Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Tiranë: Vendimi i Qeverisë, krijohet Agjencia Kombëtare Bërthamore

    PS: Referendum per centralin berthamor

    Denis Dedej
    E Hene, 25 Janar 2010

    Partia Socialiste i beri dje thirrje Kryeministrit Berisha qe t'i jape zgjidhje te menjehershme krizes politike duke hapur kutite, e me pas te vijoje me nje konsultim publik, te plote dhe serioz per ndertimin e Centralit Berthamor ne Shqiperi. Deklarata e socialisteve erdhi pas vendimit te fundit te Keshillit te Ministrave per ngritjen e Agjencise Kombetare Berthamore. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti socialist, Saimir Tahiri, deklaroi se nese nuk degjohen pretendimet e opozites lidhur me kete ceshtjeve, atehere ceshtja e Centralit do te votohet permes nje referendumi popull. "Partia Socialiste i ben thirrje Kryeministrit qe ti lere shakate e frikshme e te behet serioz, e perpara se te mendoje seriozisht per nje sipermarrje te tille, te mos filloje nga emerimi i militantit te radhes si Drejtor te Agjencise Kombetare Berthamore, por fillimisht t'i jape zgjidhje te menjehershme krizes politike dhe institucionale duke hapur kutite per transparence te plote te zgjedhjeve te 28 Qershorit, e me pas te vijoje me nje konsultim publik, te plote dhe serioz, konsultim qe nuk duhet te behet tani, por ne kohen e duhur", apeloi Tahiri. Ne te kundert, vijoi ai, "do e bejne socialistet dhe shumica derrmuese e shqiptareve me referendum popullor". Sipas tij, java qe u mbyll shenoi edhe nje Vendim te Keshillit te Ministrave per krijimin e Agjencise Kombetare Berthamore, nepermjet te ciles pritet te filloje puna per ndertimin cmendurise se radhes se Sali Berishes, Centralit Berthamor. "Deklaratat entuziaste te Sali Berishes se do e ktheje Shqiperine ne nje superfuqi ballkanike per eksportin e energjise, jane qesharake po te mendosh se po kjo qeveri eshte e paafte per te furnizuar qytetaret e vendit te vet 24 ore pa nderprerje me energji elektrike, e jo me te sjellesh ne mendje si kthehet ne gazin e botes me paaftesine per te mbajtur edhe stadiumin e vetem nderkombetar me energji elektrike sa per nje ndeshje futbolli", vleresoi zyrtari i selise roze. Sipas tij, "qytetaret shqiptare e dine mire se lajmet blic e sensacionale, sic eshte edhe ky i centralit berthamor, jane prodhim i qeverise per te krijuar nje tymnaje marramendese sa here qe Berishes i duhet te zhvendose debatin publik nga kriza e demokracise dhe shtetit ligjor, kriza politike, ekonomike dhe sociale, pra nga krizat e shumefishta qe kane zene ne kllapi vendin". Ne fund te fjales se tij, Tahiri tha se "Qeveria qe shpertheu e hodhi ne ere nje fshat te tere ne Gerdec, qe permbyti Shkodren, Lezhen e zonat perreth, qe shembi tunelin e Thirres, qeveria qe per kapacitet maksimal ka te numeroje viktimat ne aksidentet rrugore, detare, hekurudhore, madje dhe ajrore, ka cuar ndermend se mund te beje realitet endrrat e gjumit te Sali Atomikut, kesaj radhe as me Gerdec e as me permbytje, por me Central Berthamor".

    Vendimi i Qeverise, krijohet Agjencia Kombetare Berthamore


    Ne mbledhjen e dy diteve me pare, Keshilli i Ministrave miratoi krijimin e Agjencise Kombetare Berthamore, si nje institucion ne varesi te kryeministrit. Kjo agjenci, do te kete objektiv te saj pergatitjen, ndjekjen e mbarevajtjes dhe te zhvillimit te programit kombetar berthamor. Ne baze te projektligjit te miratuar nga Qeveria, kjo agjenci do te kete per detyre qe te ngreje infrastrukturen e nevojshme, ne mbeshtetje te programit kombetar berthamor si dhe hartimin e kuadrit te plote ligjor, i cili do te mbeshtese zhvillimin normal te programit.

    PD: Centrali Berthamor, detyrim euro-atlantik

    Partia Demokratike i quajti dje te gjithe ata socialiste qe jane kunder krijimit te Agjencise Kombetare Berthamore, si fytyra reale e marksizem-leninizmit. Ne emer te PD-se, zedhenesja e kesaj force politike, Erla Mehilli, tha se paragjykimi dhe denoncimi i ketij vendimi shume te rendesishem per vendin nga Edvini dhe bllokmeneve te rinj, eshte nje qendrim i bazuar ne doktrinen e eterve te tyre historik dhe biologjik. "Per sa i perket kercenimit per referendum, PD e njeh si legjitim dhe mjet demokratik referendumin por sa mund ta therrasin ate ata te cilet provuan referendumin ne Partine e tyre, por qe sic u pa perfundoi si "Kokoshi nje Thele", ku sipas vete statistikave te tyre nga 87.000 anetare te kesaj partie moren pjese gjithsej 6735 votues", akuzoi Mehilli. Ajo sqaroi se Agjencia Kombetare Berthamore, perben nje detyrim kombetar dhe nderkombetar per Shqiperine ne procesin e integrimit te saj euro-atlantik, si dhe ka si mision shume te rendesishem pergatitjen e nje kuadri modern ligjor per mbrojtjen e qytetareve shqiptare nga te gjitha format e rrezatimit berthamor.

    KJ

  2. #2
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    E gjeti me ne fund Berisha se si me e hedh Shqiperine ne ere. Se e provoi ne '97, e provoi me Gerdecin, e provoi edhe me Permbytje, po dolem te forte ne shqiptaret. Tani te shohim do e perballojme dot edhe Berthamoren!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •