Rruget per eliminimin e dhimbjes
Nuk ekziston asnjė njeri qė nuk ka asgjė, vetėm nėse ka mbyllur krejtėsisht shqisat e tij tė brendshme kundrejt ēdo realiteti. Tė gjithė e pėrjetojnė dhimbjen gjatė jetės

Qė nga momenti qė vijmė nė jetė, ashtu si edhe deri atėherė kur jemi gati tė lėmė praninė tonė fizike nga kjo botė, dhimbja shfaqet me shumė mėnyra. Dhimbja ėshtė gjithmonė njė humbje.

Pėr trupin: dhimbje mund tė jetė humbja e shėndetit dhe ky disekuilibėr natyral shprehet nė dhimbje tė ndryshme qė zakonisht burgosin vėmendjen dhe ndėrgjegjen tonė.

Pėr Psikėn (botėn Psikologjike): dhimbja bazohet nė humbjen e njė ndjenje (si pėr ato qė ndjejmė ne, por edhe sidomos pėr ato qė marrim nga persona tė tjerė). Megjithatė, le tė lėmė tė tjerėt tė na duan dhe tė na lėnė t'i duam. Disa shembuj mbi humbjen e ndjenjave:

-Humbja e besimit tek dikush apo diēka

-Humbja e perspektivave qė filluan, por nuk mbaruan

-Humbja e besimit tek vetvetja, qė shprehet si frikė pėr pėrballimin e situatave tė vėshtira, por madje edhe ato tė lehta.

Dhimbja qė krijohet nga humbja e personave tė dashur apo sendeve tė ēmuara.

Gjithashtu, tė gjitha ato emocione qė pėrfaqėsojnė humbjen e diēkaje qė besonim ose shpresonim se zotėronim.

Pėr Mendjen: dhimbja vjen si rezultat i mungesės sė kuptimit nga njerėzit pėrreth. Kur mendja mbyllet, bllokohet dhe nuk e kupton rėndėsinė e rrethanave, kėshtu qė vuan. Kur mendja nuk ėshtė trajnuar dhe nuk ka mjetet pėr tė konceptuar shkaqet e jetės, vuan. E njėjta gjė ndodh edhe kur mendja ėshtė pak e trajnuar apo e kultivuar pak. Nėse bllokohet gjatė pėrpjekjes pėr tė arritur nė thellėsi tė gjėrave, rezultati ėshtė i njėjtė, Dhimbje.

Dhimbja, gjithashtu krijohet edhe kur vėrtetojmė se ndjekim ide tė gabuara ose veprojmė me kritere tė gabuara. Edhe kur kuptojmė se kemi njė imazh tė gabuar pėr veten tonė dhe se nė tė vėrtetė nuk jemi ai/ajo qė ėndėrrojmė se jemi.

Ndalimi i dhimbjes

Ėshtė e mundur qė dhimbja tė mos mbarojė kurrė plotėsisht, pasi ndodhemi nė njė rrugė zhvillimi pėrparuese dhe meqenėse pėrparojmė ngadalė, gjithashtu edhe dhimbja shuhet ngadalė, por jo krejtėsisht. Zhdukja e saj gjendet nė njė nivel ēlirimi shpirtėror, qė pėr ne ėshtė shumė larg tani pėr tani. Ajo qė duhet dhe mund tė bėjmė, ėshtė tė fillojmė tė kufizojmė shkaqet qė e krijojnė dhimbjen.

Pėr kėtė nevojitet t'i shikojmė gjėrat me njė mėnyrė tė qetė, inteligjente dhe objektive. Duhet tė shikojmė veten tonė nga jashtė, pėr tė vlerėsuar realitetet e tij, tė cilat pėrndryshe do tė na preokupojnė aq shumė sa do tė na bėjnė tė verbėr, nė mėnyrė qė tė mos t'ju japim emėr dhe pėrkufizim. Nėse dikush nuk shikon gjėrat, si hap i parė, ėshtė e pamundur tė kėrkojė ndalimin e dhimbjes.

Si hap i dytė, duhet tė kėrkojė zgjidhje pėr tė arritur tek motivet qė na udhėheqin drejt dhimbjes. Gjithēka ka njė zgjidhje, pak apo shumė tė mirė. Por, nėse dikush nuk ka vullnetin pėr ta kėrkuar dhe aq mė tepėr pėr tė zbatuar zgjidhjet, dhimbja do tė qėndrojė. Dhe jo vetėm do tė qėndrojė, por edhe do tė na bėjė tė akuzojmė faktorė tė jashtėm pėr atė qė ne nuk guxuam tė pėrballonim.

Rrugėt pėr eliminimin e dhimbjes

Kėto rrugė na i jep Filozofia Budiste, e cila me "Rrugėn e Madhe" apo "Udhėn Fisnike Tetėshe", na ofron hapat, tė cilėt mund tė pėrdorim, pasi sipas kėsaj filozofie gjithēka ėshtė nė dorėn tonė, pa u nevojitur pėr tė ndjekur fenė, por vetėm, duke u menduar.

Opinionet e drejta duhet tė jenė puna jonė e pėrditshme pėr tė dalė nga padituria dhe pėr tė arritur gradualisht drejt diturisė. Njė gjė tė tillė gjithashtu kėshillonte edhe Platoni. Opinionet tona do tė jenė ēdo herė e mė tė drejta sa mė shumė t'i largohemi subjektivitetit, nga arroganca e bindjeve tona qė i konsiderojmė si mė superiore nga ato tė tė tjerėve, nga dėshira pėr tė pasur gjithmonė tė drejtė. Pėrkundrazi, duhet tė bazohemi tek doktrinat e tė diturve, nė kėshillat e tyre qė janė tė mbushura me pėrvojė dhe nė vizionin e pastėr qė ata na ofrojnė.

Synimet e drejta fillojnė nga njė ideal i pastėr pėr jetėn, nga disa principe qė mund tė shėndėrrohen nė objektiva. Nėse do tė kemi njė ideal si burim frymėzimi, kemi mundėsinė pėr tė drejtuar nė mėnyrėn e duhur synimet tona. Me pak fjalė: le tė zėvendėsojmė egoizmin me bujarinė.

Veprimet e drejta do tė jenė pasojat logjike tė ideve ose opinioneve tė drejta dhe tė synimeve bujare. Kėtu duhet tė shtohet, nė mėnyrė tė pakthyeshme, vullneti pėr tė vepruar.

Fjalėt e drejta na detyrojnė tė mendohemi pėrpara se tė hapim gojėn dhe tė flasim. Nė vend qė tė themi tė parėn gjė, qė na thonė emocionet (dhe jo domosdoshmėrisht idetė), duhet tė llogarisim rezultatin qė mund tė krijojnė fjalėt tona. Duhet te jetė e qartė, nėse duam tė komunikojmė me tė tjerėt apo nėse thjesht duam tė bisedojmė dhe tė mbushim heshtjen me zėra bosh.

Mjetet e drejta tė jetesės nėnkuptojnė njė sjellje etike. Tė gjithė duhet tė punojmė pėr tė jetuar. Kjo, pavarėsisht atyre qė thuhen pėr tė kundėrtėn, ėshtė njė ligj i mrekullueshėm i ekzistencės qė na mban aktivė dhe na bėn tė zhvillohemi si brenda ashtu edhe jashtė vetes.

Por nuk ndodhen tė gjitha punėt nė lartėsinė e dinjitetit filozofik. Nuk i referohemi punėve modeste, por atyre qė ofendojnė dinjitetin njerėzor nėn mijėra fytyrat e korrupsionit. Dhe janė tė drejta gjithashtu mjetet e jetės, qė janė pikėrisht ato: mjete dhe jo objektiva qė thithin tė gjithė ekzistencėn njerėzore.

Pėrpjekja e drejtė konsistohet nė pėrdorimin e energjive tona, pa i shkuar dėm, por edhe pa qenė si ai kurnaci qė nuk do tė sakrifikojė diēka, ose do tė sakrifikojė sa mė pak tė jetė e mundur.

Pėrpjekja ėshtėe drejtė, atėherė kur drejtohet drejt objektivave qė janė zgjedhur si mė tė mirėt dhe kur nuk kufizohet nė pėrpjekjen mė tė vogėl, por pėrkundrazi nė pėrpjekjen mė tė madhe qė mund tė ofrojmė. Ai qė pėrpiqet tė japė dhe tė bėjė nė maksimum, zgjeron kufinjtė e aftėsisė sė tij. Sa mė shumė tė pėrpiqet, aq mė shumė mundet.

Vėmendja e drejtė ėshtė njė qendėr drite ku mblidhen pėrjetimet tona, gjė qė na jep rregull dhe pastėrti nė ndėrgjegjen tonė. Mjafton tė themi, duke pėrmbledhur se, vėmendja ėshtė fuqia e ndėrgjegjes.

Pėrqendrimi i drejtė konsiston nė tė qenit gjatė pjesės mė tė madhe tė ditės (si edhe tė jetės) nė boshtin tonė tė brendshėm, nė qendrėn tonė, duke eliminuar gradualisht ngjitjet dhe zbritjet e ndėrgjegjes, qė vijnė si rezultat i ndryshimeve emocionale dhe mendore. Kjo ėshtė pėrpjekja e drejtimit tė shprehjeve tė shpirtit dhe veprimeve tė trupit drejt unit (vetvetes) tonė tė vėrtetė.

Ēfarė tė bėjmė ndėrsa pėrpiqemi tė kapėrcejmė dhimbjen?

Tė mos "paralizohemi" nė tė: Tė mos presim se dhimbja do tė zhduket krejtėsisht pėr tė vazhduar veprimet tona dhe as mos tė shtyjmė tė tjera, mė tė reja dhe mė tė mira. Duhet tė mėsojmė tė ecim, duke marrė dhimbjen pėr dore, pa i kushtuar shumė vėmendje. Vėmendjen tonė duhet ta drejtojmė drejt mjeteve qė do tė na lejojnė ta eliminojmė krejtėsisht dhimbjen.

Tė mos bėhemi tė padurueshėm: nėse dhimbja bėri shumė kohė tė vendosej nė Psikinė (botėn psikologjike) tonė, gjithashtu nevojitet kohė e konsiderueshme - jo kaq shumė - pėr tė dhėnė njė kalim pastrimit dhe ēlirimit nga ajo. Le tė zhvillojmė njė durim aktiv, njė durim qė nuk do tė pushojė sė punuari pėr detyrimet e tij.

Tė mos biem nė emocione apo ide nėnvlerėsuese: Nė vend qė tė nėnvlerėsojmė veten tonė, le tė pėrpiqemi tė dalim nga burimi i errėt i dhimbjes dhe tė vėmė tė gjithė vullnetin tonė pėr kėtė. Kėshtu do tė zgjerohet vetėvlerėsimi. Ai qė dorėzohet dhe braktiset nė dhimbje, nuk do tė mund tė ndjehet mirė me veten e tij.

Tė mos nxehemi: Tė mos akuzojmė tė tjerėt dhe as tė mos lejojmė qė tė bie sipėr tyre gjendja negative e dhimbjes. Mė mirė tė pėrpiqemi tė tregojmė gėzimin e betejės qė kemi filluar nė mėnyrė qė tė mund tė vazhdojmė.

Dhe mbi tė gjitha tė kemi parasysh faktorėt e shumtė qė na japin kėnaqėsi, qė na japin gėzim dhe entuziazėm, dobitė e shumta qė jeta na ka dhėnė, pa qenė mosmirėnjohės me Fatin dhe dhuratat qė marrim. Nuk ekziston asnjė njeri qė nuk ka asgjė, vetėm nėse ka mbyllur krejtėsisht shqisat e tij tė brendshme kundrejt ēdo realiteti.

Por ēėshtja nuk ėshtė kjo. E rėndėsishme ėshtė tė duam jetėn dhe shanset qė ajo na ofron. Dhe, nėse ndonjeherė na bėjnė tė vuajmė, le t'i zėvendėsojmė hijet me dritė. Ky ėshtė kuptimi i zhvillimit.