Violinisti ka ardhur nė Tiranė pėr Festivalin e 48-tė tė Kėngės nė RTSH, i ftuar nė juri. Sonte, nė mbrėmjen e fundit ai interpreton pėr publikun njė pjesė dance, kombinuar me muzikė klasike dhe folk shqiptar. Duket i tėrhequr pas tingujve tė traditės, gjė qė e evidenton edhe nė krijimet muzikore tė kėtij festivali. Nga 18 kėngėt e kėnduara nga tė rinjtė nė natėn e dytė, 5 i cilėson "tė mrekullueshme". Diku vlerėson zėrin, tek njė tjetėr tekstin, apo muzikėn. "Kėnga mė e bukur ėshtė ajo qė tė vjen nė njė moment, jo ajo qė ti konstrukton. Vetėm se nuk vjen pėrditė ai moment. Unė besoj se nė kėtė festival ka dy-tri kėngė qė kanė ardhur kėshtu nga qielli", pohon Ēezari.
Ėshtė larguar nga Shqipėria 13 vjeē pėr nė Itali, ku vazhdoi studimet nė Konservatorin "Santa Cecilia" tė Romės, qė e pėrfundoi nė moshėn 17-vjeēare. Mė pas njė vit studim nė Austri, nė Konservatorin "Mozarteum". Pas Austrisė, largohet pėr nė Amerikė me njė tjetėr bursė. I ngopur me formim muzikor klasik, ai fillon tė shkojė pas rrymave tė tjera muzikore popit, rrokut, jazz-it.
"Me Bob Dylanin kemi qenė nė njė koncert nė Bolonjė, para Papa Gjon Palit II. Unė njihja mirė tė birin e tij, Jakob Dylanin. Ishte njė pėrvojė shumė interesante", kujton nė kėtė bisedė Ēezari.
Bashkėpunimet mė me rėndėsi ngelen brenda Italisė, vendi ku jeton prej 20 vjetėsh dhe "qė i ka hapur dyer nė njė moment kur Shqipėria nuk i hapte", me kėngėtarėt Lucio Dalla, Sergio Cammariero, Enrico Giaretta, dhe bashkėpunimin me Simone Cristicchi-n nė aranxhimin e kėngės "Ti regaleró una rosa" nė Sanremo 2007.
Nė vijim ai flet pėr gjysmėn italiane tė violinistit shqiptar dhe joshjet e reja drejt muzikės.
Olen, ēfarė mendimi ke pėr nivelin muzikor tė tė rinjve?
Nga 18 kėngė tė natės sė mbrėmshme, 5 prej tyre ishin tė mrekullueshme. Kishte kėngėtarė tė mirė qė hynė tek 5 tė pėrzgjedhurit, por ngelėn aty. Juria duhet tė zgjidhte vetėm 2 kėngė. Pėr mendimin tim, kėnga fituese ishte super.
Po pėr rrymat qė ata preferojnė?
Mė pėlqen ajo ndjeshmėri qė ėshtė pėrhapur kėtu nė Shqipėri. Ėshtė normale qė njerėzit tė shohin dhe tė dėgjojnė se ēfarė bėn edhe muzika botėrore. Unė ndjeva kėtė. Mė nė fund ėshtė hapur horizonti komplet. Nė Itali kjo nuk ndodh sepse atje janė tė lokalizuar nė popin italian dhe atė e kanė eksportuar nė tė gjithė botėn. Muzika latine, gjithė Amerika e Jugut pėr shembull, bazohet nė popin italian.
Nė kėtė festival unė ndjeva njė lloj kėrkimi tė rafinuar tė motiveve etnike. Kishte shumė influencė elektronike nė festival. Nuk e di nėse kjo ėshtė moda e momentit nė Shqipėri, apo ėshtė njė referencė e lidhur me Festivalin Evropian. Nė kėtė festival shumė gjėra janė elektronike. Nuk e di se pėr ēfarė motivi, por vlerėsimi ėshtė i mirė.
Nga pėrvoja jote, a duhet tė nisė qysh herėt qasja me muzikėn?
Secili afrohet me muzikėn kur tė ketė mundėsi. Normale qė sa mė pėrpara tė fillosh, aq mė mirė ėshtė. Ėshtė si gjuha e huaj.
Qė i vogėl u ushtrova me muzikėn klasike dhe vazhdova kėrkimin deri nė majėn e Everestit nė muzikėn klasike. Kur mbaroi repertori, atėherė thashė: "Po tani ēfarė do tė bėhet?". Aty filloi kėrkimi pėr muzikėn e lehtė, pėr muzikėn etnike, pėr muzikėn e botės. Nė kėto momente, jam duke punuar pėr diskun tim, qė ėshtė 80 pėr qind gati i mbaruar. Ideja e kėtij disku ėshtė njė udhėtim nėpėr muzikėn e botės, qė fillon nga Argjentina dhe mbaron nė Australi. Kam bėrė njė kėrkim kulturor pėr tingujt, instrumentet muzikore, mėnyrėn e interpretimit, kėngėt e kėtyre vendeve.
Kohėt e fundit je shprehur nė njė media qė ndjen nevojėn e kthimit nė Shqipėri?
Jo, nuk kam nevojė. Kam dėshirė. Kam dėshirė tė sjell pėr publikun muzikėn qė bėj. Por, jo pėr publikun elitar shqiptar, qė paguan lekėt pėr Teatrin e Operės, Pallatin e Kongreseve. Mendoj qė muzika u pėrket tė gjithėve, kėshtu qė duhet tė jepet mundėsia qė ajo tė hyjė nė veshin e tė gjithėve.
Deri tani kam qenė nė 60 vende dhe kam pasur fatin tė bėj njė tur botėror me kėngėtarin Lucio Dalla. Gjatė 2 orėve tė koncertit tė tij, kisha njė bllok tė timin, 10 min, ku bėja njė miks improvizimi me muzikėn klasike mė tė njohur dhe me momentet virtuoze solistike. Ishte momenti im. Ky turne zgjati njė vit e gjysmė.
Ēfarė tė kthen?
Ky ėshtė vendi im. Flitet gjuha ime. Kthehem kėtu pėr shumė motive. Kam shtėpinė time, njerėzit e mi, tokėn time.
Nė Itali tė kanė quajtur "Paganini i ri". Pėrse?
Ndodhi pėr njė sekuencė ngjarjesh. E para sepse fitova konkurs "Foyer des Artistes" dhe mora medalje tė artė pėr ekzekutimin e "Kapriēove" (Caprices) tė Paganinit. Pas konkursit, pata njė kontakt me Pippo Baudo-n, pėr konkursin me muzikantėt televizivė italianė. Natėn e fundit ata donin qė unė tė ekzekutoja njė pjesė tjetėr, nė mėnyrė qė tė skualifikohesha sepse po tė fitoja unė, bllokohej programi. Aty ndodhi njė "gurgule", sepse unė nuk doja ta interpretoja pjesėn qė mė dhanė. Bėra pjesėn qė doja, "Capricion e 24-tė". Fitova dhe u bllokua programi. Tė nesėrmen, gazetat e Italisė e publikuan tė gjitha kėtė fakt.
Kė ke tė dashur nga kompozitorėt?
Ka njė pjesė qė mė pėlqen shumė, qė as nuk ėshtė e konsideruar muzikė klasike, por ėshtė e kompozuar me njė ēelės komplet klasik. Muzika e filmit "Scindler's List" e krijuar nga John Williams. Janė tė shumtė kompozitorėt qė mė tėrheqin: Beethoven, Mozart, Mendelssohn, Paganini, Tchaikovsky.
Ēfarė marrėdhėnie ke me violinėn?
Pėrpara vjen violina, pastaj fidanzata (E dashura).
Nė galerinė tuaj tė trofeve rrinė bashkė ēmimi "Rodolfo Lipizer", "Mozart" nė Austri, ai "Foyer des Artistes". Cili ėshtė mė domethėnėsi?
Mė i bukuri ishte ai qė mora nė Shqipėri mė 1989, si "Artisti mė i mirė". Ai mė ka ngelur nė mendje. Ndoshta gjėrat qė ke bėrė nė shtėpinė tėnde tė pėlqejnė mė tepėr sesa ato qė ke bėrė nė shtėpitė e tė tjerėve. Megjithėse tani Italia ėshtė shtėpia ime.
Jashtė Italisė ke pasur bashkėpunime me kėngėtarėt e rrokut, Lenny Cravitz dhe legjendėn Bob Dylan. Ēfarė mund tė na pėrmendėsh prej tyre?
Me Kravitzin jo. Ai mė kėrkoi tė isha tek disku i tij i parė. Nė atė kohė, kisha njė grup tė timin klasik, u ktheva nė Evropė dhe nuk e bėra.
Po me Dylanin?
Me Dylanin kemi qenė nė njė koncert nė Bolonjė, pėr Papa Gjon Palin II. Unė njihja mirė tė birin e tij, Jakob Dylanin. Kemi bėrė disa prova me instrumente para koncertit. Ishte njė pėrvojė shumė interesante.
Nė Itali cili ka qenė mė i rėndėsishmi?
Pėr mua, bashkėpunimi mė i rėndėsishėm ėshtė me Lucio Dalla. Nė njė farė mėnyre, i vodha zanatin. Ai mė mėsoi sesi bėhen disqet, sesi punohet kėnga, sesi trajtohet kėnga, si shqyrtohet njė harmoni, njė tekst, mėnyrat e kompozimit.
Mė jetėgjati ka qenė ėshtė me Cammarieren, apo jo?
Pėr mendimin tim Sergio Cammariere ėshtė artisti mė i fortė qė ka Italia nė kėto momente, pianist. Jemi shumė miq dhe unė bllokoj gjėrat e mia vetėm tė shkoj nė koncert me tė. Ėshtė bashkėpunimi mė i gjatė qė kam pasur deri mė sot, 15 vjet.
Jetojnė nė paqe klasikja me rrymat e tjera tek ty?
Po. Pa asnjė lloj problemi.
Ēfarė do tė interpretoni pėr publikun nesėr?
Njė pjesė dance, improvizim me shije klasike, pak shqiptare dhe efekte.
Jorida Pasku - Shekulli
Krijoni Kontakt