Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 43
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Demostrata e pare antikomuniste - Shkoder 14-1-1990

    Ardian Ndreca - Shekulli

    Kur Shkodra i shpallte luftė Stalinit

    Me rastin e demonstratės sė parė antikomuniste 14/1/1990


    Sot 20 vjet pjesa ma e mirė e Shkodrės, malsorė e qytetarė dolėn pėr tė parėn herė nė sheshin kryesor tė qytetit pėr me heqė me forcė bustin e Stalinit dhe pėr t'i tregue regjimit tė Ramiz Alisė se nuk e duronin ma tė ashtuquejtunėn "diktaturė tė proletariatit".

    Ai 14 janar i vitit 1990 ka mbetė i pashlyem nė zemrat e atyne qė kėrkonin fundin e sistemit komunist, mbasi ishte hera e parė qė shqiptarėt guxonin me dalė nė rrugė e me shfaqė haptas disidencėn e tyne ndaj regjimit ma totalitar nė Europė.

    Demonstrata e 14 janarit nuk ishte diēka e improvizueme, por ishte organizue nė detaje prej Dedė Kasnecit, Gjergj Livadhit, Rini Monajkės, Kolec Hublinės, Flamur Elbasanit e disa tė rinjve tė tjerė shkodranė qė donin me i dhanė nji sinjal mbarė shqiptarėve.
    Kishte ardhė koha me u zgjue prej gjumit tė gjatė tė frikės e tė terrorit.

    Shumėkush, prej antikomunistave tė njohun e prej atyne qė e urrenin sistemin, nuk iu pėrgjegjėn thirrjes me dalė nė shesh atė ditė. Ma vonė u justifikuen tue thanė se nuk besonin se atė ditė do tė bahej gja. Si gjithnji pjesa ma e madhe kėrkonte me i nxjerrė gėshtenjat prej zjarrit pa i djegė duert.

    Por atė mėngjes tė ftohtė dimnit qindra e qindra tė rinj vėrshuen prej lagjeve Skanderbeg, Serreq, Rus, Parrucė, Ballabane, Arra e Madhe dhe nė heshtje mbushėn qendrėn e qytetit.

    E vetmja mbėshtetje organizatorėve u ishte dhanė nepėrmjet nji funksionari tė naltė tė pėrfaqsisė sė RFGJ-sė nė Tiranė, i cili e kishte sigurue Rini Monajkėn (qė ishte me prejardhje austriake) se qeveria gjermane do ta mbėshteste nji lėvizje tė mundshme antikomuniste nė Shqipni. Pjesa tjetėr i takonte zemrės sė puntorėve e tė rinjve qė nuk patėn frikė me dalė me shesh.

    Forcat e shumta tė policisė dhe disa dhjetra e dhjetra sambista nuk e trembėn popullin e Shkodrės, tashma tė lodhun prej mashtrimeve e dhunės sė Ramiz Alisė e Nexhmije Hoxhės me shokė.

    Mbrenda mikrobuzave me dyer tė hapuna shiheshin arkat me municione dhe automatikėt e gatshėm tė policėve tė ardhun prej tė gjitha rretheve. Megjithatė as ata nuk mjaftonin pėr me tremb shkodranėt.

    Atė ditė, edhe pse nuk u rrėzue busti i Stalinit e oratori i caktuem me mbajtė fjalimin e rastit, puntori Kolec Hublina, nuk mbėrrijti me folė, prap se prap u arrit efekti i dėshiruem: diktatorit gjeorgjian e atyne qė rrinin nė Tiranė iu dridh toka nėn kambė.

    Po atė ditė nė Shkodėr kishte ba nji vizitė senatori italian Flaminio Piccoli, i cili u shfaq nė mbramje nė ekranin e televizionit shqiptar tue vlerėsue hapat pėrpara tė qeverisė shqiptare nė demokratizimin e vendit. Demagogjia e Ramiz Alisė nuk njihte asnji kufi, ai s'ngurronte me pėrdorė asnji mjet pėr me mashtrue popullin shqiptar.

    Nuk vonuen arrestimet e shumta e mbrenda pak javėsh u kapėn tė gjithė organizatorėt, prej tė cilėve Rini Monajka u torturue nė mėnyrėn ma ēnjerzore prej policėve dhe sambistave nėn drejtimin personal tė kriminelit Zylyftar Ramizi.

    Regjimi pėrpiqej qė krahas dhunės tė tregonte edhe nji farė qetsie. Ramiz Alia gjatė nji vizite nė Uzinėn Traktori u shpreh se Taraboshin nuk e lėviz era.

    Megjithatė ai dhe klani komunist e ndienin mirė se "era" qė kishte fry nė Shkodėr vinte prej gėrmadhave tė Murit tė Berlinit dhe kalonte nepėr Rumani, ku sapo ishte pushkatue diktatori Ēaushesku.

    Muejt e hetuesisė qenė prova ma e randė pėr tė arrestuemit, tė cilėt krahas torturave fizike iu nėnshtruen edhe presionit tė vazhdueshėm psikologjik.

    Nė fund tė prillit 1990 grupi i Shkodrės qė kishte organizue demonstratėn pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit doli para trupit gjykues tė kryesuem prej Shefqet Muēit nė Gjykatėn e Lartė. Gjykimi nė atė shkallė u hiqte atyne tė drejtėn e apelimit dhe de facto e kthente dėnimin nė formėn e preme.

    E gjithė Shkodra i ndoqi me ankth ato ditė.

    Akuza mbėshtetej tek nenet 55/1+13 e 57 e tė Kodit Penal tė RPSSH, pėr krijimin e nji organizate kundėrrevolucionare me karakter antisocialist, pėr kryemjen e krimeve nė bashkėpunim kundėr shtetit dhe pėrmbysjen tė pushtetit popullor me dhunė.

    Dėnimet pėr kėto nene mund tė shkonin deri nė pushkatim, por kohėt kishin ndryshue.
    Dedė Kasneci, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, Gjergj Livadhi ua pėrplasėn nė fytyrė trupit gjykues aktakuzėn qė pjesa ma e mirė e shqiptarėve i bante atij regjimi ēnjerzor. Ndėrsa Rini Monajka ishte i tjetėrsuem prej torturave dhe nuk mund tė shqiptonte pothuejse asgja nė mbrojtje tė vetes.

    Dėnimet qenė tė ashpra, por tashma era e shndėrrimeve politike nė Europė nuk e lejonte ma Ramiz Alinė me pushkatue disidentėt antikomunistė.
    Tė dėnuemit u shpėrndanė nė burgjet e ndryshme prej Qafė Barit nė Sarandė, prej ku u liruen nė janar e nė mars tė vitit 1991.

    Ma randė ndėr ta ishte damtue Rini Monajka, i cili nė tortura kishte pėsue nji frakturė prej 7 centimetrash nė kafkė dhe kishte trauma tė randa psikike.

    Sot, 20 vjet mbas asaj date historike, nuk janė ma mes nesh as Rini Monajka dhe as Flamur Elbasani, por nuk asht ma as shpirti i pastėr qė andrronte me pėrmbysė pushtetin dhe mendėsinė komuniste pa ba kompromise dhe pa lejue qė ish antarė tė PPSH tė vijonin me sundue nė Shqipni edhe pėr 20 vjet tė tjera.

    Nė kėto dy dekada shqiptarėt nuk kanė pasė mundėsi me e trajtue komunizmin as si objekt tė historisė sė tyne bashkėkohore, e ndėrsa ata gjuenin me shqelma kėrmėn e komunizmit nė debate, forume e nė gazeta, ai ndėrronte formė e ngjyrė, tue mbetė gjithnji i njejti si mendėsi e tue drejtue jetėn politike tė vendit, tue vijue me e shkatrrue dhe me e mbajt Shqipninė tė fundit ndėr vendet e Ballkanit.

    Shkodra ka me dijtė gjithmonė me i rrėzue diktatorėt dhe demagogėt shkatrrimtarė, e shpresojmė se njikohsisht ka me fillue me nderue ata qė si Rini Monajka me shokė kanė sakrifikue vetveten pėr lirinė dhe demokracinė e vendit tonė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2010
    Postime
    1

    E verteta e 14 Janarit 1990.

    Tefalin Malaj vendosi qe te mos hidhej busti i Stalinit me 14 Janar 1990.

    Shume vete mund te pyesin.
    Pse nuk u hodh busti i Stalinit ne demostraten e janarit 1990.
    Si sot me kujtohen ato momente, ato njerez ato fytyra qe pritshin qe dikush te mirrte guximin per te bere dicka. Mijra vete nga te gjitha lagjet e qytetit me ore te tana priten ate dite.
    Ate dite me prune Megafonin per me fole dhe ishte nderi me i madh ne jeten time por ndoshta per fat te keq pak perpara ishte vendose qe te behej vetem nje demostrate e heshtur.
    Ato qe do te organizojshin demostraten ishin arrestuar nje nate me pare.

    Kush ishte Tefalin Malaj.
    Me kujtohet kur nje dite me thirri Drejtori i Spitalit Vehbi Kovaci dhe me tha.
    Mbaje afer Tefalinin se eshte njeri me shume talent.
    Ishte njeri i pregatitur shume trim dhe orator.
    Ate dite ishim Viktori, Ndoci, Tefalini, Kujtimi, une dhe dy te tjere.
    Mbasi folen te tjeret une kembengula per te hedhur bustin e Stalinit. Me kujtohet qe Tefalini mu drejtu dhe me tha. Ne asnje menyre. Qeverise i ka ardhur fundi dhe eshte gabim ti japim mundesine e fundit per te vrare dhe te burgosin njerez.
    Tefalini ishte aq i pregatitur dhe largpames sa qe fjala e tij u pranua nga te gjithe.
    Une thashe edhe nje here qe jam per hedhjen e Salinit.
    Ne ate moment vjen Koleci e me thote qe te flas para Stalinit. E di se i kam thane - Faleminderes Kolec. Eshte vendorur qe te rrijme te heshtur.

    Tek monumenti i Stalinit afer ku ishim u kriju nje monent qe seicili prej nesh u fut ne mes nga dy civila te ardhur nga Tirana.
    Ne momentin qe deshen te kapshin njerin prej nesh -MOMENTI MA KULMINANT- Ndoc Liqejza i tha " Leshoje mor ta ..... n.... - Dhe vendosmeria e Ndocit ne ate moment bani qe ta linin te lire.
    Demostrata e Shkodres e Janarit 1990 ka nje vend shume te rendesishem ne Historine e Shkodres dhe te Shqiperise dhe nuk i eshte dhene rendesia me qellim qe te permenden ngjarjet e tjera. Por kjo demostrate ishte demostrata e te dy fejave muslimane e katolike (ndoshta pastaj pati percarje qe nuk e permend asnjeri) dhe e popullit Shkodran.
    Ne demostraten e Qershorit 1990 mbajta arkivolin e Pllumbit nga Teatri Migjeni deri tek Posta dhe nje muaj me pas largohem nga Shiperia per jashte Shtetit ku jetoj edhe sot.

    Me kete rast pershendes te gjithe pjesemarresit e asaj dite.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Z. Gajtani : 27-01-2010 mė 13:34

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    RINI MONAJKA
    (11 qershor 1953 - 1 maj 1997)


    NJI METEOR I IDEALIZMIT NĖ QIELLIN E VRANTĖ TĖ SHQIPNĶS

    nga Ardian Ndreca, Prof. Pontificia Universitas Urbaniana (Roma)


    Nuk e pashė mā kurrė mbas asaj nate tė egėrsueme tė janarit 1990, kur nė Shkodėr kishin zbarkue me qindra gjudhij tė regjimit tė Tiranės, t’cilėt si hienat hijshin nepėr shtėpija tue rrėmbue njerėz, tue i rrahė e tue i torturue aq sa edhe vetė Gestapoja do t’i a kishte pasė lakmķ. Rinit i tokoi fati mā i zi ndėr tė gjithė tė tjerėt, u torturue mā egėrsisht, ndaj tij u ndėrsyen mā pa mėshirė kriminelat e Ministrisė sė turpit kombtar.

    Rini Monajka ka lé me 11 qershor tė vjetit 1953 nė shtėpinė e Zef Dukagjinit-Monajkės (1919-1984). I jati, djalė i nji oficeri austriak dhe i nji vajze shqiptare, intelektual i mirėfilltė, studiues i censhėm i etnologjisė dhe historisė sonė, kritik e pėrkthyes letrar i pajisun me nji ndjeshmėnķ estetike tė veēantė, mbas ardhjes nė pushtet tė komunistave jetoi gati nė hije, tue u bā i padukshėm, por tue mbetė kah pikėpamja morale i tejdukshėm e i panjollė. Ishte penda e tij ajo qi prej faqeve tė nji sė pėrkohshmes shqiptare, nė vitet ’40, akuzoi publikisht Lasgush Poradecin si plagjiator tė Goethe-s, tue tregue me fakte qi disa poezķ tė Lasgushit ishin thjesht pėrkthime tė vargjeve tė Goethe-s. Lasgushi u mbrojt tue thanė se e kishte bā ketė gja pėr me pa nėse kishte ndonji njerķ nė Shqipnķ qi e njihte aq mirė Goethe-n, e kėshtu kishte dalė nji intelektual shkodran qi i kishte ra nė tź hiles (Ēka duhet me mendue pėr ketė gja? Asht e vėshtirė me shtue tjetėr, por nuk āsht e vetmja rasė qi Lasgushi āsht frymzue nė nji mėnyrė tė ēuditshme prej shkrimeve tė tjerėve. Nė fakt, siē shkruejnė kritikėt e tij, ai ka lanė nji poemė me subjekt oriental me titull "Kamadeva". Edhe M. Eminescu ka shkrue nji tė tillė me subjekt indian, kozmogonik e dashunor, vargje tė cilat, simbas kritikut Titu Maiorescu, u botuene s’parit nė t’pėrkohshmen «Convorbiri literare» (1 korrik 1887). Nji rastisje? Kjo gja i tokon kritikėve letrarė me e zhbirilue si duhet).

    Janė endč sot tė mrekullueshme pėrkthimet prej letėrsisė botnore tė bāme prej Zef Dukagjinit e tė botueme te Tomori, te Balli i Rinisė e ndėr tė pėrkohshme tjera tė atyne vjetė. Kurse vepra e tij kryesore "Historia e Skėnderbeut", e pėrfundueme nė vjetin 1967, me rasen e 500 vjetorit tė Heroit tonė Kombtar, u zhduk ndėr zyrat e Institutit tė Historisė e pjesė e kapituj tė saj u botuene mā vonė prej nji pseudo-shkencatari, i cili u ruejt fort mos me e pėrmend emnin e atij qi ishte autori i vėrtetė i atyne kėrkime. Zefi pėrfundoi nė vjetin 1979 nji vepėr tjetėr me randsķ shkencore: "Etnografija e fshatnave tonė", nė tė cilėn shkriu vjet punet tė palodhshme kėrkimore. Kėsaj periudhe i pėrket edhe punimi «Onomastika e Shqipnķs», kurse ndėr pėrkthimet mā tė randėsishme letrare bān pjesė edhe "Fouché"-ja i S. Zweig-ut.

    * * *

    Rini mbasi kreu shkollėn e mesme, tue e pa se pėrpjekjet pėr me vazhdue si futbollist i talentuem i Vllaznisė nuk kishin sukses, tue qenė se pengohej pėr arsye politike, gjeti nji punė nė ndėrmarrjen e peshkimit nė Shkodėr tue u bā teknik nė rritjen e peshkut. Futbolli, atletika, ēiklizmi ishin pasionet e tija, por mā i madhi pasion ishte lirija, tė cilėn ai donte me e fitue me ēdo kusht. Nė kėto kushte ai bashkė me nji grup shumė tė vogėl tė rinjsh forcuen bindjet e tyne qi regjimi diktatorial enverist dhe lirija e zhvillimi i personit ishin tė papajtueshėm. Planet e tyne ishin vetėm pėr me ikė prej Shqipnijet, dhe kjo gja nuk ishte e pamundun pėr ‘ta, por ishte e vėshtirė dhe e papranueshme pėr tź me lanė vetėm nanėn plakė, e cila padyshim kishte me perfundue nė internim, tue mbetė pa asnji lloj ndihmet e mbeshtetjet. Rini ka qenė nji prej atyne figura qi vendi dhe koha nė tė cilėn jetojnė i detyron me e ndie veten tė huej, edhe pse tė gjithė e respektojshin nė Shkodėr atė djalė me paraqitje atletit, trupgjatė, serioz, tė matun e tė heshtun, tė gatshėm me ndihmue shokėt e me u sakrifikue pėr ‘ta.

    Dhetori i 1989 e batarja qi hodhi pėrtokė diktatorin e Rumanisė zgjoi edhe ndėrgjegjet e fjetuna tė shumicės sė shqiptarėve e bāni qi shpresat me u ringjallė. Ndėrkohė nė Tiranė polit-byronė filloi me e kap frika. R. Alia, me kliken e tij mendoi se mundet me rrejt edhe nji herė tanė shqiptarėt tue i bā me besue se demokracķ do me thanė me i lejue katundarėt me mbajt pula dhe dele e me shite zarzavate nė treg.

    Nė qytetin verior tė Shqipnķs, nė fillim tė janarit tė 1990, u organizue nė mėnyrė tė vetvetijshme nji grup punėtorėsh, mā sė shumti me origjinė malsore, e tue hapė fjalėn gojė mė gojė filloi me u pėrgatit terreni pėr nji demonstratė e cila do t’kishte si qėllim rrėzimin me forcė tė bustit tė Stalinit, tue kėrkue njikohėsisht edhe dhānjen e lirive themelore. Rini ishte ndėr organizatorėt e asaj demonstratė dhe detyra e tij ishte me kontaktue ambasadorin e RF tė Gjermanisė nė Tiranė, pėr me e vu nė dijeni pėr ēka po gatitej nė Shkodėr dhe gjithashtu me gjetė personin qi do tė mbante fjalimin pėrpara demonstruesve. Edhe pse plani u zbulue dhe arrestimet filluen qysh nė mbramjen e datės 13 janar 1990, tė nesėmen nadje rreth trimijė vetė protestuen nė heshtje nė pjacėn e Shkodrės, tue bā me u tėrbue komunistat dhe spijunat e tyne. Ishte e para demonstratė qi zhvillohej nė Shqipnķ mbas marrjes sė pushtetit prej regjimit komunist, e nė organizimin e saj pati nji peshė themelore djaloshi krenar e i papėrkulun Rini Monajka.

    Demonstrata ishte nji shprehje e urrejtjes sė thellė qi populli ndiente ndaj regjimit komunist dhe njikohėsisht ishte edhe pjesė e andrrės pėr liri dhe demokracķ. Duhet thanė se nuk morėn pjesė nė atė demonstratė intelektualėt dhe klerikėt qi u ftuen, mbasi nuk besojshin te forca e popullit shkodran, nuk besojshin qi ata malsorė tė vorfėn tė lagjeve periferike kishin me mujtė me bā gja kundėr regjimit 40 - e sa vjeēar nė pushtet. Kuptohet, mbrapa, kur suksesi i demonstratės u pa dhe zāni i saj u pėrhap nė mbarė vendin, ata qi patėn frikė e ngurruen me dalė nė pjacė, filluen me thanė se demonstratėn e kishte organizue vetė R. Alia. Por na e dijmė qi dialektika e revolucioneve nuk parasheh qi nji diktator me rrėzue vetveten, e me pasė dashtė R. Alia me bā nji «kthesė tė butė», kishte me pasė thirrė (siē bāni mbas nji vjeti) intelektualėt e jo malsorėt e thjeshtė e tė pa shkollė e punėtorėt e robnuem tė shtetit tė kalbun socialist.

    Nisėn arrestimet, rrahjet, bastisjet, kėrcnimet dhe vrasjet nė kufi. Pėr dhunėn e atyne muej nuk āsht shkrue endč e mbi tė gjitha, pėrgjegjesit e asaj dhunė endč nuk janė dėnue prej drejtėsisė.
    Ndėr gjithė tė arrestuemit u vu nė shėnjester Rini, i cili u torturue nė mėnyrė sistematike tue i shkaktue damtime tė randa nė krye, nji frakturė prej shtatė cm nė kafkė. Presioni psikologjik, rrahjet e panderpreme bāne qi shendeti i tij tė kompromentohej njiherė e pėrgjithmonė. Por ajo ēka donte hetuesija e vetė pushteti komunist ishte qi kjo demonstratė tė dukej si nji lėvizje vagabondash, e udhėhequn nga "elementė tė dėnuar dhe parazitė" – siē lexohet nė akt-akuzė, tė cilėt, tė penduem kėrkojshin tė falun pėr me vuejt kėshtu nji dėnim mā tė kufizuem. Por, jo tė gjithė tė arrestuemit u dorėzuen para nji prove tė tillė - e Rini qe nji prej tė paktėve qi nuk mohoi aspak qėllimin antikomunist tė asaj lėvizje. Guximi, krenarija, vetė paraqitja fizike e atij djaloshi 37 vjeēar shtyne veglat e regjimit tė Alisė me e torturue nė mėnyrė shtazore. Asht qesharak e i paturpshėm pohimi i ish-ministrit tė punėve tė mbrendshme H. Isai, i cili deklaronte nė 90 vjetorin e festės sė policisė se i kishte porositė policėt mos me godit nė kokė personat, nė nji kohė qi zāvendėsi i tij direkt: Zylyftar Ramizi, rrihte personalisht tė arrestuemit gjatė seancave hetimore. Nuk qe mā i mirė fati i Rinit nė Kaushen e Tiranės, nė Qafė tė Barit e nė Burrel, ku presioni i gjithanshėm, izolimi dhe privimet e ndryshme nuk i u hoqėn pėr asnji ēasė.

    Rini Monajka u akuzue nė bazė tė neneve 57 e 55/1+13 tė Kodit Penal tė RPSSH, pėr krijimin e nji organizate kundėrrevolucionare me karakter antisocialist, pėr kryemjen e krimeve nė bashkėpunim kundėr shtetit dhe pėrmbysjen e pushtetit popullor me dhunė.

    Por, mbas nji vjeti komunizmi u rrėzue dhe kriminelat qi e rrahėn barbarisht, ata qi e dėnuen pa tė drejtė, ata qi i dolėn dėshmitarė tė rremė, pra, ata qi i shkatėrruen jetėn u zhduken tue lanė vetėm nji gjurmė: nji njerķ tė damtuem shumė randė kah ana fizike. Rini u lirue prej burgut nė vjetin 1991, tue mbetė pėrjetėsisht i shrrźjtun prej jetės politike e shoqnore shqiptare, prej tjetėrsimit tė ndėrgjegjes sė atyne qi dojshin me ndėrtue tue harrue ata qi u sakrifikuen. Kėshtu, vendosi me lanė Shqipnķn tue ikė nė Austrķ, ku do tė gjente nji jetė tė vėshtirė edhe pėr shkak tė traumave psikike qi torturat i kishin lanė. Rini Monajka mbylli sytė nė Villach tė Austrisė me 1 maj 1997, pa pasė afėr askend dhe tue qenė i harruem prej gjithė atyne qi sakrifica e tij ndihmoi padyshim me fitue demokracinė dhe pushtetin.

    Nji gja tė vetme nuk mund tė harroj kurrė, sytė e pathamė prej lotėsh tė sė amės, sytė e asaj plake me pamje tė pėrvujtė e tė butė, me shikimin diafan prej lodhjeve tė jetės, prej vorfnisė dinjitoze dhe prej vuejtjes qi burgimi i tė birit i kishte shkaktue. E keqtrajtueme prej kontrolleve, prej fjalėve tė kėqija, prej kėrcėnimeve, e ama pritte nji lajm tė mirė prej tij, nji lajm qi nuk mbėrriti me e ndie kurrė sa ishte gjallė.

    Sa herė qi shkoj nė Shkodėr dhe te vendi ku ndodhej busti i diktatorit gjeorgjian shoh statujen e Luigj Gurakuqit, mendoj qi pėr me bā tė mundun ketė ndryshim āsht lyp sakrifica jote, Rini, e miqtė e tu, miqtė e lirisė, nuk tė harrojnė kurrė.

  4. #4

    22 vjetori i demonstratės pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit nė Shkodėr

    E shtunė, 14 Janar 2012

    22 vjetori i demonstratės pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit nė Shkodėr

    Pėllumb Sulo | Shkodėr


    Nė qytetin e Shkodrės u pėrkujtua sot demonstrata e 14 janarit e vitit 1990, kur disa mijėra banorė tė Shkodrės u grumbulluan nė qendėr tė qytetit, me synimin pėr tė rrėzuar monumentin e Stalinit. Demonstrata pati jehone, brenda dhe jashtė vendit, dhe u komentua edhe nga shumė media ndėrkombetarė, pėrfshirė Zėrin e Amerikės. Nė ceremoninė e sotme tė pėrkujtimit ishte e pranishme edhe kryetarja e parlamentit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli.

    voa

    http://www.voanews.com/albanian/news/22-vjetori-demonstrate-rrezim-busti-Stalini-Shkoder-137346043.html

  5. #5
    Vdekja e Stalinit dhe Shqiperia staliniste e Enverit.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 14-01-2012 mė 16:13

  6. #6
    Vizita e Enver Hoxhes ne Moske.


  7. #7
    Rrėzimi i bustit tė Stalinit nė Shkodėr, mė 14 janar 1990

    nga Dashnor Kaloēi

    Gazeta Shqiptare

    Dėshmia e bujshme e Gjergj Livadhit pėr demostratėn e 14 janarit 1990 nė Shkodėr. Kush ishin organizatorėt e saj, si i torturoi Zylyftar Ramizi me Ēapejev Taēin dhe pse u trondit Ramiz Alia?

    "Ambasadori gjerman na nxiti nė '90 tė rrėzonim bustin e Stalinit"

    Plot 13 vjet mė parė, nė paraditen e datės 14 janar tė vitit 1990, me mijra banorė tė qytetit tė Shkodrės u grumbulluan nė qėndėr tė qytetit dhe pėr disa orė me rradhė zhvilluan njė tubim proteste nė heshtje, i cili synonte rrėzimin e monumentit tė Stalinit qė ndodhej nė njė nga lulishtet e shesheve kryesore tė atij qyteti. Ajo demostratė masive e cila shėnonte dhe protestėn e parė antikomuniste pas mė shumė se gjysėm shekulli tė sundimit tė regjimit tė Enver Hoxhės, bėri bujė tė madhe brenda e jashtė vėndit duke u komentuar edhe nga shumė stacione tė huaja televizive nga mė prestigjozėt si ROJTER, RAI, BBC dhe Zėri i Amerikės. Po kushtu ajo demostratė e 14 janarit tė vitit 1990, tundi nga themelet udhėheqjen e lartė komuniste tė Shqipėrisė dhe personalisht Ramiz Alinė, i cili ia faturoi atė shėrbimeve tė huaja dhe kryesisht UDB jugosllave. Pėrveē organeve tė diktaturės qė Ramiz Alia vuri nė pėrdorim pėr shtypjen e asaj demostrate, ai mobilizoi edhe gjithė arsenalin e mjeteve tė propagandės qė dispononte regjimi i asaj kohe, duke thėnė se: "Nuk tundet Taraboshi nga era". Po kush ishin organizatorėt kryesorė tė asaj demostrate dhe kur u hodh ideja pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit nė atė qytet? Kush ishte personi qė u takua me ambasadorin gjerman nė paraditen e 11 janarit nė qėndėr tė qytetit tė Shkodrės dhe ēfarė u bisedua nė mes tyre nė lidhje me demostratėn e rrėzimin e bustit? Kush ishin intelektualėt shkodranė tė cilėve iu kėrkua tė mbanin njė fjalė rasti para demostratės dhe cila ishte pėrgjigjia e Dom Simon Jubanit? Si e mėsoi Sigurimi i Shtetit tė vėrtetėn pėr zhvillimin e demostratės dhe si i arrestoi tė gjithė organizatorėt e saj nė orėt e vona tė natės sė 13 janarit? Si u torturuan ata nė zyrėn e Kryetarit tė Degės sė Brendėshme tė Shkodrės, Ēapajev Taēi nė praninė e zv / Ministrit dhe Drejtorit tė Sigurimit, Zylyftar Ramizi? Ēfarė iu kėrkohej atyre gjatė hetuesisė dhe pėrse Kryetari i Gjyqit nė Tiranė, Shefqet Muēi, (mė pas Ministėr i Drejtėsisė) dha dėnime tepėr tė rėnda pėr dhjetė organizatorėt e demostratės? Pėrse ata tė dhjetė ishin tė fundit qė u liruan nga burgjet e regjimit komunist nė marsin e 1991 dhe cila ėshtė e vėrteta e vdekjes nė Austri, tė personit qė ishte takuar dhe biseduar me ambasadorin gjerman, tre ditė para demostratės nė 11 janarin e vitit 1990? Lidhur me kėto mistere dhe tė gjitha detajet e asaj demostrate, na njeh me intervistėn e tij ekskluzive pėr "Gazetėn", njėri nga organizatorėt kryesorė tė saj, 52-vjeēari Gjergj Livadhi.

    Zoti Gjergj, a mund tė na thoni fillimisht diēka pėr familjen dhe tė kaluarėn tuaj. Kur keni lindur, ku keni banuar dhe ku keni punuar deri nė atė kohė qė u morėt me organizimin e demostratės sė 14 janarit tė 1990 nė Shkodėr?

    "Unė kam lindur nė 27 prill tė vitit 1952 nė qytetin e Shkodrės. Babai im, Kol Beka nė vitet 1945-46 ka qenė nė mal si antikomunist me Gjergj Vatėn dhe nacionalistė tė tjerė tė asaj kohe. Nisur nga ky fakt, baba dhe ne si familje, shpirtėrisht nuk e kemi dashur regjimin komunist tė Enver Hoxhės, ndonėse nuk kemi pasur ndonjė persekucion prej tij. Ne kemi banuar nė lagjen Serreq tė Shkodrės dhe kemi qenė njė familje e varfėr qė kemi parė hesapin tonė. Nė vitin 1990 kur ndodhi demostrata pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit, unė punoja nė Ndėrrmarjen Metalike tė Shkodrės, por deri nė atė kohė kam bėrė punė krahu nga mė tė ndryshmet".

    Kur dhe kush ishte ai qė e hodhi i pari idenė e rrėzimit tė bustit tė Stalinit nė qytetin e Shkodrės?

    "Me sa di unė, idenė pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit nė qytetin e Shkodrės e kanė hedhur fillimisht, Dedė Kasneci me Rin Monajkėn. Ata tė dy janė takuar me njėri tjetrin dhe kanė bisedur gjatė pėr atė gjė, qė nė pasditen e datės 10 janar tė vitit 1990, pra vetėm tre ditė para se populli i Shkodrės tė zhvillonte demostratėn e heshtur para monumentit tė Stalinit qė ndodhej nė lulishten ku sot ėshtė monumenti i Luigj Gurakuqit".

    Pasi asaj bisede, si vepruan Deda me Rinin pėr ta realizuar atė gjė dhe me kė biseduan tjetėr?

    "Nė paraditen e datės 11 janar, pra tė nesėrmen e asaj bisede, Rin Monajka, tė cilin unė e kisha shok tė ngushtė, erdhi dhe mė takoi mua aty nė lagjen Serreq dhe mė tregoi pėr bisedėn qė kishte bėrė me Dedėn njė ditė mė parė. Pas kėsaj ai mė tha se atė ditė, pra mė 11 janar, do tė zhvillohej njė demostratė e heshtur nė qėndėr tė qytetit tė Shkodrės nė shenjė proteste pėr heqjen e bustit tė Stalinit dhe mė porositi qė tė mblidhja sa mė shumė njerėz pėr t'i sjellė nė atė tubim proteste. Pasi i shpreha gatishmėrinė time Rin Monajkės, unė e pyeta nė se ishte e sigurtė se do tė bėhej ajo demostratė dhe ai mė tha: "Do tė bėhet pa tjetėr, sepse atė gjė e kanė dhėnė edhe disa stacione televizive italiane, por mundohu qė tė sjellėsh sa mė shumė persona nga lagjia Serreq".

    Pas bisedės me Rin Monajkėn, a mblodhėt njerėz dhe a shkuat ju nė qėndėr tė qytetit tė Shkodrės ku thuhej se do bėhej demostrata e heshtur?

    "Fill pas bisedėes me Rinin, unė shkova nė lagjen time Serreq dhe pėr 30 minuta mblodha rreth 100 vetė dhe bashkė me ta dolėm menjeherė nė qėndėr tė qytetit aty ku ndodhej busti i Stalinit".

    A kishte njerėz tė tjerė aty nė shesh?

    "Aty kemi gjetur fare pak njerėz dhe midis tyre ishin edhe Dedė Kasneci me Flamur Elbasanin. Prania e atyre fare pak njerėzve nė shesh, lidhej me faktin se fjalėt qė qarkullonin kudo nė qytetin e Shkodrės pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit, kishin rėnė edhe nė veshin e Sigurimit tė Shtetit dhe pėr tė parandaluar ndonjė tė papritur, ishte dhėnė urdhėr nga lart qė data e 11 janarit, si festė zyrtare, tė ishte ditė pushimi. Pra kjo ishte dhe arsyeja qė paraditen e 11 janarit, e cila shėnoi dhe fillimin e revoltės sė heshtur pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit, aty nė shesh kishe fare pak njerėz".

    Ēfarė biseduat me dy shokėt tuaj, Kasnecin dhe Elbasanin aty nė shesh?

    "Sapo u takova me Dedėn e Flamurin, filluam tė bisedonim me njėri tjetrin se si ta hidhnim nė erė monumentin e Stalinit. Pasi biseduam pėr rreth 10-15 minuta pėr atė problem, unė u spostova pak qė aty dhe u afrova deri tek Kafja e Madhe ku u takova me Pjerin Dedėn dhe Bik Denikun. Atyre u thashė qė tė mos largoheshin prej aty pasi do hidhnim nė erė bustin e Stalinit. Pas kėsaj unė u ktheva pėrsėri aty ku ishin Deda me Flamurin dhe u ndamė me njėri-tjetrin duke e lėnė qė bustin ta rrėzonim me datėn 14 janar".

    Para se tė ndaheshit, a bėtė plane se si do ta rrėzonit bustin?

    "Patjetėr, para se tė ndaheshim ne bėmė plane konkrete duke vendosur pėr gjithshka se si do tė vepronim deri mė datėn 14 janar qė do tė rrėzonim bustin. Por nė parantezė desha tė tregoj se nė atė kohė qė unė kam qenė duke biseduar me Dedė Kasnecin e Flamur Elbasanin, pra nė paraditen e 11 janarit, nė qytetin e Shkodrės kishte ardhur nga Tirana ambasadori gjerman i cili ishte takuar dhe kishte biseduar me shokun tonė, Rin Monajkėn. Takimi nė mes tyre ishte parė prej dhjetra vetėsh qė ndodheshin rastėsisht nė atė moment aty nė piacė".

    Kush ishte Rin Monajka dhe ēfarė bisede u zhvillua nė mes tij e ambasadorit gjerman?

    "Rin Monajka ishte lindur dhe rritur nė qytetin e Shkodrės. Ai ishte njė djalė i ri, tepėr i kulturuar dhe shumė inteligjent nga natyra. Rini nuk ishte shumė i shkolluar, por nė mėnyrė autodidakte ai kishte mėsuar prej vitesh dhe nė atė kohė njihte shumė mirė disa gjuhė tė huaja. Njė nga gjuhėt qė ai njihte mė mirė ishte gjermanishtja dhe nė mos gaboj, ajo gjė lidhej me faktin se nga tė parėt e tij, ai kishte njė lidhje gjaku me Austrinė. Pra nisur edhe nga fakti se Rin Monajka e njihte mirė gjermanishten, ai shfrytėzoi momentin qė ambasadori gjerman po shėtiste ngadalė me makinėn e tij nė rrėgėt kryesore tė qėndrės sė Shkodrės dhe i ka dalė pėrpara atij. Nė atė kohė ambasadori gjerman e ka ndaluar makinėn dhe ka ulur xhamin duke biseduar pėr dy tre minuta me Rinin. Biseda e shkurtėr nė mes tij dhe ambasadorit gjerman, ishte bėrė pėr bustin e Stalinit dhe diplomati i huaj i kishte thėnė: "Hė.ēfarė prisni mė?" Tė gjitha kėto qė po u them, na i tregoi vetė Rini mė vonė dhe ai ishte shumė i gėzuar pėr takimin qė kishte pasur me ambasadorin gjerman".

    Pak mė lart u shprehėt se para se tė ndaheshit me Dedė Kasnecin e Flamur Elbasanin, bėtė plane se si do tė vepronit pėr rrėzimin e bustit mė 14 janar. Mė konkretisht ēfarė synonin planet tuaja?

    "Pika e parė e planit tonė ishte qė deri mė datėn 14 janar ne tė shkonim nė ēdo lagje dhe qėndėr pune pėr tė bėrė propagandė qė atė ditė tė na mblidheshin sa mė shumė njerėz nė shesh. Po kėshtu njė nga pikat e tjera jo mė pak tė rėndėsishme ishte dhe ajo e gjetjes sė njė personi, mundėsisht intelektual i njohur, i cili do tė mbante njė fjalim tė shkurtėr para bustit, para se ai tė hidhej nė erė. Kėto ishin dy nga pikat mė kryesore qė biseduam fillimisht dhe ēdo gjė tjetėr qė do tė na dilte, ne do i bisedonim nė takimet e shpeshta qė do bėnim ato ditė, deri mė datėn 14".

    Sipas planit tuaj, a morėt kontakt me ndonjė nga intelektualėt shkodranė qė do tė mbante fjalimin para rrėzimit tė bustit?

    "Fillimisht ne morėm kontakte me disa intelektualė qė mendonim se do tė ishin tė gatshėm pėr kėrkesėn tonė, por ajo gjė pothuaj ishte e pamundur dhe atė gjė nuk na e mori njeri pėrsipėr. Ishte mė se normale, po tė kemi parasysh se bėhet fjalė pėr janarin e vitit 1990, kur akoma regjimi komunist ishte i fortė dhe nuk kishin filluar ende ngjarjet e ambasadave, ardhja e Perez De Kuelarit nė Shqipėri, apo ngjarje tė tjera qė pasuan mė vonė. Pra desha tė them se nė atė kohė nuk ishte fort e kollajtė tė merrje pėrsipėr qė tė dilje para popullit nė qėndėr tė Shkodrės dhe tė flisje kundėr politikės zyrtare. Ajo gjė ishte njėlloj sikur tė shkoje me kėmbėt e tua nė burg".

    A mund tė na thoni ndonjė nga intelektualėt shkodranė qė i propozuat nė atė kohė pėr mbajtjen e fjalimit para hedhjes nė erė tė bustit tė Stalinit?

    "Nuk dua tė pėrmėnd emra, por njėri prej tyre ėshtė miku im, Dom Simon Jubani me tė cilin biseduam gjatė. Dom Simoni na tha: "Unė jam klerik dhe nuk mė lejohet qė tė vij nė atė protestė e tė merrem me politikė. Po tė doni jam i gatshėm qė tė vij nė ēdo tubim dhe tė flas e tė protestojmė pėr lejimin e fesė, hapjen e kishave e objekteve tė tjera tė kultit".

    Pas refuzimeve qė patėt, si vendosėt mė pas, kush do ta mbante fjalėn para rrėzimit tė bustit?

    "Pas disa kontakteve qė patėm me intelektualė tė ndryshėm tė qytetit tonė, atė gjė na e mori pėsipėr njė djalė i ri i quajtur Kolec Kublina. Ai ishte njė djalė shumė i zgjuar dhe me kulturė e qė nuk e donte fare regjimin komunist nė fuqi. Koleci e mori pėrsipėr qė tė lexonte njė letėr para gjithė popullit".

    Pėrveē Dedė Kasnecit, Flamur Elbasanit, Rin Monajkės e juve personalisht, kush ishin personat e tjerė qė u morėn me organizimin e demostratės qė do tė zhvillohej mė 14 janar pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit?

    "Pėrveē nesh ishin dhe dy vėllezėrit Haxhi, Ndoc Liqejza, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gėrshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, dy vėllezėrit Alibali, njė djal i Guciajve, e shoqja e Tef Curranit, Huana Kraja, e motra e Vera Omarit etj, qė pėr momentin nuk ua kujtoj dot emrat".

    Si u arrestuan krerėt e protestės antikomuniste tė '90 nė Shkodėr?

    Zoti Gjergj, si rrodhėn ngjarjet pas paradites sė 11 janarit ku nė shesh ishin fare pak njerėz?

    " Nė pasditen e 11 janarit, unė u takova pėrsėri me Dedė Kasnecin, Rin Monajkėn, Flamur Elbasanin e me disa shokė tė tjerė dhe biseduam gjatė lidhur me mbajtjen e demostratės nė paraditen e 14 janarit ku mendonim tė hidhnim nė erė bustin e Stalinit. Pas atij takimi ku ne ndamė detyrat me njėri-tjetrin, u shpėrndamė nėpėr lagjet tona ku bėnim propagandė duke u thėnė tė gjithė njerėzve qė takonim se mė datėn 14 janar, duhet tė dilnin nė sheshin kryesor tė qytetit".

    Sa takime bėnit nė ditė, ku i zhvillonit ato dhe a kishit frikė se mos ndiqeshit dhe survejoheshit nga Sigurimi i Shtetit?

    "Ne takoheshim katėr-pesė herė nė ditė dhe takimet i zhvillonim nėpėr disa lokale tė qytetit tonė, kryesisht nė lagjen Serreq, pasi pėr vetė pėrbėrjen e banorėve tė saj, me njerėz qė ishin tė deklaruar kundėr atij regjimi, ne ndjeheshim mė tė sigurtė. Po kėshtu pėrveē lagjes Serreq, ne takoheshim edhe nė piacė. Ndėrsa pėr atė qė pyetėt, nėse kishim frikė se ndiqeshim nga Sigurimi, me thėnė tė drejtėn ato ditė ne nuk pyesnim shumė, pasi na kishte shkuar thika nė palcė dhe thirrjet e lajmėrimet pėr tė dalė nė demostratė, ne i bėnim fare hapur pa pasur frikė se mund tė na ndiqte dhe survejonte Sigurimi. Tė paktėn mua personalisht nė atė kohė mė ishte krijuar bindja e plotė, se ai sistem nuk e kishte shumė tė gjatė. Dhe bindjen time nuk nguroja ta shprehja hapur vėnd e pa vėnd duke thėnė: "Kanė mbaruar kėta horra, nuk e kanė tė gjatė".

    Po pėr ardhjen e ambasadorit gjerman nė qytetin e Shkodrės dhe takimin e shkurtėr qė ai kishte bėrė me Rin Monajkėn, a kishte dijeni Sigurimi i Shtetit?

    "Me siguri qė Sigurimi kishte dijeni pėr ardhjen e ambasadorit gjerman dhe takimin e tij me Rin Monajkėn nė qėndėr tė piacės, pasi ėshtė i njohur fakti qė asokohe tė gjithė diplomatėt e huaj qė ishin tė akredituar nė Tiranė, ndiqeshin nga njė repart special i Ministrisė sė Brendėshme, qė sapo dilnin nga ambasada e tyre apo rezidenca e banimit".

    Faktikisht, grupi juaj qė po merrej me organizimin e demostratės sė 14 janarit, a kishte rėnė nė sy tė Sigurimit dhe a ndiqej prej tij?

    "Patjetėr qė Sigurimi kishte rėnė nė gjurmėt tona dhe na ndiqte kudo, por siduket ata nuk na arrestuan qė nė fillim, pasi kėrkonin tė zbulonin tė gjithė pjestarėt e grupit dhe tė mėsonin se ēfarė kishim vendosur ne pėr tė bėrė. Pėr kėtė gjė nė qytetin e Shkodrės kishte ardhur vetė nga Tirana, zv/Ministri i Punėve tė Brendėshme, Zylyftar Ramizi, i cili njėkohėsisht ishte dhe nė funksionin e Drejtorit tė Sigurimit tė Shtetit".

    Si e kishit mėsuar ju praninė e Zylyftar Ramizit nė qytetin e Shkodrės ato ditė?

    "Unė kam kontaktuar vetė me zv / Ministrin e Brendshėm dhe kur e kujtoj tashti takimin tim tė rastėsishėm me Zylyftar Ramizin nė njė nga lokalet e Shkodrės nė paraditen e 13 janarit, sinqerisht mė vjen pėr tė qeshur me ato qė unė i thashė atij dhe po t'ua tregoj, do t'ju duken tė pavėrteta".

    Si ndodhi ai takim dhe ēfarė i thatė ju Zylyftar Ramizit?

    "Atė ditė, pra aty nga paraditja e 13 janarit, unė sė bashku me shokun tim, Nikolin Thanėn, (ish'futbollist i Vllaznisė, sot oficer i lartė nė Ministrinė e Rendit) shkuam nė njė lokal (qė sot nuk ekziston mė pasi ėshtė prishur) dhe aty takuam disa nga shokėt tanė tė cilėt i lajmėruam qė tė dilnin nė demostratė tė nesėrmen mė 14 janar. Po kėshtu pėrveē tyre, kėdo qė ne takonim, tė njohur dhe tė panjohur, u thonim qė tė mos mungonin tė nesrėmen nė demostratė. Atė gjė unė ia thashė edhe Zylyftar Ramizit, i cili ishte mbėshtetur nė banakun e atij lokali ku hymė ne, duke pirė njė kafe a konjak. Ai kishte vėnė njė kasketė nė kokė dhe krejt i qetė dėgjonte se ēfarė bisedohej aty".

    Faktikisht, a e njihnit ju Zylyftar Ramizin?

    "Jo vetėm unė qė nuk e njihja, por besoj se ishin tė pakėt nė Shkodėr personat qė mund ta njihnin atė".

    Ēfarė i thatė Zylyftar Ramizit dhe si iu pėrgjigj ai?

    "Unė iu drejtova atij, njėlloj si gjithė tė tjerėve, duke i thėnė qė tė nesėrmen tė mos mungonte nė demostratė. Pas atyre fjalėve, ai u frikėsua dhe doli menjėherė jashtė lokalit pa mė thėnė asnjė fjalė".

    A dyshuat ju tek ai njeri dhe kur e mėsuat se personi qė i kishit kėrkuar tė dilte nė demostratė, ishte vetė zv/Ministri i Punėve tė Brendėshme dhe njėkohėsisht, Drejtori i Sigurimit tė Shtetit?

    "Me thėnė tė drejtėn nga qėndrimi dhe paraqitja e jashtėme e tij, unė nuk krijova asnjė dyshim, duke menduar se ai do tė ishte thjesht ndonjė nga ata komunistėt fanatikė qė kishin kontakte tė rregullta me Degėn dhe kurrsesi nuk mė shkonte mėndja, se ai ishte vetė Drejtori i Sigurimit. Atė gjė, unė e mėsova vetėm disa orė mė vonė, d.m.th. nė orėt e vona tė mesnatės duke u gdhirė 14 janari, kur forca tė shumta speciale tė ardhura apostafat nga Tirana, sė bashku me ato tė Degės sė Brendėshme tė Shkodrės, erdhėn nė shtėpinė time dhe mė arrestuan".

    Para se t'ju pyesim pėr arrestimin tuaj, deshėm tė dinim se ēfarė pėrgatitjesh bėtė nė datėn 13 janar, pėr demostratėn qė kishit vendosur tė bėnit tė nesėrmen, mė 14 janar?

    "Nė pasditen e 13 janarit, ne bėmė njė tufė letrash me parrulla antikomuniste kundėr regjimit dhe ato i shpėrndamė nė lagjen Parrucė. Atė gjė e bėme me qėllim qė t'i tėrhiqnim vėmėndjen edhe banorėve tė asaj lagje, ku mendonim qė nuk do tė kishim ndonjė mbėshtetje tė madhe pėr daljen nė demostratė".

    Kush i shkroi ato parrulla dhe kush i shpėrndau ato?

    "Nuk e mbaj mėnd se kush u mor me shkrimin e atyre parrullave dhe shpėrndarjen e tyre, pasi me pėrgatitjen e tyre, u morėn vėllezėrit Martini me Ndoc Liqejzėn".

    Pėrveē shpėrndarjes sė atyre parrullave nė lagjen Parrucė, ēfarė bėtė tjetėr nė datėn 13 janar, lidhur me organizimin e demostratės qė tė zhvillonit tė nesrėmen?
    "Pėrveē parrullave qė shpėrndamė, ne vazhdonim tė bėnim thirrje dhe lajmėrime nė ēdo lagje dhe qėndėr pune, qė askush tė mos mungonte nė shesh nė datėn 14 janar. Po kėshtu ne kishim gjetur dhe personin qė do mbantre njė fjalim tė shkurtėr para bustit tė Stalinit, i cili siē ju thashė, ishte Kolec Kublina. Pra me pak fjalė, ne pothuaj i kishim marrė tė gjitha masat pėr zhvillimin e demostratės dhe mezi prisnim qė tė zbardhte dita e tė dilnim nė shesh. Por fatkeqėsisht siē ju thashė, dėshira jonė e madhe pėr tė qenė prezent nė atė demostratė proteste, nuk u realizua, pasi pjesa mė e madhe e personave qė ishim marrė me organizimin e demostratės, u arrestuam nga Sigurimi nė orėt e vona tė natės duke gdhirė data 14 janar".

    Mė konkretisht si ndodhi arrestimi juaj?

    "Aty nga mesnata e 14 janarit, forca tė shumta tė Degės sė Brendėshme tė Shkodrės dhe ato speciale tė ardhura apostafat nga Tirana, mė kishin rrethuar shtėpinė time aty nė lagjen Serreq. Disa prej tyre sė bashku me operativin e lagjes sonė, erdhėn e trokitėn nė derė, duke mė thėnė qė tė shkoja me ta nė Degė sa pėr njė sqarim".

    Si iu pėrgjigjėt ju fjalės sė tyre?

    "S'kisha ēfarė t'ju pėrgjigjesha dhe shkova menjėherė pas tyre deri nė Degė, duke e bėrė rrugėn nė kėmbė, pasi shtėpia ime nuk ishte shumė larg saj".

    Me kė u pėrballėt nė Degėn e Brendėshme dhe ēfarė ju thanė atje?

    "Sapo mė futėn nė ambjentet e Degės, mė vunė menjėherė prangat dhe mė ēuan nė zyrėn e Kryetarit, Ēapajev Taēit. Pėrveē Ēapajevit, aty nė zyrė ndodheshin dhe Zylyftar Ramiz me njė nga zv / Ministrat e tjerė tė Brendshėm tė asaj kohe, tė cilit momentalisht nuk ia kujtoj dot emrin. Sapo e pashė Zylyftarin, e njoha menjėherė qė ai ishte personi qė i kisha folur nė lokal kur isha bashkė me Nikolin Thanėn dhe nisur nga mėnyra se si i rrinin atij tė tjerėt qė ishin aty, krijova menjėherė bindjen se ai ishte mė i madhi i tyre. Sapo mė futėn nė atė zyrė, Zylyftar Ramiz m'u drejtua duke mė thėnė: "Jemi takuar bashkė sot paradite".

    Si iu pėrgjigjėt ju?

    "Ai mė mbante mėnd shumė mirė dhe unė as nuk e pranova por as nuk e kundėrshtova duke i thėnė: "Diku jemi parė". Pas kėsaj ata filluan tė mė akuzonin duke mė thėnė: "Ti po bėn agjitacion e propagandė pėr terrorizėm dhe je i shtyrė nga agjenturat e huaja e UDB jugosllave". Nė atė moment pa e mbaruar mirė fjalėn Zylyftar Ramizi, aty nė zyrėn e Ēapajev Taēit, hynė forca speciale qė kishin ardhur apostafat nga Tirana. Ata m'u vėrsulėn menjėherė me shkopij gome, duke mė goditur ku tė mundnin. Mbaj mėnd se qė nga ai moment e deri nė mėngjez kur zbardhi drita, mua mė ka rėnė 8 herė tė fikėt nga goditjet e tyre".


    http://www.shkoder.net/al/busti.htm

  8. #8
    Si do e hidhnin bustin e Stalinit nė Shkodėr.

    Dėshmia e panjohur e 64-vjeēarit Viktor Martini, lidhur me demostratėn e zhvilluar nė Shkodėr nė janar e 1990 pėr heqjen e monumentit tė Stalinit dhe njerzit e Sigurimit qė e torturuan

    "Ja si na torturuan pėr bustin e Stalinit nė Shkodėr nė '90"

    Dashnor Kaloēi


    Nė krye tė tavolinės qėndronte kryetari Naim Lezha. "Nė emėr tė popullit je i arrestuar",- tha befas i panjohuri dhe shpejt nxorri nga xhepi hekurat e duke i shtrėnguar mė shikonte sikur donte tė mė pėrpinte tė gjallė. Fytyra e tij pėrngjiste me njė bishė tė uritur. Kam bindjen se do tė jetė ndonjė keqkuptim e nuk keni arsye tė mė mbani kėtu- i thashė. "Ta tregojmė ne arsyen", mė tha ai dhe me njė shkelm mė goditi me sa fuqi kishte kėmbėn e majtė. Nga brezi nxorri njė shkop gome dhe para se tė fillonte "fiskulturėn" mė tha: "Do tė tregosh se ēfarė do tė bėni nesėr ose qumėshtin e nėnės do tė tė nxjerr". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 64-vjeēari Viktor Martini nga qyteti i Shkodrės, i cili rrėfen ēastet e para nė Degėn e Brendėshme tė qytetit tė Shkodrės nė janarin e vitit 1990, kur atė e kishin arrestuar duke e akuzuar si njė nga organizatorėt kryesorė tė njė demostrate e cila pritej tė zhvillohej ato ditė pėr heqjen e monumentit tė Stalinit. Po kush ėshtė Viktor Martini, cila ėshtė e kaluara e familjes sė tij dhe cilat ishin arsyet qė Viktori me tre vėllezėrit e tij vuajtėn pėr vite tė tėra nė burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės? Si u angazhua ai nė janarin e vitit 1990 nė demostratėn e madhe pėr heqjen e bustit tė Stalinit nė qytetin e Shkodrės dhe si u torturua nga Sigurimi. Lidhur me kėto e fakte tė tjera, na njeh intervista e zotit Martini e dhėnė ekskluzivisht pėr Neės24 dhe "Gazeta Shqiptare", para pak ditėsh kur ai erdhi nga SHBA (ku jeton qė prej 12 vjetėsh) pėr njė vizitė nė Shqipėri, nga e cila kemi shkėputur pjesėn qė po botojmė mė poshtė nė kėtė shkrim.


    Zoti Viktor, lidhur me demostratėn e zhvilluar nė qytetin e Shkodrės nė janarin e vitit 1990 pėr heqjen e bustit tė Stalinit, lexuesit e "Gazeta Shqiptare", janė njohur nga njė intervistė e gjatė e botuar nė faqet e saj, nga zoti Gjergj Livadhi, miku dhe bashkėpunėtori juaj i ngushtė nė atė demostratė. Nisur nga ky fakt, ne deshėm tė dimė diēka rreth arrestimit tuaj dhe torturave qė u kanė bėrė nė atė kohė. Por si fillim, mund tė na thoni diēka shkurtimisht lidhur me angazhimin tuaj nė atė demostratė?

    "Nga ora 7 e darkės e datės 11 janarit 1990 lashė qendrėn e pjacės dhe u nisa pėr nė shtėpi. Te shkolla "Jordan Misja" takova Dedė Kasnecin, i cili ishte personi qė megjithė shpirt dha kushtrimin pėr demonstratat. E kisha takuar disa ditė mė parė dhe kishim biseduar rreth demonstratės. Deda mė kishte shfaqur mendimin e hapjes nėpėrmjet njė fjalimi qė duhej mbajtur atje kur tė grumbullohej populli. Ne shpresonim te Dom Simon Jubani… Isha konsultuar gjithashtu me njė shokun tim pėr t'i bėrė thirrje gjithė Shkodrės, si dhe pėr mėnyrėn sesi do tė udhėhiqnim ata shkodranė qė nuk kursenin asgjė pėr lirinė nė hedhjen poshtė tė simbolit tė diktaturės, bustit tė Stalinit".

    Gjatė atyre ditėve a survejoheshit nga Sigurimi?

    "Deda kishte vėnė re se na ndiqnin, kur 2-3 ditė pėrpara e kisha shoqėruar me motor pėr nė shtėpi.- Dedė - i thashė unė,- nėse na arrestojnė ke pėr tė thėnė se kam qenė pėr tė pirė njė gotė vere te Viktori, se e bėn tė mirė. Ti je i njohur si merakli i verėrave. Mos beso asgjė nė adresėn time pa u ballafaquar. Deda kishte shkuar nė tė gjitha lagjet, nė Serreq, Gjuhadol e tė tjera. Mė shumė ishte njė elektrizim spontan sesa njė organizim. Dukej se nė atė moment tė gjithė i thėrriste zėri i ndėrgjegjes pėr tė rrėzuar bustin e Stalinit. Kur e takova Dedėn te shkolla "Jordan Misja" ishte pak i shqetėsuar se e ndiqnin gjithkund.- Ishalla mė mblidhen nja njėzet djelmosha tė vendosur me vdekė e me ndihmėn e Zotit, bustin e Stalinit do e bėjmė copė-copė, - mė tha. - Dedė, pėr besėn e Zotit nuk tė lė vetėm nė qofsha gjallė deri atėhere. E nė qoftė se nuk vjen kush tjetėr, fjalimin po e hapi vetė,- i thashė unė. Si nė shumė shtėpi tė tjera shkodrane, tema kryesore e asaj darke ishte e nesėrmja. Kjo ishte dita e shumėpritur. Kishte ardhur koha qė tė hiqnim litarin nga fyti ynė dhe i gjithė popullit shqiptar e tė thonim fjalėn tonė kundėr diktaturės e diktatorėve".

    Si e kujtoni arrestimin tuaj?

    "Ndėrsa bisedoja me Dedėn, Zilja e derės na ndėrpreu muhabetin. Dola te porta e dallova njė person tė njohur, qė punonte nė Degėn e Brendshme, i cili tha: "Viktor Martinin desha".- Unė jam, - u pėrgigja. "Kemi njė pyetje pėr tė bėrė", mė tha ai. U afrova tek dera. Nė krah tė tij qėndronte edhe njė civil i shkurtėr, i panjohur, me njė xhaketė treēerekshe. Nė errėsirė, tiparet nuk dalloheshin. "Do tė vish me ne deri nė degė. Kemi disa pyetje pėr tė tė bėrė", mė tha ai. - Po vesh xhaketėn, - u thashė unė- "Jo, - tha i panjohuri,- ti nuk duhet tė kthehem mbrapa". Aty mė kapėn menjėherė prej krahėsh dhe mė ēuan nė fundin e rrugės ku priste mikrobuzi. Hymė brenda dhe u nisėm pėr nga dega. Zbritėm nė oborrin me pisha qė e njihja aq sa edhe oborrin e shtėpisė sime. Kur u ngjitėm nė katin e dytė, i panjohuri trokiti nė derė dhe hymė brenda".

    Kush iu takoi nga titullarėt e Degės dhe ēfarė iu thanė pėr arrestimin?

    "Nė krye tė tavolinės qėndronte kryetari Naim Lezha. "Nė emėr tė popullit je i arrestuar",- tha befas i panjohuri dhe shpejt nxorri nga xhepi hekurat e duke i shtrėnguar mė shikonte sikur donte tė mė pėrpinte tė gjallė. Fytyra e tij pėrngjiste me njė bishė tė uritur. Kam bindjen se do tė jetė ndonjė keqkuptim e nuk keni arsye tė mė mbani kėtu- i thashė. "Ta tregojmė ne arsyen" mė tha ai dhe me njė shkelm mė goiditi me sa fuqi kishte kėmbėn e majtė. Nga brezi nxorri njė shkop gome dhe para se tė fillonte "fiskulturėn" mė tha: "Do tė tregosh se ēfarė do tė bėni nesėr ose qumėshtin e nėnės do tė tė nxjerr".Nuk po ju kuptoj se pėr ēfarė e keni fjalėn!- i thashė, duke u munduar tė mbrohem. Nuk kisha mbaruar ende fjalėn kur shkopi i gomės u pėrplas mbi kurrizin tim, qė mbrohej vetėm nga njė bluzė e hollė. Pastaj mė ulėn nė njė karrige me duar mbrapa. Filloi kėshtu rrahja pa pikė mėshire. Shkopi ngrihej e shkapetej papushim mbi shpatullat e gjoksit tim."Hė, do tė tregosh apo jo?" - Ēfarė tė tregoj? Pas rreth ndonjė ore torture, trupi im kishte marrė ngjyrė mavi. Njė tjetėr i panjohur hyri brenda, u afrua dhe mbasi mė ēoi fanellėn e kanotierėn dallova ngjyrėn mavi tė trupit. "Paske vendosur tė vdesėsh si hero ėėė?" - qeshi me ironi dhe pastaj shtoi, "Vazhdo, vazhdo"… dhe doli pėrsėri nga dera. Me tė doli edhe nėnkryetari. Pas largimit tė tyre, bisha edhe gjahu ishin vetėm".

    A vazhduan t'ju torturonin?

    "Pėrsėri shkopi i gomės filloi detyrėn e vet. I panjohuri mė detyroi tė ngrihesha nė kėmbė duke mė goditur pa mėshirė mbi vithe. Trupi filloi tė mė dridhej, por sa vinte dhe nuk i ndjeja mė dhimbjet si nė fillim. I lutesha Zotit tė mė jepte fuqi dhe ndjeja krenari qė po e pėrballoja torturėn. Oficerėt e Degės filluan tė vinin me rradhė pėr tė bėrė sehir, si tė ishin spektatorėt e Neronit, kur ky torturonte romakėt kristianė. Nė njė moment kur sampisti katil mė goditi me shkelma nė protezėn prej druri, iu drejtova:- Kjo kėmbė ku godet nuk ndjen dhimbje, ėshtė prej druri. Sillu nga tjetra se Zoti ia ka dhėnė fuqinė tė pėrballojė dy racione…- Si? - pyeti ai i ēuditur. Kėmbė prej druri?- dhe shikoi shokėt pėrreth. Pothuaj tė gjithė ulėn kokat".

    Pėrveē torturave, a iu pyesnim nė lidhje me demostratėn qė kishit vendosur tė bėnit?

    "Po, qė nė fillim njėri prej tyre mė tha: "Pse e merr veten nė qafė, tė gjithė shokėt kanė treguar, veē ti jo".- Unė s'di gjė fare se pėr ēfarė shokėsh e keni fjalėn dhe pėr ē'arsye po mė torturoni kėshtu, u thashė. "Mos e merr veten nė qafė. Trego mė mirė"- ndėrhyri njė oficer shkodran, sampist. - Ēfarė t'ju tregoj? Ju do ta kuptoni se jam krejt i pafajshėm dhe do tė mė lironi. Do t'ju vijė turp njė ditė tė mė shikoni nė sy" shtova unė pėrsėri. "Po mirė, pse e ke hipur Dedė Kasnecin nė motor? Ēfarė keni biseduar? Ku keni shkuar dhe ēfarė keni pėrgatitur pėr nesėr?, vazhduan tė mė pyesnin ata - E kam takuar nė pjacė. Pothuaj pijshėm dhe m'u lut ta qerasja me verė shtėpie. Nuk m'u nda e kėshtu e mora nė shtėpi. Piu pothuajse njė shishe me verė dhe iku i dehur. Ēfarė mund tė bisedoja me njė tė dehur? Mė thoni, ju lutem, mos ka thyer gjė, mos ka vra njeri?, pyesja unė dule luajtur rolin e naivit. "Ka pėrvojė,- tha njėri prej tyre, - Janė Martin, e kanė kokėn shkėmb". Kėto fjalė sikur e ndėrzyen stampistin nė drejtim tė paaftėsisė dhe filloi tė mė godiste pa mėshirė. Pastaj futi duart mbi supet e mi afėr qafės dhe me thonj filloi tė mė shkulte mishin".


    Kush ėshtė Viktor Martini


    Viktor Martini u lind nė vitin 1940 nė qytetin e Korēės, ndėrsa origjina e familjes sė tij ėshtė nga malėsia e Hotit, pjesa e trojeve shqiptare qė sot ndodhen nėn juridiksionin e Malit tė Zi. Babai i Viktorit, gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut shėrbeu si ushtarak i Mbretėrisė nė disa rrethe tė vėndit, si nė Shkodėr, Tiranė, Elbasan, Korēė etj, ku lindėn dhe gjashtė fėmijėt e tij: dy vajzat dhe katėr djemtė, Paskualini, Angjelini, Viktori dhe Rudolfi. Me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė vitin 1944, pėr familjen Martini do tė fillonte njė kalvar i gjatė vuajtjesh e mundimesh, me burgje, internime dhe punė tė rėnda. Kėshtu qė nė vitin 1946, babai i Viktorit, u arrestua dhe u dėnua me dhjetė vjet burg, pėr tė vetmin faj, se kishte shėrbyer si oficer i Monarkisė sė Zogut. Ai nuk doli mė i gjallė, pasi vdiq nė vitin 1954 gjatė kohės qė vuante dėnimin nė burgun e tmerrshėm tė Burrelit. Pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve tė regjimit komunist, vetėm pak kohė pas arrestimit dhe dėnimit tė tij, djali i madh i familjes, Paskualini, me motrėn e vogėl, u arrartisėn nga Shqipėria dhe pėrfunduan nė republikat e ish-Jugosllavisė. Pak kohė mė vonė u arratis nga Shqipėria edhe djali i dytė, Angjelini, ndėrsa dy djemtė e tjerė qė mbetėn nė Shqipėri, Viktori me Rudolfin, pėrkatėsisht 15 dhe 13 vjeē, pėrfunduan burgjeve si tė dėnuar politik. Po kėshtu nė burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės pėrfunduan edhe Paskuali me Angjelinin, qė ndodheshin jashtė Shqipėrisė. Paskuali u kthye nga Sigurimi i Shtetit, pasi ishte kapur nė telat e klonit me rrymė elektrike nė kufirin ēekosllovak, ndėrsa Angjelini erdhi vetė pėr tė shpėtuar nga pushkatimi vėllanė e tij. Ndėrsa katėr djemtė e familjes Martini, Paēi, Lini, Viktori dhe Leri (Rudolfi) dergjeshin burgjeve tė regjimit komunist, nė shtėpi kishte mbetur vetėm nėna e tyre, njė grua heroike e cila punonte nė punėt mė tė rėnda pėr tė fituar ndonjė lek, e pėr t'ua ēuar fėmijėve tė saj qė ishin shpėrndarė nė kampe e burgje. Pas daljes nga burgu i Burrelit ku vuajti pėr mė shumė se shtatė vjet, Viktori dhe vėllezėrit e tjerė qė u liruan disa vjet pas tij, punuan nė punėt mė tė rėnda tė krahut, edhe pse Viktori ishte me njė kėmbė dhe Lini me njė dorė. Nė janarin e vitit 1990 kur nė qytetin e Shkodrės u zhvillua demostrata masive pėr heqjen e monumentit tė Stalinit, Viktor Martini mori pjesė aktive duke qenė njė ndėr organizatėorėt kryesorė tė saj. Nisur nga ai fakt, ai u arrestua dhe u torturua nė mėnyrėn mė barbare nga Sigurimi i Shtetit, duke pėrfunduar nė spitalin e burgut tė Tiranės dhe atė psiqiatrik tė Elbasanit. Me fillimin e proceseve demokratike nė fillimin e vitetev '90, Viktori u angazhua tėrsisht duke qenė njė nga themeluesit e Shoqatės Kombėtare tė Pėrndjekurve Politikė pėr degėn e Shkodrės dhe gjithashtu i gazetės "Pishtari". Nė vitin 1994 Viktori u largua nga Shqipėria pėr nė SHBA, ku banon dhe aktualisht sė bashku me familjen e tij dhe vėllezėrit e tjerė.


    http://forumihorizont.com/printthread.php3?threadid=9384&perpage=1&pagenumber=1

  9. #9
    http://www.proletari.com/14-janari-1990-shkoder-tentative-per-rrezimin-e-bustit-stalinit/html


    Raporti mbi ngjarjet

    Njė raport i pėrmbledhur i 2 marsit 1990 pėr sekretarin e parė tė KQ tė PPSH-sė Ramiz Alia, bėn fjalė mbi ngjarjen e ndodhur nė Shkodėr atė mes janari tė 1990-s. Sikurse flitet kjo ngjarje ishte zbuluar njė ditė mė parė nėpėrmjet informatorėve.
    Mė 13 janar 1990 Sigurimi merr kėtė informacion nė mėnyrė agjenturiale nga rrjeti sekret:
    “Nesėr do tė bėhet demonstratė, do tė dalin 200 – 300 vetė nė pjacė para bustit tė Stalinit e do ta rrėzojnė me litar, ganxha, shishe benzine e lėndė eksplozive. Njerėzit qė do tė marrin pjesė nė kėtė demonstratė do tė nisen nė tre drejtime, lagja “Serreq”, “Skėnderbeg” dhe “Rus”. Organizatorė tė kėsaj veprimtarie janė Ded Kasneci dhe Flamur Elbasani. Aty do tė flasė edhe njė prift”.
    Pas marrjes sė kėsaj tė dhėne ishin arrestuar Dedė Kasneci, Flamur Elbasani dhe Gjergj Livadhi.
    Nė datėn 14 janar 1990 nė sheshin para ku ishte busti i Stalinit, pati njė grumbullim njerėzisht tė pazakontė, tė cilėt lėviznin “nė grupe tė vogla e tė nervozuar”, ndėrsa “kishte tė tjerė qė shėtisnin natyrshėm” dhe “nga ata qė qėndronin ulur nėpėr trotuare”.
    Sigurimi i Shkodrės pėr tė dhėnė njė efekt qetėsues tek eprorėt e tyre nė Tiranė nuk ka pėrtuar tė shtojė se nė kėtė demonstratė ishin “persona vagabondė, ish tė dėnuar, rrugaēė, prishės tė rendit e tė qetėsisė, pijanecė e tė sėmurė psikikė”. Kjo sigurisht ishte njė praktikė normale nė atė kohė dhe si njė dritare ku mund tė pėrjashtoheshin disa pėrgjegjėsi tė punės sė dobėt tė kėtyre organeve.
    Nė fakt lėvizjet kishin mė tė shumta nė orėn 10.00 – 12.00 dhe nga ora 15.00 – 17.00, por nuk kishte pasur asnjė lloj incidenti.


    Ndjekja nė rrugė operative

    Nė raport nė lidhje me ngjarjen thuhej:
    “Nga ndjekja e problemit nė rrugė operative, nga pohimet e tė arrestuarve dhe tė ndaluarve, vėrtetohet plotėsisht se mė datėn 14 janar 1990, disa elementė armiq qysh mė parė, kishin biseduar dhe ishin organizuar tė grumbulloheshin para bustit tė Stalinit dhe qė kėtej tė shkonin tek sekretari i parė i Komitetit tė Partisė e tė kėrkonin mė shumė liri pėr shtypin e fjalėn, ndėrsa grupi jashtė tė vepronte vetė, duke ngritur dorėn me dy gishta tregues.
    Tė frymėzuar edhe nga propaganda e jashtme, kėta elementė armiq kanė biseduar vesh mė vesh me njėri tjetrin, duke marrė pėrsipėr qė tė punojnė edhe me persona tė tjerė tė dėnuar e vagabondė, qė t’i bindnin pėr tė dalė nė qendėr tė qytetit.
    Nė datėn 11 janar 1990 kanė shkuar persona tė veēantė tė tre lagje tė qytetit, pėr tė lajmėruar e prirė nė qendėr sa mė shumė njerėz, qoftė edhe pėr loto – sport. Kėto ditė, meqenėse nuk janė grumbulluar shumė persona, janė shpėrndarė duke caktuar datėn 14 janar 1990 pėr t’u mbledhur pėrsėri.
    Nė kėtė periudhė, nga data 11 – 14 janar, ėshtė intensifikuar veprimtaria armiqėsore e fshehtė, duke hedhur fletushka e parulla armiqėsore nė qytet e nė fshat, duke hedhur e grisur veprat e shokut Enver Hoxha, si dhe hodhėn dinamit para Komitetit tė Partisė, i cili nuk shpėrtheu pasi u kap nė momentin e plasjes nga polici i shėrbimit.
    Grupe tė veēanta kanė shkuar nė restorante, kanė pirė dhe kanė kėnduar kėngėn “O moj Shqipėri, e mjera Shqipėri, mjaft nė robėri”, kėngė tė cilėn do ta kėndonin nė datėn 14 janar 1990.
    Pėr vetė situatėn e krijuar dhe pėr ta sqaruar mė tej atė, mė datė 15 janar 1990 u ndaluar edhe disa persona tė tjerė, tė cilėt u sollėn nė Tiranė. Me ta u punua me kujdes e urtėsi dhe disa prej tyre pranuan veprimtarinė konkrete armiqėsore. Personat qė u liruan u pajisėn me teknikė operative dhe u dėgjuan bisedat me lidhjet e tyre, ku u mor informacion me vlerė dhe shėrbyen pėr tė thelluar mė tej problemin”.
    Nga pėrgjimet ishte arritur tė ushtrohej njė tjetėr presion mbi tė arrestuarit, sidomos mbi ata qė nuk kishin pranuar e nuk kishin treguar gjė. Nėpėr biruca regjimi kishte ēuar njerėzit e tij pėr tė mėsuar mė shumė. Disa kishin sukses, disa ishin thyer, disa ishin dėrguar spitaleve psikiatrikė.


    Tė burgosurit

    Nė pėrfundim, ėshtė arritur tė dėnohet njė grup personash nė lidhje me kėtė demonstratė. Listomi i tyre ishte si mė poshtė:

    1-Dedė Kasneci, 46 vjeē i papunė. Thuhej se kishte qenė person kryesor dhe ai qė do u printe demonstruesve duke rrėzuar vetė bustin e Stalinit.

    2-Kolec Hublina, 34 vjeē, punėtor nė Qendrėn e Rritjes sė Peshkut nė Ndėrmarrjen e Peshkimit dhe kryetar i Bashkimeve Profesionale tė asaj ndėrmarrje. Koteci vlerėsohej si intelektual dhe si njeri qė zhvillonte agjitacion tė ashpėr nė popull kundėr regjimit komunist.

    3-Rin Monajka, 27 vjeē, punėtor nė Qendrėn e Rritjes sė Peshkut nė Ndėrmarrjen e Peshkimit, me arsim tė mesėm, shok shumė i ngushtė i Kolec Hublinės. Gjyshi i tij ishte austriak dhe kishte vdekur mė 1918-n. Dajallarėt e tij Ludovik, e Kin Shestani kishin ngelur nė Itali qė prej vitit 1943, ndėrsa kishin vdekur mė 1989. Me ta Rini kishte mbajtur lidhje. Nė hetuesi rini shprehej se kėtij ngjarje kishin frymėzimin nga ngjarjet nė lindjen komuniste si nė Poloni, Hungari, RDGj, e sidomos nė Rumani.

    4-Nikolin Thana, 27 vjeē, me arsim tė lartė, mėsues i edukimit fizik nė shkollėn 8-vjeēare “Jordan Misja”, futbollist i ekipit “Vllaznia. Cilėsohej si njėri prej personave qė kishin kėnduar nė klub kėngėn “O moj shqipėri, e mjera Shqipėri”, kėngė e cila ishte kėnduar edhe nė demonstratė.

    5-Tonin Dema, 35 vjeē, me arsim tė mesėm, trajner i mundjes sė tė rinjve tė “Vllaznisė”, mjeshtėr sporti. Akuzohej si nxitės i nipit tė tij (Klaudio Daka, i arrestuar edhe ky) dhe njė shoku tė kėtij tė fundit. Thuhej se ia kishte marrė pėrsipėr dinamitin pėr hedhjen nė erė tė bustit tė Stalinit.

    6-Gjergj Livadhi, 38 vjeē, punėtor nė komunale. Thuhej se kishte kėnduar kėngė pėr demonstratėn dhe sė bashku me Toninin kishin dashur tė siguronin eksplozivin kundėr bustit tė Stalinit.

    7-Flamur Elbasani, 36 vjeē, shofer me origjinė nga Fushė-Bulqiza e Peshkopisė, do ishte ndėr rrezuesit e bustit.

    8-Nikolin Pėrgjini, 30 vjeē, punėtor nė Uzinėn e Telave, cilėsohej si njė nga njerėzit qė do gjenin personin qė do fliste nė demonstratė. Kishte kėnduar edhe kėngė.

    9-Klaudio Daka, 22 vjeē, kishte shkruar e shpėrndarė “parulla armiqėsore”.

    Vendimi nr. i 30 prillit 1990, dėnoheshin 10 vetė

    Nė fillim tė proceseve demokratike, gazeta “Rilindja Demokratike” nė numrat e parė tė saj, nė shkurt, botonte njė shkrim tė Preē Zogajt ku kujtonte se pavarėsisht se monumentet e Stalinit ishin hequr, nė burg mbaheshin akoma ato qė kishin qenė pėr heqjen e tij. Kėtė ai e ilustron me faktin se pjesėmarrėsit e demonstratės pėr rrėzimin e bustit tė Stalinit, ishin ndėshkuar nėpėrmjet njė procesi gjyqėsor dhe vazhdonin tė vuanin dėnimet me burg. Dhe jo pa qėllim ishin dėnuar 10 vetė me akuzėn se do rrėzonin bustin e diktatorit sovjetik nė njė kohė qė nga tė gjitha qytetet e fshatrat e Shqipėrisė, ishin larguar shenjat e tij, buste, momente, emėrtesa, etj. Pavarėsisht nga kjo, Ramiz Alia nė atė kohė nuk pranoi lirimin e tyre, por pėlqeu tė mos bėnte lirime tė posaēme.
    Por ēfarė ishte procesi kundėr personave qė do rrėzonin bustin e Stalinit nė Shkodėr dhe si u dėnuan atė. Tė gjithė ata janė dėnuar me vendimin nr.2 tė, datė 30 prill 1990 tė Gjykatės sė Lartė, pavarėsisht se Ramiz Alia kishte dhėnė shenjat e “ndryshimit” demokratizues tė jetės sė vendit. Ja dėnimet e tyre:

    1-Aldo Perrizi, i vitlindjes 1962, akuzohej pėr agjitacion e propagandė sipas nenit 55/1 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 4 vjet burg.

    2-Dedė Kasenci, i vitlindjes 1943, akuzohej pėr agjitacion e propagandė dhe diversion sipas nenit 55/1, 55/-11/1, 35 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 12 vjet burg.

    3-Flamur Begu, i vitlindjes 1953, akuzohej pėr agjitacion e propagandė sipas nenit 55/1 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 3 vjet burg.

    4-Gjergj Livadhi, i vitlindjes 1952, akuzohej pėr agjitacion e propagandė dhe diversion sipas nenit 55/1, 55/-11/1, 35 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 8 vjet burg.

    5-Klaudio Daka, i vitlindjes 1968, akuzohej pėr agjitacion e propagandė sipas nenit 55/1 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 4 vjet burg.

    6-Kolec Hublina, i vitlindjes 1953, akuzohej pėr agjitacion e propagandė sipas nenit 55/1 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 5 vjet burg.

    7-Nikolin Margjini, i vitlindjes 1956, akuzohej pėr agjitacion e propagandė dhe moskallėzim “krimi” sipas nenit 55/1 dhe 112/2 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 3.5 vjet burg.

    8-Nikolin Thana, i vitlindjes 1961, akuzohej pėr moskallėzim “krimi” sipas nenit 112/1 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 5 muaj burg.

    9-Rin Monajka, i vitlindjes 1953, akuzohej pėr agjitacion e propagandė dhe moskallėzim “krimi” sipas nenit 35, 55/1 dhe 112/2 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 7 vjet burg.

    10-Tonin Dema, i vitlindjes 1955, akuzohej pėr moskallėzim “krimi” sipas nenit 112/1 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 8 muaj burg.

    Raporti mbi ngjarjet

    Njė raport i Hetuesisė sė Pėrgjithshme pėr ministrin e Punėve tė Brendshme, Simon Stefani, mban datėn 29 janar 1990. Sipas kėtij raporti “tepėr sekret” duket qė ngjarja e 14 janarit 1990, duket se nuk ka qenė e vetmja nė Shkodėr. Mė parė ka pasur njė paralajmėrim. Mė 11 janar 1990 nė pėrvjetorin e shpalljes sė republikės komuniste, kishte pasur prirje organizimi nga shumė persona me synim rrėzimin e bustit tė Stalinit. Kėtė datė nuk kishte pasur arrestime.
    Mbi bazė tė kallėzimeve tė ardhur nga Dega e Punėve tė Brendshme Shkodėr, njė ditė para organizimit tė demonstratės, kishte pasur disa arrestime nėn akuzėn e agjitacionit e propagandės. Si pasojė ishin marrė tė pandehur Ded Kasneci, Flamur Begu, Rudolf Martini, Viktor Martini dhe Gjergj Livadhi. Mė 14 janar 1990, njerėzit kishin qėndruar nė heshtje kur kishte ardhur makina e policisė. Demonstrata kishte mbarur nė orėn 12.00.
    Tė ēudit fakti se me kėtė ēėshtje nuk ishte marrė Hetuesia e Shkodrės, pro ajo e pėrgjithshme. Pikėrisht mė 16 janar 1990, bėhet edhe arrestimet e tjera dhe nėn akuzėn e agjitacionit e propagandės u arrestuan e dėrguan nė Tiranė Zef Hardhia, Simon Jubani, Zef Kasneci (sė bashku me djemtė e tij Anton, Viktor, Franko), Lec Pjetri, Rin Monajka, Kol Margjini, Paulin Palushi, Rifat Nikaj, Pjetėr Dedaj, Zef Koēeku, Ded Mirashi, Hysni Zeka, Dush Margjeka, Muharrem Hoxha, Fadil Popoviē, Matidh Prenushi, Leonard Kalaj dhe Kastriot Haxhi. Sipas kėtij raporti thuhej se nga hetimi asnjėri prej tyre nuk ishte “inspirues i demonstratės”. Dy ditė mė vonė ishte bėrė lirimi i tyre dhe dėrgimi drejt Shkodrės me automjete tė Hetuesisė. Duke bėrė kategorizimin e parė, dilte se 8 prej tė ndaluarve kishin dijeni pėr ngjarjen. Dy priftėrinjtė e arrestuar kishin deklaruar haptazi edhe nė proces se ishin kundėrshtarė tė komunizmit e prej tyre mos prisnin gjė tjetėr.
    Megjithėse i liruan, mė 24 janar 1990 u arrestua nė Shkodėr Rin Monajka si “njė prej organizatorėve tė ngjarjes”. Ishin kryer edhe arrestimet qė i kemi bėrė tė njohura.

    Dinamika e ngjarjes

    Duke vazhduar dinamikėn e hetimit tė kėsaj ngjarje. Nė raport tjetėr i 31 janarit i anės sė Sigurimit tė Degės sė Punėve tė Brendshme Shkodėr, dilte se mė 13 janar 1990, Gjergj Livadhi e Nikolin Thana, kanė shkuar tek Nadir Isufi nė lagjen “Xhabiaj” duke i propozuar mbledhjen e rinisė sė kėsaj lagjeje.
    Po atė ditė, Dedė Kasneci, Rin Manajka dhe Nikolin Margjini i kishin propozuar Kolec Hublinės qė si “pėrfaqėsues i punėtorėve” t’u printe demonstruesve.
    Nė bashkėpunim me tė sipėrmit, Nikolin Margjinin me punė nė Uzinėn e Telave, ėshtė aktivizuar pėr organizimin demonstratės.
    Mė 13 janar Rin Monajka ka shkuar tek Bebi Dingė me punė nė Uzinėn “Drini” duke i kėrkuar tė takohet me ndonjė prift me qėllim qė ky tė printe demonstratėn qė do bėhej. Ky ka shkuar dhe i ka gjetur njė person me emrin Ndrek i cili do bisedonte me priftin me emrin Simon. Me kėtė ishte biseduar, por ky kishte thėnė:
    “Me fe nuk lejohet pėr t’i pritė popullit nė tė tilla”.

    Kastriot DERVISHI

    Gazeta 55

  10. #10
    Ndėshkimi: 50 vjet burg, tentuan tė heqin Stalinin

    Aventura e 10 djemve nga Shkodra, qė tentuan tė rrėzojnė bustin e diktatorit sovjetik, u kushtoi 50 vite burg. Ishte janari i vitit 1990…

    Ngjarja

    Nė fakt, pėrpjekja e njė grupi tė rinjsh pėr tė rrėzuar bustin e Stalinit nė Shkodėr, nė mesin e janarit ‘90, ėshtė e para e kėtij lloji. Nga mėnyra si pėrshkruhet kjo nė njė dokument tė Sigurimit tė Shtetit, zbulohet kronika e plotė ngjarjes. Mė 13 janar tė vitit 1990, Dega e Punėve tė Brendshme e qytetit verior, transmetonte pėr qendrėn informacionin e siguruar nė rrugė agjenturore. “Nesėr do tė bėhet demonstratė, do tė dalin 200–300 vetė nė piacė para bustit tė Stalinit e do ta rrėzojnė me litar, ganxha, shishe benzine e lėndė eksplozive. Njerėzit qė do tė marrin pjesė nė kėtė demonstratė do tė nisen nė tre drejtime, lagja “Serreq”, “Skėnderbeg” dhe “Rus”. Organizatorė tė kėsaj veprimtarie janė Ded Kasneci dhe Flamur Elbasani.

    Aty do tė flasė edhe njė prift”. Sigurimi nė kohė i kėtyre tė dhėnave bėri tė mundur arrestimin e organizatorėve, “persona vagabondė, ish-tė dėnuar, rrugaēė, prishės tė rendit e tė qetėsisė, pijanecė e tė sėmurė psikikė” dhe shmangu rrėzimin i bustit. “Nga ndjekja e problemit nė rrugė operative, nga pohimet e tė arrestuarve dhe tė ndaluarve,- raportonte mė tej Dega e Punėve tė Brendshme e Shkodrės,- vėrtetohet plotėsisht se mė datėn 14 janar 1990, disa elementė armiq, qysh mė parė, kishin biseduar dhe ishin organizuar tė grumbulloheshin para bustit tė Stalinit dhe qė kėtej tė shkonin tek Sekretari i Parė i Komitetit tė Partisė e tė kėrkonin mė shumė liri pėr shtypin e fjalėn, ndėrsa grupi jashtė tė vepronte vetė, duke ngritur dorėn me dy gishta tregues. Tė frymėzuar edhe nga propaganda e jashtme, kėta elementė armiq kanė biseduar vesh mė vesh me njėri-tjetrin, duke marrė pėrsipėr qė tė punojnė edhe me persona tė tjerė tė dėnuar e vagabondė, qė t’i bindnin pėr tė dalė nė qendėr tė qytetit”.

    Dėnimi

    Pėr herė tė parė, 10 tė arrestuarit qė tentuan tė rrėzojnė bustin e Stalinit u pėrballėn me gjykatėsit e Shkodrės.

    Gjatė shqyrtimit tė ēėshtjes, Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė vėren se “tė pandehurit Dedė Kasneci dhe Rini Manajka janė takuar mė 11 janar 1990, paradite, nė qendėr tė qytetit dhe kanė biseduar pėr njoftimin e rremė tė pėrhapur nga TANJUG-u dhe gazetat e Beogradit se gjoja nė Shqipėri kishin shpėrthyer trazirat dhe nė Shkodėr kishte patur revolta. Tė frymėzuar nga kėto lajme dhe nga konfirmimi qė u bėnte atyre agjencia italiane e lajmeve, e cila u referohej mjeteve tė informimit jugosllav, tė dy kėta tė pandehur kanė shpresuar qė atė ditė tė grumbulloheshin me tė vėrtetė vagabondė e njerėz me predispozita armiqėsore nė qendėr tė Shkodrės e tė bėnin presion para organeve tė Partisė pėr tė hequr dorė nga parimet e marksizėm-leninizmit nė shembullin e ngjarjeve tė fundit nė Europėn Lindore. Nė periudhėn nga data 11–14 janar, ėshtė intensifikuar veprimtaria armiqėsore e fshehtė, duke hedhur fletushka e parulla armiqėsore nė qytet e nė fshat, duke grisur veprat e shokut Enver Hoxha, si dhe duke vėnė dinamit para Komitetit tė Partisė, i cili nuk shpėrtheu, pasi u kap nė momentin e plasjes nga polici i shėrbimit. Kėsisoj, tė dy kėta, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, kanė kryer krimin e agjitacionit e tė propagandės kundėr shtetit, ēka vėrtetohet me shpjegimet e tyre, me fletushkat provė-materiale, me aktin e ekspertimit grafik qė vėrteton se ato janė shkruar nga i pandehuri Aldo Previzi dhe me materialet e tjera tė ēėshtjes”.

    Mė poshtė, vendimi i Gjykatės sė Lartė shtjellon rrethanat e procedimit penal, ku veēon shkallėn e lartė tė rrezikshmėrisė qė paraqet sidomos krimi i diversionit dhe agjitacionit e propagandės kundėr shtetit dhe rolin kryesor nė kėtė vepėr kriminale tė tė pandehurve Dedė Kasneci, Gjergj Livadhi e Rino Monajka. “Ndėrkaq,- vijon dokumenti,- gjykata mban parasysh se tė pandehurit Ded Kasneci, Gjergj Livadhi, Flamur Begu e Tonin Dema kanė qenė dėnuar edhe mė parė pėr vepra tė ndryshme kriminale”. Nė fund tė kėtij shqyrtimi, kolegji ka shpallur verdiktin e vet, duke dėnuar me 50 vite burg 10 tė pandehurit, ku bie nė sy ndėshkimi me 12 vjet pėr Ded Kasnecin…

    Reagimi

    Ngjarja e 14 janarit 90 nė qytetin e Shkodrės, sado e izoluar, bėri bujė edhe pėrtej qytetit verior. Pavarėsisht ndėshkimit tė rreptė tė organizatorėve, pėr lidershipin e Tiranės tronditja ishte e jashtėzakonėshme. Vėrshimi i rinisė drejt simboleve tė komunizmit, nuk kėrcėnonte thjesht statujat, por vet regjimin. Pikėrisht pėr kėtė arsye presidenti komunist Ramiz Alia, menjėherė pas ngjarjes sė Shkodrės, nxorri dekretin pėr ti ruajtur ato si objekte tė rėndėsisė sė veccantė. Po strategjia nuk dha impaktet e pritshme dhe shpejt presioni nė rritje i qytetarėve, zbrazi piedestalet nga statujat e komunizmit. Nė rastin e Stalinit, autoritetet u detyruan ti ulin vet pa zhurmė. Ndėrkohė qė nuk ndodhi kėshtu me atė tė Enverit nė mes tė Tiranės.

    TĖ DĖNUARIT

    Dedė Kasneci
    12 vjet burg.
    Aldo Perrizi
    4 vjet burg.
    Flamur Begu
    3 vjet burg.
    Gjergj Livadhi
    8 vjet burg.
    Klaudio Daka
    4 vjet burg.
    Kolec Hublina
    5 vjet burg.
    Nikolin Margjini
    3 vjet burg.
    Nikolin Thana
    5 muaj burg.
    Rin Monajka
    7 vjet burg.
    Tonin Dema
    8 muaj burg

    http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/9521/Nata-e-21-dhjetorit-%5C90-kur-hoqem-monumentin-e-Stalinit-ne-Tirane

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E mor dydrinas.
    Keq me rrezu staujat paskemi qene.
    Ilaqim komunizmit si bom dot gjo, ja ne kome eshte ka gjith parurite kombtare ne dore gjith paret e cdo gjo.
    Kot qe i sjell keto rrezime bustesh se paskan qene mashtim i modh per shqiptaret kur kujtun se u rrezu komunizmi ai i punoi rrengun e dyte.
    Albania Uber Alles

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    E mor dydrinas.
    Keq me rrezu staujat paskemi qene.
    Ilaqim komunizmit si bom dot gjo, ja ne kome eshte ka gjith parurite kombtare ne dore gjith paret e cdo gjo.
    Kot qe i sjell keto rrezime bustesh se paskan qene mashtim i modh per shqiptaret kur kujtun se u rrezu komunizmi ai i punoi rrengun e dyte.
    Shis sa jane denu ata siper e mandej fol per statuja. Te ishte per ata si ti hala sot ne kambe i kishim.
    Cdo gja qi ka ardhe mrapa nuk krahasohet me ate ca ka kene

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    Shis sa jane denu ata siper e mandej fol per statuja. Te ishte per ata si ti hala sot ne kambe i kishim.
    Cdo gja qi ka ardhe mrapa nuk krahasohet me ate ca ka kene
    Can you speak albanian pls?
    Albania Uber Alles

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Can you speak albanian pls?
    ik o jovan ik
    shko perkujto 21 dhetorin a 7 nandorin se je mesu e te vjen ma mbare

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    ik o jovan ik
    shko perkujto 21 dhetorin a 7 nandorin se je mesu e te vjen ma mbare
    Ok po iki tju le te kujtoni teatrot me kuklla me teme si e gicilum na kamunizmin.
    Albania Uber Alles

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Ok po iki tju le te kujtoni teatrot me kuklla me teme si e gicilum na kamunizmin.
    bravo, mos e prish gjakun

    prandaj i vrat e i burgoset se gicilun komunizmin
    do t'ishin gjalle sot rini monajka e ata te 2 prillit po t'kishin pas mendsine e skllavit si ti

  17. #17
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Nji pyetje kam une: Ku ishte 5 vjetori 10 vjetori, 12 vjetori,15 vjetori, 20 vjetori i kesaj gjrarje kaq te rendesishme keto 22 vjetet e fundit? Pse u kujtuan Tani 22 vjet me vone Pishtaret e Demokracise dhe Servilet e tyre te perkujtojn kete date???
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  18. #18
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    E mor dydrinas.
    Keq me rrezu staujat paskemi qene.
    Ilaqim komunizmit si bom dot gjo, ja ne kome eshte ka gjith parurite kombtare ne dore gjith paret e cdo gjo.
    Kot qe i sjell keto rrezime bustesh se paskan qene mashtim i modh per shqiptaret kur kujtun se u rrezu komunizmi ai i punoi rrengun e dyte.
    Juanito...pershendetje

    Kjo ka qene nji nga demostratat me spontane qe ndodhen ne shqiperi ne ate kohe. Ndoshta e vetmja qe nuk u skenua nga Pardesyte e Bardha. Keta te shkretet kan hanger dru ne hetusi,i kane thyer te gjitha brinjet nji nga nji. Prandaj edhe eshte lene ne 'harres', per arsyen se mbeturinat e diktatures qe akoma na sundojn i kane si hal ne sy gjarje te tilla, thjesht per arsyen se viktimat nuk ishin lavirat e tyre. Ata nuk mund te glorifikojn njeriun e ndershem, sepse eshte ne kundershtim me qenien e tyre te poshteruar dhe te kalbur deri ne qelize. E bejn vetem per te mashtruar per vota!

    Nje gjarje e rendesishme ka ndodhur ne Shkoder, qe eshte mbajtur ne heshtje, keto ditet e fundit. Kur Josef(ina) St(opalli)alini, shkoj ne shkoder para disa ditesh, te gjitha shkollat fillore madje ndoshta e dhe cerdhet ishin ne gadishmeri, u pergatiten me kenge a brohoritje ne pritje te saj, nga qe nuk e dinin se ne cilen shkolle do te shkonte i vun te gjitha shkollat e Shkodren ne Gadishmeri per pritjen e Saj. 22 vjet me vote Ritet absurde te Diktatures akoma vazhdojn, ajo qe "vret" me shume eshte fakti qe keto ndodhin ne Shkoder!!!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    bravo, mos e prish gjakun

    prandaj i vrat e i burgoset se gicilun komunizmin
    do t'ishin gjalle sot rini monajka e ata te 2 prillit po t'kishin pas mendsine e skllavit si ti
    Po luni ju o biban me gjakun e martireve te komunizmit e spo i leni rehat te flejne aty ku jane , dhe per ca luni me Jozin ne krye per me majt gjalle diktaruren postkomuniste. Ajo sherbetorja komunizmit ne hije Jozi sherbimin me te mire qe mund tju bente atyre te reneve te terrorit komunist ishte ti bente nje ligj dekomunistizimi gjithprefshires e mos ti lepihej nje komunisti te rrezikshem qe majti 10 vjet traktin e disidentit ne xhep dhe i uleriu ne gjyq ta varni.
    Pranej jeni me u tallle me kto fanfara indjote te perkujtimeve qe si duhen askujt me.
    Albania Uber Alles

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Po luni ju o biban me gjakun e martireve te komunizmit e spo i leni rehat te flejne aty ku jane , dhe per ca luni me Jozin ne krye per me majt gjalle diktaruren postkomuniste. Ajo sherbetorja komunizmit ne hije Jozi sherbimin me te mire qe mund tju bente atyre te reneve te terrorit komunist ishte ti bente nje ligj dekomunistizimi gjithprefshires e mos ti lepihej nje komunisti te rrezikshem qe majti 10 vjet traktin e disidentit ne xhep dhe i uleriu ne gjyq ta varni.
    Pranej jeni me u tallle me kto fanfara indjote te perkujtimeve qe si duhen askujt me.
    Ti e ke zakon me qelb ēdo teme qe flet per ngjarjet e 90-es se te djeg miza, ngaqe i perket sojit te atyne qe bustet e hedhuna mundohej me i rivendos, sojit te shkolles bashkume e antimitingjeve.
    Per ēfar rrespektit flet ti o Janosh. Bjer dakort me veten se ma siper i qun gicilues keta djem. Nuk asht tema e Jozit ktu e nuk kam nder mend me i hy kti debat

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •