Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 201
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    grepi dora vete na jep nji informate te vertete...

    ja cfar thote vete grepi dora vete..

    --------------

    Sjam gabim fare sepse parat kan qenė tė mbledhura nė menyr private dhe kan qen te dedikuara nė menyr rajonale pėr Regjionet e tyre qė i kan mbledhur dhe pa dashur ta mbroj Azem Sylen po them se smund te ken qen parat tė dedikuara Azem syles dhe tė zihen nė Sllatin kur Azem Syla gjat Luftes nė Kosovė ska qen as dhe nje dite nė Kosovė por ka qendruar nė Shqiperi, Azem syla ka hyr nė Kosovė vetem pasi kan hyr Forcat e NATO-s nė Kosovė !!

    -----------------


    thx o grep se na hoqe nji siklet..

    se isha ne merak kur ju kam than rognerista e 15 kat-cista..

    nuk paskam gabue..

    ...
    Hė o Brari, pėr kete gje ke ndenjur nė siklet deri tash, po pse sma thoshe me heret se ta kisha hequr ore i uruar se nga gjith keta ketu, ti mė dhimbsesh !!

    Ne e dime tė gjith se Azem syla as dhe nje dite gjat tėr Luftes sė Kosovės ska hyr nė Kosovė !!
    Poashtu dhe Xhavit Haliti ska hyr as dhe pėr nje dite nė Kosovė sa ishte duke u bere Luftė por vetem ather mbasi kan hyr forcat e NATO-s !!
    Xhavit haliti ska pasur dhe ndonje rol te veqant tek zingjiri Komandus por Azem syla ka qen komandant i Pėrgjithshem dhe duhej tė ishte nė Kosovė pasi kishte rol tė madh !
    Poashtu dhe Fatmir Lima mbas ofenzivave tė Fuqishme qė kishte ndermarr ushtria e serbit, shkon dhe stacionohet nė Zonen e pashtrikut !!

    Keto gjera sduhet tua fshehim tash ketyre sepse kan qen veprime tė tyre dhe duhet tė mbajn vetė pėrgjegjsi pėr veprimet qė kan bere si pėr mire ashtu dhe pėr keqė !!


    grepi, dora vetė

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Shpresim Uka, vazhdon tė merret nė pyetje

    Hetimet vazhdojnė...

    Prishtinė, 8 mars - Shpresim Uka, i dyshuar pėr pjesėmarrje nė krime, sipas dėshmive tė Nazim Bllacės, njė i vetdeklaruar pėr pjesėmarrje nė ato krime, tė hėnėn ėshtė paraqitur nė stacionin policor sipas vendimit tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė. Ai ėshtė arrestuar tė premten nė Prishtinė nga Policia e EULEX-it, dhe mė pas ėshtė liruar, pasi qė Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, ia kishte shqiptuar masėn e lajmėrimit policor. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, tha se i dyshuari tė hėnėn ėshtė paraqitur nė polici. “Nė bazė tė vendimit tė organeve tė drejtėsisė i dyshuari nė fjalė ėshtė paraqitur nė stacionin e policisė sipas vendimit tė cekur”, tha Kelani. Shpresim Uka ėshtė personi i tretė qė arrestohet pėr rastin “Nazim Bllaca”. I pari nė muajin nėntor tė vitit tė kaluar ėshtė arrestuar Nazim Bllaca, i cili akuzohet pėr vrasje, tentim vrasje dhe krim tė organizuar dhe i cili aktualisht ėshtė nė arrest shtėpiak, ndėrsa nė janar tė kėtij viti ėshtė arrestuar Driton Hajdari, i cili akuzohet pėr dy tentim vrasje, njėra qė dyshohet se ka ndodhur nė nėntor 1999 nė Prishtinė dhe tjetra nė qershor tė vitit 2000 nė Ferizaj, ndėrsa atij tashmė i ėshtė caktuar masa e ndalimit pėr t’iu afruar vendit ose personit tė caktuar, derisa tė premten ėshtė arrestuar edhe Shpresim Uka po ashtu lidhur me kėtė rast. Ai dyshohet pėr vrasjen e Ibush Kllokoqit nė vitin 1999 dhe dy tentim vrasje tjera. Vrasjen e Kllokoqit e ka pranuar se e ka kryer Nazim Bllaca nė CD-nė qė ėshtė bėrė publike nė nėntor tė vitit tė kaluar. Si bashkėpunėtorė dhe epror ai pėrmend shumė emra nė mesin e tyre edhe tė Shpresim Ukės, pėr tė cilin thotė se ėshtė dhėndėr i Azem Sylės, zyrtar i lartė nė PDK. Siē ka rrėfyer Bllaca listėn me personat qė duhet ekzekutuar e ka marrė nga eprori i tij Shpresim Uka.

    T. Rexhepi,"Bota Sot",Prishtine

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ai qe vrau Uk Bytyqin e i lire eshte apo ne burg?

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-02-2010
    Postime
    37
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ai qe vrau Uk Bytyqin e i lire eshte apo ne burg?
    E kane liruar se ai ka kryer misionin e partise se tij .......

  5. #185
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anėtarėsuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    Citim Postuar mė parė nga grepi, dora vet Lexo Postimin
    Hė o Brari, pėr kete gje ke ndenjur nė siklet deri tash, po pse sma thoshe me heret se ta kisha hequr ore i uruar se nga gjith keta ketu, ti mė dhimbsesh :u !!

    Ne e dime tė gjith se Azem syla as dhe nje dite gjat tėr Luftes sė Kosovės ska hyr nė Kosovė !!
    Poashtu dhe Xhavit Haliti ska hyr as dhe pėr nje dite nė Kosovė sa ishte duke u bere Luftė por vetem ather mbasi kan hyr forcat e NATO-s !!
    Xhavit haliti ska pasur dhe ndonje rol te veqant tek zingjiri Komandus por Azem syla ka qen komandant i Pėrgjithshem dhe duhej tė ishte nė Kosovė pasi kishte rol tė madh !
    Poashtu dhe Fatmir Lima mbas ofenzivave tė Fuqishme qė kishte ndermarr ushtria e serbit, shkon dhe stacionohet nė Zonen e pashtrikut !!

    Keto gjera sduhet tua fshehim tash ketyre sepse kan qen veprime tė tyre dhe duhet tė mbajn vetė pėrgjegjsi pėr veprimet qė kan bere si pėr mire ashtu dhe pėr keqė !!


    grepi, dora vetė
    ky grepi te gjith ne zvicer e din e njofin si njeri me shum ftyra.
    her ka qen me ldk e eshte edhe so ne zemer e ka e fondin e bukoshit.
    edhe ne LPK u mundoue ti fut turit me porosi te ambasadave te shkieve kuptohet.
    ma von ka qen me lkēk-ne kinse eshte per bashkim kombetar.
    edhe ne fondin e luftes"VendlindjaThrret" u mundue ti shtin turit e flliqt
    po sju shit hiq.
    e tani kishe po mundohet ta mbroi albinin.
    edhe po shpreson me e lpi naj asht te rabushi ne aak.
    a gjithmon ka qen dhe mbetet nji bashkpuntor i ambasadave te shkieve
    ne perendim e sidomos ne zvicer franc gjermani e belgjik e austri.
    keto jan fytyret e"patriotit" me nofken grepush
    qe e mban mall kosoven sepse ska guxim qe ta vizitoi kurr
    prej te mirave qe ia ka ba kosoves e popullit shqiptar ky bashkpuntor plak i shkieve.

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po a ka shpreh ndonji pendes ky qe vrau Uk Bytyqin?

    Si sillet me kte njeri katundi e mahalla e gjindja?

    Si jetojn sot familjaret e UK Bytyqit?

    A kan me hanger e a kan ndoj ndihm nga shteti?

    Ky vrasesi i Luftarit Uk a vazhdon militon ne PDK?

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Po a ka shpreh ndonji pendes ky qe vrau Uk Bytyqin?

    Si sillet me kte njeri katundi e mahalla e gjindja?

    Si jetojn sot familjaret e UK Bytyqit?

    A kan me hanger e a kan ndoj ndihm nga shteti?

    Ky vrasesi i Luftarit Uk a vazhdon militon ne PDK?

    po si jo ka ber me te fatmir sejdiu kualicion!!

    po ata sillen mir se ashtu i urdheron fatmir bardhyl sejdiu!!

    po ata kan me hanger se ua la uka edhe nje kothere!!

    po ai asht nje militant edhe ma i respektuar se para vrasjes se uke bytyqit!!

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    EULEX-i po punon t`i kthejė tė dhėnat e djegura tė intelegjencės

    Publikuar: Sot, mė 18 mars 2010 nė KD,Prishtinė

    Prishtinė, 18 mars – Njė kasafortė nė tė cilėn janė mbajtur tė dhėnat mė tė rėndėsishme tė EULEX-it ka shpėtuar njė pjesė tė rėndėsishme tė punės sė inteligjencės tė kėtij misioni. Zjarri qė nė orėt e mėngjesit tė 24 shkurtit pati kapluar bazėn qendrore tė KFOR-it nė Prishtinė, pėrkatėsisht kampin “Film City”, pati qėlluar qė tė ishte pikėrisht nė zyrat e Inteligjencės sė EULEX-it.
    Misioni po punon nė rikthimin e dėshmive dhe tė dhėnave tė tjera qė kanė qenė tė vendosura nė pjesėn ku e ka kapluar zjarri, mirėpo, sipas burimeve tė gazetės, njė kasafortė ku janė ruajtur tė dhėnat mė tė rėndėsishme, ka shpėtuar punėn kryesore, shkruan sot “Koha Ditore”.
    Kasaforta, sipas burimeve tė gazetės, ėshtė kapluar nga zjarri dhe ka dalė nga sistemi, ndėrkaq qė tani, edhe vetė zyrtarėt e EULEX-it janė duke pasur vėshtirėsi qė ta hapin.
    Sipas zyrtarėve tė EULEX-it ende nuk mund tė komentohet nėse zjarri qė qe shkaktuar nė orėn katėr tė mėngjesit, ka qenė i shkaktuar nga faktori njeri.
    Edhe zyrtarisht, ndonėse faza e parė e hetimeve ka pėrfunduar, misioni konfirmon se rezultati i deritanishėm tregon qė zjarri tė jetė shkaktuar nga njė defekt i shpėrndarėsit tė rrymės elektrike.
    “Hetimet tė cilat tashmė nuk janė nė fazėn preliminare, sipas rezultateve tė para tregojnė se zjarri ėshtė shkaktuar si pasojė e njė defekt elektrik, dhe nuk ka qenė ndonjė akt kriminal. Por hetimet e ekspertėve marshall dhe tė forenzikės po vazhdojnė”, ka thėnė zėdhėnėsja e EULKEX-it Kristina Herodes.
    Ndonėse parimisht, misioni insiston se “nuk ka pasur dosje apo dėshmi kriminale tė depozituara aty”, zėdhėnėsja Herodes ka dhėnė edhe njė pėrgjigje shtesė kur ėshtė pyetur pėr kasafortėn. Sipas saj, e rėndėsishme ėshtė se EULEX-i nuk ėshtė dėmtuar.
    “Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se defekti nuk do tė ketė efekt nė mundėsinė e EULEX-it qė tė hetojė apo prokurojė krimet serioze”, ka thėnė Herodes.
    Sipas saj, misioni ėshtė pėrkujdesur pėr raste tė tilla tė papritura dhe e ka sistemin e vet mbėshtetės apo rezervė.
    “Nė pėrgjithėsi ekziston njė sistem rezervė pėr tė gjitha llojet e informatave tė EULEX-it, me anė tė tė cilave mbrohet materiali nė raste tė zjarrit apo tė ngjarjeve tė tjera tė paparashikueshme”, ka thėnė Herodes duke shtuar se ndėrtesa si e tillė i takon KFOR-it.
    Sipas Herodes, sistem i mbėshtetjes do t`i kthejė tė dhėnat.
    “Sistemi mbėshtetės apo rezervė ėshtė pjesė kritike e planifikimit tė EULEX-it nė rast tė incidenteve. Misioni do t`i rikthejė tė dhėnat”, ka thėnė Herodes.
    Baza e KFOR-it nė “Film City” ėshtė qendra kryesore komanduese e trupave tė NATO-sė nė Kosovė. Nė kėtė bazė veprojnė ushtarė tė tė gjitha kontingjenteve tė vendeve kontribuuese me forca ushtarake, ndėrkaq qė kampi shėrben edhe si seli e komandantit tė KFOR-it.

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Hė o Brari, pėr kete gje ke ndenjur nė siklet deri tash, po pse sma thoshe me heret se ta kisha hequr ore i uruar se nga gjith keta ketu, ti mė dhimbsesh !!

    Ne e dime tė gjith se Azem syla as dhe nje dite gjat tėr Luftes sė Kosovės ska hyr nė Kosovė !!
    Poashtu dhe Xhavit Haliti ska hyr as dhe pėr nje dite nė Kosovė sa ishte duke u bere Luftė por vetem ather mbasi kan hyr forcat e NATO-s !!
    Xhavit haliti ska pasur dhe ndonje rol te veqant tek zingjiri Komandus por Azem syla ka qen komandant i Pėrgjithshem dhe duhej tė ishte nė Kosovė pasi kishte rol tė madh !
    Poashtu dhe Fatmir Lima mbas ofenzivave tė Fuqishme qė kishte ndermarr ushtria e serbit, shkon dhe stacionohet nė Zonen e pashtrikut !!

    Keto gjera sduhet tua fshehim tash ketyre sepse kan qen veprime tė tyre dhe duhet tė mbajn vetė pėrgjegjsi pėr veprimet qė kan bere si pėr mire ashtu dhe pėr keqė !!


    grepi, dora vetė
    Dhe per Hashen o Grep ?

    Fatmiri eshte gjithsesi ( pavarsisht vjedhjeve) ne aspektin politk nje politikan i aft qe din me komuniku, i vetmi person ne je afat te shkurter qe do ta drejtonte PDKn.
    Keto dite pritet te arrestohet per pervetsim te milionave, edhe pse askush nuk ma hjek bindjen qe kto para i ka vjedhur vet Grabovci si arketar i SHIKu.
    Dhe forumistat qe vet ja kan ngrit famen luftaraka Fatmirit, sot thojn qe:

    Fatmir Lima mbas ofenzivave tė Fuqishme qė kishte ndermarr ushtria e serbit, shkon dhe stacionohet nė Zonen e pashtrikut !!
    Keto dit verehet nga forumistat e Hashes nje tendenc per tu ē'pergjegjsuar nga veprimtaria e Azem SYLESe.
    (Syla alias Strategu NATOs ne Rambouillet i thojke NATA, sa per pergaditjen ushtarake qe ka pasur ky personazh)

    Xhaviti ka qen personi qendror si per koordinim te punave dhe per transportin e armeve dhe eshte me funksion Gjeneral i SHIKut Shqiperise

    Siē po shihet, SHIK eshte i perbem nga disa grupe te ndryshme te cillat kan hyre ne nje luft te pameshirshem sepse ju ka afruar edhe fundit tashti. Secili ēpergjesgjsohet per veprimin e vet dhe ja hedh kolegut ose te vdekurit ...

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    19.03.10 - Thaqi: Do ti luftojm grupet terroriste dhe kriminale nė Kosovė


    Pėr kryminstrin e Kosovės Hashim Thaqi, organizatat terroriste tė shqiptarėve tė Kosovės dhe ato tė tifozėve huliganė mbeten kėrcėnimet kryesore pėr sigurinė e Kosovės dhe Bashksin nderkombtare.
    “Kosova do tė luftojė me tė gjitha mjetet e mundėshme krimin e organizuar. Huliganėt nė sport dhe organizatat terroriste tė shqiptarėve tė Kosovės pėrfaqėsojnė kėrcenimin kryesor pėr sigurinė tonė kombėtare dhe ndėrkombtare”, deklaroi Thaqi nė Bėrdo tė Sllovenis.

    Deklarata e Thaqit ka ardhur pas kėrkesave tė vazhdueshme tė komunitetit ndėrkombėtar pėr njė angazhim mė tė madh nė luftėn antikrim, kėrkesa kėto adresuar Ballkanit Pėrendimor pasi Droga dhe krimi esht bere problem i madh i Evropes.


    Info net


    grepi, dora vetė

  11. #191
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Thaqi tenton tė kriminalizoj vetvendosjen dhe Shoqatat e Luftes qė si binden atij apo dhe kedo tjeter nga partit e Vogla qė tentojn tė qesin Popullin nė rrugė !!


    grepi, dora vetė

  12. #192

    Fjala e Kryeministrit Thaēi nė takimin me liderė tė rajonit nė Bėrdo, Slloveni

    Fjala e Kryeministrit Thaēi nė takimin me liderė tė rajonit nė Bėrdo, Slloveni

    Fjala e kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, mbajtur nė sesionin plenar tė konferencės “Bashkė nė Unionin Evropian – Kontributi i Ballkanit Perėndimor pėr Perspektivėn Evropiane”

    Tė nderuar nikoqirė, znj. Kosor dhe z. Pahor,

    Tė nderuar pėrfaqėsues tė lartė tė Bashkimit Evropian,

    Tė nderuar liderė tė shteteve tė Ballkanit Perėndimor,

    Me lejoni tė filloj duke ju pėrshėndetur nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe tė qytetarėve tė saj. Ėshtė njė nder dhe kėnaqėsi e veēantė tė jem kėtu nė kėtė forum shumė tė respektuar, nė mesin e liderėve tė shteteve tė rajonit dhe pėrfaqėsuesėve tė lartė tė Bashkimit Evropian.

    Njė falenderim i veēantė u takon organizatorėve tė kėtij takimi, Kryeministres sė Republikės sė Kroacisė, znj. Jadranka Kosor dhe Kryeministrit tė Republikės sė Sllovenisė, z. Borut Pahor. Iniciativa e juaj ėshtė shumė e ēmueshme dhe jemi kėtu me bindjen se ky takim do tė ndikojė nė fillimin e njė kapitulli tė ri tė bashkėpunimit rajonal dhe bilateral ndėrmjet shteteve tė Ballkanit Perėndimor.

    Mė lejoni nė fillim tė ju njoftoj se deri sot, Republika e Kosovės ėshtė njohur nga 65 vende tė botės dhe ėshtė pranuar si anėtare nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, si dhe nė Bankėn Botėrore. Jemi duke punuar qė sė shpejti tė anėtarėsohemi edhe nė Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim. Me ndihmėn edhe tė partnerėve tanė ndėrkombėtar nė Kosovė, jemi duke implementuar Kushtetutėn tonė moderne, tė bazuar nė Propozimin Gjithpėrfshirės tė Presidentit Ahtisaari.

    Siē e dini, nė fund tė vitit tė kaluar, ne organizuam zgjedhjet e para tė lira nė Kosovėn e pavarur. Ky proces zgjedhor dėshmoi se institucionet dhe qytetarėt e Kosovės mund tė realizojnė zgjedhje tė lira, demokratike, tė drejta dhe tė pranueshme. Shtete tė shumta dhe vėzhguesit ndėrkombėtarė, me tė drejtė kanė vlerėsuar se kėto zgjedhje i kanė pėrmbushur standardet ndėrkombėtare.

    Shqiptarėt, serbėt dhe komunitetet e tjera votuan dhe i zgjodhėn pėrfaqėsuesit e tyre legjitim, dhe, si rezultat i kėtyre zgjedhjeve, u krijuan edhe tri komuna tė reja me shumicė serbe – Komuna e Graēanicės, e Kllokotit dhe e Ranillugut. Kėto komuna tanimė kanė filluar funksionimin e tyre efikas me mbėshtetjen e plotė dhe tė gjithėanshme tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe tė partnerėve tanė ndėrkombėtare.

    Si ēdo vend demokratik, nė kėto zgjedhje synuam pjesėmarrjen e tė gjithė qytetarėve tanė, dhe ne kėtė e kemi arritur me pjesėmarrjen mė tė madhe ndonjėherė tė komunitetit serb tė Kosovės, tė cilėt pėrmes pjesėmarrjes nė kėtė proces demokratik dėrguan njė mesazh tė qartė: mesazhin e zhvillimit demokratik dhe tė jetės mė tė mirė nė kuadėr tė sistemit juridik dhe politik tė Republikės sė Kosovės.

    Pėrkundėr suksesit evident nė pjesėn mė tė madhe tė Kosovės, serbėt nė pjesėn veriore tė vendit ende janė peng tė ndikimit dezintegrues tė Beogradit zyrtar dhe tė individėvė tė caktuar, apo tė tė ashtuquajturave “struktura paralele”. Pėr tė tejkaluar kėtė situatė, Qeveria qė unė drejtoj, sė bashku me Zyren Civile Ndėrkombėtare ka hartuar njė qasje gjithėpėrfshirėse pėr tė vendosur legjitimitetin institucional edhe nė kėtė pjesė tė vendit, gjithnjė nė funksion tė pėrmirėsimit tė mirėqenies sė qytetarėve tanė nė veri, si nė kuptimin social dhe ekonomik, ashtu edhe nė atė legal dhe politik.

    Tė nderuar zonja dhe zotrinj,

    Nė dy vitet e pavarėsisė sė saj, Republika e Kosovės ka shėnuar arritje nė shumė fusha, por pa dyshim qė si shtet i ri, ballafaqohet edhe me sfida tė shumta. Kėto sfida, qė paraqesin edhe prioritetet e Qeverisė qė unė drejtoj, janė theksuar edhe nė Raportin e Progresit pėr Kosovėn tė vitit 2009 nga Komisioni Evropian dhe institucionet tona tashmė kanė koncentruar resurset e nevojshme me qėllim tė tejkalimit tė kėtyre sfidave dhe pėrbushjes sė kritereve dhe standardeve demokratike pėr integrim evropian.

    Ne e mirėpresim qėndrimin e qartė dhe tė theksuar nė vazhdimėsi nga pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian se Kosova, njejtė si i gjithė rajoni, ka perspektivė evropiane dhe se e ardhmja e saj ėshtė nė familjen evropiane. Kjo ėshtė bėrė e qartė edhe nė Studimin pėr Kosovėn, tė publikuar vitin e kaluar nga Komisioni Evropian, qė i ka hapur vendit tim perspektivėn e sigurt pėr marrėdhėnie tregtare me Bashkimin Evropian, pėr liberalizimin e vizave, si dhe pėr dialogun nė procesin e Stabilizim – Asocimit.

    Ne tashmė kemi pranuar pyetėsorin pėr marrėdhėnie tregtare me Bashkimin Evropian dhe presim qė shumė shpejtė tė marrim edhe udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave, deri sa jemi tė pėrqėndruar fuqishėm nė dialogun pėr procesin e Stabilizim-Asocimit. Kosova dhe populli i saj e ka synim tė qartė anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO, prandaj besojmė qė pėrparimi i Kosovės nė procesin e integrimeve Evropiane dhe Euro-atlantike do ta shpėrblejė kėtė vullnet tė qytetarėve tanė.

    Nė kėtė drejtim, duke mirėpritur hyrjen nė fuqi tė Traktatit tė Lisbonės, ne besojmė se Bashkimi Evropian duhet tė vazhdojė tė mbajė derėn e hapur pėr anėtarėsim pėr tė gjitha shtetet e Ballkanit Perėndimor, meqė procesi integrues ėshtė nxitja mė efikase pėr thellimin e reformave tė nevojshme dhe pėr arritjen e kushteve dhe kėrkesave tė Kritereve tė Kopenhagės dhe tė Procesit tė Stabilizim – Asocimit.

    Edhe procesi i liberalizimit tė vizave pėr tė gjitha vendet e rajonit tonė duhet tė vazhdojė dhe pėrveē si njė proces teknik i arritjes sė standardeve tė kėrkuara, duhet tė shihet edhe nga perspektiva humane e lirisė sė lėvizjes dhe ofrimit tė mundėsive tė reja pėr qytetarėt e shteteve tona. Por, po ashtu, ne besojmė se ky proces nuk duhet tė jetė politik apo tė politizohet nė ēfarėdo mėnyre.

    Tė nderuar pjesėmarrės, zonja dhe zotrinj,

    Pjesė e rėndėsishme e integrimit ėshtė edhe synimi pėr marrėdhėnie tė mira fqinjėsore. Kosova ka raporte tė shkėlqyeshme me Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Malin e Zi. Ne kemi vendosur marrėdhėnie diplomatike nė nivel ambasadorėsh me Shqipėrinė, Maqedoninė dhe sė shpejti presim tė emėrojmė ambasadorėt e ndėrsjellė edhe me Malin e Zi.

    Unė besoj se raportet tona fqinjėsore vazhdojnė tė dėshmojnė pėr rajonin tonė, por edhe mė gjerė, se pavarėsia e Kosovės ėshtė faktor i paqes dhe stabilitetit rajonal, duke sjellė edhe mė shumė bashkėpunim mes shteteve tė Ballkanit Perėndimor. Kosova ėshtė e pėrkushtuar pėr marrėdhėnie tė mira me fqinjėt, me vendet e Bashkimit Evropian dhe me ēdo vend tjetėr, si njė shtet mik i tė gjithėve. Kosova ėshtė e gatshme tė bashkėpunoj edhe me Serbinė pėr tė gjitha ēėshtjet e interesit tė ndėrsjellė.

    Ne e ritheksojmė edhe kėtu vullnetin dhe gatishmėrinė tonė pėr tė kontribuar nė rritjen e nivelit tė komunikimit dhe bashkėpunimit rajonal, me tė gjithė dhe pa pėrjashtime, dhe mbesim me shpresė se takime tė kėsaj natyre do tė mund tė organizohen edhe nė tė ardhmen, gjithmonė nė funksion tė stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian tė rajonit tonė.

    Ju faleminderit pėr vėmendjen tuaj.

    Bota Sot

  13. #193
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Ne Kosove I Dim Mir Se Kush Ishin Bashkpuntort E Udb-s Esht E Vertet Se Udba Ne Kosove Kishte Shum Pashkpuntor Punoj Mbi 50 Vjet Tash Kan Filluar Te Aktivizohen Prap Pra Nese Vret Nje Ish Pashkpuntor Te Quajn Marksist Lelinist Ahaha Poe Marr Si Shembull Ibush Kllokoqin Edhe Disa Dosta Qe Tash Nuk Pom Kujtohen Emrat E Ktyre Mbeturinave

  14. #194
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    Ne Kosove I Dim Mir Se Kush Ishin Bashkpuntort E Udb-s Esht E Vertet Se Udba Ne Kosove Kishte Shum Pashkpuntor Punoj Mbi 50 Vjet Tash Kan Filluar Te Aktivizohen Prap Pra Nese Vret Nje Ish Pashkpuntor Te Quajn Marksist Lelinist Ahaha Poe Marr Si Shembull Ibush Kllokoqin Edhe Disa Dosta Qe Tash Nuk Pom Kujtohen Emrat E Ktyre Mbeturinave
    A e ki fjalen per Ibarin e Vujkon!?
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  15. #195
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Mebybe

    Citim Postuar mė parė nga mebybe Lexo Postimin
    A e ki fjalen per Ibarin e Vujkon!?
    NUK I NJOF ME KET NOFK PYTA PER NIFAR IBUSH APO IBISH KLLOKOQIN DHE DISA TJER

  16. #196
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/mesme/Fahredini-rama.jpg

    Filloi gjykimi kundėr Fahredin Gashit e Hysni Ramės
    Teuta Rexhepi Bota sot
    Qė tė dy tė dyshuarit pėrmenden nė rastin Nazim Bllaca e qė akuzohen pėr krime tė kryera pas lufte si pjesėtar tė SHIK-ut.
    Nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė tė martėn ka filluar gjykimi kundėr Fahredin Gashit dhe Hysni Ramės. Qė tė dy tė dyshuarit pėrmenden nė rastin Nazim Bllaca e qė akuzohen pėr krime tė kryera pas lufte si pjesėtar tė SHIK-ut.
    Sipas aktakuzės sė prokurorit tė EULEX-it, i dyshuari Fahredin Gashi (1969) i njohur me nofkėn “Faruk”, i arrestuar mė 13 korrik akuzohet pėr krime lufte kundėr popullatės civile sepse nė bashkėveprim me Nazim Bllacėn i deklaruar dėshmitar bashkėpunues nga Gjykata e Qarkut nė Prishtinė nė cilėsinė e pjesėtarėve tė UĒK-sė kanė hyrė nė shtėpinė e Salih Gashit dhe e kanė vrarė atė duke e qėlluar me armė automatike nė Varigovc tė Lypjanit mė 15 qershor tė vitit 1999. Ndėrsa, Hysri Rama (1973) i njohur me nofkėn “Hysi” akuzohet pėr dhėnie tė ndihmės kryerėsve pas kryerjes sė veprave penale. Ai akuzohet se i ka ndihmuar Fahredin Gashit pėr tė shmangur zbulimin duke ia dhėnė babait tė Fahredin Gashit njė deklaratė tė nėnshkruar nė tė cilėn i pandehuri nė mėnyrė tė falsifikuar ka thėnė se Nazim Bllaca mė 2009 i kishte thėnė atij se Fahredin Gashi nuk kishte tė bėnte asgjė me vrasjen e Salih Gashit dhe se Bllaca do ta akuzonte Gashin vetėm pėr tė nxjerr para prej tij dhe duke e konfirmuar pėrmbajtjen e deklaratės sė tillė tė shkruar me dorė para prokurorit kur ėshtė dėgjuar si dėshmitar nė Prishtinė mė 29 tetor 2010.
    Avokatėt paraqiten disa ankesa pėr procedurėn e ngritjes sė aktakuzės dhe tė zhvillimit tė hetimeve. Gjykimi vazhdon pasnesėr.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  17. #197
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    a ju paska hi fitili shikasve aaaa bash mir po kam frig se do mbetet vetem me kaq me zbulimin e do vrasjeve te dores se dyt, kam shum frig se vrasjet mat rensishme do mbesin pa zbulu si vrasja e themelusit te uck remzi hoxha, zedhensit te par te uck ali uka,komandant drinit, ministrit te mbrojtjes kolonel ahmet krasnici, kolonel tahir zemes, xhemajl mustafes, enver malokut,etj etjkamfrig se duke u koncentru vetem ne keto vrasjet e bashkpuntorve te serbis si ibush kllokoci e salih gashi e ndonje te ngjashem, vrasjet e patrioteve te mdhenje per me jav zan karrigen do mbesin ne rend te dyt

  18. #198
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    O Z.Gjema, vrasjet dihen edhe porositesit edhe vrasesit, dorasit maskagji dihen. Shqypetaret i din. Vetem se munegon drejtesa per ta thene fjalen e vete. N'se nuk exziseton drejtesi qe i gjykon keto krime tinezare, populli shqypetar i di, si harron kurren e kurres. Duaret e lyeme me gjak shqyptari nuk pasterohen kurre.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  19. #199
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Si e zbuloi Nazim Bllaca vrasjen e Sali Gashit

    Publikuar: Sot, mė 18 mars 2011




    Prishtinė, 18 mars – Pėr tetė vjet rresht Afrim Gashi nuk kishte pasur idenė se kush ia kishte vrarė babanė.
    Njė telefonatė nė njė mbrėmje vere e kishte ēuar te njė zarf, nė tė cilin ndodhej njė letėr e shkruar me dorė, nė tė cilėn thuhej se babanė e tij Salih Gashi ia kishte vrarė Faruk Gashi. Letra i kishte ardhur nga njė person i panjohur, pėr tė cilin tek pas dy vjetėsh kishte kuptuar se autor i saj ishte Nazim Bllaca.
    Nė seancėn gjyqėsore tė enjten nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, djali i Salih Gashit, i vrarė mė 15 qershor 1999, pėr vrasjen e tė cilit akuzohet Fahredin Gashi, e ka pėrshkruar tė atin si njė bujk qė ėshtė marrė me punė toke e bagėti dhe se ka qenė njė anėtar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
    Prokurori i rastit, Maorizio Salustro, ėshtė ndalur mė shumė tek kontaktet e tij tė para me Nazim Bllacėn pėr tė cilin nuk kishte ditur se ai po i shkruante.
    “Jam kanė me gruan tu ardhė nė autobus prej miqve. Ora ka qenė shtatė nė mbrėmje. Ka thirr dikush (nė telefon celular) dhe mė ka thanė shko nė shtėpinė tėnde nė Lypjan nė katin e tretė tė shtėpisė ndėr njė bllok e ke njė letėr nė zarf. Kjo ka ndodhur nė vitin 2007”, ka thėnė ai.
    “Jam ēu herėt edhe kam shkuar nė shpi. Qysh mė ka thanė e kam gjet letrėn ndėr bllok. E kam gjet zarfin edhe e kam gjet letrėn”, ka thėnė dėshmitari.
    Autori i letrės nė atė kohė anonim, i kishte shkruar se babėn nuk ia kishte vrarė UĒK-ja, por Faruk Gashi. Autori i saj kishte thėnė se po tė donte UĒK-ja do ta kishte bėrė kėtė kur do tė kishte dashur.
    “Baba yt nuk u kanė as spiun, as tradhtar, por pse e ka vra Faruku e din. Ai veē ka ardh edhe mė ka thanė hajde se kemi me shku me vra Salih Gashin. Unė kam marrė pjesė nė vrasje, po babėn ta ka vra Faruku”, thuhej nė letėr.
    Kjo letėr i ėshtė dorėzuar trupit gjykues si provė materiale. Nė letėr pėrshkruhet mėnyra se si i ėshtė vrarė babai dhe nga kush. Kur Afrimi kishte shkuar e kishte gjetur letrėn ashtu siē i ishte thėnė nė njė zarf nė tė cilin shkruhej “nė kėta dy numra me lajmėro kur ta marrsh letrėn”.
    “Duhet tė ma japėsh besėn e shqiptarit mos mem qit kurrė Afrim, t’i duhet ta dish, familja jote, fshati, ēka ka ndodh me babėn tėnd. Sali Gashi nuk ka qenė spiun kurrė. Mirėpo babai yt ka ditė diēka me rėndėsi pėr njė person nė Shtime, i cili para lufte ka bashkėpunuar me polici tė Serbisė, e ai ėshtė Faruk Gashi”, thuhet nė letėr. Nė letėr po ashtu thuhet se, “...deri sot nuk ėshtė zbuluar pse u vra Salihu. T’i duhet me e hap rastin jo nė SHPK, por nė UNMIK, pėr arsyeje se ky person ka gjin nė SHPK, nė gjykatat tona, nėse e lajmėron nė UNMIK ti fiton, familjes tėnde i hiqet emri i tradhtisė”, thuhet ndėr tė tjera nė letėr.
    Afrim Gashi ka shtuar mė tej se pasi e ka marrė letrėn pėr tre vjet nuk kishte ndėrmarrė asnjė veprim. Mirėpo edhe mė vonė ai kishte pranuar sms tė ndryshėm, tė cilėt i kishte kthyer herė pas here, por nuk e kishte ditur se kush po i shkruante deri nė vitin 2009 kur ishte shfaqur Nazim Bllaca nė oborrin e shtėpisė sė tij nė Varigovc.
    “Ma vonė, nė vitin 2009, jam kanė te shpija nė Lipjan me tre vėllezėrit e mi qė jetojnė nė Zvicėr. Ka thirr mixha jem Salihi nė telefon edhe ka thanė hajde se kanė ardh dy persona me fol me ty. Jemi kthy shpejt nė shpi nė katun, kur kemi shku e kam pa njė xhip tė zi. Nė xhip u kanė Hysri Rama. Nuk ka dalė prej kerri e as nuk ka fol kurrgjė”, ka treguar ai. Dėshmitari ka thėnė se Nazim Bllaca i kishte thėnė qė tė shkojė nė EULEX pėr tė denoncuar Fahredin Gashin si autor tė vrasjes sė babait tė tij. Bllaca i kishte thėnė sėrish qė nėse shkon nė Policinė e Kosovės nuk do tė bėnte asgjė pasi sipas tij Fahredin Gashi kishte para, biznes, avokat e lidhje tė forta nė Policinė e Kosovės. Madje Bllaca i kishte thėnė se do tė jetė dėshmitar.
    Me gjithė kėto Afrim Gashi ka thėnė se nuk iu kishte besuar shumė sms-ve qė merrte e as letrave me autor tė panjohur. Ka thėnė se dyshonte se mos dikush qėllimisht po dėshiron ta fusė nė telashe.
    Dėshmitari ka thėnė se bazuar nė sms-tė qė kishte pranuar njė ditė vikendi kishte shkuar nė Prishtinė nė Policinė e UNMIK-ut pėr ta paraqitur rastin. Ata nuk kishin punuar, ndėrsa ishte drejtuar nė Policinė e Kosovės. Oficerė tė saj e kishin orientuar tė shkonte nė Lypjan pėr ta paraqitur rastin.
    “Jam shku nė Lypjan, ju kam kallėzue pėr Nazimin, e kam dhanė njė deklaratė, po kurrė nuk mė kanė thirr ata. Policia e Lypjanit ka dashtė me fsheh krimin se as nuk mė ka marrė nė pyetje as kurrgjė”, ka thėnė Gashi. Dėshmitari nuk e ka akuzuar direkt Fahredin Gashin pėr vrasjen e babait tė tij, pasi ka thėnė se ka qenė me maskė. Mirėpo nė bazė tė ecjes sė tij ka thėnė se ky mund tė jetė ai qė ia ka vrarė tė atin.
    “Allahu e dėnoftė atė qė ma ka vra babėn!”, ka thėnė dėshmitari
    Afrimi ka thėnė se kurrė nė jetėn e tij nuk e ka njohur Fahredin Gashin, tė cilin e quante vazhdimisht “Faruk”.
    Dėshminė e ka vazhduar motra e Afrimit, Hyrije Gashi, duke pėrshkruar dy vrasėsit e babait tė saj, njėrin mė tė gjatė dhe tjetrin mė tė shkurtėr e mė tė plotė. Ajo ka thėnė qė tė dy kanė hyrė nė dhomėn ku i ishte vrarė babai kur i kishte dėgjuar krismat.
    “Tė nesėrmen kam shkuar me kerr e me kali me djalė tė axhės nė Lypjan nė KFOR. Aty e kam dhanė njė deklaratė mandej ka ardhė KFOR-i nė shpi me verifiku trupin e vrarė tė babės”, ka thėnė ajo duke e pėrshkruar se si nga tė shtėnat e armės i ishte ēarė koka babait tė saj.
    Fahredin Gashi i ka shtruar disa pyetje dėshmitares. Meqė ai ėshtė i majtė, ėshtė interesuar se personi mė i shkurtė qė aludohet tė ketė qenė Fahredin Gashi a e kishte armėn nė dorėn e djathė apo tė majtėn, por ajo nuk ka mundur tė pėrgjigjet: “Nuk e di nė cilėn dorė e ka pas”.
    Gashi e ka pyetur dėshmitaren se a kishte pasur ndonjė herė babai i saj problem me UĒK-nė. Dėshmitarja ka treguar se njė herė pjesėtarė tė UĒK-sė kishin shkuar nė shtėpinė e tyre duke kėrkuar armė nga babai i saj. Armė nuk kishin gjetur, por e kishin marrė vėllanė e saj tė madh, Afrimin, e kishin rrahur shumė diku tjetėr dhe e kishin liruar.
    “Dy ushtarė qė kanė hy brenda janė kanė pa maska. Njanin prej tyre e kam ni t’u e thirr ‘Vogėlush’. Ajo ka thėnė se babai i saj nuk ka pasur lidhje me Policinė e Serbisė duke e pėrshkruar si njė bujk qė ka punuar tokėn. Mirėpo ka thėnė se ka qenė anėtar i LDK-sė nė partinė e Rugovės. I akuzuari ėshtė interesuar nėse i ati i saj ka pasur ndonjė konflikt me dikė. Dėshmitarja e ka pranuar se ka pasur njė konflikt pėr mezhdė, por sipas saj nuk ka qenė serioz, por vetėm njė fjalosje.
    Gjykimi nė rastin e Fahredin Gashit vazhdon mė 22 mars.

  20. #200
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ka vazhduar gjykimi kundėr Fahredin Gashit e Hysri Ramės

    Publikuar: Sot, mė 22 mars 2011
    "Koha Ditore"



    Prishtinė, 22 mars - Ka vazhduar gjykimi kundėr Fahredin Gashit e Hysri Ramės. Gashi akuzohet pėr krime tė luftės ndaj popullatės civile dhe vrasjen e Salih Gashit, ndėrsa Rama pėr dhėnie tė ndihmės pas kryerjes sė veprės penale. Gjatė ditės sė sotme kanė dėshmuar e veja e Salihut, Mirishahe Gashi, nusja Shefkia dhe vėllai i tė vrarit, Sejdiu. Gjykimi do tė vazhdojė mė 29 mars, kur pritet tė paraqitet dėshmitari kryesor, Nazim Bllaca, raporton KTV.
    Vetėm njė hap prapa vrasėsve sė tė shoqit kishte qėndruar Mirishahe Gashi, teksa kishte dėgjuar 6 tė shtėna tė njėpasnjėshme qė ishin zbrazur mbi kokėn e Salihut.
    E veja e Salihut i ka rrėfyer trupit gjykues version e saj tė natės sė kobshme.
    “Kam qenė e ratė me burrin nė dhomėn e fjetjes, qika u kon ēut nė dhomėn tjetėr... une nuk e di sa u kon ora sipas mendimit tem mes 9 a 9.30...Unė i ndiva zanat, u qova... erdh nusja e qeli derėn e tha: Oj nanė, dy njerėz me maska... dola te dera me pizhame dhe i pyeta ēka po doni, ai i gjati tha: -Salihun, e i shkurti ja boni shshttt.”
    Gjatė rrėfimit tė saj, 66-vjeēarja ua pėrkujtonte tė pranishmeve se ajo po e thoshte tė vėrtetėn, ngase kishte parė me sytė e saj tė masakruar tė shoqin.
    “I ranė nuses me kondak, ndoshta nuk i kanė ra me qėllim. Ata hynė shpejt tė dera e dhomės sonė, unė kam nga pas tyne, ata e nxun derėn, hyn njė hap brenda dhe kanė shti nė tė. Unė isha mbrapa shpinės sė tyne.. nė krye i kanė ra, i gjati ke ne tė djathtė, e i shkurti nė tė majtė, por i shkurti e vrau..... trut nė tok ja kanė qit....”, ka rrėfyer Mirishahja.
    E veja e Salihut thotė tė jetė tmerruar nga ngjarja sa qė kishte fituar edhe sėmundjen e zemrės. Megjithatė, ajo thotė se vetėm para njė viti ka kuptuar se kush mund tė jenė burrat me tė zezė qė ajo i pėrshkruan si i gjati dhe i shkurti, tė cilėt nė 15 qershorin e 1999-ės ia vranė burrin.

    Versionin e saj tė rrėfimit e kishte dhėnė edhe nusja e shtėpisė, Shefkia, e cila e kishte hapur derėn pėr mysafirėt e paftuar qė ia vranė vjehrrin.
    Ndėrsa ka dėshmuar edhe i vėllai i Salihut, Sejdiu.
    Megjithėkėtė, mbrojtėsit e Farukut thonė se ka diskrepancė nė deklarata e dėshmitarėve tė dhėna njė vit mė parė dhe tash.
    Procesin e quajnė tė montuar me motive shantazhi, ndėrsa kanė paralajmėruar se do tė thėrrasin edhe dėshmitarė tė tyre.
    Sidoqoftė, dėshmitarė kyē i kėtij procesi do tė jetė Nazim Bllaca, i cili ka fituar edhe statusin e dėshmitarit tė mbrojtur.
    Ai pritet tė dėshmojė para trupi gjykues mė 29 tė kėtij muaji.
    Ky proces gjyqėsor ėshtė rezultat i dėshmisė sė Nazim Bllaces, i cili kishte marrė mbi vete kryerjen 17 veprave penale, nė mesin e tyre edhe 2 vrasjeve.
    Fahredin Gashi, i njohur si Faruku, akuzohet pėr krime lufte, nė mesin e tė cilėve edhe pėr vrasjen e Salih Gashit.
    Ndėrsa Hysri Rama akuzohet pėr dhėnien e ndihmės kryerėsve pas kryerjes sė veprės penale.

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •