Close
Faqja 28 prej 49 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 541 deri 560 prej 979
  1. #541
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Biseda telefonike me Rrustem Mahmutajn…

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Më 21.08.1984
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me Rrustem Mahmutajn nga Lubeniqi, KK Pejë.
    Anëtar i LRSHJ në Zvicër. Takimi është mbajtur më 17.08.1984 në lokalet
    40
    e DSHSSH Gjakovë prej orës 13-14. Në iniciativën e bashkëpunëtorit.
    Shpenzime nuk ka pasur. Më 20.08.1984.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarin armiqësore të LRSHJ-së në Zvicër.
    III
    Nga telefoni zyrtar bashkëpunëtori “Kobra” thërret Rrustem Mahmutajn
    me këtë numër 994131514524 të cilin e ka pasur në notesin e vet. Në
    bisedë në prezencën time Rrustemi e njofton “Kobrën” se për shumëzimin
    e fotografive të Rexhep Malës, Nuhi Berishës etj., duhet paguar 690
    franga Zvicerane dhe se këto fotografi se shpejti do t'i marrë. Njëherit
    Rrustemi lajmëron se tani në vizitë e ka nënën e vet. Bashkëpunëtori pas
    bisedës telefonike me Rrustemin thotë: “Rrustemi është njeri tipik i
    aksioneve dhe se ai përdoret nga ana e “Lëvizjes” si vegël. Nuk ka aftësi
    të të folurit dhe të shprehuri por ai e “zbukuron” vetveten me trimërinë
    që tregon nëpër të gjitha demonstratat. Ka sjellje tejet arrogante e
    sidomos ndaj personave që kanë qëndrim të mirë ndaj Jugosllavisë. Në
    banesën e tij në të gjitha muret e dhomës janë të varura fotografitë e
    Jusuf Gërvallës dhe Bardhoshit për të cilët thotë se janë dajët e tij si dhe
    fotografitë tjera të personave të vrarë apo dënuar gjatë dhe pas
    demonstratave në Kosovë”.
    Rrustem Mahmutaj, nga fshati Lubeniq, KK Pejë, përkohësisht i punësuar
    në Bernë - Zvicër, për të edhe më parë është shkruar dhe është i njohur
    nga Shërbimi.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Shënimet e vërtetuara dhe nga burimet tjera. Bashkëpunëtori edhe në të
    ardhmen do të përcjellë veprimtarinë armiqësore të Rrustem Mahmutajve
    dhe të tjerëve pasi në mesin e tyre gëzon autoritet dhe është i çmuar.
    Mbi veprimtarinë armiqësore të anëtarëve të LRSHJ, kohë pas kohe do të
    na informojë me telefon dhe me anë të korrespondencës.
    IV
    Vërejtjet , çmimet dhe vendimet e eprorit.
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x Evidencës
    1 x në lëndë të bashkë. “Kobra”
    1 x punt. të vijës së II
    41
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  2. #542
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Përcjellja e veprimtarisë së emigracionit të RPSSH-së

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Me 21.08.1984
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë armiqësore të emigracioneve të
    RPSSH në Zvicër me aksionin “ Tragaqa” si dhe me veprimtarinë
    armiqësore të disa punëtorëve tanë në Zvicër.
    Takimi është mbajtur më 15.08.1984 në lokalet e DSHSSH Gjakovë prej
    orës 22.14. Me iniciativën e bashkëpunëtorit. Shpenzime nuk ka pasur.
    Më 17.08.1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të LRSHJ në Zvicër.
    III
    “Gjatë kohës sa janë duke punuar në Zvicër/Bernë jam njoftuar edhe me
    Tomë Zefin dhe Augustin Tinën që të dytë emigrant nga RPSSH e që tani
    jetojnë në Bernë. Toma në Zvicër jeton para 17 vitesh ndërsa Augustini
    afër 8 vitesh. Më parë Toma si emigrant kishte jetuar afër Titogradit pasi
    edhe tani vëllai prej babe i Tomës jeton diku në afërsi të Titogradit.
    Augustini punon një orë në ditë në një bibliotekë, ndërsa Toma punon si
    përkthyes pranë organeve gjyqësore dhe ato policore. Mosha e Tomës
    diku 50 vjeçar ndërsa e Augustinin 38-40 vjeçar. Augustini është i njohur
    si shitblerës i armëve të zjarrta e sidomos të revoleve. Kryesisht shitjen e
    revoleve e bën në mesin e punëtorëve tanë pasi që çdonjërit që i
    nevojitet revolja, pa kurrfarë pengese e blen tek Augustini. Përsonalisht
    kam qenë në banesë të Augustinit, ku përveç armëve kamë vërejtur edhe
    disa ekzemplarë të “Zërit të Popullit” e të “ Zërit të Kosovës”.

  3. #543
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum interesante kto dosjet..

    shqiptaret duke pergjue shqiptaret
    shqiperia tuj fut spica kosoves..
    diaspora kosovare nda ne dy pjes..
    njera tuj rujt tjetren
    ata ne shtetin kosovar tu u rujt pi shqipnise
    tjetra tuj i sherbye shqipnise..

    ne fund vjen slloba ..

    e shkon ne fund te pusit Kosova..

    diaspora pro shqipnise.. ndahet prap ne dy pjese mbas 90 tes..
    njana.. me hallin si me ja ba kosoves..
    tjetra si me ja kajt nanen demokracis ne shqipni..

    energji te derdhura ne dekada per..

  4. #544
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    sigurimi i shtetit te ksoves pro ldksite rugoviqiste ka moton ka bura ksoava qe i del para e mbron nga shitja shqiperis,shqiperine konsiderojn e si shett te huj e jo te ksoves ,po ju them une qe shqiptaria ka skenderbeja e adem jashara qe e ban bashkimin shqiptar

  5. #545
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Plagosja e Tomës…

    Në pyetjen time drejtuar Augustinit se ‘a merresh edhe me politikë’, ai
    është përgjigjur se këto gjëra i lexoj vetëm për kuriozitet, ndërsa politika
    42
    nuk më intereson e aq më pak të simpatizoj Shqipërinë”. Augustini
    shpeshherë shihet me pjesëtarët e “Lëvizjes” e nëse nuk është në pyetje
    vetëm fitimi për shitjen e armëve, atëherë duhet të jetë lidhshmëria në
    veprimtari armiqësore. Nëse Shërbimi ka interes që të ndërmarrë ndonjë
    masë pasivizimi apo çfarëdo mase tjetër edhe me të ashpër ndaj
    Augustinit apo Tomës, tani ekzistojnë mundësitë pasi që këta i kanë
    plagosur rëndë me revole Reshad N. nga rrethi i Suharekës. Për këtë
    plagosje Toma ka qëndruar vetëm 14 ditë në burg e pastaj prapë e kanë
    lëshuar. Toma gjatë kohës sa ka qëndruar në burg duke e shfrytëzuar
    njoftësinë e tij me organet policore dhe ato gjyqësore ka denoncuar për
    Reshad N. se gjoja kryesisht merret me vjedhje, për ç'gjë policia e ka
    burgosur të njëjtin dhe e ka mbajtur në burg 7 muaj. Më parë Toma ka
    qenë në marrëdhënie të këqija me Nuridin N. nga Shkupi, i cili më parë e
    ka plagosur Tomën, duke ia marrë revolen nga dora Tomës dhe me të ka
    shtie në Tomën, e pasi që edhe Reshadi ka qenë prezent në ketë tollovi,
    më vonë Toma është hakmarrë në Reshadin. Me të kthyer të Nuridinit në
    Shkup, i njëjti është burgosur, mirëpo jam i bindur se për kohën sa ka
    qenë në Bernë, Nuridini asnjëherë nuk është marrë me veprimtarinë
    armiqësore por ekziston mundësi që Toma apo Augustini të kenë plasuar
    ndonjë të pavërtetë për Nuridinin, që këtij mos t'i mundësohet shkuarja
    prapë në Bernë. Pasi me siguri Nuridini do t'i hakmerret Tomës apo
    Augustinit. Për ndonjë masë të shërbimit kundër Tomës apo Augustinit
    nëpërmjet meje e Nuridinit kishte me u realizua pasi që unë jam në
    marrëdhënie tepër të mira si me Tomën ashtu edhe me Augustinin”.
    - Tomë Tinaj, emigrant nga RPSH e që tani jeton në Bernë/Zvicër, në
    moshë afro 65 vjeçar.
    - Augustin Tinaj emigrant nga RPSH, tani jeton në Bernë-Zvicër,
    merret me shitjen e armëve.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori i sinqertë, shënimet e pavërtetuara. “Kobra” ka marrë për
    detyrë që prapë të kontaktojë me Tomën e Augustinin dhe më për së
    afërmi të njoftohet mbi përcaktueshmërinë politike të tyre.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit.
    Dërgohet:
    2 x SHSSH
    1 x Evidencës
    1 x Në lëndë të bashk. “Kobra”.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  6. #546
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Përcjellja e Avdi Lekut dhe e Hajdar Sadriut

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Me 9. 08. 1984
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë armiqësore të Avdi Lekut,
    Hajdar Sadriut (LPO) nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmi shqiptar
    LRSHJ – në Zvicër.
    Takimi është mbajtur më 9. 08. 1984 në lokalet e DSHSSH në Gjakovë,
    prej orës 9. 00 -10. 00
    Sipas marrëveshjes, shpenzime nuk ka pasur, më 09. 08. 1984
    II
    Bashkëpunëtori edhe me parë ka dhënë shënime për veprimtarinë e Avdi
    Lekut nga Gjakova, për ç'gjë edhe ka qenë orientuar
    III
    “Para disa muajsh në Zvicër ka ardhur në vizitë babai Avdi Lekut, Isa. Së
    bashku me të ka ardhur edhe bashkëshortja e Avdiut dhe vajza e mitur.
    Isa para disa ditësh i ka thënë Avdiut që të shkojë tek Rrustem Mahmutaj
    nga fsh. Lubeniq, i cili gjithashtu punon në Zvicër dhe është aktiv në
    LRSHJ, dhe atij t’ia përcjellë porosinë e Isas se në momentin e parë kur
    të takohem me të do ta vras, pasi Rrustem ka qitë fjalë se Avdiu dhe Isa
    kanë spiunuar për dajë të Avdiut, Tahir Gecin të cilin më vonë edhe e
    kanë dënuar me burg. Pas takimit të Avdiut me Rrustemin, Avdiu ia ka
    përcjellë fjalët e Isës në çka Rrustemi aspak nuk është frikësuar por
    përkundrazi Avdiu ia ka treguar revolen duke i thënë se ‘jam gati që të
    merrem vesh me ty po ashtu edhe babën tënd’. Është bindja ime e besoj
    se aspak nuk mund të gaboj kur them se Isa është tepër më i keq
    ideologjikisht sesa djali i tij Avdiu. Jam i bindur se Avdiu punon sipas
    udhëzimeve dhe me dijen e Isas. Isa është njeri që di t'i montojë gjërat
    ashtu sipas dëshirës dhe se është çudi e madhe se si Isa ka mundur që
    prapë të marrë pasaportën dhe shkoi në vizitë tek Avdiu, kur dihet se
    Avdiu është i njohur për veprimtari armiqësore kundër RSFJ-së. Si për
    Avdiun ashtu edhe për Rrustemin nuk kanë bindje të mirë as të tjerët të
    “Lëvizjes” pasi ata kanë sjellje tejet arrogante. Kështu që në bisedë me
    44
    Hajdar Sadriun më thanë: “Njerëzit sikurse Rrustemi e Avdiu nuk na
    nevojiten pasi ata me sjelljet e tyre humbin autoritetin e “Lëvizjes”. Ata
    grisin dhe asgjësojnë fotografitë të Titos si dhe kanë sjellje tjera të
    pamira. Kështu që nesër apo diku të kthehem pasi për ketë edhe po
    punoj ndërsa Avdiu e Rrustemi kur nuk do të mund të kthehen në
    Jugosllavi pasi ata do të të ndiqen për vepra të pamira”.
    Avdi Leku, nga (LPO) i njohur shërbimit për aktivitet në veprimtarinë
    armiqësore kundër RSFJ-së.
    Rrustem Mahmutaj nga fshati Lybeniq, KK Pejë, pjesëmarrës aktiv në
    demonstratat antijugosllave, për të cilën është shkruar dhe më parë.
    Hajdar Sadrija nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë, (LPO) aktivist i dalluar i
    LRSHJ në Zvicër. Isa Leku, baba i Avdiut me banim në Gjakovë.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori ka dhënë shënime interesante dhe të sakta prandaj
    çmojmë se edhe këto janë të vërteta. Pasi që Isa Leku gjendet në pushim
    tek djali i tij Avdiu, me ardhjen e tij në vend do të bisedohet me të.
    Bisedën do ta zhvillojë M. Slavkoviqi pasi me të është biseduar edhe më
    parë. Gjatë vërtetimit të këtyre shënimeve duhet të kihet kujdes që të
    mos dekonspirohet bashkëpunëtori kualitativ “Kobra”.
    V
    Vërejtjet çmimet dhe vendimet e eprorit.
    Dërgohet
    x SHSSH SKPB
    x DSHSSH Pejë
    x Evidencës
    x në lëndë të bashk. “Kobra”
    x në lëndë të Avdi Lekut
    x pun. Të vijës së II-të.
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

  7. #547
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ndjekja e klubit “Tefik Çanga” në Bernë

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    45
    me 13. 08. 1984
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me aktivitetin armiqësor të klubit “Tefik Çanga”
    në Bernë – Zvicër, klub ky i udhëhequr nga anëtarët e LRSHJ-së.
    Talimi është mbajtur më 10. 08. 1984 në terren sipas marrëveshjes
    Me iniciativën e punëtorit operativ
    Shpenzime nuk ka pasur.
    Më 13. 08. 1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të LRSHJ-së në Zvicër.
    III
    “Puna në klubin “Tefik Çanga” në Bernë është për çdo ditë më pasive e
    sidomos pas sulmit fizik të Rrustem Mahmutajt nga Lybeniqi në Haxhi
    Berishën nga Deçani të cilin e akuzonin si spiun të Ambasadës.
    Përkundrazi Haxhiu ka qenë tepër aktiv në “Lëvizje” dhe se është
    munduar që sa më mirë të punojë ky klub. Nesër më aktivët ishin
    Rrustem Mahmutaj, Salih Basha, Hjadar Sadrija si dhe dy studentë nga
    Kosova që para disa kohe kanë ardhur ën Zvicër. Përderisa ky klub në
    kuadër të LRSHJ-së ishte më aktiv, Rrustemi shpeshherë me
    videorekorder personal ka shfaqur filma me prejardhje nga RPSSH. Në
    këto lokale zakonisht shpërndahej edhe “Zëri i Kosovës”. Në këtë lokal
    kohë pas kohe mblidheshin dhe bisedonin për çështje të Kosovës. Lokalet
    e këtij klubi i ka pasur përsipër Rrustemi, i cili edhe është zotuar se do të
    paguajë qiranë e lokalit në vleftë 150 apo 200 franga në muaj. Klubi
    “Tefik Çanga” në Bernë tani është pasivizuar në tërësi dhe sa për
    shfrytëzimin e lokalit Rrustemi ende nuk ia ka paguar borxhin
    qiradhënësit”.
    Rrustem Mahmutaj, nga fshati Lybeniq KK Pejë, i punësuar në Zvicër,
    pjesëtar aktiv në demonstratat antijugosllave në Perëndim për të edhe
    më parë është shkuar:
    Haxhi Berisha nga Deçani anëtar i klubit ‘LRSHJ” “Tefik Çanga” në Bernë.
    Salih Basha për të edhe më parë është shkruar.
    Hajdar Sadrija nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë. (LPO).
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori në fazën e verifikuar ndërsa shënime pjesërisht të
    vërtetuara edhe nga burimet tjera - Bashkëpunëtori “KOBRA” para se të
    46
    kthehet prapë në punë në Bernë do t'i jepen detyra të reja në përcjelljen
    e veprimtarisë armiqësore të anëtarëve të LRSHJ-së.
    V
    Vërejtjet, çmimet edhe vendimet e eprorit.
    Dërgohet
    x SHSSH SKPB
    x Në lëndë të bashk. “Kobra”
    x Evidencës
    x në lëndë të H. Sadriut.
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

  8. #548
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    shum interesante kto dosjet..

    shqiptaret duke pergjue shqiptaret
    shqiperia tuj fut spica kosoves..
    diaspora kosovare nda ne dy pjes..
    njera tuj rujt tjetren
    ata ne shtetin kosovar tu u rujt pi shqipnise
    tjetra tuj i sherbye shqipnise..

    ne fund vjen slloba ..

    e shkon ne fund te pusit Kosova..

    diaspora pro shqipnise.. ndahet prap ne dy pjese mbas 90 tes..
    njana.. me hallin si me ja ba kosoves..
    tjetra si me ja kajt nanen demokracis ne shqipni..

    energji te derdhura ne dekada per..
    keto dosje nuk jane intersante por jan mjerim...
    deri ku ka arrit aparti i shtit komunist jugosllave me krijue njerze me profil jugosllav brenda shqiptarve
    kjo tregon se sa ne rrezik ka qen populli shqiptar prej komunizmit dhe jugosllavizmit
    ne njeren ane ishin njerzit qe luftonin per patriotizem jugosllave me ide komuniste , marksiste leniniste, me vllazrim bashkim
    ku kjo deshmon ne regjistrimin e viti 1981 sa shqiptar mjerana u deklaruan jugosllave ashtu si ishe deklaruar udheheqsi i tyre komunist tito
    pastaj martesa e perzjera me shkina e maxhupe e boshnjakia
    vendosja e emrave jugosllav e zoran
    luftimi i nacionalizmit shqiptar me metoda te nacionalizmit jugosllav
    dhe ne anen tjter nje brez te te rinjve qe doni ta lutonin kete te keqe dhe ne fitimin e te drejtave te ligjshme komtare e nacionale
    pastaj prap ne njeren ane njerze qe nenshtroheshin me shkiet ne njerne ane
    dhe njerze qe donin me dek dhe mos me u nenshtrue nen shkaun
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovelli : 09-02-2010 më 03:33

  9. #549
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ‘Kobra’ duhet përcjellë ansamblin shtetëror të Shqipërisë

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Më 09. 08. 1984
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë armiqësore të emigracionit
    shqiptar dhe të LRSHJ, në Zvicër.
    Biseda është zhvilluar më 07. 08. 1984 prej orës 9, 00-11. 00 në lokalet
    e DSHSSH Gjakovë.
    Në iniciativën e punëtorit operativ.
    Shpenzime nuk ka pasur.
    Më 07. 08. 1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarin armiqësore të LRSHJ në Zvicër.
    III
    “Më dt. 14. 07. 1984 nga ana e LRSHJ janë organizuar demonstrata të
    mëdha në Bernë – Zvicër në të cilat kam marrë pjesë edhe unë pasi po
    në këtë vend punoj dhe banoj. Përveç punëtorëve të zënë me punë në
    Zvicër, në demonstratë kanë ardhur edhe nga RF e Gjermanisë dhe
    Belgjika e që ky numër ishte afër 1500-2000 veta. Nga Zvicra më së
    tepërmi ka pasur nga klubet e “Lëvizjes” si ata të Cyrihit, Gjenevës. St.
    47
    Gallenit, Lozanës, të Bielbit etj. Vendtubimi ishte nga stacioni i trenit prej
    nga edhe jemi nisur në drejtim të qytetit dhe jemi ndalur para
    Ambasadës së RSFJ. Demonstruesit me vete kanë bartur afër 50 parulla,
    pastaj fotografi të ndryshme të personave të vrarë apo të burgosur si ato
    të Gërvallave, Rexhep Malës, Sami Kurteshit, Nuhi Berishës, Adem
    Demaçit, Shemsedin Kamberit, Hyzerin Sadikut, Afrim Abazit, Sherif
    Frangut, Fazli Grajçevcit, Tahir Gecit etj.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ: Bashkëpunëtorit “Kobra” iu është dhënë
    për detyrë që të përcjellë koncertin në qytetin Bernë, e sipas mundësive
    dhe në ndonjë qytet tjetër me qëllim që të përcjellë kontaktet e
    punëtorëve tanë dhe të personave interesantë për nga aspekti i Shërbimit
    dhe udhëheqësit apo anëtarëve të ansamblit shtetëror të këngëve dhe
    valleve të RPSSH-së.
    V
    Vërejtjet, vlerësime dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet
    x SHSSH SKPB
    x këtij Drejtorati
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

  10. #550
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Raportimi i ‘Kobrës’ për demonstratat e Bernës

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Më 13. 11. 1984
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me identifikimin e pjesëmarrësve në
    demonstratat antijugosllave të organizuara nga LRSHJ në Zvicër, në vitin
    1983.
    Materialet dhe fotografitë janë dërguar nëpërmjet dërgesave postare më
    dt.. 09. 11. 1984
    me iniciativën e bashkëpunëtorit.
    Shpenzime nuk ka pasur.
    48
    Më 13. 11. 1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë e disa anëtarëve të LRSHJ-së në
    Zvicër.
    III
    Në demonstratat e organizuara në Zvicër në vitin 1983 përveç shumë
    punëtorëve në to ka marrë pjesë edhe Rrustem Mahmtaj, nga fsh Lubeniq
    KK Pejë dhe Brahim Elezaj nga fshati Jabllanicë e vogël, KK Pejë. Nga
    Rrustemi kamë arritur që të marr 3 fotografi në të cilat shihet
    pjesëmarrja aktive e tij në këto demonstrata me veshje kombëtare duke
    e bartë flamurin kombëtar. Së bashku me Rrustemin shihet edhe Brahim
    Elezi, i cili shihet në fotografi me dy duart lart. Brahim Elezi kohën e
    fundit punon në Bernë.
    Bashëkpunëtori “Kobra” së bashku me raport dërgon edhe këto materiale
    “ILLYRIA” prospekt mbi porositë e librave dhe gazetave të RPSSH-së,
    pastaj dy numra të “Zërit të Popullit” organ i KQ PPSH, të dt. 24 e 25 10
    1984. Në numrin e datës 24. 10. 1984 përveç artikujve tjerë është edhe
    artikulli: “Dhuna e vazhdueshme antishqiptare në Kosovë kundër
    inteligjencës – përjashton profesorë të Universitetit të Prishtinës”. Së
    bashku me këto gazeta “Kobra” dërgon edhe këto gjëra: fotokopje e
    gazetës “Zëri i Popullit” me titull “Shtypi botëror rreth ngjarjeve në
    Kosovë dhe gjendja në Jugosllavi”, broshurën “Kosova, zhvillimi Krahinor
    dhe integrimi kombëtar në Jugosllavi” të cilën e boton “ Zëri i Kosovës”
    organ i LRSSHJ në mërgim”, pastaj “Komunikatën dhe Kushtrimin”, “……..
    dhe “ Paralajmërimin”.
    Rrustem Mahmutaj nga fshati Lybeniq KK Pejë për të është shkruar edhe
    më parë. Brahim Elezaj nga fsh. Jabllanicë e vogël, KK Pejë, tani i
    punësuar në Zvicër- Bernë.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ: Bashkëpunëtori i sigurt dhe shënimet e
    vërtetuara pasi flasin materialet dhe fotografitë e prezantuara. Duhet
    pasur kujdes të posaçëm gjatë identifikimi të personave nëpërmjet
    fotografisë personalisht janë të marra nga Rrustem Mahmutaj nga ana e
    “Kobrës”
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit
    Dërgohet
    x SHSSH SKPB
    x Evidencës
    x në lëndë të “Kobrës”
    49
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

  11. #551
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kobra dërgon në UDB vazhdimisht “Zërin e Kosovës”

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me materialin propagandues nga RPSSH që
    qarkullon në mesin e disa anëtarëve të LRSHJ-së në Zvicër.
    Materiali është dërguar (shihet vula e dt.30.10.1984) ndërsa në DSHSSH
    – Gjakovë ka arritur më 08.11.1984. Me iniciativën e bashkëpunëtorit
    Shpenzime nuk ka pasur, më 13.11.1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSHJ-së
    III Bashkëpunëtori” Kobra” në dërgesën e vet nëpërmjet dërgesës
    postare ka sjellë 6 gazeta “Zëri i Kosovës” Organ i KQ PPSH, të datave
    17,18,19,20,21 dhe 23,10,1984. Në numrin e datës 17.10.1984, është
    artikulli: “Ekonomia jugosllave në vështirësi të vazhdueshme ne
    detyrohemi ta shtyjmë në afatin e shlyerjes së borxheve, pohon
    kryeministrja PLANINC”. Në gazetat tjera nuk shkruhet për Jugosllavinë.
    Së bashku me këto gazeta “Kobra” ka dërguar edhe “Zërin e Kosovës”
    nr.9 tetor 1984.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori edhe më parë rregullisht ka dërguar gazetat “Zëri i
    Popullit” si dhe materialet tjera interesante. Së shpejti pritet mbi
    aktivitetin e disa anëtarëve të LRSHJ-së në Zvicër.
    V
    Vërejtjet çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet
    50
    1 x SHSSH SKPB
    1 x Evidencës
    1 x në lëndë të bashk.”Kobra”
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu

  12. #552
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Bashkëpunëtori “Sllavia” bisedon me ambasadorin e Shqipërisë

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Me 30 10.1984
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me materialet propagandistike nga RPSSH të
    cilat qarkullonin në mesin e disa punëtorëve të zënë me punë të
    përkohshme në Zvicër. Materiali ka arritur më 30.10.1984 nëpërmjet
    SHSSH të SKPB–E
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit
    Shpenzime nuk ka pasur, më 30.10.1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSHJ-së në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra” nëpërmjet dërgesës postare në emër të punëtorit
    operativ që e mban në lidhje ka dërguar 6 copë gazeta “Zëri i Popullit”
    organ i KQ të PPSH të dt.10,11,12,13,14 dhe 16 tetor 1984. Në gazetën e
    dt. 13 tetor 1984 është artikulli “Politika antishqiptare e udhëheqësve
    Jugosllav – një politikë e shëmtuar “ku artikullshkruesi bën një rrëzim
    propagandistike të drejtuar kundër sistemit të RSFJ-së.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Lidhur me artikullin në fjalë bashkëpunëtori “Sllavia” në bisedë dhe
    kontaktin që e ka pasur me Ambasadorin e RPSSH në Vjenë - Idriz
    Bardhin i ka prezantuar në raportin e dt. 25.10.1984 (raporti nga
    kombinimi operativ “SHEN BRUN) e që do të thotë se shënimet e
    51
    prezantuara nga bashkëpunëtori “Sllavia” janë të sakta. Me
    bashkëpunëtorin “Kobra” do të merremi vesh mbi mënyrën e dërgesave
    dhe materialeve tjera me ardhjen e tij në vendlindje.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit.
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashk.”Kobra”
    1 x Evidencës
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  13. #553
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Lavdërohet puna e “Kobrës” nga Muharrem Dana

    Drejtorati i SHSSH-së, Gjakovë
    Bashkëngjitur aktit përcjellës ju dërgojmë materialet të cilat në emër të
    Sejfullah Sahatçiut kanë mbërritur nga Zvicra.
    Shtojcë: Kuverta me materiale
    Kryeshef i sektorit II Muharrem Dana
    Lidhur me raportin e bashkëpunëtorit “Kobra” nr. 634 të datës 3.10.1984
    ju rekomandojmë që t'i sugjerojmë bashkëpunëtorit mënyrën e dërgimit
    të raporteve në mënyrë që të mos vijë deri të dekonspirimi i tij sepse
    është në rrugë të mirë që të krijohet si lidhje e fortë.
    Gjithashtu sugjerojmë që emrat e personave nga terrenet tjera që
    përmenden në raportet e tij t'i dërgohen qendrave përkatëse.
    Kryeshef i sektorit II, Muharrem Dana

  14. #554
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kobra përcjell koncertet…

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me materialet propagandistike nga RPSH i cili
    qarkullon në mesin e disa punëtorëve tanë përkohësisht të punësuar në
    Zvicër. Materiali “Zëri i Popullit” organ i KQ PPSH (5 copë) ka arritur
    me iniciativën e bashkëpunëtorit, shpenzime nuk ka pasur.
    52
    Më 19.10.1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSHJ-së në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra” nëpërmjet dërgesës postare në adresë të
    punëtorit operativ i cili mban në lidhje, ka dërguar 5 numra të “Zërit të
    Popullit”, organ i KQPPSH-së. Me këtë rast “Kobra” dërgon numrat e
    datës 3,5,6,7 e 9 tetor 1984. Pas vështrimit të këtyre gazetave në “Zërin
    e Popullit” të datës 03.10.1984 në artikullin “Sukseset e Ansamblit tonë
    të këngëve dhe valleve në turneun e tij në Zvicër përveç tjerash
    shkruhet: “…në shfaqjet e ansamblit kishin ardhur shqiptarë me banim në
    Zvicër, RF Gjermane, Sued,i Belgjikë Francë, Austri, Luksemburg etj…
    Këngë ‘Enver Hoxha tungjatjeta’ “Shqipëria, Shqipëria, Enver Hoxha,
    Enver Hoxha” etj. Në numrin e “Zëri i Popullit” të datës 7.10.1984 është
    artikulli “Vazhdon Terrori kundër shqiptarëve në Kosovë i cili artikull bën
    fjalë për gjykimin e anëtarëve të grupit ilegal “Komiteti i Kosovës për
    mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi. Në numrin tjetër të
    datës 9.10.1984 janë dy artikuj njëjtë” “Jugosllavia saboton përfundimin
    e programit për bashkëpunim kulturor me Shqipërinë” dhe tjetrin artikull
    “Vendi ynë merr pjesë në panairin ndërkombëtar të librit në Frankfurt”,
    ku përveç tjerash shkruhet; “… Vizitorët kanë treguar interes të madh për
    librin shqiptar, veçanërisht për veprat e shokut Enver Hoxha, si “Titistët”
    dhe “Shënimet për Lidhjen e Mesme” etj.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Së bashku me raportin ju sjellim edhe 5 numrat e gazetës “Zëri i Popullit”
    organ i KQ PPSH
    V
    Vërejtjet çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x Evidencës
    1 x në lëndë të bashk. “Kobra”
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    53
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu

  15. #555
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Raport i bashkëpunëtorit

    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me materialet propagandistike nga RPSSH i cili
    qarkullon në mesin e disa punëtorëve përkohësisht të zënë me punë në
    Zvicër.
    Materiali “Zëri i Popullit” ka arritur më 18.10.1984.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit. Shpenzime nuk ka pasur.
    Më 18.10.1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSHJ-së në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra” nëpërmjet dërgesës postare ka dërguar në
    adresë të punëtorit operativ i cili mban në lidhje, këta numra të “Zërit të
    Popullit” organ i Komitetit Qendror të datave 28, 29, 30 shtator dhe 2 e 4
    tetor 1984. Në numrin e dt. 29 shtator është artikulli “dhëniet e kredive
    të reja për Jugosllavinë nga banka Evropiane e Investimeve”. Në numrin
    e datës 30 shtator, në artikullin “Ansambli i këngëve dhe valleve
    popullore vazhdon me suksese turneun në Zvicër përveç tjerash thuhet
    në këtë artikull se kënga më e mirë ka qenë “Enver Hoxha tungjatjeta” e
    cila gjatë gjithë kohës u përcoll me duartrokitje dhe spektatorët u ngritën
    në këmbë….” Në artikullin e datës 2.10. 1984 , është artikulli “ Në Kosovë
    thellohet prapambetja dhe rritet vështirësitë ekonomike”.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ: Pasi që bashkëpunëtori gjendet në punë në
    Zvicër, nuk dihet se nga e merr shtypin “Zëri i Popullit” por me ardhjen e
    tij në vend do të sqarojmë këtë rrethanë. Së bashku me raport ju
    dërgojmë edhe 5 gazeta “Zëri i Popullit”.
    V
    Vërejtjet çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x Evidencës
    1 x në lëndë të bashk.”Kobra”
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu.

  16. #556
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Raport për shitjen e librave të Demaçit e Jusuf Gërvallës

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Me 11.10.1984
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me vizitën e Ansamblit Shtetëror nga RPSSH disa
    qyteteve në Zvicër, dhe pjesëmarrja e disa qytetarëve tanë në
    eksponimet armiqësore. Raporti është dërguar nëpërmjet postës dhe
    mban vulën e dt.3.10.1984. Me iniciativën e bashkëpunëtorit. Shpenzime
    nuk ka pasur.
    Më 11.10.1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të LRSHJ-së në Zvicër
    III
    Bashkëpunëtori në raportin e vet të shkruar me dorë përveç tjerash
    thotë: Të dielën, më 30 09.1984. Ansambli i RPSSH i cili gjendet në turne
    në Zvicrë, ka organizuar koncertin për punëtor tanë në qytetin. Para se të
    arrijë Ansambli në Zvicër, nëpërmjet reklamave dhe propagandimeve të
    ndryshme, organizatorët patën arrij që t'i shesin të gjitha biletat, mirëpo
    pas shfaqjes së disa koncerteve dhe ekspozimeve të ndryshme nga disa
    të pranishëm nëpër këto koncerte, shumica e punëtorëve biletat e vlera
    më parë i kanë kthyer mirëpo prapëseprapë sallat ishin të përmbushura
    me vizitorë. Në .......... koncerti ka filluar në orën 14.30 dhe mbaroi në
    17.30. Në këtë sallë të madhe prezent ishin afër 600 veta, kuptohet të
    gjithë të kombësisë shqiptare. Në këtë qytet disa pjesëtarë të koncerteve
    të organizuara në RFGJ, si dhe disa shirita të kasetofonit me këngë të
    ndryshme. Koncerti filloi me duartrokitje dhe brohoritje “Enver Hoxha,
    Enver Hoxha” kurse nga disa të tjerë dëgjohej ndonjë brohoritje “Kosova
    Republikë” nga ana e publikut. Këngëtarit Arif Vladit iu dha një tubë lule
    dhe një flamur shqiptar pas këndimit të këngës “Prite Azem Bejtën”. Pas
    mbarimit të koncertit disa persona të panjohur për mua kanë shitur libra
    si “Gjarpërinjtë e gjakut” të Adem Demaçit. Pastaj të Isuf Gërvallës etj.
    55
    Në mesin e shitësve të këtyre librave, kam vërejtur edhe Salih Bashën
    me disa shokë të vet. Një person i “Lëvizjes” i panjohur për mua, ka bërë
    incizimin e koncerteve me kamerë televizive.
    Bashkorganizator i këtyre koncerteve janë vëllezërit Hajdari dhe Ademi
    nga fshati Ponoshec, KK Gjakovë, të cilët edhe i kanë përcjellë koncertet
    e dhëna nëpër Zvicër (fjala është për Hajdar dhe Adem Sadriun nga fsh
    Ponoshec KK Gjakovë) lëndë në PO vr. Epun.op.)
    Rrustem Mahmutaj nuk ka arritur të vijë në koncertin e Winterturit pasi
    ka qenë i zënë me shpërndarjen e një numri të madh të gazetave “Zëri i
    Kosovës”
    Në koncertin e Bernës kishte qenë edhe Beati i cili punon dhe shet libra e
    gazeta “Zëri i Kosovës” në bibliotekën Buchandlung Badhausstrase 35
    Biell. Beati është pjesëtar i Partisë Marksiste Leniniste të Zvicrës.
    - Arif Vladi, këngëtar i Ansamblit të RPSSH-së
    - Sali Basha, punëtor në Zvicër i njohur nga Shërbimi
    - Hajdar Sadrija nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë, interesant për nga
    aspekti i Shërbimit (LPO)
    - Adem Sadrija nga fsh. Ponoshec, KK Gjakovë, interesant për nga
    aspekti i Shërbimit.
    - Rrustem Mahmutaj nga fsh. Lybeniq, KK Pejë, interesant nga
    aspekti i Shërbimit.
    - Beati N. shtetas i Zvicrës merret me shitjen e librave dhe
    materialeve tjetër propagandistike antijugosllave.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Shënimet e pavërtetuara por munden me qenë plotësisht të sakta. Me
    ardhjen e “Kobrës” në vend më detajisht do të bisedohet me të rreth
    identifikimit të personave që kanë marrë pjesë nëpër këto koncerte e
    sidomos atyre të cilët kanë bërtitur dhe brohoritur parulla armiqësore. Së
    bashku me raport, “Kobra” dërgon edhe dy numra të gazetës “Zëri i
    Popullit” të dt.26. e 27 shtator 1984 të cilat gazeta do të jenë pjesë
    përbërëse e këtij raporti.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x Evidencës
    1 x në lëndë bashk. “Kobra”
    1 x Punëtori përgjegjës së vijës së II
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  17. #557
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ‘Kobra’ përcjell Ansamblin e Shqipërisë…

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu, më 6. 10. 1984
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me materialet propagandistike që arrijnë nga
    RPSH. në Zvicër. Bashkëpunëtori ka dërguar me dërgesë postare më dt.
    6. 10. 1984.
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit, shpenzime nuk ka pasur. Më 6. 10.
    1984.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të LRSHJ-së në Zvicër
    III
    Nga bashkëpunëtori “Kobra” i cili punon përkohësisht në Zvicër/Bernë. Më
    dt 6. 10. 1984 kanë arritur 6 numra të “Zërit të Popullit” organ i Komitetit
    Qendror të PPSH-së të datave 14, 15, 16, 17, 18, 19 dhe 20. 19. 1984.
    Në numrin e datës 19 shtator 1984 është artikulli “Kredi e re e Bankës
    Amerikane Eksport –Import” si dhe numrin 20 shtator 1984, është
    artikulli: “Pasoja të thellimit të krizës në Jugosllavi”.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori edhe më parë ka dërguar materiale dhe gazeta të njëjta.
    Së bashku me raportin ju dërgojmë edhe 6 numrat e “Zërit të Popullit”
    V
    Vërejtjet çmimet dhe vendimet e eprorit
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x Në lëndë të bashk. “Kobra”
    1 x Evidencës
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    57
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me eksponimet armiqësore të anëtarëve të
    LRSHJ-së dhe të disa punëtorëve tjerë me rastin e shfaqjes së koncertit
    të RPSSH-së në Zvicër. Bashkëpunëtori me letër të dt. 2. 10. 1984
    përcjell vërejtjet e veta. Me iniciativën e bashkëpunëtorit, shpenzime nuk
    ka pasur. Më 3. 10. 1984

  18. #558
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Identifikimi i pjesëmarrësve në koncert

    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë e LRSHJ-së në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra” në letrën e dërguar shkruan: “Më datë 22. 09.
    1984 në Bernë ka arritur Ansambli i këngëve dhe valleve popullore nga
    RPSSH, Ansambël ky i cili për herë të parë ka ardhur në Zvicër. Nga
    punëtorët tanë të punësuar në Zvicër Ansambli u prit me mirëseardhje
    dhe në orën 20 filloi edhe koncerti ku zgjati gjerë në orën 23. 30 minuta.
    Koncerti u mbajt në sallën “Theater in National” në prezencën e afër 900
    - 1000 vetave. Gjatë koncertit janë dëgjuar brohoritje të mëdha “Parti
    Enver jemi gati kurdoherë”. Në sallë ishin të vendosur 2 fotografi të Enver
    Hoxhës. Në këtë koncert prezent ka qenë edhe ambasadori i RPSSH në
    Vjenë, Idriz Bardhi dhe disa të tjerë. Ansamblit i printe Imer Gjosi i cili
    ishte në kontakt me anëtarët e LRSHJ-së dhe të celulave të LRSHJ-së si
    p. sh Hasan Malën “Mixhën” pastaj Rrustem Mahmutajn nga Lybeniqi,
    Ademi së bashku me vëllain Hajdarin (Adem e Hajdar Sadrija vr. pun
    operativ) nga një fshat afër Gjakovës etj. Ndër persona tjerë që kanë
    qenë prezentë në këtë koncert kam njohur Remzi dhe Shemsi Cekajn nga
    fshati Doganaj, KK Kaçanik. Idriz Halili nga Kaçaniku të cilin e thërrasin
    edhe Idriz Seferi ka kërkuar azil politik. Brahim Elezaj nga fshati Jabllanic
    e vogël, KK Pejë. Zeqë Ramadani dhe vëllai i vogël i tij nga fshati Firaj,
    KK Ferizaj. Rrahman Nikë Provelija afër Kaçanikut, Faik Caka nga fshati
    Doganaj, KK Kaçanik e ky i fundit ka qenë edhe në demonstratën e dytë
    me radhë, e cila është organizuar në Bernë. Pastaj Faik Mitrovica nga
    Mitrovica e Titos, i cili në Zvicër punon që 8 vite, Selim Haziri nga rrethi i
    Prishtinës (baba e ka emrin HAZIR) i cili ka marrë pjesë në tri
    demonstratat e organizuara në Bernë. Gjemë Kumanova me vendbanim
    afër Shkupit, i cili gjithashtu ka marrë pjesë në demonstratën e parë dhe
    58
    të dytën në Bernë, si dhe enveristi i njohur Hasan Haxhaja afër
    Kaçanikut, së bashku me Ismajl Kolshin afër Kaçanikut.
    Ismajli nuk është i përzier në çështje politike kundër RSFJ-së, por me
    siguri shokët e kanë marrë në këtë koncert, ku ka qenë edhe Tashk Ndue
    Uka nga Beci, KK Gjakovë, i cili ka ardhur prej (qyteti apo vendi është i
    paqartë, - v e pun op. ) për të përcjellë këtë koncert. Pashku ka marrë
    pjesë në disa demonstrata antijugosllave të organizuara në Zvicër dhe
    jashtë saj, pastaj ka qenë në demonstratat e Berlinit. Pashku është
    anëtar i klubit në qytetin ku punon. Me mbarimin e koncertit prapë nga të
    pranishmit në sallë filluan brohoritje “Enver Hoxha tungjatjeta” dhe
    këngëtarëve iu dorëzua disa tubë lulesh.
    Në këtë koncert nuk qenë Riza Alija nga rrethi i Gjakovës (fjala është për
    Riza Ali nga fshati Dobriq, KK Gjakovë. - vr. e pun op. ) por Rizaja ishte
    pjesëmarrës në shumë manifestime antijugosllave si: demonstratat e
    Bernës, pastaj ka qenë në Lucern kur është festuar 70 vjetori i Lindjes së
    Enver Hoxhës. Ka qenë në Cyrih kur është shqyer flamuri jugosllav dhe
    prish rendi dhe qetësia publike. Rizaja është duke punuar në Zvicër në
    qytetin Surse”
    e)
    - Idriz Bardhi, ambasador i RPSSH-së në Austri/Vjenë
    - Imer Gjosi, udhëheqës rruge i këtij ansambli
    - Hasan Mala “Mixha” i njohur nga shërbimi
    - Rrustem Mahmutaj nga Lybeniqi, KK Pejë, i njohur i shërbimit
    - Hajdar Sadrija (LPO) nga fshati Ponoshec, KK Gjakovë, tani në Zvicër
    - Adem Sadrija (LPO) nga fshati Ponoshec, KK Gjakovë, tani në Zvicër.
    - Remzi Cekaj nga fshati Doganaj, KK Kaçanik
    - Shemsi Cekaj nga fshati Doganaj, KK Kaçanik
    - Idriz Halimi nga Kaçaniku
    - Brahim Elezaj nga fshati Jabllanic e vogël, KK Pejë
    - Zeqë Ramadani nga fshati Friajë, KK Ferizaj
    - N. Ramadani vëllai i Zeqës nga fshati Firaj
    - Rrahman Nikë Provelija afër Kaçanikut
    - Faik Caka nga fshati Doganaj, KK Kaçanik
    - Faik Mitrovica nga Mitrovica e Titos
    - Selim Haziri nga apo rrethi i Prishtinës
    - Xhemë Kumanova afër Shkupit
    - Hasan Haxhanja afër Kaçanikut
    - Pashk Ndue Uka nga Beci KK Gjakovë
    - Riza Ali Shabanaj nga fshati Dobriq, KK Gjakovë për të cilin kemi edhe
    shënime operative tjera mbi veprimtarinë e tij gjatë qëndrimit të tij në
    Zvicër.
    IV
    59
    Vërejtjet e punëtorit operativ: Shënimet e vërtetuara vetëm kur bëhet
    fjalë për Riza Shabanaj, ndërsa të tjerat munden me qentë të sakta pasi
    “Kobra” në bashkëpunim me ne tregohet i sinqertë. Kohë pas kohe me të
    mbahen bisedat përmes telefonit dhe për çdo gjë me kohë njoftohemi. Së
    bashku me raport “Kobra” ka dërguar edhe nr. 8 të “Zëri të Kosovës”
    programin e Ansamblit të RPSSH si dhe “njoftimin” mbi mbajtjen e
    koncerteve e që këto do të jenë pjesë përbërëse e këtij raporti:
    V
    Vërejtjet çmimet dhe vendimet e eprorit”
    Dërgohet
    2 x SHSSH SKPB
    1 x DSHSSH Ferizaj
    1 x DSHSSH Pejë
    1 x DSHSSH Mitrovicë Titos
    1 x DSHSSH Prishtinë
    1 x Evidencës
    1 x në lëndë të bashkë. “Kobra”
    1 x punëtori të linjës II.
    Punëtori operativ
    Sejfullah Sahatçiu
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me disa shkrime antijugosllave të gazetave “Zëri
    i Popullit” organ i KQ të PPSH
    Materiali ka arritur më dt. 25. 09. 1984
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit
    Shpenzime nuk ka pasur
    Më 25. 09. 1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të LRSHJ në Zvicër
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra” përmes postës në adresë të punëtorit operativ që
    mban në lidhje dërgon 6 numra të “Zëri të Kosovës” të dt. 7, 8, 9, 11, 12,
    60
    13 shtator 1984. Në gazetën e datës 8. 091984 Është artikulli
    “Vetadministrimi Jugosllav administrohet nga kapitali i huaj” dhe në
    gazetën e datës 13. 09 1984 është artikulli “Luftanije Amerikane në portin
    jugosllav në Rjekë”.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori kohë pas kohe dërgon gazetat e tilla si dhe material tjetër
    antijugosllav që shtypet, lexohet dhe përpunohet nga LRSHJ
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x Evidencës
    1 x në lëndë të bahk. “Kobra”
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarin armiqësore të LRSHJ në Zvicër
    Bashkëpunëtori me letër të datës 5 dhe 7. 09. 1984 njofton shërbimin
    mbi vërejtjet e tij. Në iniciativën e bashkëpunëtorit, shpenzime nuk ka
    pasur.
    Më 20. 09. 1984
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të LRSHJ- në Zvicër

  19. #559
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Raport për vëllezërit Ramadan dhe Zeqë Ramadani nga Ferizaj

    III
    Bashkëpunëtori në letrat e dërguara nga Zvicra të dt 5 dhe 9. 099. 1984
    dërgon 5 numra të “Zëri të Popullit” organ i Komitetit Qendror të PRSH.
    Në numrat 4 dhe 5 shtator janë dy artikuj ku flitet për Jugosllavinë. Në
    letrën tjetër bashkëpunëtori shkruan: “…. . Kentunit të Bernit në vendin e
    61
    quajtur Egivil punonjës vëllezërit Ramadan dhe Zeqë Ramadani,
    përndryshe familja e tyre jetojnë në fshatin Firajë, KK Ferizaj. Ramadani
    në Zvicër nuk ka aspak sjellje të mira dhe se vetin e çmon si Enverist të
    madh. Mban dhe shpërndan fotografi të Enver Hoxhës dhe është në
    kontakt të vazhdueshëm me Rrustem Mahmutajn nga rrethi i Pejës i cili
    është i njohur për veprimtarin armiqësore kundër RSFJ. ”

  20. #560
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vërejtje për ruajtjen e ‘Kobrës

    Ramadan Ramadani nga fshati Firaj, KK Ferizaj përkohësisht i zënë me
    punë në Zvicër – Evigil
    - Rrustem Mahmutaj nga fshati Lybeniq, KK Pejë, pjesëmarrës aktiv në të
    gjitha demonstratat antijugosllave në Perëndim i njohur nga Shërbimi.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori i sinqertë ndërsa Shënimet e pavërtetuara. Gjatë
    vërtetimit të këtyre shënimeve duhet pasur kujdes pasi është pyetje
    bashkëpunëtori tepër kualitativ. Me një kopje të këtij raporti është njohur
    edhe DSHSH – Ferizaj.
    V
    Vërejtjet çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x DSHSSH – Ferizaj
    1 x në lëndë të bashkë, “Kobra”
    1 x Evidencës
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
    Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu
    Me 18. 09. 1984
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
    Shënimet kanë të bëjnë me ardhjen e ansamblit shtetëror të këngëve dhe
    valleve popullore të RPSSH në Zvicër.
    62
    Me iniciativën e bashkëpunëtorit
    Shpenzime nuk ka pasur.
    Raporti paraqitet më 18. 09. 1984
    II
    Bashkëpunëtori është i orientuar që të përcjellë veprimtarinë armiqësore
    të LRSHJ në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori në letrën e dërguar ka future dhe programin mbi
    koncertin e ansamblit të valleve dhe këngëve popullore të Shqipërisë me
    titull “SHQIPONJAT FLUTUROJNË MBI ALPE” gjatë turneut të ansamblit në
    fjalë në Zvicër. Nga programi shihet dita, data, ora dhe vendi i mbajtjes
    së shfaqjeve. Në parathënien e këtij programi, përpos tjerash është
    shkruar dhe” e gjithë kjo është e kuptueshme sepse ky art socialist
    bazohet fuqishëm në tabanin kombëtar dhe kultivohet e përpunohet me
    të madhe nën kujdesin e vazhdueshëm të vijës së drejtë të Partisë së
    Punës së Shqipërisë dhe udhëheqësit të saj Enver Hoxhës”.
    Drejtorati i SHSSH-së, Gjakovë
    Bashkangjitur aktit përcjellës ju dërgojmë plikon me materiale të cilat në
    emër të Sejfullah Sahatçiut kanë mbërritur nga Zvicra.
    Shtojcë: Plikoja me materiale
    Kryeshef i Sektorit të II
    Enver Prekadinaj

Faqja 28 prej 49 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •