Mbreme me vizitove serisht ne enderr.me perqafove dhe me largove duke me thenek ska ardhur ende ora jote.U zgjova duke I uleritur erresires “AS ora jote ska ardhur.pse iken larg nesh?Qe diten qe mbylle syte vazhdoj te mallkoj mengjesin se me largon nga prezenca jote.
E di qe ti vuaje por une vazhdoja ti thoja vetes seshte e mundur qe zoti te me marri te gjithe engjejt e jetes time.ti ishe nje engjell per te gjithe.kete e thone te gjithe qe te dhane lamtumiren e fundit.Te me falesh qe nuk munda te te lija nje trendafil tek koka.Qe smunda te arrija te te thoja qe te doja shume.Sdi nese me degjove kur te thashe rruge te mbare dhe pse ende shpirti vazhdonte te shtrengonte cdo sekonde kujtimi me ty me shpresen se do te mbante prane vetes,me zemer isha dhe une aty me ty dhe pse jeta na ndau shume brutalisht.
Gjithmone kur vuaja I kujtoja vetes se sa kishe perballuar ti dhe kjo me jepte force te ecja perpara.Sa here qe koka ime perplasej ne muret e gurte qe me ka rezervar jeta , kujtoja se ne venat e mia kisha dhe pak nga gjaku yt, do ja dilja mbane te ndertoja endrren time tamam si ti.
Ti erdhe ne jete mes lotesh dhe vuajtjeve por fale dhe shume gezime dhe buzeqeshje per prinderit e tu.Nga ty degjuan per here te pare fjalen nene.U ndane shpejt nga ty dhe vazhdojne te mallkojne fatin qe nuk mundin te te perqafojne serisht.
Jam e bindur qe ti shef nga lart lotet qe njeriu I zemres tende dhe lulet e tua vazhdojne te rrjedhin.
Ti ike shpejt, lulet e tua ngelen pa u ujitur me dashurine qe ti u falje cdo sekonde.Kane kthyer koken me shpresen se zoti do tu fail perseri rrezet e ngrohta te diellit.Vazhdojne te shpresojne qe kjo furtune eshte e genjeshtert dhe ti kthehesh serisht,me miresine tende do largosh rete e zeza qe tani kercenojne lumturine e tyre.
Ti kishe ende kaq shume dashuri per te falur.Pse zoti te donte prane vetes kaq shpejt?Ti vuaje por asnjehere se humbe shpresen tek jeta dhe se shpirti yt do vazhdonte te ndriconte dhe per shume vite te tjera.Por ti shpejt ike.qielli kishte nevoje per drite dhe te dergoi ftesen per tu bere pjese e yjeve te tjere.
Ne mend me vjen e gjithe koha pasi morra vesh qe semundja e zeze ishte ne futur ne trupin tend.Ti kishe shpetuar kaq shume jete njerezish dhe perpiqesha te bindja veten se do gjeje menyren per ta larguar nga vetja.Do gjeje dicka per te shpetuar trupin tend qe nuk gjente qetesi nga dhimbja.kurse tani na le te gjitheve me shume dhimbje ne shpirt.
E di qe nuk do gjej kurre nje pergjigje per pyetjen pse?Smund te kete nje pergjigje per dhimbjen qe I shkaktoi ikja jote njeriut qe ti zgjodhe per te qene ne krahun tend, per lotet dhe enderrat e humbura qe u le pas femijeve te tu, per vetmine dhe zemrat e thyera te prinderve te tu dhe te gjithe atyre qe dhe jeten do jepnin vetem ti te qendroje dhe pak.me beso, jane te shumte.Na ngelet vetem te shtrengojme fort cdo buzeqeshje tenden.
E dashur teze ndieja nevojen te shprehja ndermjet ketyre rreshtave te gjithe ate qe ndieja per ty dhe te te thoja rruge te mbare.Mos u tremb I jam lutur zotit te ndricoje rrugen e kthimit tend ne yll qe tit e mos kesh frike nga erresira.Do jesh ne shirtin tone gjithmone.
TE DUAM SHUME SHUME ENGJELLI YNE!