte ligjeve, rrjedhimisht jashte Arkitektit.

    Te thuash qe spatula, shqip mistria, meson masonin te cimentoje vellazerine eshte nje tallje me gjithe lexuesit e autoreve me background te dyshimte spekulativ, qellimi i te cileve eshte perfitimi monetar.

  16. #16
    Andi kemi diskutuar njehere per hapje temash qe perserisin te njejtin subjekt. Por forumi nuk mund te behet sipas qejfit dhe jane disa rregulla qe i nenshtrohemi te gjithe. Keni hapur dhe dy here te tjera tema te tilla dhe kemi diskutuar privatisht qe nuk eshte normale te praktikohet kjo lloj menyre ne forum. Ka shume antare qe deshirojne te trajtojne subjekte te ndryshme dhe me vjen mire qe eshte shtuar interesi dhe numri i atyre qe duan te flasin e shkruajne per tema te kesaj natyre. Por jane dy gjera thelbesore, e para duhen kontrolluar temat ekzistuese pasi fatkeqesisht ka nje mungese deshire per te lexuar permbajtjen qe kane pasi disa antare kane tendencen qe te shprehin me shume ate qe dine sesa te lexojne ate qe mbase nuk e dine apo hasur me pare (sindromi ajo qe di une eshte me e sakta, eshte i rrezikshem) dhe e dyta qe kur ka nje teme te hapur mund te vazhdohet e te pasurohet me mendim dhe informacion te ri pa qene e nevojshme hapja e tjeter teme.

    Nese do mendimin tim personal per kete teme, me vjen keq te te them qe eshte nje pacavure e stisur jo vetem keq po dhe me vrima kaq te medha sa si mbyll dot me me asgje. Dan Brown eshte shkrimtar jo studiues dhe historian. Dhe keqperdor faktet historike (qofte dhe ato konspirative) me nje spekullim mjeshtror por vetem kaq. Nuk mund te marresh per reference librat e Brown qe jane vetem artistike dhe asgje me shume. Nikolovin e dua si autor por e keqja eshte qe jane shtuar shume autoret qe thone te njejten gje dhe perserisin njeri tjetrin. Nikolovi thjesht ka pertypur dhe shtjelluar A tek Z duke ndryshuar vendin e disa zanoreve e bashketingelloreve. Nuk ka kryer asnje zbulim apo dale ne konkluzione te reja pervec se riciklimit te atij qe me te vertete meriton respektin e gjithe njerezimit per informacionin dhe punen kolosale qe ka bere qe ne vitet 60-te, Jordan Maxwell e me pas revelimet te pallogaritshme nga vlera te Alex Christopher per te nxjerre ne drite skenaret qe luhen ne kurrizin tone. Nikolov dhe gjithe turma tjeter erdhen kohe me pas dhe vetem perseriten mesazhin. (ka shume teoriciene konspirativ qe nuk e duan Nikolovin per lidhjet e dyshimta qe ka patur me Institutin Tavistock). Jim Marrs ka bere te njejten gje si Nikolov, pune te paster e informative por thjesht perseritje materialesh. Interneti se fundi, si dhe disa librari, jane mbushur rendom me materiale te tilla. Disa botues e kane kuptuar fitimin qe mund ti sjelle percjellja e nje informacioni qe huton mendjen e lexuesve. Te njejten gje e kane kuptuar dhe disa autore neper bote qe po mbushin rradhet e bibliotekave me shkrime te ricikluara dhe edituara.

    Po kjo nuk sjell asnje risi pervec se shtimit te numrit te lexuesve dhe informimi i tyre. Ketu qendron dhe problemi. Sa me shume informacion te buroje, aq me i turbullt mund te behet ai nese nuk di ta pertypesh ne menyre te drejte. Ku qendron e reja tashme? Qe ka nje perpjekje per nje rend global? Mund te te paraqes te pakten 3 video ku Reagan, Bush dhe Clinton flasin hapur per New Word Order. Qe ka nje konspiraci globale per te nenshtruar njerezimin? Kur nuk ke qene i nenshtruar qe ne lashtesi? Qe nje grusht familjesh zoterojne 80 % te pasurise ne planet? Apo per 14 presidentet amerikane deri me sote qe kane qene masone? Apo per 13 masonet nga 55 pjestaret qe firmosen deklaraten e pavaresise se SHBA ne 1776? Keto jane fakte qe dihen, ndofta jo nga te gjithe por lehtesisht te pervetesueshme si informacion dhe nuk ndryshojne asgje. Ne lidhje me perberjen e masonerise, ka plot qe flasin per te, gjera te thjeshta, antaresi, rite, shkallezime ne vellazeri, ngjitje ne ndricim... Po pastaj? Asgje tjeter nuk eshte mesuar dhe ska per tu mesuar. Aq pak sa dihet eshte fale William Morgan qe doli nga vellazeria (ku nuk ishte me antaresi te plote) dhe u perpoq te botonte sekrete te ritualeve. Normalisht qe u gjet i vdekur pas disa kohesh. Nder vite ka patur dhe disa rrjedhje informacioni tek e tuk por asgje relevante. Me pak fjale, nuk eshte ditur, nuk dihet dhe ska per tu ditur asnjehere se cfare perfaqeson ne vetvehte shkalla me e larte hierarkike e masonerise, cfare sekretesh ruajne, cfare diturie posedojne etj. E kam shpjeguar disa here me pare dhe urrej te perseris veten keshtuqe do jete me e drejte te lexohen ato qe jane postuar ne forum. Mund te shkruhen me mijera faqe per masonerine (asgje e re nga ato qe jane shkruar me pare). Ska kendveshtrim tjeter, ska ide te tjera. Kur vjen puna per te penetruar aty i prihet rruga te gjitheve dhe eshte vetem nje fjale, sic thone latinet: Arcana imperii (sekretet e perandorise)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •