Nga vellimi " Nese do te jetosh"

Pafundesi

Ne tehun e shpates vune kokat kapedanet,
udhekryqeve te botes,
monumente lirie mbeten.
Brengat,
copeza amanetesh
varur flokeve te stineve,
thinjur nga dhimbjet,
rrudhur nga tradhetite,
qerpikeve te zotit rendojne.
Ketij fundshekulli,
eshtra e Kombit,
duke lenguar ne shtratin e vetazgjesimit,
mbi pragun e permbysur te ndergjegjes
troket.
Nga krismat,
bota brenda nesh dridhet,
tkurret,
thyhet.
Zerat e jetes
me fshikje me ledhatojne,
me amanetin,
duke me nisur ne udhetim drejt jush.
Realiteti ne ju vrafte,
me forcen e goditjes se dhimbjes,
egersine e shekullit zbuteni...
Ndryshe,
mbylleni deshiren time
ne sarkofagun e braktisjes suaj,
hapjani rrugen veteflijimit.
Per brezat qe do te vine,
le te mbeten fosile ndjenjat e mija,
deshmi e dashurise per ju.


Une e njoha...

Nje grusht rrecka pa forme,
ne teajten e nje plaku,
me buze te perzhitura,
qe belbezojne paragrafe...
Une e njoha.
Neper mjegullat e koherave...
Dhe i padukshem,
ne ju trokitte portave te ndergjegjes...
eshte Sokrati...
mos e perbuzni.

18 Tetor 2000


Zera nga deti...

Sa zera, sa zera vine nga deti,
udhetojne mbi vale, si mbi kalin e vdekjes,
pa pushim,diten,naten, kerkojne brigjet,
amanetin t'ja thone dikujt...

Ne mos gjetshin nje shpirt qe t'i ngushulloje,
te egersuara u versulen shkembinjve, pemeve,shtepive...
Por njerezit s'mbajne dot hallet e tyre,
futen ne dhimbjet dhe mbyllin portat.

Athere nga padurimi,
si te vdekur, u versulen varrezave,
te bisedojne me te vdekurit.


Keshtjellat

Plaget e kohes
tragjedi kullojne.
Hieja e shpendit te lagjendave,
ne fluturim,
te lavdishme i ben.
Malet e shpresave,
neper rrenoja perandorish,
amaneteve shkelqejne.
Perla nene gur,
mbuluar me lekure epoke,
qe murosur
flejne nene shekuj.


Kalimtare

Si ererat ne udhetim
vijme ne jete me klithma.
Me vone mesojme te qeshim, te duam.
E shkurter, sa e shkurter kjo jete,
jemi ne udhetim,
ne udhetim mesojme, flejme, shkruajm...
Njohim fare pak,
jemi transit,
aq me pak dashurojme,
e shpirti mbetet i trishtuar.
Sa keq,
aq me keq per ata, qe pa dashuri mbeten nje dite
dhe netet i kalojne te vetmuar.

24 Janar 1996


Titanes

Kur vijme te ti, neper sekonda,
kohet te njera-tjetra shpalosen.
Buzeqeshjet,
si ne kohe tjeter,
vriten me plumba idesh.
Bukurine e varfer ndotur me urrejtje,
mbremjeve ne driten e qirinjve,
per ta mbajtur gjalle,
ne mes te duarve
e ngrohim me frymen e shpertit.
Dhimbje duke ngrene vetveten,
si kurore mbi Dajt,
tisin ne forme mjegulle
c'do mbremje derdh,
te laje rruqet e tua,
ku shkelin Makbethet e kombit.
Kur vijme te ti...

2007