Certifikimi nën thjerrëz: “Arbaini” politik i AAK-së apo “kasavetet” e Ramadanit…!
Ragip GJOSHI
Në mes të nxehtit të skenës politike,pas dorëheqjës së Sejdiut,hetohet një stinë e akullt përbrenda AAK-së...Kështu,i bërë akull ende pa ja nisur “lojës” së fushatës parazgjedhore,lojtari i katapultuar dhe i ardhur me “lloqmi” në AAK,i quajtur Burim Ramadani ,si folësi më aktiv në këtë subjekt, i caktuar për të mbajtur “të ndezur “luftën politike në skenën e luhatur të spektrit tonë politik,ditëve të fundit iu turrë çështjës së mbajtjës së Kuvendeve zgjedhore të subjekteve politike.
”Ky demokrat”, me perceptimin e tij dhe me “kasavetin” e tij për zgjedhjet përbrenda subjekteve tjera politike ,me aludim të veçantë në PDK,fort ndjehet i shqetësuar për mosmbajtjën e Kuvendit të kësaj partie lidere! Ramadani i komanduar e kurdisur nga “bosët” me zë të tërthortë, me droën në palcë për problemet e brendëshme në partinë ku ka marrë “azil” bëhet akuzues për organizimin e brendshëm të partive tjera politike.Ky “humanist’”, “shkelqen” me leksionet që ua mban subjekteve tjera politike,përgjumur ,pa fshirë shtëpinë e tij me “bërllokun” deri te pragu.Deklarimet e Ramadanit dhe paralajmërimet e tij për të dërguar këtë problematikë te Kushtetuesja janë një reagim i thjeshtë "oratorik" si taktikë se mbrojtja më e mirë është sulmi! Çudi e madhe e radhës! Çdo kund në botën e përparuar demokratike është opozita ajo që kerkon zgjedhje të parakohëshme e të jashtëzakonshme,tek ne çuditërisht opozita ju trembet zgjedhjeve dhe i ka hyrë frika në palcë për të dalë e për t’u matur në “peshoren e popullit!” AAK,përmes telallit të saj po kerkon “ngritjen “ e temperaturës politike në arbain! Edhe po të dakordohej i gjithë spektri politik I Kosovës qe të pritnin vapën e verës,duket se Burimit të AAK-së i ka hyrë të ftoftit në bark!Ështëq bërë akull…!Duket se Burimi dhe pashkëpartiakët e tij të jenë mërdhirë ende pa hyrë në garë!Arbaini nuk bëhet verë.
Stina e verës politike duhet të ndërtohet me besim tek elektorati!E duket se frika e Burimit vjen nga mosbesimi i “lloqmisë” së llojllojshmërisë së politikajëve (shumica të dëshmuar si të dështuar n ëish-subjektet e tyre) të tubuar në këtë subjekt.Verbërisë së shërbesës së këtij çunaku që në këtë moshë i “ka ikur kërthiza” duke ndërruar subjektet politike gjoja zëdhënës i politikëbërjës në këtë subjekt, intensiteti i "sharjeve", akuzave, manipulimeve mediatike të tij janë një vetëdemaskim i qyqarëllëku dhe mosgatishmërisë për t’u matur në kandarin e zgjedhjeve.Kjo parti opozitare shumë ëmbël merret me problemin e Kuvendeve zgjedhore të subjekteve tjera politike dhe me droën për moscertifikimin e tyre për zgjedhje. Por,AAK dhe Ramadani duhet të dijë se ky problem nuk është aq i madh dhe i pazgjidhshëm .Mos u “kasavetoni’ se do të përmbushet neni 13.5 i Rregullorës mbi Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike në KQZ.
Opozita aktuale po përpëlitet të mbetet në kujtesë me këto “parada” politike vetëm për faktin se dëshirojnë të instalojnë politikën e dështuar të grumbullimit të “hasharatit” dhe kësaj “sallate ruse” me “lojtarë” të blerë e të ardhur nga subjektet tjera si deshtakë! Krejt qesharake duken “kasavetet” e Ramadanit për fatin e regjistrimit e regjistrimit e certifikimit të PDK-së në Zyrën për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike në KQZ!Duhët të dijë z. Ramadani se asnjë parti politikë në Kosovë nuk ka kaluar 36 muaj pa kuvend zgjedhor,që nga viti 2008,kur Ligji mbi zgjedhjet ka hyrë në fuqi!
“Muskujt” e Ramadanit janë minorë siq është edhe fuqia elektorale e strukturave të subjektit ku ka gjetur ” azil politik” !
Me deklaratat boshe në mediat që synim kanë linçimin e nocionit PDK,me një gur,mëtohet, të vritnin dy zogj: fshehja e problemeve të mëdha të brendëshme dhe servirja e një toni agresiv, duke iluzionuar një sfond politik të trazuar. Rolin aktiv në këtë kastrim të politikës në skenën politike në Kosovë “bosët” ja kanë “besuar” B.Ramadanit. Artikulimi i “ustallarëve” i thënë nga B. Ramadani si kërcnim”nese KQZ shkel ligjin do ta dergojmë në Gjykatën Kushtetuese” sa vjen si qyqarllëk vjen edhe si vaj i një të përgjumuri nga trullosja e mpirja qe vjen nga forca politike e kundërshtarëve politik dhe nga vizioni largëpamës shtetndërtues i liderit aktual tepër të fuqishëm,H.Thaçi. “Muskujt” e Ramadanit janë minorë siq është edhe fuqia elektorale e strukturave të subjektit ku ka gjetur ai strehim.Ky farë monologu i Ramadanit vjen si një ogur i zi që reflekton përçarjet e rebelimet e brendëshme në AAK dhe pasqyron gjendjen e akulltë e të mpirë përbrenda “shtëpisë” së Ramadanit.Të mos kompleksohet e “kasavetohet” Ramadani se PDK do të mbajë Kuvendin zgjedhor, se ka një shtrirje strukturale e organizative të gjërë ,por edhe forcë kadrovike për të përmbushur këtë detyrim.Kuvendin se saj zgjedhor do ta mbajë PDK dhe aty kryetari i PDK-së,z.Hashim Thaçi,kryeministër aktual dhe i pakontestueshëm i Kosovës do të triumfojë siq ka ngadhnjyer në të gjitha betejat e tij që kur hyri në politikë.Elita e PDK-së,me reforma në pushtetin lokal dhe qendror praktikisht ka materializuar filozofinë politike te PDK-së e ka instaluar në të gjitha institucionet e Kosovës. Kështu,me ofrimin e pushtetit sa më afër qytetarit dhe tërsisht në sherbim të tyre PDK-ja edhe një herë do të rikonfirmoi se është subjekti më serioz dhe më i fuqishëm dhe më i konsoliduar në Kosovë. PDK-ja për këto tri vite ka dëshmuar se ka përmbushur dukshëm standardin e demokracisë dhe atë të llogaridhënies , duke bindur qytetarin se zëri i saj ishte zë i arsyes dhe zë i balancuar dhe tërsisht në shërbim të interesave të qytetarit.Ky subjekt nuk ju trembet zgjedhjeve të brendëshme sepse natyrshëm ,në rrugën e korrigjojmit të të gjithë gabimeve të së kaluarës ,para epokës së Qeverisë Thaçi ,sepse në qeverisjen e vendit është sëndertuar vullneti politik i qytetarëve.PDK nuk frikësohet nga zgjedhjet e brendëshme sepse ka strukturë të lakmueshme profesionale,moshe e gjinie dhe është katalizator për të gjithë faktorët politikë dhe institucionalë, ku në radhë të parë në konsideratë merren interesat e qytetarëve dhe zëri i ekspertëve.Kështu do të sinkronizohen interesat jetike të qytetarëve;si ndërtimi i rrugëve,shkollave ,ambulancave,kanalizimeve,rrjetit elektrik,etj. PDK,nuk ka të ftoftë dhe nuk zgjedhë asnjë stinë të vitit për t’u matur në peshorën e popullit sepse qytetarët e Kosovës me votën e tyre, në zgjedhje të lira dhe të ndershme ,ato komunale,për kryetar komune dhe zgjedhjet parlamentare , me votën e tyre në pjesën dërmuese të territorit të Kosovës kanë arritur të përmbysin një qeverisje të bazuar në vjedhjen, shpërdorimin e pasurive të tyre dhe dhunimin e votës së lirë, me lidhjet e qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë të të gjitha niveleve me krimin e organizuar.Por, unë këtu, nuk do të ndalem në histori, veçse dua të theksoj se gjatë etapës sa PDK ishte në opozitë ,Kosova ishte vendi me shtetin ligjor të bllokuar , me krimin e organizuar e të lidhur me fije të shumta me nivelet më të larta të shtetit, me korrupsionin, vjedhjen, shpërdorimin e taksave në dogana, tatime, prokurime nga qeveritarët , që arriti në çatinë planetare të korrupsionit, vendi i imazhit të nxirë, i varfërisë dhe mjerimit të skajshëm dhe në krizë tejet të rëndë energjitike. Në këto rrethana, Kosova erdhi në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 si vendi i njëmijë e një padrejtësive, i njëmijë e një halleve e derteve të mëdha, si vend i bllokimit të procesit të integrimit, i investimeve më të ulta në Europë, i pasigurisë, skamjes, errësirës ,por ngjau Koha e ndryshimeve dhe ndryshimet tashmë kanë ndoshur! Ishin ato zgjedhje që erdhën si kushtrim-magnet, që bashkoi shqiptarët kudo në Kosovë dhe thirrja për ndryshim, jehoi në të katër anët e Kosovës.
Ndryshimi ishte jetik dhe vendimtar për të nxjerrë shqiptarët nga një qeverisje që nuk e meritojnin…Qeverisja e re me në krye H.Thaçin ,solli kohën për të frenuar varfërinë dhe mjerimin në rritje, për të ndryshuar imazhin e nxirë të vendit nga korrupsioni, krimi i lidhur me pushtetin dhe përshpejtoi bërjen e shtetit .Gjatë qeverisjës Thaçi u bë vendosja e shtetit ligjor, përmirësimi i klimës së biznesit dhe shndërrimi i Kosovës në vendin tërheqës për investime . Nxitja e investimeve publike e punësimit dhe përkujdesi sa më i mirë shëndetësor dhe ndaj kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Në tërësi bilanci i qeverisë Thaçi,mund të cilësohet si bilanci i programit të zbatuar, premtimeve të mbajtura.Gjatë kësaj qeverisje,Thaçi me ekipin qeveritar hodhi themelet dhe shtroi trasenë e ndryshimit të madh të Kosovës.Kryetari i PDK-së,z.Hashim Thaçi,nuk i frikësohet rikonfirmimit të tij si lider sepse PDK-ja si subjekt politik që buron nga vlerat më të çmueshme të kombit e që rrënjët i ka në gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës,çdo herë ka ditur të çmojë e nderoi vlerat më të qëndrueshme të kombit e në këtë rast edhe frytet e luftës së lavdishme çlirimtare të UÇK-së,sepse heroizmi sakrifica dhe trimëria e liribërsve hapi shtigje të reja dhe të gjitha rrugët e lirisë dhe shtetit të Kosovës.
Dhe krejt në fund,z.Ramadani duket se keni i parë një ëndërr të keqe që i ngjante filmit “Koncert në vitin 1936”, ku Nuri beu përpiqej të prishte Koncertin …!Zgjedhjet partiakenë PDK do të mbahen,zgjedhjet e përgjithëshme do ndodhin në dimër a verë,në të ftoftë apo në vapë…!...Dhe se sërish forcë e parë politikedo jetë PDK!Nuk shtohen “kokrrat” me paragjykime e halucinacione,por me ebsim tek elektorati ne kutitë e votimeve.
Krijoni Kontakt