Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 226
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1.
    BIRI I ZOTIT U BË NJERI.

    Në sintezë


    Krishti, duke qenë Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë,
    ka një intelekt dhe një vullnet njerëzor,
    të harmonizuar në mënyrë të përsosur
    dhe të nënshtruar intelektit dhe vullnetit të tij hyjnor,
    që ai i ka të përbashkët me Atin dhe Shpirtin Shenjt.

    Torkerry

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    Paragrafi 1.
    BIRI I ZOTIT U BË NJERI.

    Në sintezë


    Prandaj Mishërimi është Misteri
    i bashkimit të admirueshëm
    të natyrës hyjnore dhe të natyrës njerëzore
    në Vetën unike të Fjalës.

    Torrkerry

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3
    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    I. U zu për virtyt të Shpirtit Shenjt...



    Lajmërimi Marisë përuron «plotësinë e kohës» (Gal 4, 4)
    domethënë plotësimin e premtimeve dhe të përgatitjeve.
    Maria thirret për të ngjizur Atë
    në të cilin do të banojë «trupërisht e gjithë plotësia hyjnore» (Kol 2, 9).
    Përgjigjja hyjnore fjalëve të saj:
    «Si do të mund të ngjajë kjo,
    ndërsa unë jam virgjër?» (Lk 1, 34)
    jepet nëpërmjet fuqisë së Shpirtit:
    «Shpirti Shenjt do të zbresë në ty» (Lk 1, 35).

    Torrkerry

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    I. U zu për virtyt të Shpirtit Shenjt...


    Misioni i Shpirtit Shenjt është
    i lidhur dhe i renditur gjithmonë me atë të Birit
    Shpirti Shenjt, që është «Zot dhe jetëdhënës»,
    dërgohet për të shenjtëruar kraharorin e Virgjërës Mari
    dhe për ta bërë frytdhënës në mënyrë hyjnore,
    duke bërë që ajo ta ngjizë Birin e amshuar të Atit
    në një natyrë njerëzore të nxjerrë nga natyra e saj.

    Torrkerry

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    I. U zu për virtyt të Shpirtit Shenjt...


    Biri i vetëm i Atit,
    pasi është zënë si njeri në kraharorin e Virgjër,
    është «Krisht», domethënë i lyer me Shpirtin Shenjt ,
    që nga fillimi i ekzistencës së tij njerëzore,
    edhe pse shfaqja e tij bëhet në mënyrë progresive;
    para barinjve , dijetarëve , Gjon Pagëzuesit , nxënësve .
    Pra, e gjithë jeta e Jezusit do të dëshmojë
    «se si Hyji e shuguroi me Shpirtin Shenjt e me pushtet» (Vap 10, 38).

    Torrkerry

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»


    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari

    Ajo që feja katolike beson në lidhje me Marinë,
    mbështetet mbi atë që ajo beson në lidhje me Krishtin;
    por ajo që mëson mbi Marinë,
    ndriçon nga ana e vet, fenë e saj në Krishtin.

    Torrkerry

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.


    PARACAKTIMI I MARISË.


    «Hyji dërgoi Birin e vet» (Gal 4, 4)
    por për t’i bërë gati një trup ,
    ka dashur bashkëpunimin e lirë të një krijese.
    Për këtë, që prej gjithë amshimit,
    ka zgjedhur si nënë të Birit të vet,
    një bijë të Izraelit, një vajzë të re
    nga hebrenjtë e Nazaretit në Galile
    «një virgjër, që ishte e fejuar për një njeri,
    që quhej Jozef, prej fisit të Davidit.
    Virgjëra quhej Mari» (Lk 1, 27).
    Deshi Ati i mëshirës që pranimi i asaj
    që ishte paracaktuar të ishte Nënë,
    t’i paraprinte Mishërimit,
    sepse, ashtu si gruaja
    që kishte kontribuar për të dhënë vdekjen,
    po gruaja të kontribuonte për të dhënë jetën .

    Torrkerry

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.


    Në rrjedhën e Besëlidhjes së Vjetër,
    misioni i Marisë ka qenë përgatitur
    nga misioni i disa grave të shenjta.
    Në fillim është Eva:
    pa marrë parasysh mosdëgjesën e saj,
    ajo merr premtimin për një pasardhje
    që do të dalë fitimtare mbi të Paudhin ,
    dhe premtimin se është nëna e të gjithë të gjallëve .
    Për hir të këtij premtimi Sara lind një fëmijë,
    pavarësisht nga pleqëria e saj .
    Në kundërshtim me atë që mund të pritej nga njerëzit,
    Zoti zgjedh atë që e mbanin si të dobët
    dhe të pafuqi për të treguar besnikërinë e vet
    ndaj premtimit të dhënë:
    Anën, nënën e Samuelit , Deborën, Rutën,
    Juditën dhe Esterën, dhe shumë gra të tjera.
    Maria zë vendin «e parë në mes të të përvuajturve
    dhe të varfërve të Zotit, të cilët me besim
    presin dhe marrin prej tij shpëtimin...
    Me të, bijën e zgjedhur të Sionit,
    pas një pritjeje të gjatë të Premtimit,
    plotësohen kohët dhe vendoset ekonomia e re» .

    Torrkerry

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.

    ZËNIA E PAPËRLYER


    Për të qenë Nëna e Shpëtimtarit,
    Maria «nga Zoti është pasuruar me dhurata të denja
    për një detyrë kaq të madhe».
    Engjëlli Gabriel, në çastin e Lajmërimit,
    e përshëndet si «Hirplote» (Lk 1, 28).
    Në të vërtetë, që të mund të jepte pëlqimin e vet të lirë të fesë
    pas lajmërimit të thirrjes së saj,
    ishte e nevojshme që të mbështetej e tëra nga hiri i Zotit.

    Torrkerry

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.

    ZËNIA E PAPËRLYER



    Në rrjedhën e shekujve Kisha ka fituar vetëdijen që Maria,
    e mbushur me hir nga Zoti ,
    kishte qenë shpërblyer që në zënien e vet.
    Këtë e pohon dogma e Zënies së Papërlyer,
    e shpallur nga Papa Piu IX në vitin 1854:
    E lumja Virgjër Mari në çastin e parë të zënies së saj,
    nëpërmjet një hiri dhe një privilegji të veçantë
    të Zotit të gjithëpushtetshëm,
    në parashikim të meritave të Jezu Krishtit
    Shpëtimtar i gjinisë njerëzore,
    është ruajtur e paprekur nga çdo njollë e mëkatit të rrjedhshëm.

    Torrkerry

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.

    ZËNIA E PAPËRLYER




    Këto «shkëlqime të një shenjtërie krejt të veçantë»
    me të cilat Maria «është hijeshuar që në çastin e parë të zënies së saj»
    i vijnë krejtësisht nga Krishti:
    ajo është «shëlbuar në mënyrë aq të madhërishme
    në parashikim të meritave të Birit të vet».
    Më shumë se çdo person tjetër të krijuar
    Ati e ka «bekuar me çdo bekim shpirtëror, në qiell në Krishtin» (Ef 1, 3).
    Në Të e ka zgjedhur «para krijimit të botës»,
    që të jetë e shenjtë dhe e papërlyer «para Tij në dashuri» (Ef 1, 4).

    Torrkerry

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.

    ZËNIA E PAPËRLYER



    Etërit e Traditës lindore
    e quajnë Nënën e Zotit «Tërësisht e Shenjta» («Panaghia»),
    e nderojnë si «të paprekshme nga çdo njollë mëkati,
    gati të formuar nga Shpirti Shenjt
    dhe bërë një krijesë e re».
    Maria, për hir të Zotit,
    ka mbetur e pastër nga çdo mëkat personal
    gjatë gjithë ekzistencës së vet.

    Torrkerry

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.


    «MË NDODHTË SI THE TI...»


    Pas lajmit se do të lindte
    «Birin e Hyjit tejet të lartë pa njohur burrë,
    nëpërmjet fuqisë së Shpirtit Shenjt,
    Maria është përgjigjur me «dëgjesën e fesë» (Rom 1, 5),
    e sigurt që «s’ka gjë të pamundshme për Hyjin!»:
    «Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!» (Lk 1, 37-38).
    Kështu, duke dhënë pëlqimin e vet për Fjalën e Zotit,
    «Maria është bërë Nëna e Jezusit
    dhe, duke përqafuar me gjithë zemër
    dhe pa qenë e penguar nga asnjë mëkat,
    vullnetin hyjnor të shëlbimit,
    i është kushtuar tërësisht... personit dhe veprës së Birit të vet,
    duke u vënë në shërbim të Misterit të Shëlbimit,
    nën të dhe me të, me hirin e Zotit të gjithëpushtetshëm».
    Siç thotë shën Ireneu,
    «duke dëgjuar u bë shkak për shpëtimin e vetvetes
    dhe për të gjithë gjininë njerëzore».
    Së bashku me të nuk janë të pakët Etërit që pohojnë:
    «Neni i mosdëgjesës së Evës
    pati zgjidhjen e vet me anë të dëgjesës së Marisë;
    atë që virgjëra Evë kishte lidhur me mosbesimin e vet,
    Virgjëra Mari e ka zgjidhur me fenë e vet»,
    dhe, duke bërë krahasimin me Evën,
    e quajnë Marinë «Nëna e të gjallëve»
    dhe shpesh pohojnë:
    «Vdekja nëpërmjet Evës, jeta nëpërmjet Marisë».

    Torrkerry

  14. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.


    AMËSIA HYJNORE E MARISË

    Maria, e quajtur në Ungjijtë «Nëna e Jezusit» (Gjn 2, 1; 19, 25)
    përpara lindjes së Birit të vet brohoritet,
    nën ndikimin e Shpirtit,
    «Nëna e Zotit tim» (Lk 1, 43).
    Në të vërtetë, Ai të cilin Maria e ka zënë si njeri
    nëpërmjet veprës së Shpirtit Shenjt
    dhe që është bërë me të vërtetë Biri i saj sipas mishit,
    është Biri i amshuar i Atit,
    veta e dytë e të Shejtërueshmes Trini.
    Kisha rrëfen se Maria është
    me të vërtetë Nënë e Zotit [«Theotokos»].

    Torrkerry

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.


    VIRGJËRIA E MARISË


    Që në formulimet e para të fesë ,
    Kisha ka rrëfyer se Jezusi është zënë në kraharorin e Virgjërës Mari
    vetëm për virtyt të Shpirtit Shenjt,
    dhe ka pohuar edhe aspektin trupor të një ngjarjeje të tillë:
    Jezusi është zënë «pa farë, nëpërmjet veprës të Shpirtit Shenjt».
    Në zënien virgjërore Etërit hetojnë shenjën
    se kemi të bëjmë me të vërtetë me Birin e Zotit,
    i cili ka ardhur në një natyrë njerëzore si jona:
    Kështu, shën Ignaci i Antiokisë
    në fillim të shekullit II shkruante:
    «Ju jeni të bindur plotësisht në lidhje me Zotin tonë
    që është me të vërtetë nga trungu i Davidit sipas mishit ,
    Bir i Zotit sipas vullnetit dhe fuqisë së Zotit ,
    i lindur vërtetë nga një Virgjër, ...
    me të vërtetë ka qenë gozhduar në kryq për ne,
    në mishin e vet, nën Ponc Pilatin...
    Ka vuajtur me të vërtetë, ashtu siç është ngjallur me të vërtetë».

    Torrkerry

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.


    VIRGJËRIA E MARISË




    Tekstet ungjillore e quajnë zënien virgjërore
    një vepër hyjnore që tejkalon çdo kuptim
    dhe çdo mundësi njerëzore :
    «sepse foshnja që është zënë në të,
    u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt»,
    i thotë engjëlli Jozefit në lidhje me Marinë,
    të fejuarën e tij (Mt 1, 20).
    Kisha sheh në këtë plotësimin e premtimit hyjnor
    të bërë nëpërmjet gojës së Isaisë profet:
    «Ja, virgjëra do të ngjizë e do të lindë një djalë».

    Torrkerry

  17. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.


    VIRGJËRIA E MARISË



    Heshtja e Ungjillit sipas shën Markut
    dhe e letrave të Besëlidhjes së Re
    për zënien virgjërore të Marisë, n
    ganjëherë është bërë shkak dyshimi.
    Ka pasur mundësi të bëhen edhe pyetje
    mos ishte fjala për legjenda
    ose pë rpunime teologjike
    pa pretendime me karakter historik.
    Kësaj i duhet dhënë kjo përgjigje:
    Besimi në zënien virgjërore të Jezusit
    ka ndeshur në kundërshtime të forta,
    sarkazma dhe moskuptim nga ana e jobesimtarëve,
    judenj dhe paganë:
    ajo nuk gjente motivim në mitologjinë pagane,
    as në ndonjë përshtatje ideve të kohës.
    Kuptimi i kësaj ngjarjeje është i kapshëm vetëm për fenë,
    e cila e sheh në atë «pikëlidhje
    që bashkon në mes tyre misteret e ndryshme»,
    në tërësinë e Mistereve të Krishtit,
    që nga Mishërimi i tij deri te Pashka e tij.
    Shën Ignaci i Antiokisë tashmë e dëshmon një lidhje të tillë:
    «Zotëruesi i kësaj bote
    nuk e ka njohur virgjërinë e Marisë
    as lindjen e saj,
    po ashtu as vdekjen e Zotit tonë:
    tre Mistere të larta që u kryen në heshtjen e Zotit».

    Torrkerry

  18. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176


    Torrkerry

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.

    MARIA «GJITHMONË VIRGJËR»



    Thellimi i fesë në amësinë virgjërore
    e ka çuar Kishën të rrëfejë virgjërinë
    reale e të përhershme të Marisë
    edhe në lindjen e Birit të Hyjit të bërë njeri.
    Me të vërtetë lindja e Krishtit
    nuk e ka pakësuar tërësinë e saj virgjërore,
    por e ka shuguruar».
    Liturgjia e Kishës e nderon Marinë
    si «Aeiparthenos», «gjithmonë Virgjër».

    http://www.youtube.com/watch?v=Bq2Sr0ZirWs&NR=1

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 22-04-2010 më 05:42

  20. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Neni 3

    Paragrafi 2.

    «JEZU KRISHTI U ZU PËR VIRTYT TË SHPIRTIT SHENJT
    LINDI NGA MARIA VIRGJËR»

    II. ...i lindur nga Virgjëra Mari.

    PARACAKTIMI I MARISË.

    MARIA «GJITHMONË VIRGJËR»





    Në lidhje me këtë kundërshtohet se Shkrimi bën fjalë për vëllezër e motra të Jezusit .
    Kisha ka menduar gjithmonë se pjesë të tilla të Shkrimit Shenjt
    nuk flasin për bij të tjerë të Virgjërës Mari:
    në të vërtetë Jaku dhe Zefi, «vëllezër të Jezusit» (Mt 13, 55)
    janë bijtë e një Marie nxënëse e Krishtit ,
    e cila tregohet në mënyrë kuptimplote si «Maria tjetër» (Mt 28, 1).
    Është fjala për farefis të afërm të Jezusit,
    sipas një shprejhjeje jo të pazakonshme në Besëlidhjen e Vjetër.


    http://www.youtube.com/watch?v=2bosouX_d8Y


    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 22-04-2010 më 05:47

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •