Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 75
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-12-2009
    Postime
    306

    A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!

    Lajme aspak të mira vijnë për meshkujt anekënd botës. Pjesa më madhe e femrave tani parapëlqejnë të jetojnë vetëm, ndryshe nga meshkujt që nuk duan të jetojnë vetëm.
    Shumica e femrave në botë preferojnë të mos martohen: një shtëpi, një punë shumë e paguar dhe një miqësi e mirë i bën ato të mos e ndiejnë më nevojën e një mashkulli në krah. Por jo vetëm kaq, edhe nëse kërkesat e tyre shkojnë më tej, për shembull, në sjelljen në jetë të ndonjë fëmije sot nuk është e nevojshme të jesh e martuar. Por nëse një pjesë nuk preferojnë fare të martohen dhe marrin përsipër përgjegjësi të tjera që e kanë provuar këtë eksperiencë të hidhur më parë, pas divorcit kanë zbuluar se është shumë më mirë të jetojnë vetëm.
    Martesat-Kjo gjë nuk përbën ndonjë risi: martesat janë në ulje që prej një gjysmëshekulli dhe siç mund të merret me mend lehtë, nga e gjithë kjo tendencë, më të prekura sigurisht janë femrat. Nga viti 1950 deri në 2000 përqindja e grave të moshave nga 15 në 24 vjeç është ulur nga 42 në 16%, ndërsa përqindja e atyre që u përkasin moshave nga 25 në 34, duke nisur nga viti 1982, është ulur në 58%. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kaluar pragu simbolik i gjysmës së grave që nuk pranojnë të martohen. Në vitin 2005, sipas të dhënave zyrtare 59,9 milionë gra amerikane ishin të vetme apo jetonin pa bashkëshort, kundrejt 57,5 milionë që në të kundërt jetonin me burrat. Me fjalë të tjera, do të thotë se 51% e tyre jetojnë të vetme, ndërkohë që përbëjnë 53% të shifrës së përgjithshme burrat amerikanë që jetojnë me bashkëshortet. Në disa raste të veçanta, bashkëshorti ishte larg qytetit për punë, kështu që ndarja duhej konsideruar e përkohshme, por sociologët amerikanë nënvizojnë se në historinë amerikane nuk ka pasur asnjë periudhë që të shënonte të dhëna të tilla.
    Arsyet-Arsyeja e shtimit të vazhdueshëm të numrit të grave “single” (beqare) para së gjithash mund të vërehet duke studiuar të dhënat demografike. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë më shumë femra se meshkuj, kështu që është e pashmangshme që të jetë më i madh numri i grave të mbetura të vetme. Ndërkohë që ky përbën vetëm fazën fillestare të problemit. Në rrjedhën e viteve është shtuar ndjeshëm numri i divorceve dhe ish-zonjat që vendosin të martohen përsëri e të rinisin jetën nga e para, janë më të pakta se ish-zotërinjtë që pranojnë t‘i hyjnë një valleje të tillë. Në këtë fenomen, elementi parësor është zgjedhja personale, ku reflektohet edhe shansi për të gëzuar më shumë liri, ndërkohë që elementi tjetër ka të bëjë me rritjen e mosbesimit kundrejt seksit tjetër, apo me fjalë të tjera zhgënjimi i pësuar nga martesa, të cilën një pjesë e mirë e këtyre grave as që e shkojnë ndër mend ta përjetojnë përsëri. Por kjo prirje duket se nuk lë pa prekur as vajzat e reja, që shtyjnë pafundësisht datën e dasmës apo nuk pranojnë të ngjiten në altar edhe pa e provuar më parë një gjë të tillë.
    Fenomeni-Në këtë fenomen sigurisht një rol mjaft të rëndësishëm luajnë kërkesat e jetës moderne, apo edhe efektet e feminizmit, faktor që i bën gratë të ndihen mjaft të pavarura nga burrat. Lind pyetja “A janë burrat të nevojshëm?”. Përgjigjja pa dyshim është “Jo”. Burrat nuk janë të nevojshëm për gratë, të cilat nëse duan patjetër një fëmijë, mund t’u drejtohen mjekëve e metodave moderne të konceptimit artificial. Për gjithçka tjetër, meshkujt nuk janë tjetër veç gurë brenda këpucëve, pasi u druhen shumë partnereve të zgjuara apo me karriera të suksesshme, e për më tepër gjithnjë kërkojnë që t‘i pengojnë në këtë kuadër. Një feministe e thekur amerikane dhe autore e bestsellerit “Kundër dëshirës sonë” shkruan: “Problemi kryesor është se nuk gjendet numri i mjaftueshëm i meshkujve të interesuar në një raport serioz dhe të barabartë në çift. Për më tej, liria që i është bërë faktorit gei, ka bërë që shumë burra të zgjedhin të jetojnë ashtu si duan, pra përkrah burrave të tjerë, gjë që ka çuar në pakësimin e lëndës së parë”.
    Motoja e femrave-“Më mirë të vetme se me burrin e gabuar në krah”. Kjo është motoja që shoqëron shumë prej fermave sot. Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se pjesa dërrmuese e grave në botë e marrin shumë seriozisht këtë proverb të vjetër. Që vitet e fundit-falë stileve të reja të jetës, falë përfshirjes së femrave në të gjitha fushat e aktivitetit njerëzor e duke parë se janë gjithnjë e më të shumta ato femra që nuk pranojnë në asnjë mënyrë t‘i përkushtohen familjes, duke lënë pas dore karrierën-mund të vihet re lehtë se kemi një shtim të grave që vendosin të jetojnë “single”. Për disa, një zgjedhje e tillë bëhet në kuadrin e ideve mbi lirinë e femrave për të qenë vetë ato të cilat vendosin e zgjedhin mbi veton personale, për të tjerat ky vendim është marrë si rezultat i eksperiencave të hidhura gjatë të cilave e kanë parë veten të tradhtuara e të poshtëruara, apo më thjesht akoma te meshkujt modernë e sipërfaqësorë gjejnë vetëm varfëri intelektuale e budallallëk. Cilado qoftë përgjigjja e saktë, shifrat nuk gënjejnë, fakti mbetet fakt dhe kjo prirje është më se e dukshme e në rritje të vazhdueshme

    / D. XH.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 19-01-2010 më 20:23

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Jane vet meshkujt me pengesat, xhelozite e semura, dhunen fizike, psikologjike qe e kane shtyre femren te kerkoje te jetoje me mire vetem. Nese dikur s'kerkonte divorce per arsye ekonomike tani ajo eshte e zonja ta siguroje vet jeten, plus socialin qe afron shteti.

  3. #3
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Motoja e femrave-“Më mirë të vetme se me burrin e gabuar në krah”. Kjo është motoja që shoqëron shumë prej fermave sot.
    Nje proverb ,qe ja vlen te besohet.

    Me mire nje martese harmonike, sesa nje martese te shkatrruar ne zemer.
    Ce mire do kishte nje grua apo nje burre , kur nuk eshte i lumtur ne nje lidhje, martese ?

    Tradicion , burri siguron te ardhurat per familjen dhe femra kujdes per shtepin , femijet dhe burrin e saj.
    Kohet kane ndryshuar, rolet jane kembyer, normal qe edhe kerkesat pesojne evolim.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    jeta e nji gruaje pa burr, eshte shume e veshtire, se dueht tejete vete nene vete baba, per femite,

    por tani kane ndryshu kohet.

    femra po shkon drejt shikimit me shume te qejfit te saj se sa te femijve, apo edhe familjes...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Ky fenomen mendoj se po ndoth per arsyen se jane shume te paket djemte qe e shofin familjen dicka te shenjt sic e shofin femrat!!!Shumica qe kan burrat apo te dashurit ne krah kan me shume stres se sa ato qe jan beqare.Jo se jan ne numer te paket burrat ,por se s'ka me meshkuj serioz me zemer te paster !Femrat i jan perveshur punes vete dhe zgjidhja u gjend!Mjer grate e arabise qe i kan mbuluar me ferexhe .Po ne amerike meshkujt po perfundojne si ne mbreterin e bleteve hahahaha.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  6. #6
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin

    Tradicion , burri siguron te ardhurat per familjen dhe femra kujdes per shtepin , femijet dhe burrin e saj.
    Kohet kane ndryshuar, rolet jane kembyer, normal qe edhe kerkesat pesojne evolim.

    Izadora, brravo

    Kto jan rrolet qe duhet te kete nje familje, burri te siguroje te ardhurat, gruja te kujdeset per shtepin femijet dhe burrin.

    kto jane arsyet e ndarjes, sepse gruja ka qef te punoje, dhe burri nuk do se i siguron ai te ardhurat.. pyetja eshte, Pse duhet te punoje gruaja nqs burri siguron te ardhurat?
    ket pytje ja bej vetes une, dhe mendoj qe gruaj ka qef te gjej shkak qe te largohet nga shtepija
    dhe pastaj burri bahet gjeloz.

    ose nqs burri e len gruan te punoje, ateher burri nuk ka te drejte te behet gjeloz, sepse nuk po e kryen detyren e vet si burr.

    por prap nuk me largohet nga mendja pyetja qe ja bej vetes. Pse duhet te punoj gruaja nqs burri siguron te ardhurat? une ktu dyshoj shume, sepse shof shume gra qe skane nevoje te punojne, por prap dalin ne pune, duke ber debat me burrat, e duke then qe dua te punoj dhe te marr pensjonin kur te plakemi, gjasme.
    HISTORY HOLDS
    for the time to come and share.

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    jeta e nji gruaje pa burr, eshte shume e veshtire, se dueht tejete vete nene vete baba, per femite,

    por tani kane ndryshu kohet.

    femra po shkon drejt shikimit me shume te qejfit te saj se sa te femijve, apo edhe familjes...
    Normal qe jeta per nje grua eshte e veshtire vetem, femrat shqiptare kane edhe nje paragjykim plus mbi supe.

    Marrim rastin kur burre e grua jane ne mardhenje pune.
    Te dy vije ne te njejtin orar ne shtepi , gruaja fillon e merret me femijet, darka, shtepia.
    Po burri , se kane dal dhe telekomanda universale

    Marr rastet ku jetoj , nje gjerman preferon nje nga vendet tailand,etj, pra jo gjermane, thjesht e kane me kollaje ta nenshtrojne.

    Mashkulli sado te ndryshojne kohet , ngel po patriakal.

    Nje nene e lumtur rrit nje femije te lumtur !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga padrilla Lexo Postimin

    por prap nuk me largohet nga mendja pyetja qe ja bej vetes. Pse duhet te punoj gruaja nqs burri siguron te ardhurat? une ktu dyshoj shume, sepse shof shume gra qe skane nevoje te punojne, por prap dalin ne pune, duke ber debat me burrat, e duke then qe dua te punoj dhe te marr pensjonin kur te plakemi, gjasme.
    Nje grua qe rri vetem ne shtepi, pervec telenovela , nuk gezon jete tjeter.
    Dalja per kafe dhe bla bla neper komshije edhe ty si burre do te te filloje te te acaroje.

    Cdo njeri e ka te nevojshme ta mbaj trurin aktiv.

    Nje grua nuk merret vetem me be femije ,me la e pastruar ,por edhe te te lumturoje shpirterisht .
    C'fare harmonie ,lumturie do kishe , kur sheh nje fytyre te deshperuar duke te te sjell pjaten e gjelles (kushedi ca thote me mendje -vdeksh ) ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin

    normalisht nji femer pa burre, rrit femijte me shume veshtiresi,

    po lumturia varet nga dashuria qe ajo i ushqen femijte.
    Nje femer pa burre i rrit vertet femijet me veshtiresi, por nje burri pa femer ja rrit femijet lagja.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga padrilla Lexo Postimin
    Izadora, brravo

    Kto jan rrolet qe duhet te kete nje familje, burri te siguroje te ardhurat, gruja te kujdeset per shtepin femijet dhe burrin.

    kto jane arsyet e ndarjes, sepse gruja ka qef te punoje, dhe burri nuk do se i siguron ai te ardhurat.. pyetja eshte, Pse duhet te punoje gruaja nqs burri siguron te ardhurat?
    ket pytje ja bej vetes une, dhe mendoj qe gruaj ka qef te gjej shkak qe te largohet nga shtepija
    dhe pastaj burri bahet gjeloz.

    ose nqs burri e len gruan te punoje, ateher burri nuk ka te drejte te behet gjeloz, sepse nuk po e kryen detyren e vet si burr.

    por prap nuk me largohet nga mendja pyetja qe ja bej vetes. Pse duhet te punoj gruaja nqs burri siguron te ardhurat? une ktu dyshoj shume, sepse shof shume gra qe skane nevoje te punojne, por prap dalin ne pune, duke ber debat me burrat, e duke then qe dua te punoj dhe te marr pensjonin kur te plakemi, gjasme.

    zoteri.E ke gabim.Duhet te punojne te dy.S'ka mundesi kurre qe nje burre te mbuloje te githa nevojat e nje familje.Nivelet e jeteses jane te ndryushme edhe ne te njejtin shtet.Nqs punojne te dy te ardhurat jane me te larta dhe niveli i jeteses me i larte.familja dhe femijet e saj do ken nje te ardhme me te sigurte.Nqs programojne kohen dhe detyrat rezultati do jet i shkelqyer.Une se konceptoj dot xhelozin brenda nje familje .xhelos mund te behet partneri ne hapat e para te njojes jo githe jeten.Se kalon ne partner i semure nga xhelozia.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  11. #11
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin

    me fal, por gaboheni rend.

    Burri ka mundesi te mbuloje te gjitha nevojat e familjes, se dikur burri i mbulonte, poashtu edhe sot burri i mbulon, leket qe marrin femrat mezi blejne parfume e kepuce,perjashto ktu ndonje rast te rralle, kur femra trashegon pasuri te madhe apo ka ndonje biznes te madh.
    HISTORY HOLDS
    for the time to come and share.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    ca do me thene me kete ti mia?

    qe burri pa femer ka dashnore ne lagje...
    Per keq ju vete mendja juve. Do paguaje ndonje qe t'ja rrisi e kisha fjalen, ndonje dado.

    Citim Postuar më parë nga padrilla Lexo Postimin
    ashtu eshte, por gruaja nqs punon kush do merret me pastrimin femijet e burrin, kjo sjell shamate, kjo funksionon nqs burri e ndihmon gruan ne punet e shtepise, qe ne si meshkuj shqiptar nuk e pranojme.
    Meshkujve Shqiptar u bie krenaria te kujdesen per femijet e tyre e te gatuaj nje pjate gjelle ?!
    Po burri im qe gatuan dhe ben pune shtepie po qe nevoja nuk mund te quhet Shqiptar, lol? Ti padrilla gjynah qe jeton ne Usa. Ndrysho se s'ke per te bere jajer me femrat kur te martohesh, lol. Do te te lene po i trajtove si sherbetore.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga padrilla Lexo Postimin
    me fal, por gaboheni rend.

    Burri ka mundesi te mbuloje te gjitha nevojat e familjes, se dikur burri i mbulonte, poashtu edhe sot burri i mbulon, leket qe marrin femrat mezi blejne parfume e kepuce,perjashto ktu ndonje rast te rralle, kur femra trashegon pasuri te madhe apo ka ndonje biznes te madh.

    jo jo se femrat me rrogat e tyre po blejne edhe mercedesa e lexuse, shtepi.Varet ca lloj femre dhe ca lloj mashkulli je!Gjithesesi burri si puna jote duhet ta aktivizoj femeren e tij nqs ka biznese private.Jo ta kthej ne nje dado matufk ne shtepi.E pa pranushme.Se ti edhe te dali te shetisi se pelqeke, u beke xhelos.Kur je kaq i pasur, ca gatimi e lajre kujton, ato i ben sherbetorja ti mbaje si kukull ne zyre te meret me shkresa me qe kohen e kishe shume te kufizuar, apo do e dredhesh vete andej, e ate e do ne shtepi kycyr.Je shume gabim.Duhet te ndryshosh kur te martohesh se te dashures mire ja ben kur te duron.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  14. #14
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    per mendimin tim,nje grua qe nuk sakrifikon sa do pak per femijen e vet
    por ja lejon vehtes qe te divorcohet nga bashkeshorti per probleme fare te evitueshme
    ajo nuk eshte njeri!!ja u ndave..dikush lart tha do jetoje me asistence!!po perse
    vetem per te ngrene nje cop buke ben fjale or njeri!po fmija jetim me Baba gjalle..??
    ti si grua e divorcuar si e ndien vehten karrshi prinderve dhe vellezerve tuaj....??
    mendoj qe nuk duhet ngutur...divorci per mendimin tim eshte arma e fundit!
    divorci mund te behet atehere kur ka vetem tradheti imoraltet dhe mosmarrveshtje ekstreme,
    per ndryshe te ndahesh per gjera te vockela nuk do qendronte as nje cift bashke!!vini gishtin kokes dhe mos nxirrni femijet ne rruge,pasi nuk do rrini gjithmon te reja,dhe te jeni te sigurta se keto gabime nuk do jau fale as femija kur do qe te rritet!!
    keto qe po them une vlejne per grate por dhe per burrat!!

  15. #15
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga padrilla Lexo Postimin
    ashtu eshte, por gruaja nqs punon kush do merret me pastrimin femijet e burrin, kjo sjell shamate, kjo funksionon nqs burri e ndihmon gruan ne punet e shtepise, qe ne si meshkuj shqiptar nuk e pranojme.

    Mu kujtua nje shoqja ime :

    Te dy shkonin ne pune, dilnin ne mengjes njekohesisht nga dera dhe orari i kthimit po i njejte .

    Nje dite burri i saj :
    Oj gru si nuk ma bone iher mengjesin amon
    Kjo :
    Dy duar kam une dhe dy duar ke ti , boje vete

    Mendimi im , me shume ndodhin tradhti kur je ne shtepi sesa kur je ne pune , se kur ke shume kohe te lire, te shkon mendja per budalliqe .

    Mashkulli duhet te kontriboje ne familje , se ndryshe cfare kuptimi ka qe jane bashke.
    Nqs per nje mashkull ngjizja e femijes eshte vetem nje sec, femres i ngel pjesa me e madhe e punes 9 muaj.
    Pra me shume respekt , mirekuptim dhe dashuri per ate qe ke ne krahe.
    Nje burre qe ndihmon ne shtepi, nuk bie nga piedestali , perkundrazi do duhet me shume nga bashkshortja

    PS. Lol me keto mendime qe ke ti , ke me ngel beqar hhaahahhahaha
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga padrilla Lexo Postimin
    me fal, por gaboheni rend.

    Burri ka mundesi te mbuloje te gjitha nevojat e familjes, se dikur burri i mbulonte, poashtu edhe sot burri i mbulon, leket qe marrin femrat mezi blejne parfume e kepuce,perjashto ktu ndonje rast te rralle, kur femra trashegon pasuri te madhe apo ka ndonje biznes te madh.
    padrilla shkrimet tua më bënë përshtypje dhe më japin arsye të besoj 90% se ju jetoni në Shqipëri ( kupto gjithë trojet shqiptare). Kam të drejtë të mendoj kështu?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #17
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865
    Ademgashi, un jetoj ne perendim, por me sa kam par, mendoj qe me mire funksionon menyra
    e vjeter qe perdorshin te paret.
    HISTORY HOLDS
    for the time to come and share.

  18. #18
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ju lutem ti permaheni temes! Te gjitha postimet jashte saj u fshine..

    Faleminderit!
    "Carpe Diem"

  19. #19
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    jeta e nji gruaje pa burr, eshte shume e veshtire, se dueht tejete vete nene vete baba, per femite,

    femra po shkon drejt shikimit me shume te qejfit te saj se sa te femijve, apo edhe familjes...
    Jam dakort me fjaline e pare por jo me te dyten!!
    Jo te gjithe femrat shikojne qejfin dhe jane mese te rralla ato qe e bejne!
    Te pakten tek ne femrat shqiptare!
    Femija per mua eshte me e shtrenjte se jeta ime.
    "Carpe Diem"

  20. #20
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Nuk ka femer, besoj te kete deshire te jetoj vetem. Por eshte veshtire sot te gjesh njeriun e duhur, therefore derisa te gjejne The One preferojne te jetojne vetem. LoL

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •