Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 41
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne nje reportazh te bere nga The Associated Press ne prill 1999 ne Shqiperi lidhur me ngjarjen, Dren Caka djaloshi 10 vjeqar me dore te lidhur pas pyetjes se gazetarit mbi flamurin kuq e zi ky ia kthen:

    "E di pse eshte flamuri kuq e zi.Kjo prapavije e kuqe eshte gjaku qe po derdhet ne Kosove ndersa Shqiponja e zeze eshte nenat qe i vajtojne bijte e tyre te rene".
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar mė parė nga unkas Lexo Postimin
    Me falni, a mund te me tregoni dicka me shume per kete me siper? dmth, kur kane ndodh tmerret me te medha ne Kosove- gjate ciles periudhe?
    Flm!!!
    unkas...tmerret kan filluar shum heret ,por ajo me tmerruesja ka ndodhur po ate dit kur kan fillu bombardimet,ateher kriminelet serb iu kan hy rend kositjes se shqipetareve,qka kan gjet para ,nuk kan kursy as gra ,as femije,masakra te medhaja kan bere,me e keqja disa qe kan pas fatin e zi gjat ikjes per ne Shqiperi,ku ne kufij kan ndal djem te rinje e vajza,edhe pse nenat e tyre kan ofru arin e parat vetem qe ti leshojn,por kjo ska ndodh..dhe fati i tyre me nuk u dihet si kan perfundu...histori e gjat.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ketu mund te shihni videon kur Dreni kalon kufirin per be Shqiperi.Kjo video eshte postuar ne Youtube po nga une dhe eshte marre nga dokumentet e gjygjit te Hages ku kjo video ka qene edhe deshmi kunder te akuzuarve Millosheviq dhe te tjereve qe kane qene pergjegjes per vrasjen e familjareve te Drenit.



  4. #24
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Keta 24 njerez,shumica e tyre femije dhe gra u vrane e pastaj trupat e tyre u dogjen ne shtepine e Vejsajve,ne Gjakove.
    Ne mesin e tyre eshte edhe familja e Dren Cakes.



    [IMG][/IMG]

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Pikerisht ne daten 2 prill jane mbushur plot 11 vite nga vrasja dhe masakrimi i famijes se Dren Cakes dhe familjareve tjere.
    Krejt ajo qka ka mbetur nga 24 gra dhe femije te pese familjeve eshte nje varr i vetem.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Shtepija ku jave vrare dhe pastaj djegur familjaret Caka dhe Vejza.Ka pasur edhe familjare tjere te mbledhur ketu.Gjithsej llogariten 20 gra e femije te jene vrare e mepastaj trupat e tyre te jene djegur nga kriminelet serb.
    Sipas deshmise se Dren Cakes ne gjygjin e Hages ai edhe pse 10 vjeqar ne ate kohe i kujtohet ti kete pare 3 polic serbe te shtiejne ne gra dhe femije ,e mepastaj i vene zjarrin shtepise ne tentim te mbulimit dhe zhdukjes se krimit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Hetimi dhe investigimi i vendit te krimit ishte kryer nga Federal Burea of Investigation -FBI ne muajin qershor 1999 per te mbledhur deshmite lidhur me tribunalin e Hages dhe denimit te krimineleve te luftes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    i paqin shpirtat ne parajsė te gjith edhe familja e Drenit , te cilit i deshiroj rehabilitim edhe jetė te gjatė...
    kurse ty fattlumi , Hallall te qoft qe e ke zemren e forrt e sjell keto histori , qe kur mos te harrohen
    krimet qe i kan ber serbet .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 14-04-2010 mė 11:26

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Faleminderit Busavata .
    E kemi obligim te mos i harrojme.Keta engjuaj te vrare ishin ata te cilet tronditen boten demokratike.Keta njerez te vrare bene qe edhe Robin Cook te derdh lot kur ishte ne Kosove ne qershor 99.
    Pata perkthyer kete material pasiqe per keta te vrare nuk gjeje askund shqip.Edhe keto foto te vendit te krimit per here te pare publikohen ne ndonje faqe interneti.

  10. #30
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anėtarėsuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    te lumt ,Fattlum qe na rikujton keto ngjarje te luftes me hollsisht per te mos e harruar kurr te kalumen nga flliqana serb qa na kan ber gjakut ton.
    respek fattlum.
    High Voltage , Power Supply

  11. #31
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Dren Caka i mbijetuari i vetem i nje masakre

    Nga Neil Tweedie ...........Telegraph

    Ne kete masaker qene vrare 19 njerez,te gjithe gra dhe femije dhe nje plak rreth te 60-tave

    Vankuver eshte gati 6,000 milje nga Kosova por Dren Caka e viziton Kosoven pothuajse qdo nate.
    Ai enderrron te kaluaren e vet,te shtepise se vet ne rrugen "Millosh Gilica" ne qytetin e gjakoves ku ka jetuar me fatere familjen e tij te gjere,dhe bodrumin e shtepise se te afermeve te tij Luli Vejsa.Me ne fund ,ne momentet me te erreta te jetes se tij,ai perkujton kete bodrum te shtepise se Lulit,kthehet prapa ne naten e 1 prillit 1999,kur erdhen serbet.

    " Kam shpesh ankthe,tronditje.Nuk mund te flej naten dhe vazhdimisht jam i lodhur dhe i molisur tere kohen pothuajse nga ato ankthe."

    Ai flet me nje akcent kanadian tash,dhe duket ne sjellje si nje kanadez tash,por historia e tij e ndane Drenin nga te gjithe moshataret e tij te cilet nuk kane perjetuar asgje perveq qetesise se oqeanit pacifik.

    "Nese me sheh duke ecur,mund te mendosh qe jam vetem nje femije i rendomte,mirepo une nuk jam femije i rendomte.Kur te tjereve ju tregoj ate qe me ka ndodhur,ata mbesin me goje hapur"vazhdon Dreni.

    Dren Caka eshte i vetmi i mbijetuar,mrekullisht i mbijetuar,ne njeren nga episodet me te erreta te luftes,masakrimin e 19 grave dhe femijeve,duke perfshire nenen e tij dhe tri motrat,te masakruara nga policet serb.Edhe pse lufta ka perfunduar dhe Millosheviqi ka vdekur hijet e luftes prape rendojne ne person siq eshte Dreni.
    Ai ishte 10 vjeq kur ne mars te vitit 1999 serbet filluan kampanjen e deportimit dhe perndjekjeve si dhe vrasjen e shqiptareve qe ishin shumice ne Kosove.Ne naten e 1 prillit 1999,nje jave pas fillimit te bombardimeve,paramilitaret kishin hyre ne lagjen ne rrugen"Millosh Galica".

    Gjakova per serbet ishte nje cak i veqante i sulmeve,sepse shtrihej ne brezin kufitar me Shqiperine dhe per shkakun se nepermes ketyre maleve ne afersi te Gjakoves behej bartja e armeve nga ushtaret e UCK,-se nga Shqiperia,dhe serbet donin qe te ndalojne keto koridore te furnizimit.Kjo per serbet nenkuptonte spastrimin e tere Gjakoves nga banoret e saj dhe forcimin e pozicioneve ushtarake serbe.
    Per te ju ikur bombardimeve nga Nato-ja dhe represalieve nga serbet ,grate dhe femijet ne rrugen ku jetonte familja e Drenit detyrohen te shkojne ne bodrumin e Luli Vejsajt per tu strehuar.Meshkujt,duke perfshire edhe babain e Drenit,Aliu,u fshehen diku tjeter,pasi mendohej se serbet do ti kerkojne vetem meshkujt me moshe ushtarake.

    "Qekur isha femije i vogel,kam pasur parandjenjen para se te ndodh diqka e keqe,i kam ndjere gjerat e keqija perpara"vazhdon Dreni.
    "Gjerat po shkonin ne rruge te keqe dhe te rriturit flisnin per ato gjera.Helikopteret fluturonin permbi ne.Nuk e dija se kush bombardonte mirepo nuk kisha edhe aq frike.,motrat e mija bertisnin nga frika,por une vetem vazhdoja e shikoja Tv.At nate ,me te vertete une kisha nje ndjenje te keqe".

    Valbona,nena e tij,i thote Drenit qe ai mund te rri me gjysherit dhe atezen dhe hallen ne shtepi kurse ajo bashke me vajzat te shkoi ne bodrum te Lulit.Mirepo edhe Dreni shkoi me ta.

    Aty ishin 21 njerez ate nate aty,gra,femije shumica nga ta nen moshen 10 vjeqare dhe nje plak 60 vjeqar.Drenit dhe femijeve tjere u ishin dhene barna(pilula)per ti zene gjumi.Ne mes ores 2 dhe 3 te mengjesit at nate u hap dera dhe u paraqit nje polic serb.

    "Nena ime me zgjoi ne ate momentdhe gjera e pare qe i thashe asaj ishte: " A te kam thene".Aty ishin diku 6 polic serb qe bertisnin ne serbisht dhe shqip qe gjoja ne i fshehnim ushtare te UCK-se.Nena iu thoshte qe ketu ska asnjeri vetem gra dhe femije dhe se kishin ardhur ne bodrum vetem per ta pasur me sigurt".

    Njerezit qene derguar ne shtepine e Lulit.Gjersa ata mberriten nje vajze vrapoj larg deres dhe me te hyre nje polic gjuajti ne te,sikur e huqi cakun.Menjehere u eshte thene grave dhe femijeve qe te ulen ne nje dhome dhe pastaj filluan te shtenat nga policet.

    "Nje vajze e quajtur Flaka,ajo ishte rreth dhjete vjeqe,u ngrit te beje qaj.Polici e shtyri ate prapa dhe e shtiu ne te menjehere me automatike.Nena e saj vrapi qe ta kap vajzen e vet dhe menjehere edhe ajo u vra,dhe pastaj policet filluan te gjuajne ne qdonjerin qe ishim aty".

    Gruaja e Lulit dhe bebja e saj vajze u vrane pastaj menjehere,pastaj nena e Drenit.Ajo ra permbi Dionen duke u munduar ta mbroje ate nga plumbat.Dalina dhe Delvina poashtu u vrane nga te shtenat me kallashnikov.

    "Nena ime ishte duke ia nderruar pelenat motres sime foshnje,e cila i mbushte 2 vjet ate nate.Nje polic gjuante ishte aty brenda e nje tjeter ishte jashte dhe gjuante nga dritarja ne ne".

    "Une isha ulur prapa nje gruaje e cila ishte edhe ne peshe te madhe dhe disi isha si i shtrire kur me plagosen ata.Ishte tym gjithkund sepse ata i kishin vene flaken banjos dhe njeri prej tyre erdhi me bateri drite tek ne per tu sigiriar se te gjithe ishim vrare.Ai shtiu perseri ne mua, mund ta ndjeja plumbin duke levizur kah floket e mija.Une leshova koken poshte dhe ai shkoi".

    Diona ishte ende gjalle dhe gjendej nen nenen e Drenit mirepo Dreni kishte humbur aftesin ne njeren dore keshtu qe smundi ti ndihmoje.

    "U perpjeka ti ndihmoj motres sime te vogel mirepo vetem njeren dore e kisha mire dhe shtepia tymonte gjithkah.E dija qe poqese qendroj me shume aty edhe une do te vdisja".

    Ai qendroi ashu i shtrire per pese minuta para se te largohej nga shtepia.Ende i mbesin ne mendje te qarat e Diones se vogel.Mootrat e tij me te medha qe ishin duke dhene shpirt ne ato momente ia japin nje doreze qe ta mbuloj gojen dhe hunden nga tymi.Ai arrin te del pertej murit.
    Kur arrin te shtepia e vet tezja nuk i besonte per ate qe fliste se qfare kishte ndodhur atje.

    "Ajo me tha ke pare ndonje enderr te keqe"

    Edhe gjyshi i tij poashtu nuk i besonte.

    "Ai disi me shtyu,dhe me tha qe ta lej kete pune se nuk me besonte". Pastaj me hoqi xhaketen dhe me pane gjakun qe kisha.Ai me lidhi doren pastaj".

    Babai i tij u kthye me tu zbardhur drita,per te mesuar qe familja e tij ishte vrare.

    "Ai qante,duke thene qe une duhet te shkoj ne Shqiperi me tezen time dhe axhen tim"
    "Une i thashe: baba,mund ta kem nje puthje te fundit nga ti sepse ndoshta sdo te shihemi me"dhe me puthi e me tha: mos ke dert se do me shohesh prape"".

    I derguar ne nje spital lokal Dreni me pastaj niset per ne Shqiperi bashke me tezen,axhen dhe kusheririn e vet.Ne kete kohe perreth 700.000 shqiptare qene debuar nga Kosova.

    Dreni kaloi 2 muaj ne spitalin e Tiranes duke besuar se edhe babain e ka te vrare gjersa nje dite ai paraqitet ne dere.

    "Isha duke e bindur veten se as babain tim sdo ta shoh meAte dite kur erdh ne spital ishte dita me e lumtur per mua.Isha fjetur kur i hapa syte dhe e pashe babain tim dhe ju hodha ne krahe duke e thirrur: Baba dhe e putha."

    Ishte shteti i Kanadase ai qe Drenit dhe babait te tij Ali Caka ju ofroi qendrim dhe rehabilitim.Babai i Drenit eshte martuar per se dyti dhe ka nje djale,Denisin qe Dreni emrin e gjysme-vllaut te tij e mban ne nje tatuazh qe e ka ne dore.

    "Babai im ende nuk mund te pajtohet me ate humbje.Me dhimset dhe uroj per te nje te ardhme te mire.Me te vertete"

    Drenit i pelqen futbolli dhe ende enderron te kthehet ne vendlindje ne Kosove.I mungon shoqeria e jetes atje,kur njerezit mblidheshin bashke per kafe.

    "Serbet dhe shqiptaret luajne futboll ne Vankuver ketu bashke"vazhdon Dreni,pastaj qesh dhe thote: "Pastaj ata zihen ne mes vete".

    Aeroplanet aterijne dhe ngjiten perseri ne Vankuver gjersa Dreni flet.Pamja ku jeton tash Dreni eshte e mire,jo sikur ato bjeshket te cilat i kishte kaluar per ne Shqiperi per tu shpetuar te cilat thote qe i do ato bjeshke.

    "Ne nje menyre kam pasur jete te mire.Ne ate moshe nuk e dija se qka eshte Kanadaja.Eshte jete me ndryshe ketu por jo ajo jete qe e dua une".

    Dreni pat deshmuar dy here ne gjygjin nderkombetar te Hages,heren e pare si deshmitar i mbrojtur,kishte deshmuar kunder Millosheviqit.Ndersa ne deshmine e dyte ai e heqi shenjen K-13 dhe u paraqit me emer te vetin qe te deshmoj kunder zyrtareve tjere serb.Ndoshta do te deshmoj perseri ne Hage.

    "Dua ta beje kete edhe te ju tregoj njerezve qe nuk kam harruar.Kurre nuk do ta harroj.Jam i lumtur kur shkoj dhe deshmoj kunder atyre qe i bene keto".

    " Ndoshta kur te kem familjen time,babai me thote qe ta gjej nje vajze ne Kosove,por kurre sdo te jem i qete 100%.Kam ankthe,shpesh smund te fle.Ndonjehere kur buzeqeshi eshte buzeqeshje falso,e rrejshme sepse thjeshte nuk jam i lumtur.Me duket qe me duhet te jetoj me kete."

    Dhe pse mbijetuat?

    "Kete pyetje ja bej vetes qdo dite te jetes sime.Eshte ndonje qellim qe une te jem ketu gjalle.Nuk e di"


    Perktheu: Fattlumi
    Ka kogja kohe qe mundohem ti ike kesaj temes. E shihja po nuk doja ta hapja se e dija qe keto do ti gjeja. Tekefundit i kam perjetuar nga afer.

    Dhe ka ketu pastaj nga ata qe thone se duhet te falim, duhet te harrojme per hir te globalizmit ,evropianizimit a dreqit. Ne dreq vafshin te gjithe keta qe thone te tilla idiotesi,bashke me ata kafshet qe na rane hise ti kemi afer.....


    Fatlum, te te them faleminderit qe e ke prure ste them dot. Ka momente kur behem qe skam pare gje,kur behem se kam harru. Dhe pasi qe e lexon kete shiriti kthehet nga fillimi.

    Po mbase do ishte mire qe gjerat e tilla te ishin kusht per anetarsim ketu. Ne menyren qe pa lexu kete askush smund te behet pjese e forumit.

    Prape se prape ke bere mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga anita340 : 14-06-2011 mė 15:00
    AUTOCHTHONOUS

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Pershendetje Trestenik,Bim Bum Bam dhe Anita.
    Anita,me vjen keq nese kjo te ka bere te ndihesh keq.Pothuajse cdo shqiptar ne Kosove ka rrefimin dhe historine e tij rrenqethese.Shpetimi i Drenit ka qene nje mrekulli,pothuajse nga cdo masaker ne Kosove ka shpetuar nga nje person,une e quaj fat ne fatkeqesi,jo per jeten e tij se eshte gjalle,mirepo per ate qe keta te mbijetuar kane deshmuar kunder krimineleve dhe bota ka mesuar ate se cfare ka ndodhur me te vertete ne Kosove.Po te mos kishte mbijetuar Dreni as ne ketu e askush sdo e dinte saktesisht se cka ndodhur ate nate te kobshme te 1 prillit.

    Vendi ku ka ka jetuar Dreni dhe shtepia ku ka ndodhur masakra per here te pare publikisht .
    Fotot jane te bera nga specialistet dhe forenziket e FBI-se.




  14. #34
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412



  15. #35
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412



  16. #36
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412



  17. #37
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ja si duket tash Dren Caka.
    Rrefimin e perkthyer me larte dhe intervisten e bere nga Telegraphi te Drenit mund ta shihni ne videon me poshte.




  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    [QUOTE]
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Pershendetje Trestenik,Bim Bum Bam dhe Anita.
    Anita,me vjen keq nese kjo te ka bere te ndihesh keq.Pothuajse cdo shqiptar ne Kosove ka rrefimin dhe historine e tij rrenqethese.Shpetimi i Drenit ka qene nje mrekulli,pothuajse nga cdo masaker ne Kosove ka shpetuar nga nje person,une e quaj fat ne fatkeqesi,jo per jeten e tij se eshte gjalle,mirepo per ate qe keta te mbijetuar kane deshmuar kunder krimineleve dhe bota ka mesuar ate se cfare ka ndodhur me te vertete ne Kosove.Po te mos kishte mbijetuar Dreni as ne ketu e askush sdo e dinte saktesisht se cka ndodhur ate nate te kobshme te 1 prillit.


    Jo jo bere mire,e thashe edhe atje e them prape. Vecse hijet jane ende kendej dhe do te jene gjithmone. Ato kthehen sahere degjon,lexon ia sheh pjese nga ankthi i Drenit e i Drenave te tjere. Ben krahasimin mes asaj qe ti dhe Dreni keni perjetu dhe e kupton sa te medha jane permasat e dhimbjes qe mund te duroje njeriu.
    Vecse e veshtire.
    AUTOCHTHONOUS

  19. #39
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anėtarėsuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    kurr kurr sduhet me jav fal popllit serb keto masakra qe na ka ber ne trullin ton,(por kaj her deshtona ne popllin ton se mas luftes gjysa e kosoves shkuan ne mal te zi, pushime turistike,ne deti mu lah,fill mas ketyre ngjarjeve tmerr) e prisha temen por me falni.
    High Voltage , Power Supply

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Harresa eshte gjeja me e keqe per nje popull .Kurre mos ti harroni krimet qe jane bere mbi popullin e Kosoves .Gjithmone kujtoni se krimet e serbeve burojne nga geni i tyre, Ata kurre as mbas qindra vjetesh ashtu si para qindra viteve kurr nuk do te behen popull mik per shqiptaret.
    Ne se populli shqiptar harron gjakun e derdhur e krimet monstruose te armiqve te tij me te medhenj ,greko-sllavet ky popull kurre nuk ka per te bere hajer.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •