Nje sondazh mjaft interesant.Te japim edhe ne mendimin ton lidhur me kete.
Ju falmnderit per mirekuptim.


Sondazh

Vlerat dhe antivlerat. Sa janė shqiptarėt pro familjes, miqėsive, punės? Pėr herė tė parė pėrfundimet e kėtij sondazhi tė “Index Albanias”

Homoseksual, nuk je biri im!

Qėndrimet e shqiptarėve kundėr pederastisė dhe lezbizmit, divorcit, ryshfetit, abortit

Belina Budini
TIRANĖ – Familja, miqtė, puna, feja, politika, sa tė rėndėsishme konsiderohen kėto vlera botėrore pėr shqiptarėt? Por edhe ēfarė mendojnė shqiptarėt pėr homoseksualitetin, divorcin, mashtrimin e ryshfetin. Njė sondazh i “Indeks Albanias” u jep pėrgjigje kėtyre pyetjeve, tė cilat bėhen kudo nė botė nga njėri vit nė tjetrin, nė kuadėr tė njė studimi mbarėbotėror mbi vlerat dhe ato qė konsiderohen antivlera.
Nga familja tek miqėsitė
Sa e rėndėsishme ėshtė familja pėr shqiptarėt? 95% e shqiptarėve e konsiderojnė familjen shumė tė rėndėsishme nė jetėn e tyre. Vetėm 3.1% e tė pyeturėve janė shprehur se familja ėshtė deri diku e rėndėsishme. Ndėr njė mijė tė anketuarit nėpėrmjet sondazhit vetėm tetė veta janė pėrgjigjur se nė jetėn e tyre familja nuk ėshtė edhe aq e rėndėsishme. Sa i pėrket miqėsive, sipas shqiptarėve ato nuk janė njėlloj tė rėndėsishme nė jetėn e tyre. Vetėm 32% e tė pyeturve shprehen se miqėsitė janė shumė tė rėndėsishme nė jetė. Rreth 50% thonė se janė deri diku tė rėndėsishme dhe rreth 15% thonė se nuk janė aq tė rėndėsishme. Aspak tė rėndėsishėm konsiderohen miqtė vetėm nga 1,4% e shqiptarėve. Koha e lirė. Kjo nuk ėshtė ndonjė kėnaqėsi e madhe pėr shqiptarėt sipas tė dhėnave tė sondazhit. 35% e tė pyeturve e konsiderojnė kohėn e lirė jo edhe aq tė rėndėsishme dhe 38% deri diku tė rėndėsishme. Rreth 12% e quajnė aspak tė rėndėsishme, ndėrsa 13% thonė se koha e lirė pėr ta ka shumė rėndėsi. Po politika sa e rėndėsishme konsiderohet nė jetėn e shqiptarėve? 35% e tė pyeturve thonė se ajo nuk shihet fare me rėndėsi pėr jetėn e pėrditshme. 8% kanė thėnė se ajo ėshtė shumė e rėndėsishme nė jetėn e tyre tė ēdo dite. 22% janė shprehur se politika ėshtė deri diku e rėndėsishme pėr ta, ndėrsa 32% se ajo nuk ėshtė edhe aq e rėndėsishme. Sa pėr punėn, shqiptarėt dalin shumė punėdashės nė kėtė sondazh. Vetėm 15 ndėr 1000 tė pyetur janė shprehur se puna nuk ėshtė fare e rėndėsishme pėr tė jetuar, pra 1,5%. Pjesa mė e madhe, 81% e tė pyeturve kanė thėnė se e shohin si shumė tė rėndėsishme punėn nė jetė. 12% shprehen se ajo ėshtė deri diku me rėndėsi nė jetė, ndėrsa 3,4% se ajo nuk ėshtė edhe aq e rėndėsishme.
Feja
Pėr 28% tė tė pyeturve nga ky sondazh, feja ėshtė shumė e rėndėsishme nė jetė. Pėr 31% ėshtė deri diku e rėndėsishme, ndėrsa 25% mendojnė se ajo nuk ėshtė aq e rėndėsishme, ndėrkohė qė 14% janė shprehur qė feja nuk ėshtė aspak e rėndėsishme nė jetė. “Politikanėt qė nuk besojnė tek zoti janė tė papėrshtatshėm pėr tė qenė nė pushtet”. Kėshtu mendojnė mė shumė se 30 % e shqiptarėve sipas sondazhit tė “Index Albanias” mbi vlerat njerėzore. 20% nuk janė dakord me kėtė pohim, ndėrsa njė pjesė tjetėr prej 24% shprehen se as janė dakord, as nuk janė me njė pohim tė tillė. “Udhėheqėsit fetarė nuk duhet tė kenė influencė mbi njerėzit qė votojnė nė zgjedhje”. Kėshtu mendojnė rreth 70% e shqiptarėve, ndėrsa njė pjesė e vogėl, prej 5,6 % janė tė mendimit se ndikimi i udhėheqėsve fetarė mbi njerėzit qė votojnė ėshtė i pranueshėm.
“Antivlerat”
Tė pėrfitosh asistencė sociale edhe kur nuk ke tė drejtė ta pėrfitosh atė, kjo nuk ėshtė ndonjė gjė kaq e rėndė pėr mbi 30% tė shqiptarėve. Megjithatė njė pjesė prej rreth 60% e shohin si tė pajustifikueshėm njė veprim tė tillė. Mosblerja e njė bilete pėr tė udhėtuar nė autobus nuk ėshtė kaq shqetėsuese pėr mė shumė se 50% tė shqiptarėve, ndėrsa 45,9% mendojnė se njė veprim i tillė nuk duhet kryer kurrė. Nė shkallė zbritėse nga njė nė dhjetė, 18,3% mendojnė se ėshtė disi e justifikueshme, 12,6% se ėshtė pak mė shumė e justifikueshme e kėshtu me radhė. Por vetėm 0,8 pėr qind thonė hapur se ėshtė gjithnjė e justifikueshme.Nė paguajnė apo jo pėr dritat, ujin etj, me kėtė merren zyrat e taksave, por pyetjes sė sondazhit tė “Index Albanias” nėse ėshtė e justifikueshme apo jo qė tė mashtrosh me taksat kur ke mundėsi, 57,6 % i pėrgjigjen se nuk ėshtė kurrė e arsyeshme tė bėhet njė gjė e tillė. Vjen duke u zbutur qėndrimi tek pjesa tjetėr e qytetarėve. 18,9 % mendojnė se nuk ėshtė kaq e rėndė tė mashtrosh shtetin me taksat. 10,4% aq mė pak, por prerazi nė mbėshtetje tė mashtrimit me taksa janė shprehur vetėm 0,1% ndėr 1000 tė pyetur.
Pranimi i njė ryshfeti pėr njė detyrė tė caktuar prej rreth 53 pėr qind tė shqiptarėve nuk ėshtė kurrė i justifikueshėm. Qėndrim mė tė zbutur mbajnė ndaj ryshfeteve pjesa tjetėr e tė pyeturve.
Nėse nuk janė kaq tė ashpėr pėr mashtrimin me taksat apo me biletat e autobusit, shqiptarėt janė tė prerė nė qėndrimin ndaj homoseksualitetit. Rreth 78% e tyre janė kundėr kėsaj prirje seksuale. Ata pėrgjithėsisht nuk e shohin tė justifikueshėm homoseksualitetin. Vetėm dy persona ndėr 1000 tė pyetur kanė thėnė se homoseksualiteti ėshtė gjithnjė i justifikueshėm dhe se i kuptojnė djemtė apo vajzat qė tėrhiqen nga seksi i tyre. Ende mė tė pajustifikuara janė ato femra qė ushtrojnė prostitucionin nga shqiptarėt. Rreth 79% e tė pyeturve janė pėrgjigjur se prostitucioni ėshtė njė “zanat” i pajustifikueshėm, ndėrsa rreth 10% janė shprehur me tone mė tė buta kundėr prostitucionit. Vetėm njė person ndėr 1000 vetė tė pyetur ėshtė shprehur se prostitucioni ėshtė gjithnjė i justifikueshėm. Ndaj abortit mbeten ende tepėr tė vendosur kundėr rreth 26% e shqiptarėve. Por pjesa mė e madhe e tė pyeturve, kush mė shumė e kush mė pak janė shprehur tolerant ndaj dėshtimit tė fėmijės sė padėshėruar. Megjithatė ndėr 1000 tė pyetur, vetėm 19 prej tyre janė shprehur hapur pro abortit, duke pohuar se ky veprim i nėnės ėshtė krejtėsisht i justifikueshėm. Qėndrimi ndaj divorcit ėshtė edhe mė i luhatur ndėr shqiptarėt. Megjithatė 18% shprehen hapur kundėr ndarjes pasmartesore. Pjesa tjetėr, mendojnė se nė njė farė mėnyre, disi, hera-herės, nė raste tė veēanta, shpesh, sipas kushteve, vendimi i dy bashkėshortėve ose njėrit prej tyre pėr t’u ndarė ose pėr ta braktisur tjetrin bėhet i justifikueshėm. 21 persona ndėr 1000 tė pyetur janė shprehur se divorci ėshtė krejtėsisht i tolerueshėm prej tyre si njė akt normal ndarje kur nuk ka mė dashuri midis dy bashkėshortėve.
Nga eutanazia tek vetėvrasja
Qėndrimi ndaj eutanazisė (vrasja e pacientit qė ka pėsuar vdekje klinike tė zgjatur ose me sėmundje tė pashėrueshme me metoda lehtėsuese mjekėsore) ėshtė shumė i debatueshėm edhe nė vende tė tjera tė botės, sidomos nė Evropė kėto vitet e fundit. Ndaj kėsaj metode qė nga disa konsiderohet vepėr shpėtimi e nga njė pjesė si e dorės sė djallit, shqiptarėt nė pjesėn mė tė madhe janė shprehur gjithashtu disi tė luhatshėm. Megjithatė rreth 45% kanė thėnė se ky veprim asnjėherė nuk ėshtė i justifikueshėm. Ndėr 1000 persona tė pyetur vetėm 37 prej tyre thonė se eutanazia ėshtė pėrherė e justifikueshme nė rastet e sėmundjeve tė pashėrueshme ose vdekjeve klinike. Pėr vetėvrasjen, shqiptarėt nė masėn 67% janė shprehur kundėr. Katėr ndėr 1 mijė tė pyetur kanė thėnė se vetėvrasja ėshtė gjithmonė e justifikueshme. Pak tė justifikueshme e kanė konsideruar vetėvrasjen 14% e tė pyeturve.

Vetėvrasja
Kurrė e Justifikueshme | 669 | 66.9
| 2 | 146 | 14.6
| 3 | 82 | 8.2
| 4 | 36 | 3.6
| 5 | 19 | 1.9
| 6 | 10 | 1.0
| 7 | 8 | .8
| 8 | 5 | .5
| 9 | 4 | .4
Gjithnjė e Justifikueshme | 4 | .4
| DK | 17 | 1.7
| Total | 1000 | 100.0



Tė mos pajisesh me biletė gjatė transportit publik
Kurrė e Justifikueshme| 459 | 45.9
| 2 | 183 | 18.3
| 3 | 126 | 12.6
| 4 | 85 | 8.5
| 5 | 57 | 5.7
| 6 | 22 | 2.2
| 7 | 20 | 2.0
| 8 | 6 | .6
| 9 | 6 | .6
Gjithnjė e Justifikueshme | 8 | .8
| DK | 28 | 2.8
| Total | 1000 | 100.0


Qėndrimi ndaj Homoseksualitetit
Kurrė i Justifikueshėm | 773 | 77.3
| 2 | 75 | 7.5
| 3 | 38 | 3.8
| 4 | 28 | 2.8
| 5 | 18 | 1.8
| 6 | 6 | .6
| 7 | 5 | .5
| 8 | 6 | .6
| 9 | 4 | .4
Gjithnjė i justifik. | 2 | .2
| DK | 45 | 4.5
| Total | 1000 | 100.0

Marre nga Shekulli
------------------------------------
----------------------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur en Shqiperi rpanvera?