Pershendetje

Me sa di une, ne Kishen Katolike Sakramentet dallojne nga ato Orthodhokse. psh pagezim, kungim, mirosja (krezmimi) etj...

Psh Pagezimi ne Kishen Katolike behet me sperkatje dhe jo me zhytje
Kungimi behet vetem me buke dhe jo me buke dhe vere.
Buka ne kungim eshte e pambrujtur ne nje kohe qe ne Kishen Orthodhokse eshte e mbrujtur.
Mirosja ne Kishen Orthodhokse behet menjehere pas pagezimit, ndersa ne Kishen Katolike behet pagezimi, pastaj me vone mirosja (pra ka nje diference ne kohe) etj...

Do doja te dija me shume se perse jane keto ndryshime?
A nuk bazohen te dyja Kishat tek i Njejti Burim?

Faleminderit