Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 226
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    III: Misteret e jetës publike të Jezusit

    TUNDIMI I JEZUSIT


    Ungjilltarët nxjerrin në pah kuptimin shpëtimdhënës
    të kësaj ngjarjeje të mistershme.
    Jezusi është Adami i ri, që ka qëndruar besnik,
    ndërsa i pari nuk i ka bërë ballë tundimit.
    Jezusi e kryen në mënyrë të përsosur thirrjen e Izraelit;
    në kundërshtim ma ata që në të kaluarën
    e provokuan Zotin gjatë dyzet viteve në shkretëtirë ,
    Krishti zbulohet si Shërbëtori i Zotit
    që i nënshtrohet në çdo gjë vullnetit Hyjnor.
    Kështu Jezusi është fitimtar mbi djallin:
    Ai e ka «lidhur mirë të fortin»
    për t’ia marrë përsëri plaçkën e tij .
    Fitorja e Jezusit mbi tunduesin në shkretëtirë
    i paraprin fitores së mundimeve,
    dëgjesa më e lartë e dashurisë së tij birnore për Atin.

    Torrkerry

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    III: Misteret e jetës publike të Jezusit

    TUNDIMI I JEZUSIT



    Tundimi i Jezusit tregon çfarë është karakteri mesianik i Birit të Hyjit, në kundërvënie me atë që I propozon Satani dhe atë që duan t’i japin njerëzit . Prandaj Jezusi e ka mundur tunduesin për ne: «Sepse, nuk kemi Kryeprift që nuk mund të ketë dhimbje për dobësitë tona, mbasi ai vetë i ka sprovuar të gjitha sikurse ne, me përjashtim vetëm të mëkatit» (Heb 4, 15). Kisha çdo vit bashkohet me misterin e Jezusit në shkretëtirë gjatë dyzetë ditëve të Kreshmëve.

    http://www.youtube.com/watch?v=SrbSzEgH72w


    http://www.youtube.com/watch?v=oEGLw...eature=related
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 28-10-2011 më 06:15

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    III: Misteret e jetës publike të Jezusit

    TUNDIMI I JEZUSIT


    Pjetri ka mundur ta njohë karakterin transcendent të bijësimit hyjnor të Jezusit Mesi, vetëm sepse vetë Jezusi e ka lënë të kuptojë qartë një gjë të tillë. Përpara Sinedrit, kur e pyesin akuzuesit e vet: «Ti, pra, qenke Biri i Hyjit?», Jezusi është përgjigjur: «Ju thoni të vërtetën! Unë jam!» (Lk 22, 70) . Tashmë shumë më parë, ai e kishte cilësuar veten si «Biri» që njeh Atin , që dallohet nga «shërbëtorët» që Zoti i ka dërguar më parë popullit të vet , më lart se vetë engjëjt . Ai e ka dalluar bijësimin e vet nga ai i apostujve të vet, duke mos thënë kurrë «Ati ynë» , përveçse kur i urdhëron ata: «Ju pra lutuni kështu: «Ati ynë» (Mt 6, 9); dhe e ka nënvizuar një dallim të tillë: «Ati im e Ati juaj» (Gjn 20, 17).

    Ungjijtë, në dy çaste solemne, në Pagëzim dhe në Shndërrim të Krishtit, na njoftojnë për zërin e Atit që e cilëson si «Birin tim të dashur, të cilin e kam për zemër» . Jezusi e paraqet veten si «Një të vetmin Birin e Hyjit» (Gjn 3, 16) dhe me një titull të tillë e pohon paraekzistencën e vet të amshuar . Ai e kërkon besimin «në Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit» (Gjn 3, 18). Ky rrëfim i krishterë duket që në thirrmën e Centurionit përpara Jezusit në kryq: « Ky njeri paska qenë me të vërtetë Biri i Hyjit!» (Mk 15, 39); vetëm në Misterin e Pashkëve besimtari mund t’i japë titullit «Bir i Hyjit» kuptimin e tij të plotë.

    Pas Ngjalljes bijësimi i tij hyjnor duket në fuqinë e natyrës së tij njerëzore të lumturuar: ai është bërë «Bir i Hyjit me të gjitha pushtetet me anë të Shpirtit Shenjt mbas ngjalljes prej të vdekurve » (Rom 1, 4) . Apostujt do të mund të rrëfejnë: «Ne e pamë lavdinë e tij, atë lavdi që prej Atit i përket Birit të vetëm plot hir e të vërtetë» (Gjn 1, 14).

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Paragrafi 3.

    MISTERET E JETËS SË KRISHTIT.
    III: Misteret e jetës publike të Jezusit

    «MBRETËRIA E ZOTIT ËSHTË AFËR»


    «Pasi e burgosën Gjonin, Jezusi shkoi në Galile, atje predikonte Ungjillin e Hyjit. Thoshte: «Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është ngjat! Kthehuni e besoni Ungjillit» (Mk 1, 15). «Krishti, për të përkryer vullnetin e Atit, ka përuruar në tokë Mbretërinë e qiellit» . Tashti, vullneti i Atit është «të ngrihen njerëzit në pjesëmarrjen në jetën hyjnore» . E bën duke bashkuar njerëzit rreth Birit të vet, Jezu Krishtit. Kjo asamble është Kisha, e cila përbën mbi tokë «farën dhe fillimin» e Mbretërisë së Zotit .
    Krishti është në qendër të kësaj mbledhjeje të njerëzve në «familjen e Zotit». I thërret pranë vetes me Fjalën e vet, me «shenjat» që tregojnë Mbretërinë e Zotit, me dërgimin e nxënësve të vet. Ai do ta realizojë ardhjen e mbretërisë së vet kryesisht me anë të misterit të madh të Pashkës së vet: vdekjes së vet në kryq dhe Ngjalljes së vet. «E unë, kur do të jem i lartësuar nga toka, do t’i tërheq tek unë të gjithë njerëzit» (Gjn 12, 32). Të gjithë njerëzit janë të thirrur për këtë bashkim me Krishtin . Lajmërimi i Mbretërisë së Zotit
    Të gjithë njerëzit janë të thirrur të hyjnë në Mbretëri. Pasi iu lajmërua më parë bijve të Izraelit , kjo Mbretëri mesianike është paracaktuar të përfshijë njerëzit e të gjitha kombeve. Për të hyrë është e nevojshme të pranohet Fjala e Jezusit:
    Fjala e Zotit tonë krahasohet pikërisht me farën që mbillet në një arë: ata që e dëgjojnë me besim dhe i përkasin grigjës së vogël të Krishtit, e kanë pranuar vetë Mbretërinë e Zotit; pastaj fara, me fuqinë e vet të brendshme, mugullon dhe rritet deri në kohën e të korrave .
    Mbretëria u përket të varfërve dhe të vegjëlve, domethënë atyre që kanë pritur me një zemër të përvujtë. Jezusi është dërguar për «t’u kumtuar të vobektëve Ungjillin» (Lk 4, 18) . I shpall ata të lumë, sepse «e tyre është Mbretëria e qiejve» (Mt 5, 3); «të vegjëlve» Ati është denjuar t’u zbulojë atë që mbetet e fshehtë për të diturit dhe të urtit . Jezusi bën jetë të përbashkët me të varfrit, që nga grazhdi deri në kryq; njeh urinë , etjen , dhe skamjen . Për më tepër arrin të njëjtësohet (të identifikohet) me çdo lloj të varfërish dhe e bën dashurinë vepruese ndaj tyre si kusht për të hyrë në Mbretërinë e tij .

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»




    Paragrafi i pare.

    I. Përse Fjala u mishërua

    Me Besojmën Niceo-Kostantinopolitane rrëfejmë se Fjala «Për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë zbriti prej qielli. E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt në kraharorin e Virgjërës Mari e u bë njeri».
    Fjala u bë njeri për të na shpëtuar, duke na pajtuar me Zotin: Zoti «na ka dashur ne, dhe e ka dërguar Birin e vet si fli pajtuese për mëkatet tona.» (1 Gjn 4, 10). «Ati e dërgoi Birin për Shëlbues të botës» (1 Gjn 4, 14). « Jezusi u shfaq për të hequr mëkatet» (1 Gjn 3, 5):
    Natyra jonë, e sëmurë, kërkonte që të shërohej; e rënë, kërkonte që të ngrihej; e vdekur, kërkonte të ngjallej. Kishim humbur zotërimin e së mirës; ishte e nevojshme të na kthehej. Të zhytur në errësirë, lipsej të na kthehej drita; të humbur, prisnim një shpëtimtar; robër, dikë që të na ndihmonte; skllevër, prisnim një çlirimtar. Të gjitha këto arsye, a mos ishin të parëndësishme? A nuk ishin të tilla që ta mallëngjenin Zotin deri në atë pikë sa ta bënin që të zbriste deri te natyra jonë njerëzore për ta vizituar, meqë njerëzimi gjendej në kushte kaq të mjerueshme dhe të palumtura ?
    Fjala u bë njeri, që kështu ne ta njihnim dashurinë e Zotit: «Ja si u dëftua dashuria e Hyjit në ne: Hyji dërgoi në botë një të vetmin Birin e vet që ne të jetojmë në saje të tij» (1 Gjn 4, 9). «Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën sa që e dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur» (Gjn 3, 16).
    Fjala u bë njeri për të qenë shembull shenjtërie për ne: «Merrni mbi vete zgjedhën time e pranoni t’ju mësoj unë...» (Mt 11, 29). «Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta. Askush nuk shkon tek Ati pos nëpër mua» (Gjn 14, 6). Dhe Ati, në malin e Shndërrimit urdhëron: «Atë dëgjojeni!» (Mk 9, 7) . Në të vërtetë ai është modeli i Lumturive dhe norma e Ligjit të ri: «Doni njëri-tjetrin sikurse unë ju desha ju! » (Gjn 15, 12). Kjo dashuri nënkupton ofrimin e mirëfilltë të vetvetes në ndjekjen e tij .
    Fjala u bë njeri që të bëheshim «pjesëtarë të natyrës hyjnore» (2 Pjt 1, 4): «Në të vërtetë, ky është motivi për të cilin Fjala është bërë njeri dhe Biri i Zotit, Bir i njeriut: sepse njeriu, duke hyrë në bashkim me Fjalën dhe duke marrë kështu bijësimin hyjnor, të bëhej bir i Zotit». «Në të vërtetë Biri i Zotit është bërë njeri për të na bërë ne Zot». «Unigenitus Dei Filius, suae divinitatis volens nos esse partecipes, naturam nostram assumpsit, ut homines deos faceret factus homo – I Njëlinduri Biri i Zotit, duke dashur që ne të bëheshim pjesëtarë të hyjnisë së tij, mori natyrën tonë, në mënyrë që, duke u bërë njeri, t’i bënte njerëzit Hyj».

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    Paragrafi i pare.

    II. Mishërimi 461

    Duke rimarrë shprehjen e Shën Gjonit («Fjala u bë njeri»: Gjn 1, 14), Kisha e quan «Mishërim» faktin që Biri i Zotit ka marrë një natyrë njerëzore për të realizuar në të shëlbimin tonë. Kisha këndon Misterin e Mishërimit në një himn të sjellë nga shën Pali:
    Kini në ju po ato ndjenja që ishin në Krishtin Jezus: i cili, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’ mundet pa të, por ia mohoi vetvetes e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz dhe, për kah pamja e jashtme, dukej vetëm njeri. E përuli vetveten duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, mu deri në vdekje në kryq (Fil 2, 5-8) .
    Për të njëjtin Mister bën fjalë letra Hebrenjve:
    Për këtë arsye Krishti duke hyrë në botë, thotë: «Fli e kusht ti nuk deshe, por ma bëre gati trupin; holokaustet dhe flitë për mëkate nuk të pëlqyen. Atëherë thashë: 'Ja, po vij!'... 'Për ta kryer, o Hyj, vullnetin tënd!» (Heb 10, 5-7) .
    Feja në Mishërimin e vërtetë të Birit të Hyjit është shenja dalluese e besimit të krishterë: «Me këtë mund ta njihni shpirtin që vjen prej Hyjit: çdo shpirt që dëshmon se Jezu Krishti ka ardhur në trup, është prej Hyjit» (1 Gjn 4, 2). Është bindja e hareshme e Kishës që në fillimin e saj, atëherë kur këndon «Misterin e madh të përshpirtërisë»: «Ai u dëftua në natyrën e njeriut» (1 Tim 3, 16).

    Toirrkerry

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    Paragrafi i pare.




    III. Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë

    Ngjarja unike dhe krejtësisht e veçantë e Mishërimit të Birit të Hyjit nuk do të thotë se Jezu Krishti është pjesërisht Hyj dhe pjesërisht njeri, as që është rezultati i një përzierjeje të ngatërruar (pështjelluar) të hyjnores me njerëzoren. Ai është bërë vërtet njeri, duke qëndruar me të vërtetë Hyj. Jezu Krishti është Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë. Kisha, gjatë shekujve të parë, ka qenë e detyruar ta mbronte dhe ta sqaronte këtë të vërtetë feje kundër herezive që e falsifikonin.
    Herezitë e para, më shumë se karakterin hyjnor të Krishtit, kanë mohuar karakterin e tij njerëzor (doketizmi gnostik). Që në epokën apostolike feja e krishterë ka ngulur këmbë mbi Mishërimin e vërtetë të Birit të Hyjit «të ardhur në trup» . Por në shekullin e tretë, Kishës i është dashur të pohojë kundër Palit nga Samosata, në një Koncil të mbledhur në Antioki, se Jezu Krishti është Bir i Hyjit për nga natyra dhe jo nga bijësimi. Koncili i parë Ekumenik i Nikesë në vitin 325 shpalli në Besojmën e vet se Biri i Hyjit është «i lindur, jo i krijuar, me të njëjtën substancë (homousios) të Atit, dhe e dënoi Ariusin, i cili mbronte tezën se «Biri i Zotit rridhte nga hiçi» dhe qenka «nga një substancë tjetër ose nga një thelb tjetër në krahasim me Atin» .
    Herezia nestoriane shihte në Krishtin një person njerëzor të bashkuar me Personin hyjnor të Birit të Zotit. Në kundërvënie me atë herezi, Shën Qirili nga Aleksandria dhe Koncili i tretë Ekumenik i mbledhur në Efes në vitin 431, kanë rrëfyer se «Fjala, duke bashkuar në vetvete, në mënyrë hipostatike, një mish të gjallëruar nga një shpirt me arsye, u bë njeri» . Natyra njerëzore e Krishtit nuk ka subjekt tjetër përveç Personit hyjnor të Birit të Hyjit, që e ka marrë dhe e ka bërë të vetin që në çastin e zënies së tij. Për këtë arsye Koncili i Efesit ka shpallur në vitin 431 se Maria, është bërë me të vërtetë Nëna e Zotit për hir të Zënies njerëzore të Birit të Hyjit në kraharorin e saj; «Nënë e Hyjit... sigurisht jo sepse natyra e Fjalës ose hyjnia e saj kanë zënë fill nga e Shenjtërueshmja Virgjër, por pasi nga Ajo lindi trupi i shenjtë i pajisur me shpirt të arsyeshëm, me të cilin Fjala është lidhur në mënyrë “hipostatike” (personale), prandaj thuhet se Fjala edhe ka lindur sipas mishit» .
    Monofizitët pohonin se natyra njerëzore, si e tillë, kishte pushuar së ekzistuari në Krishtin, meqë ishte marrë nga Personi hyjnor i Birit të Hyjit. Duke iu kundërvënë kësaj herezie, Koncili i katërt Ekumenik, në Kalcedon, në vitin 451, ka shpallur:
    Duke ndjekur Etërit e Shenjtë, ne mësojmë njëzëri dhe rrëfejmë një Bir të vetëm dhe të njëjtë, Zotin tonë Jezu Krishtin, të përsosur në natyrën e tij hyjnore dhe të përsosur në natyrën e tij njerëzore, Hyji i vërtetë dhe njeri i vërtetë, i përbërë nga shpirti me arsye dhe nga trupi, i njëgjëjtë me Atin për natyrën e tij hyjnore, dhe i njëgjëjtë me ne për natyrën njerëzore, «ai vetë i ka sprovuar të gjitha sikurse ne, me përjashtim vetëm të mëkatit» (Heb 4, 15), i lindur prej Atit para të gjithë shekujve, me natyrën hyjnore, dhe në këto kohët e fundit, për ne dhe për shpëtimin tonë, i lindur nga Maria Virgjër dhe Nëna e Hyjit, me natyrën njerëzore.
    Një Krisht i vetëm dhe i njëjtë, Zot, Bir i vetëm, që ne duhet ta njohim në dy natyra, pa pështjellim, pa ndryshim, pa ndarje, pa veçim. Ndryshimi në mes natyrave nuk mohohet fare nga bashkimi i tyre, por vetitë e secilës ruhen dhe bashkohen në një person të vetëm dhe në një hipostazë të vetme.
    Pas Koncilit të Kalcedonisë, disa e bënë natyrën njerëzore të Krishtit një farë subjekti personal. Kundër këtyre, Koncili i pestë Ekumenik, në Konstantinopojë, më 553, ka rrëfyer në lidhje me Krishtin: «ka vetëm» një hipostazë të vetme (ose Person)..., domethënë Zoti ynë Jezu Krishti, Njëri nga Trinia» . Prandaj çdo gjë në natyrën njerëzore të Krishtit duhet t’i atribuohet Personit të tij hyjnor, si subjekt i tij personal , jo vetëm mrekullitë por edhe mundimet , ashtu dhe vdekja: «Zotëria ynë Jezu Krishti, i kryqëzuar në mishin e vet, është Hyji i vërtetë, Hyji i lavdisë dhe Njëra Vetë e Trinisë Shenjte» .
    Kisha rrëfen kështu se Jezusi është në mënyrë të pandashme Hyji i vërtetë dhe njeri i vërtetë. Ai është me të vërtetë Biri i Hyjit që është bërë njeri, vëllai ynë, pa pushuar nga kjo së qeni Hyj, Zoti ynë:
    «Id quod fuit remansit et quod non fuit assumpsit – Mbeti ai që ishte dhe atë që nuk ishte e mori», këndon Liturgjia romake . E Liturgjia e shën Gjon Gojartit shpall dhe këndon: «O i Njëlinduri dhe Fjalë e Perëndisë, ti, që je i pavdekshëm, për shpëtimin tonë u denjove të mishërohesh në kraharorin e Nënës së shenjtë të Zotit dhe përherë Virgjërës Mari; ti, që pa ndryshim je bërë njeri dhe je kryqëzuar, o Krisht Hyj, ti, që me vdekjen tënde shkele vdekjen, ti që je Njëri nga e Shenjtërueshmja Trini, i lavdëruar me Atin dhe Shpirtin Shenjt, na shpëto!» .

    Torrkerry

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2015
    Postime
    10

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    I nderuar, torrkerry

    Si e mendoni Jezusin: 1.Zot ( Krijues ), 2.Biri i Zotit ( Biri i Krijuesit ), 3. E atëherë kush është Shpirti i Shenjtë ? - Zoti apo Jezusi.

    Psh:
    1. Ne Muslimanët e adhurojmë vetëm All-llahun xh.sh.
    2.NecMuslimanët në adhurim nuk shtojmë asgjë tjetër, por vetëm All-llahun xh.sh.
    3.Ne Muslimanët, Muhammedit s.a.v.s i besojmë vetëm si Profet-Pejgamber, asnjëherë si Biri i Zotit.
    4.Ne Muslimanët, kur hyjmë në Xhami nuk kemi foto-ikona, por vetëm si shkrim i kemi emrat: All-llah dhe Muhammed. Ndërsa Ju keni shumë foto-ikona në të cilët janë shumë SHËNA: Shën Marija, Shën Gjergji, ndoshta asnjëri prej juve nuk e dini se sa Shëna keni ? !!!.

    Fjala MONOTEIZËM don të thotë: BESIMI NË NJË ZOT, e jo për ti shtuar Zotit Birë-Djalë ose Shpirti i Shenjtë ( Atëherë bëhet si kafet që i kemi këtu në Shkup NESCAFFE 3 NË NJË ).

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Citim Postuar më parë nga nusret84 Lexo Postimin
    I nderuar, torrkerry

    Si e mendoni Jezusin: 1.Zot ( Krijues ), 2.Biri i Zotit ( Biri i Krijuesit ), 3. E atëherë kush është Shpirti i Shenjtë ? - Zoti apo Jezusi.

    Psh:
    1. Ne Muslimanët e adhurojmë vetëm All-llahun xh.sh.
    2.NecMuslimanët në adhurim nuk shtojmë asgjë tjetër, por vetëm All-llahun xh.sh.
    3.Ne Muslimanët, Muhammedit s.a.v.s i besojmë vetëm si Profet-Pejgamber, asnjëherë si Biri i Zotit.
    4.Ne Muslimanët, kur hyjmë në Xhami nuk kemi foto-ikona, por vetëm si shkrim i kemi emrat: All-llah dhe Muhammed. Ndërsa Ju keni shumë foto-ikona në të cilët janë shumë SHËNA: Shën Marija, Shën Gjergji, ndoshta asnjëri prej juve nuk e dini se sa Shëna keni ? !!!.

    Fjala MONOTEIZËM don të thotë: BESIMI NË NJË ZOT, e jo për ti shtuar Zotit Birë-Djalë ose Shpirti i Shenjtë ( Atëherë bëhet si kafet që i kemi këtu në Shkup NESCAFFE 3 NË NJË ).
    Besoj se Torrkerry do pergjigjet vete por une po jap mendimin tim:
    Duhet te jete e qarte qe ne fillim qe per ne eshte e pamundur ta njohim Zotin ne plotesine e tij por gjithashtu eshte e pamundur qe mos te arrime te kuptojme dicka rreth natyres se tij. Debati per Trinine apo per natyren e Krishtit ka lidhje pikerisht me kete gje, pra sa dime rreth natyres se Zotit dhe sa te afte jemi per nga natyra per ta konceptuar ate. Mysliman e te krishtere besojne ne nje Zot pavarsisht se te krishteret besojne ne Trinine e Shenjte. Ekzistenca e Trinise nuk kundershton konceptin e nje Zoti te vetem por shpjegon perberjen e tij. Mos te harrojme qe po flasim per gjera shume te larta qe askush nuk i di ne forme te detajuar dhe besoj se edhe kjo e ka nje arsye pse eshte keshtu. Te thuash qe myslimanet jane larg te vertetes eshte gabim ashtu sic edhe nuk mund te thuhet per te krishteret. Fara te se vertetes ndodhen si tek njera ashtu edhe tek tjetra, e rendesishme nuk eshte percaktimi se kush ka te drejte sepse te dy kane te drejte ne aq sa u eshte dhene per tu ditur nga Zoti.
    Ne kendveshtrimin tim krishterimi ka informacion me te detajuar lidhur me natyren e Zotit dhe kjo ndoshta nuk e ben me superior mqns edhe ajo cfare i kerkohet te beje edhe te besoje eshte me e veshtire sesa nje myslimani. Pra kujt i jepet me shume i kerkohet me shume ne nje fare menyre. Fakti qe plot njerez te shejnte dhe te urte kane dale edhe nga tradita islame tregon qe informacioni mbi Trinine nuk e ka penguar te ece ne ate drejtim dhe te jete i pelqyeshem ne syte e Zotit. Per dicka jam shume i sigurt qe si nga myslimani edhe nga i krishteri Zoti nuk don qe te harxhohet kjo energji duke luftuar njeri tjetrin por kete energji ta harxhojne kunder te ligut sepse nuk jane ata armiqte e njeri tjetrit por i ligu qe ne cdo cast deshiron ta shohe te shkaterruar dhe larg Zotit ashtu sic eshte ai vete.
    La verita' ti rendera' libero!

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    Paragrafi i pare.


    IV. Si Biri i Hyjit është njeri?
    470 Mëqë në bashkimin e mistershëm të Mishërimit «natyra njerëzore është marrë, por pa u asgjësuar» , Kisha gjatë shekujve ka arritur të rrëfejë realitetin e plotë të shpirtit njerëzor, me veprimet e veta të intelektit e të vullnetit, dhe të trupit njerëzor të Krishtit. Por, paralelisht, i është dashur herë pas here të kujtojë se natyra njerëzore e Krishtit i përket në mënyrë personale Vetes hyjnore të Birit të Hyjit që e ka marrë atë. Çdo gjë që Ai është dhe çdo gjë që Ai bën në të buron nga «Njëri nga Trinia». Prandaj Biri i Hyjit ia komunikon natyrës së vet njerëzore mënyrën personale të të ekzistuarit të vet brenda Trinisë. Kështu, si në shpirtin e vet ashtu dhe në korpin e vet, Krishti i shpreh në mënyrë njerëzore qëndrimet hyjnore të Trinisë .
    Biri i Zotit... ka punuar me duar njeriu, ka menduar me mendje njeriu, ka vepruar me vullnet njeriu, ka dashur me zemër njeriu. Duke lindur nga Maria Virgjër, është bërë me të vërtetë njëri prej nesh, krejtësisht i ngjashëm me ne, përveçse në mëkat .

    SHPIRTI DHE NJOHJA NJERËZORE E KRISHTIT
    471 Apolinari nga Laodicea mbronte tezën se në Krishtin Fjala kishte zënë vendin e shpirtit (spiritus) ose frymës (anima). Kundër këtij gabimi Kisha ka rrëfyer se Biri i amshuar ka marrë edhe një shpirt njerëzor të pajisur me arsye .
    472 Shpirti njerëzor që Biri i Hyjit ka marrë është i pajisur me një njohuri të vërtetë njerëzore. Si e tillë, ajo nuk mund të ishte i pakufizuar për vetë natyrën e vet: ushtrohej në kushtet historike të ekzistencë së tij në hapësirë dhe në kohë. Prandaj Biri i Hyjit, duke u bërë njeri, ka mundur të pranojë «të përparonte në dije, në moshë e në hir» (Lk 2, 52) dhe i është dashur të informohej për ato gjëra që, në kushtet njerëzore, nuk mund të mësohen ndryshe veç me anë të përvojës . Kjo ishte në harmoni të plotë me realitetin e përuljes së tij të vullnetshme deri në «gjendjen e shërbëtorit» (Fil 2, 7).
    473 Por, në të njëjtën kohë, kjo njohje me të vërtetë njerëzore e Birit të Hyjit shprehte edhe jetën hyjnore të Personit të tij . «Natyra njerëzore e Birit të Hyjit, jo nga vetja por falë bashkimit të vet me Fjalën, njihte dhe shfaqte në Personin e Krishtit gjithçka që i takon Zotit» . Dhe, para të gjithave, rasti i njohjes intime dhe të drejtpërdrejtë që Biri i Hyjit, i bërë njeri, ka për Atin e vet . Biri i Hyjit edhe në njohjen e vet njerëzore tregonte aftësinë e vet hyjnore për të depërtuar në mendimet e fshehta të zemrës së njerëzve .
    474 Njohja njerëzore e Krishtit, falë bashkimit me Urtinë hyjnore në Personin e Fjalës së mishëruar, e zotëronte në mënyrë të plotë njohjen e planeve të amshuara që Ai kishte ardhur për t’i zbuluar . Ato që thotë, në këtë fushë, se nuk i dinte , gjetiu shpall se nuk e kishte për mision t’i zbulonte .

  11. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    Paragrafi i pare

    VULLNETI NJERËZOR I KRISHTIT

    475 Paralelisht, Kisha, në Koncilin e gjashtë Ekumenik,
    ka shpallur se Krishti ka dy vullnete dhe dy veprime natyrore, hyjnore dhe njerëzore,
    jo të kundërvëna, por bashkëvepruese,
    në mënyrë që Fjala e bërë mish ka dashur si njeri,
    duke iu nënshtruar Atit, gjithçka që ka vendosur si hyjni,
    me Atin dhe Shpirtin Shenjt për shpëtimin tonë .
    Vullneti njerëzor i Krishtit «ndjek pa kundërvënie ose ngurim, ose më mirë,
    i nënshtrohet vullnetit të vet hyjnor dhe të gjithëpushtetshëm» .

  12. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    TRUPI I VËRTETË I KRISHTIT

    476 Meqë Fjala u bë njeri duke marrë një natyrë të vërtetë njerëzore,
    Trupi i Krishtit ishte i kufizuar .
    Prandaj pamja njerëzore e Krishtit mund «të përshkruhet» (Gal 3, 1).
    Në Koncilin e shtatë Ekumenik
    Kisha e ka njohur të ligjshme
    që figura e tij të paraqitet
    nëpërmjet «figurash të nderueshme dhe të shenjta» .

    477 Në të njëjtën kohë Kisha ka njohur gjithmonë se në Trupin e Jezusit «Fjala e padukshme u paraqit në mënyrë të dukshme në mishin tonë» . Në të vërtetë karakteristikat individuale të Trupit të Krishtit shprehin Vetën hyjnore të Birit të Zotit. Ky, kaq shumë i ka bërë të vetat tiparet e Trupit të njeriut saqë, të pikturuara në një figurë të shenjtë, mund të nderohen thellë, sepse besimtari që nderon thellë «figurën, nderon realitetin e atij që paraqitet në të» .

    ZEMRA E FJALËS SË MISHËRUAR
    478 Jezusi na ka njohur dhe na ka dashur,
    të gjithë dhe secilin prej nesh, gjatë jetës së vet,
    gjatë agonisë dhe mundimeve të veta,
    dhe është ofruar për secilin nga ne:
    «Biri i Hyjit më deshi dhe e flijoi vetveten për mua» (Gal 2, 20).
    Na ka dashur të gjithë me një zemër njerëzore.
    Për këtë arsye, Zemra e shenjtërueshme e Jezusit,
    e shporuar për shkak të mëkateve tona dhe për shpëtimin tonë ,
    «praecipuus consideratur index et symbolus... illius amoris,
    quo divinus redemptor aeternum Patrem
    hominesque universos continenter adamat –
    mbahet si shenja dhe simboli kryesor... i asaj dashurie të pafundme,
    me të cilën Shëlbuesi hyjnor e do pa pushim Atin e amshuar dhe të gjithë njerëzit» .

    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 12-10-2015 më 04:47

  13. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    Paragrafi i pare.


    Në sintezë
    479 Në kohën e caktuar nga Zoti, Biri i Njëlindur i Atit,
    Fjala e amshuar, dhe Fjala e Shëmbëllimi substancor i Atit,
    është mishëruar pa e humbur natyrën hyjnore, ka marrë natyrën njerëzore.
    480 Jezu Krishti është Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë,
    në unitetin e Vetës së vet hyjnore;
    për këtë arsye është i vetmi Ndërmjetës në mes Zotit dhe njerëzve.
    481 Jezu Krishti ka dy natyra, hyjnoren dhe njerëzoren
    jo të përziera, por të bashkuara në Vetën unike të Birit të Zotit.
    482 Krishti, duke qenë Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë,
    ka një intelekt dhe një vullnet njerëzor,
    të harmonizuar në mënyrë të përsosur
    dhe të nënshtruar intelektit dhe vullnetit të tij hyjnor,
    që ai i ka të përbashkët me Atin dhe Shpirtin Shenjt.
    483 Prandaj Mishërimi është Misteri i bashkimit të admirueshëm
    të natyrës hyjnore dhe të natyrës njerëzore në Vetën unike të Fjalës
    .

  14. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    1. U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHEJNT.


    484 Lajmërimi Marisë përuron «plotësinë e kohës» (Gal 4, 4)
    domethënë plotësimin e premtimeve dhe të përgatitjeve.
    Maria thirret për të ngjizur Atë në të cilin do të banojë «trupërisht e gjithë plotësia hyjnore» (Kol 2, 9).
    Përgjigjja hyjnore fjalëve të saj «Si do të mund të ngjajë kjo, ndërsa unë jam virgjër?» (Lk 1, 34)
    jepet nëpërmjet fuqisë së Shpirtit: «Shpirti Shenjt do të zbresë në ty» (Lk 1, 35).

    485 Misioni i Shpirtit Shenjt është i lidhur dhe i renditur gjithmonë me atë të Birit .
    Shpirti Shenjt, që është «Zot dhe jetëdhënës»,
    dërgohet për të shenjtëruar kraharorin e Virgjërës Mari
    dhe për ta bërë frytdhënës në mënyrë hyjnore,
    duke bërë që ajo ta ngjizë Birin e amshuar të Atit
    në një natyrë njerëzore të nxjerrë nga natyra e saj.

    486 Biri i vetëm i Atit,
    pasi është zënë si njeri në kraharorin e Virgjër,
    është «Krisht», domethënë i lyer me Shpirtin Shenjt ,
    që nga fillimi i ekzistencës së tij njerëzore,
    edhe pse shfaqja e tij bëhet në mënyrë progresive;
    para barinjve , dijetarëve , Gjon Pagëzuesit , nxënësve .
    Pra, e gjithë jeta e Jezusit do të dëshmojë
    «se si Hyji e shuguroi me Shpirtin Shenjt e me pushtet» (Vap 10, 38).

  15. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT


    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari
    487 Ajo që feja katolike beson në lidhje me Marinë
    mbështetet mbi atë që ajo beson në lidhje me Krishtin;
    por ajo që mëson mbi Marinë,
    ndriçon nga ana e vet,
    fenë e saj në Krishtin.

  16. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»



    PARACAKTIMI I MARISË

    488 «Hyji dërgoi Birin e vet» (Gal 4, 4)
    por për t’i bërë gati një trup , ka dashur bashkëpunimin e lirë të një krijese.
    Për këtë, që prej gjithë amshimit, ka zgjedhur si nënë të Birit të vet,
    një bijë të Izraelit, një vajzë të re nga hebrenjtë e Nazaretit në Galile
    «një virgjër, që ishte e fejuar për një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari» (Lk 1, 27).
    Deshi Ati i mëshirës që pranimi i asaj që ishte paracaktuar të ishte Nënë,
    t’i paraprinte Mishërimit, sepse, ashtu si gruaja që kishte kontribuar për të dhënë vdekjen,
    po gruaja të kontribuonte për të dhënë jetën .

    489 Në rrjedhën e Besëlidhjes së Vjetër,
    misioni i Marisë ka qenë përgatitur nga misioni i disa grave të shenjta.
    Në fillim është Eva: pa marrë parasysh mosdëgjesën e saj,
    ajo merr premtimin për një pasardhje që do të dalë fitimtare mbi të Paudhin ,
    dhe premtimin se është nëna e të gjithë të gjallëve .
    Për hir të këtij premtimi Sara lind një fëmijë, pavarësisht nga pleqëria e saj .
    Në kundërshtim me atë që mund të pritej nga njerëzit,
    Zoti zgjedh atë që e mbanin si të dobët dhe të pafuqi
    për të treguar besnikërinë e vet ndaj premtimit të dhënë:
    Anën, nënën e Samuelit , Deborën, Rutën, Juditën dhe Esterën, dhe shumë gra të tjera.
    Maria zë vendin «e parë në mes të të përvuajturve dhe të varfërve të Zotit,
    të cilët me besim presin dhe marrin prej tij shpëtimin...
    Me të, bijën e zgjedhur të Sionit, pas një pritjeje të gjatë të Premtimit,
    plotësohen kohët dhe vendoset ekonomia e re» .

  17. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    PARACAKTIMI I MARISË



    ZËNIA E PAPËRLYER
    490 Për të qenë Nëna e Shpëtimtarit, Maria «nga Zoti është pasuruar me dhurata të denja për një detyrë kaq të madhe» .
    Engjëlli Gabriel, në çastin e Lajmërimit, e përshëndet si «Hirplote» (Lk 1, 28).
    Në të vërtetë, që të mund të jepte pëlqimin e vet të lirë të fesë pas lajmërimit të thirrjes së saj,
    ishte e nevojshme që të mbështetej e tëra nga hiri i Zotit.

    491 Në rrjedhën e shekujve Kisha ka fituar vetëdijen që Maria, e mbushur me hir nga Zoti ,
    kishte qenë shpërblyer që në zënien e vet.
    Këtë e pohon dogma e Zënies së Papërlyer, e shpallur nga Papa Piu IX në vitin 1854:
    E lumja Virgjër Mari në çastin e parë të zënies së saj,
    nëpërmjet një hiri dhe një privilegji të veçantë të Zotit të gjithëpushtetshëm,
    në parashikim të meritave të Jezu Krishtit Shpëtimtar i gjinisë njerëzore,
    është ruajtur e paprekur nga çdo njollë e mëkatit të rrjedhshëm .
    492 Këto «shkëlqime të një shenjtërie krejt të veçantë»
    me të cilat Maria «është hijeshuar që në çastin e parë të zënies së saj»
    i vijnë krejtësisht nga Krishti:
    ajo është «shëlbuar në mënyrë aq të madhërishme në parashikim të meritave të Birit të vet» .
    Më shumë se çdo person tjetër të krijuar Ati e ka «bekuar me çdo bekim shpirtëror, në qiell në Krishtin» (Ef 1, 3).
    Në Të e ka zgjedhur «para krijimit të botës», që të jetë e shenjtë dhe e papërlyer «para Tij në dashuri» (Ef 1, 4).

    493 Etërit e Traditës lindore e quajnë Nënën e Zotit «Tërësisht e Shenjta» («Panaghia»),
    e nderojnë si «të paprekshme nga çdo njollë mëkati,
    gati të formuar nga Shpirti Shenjt dhe bërë një krijesë e re» .
    Maria, për hir të Zotit, ka mbetur e pastër nga çdo mëkat personal gjatë gjithë ekzistencës së vet.

    «MË NDODHTË SI THE TI...»
    494 Pas lajmit se do të lindte «Birin e Hyjit tejet të lartë pa njohur burrë, nëpërmjet fuqisë së Shpirtit Shenjt ,
    Maria është përgjigjur me «dëgjesën e fesë» (Rom 1, 5),
    e sigurt që «s’ka gjë të pamundshme për Hyjin!»:
    «Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!» (Lk 1, 37-38).
    Kështu, duke dhënë pëlqimin e vet për Fjalën e Zotit,
    «Maria është bërë Nëna e Jezusit
    dhe, duke përqafuar me gjithë zemër dhe pa qenë e penguar nga asnjë mëkat, vullnetin hyjnor të shëlbimit,
    i është kushtuar tërësisht... personit dhe veprës së Birit të vet,
    duke u vënë në shërbim të Misterit të Shëlbimit, nën të dhe me të, me hirin e Zotit të gjithëpushtetshëm» .
    Siç thotë shën Ireneu, «duke dëgjuar u bë shkak për shpëtimin e vetvetes dhe për të gjithë gjininë njerëzore».
    Së bashku me të nuk janë të pakët Etërit që pohojnë;
    «Neni i mosdëgjesës së Evës pati zgjidhjen e vet me anë të dëgjesës së Marisë;
    atë që virgjëra Evë kishte lidhur me mosbesimin e vet,
    Virgjëra Mari e ka zgjidhur me fenë e vet»,
    dhe, duke bërë krahasimin me Evën, e quajnë Marinë «Nëna e të gjallëve»
    dhe shpesh pohojnë: «vdekja nëpërmjet Evës, jeta nëpërmjet Marisë» .

  18. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    PARACAKTIMI I MARISË


    AMËSIA HYJNORE E MARISË

    495 Maria, e quajtur në Ungjijtë «Nëna e Jezusit» (Gjn 2, 1; 19, 25)
    përpara lindjes së Birit të vet brohoritet, nën ndikimin e Shpirtit,
    «Nëna e Zotit tim» (Lk 1, 43).
    Në të vërtetë, Ai të cilin Maria e ka zënë si njeri nëpërmjet veprës së Shpirtit Shenjt
    dhe që është bërë me të vërtetë Biri i saj sipas mishit,
    është Biri i amshuar i Atit, veta e dytë e të Shejtërueshmes Trini.
    Kisha rrëfen se Maria është me të vërtetë Nënë e Zotit [«Theotokos»] .

    VIRGJËRIA E MARISË

    496 Që në formulimet e para të fesë ,
    Kisha ka rrëfyer se Jezusi është zënë në kraharorin e Virgjërës Mari vetëm për virtyt të Shpirtit Shenjt,
    dhe ka pohuar edhe aspektin trupor të një ngjarjeje të tillë:
    Jezusi është zënë «pa farë, nëpërmjet veprës të Shpirtit Shenjt» .
    Në zënien virgjërore Etërit hetojnë shenjën
    se kemi të bëjmë me të vërtetë me Birin e Zotit,
    i cili ka ardhur në një natyrë njerëzore si jona:
    Kështu, shën Ignaci i Antiokisë në fillim të shekullit II shkruante:
    «Ju jeni të bindur plotësisht në lidhje me Zotin tonë
    që është me të vërtetë nga trungu i Davidit sipas mishit ,
    Bir i Zotit sipas vullnetit dhe fuqisë së Zotit ,
    i lindur vërtetë nga një Virgjër, ...
    me të vërtetë ka qenë gozhduar në kryq për ne, në mishin e vet, nën Ponc Pilatin...
    Ka vuajtur me të vërtetë, ashtu siç është ngjallur me të vërtetë» .

    497 Tekstet ungjillore e quajnë zënien virgjërore
    një vepër hyjnore që tejkalon çdo kuptim dhe çdo mundësi njerëzore :
    «sepse foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt»,
    i thotë engjëlli Jozefit në lidhje me Marinë, të fejuarën e tij (Mt 1, 20).
    Kisha sheh në këtë plotësimin e premtimit hyjnor
    të bërë nëpërmjet gojës së Isaisë profet:
    «Ja, virgjëra do të ngjizë e do të lindë një djalë» .

    498 Heshtja e Ungjillit sipas shën Markut dhe e letrave të Besëlidhjes së Re
    për zënien virgjërore të Marisë, nganjëherë është bërë shkak dyshimi.
    Ka pasur mundësi të bëhen edhe pyetje
    mos ishte fjala për legjenda ose përpunime teologjike
    pa pretendime me karakter historik.
    Kësaj i duhet dhënë kjo përgjigje:
    Besimi në zënien virgjërore të Jezusit
    ka ndeshur në kundërshtime të forta, sarkazma
    dhe moskuptim nga ana e jobesimtarëve, judenj dhe paganë :
    ajo nuk gjente motivim në mitologjinë pagane,
    as në ndonjë përshtatje ideve të kohës.
    Kuptimi i kësaj ngjarjeje është i kapshëm vetëm për fenë,
    e cila e sheh në atë «pikëlidhje që bashkon në mes tyre misteret e ndryshme» ,
    në tërësinë e Mistereve të Krishtit, që nga Mishërimi i tij deri te Pashka e tij.
    Shën Ignaci i Antiokisë tashmë e dëshmon një lidhje të tillë:
    «Zotëruesi i kësaj bote nuk e ka njohur virgjërinë e Marisë as lindjen e saj,
    po ashtu as vdekjen e Zotit tonë: tre Mistere të larta që u kryen në heshtjen e Zotit» .

  19. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    PARACAKTIMI I MARISË


    MARIA «GJITHMONË VIRGJËR»

    499 Thellimi i fesë në amësinë virgjërore e ka çuar Kishën të rrëfejë virgjërinë reale e të përhershme të Marisë
    edhe në lindjen e Birit të Hyjit të bërë njeri .
    Me të vërtetë lindja e Krishtit nuk e ka pakësuar tërësinë e saj virgjërore,
    por e ka shuguruar» .
    Liturgjia e Kishës e nderon Marinë si «Aeiparthenos», «gjithmonë Virgjër» .

    500 Në lidhje me këtë kundërshtohet se Shkrimi bën fjalë për vëllezër e motra të Jezusit .
    Kisha ka menduar gjithmonë se pjesë të tilla të Shkrimit Shenjt
    nuk flasin për bij të tjerë të Virgjërës Mari:
    në të vërtetë Jaku dhe Zefi, «vëllezër të Jezusit» (Mt 13, 55)
    janë bijtë e një Marie nxënëse e Krishtit ,
    e cila tregohet në mënyrë kuptimplote si «Maria tjetër» (Mt 28, 1).
    Është fjala për farefis të afërm të Jezusit,
    sipas një shprejhjeje jo të pazakonshme në Besëlidhjen e Vjetër .

    501 Jezusi është Biri i vetëm i Marisë.
    Por amësia shpirtërore e Marisë shtrihet te të gjithë njerëzit
    që Ai ka ardhur për të shpëtuar:
    Ajo ka lindur një Bir, të cilin Zoti e ka bërë «vëllain e parë në mes të shumë vëllezërve» (Rom 8, 29),
    domethënë të besimtarëve, dhe për lindjen e formimin e tij ajo bashkëpunon me një dashuri amnore» .

  20. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Neni 3

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT

    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»



    Në sintezë


    508 Nga pasardhësit e Evës, Zoti e ka zgjedhur Virgjrën Mari që të ishte Nëna e Birit të tij.
    «Hirplote», ajo është «fryti më i lartë i Shpërblimit» :
    që në çastin e parë të zënies së saj është ruajtur tërësisht nga çdo njollë mëkati të rrjedhshëm
    dhe ka mbetur e paprekur nga çdo mëkat personal gjatë gjithë jetës së vet.

    509 Maria është me të vërtetë «Nënë e Zotit»,
    sepse është Nëna e Birit të amshuar të Hyjit të bërë njeri, Zot ai vetë.

    510 Maria ka mbetur «Virgjër në zënien e Birit të vet,
    Virgjër në lindje, Virgjër shtatzënë, Virgjër Nënë, Virgjër e përhershme» ;
    me tërë qenien e vet, ajo është «shërbëtorja e Zotit » (Lk 1, 38).

    511 Maria Virgjër «bashkëpunoi për shëlbimin e njeriut me fe dhe dëgjesë të lirë» .
    E ka thënë fjalën e vet «fiat» [po] «loco totius humanae naturae – në emër të të gjithë njerëzimit» ;
    për hir të dëgjesës së saj është bërë Eva e re, nënë e të gjallëve.

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •