Nė Maqedonia asnjėherė nuk janė pastruar listat prej personave tė vdekur, prandaj edhe kemi njė kontingjent votuesish fiktiv, i cili mund tė shkojė deri nė 300 mijė. Kėshtu e shpjegon demografi Asllan Selmani dilemėn nėse nė Maqedoni ka gjasa reale qė 87 pėr qind e popullatės tė jetė mbi moshėn 18 vjeēare, gjykuar sipas numrit tė votuesve nė pėrpjesėtim me numrin e banorėve. “Nė lista mund tė figurojnė 1 milion e 780 mijė votues, por nė praktikė mendoj se Maqedonia duhet tė ketė rreth 1 milion e 500 mijė votues”, pohon Asllani, duke sqaruar se nė asnjė mėnyrė nuk ka gjasa qė 87 pėr qind e popullatės tė jetė mbi moshėn 18 vjeēare. Nga 2 milion e 50 mijė sa mund tė ketė shkuar numri i pėrgjithshėm i popullatės nė Maqedoni, nė listat e zgjedhjeve tė fundit janė evidentuar 1 milion e 782 082 votues, apo 87 pėr qind e popullsisė sė pėrgjithshme. Sipas kėsaj, pragun e votimit nuk e ka kaluar vetėm 13 pėr qind e banorėve tė Maqedonisė. “Nė asnjė rast, nuk mundet tė jetė 13 pėr qind numri i popullatės, prej zero deri nė 18 vjeē”, thotė Selmani, profesor nė Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, tė Shkupit. “Mosha e popullatės nėn 18 vjet, sipas tė gjitha parametrave, sillet prej 27 deri mė 30 pėr qind, pasi mosha rinore (deri nė 19 vjet) ėshtė 33 pėr qind”. Demografi Selmani, shpjegon se mbi bazėn e dinamikės me tė cilėn lėvizėn zhvillimi i popullatės nė Maqedoni, fizikisht duhet tė ketė njė rritje tė popullsisė votuese. Mirėpo, jo tė asaj mase, deri ku ka mbėrritur nė listat e pėrpiluara enkas pėr zgjedhjet, sidomos atyre tė vitit 2008 kur kishim njė rritje enorme tė votuesve: mbi 37 mijė e 600 votues mė shumė se ato tė 2006-ės. Problemi i votuesve fiktiv, sipas tij, qėndron nė atė se asnjėherė nuk ėshtė bėrė pastrimi i listave prej personave tė vdekur si dhe personave qė gjenden jashtė shtetit dhe qė kanė humbur tė drejtėn e votės. “Pra, listave tė pa pastruara tė zgjedhjeve tė kaluara, u janė shtuar edhe persona tė tjerė votues fiktiv”, shpjegon ai. Kontingjenti prej rreth 340 mijė votuesve ka lėnė gjurmė tė dallueshme dhe tė lexueshme lehtė nėpėr krahasime shifrash dhe statistikash zyrtare. Kėshtu, nė bazė tė dhėnave pėr numrin e banoreve dhe tė votuesve nėpėr komuna tė caktuara dalin mė shumė votues se banorė, qė flet qarėt pėr mos azhurnimin e listave nga personat e vdekur, atyre qė vitet tė tėra nuk jetojnė nė Maqedoni dhe atyre qė u ėshtė dhėnė njė adresė vetėm sa pėr tu dhėnė njė nėnshtetėsi maqedonase. “Ka dyshime pėr manipulime tė kėtilla, mirėpo Komisioni Shtetėror Zgjedhor, as nuk ka pasur mundėsi dhe as kompetencė tė ndikojė”, deklaron Saubi Jakupi, nėnkryetar i kėtij Komisioni. Regjistri Zgjedhor, qė pėrgatitet nga Ministria e Drejtėsisė, Enti Shtetėror Statistikor dhe Ministria e Punėve tė Brendshme, Jakupi, thotė se nė KSHZ shkon vetėm njė muaj para se tė mbahen zgjedhjet, kėshtu qė Komisioni gjendet para aktit tė kryer. “E aprovojmė Regjistrin Zgjedhor ashtu sikurse na vjen, sepse nuk ka kohė pėr tė intervenuar, pra pėr ta korrigjuar atė qė ėshtė pėrgatitur nga institucionet e lartpėrmendura, kurse KSHZ nuk ka as qasje nė metodologjinė e hartimit tė listave. “Nuk kemi as kohė dhe as mundėsi pėr tu intervenuar, sepse KSHZ nuk ka qasje nė atė se si ėshtė pėrgatitur”. Pėr tė vėrtetuar prezencėn e votuesve fiktiv, sipas procedurave duhet tė shkohet me raste konkrete, pėr persona konkret. Pra vetėm atėherė mund tė kėrkohet sqarime. Duke pasur parasysh rrethanat: kohėn e shkurtėr nė dispozicion, hedhja e pėrgjegjėsisė nga njėri institucion nė tjetrin, nė KSHZ askush nuk ndėrmerr iniciativa tė kėtilla.”Ėshtė shumė vėshtirė, gati se e pamundur tė vėrtetohet se njė njeri ėshtė regjistruar dy herė, nė dy vendvotime, apo tė kesh njohuri pėr 1 milion e 800 mijė persona se kush ėshtė gjallė e kush jo dhe kush jeton nė Maqedoni apo nė migracion, mė tepėr se njė vit”, shpjegojnė nė KSHZ. Kjo ka bėrė tė mundur qė listat tė mos pastrohen asnjėherė prej votuesve fiktiv. Ose, kur janė pastruar pjesėrisht, pėr shembull nga “diaspora” nuk janė hequr tė vdekurit dhe janė shtuar tė rinj si “maqedonasit e Lubes”. Nė Komisionin Shtetėror Zgjedhor (KSHZ) ku jo zyrtarisht flitet pėr 10 mijė raste tė kėtilla, shpjegojnė se “manipulimi i takon Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, pasi nė kompetencat e saja bie edhe regjistri me adresat e vendbanimeve”. Pra, kjo kategori e personave ėshtė regjistruar nėpėr adresa fiktive dhe nuk ka mundėsi tė zbulohen, sepse edhe dhėnia e shtetėsisė edhe regjistri i adresave janė nė dorėn e kėsaj ministrie. Ndėrkaq, pėrgjegjėsia pėr parregullsitė nė regjistrin Zgjedhor shpėrndahet nė mė tepėr institucione. Nė zgjedhjet e fundit, qė u mbajtėn nė Maqedoni nė muaji mars, ishte vėshtirėsuar mundėsia e pėrdorimit nė masė tė votuesve fiktiv. Kjo, shpjegohet me rėnien e pėrqindjes sė daljes nė votime. Analistėt thonė se nuk ėshtė zvogėluar jehona reale e njerėzve nė votim,, ėshtė ngushtuar rrethi i manipulimeve me votat fiktive dhe kjo pėr shkak tė insistimit tė huajve qė listat tė azhurnohen dhe Regjistri Zgjedhor tė pastrohet nga votuesit fiktivė.Qė tė jepe fund manipulimit pėrmes votave fiktive, Qeveria e Maqedonisė ėshtė detyruar qė nė bashkėpunim me Sekretariati pėr ēėshtje tė integrimeve euroatlantike, Ministrinė e Drejtėsisė, Entin Shtetėror tė Statistikave, Ministrinė e Punėve tė Brendshme, dhe Komisionin Shtetėror Zgjedhor, ėshtė detyruar tė ulet dhe tė pėrgatitėn Planin dhe Metodologjinė pėr Revizion tė Regjistrit Zgjedhor (PRRZ dhe MRRZ). Ky plan a duhet ti dėrgohet Qeverisė nė formė propozimi, kurse pas kėsaj duhet tė formimi i njė Trupi koordinues, i cili do tė japė vlerėsimet, vėrejtjet dhe nė fund do tė miratojė PRRZ-nė dhe MRRZ-nė. Nė atė trup koordinues, do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsues tė partive politike parlamentare. Kjo pritet ti jep fund edhe manipulimit, qė deri tani ka shkuar nė favor tė partive qė ishin nė pushte momentin e mbajtjes sė zgjedhjeve. 300 mijė vota fiktive, nė garėn pėr deputetė do tė thonė 25 karrige tė fituara gratis.
Krijoni Kontakt