Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Dren Caka i mbijetuari 10 vjeēar i nje masakre

    Dren Caka i mbijetuari i vetem i nje masakre

    Nga Neil Tweedie ...........Telegraph

    Ne kete masaker qene vrare 19 njerez,te gjithe gra dhe femije dhe nje plak rreth te 60-tave

    Vankuver eshte gati 6,000 milje nga Kosova por Dren Caka e viziton Kosoven pothuajse qdo nate.
    Ai enderrron te kaluaren e vet,te shtepise se vet ne rrugen "Millosh Gilica" ne qytetin e gjakoves ku ka jetuar me fatere familjen e tij te gjere,dhe bodrumin e shtepise se te afermeve te tij Luli Vejsa.Me ne fund ,ne momentet me te erreta te jetes se tij,ai perkujton kete bodrum te shtepise se Lulit,kthehet prapa ne naten e 1 prillit 1999,kur erdhen serbet.

    " Kam shpesh ankthe,tronditje.Nuk mund te flej naten dhe vazhdimisht jam i lodhur dhe i molisur tere kohen pothuajse nga ato ankthe."

    Ai flet me nje akcent kanadian tash,dhe duket ne sjellje si nje kanadez tash,por historia e tij e ndane Drenin nga te gjithe moshataret e tij te cilet nuk kane perjetuar asgje perveq qetesise se oqeanit pacifik.

    "Nese me sheh duke ecur,mund te mendosh qe jam vetem nje femije i rendomte,mirepo une nuk jam femije i rendomte.Kur te tjereve ju tregoj ate qe me ka ndodhur,ata mbesin me goje hapur"vazhdon Dreni.

    Dren Caka eshte i vetmi i mbijetuar,mrekullisht i mbijetuar,ne njeren nga episodet me te erreta te luftes,masakrimin e 19 grave dhe femijeve,duke perfshire nenen e tij dhe tri motrat,te masakruara nga policet serb.Edhe pse lufta ka perfunduar dhe Millosheviqi ka vdekur hijet e luftes prape rendojne ne person siq eshte Dreni.
    Ai ishte 10 vjeq kur ne mars te vitit 1999 serbet filluan kampanjen e deportimit dhe perndjekjeve si dhe vrasjen e shqiptareve qe ishin shumice ne Kosove.Ne naten e 1 prillit 1999,nje jave pas fillimit te bombardimeve,paramilitaret kishin hyre ne lagjen ne rrugen"Millosh Galica".

    Gjakova per serbet ishte nje cak i veqante i sulmeve,sepse shtrihej ne brezin kufitar me Shqiperine dhe per shkakun se nepermes ketyre maleve ne afersi te Gjakoves behej bartja e armeve nga ushtaret e UCK,-se nga Shqiperia,dhe serbet donin qe te ndalojne keto koridore te furnizimit.Kjo per serbet nenkuptonte spastrimin e tere Gjakoves nga banoret e saj dhe forcimin e pozicioneve ushtarake serbe.
    Per te ju ikur bombardimeve nga Nato-ja dhe represalieve nga serbet ,grate dhe femijet ne rrugen ku jetonte familja e Drenit detyrohen te shkojne ne bodrumin e Luli Vejsajt per tu strehuar.Meshkujt,duke perfshire edhe babain e Drenit,Aliu,u fshehen diku tjeter,pasi mendohej se serbet do ti kerkojne vetem meshkujt me moshe ushtarake.

    "Qekur isha femije i vogel,kam pasur parandjenjen para se te ndodh diqka e keqe,i kam ndjere gjerat e keqija perpara"vazhdon Dreni.
    "Gjerat po shkonin ne rruge te keqe dhe te rriturit flisnin per ato gjera.Helikopteret fluturonin permbi ne.Nuk e dija se kush bombardonte mirepo nuk kisha edhe aq frike.,motrat e mija bertisnin nga frika,por une vetem vazhdoja e shikoja Tv.At nate ,me te vertete une kisha nje ndjenje te keqe".

    Valbona,nena e tij,i thote Drenit qe ai mund te rri me gjysherit dhe atezen dhe hallen ne shtepi kurse ajo bashke me vajzat te shkoi ne bodrum te Lulit.Mirepo edhe Dreni shkoi me ta.

    Aty ishin 21 njerez ate nate aty,gra,femije shumica nga ta nen moshen 10 vjeqare dhe nje plak 60 vjeqar.Drenit dhe femijeve tjere u ishin dhene barna(pilula)per ti zene gjumi.Ne mes ores 2 dhe 3 te mengjesit at nate u hap dera dhe u paraqit nje polic serb.

    "Nena ime me zgjoi ne ate momentdhe gjera e pare qe i thashe asaj ishte: " A te kam thene".Aty ishin diku 6 polic serb qe bertisnin ne serbisht dhe shqip qe gjoja ne i fshehnim ushtare te UCK-se.Nena iu thoshte qe ketu ska asnjeri vetem gra dhe femije dhe se kishin ardhur ne bodrum vetem per ta pasur me sigurt".

    Njerezit qene derguar ne shtepine e Lulit.Gjersa ata mberriten nje vajze vrapoj larg deres dhe me te hyre nje polic gjuajti ne te,sikur e huqi cakun.Menjehere u eshte thene grave dhe femijeve qe te ulen ne nje dhome dhe pastaj filluan te shtenat nga policet.

    "Nje vajze e quajtur Flaka,ajo ishte rreth dhjete vjeqe,u ngrit te beje qaj.Polici e shtyri ate prapa dhe e shtiu ne te menjehere me automatike.Nena e saj vrapi qe ta kap vajzen e vet dhe menjehere edhe ajo u vra,dhe pastaj policet filluan te gjuajne ne qdonjerin qe ishim aty".

    Gruaja e Lulit dhe bebja e saj vajze u vrane pastaj menjehere,pastaj nena e Drenit.Ajo ra permbi Dionen duke u munduar ta mbroje ate nga plumbat.Dalina dhe Delvina poashtu u vrane nga te shtenat me kallashnikov.

    "Nena ime ishte duke ia nderruar pelenat motres sime foshnje,e cila i mbushte 2 vjet ate nate.Nje polic gjuante ishte aty brenda e nje tjeter ishte jashte dhe gjuante nga dritarja ne ne".

    "Une isha ulur prapa nje gruaje e cila ishte edhe ne peshe te madhe dhe disi isha si i shtrire kur me plagosen ata.Ishte tym gjithkund sepse ata i kishin vene flaken banjos dhe njeri prej tyre erdhi me bateri drite tek ne per tu sigiriar se te gjithe ishim vrare.Ai shtiu perseri ne mua, mund ta ndjeja plumbin duke levizur kah floket e mija.Une leshova koken poshte dhe ai shkoi".

    Diona ishte ende gjalle dhe gjendej nen nenen e Drenit mirepo Dreni kishte humbur aftesin ne njeren dore keshtu qe smundi ti ndihmoje.

    "U perpjeka ti ndihmoj motres sime te vogel mirepo vetem njeren dore e kisha mire dhe shtepia tymonte gjithkah.E dija qe poqese qendroj me shume aty edhe une do te vdisja".

    Ai qendroi ashu i shtrire per pese minuta para se te largohej nga shtepia.Ende i mbesin ne mendje te qarat e Diones se vogel.Mootrat e tij me te medha qe ishin duke dhene shpirt ne ato momente ia japin nje doreze qe ta mbuloj gojen dhe hunden nga tymi.Ai arrin te del pertej murit.
    Kur arrin te shtepia e vet tezja nuk i besonte per ate qe fliste se qfare kishte ndodhur atje.

    "Ajo me tha ke pare ndonje enderr te keqe"

    Edhe gjyshi i tij poashtu nuk i besonte.

    "Ai disi me shtyu,dhe me tha qe ta lej kete pune se nuk me besonte". Pastaj me hoqi xhaketen dhe me pane gjakun qe kisha.Ai me lidhi doren pastaj".

    Babai i tij u kthye me tu zbardhur drita,per te mesuar qe familja e tij ishte vrare.

    "Ai qante,duke thene qe une duhet te shkoj ne Shqiperi me tezen time dhe axhen tim"
    "Une i thashe: baba,mund ta kem nje puthje te fundit nga ti sepse ndoshta sdo te shihemi me"dhe me puthi e me tha: mos ke dert se do me shohesh prape"".

    I derguar ne nje spital lokal Dreni me pastaj niset per ne Shqiperi bashke me tezen,axhen dhe kusheririn e vet.Ne kete kohe perreth 700.000 shqiptare qene debuar nga Kosova.

    Dreni kaloi 2 muaj ne spitalin e Tiranes duke besuar se edhe babain e ka te vrare gjersa nje dite ai paraqitet ne dere.

    "Isha duke e bindur veten se as babain tim sdo ta shoh meAte dite kur erdh ne spital ishte dita me e lumtur per mua.Isha fjetur kur i hapa syte dhe e pashe babain tim dhe ju hodha ne krahe duke e thirrur: Baba dhe e putha."

    Ishte shteti i Kanadase ai qe Drenit dhe babait te tij Ali Caka ju ofroi qendrim dhe rehabilitim.Babai i Drenit eshte martuar per se dyti dhe ka nje djale,Denisin qe Dreni emrin e gjysme-vllaut te tij e mban ne nje tatuazh qe e ka ne dore.

    "Babai im ende nuk mund te pajtohet me ate humbje.Me dhimset dhe uroj per te nje te ardhme te mire.Me te vertete"

    Drenit i pelqen futbolli dhe ende enderron te kthehet ne vendlindje ne Kosove.I mungon shoqeria e jetes atje,kur njerezit mblidheshin bashke per kafe.

    "Serbet dhe shqiptaret luajne futboll ne Vankuver ketu bashke"vazhdon Dreni,pastaj qesh dhe thote: "Pastaj ata zihen ne mes vete".

    Aeroplanet aterijne dhe ngjiten perseri ne Vankuver gjersa Dreni flet.Pamja ku jeton tash Dreni eshte e mire,jo sikur ato bjeshket te cilat i kishte kaluar per ne Shqiperi per tu shpetuar te cilat thote qe i do ato bjeshke.

    "Ne nje menyre kam pasur jete te mire.Ne ate moshe nuk e dija se qka eshte Kanadaja.Eshte jete me ndryshe ketu por jo ajo jete qe e dua une".

    Dreni pat deshmuar dy here ne gjygjin nderkombetar te Hages,heren e pare si deshmitar i mbrojtur,kishte deshmuar kunder Millosheviqit.Ndersa ne deshmine e dyte ai e heqi shenjen K-13 dhe u paraqit me emer te vetin qe te deshmoj kunder zyrtareve tjere serb.Ndoshta do te deshmoj perseri ne Hage.

    "Dua ta beje kete edhe te ju tregoj njerezve qe nuk kam harruar.Kurre nuk do ta harroj.Jam i lumtur kur shkoj dhe deshmoj kunder atyre qe i bene keto".

    " Ndoshta kur te kem familjen time,babai me thote qe ta gjej nje vajze ne Kosove,por kurre sdo te jem i qete 100%.Kam ankthe,shpesh smund te fle.Ndonjehere kur buzeqeshi eshte buzeqeshje falso,e rrejshme sepse thjeshte nuk jam i lumtur.Me duket qe me duhet te jetoj me kete."

    Dhe pse mbijetuat?

    "Kete pyetje ja bej vetes qdo dite te jetes sime.Eshte ndonje qellim qe une te jem ketu gjalle.Nuk e di"


    Perktheu: Fattlumi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fattlumi : 24-01-2010 mė 19:36

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ketu eshte Dreni kur kishte 10 vjeq dhe momenti kur kishte kaluar kufirin per ne Shqiperi.

    Ne foton poshte eshte lagjja ku kishte jetuar dikur familja e Dren Cakes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ja si duket tash Dren Caka ne moshen 21 vjeqare
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nese doni ta degjoni kete interviste ja linku:

    http://www.telegraph.co.uk/news/worl...Dren-Caka.html

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dren Caka duke deshmuar kunder atyre qe i vrane familjen
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Familjaret e vrare dhe masakruar te Dren Cakes qe u vrane nga serbet ne naten mes 1 dhe 2 prillit 1999



    Dalina Caka 14 vjeq ,femėr
    Delvina Caka 6 vjeq,femėr
    Diona Caka 2 vjeq femėr
    Valbona Caka 34 vjeq,femėr
    Hysen Gashi 50 vjeq,mashkull
    Doruntina Haxhiavdija 8 vjeq,femėr
    Egzon Haxhiavdija 5 vjeq, mashkull
    Valbona Haxhiavdija 38 vjeq ,femėr
    Flaka Hoxha 15 vjeq, femėr
    Shahindere Hoxha 55 vjeq,femėr
    Manushe Nuci 50 vjeq ,femėr
    Shirine Nuci 70 vjeq, femėr
    Arlind Vejsa 5 vjeq, mashkull
    Fetije Vejsa 60 vjeq, femėr
    Marigona Vejsa 8 vjeq,femėr
    Rita Vejsa 2 vjeq ,femėr
    Sihana Vejsa 8 vjeq ,femėr
    Tringa Vejsa 30 vjeq,femėr
    Dorina Vejsa 10 vjeq,femėr
    Rina Haxhiavdija 4 vjeq,femėr
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fattlumi : 25-01-2010 mė 08:15

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Autorė tė kėtyre masakrave, tė kryera me gjakftohtėsi, ishin policė dhe banorė serbė e malazezė tė kėsaj lagjeje, tė cilėt ishin zbatues tė politikės shtetėrore serbe pėr spastrimin etnik tė Kosovės, si formė e realizimit tė programit nacional serb pėr zhdukjen e shqiptarėve. Kėto krime u kryen me paramendim nga zingjiri komandues policoro-ushtarak serb, por ky konkludim nuk e shpjegon tėrė natyrėn dhe motivet e krimit. Fqinjtė civilė serbė e malazezė tė mbushur me urrejtje, e cila nuk ka ndonjė motivim tė qėndrueshėm nė realitetin paraprak tė Kosovės, morėn pjesė nė krime. Atyre civilėve serbė askush nga shqiptarėt nuk u ka shkaktuar ndonjė dėm e tė mos flasim pėr ndonjė formė tė dhunės tė ushtruar mbi ta, pėrkundrazi ata kanė qenė gjithmonė tė priviligjuar. Bile edhe nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore serbėt e paktė tė mbetur nė Gjakovė i kanė mbrojtur shqiptarėt, duke i marrė nėpėr shtėpitė e tyre dhe duke i mbajtur me bukėn e tyre. Me bujarinė, ndershmėrinė dhe besnikėrinė shqiptare ata janė tallur, duke i quajtur shqiptarėt ”besnik si qeni”.
    Rrėnjėt e motivimit pėr tė bėrė masakra tė tilla mbi fėmijė e gra shqiptare nuk duhet kėrkuar, pra, vetėm tek urdhėrat nga lart, por edhe tek kultura serbe, e cila nuk i ka bėrė jehonė humanizmit, por pėrkundrazi ėshtė shndėrruar nė mbjellėse tė urrejtjes patologjike serbe ndaj popujve fqinj e sidomos ndaj popullit shqiptar, i cili shekuj me radhė ka qenė viktimė e aspiratave hegjemoniste serbe. Shembuj tė urrejtjes iracionale serbe ndaj shqiptarėve ka aq shumė nė kulturėn serbe saqė urrejtja iracionale dhe ksenofobia ėshtė shndėrruar nė model kulturor. Argument mė bindės pėr kėtė se masakra mbi fėmijė e gra nė bodrumin e familjes Vejsa nuk di qė mund tė ketė.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2010
    Postime
    8

    !!!

    tmerresisht rrenqethese! akoma i kam syte me lot!

  9. #9
    E dhimbshme me vjen keq per familjen e tij dhe te gjithe te vrarit e pafajshem ne Kosove.

    **** Serbs in the anus.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dr Flori Bakalli bashke me Dr Anne Marie Guilleux te organizates "Mjeket e botes"(Medecins Du Monde) duke i japur ndihmen e pare Drenit 10 vjeqar qe posa kishte mberritur nga Kosova ne spitalin fushor ne Kukes,ku pas tretmanit dergohet me helikopter per ne spitalin e Tiranes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dren Caka sot
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dr. Anne Marie Guilleux duke sheruar djaloshin 10 vjeqar Dren Caka ne spitalin fushor ne Kukes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-09-2009
    Vendndodhja
    ne prizren
    Postime
    5
    me vjen keq hana per fatkeqsin

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-09-2009
    Vendndodhja
    ne prizren
    Postime
    5
    me vjen keq per te pafajshmit dhe te vrari te pafajshmit ne Kosov nga Serbit.....

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    O zot qka kan bere kriminelet,nuk harrohen kurr keto.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Familjaret e vrare dhe masakruar te Dren Cakes qe u vrane nga serbet ne naten mes 1 dhe 2 prillit 1999



    Dalina Caka 14 vjeq ,femėr
    Delvina Caka 6 vjeq,femėr
    Diona Caka 2 vjeq femėr
    Valbona Caka 34 vjeq,femėr
    Hysen Gashi 50 vjeq,mashkull
    Doruntina Haxhiavdija 8 vjeq,femėr
    Egzon Haxhiavdija 5 vjeq, mashkull
    Valbona Haxhiavdija 38 vjeq ,femėr
    Flaka Hoxha 15 vjeq, femėr
    Shahindere Hoxha 55 vjeq,femėr
    Manushe Nuci 50 vjeq ,femėr
    Shirine Nuci 70 vjeq, femėr
    Arlind Vejsa 5 vjeq, mashkull
    Fetije Vejsa 60 vjeq, femėr
    Marigona Vejsa 8 vjeq,femėr
    Rita Vejsa 2 vjeq ,femėr
    Sihana Vejsa 8 vjeq ,femėr
    Tringa Vejsa 30 vjeq,femėr
    Dorina Vejsa 10 vjeq,femėr
    Rina Haxhiavdija 4 vjeq,femėr

    tmerri mbi shqiptaret ne Kosove, ishte gjate tre muajve te bombardimeve te NATO-s, kur ato munden te behen per tre ore apo tri dite!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Rrace kriminelesh ,si ka mundesi te vriten shumica gra dhe femije te pa mbrojtur?
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2010
    Postime
    8

    Pershendetje!!!

    Citim Postuar mė parė nga ZANOR Lexo Postimin
    tmerri mbi shqiptaret ne Kosove, ishte gjate tre muajve te bombardimeve te NATO-s, kur ato munden te behen per tre ore apo tri dite!
    Me falni, a mund te me tregoni dicka me shume per kete me siper? dmth, kur kane ndodh tmerret me te medha ne Kosove- gjate ciles periudhe?
    Flm!!!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Eshte motra e tij e vogel 2 vjeqe Diona e cila qante ende sepse e ema e kishte shpetuar nga plumbat mirepo Dreni skishte mundur ti ndihmoje pasiqe kete e kishte kapur plumbi ne doren e djathte e skishte mundesi ti ndihmoje dhe ne nderhohe shtepija digjej flake.



    R.I.P Familja Caka dhe jete te gjate Dren

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga unkas Lexo Postimin
    Me falni, a mund te me tregoni dicka me shume per kete me siper? dmth, kur kane ndodh tmerret me te medha ne Kosove- gjate ciles periudhe?
    Flm!!!
    Ky eshte muaji prill kur popullata e Kosoves ndiqej dhe vritej nga serbet.Dreni bashke me familje strehohen ne nje bodrum te komshiut te tyre dhe ne neten ne mes 1 dhe 2 prillit ,pas ores 2 hyjne policia,paramilitaret dhe bashke me ta edhe civil serbe te Gjakoves dhe shtiejne ne te gjithe keta.Dreni plagoset ne doren e djathte mirepo shpeton pasiqe para tij gjendet nje grua.Kthehen prape per ta vrare Drenin,plumbi i shkon kah floket dhe ky ul koken duke u shtire si i vrare.Ata ia vejne flaken shtepise e pasi largohen pak Dreni ashtu i plagosur ngritet dhe shkon te shtepija e vet...

    Tmerr ka perjetuar ky djale.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •