Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 108 prej 108
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Certifikimi nën thjerrëz: “Arbaini” politik i AAK-së apo “kasavetet” e Ramadanit…!

    Ragip GJOSHI

    Në mes të nxehtit të skenës politike,pas dorëheqjës së Sejdiut,hetohet një stinë e akullt përbrenda AAK-së...Kështu,i bërë akull ende pa ja nisur “lojës” së fushatës parazgjedhore,lojtari i katapultuar dhe i ardhur me “lloqmi” në AAK,i quajtur Burim Ramadani ,si folësi më aktiv në këtë subjekt, i caktuar për të mbajtur “të ndezur “luftën politike në skenën e luhatur të spektrit tonë politik,ditëve të fundit iu turrë çështjës së mbajtjës së Kuvendeve zgjedhore të subjekteve politike.

    ”Ky demokrat”, me perceptimin e tij dhe me “kasavetin” e tij për zgjedhjet përbrenda subjekteve tjera politike ,me aludim të veçantë në PDK,fort ndjehet i shqetësuar për mosmbajtjën e Kuvendit të kësaj partie lidere! Ramadani i komanduar e kurdisur nga “bosët” me zë të tërthortë, me droën në palcë për problemet e brendëshme në partinë ku ka marrë “azil” bëhet akuzues për organizimin e brendshëm të partive tjera politike.Ky “humanist’”, “shkelqen” me leksionet që ua mban subjekteve tjera politike,përgjumur ,pa fshirë shtëpinë e tij me “bërllokun” deri te pragu.Deklarimet e Ramadanit dhe paralajmërimet e tij për të dërguar këtë problematikë te Kushtetuesja janë një reagim i thjeshtë "oratorik" si taktikë se mbrojtja më e mirë është sulmi! Çudi e madhe e radhës! Çdo kund në botën e përparuar demokratike është opozita ajo që kerkon zgjedhje të parakohëshme e të jashtëzakonshme,tek ne çuditërisht opozita ju trembet zgjedhjeve dhe i ka hyrë frika në palcë për të dalë e për t’u matur në “peshoren e popullit!” AAK,përmes telallit të saj po kerkon “ngritjen “ e temperaturës politike në arbain! Edhe po të dakordohej i gjithë spektri politik I Kosovës qe të pritnin vapën e verës,duket se Burimit të AAK-së i ka hyrë të ftoftit në bark!Ështëq bërë akull…!Duket se Burimi dhe pashkëpartiakët e tij të jenë mërdhirë ende pa hyrë në garë!Arbaini nuk bëhet verë.


    Stina e verës politike duhet të ndërtohet me besim tek elektorati!E duket se frika e Burimit vjen nga mosbesimi i “lloqmisë” së llojllojshmërisë së politikajëve (shumica të dëshmuar si të dështuar n ëish-subjektet e tyre) të tubuar në këtë subjekt.Verbërisë së shërbesës së këtij çunaku që në këtë moshë i “ka ikur kërthiza” duke ndërruar subjektet politike gjoja zëdhënës i politikëbërjës në këtë subjekt, intensiteti i "sharjeve", akuzave, manipulimeve mediatike të tij janë një vetëdemaskim i qyqarëllëku dhe mosgatishmërisë për t’u matur në kandarin e zgjedhjeve.Kjo parti opozitare shumë ëmbël merret me problemin e Kuvendeve zgjedhore të subjekteve tjera politike dhe me droën për moscertifikimin e tyre për zgjedhje. Por,AAK dhe Ramadani duhet të dijë se ky problem nuk është aq i madh dhe i pazgjidhshëm .Mos u “kasavetoni’ se do të përmbushet neni 13.5 i Rregullorës mbi Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike në KQZ.


    Opozita aktuale po përpëlitet të mbetet në kujtesë me këto “parada” politike vetëm për faktin se dëshirojnë të instalojnë politikën e dështuar të grumbullimit të “hasharatit” dhe kësaj “sallate ruse” me “lojtarë” të blerë e të ardhur nga subjektet tjera si deshtakë! Krejt qesharake duken “kasavetet” e Ramadanit për fatin e regjistrimit e regjistrimit e certifikimit të PDK-së në Zyrën për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike në KQZ!Duhët të dijë z. Ramadani se asnjë parti politikë në Kosovë nuk ka kaluar 36 muaj pa kuvend zgjedhor,që nga viti 2008,kur Ligji mbi zgjedhjet ka hyrë në fuqi!
    “Muskujt” e Ramadanit janë minorë siq është edhe fuqia elektorale e strukturave të subjektit ku ka gjetur ” azil politik” !


    Me deklaratat boshe në mediat që synim kanë linçimin e nocionit PDK,me një gur,mëtohet, të vritnin dy zogj: fshehja e problemeve të mëdha të brendëshme dhe servirja e një toni agresiv, duke iluzionuar një sfond politik të trazuar. Rolin aktiv në këtë kastrim të politikës në skenën politike në Kosovë “bosët” ja kanë “besuar” B.Ramadanit. Artikulimi i “ustallarëve” i thënë nga B. Ramadani si kërcnim”nese KQZ shkel ligjin do ta dergojmë në Gjykatën Kushtetuese” sa vjen si qyqarllëk vjen edhe si vaj i një të përgjumuri nga trullosja e mpirja qe vjen nga forca politike e kundërshtarëve politik dhe nga vizioni largëpamës shtetndërtues i liderit aktual tepër të fuqishëm,H.Thaçi. “Muskujt” e Ramadanit janë minorë siq është edhe fuqia elektorale e strukturave të subjektit ku ka gjetur ai strehim.Ky farë monologu i Ramadanit vjen si një ogur i zi që reflekton përçarjet e rebelimet e brendëshme në AAK dhe pasqyron gjendjen e akulltë e të mpirë përbrenda “shtëpisë” së Ramadanit.Të mos kompleksohet e “kasavetohet” Ramadani se PDK do të mbajë Kuvendin zgjedhor, se ka një shtrirje strukturale e organizative të gjërë ,por edhe forcë kadrovike për të përmbushur këtë detyrim.Kuvendin se saj zgjedhor do ta mbajë PDK dhe aty kryetari i PDK-së,z.Hashim Thaçi,kryeministër aktual dhe i pakontestueshëm i Kosovës do të triumfojë siq ka ngadhnjyer në të gjitha betejat e tij që kur hyri në politikë.Elita e PDK-së,me reforma në pushtetin lokal dhe qendror praktikisht ka materializuar filozofinë politike te PDK-së e ka instaluar në të gjitha institucionet e Kosovës. Kështu,me ofrimin e pushtetit sa më afër qytetarit dhe tërsisht në sherbim të tyre PDK-ja edhe një herë do të rikonfirmoi se është subjekti më serioz dhe më i fuqishëm dhe më i konsoliduar në Kosovë. PDK-ja për këto tri vite ka dëshmuar se ka përmbushur dukshëm standardin e demokracisë dhe atë të llogaridhënies , duke bindur qytetarin se zëri i saj ishte zë i arsyes dhe zë i balancuar dhe tërsisht në shërbim të interesave të qytetarit.Ky subjekt nuk ju trembet zgjedhjeve të brendëshme sepse natyrshëm ,në rrugën e korrigjojmit të të gjithë gabimeve të së kaluarës ,para epokës së Qeverisë Thaçi ,sepse në qeverisjen e vendit është sëndertuar vullneti politik i qytetarëve.PDK nuk frikësohet nga zgjedhjet e brendëshme sepse ka strukturë të lakmueshme profesionale,moshe e gjinie dhe është katalizator për të gjithë faktorët politikë dhe institucionalë, ku në radhë të parë në konsideratë merren interesat e qytetarëve dhe zëri i ekspertëve.Kështu do të sinkronizohen interesat jetike të qytetarëve;si ndërtimi i rrugëve,shkollave ,ambulancave,kanalizimeve,rrjetit elektrik,etj. PDK,nuk ka të ftoftë dhe nuk zgjedhë asnjë stinë të vitit për t’u matur në peshorën e popullit sepse qytetarët e Kosovës me votën e tyre, në zgjedhje të lira dhe të ndershme ,ato komunale,për kryetar komune dhe zgjedhjet parlamentare , me votën e tyre në pjesën dërmuese të territorit të Kosovës kanë arritur të përmbysin një qeverisje të bazuar në vjedhjen, shpërdorimin e pasurive të tyre dhe dhunimin e votës së lirë, me lidhjet e qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë të të gjitha niveleve me krimin e organizuar.Por, unë këtu, nuk do të ndalem në histori, veçse dua të theksoj se gjatë etapës sa PDK ishte në opozitë ,Kosova ishte vendi me shtetin ligjor të bllokuar , me krimin e organizuar e të lidhur me fije të shumta me nivelet më të larta të shtetit, me korrupsionin, vjedhjen, shpërdorimin e taksave në dogana, tatime, prokurime nga qeveritarët , që arriti në çatinë planetare të korrupsionit, vendi i imazhit të nxirë, i varfërisë dhe mjerimit të skajshëm dhe në krizë tejet të rëndë energjitike. Në këto rrethana, Kosova erdhi në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 si vendi i njëmijë e një padrejtësive, i njëmijë e një halleve e derteve të mëdha, si vend i bllokimit të procesit të integrimit, i investimeve më të ulta në Europë, i pasigurisë, skamjes, errësirës ,por ngjau Koha e ndryshimeve dhe ndryshimet tashmë kanë ndoshur! Ishin ato zgjedhje që erdhën si kushtrim-magnet, që bashkoi shqiptarët kudo në Kosovë dhe thirrja për ndryshim, jehoi në të katër anët e Kosovës.

    Ndryshimi ishte jetik dhe vendimtar për të nxjerrë shqiptarët nga një qeverisje që nuk e meritojnin…Qeverisja e re me në krye H.Thaçin ,solli kohën për të frenuar varfërinë dhe mjerimin në rritje, për të ndryshuar imazhin e nxirë të vendit nga korrupsioni, krimi i lidhur me pushtetin dhe përshpejtoi bërjen e shtetit .Gjatë qeverisjës Thaçi u bë vendosja e shtetit ligjor, përmirësimi i klimës së biznesit dhe shndërrimi i Kosovës në vendin tërheqës për investime . Nxitja e investimeve publike e punësimit dhe përkujdesi sa më i mirë shëndetësor dhe ndaj kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Në tërësi bilanci i qeverisë Thaçi,mund të cilësohet si bilanci i programit të zbatuar, premtimeve të mbajtura.Gjatë kësaj qeverisje,Thaçi me ekipin qeveritar hodhi themelet dhe shtroi trasenë e ndryshimit të madh të Kosovës.Kryetari i PDK-së,z.Hashim Thaçi,nuk i frikësohet rikonfirmimit të tij si lider sepse PDK-ja si subjekt politik që buron nga vlerat më të çmueshme të kombit e që rrënjët i ka në gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës,çdo herë ka ditur të çmojë e nderoi vlerat më të qëndrueshme të kombit e në këtë rast edhe frytet e luftës së lavdishme çlirimtare të UÇK-së,sepse heroizmi sakrifica dhe trimëria e liribërsve hapi shtigje të reja dhe të gjitha rrugët e lirisë dhe shtetit të Kosovës.


    Dhe krejt në fund,z.Ramadani duket se keni i parë një ëndërr të keqe që i ngjante filmit “Koncert në vitin 1936”, ku Nuri beu përpiqej të prishte Koncertin …!Zgjedhjet partiakenë PDK do të mbahen,zgjedhjet e përgjithëshme do ndodhin në dimër a verë,në të ftoftë apo në vapë…!...Dhe se sërish forcë e parë politikedo jetë PDK!Nuk shtohen “kokrrat” me paragjykime e halucinacione,por me ebsim tek elektorati ne kutitë e votimeve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #102
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    PDK pa kuvend zgjedhor qe 5 vjet , nuk do koment!

    Sipas ligjit, ky subjekt nuk ka te drejt të merr pjsë në zgjedhje nës nuk ka zgjedhje të brendshme dhe kuvend zgjedhor më së shumti 36 muaj para zgjedhjeve.

    Ta shofim a po mundet hasa me mar pjsë në zgjedhjet e ardhëshme me partin e vet?!

    Sa rrenat , pshtjellimet , korrupcion ... e të gjitha të zeza te tjera që ka bërë qeveria e rrenes së Kosoves në kryem me hasën , mund të provoj të bëjë edhe ndonjë mashtrim , që të marr pjesë në zgjedhje pa zgjedhje të brendshme pariake.
    Ka shumë në pdk që nuk jan në "rrugen" e hasës , dhe kjo është arsyeja pse nuk ka levërdi hasa të mbajë zgjedhje të brendshme partiake!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    opozitar turr e vrap pas Thaqit, se u largue Sejdiu ose pergaditnu edhe per nje mandat ne opozit...mos boni shume zhurem se veq hajgar po bahet me ju hahaaaaaa...

  4. #104
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Kosovë, zgjedhjet më 13 shkurt

    Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës, Jakup Krasniqi, duke u thirrur në kompetencat e tij kushtetuese, ka shpallur 13 shkurtin si datë të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë.

    Vendimi vjen pas dorëheqjes së presidentit të Republikës, Fatmir Sejdiu dhe konsultimeve të ushtruesit të detyrës së presidentit me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.

    Sejdiu dha dorëheqje muajin e kaluar pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se ai ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës duke mbajtur njëkohësisht postin “e ngrirë” të kryetarit të partisë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe postin e Presidentit të Republikës.

    Kryeparlamentari Krasniqi, i cili sipas Kushtetutës ushtron edhe detyrën e Presidentit të Republikës në rast të dorëheqjes apo vdekjes së presidentit, në një konferencë për media të mbajtur të premten pasdite, tha se kishte disa propozime që data e zgjedhjeve të jetë 20 shkurti.

    “Por pas konsultimeve me partitë politike dhe me Komisionin Qendror Zgjedhor, vlerësuam se nuk do të ishte mirë që Kosova ta festojë përvjetorin e tretë të pavarësisë (17 shkurtin) në atmosferë zgjedhore”.

    “Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 13 shkurt është marrë duke u bazuar në nenin 90 dhe në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 4 pika 3 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, si dhe me marrëveshje me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor”.

    “Me këtë vendim udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi”. /Telegrafi/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Aktuale


    LDK del nga koalicioni qeverisës
    LDK



    16.10.2010

    Radio Evropa e Lirë

    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vendim që të dalë nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

    Njoftimi u bë nga kjo parti përmes një komunikate për media, të nënshkruar nga kryetari i saj, Fatmir Sejdiu.

    Vendimi i Kryesisë thotë se që nga data 18 tetor, ministrat dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë nga kjo parti, përfundimisht duhet ta dorëzojnë detyrën.

    Në fund të komunikatës, kjo parti thotë që “mbetet e përkushtuar të jetë kontribuuese e fuqishme në të gjitha proceset demokratike” e shtetërore në interes të Kosovës.

  6. #106
    Zgjedhjet në Kosovë, Pack: Mos bëni gabimet e Shqipërisë
    07/12/2010

    Udhëheqëset e delegacionit të Parlamentit Evropian, që do të vëzhgojnë zgjedhjet e së dielës në Kosovë, deputetet Doris Pak dhe Ulrike Lunaçek, kanë bërë thirrje për një dalje sa më masive të qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje, në mënyrë që të demonstrojnë se kosovarët janë të gatshëm të marrin në duart e tyre përgjegjësinë për shtetin e tyre të ri.


    Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, ato u shprehën të bindura se kosovarët do të dinë t'i organizojnë si duhet këto zgjedhje dhe t'i evitojnë parregullsitë, ndërsa Këshilli Zgjedhor, sipas tyre, do të ketë përgjegjësinë kryesore për këtë.


    Dorisa Pak ka tërhequr vërejtjen për partitë politike në Kosovë, që të mos bëjnë gabimet që bëhen në Shqipëri.


    "Besojmë se ato nuk do të kenë guxim të bëjnë çfarë bëhet në Shqipëri, sepse e shohin se çfarë pasojash ka Shqipëria. Nëse zgjedhjet do të jenë të rregullta, nëse Këshilli Zgjedhor dhe ne si vëzhgues e themi këtë, atëherë askush nga partitë politike nuk guxon të mos i pranojë rezultatet", është shprehur Pak.


    Ndërkaq, Ulrike Lunaçek ka thënë se partitë politike duhet të heqin dorë nga tentimet për të ndërhyrë në media. Sipas saj, ato nuk duhet të bëjnë kurrfarë presionesh apo manipulimesh ilegale ndaj qytetarëve për të fituar ndonjë votë.


    Parlamenti Evropian, siç u konfirmua sot në Bruksel, do të ketë një delegacion vëzhgues në Kosovë nga dita e premte dhe ai do të ndahet në dy ekipe vëzhguesish.


    "Do të përqendrohemi kryesisht në zonat, ku në të kaluarën ka pasur tentime për parregullsi", ka thënë Lunaçek, e cila së bashku me zonjën Pak do të udhëheqin delegacionin shtatë-anëtarësh të Parlamentit Evropian.


    Këto dy deputete të PE-së e kanë përshëndetur faktin se në këto zgjedhje ka edhe tri subjekte të reja politike që garojnë. Po ashtu kanë shprehur pritjet që edhe serbët e Kosovës të dalin në këto zgjedhje në një numër sa më të madh.


    "Për fat të keq, Beogradi ka qëndrim negativ ndaj pjesëmarrjes së serbëve në këto zgjedhje. Por, shpresojmë se, përkundër kësaj, një numër i madh i serbëve të Kosovës do të vendosin vetë për fatin e tyre dhe do të dalin në votime", ka thënë Doris Pak


    Faktin se do të ketë dhjetëra-mijëra vëzhgues vendorë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, një delegacion nga Parlamenti Evropian, një vëzhgim diplomatik po ashtu, sikur edhe delegacione të parlamentarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Doris Pak dhe Ulrike Lunaçek e kanë quajtur garanci që zgjedhjet do të kalojnë mirë dhe Kosova do ta kalojë një provim të rëndësishëm të pjekurisë së saj politike si shtet i ri.


    Edhe një herë, këto dy deputete kanë porositur partitë politike që, sado që mund të duket e kuptueshme për një fushatë zgjedhore, të mos japin premtime joreale, me qëllim të manipulimit të qytetarëve.

    shekulli

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Turpi i dynjasë. Bash turpi.

    Ashtu siç veprohet me fëmijët e kopështit parashkollor po veprojnë ndërkombëtarët me PDK-në.

    Ambasadori Dell u jep detyrë shtëpie Kodin e mirësjelljes.

    Fondi Monetar u'a përkujton obligimet për mosngritje të pagave.

    Bashkimi Evropian u'a ndalë fondet.

    Parlamentaret evropiane i thonë: mjaft gënjeve për vizat gjatë fushatës.

    Janë gjëra aq elementare sa do të ishte e turpshme edhe të mendoheshin e lëre më të bëheshin.

    Lobimi për njohje mund të presë, zhvillimi ekonomik poashtu. Sundimit të ligjit as që po i shihet fillimi, mirëqenja ekonomike mbetet një eeeeeeendërr siç shprehet kryeministri i vetërrëzuar...që sa herë ma përplasin në TV më duket se po e shoh me sy fatkeqësinë kombëtare të rradhës...

    Turp, vërtetë turp për një popull aq të mirë si ne...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •