Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 108
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Kosovë: Zgjedhje të parakohshme parlamentare në 12 dhjetor 2010

    Prishtinë, 20 dhjetor - Koalicioni qeveritar ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm, thonë deputetët e këtyre dy partive politike.
    Si zyrtarë të PDK-së, ashtu edhe ata të LDK-së, besojnë se me pranverën e vitit 2010, Kosova mund të shtrëngohet të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak të krizës qeveritare, që ata e parashohin.
    Zafir Berisha, deputet i PDK-së dhe kryetar i degës së kësaj partie në Prizren, tha për Radion Evropa e lirë se zhvillimet në procesin e fundit zgjedhor dhe ato rreth balotazhit kanë dëshmuar se PDK-ja dhe LDK-ja nuk janë parti që mund të qeverisin edhe pas shpalljes së pavarësisë.
    Me deklarimin e pavarësisë dhe ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, ky koalicion e ka përfunduar punën e vet, tha Berisha i PDK-së.
    “Detyrën, ky koalicion e ka kryer me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe, thjesht, PDK-ja dhe LDK-ja në koalicion është shumë e pakuptimtë. Unë e them këtë si deputet. E kam thënë edhe atëherë (2007) dhe vazhdoj ta them. Megjithatë, ia lëmë kohës dhe besoj se pranvera do të jetë shumë e favorshme për t’i parë gjërat se si do të rrjedhin, se, si zakonisht, gjërat e mëdha te shqiptarët ndodhin në pranverë”, tha Berisha.
    Ndërkohë, edhe deputeti i LDK-së, Bujar Bukoshi vlerëson se koalicioni aktual është në krizë dhe se nuk po funksionon.
    Sipas Bukoshit, gjendja është tejet alarmuese dhe duhet të ketë një vlerësim politik se a mund të rikuperohet diçka me riformatimin e tij apo me shpalljen e zgjedhjeve të lira.
    “Qeverisja nuk ka treguar kurrfarë performance ose fare pak performancë. Kemi një varg të defekteve, të cilat alarmojnë. Kjo qeveri ose ky koalicion duhet të rikonsiderohet, të shihet se a ka masa të mundshme për ta sanuar gjendjen, për të cilën unë personalisht mendoj se është mjaft vështirë”, u shpreh Bukoshi.
    Deputeti Bukoshi thotë se mosfunksionimi i qeverisë i kushton shumë zhvillimit të Kosovës, si dhe aspiratave të saj integruese evropiane. Mes opsionit të rikonfigurimit dhe zgjedhjeve të parakohshme, Bukoshi beson se zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë.
    Për mua opsioni më i mirë është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
    “Dy muajt e fundit, ne jemi dëshmitarë të disa zhvillimeve, të cilat katërçipërisht flasin se koalicioni qeveritar ose ky koalicion i madh duhet ose të rikonsiderohet, ose të organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.
    Nënshkrues të marrëveshjes për koalicionin qeverisës janë kryeministri, përkatësisht kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe presidenti i Kosovës, i cili mban edhe postin e ngrirë të kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu.
    Ndërsa Thaçi nuk e ka përjashtuar rikonfigurimin e qeverisë së tij me disa freskime dhe ndërrime të ministrave, Sejdiu nuk ka pranuar, në asnjë rast, të flasë për këtë çështje, duke ia adresuar përgjigjen partisë së tij LDK-së.
    Sidoqoftë, në koalicionin qeverisës tashmë vlerësohet se ka ndikuar mjaft shumë sjellja e disa zyrtarëve të LDK-së gjatë fushatës, pastaj deklarimi i prishjes së koalicionit nga ana e zyrtarëve të PDK-së, si dhe rasti tashmë shumë i përfolur “Bllaca” dhe dëshmitë e akuzat e tij përmes disqeve publike.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Tensionohen raportet PDK – LDK



    Prishtinë, 21 dhjetor - Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi, e kanë “detyruar” ambasadorin amerikan, Christopher Dell, që dy ditë rresht të vizitonte Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Në të dyja vizitat, Dell ka përcjellë njërin nga liderët kosovarë. Sejdiu e Thaçi nuk kanë dashur që të paraqiten së bashku në publik.
    Zyrtarë ndërkombëtarë i kanë thënë gazetës se raportet mes dy liderëve janë përkeqësuar pas zhvillimeve të fundit rreth zgjedhjeve lokale, ndërkaq kulmi ka qenë mospranimi që ata të paraqiten së bashku publikisht, javën e kaluar, shkruan sot gjerësisht “Koha Ditore”.
    Asnjëri nga liderët në dy vizitat e ndara, nuk patën bërë komente partiake, ndërkaq i patën premtuar mbështetje të plotë QNR-së.
    Zyrtarë të Presidencës dhe të Qeverisë mohojnë të jenë përkeqësuar raportet siç thonë ata institucionale të mes presidentit dhe kryeministrit.
    “Jo, jo absolutisht. Çështja e zgjedhjeve është çështje që u përket partive politike, ndërkaq presidenti dhe kryeministri kanë raporte institucionale”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri.
    “Vizita e presidentit Sejdiu ka qenë e përcaktuar më herët. Unë nuk e di pse kryeministri ka vendosur të shkojë një ditë pas atje. Presidenti Sejdiu me kryeministrin Thaçi, kanë takime të rregullta javore. Por kanë edhe takime të tjera”, ka shpjeguar Beqiri.
    Edhe zëdhënësi i ekzekutivit kosovar, Memli Krasniqi, ka mohuar të ketë tendosje të raporteve Sejdiu-Thaçi.
    “Agjendat nuk i kanë të përbashkëta, por të ndara. Të dy kanë role dhe përgjegjësi të ndara institucionale, andaj nuk është e thënë që vizitat t’i bëjnë bashkë. Raportet janë të njëjta në kuptimin institucional. Janë raporte që kanë qenë gjatë gjithë kohës”, ka thënë Krasniqi.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Nuk përjashtohen zgjedhjet e parakohshme

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë vitit të ardhshëm.

    “Nëse është interesi i Kosovës, nëse është interes i institucioneve dhe i demokracisë së vendit, unë nuk e them se medoemos zgjedhjet duhet të mbahen në vitin 2011. Nëse është interesi i përbashkët që zgjedhjet të mbahen në 2010, atëherë unë si kryetar i Parlamentit, por edhe si sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, jam në shërbim të proceseve demokratike që e avancojnë jetën politike dhe demokratike në Kosovë”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për Radio Kosovën.

    Në këtë intervistë, kryekuvendari po ashtu ka kritikuar Qeverinë për shkak të – siç u shpreh ai – ngadalësisë në përgatitjen e ligjeve, ndërkaq ka thënë se sa i përket pjesës veriore të vendit, EULEX-i i ka ndihmuar institucionet e Kosovës, por në fushat tjera deri tani nuk ka pasur ndonjë sukses të dukshëm.

    “Në disa detyra, sa i përket pjesës veriore të vendit, mund të themi se EULEX-i i ka ndihmuar institucionet e Kosovës. Megjithatë, në fushat tjera deri tani nuk ka pasur ndonjë sukses të dukshëm. Shpresojmë që në vitin e dytë të ketë suksese”, tha Krasniqi. /RTK
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po zgjedhje do kete por ndryshime veshtir se do kete sepse tani te gjith politikajt jan njejt nuk kemi opozit,pastaj keta qe sot jan urgjentisht do te duhej te shkojn,me nje fjal keta qe i kemi sot nuk e meritojn,por as ata qe pretendojn nuk jan hiq me te mire ky eshte mjerimi i kosoves.
    Te gjith jan deshmu si hajna te zot,por jo edhe te zot ne udheheqejen e vendit,pra ky popull eshte i denuar te vuaj,ne kosove nga robrimi serb kemi kalu ne robrimin shqipetar megjithate eshte nje hap perpara,liri nuk ka sepse si mund te quash liri kur as gjerat me elementare per jet nuk i ke,nuk ka pune nuk ka siguri nuk ka drejtesi nuk ka media nuk ka sherbime mjekesore me nje fjal te roberuar jemi o shqipetar.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Thaçi: Qeveria është e qëndrueshme

    Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për SETimes ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës është e qëndrueshme, funksionale, dhe se ajo do të vazhdojë të kryejë përgjegjësitë e saj të ndërtimit të shtetit.

    I pyetur për tensionet brenda koalicionit qeverisës dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Thaçi ka thënë se koalicioni aktual LDK-PDK do të vazhdojë të funksionojë efektivisht, ndërsa ka shtuar se zgjedhjet e parakohshme ndodhin në rrethana kur një qeveri është e paqëndrueshme për të kryer përgjegjësitë e veta dhe kur humbet shumicën në Asamble.

    “Vendi ynë nuk ndeshet me një situatë të tillë. Qeveria është e qëndrueshme, funksionale, me mbështetjen e plotë të Asamblesë dhe ajo do të vazhdojë të kryejë përgjegjësitë e saj të ndërtimit të shtetit”, ka thënë ai. /Telegrafi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Nuk përjashtohen zgjedhjet e parakohshme

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë vitit të ardhshëm.

    “Nëse është interesi i Kosovës, nëse është interes i institucioneve dhe i demokracisë së vendit, unë nuk e them se medoemos zgjedhjet duhet të mbahen në vitin 2011. Nëse është interesi i përbashkët që zgjedhjet të mbahen në 2010, atëherë unë si kryetar i Parlamentit, por edhe si sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, jam në shërbim të proceseve demokratike që e avancojnë jetën politike dhe demokratike në Kosovë”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për Radio Kosovën.

    Në këtë intervistë, kryekuvendari po ashtu ka kritikuar Qeverinë për shkak të – siç u shpreh ai – ngadalësisë në përgatitjen e ligjeve, ndërkaq ka thënë se sa i përket pjesës veriore të vendit, EULEX-i i ka ndihmuar institucionet e Kosovës, por në fushat tjera deri tani nuk ka pasur ndonjë sukses të dukshëm.

    “Në disa detyra, sa i përket pjesës veriore të vendit, mund të themi se EULEX-i i ka ndihmuar institucionet e Kosovës. Megjithatë, në fushat tjera deri tani nuk ka pasur ndonjë sukses të dukshëm. Shpresojmë që në vitin e dytë të ketë suksese”, tha Krasniqi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Thaçi: Qeveria është e qëndrueshme

    Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për SETimes ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës është e qëndrueshme, funksionale, dhe se ajo do të vazhdojë të kryejë përgjegjësitë e saj të ndërtimit të shtetit.

    I pyetur për tensionet brenda koalicionit qeverisës dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Thaçi ka thënë se koalicioni aktual LDK-PDK do të vazhdojë të funksionojë efektivisht, ndërsa ka shtuar se zgjedhjet e parakohshme ndodhin në rrethana kur një qeveri është e paqëndrueshme për të kryer përgjegjësitë e veta dhe kur humbet shumicën në Asamble.

    “Vendi ynë nuk ndeshet me një situatë të tillë. Qeveria është e qëndrueshme, funksionale, me mbështetjen e plotë të Asamblesë dhe ajo do të vazhdojë të kryejë përgjegjësitë e saj të ndërtimit të shtetit”, ka thënë ai. /Telegrafi/
    O LLap,ju ka hi fitili ,ska ma bereqet aty
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    A do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë

    Aleanca e Ramush Haradinajt i ka dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës një letër nëpërmjet të cilës ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe koalicion parazgjedhor në mes këtyre dy partive. Klan Kosova ka siguruar këtë dokument që AAK-ja i ka dërguar LDK-së në fillim të janarit të këtij viti. Sipas këtij dokumenti partia e Haradinajt është e bindur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen më 20 qershor. AAK ka propozuar që këto dy parti, në këto zgjedhje, të marrin pjesë si Koalicion Parazgjedhor, me Listën e Përbashkët të kandidatëve për deputetë e cila do të udhëhiqej nga Presidenti Sejdiu, i pasuar nga Haradinaj. Duke qenë e bindur për fitore, Aleanca thotë se koalicioni do të fitonte mjaft vota për të udhëhequr me qeverinë, presidencën dhe Kuvendit. Në rast të nënshkrimit të marrëveshjes, LDK dhe AAK do të mbesin të hapura për koalicion edhe me partitë e tjera kosovare, me përjashtim të PDK-së dhe AKR-së. Nëse këto dy parti pajtohen me këtë dokument, ai do të nënshkruhej nga Presidenti Sejdiu dhe Eqrem Kryeziu për LDK-në, dhe nga Haradinaj e Blerim Shala për AAK. Puna e parë që do të duhej të bënte LDK-ja në rast se e pranon ofertën e AAK-së, është të refuzojë rikompozimin e Qeverisë së Kosovës, i cili pritet të propozohet prej Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit. Në fund të dokumentit thuhet se LDK dhe AAK bashkërishtë do të njoftojnë për këtë Marrëveshje ambasadat e SHBA-së, të Britanisë së Madhe, të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, para se ajo do të bëhet e njohur për qytetarët e Kosovës.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Ketu ne Kosove mundet te ndodhe gjithe qka ,,po nuk e besoj fare ,,idea e AAK -nuk i pershtatet LDK-se ket e din ata forte mire ,dhe e dyta eshte se nuk eshte koha e larget e qeverisjes se ketyre dy partive ,,dhe kurrupsioni i tyre,,,dhe poplli nuk i don bashke keto dy parti.
    E Lutfija eshte be siku kurvat e kqija here keshtu here ashtu,,para dite thot do ta prishim kaualicioni pas dite del e thet jo...e kjo te jep me kuptu se keta te ldk-se nuk jan per shtet po per pushtet dhe veten

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-11-2007
    Postime
    342
    S'kane rendesi hic se te tjeret vendosin per gjithcka.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Siq duket nga paralajmerimet edhe me te hershme,por edhe dje Lutfi Haziri deklaroi se vendimtare per kete do te jene zgjedhjet lokale qe do te mbahen me 31 janar ne komunat e Prizrenit dhe Lypjanit.Nese del fituese nga keto zgjedhje LDK-ja atehere sipas analisteve partia ne pushtet ne nje mase edhe humb kredibilitetin.Ne anen tjeter zyrtari i kesaj partije Xhavit Haliti eshte kunder prishjes se ketij koalicioni,sipas tij humb Kosova me prishjen e ketij koalicioni.
    Ditet ne vijim do te jene mjafte vendimtare lidhur me kete koalicion dhe me ate se a do te shkoj Kosova ne zgjedhje te parakohshme kete vit.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2010
    Postime
    28
    Po valla boll mir ju te aleances, ju ishit si fmija kur tju teket juve me ba zgjedhje,prekne pak koken se nuk eshte ajo koha e shotanave.
    Per ju nuk eshte me randsi shteti veq me ardh ne pushtet e me vjedh, folni ju me Lutfi fukaran se ata kush se vet aje eshte si Bretkoca, me Fatmir Sejdiun nuk muni me lu si miu me macen.si shkurt ju kurr nuk keni me qeveris Kosoven ju mundeni me pa endrra po me qeveris Kosoven jooooo,ha ha ha Ardjan XHini po aj nuk e din kah e ka dhija bishtin shkurt aj ish psikopat.....mozomakeq e kemi pas edhe Adem Zezen(Salihun) zavenc kryminister,Bajren Kosumin po Airoplani si shkojke mir kuku per neve kurr ska me u kthye ajo dit e Shotanit(Rames)
    Bujarin Dugollin e shiti Feroniklin per 30miljon euro ndersa blersi e pagujti me nje muj prodhim,
    Ethem Qeku me Haden qka bani Ku jan paret? po qka keni ba ju zoti ka me ju vra po a keni ftyr me lyp zgjedhje.tani ky SHala Blerim kti kurr sopata nji ven nuk i ka pre kah si ka shti hunt her aty her ketu si ka pelqye kerkun... edhe ketu shpejt kan me ja shti gishtin ne B.....

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    zgjedhje do te ket ne vitin 2011
    dhe deri ateher ju deshiroi endrra te bukura per zgjedhje te parakohshme
    AAK-se dhe grupit te gorenjes te LDK-se dhe mos ta harroim edhe beqareshen 60 vjeqare melin haaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në nje intervistë vlerëson se edhe ky vit do të jetë i vështirë për Kosovën, por se qeverisë duhet t’i bëhet e qartë, se kështu nuk shkon më. Ai është i bindur se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, të paktën jo para fundit të këtij viti, apo eventualisht në fillim të 2011, por është kundër, që ato të mbahen në dimër apo në vjeshtë. “Vjeshta dhe dimri janë instrumentet më të mira ku vidhet vota edhe keqtrajtohet vota. Zgjedhjet duhet të jenë në dritën e diellit dhe ato duhet të jenë prej prillit dhe qershorit”, thotë Pacolli.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Nxitimi i panevojshëm i AAK’së

    Nxitimi i panevojshëm i AAK’së
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kishte asnjë motiv për të nxituar. Euforia e një beteje nuk mjafton për të fituar krejt luftën. Për këtë arsye, “Gjeneral” Haradinajt nuk ka kush t’i shkruajë. Në LDK nuk është koha për letra dhe përgjigja duket se ka për të vonuar.

    Nga Armand Shkullaku më 28.01.2010 në ora 12:19
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia që më së shumti pati rritje në zgjedhjet e fundit lokale, duket se po e humbet durimin e të qenit në opozitë. E entuziazmuar nga suksesi elektoral dhe e motivuar nga lëkundjet e forta brenda koalicionit PDK- LDK, kjo parti e ka zhvendosur objektivin e saj në zgjedhjet e parakohshme dhe në një aleancë parazgjedhore me partinë e Fatmir Sejdiut. Në një letër dërguar këtij të fundit, AAK propozonte me terma konkretë modalitetet e një koalicioni parazgjedhor dhe madje kërkonte që të caktohej si datë e zgjedhjeve të parakohshme e diela e 20 qershorit 2010.

    Për një parti politike në opozitë është normale që të përpiqet të vijë sa më parë në pushtet dhe të shfrytëzojë për këtë çdo mundësi brenda rregullave demokratike të lojës.

    Gjithashtu është normale që të projektojë dhe të konkretizojë aleanca politike që ia bëjnë më të mundshme fitoren. Por a është ky momenti më i mirë që partia e Ramush Haradinajt të investohet në këtë drejtim?

    Rritja e konsiderueshme në zgjedhjet vendore dhe problemet brenda koalicionit qeverisës vërtet ia kanë shtuar rëndësinë AAK’së dhe i kanë dhënë asaj një autoritet më të madh në skenën politike të Kosovës, por ky sukses nuk duhet të shndërrohet në eufori. Për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, për të siguruar aleanca të reja politike dhe për të menduar për ndarjen e posteve pas fitores, nuk mjaftojnë dy gisht letër drejtuar Presidentit të vendit dhe as investimi personal i Haradinajt për fitoren e kandidatit të LDK’së në Prizren.

    Nxitimi për të rrëzuar sa më parë nga pushtetit Hashim Thaçin, rrezikon t’ia komplikojë AAK’së pozicionin e favorshëm politik që gëzon aktualisht. Deri më sot, me mjaft kujdes, Ramush Haradinaj ka punuar shumë për t’i dhënë partisë së tij profilin e një opozite serioze. Qëndrimet konsekuente, hapja ndaj pjesëve të tjera të shoqërisë, diskursi i matur dhe distancimi nga lojërat dhe intrigat e vogla politike i dhanë AAK’së peshën e një opozite të fortë, pavarësisht përqindjes së ulët në zgjedhjet e 2007. Ky investim i Haradinajt u shpërblye në zgjedhjet e fundit me gati dyfishimin e votave për partinë e tij. Jo vetëm kaq, por erërat politike nisën të fryjnë në favor të AAK’së. Sherret brenda koalicionit, që kulmuan me aktin në final në teatrin e Zanzibarit, e vunë seriozisht në dyshim vazhdimësinë e qeverisjes dhe i ftohën tej mase raportet PDK- LDK. Një situatë e tillë i sillte përfitim AAK’së pa qenë nevoja të ishte protagoniste.

    Mirëpo, nuk është e lehtë të dish të përmbahesh kur gjithçka të shkon mirë. Letra drejtuar Fatmir Sejdiut dhe dëshira për ta shpallur sa më parë aleancën me LDK’në, e kanë zhvendosur AAK’në që tani në një pozitë jo të mirë dhe krejtësisht të panevojshme. LDK’ja po i shmanget përgjigjes ndaj propozimit të Haradinajt, sepse është vënë përballë një fakti të kryer dhe gjendet e papërgatitur për një lëvizje kaq të madhe politike.

    Edhe në Prizren, Ramush Haradinaj nuk u shoqërua nga askush prej drejtuesve të lartë të LDK’së. Dhe kjo lë një shije të keqe. Hezitimi i LDK’së krijon përshtypjen se kjo parti më së pakti është skeptike dhe më së shumti refuzon një aleancë parazgjedhore me AAK’në. Nga ana tjetër, presioni ndaj LDK’së për të vendosur sa më shpejt nëse do të qëndrojë në Qeveri me Hashim Thaçin apo do të bëjë koalicion me Ramush Haradinajn për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, krijon përplasje edhe brenda vetë LDK’së. Në këtë parti është e kuptueshme që të ketë qëndrime të ndryshme për një vendim kaq të rëndësishëm. Në fund të fundit, LDK nuk ndihet mirë të vihet përballë një oferte që vjen nga një parti me përqindje më të vogël elektorale se e saja.

    Ramush Haradinaj mund ta kishte shmangur një komplikim të tillë, nëse do të vazhdonte të qëndronte në pritje dhe të kryente atë që ka bërë më së miri deri tani, opozitarin e vendosur. Një tjetër moment politik, riformatimi i Qeverisë mund të ishte përsëri në favor të tij. Debatet dhe pakënaqësitë, të paktën brenda LDK’së, të atyre që do të iknin dhe të atyre që nuk do të hynin në Qeveri, do të dobësonin koalicionin dhe do të forconin krahun e atyre që kërkojnë prishjen e tij.

    E nëse këto ndryshime, ashtu siç parashikojnë edhe vetë drejtuesit e AAK’së, nuk do të sillnin asnjë përmirësim të punës së Qeverisë, zhgënjimi i qytetarëve përsëri do të ishte në interes të opozitës. Zgjatja e një mandati të sforcuar e me plot probleme, jo vetëm do ta çonte shumicën të dobësuar në zgjedhje, por do t’i jepte kohë opozitës të organizohej më mirë. T’i mendonte shtruar strategjitë elektorale dhe të shkonte e sigurt dhe pa hezitime drejt konfigurimeve të reja të aleancave politike. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kishte asnjë motiv për të nxituar. Euforia e një beteje nuk mjafton për të fituar krejt luftën. Për këtë arsye, “Gjeneral” Haradinajt nuk ka kush t’i shkruajë. Në LDK nuk është koha për letra dhe përgjigja duket se ka për të vonuar.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rugova IV ose politikanë në zbritje sezonale!
    Premtë, 29 Janar 2010 19:56

    Kimete Berisha



    Nga burimet e gazetës sonë brenda AAK-së e siguruam procesverbalin e mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, të mbajtur më 7 janar. Në këtë mbledhje u bë fjalë për taktikat e reja që do t'i shfrytëzojë AAK-ja për ta marrë në dorë Kosovën dhe Kaçanikun. Aty u konstatuan fakte se nga të gjitha partitë e mundshme të Kosovës, Amerika Latine e përkrah vetëm AAK-në. Ky fakt duhet të shfrytëzohet, dhe meqë Kosova është me Amerikën, të gjithë duhet të kalojmë në AAK, duke filluar nga Kaçaniku! Një anëtar kryesie (nëpërmjet SMS) ia bëri me dije zv.kryeministrit se mund t'i ofrojë informata valide që dëshmojnë se Amerika e ka penguar liberalizimin e vizave, për shkak se këtë meritë do t'ia lë AAK-së, posa kjo ta marrë pushtetin në Kosovë. Posa AAK-ja ta marrë në dorë Qeverinë, do t'i jepet leje Brukselit që t'i liberalizojë vizat edhe për kosovarë, e jo vetëm për serbë. Por, që të merret pushteti, duhet të intensifikohet puna e trafikimit me qenie të gjalla - homo-politikanë që vijnë nga LDD-ja dhe LDK-ja, në mënyrë që të defaktorizohet Rugova II (Sejdiu) si dhe Rugova III (Daci) dhe në skenën politike të Kosovës të mbetet vetëm një "Rugovë", përkatësisht të mbetet vetëm Rugova IV (Ramushi).

    Pra, s'bën të humbet kohë, se zgjedhjet e parakohshme mbahen në maj 2010, dhe filloi turbo-fushata e AAK-së për trafikim me qenie të gjalla politike, filloi pikërisht në Kaçanik. Dihet se Juda e tradhtoi Krishtin, por që 2010 vjet të krishterët nuk po ia harrojnë këtë gjest të turpshëm. Në Kaçanik ndodhi përnjëherë të paraqiten publikisht para kamerave qindra Judë të Krishtit... jo, jo të Krishtit, por Judë të Dacit. Tradhtia kur është vetëm politike nuk është tradhti, por është "konvertim politik" që e lejon kodi i pashkruar "i parimeve" të të moderuarve evrolojalistë. Por, kjo s'ka të bëjë me moralin evropian të Kaçanikut, se Ramushi nuk është me Evropën, por është me Amerikën, sebepi i mikut të tij me parapagim, brigadierit Steven Schook. Qysh i hyn në krye Ramushit që Obama nuk e ka në agjendë çështjen e Kosovës? Tradhtia, kur bëhet me shumicë "aksham pazar", atëherë "i bie për trupi" moralit politik të kohës sonë, ndaj opinionit nuk i bën kurrfarë përshtypje vrasja e Qesarit... më falni Dacit! Tradhtia në këtë rast nuk është biblike, por është politike. As tradhtia nuk ta çon mallin e tradhtisë, kur nuk e ka një trohë të vogël serioziteti tragjik, sepse nuk mund ta përfytyrojmë Nexhat Dacin të gozhduar në kryq si Krishti në sheshin e Kaçanikut para çajtoreve. Përkundrazi, tradhtia me shumicë nuk duket tragjike, madje as komike, se është përgjegjësi kolektive, pra faqe e zezë e shumë fytyrave, e jo e një fytyre të dyfytyrësuar. Ramushi dikur ka qenë trim. Besa edhe strateg lufte. Ai e ka të qartë se armikut ia thyen kurrizin dhe degën e Kaçanikut kur t'ia rrasë, jo veç një Kalë Troje, po një grumbull kuaj kaçaniku, të cilët e befasojnë armikun e Ramushit duke e zënë Dacin në gjumë pranë oxhakut aristokrat në Brezovicë.

    Veç llojeve tjera të trafikimit të organizuar, për të cilat kontrabandime Kosova është e afirmuar në Bruksel, tash ka dalë në modë edhe një lloj "trafikimi me qenie politike" njerëzish të gjallë. Tregtia politike me pakicë u paraqit për herë të parë në historinë e Kosovës me rastin kur u shitën Kuçi dhe Shatri, por Kaçaniku këtë tregti e shndërroi në tregti me shumicë. Tash njerëzit shiten dhe i blejnë në pako, grumbull, kuturu. Konvertimi revolutiv politik (political proselytism) ta përkujton atë pamjen e Hadit ku barten kufomat nga njëri rreth i ferrit në tjetrin, këtu nga një parti në tjetrën, ringjallja biblike e të vdekurve politikë. Vdes në Dardani dhe ngjallesh në Dukagjin! Këta njerëz do t'i prijnë popullit se nuk e ndjekin vetëm një rrugë, por i kanë mësuar përmendësh të gjitha rrugët, i bien kah t'u bjerë rruga, herë një rruge, herë një tjetre, kështu derisa si Kolombo e gjeti rrugën e vërtetë që shpie drejt në Amerikën e Stiven Shukut. Amerika është e Ramushit, Kaçaniku është i Kushtetutës. Dardania tashmë nuk ka kurrfarë vlere, sepse ka qenë veç një fiksion letrar i Rugovës, dhe asgjë tjetër.

    Sa drejt do t'i prijnë popullit këta tipa të burrërisë politike kaçanikase që janë veç figura "karizmatike" shahu në lojën e Ramushi me Dacin. Daci në "lojë kaçaniku" e humbi trashëgiminë e Rugovës, të cilën me këtë rast e fitoi Ramushi. Nëse me testament Rugova nuk ia ka lënë LDK-në trashëgim Ramushit, kjo u rregullua me ndërmjetësimin e Washingtonit në Kaçanik. Të tjerët premtojnë "integrime evropiane", Ramushi premton pushtet amerikan në Kaçanik në krye me Stiven Shukun!

    S'kisha parë spektakël më tragjikomik se sa ajo kartolina televizive plot ngjyra dhe plot burra në shitje me paket. Janë stërvitur shqiptarët moti t'i dorëzojnë librezat e partisë, por kësaj here u kishte hije burrëria, se këtë gjë e bënin para heroit legjendar, para tij nuk është marre të dorëzohesh, sidomos nëse nuk ke pasur rast dhe fat të demobilizoheshe si ushtarët e tij para trangujve të KFOR-it. Kartolina televizive i paraqiti me kravata komplet bojë alli, ndaj u zbehej pak të skuqurit e fytyrës, punë që u ndihmonte ta menaxhonin bukur turpin e tyre.

    Si në Francë Luigjët XIII dhe XIV etj., edhe në Kosovë dolën Rugova II (Sejdiu), Rugova III (Daci) dhe Rugova IV (Ramushi). Daci ka para, ka pasur gjithmonë, por parimisht nuk e blen lojalitetin e partiakëve, se besnikët nuk mund t'i blesh, tradhtarët po, veç jepu para. Por, Daci ka qëlluar koprrac me bisht dhe do t'ia shohë sherrin kësaj kurnacërie. Kurrkush sot nuk çohet prej Kaçaniku për t'i prirë popullit të Kosovës pa ja shti' një grusht para në grusht! Daci ka kujtu' se po si Rugova, mjafton vetëm t'u thuash partiakëve "mirëdita", e ata ta lënë kokën pas teje. Politikani i moderuar sot nuk e ruan kokën, por paratë, veç jepi para pak më shumë se Ramushi, nesër menjëherë të kthehet nga Dukagjini në Dardani. Dardania është antike, dhe s'ka të bëjë me realitetin. S'ka para Dardania. Kush ka sot më së shumti para? Amerika. Ramushi e thirri në telefon Kaçanikun dhe u tregoi se nëse vijnë pas tij, le ta dinë se e kanë prapa Amerikën. Ka dalë fjala në pazar se Amerika nuk po e do Dacin, po Ramushin, se Daci ia ka pas nervozuar një shef të zyrës së saj në Dragodan, kurse Ramushi po e do Shukun, që do të thotë Amerikën. A më e mirë Amerika, a Dardania, këtë e di çdo budalla, e le s'po ta di Kaçaniku! Para sa Amerika ka edhe Bexhet Pacolli, por Mimoza e këshilloi Bexhetin, mos i konkurro - i tha - Ramushit, as në Gjakovë. Deshi Bexheti demonstrata në Gjakovë, por e thirrën ata "lart" e i thanë "mos gabo"! Mos gabo se është puna e Ramushit! Thellë është puna! Nuk bën me Ramushin t'i shtiesh pipat. I shtine me Ramushin, dije çka e ka gjetur Dacin, kur i shtiu pipat me shefin e zyrës. Mirë e ke, - i tha Bexheti Mimozës. Edhe pse është me Dacin, Bexheti nuk është si Daci që s'e bën hesap askënd!

    Nga kjo punë makiaveliste kaçanikase do të nxjerrë shibla gazetaria invenstiguese e "Koha Ditore", e cila është duke e hetuar faktin se si tenderi për blerjen e LDD-së në Kaçanik ka qenë - njëburimor. Pra, nuk është marrë në konsiderim oferta e çmimit më të lartë që ka ofruar Pacolli për blerjen e partiakëve në shitje. Pacolli, siç thashë më lart, nuk ka insistuar edhe aq shumë, sepse nuk e ka lejuar Mimoza dhe amerikanët!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i thuj kimetes o llap se meqe ajo e ka shti shik-ikisht ne dore procesverbalin e mbledhjes se partise se ramushit do ish ma mire ta postonte at proces verbal ne gazete e poplli te gjykonte vete per punet e aak-se .. se sa ka tjerr lesh badihava.. sipas fantazise se saje.. qe vertet e ka te zhvilluar...
    mirpo fantazia eshte fantazi dhe mileti nuk don vec fantazi.. por dhe fakt..
    ajo e paska faktin.. kshuqe ban mire te tregoj.. original..

    llap.. kimetja eshte nick apo vertet ka nji kimete berishe..?

    duket se ka talent.. ne kto pune..

    na fol pak per kimeten..

    ..

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Ramushi do te jet mandatar i qeveris se ardhshme.

    Verehet keto kohe e fundit qe gazetat Shik-folse i gjuhen si shume me porosi ...pasqyrohet nje lloj nervoziteti nga oponentet tjere sidhe perkeqsim ne raportet mes Ambasades Amerikane dhe PDK-n.

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    i thuj kimetes o llap se meqe ajo e ka shti shik-ikisht ne dore procesverbalin e mbledhjes se partise se ramushit do ish ma mire ta postonte at proces verbal ne gazete e poplli te gjykonte vete per punet e aak-se .. se sa ka tjerr lesh badihava.. sipas fantazise se saje.. qe vertet e ka te zhvilluar...
    mirpo fantazia eshte fantazi dhe mileti nuk don vec fantazi.. por dhe fakt..
    ajo e paska faktin.. kshuqe ban mire te tregoj.. original..

    llap.. kimetja eshte nick apo vertet ka nji kimete berishe..?

    duket se ka talent.. ne kto pune..

    na fol pak per kimeten..

    ..

    hahahaaaa
    bukur ia the !

    Pse te mos nxitoje AAK ??
    Zgjedhjet e fundit e than fjalen e tyre , si duket rritja e trefishte e AAK i ka tronditur thelle disa qarqe te caktuara ne Kosove, nuk ndihen aspak komod ju leviz karriga nen b...!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Skifter Bjeshke Lexo Postimin
    hahahaaaa
    bukur ia the !

    Pse te mos nxitoje AAK ??
    Zgjedhjet e fundit e than fjalen e tyre , si duket rritja e trefishte e AAK i ka tronditur thelle disa qarqe te caktuara ne Kosove, nuk ndihen aspak komod ju leviz karriga nen b...!
    zgjedhjet e fundit treguen se PDK eshte e pa konkurenc dhe fitoi e do te fitoi prap bindshem

    ndera AAK u mbyll hermetikisht vetem ne dugagjin dhe ne asnji pjes tjeter te Kosoves nuk morri ndonji perqindje edhe kundrej rritjes se saj vetem ne dugagjin ajo eshte humbsja ma e madhe ne keto zgjedhje se bashku me LDD e dacit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •