lol
sa per temen.
do ishte interesante qe keto teorira te qendronin.
do kisha deshire ama , qe linguista dhe historiane me te njohur ti afirmonin keto pretendime , per arsye qe te ishin me kredibile ne syte e lexuesve .
problemi qendron tek qellimet e ketyre temave ama.
cfare do nxirrni ne pah me hapjen e ketyre temave?
qe gjuha shqipe eshte me e lashta ne europe?
bukur shume.
po a do ndalonit ketu ju nacionalistat e forumit me kete zbulim?
apo do vazhdoni akoma me pacavurret e juaja ''mos te ishim ne , nuk do vinte kjo apo ajo'' ...
po e gerrmoni famen si te cmendur , krenarine e semure e cila seshte e dobishme aspak , ne gjendjen qe gjendet sot populli shqiptar.
e kaluara nuk do ju emancipoje apo civilizoje me pahir .
edhe nqs nga gjuha shqipe rrjedh greqishtja , a i ulen vlerat sadopak kultures se asaj kohe greke ?
aspak .
ajo kulture ishte fare mbjellese e kultures europiane , packa se ishte pasardhesja e nje kulture tjeter.
nuk ka rendesi babai i djalit kur djali arrin e behet i famshem apo figure historike me forcat e tija , pa ndihme nga babai.
eshte njesoj sikur italiani te pretendoje e ti mburret shteteve te medhaja europiane si anglia,gjermania dhe franca , se nga italia kultura e tyre buroji.
apo te njejten gje te pretendoje anglia karshi amerikes,kadanase e australise.
amerika sot eshte superfuqia e botes me nje kulture dominuese e nje fuqi te pashtershme ku cdo shteti i dridhet qerrpiku nga ajo.
a ka me ftyre anglia me i bere pordhe amerikes ?
do ishte marrezi . mirepo anglia , si shtet teper i civilizume qe eshte , e pranon se amerika ka ec shume para saj e per kete gje e respekton, ashtu sic i respekton italia vendet si franca anglia etc etc etc.
e perse mos ta bejme edhe ne te njejten gje?
pse duhet medoemos te ulim ate shtet i cili eci me para se ne?
nqs gjithe keto pretendime behen ne emer te historise per te gjetur te verteten , edhe une kete gje e mbeshtes jashte mase.
ama nqs behen per te ushqyer masat e pseudonacionalisteve , atehere turp te kene ata njerez qe hapin tema me qellime te tilla.
Krijoni Kontakt