Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Kush kane qene themeluesit e PKSH-se?

    Kush kane qene themeluesit e PKSH-se dhe cili ka qene perfundimi i tyre?

    Flitet gjithmone per themelim te nje partie komuniste ne Shqiperi, me 8 nentor 1941, por ende sot e kesaj dite nuk dihen emrat e atyre qe kane marre pjese ne mbledhjen themeluese.

    Diku shkruhet se:

    "

    Mbledhja themeluese

    Mbledhja pėr formimin e PKSH filloi nė mbrėmjen e 8 nėntorit 1941 dhe aty erdhėn pėrfaqėsuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korēės ishte Koēo Tashko, Pilo Peristeri, Koēi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodrės ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i tė Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Ēitaku dhe Sinan Hasani. Po kėshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviē e Dushan Mugosha, pėr tė cilėt tė tre grupet kishin rėnė dakord qė tė ishin si ndėrmjetės dhe t'i ndihmonin pėr punėt proceduriale. Pėrveē delegatėve me mandat, aty ishin prezent dhe persona tė tjerė pa tė drejtė vote si Skėnder Ēaēi etj. Po kėshtu rreth shtėpisė bėnin roje dhe shumė persona tė besuar qė i komandonte Ali Demi. Qė me fillimin e mbledhjes filluan debatet, pasi Lula dhe Premtja nuk ishin dakort me propozimin e Grupit tė Korēės qė tė shpallej njėherė formimi i Partisė dhe pastaj tė diskutoheshin problemet qė grupet kishin nė mes tyre. Sipas dėshmive tė Premtes, thuhet se Grupi i tė Rinjve nuk kishte fare njoftim se nė atė mbledhje do procedohej pėr krijimin e Partisė, por ata kishin shkuar aty duke menduar se do tė vazhdonte mbledhja qė kishin lėnė pėrgjysėm disa ditė mė parė nė shtėpinė e Bije Vokshit. Pas ndėrhyrjes sė Miladinit, u hodh nė votė dhe fitoi propozimi qė tė formohej Partia, pastaj tė bėnin diskutimet. Me votim tė plotė nė mbrėmjen e 8 nėntorit u shpall themelimi i PKSH dhe u hartua rezoluta pėrkatėse. Pėr kėtė Enveri nė kujtimet e tij ka shkruar: "Ishte njė ēast solemn dhe unė i pėrqafova tė gjithė. Atė mbrėmje pėrqafova dhe Anastasin e Sadikun pėr tė fundit herė". Mbledhja vazhdoi edhe shtatė ditė tė tjera dhe Tashko ishte ai qė dėgjohej mė shumė nga tė gjithė, pėr arsye se ishte komunisti mė i vjetėr dhe me mandat nga Kominterni. Ditėn e fundit tė mbledhjes u zgjodh Komiteti Qėndror ku fituan Qemal Stafa, Ramadan Ēitaku, Koēi Xoxe, Tuk Jakova, Enver Hoxha, Gjin Marku dhe Kristo Themelko. Kjo gjė erdhi pasi Enveri me dinakėri propozoi qė Tashko, Premtja dhe Lula tė ishin tre pjestarėt e komisionit qė do zgjidhnin Komitetin Qėndror dhe kjo gjė u miratua duke i lėnė ata jashtė K.Q"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 05-02-2010 mė 17:15

  2. #2
    Si u zhdukėn themeluesit e PKSH

    Qė pas mbledhjes sė 8 nėntorit, Enveri filloi goditjen ndaj anėtarėve tė K.Q. qė ai i shihte si rivalė nė luftėn e tij pėr tė kapur kreun e partisė. Nga nėntori '41 e deri nė marsin e '43 kur Enveri u zgjodh nė krye tė PKSH, u vranė Qemal Stafa, Vasil Shanto dhe Sadik Stavaleci, tė cilėt ishin kandidatė kryesorė pėr kreun e PKSH. Pėr kėta tė tre sipas shumė dėshmive janė hedhur dyshime duke akuzuar Enverin tė implikuar direkt nė vrasjet e tyre. Po kėshtu nė mbledhjen e marsit '43 ku Enveri u zgjodh nė krye tė PKSH, u mor vendimi i pėrjashtimit tė Premtes e Lulės nga K.Q i PKSH. Pėr kėtė Enveri ngarkoi dhe personat pėr eleminimin e tyre. Pėr vrasjen e Anastasit, Ferik Demir Ēorej nga Uznova na ka dėshmuar: "Mė dt.12 mars 1943 erdhėn nė shtėpinė time njė grup partizanėsh tė ēetės sė Ramiz Aranitasit qė komandoheshin nga Orhan Frashėri dhe njė kolonjar qė quhej Dhori. Ata na thanė se atė natė kishin pushkatuar nė Qafė tė Gllavės njė partizan qė quhej Anastas Lula, i cili kishte dezertuar nga rradhėt e udhėheqjes dhe bashkėpunonte me okupatorin. Atė e kishin pushkatuar tė lidhur me cigare nė gojė pasi kishte thirrur:"Rroftė Shqipėria". Pas pushkatimit tė Lulės, Enveri urdhėroi tė njėjtėn gjė dhe pėr Sadik Premten. Por pasi Sadiku mundi qė t'u shpėtonte pritave qė i bėnė partizanėt e Hysni Kapos nė Tragjas, Enveri shkoi vetė nė Vlorė. Pas kėsaj Sadiku u fsheh dhe mė pas u arratis nga Shqipėria dhe jetoi nė Francė. Pas kėtyre i erdhi rradha Zef Malės. Kur u kthye nga internimi ai shkoi nė Pezė, ku Babė Myslymi i tha: "Ik or babė e mēifu nė Tiranė, se dun me t'vra". Pėr kėtė Myslymi kishte parė telegramin qė Enveri i dėrgonte Nako Spiros ku thuhej: "I dashur Nako, Zef Mala jo vetėm qė nuk duhet tė shkojė nė Kosovė, por ai duhet tė dekorohet me njė plumb kresė. Ai s'ėshtė i mirė prandaj duhet tė zhduket. Gjeni mėnyrėn qė tė mos kuptohet, por nė asnjė mėnyrė tė mos lihet kjo gjė pas dore, sikur ka bėrė Hyseni (Gogo Nushi) me tė tjera kėshilla qė i kemi dhėnė, pėr tė cilat do pėrgjigjet. Tė fala shoqėrore Tarasi (A.Q.SH. fq 14, Dos 76. P 26.08.194). Pas kėsaj Zef Mala u fsheh nė Tiranė deri nė mbarim tė luftės dhe mė pas pėrfundoi burgjeve dhe internimeve deri kur vdiq nė vitin 1976 nė mjerim tė plotė. Qė gjatė Luftės me urdhėr tė Enverit u pushkatua pa gjyq edhe Lazri, i zoti i shtėpisė ku u mbajt mbledhja themeluese mė 8 nėntor.

    Eleminimet pas mbarimit tė Luftės

    Pas mbarimit tė Luftės, nė fillim Enveri eleminoi Koci Xoxen duke e akuzuar si agjent tė jugosllavėve. Koēi kishte funksionet mė tė larta pas Enverit, si nėnkryeministėr, sekretar organizativ i PKSH etj dhe u pushkatua mė 10 korrik 1949. Mė pas rradha i erdhi Kristo Themelokos dhe Sotir Vullkanit qė Enveri i hoqi duke i konsideruar si njerėz tė Xoxes. Kristo kishte lindur mė 1916 nė fshatin Vėrnik tė Bilishtit (shule) dhe kishte bėrė vetėm 5 klasė shkollė. Pasi kishte qenė kapterr nė ushtrinė e Zogut nė Milot, ai ishte lidhur me Grupin Komunist tė Shkodrės. Mbas lufte ai u emėrua Komisar i Korpusit tė Tretė nė Berat me gradėn gjeneral-major, deri nė 1947 kur u bė Drejtor Politik i Ushtrisė. Pas goditjes sė Xoxes, Enveri e hoqi si njeri tė jugosllavėve (ishte me origjinė maqedonase) dhe e caktoi Kryetar tė Arizanatit nė Tiranė, brigadier pėr kėpucarėt, berberėt dhe rrobaqepėsit. Kurse Vullkanin i cili kishte qenė ndėr komunistėt mė tė vjetėr tė Grupit tė Korēės (pas Koēi Xoxes) pasi punoi disa kohė oficer nė prapavijė, Enveri e hoqi pse ai mbrojti Koēin. Vullkani vdiq nė Tiranė nė 1964. Mė pas Enveri eleminoi dhe Ēitakun i cili kishte qenė me Grupin e tė Rinjve. Pasi Baca qėndroi disa kohė ambasador nė Beogradc, Enveri e hoqi dhe dėrgoi zv / Ministėr pėr Financat dhe mė pas nė Bankėn e Kursimeve. Ēitaku vdiq nė 9 prill 1990 dhe nė atė kohė tė gjithė u habitėn, pasi nuk e mendonin se ai njeri ishte gjallė, pasi nga frika e burgosjes Baca nuk kishte dalė kurrė nga shtėpia pėr vite me rradhė. Nė vitin 1956 Enveri eleminoi dhe Tuk Jakovėn (zv. Kryeministėr dhe sekretar organizativ i PKSH) pasi nė njė mbledhje Pleniumi, ai kundėrshtpi manipulimin qė i ishte bėrė nė shtėpinė muze tė themelimit tė Partisė me figurat e udhėheqjes. (Jakova vdiq nė burg, pasi nuk e mjekuan. Nė vitin 1960 Enveri eleminoi dhe Koēo Tashkon duke e akuzuar si njeri tė sovjetikėve. Tashko qėndroi nė burg deri nė moshėn 80 vjeēare dhe vdiq nė internim nė kampin e fshatit Adriatik afėr Mamurrasit. Tė vetmit anėtarė tė mbledhjes sė PKSH qė mbetėn pa u goditur nga Enveri ishin Pilo Peristeri dhe Sinan Hasani. Nga Peristeri nuk i vinte asnjė e keqe Enverit, dhe ai e la atė formalisht nė funksionin e kandidatit tė Byrosė Politike dhe Drejtor tė Uzinės Traktori, pasi puna kryesore e Pilos ishte qė tė fliste nė pėrvjetorėt e Partisė pėr gjenialitetin e Enver Hoxhės. Ndėrsa Sinan Hasani shpėtoi nga goditja e Enverit pasi qė nė kohėn e Luftės, u caktua tė punonte nė Kosovė dhe nuk u kthye mė nė Shqipėri. Ai qėndroi atje dhe pas vdekjes sė Titos u bė President i Republikės Federative tė Jugosllavisė.


    Nė 1946 Peristeri s'ia dha Enverit deklaratėn, duke thėnė se ai nuk kishte qenė me Grupin Komunist tė Korēės

    Nga tė gjithė pjesėmarrėsit e mbledhjes themeluese tė 8 nėntorit tė vitit 1941, vetėm Pilo Peristeri mundi qė t'i shpėtonte goditjes sė Enver Hoxhės, duke rezistuar deri nė shėmbjen e regjimit komunist. Por edhe ai nuk kishte mundur qė tė shpėtonte "pa u lagur", pasi e kishte paguar haraēin qė nė vitet e para tė pasluftės. Diku aty nga viti 1946, kur Enver Hoxha nuk e kishte konsoliduar akoma pushtetin e tij tė hekurt nė Parti ashtu siē ndodhi mė vonė, ai i dėrgoi njerėz Pilo Peristerit, pėr t'i kėrkuar njė deklaratė ku Pilo tė dėshmonte, se Enveri kishte qenė pjesmarrės i Grupit Komunist tė Korēės qė nė fundin e viteve '30. Por Pilo Peristeri u tha njerėzve qė shkuan pėr t'ia kėrkuar deklaratėn, se nuk mund t'ua jepte dot atė, pasi Enveri nuk kishte qenė me Grupin Komunist tė Korēės. Pas kėsaj Enveri i dėrgoi Pilos njė nga njerzit e tij mė tė afėrt, por edhe atij Pilo iu pėrgjigj negativisht duke i thėnė: "Jo bre, s'i tė gėnjej unė, Enveri nuk ka qenė me Grupin e Korēės". Pasi Enverit i dėshtoi edhe tentative e dytė me Pilon, ai dėrgoi njerėz pėr ta marrė deklaratėn pranė Sotir Vullkanit, por edhe Sotiri nuk pranoi qė ta jepte atė deklaratė, duke dhėnė tė njėjtėn pėrgjigjie si Peristeri. Pas kėsaj, Enveri u hakmorr ndaj Peristerit e Vullkanit duke i shkarkuar ata nga funksionet qė mbanin. Sotir Vullkanin e arrestuan gjoja pėr armėmbajtje pa leje dhe nė vitet qė pasuan atij i arrestuan dhe i burgosėn pėr vite me rradhė edhe djalin e tij. Por inatin mė tė madh Enveri e kishte me Pilon, tė cilin si fillim e dėrgoi nė Kuēovė, gjė e cila i shkaktoi atij edhe njė problem tė madh familjar. Pilo qėndroi nė Kuēovė deri nė atė kohė qė pranoi tė jepte deklaratėn pėr Enverin dhe pas asaj ai u rehabilitua dhe u soll pėrsėri nė Tiranė. Pilo ėshtė i vetmi qė ka mbetur gjallė nga pjesmarrėsit e mbledhjes themeluese tė 8 nėntorit tė vitit 1941. Tashmė ai i ka kaluar tė nėntėdhjetat dhe banon nė njė apartament tė ri fare pranė qėndrės sė Tiranės, duke i mbetur besnik Enver Hoxhės.

    *Marre nga "Gazeta Shqiptare" 08/11/2003

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk ka qene sinan hasani por elhami nimani ..ne ate mbledhje.. i cili ka shkuar me von ne kosove.

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    nuk ka qene sinan hasani por elhami nimani ..ne ate mbledhje.. i cili ka shkuar me von ne kosove.

    U cudita kur pash emrin e Sinan Hasanit aty! Ne fakt Veli Deva e Sinan Hasani kane qene aktiv ne ate kohe ne Shqiperi.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kush kane qene themeluesit e PKSH-se?

    Kur u themelua PKSH dhe tri heshtje tė Enver Hoxhės

    Emri:  cachew-350-248-strict-75820.jpg

Shikime: 2969

Madhėsia:  21.7 KB

    Nga: Ylli Polovia

    Nė 17 maj 1957 gazeta komuniste jugosllave “Borba” njoftoi opinionin publik se qe arratisur nga Shqipėria dhe pati ardhur nė Beograd njė funksionar i lartė i partisė dhe i qeverisė sė Tiranės. Kishte qenė partizan e komunist i vjetėr, ministėr pa portofol dhe njėkohėsisht gjeneral, zėvendės i parė i ministrit tė Mbrojtjes. Quhej Panajot Plaku.

    Emri:  75822.jpg

Shikime: 2758

Madhėsia:  5.5 KB

    Asnjėherė mė parė, por edhe mė pas, deri sa diktatura shqiptare ra, nuk kishte ndodhur tė arratiseshin emra tė kėtij niveli shtetėror dhe prestigji politik. Nė Tiranė Enver Hoxha kėtė ngjarje sfiduese do ta shėnonte nė ditarin e tij vetėm nė 20 maj: “Sot nė mbrėmje agjencia jugosllave TANJUG komunikoi arratisjen e Panajot Plakut (agjentit tė tyre tė vjetėr) dhe pohoi se Jugosllavia i dha atij strehim politik. Mendoj t’i bėjmė qeverisė jugosllave njė notė tė shkurtėr me gjakftohtėsi, duke ruajtur edhe tė gjitha format diplomatike, ku t’i kėrkojmė kthimin e kėtij tradhtari...Notėn duhet ta bėjmė, sepse s’kam asnjė dyshim qė tradhtarin Panajot Plaku jugosllavėt do ta pėrdorin pėr qėllimet dhe propagandėn e tyre kundėr vendit tonė”.
    Pėr kėtė tė fundit Hoxha nė parim nuk gabonte. Mes tė tjerash, gjenerali i arratisur, shkroi njė libėr-testament, tė cilin e titulloi “Dhuna ndaj revolucionit nė Shqipėri”. Iu botua pas vdekjes, nė serbokroatisht, prej “Narodnaja Knjiga” e Beogradit. Pėrgatitės qenė Predrag Vukotiē dhe Velimir Popoviē. Redaktorė ishin dy jugosllavė tė tjerė. Si recensent libri ravijėzon njė sllav i pestė: Miodrag Kėrxhiē. Shqiptar nuk ka asnjė, as nga Kosova, as prej Maqedonisė, as nga Mali i Zi, as prej atyre disa mijėrave qė jetonin nė kryeqytetin jugosllav. Nė vitin 1985, i pėrkthyer nė shqip drejt pėr sė drejti prej variantit origjinal, libri testament i gjeneralit dhe i ministrit shqiptar tė arratisur u publikua nė Prishtinė nga shtėpitė botuese “Rilindja” dhe “Jedinsvo”.
    Nė parathėnien e pėrgatitur prej Velimir Popoviēit, atė kohė redaktor i emisionit nė gjuhėn shqipe tė Radio-Beogradit, mes tė tjerash thuhet: “Internacionalist nė kuptimin e plotė tė kėsaj fjale, Panajot Plaku vė nė dukje me sinqeritet tė plotė pėrkrahjen dhe ndihmėn e Partisė Komuniste tė Jugosllavisė pėr formimin dhe forcimin e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė. Pėr tė kjo ishte shprehje e solidaritetit shoqėror tė lėvizjes punėtore e komuniste tė dy vendeve fqinje, tė cilat historia i ka vėnė para dilemave tė njėjta dhe u ka caktuar fat tė ngjashėm. Ndryshe prej atyre qė orvaten tė shlyejnė njė mori faktesh nga ajo periudhė, ndryshe prej Enver Hoxhės, i cili orvatet tė tregojė se ndihma internacionaliste dhe pėrkrahja e Partisė Komuniste tė Jugosllavisė nė formimin e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė dhe nė zhvillimin e Luftės Nacionalēlirimtare dhe tė revolucionit socialist nė Shqipėri ėshtė, gjoja, pėrzierje nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė, Panajot Plaku konsideron se ishte e natyrshme qė Partia Komuniste e Jugosllavisė-pėr shkak tė pėrvojave, qė i kishte fituar gjatė dy decenieve duke marrė pjesė nė luftė tė ashpėr klasore kundėr regjimeve antipopullore nė Jugosllavinė e vjetėr, tė interesave tė pėrbashkėta tė popujve tė Jugosllavisė e tė Shqipėrisė dhe tė internacionalizmit, me tė cilėn ishte e frymėzuar t’u jepte ndihmė e pėrkrahje komunistėve tė Shqipėrisė nė kohėn e bredhjes sė tyre ideore dhe tė mosorientimit tė tyre organizativ, si edhe nė kohėn e vėshtirė tė organizimit dhe tė zhvillimit tė Luftės Nacionalēlirimtare dhe tė revolucionit socialist nė Shqipėri”.
    Ndėrkohė nė kujtimet e tij, saktėsisht nė faqen 33 tė botimit “Dhuna ndaj revolucionit nė Shqipėri”, nė kapitullin “Formimi i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė”, Panajot Plaku shkruan “Pas takimeve tė shumta tė udhėheqėsve tė grupeve komuniste nė Tiranė, mė nė fund mė 8 nėntor 1941 u mbajt mbledhja historike, nė tė cilėn u formua Partia Komuniste e Shqipėrisė. Nga Grupi i Korēės morėn pjesė...Nė mbledhje ishin edhe delegatėt e Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė Milladin Popoviēi (nė atė kohė kandidat pėr anėtar tė Komitetit Qendror) dhe Dushan Mugosha (nė atė kohė anėtar i Komitetit Krahinor tė PKJ pėr Kosovė e Metohi).
    Pak paragrafė mė poshtė Plaku vendos tufėn e fjalėve “Nė mbledhjen themeluese ishte jashtėzakonisht i madh roli i delegatėve tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė. Komunistėt e Shqipėrisė nuk kishin mjaft pėrvoja organizative e politike, kėshtu qė-me gjithė dėshirėn mė tė madhe tė shumicės sė pėrfaqėsuesve-nė atė kohė do tė ishte e pamundshme tė formohej partia pa ndihmėn e shokėve jugosllavė”. Ndėrkohė, si dihet, sekretari i Komitetit Qendror tė PKJ, Milovan Gjilas, nė 9 shkurt 1991, tek gazeta “Zėri” e Prishtinės ka pohuar “E di se historiografia jugosllave mė vonė e ka stėrmadhuar rolin e Miladinit dhe tė Dushanit, pėr sa i pėrket angazhimit tė tyre nė Shqipėri...Veēmas e tepron propaganda jugosllave pas vitit 1948, kur thotė se Jugosllavia e ka formuar Partinė Komuniste tė Shqipėrisė. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė”.
    Ja pėrse nė dy shkrime tė edicionit kulturor tė “Shqiptarja.com”, “Rilindasi”, do tė ndjekim pėr analizė vetėm njė “fill” prej tė gjithė atij labirinti, nė tė vėrtetė edhe “roman triller”, i krijimit pėr herė tė parė nė historinė e vendit tonė tė njė partie tė ekstremit tė majtė. Tema jonė (e kufizuar posaēėrisht) ka tė bėjė me rolin e ideve nacionaliste dhe tė vetė sė ardhmes sė Kosovės nė mbledhjen themeluese tė PKSH-sė. Jo mė kot e cituam qė nė fillim Panajot Plakun. Nė librin e tij ai hesht pėr ēfarė ka ndodhur dhe bėrė debat i nxehtė gjatė ditėve 8 deri nė 14 nėntor, kur kuvendi sekret i komunistėve shqiptarė nisi dhe pėrfundoi punimet. Ndėrsa mosfolja e tij ėshtė tepėr e kuptueshme, sepse, sė pari, nuk qe nė mbledhjen e mėsipėrme dhe, e dyta, ishte arratisur nė Jugosllavi dhe nė vend tė shkonte pėr nė Perėndim, mbeti aty. Pėr pasojė ai do tė mbronte pikėpamjet e Titos dhe tė rrethit tė tij, tė cilat Kosovėn e konsideronin pjesė tė padiskutueshme dhe tė pashkėputshme nga territori i tyre. Prandaj edhe kapaku i rėndė i heshtjes duhej tė binte pėr ēfarė qenė kundėrshtuar tė dėrguarit specialė dhe tinėzarė tė Beogradit, Miladini dhe veēanėrisht Dushani.
    Por nė rast se pasinqeriteti i Panajot Plakut mund tė kuptohet dhe tė mos pėrfillet, meriton tė zbulohet para syve tė opinionit publik dhe tė ngulitet nė kujtesėn kombėtare mėnyra se si u soll vetė Enver Hoxha, i cili nacionalizmin e tij komunist e pėrdori dukshėm nė mėnyrėn se si, me dorė tė ashpėr dhe nė falimentim tė plotė, administroi fatin e vendit dhe tė popullit tė tij. Ai, deri sa ndėrroi jetė, e mbajti tė fshehur tė vėrtetėn e shpirtit dhe tė frymėzimit nacionalist tė mjaft prej komunistėve shqiptarė qė themeluan PKSH-nė, duke i vėnė ata dhe vetė kėtė parti, nė pozicion tė vėshtirė para historisė.
    Mė e trishtueshmja ėshtė se kjo fshehje e tė vėrtetės vijoi edhe pėr sa kohė Shqipėrinė u mundua ta qeverisė Ramiz Alia. Pas vitit 1990, ndėrsa ndodhi hapja e ideve dhe e lirive tė tjera, krimi i djeshėm, tashmė nė formė tė njė gabimi rutinor, vazhdoi. Deri nė ēastin kur nė 2006 Profesor Kristo Frashėri botoi librin e tij “Historia e lėvizjes sė majtė nė Shqipėri dhe e themelimit tė PKSh-sė 1878-1941”. Por edhe kėtė herė, kur shumė prej gjėrave tė reja tė historianit ranė nė sy, pėr debatimin e temės sė Kosovės nė ditėt e mbledhjes themeluese tė PKSH-sė, nuk u bė zė.
    Josif Bros Tito qė nė 1939 ja pati dhėnė si detyrė Miladin Popoviēit kujdesin dhe ndihmėn pėr lėvizjen komuniste shqiptare. Pėlqimi dhe plani i tij pėr ta mobilizuar vartėsin partiak nė kėtė punė qe sepse ai pėrfaqėsonte Komitetin Krahinor pėr Kosovėn. Kryebolsheviku jugosllav gjykonte se vetėm nėpėrmjet shqiptarėve tė Kosovės do tė mund tė depėrtonte mė lirisht, pėr tė ndikuar, tek shqiptarėt e Shqipėrisė. Nė tė vėrtetė tė njėjtėn gjė bėnė edhe tre grupet kryesore komuniste shqiptare tė parathemelimit, tė cilėt zgjodhėn degėn bolshevike tė Kosovės pėr tė shkuar deri nė Partia Komuniste Jugosllave dhe prej andej nė Moskė e Komintern, ku do tė merrnin lejen pėr ta formuar dhe tė drejtėn e anėtarėsimit pas formimit tė PKSH-sė.

    Emri:  75823.jpg

Shikime: 3091

Madhėsia:  10.4 KB

    Por ēfarė thotė pėr kėtė hallkė ndėrmjetėse lidhjeje e bashkėpunimi, rolin e Kosovės, Enver Hoxha? Tek “Kur lindi Partia” ai shkruan “Pasi e diskutuam ēėshtjen, vendosėm dhe dėrguam Koēon nė Kosovė pėr tė marrė kontakt fillimisht me Xhevdet Dodėn, qė ishte anėtar i Grupit Komunist tė Korēės dhe, nėpėrmjet tij, me Komitetin e Partisė Komuniste tė Jugosllavisė pėr Kosovėn. Prisnim qė Koēoja tė na sillte andej gjėra tė reja, por ai pothuajse si vajti, erdhi. Atje u lidh me shokė shqiptarė dhe jugosllavė, por asgjė tė rėndėsishme nuk na solli”.
    Nė tė vėrtetė Koēo Tashko nė mbledhjen e mbajtur pėr dy ditė rresht nė Vitomiricė, ku ndodhej dega e PKJ-sė pėr Kosovėn, luajti rol aktiv. Prej andej u kthye nė Tiranė i motivuar dhe siē do ta shohim mė pas, edhe kontribuoi qė pėr kėtė pjesė tė rėndėsishme tė territorit kombėtar, tė shkėputur padrejtėsisht, tė flitej gjatė ditėve tė krijimit tė Partisė Komuniste Shqiptare. Por Enver Hoxha bėn mjaft kujdes, qė nė dyqind e ca librat qė ka lėnė pas, ta fshijė kėtė gjurmė. Nė fillim tė duket se njė veprim tė tillė e kryen pėr ta spastruar nga rruga e karrierės sė tij hijen e rėndė dhe bezdisėse, herė pas here edhe megalomane, tė Koēo Tashkos, “njeriut tė Kominternit”, por nuk ėshtė vetėm kjo. Nė mijėra faqet e shkruara personalisht prej tij Hoxha nuk e ka rrėfyer kurrė rolin ndihmues tė Kosovės (nėpėrmjet Komitetit Krahinor tė PKJ-sė) pėr lėvizjen komuniste nė Shqipėri. Ai asnjėherė nuk e mbajti dhe nuk u kujdes ta fiksonte nė vėmendje tė bashkėkombėsve se vėrtet dy protagonistėt mė kryesorė tė ndikimit jugosllav nė PKSH, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviēi, qenė sllavė, por nė nėntor 1941 dhe gjatė tre viteve tė tjera, ku qėndruan e ndikuan fortėsisht nė PKSH, pėrfaqėsuan mė sė pari Kosovėn. Tė tillė perceptoheshin ata prej komunistėve dhe mė pas partizanėve, ēka edhe vetė e theksonin sa herė u jepej rasti. Pra, me kėtė emėr qė u pikonte mall dhe dhimbje shqiptarėve tė shtetit me kryeqytet Tiranėn, me kėtė prestigj dhe simbol nacionalist tė tė gjithė etnisė, Kosovėn, ėshtė kryer prej komunistėve tė tė dy palėve influencė mbi njėri-tjetrin, si edhe janė mbajtur gjallė ura bashkimi. Nė historinė e PKSH-sė ka njė pjesė kosovare, por ajo ka treēerek shekulli qė mbahet e ēregjistruar, pothuaj e fshirė.
    Profesor Kristo Frashėri nė librin e tij pėr historinė e sė majtės saktėson se pėr njė kohė pėrtej kufirit tonė shtetėror, nė viset e bashkėkombėsve me kryeqytet Prishtinėn, nė fillim tė vjeshtės 1941 u gjendėn njėherėsh dy dėrgata komuniste tė nisura nga Tirana. Ai i Grupit tė tė Rinjve, qė shkoi fshehurazi Dushan Mugoshės, dhe ai i tė tre grupeve, pėrfshi tė Korēės dhe tė Shkodrės, i cili qe me dijeninė dhe pėrkrahjen e tij. Madje Mugosha nė kėtė tė fundit ishte figurė qendrore nė rreshtimin zyrtar tė treshes, me tė cilėn nė bisedimet e Vitomiricės, u pėrfaqėsua Komiteti Krahinor i PKJ-sė. Pėr ta shprehur mė saktė: qenė tė parėt, ata tė tė Rinjve, tė cilėt realizuan kontaktin me Partinė Komuniste Jugosllave dhe ishin ata, tė cilėve ua komunikuan se do tė qe i ngarkuar pėr Shqipėrinė, siē edhe Tito e kishte vendosur mė parė, Miladin Popoviēi. Duke qenė se ky i fundit ishte i mbyllur nė kampin e pėrqendrimit nė Peqin, pėr tė patur mundėsinė t’i ndihmonte, duhej ēliruar.
    Ishte koha, fundtetori 1941, kur Enver Hoxha i mban sytė katėr pėr tė mos humbur asnjė rast tė zinte vend kyē nė Partinė Komuniste, formimi i tė cilės qe vendosur tė bėhej dhe tutorėt e saj, Miladin Popoviēi dhe Dushan Mugosha, nuk parashikonin ndonjė vėshtirėsi pėr ta realizuar. Siē dihet, nė 8 nėntor, mbledhjen themeluese e hapi Miladini. Duke mos ditur shqip, si Dushan Mugosha, ai fliste jugosllavisht dhe frazė pas fraze, ia pėrkthenin. Pėrfytyroheni pėr njė ēast kėtė moment solemn: Partia Komuniste Shqiptare e nisi jetėn nėn njė gjuhė tjetėr, ca mė tepėr qė nė perceptimin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve ishte njė e folur jo mbresėmirė. Ndėrkohė Popoviēi dinte frėngjisht, tė paktėn merrej vesh nė kėtė gjuhė. Por nuk e pėrdori. Mbase se nuk arrinte dot tė mendonte nė atė tė folur, tė pėrpilonte direktivat apo konceptet teorike. Por kėtė rrethanė, sllavishtfoljen, si njė element i spikatur i krijimit tė PKSH-sė, nė kujtimet e tij “Kur lindi Partia” Enver Hoxha nuk e prek fare, e anashkalon. Nė fund tė fjalės parashtruese, direktive, Miladin Popoviēi, i cili mes shqiptarėve do tė merrte edhe pseudonimin e luftės “Aliu”, shtroi para pjesėmarrėsve nėse e pranonin rolin e tij dhe tė Dushan Mugoshės si tė dėrguar tė Kominternit. Kėtė ēast, pėr herė tė parė, nisi debati. Ndėrsa pėr rolin e tyre ndihmues pėr bashkimin dhe themelimin e partisė tė gjithė qenė tė njėzėshėm, u ndanė pėr vijimin, pra pėr rolin e dy jugosllavėve mė pas. Sipas Kristo Frashėrit, i cili deri tani ėshtė studiuesi mė i mirė i kėsaj teme, qė tė dy sllavėt tė iknin nė punėn e tyre, nė PKJ, patėn qenė tre vetė dėshirues. Kėta ishin Koēo Tashko, Anastas Lula dhe Sadik Premte.
    Nė librin “Historia e lėvizjes sė majtė nė Shqipėri dhe e themelimit tė PKSH 1878-1941” Profesor Frashėri me kėtė rast vėre se “Ai qė nguli mė tepėr kėmbė pėr qėndrimin e dy emisarėve komunistė jugosllavė pranė PKSH edhe pas themelimit tė saj, ishte E. Hoxha”. Kėtė gjė, tė mohuar pėr dekada tė tėra, Hoxha do ta pranonte nė plenumin e Beratit, tetor 1944: “Kur u formua partia besimi im pėr ata dy shokė, Miladinin dhe Dushanin, qe i madh, por unė qeshė pa eksperiencė dhe pa pikėpamje organizative e politike tė qarta...Qė nga ajo kohė lindi jo njė simpati, por njė dashuri pėr Aliun dhe ēdo gjė qė thoshte Aliu pėr mua qe njė gjė e mirė, e mbaruar”.
    Mbėshtetja e Enver Hoxhės pėr tė dy jugosllavėt nuk ishte thjesht servilizėm, por njė lėvizje taktike e domosdoshme pėr ambicien e tij qė tė mbėrrinte nė krye tė PKSH-sė. Ishte pakti qė ai bėri me tė dy pėr t’u ndihmuar prej tyre nė karrierė. Me siguri kjo gjė nuk i ka pėlqyer fare Koēo Tashkos, e cili e njihte kėtė aftėsi tė tė pėrkėdhelurit tė tij. Ishte vetė ai, i ledhatuar prej komplimenteve tė Enverit, i cili e pati propozuar dhe futur nė atė shtėpi sekrete tė Tiranės, por njėkohėsisht duke e futur edhe nė histori. Hoxha nė atė 8 nėntor 1941 doli kundėr rekomanduesit tė tij, sepse nė atė mbledhje qe fare e qartė se Tashko nuk do tė kishte mė pas asnjė rol tė rėndėsishėm. Kryetarėt e grupeve tė mėparshėm qenė likuiduar nga e drejta pėr tė shkuar nė krye tė PKSH-sė. Enverit tani i duheshin mė tė fuqishmit e rinj, Popoviēi dhe Mugosha.
    Historianit Kristo Frashėri nuk i ka shpėtuar nga vėmendja edhe njė ēėshtje tjetėr e mprehtė. Pasi themeluesit e PKSH-sė pėrfunduan problemin e organizimit tė brendshėm tė partisė, e cila falė modelit sovjetik, por edhe praktikės jugosllave, ishte njė strukturė e ēeliktė, u hodhėn nė njė temė tė re: organizimi i luftės sė armatosur. Nga sa ende ka burime pėr tė kuptuar ēfarė realisht, midis datės 8 dhe 14 nėntor 1941, ka ndodhur brenda asaj shtėpie tiranase, mė parė se pėr ēėshtje tė edukimit dhe tė formimit ideologjik tė anėtarėve tė saj, ishte urgjente ajo e luftės me armė kundėr fashistėve pushtues. Kjo emergjencė ndodhte jo aq shumė pėr nevojat e vendit tė tyre, por mbi tė gjitha pėr ato tė Bashkimit Sovjetik. Lufta e armatosur qe shėrbim ndaj BRSS-sė. Mbijetimi i tij nuk kishte tė bėnte me jetėn e njė populli, por tė njė doktrine dhe modeli organizimi shoqėror. Kur Dushan Mugosha nė revistėn “Nazadatku” tė vitit 1972, do tė shkruante pėr ēfarė pati ndodhur gjatė formimit tė PKSH-sė, gjysmėfraza e tij shpjeguese do tė qe “proletariati botėror duhet tė kryejė detyrėn e vet internacionaliste dhe tė ndihmojė Bashkimin Sovjetik”. Nė arkivin e Ministrisė sė Jashtme nė Romė ndodhet edhe njė letėr e ambasadorit italian drejtuar vetė ministrit, kontit Ēiano. Ėshtė tepėr rezervat dhe mban numrin 1680/37. Ėshtė nisur nga Moska nė orėn 21.50 tė datės 3 prill 1939. Sipas ambasadorit “...udhėheqėsit e Kremlinit shohin nė njė luftė evropiane mundėsinė e njė revolucioni proletar nė vendet borgjeze dhe e shtyjnė Evropėn nė kėtė drejtim, duke kėrkuar t’i krijojnė vetes lehtėsira pėr tė lėvizur dhe shfrytėzuar situatėn nė momentin mė tė duhur pėr triumfin e ideologjisė sė tyre”.
    Kjo ishte njėra pamje e dyfishtė e luftės sė armatosur, ēlirimi shtetėror dhe social, rifitimi i pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe ndėrtimi i njė shoqėrie pa shfrytėzim tė njeriut nga njeriu. Por mund tė kishte edhe njė objektiv tjetėr: ēlirimin kombėtar. Ku kishte rast mė tė mirė qė me frymėn e bashkimit nacionalist dhe forcėn e armėve lėvizja ēlirimtare dhe antifashiste shqiptare tė pėrfitonte pėr tė bashkuar trojet e saj tė gjymtuara padrejtėsisht?
    Por pėrse Enver Hoxha nė librin e tij “Kur lindi Partia”, jo vetėm nuk e prek kėtė temė, por hesht mynxyrshėm dhe nuk shkruan asnjė fjalė qė nė ditėt e krijimit tė saj, nė nėntor 1941, nga themeluesit ėshtė diskutuar edhe pėr ēėshtjen e Kosovės? Sipas tė shoqes, Nexhmijes, realisht ato kohė botuese e tij, ato kujtime i pati shkruar nė vitet 1975-76. Publikimi i tyre, siē dihet, u krye nė 1981. Ky qe viti mė i stuhishėm i historisė sė deri atėhershme tė rezistencės sė popullit shqiptar tė Kosovės kundėr sundimit komunist serb. E kujtojmė lexuesin se nė 11 mars rreth dymijė studentė tė universitetit tė Prishtinės, pėr pothuaj dy ditė rresht, protestuan, duke kėrkuar pėrmirėsimin e ushqimit dhe kushte mė tė mira nė konvikte. Policia i shpėrndau. Nė 25 mars demonstratat shpėrthyen nė Prizren dhe njė ditė mė pas u rindezėn nė Prishtinė e nė qytete tė tjera. Kėtė herė kishte zemėrim dhe revoltė tė dukshme. I shtypėn me dhunė, duke bėrė arrestime masive, pasuar menjėherė me gjyqe dhe dėnime tė ashpra pėr “irredentizėm” e “separatizėm”. Tirana dhe PPSH, me nė krye Enver Hoxhėn, nė tė vėrtetė i morėn nė mbrojtje dhe kryen njė aksion tė gjerė sensibilizimi ndėrkombėtar. Ja pse tek “Kur lindi Partia”, nė kujtimet e veta pėr ditėt e themelimit tė PKSH, botuar tamam nė kėto ēaste (por edhe nėse nė shtypshkronjė mund tė kishin hyrė para marsit, mund tė kryhej njė ribotim i shpejtė i korrigjuar), Hoxha do tė kishte njė rast shkėlqimtar tė tregonte se meraku kombėtar i komunistėve shqiptarė pėr fatin e Kosovės dhe tė tė gjitha trojeve amtare tė uzurpuara mė 1913, kanė qenė nė themel tė krijimit tė saj, qė nė orėt e para tė jetės sė saj.
    Por ai nuk e bėri kėtė, ēfarė do t’i jepte shumė mė tepėr dritė kėsaj partie dhe themeluesve tė saj, sepse vetė personalisht nė mbledhje mbajti qėndrimin e kundėrt, tė heshtjes. Pėr interesat arriviste tė vetes, duke mos u ndjerė mirė nga kjo prani e dėlirėsi atdhetare e bashkėthemeluesve tė PKSH-sė, bėri tčrč jetėn gjithēka ta shfarosėn nga kujtesa kombėtare. Ai nuk e tha kurrė se nė debatin e ēelur mes shqiptarėve dhe dy jugosllavėve, nė atė fillim nėntori 1941 ai e kyēi gojėn. Nuk mund tė thuhet aspak se kėtė gjė e bėri nga qė nuk e deshi fare Kosovėn, sepse kjo do tė qe njė akuzė e pamerituar, por mund tė thuhet me siguri, se pėr egoizmin e ambicies sė tij pėr pushtet politik, e braktisi atė pjesė tė shtrenjtė tė kombit, tė martirizuar nėn njė zgjedhė tė huaj, tė cilėn thellė nė shpirt e ēmonte dhe e donte.

    Shqiptarja

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kush kane qene themeluesit e PKSH-se?

    PKSH lindi si parti nacionaliste, Hoxha e mbajti fshehur

    (PJESA E DYTĖ)

    Nga Ylli Polovia

    Emri:  cachew-820-750-strict-76281.jpg

Shikime: 4009

Madhėsia:  88.2 KB

    Historia nuk ribėhet, edhe pse mund tė rishkruhet sa herė t’i mbushet mendja njė shoqėrie, shteti, aradhe studiuesish apo politikanėsh. Nė kėtė kuptim as qė mund tė parafytyrohet ēfarėdo arsyetim, sipas tė cilit “sikur” ngjarjet tė zhvilloheshin jo ashtu siē kanė rrjedhur, por pak a shumė ndryshe. Kurrė nuk mund tė ketė njė variant tjetėr tė historisė nga ai qė realisht ka ndodhur, sepse ajo ėshtė zhvilluar ashtu, me “kokė tė vet”, jo nė mėnyrė spontane, pėr hatėr tė kėtij apo atij shteti tė veēantė apo individi tė fortė, kėtij apo atij lobi ose klase vendase, kontinentale apo globale.

    Historia merr atė formė qė ka pėr shkak tė njė mijė rrethanave objektive, tė cilat kurrkush nuk mund t’i kombinojė dot veē ajo vetė. Ja pse asnjė vullnet individual nuk mund ta pėrmbysė e pėshtjellojė atė. Nė fund tė fundit, me qė disa individė gjithė ditėn janė deklaruar dhe mburrur se qenė ata pa ngjau kjo apo ajo gjė, e vėrteta pėrgjigje ka vetėm njė: janė ngjarjet qė i kėrkojnė dhe i tėrheqin personat protagonistė pas vetes, duke i lejuar tė luajnė dhe tė hyjnė natyrshėm nė kujtesėn kolektive ose duke lėnė mėnjanė, madje flakur gjer nė harrim.

    Nė rrethana tė tilla edhe Enver Hoxha, tepėr i angazhuar nė kujtimet e tij tė shkruara se ishte themeli dhe energjia kryesore realizuese e Partisė Komuniste Shqiptare, kur gjatė 8-14 nėntorit 1941 qe vetėm njėri mes shumė tė tjerėve, nuk mund tė jetė i akuzueshėm se qe fajtori kryesor pėr mbajtjen nė shurdhėri tė tezės nacionaliste. Prandaj edhe hipoteza, sipas tė cilės sikur nė ditėt e themelimit tė PKSH-sė kjo frymė mund tė triumfonte, pra sikur nė Rezolucionin e kėsaj partie tė shpallej edhe objektivi i bashkimit tė gjithė shqiptarėve dhe trojeve tė tyre, e gjithė historia e Luftės sė Dytė Botėrore nė viset tona do tė rendte krejt ndryshe.

    Pėr shkak tė njė pafundėsie rrethanash, ndaj tė cilave askush nuk kishte fuqi pėr t’i ndryshuar, nė themelimin e PKSH do tė kishte brenda patjetėr jugosllavė. Nuk ėshtė qėllimi i kėtij shkrimi tė provojmė pėrse u dėshtua qė nga Kominterni tė caktoheshin pėr nė Tiranė pėrfaqėsues ndihmėtarė nga Partia Komuniste Italiane. Pėrse nuk erdhėn nga ajo Greke dhe pse vetė Kominterni, me qendėr nė Moskė, nė Ballkan “kushėri tė parė” kishte sllavėt dhe sidomos shtyllėn e tyre nė gadishull, serbėt. Vetė Kominterni, sado qė hiqej si internacionalist, qe njė krijesė e kulturės politike sovjetike, pra sllave. Por edhe nė Perėndim, atje ku qenė hedhur bazat e kėsaj ideologjie dhe bėrė provat e para, deri edhe nė mes tė Parisit, pėr tė ngritur njė shoqėri mbi ato themele modeli, po njėlloj mendonin. Pėr tė mos cituar edhe vetė Karl Marksin, i cili e kishte lėnė tė shkruar qė shqiptarėt duhej tė edukoheshin nėpėrmjet serbėve.

    Prania e jugosllavėve nė ditėthemelimin e PKSH-sė dhe po ashtu mė pas, duke e shoqėruar me ta nė komandė lėvizjen e armatosur komuniste shqiptare, qe e pandryshueshme, fatale. Megjithatė njė “lojė” arsyetimi do ta bėjmė, jo thjesht pėr tė shkathtėsuar vėmendjen tonė dhe me kėtė rast depėrtuar nė tė fshehta tė kėsaj ngjarjeje kyē. Ka qarkulluar pėr disa dekada rresht, por edhe ende lėvrin, njė pikėpamje, sipas tė cilės nė kushtet e atėhershme ndėrkombėtare Bashkimi Sovjetik, por edhe angloamerikanėt, e kishin bėrė ndėrkohė deklaratėn se nuk do tė njihnin asnjė ndryshim tė kufijve tė kryer prej Italisė dhe Gjermanisė, si edhe ēdo shteti mbėshtetės tė tyre.

    Kjo donte tė thoshte se nė fillim nėntor 1941 kėto tre fuqi tė mėdha antifashiste nuk e njihnin bashkimin e disa trojeve tė Shqipėrisė me Kosovėn, tė kryer prej strategjisė pushtuese tė Benito Musolinit. BRSS, SHBA dhe Britania e Madhe zotoheshin publikisht se problemet nacionale do tė zgjidheshin vetėm pas lufte, ēfarė donte tė thoshte pas likuidimit tė fashizmit. Nė kėtė kuptim komunistėt shqiptarė qė po themelonin partinė e tyre, sipas arsyetimit disadekadash, mund ta ēelnin diskutimin pėr ēėshtjen e Kosovės, por nuk kishte shumė gjasa tė merrnin ndonjė vendim.

    Tė deklaroheshin pėr bashkimin e trojeve dilnin kundėr fuqive qė luftonin fashizmin dhe nė krahun e tė cilėve qenė (!?) Tė heshtnin apo tė mos shpreheshin pėr bashkimin me Kosovėn do tė vepronin mė mirė se sa tė kryenin tė kundėrtėn, sepse me kėtė mėnyrė tė fundit do t’i jepnin fashistėve dhe bashkėpunėtorėve tė tyre njė mundėsi mė shumė pėr t’i goditur dhe diskretituar para popullit, duke ua dėshtuar misionin e luftės qė i kishin vėnė vetes (!?). Gjithnjė sipas kėtij arsyetimi veprime tė tilla, deklarimi pro bashkimit, do tė paralizonte frontin e pėrbashkėt me pjesėt dhe shtresat e tjera tė popullit, qė ata, me direktivė tė Kominternit, do tė ngrinin kundėr pushtuesve fashistė (!?).

    Kjo logjikė tani, pėrveē se tėrėsisht ideologjike, madje kombėtarisht edhe irrituese, ngjan jo pak edhe si idiote.

    Po tė ndodhte qė PKSH do t’ia delte qė nė thirrjen e saj tė parė gjithė bashkėkombėsve, menjėherė pas themelimit, t’u shpallte si objektiv tė ardhshėm, vetėm tė pasluftės dhe jo gjatė zhvillimit tė betejės sė armatosur, krijimin e Shqipėrisė sė para ndarjes padrejtėsisht mė dysh nė 1913, ajo do tė kishte vėnė nė vėshtirėsi tė madhe pėrpjekjet demagogjike tė fashistėve italianė, mė pas edhe tė atyre gjermanė, tė cilėt e pėrdorėn me shumė efektshmėri kartėn nacionaliste nė zbutjen e zemėrimit popullor kundėr tyre.

    Manipulimi i ndjenjave kombėtare tė popujve tė pushtuar nuk ndodhi vetėm nė rastin shqiptar. Ajo qe platformė themelore e Boshtit Fashist, u pėrdor maksimalisht, (thjesht pėr tė dhėnė njė shembull tjetėr) edhe nė Hungari. Nė vendin tonė e sidomos nė trojet etnike jashtė, ndjenja e rikthimit nė “Shqipėrinė e Vjetėr”, qe tepėr e madhe, e mbushur me pasion tė fuqishėm ēlirues. Pushtuesve nuk mund e nuk duhej t’ua lije si monopol kėtė energji kombėtariste, por tua hiqje, tua merrje sa mė shpejt dhe menēurisht nga duart.

    Vendimi nė mbledhjen themeluese tė PKSH-sė dhe pastaj shpallja me terma mjaft tė kujdesshėm, por me kuptim tė qartė, i idesė se pas pėrfundimit tė luftės antifashiste shqiptarėt kishin tė gjitha tė drejtat, nė harmoni dhe bashkėpunim me fuqitė fituese, tė bashkoheshin nė njė shtet tė vetėm, pėrmblidhte brenda vetes njė forcė tė madhe shkatėrruese kundėr demagogjisė sė Musolinit apo tė Hitlerit, po aq sa edhe vetė beteja me armė, nė tė cilėn komunistėt shqiptarė shkėlqyen.

    Pėr shumė arsye qė i dimė mirė, tek ne fryma nacionaliste ėshtė tejet e spikatur dhe zotėruese aq fort e shpirtrave dhe e mendjeve tona, sa ajo do tė shkrihej fare lehtėsisht e ngjizej nė njė trup tė vetėm me objektivin natyrshėm tė shkallės sė parė, ēlirimin shtetėror. Madje edhe me atė shoqėror, siē themeluesit e PKSH e premtonin se do tė qe “i lirė, demokratik dhe popullor”. Formula e nyjės treshe ēlirim shtetėror, kombėtar dhe shoqėror, do tė qe fort ndikuese edhe pėrballė rivalėve tė brendshėm politikė, tė cilėt historia i solli nė ballafaqim me emrin Balli Kombėtar.

    Madje kėta konkurrentė, tė mbetur nė pamundėsinė pėr t’u dalluar nė program me zgjidhjen e ēėshtjes gjithėkombėtare, mbase do tė kishin njė emėr tjetėr. Duke qenė se kjo pikė e programit do tė qe nė tė dy apo tri partitė rivale, atėherė ato do tė kishin shumė arsye tė bashkoheshin pėr luftėn e pėrbashkėt me armė. Fronti i tyre, pa dallim ideje, feje, krahine dhe ēėshtjeje kombėtare, duke qenė mė i arritshėm, do tė ishte edhe mė ēlirues, si edhe pa dyshim mė garantues pėr njė shoqėri shqiptare tė pasēlirimit, tė orientuar nga modeli i demokracive perėndimore.

    Ja pse censura qė iu bė kėtij objektivi, qė nė djep, pra qė nė ditėthemelimin e PKSH-sė, ishte jo vetėm njė pikėpamje dhe veprim i gabuar, njė shfaqje e lakuriqtė e pseudokulturės bolshevike internacionaliste qė kufizonte interesat nacionaliste, por edhe njė thikė nė shpinė pėr vetė gjithė luftėn ēlirimtare tė shqiptarėve.

    Pėr sa kohė gjakrat qenė tė nxehtė, nė pėrleshjen fizike kundėr armiqve pushtues, ky teh nuk u dallua shumė, sepse edhe komunistėt luftuan pėr ēlirim me shumė shpirt dhe pėrkushtim, por kur ato u ftohėn dhe lufta pėrfundoi, duke nxjerrė pėr zgjidhje ēėshtjen e rendit tė ri botėror dhe tė formateve e kufijve tė territoreve tė shteteve, shqiptarėt me kryeqytet Tiranėn qenė fare tė pamotivuar dhe tė papėrgatitur pėr tė kėrkuar e merituar atė qė ndodhi nė 1999: me pavarėsimin e Kosovės.

    Por tani le tė rikthehemi nė rrėfimin e pjesės tjetėr tė ngjarjes, themelimit tė PKSH-sė me nė mes, pas dy tė parave qė i dėshmuam nė shkrimin e javės sė shkuar, tė heshtjes sė tretė tė Enver Hoxhės pėr Kosovėn.

    Nė dokumentet e mbetura nga mbledhja nuk ka asnjė gjurmė pėr debatin me kėtė temė. Nė tė vėrtetė procesverbali i mbajtur prej Qemal Stafa nė tre fletore me nga njėqind faqe, nė rrethana shumė misterioze, ka humbur e thuhet se nuk u gjend mė kurrė. Ēfarė nė thelb ėshtė thėnė, e ringjall historiani Kristo Frashėri nė librin e tij tė vitit 2006 “Historia e lėvizjes sė majtė nė Shqipėri dhe e themelimit tė PKSH-sė, 1878-1941”. Profesori e ka mėkėmbur nėpėrmjet njė letre qė dhjetė muaj mė vonė nga ditėthemelimi Koēo Tashko i ka dėrguar Kominternit.

    Nė tė vėrtetė ajo nuk mbėrriti kurrė nė Moskė pėr arsye thjesht tė rrethanave tė luftės, jo sepse u pengua prej ndokujt. Ishte Miladin Popoviēi qė reagoi pėr kėtė temė pas dy javėsh, e cila edhe kjo ėshtė njė letėr pėr tė njėjtin institucion: Kominternin. Ndėrkohė pėr ēėshtjen e Kosovės prej studiuesve nuk ėshtė gjendur ndonjė qėndrim i shpallur, nė vitin 1941, nga qendra ndėrkombėtare e bolshevikėve me seli nė Moskė. Po ashtu pėr tė nuk ka asnjė rresht e fjalė nė Rezolucionin e PKSH-sė, tė miratuar nė 14 nėntor.

    Fjala Kosovė mungon nė njė tekst tė saj prej mbi 15 faqesh (nė formatin e librave tė sotėm) ose nė pėrafėrsisht dhjetė mijė fjalė. Madje nuk pėrdoret asnjė term tjetėr i nėnkuptueshėm, i pėrafėrt. Nė Rezolucion fjala shqiptar konsumohet vetėm pėr bashkėkombėsit brenda kufijve shtetėrorė me kryeqytet Tiranėn. Tė tjerėt janė thjesht “populli jugosllav”. Ajo qė tė lėndon ėshtė se, duke pėrfshirė edhe Thirrjen qė kjo PKSH, pas krijimit tė saj, ia bėri opinionit publik, kur citon popujt e Jugosllavisė, ajo rreshton malazezėt e serbėt, kroatėt e maqedonasit po ashtu, edhe asnjėherė shqiptarėt, tė cilėt tė paktėn nė Kosovė pėrbėnin shumicėn dėrmuese.

    Sapo nė mbledhjen themeluese ēėshtja e Kosovės u ngrit, tė dy emisarėt jugosllavė qenė tė njė mendje se ajo ishte pjesė e territorit tė Jugosllavisė. Po ashtu vunė pėrpara vendimet e BRSS, tė Kominternit dhe tė vendeve perėndimore. Miladini shtoi se ndryshimet e kufijve do tė shiheshin pas lufte dhe do tė bėheshin me pėlqimin e popullsive. Megjithatė Koēo Tashko i kujtoi atij se nė vitet njėzetė Kominterni e kishte pranuar kėtė ēėshtje, madje bashkė me tė kishte mbėshtetur edhe njė lėvizje nacional-ēlirimtare nė Kosovė.

    Kominterni, nguli kėmbė Tashko, u lidh dhe ndihmoi materialisht edhe grupin e saj udhėheqės, i cili qe organizėm i posaēėm i quajtur Komiteti i Ēlirimit tė Kosovės. Ky Komitet mbeti i lidhur me Moskėn edhe gjatė viteve tridhjetė. Nga kjo ndėrhyrje Popoviēi mbeti i shtangur dhe tha e nuk dinte gjė as pėr ngritjen dhe as pėr ekzistencėn e kėtij forumi, ca mė pak qė ishte drejtuar nga ndėrkombėtarja e Moskės. Ai kėmbėnguli nė idenė se PKSH nuk duhej tė ndėrhynte nė juridiksionin e Partisė Komuniste Jugosllave.

    Mirėpo as Koēo Tashko dhe as Anastas Lula, i cili e kishte ngritur kėtė temė i pari, nuk ranė dakord. Tė dy qėndruan nė mendimin se Partia Komuniste Shqiptare nuk mund tė rrinte pasive, sepse po tė vepronte ashtu, do t’u jepte revansh bashkėpunėtorėve tė fashistėve italianė. Kėta, duke e luajtur kartėn e bashkimit tė territoreve tė Shqipėrisė sė Vjetėr kishin ngjallur entuziazėm nė popull, ndėrsa nė tė vėrtetė po e pėrdornin atė pėr qėllimet e tyre pushtuese nė Ballkan.

    Ata vunė nė dukje se me lojėn hipokrite tė Romės dhe Berlinit pėr bashkim tė shqiptarėve po manipulohej mendėsia e bashkėkombėsve tė tyre nė Kosovė pėr t’u pėrdorur jo ndaj fashistėve, por tėrėsisht kundėr komunistėve dhe partizanėve jugosllavė si edhe luftės sė tyre ēlirimtare. Megjithatė as pas kėtij argumentimi dy jugosllavėt nuk u dhanė. Mė agresiv u bė Dushan Mugosha. Ky sulmoi. Tha se po ndeshte njė nacionalizėm shqiptaromadh, i cili nuk i paralizonte, por i inkurajonte kolaboracionistėt. Me kėtė rast Anastas Lula kėrceu pėrtej.

    Ai kėrkoi qė drejtimin e lėvizjes antifashiste nė Kosovė ta drejtonte PKSH. Tashko e mbėshteti dhe argumentoi se komunistėt shqiptarė nė kėtė drejtim mund tė jepnin mė shumė se kolegėt e tyre jugosllavė. Atėherė Mugosha sulmoi sėrish. U kujtoi tė dyve se delegatėt e Kosovės dhe tė Metohisė nė Konferencėn e Pestė tė PKJ-sė kishin propozuar qė organizata e krahinės sė tyre tė shkėputej prej komiteti krahinor tė Malit tė Zi, ku ishte deri ato ēaste, dhe tė lidhej drejt pėr sė drejti me Komitetin Qendror tė PKJ-sė.

    Konferenca e pranoi kėtė sugjerim, vijoi fjalėn e tij Dushani, dhe kjo u bė qė pas lufte t’u njiheshin kosovarėve tė drejta tė barabarta republikane. Qe ky momenti, sipas Prof. Frashėrit, kur Miladin Popoviēi iu drejtua Koēo Tashkos me fjalėt “Ėshtė shumė interesante dhe ėshtė pėr t’u ēuditur pse nuk shtrohet edhe ēėshtja e Ēamėrisė si e shtron ti ēėshtjen e Kosovės”. Pastaj e akuzoi: “Ti ke ngulur kėmbė vazhdimisht pėr kontrollin organizativ dhe politik tė Kosovės dhe jo pėr bashkėpunim politik...”. Pastaj, pothuaj i zėmėruar, shtoi se pas lufte do tė qe Jugosllavia vendi qė do ta ngrinte njė qeveri tė vėrtetė demokratike mė pėrpara se tė njėjtėn gjė ta bėnte edhe Shqipėria. Nė fund tė gjithė debatin e mbylli prerė: “Prej kėsaj thėnieje nuk tėrhiqem”.

    Nė vijim historiani Kristo Frashėri na ndihmon ta kthjellojmė edhe mė mirė dinamikėn e kėsaj ngjarjeje tė mbajtur fshehur pėr mė shumė se gjashtė dekada. Nė librin “Historia e lėvizjes sė majtė nė Shqipėri dhe e themelimit tė PKSH-sė 1878-1941”, kur tregon pėr ēėshtjen e hartimit tė Rezolucionit, shkruan se nė mbledhje projektit tė tij iu bėnė disa vėrejtje, “nė fakt jo thelbėsore, por anėsore, nga tė cilat pak u morėn parasysh.

    Veē kėsaj u vendos qė rezolucioni tė miratohej edhe nga aktivet e pesė Komiteteve Qarkore qė priteshin tė formoheshin. Vetėm pas miratimit nga kėto aktive rezolucioni do tė merrte trajtėn pėrfundimtare. Nė fakt, diskutimet e zhvilluara nėpėr aktive mbetėn formale dhe mbasi vėrejtjet qė u bėnė nuk u morėn parasysh dhe rezolucioni u miratua pa asnjė ndryshim”.

    Por Enver Hoxha tek “Kur lindi Partia” e rrėfen ndryshe kėtė moment. Ai ngul kėmbė qė ky dokument themeltar i PKSH-sė as u hartua dhe as u miratua nga mbledhja, por pas saj, u shkrua vetėm prej dorės dhe mendjes sė tij bashkė me Qemal Stafėn. Kėtu do tė qėndrojmė kėmbėngulshėm, sepse na ndihmon tė kuptojmė rolin e tij ndaj ēėshtjes sė Kosovės, tė paktėn nė nėntor 1941. E.H. pohon: “Pasi pėrfunduam Rezolucionin Qemali u nis pėr nė qarqe, pėr punėn e Partisė e tė Rinisė.

    Unė vazhdova hartimin e traktit tė parė”. Pastaj E.H. tregon mė tej si qe edhe thurrėsi i vetėm i kėtij dokumenti tjetėr themeltar tė PKSH-sė. Nė tė vėrtetė nuk ėshtė saktėsisht kėshtu, por, me qė e dėshiron edhe vetė, nė njė rrethanė tė tillė do tė mbetet mbi pėrgjegjėsinė e kujtimit tė tij historik heshtja e padrejtė dhe mėkatare pėr Kosovėn dhe ēėshtjen e pazgjidhur kombėtare.

    Nuk mund tė rrimė pa thėnė se mburrja qė ishte ai personalisht, Enver Hoxha, ideatori, themeluesi dhe arkitekti i vijės politike tė Partisė Komuniste Shqiptare, ka shkaktuar njė dėm tė madh historik: ai ka mbajtur tė fshehur njė vlerė atdhetare tė rėndėsishme tė komunistėve shqiptarė tė asaj kohe. Dhe sikur tė mos mjaftonin dy heshtjet e tij tė mėparshme, Hoxha kryen edhe heshtjen e tretė, mė tė madhen dhe mė tė gjatėn prej tė gjithave.

    Sipas Prof. Frashėrit diskutimi nė mbledhjen themeluese i projekt Rezolucionit bėri tė ndizet njė debat jo i vogėl. Aty PKSH ishte quajtur Partia Komuniste Shqiptare, ēfarė i prishi humorin jo vetėm Dushan Mugoshės, por edhe Miladin Popoviēit. Nė kėtė formė dukej sikur nuk ishte hequr dorė fare nga ēėshtja e Kosovės dhe e tokave shqiptare brenda territorit tė shtetit jugosllav, sepse partinė e tyre komunistėt shqiptarė po e dėshironin tė qe vepruese edhe pėr bashkėkombėsit e tyre pėrtej kufirit.

    Prandaj edhe tė dy njerėzit e Titos ngulėn kėmbė qė emri tė ishte Partia Komuniste e Shqipėrisė. Veē e patėn tė kotė. Dėshtuan. Bolshevikėt vendas nuk u dhanė dhe nė fund tė debatit mbeti Partia Komuniste Shqiptare. Mė pas, butė-butė e dhelpėrisht, ai emėrtim me mesazh tė qartė pėr tė gjithė bashkėkombėsit nė trojet e tyre, u zėvendėsua me formulimin e kėrkuar prej dy jugosllavėve.

    Kjo ndodhi gradualisht pas nėntorit 1941, gjatė gjithė luftės. Dushan-Miladini pas themelimit tė PKSH-sė mbi ēdo veprim tė saj kishin ndikim shumė herė mė tė madh se nė ditėt apo vitet e para. Por nuk do ta ngasim kėtė temė tė shndėrrimit dhelparak tė Partisė Komuniste Shqiptare nė Parti Komuniste e Shqipėrisė, triller nė tė gjitha zgavrat e vrimat e saj, sepse lexuesit dhe kėtij cikli do t’i merrte shumė kohė.

    PKSH si “Partia Komuniste e Shqipėrisė” nuk u thirr vetėm pas ēlirimit, ku tashmė shtet me tė gjitha detyrimet, vendi duhej tė respektonte disa rregulla ndėrkombėtare. Kur u shndėrrua nė PPSH (Partia e Punės e Shqipėrisė), PKSH tashmė qe transformuar sipas variantit tė dėshiruar nga emisarėt jugosllavė. Gjykojmė se lexuesit i duhet kumtuar pėr tė ditur edhe njė punė tjetėr e papastėr: sesi personalisht Enver Hoxha e falsifikoi kėtė tė vėrtetė nė tė gjitha botimet e mėpasshme tė kujtimeve tė tij si edhe tė ēdo botimi dokumentar tė partisė.

    Tek libri kryesor pėr mbledhjen themeluese, “Kur lindi Partia”, nė dhjetėra e dhjetėra raste kur e citon, e formulon vetėm “Partia Komuniste e Shqipėrisė”. Nė asnjė rast nuk ndodh, edhe kur rrėfen 8 nėntorin 1941, tė bėjė njė “lėshim” tė vogėl, t’i shkruajė dora vetėm njėherė “Partia Komuniste Shqiptare”.

    Ja disa prej pohimeve tė tij, duke filluar nga teksti hyrės: “Kur lindi Partia” ėshtė libri i parė né serinė e kujtimeve tė shokut Enver Hoxha pėr periudhėn e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Materialet e kėtij libri, tė shkruara gjatė viteve 1975-1976, u kushtohen luftės dhe pėrpjekjeve tė komunistėve shqiptarė pėr krijimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, kurorėzimit tė kėtyre pėrpjekjeve mė 8 Nėntor 1941 dhe ngjarjeve kryesore tė jetės dhe tė veprimtarisė sé Partisė Komuniste tė Shqipėrisė gjatė viteve tė Luftės Nacionalēlirimtare».

    Nė brendėsi: “Nuk kaluan as dy javė nga kjo demonstratė dhe na u dha sihariqi: "U krijua Partia Komuniste e Shqipėrisė!" Ose «Me shokėt e Grupit tė Shkodrės, bile kemi arritur nė parim nė mendimin e pėrbashkėt pėr shkrirjen e grupeve, e pėr krijimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė». Ose «Shoku Miladin, pėrpara unitetit marksist-leninist tė lėvizjes, pėrpara ēėshtjes sė madhe, formimit tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė nuk kanė vlerė njė ose dy persona, - i thashė unė».

    Tjetėr rast: «Vendosėm tė shtronim„ nė radhė tė parė e mbi tė gjitha, ēėshtjen qė dita e parė e Mbledhjes duhej tė konsiderohej si dita historike e shkrirjes sė grupeve dhe e Themelimit tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė». Po ashtu «Unė e pėrshėndes kėtė vendim dhe mendoj, megjithėse ėshtė puna juaj, - theksoi Miladini, - qė ta marrėsh ti fjalėn i pari dhe, midis tė tjerash, tė propozosh kryesoren, marrjen qė nė fillim, nė parim, tė vendimit pėr shkrirjen e grupeve dhe formimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė».

    Ose: «Atė natė qė do tė gdhihej data 8 nėntor ne u drejtuam pėr nė shtėpinė e vogėl qė po na priste. Nė kėto kujtime nuk do ta pėrshkruaj atė, sepse shtėpia ku u Themelua Partia Komuniste e Shqipėrisė». Ja ēfarė shkruan E.H. se ka shqiptuar nė fjalėn e tij si pėrfaqėsues GKK : «-Shokė, propozimi i Grupit tė Korēės ėshtė: Tė formojmė Partinė Komuniste tė Shqipėrisė nė bazė tė mandateve qė na kanė dhėnė shokėt e grupeve para se tė vinim nė kėtė Mbledhje dhe, pasi tė vendosim mė parė solemnisht dhe unanimisht Themelimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, tė vazhdojmė debatet e diskutimet».

    Tek «Jeta ime me Enverin» po kaq e vendosur nė emėrtimin e mėsipėrm ėshtė edhe Nexhmije Hoxha. Kur shkruan pėr miqėsinė e tij me Qemal Stafėn, shprehet “Enveri e pati bashkėpunėtorin mė tė ngushtė qysh nė hapat e para pėr Themelimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė dhe nė luftėn e saj revolucionare e patriotike pėr ēlirimin… » Megjithatė drejtoresha e Institutit tė Studimeve Marksiste-Leniniste, nė njė rast tregon korrektesė historike: «Pėr tė nderuar kujtimin e kėtij revolucionari patriot e komunist, njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Partisė sė re Komuniste Shqiptare, udhėheqės i shquar i Rinisė Komuniste Shqiptare, Enveri propozoi qė 5 Maji, dita e vrasjes barbare tė Qemal Stafės, tė pėrkujtohej si Dita e Dėshmorėve tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare kundėr pushtuesve nazifashistė ».

    Fshehja e emrit tė vėrtetė tė PKSH-sė, fryt jo vetėm i njė pasioni kombėtar dhe i njė debati, por edhe i njė fitoreje nė nėntor 1941 pėrballė trysnisė jugosllave, i shndėrruar tashmė pėr njė gjysmė shekulli nė njė mashtrim, shkon mė tej kujtimeve personale tė Enver dhe Nexhmije Hoxhės. Ndodhet kudo, nė librat shkollorė dhe tė vetė historiografisė zyrtare. Nė «Historia e Shqipėrisė», vėllimi II, 1965, nė kapitullin XX, ku flitet pėr themelimin e PKSH-sė, ajo quhet Partia Komuniste e Shqipėrisė.

    Tek 556 faqėshi « Dokumenta e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar pėr liri e demokraci, 1917-1941», publikim i vitit 1959, Rezolucioni firmoset me “Komiteti Central i Partisė Komuniste Shqiptare”. Nė njė botim qindra faqesh, njė pėrmbledhje tė dokumenteve kryesore tė PPSH, 1941-1985, shtypur nė 1987, i pėrgatitur nga Universiteti «Enver Hoxha» (i cili qe Universiteti Shtetėror) dhe i miratuar prej Institutit tė Studimeve Marksiste-Leniniste, teksti i Rezolucionit nė fund nėnshkruhet me «Komiteti Central i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė».

    Mirėpo Profesor Kristo Frashėri qė ka origjinalin dhe e botoi atė nė 2006, dėshmon se ai firmoset me «Komiteti Central i Partisė Komuniste Shqiptare». Me kėtė formė ėshtė mbyllur nė fund edhe «Thirrja» e parė e PKSH-sė. Kėshtu historiani lė tė kuptojė se nė kėtė formė tė padeformuar e ka gjetur edhe nė faqet 24-28 tė botimit mė 1960 tė «Dokumenta kryesore tė PPSH», vėllimi i parė, 1941-1948. Si «Komiteti Central i Partisė Komuniste Shqiptare» ndodhet nė kėtė botim tė fundit edhe tek trakti i Thirrjes.

    Kėtu, nė pesė brohoritjet e fundit, e para formulohet “Rroftė bashkimi i popullit shqiptar nė luftėn nacional-ēlirimtare!” Kjo formė tė shprehuri tė vė nė ngasje se mos fsheh nėntekstin e pėrmallur tė komunistėve themelues pėr ēėshtjen e pazgjidhur kombėtare. Na krijohet kjo hamendje edhe sepse brohoritja e dytė formulohet “Rroftė bashkimi i popujve ballkanikė nė luftėn kundėr fashizmit!”. E pesta dhe e fundit thotė “Rroftė Partia Komuniste Shqiptare!”

    Por E.H., sa mė shumė vite kanė kaluar aq mė shumė pėrpjekje ka bėrė pėr ta zhdukur pėrfundimisht nga kujtesa e tė gjitha gjeneratave tė mėpasshme kėtė emėrtim dhe dėshmi dashurie kombėtare tė komunistėve tė parė shqiptarė, tė cilėve, thotė, se qė para 8 nėntorit u ka qenė prijės, mėsues e udhėheqės. Pėrse e ka kryer kėtė vepėr tė pahijshme? Ngulim kėmbė jo sepse nuk kishte nė shpirt pasion nacionalist dhe nuk e donte Kosovėn. Enver Hoxha veproi ashtu sepse donte mė shumė veten.

    Nė 14 nėntor 1941, kur hamendėsohet se ėshtė bėrė debati mes bolshevikėve shqiptarė dhe atyre tė ardhur nga pėrtej kufiri, ai kishte hall t’i hynte nė zemėr Miladin Popoviēit dhe Dushan Mugoshės dhe nėpėrmjet tyre tė kapte kreun e partisė. Me siguri, pėr rrjedhojė tė njė logjike tė thjeshtė, Hoxha nė kėtė debat, siē edhe veproi nė rastin e parė, kur u polemizua pėr strukturėn organizative tė partisė dhe tė njė degė tė mundshme tė saj nė Kosovė, ai nuk do tė jetė rreshtuar me shumicėn qė i detyruan dy emisarėt e Titos tė pranonin formulimin “Partia Komuniste Shqiptare”. Nė qoftė se ai do tė qe bashkuar me ta, me siguri do ta kishte shkruar e nė mos fryrė e zmadhuar, thėnė e stėrthėnė.

    Ja pse heshtja e fillimit, tė cilės i ėshtė dukur thjesht njė manovėr e pėrkohshme dhe shumė kalimtare, tė kryer nė rrethanat e njė ambicieje pėr pushtet personal, do ta tėrhiqte nga pas pėr tė shkuar gjer nė krimin e falsifikimit jo vetėm tė historisė, por edhe tė imazhit tė komunistėve shqiptarė, shokėve tė tij ideologjikė, tė cilėt mė pas do tė bien nė tragjedinė e pasojave tė hidhura qė dogma marksiste-leniniste u dha popujve tė pasluftės. Nė kėtė defekt tė tyre tė madh, pa ja kursyer kritikėn, le tė rrinte e ngrohtė dhe e bukur kjo dritėz e vogėl e dashurisė sė tyre pėr Kosovėn.
    Tiranė, mė 20 prill 2013

    Shkrimi u botua sot nė Suplementin Rilindasi nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 28.04.2013)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •