Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Shprehje, proverba dhe fjalë të urta me përdorim të muzikës popullore

    Shprehjet, fjalët e urta dhe proverbat kanë një funksion shumë të theksuar komunikativ. Sipas Panajoti & Xhangolli: proverbat janë në thelb gjykime e vlerësime të mirëfillta situatash e shfaqjesh nga më të ndryshmet të jetës materiale e shpirtërore. Në këtë kontekst, vendi që zënë në to elementët e muzikës popullore shqiptare, janë tregues i qartë i popullaritetit të muzikës popullore si dhe i qartësisë së kuptimit që fiton proverbi duke përdorur pikërisht elementë nga muzika popullore. Nisur nga kjo, shprehjet, fjalët e urta dhe proverbat popullore me përdorim të muzikës popullore i gjejmë të përhapura dhe përdorura në gjithë hapësirën etnokulturore të shqiptarëve. Ja disa prej tyre:


    Jo të rrifet lodra me tre topuza
    Tiranë


    Bjeri se i bie bukur tamburasë
    Korçë


    I bie birbilit në të kthjellët
    Fitore


    Bilbili te kafazi s’këndon nga qejfi, por nga marazi
    Shkodër


    Del fjala thohet, del kanga knohet
    Veri


    Jashtë valles shumë këndime dinë
    Jug


    Fëmija asht bilbili i shtëpisë
    Elbasan


    S`bëhet dasma me një fyell
    Voskopojë


    Me ja ngjitë kumonën Goshës
    Drenicë, Kosovë


    U nis për mevlud e duel surle e tupan
    Drenicë, Kosovë


    Mëso këngët e dyfegut, t’i shpëtosh pritës e shtegut
    Delvinë


    Në mes të daulleve, na edhe zurnanë
    Skrapar


    Gazi dhe kënga, mortjes thyerë këmba
    Shqipëri e Jugut


    Në mes të daulles një zurna
    Korçë


    Nuk blihet më parë zilja, pasandej lopa
    Korçë


    Nisi të këndon si birbili, po s’këndoi as si curruliu
    Labëri


    Kënga rrëfen zogun, fjala tregon burrin
    Shqipëri e Jugut


    Pas këmborëve që dëgjova, thashë se kishte stan
    Shqipëri e Jugut


    Po dëgjove daullen, dasmën e ke prapa
    Shqipëri e Jugut


    Më qani ju shoqe burrin, se unë do shkoj në dasmë
    Dardhë


    Është si duduk me tul
    Polenë

    Tunde mirë këmborën, meqë je plak shtëpie
    Myzeqe


    Është gomar me zile
    Korçë


    Kush është i zoti, me një tel i bie ongarit
    Skrapar


    Me një tel s’i bihet ongarit
    Skrapar


    Vait të gruase anmiqve, mos u zë besë
    Muzhçek-Triepsh


    Vallen nuk e lot mirë ay që e heq, por ay që ia mban
    Shqipëri e Jugut


    Vuri kambanën
    Plasë


    Ishte kripë e daulle
    Karkanjos

    Ja ngriti pizgat
    Korçë

    Kanë lidhur pizgat në një
    Zvezdë


    S`trembet ujku nga këmborët
    Xerje


    Ju bë zëri gërnetë
    Korçë


    E ka zërin këmbanë
    Korçë


    Ku di derri këmborë?


    Literatura:
    “Gjurmime albanologjike”, 1/1971, Prishtinë 1971; “Fjalë të urta të popullit shqiptar”, Tiranë 1983; Panajoti, Jorgo “Funksioni komunikativ i fjalëve të urta”, tek “Kultura Popullore”, 1/1991; Tole. Vasil S, “Muzika dhe letërsia”, Tiranë 1997 etj.


    © Vaso Tole
    Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kush është i zoti, me një tel i bie ongarit
    Skrapar


    Me një tel s’i bihet ongarit
    Skrapar



    Interesante keto dy fjale te urta Eni. Ngjajne sikur kundershtojne njera-tjetren, megjithate nuk eshte ashtu.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Eni, Eni... teme paksa e vecante kjo e jotja..

    Ja po shkruaj dhe une nja dy

    Nuk i bihet fyellit vetem ne nje vrime.

    Kur ben dasem i varferi cahet daullja.

    Lodra bam, ajo ne kalldram(per ato qe ndjekin qylin)

    Lodra bam, une:"Qe ku jam"

    Te pershendet Heret a vone

  4. #4
    Postuar më parë nga heret a vone
    Eni, Eni... teme paksa e vecante kjo e jotja..

    Ja po shkruaj dhe une nja dy

    Nuk i bihet fyellit vetem ne nje vrime.

    Kur ben dasem i varferi cahet daullja.

    Lodra bam, ajo ne kalldram(per ato qe ndjekin qylin)

    Lodra bam, une:"Qe ku jam"

    Te pershendet Heret a vone


    edhe unë po shtoj dy fjalë nga një këngë e vjetër satirike( më duket se është këngë shkodrane):
    haja e qenit, pija e qenit
    tash po i biem karadyzenit....
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2009
    Postime
    2

    Wink

    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin


    edhe unë po shtoj dy fjalë nga një këngë e vjetër satirike( më duket se është këngë shkodrane):
    haja e qenit, pija e qenit
    tash po i biem karadyzenit....

    Keto fjal jan te madhit Gjergj Fishta , qe i thot ne letren e ti derguar shokut te ti NAK DOMONIQI

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  4. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  5. Ndue Shyti, krijues i përsosur i muzikës popullore
    Nga StormAngel në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •