Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 100
  1. #21
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Asimilimi i shqiptarve neper bote eshte nje fenomen i natyrshem.

    E di ti qe kur dolen shqiptaret per here te pare neper bote, shume veta se dinin ku bie shqiperia, kujtonim se ishim njerez qe vinin nga mali, njerez te eger.Arsimilim tregoi qe jemi komb qe dime te pershtatemi dhe dime te integrohemi, jo injorant.
    Ka shume veta qe jetojne me vite jashte atdheut dhe vetem dy fjale dine dhe marri femijet e tyre neper doktor dhe zyra. Po kesaj cfare i thu ti lol ???????
    Perderisa ti si individ vendos qe te jetosh, te ndertosh jeten tende ne nje vend te huaj do pershtatesh, do intigrohesh dhe traditat do s'buten pak ose kthehu ne shqiperi .
    Getot qe krijohen , vecimi nga vendasit sjell urrejtje per njeri tjetrin dhe ngjarje ekstreme.Kinez, turq ,rus etj.

    Femijet e emigrantve rriten mes dy gjuheve. Pjesen me te madhe te dites e kalojne ne kopesht apo shkolla , pra flasin gjuhen e vendit ku jetojne. Normal qe do kene deficite ne gjuhen shqipe.


    Pastaj jane raste ekstreme kur femijet e emigrantve nuk flasin asnje llafe shqip,vijne nga familje qe jo se nuk jane atdhedashes ,por eshte nje lloje krenaria qe jetojne jashte . Munges informacioni
    Ja nje mendim me vend dhe i duhur ne teme, qe meriton te lexohet sepse fundi i fundit tregon nje pjes te realitetit qe faktikisht existon edhe perkunder tendencave qe ne fillim te temes te mohohet ky fakt.

    e panjohura

    Nuk me kujtohet emri i atij boksierit turk qe mbronte ngjyrat e Gjermanis,ishte i lindur ne Gjermani,por nje fjali te vetme nuk e fliste Gjermanisht,mbi koke i rrinte perkthyesi.A nuk tregon kjo se sa e ruajn tjeret identitetin e tyre?A nuk eshte brengosje per vet popullin tone?Nuk eshte keq te dijsh gjuhe,por se pari duhet mesua gjuha amtare e cdo femiu,se kur e meson alfabetin 36-t shkronjesh atehere shum me leht do te shqiptosh fjelet ne te gjitha gjuhet!
    Ja nje shembull tipik te kesaj teme, ka sjellur epanjohura

    Pikerisht duke sjellur keso shembujsh, mund te bejme nje komperacion dallues te ketij fenomeni.

    Shembulli i turqeve eshte rasti me i kapshem i kesaj teme, sepse turqit jan ata qe e kan ruajtur identitetin e tyre ku do qe jetojnë. Bile me kujtohet pikerisht ai bokseri qe ishte pas ndesh me luan krasniqin, edhe pse me shtetesi gjermane, ai dy fjale gjermanisht nuk mund ti fliste.

    Francezet
    Ka shume qe e dijnë gjuhet tjera mirpo u vie inat nese flasin anglishten, mirpo ku do qe ndodhen flasin frengjisht. Me kujtohet ky kryesori i EULEXIT kermabo, teper rrall flet ne anglisht(vetem ateher kur e pyesin gazetaret), por gjithmon frengjisht.

    Kinezet

    Kur permenda ne fillim kinezet nuk permenda rasteist, por jan popull me vetebesim, krenar me kulturen e tyre dhe asesi nuk asimilohen ne kultura tjera, por e ruajn identitetin e tyre dhe besa mundohen qe tua propozojn te tjereve.

    Integrimi si arsye
    Kam ndegjuar shume raste, ku vete gjermani apo zvicrrani, iu ka drejtu shqiptarit se pa e njoft kulturen dhe edukaten tende shqiptare, kurr gjerman apo zvicrran i civilizuar nuk mund te behesh.
    Sepse realisht ashtu eshte, pasi qe nese nuk te pelqen identiteti jot, ateher ska se si te te pelqej identiteti i huaj.

    Une njof shume familje qe gjenden jasht edhe pse shquhen per pasterit te gjuhes dhe ruajtjes se kultures se tyre kombetare, ata jan te integruar ne shtetin ku jetojn ne menyre perfekte, sa qe secili di mbi 3-4 gjuhe te tjera.

    Pa_doreza2
    Po ne Kosoven tone pa emigruar fare jene asimiluare ne gjuhen arabe turke dhe shkinishte fjalen e par shqipetaret e flasine ''merhaba'' elhamdylila''allahu kete menyr te shprehjese i ka kontribue edhe i Zoti i temes kur ter kohen flet arabishte turqishte magjupistanishte etj.kjo eshte teragjedija dhe masakrimi i gjuhes shqipe nga hoxhollaret qe dite e me shume po e masakrojne deri te mjerimi shkurte pamese .Zoti i temes e keni konvertuar dhe asimiluar edhe trurin veshjet traditat arabe ne token e shqipes. Ata ne perendim kane filluar te civilizohen te dalin nga terri i fese nje shqipetar qe nuk e njef gjuhen shqipe nuk dotethote se nuk eshte shqipetar.

    Po t'i shiqojne kleriket e fese islame se ç'fare jane veshjet e tyre dhe kapela e tyre .Ata masepaku duken se nuk jane shqipetar ata duken sikur BIMBASHET e Turqise fashiste flasin arabishte fese i dhane perparsi sesa kombite

    Zoti Fisnik kushe e asimiloj Kosoven mbrenda kufijve te saje .S'pari duhet te fshishe oborrin tende e tanaj me shique te kojsheise
    Ti nuk je pa dorza, por i pa sinqert, pasi qe qellimi yte eshte te devijoj temen. O daj nuk e kam hap temen per kete qellim, sepse identiteti fetar eshte krejt diqka ndryshe, mirpo hape nje teme tjeter dhe jo ketu dhe ska problem ta mbylli gojen ku do qe disktojm, vetem urdhero mirpo jo ne kete teme, sepse se kam hap per kete rast.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #22
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Pse shqiptarët nëpër botë, asimilohen më shumë se te tjerët?


    sipas mendimit tim, fenomeni i asimilimit qe ndodhe tek disa shqiptare ,nuk eshte shprehje e kultures apo mos injorances, siç e papaqesin disa ne postimet me larte ,por e kunderta e kesaj...Qe do te thote nje njeri qe ka edukate dhe ndjesin e faktit te qenurit shqiptare, mundet fare mire te integrohet ne nje shtet tjeter,duke ruajtur gjuhen dhe ndjenjen per kombin dhe atdheun...Une vete jetoj ne perendim dhe njoh mjafte shqiptare, qe fmijte e tyre kane lindur atje e flasin dhe kumunikojne shqip ne mes tyre...Sikur qe njohe shqiptare, qe kane ardhur vone ne perendim dhe femijte e tyre kane lindure ne Kosove apo Shqipri, dhe kumunikojne ne gjuhen gjermane...!
    Ketu ne perendim nuk eshte kushte ,dhe nuk perben fakt ,qe te asimilohesh,dhe pastaj te integrohesh ne ate shtet...Per kete nuk te detyron askush...Bile shteti afron mundesi per fmijte e emigrantve,duke formuar klasa me mesime plotsyese, ne qofte se paraqitet interesi nga prindrit e femijve, qe keto te mesojne dhe shkruajne, ne gjuhen amtare ,qe keto mos te harojne kete gjuhe...!
    E thene shkurt: Kjo pune mvaret nga prindrit...Nqofte se prindrit nuk e kane sensin e ndjesise te qenurit shqiptare ose kane nivel te ulte te arsimit ,duke komunikuar me femijte e tyre tere kohen ne gjuhe tjeter,sigurishte se ska te ndodhe tjeter,pos ato te asimilohen...!


    PS.Sot ne shekullin 21 ,qe jane shume mundsi kumunikimi dhe thithjesh informacioni per te mesuar eshte e veshtire qe te asimilohesh...Perveç atyre ,qe duan te asimilohen vete...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 30-01-2010 më 14:17

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2009
    Postime
    19
    Dikush thot nëse e do kombin rri e mos shko jash.Jo nuk është ashtu.Jasht është dasht të shkohet se se kemi qenë të okupuar dhe është dasht ta sigurojmë kafshatën e bukës,po edhe jasht duhet ta ruajmë gjuhën e kulturën tonë,po edhe të mësohemi me kulturën e gjuhën e atyre ku punojmë e jetojmë.Po është diçka tjetër që ne ma shpejt se të tjerët e harrojmë gjuhën tonë e kulturën.Ne jemi një sofër njerëz dhe i kemi katër fe. Klerikët ma së pari e theksojnë fenë e pastaj kombin,e ne disa e kemi fenë si të gjermanit e italianit,e disa si të arabit e turkut,disa si të grekut etj.Ata që kanë dal jasht zakonisht janë të pashkolluar dhe për ta është me rëndësi ta ruajnë fenë,bile shpesh takoj njerëz që vijnë në pushime dhe nuk thojnë që po i qoj fëmijët në shkollën shqipe po thojnë se kemi tubu pare dhe e kemi financu hoxhën me na i falë taravit,ose e kemi mbarua një xhami dhe gjyko vet se pse..............

  4. #24
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Jashtë vendit nuk gjenden vetëm ata që kërkojnë punë të rëndomta, por edhe shkrimtare e shkrimtarë, profesorë nëpër universitete perëndimore, gazetarë, kameramanë, sportiste e sportist, këngëtare e këngëtar, artiste e artistë, poete e poet dhe politikane e politikan. Këta emra apo më mirë këta emra e mbiemra, që i lexojmë sot, pas disa dekadave do të shuhen dhe fëmijët e tyre do të asimilohen, mu siç janë asimiluar edhe ata, që patën ikur në fillim të shekullit të kaluar. Shumë emra të mëdhenj, me të cilët ne mburremi sot, nuk kanë lënë pasardhës shqiptarë si vetja; jo se jo për nga fama profesionale apo angazhimi kombëtar, por as nga vetëdija kombëtare.

    Për këtë dukuri ka mirëpo një shpjegim shkencor: thuhet se fëmija diku rreth tridhjetë për qind të edukatës e merr nga familja, diku mbi tridhjetë nga shkolla dhe mbi tridhjetë nga shokët. Nga kjo mund të konstatohet se fëmijët tanë mbeten diku 30 % shqiptarë, nëse martesat janë të përziera, atëherë teoretikisht kjo përqindje përgjysmohet. Kjo përqindje tkurret akoma më shumë, kur të martohen fëmijët e mërgimtarëve të sotëm. Më së largu në brezin e tretë, shkrirja në kombin tjetër përmbyllet.

    Arsyeja logjike: në vendet e huaja nuk prodhohen shqiptarët, por shqiptarët asimilohen! Këtë duhet ta ketë të qartë klasa politike në Shqipëri.

    Nëse ju në atdhe keni akoma iluzione dhe nëpër statistika numëroni shqiptarët jashtë, harrojeni këtë! Pas disa dekadave do të ketë gjerman me origjinë shqiptare, francez e italian me origjinë shqiptare, grek, suedez, holandez, haitian, amerikan e kanadeze me origjinë shqiptare, por ata as nuk do të flasin shqip, as nuk do ta ndjejnë veten shqiptarë! Skena e sotme politike do të futet në histori me dy fakte të mëdha: për lirinë dhe barazinë e kufizuar dhe zvogëlimin e pakufizuar të kombit!
    Keto dy fraza meritojn te merren si moster ne kete temë dhe ata qe e mohojn nje fakt te tillë, ti hapin syt dhe te lexojn
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 31-01-2010 më 06:57
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Me siguri qe edhe ju keni mundur ta vereni nje fenomen te till qe na godet neve shqiptareve ne kete aspekt.

    Ne shqiptaret kemi ditë ta ruajm identitetin tonë edhe ateher kur na eshte rrezikuar me dhunë e forcë, mirpo quditërisht sot ka qe ne kohe paqe dhe pa imponim braktisin pikat identifikuese te identitetit kombetar.

    Jo pak familje shqiptare qe gjenden neper botë, kan filluar ta "trashin gjuhen" dhe kesisoj ti japin prioritet gjuheve te tjera dhe jo asaj shqipe.

    Bile skandali eshte kur jan Prinderit ata qe i flasin femijeve te tyre ne gjuhen jo shqipe edhe atë ne mes te shtepis se tij, dhe akoma ma skandaloze sa qe edhe kur vjen në atdhe, fillon te zgerdhihet ne gjuhe te tjera me femijet e tij.

    Kinezët jan Shembull ne këtë rast

    Ku do qe shkojnë neper botë kinezët, ata e ruajn identitetin e tyre kombetar, sa qe menjeher me vendsojen ne nje qytet, fillojn te ndertojn lagjet e tyre kineze, ndertojn restaurante kineze, shesin mallin e tyre kinez, hapin klinika per masazha kineze dhe ne fund e krijojnë nje qytet ne veti shpesh te quajtur: "Chinese Town"(qyteti kinez)

    Kulminacioni
    Ka kinez qe jan te lindur ne Amerikë, mirpo qe nuk dijnë te flasin gjuhen angleze, sepse jan te organizuar dhe e ruajn identitetin e tyre kombetar mbrenda qytetit te tyre "CHINESE TOWN"

    Pse ne shqiptarve na ndodhin keto gjera?? A thua kemi munges krenarie dhe munges vetëbesimi si popull dhe lakmues te identiteteve te huaja.
    E kemi rujt kur nuk i ka fut hundet feja islame,por ja tani shqiptarve me shume po ju intereson feja se sa kombi,kan ndrru kohrat per keq

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Pse shqiptarët nëpër botë, asimilohen më shumë se te tjerët?


    sipas mendimit tim, fenomeni i asimilimit qe ndodhe tek disa shqiptare ,nuk eshte shprehje e kultures apo mos injorances, siç e papaqesin disa ne postimet me larte ,por e kunderta e kesaj...Qe do te thote nje njeri qe ka edukate dhe ndjesin e faktit te qenurit shqiptare, mundet fare mire te integrohet ne nje shtet tjeter,duke ruajtur gjuhen dhe ndjenjen per kombin dhe atdheun...Une vete jetoj ne perendim dhe njoh mjafte shqiptare, qe fmijte e tyre kane lindur atje e flasin dhe kumunikojne shqip ne mes tyre...Sikur qe njohe shqiptare, qe kane ardhur vone ne perendim dhe femijte e tyre kane lindure ne Kosove apo Shqipri, dhe kumunikojne ne gjuhen gjermane...!
    Ketu ne perendim nuk eshte kushte ,dhe nuk perben fakt ,qe te asimilohesh,dhe pastaj te integrohesh ne ate shtet...Per kete nuk te detyron askush...Bile shteti afron mundesi per fmijte e emigrantve,duke formuar klasa me mesime plotsyese, ne qofte se paraqitet interesi nga prindrit e femijve, qe keto te mesojne dhe shkruajne, ne gjuhen amtare ,qe keto mos te harojne kete gjuhe...!
    E thene shkurt: Kjo pune mvaret nga prindrit...Nqofte se prindrit nuk e kane sensin e ndjesise te qenurit shqiptare ose kane nivel te ulte te arsimit ,duke komunikuar me femijte e tyre tere kohen ne gjuhe tjeter,sigurishte se ska te ndodhe tjeter,pos ato te asimilohen...!


    PS.Sot ne shekullin 21 ,qe jane shume mundsi kumunikimi dhe thithjesh informacioni per te mesuar eshte e veshtire qe te asimilohesh...Perveç atyre ,qe duan te asimilohen vete...!
    Jo more po ma shqiptar jan ata jasht se ne mbrenda,te gjitha te mirat kosoves i kan ardh nga jasht,edhe nuk eshte e vertet se jan asimilu

  7. #27
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Nuk me kujtohet emri i atij boksierit turk qe mbronte ngjyrat e Gjermanis,ishte i lindur ne Gjermani,por nje fjali te vetme nuk e fliste Gjermanisht,mbi koke i rrinte perkthyesi.A nuk tregon kjo se sa e ruajn tjeret identitetin e tyre?A nuk eshte brengosje per vet popullin tone?Nuk eshte keq te dijsh gjuhe,por se pari duhet mesua gjuha amtare e cdo femiu,se kur e meson alfabetin 36-t shkronjesh atehere shum me leht do te shqiptosh fjelet ne te gjitha gjuhet!
    Nese eshte shume me rendesi emri i ketij turkut ,Samil Sam quhet.

    Une e kam nje daje ne Gjermani dhe nje ne Zvicer. Femijet e ketij ne Zvicer nuk flasin shqip, perderisa femijet e dajes ne Gjermani flasin shume bukur shqip, gjermanisht dhe anglisht. Ne shtepi komunikojne shqip. Nese dikuj i intereson, shume me te integruar jane keta qe flasin shqip se ata te dajes ne Zvicer qe nuk i dijne dy fjale. Ishte e turpshme qe te flisja me djalin e dajes me pekthyes, qe ne kete rast ishte i ati i tij.
    Besoj se mund t'ia qelloni se cilin daje e rrespektoj me shume.

  8. #28
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Me siguri qe edhe ju keni mundur ta vereni nje fenomen te till qe na godet neve shqiptareve ne kete aspekt.

    Ne shqiptaret kemi ditë ta ruajm identitetin tonë edhe ateher kur na eshte rrezikuar me dhunë e forcë, mirpo quditërisht sot ka qe ne kohe paqe dhe pa imponim braktisin pikat identifikuese te identitetit kombetar.

    Jo pak familje shqiptare qe gjenden neper botë, kan filluar ta "trashin gjuhen" dhe kesisoj ti japin prioritet gjuheve te tjera dhe jo asaj shqipe.

    Bile skandali eshte kur jan Prinderit ata qe i flasin femijeve te tyre ne gjuhen jo shqipe edhe atë ne mes te shtepis se tij, dhe akoma ma skandaloze sa qe edhe kur vjen në atdhe, fillon te zgerdhihet ne gjuhe te tjera me femijet e tij.

    Kinezët jan Shembull ne këtë rast

    Ku do qe shkojnë neper botë kinezët, ata e ruajn identitetin e tyre kombetar, sa qe menjeher me vendsojen ne nje qytet, fillojn te ndertojn lagjet e tyre kineze, ndertojn restaurante kineze, shesin mallin e tyre kinez, hapin klinika per masazha kineze dhe ne fund e krijojnë nje qytet ne veti shpesh te quajtur: "Chinese Town"(qyteti kinez)

    Kulminacioni
    Ka kinez qe jan te lindur ne Amerikë, mirpo qe nuk dijnë te flasin gjuhen angleze, sepse jan te organizuar dhe e ruajn identitetin e tyre kombetar mbrenda qytetit te tyre "CHINESE TOWN"

    Pse ne shqiptarve na ndodhin keto gjera?? A thua kemi munges krenarie dhe munges vetëbesimi si popull dhe lakmues te identiteteve te huaja.
    c'na merr kinezet si shembull aman ? Po pse gje pozitive te duket ty.. te jetosh 20-30 vjet ne Usa dhe te flasesh anglisht capra capra? Mua me duken njerez te trashe, pavarsisht se bejne pare , biznes midis tyre se kane mbire kudo , por kjo sdo te thote asgje me shume. LoL

  9. #29
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    c'na merr kinezet si shembull aman ? Po pse gje pozitive te duket ty.. te jetosh 20-30 vjet ne Usa dhe te flasesh anglisht capra capra? Mua me duken njerez te trashe, pavarsisht se bejne pare , biznes midis tyre se kane mbire kudo , por kjo sdo te thote asgje me shume. LoL
    Shembulli me i keq i mundshem qe mund te merret.
    Chinatowns jane te gjitha komunitete hermetike kineze qe kontrollohen nga triada(mafia kineze).ku bashkekombasit e vet i trajtojne si skllever,ne fabrikat kineze ku punojne si kafshe nga 16 ore ne dite per 20 € te vobekta,aty dhe flene si familje.
    Nuk integrohen aspak ne vendin perendimor ku shkojne.
    Shembuj te tjere mos integrimi jane dhe emigrantet e vendeve arabe dhe afrikanoveriore,kjo dhe per shkak te refuzimit te popullsive vendese ku kta emigrojne,shkaku,mentaliteti i tyre arabo mesjetar.
    Me shqiptaret nuk ndodh kjo,ne integrohemi persosur ne vendet perendimore,dhe pse me shume veshtiresi ne fillim(ekonomike).
    Mesimi i gjuheve te huaja nga shqiptaret,eshte nje avantazh jo disavantazh,ne te kundert ka plote malesore,fshatare,apo fetare ne shqiperi dhe kosove apo maqedoni qe nuk dine mire shqip
    Problemi eshte arabizimi(asimilimi) brenda ne trojet shqiptare,jo shqiptaret emigrante.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 01-02-2010 më 13:40

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Me siguri qe edhe ju keni mundur ta vereni nje fenomen te till qe na godet neve shqiptareve ne kete aspekt.

    Ne shqiptaret kemi ditë ta ruajm identitetin tonë edhe ateher kur na eshte rrezikuar me dhunë e forcë, mirpo quditërisht sot ka qe ne kohe paqe dhe pa imponim braktisin pikat identifikuese te identitetit kombetar.

    Jo pak familje shqiptare qe gjenden neper botë, kan filluar ta "trashin gjuhen" dhe kesisoj ti japin prioritet gjuheve te tjera dhe jo asaj shqipe.

    Bile skandali eshte kur jan Prinderit ata qe i flasin femijeve te tyre ne gjuhen jo shqipe edhe atë ne mes te shtepis se tij, dhe akoma ma skandaloze sa qe edhe kur vjen në atdhe, fillon te zgerdhihet ne gjuhe te tjera me femijet e tij.

    Kinezët jan Shembull ne këtë rast

    Ku do qe shkojnë neper botë kinezët, ata e ruajn identitetin e tyre kombetar, sa qe menjeher me vendsojen ne nje qytet, fillojn te ndertojn lagjet e tyre kineze, ndertojn restaurante kineze, shesin mallin e tyre kinez, hapin klinika per masazha kineze dhe ne fund e krijojnë nje qytet ne veti shpesh te quajtur: "Chinese Town"(qyteti kinez)

    Kulminacioni
    Ka kinez qe jan te lindur ne Amerikë, mirpo qe nuk dijnë te flasin gjuhen angleze, sepse jan te organizuar dhe e ruajn identitetin e tyre kombetar mbrenda qytetit te tyre "CHINESE TOWN"

    Pse ne shqiptarve na ndodhin keto gjera?? A thua kemi munges krenarie dhe munges vetëbesimi si popull dhe lakmues te identiteteve te huaja.
    Ti e hap temen me nje pytje mbi nje statistike qe e shpik vete. Shpjego ne fillim se ku eshte bere ky studimi qe "Shqiptaret asimilohen më shumë se te tjerët" dhe pastaj te diskutojme si ka mundesi qe ndodh ky fenomen.

  11. #31
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    c'na merr kinezet si shembull aman ? Po pse gje pozitive te duket ty.. te jetosh 20-30 vjet ne Usa dhe te flasesh anglisht capra capra? Mua me duken njerez te trashe, pavarsisht se bejne pare , biznes midis tyre se kane mbire kudo , por kjo sdo te thote asgje me shume. LoL
    Lol Kinezet nuk i solla ne kete temë qe ti pasojmë direkt, por thjesht per kurriozitet ne rastin kur flasim se si mund te ruhet identiteti kombetar i nje personi ne vendin e huaj.

    Kinezeve jo qe i mungon aftesia per te mesu gjuhe tjera, por thjesht sistemin e jetes praktike te cilen e thurrin ku do qe shkojn ua mundeson qe te mbijetojn pa asnje problem edhe pa u integru ne kulturen vendese.

    Sepse Kinezet ne vendin ku jetojnë, zakonisht ne CHINESE TOWNS, perkujdesen qe te gjitha detajet e jetes ti pergatisin kinezisht: Nuk martohen me jokinezet, ne kete qytetin e tyre ka raste qe edhe kusherit i kan me veti e deri ne shkall te tret apo katert te farefisnis, puna dhe miqesia qe i lidh jan te gjitha me vul kineze ne po atë qytetin e tyre dhe thjesht cdo detaj jete qe i nevoitet njeriut i kan ne po keto qytete te improvizuar

    Dhe realisht kinezi nuk ka kontakte me shtetasit e atij vendi dhe nuk i intereson bile te kete kontakte, nuk eshte pune mos aftesie integrimi, por thjesht as qe intereson te integrohet, sepse e ka kinen me veti.

    Me kete shembull te kinezeve, ne shqiptaret mund te marrim vetem nje shembull dhe ky eshte: Ti imitojmë kinezet ne ruatje identiteti dhe poashtu ta pasojm krenarin e tyre, kur behet fjale tek dashuria ndaj kombit.

    E jo si do shqiptar me nje plakushe qe martohen dhe ate per letra qendrimi, ateher mundohet qe ti nenshtrohet ne cdo menyre te mundshme dhe nese i nenshtrohesh dikujt, sigurisht se ke per te ja imituar cdo gje te sajen dhe keshtu braktis identitetin tend dhe dal ngadal prej tij e pas fillon asimilimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 02-02-2010 më 05:13
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  12. #32
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ti e hap temen me nje pytje mbi nje statistike qe e shpik vete. Shpjego ne fillim se ku eshte bere ky studimi qe "Shqiptaret asimilohen më shumë se te tjerët" dhe pastaj te diskutojme si ka mundesi qe ndodh ky fenomen.
    Pse more i komplikoni gjerat kaq shumë aman!! Vllacko gjerat jan te thjeshta, vetem se nevoitet vullneti per ti pranuar keto gjera.

    Nuk e kam hapur kete teme per te bere ekxaminime shkencore, por thjesht eshte e atij niveli per forumist qe mund ta diskutojm me po ato kapacitet forumiste qe kemi.

    Mirpo merre edhe kete shkrim si fakt:
    Për këtë dukuri ka mirëpo një shpjegim shkencor: thuhet se fëmija diku rreth tridhjetë për qind të edukatës e merr nga familja, diku mbi tridhjetë nga shkolla dhe mbi tridhjetë nga shokët. Nga kjo mund të konstatohet se fëmijët tanë mbeten diku 30 % shqiptarë, nëse martesat janë të përziera, atëherë teoretikisht kjo përqindje përgjysmohet. Kjo përqindje tkurret akoma më shumë, kur të martohen fëmijët e mërgimtarëve të sotëm. Më së largu në brezin e tretë, shkrirja në kombin tjetër përmbyllet.
    Ndersa sa i perket fakteve qe e mbeshtesin kete teme, ateher ato nese kemi vullnetin qe ti shofim, gjenden ku do, mjafton qe te ua detektosh identitetin ne zhdukje te femijeve shqiptar qe gjenden kudo ne diaspore. Nuk po i pergjithsoj te gjithe, por nuk jan edhe pak raste keto.

    Ta bejme nje Experiment te thjesht

    Jam i bindur qe mbi 90% te rasteve qe Shqiptaret martohen me te huajt, asimilohen ne kulturen e tyre. Nuk kam pare deri sot qe nje shqiptar nese eshte martu me nje shtetase tjeter, ti kete femijet me identitet shqiptar, por thjesht ata femje kan per ta harruar gjuhen absolutisht dhe do ta mesojn ndonje fjale si "mirdita apo pershendetje", sa per te rrah gjoks ky babai i shkret dhe skizofren. Tash ky babai i shkret cfar trashigon?? normal femije francez apo gjerman me prejardhje shqiptare!!!

    D.m.th shum shqiptar ne diaspore nuk kan vullnetin qe te luftoj per ruajtjen e identitetit te tyre, mirpo me sfiden me te vogel dorzohen dhe braktisin identitetin e tyre.

    Pyetja ime direkte eshte kjo: Pse ne po e harrojm dhe braktisim gjuhen tone, ndersa te tjeret me mburrje e mbajn dhe e kultivojnë gjuhen e tyre?????


    Dikush thotë se ne nuk asimilohemi, por integrohemi!!

    Integrim pozitiv kemi ateher kur pranojm sistemin e jetes se atij shteti ku gjendesh, mirpo me kusht qe identetin tend kombetar dhe kulturor ta ruash.

    "Meso krejt gjuhet e botes nese mundesh, mirpo gjuhen tende amtare ruaje dhe mos e harro"

    Besom nje dite takova nje femije i moshes, diku 13 vjeq, e kishte mesu spanjollishten vetem permes telenovelave latino amerikane, ndersa ne shkoll dhe ne gjuhen shqipe nuk qendronte aspak mire!!!

    Mua me qudit kjo gje, pse kemi kete lloj mungese vetbesimi dhe anti dashuri ndaj vlerave tona kombetare, ndersa nje simpati ndaj kulturave tjera.

    Disa emra te njohur te asimiluar dhe qe nuk dinë shqip

    James Belushi
    Joseph dioguardi
    Eliza Dushku

    e shume te tjere qe nuk po me kujtohen momentalisht

    Luan Krasniqi asaj rruge eshte nisur, e percillja nje dite fjalorin e tij, dhe shifej kjart qe kishte fillu me trash gjuhen goxha mire, edhe pse ky ka lind ne junik, mirpo ka disa vite qe gjendet ne gjermani.

    D.m.th ne munges vetebesimi kombetar, e kan pare te pavlefshme ruajtjen e gjuhes se tyre dhe e kan harru te gjithen.

    Ne definitivisht duhet te punojm me kete qeshtje ne menyre insituticionale dhe ta luftojm kete fenomen sepse duke pare eksodin qe dita dites eshte ne veprim, do humbasim identitet sikur gjysma e ilireve ne ballkan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 02-02-2010 më 06:48
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  13. #33
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    E kemi rujt kur nuk i ka fut hundet feja islame,por ja tani shqiptarve me shume po ju intereson feja se sa kombi,kan ndrru kohrat per keq
    Absolutisht kjo nuk eshte e vertet, kete mund ta thot vetem nje ateist me tendenca te atilla siq i shpalosin gjithmon.

    Bile bile nese shikojm mire dhe i hyjm detajeve, Feja ne pergjithesi vetem sa mund te ndikoj pozitivisht ne ruajten e gjuhes, pse dhe si???

    Sepse: çdo besimtar i cili beson ne Zot,është i dhënë pas leximeve dhe keto lexime që i bënë, ne 99% te rasteve jan ne gjuhen shqipe, d.m.th sipas kesaj teorie, besimtari i cfardo feje qoft, diturin per fen e tij e ka prej gjuhes shqipe.

    Shembull une deri tash kam lexu mbi 100 libra te fes dhe te gjithat ne gjuhen shqipe dhe prej ketij leximi vetem pozitivisht eshte ndertu gjuha ime shqipe, sepse ka perfitu gjuha ime prej ketyre librave.

    D.m.th ajo çfar thua ti bie posht, me kete pergjigje qe te dhash
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 02-02-2010 më 06:25
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  14. #34
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Po t'i shiqojne kleriket e fese islame se ç'fare jane veshjet e tyre dhe kapela e tyre .Ata masepaku duken se nuk jane shqipetar ata duken sikur BIMBASHET e Turqise fashiste flasin arabishte fese i dhane perparsi sesa kombite
    Pa doreza!
    po perse keta kleriket kristiano-ortodoks te dhoit Janullatos ne shqiperi,mos valle kan veshur ndonje Jelek Kuq e zi me shqiponjen dykrenare...?
    nuk kuptoj perse ti,nga "frika e veshjeve myslimane"kerkon te fshihesh ne ngrohtesene e Mjekrave te Popve apo janullatosve te cilet nuk jan me shqiptar se
    myslimanet shqiptar!

    ja shikoj me vemendje kleriket shqiptar se cfare veshjesh kane!
    http://www.youtube.com/watch?v=z5I9nDs7hjg

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Arrow Fisniku-student, Teme me se e qelluar!

    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Ekzodi shqiptar dhe Asimilimi

    Nga Naser Aliu

    Shqipërinë e kanë braktisur për shkaqe ekonomike mbi një milion qytetarë. Kjo domethënë se brenda vendit jetojnë pak më shumë se dy milionë shqiptarë. Së paku ky shtet posedon një numër gati të saktë të mërgatës. Numri më i madh është vendosur në shtetet fqinje: Greqi dhe Itali, pasojnë vendet perëndimore në Evropë, si dhe në kontinentin e largët, në SHBA dhe Kanada. Shteti shqiptar as nuk ka mundësi ekonomike, as dëshirë, as nuk e ka plan të bëjë ndonjë hap për t´i kthyer këta njerëz. Jashtë vendit nuk gjenden vetëm ata që kërkojnë punë të rëndomta, por edhe shkrimtare e shkrimtarë, profesorë nëpër universitete perëndimore, gazetarë, kameramanë, sportiste e sportist, këngëtare e këngëtar, artiste e artistë, poete e poet dhe politikane e politikan. Këta emra apo më mirë këta emra e mbiemra, që i lexojmë sot, pas disa dekadave do të shuhen dhe fëmijët e tyre do të asimilohen, mu siç janë asimiluar edhe ata, që patën ikur në fillim të shekullit të kaluar. Shumë emra të mëdhenj, me të cilët ne mburremi sot, nuk kanë lënë pasardhës shqiptarë si vetja; jo se jo për nga fama profesionale apo angazhimi kombëtar, por as nga vetëdija kombëtare. Për këtë dukuri ka mirëpo një shpjegim shkencor: thuhet se fëmija diku rreth tridhjetë për qind të edukatës e merr nga familja, diku mbi tridhjetë nga shkolla dhe mbi tridhjetë nga shokët. Nga kjo mund të konstatohet se fëmijët tanë mbeten diku 30 % shqiptarë, nëse martesat janë të përziera, atëherë teoretikisht kjo përqindje përgjysmohet. Kjo përqindje tkurret akoma më shumë, kur të martohen fëmijët e mërgimtarëve të sotëm. Më së largu në brezin e tretë, shkrirja në kombin tjetër përmbyllet.

    Arsyeja logjike: në vendet e huaja nuk prodhohen shqiptarët, por shqiptarët asimilohen! Këtë duhet ta ketë të qartë klasa politike në Shqipëri.

    Sipas mbiemrit, edhe pas disa dekadave, mund t´i zbulojmë, por ata nuk do të ndjehen shqiptarë, siç nuk e ndjejnë veten ata në Turqi apo shqiptarë e lashtë në Greqi. Shteti shqiptarë nuk brengoset për shkollimin e tyre. Shkollimi dhe hapjet e shkollave bëhen në baza vullnetare dhe janë fakultative dhe u nënshtrohen tekave të njerëzve të ndryshëm! Shteti shqiptar detyrën më të madhe, që i ka caktuar vetes është: anulimin e vizave brenda BEE-së. Pasi t´i ketë plotësuar këto kushte, nuk do të ketë vetëm lëvizje të lirë, por edhe një lehtësim për dyndje të re: bashkëngjitja familjeve, martesat, punësimi etj. Politikanët tanë atje, këtë ndodhi nuk e perceptojnë si alarmuese, por si progres. Ata me emigrimin ndjehen të lehtësuar, sepse kështu zvogëlojnë papunësinë. Kur shteti shqiptar të vetëdijesohet dhe të provojë kthimin e njerëzve të vet, atëherë do të kthehet ndonjë pensionistë, por pa fëmijë. Fëmijët atdhe do ta konsiderojnë vendlindjen e tyre: Greqinë, Italinë, Gjermaninë respektivisht vendin ku jetojnë, vendin ku linden dhe vendin ku rriten! Nëse përfundon kështu, në horizont nuk shihet asgjë që mund ta evitojë këtë ecuri, atëherë shumë shpejt mund ta dimë numrin përfundimtar të shqiptarëve, që do të mbeten brenda dhe ky numër do të jetë nën dy milion! Shqipëria do të bëhet më e vogël se Maqedonia e sotme.

    Dikur braktisëm vendin nga trysnia e pushtuesve, më vonë ikëm nga komunizmi, sot braktisim vendin nga qeveritarët e paaftë që i kemi. Kur shteti nuk është i aftë t´i mbajë njerëzit brenda, është e njëllojtë si kur prindi nuk mund t´i ushqejë dhe mbajë fëmijët në shtëpi. Prindi mund të arsyetohet, jo pushtetarët. Ata paguhen për t´i ndryshuar rrethanat. Standardi i jetës nuk ndryshon, qeveritarët rrahin gjoks. Në fakt ata kanë ndryshuar gjendjen e vet materiale, por sundojnë e nuk qeverisën një popull, i cili ka probleme permanente për ta mbyllur muajin pa borxhe. Ata nuk luftojnë në mënyrë efektive as korrupsionin, as kriminalitetin si dy parakushte, që mund të sjellin investitorë. Zakonisht qeveritë e korruptuara, nuk mund ta luftojnë as korrupsionin, as krimin, si qelizat kanceroze që nuk luftojnë vetveten!

    Dallimi në mes diktaturës me karakter të fortë dhe demokracisë pa karakter është ky: Elita komuniste vdiq apo gjallon e varfër, mendonte se kishte zbuluar çelësin e universit dhe bazohej në ideale. Populli ishte i varfër, në mënyrë modeste jetonin edhe ata. Ata jetuan shumë më keq se sa elita e sotme. Ata nuk u lanë fëmijëve të tyre pasuri përrallore, siç do t´u lënë sot politikanët e rinj. Flisnin për popullin dhe në emër të popullit dhe jetonin edhe vet me iluzione. Sot edhe këta flasin për popullin dhe në emër të tij, por nuk janë idealistë, por materialist tej për tej. Sot, këta, ëndrra i shesin qytetarëve të vet dhe përfitojnë mirë për shitjen e shpresave, ndërkohë praktikisht pasurohen vet!

    Elita demokratike ka siguruar jetën, jo aq sa zgjat një jetë njeriu, por me kursimet, qoftë vetjake, qoftë të të bijve, ka lekë të jetojë edhe pesëqind vjet. Mirëpo, meqenëse nuk mund të jetojnë si profetët e Biblës, atëherë do të vdesin si milionerë dhe pasuria e tyre do të shquhet edhe në arkivole, edhe në gurët e varreve!

    Shteti i Kosovës është shtet kosovar, sepse me kushtetutë nuk është përkufizuar si shtet shqiptar. Ky shtet nuk dinë sa qytetarë ka jashtë vendit. Dikur pat dëbuar shqiptarët Serbia e kralit, pastaj Serbia komuniste, sot nuk çanë kokën për shqiptarët qeveria kosovare, që drejtohet nga patriotët e djeshëm! Shtet i vërtetë nuk mund të konsiderohet akoma, sepse nuk përmbush dy parime kryesore: kufijtë e vet nuk i kontrollon dhe mungon kombi shtet formues, sepse deklarohet si shtet i qytetarëve akoma pa përfunduar ndërtimin!

    Ky shtet ka mërgatë të madhe në Zvicër, në Gjermani, Belgjikë dhe vende tjera. Kosova shumë herë krenohet me ndonjë emër, që depërton në skenën perëndimore. Këto do të jenë krenaritë e fundit, sepse në mërgim nuk krijohen shqiptarët, por asimilohen! Kosova e dinë mirë se çka ndodhur me shqiptarët në Turqi! Miliona shqiptarë janë shkrirë në turq.

    Nëpër disa shtete ka edhe shkolla, ku kuadri arsimor nuk është i specializuar dhe kompetent për detyrën që ushtron. Ka pasur arsimtarë dhe me shkolla të mesme, sepse kishin lidhje të forta me ministra të dikurshëm, ka pasur edhe njerëz që janë dërguar dhe filtruar pas 81, ka pasur dhe ka njerëz të profileve të ndryshme, por jo përkatëse. Ministria e Arsimit në Kosovë nuk ka informata për kuadrin dhe nuk ka ndikim. Shteti i Kosovës nuk interesohet për kuadrin dhe specializimin e tyre, as nuk posedon informata për ta.

    Kosova nuk ka fuqi ekonomike t´i kthejë brenda qytetarët e vet, as nuk punon ta krijojë këtë fuqi dhe as nuk e ka në plan apo ndërmend ta bëjë këtë. Madje, edhe gëzohet kur qytetarët dalin jashtë, kështu në dy dekadat e ardhshme rriten hyrjet materiale dhe pastaj pushojnë për gjithmonë! Tok me njerëzit!

    Në Zvicër shqiptarët në arsim janë të organizuar më mirë, në Gjermani ka arsimtarë shqiptarë, që nuk e zotërojnë gjuhën shqipe dhe gjuhën e tyre të nanës, ua mësojnë fëmijëve. Nëse një arsimtar i anglishtes nuk e zotëron anglishten dhe u mëson nxënësve një dialekt të saj, do të alarmoheshin prindërit. Kur arsimtari i shqipes nuk e zotëron gjuhën letrare, e marrin si gjë krejtësisht normale. Madje, në gjuhën e tyre, disa arsimtarë nuk i kanë 36 germa, por 34 apo posedojnë edhe disa zanore hundore, që nuk ekzistojnë në gjuhën letrare shqipe. ( Me pak ushtrime fonetike dhe pasion, ato mund të tejkalohen, kur ka vullnet!)

    As ky shtet nuk lufton korrupsion me përkushtim, as krimin dhe detyrë kryesor i ka caktuar vetes integrimin e serbeve dhe injorimin e shqiptarëve. Mirëpo, ky shtet, e ka pranuar botërisht se nuk din e as nuk mundet të ndërtojë shtet të së drejtës dhe prandaj ka ftuar Eulexin! Ky shtet edhe disa vite do të ketë alibi.

    Edhe ky vend, si i pari, është në zbrazje e sipër. Tridhjetë mijë të rinj çdo vit paraqiten në tregun e punës, me mijëra, çdo vit ilegalisht braktisin vendin. Lexohen diku 25 mijë gazeta në ditë dhe kjo tregon shumë për gjendjen ekonomike të vendit. Shqiptarët nga ky vend, ku miklohen për çdo ditë serbët, për kafshatën e gojës, kanë arritur edhe në Haiti. Numri i emigrantëve nuk dihet, por mund të thuhet se diku pesëqind deri në shtatëqind mijë jetojnë jashtë shtetit. Pas disa dekadave disa mijëra kthehen si pensionistë dhe fëmijët mbeten. Nëse ai numër mund të merret si i saktë, atëherë domethënë se në Kosovë jetojnë diku një milion e treqind mijë apo në rastin ideal një milion e pesëqind mijë qytetarë. Nëse janë dhjetë për qind pakica, atëherë ky numër zbret edhe një herë dhe Kosova dalëngadalë, por sigurt nga numri i banorëve shqiptarë do t´i afrohet Malit të Zi.

    Fëmijët do të asimilohen jashtë vendit, sepse asimilimi i vërtetë ndodh fillimisht në të gjykuar, pastaj edhe në gjuhë. Deri tani shteti i Kosovës ka dëshmuar se nuk din të luftojë as korrupsionin e as krimin. Lajme të mira nuk dëgjohen.

    Në kohën e kralit serb numri i shqiptarëve zvogëlohej, në kohën e Rankoviçit numri i shqiptarëve zvogëlohej, në kohën e Milosheviçit numri i shqiptarëve zvogëlohej. Numri i shqiptarëve brenda zvogëlohet edhe në kohën e politikanëve shqiptarë. Shqiptarët jetojnë keq, si në kohën e pushtuesve të djeshëm, madje shqiptarët në kohën e Titos, kryesisht në vitet e shtatëdhjeta jetonin më mirë se në kohën e politikanëve shqiptarë. Këtë, mirëpo, publikisht nuk ka guxim ta përmend askush! Privatisht dëgjohet shpesh!

    Duket se u ndryshua vetëm kombësia e materialistëve, dje sllav, sot shqiptarë! Dje pasuroheshin serbet në kurriz të shqiptarëve, sot pasurohen disa shqiptarë në kurriz të shqiptarëve!

    Në Maqedoni shqiptarët luftuan për barazi. Lufta shërbeu për të fituar një diskriminim të ri, me vulë evropiane, 20 për qind barazi. Si edhe në dy shtetet e para, u krijua një elitë e re e cila sundon shqiptarët tok me maqedonët: ajo diskriminon shqiptarët tokë me maqedonët, dëbon shqiptarët tok me maqedonët. Vështirë të gjenden maqedon në emigracion, shqiptarët e Maqedonisë mund të takohen kudo. Maqedonët do t´i imponojnë fëmijëve shqiptarë mësimin e gjuhës maqedone nga klasa e parë. Ky vendim nuk mund të merret pa politikan shqiptarë! Maqedonishtja flitet në një gjatësi prej 100 kilometrave, shqipja flitet në tërë Ballkanin, mirëpo fëmijët e maqedonëve nuk duhet ta mësojnë shqipen. Si edhe në dy shtetet e para, fati i shqiptarëve edhe këtu është mërgimi dhe natyrisht edhe këtu do të bjerë numri dhe një ditë do të mbeten, aq sa ka sot në Luginën e Preshevës. Shqiptari në Maqedoni, në tokën e vet, trajtohet si i huaj edhe pse në Qeveri ka shqiptarë. Ekzaltimin më të madh që përjetuan, nuk ishte punësimi dhe përmirësimi i jetës, por heqja e vizave për BEE: lehtësimi i imigrimit! I shpartallimit të familjeve shqiptare!

    Lugina e Preshevës është rasti tragjik i injorimit nga shtetet shqiptare. Presheva me mbi 30 mijë banorë nuk ka spital dhe shqiptarët ose vdesin në shtëpi ose në spitalin e Vranjës, ku duhet vazhdimisht të paguajnë mjekët serb, edhe pse janë të siguruar. Në spitalin serb duhet t´i fusin infermiereve dhe mjekëve qindra euro në xhep, ata që nuk kanë, keqtrajtohen. Spital nuk ka as në Bujanoc. Për Medvegjën të mos flasim. Kompetencat e Bashkisë së Preshevës janë reduktuar aq shumë, sa ajo duket si një bashkësi lokale. Patenta e shoferit duhet të bëhet në Vranjë, rreth dyzetedy kilometra larg. Gjykata gjendet në Vranjë. Shumë kërkesa duhet të bëhen atje dhe vendimet merren atje, ndërkaq në Kosovë krijohen komuna edhe për fshatrat serbe. Edhe ky truall shqiptar është në zbrazje e sipër dhe pas disa dekadave, do të ketë aq banorë, sa ka Vatikani sot, diku 370 veta! Kudo në Ballkan në shekullin XXI diskriminohen shqiptarët: Qeveria shqiptare vallëzon sipas daulles greke, Qeveria kosovare vallëzon sipas ansamblit perëndimor, politikanët tjerë shqiptarë në Ballkan kërcejnë sipas interesave të veta! Sido që të jetë, gjendja ekonomike e shqiptarëve nuk përmirësohet.

    Dallimi mes dëbimit të Millosheviçit, pamundësisë, neglizhencës dhe indiferencës së klasës politike shqiptare qëndron në këtë fakt: Millosheviçi ua merrte edhe dokumentet personale dhe i dëbonte kolektivisht. Qeveritarët shqiptarë lëshojnë dokumente në shqip dhe zvogëlimi i kombit bëhet individualisht. Ata këtë e vështrojnë si fat dhe nuk lodhen, edhe nëse kombi përgjysmohet.

    Rezultati, mirëpo, është i njëjtë: me kral apo pa kral, me Rankoviç apo pa Rankovic, me Tito apo pa Tito, me Enver apo pa Enver, me qeveri demokratike në Shqipëri apo pa të, me Millosheviç apo pa Millosheviçin, me politikanë shqiptar apo serb në Kosovë, me shqiptarë në qeverinë maqedone apo pa shqiptarë, me parti politike shqiptare në Serbi apo pa to, me politikanë shqiptar në Mal të Zi apo pa ta, shqiptarët kanë fatin e njëjtë: varfërinë ose emigrimin! Përgjysmimin e familjeve dhe vuajtjen nga mungesa e kontakteve sociale.

    Çdo shtet tjetër në Evropë do të alarmohej, kur sheh se populli dhe inteligjencia po lëshon vendin. Çdo shtet tjetër në Evropë do të alarmohej kur vëren se kombi gati në përmasa të mëdha po braktis vendin, mirëpo nuk brengosen qeveritarët shqiptarë. Nëse nuk dinë se çka duhet të bëjnë për ta mbajtur kombin brenda, e si ta mbajnë, nëse nuk kanë fuqi dhe dituri për ta ndryshuar gjendjen ekonomike, nëse nuk kanë ide e aftësi, atëherë puna më e madhe patriotike, që mund të bëjnë në dobi të kombit, natyrisht nëse e duan kombin e vet siç çirren, do t´ishte të tërhiqen nga politika dhe t´i lënë vendin idealistëve, atyre që nuk pasurohen vet, por që mundohen ta çojnë vendin para! Nuk mund të pranohet gjendja faktike dhe nuk duhet pajtuar me këtë se shqiptari ka vetëm dy alternativa: varfëri ose emigrim! Ka ardhur koha të luftohet për të tretën: jeta me dinjitet në atdhe! Qeveritarët e sotëm e kanë dëshmuar se nuk dinë ta bëjnë!

    Natyrisht se nuk është kënaqësi, as mburrje të jesh politikan në vendet me probleme të mëdha ekonomike, por një mund, një mundim, që kërkon angazhim e sakrificë, transparencë, seriozitet e empati! Gjendja e vështirë mund të kapërcehet vetëm me idealist, jo me materialist!

    Të shkruash një artikull mbi sjelljet e papërgjegjshme të politikanëve shqiptarë, domethënë ta hedhësh veten në depresion dhe sapo ta mbarosh shkrimin, të kridhesh në vaj.

    Ne kemi shkrimtarë me famë botërore, por politikan të vegjël, shumë të potershëm. Ne kemi humanist me famë botërore, por politikan picërr, shamataxhi. Ne patëm trima të fortë dhe kemi politikan shumë të dobët. Ne kemi qeveritarë të pasur dhe popull të varfër! Kemi shkencëtarë të njohur edhe në botë, por politikan që lum ato shtete që nuk i kanë! Lum ato shtete që nuk i kanë politikanët tanë!

    Nëse ju në atdhe keni akoma iluzione dhe nëpër statistika numëroni shqiptarët jashtë, harrojeni këtë! Pas disa dekadave do të ketë gjerman me origjinë shqiptare, francez e italian me origjinë shqiptare, grek, suedez, holandez, haitian, amerikan e kanadeze me origjinë shqiptare, por ata as nuk do të flasin shqip, as nuk do ta ndjejnë veten shqiptarë! Skena e sotme politike do të futet në histori me dy fakte të mëdha: për lirinë dhe barazinë e kufizuar dhe zvogëlimin e pakufizuar të kombit!

    Konkluzion: Planet e Çubrilloviçit nuk mundi t´i realizojë Serbia, do t´i përfundojnë me sukses mosefikasiteti, padituria dhe plogështia e klasës politike shqiptare
    !
    Ti lexosh keta rreshta , eshte me shume se shqetsuese se cka po ndodhe me Mergaten Shqiptare, pak ka shqiptar qe nuk e ka dike nga familja jashte Atdheut,dhe shqetsimi mund te merret individualisht nga secili prej nesh!

    Nese kerkohet te diskutohet dicka qe ka te beje direkt me asimilimin tone si komb , eshte e pa kuptim te i ipet konotacion fetar pa asnje shkas vetem sa per te then ose postuar dicka te pa argumetuar,flet me se miri artikulli i argumetuar i NASER ALIUT!

    Se vertet eshte teper shqetsuese situata ne diasporen shqiptare kete e kam provuar personalisht gjate qendrimit tim dy mujor ne Gjermani,tek te afermit e mij vitin e kaluar, dhe pa hezitim gjeja qe me se shumti me ka brengos ka qene gjuha shqipe, dhe e folura e saj atje, nga femijet qe perkohesisht jetojne jashte Atdheut.

    Vizitoja shume familje shqiptaresh miqesh , dhe gjuha e femijeve ishte ajo qe me binte ne vesh si nje bumerang per mua personalisht,ndjeja keqardhje , dhe ne disa raste kam shkemby mendime,udhezime,biseda me familjaret, se si te veprohet , diku kam has ne mirkuptim te madhe dhe teper njerzor ,diku jam shiquar me ndonje sy jo te mire,kinse kam shkuar per te iu dhene leksione ne te folur,ishte lemeritese e folura e shqipes sone!nuk e pranojme lehte kritiken ne nga te afermit tane,qofte edhe dobi prurese!

    Tek po lexoja shtypin e dites ne Gjermani,nje nga gazetat shqiptare qe botohet atje me ra te lexoja dhe kete. Qeveria Austriake,permes Ambasades se Kosoves ne Vjen, kishte hapur konkurs per punsimin e emigranteve te etnive qe jetojne si mergimtar ne shtetin e Austrise,kishte kerkuar te i punsonte ne pune plotesuse (dhe ti paguante nga buxheti i vet shterore) msimedhenes per te iu dhene mesimin e gjuhes amtare prej nga vijne emigrantet, e gjithe kjo u bente per hire se femijet qe shkolloheshin atje , nuk mund te integroheshin ne jeten as kulturen Austriake, pa njohur ne fillim kulturen dhe gjuhen prej nga vijne.

    Artikulli ipte opsionet se si te binden mergimtaret shqiptare te i dergojne femijet ne shkollim plotesues , per cfare kishin problem ti bindin per te shkuar,sepse disa prind hezitonin me i dergu fmijet ne mesim plotesues,kinse nuk u duhet gjuha shqipe aty ku jane!ishte per te ardhur keq , kur nje prind shqiptar, ne nje shkolle atje ishte pyet per femijen e tij se cila eshte gjuha amtare e femijes , ai ishte pergjigjur - gjermanishtja !!

    Flet artikulli i Naserit se cka mund te ndodhe me shqiptaret per 50 vjetet e ardhesheme,nese Qeveria Shqiptare ne Shqiperi dhe ajo ne Kosove, nuk mirren me seriozisht me kete qeshtje, pasojat do te jene te demshme per secilen familje qe eshte jashte Atdheut, dhe ato brenda sepse jane familje te nje gjaku e gjuhe.

    Mendoi ne menyren me te shpejte te mundeshme te formohen brenda Qeverive Shqiptare edhe Ministrite per Diasporen , dhe me veprime konkrete te veprohet ne kete drejtim sa nuk eshte bere teper vone.Te ndikojne ne ruajtjen e identitetit tone kombetare ,si institucione e kane borgj dhe pergjegjesi morale dhe njerzore.
    Te mendojme NE, si Qeveri , per veten tone para se te mendojne Qeverite e huja per gjuhen dhe kulturen tone dhe ruajtjen e saj , jashte Atdheut.

    Me respekt!
    Dhuro shumë...e prit pak!

  16. #36
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Lol Kinezet nuk i solla ne kete temë qe ti pasojmë direkt, por thjesht per kurriozitet ne rastin kur flasim se si mund te ruhet identiteti kombetar i nje personi ne vendin e huaj.

    Kinezeve jo qe i mungon aftesia per te mesu gjuhe tjera, por thjesht sistemin e jetes praktike te cilen e thurrin ku do qe shkojn ua mundeson qe te mbijetojn pa asnje problem edhe pa u integru ne kulturen vendese.

    Sepse Kinezet ne vendin ku jetojnë, zakonisht ne CHINESE TOWNS, perkujdesen qe te gjitha detajet e jetes ti pergatisin kinezisht: Nuk martohen me jokinezet, ne kete qytetin e tyre ka raste qe edhe kusherit i kan me veti e deri ne shkall te tret apo katert te farefisnis, puna dhe miqesia qe i lidh jan te gjitha me vul kineze ne po atë qytetin e tyre dhe thjesht cdo detaj jete qe i nevoitet njeriut i kan ne po keto qytete te improvizuar

    Dhe realisht kinezi nuk ka kontakte me shtetasit e atij vendi dhe nuk i intereson bile te kete kontakte, nuk eshte pune mos aftesie integrimi, por thjesht as qe intereson te integrohet, sepse e ka kinen me veti.

    Me kete shembull te kinezeve, ne shqiptaret mund te marrim vetem nje shembull dhe ky eshte: Ti imitojmë kinezet ne ruatje identiteti dhe poashtu ta pasojm krenarin e tyre, kur behet fjale tek dashuria ndaj kombit.

    E jo si do shqiptar me nje plakushe qe martohen dhe ate per letra qendrimi, ateher mundohet qe ti nenshtrohet ne cdo menyre te mundshme dhe nese i nenshtrohesh dikujt, sigurisht se ke per te ja imituar cdo gje te sajen dhe keshtu braktis identitetin tend dhe dal ngadal prej tij e pas fillon asimilimi.
    Na lodhet me keto tema. Nga i di te gjitha keto ti njehere qe nga kosova ? C'a sateliti perdor per te kapur sinjalet ? LoL

    or Fisnik martohen ato me njeri tjetrin se jane si milingona pa mbarim. Ku ta gjej une shqiptar, he me thuaj ti . Snjoh asnjeri. Tani i bie te integrohem me jeten ketu apo te vdes beqare ? Apo te shkoj te gjej nje ne shqiperi ? Si tja bej aman?

    pastaj kshu ne dukje ti nuk mund te saktesosh kush asimilohet apo jo. Ne ambjente te ndryshme ka pershtatje. Integrohesh se nuk do ndahesh nga kopeja, po "asimilimin" e ruan ne vetvete. Ne shpine tende.
    Behuni me flex, mos i ndani gjerat me thike se jeta nuk eshte vetem shqiptare .

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    pinku are you single????
    po asimilohemi ne shqiperi ku jane hap 1 milion sekte te ndryshme da i ke me trecerekshe
    disa me mjeker
    disa me fustanella aman aman ku mbete shqiperi
    JO SEKS PARA MARTESE

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Lol Kinezet nuk i solla ne kete temë qe ti pasojmë direkt, por thjesht per kurriozitet ne rastin kur flasim se si mund te ruhet identiteti kombetar i nje personi ne vendin e huaj.

    Kinezeve jo qe i mungon aftesia per te mesu gjuhe tjera, por thjesht sistemin e jetes praktike te cilen e thurrin ku do qe shkojn ua mundeson qe te mbijetojne pa asnje problem edhe pa u integru ne kulturen vendese.

    .
    Ceshtja e asimilimit te gjuhes dhe te zakoneve nuk mund te gjykohet duke analizuar grupime te vogla emigratesh, te cilet nuk kane mundesine e organizimit dhe te nevojes per te ushtruar gjuhen e tyre.Sot kemi dy grupime te medha emigrantesh qe mund te merren ne konsiderate.
    Nje grupin prej 5 miljon shqipetaresh ne Turqi muslimane dhe rreth 800 mije arbereshe ne itali, keto jane ortodokse.
    Ne grupimin e pare shqipetaret dhe se jane komuniteti me i madh po e humbasin gjuhen dhe nuk jane te roganizuar ne organizatat per te drejtat e komuniteteve, ndersa ne Itali arbereshet e ruajne gjuhen e tyre dhe jane te organizuar si komunietete.Une mendoj se shtylla kurrizore e ketifenomeni eshte feja she shteti qe bejne pjese.
    Ne grupimin e pare feja islamike i ka turqezuar me kohe shqipetaret sa vetethirreshin turq.Gjuha e tyre dhe kur ishin ne vendlindje ishte po thuaj e turqezuar.kultet fetare nuk kane predikuar ne gjuhen shqipe keshtu dhe atje ato jane ndjere njelloj me turqit.Shteti turk nuk i ka dhene te drejta per tu organizuar as si shoqate e jo me si minoritet apo si organizate politike ne mbrojtje te te drejtave te tyre.
    Arbereshet ruajten fene e tyre identitein kombetare fetare, ne pjesen me te madhe predikuan shqip dhe greqisht, eshte kjo fe qe i orientoi dhe zhilloi traditat kombetare ne kete komunitet.Shteti italian i veshur me qyeterimin e krishter , shembull i tolerances europiane e boterore, i krijoji kushte te pershtateshme per tu organizuar dhe per te mbrojte te drejtate tyre si minoritet.Arbereshet kane flamurin e tyre, kane bashkite e tyre, kane kishat e tyre , kane shkollat e tyre ne te cilat lejohet te mesohet dhe gjuha shqipe, kane perfaqesine e tyre ne politike.

    Perfundimisht mund te themi se jane kulturat fetare, cilesia e tyre,ato qe e ruajne identitetin dhe jo denglat e politologeve.Prandaj greket i japin nje rendesi te madhe fese. Ato fene e kosiderojne kombesi.Pra po qe se individi eshte edukuar sipas mesimeve biblike te besimit ortodoks , ai meriton te jete grek keshtu mendojne pjesa me e madhe e grekeve.Me ka ndodhe ne greqi kur miqte e mi greke me gjykonin nga sjellja dhe me thoshnin se ti anest kot thua se je shqipetare, ti sillesh si grek dhe pa tjeter duhet te jesh i tille.E kshtu debati kalonte ne emrin e qytetit tim dhe une i pata thense jam nga Durresi ose latinisht Duraqium dhe qyteti im nuk ka shume minoritare greke.U mundova te fshihja emrin e qytetit tim ne greqisht ,por me kot.A ka qyteti yt dy kodra me pyeten, po i theshe une, atehere ai quhet Dhioraqis dhe mos u bej budalle se ti je grek me thane.Eh dhe se fillova une te argumentoja te kenderten, kur zura ne goje antithearin,atyre ju duk se kishin zbuluar ameriken dhe spranonin kurre qe une te isha shqipetare.Dhe ne shume biseda me to , kuptova se per greket nuk kishte asnje rendesi nese ishe rus, apo bullgar , e rendesishme per to ishte te ishe ortodoks.

  19. #39
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Pse more i komplikoni gjerat kaq shumë aman!! Vllacko gjerat jan te thjeshta, vetem se nevoitet vullneti per ti pranuar keto gjera.

    Nuk e kam hapur kete teme per te bere ekxaminime shkencore, por thjesht eshte e atij niveli per forumist qe mund ta diskutojm me po ato kapacitet forumiste qe kemi.

    Mirpo merre edhe kete shkrim si fakt:


    Ndersa sa i perket fakteve qe e mbeshtesin kete teme, ateher ato nese kemi vullnetin qe ti shofim, gjenden ku do, mjafton qe te ua detektosh identitetin ne zhdukje te femijeve shqiptar qe gjenden kudo ne diaspore. Nuk po i pergjithsoj te gjithe, por nuk jan edhe pak raste keto.

    Ta bejme nje Experiment te thjesht

    Jam i bindur qe mbi 90% te rasteve qe Shqiptaret martohen me te huajt, asimilohen ne kulturen e tyre. Nuk kam pare deri sot qe nje shqiptar nese eshte martu me nje shtetase tjeter, ti kete femijet me identitet shqiptar, por thjesht ata femje kan per ta harruar gjuhen absolutisht dhe do ta mesojn ndonje fjale si "mirdita apo pershendetje", sa per te rrah gjoks ky babai i shkret dhe skizofren. Tash ky babai i shkret cfar trashigon?? normal femije francez apo gjerman me prejardhje shqiptare!!!

    D.m.th shum shqiptar ne diaspore nuk kan vullnetin qe te luftoj per ruajtjen e identitetit te tyre, mirpo me sfiden me te vogel dorzohen dhe braktisin identitetin e tyre.

    Pyetja ime direkte eshte kjo: Pse ne po e harrojm dhe braktisim gjuhen tone, ndersa te tjeret me mburrje e mbajn dhe e kultivojnë gjuhen e tyre?????


    Dikush thotë se ne nuk asimilohemi, por integrohemi!!

    Integrim pozitiv kemi ateher kur pranojm sistemin e jetes se atij shteti ku gjendesh, mirpo me kusht qe identetin tend kombetar dhe kulturor ta ruash.

    "Meso krejt gjuhet e botes nese mundesh, mirpo gjuhen tende amtare ruaje dhe mos e harro"

    Besom nje dite takova nje femije i moshes, diku 13 vjeq, e kishte mesu spanjollishten vetem permes telenovelave latino amerikane, ndersa ne shkoll dhe ne gjuhen shqipe nuk qendronte aspak mire!!!

    Mua me qudit kjo gje, pse kemi kete lloj mungese vetbesimi dhe anti dashuri ndaj vlerave tona kombetare, ndersa nje simpati ndaj kulturave tjera.

    Disa emra te njohur te asimiluar dhe qe nuk dinë shqip

    James Belushi
    Joseph dioguardi
    Eliza Dushku

    e shume te tjere qe nuk po me kujtohen momentalisht

    Luan Krasniqi asaj rruge eshte nisur, e percillja nje dite fjalorin e tij, dhe shifej kjart qe kishte fillu me trash gjuhen goxha mire, edhe pse ky ka lind ne junik, mirpo ka disa vite qe gjendet ne gjermani.

    D.m.th ne munges vetebesimi kombetar, e kan pare te pavlefshme ruajtjen e gjuhes se tyre dhe e kan harru te gjithen.

    Ne definitivisht duhet te punojm me kete qeshtje ne menyre insituticionale dhe ta luftojm kete fenomen sepse duke pare eksodin qe dita dites eshte ne veprim, do humbasim identitet sikur gjysma e ilireve ne ballkan.
    Edhe nje here te pyes se si ke arritur ti te konkluzioni qe shqiptaret asimilohen me shume se te tjeret. Nese ka ndonej statistike per kete na e sill. Nese jo, atehere mos e bej fakt te kryer, por duhet ngritur njehere pyetja "A asimilohen me shume shqiptaret se te tjeret?" dhe pastaj nese pergjigja eshte "po" atehere te diskutojme "Pse?".

  20. #40
    alo alo ty te degjoja Maska e Pershendetje1
    Anëtarësuar
    31-01-2010
    Vendndodhja
    zeri embel.
    Postime
    10
    se i zejne veshet lesh prandaji

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •