Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Nuk ka më ndalesa për mbulesa në shkolla



    Vajzat me mbulesë do të lejohen ligjërisht në institucionet arsimore. Projektligji ndalon diskriminimin lidhur me ushtrimin e fesë.

    E mërkure 20 Janar 2010 12:56

    Tiranë - Vetëm një vit më parë, ministri i Arsimit i qeverisë “Berisha” deklaroi se nuk do të lejohen në universitet apo në shkolla publike vajzat që mbulojnë kokën me shami, pasi shkollat në Shqipëri janë laike. Por, projektligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” u jep fund debateve për lejimin ose jo të shfaqjes së besimit dhe të fesë. Ky draft i paraqitur në Kuvend nga një grup deputetësh parashikon lejimin e të drejtës së shfaqjes së besimit dhe të fesë. Madje ky projekt i detyron të gjitha institucionet publike arsimore që të mos i pengojnë personat që shfaqin fenë dhe besimin. Ky draft u jep fund debateve që kanë shoqëruar së fundi fillimin e viteve shkollore. Janë shënuar gjatë këtyre viteve disa raste kur vajzat me shami nuk janë lejuar të ndjekin shkollën apo universitetin. Madje projektligji, i cili përfshin ndalimin e diskriminimit për disa target grupe, ku përfshihen orientimet e ndryshme seksuale, raca, gjinia, etnia, gjuha etj., parashikon rrugën e ankimimit në rast të shkeljes së dispozitave ligjore që parashikon në këtë projektligj që pritet të futet së shpejti në axhendën e punimeve të Kuvendit.

    Në Nenin 10 të projektligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” parashikohet ndalimi i diskriminimit në rastin e ushtrimit të së drejtës së besimit.

    “Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, veçanërisht, kur ka të bëjë me shprehjen e tyre nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes”, - shkruhet në pikën e parë të këtij neni. Më poshtë parashikohet kufizimi i kësaj të drejte vetëm për arsye të sigurisë kombëtare.

    “Përbëjnë përjashtim dispozitat e përgjithshme ligjore ose nënligjore, të cilat janë të domosdoshme për sigurinë publike, për identifikimin e personave për shkak të një interesi legjitim shtetëror, për parandalimin apo ndjekjen e veprave penale, ose kur elemente të paraqitjes janë të lidhura me detyrime që burojnë nga rregullat për ushtrimin e profesionit dhe funksione të ndryshme publike e private”, - shkruhet në pikën 2 të këtij neni. Ndërsa në Nenin 17 të këtij drafti parashikohet e drejta e çdo njeriu, pavarësisht besimit apo fesë për të ndjekur shkollën. “Ndalohet t’i refuzohet një personi ose një grupi personash pranimi në një institucion arsimor publik”, - shkruhet në pikën dy të Nenit 17.

    Rreth një vit më parë u ndaluan dy vajza me shami nga qyteti i Burrelit që të ndjekin shkollën. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Komuniteti Mysliman dënoi ashpër këtë veprim duke përqendruar kritikat ndaj deklaratave të ministrit të atëhershëm të Arsimit, Fatos Beja. Ministri deklaroi se do të ndalohen të gjithë ata që mbajnë simbole fetare në mjediset arsimore për shkak se shkollat në Shqipëri janë laike. Menjëherë pas kësaj ka reaguar Komuniteti Mysliman që i është referuar Kushtetutës së Shqipërisë ku është e garantuar e drejta e besimit dhe e arsimimit.

    “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i garanton çdo shtetasi shqiptar të drejtën e arsimimit dhe të lirisë së besimit. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”, - shkruhej në reagimin e Komunitetit Mysliman.

    Procedurat e ankimimit në rast të diskriminimit të çfarëdollojshëm

    Në projektligjin e paraqitur në Kuvend nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë parashikuar procedurat e paraqitjes së një ankimimi në rast të pretendimit për diskriminim. Në Nenin 33 të këtij drafti parashikohet se “një person ose një grup personash që pretendojnë se janë diskriminuar, ose një organizatë me interesa legjitime që pretendon diskriminim në emër të një personi apo grupi personash mund të paraqesë ankesë së bashku me provat e disponueshme para komisionerit, me shkrim, ose në raste përjashtimore, gojarisht në mënyrë që të mund të mbahet procesverbal. Organizata me interesa legjitime paraqet prokurë të posaçme për të përfaqësuar personin ose grupin e interesave. Me marrjen e ankesës komisioneri vërteton faktet. Për këtë qëllim, komisioneri mund t’u kërkojë ankuesit dhe personit kundër të cilit është drejtuar ankesa të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 30 ditëve nga dita që bëhet kjo kërkesë. Kur e sheh të përshtatshme komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike dhe fton palët dhe çdo person tjetër të interesuar. Kur e sheh të përshtatshme komisioneri kërkon të arrijë një marrëveshje pajtimi mes ankuesit dhe personit kundër të cilit është paraqitur ankesa. Në rast se personi kundër të cilit është bërë ankesa nuk e informon komisionerin ose nuk e zbaton vendimin, komisioneri vendos masë për ndëshkimin me gjobë për personin kundër të cilit është paraqitur ankesa. Si mjet të fundit, veçanërisht kur shkelësit nuk i përmbahen vendimit të komisionerit ose nuk e paguan gjobën brenda tre muajve pas afatit të caktuar nga komisioneri dhe sanksioni nuk është kundërshtuar në gjykatë, komisioneri mund t’u kërkojë autoriteteve kompetente heqjen apo pezullimin e lejes ose autorizimit të shkelësit për ta ushtruar veprimtarinë e tij. Shkelësi ndaj të cilit merret masa ndëshkimore me gjobë ka të drejtë të ankohet në gjykatën kompetente sipas Kodit të Procedurës Civile. /gazeta albania/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2010
    Postime
    33
    shyqyr prej Zotit qe e paskan kuptu se nuk duhet vec me goje me then se jemi shtet demokratik por edhe me vepra

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •