Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438

    Marredhenia “perandorake” e Shteteve te Bashkuara te Amerikes me Boten

    Marredhenia “perandorake” e Shteteve te Bashkuara te Amerikes me Boten dhe legjitimimi i saj nepermjet “neokonservatorizmit”

    Gjate viteve ’90, lindi nje tension i njeanshem ndermjet perfaqesuesve te shtetit amerikan. Nje think tank, i quajtur Project for the New American Century (PNAC), u krijua ne 1997 nga conservatoret nderhyres, te shqetesuar dhe me mendimin qe duhet te forcohej nje perandori globale. Ne nje raport te PNAC-ut i publikuar ne vitin 2000, shkruhej: “Ne asnje moment historik, rregulli i sigureses nderkombetare nuk ka qene i drejtuar si sot rreth interesave dhe idealeve amerikane. Prandaj sfida e shekullit fillon me mbrojtjen dhe vleresimin e kesaj paqeje amerikane”. Qe ne ate epoke PNAC-u identifikonte Irakun, Iranin dhe Korene e Veriut, si obiektive themelore e prioritare, dmth shume perpara se sa ish presidenti Bush t’i therriste me emrin “Boshti i se keqes”, ne vitin 2001.
    Ne librin e Rivolucionareve te rinj: Neokonservatoret amerikane dhe mendimi i tyre, permblidhen disa nga shkrimet, artikujt e gazetave, letra te hapura presidentit, nga intelektualet dhe funksionaret me te larte, qe bejne pjese neper lobby, grupe e levizje te ndryshme e qe jane determinante ne politiken e jashtme amerikane (grup qe permblidhet ne emrin neokonservatore). Artikujt dhe shkrimet e publikuara permblidhen ne pese tema themelore te doktrines se tyre: 1. Roli gjeostrategjik i Shteteve te bashkuara; 2. Doktrina e re militare; 3. Shtetet e Bashkuara dhe Komuniteti Nderkombetar; 4. Vendet arabe dhe lufta ndaj terrorizmit; 5. Kina. Nje analize e ketyre shkrimeve eshte e rendesishme jo vetem per te njohur me ne thellesi mendimin neokonservator, por edhe per te kuptuar ideologjine dhe bazen teorike te “Doktrines Bush”, sic eshte shprehur ne shumicat e nderhyrjeve te presidentit, nga Diskutimet mbi Shtetin e Bashkimit (janar 2002, 2003, 2004), tek dokumenti mbi strategjine e sigurimit kombetar (shtator 2002). Kjo doktrine i ka rrenjet ne mendimet neokonservatore dhe rinxjerr ne pah propozime dhe projekte te ngritura nga institucione si AEI (American Enterprize Institute) ose vete PNAC-u, pika kyce te neokonservatoreve, pjesetaret e te cileve kane funksione te shkalles se pare ne sektoret strategjiko-militare-politike te administrimit Bush.
    Shprehja “neokonservatore” apo “neokon” ve ne dukje qe shumica e perfaqesuesve te ketij grupi, nuk jane tradizionaliste, por vijne nga nje a kaluar liberale dhe e se majtes. Por kjo etikete eshte shume e permbledhur per te fotografuar ne mende tone nje realitet me te komplikuar. Neokonservatoret, ne fakt, jane nje grup intelektualesh, akademikesh, statistesh e funksionaresh politike, apo lobbiste te industrise ushtarake, teper i lidhur, por nga ana tjeter edhe i shumellojshem. Qendres se pare te iktelektualeve hebrenj amerikane (te cilet pas konfliktit arabo-izraelian te 1967 dhe pas izolimit nderkombetar te Izraelit i ishin larguar krahut liberal dhe Partise Demokratike per te krijuar ideologjine neokonservatore), iu bashkuan perfaqesuesit e nje pjese te partise Republikane, te cilet kishin lidhje te ngushta me industrine e mbrojtjes dhe karakterizoheshin per shenja te forta ideologjiko-fetare puritane, qe i ka rrenjet ne misionin civilizues te pelegrineve te pare, mision qe sot interpretohet si detyre-mundesi e Shteteve te Bashkuara, te shperndaje neper Bote “vlerat amerikane”, liri individuale dhe demokraci.
    Gjate luftes se ftohte, neokonservatoret e kritikuan ekuilibrin e neper te mbajtur nga shkolla realiste dhe nga administrata e Jimmy Carter, duke vleresuar dhe ngritur “strategjine e militarizmit agresiv qe e ben armikun te stepet (roll-back strategy), duke e mbeshtetur pas idese qe “nuk ekziston alternative” pervec modellit amerikan te markates se lire” (Lobe e Olivieri, 2003, p. 15), e nxjerre nga administrata Reagan, perpara se te hynte ne planin reciprok te carmatimeve me Gorbaciov-in, normalisht shume te kundershtuar nga neokonservatoret).
    Renia e murit te Berlinit, rrezimi progresiv i ish Bashkimit Sovietik, duke i dhene keshtu edhe fund luftes se ftohte, shenojne nje pjese te rendesishme per neokonservatoret. Me rrezimin e atij qe per 40 e kusur vjet ishte armiku, kominizmit pra, under te cilit duhej armatosur e mbrojtur, doktrina neokonservatore duhet te zhvillonte nje vizion te ri gejostrategjik qe te drejtonte politiken e jashtme amerikane ne shekullin e XXI. Me fundin e luftes se ftohte hapej nje skenar gjeopolitik, komplet i ri, ne te cilin shtetet e bashkuara luanin, per here te pare, ne historine e tyre rolin e te vetmes superfuqi boterore. Charles Krauthammer, e quajti kete situate si “moment unipolar”.
    Perballe rolit te ri te Shteteve te Bashkuara si e vetmja superfuqi Boterore, neokonservatoret u ndane ne idete e tyre per sa i perket strategjive te se ardhmes. Nga nje ane krahu tradicional konservator (ose paleokonservatoret), si p.sh Pat Buchanan ishin te idese se nje uljeje te plote te pjesemarrjesh se Shteteve te Bashkuara, duke kundershtuar me force te madhe Luften e Gjirit kunder Irakut ne 1991, duke treguar se rruga me e mire ishte ajo e izolimit per te mbrojtur interesat kombetare. Nga ana tjeter, neokonservatoret, duke u nisur pikerisht nga fitorja amerikane ne Luften e Gjirit dhe nga supremazia politiko-ushtarake e Shteteve te Bashkuara, nenvizuar, se ishte momenti me i pershtatshem per te rimodeluar Boten ne baze te interesave e vlerave te veta.
    Pa nje kundershtar qe t’i beje balle me te njejtin rezultat ne fakt, Shtetet e Bashkuara kane supremaci nga cdo ane: Asnjehere, ne historine e njerezimit, nuk eshte pare nje zhvillim si ai pa rivale, i Shteteve te bashkuara, si nga ana ekonomike, ushtarake, kulturore, ideologie kombetare, politike etj. Prandaj, si pasoje e kesaj, per neokonservatoret, Shtetet e Bashkuara e kane per detyre te mbrojne e mbajne paqen neper Bote dhe te eksportojne vlerat e lirise dhe demokracise.
    Por, kush eshte armiku? (Lobe e Olivieri, 2003, faqa. 124 e ne vazhdim) Cili eshte armiku ne epoken, pas Luftes se Ftohte? Ne sy e faqe, mesazhi i 11 shtatorit nuk len vend per dyshim. Armiku qendron tek islamizmi-ushtarak.
    Ne realitet, ne projektin e supremacise globale te neokonservatoreve, armiqte jane te shumte. Jane te gjithe ato vende e popuj qe kerkojne te drejta politike, ideologjike, kulturale, reale apo potenziale, per t’iu kundervene supremacise amerikane. Me shume percmim drejt disa intelektualeve te se “Vjetres Evrope” flasin neokonservatoret, sidomos Frances, e cila per mendimin e ketyre eshte fajtore, sepse desh e coi luften e Irakut, ne dore te Keshillit te Sigurimit (i cili tashme per keto eshte nje institucion mese i kaluar, pa rendesi), duke e trajtuar SHBA-ne njesoj si te tjerat e duke kercenuar te drejten e vetos se ketyre.
    La vita è bella...

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Armiq jane pastaj, shumica e shteteve myslimane arabe: Siria, Irani, Iraku, Libia, Sudani, Yemeni, Libani, dhe grupe myslimanesh ushtarake, qe veprojne jo vetem ne te gjithe vendet arabe, madje edhe atyre qe jane shume te afruar me politiken amerikane si p.sh Arabia Saudite, Egjipti dhe Pakistani, por fundja ne te gjithe Boten duke perfshire edhe vete Evropen e Ameriken gjithashtu. Por armiq te deklaruar dhe te cituar plotesisht neper artikujt e letrat e hapura ndaj Presidentit nga institucione si PNAC dhe AEI jane edhe fuqite aziatike qe po fillojne te kercenojne drejt per drejt ekonomine dhe supremacine politiko-ushtarake amerikane, sidomos Kina dhe Korea e Veriut, duke mos lene pa vene re edhe Indine e Rusine. Gary Schmitt, drejtor ekzekutiv i PNAC-ut thote me qetesine me te madhe qe: “e verteta eshte qe Shtetet e Bashkuara nuk mund ta shtyjne shume gjate krahasimin me Kinen. Ne fund te fundit, jane vete ambicjet e Kines qe e bejne konfliktin te paevitueshem”.
    Sic vihet re, me fundin e luftes se ftohte, ne menyre pradoksale, armiqte e amerikes jane shtuar (rreth 1 miliard pak a shume) e prandaj, pas Clintonit qe i hoqi nje pjese te mire fete buxheti, ushtrise, Bushi ne fakt i shton (edhe me idene qe Kina p.sh i con ushtrise vit per vit 17% me shume te ardhura).
    sic e morem vesh roli i neokonservatoreve ne doktrinen Bush ishte themelor. Por sic thote Pat Buchanan, levizja e neokonservatoreve eshte si nje Vale e Madhe, qe ka kapacitetet e duhura per t’u ringjallur edhe ne distance vitesh, ne scene e politikes se jashtme amerikane.
    Ne pergjithesi, jo ndryshe nga rregullimi i Botes ne vitet ’40, por pa internacionalizmin liberal, “Paqja Amerikane e shek XXI”, kerkon funksione policie (me SHBA si polici te Botes), prandaj sipas neokonservatoreve ne pergjithsi, aksione te ketilla, kerkojne lidership (kryesi) te Amerikes e jo te Kombeve te Bashkuara. Ky raport ishte me idene e nje hapjeje te prezences amerikane mbi 130 kombe, me nje plan dominimi militar dhe ekonomik (qe do perfshinte Evropen Perendimore e Azine juglindore gjithashtu), pa pengesa nga traktatet nderkombetare. Njerezit qe kishin formuluar projektin, filluan te beshin pjese sic dihet ne administraten Bush, duke kontrolluar Pentagonin, Departamentin e Mbrojtjes dhe Shtepine e Bardhe. Pas 11 shtatorit, Bush i perforcoi elementet e ketij projekti perandorak tek National Security Strategy of the United States of America (NSSUSA), me doktrinen e re militare te Luftes mbrojtese (preventive/perpara se te hyje tjetri, me pak fjale), qe u perdor, sic e dime te gjithe ne 2003, kunder Irakut, pa pyetur fare per opinionin e Botes, te ligjit internacional apo te kendveshtrimit te Kombeve te Bashkuara (Bookamn, 2002; Pitt, 2003; cituar ne “U.S. Imperial Ambitions and Iraq”, 2002, p. 5). Sipas NSSUSA, cdo komb duhet te mbeshtetet ne vlerat: Liri, demokraci dhe ekonomi e lire; vlera qe kane mbikqyres USA, kudo. Ne kete pike, sigurimi kombetar eshte politike e jashtme. Ne kete pike dokumenti vazhdonte duke identifikuar institucionet multilaterale si strumente te politikes kombetare te sigurise amerikane, duke insista ne faktin qe asistenca per zhvillim nga ana e Bankes Boteroreduhet t’i permbahet “obietivave te matshem dhe parametrave konkrete” dhe “obiektivi yne per te ardhmen duhet te jete nje Bote ne te cilen cdo vend te kete nje stad cilesie investimenti te tille, qe t0i lejoje te marrin pjese ne markatat financiare internacionale (Reseach Unit for Political Eonomy, 2003, pp. 72-73).
    Sic tha drejtori administrativ i PIMCO-s: imperializmi amerikan eshte nje kthim mbrapa, nga kapitalizmi global. Nuk funksionon me dora e padukshme e markatave, ne favor te grushtit te dukshem te shteteve. Nderkohe ne gusht te vitit 2003, KILI dhe SINGAPORI, firmosen nje akord tregtar bilateral me USA, me te cilin keto shtete nuk do benin me kontrolle tek kapitali amerikan, ne kembim te nje hyrjeje me te favorshme ne markatat amerikane, duke bere te kuptohej nje manover per t’i ridhene jete akordit Multilateral Agreement on Investment (MAI), te anulluar ne 1998 me ndihmen e OJQ, te shqetesuara per flukset finanziare pa rregull (Singh, 2003).
    Morali i percalle eshte, qe SHBA kane dale ne shekullin e ri me nje projekt qe forcon pozicionin e tyre. Ose ndryshe, edhe se ka obiektive globale ne projektin e globalizimit, mekanizmat e Amerikes mund t’i perdorin keto si te vetat, duke i kthyer nga politike e perbashket e shteteve, ne akorde bilaterale, apo ndihma militare e forma te tjera force perandorake qe vihet ne dukje.
    Ndryshe nga shumicat e shteteve qe kerkojne zhvillimin, Amerika eshte pro neoliberizmit, qe s’ka sjelle gje tjeter pervec pakenaqesise, ndjenjes se pasigurise e jo stabilitetit e kur jepet mundesia kundershtimit me dhune te tij, per rezultatet ne nje fete te mire te Botes.
    La vita è bella...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •