Haxhi i Botės nė Mekė a gjuhet Djalli me gurė?
"Pse vdesin atje haxhilerėt?"


Shkruar nga : Pastor Femi Cakolli

Nė cilin drejtim luteshin myslimanėt e hershėm dhe nga ishin kthyer xhamitė e tyre? Hixhri, qė d.m.th. shtegtimi, shėnon mėrgimin e myslimanėve tė parė prej Mekės nė Medinė (ky qytet pėrpara quhej Jethrib), qė sipas myslimanėve ka filluar mė 14 korrik 622 pas Krishtit, dhe njėherit shėnon edhe ridrejtimin e lutjeve tė myslimanėve (Kibla) qė bėhen tani e tutje kah Meka, dhe jo mė kah Jerusalemi. Kjo dėshmohet tek zbulimet arkeologjike. Xhamitė e para nuk ishin tė kthyera nė drejtim tė Kiblės sė sotme, por ato ishin tė kthyera mė nė veri kah Jerusalemi. Kėshtu pėr shembull plani tokėsor i xhamisė sė Amr al As, i lokalizuar nė Fustat, garnizon ushtarak i qytetit jashtė Kajros, Egjipt, na tregon pėrsėri qė Kibla ishte drejtuar shumė mė nė veri, dhe shumė mė vonė do tė korrigjohet nėn udhėheqjen e Kurra bin Sharik (Cresvell 1969:37,150).

Nė mėnyrė interesante kjo pėrputhet me traditat e vona myslimane tė pėrpiluara nga Ahmad bin al-Maqrizi qė Amr u lut duke u drejtuar me mospėrfillje nga jugu i lindjes, dhe jo drejt lindjes (al-Maqrizi 132:6; Crone-cook 1977:24,173). Sipas Kuranit drejtimi i Kiblės ishte pėrcaktuar drejt Mekės pėrafėrsisht nė vitin 625 dhe atje ka mbetur deri sot. Sipas sures sė dytė tė Kuranit Kibla ishte kah Jerusalemi, por e njėjta sure, ajetet 144-150 evidentojnė faktin se Muhamedi pasi i ashpėrsoi marrėdhėniet me hebrenjtė nė vitin 624 pas Krishtit ndėrroi edhe drejtimin e Kiblės.

Peligrinazhi njėra ndėr pesė shtyllat e islamit.

Pas pushtimit tė Mekės prej myslimanėve tė kohės sė Muhamedit fillon faza tjetėr e konstituimit pėrfundimtar tė religjionit islam: shkruarja dhe kanonizimi i Kuranit, ndėrtimi i xhamive, pėrhapja e islamit nė vende tjera, shpallja e Mekės pėr qytetin e shenjtė, fillimi i peligrinazhit (haxhillėkut) etj. Peligrinazhi ėshtė njėri ndėr pesė shtyllat e fesė islame, dhe ėshtė obligim pėr secilin mysliman qė sė paku njė herė gjatė jetės sė tij ta vizitojė Mekėn.

Si ishte Qabja para islamizmit.

Sipas shėnimeve tė ndryshme historike Meka paraislamiste ishte njė qendėr tregtare e njohur pėr shumė kombe dhe fise qė banonin nė Arabi dhe mė gjerė, dhe tregtarėt e atillė sillnin perėnditė e tyre nė Mekė pėr mbrojtje nga benduinėt, dhe pėr prosperitet ekonomik, kėshtu qė rreth Qabes kishte deri nė 360 zotėra tė popujve paganė. Dikur Qabja ishte faltore pagane, por sipas myslimanėve Qabja ishte faltorja e Ibrahimit, dhe ky e ndėrtoi aty pėr nder tė gruas sė tij Haxheres. Haxhera ishte egjiptase, por prej birit tė saj tė parė Ismaeli, sipas fisit kurjeshi tė Muhamedit rrjedhin tė gjithė arabėt. Madje ka edhe konstatime tė tjera islame se Qabja ishte ngritur nga Adami. Nė mitologjinė pagane arabe, por edhe islame, Meka ėshtė kėrthiza e botės, ėshtė boshti i tokės, dhe vetėm prej aty mund ta takosh, ose ta takosh Zotit ballė pėr ballė.

Ritualet dhe motivimet e haxhit.

Haxhilerėt mblidhen nė Mekė dhe vizitojnė tė gjitha vendet e shenjta islame duke u falur dhe duke e lexuar Kuranin. Janė disa motive tė fuqishme pse njė mysliman shkon nė haxh, dhe ato janė: pėrmbushja e detyrimeve fetare; falja nė xhaminė e Muhamedit (sipas doktrinės islame njė falje nė kėtė xhami ėshtė mė e rėndėsishme se 1000 falje nė xhami tė tjera, qė nė fakt pėrbėn njė arabocentrizėm tė hyjnisė sė Zotit dhe tė islamizmit); pastaj ėshtė prekja e Gurit tė Zi (Kubeja, Qabja), rreth tė cilit sillen tė gjithė pelegrinėt dhe synimi ėshtė pėr ta prekur gurin, pėr ta puthur me besimin se mėkatet do tė bien mbi atė gur, qė supozohet se ėshtė mrekulli e Perėndisė, kurse sipas mitit paraislamik nė fillim guri ka qenė i bardhė, i zbritur nga qielli, por gradualisht ėshtė shndėrruar nė guri tė zi, pasi qė mbi tė kanė rėnė gjithė mėkatet e vizitorėve; dhe njė motivim tjetėr i fuqishėm i haxhit ėshtė hedhja e gurėve kundėr djallit, qė simbolikisht nė Mekė ėshtė ngritur njė shtyllė, kurse pelegrinėt duhet ta gjuajnė atė tri herė nga 7 gurė.

A hakmerret djalli pėr gjuajtjen me gurė?.

Pėrshtypja e parė qė fitohet lidhur me haxhin islam ėshtė se atje ėshtė e pamundur ēdo vit tė mos vdesin me dhjetėra dhe me qindra persona tė moshave tė ndryshme. Nėse vėreni me vėmendje do tė shihni se peligrinėt qė vdesin gjatė rrugės, gjatė sjelles rreth Qabes, gjatė qėndrimit njė mujor dhe pėrballimit tė klimės sė atjeshme ėshtė shumė shumė mė vogėl nė krahasim me ata qė vdesin duke e shituar djallin. A hakmerret djalli pėr gjuajtjen me gurė?
Ta gjuash djallin me gurė si njė njeri s'do mend se ėshtė njė konfuzion shpirtėror, pavarėsisht se cilat mund tė jenė motivet dhe magjepsjet.

Djalli ėshtė frymė, dhe ta kundėrshtosh atė kurrė s'mund tė manifestohet nė formė riti. Asnjė njeri e asnjė religjion s'ka asnjėlloj aftėsie jo vetėm qė ta gjuajė djallin me gurė, por madje as ta kundėrshtojė pėr gjėnė mė tė vogėl, sepse si qenie frymore qė ėshtė ai ka fuqi dhe ekzistencė para dhe mbinjerėzore. Sipas Biblės vetėm Krishti ėshtė i vetmi person qė e kundėrshtoi, e dėboi, i prishi dhe i mori pushtetin mbi njeriun Satanit, dhe Krishti u premtoi po ashtu tė gjithė njerėzve se kushdo qė qėndron nė Tė atėherė mund ta kundėrshtojė, mund ta dėbojė djallin nė emrin e Jezus Krishtit. Sipas Biblės demonėt dridheshin frike nga Krishti, dhe i pėrkuleshin atij. Andaj djalli dhe demonėt e tij s'kanė asnjėlloj frike prej askujt, as prej njė profeti, as prej njė religjioni, as prej njėlloj shkrimi apo lutjeje pėrveē se prej Krishtit dhe emrit tė tij.

Dhe djalli di se kush ėshtė Krishti dhe i njeh ata qė e kanė Birin e Perėndisė. Botėrisht ndaj secilit armik, e sidomos ndaj atyre qė janė tė fortė duhet pajisur shumė mirė. Nė mėnyrė biblike djalli di armėt e Zotit dhe pajisjen njerėzore. As Zoti e as djalli nuk lejon qė tė tallen njerėzit me tė. Si do tė lejojė djalli tė gjuhet me gurė nga njerėzit kur ai ėshtė njė qenie mė e pėrsosur dhe mė e fuqishme sesa njeriu? Madje kam biseduar edhe me disa regjisorė dhe ata mė kanė treguar se gjithmonė saherė qė ėshtė provuar qė ta imitojnė djallin pėr tė keq, saherė qė ėshtė modular pėr ta diskredituar figurėn e tij shpeshherė nė skenat e teatrit ka ndodhur ndėrhyrje tė mbinatyrshme duke u rrėzuar skenografia, duke u sėmurė aktori, duke ndjerė njė tension dhe njė mbrapshti nė pėrgatitje dhe dhėnie tė shfaqjes. Ngjashėm sipas mendimit tim po ndodh nė Qabe, qė shumė haxhinj zakonisht vdesin pikėrisht kur bėjnė gjuajtjen e djallit me gurė. Me gjėrat frymore nuk ka lojė, as shtirje, as kunfuzion, sepse vetėm Zoti ka autoritetin pėrfundimtar nė tė gjitha aspektet shpirtėrore shtazore, njerėzore dhe engjėllore.

Pse tė vdesin 244 peligrinė nė Qabe?.

Ky shkrim nuk ka pėr qėllim pėr tė lėnduar ndjenjat fetare myslimane, por si njė njeri qė i shėrbej Zotit isha tepėr i zemėruar, tepėr i lėnduar, tepėr i zhgėnjyer, tepėr i frymėzuar pse tė vdesin 244 haxhilerė nė Mekė duke e gjuajtur djallin me gurė, andaj shkrimi im priret nga dashuria pėr myslimanėt pėr t'u dhėnė atyre njė zbulesė biblike se djalli nuk luftohet me gurė, por me Krishtin, dhe nėse nuk dėshiron ta kundėrshtosh me Krishtin atėherė ėshtė mė mirė dhe mė e urtė qė mos tė fillosh luftė kundėr tij! Nėse vazhdon haxhi i myslimanėve, dhe nėse vazhdon sidomos gjuatja e djallit me gurė, ndėrsa nuk do tė vdesė askush atje qoftė vitin e ardhshėm, qoftė vitet tjera, atėherė zbulesa biblike dhe shkrimi im do tė dalin tė rremė dhe pa asnjė vlerė si njė mesazh pėr peligrinėt myslimanė. Mund tė presim sė bashku qė tė argumentohet ēdo gjė, sidomos nga Fjala e Perėndisė Bibla.

"Shkofsh e mos u kthefsh"!.

Ėshtė shumė domethėnėse se sipas shpjegimit islam ēdonjėri qė vdes nė Qabe si peligrin, ai fiton parajsėn, madje edhe kur vizitori niset pėr nė Mekė pėr haxh, dimė sė paku nga tradita jonė se atyre u thuhet "shkofsh e mos u kthefsh", qė fetarisht ėshtė gjoja njė bekim, por kulturalisht sipas rrethit tonė ėshtė njė mallkim. Ēfarė bekimi mund tė jetė pėr njė tė krishterė qė tė shkojė pelegrin nė Jerusalem dhe tė vdesė atje. Pse tė vdesė njė i krishterė nė atė qytet, kur dihet se edhe tė krishterėt bėjnė peligrin.

As hebrenjtė nuk bekohen, e as nuk e fitojnė parajsėn duke vdekur si peligrin nė vendet e shenjta. Tek hebrenjtė dhe te tė krishterėt peligrinazhi nuk ėshtė detyrim fetar, dhe as qė fitohet parajsa pėrmes vdekjes, apo pėrmes vetėflijimit, sepse parajsa fitohet perms hirit dhe mėshirės, dhe se Zoti tha nė Fjalėn e tij "nuk dua flijime por drejtėsi". Askush s'duhet luftuar pėr tokėn, e as pėr vendet e shpallura pėr tė shenjta, sepse e ardhmja e besimtarėve tė Perėndisė s'ėshtė as Jerusalemi, as Meka, as Vatikani, por qielli, dhe se Zoti gjendet kudo, pėrjetohet njėjtė kudo, ka afėrsi tė njėjtė me ēdo person, dhe se selia e tij ėshtė nė qiell dhe nė zemrat e atyre qė e kėrkojnė Atė.