Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 63 prej 63

Tema: A.S.Pushkin

  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Po cuditem:
    Askush nuk paska sjelle ketu vargjet lapidar te Pushkinit te madh??????????????
    Po i sjell vete pra:


    Kujtoj me mall nje cast gezimi,
    Perpara meje u shfaqe ti
    Si vezullim i nje agimi
    Si ender plot me bukuri.




    Dhe tjetra:

    Mos u ngrys prej deshperimit
    Nese jeta te zhgenjen
    Hesht ne castin e mundimit
    Rrishmez dite e gazit vjen
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga heret a vone Lexo Postimin
    Meqe e kam ne dore po hedh dicka nga romani ne vargje "Eugjen Onjegin" perkthyer kaq bukur nga Lasgush Poradeci.
    Eshte nje nderthurje e kendeshme e Pushkinit poet me Lasgushin perkthyes...

    Leter e Tatjanes, Onjeginit

    Po marr guximin qe t'ju shkruaj...
    C'do deshit me vec shpirtit tim?
    E di, se eshte e drejta juaj
    Te me denoni me percmim.
    Po ju qe e shihni si po vuaj
    Me pak meshire, sado pak,
    Nuk do me mprapsni zemerake!
    Me pare desha te rri qete
    Per turpin tim mbesomeni,
    Ju sdo te dinit kur se si,
    po te mund te shpresonja vete
    Qe, kur e kur me plot hare
    te kem t'ju shoh ketu tek ne
    Qe t'ju degjoj si kuvendoni,
    T'ju them nje fjale dhe pastaj
    Ne zemer vec nje mall te mbaj,
    Vec gjer sa rish te me takoni...
    Po thone se ju s'rrini dot
    Ne fshat te heshtur ju merziti
    E ne... ne rrojme me te kote
    Plot gas se vini e na aviti.
    Pse arthte vete ashtu ne fshat,
    Na gjette tek ky vend i qete?
    T'ju njoh s'do kisha kurre fat,
    S'do kisha turbullimn' e shkrete.
    Dhe afsh' i shpirtit tim ne jete
    Duke u qetuar (kushedi!).
    Nje mikut mund t'i behesha mike
    Dhe shoqe e jetes e besnike
    Dhe zonje e ndershme per shtepi.
    Nje tjeter... jo askujt ne jete
    Nuk do ti falnja dashuri!
    E ka vendosur Qielli vete ,
    jam e jotja ne perjetesi;
    Gjithe jeta ime me pat qene
    Nje peng se ty do te takoj
    Se Zoti jeten ma ka dhene
    Qe gjer ne varr te adhuroj...
    Perhera te kam enderruar
    te ndjenja felle thelle ne gjit
    me ate veshtrim qe me trondit
    Ne zemer shpesh ta kam degjuar
    ty zerin... jo s'ish enderim!
    Dhe sapo hyre, te kuptova
    Me preke fort u pervelova
    Thashe esht ai thesari im!
    S'eshte e vertete? Po, te kam ndjere
    Me flisnje kur me dhemshuri
    ndihmoja njerezit e mjere,
    Me sillte shpesh lutja qetesi,
    Edhe tashi, ndaj kesaj grime
    A nuk je ti o endra ime,
    Qe n'erresire po ndricon
    E vjen me prek me nur e hije?
    S'je ti qe plot prej dashurije
    Shpres' edhe gas me murmuron?
    Kush je ti? Engjelli me shprese,
    apo nje lajkatar pa bese?
    Ma hiq tashi kete dyshim
    Kjo mbase nj'enderr mund te jete
    Per zemren time nje zhgenjim
    E ndryshe krejt fat' i vertete...
    Po dhe keshtu jet dhe fat
    vec ty qe sot t'i kam besuar
    Me qan me lot shpirt i ngrate
    E mprojtje vij per te kerkuar.
    Mendo: jam vete s'kam ku flas
    askush nuk mund te me kuptoje
    Mendja fillon te me leshoje
    Ne heshtje duhet te humbas.
    Te pres ti eja sic ma k'enda
    Dhe shpresat ngjallm' i perseri,
    A ma prish endrren qe tashi
    Me te qortuara te renda!
    Mbarova! S'mund ta rilexoj...
    Po vdes nga frik' turperuar
    Po nderit tuaj i besoj
    Me plot guxim duke shpresuar....
    pushkini nuk vdiq kurre
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #63

    A. S. Pushkin

    Mė 6 qershor 1799, sipas kalendarit tė ri, nė Moskė, nė familjen e Pushkinėve lindi njė djalė, qė ia vunė emrin Aleksandėr. Ai nuk ishte mė i madhi i fėmijėve, por u bė mė i madhi i tėrė Pushkinėve, para e pas tij, u bė mė i madhi bir i Rusisė. Jo vetėm nė rrethin familjar, por edhe nė Liceun e Carskoje Selos u skicuan qartė tiparet e veēanta tė karakterit tė tij jo tė zakonshėm. Ai kishte jo vetėm flokė tė zezė kaēurrela negroide, qė me vėshtirėsi i shplekste dhe i shtronte krehri, por kishte dhe njė natyrė po aq tė vėshtirė pėr t’u shtruar nga krehri i jetės. Nė familje ai i solli shqetėsime tė atit tė tij me pikėpamje konservatore. Nė lice u krijoi probleme mėsuesve pedantė, duke mos respektuar rregullat skolastike. Nė jetėn e pėrditshme shoqėrore, ai ishte sa i sinqertė dhe i dashur me shokėt e ngushtė tė penės dhe tė qejfeve, po aq shpėrthyes dhe i papėrmbajtur ndaj ēdo cėnimi tė personalitetit tė vet dhe tė tė tjerėve. Pushkini u lidh me njė miqėsi tė ngushtė me shtresėn e intelektualėve pėrparimtarė dekabristė dhe, nė tė njėjtėn kohė, u fut nė njė armiqėsi tė heshtur e tė vazhdueshme me pushtetin dhe hierarkinė cariste. Qė nė fillim, ai kishte thithur aromėn e letėrsisė franceze. Nga ana tjetėr, ndėrgjegjja e tij u ndikua thellė qė nė moshėn adoleshente nė sfondin e luftės patriotike tė vitit 1812, kundėr Napoleonit dhe tė debateve tė ashpra politike tė kohės pėr emancipimin e jetės ruse. Dadoja e tij, qė nė fėmini, e mėkoi me aromėn e gjuhės dhe tė folklorit rus. Internimet e tij tė mėvonshme nė Besarabi, nė Odesė, nė Mikaillovsk, inkursionet nė Kaukaz e njohėn Pushkinin me panoramėn natyrore dhe shoqėrore ruse tė kohės. Pjesėmarrja e tij nė disa rrethe letrare ku zhvilloheshin debate tė zjarrta pėr letėrsinė dhe shoqėrinė ruse, edukuan ndėrgjegjen e tij tė thellė qytetare. Karakteri i tij impulsiv dhe pasionant i dha tonin dhe ngjyrimin krijimtarisė letrare. Pushkini, i lindur me njė talent tė rrallė, me njė natyrė thellėsisht lirike, me njė shpirt tė shqetėsuar dhe me njė karakter kėrkues, qė zhvillon individualitetin e vet nė ballafaqim tė vazhdueshėm dhe nė pėrplasje me mentalitetin bashkėkohor, u shfaq jo vetėm si njė krijues me interesa tė gjera letrare, por edhe si njė artist novator qė ēeli dhe themeloi njė epokė tė re nė letėrsinė ruse. Ngriti gjuhėn letrare kombėtare nė njė shkallė tė lartė pėrsosmėrie, krijoi letėrsinė klasike ruse, duke krijuar vepra madhore jo vetėm nė poezi, por edhe nė dramaturgji e nė prozė. Ai u bė pėrfaqėsuesi dhe personifikimi i denjė i kombit tė vet, brenda dhe jashtė Rusisė. Ai mbetet pėr rusėt mė rusi nga tė gjithė krijuesit kombėtarė, mburrja dhe krenaria e tyre. Ishte pikėrisht Pushkini qė me talentin e tij gjenial, finalizoi punėn e disa brezave tė krijuesve nė fushėn e poezisė, tė prozės dhe tė dramaturgjisė ruse. Pushkini skicoi me penelata tė sigurta jo vetėm tablo tė sė kaluarės historike, por shtroi edhe probleme tė mėdha shqetėsuese mbi fatin e individit dhe rolin e popullit nė jetėn politike tė vendit, si dhe detyra tė mėdha kombėtare, qė i dilnin pėrpara Rusisė nė atė shekull. Ai dha njė panoramė tė gjerė artistike tė jetės ruse, rikrijoi artistikisht figurėn e njeriut bashkėkohor rus, ngriti nė njė nivel tė paparė deri atėherė poezinė ruse, hodhi themelet e njė proze realiste dhe e nxori dramaturgjinė ruse nė rrugėn e dramaturgjisė europiane. Pushkini ėshtė njė artist novator me njė vizion modern pėr artin dhe letėrsinė. Pėr tė nuk ka kufij tė gurtė, subjektet e veprės mund tė merren ngado dhe nė ēdo epokė. Pėr tė, zhvillimi i artit dhe i letėrsisė, nė veēanti, duhet tė mbėshtetet sa mbi trashėgiminė kombėtare, po aq edhe mbi idetė e arritjet mė tė pėrparuara tė letėrsisė botėrore. Pushkini, sipas vlerėsimit tė kritikut tė madh rus tė mesit tė shekullit XIX, V. Belinski, u bė "deti" qė mblodhi "lumenjtė e vegjėl e tė mėdhenj" tė poezisė ruse. Njė dėshmi tjetėr e kėsaj ėshtė krijimtaria e tij dramaturgjike, pėr tė cilėn, gati nuk ėshtė folur aspak tek ne dhe shumė pak nė kritikėn ruse tė kohės sė tij (me pėrjashtim tė Belinskit) dhe mė vonė. Pushkini krijoi vetėm gjashtė tragjedi: "Boris Gudunov", "Kalorėsi koprac", "Moxarti e Salieri", "Mysafiri i gurtė", "Gosti nė kohė murtaje", "Rusallka". Nga kėto tė gjashta vetėm dy prej tyre, "Boris Gudunov"dhe "Rusallka" mbajnė "pasaportė" ruse, kurse tė tjerat e marrin pėrmbajtjen nga jeta europiane franceze, spanjolle, vjeneze.

    Shqipėroi: Jorgo Bllaci

    ***

    Ti mos mė pyet, pse kaq i menduar
    nė mes dėfrimesh unė rri gjithnjė,
    pėrse vėshtroj pėrqark i dėshpėruar,
    pėrse s'mė josh as ėndr' e jetės mė:
    ti mos mė pyet, pse porsi i huaj,
    qėndroj, kur dashuria po mė grish
    edhe tė dashur mė asnjė s'quaj,-
    kush desh njė herė, s'digjet mė sėrish.
    Kush qe i lumtur, prap nuk lumtėrohet
    se vesh njė ēast pėr ne gėzimi ndrin,
    pastaj me tis tė mallit na mbulohet
    dhe shpirtin breng' e thellė na e nxin.

    A. P. KERNĖS

    Kujtoj me mall njė ēast gėzimi
    pėrpara sysh m'u shfaqe ti,
    si vezullim i njė vegimi
    si ėngjėll plot me bukuri.

    N'andralla jete zhurmėkote,
    nė dhembje brengash e mėrzi
    mė grishte larg fytyra jote
    dhe zėri yt plot ėmbėlsi.

    Nga shqot' e kohėrave qė shkuan
    kėshtjell'e ėndrrave m'u shėmb
    me mjegull vitet ma mbuluan
    fytyrėn tėnde, zėrin tėnd.

    Ē'i ngrysa ditėt gjith me brengė
    i zymtė dhe nė shkretėti
    pa perėndi, pa shpres'e kėngė
    pa lotė, jet'e dashuri.

    Nė shpirt mė shkrep agimi,
    dhe ja, sėrishmi m'u shfaqe ti,
    si vezullim i njė vegimi,
    si ėngjėll plot me bukuri.

    Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
    sepse iu kthyen pėrsėri
    dhe perėndi dhe frymėzime
    dhe lot jetė e dashuri.

    RRUGĖ DIMĖRORE

    Nė mes mjegullash tė nxira
    hėna zhduket, hėna bredh.
    Mbi tė trishtėmet rrafshira
    trishtėm dritėn ajo derdh.
    Udhės shkretė dimėrore
    rend kjo trojka gjithnjė.
    Zile e kalit monotone
    mezi ndihet nėpėr tė.
    Seē mė kap njė mall rinie
    karrocieri kur kėndon,
    herė gas ēapkėnėrie
    herė mall ai mė zgjon.
    S'shoh as zjarr e as kasolle
    vetėm borė si pambuk.
    Dhe pėrtej shtyllat rrugore
    duken, zhduken tek e tuk.
    Ah, ē'mėrzitje... nesėr, Ninė,
    tek e shtrenjta do tė vi.
    Pranė zjarrit kur tė rrimė
    tė tė shoh me mall nė sy.
    Dhe akrepi i sahatit
    do vij' rrotull me qetėsi
    E mėrzitshmja mesnatė
    s'do na ndajė pėrsėri.
    Mėrzi udhės dimėrore
    karrocieri zu dremit
    Zile e kalit monotone
    hėnė e mjegullt qė ndrit.

    ***

    Pranverė, o kohėz dashurie,
    ē'mė mbush plot me pikėllim.
    Sa mall sėrish ti po mė bie
    nė shpirtin tim, nė gjakun tim.
    Pėr mua gazi ėshtė i huaj...
    ēdo ngazėllim e ēdo shkėlqim
    mė sjell mėrzi, mė bėn tė vuaj.

    Oh, nėmėni shqotėn, suferinėn
    dhe tė pafundmen natė dimri.

    ***

    Pse, moj jetė je dhuratė
    qė tė bie rasti kot?
    Pse tė dha i fshehti fat
    njė ndėshkim me tmerr nė botė?
    Ē'ėshtė ai pushtet i nxirė,
    qė prej hiēit mė ka thirė,
    qė nė shpirt mė dha mundime
    dhe dyshim nė mendjen time?
    Pa njė dritė e njė qėllim,
    mė rreh zemra nė shkreti.
    Mė mbush plot me pikėllim
    jeta gjith monotoni.

    LULJA

    Njė lulėz mes njė libri gjeta
    Tė tharė edhe pa kundėrmim
    Dhe pėr njė ēast i shtangur mbeta
    E humba thellė n'ėndėrrim

    Kur lulėzoi? Ē’pranverė thua?
    Kush e kėputi edhe ku?
    Njė dorė e njohur a e huaj?
    Dhe pse e vuri vallė kėtu?

    A pėr kujtim tė njė takimi?
    Apo pėr ndarjen plot trishtim?
    A pėr njė endje pikėllimi
    Nė heshtje fushash pa mbarim?

    Ai, ajo, jetojnė vallė?
    Ku thua janė, ku bredhin ku?
    Apo mos ndoshta janė tharė
    Si dhe kjo lulėze kėtu?

    TI DHE JU

    Tė zbraztėn "ju" ajo me "ti",
    Nė kuvendim e ngatėrroi,
    Dhe ėndėrra plot lumturi,
    Nė shpirt tė ndezur seē mė zgjoi.
    I heshtur para saj qėndroj,
    Vėshtrimn' e dhembshur pa ja ndarė;
    E shtrenjtė jeni,- i shqiptoj,-
    Tė dua! - shpirti flet me zjarr.

    KALORĖSI I VRARĖ

    Nė pyjet e largėta mbrėmja po ikėn.
    Tė fundmet shkėlqime tė saj u veniten,
    Lugina e thellė ka heshtur;
    Zhurmon midis mjegullės lumi me valė.
    mes reve qė enden nė qiell ngadalė.
    Ndrin hėnėz e artė pareshtur.

    Koracė e ēeliktė dhe heshtė e coptuar
    Tė shtrira po prehen te kodr'e vetmuar,
    Mburoja prej ndryshkut po nxin,
    Mamuzet tė shkreta nė myshk kanė mbetur
    Dhe s'tunden nga vendi; dhe hėnėz e mekur
    Mbi trup tė pėrgjakur po ndrin.

    Rreth kodrės vėrtitet besniku dori,
    diēka vezullon thellė syve tė tij,
    Me kryet e unjur kalon;
    Luginėn po rreh me patkonj gjithė zjarr,
    koracėn vėshtron edhe krejt vetmitar
    Po dridhet, sė thelli gulēon.

    Nxiton nėpėr terr vetmitari dori,
    Me shpresė e me frikė e mė drojtje nė gji,
    Patkonjtė i brengosur rreh shpejt;
    Po ngjitet me duf nė kodrinė e vėshtron
    E nxiton... e ēeliku nė terr tingėllon,
    Ndėnė kėmbėn e lodhur tė vet.

    Afrohet te trup'i kalorsit tė shkretė,
    Mundohet ta ēojė, po kocka kėrcet
    Edhe kafka pėrplaset pėr tokė...
    Sė thelli i gjori dori hingėlliti
    Pėrqark n'errėsirė vėshtrimin vėrtiti
    Dhe heshtaz pastaj uli kokėn.

    Shtegtari qė larg nėpėr terr po kalon,
    mes heshtjes tė ngjan se mbi kocka po shkon...
    Po ja dita zbardh pėrsėri,
    Koraca dhe heshta e shkretė po ndrin.
    Kalorsi rri shtrirė e s'lėviz mbi kodrinė.
    Doriu veē endet rreth tij.

    I BURGOSURI

    Lėngoj pas kafazit tė burgut tė zi.
    Njė shkabėz robinjė pėrballė mė rri;
    E ngrysur vėshtrimin ndėr qiej vėrvit,
    Tund krahėt, dhe gjellėn e gjaktė skėrmit,

    E shqyen, e flak, dhe mė sheh me trishtim,
    Sikur kemi bashkė tė njėjtin mendim.
    Mė grish me vėshtrime dhe zjen e kėlthet,
    "tė nisemi" - thotė - "ku qjelli thėrret"

    Ne jemi dy zogj, pa liri s'rrojmė dot!
    mbi male, vėlla, tė vėrsulemi tok,
    Mbi detet e kaltėr, tė ēiltėr si lot,
    Ku era... dhe unė baresim ngamot!..."

    DEMONI


    Nė ditėt kur sė pari nisa
    Tė gjerėn jetė ta kuptoja,
    Kur shihja vashėzat e lisat,
    Bilbilin natėn kur dėgjoja,
    Kur zulma, malli dhe liria,
    Dhe frymėzimi, poezia
    Si zjarr e flakė e patreguar,
    Nė shpirt mė zjejnė pa pushuar,
    Kur brenga dhe mundim'i heshtur,
    Mė zuri vend kėtu nė gji,
    Mė vinte plot inat pareshtur,
    Kėtu nė zemėr, njė gjeni;
    Gjithnjė mė sillte shqetėsim
    Ēdo qeshje e tij e ēdo vėshtrim.
    Te fjalė e tijė plot me vrer
    Dėgjoja tė pafundmin ferr.
    Ai me shpifje, pa pushim,
    Ēdo gjė tė shtrenjtė e mbulonte;
    Tė dlirin, t'ėmblin ėndėrrim
    Dhe frymėzimin e pėrēmonte;
    S'besonte dashuri, liri,
    Jetėn ai gjithnjė e pėrqeshte;
    Mbi dhé, pėr asnjė bukuri,
    Tė thurte lavd ai nuk deshte.

    MĖNGJEZ DIMRI

    Sa ditė e bukur! Diell e borė!
    Dhe ti, mikeshėz engjėllore,
    Ende bėn gjumin ledhatar.
    Oh, zgjohu, ėmbėl ēil qepallat,
    Aurorės dil e shfaqju ballas,
    Shkėndrit mbi tė si yll polar!

    A tė kujtohet moti mbrėmė?
    Buēiste shqota gjithė gjėmė
    dhe errėsirė qe ngado,
    si njollėz hėnėza zverdhonte
    Mes reve sterrė e tė trishtonte
    po sot, pa dil nė xham e shiko:

    Nė tė pafundmen kaltėrsirė,
    Qilimin madhėshtor ka shtrirė
    Dėbora, qė prej diellit ndrin,
    Veē pylli nxin, po thellė prej tij
    Blerojnė bredhat e pėrbri,
    Nėn akull, lumi vetėtin.

    Me njė shkėlqim prej qelibari
    Feks tėrė dhoma e te zjarri
    Lodrojnė flakėt gjithė gaz;
    Ti ndihesh ngrohtė aty nė shtrat,
    Po shih kėtu: doriun at
    Ta mbreh nė slitė kėtė ēas?

    E tė rrėshqasim nėpėr borė,
    Kėsaj hareje mėngjezore,
    Mikeshė e shtrenjtė, me revane
    Tė rendim fushės mbetur shkretė
    Dhe pyjeve, gjer dje plot fletė,
    Dhe bregut, qė nė shpirt e kam!

    AKUILONI


    Perse, o i rrepti Akuilon,
    Kallamet fort pėrkul kur fryn?
    Pse retė kaq me duf i shtyn?
    Prej horizontit ē’i dėbon?

    Dikur, shtėllunga resh tė nxira
    Mbulonin qjellin pa mbarim,
    Dikur, plot hir, me lartėsira
    Lėkundej lisi pa pushim...
    Po ti u ngrite dhe gjėmove,
    Me duf, me vrull e me lavdi -
    Nga qjelli retė i dėbove,
    Rrėzove lisin gjeth-flori.
    S'ka gjė, tani le tė ndriēoje
    Fytyrė e djellit plot me gaz,
    Me retė flladi tė lodrojė
    Dhe me kallamet nė ēdo ēas.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •