Close
Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 361
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shyqyr qe qenke up ti. Vetem qe je up ne nowhere.
    Rini pa busull qe as panolinet e veta sdi me i nderru.
    Albania Uber Alles

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Banoret refuzojne thirrjen e qeverise per evakuim

    A. Qoraj

    E Marte, 05 Janar 2010


    SHKODER- Banoret e zones se nen-Shkodres kane refuzuar evakuimin nga banesat per tre dite me radhe, megjithe lutjet e autoriteteve dhe drejtuesve te larte te shtetit per te shmangur tragjedite nga permbytjet. Edhe dje numri i personave te nxjerre nga shtepite ne rrezik ka qene i ulet dhe problematike situata ka qene ne Dajc dhe Obot, ku rreth 500 banesa rrezikojne permbytjen, kurse banoret refuzojne te largohen. Ata i kerkuan autoriteteve vendore dhe qendrore qe te pakten nje prej pjesetareve te qendronte ne shtepi per te ruajtur pasurite nga hajdutet, pasi dhe niveli i permbytjeve dhe ujit ishte i ulet. Por Shtabi i Emergjencave i ka bere thirrje dhe dje pasdite banoreve qe te evakuohen duke iu pergjigjur pozitivisht forcave te ushtrise dhe policise, qe me mjetet e tyre kryejne transportin per ne qendrat e caktuara per strehim dhe trajtim te metejshem. Diten e djeshme kryetarja e Kuvendit, njekohesisht dhe deputete e Shkodres, Jozefina Topalli, ka vizituar zonat e permbytura nga hapja e portave te digave. Prezent ne zonat e permbytura ka qene edhe ministri i Brendshem dhe Pushtetit Lokal, Lulzim Basha, i cili sikurse kryeparlamentarja, i ka drejtuar thirrje banoreve te zonave ne rrezik qe te evakuohen. Edhe kryeministri Sali Berisha dy dite me pare beri thirrje per evakuim per te shmangur pasojat e renda nga shkarkimi ne hidrocentrale, ndersa siguroi se te gjitha demet do te kompensoheshin nga qeveria. Zyra e Shtypit te Kuvendit, kryetarja Jozefina Topalli ka ndjekur nga afer situaten e banoreve te zonave ne Dajc, Bahcallek dhe Obot, ku ka takuar perfaqesuesit e pushtetit lokal dhe ka marre pjese ne mbledhjet e Shtabit te Emergjences, qe eshte ngritur prane Prefektures se Shkodres, te drejtuar nga prefekti Maxhit Cungu. Kryeparlamentarja u kerkoi banoreve te bashkepunonin dhe te mos refuzonin ndihmen e forcave te emergjences. "Qe nga mesnata edhe ne kete momente (dje), qe une jam ne fshatrat e komunes se Dajcit, ka nje rritje te nivelit te ujit, pavaresisht faktit qe koha eshte e mire. Mendohet se mund te kete rritje te metejshme te nivelit te ujit ne oret e ardhshme. Une shoh qe ka nje angazhim te jashtezakonshem te forcave te ushtrise, policise dhe te shendetesise. Po perpiqemi te bindim banoret qe te bashkepunojne me teper me te gjitha forcat e policise dhe ushtrise. Plani i evakuimit eshte gati, nderkohe qe shume familje jane evakuuar, por jane te tjera familje qe rezistojne dhe hezitojne per t'u larguar nga shtepia. Shteti, sic ka premtuar kryeministri Berisha, do te demshperbleje cdo dem te tyre. Kjo eshte nje situate e rende", u shpreh Topalli.

    Kurse ministri Lulzim Basha, gjate inspektimit dje ne keto zona, tha se do te merren masa qe gjate procesit te shpernguljes per cdo familje te sigurohen te gjitha sendet dhe materialet e nevojshme per ta. "Evakuimi ka qene problematik, pasi shumica e banoreve kane refuzuar te largohen, duke pasur parasysh nivelin e ujit te cilin e konsiderojne jo kercenues. Une dua tu bej thirrje te gjithe banoreve te zonave ku eshte shpallur gjendja e emergjences ne qarkun e Shkodres, qe t'i paraprijne kesaj situate duke bashkepunuar me strukturat e emergjences kudo ku jane ngritur", u shpreh ministri. Policia dhe ushtria kane vene te gjitha mjetet ne dispozicion per evakuimin e familjareve.

    Situata

    Deri dje eshte bere e mundur te evakuohen 70 familje dhe 130 rome qe jetonin ne periferi te qytetit te Shkodres, por pjesa tjeter ka rezistuar ndaj thirrjes se autoriteteve. Nese situata do te perkeqesohet, atehere Shtabi i Emergjencave do te kryeje largimin me force te banoreve.

    Bie niveli i ujit, moti i paqendrueshem

    Prefekti i Shkodres, Maxhit Cungu, deklaroi dje se ka renie te nivelit te ujit, pasi nuk ka pasur reshje shiu. Ky fakt duket se ka bere qe banoret te kembengulin me shume per te mos levizur nga shtepite e tyre dhe per te qendruar. Por ditet ne vazhdim sipas specialisteve premtojne nje mot me shi dhe aspak te qendrueshem, qe mund te sjelle rritje te metejshme te nivelit te ujit ne hidrocentrale dhe shkarkimin e domosdoshem nga portat e emergjences me intensitet, duke rritur edhe siperfaqet e permbytura nga prurjet dhe shkarkimet ne zonen veriore te vendit.



    "Ushtria, e angazhuar per perballimin e situates"

    Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, gjeneral Maksim Malaj, gjate nje prononcimi te dhene dje per "Koha Jone", tha se Forcat e Armatosura jane vene ne dispozicion te situates emergjente qe eshte krijuar ne zonat e permbytura. "Kemi forca dhe mjete ne Tale te Lezhes dhe ne ishullin e Shengjinit, te cilat me teper po merren kryesisht me perforcimin e argjinaturave", u shpreh ai. Gjeneral Malaj, i cili po ndjek nga afer operacionin ne zonen e Shkodres, tha se momentalisht po punohet per forcim argjinaturash. "Kemi ndertuar nje ure tip bejli ne fshatin Obot, gjithashtu forcat tona jane angazhuar edhe me shperndarjen e ndihmave ushqimore, ne fshatin Obot. Kemi ne dispozicion per evakuimin e familjeve, te cilat jane ne rrezik, mjetet tona, te cilat do perdoren rast pas rasti, sipas mendimin qe do te marre Shtabi i Emergjences, qe kryesohet nga prefekti i Qarkut te Shkodres. Gjithashtu ne nje nga ish-repartet tona ne Melgush, kemi ngritur nje qender per akomodimin e njerezve, te cilet mund te evakuohen. Dje kemi pasur rreth 130 veta te akomoduar ne kete qender", tha gjeneral Malaj. Me tej ai sqaroi se gjate gjithe kohes eshte punuar dhe situata duket se eshte nen kontroll, por kryesisht puna eshte bere per forcimin e argjinaturave, qe te mos kete dalje te ujerave, qe shkaktojne permbytje te metejshme, si dhe ne drejtim te shperndarjes se ndihmave per njerezit dhe familjet e demtuara. Ne keto operacione jane angazhuar Komanda Mbeshtetese, e cila ka ne perberje te saj Xhenion, Forcat Tokesore me Brigaden e Mbrojtjes Rajonale, Brigaden e Reagimit te Shpejte dhe Regjimenti Komando.

    Ledi Koraqi



    KJ

    --




    si thoni ju mo..

    mos kan frik se u vjedh kojshia minderet a cfare..

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Shqiperia tkurret me 40%! Ne veriperendim deri ne Milot(Shengjini Lezha Shkodra nen uje),ne Veri deri ne Burrel(Malesia, Puka, Kukesi, Tropoja, Mirdita nen bore e rruge te pakaluara, ne Verilindje deri ne Burrel(Dibra nen bore), ne Juglindje deri ne Perrenjas(Qafe Thana Pogradeci, Korca, Erseka nen bore e akull, rruget thuaj...se te pakalueshme). Kaskada e Drinit fryhet edhe me, ne Veri ka nisur shiu! Ultesira ne kaos!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga davidd : 05-01-2010 mė 10:53
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per systemin enverist




    rd


    Hipokrizia e kryetarit tė PS, flet pėr varfėri, por kalon pushime prej milioneri


    Rama, pushime "sheiku" nė Paris dhe Burj Al Arab


    Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama vazhdon pushimet e fundvitit nė hotelet mė luksoze tė botės, duke shpenzuar qindra mijėra euro, tė cilat dyshohet se i ka pėrfituar nga aferat korruptive me lejet e ndėrtimit nė Bashkinė e Tiranės. I shoqėruar nga bllokmenėt e rinj, anėtarė tė mafies sė ndėrtimit nė kryeqytet, tė cilėt tashmė janė pjesė e kupolės drejtuese tė selisė rozė, Rama ėshtė nisur fillimisht pėr nė Paris ku ka festuar duke shpenzuar shuma marramendėse nė hotelet mė luksoze tė Europės dhe mė pas ka udhėtuar pėr nė Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ėshtė akomoduar nė hotelin e vetėm nė botė me shtatė yje, Burj Al Arab, gjė qė nėnkupton shpenzime tė shfrenuara qė shkojnė miliona lekė. Kjo mėnyrė e kalimit tė festave tė fundvitit me shpenzimin e shumave marramendėse nė vendet mė luksoze tė globit ka nxjerrė nė pah hipokrizinė e Ramės, i cili flet ēdo ditė pėr shtresat e varfra, por vetė kalon pushime sheiku. Vlen pėr t`u theksuar se Burj Al Arab ėshtė hoteli mė i shtrenjtė nė botė, i vetmi me 7 yje, i cili ndodhet nė Dubai, ku ēmimet minimale fillojnė nga 13 000 euro pėr njė natė qėndrimi. Nga ana tjetėr, Rama ka vazhduar pa asnjė kokėēarje pushimet nė kėtė vend pėrrallor, pavarėsisht se njė pjesė e bashkėqytetarėve tė tij ndodhen nė njė situatė tė rėnduar pėr shkak tė pėrmbytjeve nga reshjet e shumta dhe tejfryrja e lumenjve. Por sikur tė mos mjaftonte kjo shkallė e lartė papėrgjegjshmėrie, kryetari i opozitės sė majtė nuk ka nguruar qė tė nxitojė ta pėrdorė kėtė situatė pėr qėllimet e tij personale, njėlloj siē ka bėrė edhe mė parė me tragjeditė njerėzore. Mjafton tė kujtojmė kėtu tragjedinė e Gėrdecit apo aksidentin e tė ndjerit Kosta Trebicka, tė cilat u pėrdorėn nė mėnyrėn mė tė turpshme nga Rama pėr interesat e tij mediokre. Nė kushte tė ngjashme ēdo kryetar opozite do tė kishte ndėrprerė nė mėnyrė tė menjėhershme pushimet pėr t'iu gjendur pranė bashkėqytetarėve tė tij, por kjo nuk mund tė ndodhė me Ramėn, i cili ka dėshmuar mė shumė se njė herė se nė rastin e tij nuk mund tė flitet pėr humanizėm. Ai thjeshtė kėrkon tė shfrytėzojė qytetarėt e prekur nga fatkeqėsitė pėr tė arritur qėllimet e tij personale. Rama dhe pinjollėt e diktaturės po urojnė ēdo ditė pėr njė situatė edhe mė tė rėndė tė pėrmbytjeve nė veri tė vendit dhe kjo mund tė dallohet mjaft qartė edhe nė deklaratat publike tė dala nga selia rozė. Nė deklaratat e tyre zėdhėnėsit e Ramės po nxisin banorėt qė tė mos pranojnė evakuimin nga shtėpitė e tyre gjysmė tė pėrmbytura, duke uruar pėr ndonjė fatkeqėsi njerėzore. Njė ditė pas shpalljes sė gjendjes sė jashtėzakonshme nė rrethinat e Shkodrės dhe Lezhės nga qeveria, deputetėt socialistė ishin nė kėto zona pėr t'u kėrkuar banorėve tė mos largohen nga shtėpitė e tyre, njė gjest ky qė dėshmon pėr ēmendurinė e politikės opozitare tė PS-sė. Nga kjo propagandė e shfrenuar e selisė rozė disa banorė kanė refuzuar tė zhvendosen nga zona e pėrmbytur, duke rrezikuar nė kėtė mėnyrė seriozisht jetėn e tyre. Kjo ėshtė njė tjetėr dėshmi se sa larg mund tė shkojė ēmenduria e njė njeriu, shikimi i tė cilit ėshtė errėsuar nga etja e shfrenuar pėr pushtet. Rama ėshtė gati t'u bėjė thirrje banorėve tė zonave tė pėrmbytura qė tė sakrifikojnė jetėn e tyre, vetėm e vetėm qė ai tė ketė njė alternativė opozitare, e cila i mungon pėr aq kohė sa nuk ka viktima nga ndonjė fatkeqėsi. Nė kontrast tė plotė me alternativėn e ēmendurisė qė prezanton selia rozė, qeveria reagoi nė mėnyrė tė menjėhershme duke garantuar kushte tė pėrshtatshme pėr akomodimin e banorėve tė evakuuar.


    Rama nė deklaratėn e pasurisė: Jam i pastrehė!


    Kreu i selisė rozė duhet t`u shpjegojė shqiptarėve qė i mashtron ēdo ditė me deklarata prej njė njeriu tė varfėr e tė pėrvuajtur se nga e kanė burimin tė ardhurat e tij pėr pushime nė hotelet mė tė shtrenjta tė globit. Ndonėse shumica e shqiptarėve e kanė tė qartė se kėto tė ardhura burojnė nga gurra e korrupsionit me lejet e ndėrtimit dhe me tenderėt publikė nė Bashkinė e Tiranės do tė ishte e udhės qė tė paktėn organi qendror i akuzės tė nisė hetimet pėr dhjetėra dosje korrupsioni qė janė depozituar nė sirtarėt e saj ndaj kryetarit tė bashkisė mė tė madhe nė vend. Gjithashtu Prokuroria duhet tė nisė hetimet ndaj Ramės pėr deklarim tė rremė tė pasurisė dhe fshehje tė tė ardhurave, gjė qė pėrbėn njė shkelje flagrante tė ligjit. Duhet tė kujtojmė se nė deklaratėn e tij tė pasurisė Rama deklaron se ėshtė i pastrehė dhe se tė ardhurat e tij janė vetėm 400 mijė lekė. Ėshtė qesharake tė mendosh se njė njeriu me tė ardhura tė tilla "ia mban xhepi", tė bėjė pushime nė resortet mė luksoze tė planetit. Vetėm kjo do tė ishte njė indicie e mjaftueshme pėr tė nisur hetimin ndaj kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės pėr fshehje tė pasurisė dhe rrjedhimisht shkelje tė hapur tė ligjit. Pėr opinionin publik aferat korruptive miliona dollarėshe tė Ramės me shitjen e trojeve publike dhe me marrjen e pėrqindjeve nga lejet e ndėrtimit tė dhėna pa kriter pėr firmat klienteliste janė mė tė qarta se kurrė, por pas kėsaj heshtje tė gjatė ka ardhur koha qė Prokuroria tė zbatojė tė paktėn njė herė nė veprimtarinė e saj detyrimet qė i ngarkon ligji pėr hetimin e megavjedhjes qė po u bėhet qytetarėve tė Tiranės nga Rama.

    Nė sirtarėt e prokurorisė tashmė kanė zėnė pluhur dosjet voluminoze qė vėrtetojnė megakorrupsionin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. Nė maj tė vitit tė kaluar Kuvendi faktoi nėpėrmjet njė hetimi parlamentar se tė ardhurat e Ramės nga aferat e korrupsionit me lejet e ndėrtimit tė miratuara vetėm nė 2-3 mbledhje KRRT-je shkonin nė mbi 9 milionė euro. Kuvendi i kėrkoi Prokurorisė sė Pėrgjithshme fillimin e ēėshtjes penale ndaj Ramės pėr kėto vjedhje, por deri tani nuk ka asnjė reagim nga organi i akuzės. Nė pėrfundim tė punės 3-javore, Komisioni Hetimor parlamentar doli nė konkluzionin se, nė praktikat e ndjekura nga KRRT-ja e Tiranės pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit ka shkelje skandaloze tė ligjeve dhe abuzim tė hapur me detyrėn dhe funksionin publik. Nėse bėhet njė pėrllogaritje e thjeshtė e pėrfitimeve tė paligjshme tė Ramės nėpėrmjet abuzimit me trojet publike, dhėnien e lejeve tė ndėrtimit dhe korrupsionin me tenderėt publikė gjatė 9 viteve tė qeverisjes sė kryeqytetit, pasuria e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės nuk pėrputhet me atė tė njė njeriu tė pastrehė, i cili pėr mė tepėr ka tė ardhura tė kalojė pushimet nė vende qė shumica e shqiptarėve as nuk i ėndėrrojnė dot. Ky ėshtė njė sinjal alarmi pėr organet e drejtėsisė pėr nisjen e njė hetimi tė hollėsishėm ndaj pasurimit tė paligjshėm tė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės duke vjedhur pasuritė e qytetarėve tė kėtij vendi.


    Ja si pėrshkruhet hoteli Burj Al Arab

    Hoteli Burj Al arab ėshtė i njohur si mė i miri nė botė. Ai ėshtė dizenjuar pėr tė ngjasuar me njė velė anijeje nė udhėtim. Hoteli kap lartėsinė e 321 metrave dhe dominon tė gjithė bregdetin e Dubait. Natėn ofron njė pamje tė paimagjinueshme, tė rrethuar nga skulptura me ngjyra tė ujit dhe tė zjarrit. Ky hotel, qė ka vetėm suita, ėshtė gjėja mė fine qė planeti ka nė dispozicion pėr tė ofruar. Shoferi i juaj nget gjithmonė njė Rolls-Royce, ėshtė i veshur shik me kostumin e tij, Recepsion privat nė ēdo kat tė hotelit dhe njė brigadė shėrbyesish shumė profesionalė qė janė rreth jush nė ēdo sekondė. Nė kėtė formė jeni tė sigurt pėr njė shėrbim tė personalizuar tė nivelit tė lartė gjatė gjithė kohės sė qėndrimit tuaj nė kėtė hotel. Suita ėshtė pėr 2 tė rritur, vetėm me njė dhomė gjumi. Suitat janė Deluxe KING, qė jepen pėr 1333,33 euro. Nė ēmimet e mėsipėrme nuk janė pėrfshirė 10% taksa pėr bashkinė dhe 10% taksa e shėrbimit ose bakshishi. Pra, ēdo ēmimi tė paraqitur mė sipėr duhet t'i shtohen patjetėr 20% i vlerės sė listuar. Suitat e mėsipėrme janė mė tė lirat. Nė kėtė hotel, suitat kategorizohen nė tė thjeshtat qė ėshtė ajo qė u paraqit mė sipėr, suita me dy dhe me tre dhoma gjumi, suita biznesi, suita presidenciale dhe suita mbretėrore. Ky hotel ka suita pėr tė cilat duhet tė paguash deri nė 20.000 euro vetėm pėr tė fjetur njė natė. Aty ka njė restorant tė ndėrtuar nė katin e 27-tė tė hotelit, qė ėshtė gjithashtu mjaft i shtrenjtė. Njė darkė jo shumė e ekzagjeruar pėr njė ēift shkon tek 800 euro. Hoteli "Burj-Al-Arab" ka 27 kate dhe 202 suita. Nė katin e fundit tė hotelit, ku ėshtė restoranti, mund tė zbresėsh me helikopter, ndėrsa njė restorant tjetėr ėshtė sėrish nė det dhe aty mund tė shkohet me nėndetėse.

    Ylber Drazhi

  5. #85
    HISTORI PERMBYTJESH NE ATE ZONE


    2002


    Lezhė: pėrsėri pėrmbytje
    Pėllumb Sulo
    12 tetor 2002


    Shirat e sė shtunės shkaktuan pėrmbytje tė reja nė zonat fushore tė qarkut tė Lezhės, ku 3 javė mė parė qeveria shqiptare shpalli gjendjen e fatkeqėsisė natyrore. Tė shtunėn u pėrmbytėn 2 mijė 500 hektarė tokė, ndėrsa hidrocentali i Vaut tė Dejės u detyrua tė hapė njėrėn prej portave tė shkarkimit. Qeveria shqiptare ka vlerėsuar me 20 milion euro dėmin ekonomik qė shkaktuan javėt e fundit reshjet e shumta.

    VOA

  6. #86
    Shirat e dėndur shkakojnė pėrmbytje nė Shqipėri

    23/09/2002

    TIRANE, Shqipėri -- Shirat e dėndur pėrmbytėn disa rajone tė Shqipėrisė veriperėndimore gjatė fundjavės, duke dėmtuar shtėpi dhe tė korra dhe duke bėrė qė qeveria tė largojė banorėt e disa fshatrave. Njė zėdhėnės i qeverisė tha se rreth 300 trupa tė forcave speciale janė dėrguar nė Laē dhe Lezhė pėr tė ndihmuar nė largimin e qindra njerėzve tė bllokuar nga ujrat nė rritje. Njė numėr rrugėsh u mbyllėn dhe fluturimet u anulluan nė aeroportin ndėrkombėtar tė Tiranės. Qeveria ka dėrguar ndihmė nė rajonet e dėmtuara. Spitalet nė kėto qarqe janė nė gjėndje gatishmėrie dhe ekipe mjekėsore janė dėrguar pėr tė ndihmuar autoritetet vendore. (AP, ATA, Albanian News - 22/09/02)

  7. #87
    2002


    Janė pėrmbytur zonat veriore dhe jugore.




    Qeveria shqiptare po merr masa pėr tė vėnė nėn kontroll gjendjen e jashtėzakonshme nė zonat e prekura nga pėrmbytjet pas reshjeve tė mėdha gjatė fundjavės.

    Pas pėrmbytjeve nė veri gjatė fundjavės, pėrmbytjet kanė prekur edhe zonat jugore.

    Janė dėmtuar shtėpi, toka bujqėsore dhe rrugė.

    Nga shpėrthimi i lumit Osum, ka patur pėrmbytje nė Berat, Skrapar, Pėrmet, Tepelenė, Gjirokastėr, Sarandė dhe Korēė. Pėrmbytje nga shirat ka pasur edhe nė Fushė-Krujė.

    Nuk ka njoftime pėr viktima.

    Qeveria ka ngritur njė komision tė posaēėm tė kryesuar nga kryeministri Fatos Nano pėr koordinimin e punės. Ajo ka kėrkuar edhe ndihmėn e strukturave ndėrkombėtare, pėrfshirė fondin e posaēėm tė Bashkimit Evropian pėr rastet e fatkeqėsive civile.

    Zona mė e goditur mbetet ajo e Lezhės, ku sipas tė dhėnave zyrtare janė pėrmbytur rreth 15 mijė hektarė tokė e banuar nga rreth 50 mijė vetė.

    Kėto burime njoftojnė se nė qytet ėshtė rivendosur furnizimi me energji elektrike, pas 24 orė ndėrprerjeje.

    Aldrin Dalipi, zėdhėnės i Kryeministrit nė lidhje me situatėn nė vend i tha BBC-sė:

    Mund tė konfirmoj qė nė zonat e veriut qė ku ka pasur probleme tė mėdha, siē kanė qenė nė Lezhė, Shkodėr, nė Laē, situata ėshtė mė e pėrmirėsuar pėr shkak se nuk ka pasur rreshje, por edhe pėr shkak tė prezencės sė fortė tė strukturave shtetėrore. Mund tė themi se ėshtė vėnė nė punė nėnstacioni elektrik i qytetit tė Lezhės dhe ky qytet ka energji elektrike qė ka siguruar furnizimin dhe me bukė dhe ecurinė normale tė jetės atje.

    BBC: Ka njoftime se ka pėrmbytje dhe nė jug tė vendit, apo jo?

    A.Dalipi : Po, gjatė ditės sė hėnė, pėr shkak tė reshjeve tė mėdha nė pjesėn jugore tė vendit, ka pasur gjithashtu probleme, siē ka qenė nė Berat, zonėn e Korēės, nė zonėn Gjirokastėr-Tepelenė. Pėr shkak tė kėsaj dhe pėr shkak tė inerteve qė janė grubulluar, ėshtė bllokuar pėr pak kohė rruga mes Tepelenės dhe Memaliajt, por me ndėrhyrjen e strukturave tė rendit atje, ėshtė bėrė e mundur qė tė lehtėsohet kalimi dhe tė krijohet mundėsia qė mjetet tė lėvizin normalisht.

    BBC : A ka pėrllogaritje, tė pėrafėrta sigurisht, se sa ka arritur dėmi financiar shkaktuar nga pėrmbytjet e ditėve tė fundit?

    A.Dalipi: Mund tė them se strukturat shtetėrore janė duke punuar pėr tė bėrė evidentimin jo vetėm tė dėmeve qė janė shkaktuar, por dhe tė rasteve tė familjeve qė janė nė gjendje tė vėshtirė jetese, apo atyre rasteve ku duhet kryer evakuimi, i cili ėshtė njė moment i rėndėsishėm.

    BBC: Cilat janė masat mė urgjente qė po merr qeveria? Cilat janė pikat mė delikatė tė gjendjes aktualisht?

    A.Dalipi : Strukturat shtetėrore kanė njė prezencė e fortė nė tė gjitha zonat ku janė shkaktuar dėmet. Nė zonat e veriut ku kanė qenė forcat e ushtrisė, strukturat e shėndetit publik, tė rendit si dhe ato tė pushtetit lokal. Po ashtu ėshtė punuar edhe nė zonat e jugut qė janė goditur nga pėrmbytjet. Ndėrkohė, janė duke u dėrguar edhe ndihma dhe asistencė e vazhdueshme nga subjektet qeveritare dhe tani unė mund tė them se gjatė natės tė dielėn pėr qytetin e Lezhės ėshtė dėrguar njė sasi e konsiderueshme buke pėr shkak se nuk punonte nėnstacioni elektrik. Tė hėnėn nė mėngjes Lezha ishte e furnizuar me ushqime dhe nuk kishte probleme. Ne shpresojmė qė me kėtė punė qė po bėhet, tė arrihet qė gjendja gradualisht tė shkojė drejt normalitetit.

  8. #88
    Emergjenca e Pėrmbytjeve 2002.

    Pėrmbytja qė ndodhi nė periudhėn 22-30 Shtator 2002 nga reshjet e shumta, krijuan njė situatė tė rėndė pėr zonat e Milotit, Lezhės, Torovicės, Zadrimės e Shkodrės.
    • U pėrmbytėn mbi 16.000 ha tokė bujqėsore
    • U prekėn 7500 familje
    • U evakuuan shumė familje nga zonat e pėrmbytura
    Zonat fshatare kanė pėsuar njė dem tė jashtėzakonshėm, nga i cili ėshtė e vėshtirė tė rikuperohet pėr disa vite.
    Caritas Shqiptar ka qėnė OJQ e parė qė iu pėrgjigj nevojave imediate tė banorėve tė pėrmbytur, duke koordinuar me 4 Caritas-et Dioqezane tė Veriut. Pėrgatitja e menjėhershme me njė program ndėrhyrjeje konsistoi nė tre faza:
    1. Furnizimi i 600 familjeve te evakuuara nė zonėn e Lezhės me ushqime tė ngrohta
    2. Shpėrndarja e pakove ushqimore familjare pėr 1500 familje, duke mbuluar njė periudhe nga 7-10 ditore.
    3. Rehabilitim i ekonomive tė dėmtuara
    4. Rehabilitim i 140 shtėpive tė dėmtuara.
    Faza e parė e ndėrhyrjes ka filluar nė datėn 25 Shtator, ku nė qytetin e Lezhės kanė patur mundėsi pėr t’u ushqyer deri nė 600 persona nga menza e Caritas-it Shqiptar. Nė datat 28 Shtator - 5 Nėntor 2002 janė siguruar ushqime tė pėrgatitura nė pako pėr 2000 familje dhe janė shpėrndarė falė kontributit tė gjithė misionarėve nėpėr zona.
    Pėr fazėn e dytė, sė bashku me Caritas-et Dioqezane, u parashikua qė ndihma tė jetė ne fushėn e bujqėsisė e blegtorisė.
    Nė mbėshtetje tė kėsaj situate emergjente, Caritas Shqiptar arriti tė asistonte 4774 Familje me ndihma ushqimore dhe me asistencė ekonomike pėr rimėkėmbjen e ekonomive bujqėsore tė dėmtuara. Ndihma e dhėnė ka konsistuar nė:
    4962 Familje, banorė tė zonave veri-perėndimore dhe veri-lindore te asistuara me:
    • 173.3 Ton ushqime (miell, vaj, sheqer, oriz, fasule, etj)
    • 200 ton ushqime blegtorale dhe farėra bujqėsore
    • 300 krerė bagėti tė shpėrndarė
    • 20.000 fidanė frutore
    • 74 shtėpi (rehabilitim ose/dhe rikonstruksion i shtėpive tė dėmtuara nga pėrmbytjet)


    EMERGJENCA ‘PĖRMBYTJET SHKURT – MARS 2004’

    Nėpėrmjet tij u mbėshteten 910 familje tė dėmtuara nga pėrmbytjet me rreth 99 ton ndihma ushqimore:
    o 43 Familje te mbeshtetur nga Caritas Jug
    o 202 familje te mbeshtetur nga Caritas Shkoder
    o 165 familje te mbeshtetur nga Caritas Tirana
    o 162 familje te mbeshtetur nga Caritas Lezhe
    o 218 familje te mbeshtetur nga Caritas Sapa
    o 82 familje te mbeshtetur nga Caritas Pult
    o 226 familje te mbeshtetur nga Caritas Rreshen
    Numri total i perfituesve arrin ne 6276 persona. Fale bashkepunimit me rrjetin tone te punes, dhe fale ndihmes se Organizatave tona simotra u arrit te shperndaheshin:
    Miell 46.640 kg
    Vaj 7.635 litra
    Fasule 24.885 kg
    Sheqer 3.532 kg
    Oriz 15.460 kg

  9. #89

    Shpallje e Gjendjes sė Emergjencės nė prefekturat e Lezhės, Shkodrės, Kukėsit, Dibrės

    2002

    Publikuar mė 2002-09-23 00:00:00

    Menjeherė pas shpalljes nga ana e Qeverisė sė Shqipėrisė tė Gjendjes sė Emergjencės nė prefekturat e Lezhės, Shkodrės, Kukėsit, Dibrės, ju njoftojmė se nė Lezhė kanė mbėrritur dhe po qėndrojnė atje, duke e ndjekur nga afėr situatėn e rėndė tė shkatuar nga reshjet e shumta tė shiut, ministrat e kabinetit qeveritar Pandeli Majko dhe Viktor Doda. Situata nė kėto rrethe mbetet e rėndė dhe reshjet e shiut qė po vazhdojnė tė bien e bėjnė edhe mė tė komplikuar gjendjen e popullsisė, sidomos nė Lezhė. Deri nė orėn 02.00 tė datės 23 shtator 2002 gjendja paraqitet si mė poshtė: Nga njoftimet e ardhura prej drejtuesve tė pushtetit vendor tė zonės Veriperendimore tė vendit ku reshjet e shumta tė shiut dhe prurjet e pėrrenjeve rezulton se ka permbytje tė siperfaqeve tė mėdha nė zonėn e qarkut tė Lezhės. Nė Lezhė siperfaqja e pėrmbytur ėshtė 15 mijė ha dhe po vazhdon tė rritet vazhdimisht nė drejtim tė zonės sė Zadrimės dhe Bushatit, si pasojė e fryrjes sė lumit Gjadėr. Eshtė pėrmbytur Komuna e Hajmelit, nga ku janė evakuar disa familje, si dhe janė nėnė ujė sipėrfaqe tė konsiderueshme nga Bashkia e Vau Dejės, Komuna Velipojė dhe pjesė nga aksi rrugor Lezhė-Shkodėr, si dhe njė lagje nė Barbullush. Dėmet e shkaktuara konsistojnė nė kulturat bujqėsore dhe shtėpi banimi. Parashikohet shtimi i rreshjeve tė shiut dhe si rezultat i kėsaj gjendje niveli ujit nė Vaun e Dejės mund tė rritet mė tepėr se sa kapaciteti mbajtės. Nė tė gjithe zonėn e Lezhės vazhdon tė mungojė energjia elektrike, si pasojė e qėndrimit ende nėn ujė tė nėnstacionit elektrik tė Lezhės. Nė argjinaturėn e lumit tė Matit ka rrezikshmėri shpėrthimi, si pasojė e rreshjeve tė vazhdueshme qė ende vazhdojnė tė bien. Aksi rrugor Lezhėā€“Milot ėshtė zhbllokuar qė nga ora 20 e dates 22/09/02. Situata ka krijuar nevojėn pėr furnizimin e banorėve tė pėrmbytur me bukė. Parashikohet qė numri i banorėve tė pėrmbytur tė jetė 50 mijė. Pėr datėn 23 shtator nė Lezhė nevoiten 25 mijė bulė pėr furnizimin e popullatės dhe prodhimin do ta bejė Sh.A Buka nė Tiranė, kurse transporti do tė kryhet me mjetet e rezervave tė shtetit dhe ushtrisė. E gjithė shpėrndarja do tė bėhet nėn administrimin e pushtetit vendor nėn administrimin e prefektures sė Lezhės. Nė orėn 01.00 situata nė Shkodėr po pėrmiresohet dhe niveli i reshjeve ka filluar tė ulet, portat e hidrocentralit tė Vau Dejės nuk do tė hapen. Gjithashtu nė orėn 02 .00 tė mėngjesit tė sotėm situata e shirave po pėrmirėsohet nė Lezhė. Nė Rreshen ka ngritje te nivelit dhe dalje nga shtrati tė lumit Zvefte, duke rrezikuar njė lagje nė Rreshen dhe lumi i Fanit po pėrmbyt disa familje nė Rubik. Nė Diber reshjet vazhdojne tė bien dhe nuk ka ndojnjė situatė alarmante, pėrvec shkarjes sė rrugės qė lidh Kalanė e Dodės me Peshkopinė, e cila u riparua brenda ditės. Nė orėn 02.00 te datės 23.09.2002 po punohet nga KESH dhe Ministria e Industrisė dhe Energjetikės pėr vėnien nė punė tė nėnstacionit elektrik te Lezhės, tė hidrovorit tė Tales dhe nė pėrforcimin e argjinatures sė lumit Mat. Ministria e Bujqėsisė ka dėrguar sot nė mbrėmje nė Lezhė dy eskavatore dhe njė fadromė pėr tė ndihmuar nė vėnijen nė punė tė nėnstacionit elektrik tė Lezhės dhe nė ndihmė tė pėrforcimi tė argjinaturės sė lumit Mat. Ministria e Mbrojtje ka dėrguar nė Lezhė kamionė dhe trupa ushtarake pėr t'ju ardhur nė ndihme banorėve tė Lezhės dhe zonave perreth, si dhe ato do tė ndihmojnė nė shpėrndarjen e bukės sė ardhur nga Tirana sot pėr kėto zona. Ministria e Energjitikės po punon me tė gjitha mjetet dhe forcat pėr tė rivėnė nė punė nėnstacionin elektrik tė Lezhės.

  10. #90
    2002


    Kėshilli i Ministrave ka marrė tė gjitha masat pėr stabilizimin e gjendjes ne Tirane, pėr shkak tė hapjes sė portave tė shkarkimit tė Liqenit Artificial Konferencė shtypi e Ministrit tė

    Kėshilli i Ministrave ka marrė tė gjitha masat pėr stabilizimin e gjendjes ne Tirane, pėr shkak tė hapjes sė portave tė shkarkimit tė Liqenit Artificial Konferencė shtypi e Ministrit tė Shtetit pranė Kryeministrit, Blendi Klosi, pėr situatėn mė tė fundit pėr pėrmbytjen e njė pjese tė qytetit tė Tiranės, pėr shkak tė hapjes sė portave tė shkarkimit tė Liqenit Artificial dhe tė zonave tė prekura nga fatkeqėsia natyrore. Nė ndjekje tė situatės sė krijuar tė pėrmbytjes nė njė pjesė tė qytetit tė Tiranės pėr shkak tė hapjes tė portave tė shkarkimit tė Liqenit Artificial, Kėshilli i Ministrave ka marrė tė gjitha masat e duhura pėr ndėrhyrje tė menjėherėshme qė stabilizojnė gjendjen, garantojnė kthimin e shpejtė tė normalitetit nė jetėn dhe siparmėrrjen e shtetasve dhe po ashtu nisja e nje zgjidhjeje komplekse qė korigjon gabimet e sė kaluarės dhe prevenon raste tė tilla. Kryeministri ka caktuar Prefektin e Tiranės z.Lili Nushi "Tė ngarkuar me menaxhimin e situatės dhe koordinimin e strukturave lokale" si autoriteti ligjor kompetent dhe pėrfaqėsues tė Qeverisė. Sipas vlerėsimit mė tė fundit nė terren, numri i banesave tė dėmtuara lehtė apo pjesėrisht llogaritet nė 150. Gjithashtu janė dėmtuar dhe ambjentet apo mallrat e rreth 100 sipėrmarrjeve ekonomike. Policia e ndėrtimit qė prej mėngjesit tė sotėm ka evidentuar njė numėr tė konsiderueshėm ndėrtimesh me dhe pa leje mbi kolektorėt qė shkarkojnė ujrat e Liqenit. Janė nė proces prishje tashmė nga kjo polici objektet mė problematike duke krijuar kushte pėr funksionimin normal tė kolektorėve qė shkarkojnė ujrat e tepėrta brenda ditės sė sotme. Korporata Energjetike njofton se nė zonėn e pėrmbytur janė dėmtuar 20 kabina elektrike tė cilat do tė vihen nė punė sapo niveli i ujrave tė bjerė. Kjo korporatė ka vėnė nė dispozicion tė pėrballimit tė situatės pėrvec mjeteve dhe makinerive tė specializuara tė punės edhe ekipin e polumbarėve tė Hidrocentralit Vau i Dejės si dhe Brigadėn avaro ā€“ shpėtuese tė minierės. Me urdhėr tė Kryeministrit, ministria e Mbrojtjes me strukturat e saj mė tė specializuara po merren drejtpėrdrejt me detyrėn e bllokimit tė portės qė shkaktoi pėrmbytjet. Nuk rezulton tė jetė dėmtuar nė kėtė zonė nga pėrmbytja asnjė objekt arsimor parashkollor dhe shkollor apo institucion i shėndetit publik. Po analizohet mundėsia e mbarėvajtjes sė punės nė kėto institucione pasi rrugėt lidhėse tė zonės janė ende nėn ujė dhe presin shbllokimin. Pavarėsisht vėshtirėsive, janė marrė tė gjitha masat teknike dhe organizative qė tė mos ketė shqetėsime tė furnizimit me ujė tė pijshėm tė shtetasve qė ndodhen nė sipėrfaqen e pėrmbytur. Me urdhėr tė Kryeministrit ėshtė hartuar dhe po zbatohet njė program i detajuar ndėrhyrjesh rehabilituese qė pėrballojnė emergjencėn dhe parandalojnė pėrsėritjen. Po sot, nė kėtė funksion Kryeministri ka nxjerrė urdhėrat pėrkatės qė garantojnė njė koordinim tė menjėhershėm dhe efektiv mes dikastereve, forcave dhe ekipeve tė specialistėve qė punojnė pėr pėrballimin e situatės. Sipas njoftimeve mė tė fundit nga Portat e Liqenit mbi digė ende po kėrkohet njė zgjidhje profesionale, e qėndrueshme dhe e sigurtė pėr mbylljen pa vonesė tė tyre. Pėrsa u pėrket pjesėve tė tjera tė vendit tė goditura nga fatkeqėsia natyrore sipas tė dhėnave mė tė fundit rezulton se gjendja po pėrmirėsohet. Problematike mbetet vetėm situata post pėrmbytje nė qarkun e Lezhės. Kjo pėr shkak edhe tė tėrheqjes sė ngadaltė tė ujrave drejt detit. Sot arriti tė vihet nė punė hidrovori i Balldrenit duke rritur shpresėn pėr pėrmirėsim mė tė shpejtė tė situatės.
    28/09/2002




    Komiteti Nderministror I Emergjences Civile eshte mbledhur sot ne mbremje nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano. Ministrat e angazhuar ne kete Komitet kane informuar se eshte perfunduar vleresim

    Komiteti Nderministror I Emergjences Civile eshte mbledhur sot ne mbremje nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano. Ministrat e angazhuar ne kete Komitet kane informuar se eshte perfunduar vleresimi paraprak i demeve te shkaktuara nga rreshjet e shumta te muajit shtator. Ata informuan Komitetin se gjendja paraqitet e permiresuar ne shume nga zonat e demtuara nga rreshjet dhe po punohet nga te gjitha strukturat shteterore per riparimin e demeve te shkaktuara. Keshtu nuk ka me probleme ne akset kryesore rrugore dhe ne ato rurale. Hekurudhat vazhdojne te funksionojne normalisht. Nuk ka probleme ne fushen shendetesore. Nga 26 mije hektare toke nen uje qe rezultonin ne ditet e para tashme evidentohen vetem 800 ha dhe po vazhdon puna me intensitet te larte per sjelljen e tyre ne gjerndjen e meparshme. Hidrovoret funsksionojne normalisht. Jane hapur shkollat ne te gjitha zonat e demtuara pervec tre shkollave ne tre fashtra te cilet ndodhen akoma nen uje. Nderkaq vazhdon furnizimi i panderpre me ndihma i shtetasve nga te gjitha strukturat shteterore qe jane ngarkuar me shprendarjen e tyre. Komiteti Nderministror i Emergjences Civile duke vleresuar situaten te permiresuar vleresoi mundesine e zvogelimit te hartes se gjendjes se fatkeqesise natyrore Ministri i Energjetikes informoi Komitetin se nga prodhimi vendas realizohet pjesa me e madhe e furnizimit te populates me energji elektrike. Komiteti eshte informuar nga Ministrat perkates edhe per identifikimin e zgjidhjeve, pas problemeve te krijuara ne qarkullimin e shtetasve dhe mallrave, pas shembjes se sotme te ures mbi Lumin Buna. Ministri Poci informoi se ndertimi i ures se tipit "bejli" do te kerkoje tre dite kohe pasi ka veshtiresi qarkullimi nga territori shqiptar per bazen materiale, keshtu qe eshte gjetur nje zgjidhje duke i kaluar keto materiale neper token malazeze. Aktualisht mbi Lumin Buna levizin 2-3 tragete te vegjel per transportin ujor te qytetareve pa pagese. Ministri I Rrregullimit te Territorit dhe Turizmit Dervishi e njohu Komitetin me punen qe po behet per cmonitimin e impianteve te perpunimit te reres dhe zhavorit te shtreterve te lumenjve, duke evidentuar faktin se jane kontrolluar 126 subjekte nga te cilat 71 prej tyre nuk kane patur dokumentacion te rregullt . Gjithashtu ne mbledhjene sotme u miratuan edhe tre vendime "Per shperndarjen e ndihmave te ardhura nga biznesi privat vendas ", "Per shperndarjen e ndihmave te Qeverise Italiane dhe Japoneze si dhe "Per shperndarjen e ndihmave te ardhura nga biznesi privat vendas ne Qarkun e Lezhes" .
    02/10/2002
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 05-01-2010 mė 17:29

  11. #91

    Pėrmbytet Tirana, kolektorėt jashtė funksionit, diga e liqenit nė prag tė shpėrthimit

    2002


    QARKU I TIRANES Situata eshte normalizuar ne digen e Liqenit Artificial dhe ne Lagjen e Tiranės se Re, ku niveli i ujrave ka rėnė. Po punohet pėr riparimin e kolektorit tė ujrave tė zeza i ci

    QARKU I TIRANES Situata eshte normalizuar ne digen e Liqenit Artificial dhe ne Lagjen e Tiranės se Re, ku niveli i ujrave ka rėnė. Po punohet pėr riparimin e kolektorit tė ujrave tė zeza i cili eshte me difekt Nė mėnyrė tė veēantė po bėhet identifikimi pėr ndėrtimet mbi kolektorin e shkarkimit tė ujrave nga liqeni. Eshtė dhėnė ndihma ushqimore dhe materiale tė tilla si batanie etj., per 70 familje nga 155 familje te demtuara dhe po merren masa per ndihmė ndaj familjeve tė tjera. Furnizimi me uje te pijshem nė pėrgjithsi ėshte normalizuar. Shkolla dhe qendra shėndetėsore janė nė gjendje pune. QARKU I LEZHES Intensiteti i rreshjeve ka qenė i ulėt. Furnizimi me energji elektrike, ujė tė pijshėm dhe bukė ka qenė pėrgjithesisht i stabilizuar. Tė 5 hidrovorėt e Lezhės punojnė normalisht. Rrugėt nacionale janė tė lira. Njė ndihmė tė madhe pėr pastrimin e rrugėve, shpėrndarjen e bukės e riparimin e argjinaturave kanė dhėnė forcat e ushtrisė. Situata shėndetėsore ėshtė pa probleme serioze. QARKU I SHKODRES Nė qytetet situata ėshtė normalizuar. Furnizimi me ujė dhe energji elektrike ka qenė i rregullt. Janė instaluar dhe vėnė nė punė pompa tė reja rezervė nė ujėsjellsat e Dragotit e Mes-Meselimit. QARKU I DIBRES Eshte normalizuar gjendja dhe ėshtė bėrė identifikimi i dėmeve. QARKU I ELBASANIT Ne Librazhd dhe Gramsh rruget nacionale jane pa probleme. QARQET E FIERIT, VLORES, KORCES DHE KUKESIT Nuk ka patur probleme, gjendja eshte normalizuar. Ne komunat Hekal dhe Cakran tė qarkut tė Fierit kane arritur 2 kamiona me ndihma nga rezervat e shtetit me batanije dhe ushqime. Furnizimi me ujė ėshtė stabilizuar, me perjashtim tė ujėsjellsit tė Vranishtit nė Has,. QARKU I BERATIT Po punohet pėr riparimin e urės metalike tė Sirakes ne Bogove tė Skraparit. Nė qytetin e Beratit, situata ėshtė normalizuar me energji tė ndryshme. Vazhdon puna pėr pastrimin e inerteve nė lagjen "Gorricė". Nė Urėn Vajgurore, stacioni i pompave tė ujit tė pijshėm ėshtė nė gadishmėri. QARKU I DURRESIT Nė Krujė ėshtė riparuar difekti nė Shkretė.Vazhdon puna pėr hapjen e kolektorėve dhe pastrimin e qytetit nė Fushė-Krujė. QARKU I GJIROKASTRES Furnizimi me ujė dhe energji elektrike ėshtė normalizuar. UNICEF ka derguar ndihme nje gjenerator per Drejtorine e Sherbimit paresor, i cili po vihet nė punė. Nė Pėrmet dhe Kelcyre ka furnizim normal me ujė. Shtabi i emergjences se ketij qarku ka perllogaritur demin ekonomik .
    30/09/2002






    2005


    Pėrmbytet Tirana, kolektorėt jashtė funksionit, diga e liqenit nė prag tė shpėrthimit


    http://www.sot.com.al/index.php?view=article&catid=35%3Asociale&id=14040%3Apermbytet-tirana-kolektoret-jashte-funksionit-diga-e-liqenit-ne-prag-te-shperthimit&format=pdf&option=com_content
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 05-01-2010 mė 17:29

  12. #92
    Hipokrizia e kryetarit tė PS, flet pėr varfėri, por kalon pushime prej milioneri


    Rama, pushime "sheiku" nė Paris dhe Burj Al Arab


    http://www.thatsweird.net/Pictures/B...b_exterior.jpg

    http://www.thatsweird.net/Pictures/BurjAlArab_night.jpg

  13. #93

  14. #94

  15. #95
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nuk duhet te cuditeni me kete situate, dhe pritni qe te perseritet me intensitet gjithnje e ne rritje cdo vit. Keto jane pasojat e ndryshimeve klimatike dhe jane pikerisht keto ndryshime qe kryeministri jone po perpiqet me mish e me shpirt qe t'i shpejtoje me ane te ndertimit te TEC-eve dhe fabrikave te cimentos.

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja na ka pru dydrinasi qe paska pas permbytje edhe ne 2002
    Thjesht po na tregon qe edhe ate kohe shteti ka bere menaxhim post mortum njelloj si sot.
    Thjesht po na trgon qe per te tilla emergjenca asnjehere sjane vene gjerat me kohe ne vend po vetem eshte hedhur ndonje kacidhe per te shkuar radhen.
    Albania Uber Alles

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kish nxjerr ppsh-ja ca lahpera dje ne lezhe duke bere demonstrate kunder qeverrise..
    e qeverria kto dite e tera eshte ne zadrim e shkoder e lezh me ndihmue miletin me te gjitha cka mundet..
    skan turp.. selia roze .. dega lezhe..

    le po cuni hamdiut.. hamdi beqos.. po grinte sallat ne tv..kunder qeverrise..
    po ja xhesh masken prej babaxhani i biri.. kelishit te birose.. hamdiut dallkauk..

    qe thua ti janosh.. enveri e pati me fat punen..
    per te bere ato bonifikimet dikur.. e ka ndihmuar bashkimi sovietik me vendet e tjera socialiste.. me traktora e eskllavatora..me inxhniere e betoniere.. me topografe e harta e aparate.. me teknike e logjistike.. me rubla e verdhushka.. me buke e libra me hekra e teneqe.. me cte kerkonte ppsh.ja ..ata lepe peqe..
    pastaj me vone kina me vaporra traktora e kombajnora.. me oriz e fasule mish.. me hidrcentrale e kanale.. me dinamit e me pare te madhe me ble cdo teknik.. ne suedi a franc itali..

    ju i dini mire kto gjera..po nuk u a do vėrra.. ti thoni te tėra..
    e di pse?

    se po ti thoni .. do thot mileti.. po mir mo kur kaq shume ju ka ndihmuar bota pse e lat shqiprin ne gropa.. sa mileti u shkatrrue.. e ne vaporre ka gjimue.. me shti fmi e gra e burra.. me u dhi e me i myt sh.urra ato anijet atje te e porteve ura..
    e kte pyetje nuk e do tja bej kush partie e punes..prandaj ajo si turku s,umes..i bjen fyellit te mashtrimit me ja hjedh fajet sali trimit..

    e verteta eshte se saliut i late nje shqiperi cop cope.. qe skish zezak qe e ngre dotė..

    e saliu.. (sipas jush ai.. faqeziu..) nuk e kishte ate fat.. qe tja sjell kush traktora e vaporra me mall e lapso fletora.. me miell e tankse helikoptorra.. me zisa e kaciatora.. me puse nafte e e cpuse diamante..
    saliut i late nje shqiperi troke.. e tani i kerkoni.. pse nuk ben me robote.. punet si gjith bota.. thoni ju.. mashtruset pa rrota..

    kush mendon drejt di te vleresoj drejt..se kur e ben mire qeverria nje pune e kur keq..

    por ju kurre skni menduar mire e kurre nuk gjykuat mire..

    saliu .. mendon vetem per mire..

    nuk di njihere qe ai te ket menduar te keqen per kte popull..

    gabime ben..sa te duash.. por mbetet gjithmone qellim-miri..

    kurse anti-berishet qe ne 45 jan lodhur duke menduar keq..

    e prandaj u dolli dreq..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 06-01-2010 mė 05:45

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja mo brar te pakten e di vete ti qe ai sistem i dhjere qe kaluam ne menyren e vet funksionoi.
    Krijoi shtetin e dreqerve po ishte shtet dhe ku mundi krijoi ca industri sado qe tera ishin jashte logjikes ekonomike e pradaj u shemb me turp.
    Erdhi ky sistem i ri qe asnje dite nuk ka funksionuar si shtet po vetem si hajdut kolektiv e jo vetem nuk krijoi gje po rrojti me ato pasuri qe na la trashegim komunizmi. U bene te pasur socialiste e demokrate e blene me 5 leke gjith godinat e komunizmimt.
    U bene te pasur socialiste e demokrate duke shitur hekurat e bazes se dhjere materialo teknike te komunizmit.
    U bene te pasur duke shitur sa frengu pulen eneregjine e hidrocentraleve te komunizmit.
    U bene te pasur duke shitur armatimet e komunizmit.
    Kurse sistemin hidrik mbrojtes dhe sistemues te tokave, drenazhimet nuk kishin si ti blinin dhe e lane te kalbej, i lane ti vjedhin njerezit ne mes te dites per te bere gardhe shtepi oborre.

    Ta kam thene o brar qe ne 45 fitoi vegjelia dhe si e tille nuk ndertoi dot nje te ardhme.
    Kurse tani per fatin tone te keq ka fituar vegjelia e komunizmit qe eshte akoma me e zeze se ajo komuniste, me e paditur, me e lige, totalitare ne mendim e dru me pre nga niveli mendor.

    Mos prit dite te bardha nga kjo vegjeli dopjo mo brar ajo e zeze eshte e zi do mbjelle.
    Albania Uber Alles

  19. #99
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    thote ai portieri i salis,

    saliu ... nuk di njihere qe ai te ket menduar te keqen per kte popull..

    gabime ben..sa te duash.. por mbetet gjithmone qellim-miri..
    mundohu sa te duash te mbrosh diēka qe i ka dale kallaji me kohe ...

    ne rastin me te mire, saliu paska menduar mire, por nuk di i ngrati, as president, as krieminister ... nuk di as te ngreje shtet e respektoje institucione, nuk di as edhe ti vere ato ne pune me efiēence ... ah, po, kalamanerit e tij, ata dijne si ngrihet klepto-dinastia ...

    i thojne ni shprehje papullare, qellimet e "mira" shpesh te ēojne ne ferr ...

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Topi nė Dajē atakon Berishėn: Kjo nuk ėshtė fatkeqėsi natyrore

    Topi nė Dajē atakon Berishėn: Kjo nuk ėshtė fatkeqėsi natyrore

    SHKODĖR - Presidenti i Republikės ka qenė sot nė zonėn mė tė goditur nga pėrmbytjet, nė Dajē tė Shkodrės. Ai ka atakuar drejtpėrdrejt Kryeministrin Berisha qė ishte dje nė tė njėjtin vend, duke thėnė se kjo nuk ėshtė njė fatkeqėsi natyrore. Gjithsesi ai kėrkoi qė banorėt tė largohen nga shtėpitė e tyre sepse do tė ketė shkarkime tė tjera mė tė fuqishme nga digat.


    "Kjo situatė kėrkon njė bashkėpunim dhe ndėrgjegjėsim. Kėrkon maturi dhe jo panik", u shpreh Presidenti. Ai iu kėrkoi banorėve tė bashkėpunojnė nė ēdo moment me pushtetin vendor dhe me shtabin e emergjencave civile.


    "Kjo ėshtė njė situatė qė ndodh, por nuk ėshtė nė dorė tė fatit por nė dorė tė njeriut. Ndaj, nė kėtė kontekst them se tani jemi nė njė moment kur duhet vetėm mirėmenaxhim", deklaroi Presidenti i Republikės.


    "Para se tė vij kėtu kam biseduar me specialistė tė metereologjisė por edhe tė hidrocentraleve dhe mė kanė dhėnė se shkarkimet janė tė detyrueshme, ndaj iu them banorėve tė shpėrngulen nga shtėpitė", vijoi Topi. Presidenti sot nuk ėshtė shoqėruar nga asnjė deputet i Shkodrės, dhe as nga Prefekti qė ėshtė edhe shef i shtabit tė emergjencave.


    Kujtojmė se Berisha njė ditė mė parė nė Dajē u shpreh se kjo ėshtė fatkeqėsi natyrore qė mund tė kthehet nė katastrofė dhe katastrofat kanė gjunjėzuar shtete mė tė fuqishme se ne. Sipas Berishės gjithēka ka ardhur nga reshjet e shumta qė pėrfshinė kėtė zonė dhe batica e detit qė nuk lejoi derdhjen e lumenjve tė det.
    shekulli on line
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •