Cilat krijime shqiptare ju kane pelqyer me shume? Lista!
Cfare me shtyu te hape kete Teme? Pse kjo teme e re?
Eshte fakt se po te shfletosh ne kete Forum
do te duhet te kapercesh sot per sot (Shkurt 2003) te pakten 40 Faqe!
Qellimi im eshte te krijohet nje liste e Librave me te mire deri me sot.
Gjate ketyre viteve (pas clirimit 1990) i kemi/kam kushtuar rendesi te vecante xhepit,
tani dua ti ve kujdes edhe shpirtit .
Ndoshta me ka / na ka shpetuar njeri ose tjetri Liber pa lexuar?!
Ju lutem bashkbiseduesve te mos ngaterrojne tematiken:
Piketat per kete Teme:
1- vetem letersi shqiptare dhe nga diaspora (letrare+shoqerore+publicistike)
(romane+novela+tregime+perralla+studime+vepra+poez i+skenare (Filma+Teater))
2- jo perkthime ne shqip
3- mund te shtoni pak fjale per mbresat tuaja personale (autori /personazhet/karakteret/tematika) por mos u zgjasni shume.
E mira e te mirave vetem Titullin+Autorin+tematiken
4- Perse ju ka pelqyer? Kur e keni lexuar? A e keni ri-lexuar? A do te deshironit ta ri-lexonit?
5- Flisni ju lutem per veteveten (mbresat tuaja personale) dhe shmangiuni debateve teorike te kota.
6- Mos postoni veprat dhe krijimet tuaj apo miqve (por mund te vendosni Linkun se ku gjendet. Te interesuarit dhe ata qe ju vlersojne do ta kene kollaj tju ndjekin)
Me siguri qe njera ose tjetra veper eshte trajtuar ne hollesi ne temat e panumerta ne Forum. Vendosni Linkun dhe dy fjale per kete. Keshtu do shmangim rremujen dhe:
I interesuari e ka me kollaj ta gjej informacionin!
7- Mos fyeni ndjenjat e postuesve, por respektoni sinqeritetin e tyre dhe tuajin.
8- Mos postoni artikuj gazetash + kritike. Mundohuni me fjalet tuaja edhe pse nuk eshte e lehte.
9- Lerini edhe te tjeret te shkruajn.
Kam besim se me kalimin e kohes do te krijojm keshtu nje liste te mire dhe te bukur edhe per brezat e ardhshem.
I bej thirrje mendjeve dhe zemrave, kujtimeve te lexuesit dhe besoj ne ndihmesen e moderatorit dhe Stafit qe na ofron kete mundesi qe ishte deri dje vetem
nje Enderr e Bukur!
Zoti ruajt pasurin e vertet shpirterore shqiptare!
Krijoni Kontakt