Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 108
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Eshte e kote edhe nese mbahen zgjedhje te parakohshme.Arsyeja kryesore eshte se votuesit nuk kane alternative dhe as kend te zgjedhin.
    Njera alternative gjindet ne gjygjin e Hages,tjetra perballet me bastisje per korrupsion dhe krim te organizuar,e tjetra me shkelje te kushtetutes dhe gjera tjera.
    Kend ta zgjedh populli?
    Per mendimin tim nuk duhet te shpenzohen energji dhe para kot per zgjedhje te parakohshme.

    Pasi ra fjala egziston tema e njejte e hapur para gati 10 muajve.Kriza institucionale ka filluar moti,jo tash me dorheqjen e presidentit.
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=121093

  2. #62
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Kriza institucionale nuk ka filluar , ajo ka qen e pranishme gjat gjith kohës!

    Problemi qëndron në atë se si të ndërpresim krizen njëher e përgjithmonë.

    Alternativat janë , por duhet të shfrytëzohen.

    Kosova duhet njëher e përgjithmonë ti thot jash të gjitha ideologjive të vjetra komuniste , enveriste, titiste , marksist-leniniste dhe klanore .
    Këto tipe doktrinash politike do të sjellim gjithmon krizë isntitucionale!

    Njerëz që nuk kan të kaluar të ndytë në doktrina antikombëtare duhet të zgjidhen dhe ta udhëheqin vendin.
    Kosova ke nevoj për atdhetarë moder!


    Vetëm ata që në rradhë të parë e donë dhe respektojn kombin , do të respektohen edhe nga të tjerët , nga ndërkombëtarët.
    Sahanlëpirësit dhe levantinët vetëm shkryhen nga ndërkombëtarët dhe aty vjen në shprehje plotësimi i dëshirave të shkijeve në Kosoven shqiptare!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC,U KRYMB!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Jakup Krasniqi flet për zgjedhje të parakohshme


    Botuar: E mërkurë, 29 shtator 2010 - 10:45 CET

    Krasniqi: Unë mendoj se duhet të bëhen zgjedhjet dhe pastaj me institucione të qëndrueshme të shkohet drejt bisedimeve edhe me Serbinë, por edhe me të gjitha vendet e tjera.


    Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka deklaruar BBC-së se klima politike e krijuar në Kosovë imponon, sipas tij, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

    Por zoti Krasniqi ka thënë se çështja qëndron në faktin se sa kohë do të shfrytëzohet për përgatitjen e zgjedhjeve dhe sa të përgatitura janë institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

    Ai tha se zgjedhjet e mundshme të parakohshme do të shtyjnë për një kohë edhe bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për çështjet teknike, meqë sipas tij, Kosova duhet të hyjë në dialog me institucione të qëndrueshme.

    Ushtruesi i detyrës së presidentit, që mori këtë funksion pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu dy ditë më parë, i ka cilësuar si të “ftohura” marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit PDK-së dhe LDK-së, të cilët sipas zotit Krasniqi, nuk kanë patur takime të drejtpërdrejta.

    Ai e quajti “krizë të vogël politike” dorëheqjen e presidentit Sejdiu, por tha se nuk është krijuar boshllëk institucional.

    Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi bisedën me zotin Krasniqi dhe fillimisht e pyeti nëse e ka të vështirë tani që të kryejë dy detyra si kryetar i Kuvendit dhe tani si president i vendit.

    Krasniqi: Po sigurisht. Detyra ime e fituar pas zgjedhjeve është detyra e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe detyra e dytë që momentalisht kam është një detyrë që vjen si pasojë e dorëheqjes së presidentit të Republikës së Kosovës dhe në këto raste Kushtetuta parasheh që detyrën e presidentit të Kosovës, në një afat deri në gjashtë muaj duhet ta ushtrojë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    BBC: Ju besoni se do ta mbani këtë post në këtë gjashtë muajsh të ardhshëm?

    Krasniqi: Dëshira ime është që në radhë të parë, thjesht, të mos vërehet vakumi institucional, të mos krijohet krizë institucionale dhe që në bisedat që do të zhvillojmë me partitë politike, në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë me partitë e koalicionit të gjejmë një gjuhë të përbashkët që kjo zgjidhje të jetë sa më e shkurtër dhe në një afat sa më të shkurtër të mundshëm.

    I gjithë angazhimi im do të jetë mbi bazën e Kushtetutës, mbi bazën e afateve që i parasheh Kushtetuta dhe mbi bazën e një marrëveshjeje që do të duhej të arrihej, fillimisht, mes partnerëve të koalicionit të deritashëm, por edhe të subjekteve të tjera politike nëse koalicioni qeverisës nuk e gjen gjuhën e përbashkët.

    BBC: Ju e përsëritët një qëndrim se nuk do të lejoni krijimin e një boshllëku institucional. Por megjithatë është krijuar një lloj krize politike në vend pas dorëheqjes së presidentit.

    Krasniqi: Është një e vërtetë e madhe se vetë dorëheqja e presidentit, me një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese, ka shkaktuar të themi, një lloj krize të vogël, por një krizë që është paraparë edhe me Kushtetutë.

    Megjithëse Kushtetuta jonë nuk i zgjidh më së miri këto situata dhe në këtë rast ndoshta shihen disa mangësi dhe dobësi që i ka Kushtetuta dhe në të ardhmen e afërt mendoj se duhet të ndryshohet.

    BBC: Më falni, të ndryshohet çka? Një pjesë e Kushtetutës?

    Krasniqi: Të ndryshohet, në këtë rast, mendoj se dy janë defekte të paraqitura.

    E para, neni i cili parasheh se presidenti nuk mund të ushtrojë dy detyra realisht varianti i fundit i Kushtetutës si projekt ka qenë që presidenti i Kosovës duhet të jap dorëheqje jo vetëm nga pozita e udhëheqësit të subjektit politik por edhe nga anëtarësia e këtij subjekti.

    Si duket me një marrëveshje kjo ka ndryshuar dhe unë mendoj se ajo pjesë duhet të rikthehet.

    Një çështje tjetër është se mandati pesëvjeçar i presidentit duhet të jetë mandat pavarësisht se sa njerëz do ta ushtronin atë.

    Edhe ky është defekt kushtetutes. Ndoshta po të ishte përcaktuar se mandati që mbetet duhet të vazhdohet, jo me mandat 5 vjeçar por mandati i mbetur ndoshta do të ishte arritur një marrëveshje më e e lehtë mes subjekteve politike dhe vetë koalicionit.

    BBC: Ju thatë se jeni në bisedime me partitë politike dhe së shpejti do të zhvilloni konsulta edhe me dy partitë në koalicion. Po kërkoni një kandidat konsensual për kryetar apo një kandidat jo partiak?

    Krasniqi: Të them të drejtën për këtë çështje ende nuk kemi biseduar për faktin se PDK dhe në veçanti LDK, nuk ka qenë e gatshme këtyre ditëve të bisedojë për këto çështje.

    Por për të zhvilluar një aktivitet politik dhe për të parë dhe biseduar edhe me partitë politike që janë në Kuvend unë kam filluar të kem kontakte.

    Kam patur fillimisht kontakte me partitë politike që janë në Parlament edhe ato të opozitës.

    Kemi biseduar kryesisht për gjendjen e krijuar dhe për të gjetur një rrugë të përbashkët për të dalë nga kjo situatë nëse, gjithnjë nëse, partnerët e koalicionit nuk e vazhdojnë marrëveshjen që e kanë patur.

    BBC: Pra, ju druani se partnerët e koalicionit mund ta prishin atë?

    Krasniqi: Realisht nuk mund të them me siguri, por derisa gjatë këtyre ditëve nuk ka patur gatishmëri për biseduar edhe kjo mund të jetë në horizont.

    Unë, megjithatë, pasi të bëj disa bisedime me partitë politike që janë në Kuvendin e Republikës së Kosovës unë do të kërkoj që të takohem edhe me kryetarin e tashëm të LDK-së dhe sigurisht edhe me kryeministrin që kemi, e që vijmë nga e njëjta parti, që të shoh se cilat janë gatishmëritë e tyre.

    Apo ndoshta gatishmëria e tyre është për të shkuar në zgjedhje të reja. Ndoshta mjedisi që është krijuar sikur imponon zgjedhje të parakohshme por, problemi qëndron në faktin se sa kohë do të shfrytëzohet për përgatitjen e tyre dhe sa janë institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për të kryer detyrat dhe obligimet që ju jep ligji dhe Kushtetuta.

    BBC: Jeni ju presidenti që do të shpallni zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, po them këto të parakohshme?

    Krasniqi: Nëse partitë politike të koalicionit nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët ndoshta unë do të jem ai që do të shpall, mbi bazën e Kushtetutës, këto zgjedhje, meqë vullneti dhe dëshira ime është që të ketë një proces normal edhe në zgjedhjen e presidentit, i cili pastaj do të vazhdonte punën dhe do t’i shpallte zgjedhjet sipas ligjit dhe në kohë normale e të rregullt.

    BBC: Kjo do të thotë se marrëdhëniet mes PDK-së dhe LDK-së janë përfundimisht të ngrira?

    Krasniqi: Tani për tani nuk ka patur kontakte. Mund të ketë patur kontakte individuale, por kontakte zyrtare mes krerëve të dy partive politike nuk ka patur, por unë pres që gjatë këtyre dy ditëve të realizohen ato.

    BBC: Zoti kryetar më lejoni t’ju pyes, a mundet kjo krizë, siç e quajtët ju, "krizë e vogël politike" në vend, të ndikojë në shtyrjen e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit për çështjet teknike të përgatitura nga BE-ja?

    Krasniqi: Nëse shkojmë drejt zgjedhjeve mendoj se duhet të pritet krijimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira dhe nga vota e qytetarëve të Kosovës për të marrë përgjegjësinë dhe për të bërë atë dialog ose bisedime. Mendoj se për një kohë do të shtyhen këto bisedime.

    BBC: Pra nuk ka dialog me Beogradin pa e zgjidhur çështjen edhe të koalicionit qeverisës, por edhe të presidentit të Kosovës?

    Krasniqi: Unë mendoj se duhet të bëhen zgjedhjet dhe pastaj me institucione të qëndrueshme të shkohet drejt bisedimeve edhe me Serbinë, por edhe me të gjitha vendet e tjera.

    BBC: Dhe t’i kthehem edhe njëherë çështjes kryesore. Në bazë të asaj që dëgjova, Kosova duket se po ecën drejt zgjedhjeve të parakohshme?

    Krasniqi: Janë krijuar shumë premisa që çojnë në atë drejtim.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zgjedhjet e parakohshme të pashmangshme


    Prishtinë, 29 shtator - Dorëheqja e ish-presidentit, Fatmir Sejdiu, nga posti më i lartë shtetëror, pritet t’i japë fund edhe “martesës së pazakonshme” mes PDK-së dhe LDK-së, e cila ishte lidhur në janar të vitit 2008. Zyrtarë nga të dyja këto parti e shohin si alternativë të mundshme shkuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme, brenda një afati sa më të shpejt kohor, shkruan sot “Koha Ditore”. Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, qysh të martën ka filluar të konsultohet me drejtuesit e partive politike për tejkalimin e gjendjes aktuale në vend. Burime të gazetës brenda PDK-së kanë deklaruar për gazetën se “opsioni për zgjedhje” duket të jetë i pashmangshëm, për faktin se LDK-së nuk do t’i mundësohet ta ketë një president të ri në mandat pesëvjeçar. “Askush nuk mund ta dijë se çfarë konfiguracioni institucional do të ketë vendi pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, prandaj, ne nuk mundemi ‘blanko’ ta bëjmë president edhe për një mandat të plotë një kandidat që do të propozohej nga LDK-ja”, ka thënë një zyrtar i lartë i PDK-së. Legjislacioni aktual në fuqi, sipas tij, nuk përcakton vazhdim të mandatit të presidentit, por parasheh vetëm emërim të ri të presidentit. “Po të ishte ndryshe, që presidenti i ri të zgjidhej vetëm deri në janar të vitit 2013, sa ka qenë edhe mandati i Sejdiut, ndoshta edhe do t’i kishim mbyllur sytë, por për një mandat të plotë pesëvjeçar nuk vjen as në konsiderim”, ka thënë ai.
    Udhëheqja kosovare vazhdimisht po mban konsultime me faktorin ndërkombëtar, sugjerimi i të cilit është që cilido proces, qoftë ai i zgjedhjes së presidentit të ri apo i zgjedhjeve të parakohshme, të bëhet në konsultim nga partitë, dhe të mos ketë shkelje kushtetuese.
    “Ky është proces i brendshëm që nuk guxon ta paralizojë jetën institucionale në Kosovë. Sugjerimi jonë mbetet që të gjendet zgjidhje bazuar në Kushtetutën e vendit, ndërkaq deri në gjetjen e zgjidhjes Kosova do të ketë ushtrues të detyrës së presidentit dhe ka qeveri, kështu që të gjitha proceset mund të zhvillohen”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë evropian i akredituar në Prishtinë. “Ne e kemi të qartë ngërçin me çështjen e mandatit pesëvjeçar. Është diçka e njohur për ne, por u mbetet partive që të vendosin”, ka shtuar ky zyrtar.
    Burime të tjera kanë shpjeguar për gazetën se brenga e evropianëve të akredituar në Kosovë ka të bëjë me efektin e ngjarjes me presidentin në dialogun Serbi- Kosovë, të cilin po e kërkon me ngulm zyra e baroneshës Ashton.
    Një zyrtar tjetër evropian ka bërë të ditur se gjatë konsultimeve që kanë ndodhur nga e shtuna, kryeministrit Thaçi i është bërë e qartë se Kosova nuk mund t`u shmanget përgjegjësive gjatë kohës sa detyrën e presidentit do ta ushtrojë kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
    “Nuk duhet të ndërlidhen bisedimet me çështjen e presidentit. Kosova ka qeveri, ka institucione. BE-ja është shumë e interesuar që bisedimet të nisin sa më shpejt dhe do të ishte lëshim i një rasti të mirë nga Kosova, nëse u iket bisedimeve për shkak të çështjes së presidentit”, i ka thënë gazetës ky burim.

    Dalja e LDK-së me një kandidat të ri për president të Kosovës, sipas burimeve të gazetës, ishte shtruar qysh në New York, ditën kur ish-presidenti Sejdiu kishte marrë lajmin se e kishte shkelur seriozisht Kushtetutën. Një nga emrat e mundshëm për president ka qenë ai i ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. Kryediplomati Hyseni ishte konsideruar i denjë për këtë post, për faktin se ka krijuar karrierë në fushën diplomatike, ka pasur paraqitje dinjitoze në Këshill të Sigurimit të OKB-së, e njeh mirë protokollin e shtetit, ka qenë në krah të ish-presidentit Ibrahim Rugova për mbi një dekadë, e para së gjithash ka krijuar relacione me personalitete të larta botërore. Mirëpo, deri të martën pasdite LDK-ja nuk ka dalë me ndonjë qëndrim zyrtar rreth tejkalimit të situatës.
    Një zyrtar tjetër i kësaj partie ka njoftuar se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së nuk kanë qenë të ftuar të gjithë anëtarët e Kryesisë, e sidomos ata që konsiderohen të afërt me pretendentin për kryetar të LDK-së, Bujar Bukoshi.
    I njëjti zyrtar ka shpjeguar se raportet mes LDK-së e PDK-së janë ftohur tej mase pas ngjarjes së fundit. Tensionet mes dy partive, sipas tij, janë ngritur për shkak se Sejdiu e ka konsideruar veten të tradhtuar nga kryeministri Thaçi, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, se ai ka bërë shkelje serioze kushtetuese me mbajtjen e postit të kryetarit të LDK-së. “Tradhtia”, sipas tij, i është përmendur Thaçit pak orë para se Sejdiu ta shpallte dorëheqjen nga posti i presidentit. Sejdiu kishte besuar se Thaçi do të reflektonte njësoj si ai, duke dalë publikisht me konstatimin se Kushtetuta e njeh pezullimin e funksionit të kryetarit të partisë, dhe si ajo nuk ishte cenuar nga presidenti i vendit. Por në fakt kishte ndodhur e kundërta. Kryeministri Thaçi me t’u kthyer nga New Yorku e pati klasifikuar rastin e presidentit shumë serioz.
    Ish-presidenti, sipas burimeve të gazetës, nuk e ka fshehur pezmin e tij ndaj drejtuesve të PDK-së, as gjatë takimeve të përbashkëta me ambasadorët e Quintit. Këta të fundit, duke e parë situatën, nuk e kanë kundërshtuar idenë e mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme brenda afatit prej 45 ditësh (më gjerësisht në numrin e sotshëm të Kohës Ditore”).
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Kosova vetem qe ka hyre ne fushaten parazgjedhore, sepse zgjedhjet do mbahen gjithsesi deri ne fund te viti.
    Nuk mundem ne qe per shkak te "problemeve" te brendshme partiake ti shtyejm zgjedhjet kur te kemi qef dhe ne anen tjeter e gjitha europa i ka syt nga ne duke pritur se kur te fillojne bisedat teknike me serbine.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    PDK-ja deri ne momentet e fundit ishte kunder zgjedhjeve te parakohshme,mendonte se e ka me tapi pushtetin.Tash se fundi kerkon zgjedhje te parakohshme,dhe ate me vetem nje qellim,e din mire se per momentin nuk ka ndonje opozite te forte qe te mund ti lekund pushtetin,bashkepjesmarresja e saj ne pushtet-LDK-ja po perballet me zgjedhje te brendshme dhe mosmarrveshje,dhe qellimi kryesor i ketyre zgjedhjeve eshte qe PDK-ja nuk deshiron qe ta merr barren e vetme ne rast te nenshkrimeve te mundshme te marrveshjeve me shtetin serb qe do te pasojne pas bisedimeve "teknike"qe do te mbahen.Kjo eshte edhe arsyeja kryesore pse kreret e PDK-se jane te zeshem ne kerkesat per zgjedhje te parakohshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fattlumi : 29-09-2010 më 12:40

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    kam nje pyetie, teorikisht si dhe juridikisht, a ka te drejt Albini mu paraqit ne zgjedhje sepse nuk e kam kuptuar se a eshte sqaruar kjo pune .

  8. #68
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga guri79 Lexo Postimin
    kam nje pyetie, teorikisht si dhe juridikisht, a ka drejt Albini mu paraqit ne zgjedhje sepse nuk e kam kuptuar se a eshte sqaruar kjo pune .
    PO more ka te drejt me u paraqit vec se nuk i ka hesapet ne rregull ( po du me thone me elektorat).

  9. #69
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    PDK-ja deri ne momentet e fundit ishte kunder zgjedhjeve parakohshme,mendonte se e ka me tapi pushtetin.Tash se fundi kerkon zgjedhje te parakohshme,dhe ate me vetem nje qellim,e din mire se per momentin nuk ka ndonje opozite te forte qe te mund ti lekund pushtetin,bashkepjesmarresja e saj ne pushtet-LDK-ja po perballet me zgjedhje te brendshme dhe mosmarrveshje,dhe qellimi kryesor i ketyre zgjedhjeve eshte qe PDK-ja nuk deshiron qe ta merr barren e vetme ne rast te nenshkrimeve te mundshme te marrveshjeve me shtetin serb qe do te pasojne pas bisedimeve "teknike"qe do te mbahen.Kjo eshte edhe arsyeja kryesore pse kreret e PDK-se jane te zeshem ne kerkesat per zgjedhje te parakohshme.

    Pse cka prite? qe Pdk me lyp zgjedhje ne momentet kur nuk i pershtatet a! Me rendesi eshte qe te respektohet kushtetuta dhe afatet qe kur duhet te mbahen zgjedhjet, dhe meqense keshtu erdh puna atehere le ti vendos populli kush te voton.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Historia më e re tregon se ,sa herë që duhet të bisedohet për Kosovën me Serbinë, me ose pa hir,imponohen situata gjysmë të jashtëzakoshme në lidership,me hendikepe të pa parashikuara...
    Para katër vitesh,kur pritej fillimi i definimit të statusit dhe në ndërkohë, vazhdonin negociatat sa në Vjenë,Nju Jork e Bruksel,këtu në Prishtinë,përveç prej zotit, (vdekja e dr. Ibrahim Rugovës),disa ishin viktimë e shkarkimeve të jashtazakonshme (kryeministri B. Kosumi dhe kryeparlamentari N. Daci),si kur bie reja për së këthjellti...
    Këta akterë jo pak të rendësishëm,e paguan haraçin e të ash.q."rirreshtim demokratik",që realisht ishte pastrim nga figurat që mund të paraqitnin problem në një moment të caktuar të shpalosjes së Planit të Ahtisarit,i cili ishte diskutuar e definuar shumë kohë më parë nga Kuinti….pa asnjë kosovarë..
    Aktualisht,simptomet janë të njejta....Do të ketë bisedime të rënda politike,dhe e mira e së mires është që shqiptarët të merren me vetvetten,gjoja pushtetin e meritat e mëdha që kanë për sot e dje..!!! dhe që sa më pak të jenë të koncentruar në ate se çka do të vendoset për ta –pa ta….
    Asgjë e re nuk ka ndryshuar edhe sa i përketë edhe akterëve.Janë të njejtit,me pakëz ndryshime kozmetike në skenar dhe skenografi….
    Për shumicën e krerëve rë LDK-së,zgjedhjet e parakohëshme janë shumë të mirëseardhura…!
    Ato,definitivisht i spostojnë zgjedhjet brenda –partiake dhe lidershipi actual i kësaj partie edhe një here do të jetë i detyruar...sic. të:”sakrifikojë shumë nga demokracia e brendshme dhe procedurat demokratike”,për hire të “interesave kombëtare”, që çuditrisht korespondojnë me interesat e Sejdiut,Kryeziut,Lutfiut,Manajt end.com.,…pra nuk ka zgjedhje të brendëshme partiake dhe akterët aktual të LDK-së,autamotakisht do të jenë prap partnerë të rëndësishëm të Thaçit në legjislaturen vijuese...
    Disa të tjerë,do të rreziten ,dikush në Brezovicë, dikush në Hagë e ndonjë tjetër,në ndonjë pushimore tjetër kah Zyrichu….p.sh.
    Epoka e Hashimit po fillon….bota thot se don ti shoh kah bisedojnë e merren vesh Tadiçi dhe Thaçi..
    Interesant….!

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu e Thaçi zhvillojnë takim konsultativ
    Ish-presidenti i vendit Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryetarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht të Partisë Demokratike të Kosovës, zhvilluan të enjten një takim konsultativ. ...
    Postuar: 02:56:51 / 30.09.2010
    Në njoftimin për media të LDK-së, thuhet se në këtë takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, ndërsa bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë konsulta të mëtejme për marrëveshje politike në interes të zhvillimeve në vend, gjithnjë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.


    Sejdiu: Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme
    Ish presidenti Fatmir Sejdiu, i ka deklaruar BBC-së se Gjykata Kushtetuese e Kosovës në një proces, që ai e ka cilësuar si të çuditshëm, e ka pamundësuar atë që ta ushtrojë postin e presidentit. ...
    Postuar: 11:25:08 / 30.09.2010
    Sejdiu ka thënë se vendimi i tij, ka qenë i paalternativë dhe se, sipas tij, kjo do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Hashim thaqi ka ofru dorheqje,dhe ka kerku zgjedhje te parakoheshme,per ta shfrytezua rastin e ramushit i cili eshte ne hag.
    Keshtu shkruaj disa media

  13. #73
    Shifet shume qarte, se as Sejdiut, as Thacit, as Jakup Krasniqit, asnje politikan apo deputet e qeveritar nuk i intereson populli dhe Kosova, por me se shumti ju intereson interesi personal, familjar e partiak.

    Keto lojra nga ana e Sejdiut dhe Thacit nuk jane asgje tjeter vecse, as njeri e as tjetri nuk kane deshire qe te shkojne ne bisedimet e ardhshme me Serbine, per te vetmen arsye se shume mire dihet se per cfare do jene ato bisedime, e per kete arsye edhe Sejdiu edhe Thaci mundohet qe dikujt tjeter tia lejne pataten e nxehte ne duar per at qe ata vete kane bere pazarlleqe te fshehta me Serbine.

    Personalisht mendoj qe e vetmja zgjidhje ne keto dite te veshtira per Kosoven dhe popullin e saj eshte Levizja Vetevendosje dhe Albin Kurti qe sa me pare dhe pa asnje kusht ta marrin timonin ne duar te tyre.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Pritet caktimi i datës për zgjedhje të parakohshme

    Vazhdojnë debatet rreth zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Dy liderët e partive bë koalicionin qeverisës, Hashim Thaçi i PDK-së e Fatmir Sejdiu i LDK-së, janë pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme....
    Postuar: 10:04:59 / 01.10.2010
    Ata janë takuar dje pasdite pa praninë e mediave. Thuhet se nuk është nënshkruar ndonjë marrëveshje, megjithatë, Thaçi e Sejdiu janë pajtuar që për të vazhduar përkohësisht koalicionin dhe për të hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e presidentit deri në zgjedhjet e parakohshme. Gjatë ditëve në vijim kreu i PDK-së dhe ai i LDK-së do të kenë disa takime, ku do të shqyrtohet caktimi i datës për zgjedhjet e parakohshme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Thaçi shantazhon edhe një herë luftëtarët e lirisë

    Marrë nga alb.eu

    Kriza që ka kapluar institucionet e Kosovës pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu, e ka detyruar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, që ai të kërkojë mbështetje edhe nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
    Kështu shkruajnë mediat kosovare sipas të cilave kryministri Thaçi i ka bërë ofertë drejtuesve të kësaj partie që nëse ata mbështesin bisedimet me Serbinë, atëherë qeveria që ai drejton do t′i mbështesë shpenzimet për procesin gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt dhe do të ketë parasysh kërkesën e tyre që zgjedhjet të mos mbahen këtë vit.

    Sipas mediave kosovare këtë ′ofertë′ kreu i ekzekutivit ia ka bërë nënkryetarit të parë të AAK-së, Blerim Shala ditë më parë.
    "Thaçi i ka propozuar Blerim Shalës që qeveria të ndajë mjete në vlerë prej 1 milion euro për ta financuar mbrojtjen e Ramush Haradinajt, por me ′kusht′ që AAK-ja të mbështesë procesin e bisedimeve me Serbinë", thonë burime brenda AAK-së të cituara nga mediat kosovare.

    Madje, sipas këtij burimi, Thaçi e ka siguruar Shalën që nëse AAK e mbështet ekzekutivin, atëherë zgjedhjet në vend nuk do të mbahen pa pëlqimin e AAK-së, e cila ka kërkuar që ato të mos mbahen pa kthimin e Ramush Haradinaj.

    Zëdhënësi Memli Krasniqi ka thënë se shefi i qeverisë ka takuar nënkryetarin e parë të AAK-së, por ai nuk ka qartësuar se për çfarë është folur në atë takim.


    Qe çfarë është hajni i PDK-së... i shtetit dhe popullit të Kosovës....
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Presidenti pret kryetarin e LDK-së

    Nga Express më 01 tetor 2010 në ora 17:06

    Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vazhduar edhe sot takimet dhe konsultat e nisura me liderët e partive politike të vendit.

    Pas takimeve me udhëheqës të disa subjekteve politike gjatë ditëve të kaluara, Krasniqi u takua sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu.

    “Edhe në këtë takim u bisedua për situatën politike të krijuar në vend”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Presidentit.

    "Institucionet e Kosovës janë duke punuar me intensitet të madh me të gjitha subjektet politike për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për kapërcimin e situatës se krijuar pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu", ka thënë Krasniqi, pas një takimi me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

    Krasniqi do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme takimet me liderët e partive politike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #77
    PDK = Pushtet Dorëheqje Kurrë

    PDK-ja e ka radhën për dorëheqjet. Ligjet e Kosovës kanë çuar në bankat e të akuzuarve, të të dyshuarve të gjykatave, ose edhe në burg, një numër bukur të mirë individësh, në rang kryetarësh të komunave e ministrash, të cilët po gjejnë tolerancë brenda PDK-së, ose institucioneve të udhëhequra prej saj dhe po dalin jo fort të barabartë me të gjithë qytetarët, ose edhe me kolegët e tyre nga partitë e tjera. PDK-ja ka mbetur vetëm zero-ja nga fjalitë e Thaçit që përmbajnë nocionet e famshme: zero, tolerancë, të gjithë, të barabartë dhe ligj. A është PDK-ja imune ndaj dorëheqjeve, apo lëmshi është shumë më i ngatërruar se ç’duket?



    FUNDI I FUNDIT të gjithë kanë bërë nga një sakrifikim. Fajtorë shumë, pak, ose aspak, veprimin përfundimtar e kanë ndërmarrë për të dhënë shembull se, megjithatë, duhet respektuar rendin e ligjin. Se nuk duhen të bëhen barrë e rrugëtimit të Kosovës në të bërit shtet, e rrugëtimit të saj për t’u konsoliduar si shtet, ose e rrugëtimit të saj - sado në momente me nuanca utopike - drejt arritjes së standardit të demokracisë së mirëfilltë perëndimore. Pa nevojë që edhe më tutje të sheshohen e të analizohen rrethanat, sjellja ose shkeljet e akëcilit deri në hapin e ndërmarrë, ose për më tepër, a janë pajtuar ose jo me fajësinë e veshur ndaj tyre, ata shembullin e dhanë. Shpesh me pikëpamje krejt të kundërta, në një klub këtu e gjejnë veten emrat e Fatmir Sejdiut e Fatmir Rexhepit, Ramush Haradinajt e Bajram Kosumit, e edhe të Nexhat Dacit. Dhe ky klub në fund na del pozitiv. Sado që secili që jeton në Kosovë, ose merr erë nga Kosova, do të pajtohej që lista do të duhej të ishte më e gjatë, bukur më e gjatë. Mirëpo, e veçanta është se këtë klub e përbëjnë të gjitha subjektet politike që pas luftës e kanë shijuar pushtetin, partitë LDK, AAK e LDD, por jo edhe ajo më e madhja aktualisht – PDK-ja. E di se të gjithë e dinë se për çka bëhet fjalë këtu, ndonëse pa u përmendur fare më lart. Pra, për institucionin aq të çmuar e të respektuar në demokracitë bashkëkohore: dorëheqjen.

    PARTIA MË E MADHE në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, le që nuk ka njohur në radhët e saj ndonjë dorëheqje nga rangjet e rëndësishme institucionale (hiq ato për çështje të brendshme partiake nga postet e deputetëve dhe zv. ministrave), por edhe një rast të vetëm e të izoluar të dorëheqjes, atë të Qazim Qeskës nga pozita e kryetarit të Rahovecit, duke e kthyer atë përdhunshëm në post. E me këtë gjest, siç u vërtetua edhe nga Gjykata Kushtetuese, është bërë edhe një shkelje krejt e re, ndoshta e denjë për një dorëheqje në rangje edhe më të larta. Por, heqja dorë nga pushteti dhe PDK-ja duket se nuk shkojnë bashkë, ose edhe shkojnë nëse akronimi i partisë lexohet: Pushtet Dorëheqje Kurrë – PDK.
    Edhe një herë, pra, për kryetarin (e PDK-së) e kryeministrin Thaçi – është koha e fundit që të lëvizet nga fjalët në vepra. Mund të thuhet se secili qytetar i Kosovës tashmë i ka mësuar përmendësh fjalitë për “zero toleranca” e “të gjithë të barabartë para ligjit”. Por ligjet e Kosovës kanë çuar në bankat e të akuzuarve, të të dyshuarve të gjykatave, ose edhe në burg, një numër bukur të mirë individësh që po gjejnë tolerancë brenda PDK-së, ose institucioneve të udhëhequra prej saj dhe po dalin jo fort të barabartë me të gjithë qytetarët, ose edhe me kolegët e tyre nga partitë e tjera. Në gjendjen e tanishme PDK-ja ka mbetur vetëm zero-ja nga fjalitë e Thaçit që përmbajnë nocionet e famshme: zero, tolerancë, të gjithë, të barabartë dhe ligj.

    TRE KRYETARË TË KOMUNAVE nga radhët e PDK-së kanë përjetuar arrestime, procese të vazhdueshme gjyqësore, vuajtje të dënimeve me burg etj., etj. Kryetarët e Kaçanikut, Skënderajt e Ferizajt kanë pasur probleme serioze me ligjin dhe madje me shkeljet ndër më të rëndat, të cilat përfshijnë afera korruptuese, vrasje nga pakujdesia, kërcënime, keqtrajtime, mosbindje ndaj organeve të rendit e shumëçka tjetër. Ata kanë vazhduar të jenë autoritet suprem për qytetarët të cilët i udhëheqin. Nuk kanë denjuar fare që së paku të kërkojnë falje, të tërhiqen, ose të japin dorëheqje, së paku për të dhënë një shembull të mirë moral për qytetarët që nuk ua kanë për borxh aferat. Aq më rëndë, ka ndodhur një gjë e kundërt ndërkohë: qytetarët janë bërë shembull për frikën që kanë nga ata që vetë i kanë zgjedhur.
    Në disa ministri, të udhëhequra nga PDK-ja, ka pasur bastisje të zhurmshme, ose marrje të qeta në pyetje, arrestime të nëpunësve e dyshime për ministra. Sërish: zero.
    Dorëheqjet do të duheshin të ndodhnin sa më parë dhe pastaj në mënyrë ligjore të synohet dëshmimi i pafajësisë dhe kthimi i nderit në vend. Këtë tashmë e kemi parë të ndodhë në Kosovë te individët udhëheqës të përmendur që në krye. As Sejdiu e as Rexhepi, as Haradinaj e as Kosumi, e as Daci, asnjëherë nuk janë pajtuar se kanë bërë ndonjë shkelje ose faj për të cilin do të duhej që të paguanin, por kanë dhënë dorëheqje për të mos u bërë pengues të proceseve aq të domosdoshme për shtetin e ri, dhe siç dihet tashmë, disave prej tyre ndërkohë iu është vërtetuar pafajësia.
    Prej nga, pra, ky imunitet i PDK-së? I pari i kësaj partie, që është edhe i pari i ekzekutivit kosovar, do të duhej t’i bindte votuesit e qytetarët se edhe ata duhet t’i nënshtrohen zero tolerancës dhe se edhe ata nuk janë mbi ligjin. Ose për më tepër, me gjithë porosinë e përçuar kohët e fundit se edhe ata assesi nuk janë mbi qytetarët e tjerë të Kosovës. Se s’janë të paprekshëm. Hyjnorë, në njëfarë mënyre.
    Duke parë se një gjë e këtillë nuk po ndodh brenda kësaj partie, atëherë vetëm sa fitojnë në peshë spekulimet e njohura tashmë, e që thonë se aq llugë është dhe aq të ndërvarur janë individë të caktuar në hierarkinë e partisë më të madhe në Kosovë, saqë e kanë bërë atë t’i ngjajë xhemperit të leshtë, të cilit po ia nxore një fije, mund të vazhdojë të shthuret krejtësisht.

    PDK-ja E KA PËR BORXH që me shumë dorëheqje të hyjë në klubin jo fort të dëshirueshëm të të dorëhequrve në Kosovë. Nëse do ta bëjë këtë sa më shpejt, aq më shpejt do të mund të pritej që edhe Kosova të hynte në klubin e demokracive perëndimore, në të kundërtën, në qoftë se vazhdohet kursi i deritashëm, i sigurt mund të jetë vetëm klubi i diktaturave të Lindjes.

    adriatik@kohavision.net
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Mendoj se ne keto rrethana te krijuara çeveria e koalicionit me nuk ka kurrfar logjike te jete ne pushtet. Zgjedhjet e parakoheshme per momentin nuk kane perspektiv, por duhte bere pregaditjet (normal me nje kryetar te KQZ qe i ka hije dhe jo me vegla te pushtetit), pastaj nese serish fiton PDK besoj se nuk ben me koalicion me LDK ngase para ketij koalicioni (por pse jo edhe gjate tij) kane qene te nje fjale vetem kur kane ndare prene dhe asnjehere per vendimet me rendesi per shtetin dhe popullin. Sidoqofte une nuk do ta legjitimoj me voten time asnje pushtet te korruptuar (ne fakt ne zgjedhjet e fundit votova vetem per kryetarin e komunes - Bajrush Xhemajlin, qe po ben pune vertete te medha ne komune) por jo edhe per nivelin qendror tmerresisht te korruptuar!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Kur pakica dhunon shumicën: Bota Sot, 02.10.2010

    Anketa
    Po të mbaheshin zgjedhjet për cilën parti do të votoni?
    LDK - 23.3%
    PDK - 9.6%
    AKR - 13.7%
    AAK - 19.3%
    LDD - 8%
    VETËVENDOSJE - 25.8%
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 02-10-2010 më 07:00
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  20. #80
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Pas këtij sondazhi dalin tash këta krokodillat e py-dy-kys e thoj i ka pagu dikush!

    Ky sonazh jap shpres per një qevesje te mbarë!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •