Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14

Tema: Gastriti

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Luti
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    24

    Gastriti

    Kisha nje pyetje per DARDAJANIN lexova temen tuaj per gastritin dhe te falanderoj per sqarimet mbi ate teme.
    ke premtuar qe do bej nje shkrim tjeter per te treguar dijeten ditore te ushqimit per te normalizuar acidin ne trup menyren e ngrenies, kohen e ngrenies etj.
    une qe po te shkruaj kam simpomat e nje gastriti dhe ndjej te nevojeshme keshillat tuaja sipas premtimit qe ke bere date 02/05/2007
    te uroj shendet dhe suksese
    luti !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga Luti Lexo Postimin
    Kisha nje pyetje per DARDAJANIN lexova temen tuaj per gastritin dhe te falanderoj per sqarimet mbi ate teme.
    ke premtuar qe do bej nje shkrim tjeter per te treguar dijeten ditore te ushqimit per te normalizuar acidin ne trup menyren e ngrenies, kohen e ngrenies etj.
    une qe po te shkruaj kam simpomat e nje gastriti dhe ndjej te nevojeshme keshillat tuaja sipas premtimit qe ke bere date 02/05/2007
    te uroj shendet dhe suksese
    luti !
    Dhimbjet e stomakut kane natyre te ndryshme dhe kjo nuk do te thote se mund te kesh gastrit.Mudet qe ti kesh me natyre nervore dhe per kete sipitome mjeket nuk kane fort dijeni.Nese dhimbjet jane te forta qe nuk pushojne dhe me injeksione qetesuese, atehere dyshimi eshte tek shkaku nervore.Kjo vertetohet qe ne momentin e dhimbjeve te vendosesh nje kompreso me te ftohte ne zonen e stomakut.Ne kete rast dhimbjet hikin brenda pak minuatsh.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Luti
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    24
    pershendetje Anesti 55 ! faleminderit per pergjigjen .
    une skam dhimbje stomau dhe aq me keq te forta. une kam thjesht gromesitje dhe her pas here lemke. jam vizituar para ca kohesh , doktori me ka pare me mikro kamer me nje tub qe kur e kujtoj lemerisem. dyshonte per ulcer ai por skisha asgje thjesht nje skuqje te laringitit dhe kjo skuqje shkonte deri ne hyrje te stomaut, u mjekova mire ca kohe por perseri tani kam gromesitje . ne vecanti kur lakmoj ne pijet alkolike dhe me ndonje ushqim te rende, apo ushqime me permbajtje te larte aciditeti. prandaj bera pyetjen per dijeten qe duhet te ndjek ne ngrenien e ushqimit si dhe me pijet alkolike se ne ketej nga korca jemi vend i ftote dhe na i ka qefi ta heqim nga ndonje apo dhe 2 e 3 gota raki ne ditet.
    gjithsesi te uroj shendet te mire dhe suksese ,faleminderit te gjithave

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Une nuk mbaj mend te kem premtuar per nje postim te tille , por meqe ju keni edhe daten mund ta ma thoni ku e keni lexuar qe ta postoj pergjigjen edhe atje keshtu qe te mos dale dikush tjeter per te njejtin problem.

    Tani me sqaro edhe nje kuriozitet tjeter, se ju kam pare qe hyni ne forum vetem per te bere pyetje dhe nuk ka asgje te keqe ketu, por ju paraqiteni njeher si 18 vjec dhe nje here si 50 vjec, njeher dilni si i jati i dikujt nje here tjeter dilni si djal 18 vjecar ose 22 qe mund te kesh sot.

    Luti nuk mund te jete njekohesisht edhe 18 edhe 50 vjec zgjidh njeren nga te dyja.

    Pra kush jeni ju ne realitet djali apo i jati apo perdorni qe te dy te njejten llogari dhe nese eshte keshtu eshte mire qe te sqaroni kete konflikt ne postimet tuaja sepse dalin dy persona te ndryshem me probleme te ndryshme ose sic krijova une idene ne fillim nje njeri me shum lloj semndjesh qe nuk mund te rregullohen me keshilla interneti. Prandaj duke patur kete dyshim ne postimet e tjera qe keni bere per semundje te ndryshme nuk kam dhene mendime per mungese serioziteti nga ana juaj.
    Ja edhe provat per kete qe them:

    jam Luti i sapo regjistruar tek Forumi. jam vetem 18 vjec nga Pogradeci
    kam nje shqetesim qe dhe un nuk e di se nga me vjen. Kam djersitje te ekstremiteteve ne duar dhe ne kembe. jam vizituar kam bere dhe analiza dhe doktoret nuk dyshojne per gjendra teroide. e kam me te vertet bezdi tani se kam filluar te djersi pa shkak dhe ne sqetulla.
    ju lutem kush nga ju forumista mjeke mund te me jape ndonje keshille si mund te shpetoj prej kesaj bezdie. jam dhe futbollist frymemarjen e kam te regullt dhe lodhje sndjej apo keputje si i thone ndryshe.
    me respekt
    Luti
    pershendetje !: jam luti dhe interesohem per bashkeshorten time mosha 50 vjec e cila ka nje problem ne gjymtyret e pasme te kembeve nuk di si ta shpjegoj,i dhembin muskujt fhelle ne kocke ,qe fillojne qe ne kockat e legenit deri poshte tek muskujt e kembeve.
    Ju lutem na jepni nje mendim c far munt te jete.para 1 viti eshte vizituar per gjunjet,pasi kishte dhimbje dhe u diaknostikua me semundjen Ostoporoz,u mjekua dhe tani ndjehet mire nga gjunjet,por tani ka shqetsim ne pjeset e mbrapme te gjymtyreve .tani nuk ka pire asnje lloj medikamenti,pervec calcium +D 600mg calcium,400 I.U.vitamin D,dietary supplement.
    mirepres cdo sygjerim nga mjeke te ketij specialiteti.

    Postim nga luti

    jam nje zonje 50 vjet.jam vizituar para 3 vjeteve dhe me kane fhene qe dyshoet per spondiloartroze.jam mjekuar per kete gje por prap kam shume shqetsime,te cilat me jane shtuar shume.Kam dhimbje mbrapa kokes,tek qafa,dhimbje beli sa nuk perkulem dot .Vjet ne 2008 jam vizituar per dhimbje gjunjesh,ne tirane tek klinika orfhodhokse e ungjillizimit dhe me nxoren me dobesim koske osteoporoz.me ka dhene keto mjekimeeumil,bruxicam dhe tonacal D3 calcium +vitamin D3.Kete lloj mjekimi e kam perseritur dy here,sipas keshilles se mjekut dhe jam ndjere mire,nuk kam dhimbje ne gjunje por kam dhimbje mbrapa ,qe tek te ndenjurat ,kofshet,muskujt deri tek kembet.Tani dua te di qe kete dhimbje e kam nga osteoporoza,apo me vjen nga sponteliatroza
    .Kam 1 vit qe nuk kam bere vizit tek mjeku.Ju lutem ne qofte se ka ndonje mjek te kesaj fushe te me jape ndonje mendim cfar duet te bej.jam 50 vjet,e gjat 1.53,pesha 63,jam ne menopauz qe ne mosh 44 vjet pasi jam operuar nga mishi i huaj ne miter.ju lutem me ndimoni .
    postuar nga luti

    ju lutem zoti prenceedi na thoni ku mund ta gjejme kete lloj ilaci te ri kundra migrenes se kemi vite qe po me vuan djali im 22 vjec nga kjo semundje.
    a mund ta gjej ketu ne shqiperi dhe ku apo ku mund ta kerkoj ketu ne europe?
    apo gjetke
    Postimi i mesiperm eshte bere me 2008 dhe femija juaj eshte 22 vjec ndersa luti ne presantimin e vitit 2006 thote qe jam 18 vjec keshtu qe i bie te jete nje djal tjeter ky dhe jo luti.

    Nuk po e sgjs me shume se vetem me keto postime keni futur 4 persona te ndryshem, si lutin babain gruan, djalin tjeter...
    Sqaroni me mire pozicionin tuaj ne forum qe te di me ke po flas se nuk po merret vesh gje. Megjithse ky i gastritit medoj te jete i jati me nofken luti dhe jo njeri nga bijte.

    Pastaj do tju kthej edhe pergjigje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Luti
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    24
    jam ai 53 vjecari me nofken luti dhe kam shkrojtur une ne emer te 3 personave luti (babai ) gruaja dhe djali im. (dhe jo 4 persona )
    vleresoj kembenguljen tuaj per te mesuar gjithcka reth identitetit tim , se kisha menduar se do shkaktoja tek ju apo dhe ne te tjeret ndonje problem serioz per nje gje te tille.
    rendesi ka fakti qe SHqetesimet qe kemi NE (JO MJEKET ) mjeku i forumit ne menyren me humane te pergjigjet brenda mundesive te vet dhe jo me detyrim ,dhe mendoj se ska rendesi fakti se kush jam une djali apo babai.
    shkrimin tuaj e kam lexuar tek forumi shqiptar , mjeku per ju daten qe te dhash me lart. ke bere nje shkrim shume te gjate e kam lexuar medurim te gjithin edhe pse sjam mjek dhe me pelqeu shume profesionalizmi tuaj ndaj dhe te kerkova ndihme. me vjen keq qe me keqkuptuat per ate qe ke shkrojtur vete.
    po sje i gatshem ta besh premtimin mos e bej sje i detyruar.
    te uroj shendet dhe suksese ne pune nga une babai 53 vjecar (LUTI )

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Luti
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    24
    PERSHENDETJE DARDAJAN !
    per te qene i sinqerte me ju po ju jap saktesisht se ku dhe kur e kini bere shkrimin .
    tek forumi shqiptar, rubrika mjeku per ju , hyr ne faqen nr. 6 , tema gastriti kliko aty dhe do gjesh shkrimin tuaj te dates 4/10/2008. NE tema qe ka hapur DI_ANA.
    urime dhe nje here

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Luti
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    24
    ja dhe shkrimi juaj
    Une nuk jam mjek ,por po e trajtoj problemin tuaj nga ana natyrale per te cilin edhe studioj.

    Gastriti eshte infiamazion (skuqje) e pjeses se brendshme te stomakut, e cila mund te kete ardhur si pasoje e nje menyre te ushqyeri te gabuar, ose dicka tjeter te cilen nuk mund ta percaktoj pa patur te dhena te tjera.
    Por kjo per momentin nuk na intereson, sepse tashme ka ndodhur dhe duhet riparuar.
    Si riparohet ?
    Mendoni sikur keni nje plage ne siperfaen e dores tuaj cfar do te benit ?, me siguri do mundoheshit qe ta lendoni ate sa me pak dhe ta ndihmoni qe te shendoshet, do mundoheni te mos e lagni,te mos e beni pis,te mos e prekni apo ngacmoni sepse del gjak etj,,,,Te njejten gje duhet te beni edhe per stomakun tuaj, vecse ketu ka nje problem se ajo plage ndodhet brenda jush dhe ne nje ambient shum acid i cili e geryen gjithmon ate dhe nuk e le qe te sherohet.
    Nje ndihme negative ne kete drejtim japin edhe ushqimet qe ju hani sepse nese ushqeheni me ushqime qe japin acide gjate shperberjes ne stomak e demtoni gjithmon ate, dhe nese merrni ushqime qe duan 2-4 ore qe te treten ju perseri e demtoni ate dhe nuk i lini kohe qe te sherohet.
    Pse ju villni ushqimin?
    Sepse truri qe kontrollon gjith organizmin tone e di me mire se ju se per te tretur ushqimin qe ju hengret duhet te derdhe acid clorhidrik qe do ta skuqte edhe me shume plagen tuaj dhe ju do ndjenit dhimbje te forta ne stomak, prandaj ai (truri) vendos qe ai ushqim te dale jashte per te mos ju demtuar me shume.
    Por nga ana tjeter ju duhet edhe qe te ushqeheni prandaj nga ky konflikt shpesh gastritet thellohen dhe kalojne ne ulcer qe eshte nje plage me e thelle se skuqja.

    Per te mbrojtur pjesen e brendshme te tij , Stomaku, para se ushqimi te bjere ne te leshon nje leng mbrojtes me veti ngjitese , qe quhet Muco, dhe qe krijon nje shtrese te holle, e cila shkon me pas bashke me ushqimin e tretur ne intestino per te perfunduar ne jashteqitje. Keshtu qe nje prblem mund te jete edhe mosfunksionimi sic duhet i ketij sistemi.

    Prandaj mjeksia e sotme per te zgjidhur kete problem rekomandon nje lloj lengu te bardhe ose te verdhe qe quhet MALOX PLUS , ose Riopan Gel i cili zevendeson deri diku ate lengun e stomakut duke e mbrojtur nga acidi dhe ushqimi.
    Ky leng pihet 10-15 min para buke duke bere qe ju te mos keni dhimbje gjate tretjes se ushqimit. Por kjo mvaret shume edhe se cfar ju hani, sepse nje ushqim shume i rende dhe i shoqeruar me pije alkolike ose pije ma gaz, ose pije me permbajtje acidi si coca-cola e shkaterron kete shtrese mbrojtese dhe ju do keni perseri dhimbje.
    Megjithate kjo nuk eshte nje zgjidhje e mire per te kuruar skuqjen pra stomakun.

    Ndersa nga ana ime si studiues i metodave natyrore do ju rekomandoja keto gjera.

    1-Hani vetem nje here ne dite ne dreke duke i lene kohe keshtu stomakut te riparoje vetveten.
    2-Ushqimin qe do merni ne dreke te jete shume i lehte qe te tretet brenda 2 oreve dhe jo me shume, ky ushqim te permbaje nevojat ditore te organizmit per 24 ore.
    Ky ushqim duhet te jete ushqim alkalin pra bazik ne menyre qe stomaku te mos derdhe lengjet e tij per ta tretur ate ose te derdhe sa me pak dhe me permbajtje te ulet acidi.
    3-Mos pine uje cesme, ose uje me perqindje te larte mineralesh por uje natyral me perqindje te ulet mineralesh.Ose ne vend te ujit pini lengje frutash e shtrydhura vet.
    4-Mos pini uje apo pije me gas,mos hani turshi,apo ushqime djegese, mos pini alkol.
    5-Mos e pini ujin e ftohte por ne temp ambienti te brendshem shtepie.
    6- Nese nuk punoni dhe keni mundesi te pushoni mos hani asgje per 2-3 dit por pini vetem uje dhe pak lengje frutash jo acide.

    Trupi yne sheron vetveten nese ju i krijoni atij kushtet e pershtatshme per kete.

    Per me teper lexoni kete teme http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=80701 dhe do kuptoni shum gjera mbasi do kuptoni edhe se ku keni gabuar qe keni gastrit.
    LEXOVA DHE TEMEN E PROPOZUAR PREJ JUSH DHE ATY DIKU NGA FUNDI KE BERE PREMTIMIN , LEXOJE TEMEN TENDE DHE DO ME JAPESH TE DREJTE. BESOJ SE KEMBENGULJA IME ESHTE ME BAZA ASHTU SI DHE TUAJA.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    O Luti , nuk ka gje ketu per tu nxehur, kerkova thjesht identifikim per te ditur me ke po flas pasi nofka juaj permbante disa identitete, dhe kuptohej qe ishin te nje familje. Kete identifikim e kerkova sepse ndryshe do ti pergjigjesha nje 18 vjecari, ndryshe nje 53 vjecari, ndryshe nje te semuri e ndryshe nje kuriozi.
    Mua nuk me intereson te di identitetin tuaj por moshen tuaj sepse edhe semundjet , kurohen ne menyra te ndryshme ne njerez te ndryshem sidomos kur kane diference te madhe vitesh.Ndryshe kurohet nje i ri ndryshe nje i vjeter. Ndryshe nje grua ndryshe nje burre.
    Pastaj une nuk jam mjeku i forumit, forumi nuk ka mjek, ketu pergjigjen ata qe mendojne se dine dicka dhe mund tju ndihmojne ne problemet tuaja.

    Ai teksti ku thote se mjeku i forumit do tiu pergjigjet eshte gabim dhe une ja u kam thene kete administratore te ketij forumi , por ose nuk e kuptuan ose nuk duan ta kuptojne qe eshte gabim, sepse nuk jeni vetem ju qe beni pyetje te tilla por edhe shum te tjere, dhe kete e bejne se aty thuhet qe mjeku i forumit do pergjigjet, gje qe nuk eshte e vertet sepse forumi nuk ka mjek qe tiu pergjigjet antareve.

    Nejse pa shum llafe meqe neser eshte e diel po pata kohe do tju sqaroj per pyetjen qe keni bere po se bera dot neser do ta pregatis ne ditet qe vijne.
    Shendet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Gastriti mund te shkektohet nga Bakteret (zakonisht Helicobacter pylori):
    • Virus (duke pėrfshirė virusi herpes simplex)
    • Parasite
    • kėpurdha

    Pa diskutim duhet te nderpresesh alkoolin , pasi ky te jep irritim.
    Duhet te nderpresesh duhanin dhe kafen, po ashtu dhe pijet si fanta qe kane acid citrik.
    Perdor hurdha nese e ke nga virusi, pije boronice dhe molle.Por per rastin e virusit mire eshte te pish antibiotike.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Luti
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    24
    Dardajan Une Vertet Te Falenderoj Per Gjithcka Dhe Per Sqarimet Qe Po Me Ben Dhe Te Kerkoj Te Falur . Kam Bindjen Se Shkrimi Juaj Eshte Me Nivel Dhe I Pershtatshem Per Mua Sepse Mua Me Dalin Pucra Ne Fytyre Kur Ha Ushqime Te Renda Si Mish Vici , Te Skuqura, E Plot Ushqime Qe Permbajne Acidra Si Dhe Alkolin E Perdor Qe Ne Mengjes Pa Ngrene Azgje Deri Ne 3 Gota Si Dhe Kafe Dhe Me Pas Shkojme Ne Pune Shum Vone Ha Mengjes.
    Te Jem I Sinqerte Sapo Lexova Dhe Premtimin Qe Ke Bere Per Dijeten 15 Ditore Ne Ngrenien E Ushqimit Ishte Bere Ky Shkrim Nga Ana Juaj Pas Nja 4 Diteve Te Premtimit.
    Je Shum Korrekt Dhe Te Kerkoj Dhe Njehere Te Falur Qe Skontrollova Me Poshte Dijeten 15 Ditore Qe Kishe Premtuar.
    Do Ta Ndjek Me Korektesi Kete Dijete Dhe Njehere Te Falenderoj Per Gjithcka Dhe Te Me Falesh Per Besdisjen

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    gastriti

    Nga ato qe shkruani duket sikur problemi juaj nuk eshte aciditeti i organizmit ne teresi por i keq ushqyerjes ne teresi dhe kjo vjen nga informazioni i paket ose aspak qe keni ju per veten tuaj si funksiononi dhe si jetoni. Shum njerez e kane kete problem sepse mendojne se cdo gje qe futet ne goje dhe nuk ka shije te keqe haet.
    Ajo qe beni ju me shendetin tuaj eshte vetevrasje, me kete ju tregoni ne radhe te pare se nuk doni veten tuaj dhe ne radhe te dyte se nuk doni as ata qe keni prane, sepse po te vazhdoni akoma keshtu do filloni te vuani vete dhe ata qe jane prane jush.
    Mbasi te keni lexuar kete postim do beheni pak me i vetedijshem per vete dhe te tjeret.

    Gastriti
    Gastriti ka lidhje me stomakun dhe meqense stomaku ka lidhje me suhqimin duhet te flasim per ushqimin. Megjithse per ushqimin kam bere nje teme me vete qe eshte kjo ketu ........... po ju sqaroj disa gjera qe nuk i kam thene ne ate teme persa i perket gastritit.

    Fillojme me gojen
    Ne kemi dhembe ,dhe funksioni i tyre eshte qe te bluaj ushqimin jo vetem per ta copetuar por edhe per ti nxjerre ushqimit lengun e tij , pastaj ky leng perzihet me lengjet qe dalin nga gjendrat e beshtybes te cilat fillojne ta tresin ate nepermjet enzimeve qe ato leshojne. Ne gjendje te lengshme recetoret qe gjenden ne gjuhe dhe ne goje marrin informacionin e perberjes se ketij lengu , informacion ky qe shkon drejt e ne tru, pra truri yne lexon ate qe ne po hame nepermjet recetoreve apo sensoreve qe ndodhen ne goje dhe ne gjuhe.Ky informacion perpunohet dhe dilet ne konluzion se me cfar sasie lengu gastrit do tretet apo me sa perqindje enzimesh do tretet ky ushqim, dhe me te arritur ne nje perfundim ky urdher i kalon gjendrave qe prrodhojne keto solucione per ti derdhur ne stomak. Ne qoftese ushqimi qe ne po hame nuk permban proteina por karboidrate lengu gastrit eshte ne sasi shum te vogel ose aspak, dhe ne sasi te medhaja kur hame proteina.
    Prandaj mesimi nr 1
    C'do ushqim duhet te pertypet mire nga 25 30 here para se te kaloje ne stomak jo vetem per arsyen qe thashe me lart.
    Sepse arsyeja e dyte qe ushqimi duhet te pertypet mire eshte se ne beshtyme gjendet edhe nje substance tjeter qe ngordh mikrobet ajo u ngjitet atyre dhe i cpon membranen duke bere te munder qe te futet uje apo lengu i beshtymes e i stomakut ne te qe i ben te ngordhin perndryshe gjith ato mikrobe qe hame do na kishin bere hi me kohe.
    Arsyeja tjeter qe duhet pertypur mire eshte temperatura pasi goja i jep ushqimit temparaturen e duhur per te zhvilluar reaksionet ne goje dhe stomak.
    Nese ju kur hani i kaloni poshte copat e ushqimit pa i copetuar mire gjithe kjo pune qe thash me lart i takon ta beje stomaku por stomaku nuk ka as dhemb e as ato enzimet qe ka goja keshtu qe vonohet shum tretja e ushqimit, duke crregulluar stomakun e mbase edhe pjesen e pare te intestinos.
    Ne goje pra behet identifikimi i ushqimit dhe kur nje ushqim kalon pa u pertyper nuk identifikohet menjeher dhe truri nuk di se cfar lengu te pregatise per tretjen e tij , per te bere kete identifikim ka edhe struktura te tjera qe gjenden ne goje dhe pergjate tubit bashkues me stomakun, keto struktura bejne pjese ne imunitetin e organizmit dhe quhen Rrethi apo unaza e Valdajerit qe eshte emri i zbuluesit. Por informazioni y tyre eshte vetem nese eshte ushqim i demshem apo jo dhe nuk jep informazione mbi perberjen etj.... ATO JANE VETEM ROJE QE RRINE TEK DERA DHE KUR DIKUSH FUTET PA LEJE E KAPIN DHE NJOFTOJNE SE NUK ISHTE ARMIKU YNE PER NJE IDIOT QE NUK E DINTE SE ME PARE DUHET TE IDENTIFIKOHET.

    Cfare ndodh mbasi ushqimi pertypet mire dhe identifikohet?
    Ne goje kur ushimi pertypet fillon edhe tretjen, dhe ne goje treten vetem karboidratet pra sheqernat qe mund ti marrim ne forma te ndryshme, kurse proteinat treten ne stomak ne masen 98% nje perqindje shum e vogel tretet ne fillim te intestinos pra mbasi del nga stomaku nepermjet enzimeve qe vijene nga pankreasi dhe melcia ose temthi.
    Goja ka Ph 6.2 kurse stomaku nga 2 deri3.5 enzimet qe gjenden ne goje punojne shum mire ne Ph 6 deri 6.5 kurse ne Ph 2 nuk funksionojne fare por bllokohen dmth ndalon tretja.
    Prandaj kur truri merr kete informacion pra qe po vijne karboidrate , nuk leshon leng gastrit ne stomak, por i i jep dy te shtrydhura dhe e kalon ne intestino. Dhe kur informazioni thete qe po vijne proteina ai pregatit dhe leshon lengun gastrit sipas sasise se proteina qe marrim.
    Por nese ne i marrim te dyja keto ushqime ne te njejten kohe ky informacion i kalon trurit dhe ai nuk mund te lere proteinat te kalojne nga stomaku pa u tretur keshtu qe bllokon te gjith ushqimin ne stomak derisa te treten proteinat, por ne gjate kesaj kohe karboidratet qe ndodhen ne stomak nuk treten sepse enzimat e tyre bllokohen ne nje ambient me Ph 2 keshtu qe fillon te dekompozohet nen veprim te acidit,dhe te kohes se qendrimit ne stomak duke krijuar gazra te shumte qe dalin ne forme gropsimash apo gazrash nga poshte. Keto gazra vonojne edhe tretjen e proteinave sepse kur stomaku ka gaz brenda nuk arrin ta perpunoje ushqimin se nuk e prek dot prandaj nxjerr ne fillim gazin dhe ne lirohemi nga fryrja e barkut dhe ndjejme nje lehtesim.Stomaku e punon ushqimin njesoj si gruaja qe shtyp brumin prandaj kur ka gaz nuk e prek dot brumin qe ta shtypi.
    Shembull:
    Nese marrim nje tullombac te fryre dhe brenda tij veme nje cope brum apo plastellin a e shtypim dot me duar? jo sepse ne fillim duhet te heqim ajrin tullumbaci zvogelohet dhe ne arrijme ta prekim brumin e ta shtypim. Gjith kjo kohe qe kalon demton vete stomakun dhe ushqimin njekohesisht prandaj kam thene shpesh qe eshte me mire te haen karboidratet vec dhe proteinat vec. E di qe do thuash se ne kemi gjith jeten qe ham keshtu dhe nuk mund ti hame keto ushqimie vec e vec, por edhe une smund te bej gje tjeter vec tju tregoj si jemi gatuar ne dhe si funksionojme.
    Shembull
    Buke me fasule qe eshte nje nga ushqimet tona te preferuara , buka eshte karboidrat, fasulet proteina vegetale, dhe te gjith e dijme qe mbas nje dreke apo darke te tille ka gropsima fryrje barku dhe gazra te shume nga jashteqitja aq sa duhet te fleje ne dhome me vete. Provoje njeher te hash vetem fasule pa buke, une e kam provuar edhe pse kam ngrene shum nuk kisha fryrje apo gazra.
    Dhe tani te vijme tek rasti juaj.
    Ne mengjes zakonisht tek cdo njeri ne stomak ka acidkloridrik pra leng gastrit per te tamponuar kete leng duhen ngrene vetem proteina bimore ose shtazore varet nga menyra si ushqehet njeriu, sepse nje vegjetarian apo frutarian per sasine e paket te acidit qe ka ne mengjes mund te haje edhe arra,bajame, ose avogado dhe nuk ndjen asnje shqetesim.
    Kurse ju pini raki pra acidit qe eshte i pranishem ne stomak i shtoni edhe zjarrin dhe normalisht qe muret e stomakut edhe pse kane nje leng mbrojtes qe quhet muco nuk i rrezistojne dot edhe per faktin qe thash me lart qe rakia apo cdo lloj pije si leng nuk arrin te identifikohet pasi kalon drejt e ne stomak ne pak sekonda keshtu qe truri nuk mund te organizoje masat mbrojtese ne kete kohe kaq te shkurter. Keshtu qe anet e brendshme te stomakut sukqen dhe nese vaxhdon keshtu mund te kalojne ne ulcer ose me keq.
    Gjeja me e vogel qe mund te beni ju per veten tuaj eshte qe te pakten mos e pini esull por merrni ndonje proteine, si mishi, por jo buke se behet akoma me keq .
    Ndersa me e mira eshte te mos e pini alkolin kaq heret dhe pa ushqim ose te mos e pini fare.

    Reflekset
    Organizmi yne kur nje fenoment persritet shpesh per nje kohe te gjate ne te njeten kohe apo te njejtenb sasi krijon reflekse qe nuk jane te lindura por te fituara.
    Shembull
    Po te vini zilen ne oren 6 te megjesit per 1 vit rrjesht ju nuk do keni me nevoje per zile se do zgjoheni vet pikerisht ne oren 6.
    Kjo ndodh edhe me ushqimin nese ju hani cdo dit ne oren 12 per vite te tera nuk mund qe nje dite ne oren 12 te mos hani fare ose te ndryshoni ushqimin nga mishngrenes ne frutngrenes.
    Ne qoftese ju ne oren 12 nuk hani stomaku juaj do ta hedhi perseri te njejten sasi acidi qe eshte mesuar te hedhe cdo dite dhe kur nuk ka ushqim fillon te gerryeje muret e stomakut dersa truri ta kuptoje qe ushqimi nuk vjen dhe leshon muco per te neutralizuar acidin ne stomak. Prandaj nese keni edhe keto reflekse duhet te respektoni oraret e reflkseve tuaja ose te mbani disa kokrra ara ne xhep per te bllokuar acidn derisa te hani dreke.

    Ilacet
    edhe ilacet jane shume te rrezikshme per stomakun dhe japin gastrit sidomos aspirinat dhe disa ilace te tjera qe po te merren me stomakun bosh demtojne rende muret e stomakut.
    Edhe ilaci nuk identifikohet dhe bie ne stomak si dicka e huaj duke kryer nje reaksion te vrullshem qe po te kete drejtim acid eshte i rrezikshem dhe po te kete drejtim alkalin nuk eshte i rrezikshem.

    Pijet me gaz e kupton edhe vete tani qe ta shpjegova me lart pse nuk duhen pire sidomos coca-cola, fanta etj... pasi jo vetem qe fryjne stomakun dhe vonojne tretjen por kane reaksione acidi ne stomak.

    Spo kam kohe me e kontrollu por po e postoj e neser ose me von shof se mos me ka shpetu noi gjo pa thon. ose boj noi pytje qe nuk kupton.

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dardajan pėr postimin:

    Aldo Hoxha (24-11-2015)

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-11-2015
    Postime
    2
    Pershendetje Dardajan
    I kam lexuar te gjitha postimet tuaja dhe kam nxjerre ne konkluzion qe je shume i afte per keta qe po flet.
    Jam nje djal 22 vjec qe po vuaj nga gastriti per 6 vite dhe akoma vazhdoj te vuaj,jam vizituar,kam be sonda por sme kan be ndonje efekt keta,po pate mundesi me me dhen ndonje djet ose kure qe ta zhduk fare kete semundje.
    Ju faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Aldo Hoxha : 24-11-2015 mė 17:27

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Arrow Pėr: Gastriti

    Citim Postuar mė parė nga Aldo Hoxha Lexo Postimin
    Pershendetje Dardajan
    I kam lexuar te gjitha postimet tuaja dhe kam nxjerre ne konkluzion qe je shume i afte per keta qe po flet.
    Jam nje djal 22 vjec qe po vuaj nga gastriti per 6 vite dhe akoma vazhdoj te vuaj,jam vizituar,kam be sonda por sme kan be ndonje efekt keta,po pate mundesi me me dhen ndonje djet ose kure qe ta zhduk fare kete semundje.
    Ju faleminderit
    Ke nje MJEKE te AFTE dhe te MREKULLUESHME ne forume Shqiptare.
    Vrite trurin kush mund te jete!!!!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Gastriti

    Citim Postuar mė parė nga martini1984 Lexo Postimin
    Ke nje MJEKE te AFTE dhe te MREKULLUESHME ne forume Shqiptare.
    Vrite trurin kush mund te jete!!!!
    Komb IDIOT....me ke merresh!
    Naten.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •