Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-12-2009
    Vendndodhja
    Prishtine-Netherlands
    Postime
    10

    Receta per bebat prej 4-5 muajsh (te perkthyera nga Holandishtja)

    Molla te ziera ( 5 porci )

    Merr dy molla te embela, i qeron dhe e largon bėrthamat prej ato ne copa te medha. Ziej ose avulloj nė njė tengjere te vogel me ujė pak perafersisht 10 minuta
    Masen perzije deri sa te behet sikur pire, lere te ftohet jepja bebes tuaj nje porci dhe pjesen tjeter veni ne friz.


    Dardha te ziera ( 5 porci)

    2 dardha i qeron, i pren ne copa te vogla, bėrthamat largohen
    Ziej ose avulloj perafersisht 5 minuta. Masen perzije deri te behet pire.

    Kur beba e juaj te jete 6 muaj e me shumė s’ka nevoj me te zihen sepse dardha zbutet shumė, dhe beba mund ta haje.


    Banane ( vetem per nje porci, bananen mos e veni ne friz)

    Zgjedhe nje banane te pjekur mire, shtype mire me pirun shto pak uje te vluar ose pak baby qumesht. Nese bananja nuk eshte e pjekur sa duhet, beje nje prerje ne levoren e bananes vendose ne furre ose ne Mikro-vale per disa minuta, dhe vepro si me lart.

    Dredheza (5 porci):

    Merri 250 gram dredheza pastroj mire. Largoja kokat, dhe ne tengjere i shton 2 luge uje dhe dredhzat ziej 1- 2 minuta me zjarr te ulet. Behet pire e lere te ftohet. Nese e veni ne frize ka 2 muaj afat. Per te mos harruar shenoni daten kur e vendosi ne frize ashtu do ta dini me sakte kur skadon afati.

    Me shumicen e pemeve mund te veproni njejte si ne keto recetat me lart. Eshte mire qe mos ti shtoni sheqer keshtu qe beba juaj do te kete dhembet me te shendosh.


    Fillojme me perimet

    Karrota (per 4 porci):

    Karrotat e holla te vogla jane me te embla, keshtu qe merri ato nese mundesh.
    2 te mesme te medha karrota qeroj, largoj kokat, dhe prej ne feta. Hedhi ne nje tengjere me uje te vluar, vendose kapakun ne tengjere dhe 25 min leri te zihen deri te behen shumė te buta. Kulloje ( ujin e karrotes ruaje ne ne ene tjeter) beje pire deri ne masen e bute shto ujin e karrotes sa te eshte e nevojshme.

    Per bebat e vogla lereni karrotat me gjate te zihen.
    Sapo fėmija juaj mund tė pertypet. Nėse zihen karrotat ne 25 min kohe e ruan vitaminen C dhe karrota eshte me fort per ta rujatur.


    Brokoli ose lulelaker (per 4 porci):

    Merr qe nga dyjat 100 gram. Pastroj mire e mire, prej ne copa te vogla dhe shto 150 ml uje te vluar. Ne zjarr te ulet te zihen perafersisht 10 a 15 minuta. Kullojeni dhe e bene pire e shtypni me pirun. Trashesin beni sipas deshires suaj.

    Kur bebes tuaj fillojn ti dalin dhembet e para ajo-ai mund te kafshojne, tani do te mundeni vetem 8 a 10 minuta te zieni perimet e permendura.


    Kongulleshka (per 8 porci):

    Pastroj 2 kongulleshka me kujdes, largoja kokat dhe prej ne feta. ( levorja eshte e bute dhe s’ka nevoje qe ta largoni) ziej ose avulloni mire 10 ose 15 minuta dhe beni pire duke shtypur me pirun.

    Patate (per 5 porci):

    Pastroj 100 gram patate, largoje levoren dhe ato gjerat e shemtuara. Vendosi ne tengjere me 120 ml uje te vluar dhe ziej ne zjarre te ulet per 20 a 30 minuta. Shtoj baby qumesht dhe bejeni trashesin sipas deshires tuaj.

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ēfare eshte dredheza ?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-12-2009
    Vendndodhja
    Prishtine-Netherlands
    Postime
    10
    Citim Postuar mė parė nga EDLIN Lexo Postimin
    Ēfare eshte dredheza ?

    Dredhėz. Eshte luleshtrydhesh.

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Nuk ma priste mendja ..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Une di qe ushqimi te femijet e vegjel fillon nga muaji i gjashte. Mund te jepet e shumta cereal, leng frutash, kos frutash, por jo perime.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-12-2009
    Vendndodhja
    Prishtine-Netherlands
    Postime
    10
    Citim Postuar mė parė nga cherry Lexo Postimin
    Une di qe ushqimi te femijet e vegjel fillon nga muaji i gjashte. Mund te jepet e shumta cereal, leng frutash, kos frutash, por jo perime.
    Ka qene ashtu e parapare mbas 6 muajsh, por tani gjithcka ka ndryshuar une nuk mundem te them arsyjen se pse eshte keshtu. Keto receta i kam marre vet nga ajo mjekja qe bene kontrollen bebes time dhe i perdori, tek une mire po shkon... Po normalisht qe duhet ti japesh aq sa bebushi don.

    Do sjelle dhe receta te tjera Mire mbetesh Cherry.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    sa teme interesante,
    eshte nje debat i gjere se ne cfare moshe duhet te nisi diversifikimi i ushqimit tek femijet, , ca thone 4 muaj, ca thone 6 muaj.
    Une ja nisa goces qe sa mbushi 4 muajsh me drithera pa gluten , puder qe hidhet ne qumesht, deri tani po e toleron mire.
    dhe me pas do nisim perimet nje nga nje , karrote, kungull,patellxhane,spinaq, pavaresisht se e urrej,patatet te fundit, per te pare ne se i toleron , apo ka alergji
    kam emocione per kete faze ku kalon nga biberoni tek luga, nga thithja tek percapje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marya : 04-09-2011 mė 03:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •