Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    A NUK MJAFTON VETËM KJO PJESË?!!!

    ...
    Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, mediat e shkruara që ishin nën kontroll të LDK-së këtë akt e cilësuan „historik“, ndërsa „vizionarit“ Ibrahim Rugova i arrinin telegrame urimi nga partitë simotra, degët dhe degëzat e LDK-së në Kosovë dhe gjithandej ku shtriheshin nëpër botë.


    Për këtë marrëveshjen të turpit “Millosheviq - Rugova", pati edhe reagime kunërshtuese, largpamëse e dinjitoze.



    Në një prononcim për “Zërin e Amerikës“ më 2 shtator 1996 (vetëm një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes) Akademik Rexhep Qosja lidhur me marëveshjen Millosheviq-Rugova, deklaron( citoi):

    „Gjatë tërë ditës më 2 shtator 1996, në TV të Beogradit është dhënë në tërësi (fotografuar me kamera) teksti i marrëveshjes, si thuhet në të, për normalizimin e sistemit të arsimit për fëmijët dhe rininë shqiptare dhe janë treguar emrat e nënshkruesve të saj. E kanë botuar në tërësi atë tekst edhe shumica e gazetave në gjuhën shqipe. Pse? Sigurisht për t´u treguar shikuesve dhe lexuesve se nënshkrues të tij janë: Sllobodan Milosheviçi dhe një qytetar i Kosovës, i nënshkruar si person pa kurrëfarë funksioni politik. Jo rastësisht gazetat tona të përditshme edhe nuk e kanë botuar këtë tekst, por e kanë komentuar kryesisht sipas qefit dhe si ta botojnë atë tekstin e pajtimit me kapitullimin. Shqiptarët që e kanë kokën për të menduar lirisht domosdo shtrojnë pyetjen: Pse me një nënshkrim u hoq dorë prej qëllimit të shpallur. Pse aq lehtë u shkel vullneti i popullit?”- përfundon citati.



    Nënshkrimi i marrëveshjes hap kapitullues

    për Ibrahim Rugovën?



    Për marrëveshjen “Millosheviç-Rugova”, prononcohet edhe Adem Demaçi në të përjavshmen ”Zëri”. Demaçi me këtë rast thotë (citoi):

    “Kështu si u bë dhe si doli, kjo nuk është kurrëfarë marrëveshje, por është vetëm një leje e Milosheviçit që shqiptarët mund të kthehen në godinat e veta shkollore, varësisht nga tempoja e rrëshqitjes së tyre drejt autonomisë kulturore. Kështu si u bë dhe si doli, ky nuk ishte një dokument për normalizimin e arsimit në gjuhën shqipe, por ky është një dokument politik me të cilin Dr.Rugova në mënyrën më të mirë bëri hapin e vet fatal kapitullues përpara regjimit hegjemonist dhe policor të Beogradit. Të merremi vesh, s´ka njeri që s´e di se as Rugova, as Millosheviçi kur e nënshkruan dokumentin nuk ishin udhëheqës të arsimit, por ishin udhëheqësit më të lartë të dy kombeve që janë në ngatërresa serioze dhe dramatike tash e një shekull.

    -Dhe ç´ndodhi?

    -Ndërsa Milosheviçi dokumentin në fjalë e nënshkroi në cilësinë e Kryetarit të Republikës së Serbisë, Rugova dokumentin e nënshkroi në cilësinë e një qytetari me doktoratë (...) Ai që nuk linte konferencë për shtyp dhe emision televiziv pa theksuar deri në gërdi se si ”Kosova e ka presidentin e vet”, se si ”vetëm ai ka të drejtë dhe është i autorizuar që të përfaqësojë shqiptarët në bisedimet me të tjerët”, se si ”vetëm ai ka mandatin e popullit për të zhvilluar negociata me të tjerët”, pikërisht ky njeri, i cili me aq arrogancë sa e sa herë na përbuzi të gjithëve, pikërisht ky njeri, ku nuk ishte as koha as vendi, kur as nuk priste as nuk dëshironte askush nga shqiptarët ky njeri me dorën e vet, me nënshkrimin e vet, hoqi dorë nga mandati i popullit, mohoi se është president dhe rrjedhimisht mohoi se Kosova është Republikë, mohoi zgjedhjet e 1992-tës, hodhi poshtë vendimin e popullit të shtatorit 1991 për pavarësi, dhe përsëri po ia mban nderi që disfatën e tij politike ta shesë si sukses.”- përfundon Adem Demaçi.

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC , U KRYMB , E HASA ME SHOKË PO LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES!

    BAC , U BO HASA FILOZOF, e HIMA OSHT QU LUGAT! AIIIIIIIIIIII MEDET PËR NE!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Po qfar filozofije eshte kjo kur kosova nuk u ftua ne mbledhjen e pare qe u mbajte ne londer kushtuar jugosllavies ne shkatrrim e kosova su ftua fare ne te madje ase ne dejton ku nje diplomate kishte tentuare te perfshihej edhe kosova ne te millosheviqi kishte reaguar duke i then se ju jeni nxites i paknaqsis se njerzve se une e kame me qete situaten ne kosove se ne beograde ndersa ruguva thoshte se tashme qeshtja e kosoves eshte nderkombetarizuare,

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •