Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 40
  1. #21

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Une pertsonalisht, jam kunder dhe mendoj qe te gjitha besimet fetare e denojne vetvrasjen.
    Por kur dikush ben vetvrasje dhe nderkohe vret edhe te tjere, ç'ka eshte?
    Si per shembull, nje kamikadze!?
    Ku shkon, pasi qe per islamin si fe, eshte e denueshme, por qe ky kamikadze vritet vullnetarisht per fe ( shahid ),
    ç'fare pra i bie te jete, hero apo qelbesire qe duhet te kallet ne ferr...
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  2. #22

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin

    Gjykimi i perket Allahut, Gjykatesit Suprem! Nga sa u tha dhe u interpretua, dhe nga sa thuhet dhe kuptohet nga Kurani, Fjala e Allahut, nje kamikaz i permbush te gjitha predispozitat per t'u denuar nga zjarri, pavaresisht qellimit apo besimit te tij.
    Shehid eshte ai qe vret armikun ne lufte dhe vritet nga armiku, por pa pasur qellim te shkoje ne lufte e te vritet!
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  3. #23

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Faleminderit per pergjigjen optimus.., une jam dakort me ty!
    Martirizimi i nje njeriu per Zotin, eshte nje aspekt qe nuk po diskutohej,
    pasi ka te beje me nje vrasje jo per vetvrasje, sikur po shtrohet ne kete teme.
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Akti vetvrases eshte i denuar ne Kuran dhe ne hadithet profetike ai qe e ben kete e humb parajsen.

    Ndersa akti i pare vetvrases aksion permendet ne bibel .Eshte akti "kamikaz" qe Samsoni besimtar beri kunder filistenjve pagane.Ndoshta ketu jane frymezuar dhe regjizoret hollivudiane kur kane kane bere kete skene ne filmin Battle Los Angeles

    23 Princat e Filistejve u mblodhën për t'i paraqitur një flijim të madh Dagonit,(idhullit) perëndisë së tyre, dhe për t'u gëzuar. Ata thonin: "Perëndia ynë(idhulli) na ka dhënë në dorë Sansonin, armikun tonë".
    24 Kur populli e pa, filloi të lavdërojë perëndinë e vet dhe të thotë: "Perëndia ynë na dha në dorë armikun tonë, atë që shkatërronte vendin tonë dhe që ka vrarë aq shumë njerëz tanë".
    25 Kështu në gëzimin e zemrës së tyre, ata thanë: "Silleni Sansonin që të dëfrehemi me të!". E nxorrën Sansonin nga burgu dhe ai bëri karagjozllëqe para tyre. Pastaj e vunë midis shtyllave.
    26 Atëherë Sansoni i tha fëmijës, që e mbante prej dore: "Lërmë të prek shtyllat mbi të cilat qendron shtëpia,
    27 që të mund të mbështetem në to". Shtëpia ishte pot me burra dhe gra; aty ndodheshin tërë princat e Filistejve, dhe mbi çati tre mijë veta, burra e gra, që shikonin Sansonin ndërsa ky bënte palaçon.
    28 Atëherë Sansoni kërkoi ndihmën e Zotit dhe tha: "O Zot, o Zot, të lutem mos më harro! Më jep forcën e nevojshme për këtë herë vetëm, o Perëndi që të hakmerrem me Filistejtë me një goditje të vetme, për shkak të humbjes së dy syve të mi".29 Pastaj Sansoni kapi dy shtyllat qendrore, që mbanin tempullin, dhe u mbështet tek ato, tek njera me dorën e djathtë dhe tek tjetra me dorën e majtë;
    30 pastaj Sansoni tha: "Le të vdes bashkë me Filistejtë!". U përkul pastaj me të gjithë forcën e tij, dhe shtëpia u shemb mbi princat dhe mbi gjithë popullin që ndodhej brenda; dhe qenë më shumë ata që ai vrau duke vdekur se ata që kishte vrarë kur qe gjallë.31 Pastaj vëllezërit e tij dhe tërë shtëpia e atit të tij zbritën dhe e morën; dhe e çuan ta varrosin midis Tsorahut dhe Eshtaolit, në varrin e Manoahut, të atit të tij. Ai qe gjyqtar i Izraelit njëzet vjet me radhë.[ Judges 16:26-30)"

    13
    Pastaj dëgjova nga qielli një zë që më thoshte: ''Shkruaj: Lum të vdekurit që këtej e tutje vdesin në Zotin Zbulesa 15

    1
    Pastaj pashë Qengjin që rrinte në këmbë në mal të Sionit, dhe bashkë me të ishin njëqind e dyzet e katër mijë njerëz, që e kishin të shkruar mbi ballin e tyre emrin e tij dhe emrin e Zotit të tij.Zbulesa 14

    Me shume me duket frymezime apo profeci biblike sesa Islame

    Citim Postuar më parë nga Arbereshi_Niko
    Faleminderit per pergjigjen optimus.., une jam dakort me ty!
    Martirizimi i nje njeriu per Zotin, eshte nje aspekt qe nuk po diskutohej,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 13-12-2015 më 17:08
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #25
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Islami e ndalon vetevrasjen por nuk e ndalon kamikazllekun, madje sipas Islamit ata njerez qe behen kamikaze shpetohen.

    As krishterimi nuk e ndalon sakrifikimin per besimin krishter. Nuk e nxite por as nuk e ndalon. Madje Krishti duke e ditur se do te vritej vazhdonte qe te predikonte kunder klerit fetar te Izraelit te asaj kohe, perse e beri kete, pra ne emer te drejtesise e se vertetes dhe sic na tregon Bibla per shkak te sakrifikimit per mekatet e botes. Krishterimi e ndalon vetevrasjen (p.sh. nga varferia, kushtet ekonomike e sociale ose pakenaqesia me dicka). Nese te braktise gruaja po e zeme e ai i krishter apo njeri tjeter deshiron te kryeje vetevrasje atehere kjo ndalohet ne krishterim sepse ne krishterim primar eshte Zoti. Tjerat po i pate mire eshte, po s'i pate nuk bohet kijameti. Pra eshte besim jo materialist.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Islami e ndalon vetevrasjen por nuk e ndalon kamikazllekun, madje sipas Islamit ata njerez qe behen kamikaze shpetohen.

    As krishterimi nuk e ndalon sakrifikimin per besimin krishter. . Krishterimi e ndalon vetevrasjen (p.sh. nga varferia, kushtet ekonomike e sociale ose pakenaqesia me dicka). .
    Keshtu i motivon njerzit krishterimi te behen pijanece qe te harrojne hallet?I fut nga shiu ne bresher?

    6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.
    7 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.Fjalet e urta ne bibel 31
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #27

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Islami e ndalon vetevrasjen por nuk e ndalon kamikazllekun, madje sipas Islamit ata njerez qe behen kamikaze shpetohen.

    As krishterimi nuk e ndalon sakrifikimin per besimin krishter. Nuk e nxite por as nuk e ndalon. Madje Krishti duke e ditur se do te vritej vazhdonte qe te predikonte kunder klerit fetar te Izraelit te asaj kohe, perse e beri kete, pra ne emer te drejtesise e se vertetes dhe sic na tregon Bibla per shkak te sakrifikimit per mekatet e botes. Krishterimi e ndalon vetevrasjen (p.sh. nga varferia, kushtet ekonomike e sociale ose pakenaqesia me dicka). Nese te braktise gruaja po e zeme e ai i krishter apo njeri tjeter deshiron te kryeje vetevrasje atehere kjo ndalohet ne krishterim sepse ne krishterim primar eshte Zoti. Tjerat po i pate mire eshte, po s'i pate nuk bohet kijameti. Pra eshte besim jo materialist.
    a ma gjen dikund te shkruar ku lejohet kamikazlleku?
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  8. #28
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Keshtu i motivon njerzit krishterimi te behen pijanece qe te harrojne hallet?I fut nga shiu ne bresher?

    6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.
    7 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.Fjalet e urta ne bibel 31
    O pis mos nxjerr konkluzione te pa menduara, Albo e ka kthyer forumin ne propagande anti Parti Socialiste e ti e ke kthyer nga 'forumi shqiptar' sic njohet zyrtarisht ne 'forum anti Bibel e anti krishterim'.
    Ne keto momente vera i ndihmon personit perkates. Por gjithcka qe teprohet pastaj kthehet ne mekat te rende. Por kjo vlente vetem per besimtaret e asaj kohe e nuk vlen per te krishteret e sotem. Keshilla eshte tjeter send e urdheresa eshte tjeter sen o njeri i pa shkolle. Sa ta mbushen gjepin arabet keto muaj.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    i nderuar 4 ever, gjuha me te cilen me drejtohesh eshte gjuhe e ndyre qe me shume se me baltos mua te baltos ty si prift qe je.

    Muslimani nuk eshte as Pis dhe as idhujtar.

    Pastertia ne Islam eshte dy llojesh shpirterore dhe fizike.

    Pastertia shpirterore eshte e lidhur me pastrimin e shpirtit nga idhujtarite dhe politeizimi.

    Kjo quhet pastertia e Monoteizmit.

    Profeti Muhamed a.s thote.

    Njerzit linden te paster ne besim por u erdhen atyre djajte dhe ua ndryshuan kete pasterti ,(duke i bere politeiste) dhe ua lejuan ate qe Allahu(Zoti) ua ndaloi, dhe ua ndaluan ate qe Zoti ua lejoi ....

    Pastertia fizike ne Islam eshte tre llojesh

    Pastertia ne trupin e njeriut(Abdesi, Gusli)
    Pastertia e rrobave
    Pastertia e vendit

    Muslimani lahet 5 here ne dite duke marre abdes keshtu qe ai nuk mund te jete kurre pis porse pislluku del prej gojes dhe zemres se piset ne kete rast ti 4 forever.

    E shikon nga ndryshon nje kristian si puna jote me nje musliman si puna ime?Une ofendimit ta kthej me dituri kurse ti diturine ta kthen me ofendim.Ky eshte fryti qe prodhon politeizimi yt dhe ky eshte fryti qe prodhon monoteizmi im Islam.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xhemis për postimin:

    optimus.prime (20-12-2015)

  11. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Po te leme menjane ate qe nuk e dime, dmth ligjet e Zotit, karma evolutive mer nje minus te madh nga vetvrasja dhe mund ta coje njeriun ne ferr dmth ne boten e trete diku ne Somali apo Afrike ne jetet e tjera.

  12. #31
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Faleminderit per pergjigjen optimus.., une jam dakort me ty!
    Martirizimi i nje njeriu per Zotin, eshte nje aspekt qe nuk po diskutohej,
    pasi ka te beje me nje vrasje jo per vetvrasje, sikur po shtrohet ne kete teme.
    Pershendetje
    Disa myslimane mendojne se Islami pasi qe e ndalon vetevrasjen (ne fakt kete e ndalon) e ndalon edhe kamikazllekun. Por sakrifikimi me jete per Islam nuk duhet te njesohet me aktin e vetevrasjes sepse jane dy veprime te ndryshme.

  13. #32
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Citim Postuar më parë nga Ciarli Lexo Postimin
    Po te leme menjane ate qe nuk e dime, dmth ligjet e Zotit, karma evolutive mer nje minus te madh nga vetvrasja dhe mund ta coje njeriun ne ferr dmth ne boten e trete diku ne Somali apo Afrike ne jetet e tjera.
    Ia fillove edhe ti si disa myslimane dhe ateiste te ketij forumi qe per vite te tera flasin budallalleqe qe vet i shpikin e vet i halucinojne si te verteta.
    nuk ka me aty karma po aty ka o zjarr ose shpetim dhe shkuarje ne Parajse.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 25-12-2015 më 21:27

  14. #33
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Muslimani lahet 5 here ne dite duke marre abdes keshtu qe ai nuk mund te jete kurre pis porse pislluku del prej gojes dhe zemres se piset ne kete rast ti 4 forever.

    E shikon nga ndryshon nje kristian si puna jote me nje musliman si puna ime?Une ofendimit ta kthej me dituri kurse ti diturine ta kthen me ofendim.Ky eshte fryti qe prodhon politeizimi yt dhe ky eshte fryti qe prodhon monoteizmi im Islam.
    Ti mund te lahesh edhe 50 here por kur thua genjeshtra ti je mekatar, ti je genjeshtar dhe je rob i genjeshtes. Pra zemra jote te eshte mykyr.
    Monoteizmi yt eshte leku i Arabise Saudite, ti je rob i djallit pasi ti manipulohesh me para. E ke shitur ti veten e mos me fol ti mua per moral. Ti e urren drejtesine dhe te verteten per vdekje. Ti e do vetem pa drejtesine dhe genjeshten. Por fundin do ta kesh dhe denimin poashtu sepse drejtesise se Perendise nuk do te mund t'i ikesh.

  15. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    ..se c'ka eshte islami e kultura arabe ne pergjithesi nuk kemi se c'ka flasim,nuk do komente,sepse me nje fjali del kuptimi se islamin dhe islamistet po i shohim perdite duke pire gjak njeriu.Megjithate,paraja e arabeve,turqve,iranijaneve,etj,me sa shihet qartazi,ua ka verbuar syte disa"njerezve"neper vendet tona te cilet mire po e bejne argatin e nerperkes serbi...E per temen mendimi im:Njerezit vijne ne jete,ashtu pa ditur fare se ku shkojne,ne fillim si te vegjel qe jane,pakez ose fare nuk kuptojne jeten dhe sfidat qe dalim mepastaj.Disa nga e te vegjelit kan fatin e keq dhe ngelin pa prinder,ose njerin prind,gje qe,qe me fillet e para u lindin hendeqe e pengesa te veshtirshme per kalim.Sido qe te jete,pavaresisht sfidave te shumellojshme,njeriu duhet ta jetoj jeten,sepse ajo eshte dhurata me e madhe qe Perendija ua ka dhene prinderve,dhe gjithmone eshte vertetetuar qe pas nje rrebeshi del perseri dielli...

  16. #35
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ti mund te lahesh edhe 50 here por kur thua genjeshtra ti je mekatar, ti je genjeshtar dhe je rob i genjeshtes. Pra zemra jote te eshte mykyr.
    Monoteizmi yt eshte leku i Arabise Saudite, ti je rob i djallit pasi ti manipulohesh me para. E ke shitur ti veten e mos me fol ti mua per moral. Ti e urren drejtesine dhe te verteten per vdekje. Ti e do vetem pa drejtesine dhe genjeshten. Por fundin do ta kesh dhe denimin poashtu sepse drejtesise se Perendise nuk do te mund t'i ikesh.
    Ah mor miskin ngaqe ike vete ne kishe per nje pako makarona mendon se kush nuk vjen ne kishe merr makarona ne ndonje vend tjeter.Besimtar si ty vuajne shume kur te tjeret kane para sidomos kur jane te feve te tjera.Plas nga mllefi plas se per ndihma ke ik ne kishe dhe per ndihma shkon akoma.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 27-12-2015 më 05:33
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  17. #36
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Ata qe bejne VETEVRASJE, shkojne ne FERR???

    Citim Postuar më parë nga SuNRiSeR Lexo Postimin
    Nje gje nuk kuptoj,

    Nga c'kam lexuar ketu, ne bibel dhe kuran, vetevrasja klasifikohet si mekat me i rende se vrasja. Rezultati eshte i njejte, shkaterrimi i nje "tempulli te perendise". Eshte njesoj sikur te njejtin krim ta besh ne 2 forma te tjera. Biles me teper, nje njeri qe kryen vetevrasje ne ate moment nuk llogjikon kthjellet ose eshte pasoje e nje cekuilibri psiqik. Dmth i bie te kete nje motiv me teper per te ulur denimin. E vetmja gje qe kapeni ju eshte se ai qe vetevritet nuk mund te pendohet prandaj ka bere nje mekat me madh se ai qe u pendua. "Llogjike treni" si i themi ne nga anet tona.
    Eshte njesoj si ajo puna e kendimit nga prifti para se te vdesesh tek katoliket.
    Per mua vetevrasja eshte vrasje biles shume me e falshme se ajo pasi ne fund te fundit i vetevrari merr veten ne qafe dhe nuk demton nje tjeter.

    nejse, kjo eshte pune pa fund pasi 10 veta do sjellin nga nje mendim dhe secili do ti bjere legenit te tij.

    Pershendetje, S.
    Vetevrasje quhet dhe parajse....
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  18. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ata qe bejne vetevrasje, shkojne ne ferr?

    Kur Zoti e krijoi njeriun, i dha dy dhurata qe nuk i gezon asnje krijese tjeter e Tij, as ne toke, e as ne qiell: a) ngjashmerine ne forme ndaj Zotit b) Frymen e Tij jetedhenese. Ne Librin e Zanafilles lexojme nder te tjera per krijimin e njeriut: "... e krijoi nga balta sipas ngjashmerise dhe shembelltyres se Tij (Zotit).." dhe "... i dha fryme nga fryma e Tij..". Pra secili prej nesh njerezve, eshte nje ikone Perendie: trupi i yne ka formen e ngjashmerine e Vete Zotit. Dhe ajo qe ne njohim si jete, na vjen nga Fryma e Shenjte e Perendise. Kjo Fryme e Shenjte na jep ne jete, na mundeson qe te ekzistojme, jetojme, e cdo aspekt te jetes sone si njerez.

    Ne Dhiaten e Re, ne njerin prej Ungjijve, lexojme edhe Jisu Krishtin, Birin e Vetem te Lindur prej Atit, drite prej drite, Perendie te Vertete prej Perendie te Vertete, qe ka esence te njejte me Atin ne Qiell, te lindur prej Atit jo te bere (krijuar) si ne njerezit, qe u tregon judenjve te kohes se Tij: "...Zoti i plotmeshirshem i fal te gjitha mekatet, pervec mekatit ndaj Frymes se Shenjte!" Pra te gjithe mekatet qe ne si njerez bejme, nese pendohemi per to, i rrefejme ato tek prifti ne Kishe, e kerkojme ndjesen e meshiren e Perendise, te gjitha do te falen nga Zoti, pervec nje mekati te vetem: mekatit ndaj Frymes se Shenjte!

    Cili eshte ky "mekat ndaj Frymes se Shenjte"?

    Perpara se te dalim tek mekati ndaj Frymes se Shenjte, duhet te kuptojme edhe esencen e Zotit, aq sa Zoti na ka shfaqur per Vetveten e Tij, dhe aq sa na lejon te kuptojme natyra jone e krijuar njerezore. Zoti eshte Nje dhe Triun: Nje esence, nje fuqi, nje vullnet, qe ndahet e manifestohet ne tre Persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte! Ati eshte Zoti! Biri i lindur prej Atit eshte po Zoti! Fryma e Shenjte eshte po Zoti! Nuk ka dallim as ne fuqine as ne lavdine ndaj tyre, pasi ndajne nje esence, ndajne nje Vullnet, ndajne nje lidhje qe nuk e prish dot asgje. Ajo qe deshiron Ati eshte ajo qe deshiron edhe Biri, eshte ajo qe deshiron edhe Fryma e Shenjte. Ajo qe deshiron Biri, eshte ajo qe deshiron edhe Ati edhe Fryma e Shenjte. Ajo qe deshiron Fryma e Shenjte eshte po ajo qe deshiron edhe Ati edhe Biri. Zoti na eshte shfaqur ne njerezve ne keto tre persona prandaj ne e njohim Zotin e te krishtereve si nje Zot Triun: tre persona ne nje esence! Esence eshte nje sinonim per natyren e Zotit. Ashtu si ne njerezit ndajme te gjithe me njeri-tjetrin natyren e krijuar njerezore, ashtu edhe Ati, Biri e Fryma e Shenjte ndajne natyren e njejte e te pakrijuar hyjnore.

    Karakteristikat e tjera qe Vete Zoti na ka mesuar per Vetveten e natyren e Tij jane: a) Biri ka lindur prej Atit b) Fryma e Shenjte rrjedh prej Atit. Dhe pika e trete dhe ajo me e rendesishme, eshte qe Ati dergoi Birin e Tij te Vetem te Lindur prej Tij, qe te hyje ne historine e njerezimit, e te lindi si njeri nga nje virgjereshe me emrin Mari. Ky Zot i lindur si njeri, ne bote u njoh si Jisu Krishti. Ky eshte Personi i dyte i Trinise se Tereshenje i cili i misherua nga nje Virgjereshe dhe lindi si njeri. Per asnje moment ai nuk pushoi se qeni Zot, dhe per asnje moment ai nuk pushoi se qeni njeri. Brenda personit te Jisu Krishtit, jetojne te dy natyrat, edhe hyjnorja qe trashegon prej Atit ne Qiej, edhe njerezorja qe trashegon prej Nenes se Tij, Virgjereshes se Tereshenjte Mari. Keto dy natyra brenda tij jane te pandara e te patrazuara me njera-tjetren. Jisu Krishti pra eshte Perendi-Njeri, edhe Perendi edhe Njeri. Dhe ajo qe Ai na mesoi, beri apo na la si detyre, eshte ne vetvete deshmia me e madhe, me e plote e Zotit per krijesen e Tij, njeriun. Nese para ardhjes se Krishtit Zoti komunikonte me krijesen e Tij nepermjet profeteve te popullit te Izraelit, me ardhjen e Krishtit, njerezit u perballen me vete Zotin! Kur Krishti predikonte, nuk ishte nje profet qe fliste por Vete Zoti i misheruar e bere njeri!

    Vdekja nga ana tjeter, nuk eshte gje tjeter vecse ndarja e Frymes se Shenjte jetedhenese te Zotit, nga trupi i krijuar prej baltes. Kur njeriu vdes, trupi dekompozohet dhe i kthehet baltes prej se ciles u krijua. Por Shpirti apo Fryma jetedhenese e atij njeriu nuk vdes. Ajo eshte e pavdekshme pasi ishte dhurata e Zotit per njeriun. Te gjithe ata njerez qe zgjedhin te vrasin veten e tyre me vetedije, me vullnetin e tyre te lire, jane duke bere ate mekatin e pafalshem per te cilin Zoti yne Krisht flet: mekatin ndaj Frymes se Shenjte! Cdo njeri qe i jep fund jetes se tij me vullnetin e tij, eshte duke refuzuar ne menyre kategorike dhuraten me te cmuar qe Zoti i ka dhene njeriut: Fryme nga Fryma e Tij e Tereshenjte! Dhe duke qene se Zoti na ka dhene liri te plote per te zgjedhur, ate qe ne e quajme vullnet te lire, Zoti gjithashtu respekton vullnetin tone. E respekton jo vetem kur ne bejme zgjedhjet e duhura ne syte e Perendise, por edhe kur ne bejme zgjedhjet me te gabuara te mundshme. Zoti na e ka dhene e Zoti na e respekton kete liri, pasi kjo eshte menyra se ai teston krijesen e tij te dashurise, njeriun: A do te zgjedhim per hir te dashurise ndaj Zotit nje jete me Te, dhe per hir te Tij t'i durojme te gjitha vuajtjet e sakrificat e kesaj jete mbi toke? Apo per hir te dashurise ndaj vetvetes, ne do te zgjedhim ti japim fund jetes mbi toke si nje menyre per ti shpetuar vuajtjeve apo sakrificave, pa e ditur se cfare na pret pertej vdekjes?!

    Ketu vlen te sqarojme edhe ate qe quajme "parajse" apo "ferr". Parajsa per te krishterin nuk eshte nje vend perrallor ku shkojme te defrehemi. Ashtu si ferri nuk eshte thjeshte nje vend i frikshem ku shpirti lengon ne perjetesi. Parajsa per te krishterin eshte nje jete ne prani te Perendise! Ferri nuk eshte gje tjeter vecse nje jete larg Perendise! Kur ne kryejme vetevrasje, ne zgjedhim me vullnet te lire jeten pa Perendine. E bejme kete te qarte jo vetem me fjale, por me aktin e vetevrasjes. Dhe jo vetem kur bejme vetevrasje. Kur kryejme nje vrasje marrim nje jete njeriu. Kur kryejme nje abort vrasim jeten ne barkun e nenes. Te gjitha keto, jane shembujt e mekatit ndaj Frymes se Shenjte per te cilin flet Zoti Krisht. Dhe nuk eshte nje mekat thjeshte ndaj Zotit. Eshte nje mekat ndaj vete Jetes! Eshte nje mekat ndaj vete natyres njerezore! Njeriu nuk u krijua per te vdekur, por per nje jete te perjetshme. Kur vrasim jeten tone apo jeten e te tjereve me paramendim, jemi duke bere mekat jo vetem ndaj Zotit, jemi duke bere mekat ndaj vete natyres sone njerezore.

    Dhe ne mbyllje, dikush mund te lexoje te gjitha keto e te mendoje se sa i "pameshirshem" apo "i padrejte" eshte Zoti qe nuk i fal njerezit qe bejne mekate te tilla. Ky kendveshtrim, eshte kryekeput i gabuar. Cdo fjale qe Zoti nxjerr nga goja, eshte e vertete ne perjetesi. Askush nuk e shtremberon apo hedh dot poshte si te pavertete. Nese ka nje gje qe duhet te kuptoni nga te gjitha keto qe shkruajta, eshte se Zoti na ka bekuar si asnje prej krijesave te tij te tjera ne toke apo ne qiej. Dhe eshte ne fuqine tone si njerez, qe me vullnetin tone te lire, te zgjedhim nje jete me Zotin apo nje jete pa te. Po aq te rendesishme sa jane te vertetat qe Zoti na ka deshmuar, po aq te rendesishme jane edhe vendimet qe ne marrim si njerez me vullnet te lire ne kete jete.

    Albo

  19. #38
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Ata që bëjnë vetëvrasje, shkojnë në ferr?

    Forumiste te nderuar nuk me vjen mire qe e quajta Xhemisin 'pis' por nganjehere vlen fjala e urte... po te mos e ofendonte Mesia4ever do te fliste nje guri dhe do ta quante ashtu...

  20. #39
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Ata që bëjnë vetëvrasje, shkojnë në ferr?

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Forumiste te nderuar nuk me vjen mire qe e quajta Xhemisin 'pis' por nganjehere vlen fjala e urte... po te mos e ofendonte Mesia4ever do te fliste nje guri dhe do ta quante ashtu...
    Qenia si puna jote duhen meshiruar gjithmone se jeni shume gjynaf.

    Bibla përmend katër persona të ndryshëm të cilët kanë kryer vetëvrasje: Sauli (1 Samuelit 31:4), Ahithofeli (2 Samuelit 17:23), Zimiri (1 Mbretërve 16:18) dhe Juda (Mateu 27:5).

    Ne Islam

    Tregon Xhundebi , , se profeti Muhamed ,a.s , ka thenë : “Nje burrë u plagos rëndë dhe kreu vetvrasje , dhe si pasoj Allahu tha :Robi im i ka sjelle vdekjen vetes se tij nxitimisht , keshtu qe Une (Allahu) ia ndaloj Xhenetin atij " (Sahihu i Buhariut )

    Ne Bibel

    4 Sauli i tha shërbëtorëve të tij: "Nxirre shpatën tënde dhe më shpo me të; të mos vinë këta të parrethprerë të më shpojnë dhe të tallen me mua". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta kryejë këtë veprim, sepse e kishte zënë një frikë e madhe. Atëherë Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.5 Kur shqyrtari pa se Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatën e vet dhe vdiq me të.(1 Samuelit 31:4)

    Ne Islam

    29.O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj . Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.

    Ne Bibel

    23 Kur Ahithofeli pa që këshilla e tij nuk ishte ndjekur, shaloi gomarin dhe shkoi në shtëpinë e vet në qytetin e tij. Vuri në rregull gjërat e shtëpisë dhe vari veten. Kështu vdiq dhe u varros në varrin e të atit. Ahithofeli (2 Samuelit 17:23)

    Ne Bibel

    5 Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar.MAteu 27.5

    Ne Islam

    Profeti Muhamed a.s,thote:“Dhe kushdo që mbyt veten me armë të hekurt, atëherë arma e hekurt do të mbetet në dorën e tij dhe ai vazhdimisht do ta ther veten me të në Zjarr përgjithmonë.” Trasmetuar nga el-Buhari

    Ne Bibel

    18 Kur Zimri pa që qyteti ishte pushtuar, u tërhoq në kullën e pallatit mbretëror, i vuri zjarrin pallatit mbretëror që ndodhej mbi të dhe kështu vdiq, (1 Mbretërve 16:18)

    Une nje pyetje kam pse shume prej deshmitareve te Jehovait vrasin veten, ne cfare vendi ne bibel argumentohen per kete veprim?
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  21. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2006
    Postime
    241

    Për: Ata që bëjnë vetëvrasje, shkojnë në ferr?

    Jo te Dream City

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Primo Shllaku
    Nga dikeafajtore në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-09-2022, 08:01
  2. Vetëvrasjet, 331 viktima vetëm gjatë vitit 2008
    Nga RaPSouL në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2008, 21:21
  3. Kah po shkojne shqiptaret e Maqedonise
    Nga Shkupi në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 10:40
  4. Skifter Kellici "Politikantet shkojne ne Mars"
    Nga kolombi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 14:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •