Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2009
    Postime
    40

    Fatos Nano shtrin biznesin në Ohër

    sh-kryeministri shqiptar dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, po hyn në biznesin e hoteleve në Ohër. Pas largimit nga politika, siç mëson ALSAT, Nano intensivisht po bisedon me një pjesë të pronarëve të deritashëm të hoteleve në Ohër, që humbën për shkak të kërkesave të pashlyera ndaj bankave për kreditë. Njerëzit e afërt me ish-kryeministrin shqiptar, konfirmuan sot për ALSAT në Ohër, se Nano së shpejti, pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme do të bëhet pronar i një hoteli që gjendet afër qendrës. Po ashtu është i interesuar të bëhet edhe bashkëpronar i një hoteli tjetër.
    Pronarët e hoteleve refuzuan të komentojë publikisht, por nuk mohojnë faktin se janë në negociata me Fatos Nanon i cili tashmë një është pronar edhe i dy banesave në kompleksin elitar të banesave "Akua Blu" afër fshatit Peshtan.
    Doktori Sasho Vasilevski është mik i Nanos dhe thotë se ish kryeministri shqiptar e adhuron Ohrin.
    ”Në kontaktet e mia me të, bëhet fjalë për një personalitet shumë karizmatik. E di se është i dashuruar me qytetin tonë dhe do të isha i lumtur që njerëz të tillë të investojnë në Ohër, ish-kryeministra dhe diplomatë, me çka do të rritej pozicioni i qytetit tonë. Rreth blerjes së kapaciteteve të caktuara hotelierike nuk mund të pohoj, ndonëse edhe unë kam dëgjuar për këtë. Ai e do Ohrin, e respekton traditën dhe konsideron se në Ohër ekzistojnë gjasa reale për investime në turizëm. Prania e tij e shpeshtë këtu në Ohër po tregon edhe interesimin e tij për të investuar këtu”.
    Sipas përfaqësuesve të turizmit, shtetasit e Shqipërisë vitet e fundit janë mysafirë të rregullt.
    ”Tregu shqiptar prej vitesh është interesuar për Ohrin. Me hapjen e kufijve të Shqipërisë, turistët shqiptarë shpesh qëndrojnë në Ohër dhe këtu vijnë, sidomos për festa të caktuara fetare”, theksoi Verica Hajba, punëtor turistik.
    Ndërkaq, dihet se bashkëshortja e Fatos Nano, Xhoana është pronare e biznesit familjar në Shqipëri, Greqi dhe në disa vende evropiane, ndërsa familja Nano ka edhe një agjenci turistike.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    he me te lumsha! kena votu per kete shtet!
    failure is not an option!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Nje shtet pa ushtri eshte i destinuar te shuhet.
    Kanali i Otrantos eshte i siguruar,neser Ruso-Serbet mund te hyjne ne Kosove.
    lg
    Mercenaret shkojne ne lindjen e mesme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •