Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 226
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    I. E gjithë jeta a Krishtit është Mister


    TIPARET E PËRBASHKËTA
    TË MISTEREVE TË JEZUSIT.



    E gjithë jeta e Krishtit është mister
    i Rekapitulimit [përfshirjes së çdo gjëje nën kryesinë e tij] .
    Ato që ka bërë, ka thënë dhe ka vuajtur Jezusi,
    kishin si qëllim ta rivendosnin njeriun e rënë poshtë
    në thirrjen e tij të parë:
    Atëherë kur është mishëruar dhe është bërë njeri,
    ka përfshirë në vetvete historinë e gjatë të njerëzve
    dhe në një kohë të shkurtër na ka siguruar shëlbimin,
    kështu që ne të fitonim nëpër Jezu Krishtin
    atë që kishim humbur nga Adami,
    domethënë që të ishim në shëmbëllim
    dhe ngjashmëri me Zotin.
    Pikërisht për këtë Krishti ka kaluar
    përmes të gjitha moshave të jetës,
    duke ua kthyer me këtë të gjithë njerëzve bashkimin me Zotin.



    lAUDATE DOMINUM OMNES GENTES,
    LAUDATE EUM OMNES POPULI
    QUONIAM MAGNA MISERICORDIA EJUS
    ET VERITAS DOMINI MAMET IN AETERNUM. AMEN.

    lAVDEROJENI HYJIN, O JU TE GJITHE,
    LAVDEROJENI ATE O POPUJ TE GJITHE
    SEPSE E MADHE ESHTE MESHIRA E TIJ
    DHE E VERTETA E TIJ MBETET PER AMSHIM.

    Torrkerry

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    I. E gjithë jeta a Krishtit është Mister


    BASHKIMI YNË ME MISTERET E JEZUSIT



    E gjithë pasuria e Krishtit
    «është paracaktuar për çdo njeri
    dhe përbën të mirën për secilin».
    Krishti nuk e ka jetuar jetën
    për veten e vet, por për ne,
    që nga Mishërimi i vet
    «për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë»
    deri në vdekjen e vet «për mëkatet tona» (1 Kor 15, 3)
    dhe në Ngjalljen e vet «për shfajësimin tonë» (Rom 4, 25).
    Edhe tashti është «Mbrojtësi ynë pranë Atit» (1 Gjn 2, 1),
    duke qenë kurdoherë i gjallë
    për të «ndërmjetësuar» në favorin tonë (Heb 7, 25).
    Me të gjitha ato që ka përjetuar dhe vuajtur
    për ne një herë e përgjithmonë,
    Ai mbetet « të ndërmjetësojë për ne
    para fytyrës së Hyjit » (Heb 9, 24).




    Et Verbum caro factum est
    et habitavit in nobis
    et vidimus gloriam ejus,
    gloriam quasi Unigeniti a Patre,
    plenum gratiae et veritatis.

    Dhe Fjala u be njeri
    dhe banoi nder ne
    dhe ne e pame lavdine e tij,
    ate lavdi qe prej Atit
    i perket Birrit te vetem
    plot hir e te vertet.

    Torrkerry

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    I. E gjithë jeta a Krishtit është Mister


    BASHKIMI YNË ME MISTERET E JEZUSIT



    Gjatë gjithë jetës së vet Jezusi
    tregohet si shembull për ne ;
    është «njeriu i përsosur» ,
    që na fton të bëhemi nxënësit e tij
    dhe ta ndjekim;
    me përuljen e vet
    na ka dhënë një shembull për ta imituar,
    me lutjen e vet të tërheq për t’u lutur,
    me varfërinë e vet fton
    për ta pranuar lirisht zhveshjen
    nga të mirat dhe përndjekjet.






    Torrkerry

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    I. E gjithë jeta a Krishtit është Mister


    BASHKIMI YNË ME MISTERET E JEZUSIT



    Çdo gjë që Krishti e ka jetuar,
    Ai bën që ne të mund ta jetojmë në të
    dhe që Ai ta jetojë në ne.
    «Me mishërimin Biri i Zotit është bashkuar,
    në një farë mënyrë, me çdo njeri».
    Jemi të thirrur të formojnë një gjë të vetme me Të;
    Ai na bën të komunikojmë
    si gjymtyrë të Trupit të tij
    ato që ka përjetuar në mishin e vet
    për ne dhe si modeli ynë:
    Ne duhet t’i zhvillojmë vazhdimisht në ne,
    dhe më në fund t’i plotësojmë gjendjet
    dhe misteret e Jezusit.
    Pastaj duhet t’i lutemi që t’i çojë ai vetë
    deri në plotësim në ne
    dhe në mbarë Kishën e vet...
    Biri i Zotit dëshiron një farë pjesëmarrjeje
    dhe si një shtrirje dhe vazhdimësi
    si në ne dhe në të gjithë Kishën e vet,
    të mistereve të tija,
    nëpërmjet hireve që do të na komunikojë
    dhe efekteve që ka ndër mend të veprojë në ne
    nëpërmjet mistereve të veta.
    Dhe me këtë mjet ai do që t’i plotësojë në ne.






    Torrkerry

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit

    PËRGATITJET


    Ardhja e Birit të Hyjit mbi tokë është një ngjarje me kaq rëndësi,
    saqë Zoti ka dashur ta përgatitë në rrjedhën e shekujve.
    Rite dhe fli, figura dhe simbole të «Besëlidhjes së parë» (Heb 9, 15)
    i bën të priren të gjitha kah Krishti;
    e lajmëron me gojën e profetëve
    që vijnë njëri pas tjetrit në Izrael;
    veç kësaj, zgjon në zemrën e paganëve
    pritjen e paqartë të një ardhjeje të tillë.

    Shën Gjon Pagëzuesi është paraardhësi i drejtpërdrejtë i Zotërisë sonë ,
    i dërguar për t’i përgatitur rrugën.
    «Profet i Tejetlartit» (Lk 1, 76), nga të gjithë profetët
    është më i madhi dhe i fundit;
    ai përuron Ungjillin ;
    përshëndet ardhjen e Krishtit
    që në kraharorin e nënës së vet
    dhe gëzimin e gjen në të qenit «dashamiri i dhëndrit» (Gjn 3, 29)
    të cilin e quan «Qengji i Hyjit...
    që ia shlyen mëkatin botës» (Gjn 1, 29).
    Duke i prirë Jezusit «me frymë e me fuqi të Elisë» (Lk 1, 17),
    bën dëshmi për të me predikimin e vet,
    pagëzimin e vet të kthimit
    dhe më në fund me martirizimin e vet.






    Torrkerry

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit

    PËRGATITJET


    Kisha, duke kremtuar çdo vit Liturgjinë e Ardhjes,
    e përjeton këtë pritje të Mesisë:
    duke u bashkuar me përgatitjen
    e gjatë të ardhjes së parë të Shpëtimtarit,
    besimtarët gjallërojnë dëshirën e zjarrtë
    për ardhjen e tij të dytë .
    Me kremtimin e lindjes dhe të martirizimit të Paraardhësit,
    Kisha bashkohet me dëshirën e tij:
    «ai duhet të rritet e unë të zvogëlohem» (Gjn 3, 30).




    Jesu tibi vivo,
    Jesu tibi morior, Jesu sive vivo,
    sive morior
    tuus sum.

    Ne shqip:
    O Jezus, per ty une jetoj, per ty une vdes.
    O Jezus, edhe kur jetoj edhe kur vdes,
    une jam i yti.

    Torrkerry.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit


    MISTERI I KRISHTLINDJES.


    Jezusi ka lindur në përvujtërinë e një stalle,
    në një familje të varfër;
    barinj të thjeshtë janë dëshmitarët e parë të ngjarjes.
    Në këtë varfëri shfaqet lavdia e qiellit .
    Kisha nuk pushon së kënduari lavdinë e kësaj nate:
    Virgjëra po lind sot të Amshuarin,
    e toka po i jep një shpellë të Paarritshmit.
    Engjëjt dhe barinjtë i këndojnë himne atij,
    e dijetarët, të udhëhequr nga ylli,
    vijnë për ta adhuruar.
    Ti ke lindur për ne si Fëmijë i Vogël,
    o Hyj i amshuar!







    Torrkerry

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit


    MISTERI I KRISHTLINDJES.


    «Të bëhesh si fëmijët» në marrëdhënie me Zotin
    është kushti për të hyrë në Mbretëri;
    prandaj duhet të ulemi,
    të bëhemi të vegjël,
    duhet «të lindemi përsëri prej së Larti» (Gjn 3, 7),
    të lindemi nga Zoti për «t’u bërë bijtë e Hyjit» (Gjn 1, 12).
    Misteri i Krishtlindjes kryhet në ne
    atëherë kur Krishti «formohet» në ne.
    Krishtlindja është misteri i këtij «shkëmbimi të mrekullueshëm»:
    O admirabile commercium!
    Creator generis humani,
    animatum corpus sumens,
    de virgine nasci dignatus est;
    et procedens homo sine semine,
    largitus est nobis suam deitatem –
    O shkëmbim i mrekullueshëm!
    Krijuesi ka marrë një trup,
    ka lindur nga një virgjër;
    i bërë njeri pa vepër njeriu,
    na jep hyjninë e vet.







    Torrkerry

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit


    MISTERet E FËMIJËRISË SË KRISHTIT



    Rrethprerja e Jezusit, tetë ditë pas lindjes,
    është shenjë e përfshirjes së tij
    në pasardhësit e Abrahamit,
    në popullin e Besëlidhjes,
    shenjë e nënshtrimit të tij para Ligjit ,
    dhe e aftësimit të tij për kultin e Izraelit,
    në të cilin do të marrë pjesë gjatë gjithë jetës së vet.
    Kjo shenjë është një parashëmbëllim
    i «rrethprerjes së Krishtit» që është Pagëzimi.

    Torrkerry




  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit


    MISTEREt E FËMIJËRISË SË KRISHTIT


    Dëftimi i Zotit është shfaqja e Jezusit
    si Mesi i Izraelit, Bir i Zotit dhe Shpëtimtar i botës.
    Së bashku me pagëzimin e Jezusit në Jordan
    dhe me dasmën e Kanës,
    ky mister kremton adhurimin e Jezusit
    nga ana e «dijetarëve të ardhur nga Lindja.
    Në këta «dijetarë», që përfaqësojnë besimet pagane rreth e rrotull,
    Ungjilli sheh përfaqësuesit e parë të popujve paganë,
    që në Mishërimin e pranojnë Lajmin e Mirë të shpëtimit.
    Ardhja e dijetarëve në Jerusalem për të adhuruar mbretin e judenjve
    tregon se ata, në dritën mesianike të yllit të Davidit ,
    kërkojnë në Izrael atë që do të jetë mbreti i kombeve.
    Ardhja e tyre do të thotë që paganët
    nuk mund ta njohin Jezusin dhe ta adhurojnë
    si Birin e Zotit dhe si Shpëtimtar të botës,
    veçse duke iu drejtuar judenjve
    dhe duke marrë prej tyre premtimin mesianik
    siç e përmban Besëlidhja e Vjetër.
    Dëftimi i Zotit tregon se «masa e gjerë e popujve»
    hyn «në familjen e Patriarkëve»
    dhe merr Israelitica dignitas, «dinjitetin e Izraelit».







    Torrkerry

  11. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit


    MISTEREt E FËMIJËRISË SË KRISHTIT


    Kushtimi i Jezusit në Tempull e tregon si të Parëlindurin që i përket Zotit.
    Me Simonin dhe Anën është e gjithë pritja e Izraelit
    që vjen në Takim me Shpëtimtarin e vet
    (tradita bizantine e quan kështu këtë ngjarje).
    Jezusi njihet si Mesia aq i shumëpritur,
    «dritë e popujve» dhe «lavdi e Izraelit»,
    por edhe si «shenjë kundërshtimi».
    Shpata e dhembjes që i është parathënë Marisë
    lajmëron flinë tjetër, të përsosur dhe unike,
    atë të kryqit, e cila do të japë shpëtimin
    «e përgatitur nga Zoti në sy të gjithë popujve».



    Torrkerry

  12. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit


    MISTEREt E FËMIJËRISË SË KRISHTIT


    Ikja në Egjipt dhe vrasja e të pafajshëmve
    tregojnë kundërvënien e errësirës para dritës:
    «Erdhi ndër të vetët, e të tijtë nuk e pranuan» (Gjn 1, 11).
    E gjithë jeta e Krishtit do të jetë
    nën shenjën e përndjekjes.
    Të vetët do ta ndajnë këtë fat
    së bashku me të.
    Kthimi i tij nga Egjipti të kujton Daljen
    dhe e paraqet Jezusin si çlirimtarin përfundimtar.





    Torrkerry

  13. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit


    MISTERET E JETËS SË FSHEHTË TË JEZUSIT

    Gjatë kohës më të madhe të jetës së vet,
    Jezusi ka jetuar po në ato kushte si shumica dërrmuese e njerëzve:
    një jetesë e përditshme pa madhëri të dukshme,
    jetë me punë krahu, jetë fetare judaike e nënshtruar Ligjit të Zotit,
    jetë në bashkësi.
    Në lidhje me këtë periudhë na zbulohet se Jezusi
    «u nënshtrohej» prindërve dhe që «përparonte në dije,
    në moshë e në hir para Hyjit e para njerëzve» (Lk 2, 52).



    Torrkerry

  14. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit

    MISTERET E JETËS SË FSHEHTË TË JEZUSIT


    Në nënshtrimin e Jezusit para nënës dhe babait të vet të ligjshëm
    realizohet zbatimi i përsosur i urdhrit të katërt.
    Një nënshtrim i tillë është shëmbëllimi i dëgjesës birnore Atit të vet qiellor.
    Nënshtrimi i përditshëm i Jezusit para Jozefit dhe Marisë
    lajmëronte dhe i dilte përpara nënshtrimit të së Enjtes së Madhe:
    «Jo... vullnesa ime...» (Lk 22, 42).
    Dëgjesa e Krishtit në zhvillimin e përditshëm të jetës së fshehtë
    përuronte tashmë veprën e restaurimit të asaj
    që kishte shkatërruar padëgjesa e Adamit .



    Torrkerry

  15. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit

    MISTERET E JETËS SË FSHEHTË TË JEZUSIT


    Jeta e fshehtë e Nazaretit e lejon çdo njeri
    të jetë në bashkim me përditshme:
    Nazareti është shkolla ku merren mësimet e para
    për të kuptuar jetën e Jezusit,
    domethënë shkolla e Ungjillit...
    Në radhë të parë ajo na mëson heshtjen.
    Të rilindtë në ne vlerësimi i heshtjes,
    atmosfera e admirueshme dhe e domosdoshme e shpirtit...
    Ajo na mëson mënyrën sesi duhet jetuar në familje.
    Nazareti le të na kujtojë çfarë është familja,
    çfarë është bashkimi i dashurisë,
    bukuria e saj e ashpër dhe e thjeshtë,
    karakteri i saj i shenjtë dhe i paprekshëm...
    Më në fund marrim një mësim në lidhje me punën.
    Oh! banesë e Nazaretit, shtëpi e «Birit të zdrukthëtarit»!
    Këtu, më parë se kudo, dëshirojmë
    ta kuptojmë dhe ta kremtojmë ligjin,
    sigurisht të rreptë, por shëlbimprurës,
    të mundit njerëzor...
    Më në fund duam t’i përshëndetim punëtorët e të gjithë botës
    dhe t’u tregojmë atyre modelin e madh, Vëllain e tyre hyjnor.








    Torrkerry

  16. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    II. Misteret e fëmijërisë
    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit

    MISTERET E JETËS SË FSHEHTË TË JEZUSIT


    Gjetja e Jezusit në Tempull është e vetmja ngjarje që thyen heshtjen e Ungjijve
    në lidhje me vitet e fshehta të Jezusit.
    Jezusi lë të nënkuptohet misteri i përkushtimit të tij
    të tërë një misioni që buron nga bijësia e tij hyjnore.
    «A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?» (Lk 2, 49).
    Maria dhe Jozefi «nuk morën vesh çka deshi
    t’u thotë me» këto fjalë,
    por i pranuan në fe,
    dhe Maria «i ruante me kujdes në zemër të gjitha këto ngjarje.» (Lk 2, 51)
    në rrjedhën e viteve, kur Jezusi mbeti i fshehtë në heshtjen e një jete të rëndomtë.

    Torrkerry

  17. #137
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.

    Misteret e jetës publike të Jezusit

    PAGËZIMI I JEZUSIT
    Fillimi i jetës publike të Jezusit
    është pagëzimi i tij në Jordan nga ana e Gjonit .
    Gjoni predikonte «pagëzimin e kthimit për falje të mëkateve» (Lk 3, 3).
    Një turmë mëkatarësh, tagrambledhësish
    dhe ushtarësh , farisenjsh e saducenjsh dhe prostitutash
    vijnë për t’u pagëzuar prej tij.
    Dhe ja ku duket Jezusi.
    Pagëzuesi ngurron, Jezusi ngul këmbë:
    merr pagëzimin.
    Atëherë Shpirti Shenjt, nën trajtën e një pëllumbi,
    zbret mbi Jezusin dhe «një zë nga qielli» thotë:
    «Ky është Biri im i dashur, të cilin e kam për zemër» .
    Është shfaqja («Epifania») e Jezusit
    si Mesi i Izraelit dhe Bir i Hyjit.



  18. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    III: Misteret e jetës publike të Jezusit


    PAGËZIMI

    Pagëzimi i Jezusit është, nga ana e tij,
    pranimi dhe përurimi i misionit të tij si Shërbëtor që vuan.
    Ai e lë veten të numërohet në mes të mëkatarëve ;
    është tashmë «Qengji i Hyjit që ia shlyen mëkatin botës» (Gjn 1, 29);
    tashmë i del përpara «pagëzimit» të vdekjes së tij të përgjakshme .
    Tashmë po vjen të kryejë «çdo gjë
    që përkon me vullnetin e Hyjit » (Mt 3, 15),
    domethënë i nënshtrohet tërësisht vullnetit të Atit të vet:
    e pranon, nga dashuria,
    pagëzimin e vdekjes për faljen e mëkateve tona .
    Këtij pranimi i përgjigjet zëri i Atit që gjen kënaqësi në Birin .
    Shpirti, që Jezusi e zotëron në plotësi që në zënien e tij,
    vendoset dhe qëndron mbi të .
    Ai do të jetë burimi për të gjithë njerëzimin.
    Në pagëzimin e tij «iu hapën qiejt» (Mt 3, 16),
    që i kishte mbyllur mëkati i Adamit;
    dhe ujërat janë shenjtëruar nga zbritja e Jezusit dhe e Shpirtit,
    shenja e parë e një krijimi të ri.

    Torrkerry

  19. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    III: Misteret e jetës publike të Jezusit

    PAGËZIMI



    Me Pagëzimin, i krishteri sakramentalisht është i ngjashëm me Jezusin,
    i cili me pagëzimin e vet i paraprin vdekjes dhe Ngjalljes së vet;
    i krishteri duhet të hyjë në këtë mister të përuljes dhe të pendimit të përvuajtur,
    të zbresë në ujë me Jezusin, për t’u ringjitur me të,
    të rilindë nga uji dhe nga Shpirti,
    për t’u bërë, në Birin, bir i dashur i Atit dhe «të jetojmë në jetën e re» (Rom 6, 4).
    Zbresim në varr së bashku me Krishtin nëpërmjet Pagëzimit,
    që të ringjallemi së bashku me të;
    përulemi me të, që të lartësohemi me të;
    ringjitemi me të, që të lavdërohemi me të.
    Çdo gjë që ka ndodhur në Krishtin
    na bën të kuptojmë që, pas zhytjes në ujë,
    Shpirti Shenjt zbret mbi ne nga lartësia e qiellit
    dhe që, të bijësuar nga Zëri i Atit, bëhemi bij të Zotit.



    "Kur u pagëzua mbarë populli, u pagëzua edhe Jezusi dhe, ndërsa po lutej, u hap qielli
    dhe Shpirti Shenjt zbriti mbi të në trajtë trupore porsi pëllumb,
    e prej qiellit ushtoi zëri: “Ti je Biri im ‑ Djali i dishirit. Ty të përkrah plotësisht!”


    Torrkerry

  20. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    III: Misteret e jetës publike të Jezusit

    TUNDIMI I JEZUSIT




    Ungjijtë bëjnë fjalë për një kohë vetmie të Jezusit në shkretëtirë,
    fill pasi kishte marrë pagëzimin nga Gjoni:
    «I çuar» nga Shpirti në shkretëtirë,
    Jezusi qëndron aty dyzet ditë duke agjëruar;
    rri me bishat dhe i shërbejnë engjëjt .
    Pasi merr fund kjo periudhë Satani e tundon tri herë
    duke u përpjekur të vërë në provë gatishmërinë e tij birnore ndaj Zotit.
    Jezusi i zmbraps këto sulme
    që përmbledhin tundimet e Adamit në Parajsë
    dhe ato të Izraelit në shkretëtirë,
    dhe djalli largohet prej Tij për t’u kthyer « në kohën e volitshme» (Lk 4, 13).

    Torrkerry

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •