Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 226
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT


    512 Simboli i fesë, në lidhje me jetën e Krishtit,
    nuk flet veçse për Misteret e Mishërimit (zënie dhe lindje)
    dhe të Pashkës (mundime, kryqëzim, vdekje, varrosje, zbritje në ferr, ngjallje, ngjitje në qiell).
    Nuk thotë asgjë, në mënyrë të qartë, për Misteret e jetës së fshehtë dhe të jetës publike të Jezusit,
    por artikujt e fesë në lidhje me Mishërimin dhe Pashkën e Jezusit,
    e ndriçojnë të gjithë jetën tokësore të Krishtit.
    «Gjithçka Jezusi bëri dhe mësoi qysh prej fillimit
    e deri në ditën kur u ngrit në qiell» (Vap 1, 1-2) d
    uhen shikuar në dritën e Mistereve të Krishtlindjes dhe të Pashkës.

    513 Katekeza, sipas rrethanave do ta zhvillojë të gjithë pasurinë e Mistereve të Jezusit.
    Këtu mjafton të tregohen disa elemente të përbashkëta për të gjitha Misteret e jetës së Krishtit (I),
    për të cekur pastaj Misteret kryesore të jetës së fshehtë (II) dhe publike (III) të Jezusit.

    I. E gjithë jeta a Krishtit është Mister

    514 Nuk dalin ndër Ungjijtë shumë gjëra që e nxitin kureshtjen njerëzore në lidhje me Jezusin.
    Nuk thuhet pothuajse asgjë për jetën e tij në Nazaret,
    si edhe për një pjesë të mirë të jetës së tij publike nuk bëhet fjalë fare .
    Ajo që përmbajnë Ungjijtë është shkruar
    «që të besoni se Jezusi është Mesia, Biri i Hyjt, dhe, që duke besuar, ta keni jetën në Emër të tij» (Gjn 20, 31).

    515 Ungjijtë janë shkruar nga njerëz që kanë qenë ndër të parët që kanë besuar
    dhe që duan ta ndajnë me të tjerët fenë e tyre.
    Pasi kishin njohur, me anë të fesë, kush është Jezusi,
    kanë mundur të hetojnë dhe t’i bëjnë të tjerët të hetojnë
    në gjithë jetën e tij tokësore gjurmët e Misterit të tij.
    Që në shpërngenj e lindjes së tij,
    deri tek uthulla e mundimeve të tija
    dhe “pëlhura e Ngjalljes,
    çdo gjë në jetën e Krishtit është shenjë e Misterit të tij.
    Përmes gjesteve të tija, mrekullive të tija, fjalëve të tija,
    është zbuluar që «në Krishtin banon trupërisht e tërë plotësia hyjnore» (Kol 2, 9).
    Në këtë mënyrë natyra e tij njerëzore del si «sakramenti»,
    domethënë shenja dhe mjeti i natyrës së tij hyjnore
    dhe i shëlbimit që ai sjell:
    ajo që ishte e dukshme në jetën e tij tokësore
    çoi te Misteri i padukshëm i bijësimit të tij hyjnor dhe i misionit të tij shëlbues.

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT

    TIPARET E PËRBASHKËTA TË MISTEREVE TË JEZUSIT.



    516 E gjithë jeta e Krishtit është Zbulesë e Atit:
    fjalët e tija dhe veprat e tija, heshtjet e tija dhe vuajtjet e tija,
    mënyra e tij e të qenit dhe e të folurit.
    Jezusi mund të thotë: «Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin» (Gjn 14, 9),
    dhe Ati: «Ky është Biri im – i Zgjedhuri! Atë dëgjoni!» (Lk 9, 35).
    Meqë Zoti ynë është bërë njeri për ta kryer vullnetin e Atit ,
    tiparet më të vogla të Mistereve të tija na shfaqin «dashurinë e Hyjit në ne» (1 Gjn 4, 9).

    517 E gjithë jeta e Krishtit është mister Shpërblimi.
    Shpërblimi, më parë se çdo gjë është fryt i gjakut të kryqit ,
    por ky mister vepron në tërë jetën e Krishtit:
    që në Mishërimin e tij, me të cilin, duke u bërë i varfër,
    na ka pasuruar me varfërinë e vet ;
    në jetën e tij të fshehtë, që me nënshtrimin e tij , ndreq mosnënshtrimin tonë;
    në fjalën e tij që i spastron ata që e dëgjojnë ;
    në shërimet dhe eksorcizmat që bën,
    nëpërmjet të cilave «Ai i mori lëngatat tona e i mbarti sëmundjet tona» (Mt 8, 17) ,
    në Ngjalljen e vet, me të cilën na shfajëson .

    518 E gjithë jeta e Krishtit është mister i Rekapitulimit [përfshirjes së çdo gjëje nën kryesinë e tij] .
    Ato që ka bërë, ka thënë dhe ka vuajtur Jezusi,
    kishin si qëllim ta rivendosnin njeriun e rënë poshtë në thirrjen e tij të parë:
    Atëherë kur është mishëruar dhe është bërë njeri,
    ka përfshirë në vetvete historinë e gjatë të njerëzve
    dhe në një kohë të shkurtër na ka siguruar shëlbimin,
    kështu që ne të fitonim nëpër Jezu Krishtin
    atë që kishim humbur nga Adami,
    domethënë që të ishim në shëmbëllim dhe ngjashmëri me Zotin.
    Pikërisht për këtë Krishti ka kaluar përmes të gjitha moshave të jetës,
    duke ua kthyer me këtë të gjithë njerëzve bashkimin me Zotin.

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT


    BASHKIMI YNË ME MISTERET E JEZUSIT


    519 E gjithë pasuria e Krishtit «është paracaktuar për çdo njeri dhe përbën të mirën për secilin» .
    Krishti nuk e ka jetuar jetën për veten e vet, por për ne,
    që nga Mishërimi i vet «për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë»
    deri në vdekjen e vet «për mëkatet tona» (1 Kor 15, 3)
    dhe në Ngjalljen e vet «për shfajësimin tonë» (Rom 4, 25).
    Edhe tashti është «Mbrojtësi ynë pranë Atit» (1 Gjn 2, 1),
    duke qenë kurdoherë i gjallë për të «ndërmjetësuar» në favorin tonë (Heb 7, 25).
    Me të gjitha ato që ka përjetuar dhe vuajtur për ne një herë e përgjithmonë,
    Ai mbetet « të ndërmjetësojë për ne para fytyrës së Hyjit » (Heb 9, 24).

    520 Gjatë gjithë jetës së vet Jezusi tregohet si shembull për ne ;
    është «njeriu i përsosur» , që na fton të bëhemi nxënësit e tij dhe ta ndjekim;
    me përuljen e vet na ka dhënë një shembull për ta imituar ,
    me lutjen e vet të tërheq për t’u lutur ,
    me varfërinë e vet fton për ta pranuar lirisht zhveshjen nga të mirat dhe përndjekjet .

    521 Çdo gjë që Krishti e ka jetuar, Ai bën që ne të mund ta jetojmë në të
    dhe që Ai ta jetojë në ne. «Me mishërimin Biri i Zotit është bashkuar, në një farë mënyrë, me çdo njeri» .
    Jemi të thirrur të formojnë një gjë të vetme me Të;
    Ai na bën të komunikojmë si gjymtyrë të Trupit të tij
    ato që ka përjetuar në mishin e vet për ne dhe si modeli ynë:
    Ne duhet t’i zhvillojmë vazhdimisht në ne,
    dhe më në fund t’i plotësojmë gjendjet dhe misteret e Jezusit.
    Pastaj duhet t’i lutemi që t’i çojë ai vetë deri në plotësim në ne
    dhe në mbarë Kishën e vet...
    Biri i Zotit dëshiron një farë pjesëmarrjeje dhe si një shtrirje dhe vazhdimësi
    si në ne dhe në të gjithë Kishën e vet, të mistereve të tija,
    nëpërmjet hireve që do të na komunikojë
    dhe efekteve që ka ndër mend të veprojë në ne nëpërmjet mistereve të veta.
    Dhe me këtë mjet ai do që t’i plotësojë në ne .

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT

    II. Misteret e fëmijërisë

    dhe të jetës së fshehtë të Jezusit

    PËRGATITJET


    522 Ardhja e Birit të Hyjit mbi tokë është një ngjarje me kaq rëndësi,
    saqë Zoti ka dashur ta përgatitë në rrjedhën e shekujve.
    Rite dhe fli, figura dhe simbole të «Besëlidhjes së parë» (Heb 9, 15)
    i bën të priren të gjitha kah Krishti;
    e lajmëron me gojën e profetëve që vijnë njëri pas tjetrit në Izrael;
    veç kësaj, zgjon në zemrën e paganëve pritjen e paqartë të një ardhjeje të tillë.

    523 Shën Gjon Pagëzuesi është paraardhësi i drejtpërdrejtë i Zotërisë sonë ,
    i dërguar për t’i përgatitur rrugën .
    «Profet i Tejetlartit» (Lk 1, 76), nga të gjithë profetët është më i madhi dhe i fundit ;
    ai përuron Ungjillin ; përshëndet ardhjen e Krishtit
    që në kraharorin e nënës së vet
    dhe gëzimin e gjen në të qenit «dashamiri i dhëndrit» (Gjn 3, 29)
    të cilin e quan «Qengji i Hyjit... që ia shlyen mëkatin botës» (Gjn 1, 29).
    Duke i prirë Jezusit «me frymë e me fuqi të Elisë» (Lk 1, 17),
    bën dëshmi për të me predikimin e vet, pagëzimin e vet të kthimit
    dhe më në fund me martirizimin e vet .

    524 Kisha, duke kremtuar çdo vit Liturgjinë e Ardhjes,
    e përjeton këtë pritje të Mesisë:
    duke u bashkuar me përgatitjen e gjatë të ardhjes së parë të Shpëtimtarit,
    besimtarët gjallërojnë dëshirën e zjarrtë për ardhjen e tij të dytë .
    Me kremtimin e lindjes dhe të martirizimit të Paraardhësit,
    Kisha bashkohet me dëshirën e tij: «ai duhet të rritet e unë të zvogëlohem» (Gjn 3, 30).

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT

    II. Misteret e fëmijërisë dhe të jetës së fshehtë të Jezusit


    MISTERI I KRISHTLINDJES



    525 Jezusi ka lindur në përvujtërinë e një stalle, në një familje të varfër ;
    barinj të thjeshtë janë dëshmitarët e parë të ngjarjes.
    Në këtë varfëri shfaqet lavdia e qiellit .
    Kisha nuk pushon së kënduari lavdinë e kësaj nate:
    Virgjëra po lind sot të Amshuarin,
    e toka po i jep një shpellë të Paarritshmit.
    Engjëjt dhe barinjtë i këndojnë himne atij,
    e dijetarët, të udhëhequr nga ylli,
    vijnë për ta adhuruar.
    Ti ke lindur për ne si Fëmijë i Vogël,
    o Hyj i amshuar !

    526 «Të bëhesh si fëmijët» në marrëdhënie me Zotin është kushti për të hyrë në Mbretëri ;
    prandaj duhet të ulemi , të bëhemi të vegjël, duhet «të lindemi përsëri prej së Larti» (Gjn 3, 7),
    të lindemi nga Zoti për «t’u bërë bijtë e Hyjit» (Gjn 1, 12).
    Misteri i Krishtlindjes kryhet në ne atëherë kur Krishti «formohet» në ne .
    Krishtlindja është misteri i këtij «shkëmbimi të mrekullueshëm»:
    O admirabile commercium!
    Creator generis humani,
    animatum corpus sumens,
    de virgine nasci dignatus est;
    et procedens homo sine semine,
    largitus est nobis suam deitatem –
    O shkëmbim i mrekullueshëm!
    Krijuesi ka marrë një shpirt
    dhe një trup, ka lindur nga një virgjër;
    i bërë njeri pa vepër njeriu, na jep hyjninë e vet.

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT

    II. Misteret e fëmijërisë dhe të jetës së fshehtë të Jezusit

    MISTERET E FËMIJËRISË SË KRISHTIT



    527 Rrethprerja e Jezusit, tetë ditë pas lindjes ,
    është shenjë e përfshirjes së tij në pasardhësit e Abrahamit,
    në popullin e Besëlidhjes, shenjë e nënshtrimit të tij para Ligjit ,
    dhe e aftësimit të tij për kultin e Izraelit,
    në të cilin do të marrë pjesë gjatë gjithë jetës së vet.
    Kjo shenjë është një parashëmbëllim i «rrethprerjes së Krishtit» që është Pagëzimi .

    528 Dëftimi i Zotit është shfaqja e Jezusit si Mesi i Izraelit, Bir i Zotit dhe Shpëtimtar i botës.
    Së bashku me pagëzimin e Jezusit në Jordan dhe me dasmën e Kanës ,
    ky mister kremton adhurimin e Jezusit nga ana e «dijetarëve të ardhur nga Lindja .
    Në këta «dijetarë», që përfaqësojnë besimet pagane rreth e rrotull,
    Ungjilli sheh përfaqësuesit e parë të popujve paganë,
    që në Mishërimin e pranojnë Lajmin e Mirë të shpëtimit.
    Ardhja e dijetarëve në Jerusalem për të adhuruar mbretin e judenjve
    tregon se ata, në dritën mesianike të yllit të Davidit ,
    kërkojnë në Izrael atë që do të jetë mbreti i kombeve .
    Ardhja e tyre do të thotë që paganët nuk mund ta njohin Jezusin
    dhe ta adhurojnë si Birin e Zotit dhe si Shpëtimtar të botës,
    veçse duke iu drejtuar judenjve
    dhe duke marrë prej tyre premtimin mesianik siç e përmban Besëlidhja e Vjetër .
    Dëftimi i Zotit tregon se «masa e gjerë e popujve»
    hyn «në familjen e Patriarkëve» dhe merr Israelitica dignitas, «dinjitetin e Izraelit» .

    529 Kushtimi i Jezusit në Tempull e tregon si të Parëlindurin që i përket Zotit .
    Me Simonin dhe Anën është e gjithë pritja e Izraelit
    që vjen në Takim me Shpëtimtarin e vet (tradita bizantine e quan kështu këtë ngjarje).
    Jezusi njihet si Mesia aq i shumëpritur, «dritë e popujve» dhe «lavdi e Izraelit»,
    por edhe si «shenjë kundërshtimi».
    Shpata e dhembjes që i është parathënë Marisë lajmëron flinë tjetër,
    të përsosur dhe unike, atë të kryqit,
    e cila do të japë shpëtimin «e përgatitur nga Zoti në sy të gjithë popujve».

    530 Ikja në Egjipt dhe vrasja e të pafajshëmve tregojnë kundërvënien e errësirës para dritës:
    «Erdhi ndër të vetët, e të tijtë nuk e pranuan» (Gjn 1, 11).
    E gjithë jeta e Krishtit do të jetë nën shenjën e përndjekjes.
    Të vetët do ta ndajnë këtë fat së bashku me të .
    Kthimi i tij nga Egjipti të kujton Daljen
    dhe e paraqet Jezusin si çlirimtarin përfundimtar.

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    MISTERET E JETËS SË FSHEHTË TË JEZUSIT

    531 Gjatë kohës më të madhe të jetës së vet,
    Jezusi ka jetuar po në ato kushte si shumica dërrmuese e njerëzve:
    një jetesë e përditshme pa madhëri të dukshme,
    jetë me punë krahu, jetë fetare judaike e nënshtruar Ligjit të Zotit ,
    jetë në bashkësi. Në lidhje me këtë periudhë
    na zbulohet se Jezusi «u nënshtrohej» prindërve
    dhe që «përparonte në dije, në moshë e në hir para Hyjit e para njerëzve» (Lk 2, 52).

    532 Në nënshtrimin e Jezusit para nënës dhe babait të vet të ligjshëm
    realizohet zbatimi i përsosur i urdhrit të katërt.
    Një nënshtrim i tillë është shëmbëllimi i dëgjesës birnore Atit të vet qiellor.
    Nënshtrimi i përditshëm i Jezusit para Jozefit dhe Marisë
    lajmëronte dhe i dilte përpara nënshtrimit të së Enjtes së Madhe:
    «Jo... vullnesa ime...» (Lk 22, 42).
    Dëgjesa e Krishtit në zhvillimin e përditshëm të jetës së fshehtë
    përuronte tashmë veprën e restaurimit të asaj
    që kishte shkatërruar padëgjesa e Adamit .

    533 Jeta e fshehtë e Nazaretit e lejon
    çdo njeri të jetë në bashkim me përditshme:
    Nazareti është shkolla ku merren mësimet e para për të kuptuar jetën e Jezusit,
    domethënë shkolla e Ungjillit...
    Në radhë të parë ajo na mëson heshtjen.
    Të rilindtë në ne vlerësimi i heshtjes,
    atmosfera e admirueshme dhe e domosdoshme e shpirtit...
    Ajo na mëson mënyrën sesi duhet jetuar në familje.
    Nazareti le të na kujtojë çfarë është familja,
    çfarë është bashkimi i dashurisë,
    bukuria e saj e ashpër dhe e thjeshtë,
    karakteri i saj i shenjtë dhe i paprekshëm...
    Më në fund marrim një mësim në lidhje me punën.
    Oh! banesë e Nazaretit, shtëpi e «Birit të zdrukthëtarit»!
    Këtu, më parë se kudo, dëshirojmë
    ta kuptojmë dhe ta kremtojmë ligjin,
    sigurisht të rreptë, por shëlbimprurës, të mundit njerëzor...
    Më në fund duam t’i përshëndetim punëtorët e të gjithë botës
    dhe t’u tregojmë atyre modelin e madh, Vëllain e tyre hyjnor .

    534 Gjetja e Jezusit në Tempull është e vetmja ngjarje
    që thyen heshtjen e Ungjijve në lidhje me vitet e fshehta të Jezusit.
    Jezusi lë të nënkuptohet misteri i përkushtimit të tij të tërë
    një misioni që buron nga bijësia e tij hyjnore.
    «A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?» (Lk 2, 49).
    Maria dhe Jozefi «nuk morën vesh çka deshi t’u thotë me» këto fjalë,
    por i pranuan në fe, dhe Maria «i ruante me kujdes në zemër të gjitha këto ngjarje.» (Lk 2, 51)
    në rrjedhën e viteve, kur Jezusi mbeti i fshehtë në heshtjen e një jete të rëndomtë.

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    III. Misteret e jetës publike të Jezusit

    PAGËZIMI I JEZUSIT


    535 Fillimi i jetës publike të Jezusit është pagëzimi i tij në Jordan nga ana e Gjonit .
    Gjoni predikonte «pagëzimin e kthimit për falje të mëkateve» (Lk 3, 3).
    Një turmë mëkatarësh, tagrambledhësish dhe ushtarësh , farisenjsh e saducenjsh dhe prostitutash
    vijnë për t’u pagëzuar prej tij.
    Dhe ja ku duket Jezusi. Pagëzuesi ngurron, Jezusi ngul këmbë: merr pagëzimin.
    Atëherë Shpirti Shenjt, nën trajtën e një pëllumbi,
    zbret mbi Jezusin dhe «një zë nga qielli» thotë: «Ky është Biri im i dashur, të cilin e kam për zemër» .
    Është shfaqja («Epifania») e Jezusit si Mesi i Izraelit dhe Bir i Hyjit.

    536 Pagëzimi i Jezusit është, nga ana e tij, pranimi dhe përurimi i misionit të tij si Shërbëtor që vuan.
    Ai e lë veten të numërohet në mes të mëkatarëve ;
    është tashmë «Qengji i Hyjit që ia shlyen mëkatin botës» (Gjn 1, 29);
    tashmë i del përpara «pagëzimit» të vdekjes së tij të përgjakshme .
    Tashmë po vjen të kryejë «çdo gjë që përkon me vullnetin e Hyjit » (Mt 3, 15),
    domethënë i nënshtrohet tërësisht vullnetit të Atit të vet:
    e pranon, nga dashuria, pagëzimin e vdekjes për faljen e mëkateve tona .
    Këtij pranimi i përgjigjet zëri i Atit që gjen kënaqësi në Birin .
    Shpirti, që Jezusi e zotëron në plotësi që në zënien e tij,
    vendoset dhe qëndron mbi të .
    Ai do të jetë burimi për të gjithë njerëzimin.
    Në pagëzimin e tij «iu hapën qiejt» (Mt 3, 16),
    që e kishte mbyllur mëkati i Adamit;
    dhe ujërat janë shenjtëruar nga zbritja e Jezusit
    dhe e Shpirtit, shenja e parë e një krijimi të ri.
    \
    537 Me Pagëzimin, i krishteri sakramentalisht është i ngjashëm me Jezusin,
    i cili me pagëzimin e vet i paraprin vdekjes dhe Ngjalljes së vet;
    i krishteri duhet të hyjë në këtë mister të përuljes
    dhe të pendimit të përvuajtur,
    të zbresë në ujë me Jezusin, për t’u ringjitur me të,
    të rilindë nga uji dhe nga Shpirti, për t’u bërë, në Birin, bir i dashur i Atit
    dhe «të jetojmë në jetën e re» (Rom 6, 4).
    Zbresim në varr së bashku me Krishtin nëpërmjet Pagëzimit,
    që të ringjallemi së bashku me të;
    përulemi me të, që të lartësohemi me të ;
    ringjitemi me të, që të lavdërohemi me të.
    Çdo gjë që ka ndodhur në Krishtin na bën të kuptojmë
    që, pas zhytjes në ujë, Shpirti Shenjt zbret mbi ne nga lartësia e qiellit
    dhe që, të bijësuar nga Zëri i Atit, bëhemi bij të Zotit .

    TUNDIMI I JEZUSIT

    538 Ungjijtë bëjnë fjalë për një kohë vetmie të Jezusit në shkretëtirë,
    fill pasi kishte marrë pagëzimin nga Gjoni:
    «I çuar» nga Shpirti në shkretëtirë,
    Jezusi qëndron aty dyzet ditë duke agjëruar;
    rri me bishat dhe i shërbejnë engjëjt .
    Pasi merr fund kjo periudhë
    Satani e tundon tri herë
    duke u përpjekur të vërë në provë gatishmërinë e tij birnore ndaj Zotit.
    Jezusi i zmbraps këto sulme
    që përmbledhin tundimet e Adamit në Parajsë
    dhe ato të Izraelit në shkretëtirë,
    dhe djalli largohet prej Tij për t’u kthyer « në kohën e volitshme» (Lk 4, 13).

    539 Ungjilltarët nxjerrin në pah kuptimin shpëtimdhënës të kësaj ngjarjeje të mistershme.
    Jezusi është Adami i ri, që ka qëndruar besnik,
    ndërsa i pari nuk i ka bërë ballë tundimit.
    Jezusi e kryen në mënyrë të përsosur thirrjen e Izraelit;
    në kundërshtim me ata që në të kaluarën
    e provokuan Zotin gjatë dyzet viteve në shkretëtirë ,
    Krishti zbulohet si Shërbëtori i Zotit që i nënshtrohet në çdo gjë vullnetit Hyjnor.
    Kështu Jezusi është fitimtar mbi djallin:
    Ai e ka «lidhur mirë të fortin»
    për t’ia marrë përsëri plaçkën e tij .
    Fitorja e Jezusit mbi tunduesin në shkretëtirë
    i paraprin fitores së mundimeve,
    dëgjesa më e lartë e dashurisë së tij birnore për Atin.

    540 Tundimi i Jezusit tregon çfarë është karakteri mesianik i Birit të Hyjit,
    në kundërvënie me atë që I propozon Satani
    dhe atë që duan t’i japin njerëzit .
    Prandaj Jezusi e ka mundur tunduesin për ne:
    «Sepse, nuk kemi Kryeprift që nuk mund të ketë dhimbje për dobësitë tona,
    mbasi ai vetë i ka sprovuar të gjitha sikurse ne,
    me përjashtim vetëm të mëkatit» (Heb 4, 15).
    Kisha çdo vit bashkohet me misterin e Jezusit në shkretëtirë
    gjatë dyzetë ditëve të Kreshmëve.

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT


    «MBRETËRIA E ZOTIT ËSHTË AFËR»

    541 «Pasi e burgosën Gjonin,
    Jezusi shkoi në Galile, atje predikonte Ungjillin e Hyjit.
    Thoshte: «Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është ngjat!
    Kthehuni e besoni Ungjillit» (Mk 1, 15).
    «Krishti, për të përkryer vullnetin e Atit,
    ka përuruar në tokë Mbretërinë e qiellit» .
    Tashti, vullneti i Atit është «të ngrihen njerëzit në pjesëmarrjen në jetën hyjnore» .
    E bën duke bashkuar njerëzit rreth Birit të vet, Jezu Krishtit.
    Kjo asamble është Kisha,
    e cila përbën mbi tokë «farën dhe fillimin» e Mbretërisë së Zotit .

    542 Krishti është në qendër të kësaj mbledhjeje të njerëzve në «familjen e Zotit».
    I thërret pranë vetes me Fjalën e vet, me «shenjat» që tregojnë Mbretërinë e Zotit,
    me dërgimin e nxënësve të vet.
    Ai do ta realizojë ardhjen e mbretërisë së vet
    kryesisht me anë të misterit të madh të Pashkës së vet:
    vdekjes së vet në kryq dhe Ngjalljes së vet.
    «E unë, kur do të jem i lartësuar nga toka,
    do t’i tërheq tek unë të gjithë njerëzit» (Gjn 12, 32).
    Të gjithë njerëzit janë të thirrur për këtë bashkim me Krishtin .

    Lajmërimi i Mbretërisë së Zotit
    543 Të gjithë njerëzit janë të thirrur të hyjnë në Mbretëri.
    Pasi iu lajmërua më parë bijve të Izraelit ,
    kjo Mbretëri mesianike është paracaktuar
    të përfshijë njerëzit e të gjitha kombeve.
    Për të hyrë është e nevojshme të pranohet Fjala e Jezusit:
    Fjala e Zotit tonë krahasohet pikërisht me farën
    që mbillet në një arë:
    ata që e dëgjojnë me besim
    dhe i përkasin grigjës së vogël të Krishtit,
    e kanë pranuar vetë Mbretërinë e Zotit;
    pastaj fara, me fuqinë e vet të brendshme,
    mugullon dhe rritet deri në kohën e të korrave .

    544 Mbretëria u përket të varfërve dhe të vegjëlve,
    domethënë atyre që kanë pritur me një zemër të përvujtë.
    Jezusi është dërguar për «t’u kumtuar të vobektëve Ungjillin» (Lk 4, 18) .
    I shpall ata të lumë, sepse «e tyre është Mbretëria e qiejve» (Mt 5, 3);
    «të vegjëlve» Ati është denjuar t’u zbulojë
    atë që mbetet e fshehtë për të diturit dhe të urtit .
    Jezusi bën jetë të përbashkët me të varfrit,
    që nga grazhdi deri në kryq;
    njeh urinë , etjen , dhe skamjen .
    Për më tepër arrin të njëjtësohet (të identifikohet)
    me çdo lloj të varfërish
    dhe e bën dashurinë vepruese ndaj tyre
    si kusht për të hyrë në Mbretërinë e tij .

    545 Jezusi fton mëkatarët në tryzën e Mbretërisë:
    «Nuk erdha të grish të drejtët, por mëkatarët» (Mk 2, 17) .
    I fton për kthim, pa të cilin nuk mund të hyhet në Mbretëri,
    por me fjalët dhe me veprat u tregon atyre
    mëshirën e pafundme të Atit të tij ndaj tyre ,
    dhe «gëzimin» e pamasë që ndihet
    «në qiell për një mëkatar të penduar e të kthyer» (Lk 15, 7).
    Prova më e lartë e një dashurie të tillë
    do të jetë flijimi i jetës së tij «për shpërblim të mëkateve» (Mt 26, 28).

    546 Jezusi fton që të hyhet në Mbretëri
    duke përdorur shëmbëlltyrat, një element tipik i mësimit të tij .
    Me to ai fton në gostinë e Mbretërisë ,
    por kërkon edhe një zgjedhje rrënjësore:
    për të fituar Mbretërinë është e nevojshme
    «të shitet» çdo gjë ; fjalët nuk mjaftojnë, duhen veprat .
    Shëmbëlltyrat janë si pasqyra për njeriun:
    a e pret Fjalën si një tokë e thatë apo si një tokë e mirë ?
    Si i vë në përdorim talentat që ka marrë ?
    Në zemër të shëmbëlltyrave qëndrojnë si prapa një tisi (velloje) Jezusi
    dhe prania e Mbretërisë në këtë botë.
    Duhet hyrë në Mbretëri, domethënë të bëhemi nxënës të Krishtit
    për «të njohur fshehtësitë e Mbretërisë së qiellit» (Mt 13, 11).
    Për ata që mbeten «jashtë», çdo gjë mbetet enigmatike .

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT

    «MBRETËRIA E ZOTIT ËSHTË AFËR»

    SHENJAT E MBRETËRISË SË ZOTIT



    547 Jezusi i shoqëron fjalët e veta «me vepra të madhërueshme, me mrekulli dhe me shenja» të shumta (Vap 2, 22),
    të cilat tregojnë se në të Mbretëria është e pranishme.
    Dëshmojnë se Jezusi është Mesia i paralajmëruar .

    548 Shenjat e kryera nga Jezusi dëshmojnë se Ati e ka dërguar .
    Ato të shtyjnë të besosh në të .
    Atyre që i drejtohen me besim, ai ua jep çfarë kërkojnë .
    Atëherë mrekullitë e bëjnë më të fortë besimin në atë që kryen veprat e Atit të vet:
    dëshmojnë se ai është Biri i Zotit .
    Por mund të jenë edhe shkak për shkandull .
    Nuk synojnë të kënaqin kureshtjen dhe dëshirat për diçka magjike.
    Me gjithë mrekullitë e veta aq të qarta,
    Jezusi nuk pranohet nga disa ;
    arrijnë sa ta akuzojnë që vepron nëpërmjet demonëve .

    549 Duke i çliruar disa njerëz nga të keqijat e kësaj bote,
    si uria , padrejtësia , sëmundja dhe vdekja ,
    Jezusi ka vendosur disa shenja mesianike;
    megjithatë ai nuk ka ardhur për të zhdukur të gjitha të këqijat e kësaj bote ,
    por për t’i çliruar nga forma më e rëndë e skllavërisë:
    ajo e mëkatit , që i pengon në thirrjen e tyre si bij të Zotit
    dhe shkak i të gjitha robërimeve të tyre njerëzore.

    550 Ardhja e Mbretërisë së Zotit është mundja e mbretërisë së Djallit ;
    «Në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Shpirtit të Hyjit,
    do të thotë se arriti ndër ju Mbretëria e Hyjit» (Mt 12, 28).
    Ekzorcizmat e Jezusit i çlirojnë disa njerëz nga mundimi i djajve .
    I paraprijnë fitores së madhe të Jezusit mbi «princin e kësaj bote» (Gjn 12, 31).
    Mbretëria e Zotit do të vendoset përfundimisht
    nëpërmjet kryqit të Krishtit:
    «Regnavit a ligno Deus – Zoti mbretëroi nga druri i kryqit» .

  11. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT


    «ÇELËSAT E MBRETËRISË»

    551 Që nga fillimi i jetës së vet publike Jezusi zgjedh dymbëdhjetë veta
    që të rrinë me të dhe të marrin pjesë në misionin e tij ;
    i bën pjesëtarë të autoritetit të vet
    dhe i dërgon «të shpallin Mbretërinë e Hyjit dhe të shërojnë (të sëmurit)» (Lk 9, 2).
    Mbeten përherë të shoqëruar me Mbretërinë e Krishtit,
    që, nëpërmjet tyre, udhëheq Kishën:
    Unë po jua lë trashëgim Mbretërinë
    ashtu si ma dha mua im Atë:
    që të hani e të pini në tryezën time në Mbretërinë time
    dhe të rrini në frone për të gjykuar dymbëdhjetë fiset e Izraelit (Lk 22, 29-30).

    552 Në kolegjin e të Dymbëdhjetëve
    Simon Pjetri zë vendin e parë .
    Jezusi i ka besuar atij një mision unik.
    Falë një zbulese të dhënë nga Ati, Pjetri kishte rrëfyer:
    «Ti je Mesia, Biri i Hyjit të gjallë».
    Zoti ynë i kishte thënë atëherë:
    «Ti je Pjetër - Shkëmb) dhe mbi këtë shkëmb
    unë do ta ndërtoj Kishën time
    dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!» (Mt 16, 18).
    Krishti «Gur i gjallë» (1 Pjt 2, 4),
    i siguron Kishës së vet,
    të ndërtuar mbi Pjetrin,
    fitoren mbi fuqitë e vdekjes.
    Pjetri, për shkak të besimit të rrëfyer prej tij,
    do të mbetet shkëmbi i parrëzueshëm i Kishës.
    Do të ketë misionin të ruajë fenë në tërësinë e vet
    dhe të përforcojë vëllezërit e vet .

    553 Jezusi i ka dhënë Pjetrit një fuqi specifike:
    «Ty do t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit:
    gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur në qiell
    e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë,
    do të jetë e zgjidhur edhe në qiell» (Mt 16, 19).
    «Fuqia e çelësave» shënon autoritetin
    për të drejtuar shtëpinë e Zotit,
    që është Kisha. Jezusi, «Bariu i mirë» (Gjn 10, 11)
    e ka përforcuar këtë detyrë pas Ngjalljes:
    «Kulloti delet e mia» (Gjn 21, 15-17).
    Pushteti për të «lidhur e zgjidhur»
    tregon autoritetin për të zgjidhur mëkatet,
    për të shprehur gjykime në çështje të doktrinës,
    dhe për të marrë vendime disiplinore brenda Kishës.
    Jezusi ia ka dhënë një autoritet të tillë Kishës
    nëpërmjet shërbesës së Apostujve
    dhe veçanërisht të Pjetrit,
    i vetmi të cilit shprehimisht ia ka besuar çelësat e Mbretërisë.

  12. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT

    NJË PARASHIJIM I MBRETËRISË: SHNDËRRIMI



    554 Që nga dita kur Pjetri rrëfeu se Jezusi është Krishti, Biri i Hyjit të gjallë,
    Mësuesi «filloi t’u dëftojë haptas nxënësve të vet
    se i duhej të shkonte në Jerusalem, të vuante shumë...
    se do ta vrasin e të tretën ditë do të ngjallej» (Mt 16, 21).
    Pjetri proteston me rastin e këtij lajmërimi ,
    të tjerët as që arrijnë ta kuptojnë .
    Në një kontekst të tillë vendoset
    episodi i mistershëm i Shndërrimit të Jezusit mbi një mal të lartë,
    përpara tre dëshmitarëve të zgjedhur nga ai vetë:
    Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit.
    Fytyra dhe veshja e Jezusit bëhën flakëruese nga drita,
    duken Moisiu dhe Elia që flasin
    «për kalimin e tij nga kjo jetë që do ta bënte së shpejti në Jerusalem» (Lk 9, 31).
    Një re i mbështjell dhe një zë nga qielli thotë:
    «Ky është Biri im, i Zgjedhuri! Atë dëgjoni!» (Lk 9, 35).

    555 Për një çast Jezusi tregon lavdinë e vet hyjnore,
    duke përforcuar kështu rrëfimin e Pjetrit.
    Zbulon edhe se për «të hyrë në lavdinë e vet» (Lk 24, 26),
    duhet të kalojë përmes kryqit në Jerusalem.
    Moisiu dhe Elia e kishin parë lavdinë e Zotit në Mal;
    Ligji dhe profetët i kishin parathënë vuajtjet e Mesisë .
    Mundimet e Jezusit janë pikërisht vullneti i Atit:
    Biri vepron si Sherbëtor i Zotit.
    Reja tregon praninë e Shpirtit Shenjt :
    «Tota Trinitas apparuit:
    Pater in voce;
    Filius in homine,
    Spiritus in nube clara –
    U duk e gjithë Trinia:
    Ati në zë,
    Biri në njeriun,
    Shpirti në renë e ndritshme» :
    Ti je shndërruar në mal,
    dhe, në atë masë që ishin të aftë,
    nxënësit e tu kanë soditur lavdinë tënde, o Krisht Zot,
    në mënyrë që, kur do të të shihnin të kryqëzuar,
    ta kuptonin që mundimet e tua ishin të vullnetshme
    dhe të lajmëronin botën se ti je me të vërtetë rrezatimi i Atit .

    556 Në prag të jetës publike: pagëzimi;
    në prag të Pashkës: Shndërrimi.
    Me pagëzimin e Jezusit «declaratum fuit mysterium primae regenerationis –
    u shfaq misteri i rilindjes sonë të parë: Pagëzimi ynë»;
    Shndërrimi «est sacramentum secundae regenerationis –
    është sakramenti i rilindjes sonë të dytë: ringjallja jonë» .
    Që tashti ne marrim pjesë në Ngjalljen e Zotit tonë,
    nëpërmjet Shpirtit Shenjt që vepron në sakramentin e Korpit të Krishtit.
    Shndërrimi ofron një parashijim të ardhjes së lavdishme të Krishtit,
    i cili «do ta shndërrojë trupin tonë të mjerë
    në një trup të ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm» (Fil 3, 21).
    Por na kujton edhe që «na duhet të kalojmë nëpër shumë vështirësi
    për të hyrë në Mbretërinë e Hyjit» (Vap 14, 22):
    Pjetri ende nuk e kuptonte kur dëshironte në mal të jetonte me Krishtin.
    Këtë lumturi Krishti ta rezervonte pas vdekjes, o Pjetër.
    Tashti, përkundrazi, ai vetë të thotë:
    Zbrit dhe mundohu mbi dhe, për të shërbyer mbi tokë,
    për të qenë i përbuzur,
    për t’u kryqëzuar mbi tokë.
    Ka zbritur Jeta për t’u vrarë;
    ka zbritur Buka për të ndier urinë;
    ka zbritur Rruga, që të ndiente lodhjen e ecjes;
    ka zbritur burimi për të pasur etje;
    dhe ti nuk pranon të vuash ?


  13. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT

    NGJITJA E JEZUSIT NË JERUSALEM


    557 «Kur erdhi koha që të jetë ngritur nga kjo botë,
    Jezusi mori vendim të palëkundshëm të shkojë në Jerusalem» (Lk 9, 51) .
    Me këtë vendim tregonte se po ngjitej në Jerusalem i gatshëm për të vdekur.
    Tri herë me radhë i kishte paralajmëruar
    mundimet e veta dhe Ngjalljen e vet .
    Duke u drejtuar kah Jerusalemi thotë:
    «Nuk ka hije që profeti të vdesë jashtë Jerusalemit» (Lk 13, 33).

    558 Jezusi kujton martirizimin e profetëve
    që ishin dënuar me vdekje në Jerusalem .
    Megjithatë nuk heq dorë t’i bëjë ftesë Jerusalemit
    që të mblidhet rreth tij: «Jerusalem...
    Sa herë desha t’i bashkoj fëmijët e tu
    sikurse këlluka i bashkon zogjtë e vet nën krahë...
    por ju nuk deshët!» (Mt 23, 37).
    Kur arrin para Jerusalemit,
    Jezusi qan për qytetin dhe e shfaq përsëri dëshirën e zemrës së vet:
    «O po ta kuptoje edhe ti në këtë ditë
    çka ta sjell ty paqen!
    Por tashti është fshehur për sytë e tu!» (Lk 19, 41-42).

  14. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT

    HYRJA MESIANIKE E JEZUSIT NË JERUSALEM


    559 Si do ta presë Jerusalemi Mesinë e vet?
    Pasi i është shmangur kurdoherë përpjepkjeve të popullit për ta bërë mbret ,
    Jezusi zgjedh kohën dhe e përgatit me hollësi
    hyrjen e vet mesianike në qytetin e «Davidit, atit të tij» (Lk 1, 32) .
    I brohorasin si Birit të Davidit,
    si atij që sjell shpëtimin
    («Hosanna» do të thotë: «Ah, po, na shpëto!», «na jep shpëtimin»).
    Tashti, «Mbreti i lavdisë» (Ps 24, 7-10)
    hyn në qytetin e vet hipur mbi një gomar :
    ai nuk e fiton (e bën për vete) Bijën e Sionit,
    figurën e Kishës së vet, as me dinakëri as me dhunë,
    por me përvujtërinë që i bën dëshmi së Vërtetës .
    Për këtë subjektet e mbretërisë së tij, në atë ditë,
    janë fëmijët dhe «të varfërit e Zotit»,
    të cilët e brohorasin ashtu si engjëjt
    që ua kishin lajmëruar barinjve .
    Brohoritja e tyre, «Bekuar qoftë ai që vjen në Emër të Zotit!» (Ps 118, 26),
    rimerret nga Kisha në «Shenjt-in» e Liturgjisë eukaristike
    si hyrje në përkujtimin e Pashkës së Zotit.

    560 Hyrja e Jezusit në Jerusalem
    tregon ardhjen e Mbretërisë
    që Mbreti-Mesi përgatitet të realizojë
    me Pashkën e vdekjes dhe Ngjalljes së vet.
    Me kremtimin e hyrjes së Jezusit në Jerusalem,
    të Dielën e Larit (e luleve),
    Liturgjia e Kishës fillon Javën e Madhe.

  15. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT



    Në sintezë


    561 «E gjithë jeta e Krishtit qe një mësim i vazhdueshëm; heshtjet e tija, mësimet e tija, gjestet e tija, lutja e tij, dashuria e tij për njeriun dhe parapëlqimi i tij për të vegjlit dhe të varfërit, pranimi i flijimit të plotë në kryq për Shëlbimin e botës, Ngjallja e tij, janë vënia në zbatim e Fjalës së tij dhe përmbushja e Zbulesës» .

    562 Nxënësit e Krishtit duhet t’i përshtaten atij, deri sa ai të formohet në ata . «Prandaj jemi të përfshirë në Misteret e jetës së tij, jemi bërë të një trajte me të, kemi vdekur dhe jemi ngjallur me të, deri sa të mbretërojmë me të» .

    563 Qofshim barinj apo dijetarë, nuk mund të takohet Zoti veçse duke rënë në gjunjë përpara grazhdit të Betlehemit dhe duke e adhuruar të fshehur në dobësinë e një fëmije.

    564 Me nënshtrimin e vet para Marisë dhe Jozefit, si dhe me punën e vet gjatë viteve të gjata të Nazaretit, Jezusi na jep shembullin e shenjtërisë në jetën e përditshme të familjes dhe të punës.

    565 Që nga fillimi i jetës së vet publike deri në çastin e pagëzimit, Jezusi është «Shërbëtori» i përkushtuar tërësisht veprës shëlbuese që do të kryhet në «pagëzimin» e mundimeve të tij.

    566 Tundimi në shkretëtirë e tregon Jezusin Mesi të përvujtë që ngadhënjen mbi Djallin për hir të pranimit të plotë të planit të shëlbimit që ka dashur Ati.

    567 Mbretëria e qiejve është përuruar në tokë nga Krishti. «I shfaqet qartë njerëzve në fjalët, në veprat, në personin e Krishtit» . Kisha është embrioni dhe fillimi i kësaj Mbretërie. Çelësat e saj i janë besuar Pjetrit.

    568 Shndërrimi i Jezusit ka për qëllim të përforcojë besimin e apostujve në parashikim të mundimeve: ngjitja në «malin e lartë» përgatit ngjitjen në Kalvar. Krishti, Kryet e Kishës, shfaq nga jashtë atë që përmban dhe rrezaton Korpi i tij në sakramentet: «shpresën e lavdisë» (Kol 1, 27) .

    569 Jezusi është ngritur vullnetarisht në Jerusalem, megjithëse e dinte se do vdiste nga një vdekje e dhunshme për shkak të armiqësisë së madhe të mëkatarëve .

    570 Hyrja e Jezusit në Jerusalem është manifestimi i ardhjes së Mbretërisë që Mbreti-Mesi, i pritur në qytetin e vet nga fëmijët dhe zemërpërvujtët, përgatitet të realizojë me Pashkën e vdekjes dhe të Ngjalljes së vet.

  16. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 4

    «JEZU KRISHTI U MUNDUA NËN PONCIN PILAT,

    U KRYQËZUA, VDIQ DHE U VARROS»




    571 Misteri i Pashkëve i kryqit dhe i Ngjalljes së Krishtit
    është në qendër të Lajmit të mirë që Apostujt,
    dhe Kisha pas tyre, duhet t’i lajmërojnë botës.
    Plani shpëtimprurës i Zotit është kryer një herë e përgjithmonë
    me vdekjen shëlbuese të Birit të vet Jezu Krishtit.

    572 Kisha i qëndron besnike «shtjellimit të të gjitha Shkrimeve» të dhënë nga vetë Jezusi,
    si përpara ashtu dhe pas Pashkës së vet:
    «A nuk u desh që Mesia t’i pësojë të gjitha
    e kështu të hyjë në lavdinë e vet?» (Lk 24, 26. 46).
    Vuajtjet e Jezusit kanë marrë formën e tyre historike konkrete
    nga fakti që ai ka qenë «përbuzur nga pleqtë, kryepriftërinjtë e skribët» (Mk 8, 31),
    të cilët ua kanë dorëzuar «paganëve për ta vënë në lojë,
    për ta frushkulluar e për ta kryqëzuar» (Mt 20, 19).

    573 Prandaj besimi mund të kërkojë të hulumtojë rrethanat e vdekjes së Jezusit,
    të referuara me besnikëri nga Ungjijtë
    dhe të ndriçuara nga burime të tjera historike,
    për të arritur një kuptim më të mirë të domethënies së Shëlbimit.


    Paragrafi 1.


    JEZUSI DHE IZRAELI


    574 Që në fillimet e shërbesës publike të Jezusit,
    disa farisenj dhe disa mbështetës të Herodit,
    me priftërinj dhe skribë, u morën vesh në mes tyre për ta vrarë .
    Nga disa veprime të veta Jezusi u është dukur disave
    me qëllime të këqija si i dyshimtë për pushtim nga djalli .
    E akuzojnë për blasfemi dhe për profetizëm të rremë ,
    krime kundër fesë, që Ligji i dënonte me vdekje
    nën formën e gjuajtjes me gurë .

    575 Shumë vepra dhe fjalë të Jezusit kanë qenë pra
    «një shenjë kundërshtimi» (Lk 2, 34)
    për autoritetet fetare të Jerusalemit,
    ato që Ungjilli i Gjonit shpesh i quan «Judenjtë» ,
    më shumë sesa për të emëruar popullin e zakonshëm të Zotit (Gjn 7, 48-49).
    Sigurisht marrëdhëniet e tija me farisenjtë
    nuk kanë qenë vetëm e vetëm polemike.
    Ka disa nga farisenjtë që e paralajmërojnë
    për rrezikun që i kanoset .
    Jezusi i lavdëron disa prej tyre,
    si skribin e Mk 12,34
    dhe ha drekë disa herë ndër shtëpi farisenjsh .
    Jezusi konfirmon doktrina të pranuara
    nga kjo elitë fetare e popullit, të Zotit:
    ngjalljen e të vdekurve ,
    format e mëshirës (lëmoshë, lutje dhe agjërime) ,
    dhe zakonin për t’iu drejtuar Zotit si Atë,
    karakterin qendror të urdhrit të dashurisë ndaj Zotit dhe të afërmit .

    576 Në sytë e shumëkujt në Izrael,
    Jezusi duket sikur vepron
    kundër institucioneve themelore të Popullit të zgjedhur:
    – bindjes para Ligjit në tërësinë e urdhëresave të tija të shkruara,
    dhe, për farisenjtë, në interpretimin e traditës gojore;
    – pozitës qendrore të Tempullit të Jerusalemit, si vend i shenjtë
    ku Zoti banon në një mënyrë të privilegjuar;
    – besimit në Zotin një të vetëm,
    me të cilin asnjë njeri nuk mund ta ndajë lavdinë.

    I. Jezusi dhe Ligji

    577 Jezusi ka bërë një saktësim solemn në fillim të Predikimit në Mal,
    kur ka paraqitur, në dritën e hirit të Besëlidhjes së Re,
    Ligjin e dhënë nga Zoti mbi Sinai në çastin e Besëlidhjes së parë:
    «Mos t’ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin dhe Profetët!
    Jo, s’erdha të shlyej, por të përkryej.
    Për të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka
    asnjë gërmë dhe asnjë presje nuk do t’i hiqet Ligjit,
    por do të zbatohen të gjitha.
    Prandaj kushdo që do ta shlyejë njërin ndër këta urdhra,
    qoftë edhe më të voglin,
    dhe do t’i mësojë njerëzit të bëjnë ashtu,
    do të jetë më i vogli në Mbretërinë e qiellit;
    ndërsa ai që do t’i mbajë dhe do t’i mësojë,
    do të jetë i madh në Mbretërinë e qiellit (Mt 5, 17-19).

    578 Jezusi, Mesia i Izraelit,
    prandaj më i madhi në Mbretërinë e qiejve,
    e kishte për detyrë ta zbatonte Ligjin,
    duke e ushtruar në tërësinë e tij
    deri në urdhërimet më të vogla,
    sipas fjalëve të atij vetë.
    Dhe është i vetmi që ka mundur
    ta bëjë këtë në mënyrë të përsosur .
    Hebrenjtë, siç rrëfejnë ata vetë,
    nuk kanë mundur kurrë ta zbatojnë Ligjin në tërësinë e tij,
    pa shkelur më të voglin urdhër .
    Për këtë, çdo vit, në festën e Pajtimit,
    bijtë e Izraelit i kërkojnë të falur Zotit
    për shkeljet që i kanë bërë Ligjit.
    Në të vërtetë Ligji përbëhet nga një tërësi unike,
    dhe siç na e kujton shën Jakobi
    «ai që e mban krejt ligjin,
    por e prish vetëm në një pikë,
    bëhet fajtor i tërë ligjit» (Jak 2, 10) .

    579 Parimi i zbatimit të Ligjit në tërësinë e tij,
    jo vetëm në shkronjë por edhe në shpirt,
    u pëlqente shumë farisenjve.
    Duke e nxjerrë në pah me forcë për Izraelin,
    ata i kanë çuar shumë hebrenj në një zell fetar të skajshëm .
    Dhe kjo gjë, po të mos donte të përfundonte në një kazuistikë «hypokrite» ,
    nuk bënte gjë tjetër veçse përgatiste Popullin
    për atë ndërhyrje të padëgjuar të Zotit,
    që do të jetë zbatimi i përsosur i Ligjit
    nga ana e një të Drejti të vetëm në vend të të gjithë mëkatarëve .

    580 Përmbushja e përsosur e Ligjit
    mund të ishte vetëm vepra e Ligjdhënësit hyjnor
    të lindur nën Ligjin në Vetën e Birit .
    Në Jezusin Ligji nuk del më i skalitur në rrasa prej guri,
    por i shkruar «në zemër» (Jer 31,33) të Shërbëtorit,
    që, duke «shpallur të drejtën» me vendosmëri (Is 42, 3),
    bëhet «besëlidhja e popullit» (Is 42, 6).
    Jezusi e përmbush Ligjin deri sa arrin të marrë mbi vete «mallkimin e Ligjit» (Gal 3, 13),
    në të cilin kishin rënë ata që nuk i kishin mbetur besnikë
    «gjithçka është shkruar në Librin e Ligjit» (Gal 3, 10);
    në të vërtetë vdekja e Krishtit erdhi
    «për shëlbimin e fajeve të bëra në kohën e Besëlidhjes së parë» (Heb 9, 15).

    581 Hebrenjve dhe krerëve të tyre shpirtërorë
    u është dukur Jezusi si një «rabbi» .
    Shpesh ai ka përdorur argumentime
    që hynin në kuadrin e interpretimeve rabinike të Ligjit .
    Por, në të njëjtën kohë, Jezusi s’kish
    si të mos ndeshej me mësuesit e Ligjit; në të vërtetë,
    nuk kufizohej në paraqitjen e interpretimit të vet
    krahas me interpretimin e tyre:
    «I mësonte si njeriu që ka autoritet, e jo si skribët e tyre» (Mt 7, 29).
    Në të është vetë Fjala e Zotit,
    që kishte jehuar në Sinai
    për t’i dhënë Moisiut Ligjin e shkruar,
    për t’u dëgjuar përsëri në Malin e Lumturive .
    Ajo nuk e shfuqizon Ligjin,
    por e çon në plotësim
    duke i dhënë në mënyrë hyjnore interpretimin përfundimtar:
    «Keni dëgjuar gjithashtu se u qe thënë të vjetërve…
    E unë po ju them» (Mt 5, 33-34).
    Me të njëjtin autoritet hyjnor,
    Jezusi mohon disa «tradita të njerëzve» (Mk 7,8)
    të dashura për farisenjtë të cilët anullojnë «Fjalën e Hyjit» (Mk 7, 13).

    582 Duke u shtyrë më tej,
    Jezusi i jep përmbushje Ligjit mbi pastërtinë e ushqimeve,
    aq të rëndësishëm në jetën e përditshme judaike,
    duke e zbuluar kuptimin «pedagogjik»
    me një interpretim hyjnor:
    «Asgjë që hyn nga jashtë në njeriun,
    nuk mund ta bëjë të papastër njeriun…
    Kështu Jezusi i shpalli të pastra të gjitha ushqimet…
    Çka del prej njeriut ajo e bën të papastër,
    sepse prej brendisë - prej zemrës së njeriut rrjedhin:
    mendimet e këqija» (Mk 7, 18-21).
    Duke dhënë me autoritet hyjnor interpretimin përfundimtar të Ligjit,
    Jezusi është gjendur para ndeshjes me disa mësues të Ligjit,
    të cilët nuk e pranonin interpretimin e tij,
    megjithëse garantohej nga shenjat hyjnore që e shoqëronin .
    Kjo vlen kryesisht për çështjen e së shtunës:
    Jezusi kujton, duke përdorur shpesh argumentime rabinike ,
    që pushimi i së shtunës nuk shkelet
    nga shërbimi Zotit ose të afërmit ,
    shërbim që shërimet e bëra prej tij kryenin.

  17. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 4

    «JEZU KRISHTI U MUNDUA NËN PONCIN PILAT,

    U KRYQËZUA, VDIQ DHE U VARROS»

    Paragrafi 1.


    JEZUSI DHE IZRAELI

    II. Jezusi dhe Tempulli


    583 Jezusi, ashtu si profetët para tij,
    ka treguar nderimin më të thellë për Tempullin e Jerusalemit.
    Aty është paraqitur nga Jozefi dhe Maria dyzet ditë pas lindjes (Lk 2, 22-39).
    Në moshën dymbëdhjetëvjeçare vendos të qëndrojë në Tempull
    për t’u kujtuar prindërve se ai duhet të merret me punët e Atit të vet .
    Është ngjitur aty çdo vit së paku për Pashkë, gjatë jetës së tij të fshehtë ;
    vetë misioni i tij publik ka ndjekur ritmin e shtegtimeve të tij
    në Jerusalem me rastin e festave të mëdha judaike .

    584 Jezusi është ngjitur në Tempull si në një vend të privilegjuar të takimit me Zotin.
    Për të Tempulli është banesa e Atit të tij,
    një shtëpi lutjeje, dhe mbushet me zemërim kur sheh
    se oborri i jashtëm [i Tempullit] është bërë vend tregtie .
    Nëse i përzë tregtarët nga Tempulli,
    për këtë e shtyn dashuria xheloze për Atin e vet:
    «Mos e bëni shtëpinë e Atit tim vend tregu».
    Nxënësit u kujtuan se ishte shkruar:
    «Zelli për Shtëpinë tënde më bren» (Gjn 2, 16-17).
    Pas Ngjalljes së tij Apostujt kanë ruajtur një nderim fetar për Tempullin .

    585 Megjithatë, në vigjilje të mundimeve të veta,
    Jezusi e ka paralajmëruar shkatërrimin e kësaj godine të shkëlqyeshme,
    nga e cila nuk do të mbetej gur mbi gur .
    Këtu duket paralajmërimi i një shenje të kohëve të fundit
    që do të fillojnë me Pashkën e tij .
    Por kjo profeci ka mundësi që të jetë referuar
    në mënyrë të deformuar nga dëshmitarë të rremë
    në çastin e marrjes së tij në pyetje nga Kryeprifti
    dhe të jetë përsëritur si fyerje kur ishte i mbërthyer në kryq .

    586 Jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë armiqësi kundër Tempullit
    ku ka dhënë gjërat thelbësore të mësimeve të veta ,
    por Jezusi ka dashur të paguajë edhe taksën për Tempullin
    duke u bashkuar me Pjetrin, që e kishte vënë si themel të Kishës së vet .
    Edhe më tepër ai është njëjtësuar (identifikuar) me Tempullin,
    duke u paraqitur si banesa përfundimtare e Zotit në mes të njerëzve .
    Prandaj vrasja e tij në trup paralajmëron shkatërrimin e Tempullit,
    shkatërrim që do të shënojë hyrjen në një etapë të re të historisë së shëlbimit:
    «Po vjen koha, kur nuk do ta adhuroni Atin as në këtë mal as në Jerusalem» (Gjn 4, 21) .


  18. #178
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    "Misteri" i vertet i krishterizmit nuk eshte figura e Krishtit. Eshte diçka e thjeshte; te interpretohet,te shpegohet e te kuptohet,dhe mbase per aq sa eshte e mundur edhe te dokumentohet.

    Misteri i vertete eshte Shen Meria (Mater),figura e Marise. Dhe misteri nuk eshte se permendet shum shum pak ne tekstet e krijimit kristian,dhe nuk eshte as qe nje grua ebraike e virgjer lind te birin e Zotit ku babai natyral pothuajse dhe ai nuk permendet fare.Nga ana teologjike eshte nje mister qe mund te shpegohet.
    Misteri i vertete eshte kulti dhe ikonografia e kesaj figure. Kult qe shkon nga figura ne art e deri tek kufijte e mbrekullive te supozuara fetare o besimtare.

  19. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 4

    «JEZU KRISHTI U MUNDUA NËN PONCIN PILAT,

    U KRYQËZUA, VDIQ DHE U VARROS»

    Paragrafi 1.


    JEZUSI DHE IZRAELI

    III. Jezusi dhe feja e Izraelit


    në një të vetmin Zot dhe Shëlbues

    587 Nëse Ligji dhe Tempulli i Jerusalemit
    kanë mundur të jenë rast «për kundërshtim»
    nga ana e Jezusit
    për autoritetet fetare të Izraelit,
    prapëseprapë është roli i tij në shëlbimin e mëkateve,
    vepër hyjnore e jashtëzakonshme, q
    ë paraqet për ata pengesën e vërtetë ku rrëzohen .

    588 Jezusi i ka shkandulluar farisenjtë
    duke ngrënë së bashku me tagrambledhësit dhe mëkatarët
    me po atë familjaritet siç hante me ata .
    Kundër atyre farisenjve «që e mbanin veten të drejtë e i përbuznin tjerët» (Lk 18, 9) ,
    Jezusi ka pohuar: «Unë nuk erdha t’i thërras të kthehen të drejtët, por mëkatarët» (Lk 5, 32).
    Është shtyrë më tej, duke shpallur para farisenjve
    se, duke qenë mëkati diçka universale ,
    ata që pretendojnë se nuk kanë nevojë për shpëtim,
    janë të verbër përsa i takon vetes së tyre .

    589 Jezusi ka shkaktuar shkandull
    sidomos sepse e ka njëjtësuar qëndrimin e vet të mëshirshëm
    ndaj mëkatarëve me qëndrimin e vetë Zotit ndaj tyre .
    Ka arritur të linte të kuptohej
    që, duke u ulur në të njëjtën tryezë me mëkatarët ,
    i pranonte në gostinë mesianike .
    Por, mbi të gjitha, duke i falur mëkatet,
    Jezusi i ka vënë para një dileme autoritetet fetare të Izraelit.
    A nuk do të thoshin ata, të tmerruar, me të drejtë:
    «Vetëm Zoti mund t’i falë mëkatet» ?
    Duke falur mëkatet, Jezusi ose blasfemon,
    sepse është një njeri që e bën veten të barabartë me Zotin ,
    ose thotë të vërtetën
    dhe personi i tij bën të pranishëm dhe zbulon Emrin e Zotit .

    590 Vetëm identiteti hyjnor i Personit të Jezusit
    mund ta përligjë një kërkesë absolute si kjo:
    «Kush nuk është me mua, është kundër meje» (Mt 12, 30);
    e njëjta gjë kur ai thotë se në të është «më shumë se Jona... më shumë se Salomoni» (Mt 12, 41-42),
    «është këtu diç më e madhe se Tempulli» (Mt 12, 6);
    kur përmend, në lidhje me veten e vet,
    se Davidi e ka quajtur Mesinë Zotin e vet ,
    dhe kur pohon: «Përpara se të ishte Abrahami, Unë Jam» (Gjn 8, 58);
    edhe këtë: «Unë dhe Ati jemi një » (Gjn 10, 30).

    591 Jezusi u ka kërkuar autoriteteve fetare të Jerusalemit
    të besojnë në të për shkak të veprave të Atit
    që ai kryente .
    Por, një akt i tillë besimi duhej të kalonte
    nëpërmjet një vdekjeje të mistershme vetvetes
    për një rilindje «prej së larti» (Gjn 3, 7),
    nën nxitjen e hirit hyjnor .
    Një kërkesë e tillë kthimi
    përballë një përmbushjeje kaq të çuditshme të premtimeve
    lejon të kuptohet gabimi tragjik i sinedrit
    që ka menduar se Jezusi e meriton vdekjen si blasfemues .
    Anëtarët e tij vepronin kështu «nga padija»
    dhe njëkohësisht nga «ngurtësimi» (Mk 3, 5; Rom 11, 25) i mosbesimit .


  20. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Krishti ka qene Zot endrrash para pushtimit apo eklipsit te botes nga fuqia e Zotit dhe me vone u thirr nga Zoti ne nje shfaqje kokulesie dhe perkorje apo sesi duhet ta adhurosh ate dhe vetem ate.

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •