Close
Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 63

Tema: A.S.Pushkin

  1. #1
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Pushkini

    Per kenaqesine e admiruesve te A.S.Pushkin, po hedh ketu disa nga poezite e tij.

    GOSTI GAZMORE

    Naten e kam qef gostine,
    Kryetar kur eshte gezimi,
    Dhe ligjevenes tavoline
    Eshte liria- idhull imi,
    Kur nga fjala e bukur pi !
    Kenget gjer ne agim shurdhohen,
    Kur vershojne miqt te rinj,
    Kurse shishet pakesohen.




    * * *

    Per ju s'trishtohem, vite te pranveres,
    Qe ju rrembeu dashuri e kote,-
    Per ju s'trishtohem, nete plot mistere,
    Qe u percolli fyelli me lote.

    Per ju s'trishtohem, miq, qe ne harrese
    Me late pa gosti e pa kurore,-
    Per ju s'trishtohem vajza te pabesa,-
    Nga argetimet vet une po heq dore.

    Por ku m'u zhduket, caste te gezimit,
    Te shpresave, te kohes krahe-ere?
    Ku jane lotet, zjarr' i frymezimit?..
    M'u kthe, m'u kthe serishmi, o pranvere!



    SHALLI I ZI

    Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
    Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.

    I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
    Nje greke te bukur e desha me zjarr.

    Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
    Por ishte i shkruar i zi fati im.

    Nje nate po pinja me miq ne gosti,
    Kur portes trokiti nj'i lig jahudi.

    "Ti pi e defrehesh" cifuti me tha,
    "por grekja e bukur, te shkoi e te la"

    I dhashe te holla me lot e mallkim
    Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

    Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
    Meshira me flinte ketu mu ne gji.

    Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
    M'u erren krejt syte, m'u mbushen me vaj.

    Dalldisur shoh vajzen qe mua s'me ndjen.
    Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

    Prap syte m'u erren e thika gjemoi
    Ai as te puthuren dot s'e mbaroi.

    Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
    Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

    Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal...
    Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

    Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai me,
    Celikun e thikes e fshiva me te.

    Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
    Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

    Q'ahere nuk puth sy te bukur me jo,
    Dhe nete gezimesh q'ahere nuk njoh.

    ...Veshtroj si i cmendur un' shallin e zi
    Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.




    KOKETES

    A mund, kaq verberisht dhe ju,
    Si dhe Anesja te besonit?
    Ne c'liber valle e gjetet, ku,
    Se vdes nga zjarri vagabondi?
    Degjoni: mbushet tridhjete vjet,
    Po, tridhjete vjet dhe pak me shume;
    Un' mbi njezete, por ne jete
    Kam qene zgjuar, jo ne gjume:
    S'me prek betimi qesharak
    Dhe djallezite m'u merziten;
    Por edhe juve jo me pak
    Besoj ju lodhen tradhetite;
    Te ftoht'u beme dhe te matur
    Dhe s'presim te na thot' njeri,
    Se e perjetshmja dashuri
    Tri jave e shumta mund te zgjatet.
    Si miq ne ishim pak me pare,
    Por ja: merzitja burr'i ashper....
    Un'u tregova si e marre
    Dhe ju si vajze e pafajshme;
    Betimin beme...por....medet!
    Pastaj betimin e harruam:
    Natashen dashurova vet,
    Ju me Kleonin u afruat.
    Keshtu u ndame; gjer me sot
    Jetojme ne te qet' te lire,
    Dhe mund , pa shqetesim te kote,
    Ende te ishim miq te mire.
    Por jo! qysh heret ne mengjes
    Nje flak' tragjike prap u ndes;
    Serish ju ngjallet lashtesine-
    Ju predikoni perseri
    Nje kalorsiake dashuri-
    Trishtimin, taktin, xhelozine,
    Per bese, s'mundem-jo, vertete.
    Un' s'jam femije ndonse poet.
    Kur jemi ne ne perendim,
    Te dashurise' tua leme rradhen-
    Ju vajzes suaj me te madhe,
    Un' me te voglit vllait tim:
    Eshte rradhe e tyre per te lozur
    Dhe lotet lume t'i leshojne
    Nga dashuria te marrosur,
    Dhe ne t'i marrim neper goje.



    TE HUAJES

    Ne gjuhe per ty te pakuptuar,
    Te fundit vargje te kushtoj,
    Por kete cast te mjegulluar
    Vemendjen tende deshiroj:
    Gjersa i teri te venitem,
    GJersa te digjem larg nga ty,
    Ti do te jesh nje yll i ndritur,
    Qe do te kem gjithmon' nder sy.
    Nje tjeter kur te kesh perpara
    Vec zemres sime i beso,
    Si ke besuar dhe me pare
    Pa ditur se c'te thosh ajo.



    * * *

    Gruziank' e bukur, mos kendo
    Ti kengen e vendit tend te qete,
    Se mua me kujton ajo,
    Nje tjeter vis, nje tjeter jete.

    Nder mend me solli me ngadale
    Kjo kenge e ashper malesore,
    Ndajnaten, henen permbi male
    Dhe nje fytyre engjellore.

    Kujtimet shpirti me s'i grish,
    Nga bukuria jote i dehur;
    Po ti kendon-edhe serish
    Ajo me cfaqe papandehur.

    Gruziank' e bukur, mos kendo
    Ti kengen e vendit tend te qete,
    Se mua me kujton ajo,
    Nje tjeter vis, nje tjeter jete....



    PERGJERIM

    Oh, po te jete e vertete,
    Se naten kur gjithcka pushon,
    Kur rrezet heneza e zbete,
    permbi murrana i vershon,
    Shkretohen varret e nemitur
    Dhe hijet bredhin neper terr,-
    Do thirrnja miken e zhuritur:
    Tek une eja menjehere!

    M'u cfaq ashtu sic ishe ti
    Perpara ndarjes plot trishtim,
    E ftoht' e zbehte, si qiri,
    Ne prag te fundit gjith mundim.
    M'u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
    Si ze i leht' apo si ere,
    Apo si nje vegim i frikshem,-
    S'ka gje: ti eja menjehere!...

    Spo te therras per te qortuar
    Me hijen tende, njerezine,
    S'po te therras per t'i zbuluar
    Territ te varrit fshehtesine,
    Dyshimet nuk me brejne mua;
    Po te therras me shpirtin vrer,
    Qe te te them me mall: te dua.
    Jam yti, eja menjehere!
    Ji Vetvetja!

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,594
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    'flashback'

    Per kenaqesine tuaj gjithashtu

    * * *

    Mos u ngrys prej deshperimit
    nese jeta te genjen
    Hesht ne driten e mundimit
    Rishmez dita e gazit vjen

    Zemra me te ardhmen rron
    Nga e sotmja shqetesohet
    Kur papritur gjithcka shkon
    Per te shkuaren mallohet

    * * *

    Ti mos me pyet pse kaq i menduar
    Ne mes defrimesh une rri gjithnje
    Perse veshtroj perqark i deshperuar
    Perse s'me josh as enderr e jetes me

    Ti mos me pyet pse posi i huaj
    Qendroj kur dashuria po me grish
    Edhe te dashur me asnjeren s'quaj
    Kush desh nje here, s'digjet me serish

    Kush qe i lumtur, prap nuk lumturohet
    Se vec nje here per ne gezimi ndrin
    Pastaj me tis te mallit na mbulohet
    Dhe shpirtin brenge e thelle na e nxin

    * * *

    Ancari

    Atje ku vap adjeg si zjarri
    ne trojet thare e bere prush
    I tmerrshem vigjelon ancari
    Ne shkretetiren e pafund

    Natyre e stepave pa jete
    E polli ne nje dite inati
    Me vdekje dhe farmak te shkrete
    Kuroren, rrenjet ja sperkati

    Kur dielli djeg permbi djerine
    Nga korrja rrjedh farmaku i shkrire
    Pastaj rreshira nis e ngrin
    Kur mbremja vjen me ftohtesire

    Atje as zogu s'fluturon
    As tigri s'shkon, tufan i zi
    Te peme e vdekjes sec gjemon
    Dhe iken larg me mort ne gji

    Kur rete udha ndodh ti shpjere
    Permbi kuroren e dremitur
    Nga deget helmi nis te bjere
    Si shi mby reren e zhuritur

    Njeriu urdheroi njerine
    Te vinte tek ancari plak
    Kur rrezet e agimit ndrine
    Ai u kthye me farmak

    Rreshire pru prej koreve
    Dhe nje degez te ronitur
    Dhe djerse e ftohte si rreke
    I rridhte ballit te venitur

    I pruri dhe u lig, u shtri
    Pa hyre ne kasolle dot
    Dhe vdiq i gjori skllav fatzi
    Atje nen kembet e te zot

    Rreshiren mori princi e shkoi
    Ne helm e ngjeu c'do shigjete
    Dhe fqinjeve vdekjen c'u dergoi
    Pertej kufireve te vet


    Loti

    Dje, per nje kupeze me vere
    Me nje husar qendrova
    I heshtur dhe me shpirtin vrer
    Ne rruge larg veshtrova.

    "Perse ne rruge-ai me thote,-
    Shikon e nuk ben ze?
    Ti s'ke percjellur gjer me sot
    Ndonje njeri ne te."

    E ula koken i nemitur
    Me duf i peshperita
    "Husar, e shtrenjta me ka ikur"
    Se thelli psheretita.

    Ne kupeze nje pike lot
    Prej syrit sec me ra
    "Per vajza qan ti foshnje kot?
    Mblidh veten"-trimi tha.

    "Husar, ti brenge s'pe ne jete
    Nga une pra mesoje:
    Mjafton nje pike lot medet
    Qe kupen ta helmoje."

    Kujtoj me mall nje cast gezimi

    Kujtoj me mall nje cast gezimi
    Perpara sysh mu shfaqe ti
    Si vezullim i nje vegimi
    Si engjell plot me bukuri.

    N'andralla jete zhurmekote
    Me dhimbje brengash e merzi
    Me grishte larg fytyra jote
    Dhe zeri yt plot embelsi.

    Nga shqote e koherave qe shkuan
    Keshtjell' e endrrave mu shemb
    Me mjegull vitet ma mbuluan
    Fytyren tende, zerin tend.

    C'i ngrysa ditet gjithe brenge
    I zymte dhe ne shkreteti
    Pa perendi, pa shprese e kenge
    Pa lote, jete e dashuri.

    Por ja! Me shkrepi prap agimi
    Se perseri u shfaqe ti
    Si vezullim i nje vegimi
    Si engjell plot me bukuri

    Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
    Sepse ju kthyen perseri
    Dhe perendi, dhe frymezime
    Dhe lote, e jete, e dashuri.
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    ... .... Me shkurtove goxha pune. I kisha ruajtur keto per ne fund , si embelsirat... Ja dhe disa te tjera.


    KENGETORI

    A e degjuat valle neper pyll
    Djaloshin kengetor te dashuruar?
    Dhe fushes se braktisur, te shkretuar,
    Kur driten shojti dhe i fundit yll,
    Ju fyellin degjuat?

    A e takuat valle neper terr
    Djaloshin kengetor te dashuruar?
    Dhe lotet me buzeqeshjen te trazua.
    Veshtrimin e tij te mbushur helm e vrer,
    Ju valle e kuptuat?

    A pershperitet valle per ate,
    Djaloshin kengetor te dashururar?
    Kur pate ata syt' e tij te shuar
    Dhe kur degjuat pyllit ate ze,
    Ju valle'u ngasheruat?




    * * *

    Kush valle ju ndali ju, o vale,
    Vrapimn' e forte kush jua preu,
    Ne kete pellg te qete valle
    Rrekene rrebele kush e ktheu?

    Dhe mua kush mi daraviti
    Gezimet, shpresat dhembjet, kush
    Vall' shpirtin qe me djeg si prush
    Me qetesi keshtu ma mbyti?

    Shperthe o uje, eres priji,
    Digen mortore shkaterro!
    Ku je stuhi, simbol lirije?
    Shperthe mbi ujrat, i cliro!



    LETRA E DJEGUR


    Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi.....
    Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
    Si mund t'i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
    Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr' e dashurise!
    Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
    O flake, flak' e etur, cdo flete digje ti...
    U ndezen.... flakeruan.....i heshtur tym' i lehte,
    Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
    As vuleza mbi zarf tani s'dallohet dot.
    Se dylli, ja po shkrin, po zjen....O Zot! O Zot!
    U dogj se fundi letra, u nxi ne te cdo flete!
    Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
    Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt' o hi,
    O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
    Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi.....
    Ji Vetvetja!

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,594
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Karroca e Jetes

    Karroca e jetes ecen shpejt
    Sido qe eshte e ngarkuar
    Dhe karrocjeri, koha vete
    S'qendron gjekund per te pushuar

    N'agim me gaz ne udhetojme
    Dhe koken s'pyesim se e leme
    Pertesen, dhelet i percmojme
    Bertasim:"Hey..jepi c'i..."

    Por ne mesdite te kapitur
    E mbledhim veten, kemi frike
    C'do proshke e grope e papritur
    Therrasim: "Me ngadale, or mik!"

    Karroca rend ne mbremje vone
    Mbi te dremisim ne te heshtur
    Gjersa arrijme strehen tone
    Dhe koha kuajt nget pareshtur
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,594
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    * * *

    Pse moj jete je dhurate
    Qe te bie rasti kot?
    Pse te dha i fshehti fat
    Nje ndeshkim me tmerr ne bote?

    C'eshte ai pushtet i nxirre
    Qe prej hicit te ka thire
    Qe ne shpirt me dha mundime
    Dhe dyshim ne zemren time?

    Pa nje drite, pa nje qellim
    Me rreh zemra ne shkreti,
    Me mbush plot me pikellim
    Jeta gjithe monotoni.
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nese me lejoni...


    Pranvere,o kohez dashurie,
    C'me mbushe plot me pikellim.
    Sa mall serish ti po me bie
    Ne shpirtin tim,ne gjakun tim..
    Per mua gazi eshte i huaj..
    Cdo ngazellim e cdo shkelqim
    Me sjell merzi, me ben te vuaj.

    Oh, nemni shqoten ,suferinen
    Dhe te pafundmen nate dimri




    Sa ju kam dashur!

    Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
    Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim!
    Po s'dua qe prej dhembjeve te mia
    Te ngryseni serish ne deshperim.

    I heshtur e pa shprese u pervelova
    Me ndrojtje,xhelozi e mall per ju
    Po kaq me dliresi ju dashurova,
    Sa ,zot!ju dashte tjeter kush keshtu!

    ps-per poezine e pare eshte dhe nje perkthim tjeter ,me vjen nder mend,me i bukur.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Planeti "TOKE"
    Postime
    71
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pushkini eshte poeti im me i preferuar...

    Poezite e mesiperme jane shkeputur nga vellimi "Vjersha dhe Poema te Pushkinit". Libri qe kam une i ka rezistuar koherave. Me ato faqe te zverdhura, duket si i vjeter por shpirtin e ka akoma te ri...Kushedi ne sa duar miqsh e kusherinjsh ka kaluar...

    Perkthyesit e tij jane:
    Jorgo Bllaci (qe ka perkthyer shumicen)
    Ismail Kadare
    Luan Rexhepi
    Petraq Kolevica
    Vedat Kokona
    Llazar Siliqi
    Jane edhe dy tre emra te tjere por nuk me kujtohen.

    Por ndonjehere poshte poezive te medha harrohet te vihen emrat e autoreve sepse emri i autorit eshte bere njesh me poezine.

    Sec m'u kujtua shkretetires
    Zakon i lashte i vendit tim
    Nje zog e lashe te ike i lire
    Ne mes te veres plot blerim...


    ****

    Ne kopesht ne vetmi
    Pranveres nate per nate
    kendon mbi trendafil
    sa mund bilbil i ngrate

    Por trendafili hesht
    e syte nuk ja shtie
    por tundet e dremit
    nen tinguj dashurie

    ***************

    Shpirti sec ju qeshi, puthja nuk ju nda
    plot dy jave ai e deshi, te treten e la

    ***************************

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    He me ju lumte qe i keni sjelle ne forum keto poezi.




    Une po shtoj dy ne shqiperimin e Jorgo Bllacit





    Kaloresi i vrare


    Ne pyjet e largeta mbremja po iken.
    Te fundmet shkelqime te saj u veniten,
    Lugina e thelle ka heshtur;
    Zhurmon midis mjegulles lumi me vale.
    mes reve qe enden ne qeill ngadale.
    Ndrin henez e arte pareshtur.

    Korace e celikte dhe heshte e coptuar
    Te shtrira po prehen te kodr'e vetmuar,
    Mburoja prej ndryshkut po nxin,
    Mamuzet te shkreta ne myshk kane mbetur
    Dhe s'tunden nga vendi; dhe henez e mekur
    Mbi trup te pergjakur po ndrin.

    Rreth kodres vertitet besniku dori,
    dicka vezullon thelle syve te tij,
    Me kryet e unjur kalon;
    Luginen po rreh me patkonj gjithe zjarr,
    koracen veshtron edhe krejt vetmitar
    Po dridhet, se thelli gulcon.

    Nxiton neper terr vetmitari dori,
    Me shprese e me frike e me drojtje ne gji,
    Patkonjte i brengosur rreh shpejt;
    Po ngjitet me duf ne kodrine e veshtron
    E nxiton...e celiku ne terr tingellon,
    Ndene kemben e lodhur te vet.

    Afrohet te trup'i kalorsit te shkrete,
    Mundohet ta coje, po kocka kercet
    Edhe kafka perplaset per toke...
    Se thelli i gjori dori hingelliti
    Perqark n'erresire veshtrimin vertiti
    Dhe heshtaz pastaj uli koken.

    Shtegtari qe larg neper terr po kalon,
    mes heshtjes te ngjan se mbi kocka po shkon...
    Po ja dita zbardh perseri,
    Koraca dhe heshta e shkrete po ndrin.
    Kalorsi rri shtrire e s'leviz mbi kodrine.
    Doriu vec endet rreth tij.






    I burgosuri


    Lengoj pas kafazit te burgut te zi.
    Nje shkabez robinje perballe me rri;
    E ngrysur veshtrimin nder qiej vervit,
    Tund krahet, dhe gjellen e gjakte skermit,

    E shqyen,e flak, dhe me sheh me trishtim,
    Sikur kemi bashke te njejtin mendim.
    Me grish me veshtrime dhe zjen e kelthet,
    "te nisemi" - thote - "ku qjelli therret"

    Ne jemi dy zogj, pa liri s'rrojme dot!
    mbi male, vella, te versuelmi tok,
    Mbi detet e kalter, te cilter si lot,
    Ku era... dhe une baresim ngamot!..."







    Brari ka te drejte. Keto poezi nuk jane postuar ne forumin e duhur. Do te ishte e pershtatshme te zhvendoseshin tek Enciklopedia letrare.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,382
    Faleminderit
    40
    30 falenderime nė 21 postime
    Lum lumi me duket e ka librin e Lame Kodres e aty mund te jete shqiperimet e Lame Kodres i ANCARIT nga Pushkini...Mbreti i Tules nga Gėtja dhe Trik Trak ( puntoret e tezgjahut) e Hajnes.. te cilat Ai i ka qare.



    Nejse ska rendsi se u botuan ketu. Pergezime juve !

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te qeshesh a te qash,
    ne gaz te vdesesh a ne maraz,
    Mashtrim se eshte prej Pushkini,
    eshte vec prej gjenialit Brar.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Meqe e kam ne dore po hedh dicka nga romani ne vargje "Eugjen Onjegin" perkthyer kaq bukur nga Lasgush Poradeci.
    Eshte nje nderthurje e kendeshme e Pushkinit poet me Lasgushin perkthyes...

    Leter e Tatjanes, Onjeginit

    Po marr guximin qe t'ju shkruaj...
    C'do deshit me vec shpirtit tim?
    E di, se eshte e drejta juaj
    Te me denoni me percmim.
    Po ju qe e shihni si po vuaj
    Me pak meshire, sado pak,
    Nuk do me mprapsni zemerake!
    Me pare desha te rri qete
    Per turpin tim mbesomeni,
    Ju sdo te dinit kur se si,
    po te mund te shpresonja vete
    Qe, kur e kur me plot hare
    te kem t'ju shoh ketu tek ne
    Qe t'ju degjoj si kuvendoni,
    T'ju them nje fjale dhe pastaj
    Ne zemer vec nje mall te mbaj,
    Vec gjer sa rish te me takoni...
    Po thone se ju s'rrini dot
    Ne fshat te heshtur ju merziti
    E ne... ne rrojme me te kote
    Plot gas se vini e na aviti.
    Pse arthte vete ashtu ne fshat,
    Na gjette tek ky vend i qete?
    T'ju njoh s'do kisha kurre fat,
    S'do kisha turbullimn' e shkrete.
    Dhe afsh' i shpirtit tim ne jete
    Duke u qetuar (kushedi!).
    Nje mikut mund t'i behesha mike
    Dhe shoqe e jetes e besnike
    Dhe zonje e ndershme per shtepi.
    Nje tjeter... jo askujt ne jete
    Nuk do ti falnja dashuri!
    E ka vendosur Qielli vete ,
    jam e jotja ne perjetesi;
    Gjithe jeta ime me pat qene
    Nje peng se ty do te takoj
    Se Zoti jeten ma ka dhene
    Qe gjer ne varr te adhuroj...
    Perhera te kam enderruar
    te ndjenja felle thelle ne gjit
    me ate veshtrim qe me trondit
    Ne zemer shpesh ta kam degjuar
    ty zerin... jo s'ish enderim!
    Dhe sapo hyre, te kuptova
    Me preke fort u pervelova
    Thashe esht ai thesari im!
    S'eshte e vertete? Po, te kam ndjere
    Me flisnje kur me dhemshuri
    ndihmoja njerezit e mjere,
    Me sillte shpesh lutja qetesi,
    Edhe tashi, ndaj kesaj grime
    A nuk je ti o endra ime,
    Qe n'erresire po ndricon
    E vjen me prek me nur e hije?
    S'je ti qe plot prej dashurije
    Shpres' edhe gas me murmuron?
    Kush je ti? Engjelli me shprese,
    apo nje lajkatar pa bese?
    Ma hiq tashi kete dyshim
    Kjo mbase nj'enderr mund te jete
    Per zemren time nje zhgenjim
    E ndryshe krejt fat' i vertete...
    Po dhe keshtu jet dhe fat
    vec ty qe sot t'i kam besuar
    Me qan me lot shpirt i ngrate
    E mprojtje vij per te kerkuar.
    Mendo: jam vete s'kam ku flas
    askush nuk mund te me kuptoje
    Mendja fillon te me leshoje
    Ne heshtje duhet te humbas.
    Te pres ti eja sic ma k'enda
    Dhe shpresat ngjallm' i perseri,
    A ma prish endrren qe tashi
    Me te qortuara te renda!
    Mbarova! S'mund ta rilexoj...
    Po vdes nga frik' turperuar
    Po nderit tuaj i besoj
    Me plot guxim duke shpresuar....

  12. #12
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,594
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Vallahi, nuk do ta vija doren ne zjarr...

    ...per poezitė e kohėve te fundit te Pushkinit:

    NJE I DJATHTE E NJE I MAJTE

    N'historinė shumėshekullore, kane ecur dorė pas dore.
    Nje i majtė e nje i djathtė, paskan qėnė tė leftajtė*
    Jo vetėm qe s'kishin frikė, por e kishin shumė te lehtė,
    Djathtanik e majtanik, qerren e tėrhiqnin qetė.

    Nje i djathtė e nje i majtė, ja! tėrheqin edhe kuajtė,
    Njėri tjetrin e ndihmon, dhe karroca fluturon.
    Dhe gomari u bė i shkathet kur pa shokun ne te djathtė,
    E dini c'na tha kopuku? "S'mė bėn pėrshtypje as plugu"

    Nje i majtė e nje i djathtė kane tėrhequr edhe buajtė.
    Qe te tėrė zoti i faltė, kurrė s'e lanė qerren ne baltė.

    Nje i majtė e nje i djathtė, ėshtė ne bot' dhe politika,
    Por tek ne, mė e leftajtė, ėshtė dreqi, vete karrig-ja
    Kush guxon ta rrokė i pari, shef partnerin qe tėrheq kundra,
    Me plot gojėn thotė gomari "Ma marcin te keqen ke thundra"

    Nje i majtė e nje i djathtė nuk tėrrheqin vec cakajtė,
    Nuk i le lakmia, smira; s'kane faj, jane egėrsirra.

    Te mbytur ne gjak e lot, po tė lutemi ty o Zot:
    Ti ke bėrė mrekullirat; na i zbut dhe egėrsirrat.
    Qe kėshtu: Nje i majtė e nje i djathtė,
    Te na bėhen te leftajtė.

    -------------
    *Tė cmuar
    Summertime, and the livin' is easy...

  13. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Perseri ne shqiperimin e Jorgo Bllacit




    Lulja


    Nje lulez mes nje libri gjeta,
    Te thare edhe pa kundermim;
    Dhe per nje cast i shtangur mbeta
    E humba thelle n'enderrim.

    Kur lulezoi? C'pranvere thua?
    Kush e keputi edhe ku?
    Nje dore e njohur a e huaj?
    Dhe pse e vuri valle ketu?

    a per kujtim te nje takimi?
    Apo per ndarjen plot trishtim?
    A per nje endje pikellimi
    Ne heshtje fushash pa mbarim?

    Ai, ajo, jetojne valle?
    Ku thua jane, ku bredhin ku?
    Apo mos ndoshta jane thare,
    Si dhe kjo luleze ketu?

  14. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    DEMONI


    Ne ditet kur se pari nisa
    te gjeren jete ta kuptoja,
    Kur shihja vashezat e lisat,
    Bilbilin naten kur degjoja,
    Kur zulma, malli dhe liria,
    Dhe frymezimi, poezia
    Si zjarr e flake e patreguar,
    Ne shpirt me zjejne pa pushuar,
    Kur brenga dhe mundim'i heshtur,
    Me zuri vend ketu ne gji,
    Me vinte plot inat pareshtur,
    Ketu ne zemer, nje gjeni;
    Gjithnje me sillte shqetesim
    Cdo qeshje e tij e cdo veshtrim.
    Te fjale e tije plot me vrer
    Degjoja te pafundmin ferr.
    Ai me shpifje, pa pushim,
    cdo gje te shtrenjte e mbulonte;
    Te dlirin, t'emblin enderrim
    dhe frymezimin e percmonte;
    S'besonte dashuri, liri,
    Jeten ai gjithnje eprqeshte;
    Mbi dhe, per asnje bukuri,
    Te thurte lavd ai nuk deshte.





    MENGJEZ DIMRI


    Sa dite e bukur! Diell e bore!
    Dhe ti, mikeshez engjellore,
    Ende ben gjumin ledhatar.
    Oh, zgjohu, embel cil qepallat,
    Aurores dil e shfaqju ballas,
    Shkendrit mbi te si yll polar!

    A te kujtohet moti mbreme?
    Buciste shqota gjithe gjeme
    dhe erresire qe ngado,
    si njollez heneza zverdhonte
    Mes reve sterre e te trishtonte
    po sot, pa dil ne xham e shiko:

    Ne te pafundmen kaltersire,
    Qilimin madheshtor ka shtrire
    Debora, qe prej diellit ndrin,
    Vec pylli nxin, po thelle prej tij
    Blerojne bredhat e perbri,
    Nen akull, lumi vetetin.

    Me nje shkelqim prej qelibari
    Feks tere dhoma e te zjarri
    Lodrojne flaket gjithe gaz;
    Ti ndihesh ngrohte aty ne shtrat,
    Po shih ketu: doriun at
    Ta mbreh ne slite kete cas?

    E te rreshqasim neper bore,
    Kesaj hareje mengjezore,
    Mikeshe e shtreenjte, me revane
    Te rendim fushes mbetur shkrete
    Dhe pyjeve, gjer dje plot flete,
    Dhe bregut, qe ne shpirt e kam!





    AKUILONI


    Perse, o i rrepti Akuilon,
    Kallamet fort perkul kur fryn?
    Pse rete kaq me duf i shtyn?
    Prej horizontit c'i debon?

    Dikur, shtellunga resh te nxira
    Mbulonin qjellin pa mbarim,
    Dikur, plot hir, me lartesira
    Lekundej lisi pa pushim...
    Po ti u ngrite dhe gjemove,
    Me duf, me vrull e me lavdi -
    Nga qjelli rete i debove,
    Rrezove lisin gjeth-flori.
    S'ka gje, tani le te ndricoje
    Fytyre e djellit plot me gaz,
    Me rete flladi te lodroje
    Dhe me kallamet ne cdo cas.

  15. #15
    LIV
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    491
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pjese e permendores se PUSHKIN-it

    Bashkekohesit sdonte ta njihnin aq sa do jua lejonte pasardhesve te tij....

    Me thoni dot pse?


    Ai qe mendonte se......."Forca dhe parate po te perdoren me mjeshteri, te japin cdo grua"....



    por pjese e permendores se tij deshironte te ishin disa gjera......

    le te supozoje kush nga ju ka degjuar, lexuar per Pushkinin



    ME

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga pelin
    Nese me lejoni...


    Pranvere,o kohez dashurie,
    C'me mbushe plot me pikellim.
    Sa mall serish ti po me bie
    Ne shpirtin tim,ne gjakun tim..
    Per mua gazi eshte i huaj..
    Cdo ngazellim e cdo shkelqim
    Me sjell merzi, me ben te vuaj.

    Oh, nemni shqoten ,suferinen
    Dhe te pafundmen nate dimri




    Sa ju kam dashur!

    Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
    Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim!
    Po s'dua qe prej dhembjeve te mia
    Te ngryseni serish ne deshperim.

    I heshtur e pa shprese u pervelova
    Me ndrojtje,xhelozi e mall per ju
    Po kaq me dliresi ju dashurova,
    Sa ,zot!ju dashte tjeter kush keshtu!

    .
    pelin, kto jane favoritet e mia...te shkelqyera edhe kur i lexon ne frengjisht apo anglisht ..cdo here me tjeter vlere
    Liebe! liebe, lass mich los!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    494
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    A. PUSHKINI : A. K. KERNES


    Kujtoj me mall njė cast gėzimi:
    Pėrpara sysh m'u shfaqe ti,
    Si vezullim i njė vegimi,
    Si engjėll plot me bukuri.

    N'andrralla jete zhurmėkote,
    Nė dhembje brengash e mėrzi,
    Mė grishte larg fytyra jote
    Dhe zėri yt plot ėmbėlsi.

    Nga shqotė e kohrave qė shkuan,
    Kėshtjell' e ėndrrave m'u shemb,
    Me mjegull vitet ma mbuluan
    Fytyrėn tėnde, zėrin tėnd.

    C'i ngrysa ditėt gjithė brengė.
    I zymtė dhe nė shkretėti,
    Pa perėndi, pa shpresė e kėngė,
    Pa lot, jetė, e dashuri.

    Po ja mė shkrepi prap agimi,
    Se pėrsėri m'u shfaqe ti,
    Si vezullim i njė vegimi,
    Si engjėll plot me bukuri.

    Dhe rreh me gas kjo zemra ime,
    Sepse iu kthyen pėrsėri,
    Dhe perėndi dhe frymėzime,
    Dhe lot, jetė e dashuri.
    ...........................( Pėrkthyer nga J. Bllaci)

  18. #18
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime

    Aleksandėr (Sergeyevich) Pushkin (1799-1837)

    Disa muaj me pare, kur fillova te lexoj me imtesi mbi Pushkin me pelqeu jashte mase poezia "Te desha" dhe sikur provova ti beja nje perkthim nga nje version i anglishtes. Sot gjeta nje version tjeter po te kesaj poezie ne shqip, i cili me pelqeu shume (kuptohet shume here me shume se mundimi im).


    Tė desha
    (perktheu/pershtati Fiori)

    Te desha, dhe ndoshta akoma te dua
    e do te ndihem keshtu dhe per pak kohe
    por e dashur me te te shqetesoj nuk dua
    nuk dua ty, dhimbja te te mbuloje

    Te desha; dhe e dija pa shpresuar
    Xhelozia, ndrojtja – dhe pse me kote -
    Brishtesuan dashurine e paharruar
    Ashtu si dashte Zoti, nje tjeter te te doje!



    Te desha
    (pershtati/perktheu - i/e panjohur)

    Te desha fort dhe ndoshta zjarr'i pare
    Ne shpirtin tim s'u shua pergjithnje
    Po ē'ta lendoj nje plage te perthare
    Nuk dua te sendisesh kurre me

    Te desha fort,i heshtur shpreseshuar,
    Me ndrojtje,me zili,pa hapur goje.
    Me ē'afsh e ē'zjarr te pata dashuruar,
    Nje tjeter,dhente Zoti te te doje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 24-06-2008 mė 15:24

  19. #19
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,476
    Faleminderit
    0
    73 falenderime nė 64 postime
    Edhe njė variant tjetėr, i pėrkthyer nga Vangjush Ziko ( mė duket).

    * * *

    Ty tė kam dashur, mbase edhe tė dua,
    nuk ėshtė shuar zjarri, qė m'u ndez,
    por s'dua shqetėsim tė kesh pėr mua,
    nuk dua e trishtuar tė mė jesh.

    Pa fjale e pa shpresė ty tė desha,
    cfilitur nga zilia e nga ndrojtja,
    i ėmbėl e i ēiltėr me ty qeshė,
    i tillė , dhėntė zoti, tjetri qoftė.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  20. #20
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,476
    Faleminderit
    0
    73 falenderime nė 64 postime
    PUSHKINI - Njeri , poet e dramaturg.

    Mė 6 qershor 1799 , sipas kalendarit tė ri, nė Moskė, nė familjen e Pushkinėve lindi njė djalė , qė ia vunė emrin Aleksandėr.Ai nuk ishte mė i madhi i fėmijėve , por u bė mė i madhi i tėrė Pushkinėve, para e pas tij, u bė mė i madhi bir i Rusisė. Jo vetėm nė rrethin familjar , por edhe nė Liceun e Carskoje Selos u skicuan qartė tiparet e veēanta tė karakterit tė tij jo tė zakonshėm.Ai kishte jo vetėm flokė tė zezė kacurrela negroide, qė me vėshtirėsi i shplekste dhe i shtronte krėhėri, por kishte dhe njė natyrė po aq tė vėshtirė pėr tu shtruar nga krėhėri i jetės. Nė familje ai i solli shqetėsime tė atit tė tij me pikėpamje konservatore. Nė lice u krijoi probleme mėsuesve pedantė , duke mos respektuar rregullat skolastike. Nė jetėn e pėrditshme shoqėrore , ai ishte sa i sinqertė dhe i dashur me shokėt e ngushtė tė penės dhe tė qejfeve , po aq shpėrthyes dhe i papėrmbajtur ndaj ēdo cėnimi tė personalitetit tė vet dhe tė tė tjerėve. Pushkini u lidh me njė miqėsi tė ngushtė me shtresėn e intelektualėve pėrparimtarė dekabristė dhe, nė tė njėjtėn kohė , u fut nė njė armiqėsi tė heshtur e tė vazhdueshme me pushtetin dhe hierarkinė cariste. Qė nė fillim , ai kishte thithur aromėn e letėrsisė franceze . Nga ana tjetėr , ndėrgjegja e tij u ndikua thellė qė nė moshėn adoleshente nė sfondin e luftės patriotike tė vitit 1812, kundėr Napoleonit dhe tė debateve tė ashpra politike tė kohės pėr emancipimin e jetės ruse. Dadoja e tij, qė nė fėmini, e mėkoi me aromėn e gjuhės dhe tė folklorit rus. Internimet e tij tė mėvonshme nė Besarabi, nė Odesė , nė Mikaillovsk, inkursionet nė Kaukaz e njohėn Pushkinin me panoramėn natyrore dhe shoqėrore ruse tė kohės. Pjesėmarrja e tij nė disa rrethe letrare ku zhvilloheshin debate tė zjarrta pėr letėrsinė dhe shoqėrinė ruse , edukuan ndėrgjegjen e tij tė thellė qytetare. Karakteri i tij impulsiv dhe pasionant i dha tonin dhe ngjyrimin krijimtarisė letrare.

    Pushkini , i lindur me njė talent tė rrallė, me njė natyrė thellėsisht lirike, me njė shpirt tė shqetėsuar dhe me njė karakter kėrkues, qė zhvillon individualitetin e vet nė ballafaqim tė vazhdueshėm dhe nė pėrplasje me mentalitetin bashkėkohor, u shfaq jo vetėm si njė krijues me interesa tė gjera letrare , por edhe si njė artist novator qė ēeli dhe themeloi njė epokė tė re nė letėrsinė ruse. Ngriti gjuhėn letrare kombėtare nė njė shkallė tė lartė pėrsosmėrie, krijoi letėrsinė klasike ruse, duke krijuar vepra madhore jo vetėm nė poezi, por edhe nė dramaturgji e nė prozė.Ai u bė pėrfaqėsuesi dhe personifikimi i denjė i kombit tė vet, brenda dhe jashtė Rusisė. Ai mbetet pėr rusėt mė rusi nga tė gjithė krijuesit kombėtarė , mburrja dhe krenaria e tyre. Ishte pikėrisht Pushkini qė me talentin e tij gjenial , finalizoi punėn e disa brezave tė krijuesve nė fushėn e poezisė , tė prozės dhe tė dramaturgjisė ruse. Pushkini skicoi me penelata tė sigurta jo vetem tablo tė sė kaluarės historike, por shtroi edhe probleme tė mėdha shqetėsuese mbi fatin e individit dhe rolin e popullit nė jetėn politike tė vendit , si dhe detyra tė mėdha kombėtare, qė i dilnin pėrpara Rusisė nė atė shekull.

    Ai dha njė panoramė tė gjerė artistike tė jetės ruse , rikrijoi artistikisht figurėn e njeriut bashkėkohor rus, ngriti nė njė nivel tė paparė deri atėhere poezinė ruse, hodhi themelet e njė proze realiste dhe e nxorri dramaturgjinė ruse nė rrugėn e dramaturgjisė europiane . Pushkini ėshtė njė artist novator me njė vizion modern pėr artin dhe letėrsinė. Pėr tė nuk ka kufinj tė gurtė , subjektet e veprės mund tė merren ngado dhe nė ēdo epokė. Pėr tė, zhvillimi i artit dhe i letėrsisė, nė veēanti, duhet tė mbėshtetet sa mbi trashėgiminė kombėtare , po aq edhe mbi idetė e arritjet mė tė pėrparuara tė letėrsisė botėrore.Pushkini , sipas vlerėsimit tė kritikut tė madh rus tė mesit tė shekullit XIX, V.Belinski , u bė "deti" qė mblodhi "lumenjtė e vegjėl e tė mėdhenj" tė poezisė ruse.

    Njė dėshmi tjetėr e kėsaj ėshtė krijimtaria e tij dramaturgjike , pėr tė cilėn , gati nuk ėshtė folur aspak tek ne dhe shumė pak nė kritikėn ruse tė kohės sė tij (me pėrjashtim tė Belinskit) dhe mė vonė. Dramaturgjia ėshtė njė nga majat e arritjeve tė talentit tė Pushkinit , krahas poezisė dhe prozės, majė tė cilėn sa e pushtoi, vdekja e parakohshme e fatale nuk e la te ndriēojė me tėrė intensitetin e gjenialitetit tė vet krijues. Pushkini krijoi vetėm gjashtė tragjedi:
    "Boris Gudunov" , "Kalorėsi koprac", "Moxarti e Salieri", "Mysafiri i gurtė", "Gosti nė kohė murtaje", "Rusallka".
    Nga kėto tė gjashta vetėm dy prej tyre, "Boris Gudunov"dhe "Rusallka" mbajnė "pasaportė" ruse, kurse tė tjerat e marrin pėrmbajtjen nga jeta europiane franceze, spanjolle, vjeneze. Pushkini, nė dramaturgji , eci nė gjurmėt e Shekspirit tė madh dhe arriti tė krijojė vepra tė tilla qė, siē pohon Belinski , "...ato ("Moxarti e Salieri", "Kalorėsi koprac", "Mysafiri i gurtė" ) janė kaq tė mira sa, pa asnjė teprim , mund tė thuash se janė tė denja pėr gjeninė e vetė Shekspirit".

    Nė tė njėjtėn kohė, Pushkini, duke shkruar tragjedi 200 vjet pas Shekspirit, bėn njė hap novator nė kėtė gjini, hap qė nuk u vlerėsua nga kritika bashkėkohore. Nė parathėnien e pėrgatitur nga vetė Pushkini pėr botimin e "Boris Gudunov" shprehte synimin e vet pėr shndėrrimin e skenės ruse. Por novatorizmi i tij e kalon kėtė cak. Tragjeditė e tij, pėr nga ndėrtimi kompozicional dhe intensiteti dramatik, nga vendi qė ze monologu tragjik, analiza dhe zbėrthimi dramatik qė i bėn botės sė brendshme tė personazhit dhe motiveve qė e levizėn atė , kėto vepra dramatike janė pararendėse tė dramės sė Ibsenit dhe tė Ēehovit, nė fillim tė shekullit XX dhe pse jo, edhe tharmi i dramės ekzistencialiste moderne , ku "egocentrizmi tragjik" zė vendin kryesor.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •