Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 108
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga The Clown Lexo Postimin
    Te kishim dite se qfare arushe je ti...i mire je me ... p.... e n.....!,po ta lypke trupi .
    edhe per ty bash me han qyshi i qokes se majt se qfar thue haaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga The Clown Lexo Postimin
    Te kishim dite se qfare arushe je ti...i mire je me ... p.... e n.....!,po ta lypke trupi .
    cka keni more.cka jeni tranu?!....ti Llapi paske qef me pa e une ty e tjerte e llomat e Kosoves qe skeni mete tjeter vetem fundrrilla te Popullit qe mundoheni me kushte te kundershtoni te verteten e ta llomotitni cka tju vjen ne menje.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  3. #43
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    edhe per ty bash me han qyshi i qokes se majt se qfar thue haaaaaaa

    Jo ski faj se veq drenicakve jau merr n'goje kthehu pak ka dugagjini pushitna pak,se ju llapiant veq n'guj jeni msu me nejt.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ganimet dhe Skifter Bjeshke
    bash eshte kah me merzitet a mi lexoni ju postimet e mia a jo hooooooooo
    po klush tumin ini ju breeeee
    Nese Llapi e ven gishtin ne deti, pa dyshim se humb qetesija e detit e do te ngriten valt,
    Si gjith kur na sjell Llapi ndonje propagond,humb disponimi i forumit.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga l-island Lexo Postimin
    Nese Llapi e ven gishtin ne deti, pa dyshim se humb qetesija e detit e do te ngriten valt,
    Si gjith kur na sjell Llapi ndonje propagond,humb disponimi i forumit.
    ty le ta pushit motra e jote idiotin e nanes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ty le ta pushit motra e jote idiotin e nanes
    Oj lopa e qeveris esht turp per kto shpreheje,kto shprehje qenkan burrerija e jote,pose qe te ishe para meje prezent dote ngrihet fjala e jote ne goi,dote gjunjezohesh para meje si nje mi i coft mor i mjer,ty te ngreh qeverija e jote per kerpeshi per nje pag te ndyt.Ndersa un jam i lir nga interesat shkruaj vetem per ta quar drejtesin ne vend, per te miren e vendit tim.

  7. #47
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga l-island Lexo Postimin
    Oj lopa e qeveris esht turp per kto shpreheje,kto shprehje qenkan burrerija e jote,pose qe te ishe para meje prezent dote ngrihet fjala e jote ne goi,dote gjunjezohesh para meje si nje mi i coft mor i mjer,ty te ngreh qeverija e jote per kerpeshi per nje pag te ndyt.Ndersa un jam i lir nga interesat shkruaj vetem per ta quar drejtesin ne vend, per te miren e vendit tim.
    ti e njeh drejstesin ku eshte drejtesia si pas teje?drejtesi eshte kjo qe ke shkru ti ?mendo qe drejtesi ke me vendos ti?SHyqyre qe nuk jemi ne ymytin e juve apo ne duart e juve se Kosova moti kishe me u ba Afrike
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    ti e njeh drejstesin ku eshte drejtesia si pas teje?drejtesi eshte kjo qe ke shkru ti ?mendo qe drejtesi ke me vendos ti?SHyqyre qe nuk jemi ne ymytin e juve apo ne duart e juve se Kosova moti kishe me u ba Afrike
    Ardian ju lus nese nuk te pelqein shkrimet e mieja mos i lexo, dhe mesim me rrespekt ndaj njeri tjetrit,ndersa nese me drejtohesh mua me ndonje shkrim t'holloje pak mendimin se shum veshtir po e kam ta zdervjelloi shkrimin tend,po perpiqem qe te ja gjej arsyen shkrimit tend po kot.

    klm.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pazari politik
    Shkrirja e ORA’s në LDK është ambicie e Teuta Sahatqisë dhe Gazmend Muhaxhirit. Nuk i përjashtoj edhe pazaret tjera. Veton Surroi ka sugjeruar afrimin me AAK’në. Negociator i LDK’së ka qenë Isa Mustafa, por është përfshirë edhe Fatmir Sejdiu. Përmes Sahatqisë synohet edhe mënjanimi i Melihate Tërmkollit nga kreu i Forumit të Gruas. Ish-deputeti i ORA’s, Nazim Jashari, flet për Express

    Nga Bekim Greiçevci më 28.02.2010 në ora 11:02
    Ish-Deputeti i Partisë Reformiste Ora, Nazim Jashari, është i dëshpëruar që partia e tij u shua pa u përfillur as kriteret demokratike nga dy bashkëpartiakët e tij, kryetarja Teuta Sahatqija dhe nënkryetari Gazmend Muhaxhiri, të cilët, sipas tij, e bënë këtë për të realizuar ambiciet e tyre ndoshta jo krejtësisht politike.
    “Ma mirë të kishte vdekur vetë, se me vra me dorën tonë”, shprehet Jashari, i cili ka qenë edhe sekretar i ORA’s.

    Javën e kaluar, partia e themeluar nga Veton Surroi është shkrirë në Lidhjen Demokratike të Kosovës pas dështimit të dytë në zgjedhje. Projekti Ora ka filluar me ambicie të mëdha në vitin 2004, kur arriti të marrë 43 mijë vota dhe të futet në Parlament me shtatë deputetë. Tatëpjeta filloi në zgjedhjet e radhës nacionale, më 2007, kur dështoi të kalojë pragun zgjedhor, sepse tuboi 20 mijë vota më pak se tri vjet më herët.

    Kulmi i mossuksesit ishin zgjedhjet e fundit lokale. Nën drejtimin e Teuta Sahatqisë, ORA humbi edhe 13 mijë votues tjerë.

    Këtu nisë koketimi i Sahatqisë dhe Muhaxherit me përfaqësues të partive tjera, megjithëse edhe me herët ka pasur ide për ndryshime.
    Tri parti ju turrën Orës. LDK, AAK por edhe PSD’ja e Agim Çekut.

    Nazim Jashari beson se vendimi për shkrirje në LDK është marrë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në nëntor të vitit të kaluar, sepse dështimi në zgjedhje, sipas tij, ka qenë i parashikuar për shkak të mungesës së energjisë, reformave, etj, në ORA. “Për këtë arsye AAK kurrë nuk ka qenë opsion”, thotë Jashari.
    Sipas tij, jo vetëm Sahatqija, por edhe Gazmend Muhaxhiri ka qenë promotor i procesit të lëvizjes së ORA’s drejt LDK’së, pavarësisht se ai ka deklaruar se ka qenë i interesuar për shkrirje në një subjekt tjetër politik. “Ka qenë jetësisht i angazhuar për bashkëngjitje me LDK’në”.
    Jashari jep versionin e vet se përse ata u përcaktuan për LDK’në e jo për AAK’në.

    “Që të dy kanë qenë me origjinë nga LDK-ja ose së paku votues të LDK’së nëse nuk kanë qenë të strukturuar”.

    Në partinë e re, për Sahatqinë parashikohet një karrige në kryesinë e LDK’së, kurse për Muhaxhirin, posti i kryetarit të degës së LDK’së në Pejë. “Nuk i përjashtoj edhe pazaret tjera. Ka spekulime edhe për poste ambasadorësh’, thotë ai.

    Jashari tregon se negociatori kryesor në emër të LDK’së gjatë tërë kohës ka qenë Isa Mustafa, kryetar i Prishtinës. Por, ai thotë se në katër raste, në negociata me Teuta Sahatqinë është përfshirë edhe presidenti Fatmir Sejdiu.

    “Kanë qenë të motivuar shumë nga LDK sepse Partisë së Sejdiut i është nevojitur shumë mesazhi që do të dërgonte bashkimi me ORA’n për t’u prezantuar në opinion si një parti atraktive”, ka thënë Jashari.

    Ai mendon se ata që kanë ofruar Sahatqinë në LDK synojnë edhe mënjanimin e Melihate Tërmkollit nga posti i kryetares së Forumit të Gruas së LDK’së
    Jashari vlerëson se pavarësisht marrëveshjes, elektorati i ORA’s nuk kalon me automatizëm në LDK. “Edhe LDK ka qenë opsion për votuesit, por ata e kanë votuar ORA’n”.

    Edhe AAK’ja ka bërë çmos të shtie në dorë ORA’në. Një zyrtar i Aleancës ka thënë për Express se në negociata kanë qenë të angazhuar kryetari Ramush Haradinaj dhe nënkryetari Blerim Shala.

    Opsioni që ORA të bashkohet me AAK’në, thotë Jashari, është përkrahur nga Veton Surroi, por nuk është marrë seriozisht nga Sahatqija dhe Muhaxhiri. “Surroi deri në momentin e fundit ka qenë ithtar i afrimit me AAK’në”, thotë ai.
    Kur u bë e qartë tendenca që ORA po shkon drejt LDK’së, Nazim Jashari thotë se AAK rriti pazarin duke i ofruar Sahatqisë edhe postin e nënkryetares, por gjithçka ishte e kotë.

    Ish-deputeti Jashari nuk është i sigurt nëse Surroi, në fund, ia dha bekimin ORA’s që megjithatë të shkrihet në LDK. “Nuk e di nëse në këtë projeksionin më të ri a është llogaritur edhe Vetoni. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë e ardhmja. Megjithëse unë dyshoj shumë”.
    Megjithëse i mbetur pa parti, Nazim Jashari thotë se nuk do të largohet nga politike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Presidenti negociator
    Presidenti Fatmir Sejdiu sërish e ka shkrirë postin e tij të ngrirë si kryetar i LDK’së. Ai ka zhvilluar katër herë takime me Teuta Sahatqinë për shkrirjen e ORA’s në LDK. Po ashtu, Sejdiu akuzohet nga LDD’ja se ka bërë përpjekje për ‘trafikimin’ e deputetëve dardanë dhe aktivistëve tjerë të LDD’së.

    Nga Valmir Klaiqi më 28.02.2010 në ora 8:59
    Presidenti Fatmir Sejdiu, të cilit Kushtetuta ia ndalon të ushtrojë poste tjera, herë pas here po e shkrinë postin e ngrirë të kryetarit të LDK’së dhe po merret me çështje të partisë së tij.

    Kreu i shtetit ka zhvilluar disa takime me liderë të partive, deputetë dhe aktivistë partiak, për t’i bindur ata që të aderojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
    Disa ditë pas shkrirjes së Partisë ORA në LDK, zyrtarë të partisë së shuar tashmë konfirmojnë negociatat mes Fatmir Sejdiut dhe Teuta Sahatqisë, ish- kryetare e ORA’s.
    Nazim Jashari, ish deputet i Partisë ORA ka deklaruar se Sahatqija është takuar katër herë me Sejdiun për të negociuar kushtet e shkrirjes së ORA’s në LDK.
    Sipas Jasharit, mbajtjen e këtyre takimeve Sahatqija i ka konfirmuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të ORA’s.

    “Sipas atyre që ka deklaruar Sahatqija në Këshillin e Përgjithshëm të ORA’s ajo është takuar katër herë me presidentin Fatmir Sejdiu së bashku edhe me Isa Mustafën për të negociuar shkrirjen e ORA’s në LDK”, tha Jashari për Express.

    Përveç këtij rasti, edhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Dardanisë deklarojnë se presidenti Sejdiu ka kontaktuar deputetë dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie për t’i joshur ata të kalojnë në LDK.

    “Presidenti Sejdiu është shkelësi i parë dhe më i madh i Kushtetutës. Krejt ai tregimi i vjetër që ka qenë për ngrirje e shkrirje të postit të tij, ka qenë manipulim i opinionit. Ai po shihet se vazhdimisht vazhdon ta shkel Kushtetutën duke bërë negociata për LDK’në”, tha të shtunën për Express Lulzim Zeneli, sekretar i përgjithshëm i LDD’së.

    Ai tha se partia e tij e ka denoncuar edhe më herët Presidentin kur bënte takime në Presidencë me deputetë dhe aktivistë të LDD’së për t’i joshur të kalojnë në LDD.

    “Veprimet e tij janë skandaloze. Zyra e Presidentit të vendit shndërrohet në zyrë ku trafikohen njerëzit prej një subjekti në subjekt tjetër. Apo në atë zyrë shantazhohen njerëzit dhe bëhen pazare politike”.

    Sipas Zenelit, realiteti në Kosovë tregon se jo që nuk respektohet asnjë normë etike kushtetuese por mungon edhe morali politik i institucioneve të vendit.
    “Në këtë drejtim shoqëria kosovare duket se është e pafuqishme për ta ndryshuar këtë kurs që është aktualisht”, tha Zeneli për.

    Por, zëdhënësi i Presidencës Xhavit Beqiri mohon se Presidenti në kabinetin e tij pret lider të partive për të biseduar për koalicione dhe përforcim të LDK’së.
    Sipas tij, Sejdiu të gjithë i takon si President i Kosovës, e jo si kryetar partie.

    “Përfaqësuesit e AAK’së që ishin tash së fundi, kanë bërë kërkesë për takim dhe presidenti i ka takuar si President i vendit. Për të gjitha temat që ngritën për subjekte politike, Presidenti i orienton në Kryesinë e LDK’së. Edhe kërkesa e Haradinajt ka qenë e qartësuar se dëshiron të takohet me Presidentin e Republikës”.

    Por, presidenti Sejdiu ditëve ka negociuar jashtë funksionit shtetëror me përfaqësuesit më të lartë të Partisë ORA.

    Zëdhënësi Beqiri nuk e konfirmon as këtë duke thënë se negociatat për koalicione i bëjnë anëtarët e Kryesisë e pastaj ata e informojnë Presidentin.
    “Nuk dua t’i komentojë deklaratat e atyre që kanë thënë se kanë biseduar me presidentin për koalicione. Por mund të them se presidenti i takon përfaqësuesit politik në kuadër të përgjegjësive të veta shtetërore. Unë nuk po e përjashtoj mundësinë që tek presidenti drejtohen letra politike për koalicione të ndryshme, sepse ato tashmë dihet se diskutohen në LDK jo, në Presidencë”, tha Beqiri.

    Presidenti Sejdiu ka përvojë të gjatë në negociata. Gjatë bisedimeve për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës ai ka qenë shef i Ekipit të Unitetit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #51
    Edukata mbi te gjitha.
    Anëtarësuar
    02-03-2010
    Vendndodhja
    Bayern
    Postime
    15
    Mendimi im sic po e sho si analist, ngjarjet qe po zhvillohen ne Kosove prej mas lufte esht se shqiparet e SHBA po i bejn apel senatoreve apo ma mire me than miqeve te Kosoves qe ne koalicion gjithsesi me hy ato parti qe jan kundershtare per momentin ,keshtu qe ne zgjedhjet e ardhshme,vec esht vendosur pdk-aak do jen ne koalicion e keto tjerat do jen ne opozite ; edhe 1 mos harroni se ajo parti qe fiton ne Kosove apo ne SHqiperi per me formue qeverin e ka edhe te sigurt edhe mandatin e 2, keshtu qe i bje 8 vjet qeverisje. Kurse rezultati ne zgjedhjet e ardhshem do jen pdk-5%,ldk-10%,akr-35%,ldd-20%aak plus 70% gjithmon po flas me vende (deputet) tash qe i kan ne kuvend, perafersisht keto do jen rezulltatet.

  12. #52
    Edukata mbi te gjitha.
    Anëtarësuar
    02-03-2010
    Vendndodhja
    Bayern
    Postime
    15
    Mendimi im sic po e sho si analist, ngjarjet qe po zhvillohen ne Kosove prej mas lufte esht se shqiparet e SHBA po i bejn apel senatoreve apo ma mire me than miqeve te Kosoves qe ne koalicion gjithsesi me hy ato parti qe jan kundershtare per momentin ,keshtu qe ne zgjedhjet e ardhshme,vec esht vendosur pdk-aak do jen ne koalicion e keto tjerat do jen ne opozite ; edhe 1 mos harroni se ajo parti qe fiton ne Kosove apo ne SHqiperi per me formue qeverin e ka edhe te sigurt edhe mandatin e 2, keshtu qe i bje 8 vjet qeverisje. Kurse rezultati ne zgjedhjet e ardhshem do jen pdk-5%,ldk-10%,akr-35%,ldd-20%aak plus 70% gjithmon po flas me vende (deputet) tash qe i kan ne kuvend, perafersisht keto do jen rezulltatet.

  13. #53
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Exclamation A po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme?!

    Pas dorheqjes së kryetarit Sejdiu , Kosova mund të ndodh që të shapll zgjedhjet e parakohshme.

    nga Top TV
    Kosovë, shqyrtohen zgjedhjet e parakohshme
    28/09/2010 12:00

    Dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të Kosovës mund ta cojë shtetin e ri drejt zgjedhjeve të parakohshme.
    Kështu shkruajnë mediat kosovare, sipas të cilave ky opsion është përmendur në bisedimet që Sejdiu zhvilloi me përfaqësuesit e Pesëshes para dorëheqjes, si dhe me kryeministrin Thaci dhe shefin e ICO, Piter Feith.

    Sipas burimeve, përfaqësuesit e Pesëshes, të cilët do të vazhdojnë bisedimet edhe në ditët e ardhshme, e kanë pëlqyer opsionin e zgjedhjeve të parakohshme.

    Madje, shtojnë më tej burimet, në favor të tyre është shprehur edhe vetë kryeministri Hashim Thaci, i cili kohë më parë ka kundërshtuar një gjë të tillë.


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUKFALET!
    BAC, U KRYMB!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  14. #54
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Mendoj se gjëja më mirë për Kosoven do të ishte që të shpallen zgjedhjet e parakohshme!

    Pse?
    Sepse është e nevojshme që Kosova të dal nga një qeverisje korruptive dhe antishqiptare sa më parë.
    Kjo qeveri po u fut në dialo/marrveshje me shkijet do të shkaktoi dëme të paparapara për popullaten autoktone shqiptare që jeton në Kosovë e besa edhe më gjërë , edhe në Kosoven Lindore!

    Idea e shpalljes së zgjedhjeve të parakohsme duhett ë përkrahet nga të gjith atdhetarët shqiptarë.

    Kosova ka nevoj për një qeveri te re që do të ketë për bazë shqiptarizmen.
    Qeveri që do të futej në bisedime me shtetin-armik me bazamen kombëtarë shqiptarë , një bazament që i mungon sot , e që serbija e ka!

    Shpresoi që ky hap të ndërmiret sa më parë.

    Kosova ka nevoj edhe për blerje kohe për konsolidim para se të futet në cfardo bisedimi me shkijet.

    Kam shpres që deri në zgjedhje të konsolidohen parti me vizion dhe frymë të re demokratike dhe kombëtare , si "Vetvendosje!" edhe ndonjë tjetër.
    populli duhet të ketë alternativ për të zgjedhur!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC,U KRYMB!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Buja: S’duam president me gjysmë mandati
    28-09-2010 15:35 CET

    Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës shpreson që Lidhja Demokratike, partnere në koalicion, të ketë një qëndrim të qartë rreth funksionimit të koalicionit pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu.

    Në një intervistë për BBC-në, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ramë Buja, thotë se sipas të gjitha gjasave vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    “Realisht, dorëheqja e presidentit konsideroj se është një akt simpatik moral i tij në momentet e fundit kur duhej që Kuvendi të mos futej në telashe të reja, por në fakt nuk mund të themi se gjithçka është në rregull dhe asgjë nuk na ka trazuar. Vendi nuk është në krizë institucionale, aktualisht, për faktin se Kushtetuta e sqaron se detyrën e presidentit që mund të largohet nga pozita e tij për arsye të ndryshme e zëvendëson menjëherë kryetari i Kuvendit. Kjo detyrë është bartur dhe unë nuk besoj që ka telashe që mund ta sjellin vendin në krizë”, ka thënë Buja .

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë gjithashtu se edhe tema e rrezikimit së koalicionit PDK-LDK duhet të diskutohet.

    “Do të duhej që vërtetë të diskutohej kjo gjë, meqë ka pasur shumë përfolje, por unë po them se kjo gjë nuk na trazon. Unë jam ithtar i asaj dhe u kam thënë edhe kolegëve të mi që ta marrim me qetësi këtë gjë dhe t’i zgjidhim problemet pa ndjenja, por me arsye të plotë politike”, është shprehur Buja.

    Më herët, edhe nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu deklaroi për BBC-në se çështja është goxha serioze dhe se akoma nuk dihet asgjë se çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së presidentit, duke mos përjashtuar ndoshta edhe rrezikimin e koalicionit qeveritar. Ai ka thënë gjithashtu se kjo çështje po diskutohet fort
    brenda strukturave të LDK-së.

    Buja tha se kjo tema e rrezikimit të koalicionit nuk është diskutuar në kryesinë e partisë, mirëpo është diskutuar nga anëtarët që janë pjesë e institucioneve shtetërore.

    “Në kryesi nuk e kemi diskutuar, por kemi diskutuar ne që jemi në institucionet shtetërore, jo një herë por disa herë dhe besoj që gjithçka po shkon në bazë të atyre që ne kemi menduar se mund të shkojë ose parashikimeve tona dhe unë besoj që kjo që e ka deklaruar Kryeziu, do të ishte mirë vërtetë të bisedohej thellë dhe arsyeshëm brenda subjektit që e ka prodhuar në një formë apo në formën tjetër këtë gjendje që kemi në Kosovë”, u shpreh Ramë Buja.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së tha gjithashtu se nuk e ka problem që në vend të Sejdiut të vjen një kandidat tjetër nga radhët e LDK-së, por se edhe zgjedhjet e parakohshme nuk i sheh si të pamundshme.

    “Realisht, po të ishte mundësia kushtetuese ligjore që LDK-ja ta dërgonte një kandidat tjetër për të përmbushur këtë mandat sa ka mbetur, ne jemi për këtë gjë, por në fakt ka një “defekt” në kushtetutë që presidenti që do të zgjidhet, do të ketë mundësi të zgjidhet vetëm për një mandat të plotë dhe kjo pastaj i defekton gjërat. Nuk përjashtohet mundësia që të shkohet edhe në zgjedhje të parakohshme”, theksoi Buja.

    Ai theksoi gjithashtu se në bazë të Kushtetutës, nuk ka mundësi që të ketë një gjysmë mandati presidencial.

    “Kushtetuta e Kosovës nuk e mundëson një gjysmë mandati, andaj nuk ka disponim nga asnjë subjekt politik që t’i jepet një mandat i plotë një njeriu që vjen nga LDK-ja e që në zgjedhjet e ardhshme nuk e dimë se si do të jetë struktura e renditjes së partive të caktuara”, ka thënë Buja për fund, duke theksuar edhe njëherë se zgjedhjet e parakohshme nuk përjashtohen.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Kjo nuk eshte mire per PDK-ne te kete zgjedhje te parkohshme.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Me se tepermi i konvenon PDK-se qe te ket zgjedhje te parakohshme nese merren vesh partit
    sepse do ta fitoin te sigurt edhe nji mandat per te qeverisur dhe me nji perqindje ma te madhe se qe e kan sot
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    E marte 28 Shtator 2010

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare duken të pashmangshme, pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga ky funksion. Partia Demokratike e Kosovës shpreson që Lidhja Demokratike, partnere në koalicion, të ketë një qëndrim të qartë rreth funksionimit të koalicionit pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ramë Buja, thotë se sipas të gjitha gjasave vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    Sipas tij, Kushtetuta nuk mundëson zgjedhjen e një presidenti me gjysmë mandati. Burime të "Kosova Sot" përmendin nga variantet e mundshme të zgjidhjes së kësaj “krize” të heshtur, në rast se nuk arrihet brenda ditësh ndonjë marrëveshje e cila nuk është në dukje, pjesën e dytë të nëntorit e më së largu fillimin e dhjetorit si muaj të mundshëm të këtyre zgjedhjeve. Por kjo duket të jetë e diktuar edhe nga përgatitjet e duhura të KQZ-së. Aktualisht as kreu i LDK-së, Fatmir Sejdiu, as ai i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk janë deklaruar lidhur me fatin e koalicionit. Të martën kabineti i kryeministrisë ka qenë epiqendër e dy takimeve, e fundit në orët e mbrëmjes, të përfaqësuesve të Grupit të Kuintit, e ku ishin edhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar, shefi i EULEX-it dhe kreu i KFOR-it me kryeministrin Thaçi. Gjatë ditës së mërkurë qeveria ka paralajmëruar mbledhjen e saj, ku pritet që kryeministri Thaçi të shprehë pozicionin e tij lidhur me fatin e koalicionit qeverisës. Nga të gjitha takimet në një moment thuhet se edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë janë pajtuar për zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Akuza e fokusuar e opozitës dhe shprehjet e para theksojnë se është në interes të vendit që partnerët e koalicionit të evitojnë mundësinë e një krize institucionale për këtë pjesë të mandatit. Por nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka ndonjë zgjidhje pas dorëheqjes së presidentit Fatmir Sejdiu nga ky post. Ky i fundit është pritur në mbledhje nga kryesia jo e plotë e LDK-së. Veç pritjes që i është bërë sipas nënkryetarit të LDK-së, Eqrem Kryeziu, në këtë mbledhje nuk është diskutuar ndonjë temë tjetër. Çështja më urgjente që shtrohet sipas LDK-së është fati i koalicionit. Teksa në LDK dinamika e ngjarjeve pritej se do të jetë më intensive, nënkryetari Kryeziu thotë se në takim nuk është biseduar për mundësinë e zgjedhjeve të reja apo për kandidatin e ri për president. “Ishte takimi i kryesisë me kryetarin ku i dëshiruam mirëseardhje dhe natyrisht dhamë opinionet tona se duhet një mobilizim i madh që ta rikthejmë Lidhjen Demokratike të Kosovës atje ku ka qenë ose edhe më lart”, ka thënë Kryeziu.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Por duke e pasure parasyshe qe vendi eshte ne nje krize te thell politike dhe ekonomike,ma merr mendja qe nuk i shkone pershtat qe te mbahen zgjedhje,ok nuk dyshoj qe prap do jet partia e pare ne pushtet,por them se nuk do ti kete ato vota te cilat i ka pase ne zgjedhjet e me hershme.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  20. #60
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Duket se zgjedhjet e parakohshme jane te pa shmangshme.
    Problemi eshte te KQZ. Ata nuk dine te organizojne zgjedhje ne gjendje te zakonshme, e lere me ne gjendje te jashtezakonshme. Kane kohe vetem 45 dite.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •