Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    HISTORIA e SHQIPERISE

    Shqipėria e sotme, njihej nė lashtėsi me emrin Iliria, fjalė e cila e ka bazėn nga termi “ilir” pasi nė atė kohė vendi i lulėzonte nga taksat e ulėta dhe cmimet e lira. Jo vetėm kaq, por banorėt e saj, ilirėt shquheshin pėr natyrė jo komplekse, pra ishin tė lirė. Tipari kryesor ishte mjekra, pasi ilirėt si tip nuk e rruanin fare atė. Thuhet se ekziston edhe njė kuptim i dytė i fjalės “ilir” qė mendohet se vjen nga skraparishtja e lashtė dhe ka kuptimin “integrim”.

    Shumė kohė mė vonė, nga pasioni pėr aeronautikėn dhe fluturimin, ilirėt filluan ta quanin njėri-tjetrin me emra shpendėsh jo-thundrakė dhe filluan tė flisnin gjuhėt e tyre. Pėllumbat flisnin pėllumbisht ose drej- tonin seanca kuvendi, skifterėt flisnin skifterisht ose komentatonin ndeshje futbolli, ndėrsa shqiponjat fli-snin vetėm shqip dhe pėr pasojė nuk merreshin vesh. Pikėrisht ky lloji i fundit, shqiponjat dominuan mė shumė dhe u pėrhap nė tė gjithė vendin, madje zunė vend pa leje, edhe nė flamur.

    Shqiponjat pėr arsye tė panjohura deri mė sot, nuk dihet se ku fluturuan, pasi sot nuk gjėndet asnjė ekze- mplar i gjallė. Versioni mė i bindshėm ėshtė i shpjeguar nga professor Kullubrinja, i cili ngulmon se shqiponjat ngordhėn nga tė ftohtėt pėr shkak se atyre u shkuleshin tė gjitha pendėt dhe u shiteshin rilindasve, tė cilėt me pendė shkruanin poema dhe vjersha pėr mėmėdhenė.

    Por thuhet se kėta shpendė fisnikė i zhduku George Kastro Skėnderbeu, njė rebel antikonformist. Nė vend tė kultit tė shqiponjės, Skėnderbeu lartėsoi dhinė. Dhe jo pa shkak. Ajo dhi e rriti dhe e mbajti me qumėsht cilesor (3.5 yndyrė, 0.12 kalcium) derisa u bė burrė. Madje me dy tė tretat e votave tė kuvendit tė Lezhės, pėrcaktoi shqiponjat vetėm si simbol kombėtar. Megjithė protestat e opozitės e kryesuar nga nipi i tij, Hamza Kastrioti, mbi pėrkrenare, Skėnderbeu vendosi dhinė e tij personale.

    Qė tė mos i quhej biznes vip dhe pėr tė mos paguar shumė taksa tek organet tatimore turke, Skėnderbeu ja ndėrroi emrin vendit dhe nga Iliri e quajti Arbėri. Mosmarrveshjet mbi faturat e pashlyera tė tvsh-sė, shkuan deri nė incidente me armė pėr 25 vjet me rradhė. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, kur e hodhi kali mbrapsht, mes arbėreshėve dhe turqve u vendos shpatė-pushimi dhe filluan negociatat tregtare pėr priva-tizimin e kompanisė Arbėr-Telekom sh.a., e cila ju dha kompanisė turke "Porta e Larte" me pronar te vetem Sulltan Mehmetin, pėr 170 milion aspra. Aktiviteti tregtar vijoi pėr 400 vjet. .

    Njė plak aventurier dhe bredharak, Ismail Qemali pasi falsifikoi disa dokumenta hipoteke, arriti ta pėrvetėsonte Shqipėrinė. Selinė e firmės piramidale “Pamvarėsia” e vendosi nė Vlorė nė njė shtėpi dykatėshe. Ditėn e rrogave, nė datėn 28 Nėndor 1912, aksionerėt e firmės dhe ortakėt e Ismail Qemalit, u mblodhėn nė njė protestė nė sheshin para shtėpisė. Protesta vazhdoi deri nė momentin kur Ismail Qemali, doli i nevrikosur nė balkon, rrėmbeu njė shkop aty pranė dhe kėrcėnoi protestuesit dhe pastaj deklaroi falimentimin. Rastėsisht tek ai shkop ishte vėnė flamuri shqiptar. Nga ajo ditė sheshi, me lejen e bashkisė, u quajt “Sheshi i Flamurit”.

    Mė vonė, njė biznesmen i shkathėt i quajtur Ahmet Zogu bleu aksionet e firmės dhe me shumicėn e votave tė bordit drejtues, mori postin e mbretit. Mbretėria vazhdoi deri ditėn kur nė Shqipėri erdhėn inspektorėt e OKB pėr njė kontroll rutinė pėr armė bėrthamore me shula maliheri. I trembur se mos inventari dilte keq, Ahmeti u largua nga vendi i cili u pėrfshi nga luftime pa shkak mes shqipėtarėve dhe trupave tė OKB.

    Luftimet i acaronte edhe mė shumė puna e dobėt e pėrkthyesit Enver Hoxha, i cili traktatet e paqes i pėrkthente si ultimatume lufte. Pasi u mėrzitėn me Shqipėrinė, inspektorėt e OKB u larguan. Atėherė nga dėshpėrimi, Enver Hoxha mori pėrsipėr menaxhimin e Shqipėrisė. Kaq.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Ore ty te lumte qe gjen informacione po puna eshte qe e ke nje goxha teme per historine e shqiperise

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Citim Postuar mė parė nga King_Arthur Lexo Postimin
    Ore ty te lumte qe gjen informacione po puna eshte qe e ke nje goxha teme per historine e shqiperise
    po degjo pak a shume kjo eshte historia e shqiperise, ku eshte se nuk e kam pare
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •