Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 68
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Saladin
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Postime
    39

    Citati i Thaçit në hyrje të Akademisë së Shkencave dhe Artit në Kosovë

    Prishtinë, 21 janar 2010 - Në hyrje të ndërtesës së re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në një pllakë të artë është gravuar emri i kryeministrit Hashim Thaçi. Brenda fushës ndodhet një thënie e Thaçit:
    “Tempujt e dijes dhe të shkencës janë rreze drite për kombin dhe njerëzimin”, shkruan në numrin e sotëm “Koha ditore”, e cila vlerëson se “rasti bëhet unik në vende ku është i vendosur regjimi demokratik”.
    “Thëniet e politikanëve nuk shihen në mure institucionesh, praktikë kjo që ishte në modë gjatë regjimit dictatorial. Madje, vlerësimi për shkencën i prijësit të vendit, pos në ndërtesa të institucioneve, shihej edhe në faqe të para të secilit libër shkencor”, konstaton gazeta.
    Por askush nuk e di urdhërdhënësin për vendosjen e saj.
    Madje as akademikët. “Nuk na ka pyetur njeri për të. Atë ditë kur është prerë shiriti e kemi parë për herë të parë”, ka thënë kreu i Akademisë, Besim Bokshi, i cili pohon se të tilla nuk mund të shihen as në vendet fqinje që vetëm prej dy dekadash kanë dalë nga komunizmi.
    As zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, thotë se kjo nuk është nismë e Zyrës së kryeministrit.
    “Nuk ka qenë iniciativë e Zyrës së kryeministrit dhe ne nuk dimë kusht dhe si e ka vënë”, ka thënë Krasniqi. Në kompaninë që ka ndërtuar godinën e Akademisë kanë thënë se janë urdhëruar nga Ministria e Administratës Publike për ta vënë pllakën.
    “Aspekti teknik i përgatitjes së pllakës është bërë prej departamentit tonë, por kush ka vendosur për ta bërë ne nuk e dimë”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Administratës Publike, Majlindë Lulaj, duke theksuar se “Ministria nuk ka qenë e involvuar në këtë pikë”.

    _________

    shume mire, edhe ne koren e veriut ka ksi pllakata me shkrime,
    hashim thaqi tu ju dhon msim akademikeve te shkencave,

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga Saladin Lexo Postimin
    Prishtinë, 21 janar 2010 - Në hyrje të ndërtesës së re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në një pllakë të artë është gravuar emri i kryeministrit Hashim Thaçi. Brenda fushës ndodhet një thënie e Thaçit:
    “Tempujt e dijes dhe të shkencës janë rreze drite për kombin dhe njerëzimin”, shkruan në numrin e sotëm “Koha ditore”, e cila vlerëson se “rasti bëhet unik në vende ku është i vendosur regjimi demokratik”.
    “Thëniet e politikanëve nuk shihen në mure institucionesh, praktikë kjo që ishte në modë gjatë regjimit dictatorial. Madje, vlerësimi për shkencën i prijësit të vendit, pos në ndërtesa të institucioneve, shihej edhe në faqe të para të secilit libër shkencor”, konstaton gazeta.
    Por askush nuk e di urdhërdhënësin për vendosjen e saj.
    Madje as akademikët. “Nuk na ka pyetur njeri për të. Atë ditë kur është prerë shiriti e kemi parë për herë të parë”, ka thënë kreu i Akademisë, Besim Bokshi, i cili pohon se të tilla nuk mund të shihen as në vendet fqinje që vetëm prej dy dekadash kanë dalë nga komunizmi.
    As zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, thotë se kjo nuk është nismë e Zyrës së kryeministrit.
    “Nuk ka qenë iniciativë e Zyrës së kryeministrit dhe ne nuk dimë kusht dhe si e ka vënë”, ka thënë Krasniqi. Në kompaninë që ka ndërtuar godinën e Akademisë kanë thënë se janë urdhëruar nga Ministria e Administratës Publike për ta vënë pllakën.
    “Aspekti teknik i përgatitjes së pllakës është bërë prej departamentit tonë, por kush ka vendosur për ta bërë ne nuk e dimë”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Administratës Publike, Majlindë Lulaj, duke theksuar se “Ministria nuk ka qenë e involvuar në këtë pikë”.

    _________

    shume mire, edhe ne koren e veriut ka ksi pllakata me shkrime,
    hashim thaqi tu ju dhon msim akademikeve te shkencave,

    Unë po të isha profesor në këtë univeristet do ta kisha bojkotuar mësimin. Dhe studentë e profesor duhet të cohen në protesta kundër këtij vendimi të marrë.
    POLITIKA JASHTË SHKOLLËS SHQIPE!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220


    Kësisoj, rasti bëhet unik në vende ku është i vendosur regjimi demokratik.


    *********

    Në një pllakë të artë, emri i kryeministrit Hashim Thaçi është gravuar në hyrje të ndërtesës së re të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Brenda një fushe, sipër emrit, ndodhet edhe një vlerësim i tij për rolin që kanë institucionet, sikur që është Akademia, shkruan sot “Koha Ditore”.
    “Tempujt e dijes dhe të shkencës janë rreze drite për kombin dhe njerëzimin”, është fjalia e gravuar, pranë portës kryesore në ndërtesën e re të Akademisë.
    Kësisoj, rasti bëhet unik në vende ku është i vendosur regjimi demokratik. Thëniet e politikanëve nuk shihen në mure institucionesh, praktikë kjo që ishte në modë gjatë regjimit diktatorial. Madje, vlerësimi për shkencën i prijësit të vendit, pos në ndërtesa të institucioneve, shihej edhe në faqe të para të secilit libër shkencor.
    Pllaka që mban firmën e kryeministrit Thaçi ndodhet aty dhe kurrkush nuk di urdhërdhënësin për vendosjen e saj. Fillimisht ishte thënë se këtë e kanë kërkuar akademikët, mirëpo kjo është hedhur poshtë nga kryetari i tyre.
    “Aty (në pllakën ngjyrë ari v.j.) kryeministri ka dhënë një mendim. Kryeministri e ka parë të arsyeshme ta bëjë dhe nuk mund të japë tash ndonjë vlerësim”, i ka thënë “Kohës Ditore” kreu i Akademisë, Besim Bokshi. “S’na ka pyetur njeri për të. Atë ditë kur është prerë shiriti e kemi parë për herë të parë”.
    E ka quajtur “interesante” pllakën dhe përmbajtjen e saj, edhe për faktin se nuk ka parë diçka të ngjashme në ndonjërën prej akademive, të cilat deri tash Bokshi i ka vizituar.
    Të tilla nuk mund të shihen as në vendet fqinje që vetëm prej dy dekadash kanë dalë nga komunizmi.
    Por, a ka qenë kryeministri Thaçi ai që ka urdhëruar vënien e pllakës?
    Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë të mos ketë rrjedhur nga Zyra e kryeministrit iniciativa apo vendimi për vendosjen e saj.
    “Nuk ka qenë iniciativë e Zyrës së kryeministrit dhe ne nuk dimë kush dhe si e ka vënë”, ka thënë zëdhënësi Krasniqi. “Ne vetëm e kemi parë të vendosur aty”.
    Në kompaninë që ka bërë ndërtimin e godinës së Akademisë kanë treguar se janë urdhëruar nga Ministria e Administratës Publike ta vënë pllakën.
    “Ministra e Administratës Publike na e ka sjellë pllakën dhe ne vetëm e kemi vendosur. Ata kanë qenë autoriteti kontraktues për ne dhe ne është dashur të veprojmë ashtu siç ata kanë thënë”, ka treguar Bajram Gashani, drejtor i përgjithshëm në “Al-Trade Construcion”. “Këqyra në Ministri se cili person, por nuk na treguan. Jo ai, jo ai tjetri dhe nuk mundëm të kuptojmë se kush”.
    Edhe gazeta ka provuar të mësojë se kush ka qenë vendimmarrësi, por kjo nuk është bërë e ditur në Ministrinë e Administratës Publike, e cila ka financuar e mbikëqyrur punimet e ndërtesës së Akademisë.
    Pllaka edhe mund të hiqet, pasi akademikët të hyjnë në ndërtesën e re, tashmë të përuruar. Kryetari i Akademisë, Besim Bokshi, nuk ka përjashtuar këtë mundësi.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    ncncncn kjo spjegon shum qart sistemin diktatorial qe po ushtron hashimi ne Kosov

  5. #5
    POLITIKA JASHTË SHKOLLËS SHQIPE

    Politika aktuale shqiptare në gjithë trojet dreson njerëz kundër të mirës shqiptare.
    Moto e shkollës është të nxjerrë njerëz të mirë. Ajo duhet të jetë institucion joplitik që të nxjerrë njerëz të devotshëm për të mirën e atdheut!
    T'u themi një herë e mirë hajnave: MJAFT MË!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 21-01-2010 më 11:27
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga Argjendii Lexo Postimin
    ncncncn kjo spjegon shum qart sistemin diktatorial qe po ushtron hashimi ne Kosov
    Vlerësim i sakët i yti. Për fat të keq të tyre, diktatorëve të vegjël u ka ikur "shansi" për të hyrë në histori. Kot shpurdhin nëpër institucionet e shkencës, kundër të cilave kanë punuar me mjete dhe logjikë staliniste. Diktatorët dhe shkencat janë armiq të përbetuar ndërveti, ndaj mindimi i gëdhëndur i kryeministrit para hyrjes së ASHAK-së, është sa antikohorë, aq dhe banal.....!!

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Çfarë thënie!



    Pa kuptim fare!
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet në Bllog
    2

    Njeriu në shtëpinë e vet punon sipas qejfit të vet

    Pse more po e ngucni njeriun?
    Secilli njeri në shpi të vet punon qysh don vet.[
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hajrush : 21-01-2010 më 13:53

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Te presim edhe njdonje dite e ndoshta edhe Skenderbeun do ta zbresin nga kali e te hypin vet ne vend te tij.Mjerim.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Citim Postuar më parë nga Argjendii Lexo Postimin
    ncncncn kjo spjegon shum qart sistemin diktatorial qe po ushtron hashimi ne Kosov
    Per Argjendin... ketu ku ti shkruan se di se qfare mendimi ke..edhe une jam politika jashte gjdo instucioni shkollor ku do qe gjinden ato..
    Po menyra e te shprehurit e juaj dhe disa si ju jo e drejt dhe adekuate...
    Se nje pjes e juaja ishin mesuar ne te kaluaren jo te larget
    po te ishte ndonje kryminister i serbius ju nuk do te kishit quar pluhur per ket at jam i sigurte njeqinde per qinde..po pas eshte shqiptare ju perdorni fjal te tilla dhe fyrej...
    po koha e juaj ka perfunduar.......nuk po ti bej te mire asnje politikan ne kosove po ky tani si eshte ne pushtet at qka e ka premtu edhe eshte ka e ralizon ne 90 per qinde deri me tani,e i kan mbet edhe nje vite e gjysme ne pushtet besoj se nese vazhdojen keshtu do ti ralizoj 100 per qinde...ka premtuar rrug.eshte ka i ben,,ka premtuar shkolla eshte ka i ban..ka premtuar ,pavarsin e ka ralizuar,ka premtuar rryme eshte me e mire se sa ka qen njeqinde per qinde..e shume eshum tjera,,, edhe tani auto udha veq ka filluar....po ju nje pjes jeni te till te krijuar me qen vetem zi pa asnje te bardhe kosova dhe ky popull...po edhe e keni inatin e ketyre te beogradit ,po nuk di se qka me ju beee,,vetem nje koha e juaj ka perfunduarrrrrrrrr

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet në Bllog
    2
    Shikoni!
    Ka mundur të bie nga qielli,meqë nuk po e ditka asnjëri,pra këtu paskan gisht ufot.

  12. #12
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Nuk behet nami pse vendoset nje thenje qe permbledh ne vehte nje definicion domethenes per dijen,nje emer te vecante per institutin dhe nje mesazh frymezimi per rinine , dhe eshte thene po nga Kryeministri i vendit- Kosoves.
    Nuk do te kontestohej nje aforizem i njejte kushdoqoft qe ta kish thene, pse i gjithe ky mohim ndaj njeritjetrit per vetveten.
    Per njeqind vite vendosnin pushtuesit cka deshironin dhe ne nuk bezenim!!! tash !?
    Komunizmi ka perfunduar, pasojat kane mbetur, qe dmth nuk eshte me shume komuniste parolla per arsimin nga Kryeministri i vendit se sa mohimi dhe thirrja per terheqje te parolles-madje thirrja per protesta per kete pune.
    Shpresoj qe vertete ky institucion te jete nje tempull qe do te leshoje rreze drite sa vete Dielli, qe te ndricoje cdo skute te erresires- injorances shqiptare ne Kosove


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 21-01-2010 më 14:09
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Me rendesi eshte qe u realizua nje nga projektet madhore te pasluftes per shkecen,artin e kulturen tone.Ideja e ndertimit te ketij tempulli te dijes,artit e kultures eshte e kahmotshme.Bile,nese nuk gaboj,gurin themeltar te kesaj godine impozante e pat vu Presidenti Rugova .
    Ta gezojne akademiket tane kete tempull dhe dhashte Zoti e na japin ide,projekte e vepra qe do ta arsyetojne kete objekt madhshtor qe kushtoi mbi 5 milione euro.
    Sa per kete citatin e Z. Thacit,nese vertete e ka thene ashtu-gezohem,sepse keto fjale jane fjale te medha e domethenese e per me teper obligojne e lene peng nje emer kryeministri,qe per shkencen nuk eshte pak !

  14. #14
    i/regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Unë po të isha profesor në këtë univeristet do ta kisha bojkotuar mësimin. Dhe studentë e profesor duhet të cohen në protesta kundër këtij vendimi të marrë.
    Nuk është se flitet për vitet 1.100, legjenda shkrimesh, historish, por për gjëra që i kemi Jetuar.
    E gjithë Bota (në përjashtim të shum "Kosovarëve") e din se çfar ka bërë Thaçi për Kosovën.
    Haradinaj gjithashtu.
    janë 2 Figura (mbas familjes Jashari s'diskutohet) që i dhan shum, shum popullit Kosovar.
    e bukura është që Sot, që të dy këta, konsiderohen bandit, vrasës, mashtrusa, etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga i/regjistruar : 21-01-2010 më 15:17

  15. #15
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Ky eshte turpi i rradhes ...

  16. #16

    S'ka thënë asgjë...

    Ajo që e është vënë aty është thënie e fëmijëve. Kaq e ulët sa sikur te thuhet: Kur bie borë vëshitrësohet komunikacioni. ose Bora është e bardhë. ose Në dimër bie borë. Në këso tabelash vihet dicka shumë filozofike dhe kuptimplote me një kuptim shume¨më të thellë. Ta zëmë kjo që është thënë, unë me nxënësit e mi para 20 vitesh e kam pasur si temë hartimi: Shkolla është dritare e jetës. Ky në vend të shkolla e ka thënë: "Tempujt".

    Nëse bash duhet të përlyhet muri me dicka, ja po ju jap dicka më të bukur e më domethënëse.

    "Një shtet që ka një shkollë të fortë pretendon të bëhet një shtet i fortë", prandaj
    Ta bëjmë një shkollë të fortë që të kemi një Kosovë të fortë"


    Unë po heq dorë nga autorësia e kësaj thënie kaq domethënëse, le të mbetet pa autor, por të shkruhet.

    Pastaj nëse bash do të duhej që të jetë një fjalë e dikujt, pse mos të ishte një e Rifat Jasharit, i cili fill pas luftës pati thënë:
    "Ti rehatojmë një herë të gjallët, se të vdekurit presin" ( sa domethënëse kjo që ka thënë ky i cili flijoi tërë familjen për këtë Kosovë të lirë që sot gëzojmë dhe fatkeqësisht që nuk e përiflli askush këtë thënie dhe si pasojë e kësaj ende kemi njerëz nëpër tenda!!!).

    Prapë qëndroj prapa asaj që kam thënë:

    POLITIKA JASHTË SHKOLLËS SHQIPE
    dhe ajo pllakatë të hiqet me protesta nëse jo në mënyrë paqësore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 21-01-2010 më 15:53
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mos u merrni me kte ceshtje burra..
    ka tjera halle kosova..

    rendsi ka te punojne ne kushte te mira akademiket tone..

    vlera e politikabnve nuk matet me nji rast..
    koha do i provoj te gjithe..

  18. #18
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    mos u merrni me kte ceshtje burra..
    ka tjera halle kosova..

    rendsi ka te punojne ne kushte te mira akademiket tone..

    vlera e politikabnve nuk matet me nji rast..
    koha do i provoj te gjithe..
    O Brari mos ja fut kot edhe ti ....si mer nje analfabet thot nje fjali qe vihet tek hyrja e elites me te shkolluar ???

    Dhe me e keqja eshte qe eshte ven thenja e kryeministrit

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Hahahahahaha Tragjikomedi
    We are all Aliens

  20. #20
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Hahahahahaha Tragjikomedi
    Kjo eshte edhe ma zii.....kjo eshte triller dhe horror i rangit me te lart

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •