Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e FCSAWYER
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    Angli ( Oxford )
    Postime
    12

    Arrow Kushtet E Islamit

    KUSHTET E ISLAMIT

    Pėr ata qė kanė hyrė nė fenė islame, pra pėr myslimanėt janė pesė detyra themelore tė cilat janė farz qė duhet t’i kryejnė me domosdoshmėri.

    1. Kushti i parė i islamit ėshtė Kelime-i Shehadeti - shqiptimi i formulės me tė cilėn shprehet pėrkatėsia islame. Tė shqiptosh Kelime-i Shehadetin : “Eshhedu en la ilahe il-llah-llah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu. Ai qė ėshtė me fuqi mendore normale, nė moshė madhore dhe qė mund tė flasė, deklaron: “Besoj dhe deklaroj se vetėm All-llahu xheleshanuhu, ėshtė Zot dhe besoj e deklaroj qė Muhammedi ėshtė rob i Zotit dhe pejgamber i Tij”. Ai ėshtė Vaxhibu-l-vuxhud. Ai ėshtė mbi gjithēka. Ai nuk ka kurrfarė tė mete. Emri i Tij ėshtė All-llah, dhe Ai duhet besuar me zemėr. Dhe ai fytyrėdashur, fytyrė shkėlqyer, me sy tė zi, ballėhapur, me karakter tė bukur qė nuk i bie hija nė tokė , ai fjalėmbėl, qė pėr shkak se ka lindur nė Mekė tė Arabisė, quhet arab, nga bijtė Hashimi, pra Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), i biri i Abdullahut, ėshtė rob, i dėrguar i All-llahut xheleshanuhu dhe pejgamberi i Tij. Ai ishte djali i hazreti Emines, e cila ishte e bija e Vehebit.

    2. Kushti i dytė nga pesė kushtet e islamit, ėshtė falja e namazit nė kohė tė caktuar pesė herė nė ditė, nė pėrputhje me kushtet e farzet e tij. Pėr ēdo mysliman ėshtė farz, qė ēdo ditė, kur tė vijė koha, tė falė pesė herė namaz dhe ta dijė se secilin e ka falur nė kohėn e vet. Namazet duhen falur pa u kaluar koha, duke u kushtuar kujdes farzeve, vaxhibeve, sunneteve tė tyre dhe duke ia dhėnė zemrėn All-llahut Te’įlį. Nė Kur’an namazi quhet Salat. (Salat, sipas fjalorit, domethėnė tė luturit e njeriut, tė luturit e melaiqeve pėr mėshirė, tė mėshiruarit e All-llahut xheleshanuhu. Nė islamizėm tė thuash salat, do tė thotė tė bėsh veprime tė qarta dhe tė lexosh gjėra tė qarta, nė formėn siē ėshtė njoftuar nė librat e ilmihalit.)

    Falja e namazit fillon me iftitah tekbir (tekbiri fillestar). Burrat i ngrenė duart deri nė lartėsi tė veshėve dhe duke prekur tė butėt e veshėve me gishta tė mėdhenj, me shqiptimin All-llahu ekber, fillojnė namazin. Femrat i ngrenė duart nė lartėsinė e supeve krahėrorit. Gishtat duhet tė jenė tė shtrirė dhe me tekbirin All-llahu ekber e fillojmė namazin. Dhe nė ndenjėn e fundit, kokėn e kthejmė nga supi i djathtė dhe i majtė me rradhė e duke dhėnė selam e pėrfundojmė namazin.

    3. Kushti i tretė i islamit ėshtė dhėnia e Zekatit tė pasurisė. Domethėnia leksikore e fjalės zekat ėshtė tė pastrohesh dhe tė vijsh nė gjendje tė mirė e tė bukur. Nė islam zekat domethėnė kur pasuria e njė myslimani a myslimaneje arrin sasinė e njė vlere tė caktuar (Nisab), nga pasuria pjesėn e tepėrt e tė panevojshme, zekatin, t’ua japėsh myslimanėve tė varfėr, sipas rregullave qė ėshtė shpjeguar nė Kur’an. Zekati u jepet shtatė kategorive tė njerėzve. Nė katėr medhhebet ka katėr lloje zekatesh: zekati i arit e argjendit, zekati i pasurisė tregėtare (mallit), zekati i kafshėve dhe i prodhimeve bujqėsore. Lloji, i katėrt i zekatit quhet Ushėr. Merret a s’merret prodhimi nga toka, jepet ushri. Tri Zekatet e tjera jepen njė vit pasi tė arrihet sasia e nisabit.

    4. Kushti i katėrt i islami, ėshtė agjėrimi i Ramazanit. Arabisht i thuhet Saum, e qė do tė thotė “tė ruash diēka”, “tė pėrmbahesh nga diēka”. Nė islam qė, nė muajin e Ramazanit, All-llahu ka urdhėruar, ēdo ditė tė pėrmbahesh nga tri gjėra: nga tė ngrėnėt, tė pirėt dhe nga marrėdhiet seksuale. Muaji i Ramazanit fillon me dukjen e hėnės sė re nė qiell.

    5. Kushti i pestė i islamit ėshtė shkuarja nė Haxh njė herė nė jetė pėr atė qė ka mundėsi ekonomike. Personi qė shkon nė Haxh, nė Mekė, duhet ta sigurojė materialisht familjen derisa tė kthehet, dhe atje vesh ihramin (veshje e posaēme pėr haxhijtė), e bėn tavaf Qabenė dhe qėndron nė Arafat.

    Nga pesė kushtet e islamit, tė parashtruar mė lart, mė i lartėsuari ėshtė tė deklarosh dhe tė besosh domethėnien e Kelime-i Shehadetit. Pas kėsaj vjen falja e namazit, pastaj agjėrimi, dhe mė tutje haxhi, nė fund, dhėnia e zekatit. Qė Kelime-i Shehadeti ėshtė mė i lartėsuari ėshtė e qartė dhe s’ka dyshim. Pėr katėr kushtet e mbetura, pėr epėrsinė e tyre, mendimet e shumicės sė dijetarėve pėrputhen me renditjen qė dhamė mė lart. Kelime-i Shehadeti ėshtė bėrė farz qė nė fillim tė islamit, dhe i pari kusht. Pesė kohėt e namazit janė bėrė farz nė vitin dymbėdhjetė tė Bi’setit dhe njė vit e disa muaj para Hixhretit, nė natėn e Miraxhit. Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė bėrė farz nė muajin Shaban nė vitin e dytė tė hixhretit. Dhėnia e zekatit ėshtė bėrė farz atė vit qė ėshtė bėrė farz agjėrimi nė muajin Ramazan, kurse Haxhi ėshtė bėrė farz nė vitin e nėntė tė hixhretit.

  2. #2
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368

    Kushtet E Islamit !

    Keni shume te drejte .. me pelqyjen me vertet kushtet :PP
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Feja e vertete
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  3. Kushtet E Islamit Nė Kur’an Dhe Bibėl
    Nga Senadi_ul nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2006, 08:10
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •