Close
Faqja 8 prej 49 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 979
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Respekt. Perkulem para veprave qe ka bere SHIK-u. Ju lumte Kadri Veseli. Populli do ta kuptoje qe keni punuar per te miren e vendit.

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Të hapen dosjet, të dihen gjakpirësit e shqiptarëve!

    Shkruan: Hajrullah Gorani * - Prishtinë, 13. 01. 2009

    _________________________


    Pejë. 17 prill 1941. Armata gjermane hyn në qytet. Kureshtja e papërmbajtur më shtynë rrugës së Podgorsokakut, për ta parë „ushtrinë e Allamanit“. Në sheshin e vogël të Shushtermahallës dikush nxjerr një pëlhurë të kuqe me shqiponjë të zezë në të. Flamuri, thoshin. Nuk vonoi, krisi pushka. Disa fqinjë tanë, serbë e malazias, qëllojnë me pushkë mbi turmën. Vriten 13 të rinj, të gjithë të paarmatosur. Mes tyre edhe kushëriri im, Avdushi. Ishte 20-vjeç. As atë ditë, as më vonë, askush nuk kërkoi vrasësit. Madje, as nazistët dhe Gestapoja e tyre. Ata u amnistuan, në mjegullën e frikës dhe harresës. Në verën e po atij viti hapen kurset për nxënës të shkollës fillore, për fëmijët shqiptarë: të mësojnë se si shkruhet „shqipja shqip“. Meritë të madhe për këto kishte Ernest Koliqi - më vonë i përndjekur dhe i akuzuar si ministër i shkollave fashiste. Flitet se kishte deklaruar njëherë: “E kuptoj urrejtjen e komunistëve të Shqipnisë për mua, por çuditem pse këtyre në Kosovë u pengon hapja e shkollave në gjuhën shqipe.”


    Tutje, nuk kam parë ndonjëherë që historianët këndej e andej kufirit t’i kenë shënuar demonstratat përkrahëse për Italinë fashiste që u organizuan në Pejë nga fqinjët serbë dhe malazias. Ende mbaj mend brohoritjet: “Rroftë Italia, Rroftë Perandori dhe Mbreti Víktor Emanuel - dhëndri ynë!”


    Më 1943, mësa mbaj mend, vritet Federali i Federatës fashiste. Të nesërmen i vihet zjarri qytetit. Digjet xhamia e Shushtermahallës në mes të sheshit, me gjithë dyqanet e zanatlinjve e bakallhanet; digjet i tërë sheshi me vlerë të paçmueshme historike. U zhdukën dyqanet poshtë „te kujunxhitë”, te „potoku i Serovisë“. Zjarrvënësit, italianë, shoqëroheshin nga miqtë (duke qenë tashmë dhëndër malazias) që plaçkitnin dyqanet para se t’u futnin flakën. Kush nuk bëzajti për këtë. Me sa mbaj mend, kjo u cilësua hakmarrje kundër shqiptarëve për vrasjen e Federalit fashist. Nuk kam parë gjëkundi që kjo tragjedi të jetë ndriçuar ndonjëherë nga historianët tanë. Madje, as komunistët shqiptarë të Kosovës nuk e përmendën ndonjëherë. Përkundrazi. Sa për ta, populli shqiptar i Kosovës në përgjithësi kishte kolaboruar me okupatorin italian e gjerman. Më vonë, e gjithë kjo do t’i shërbente akademikut serb Çubriloviq për ta hartuar elaboratin e tij më 1945 ku akuzon shqiptarët e Kosovës si aleat të okupatorit nazifashist dhe kërkon trajtim të njëjtë për ta si për folksdojçerët e Vojvodinës.


    Narodna Vlast


    Pejë. 17 nëntor, 1944. Partizanët komunistë hyjnë në qytet. Populli i mbledhur në shesh nuk e din nëse duhet të gëzohet apo të tmerrohet. Po thonë se erdhi Liria. Vërtetë, me ta janë edhe partizanët e Shqipërisë (Brigada e Tretë dhe e Pestë). Ata na thanë se s’ka kthim prapa; se liria kishte ardhur për të gjithë. Na thanë këtë dhe vajtën t’i çlirojnë “pjesët e tjera të Jugosllavisë së okupuar” - për të mos shkuar më larg se Tivari. Mbaj mend mitingjet e atyre ditëve të „pasçlirimit“ kundër okupatorit fashist i cili tashmë kishte braktisur Ballkanin; kundër bashkëpunëtorëve dhe hyzmeqarëve të tij. Nuk më dukej se e kuptonim krejtësisht se për çfarë bëhej fjalë. Por, nuk vonoi shumë.


    Në një miting të tillë ku ishin mbledhur i madh e i vogël, te ‘Vorret e Gata’, tashmë fushë sporti socialist, flet Shoku Fadil Hoxha. Edhe sot më tingëllojnë fjalët e tij: “Do t’i biem satër në krye bashkëpunëtorëve të fashizmit!” Fliste të vërtetën. Po atë natë i mblodhën disa tregtarë, zanatlinj e nëpunës për t’i dërguar në shtëpinë e Xhevat Begut ku ishte vendosur selia e OZNA-s (serbisht: Organ Zastite Naroda, pararendëse e UDB’ës ).
    Me ditë të tëra, familjarët e tyre i luteshin partizanëve nëse mund të dërgojnë ushqim e veshmbathje për të burgosurit. Patjetër, u përgjigjeshin. Dhe, derisa vinin pitet dhe çorapet e leshta, baballarët dhe kushërinjt e tyre “hanin dhé mbas Tabjeve”, sintagmë pejane për pushkatimet e të burgosurve të OZNA-s gjatë viteve të ‘pasçlirimit’.


    Kush ishin ata që vendosnin për pushkatime? Ishin të ashtuquajturit komunistë jugosllavë: ishin serbë e shqiptarë. A thua u dihen emrat? Me pak mundim, po. Ose, ta përdori një shprehje të politikës ditore me pedigre komuniste: me pak vullnet politik. Por, ja që ky vullnet politik mungon tash e 65 vjet - pa marrë parasysh se kush u bë pushtet, president, ministër e kryeministër në Kosovë.

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kulla e Sheremetit dhe Mulla Sejfa


    Më 1947, me sa më kujtohet, thyhet Kulla e Sheremetit, burgut famëkeq. Në pikë të ditës. Fqinjëve tanë serbë e malaziasë rastësisht u gjenden në dorë pushkët të cilat, rastësisht, i përdorën si ndihmë UDB-ës për t’i vrarë, rastësisht, të gjithë të burgosurit. Qoftë ata që kishin tentuar të ikin, qoftë ata që ndodheshin brenda. Masakër e vërtetë në pikë të ditës. Nga pijeteti do ta përmendi vetëm një viktimë: Xhelal Preveza, një administrator i urtë që kishte ardhur për ta mbarështruar administatën e qytetit.


    Përsëri, asgjë. Komunistët shqiptarë në Kosovë as që e zunë ngojë ndonjëherë këtë cikërrim. Tashmë ishin në vlug të luftës kundër bashkëpunëtorëve të okupatorit.
    Edhe një rast nuk mund ta lë pa e përmendur, meqë e kam amanet. Në vjeshtën e vitit 1962 shkova me të shoqen në Gjilan, ku deri para një viti kisha punuar profesor në shkollën ekonomike. Shkas ishte lindja e djalit të një kolegu me të cilin u bëmë miq: Muharrem Latifit. Një profesor i aftë dhe burrë i ndershëm. Kur në bisedë na zuri mesi i natës, Muharremi më tregoi një amanet prej babait të tij, Mulla Sejfës.


    Mulla Sejfa kishte qenë pjesëtar i njësiteve partizane gjatë luftës, në krye të një njësiti të vogël. Me t’u kthyer me të pas luftimeve, shkon ta përshëndet Komandantin e ushtrisë partizane në Kosovë, shokun Fadil Hoxha, në zyrën e tij në Prishtinë. Kishte shkuar për t’i raportuar për aktivitetin e njësitit. Duke dalë nga ndërtesa kishte harruar torbën ushtarake në zyrë. Kur kthehet për ta marrë, nga dera gjysëm e hapur e zyrës dëgjon bisedën e komandantit në telefon. Me shpinë kah dera, në serbishte, Fadil Hoxha jepte instruksione: “Keni kujdes, Mulla Sejfa i armatosur dhe me ushtarë po kthehet në Gjilan dhe do t’i bie kësaj rruge. i dilni në pritë”. Mulla Sejfa, megjithatë, i kishte ra tjetërkah. Deri në braktisje të vendit. Babai im, më rrëfeu atë natë Muharremi, ma tha këtë para vdekjes. “Mua ma la amanet, e unë po ta lë ty se nuk dihet qysh do të bëhet, jemi bijtë e dekës.” Sot Muharremi ka ndërrue jetë, e unë me këtë po e dërgoj amanetin në vend.

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shi n’kollomoq?


    Viti 1956. Dimër i madh. Mbledhja e armëve. Kudo tmerr në Kosovë. Komunistët, në ballë të aksionit. Rrahje, vrasje, dhunime në të katër anët. Komunistët shqiptarë kishin detyrë të veçantë: gjithkush le ta pastrojë oborrin e vet. Këtë, ata e bënin me përkushtim të madh: me fshisë të hekurt. Ishte kjo koha e jetësimit të Marrëveshjes Xhentëllmene mes J.B. Titos dhe autoriteteve turke; për shpënguljen masive të shqiptarëve në Turqi.
    Një dekadë më vonë, konflikti i klaneve komuniste - të gjitha pa dallim bartëse të terrorit shtetëror - shkakton Plenumin e Brioneve më 1966. Aty, për arsye pragmatike vendoset se aksioni i mbledhjes së armëve paskësh qenë një gabim. Porse, kjo nuk guxonte të nënkuptonte se “armiqëve të popullit dhe bijëve tyre do t’i bie shi në kollomoq.”


    Vërtetësimi i këtij sllogani famëkeq nga arsenali i LKJ nuk vonoi shumë: u shfaq me terrorin ndaj studentëve në demonstratat e vitit 1968. Në skenë tashmë ishte një eshalon i ri i komunistëve kosovarë: bijtë e bijat, familjet e ngushta dhe të gjëra të tyre, që të gjithë të mobilizuar në luftë kundër nacionalizmit dhe irrendentizmit shqiptar. Egërsohet edhe për një hallkë terrori i denoncimeve, arrestimeve, propagandës. Komunistët shqiptarë të Kosovës dhe familjet e tyre mobilizojnë intelektualë e pseudointelektualë që të shkruajnë, të denoncojnë me emër e mbiemër njerëz që kualifikohen për armiq të Socializmit Vetëqeverisës. Nëpër shkolla, fakultete, e më vonë në Universitet e Akademi të Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Të gjithë në luftë kundër nacionalizmit e irrendentizmit shqiptar. Në skenë del një formë më e sofistikuar e denoncimit: ”E dimë ne kush je ti; e dimë ne se i biri apo e bija e kujt je!” Masivizohen burgosjet. Çmenduria shkon larg: posa të hetohet se një nxënës ka shkruar inicialet “KR” në fletore, do të denuncohet dhe burgoset. Parreshtur vazhdon rekrutimi i denuncuesve: mes nxënësve, studentëve e mësuesve. ‘Diferencimi ideo-politik’ bëhet temë kryesore për Rilindje, Radio e më vonë edhe Televizion të Prishtinës. Bartës kryesorë të këtyre diferencimeve ishin komunistët: ata me detyrë të pastrimit të oborrit të vet.

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dy fjalë për Ekonominë e Zhvilluar Vetëqeverisëse


    Ekonomia kosovare në Jugosllavi kurrë nuk ka qenë në këmbë të veta, por gjithnjë në kolaps. Një kohë ky kolaps nuk hetohej meqë mbulohej nga Fondi për Zhvillim të Rajoneve të Pazhvilluara i cili kurrë nuk u përdor për zhvillim por vetëm për mbulim të humbjeve të ndërmarrjeve të kota. Rritja e konsumit dhe ruajtja e standardit të jetesës bëhej me para të huaja. Komunistët kosovarë, ndonjëherë edhe udhëheqës të këtij fondi, nuk çanin kokën për zhvillim të ekonomisë; vetëm për sigurim të luksit personal dhe kontroll të qetësisë publike.


    Më 1985, ekonomia e Kosovës nuk kishte asnjë dinarë në fondin neto-xhirues. E tërë ekonomia financohej nga burimet afatshkurtëra të mjeteve - me normë të lartë të kamatës dhe me afat të shkurtër të kthimit. Natyrisht nga bankat e Beogradit ( për skeptikët, më gjëresisht: Dr Hajrullah Gorani, Analiza Ekonomiko-Financiare e Ndërmarrjeve në Kushtet e i Inflacionit, Prishtinë 1990, Kapitulli Analiza e Situatës Financiare, fq 98.) Ishte kjo një ndër format brutale të eksploatimit që shkonte tutje; mjetet për zhvillimin e Kosovës që grumbulloheshin nga republikat e zhvilluara si Sllovenia, Kroacia, madje edhe krahina e Vojvodinës, përdoreshin për financim të qejfeve të oligarkisë komuniste në Kosovë. Kaq.


    Në fund, nuk mund ta lë pa përmendur një anekdotë të errët pas mbledhjes famëkeqe të Kuvendit të Kosovës më 1989, kur u miratuan amandamentet për heqjen e autonomisë.
    Të nesërmen e mbledhjes e takoj arkëtarin e Kuvendit të atëhershëm. E pyes nëse ka pasë ndonjë prej deputetëve shqiptarë që kishte marrë edhe mëditje për pjesëmarrje në atë turp.
    “- A ka pasë, po më pyet!? - Jo që ka pasë, por kanë pritur në rresht për ta marrë. Madje, i tregonin shaka njëri-tjetrit për t’i kaluar koha deri te pagesa!”


    <!--[if !supportLists]-->· <!--[endif]-->Autori është i ish-burgosur politik, profesor universiteti dhe ndër themeluesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kosovell..

    per cfare arsye e kini vra kolonel ahmet krasniqin?
    a din gja ti si i afert me shtabin?
    a e moret lejen per vrasje ne shtetin shqiptar me qe at kohe i ndjeri ahmeti jetonte ne shqiperi dhe vrasja u krye ne tirane?
    per Ahmet Krsaniqin ti e ke te aferme duhet te interesohesh me te vertet por pisten e hetimve lype ma mire te kabineti kriminal i Bujar Bukoshit
    ti e din mire se Zotri Ahmet Krasniqi ka qen ne dorheqje kur eshte vra konfliktet brenda bandes se Bukoshit ende nu i keni publikue edhe pse ato dihen dhe ti i din
    por ti si te aferm qe e ke Ahmet Krasniqin lype te vertet mos bo politik me gjakun tende se ata qe kan qen afer ti munde te jen ......

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    asgje e re
    Te gjith e din qe ka struktura te organizuara serbe ne kosove,por qfar ben qeveria jon ndaj tyre,nuk eshte e mjaftushme vetem me identifiku nje te keqe por si eleminohet e keqja.
    Pastaj perveq strukturave serbe ka edhe struktura shqiptare qe luftoin njeri tjetrin per interesa partiake siq eshte rasti i shikut.
    Kjo eshte shume me e demshme se sa strukturat serbe sepse prej serbve ka menyra si te ruhemi por kur humb besimi ne mes shqiptarve ateher eshte me e dhimbeshme.
    Prandaj nese deshiroim te ecim duhet te pastroim oborrin ton njeher e mir nga strukturat partiake te cilesdo parti dhe keta vrases te dalin para drejtesis.
    Qeveris nuk i konvenon ta ndihmoi ndriqimin e ketyre vrasjeve sepse eshte vet e implikuar,prandaj ne si shqipetar duhet te kerkoim me ngulm drejtesi,sepse nese deshiroim qe femijt tan te ken nje te ardhme me te ndritur se pari duhet shteti te jet shtet i se drejtes ku askush nuk do jet mbi ligjin,e jo si sot mjafton te thuash se je militant i partis ne pushtet dhe ben qfar te duash ky eshte mjerimi.
    por kush e pat qeverin para dy viteve pse ata nuk ben zbardhjen e vrasjeve politike qe ju gjithmon pretendoni se krahu i luftes i ka krye a e patet presidentin "historik" a pate edhe qeverin me UNMIK edhe sherbim te UDB pse nuk i zbardhet ju.
    SHIK-u diqka eshte munduer me ber ne lidhje me zbardhjen e rasteve te vrasjeve politike ato jan ne precedura hetimor ne EULEX dhe une e di qe ju e dini mire se me ato hetime ju shumica qe keni bertit se po na vrasin dhe qe jeni paraqit si viktima ne nje te ardhme te after do te delni ne shehs jo me spektakle jo me zhurma te mediave por me procese te rregullta gjyqesore e hetimore dhe te dyshimtet do te dalin dostat e juve ata do te sqarohen para opinjonit apo edhe do te vdesin pa u saqrue kurr.
    mire po rrjeti i juve i krijuar me decenje nga UDB-ja dhe i riparuar nga UNMIK-u po shkatrrohet ky eshte ai zori qe juve po ju mundon dhe nje qe ka kontribuar qe juve si bande dhe rrjet te ju shkatrron esht kontribut i UCK dhe i SHIK-ut te lavdishem
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 04-01-2010 më 16:10

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Janë një shpure qyqesh qe krijojne një kor sa injorant aq edhe fatkeq... Tamam një kor qyqesh qe janë gati te japin edhe jetën për ":nënën parti" . E heqin veten te djathte pa pasur asgjë ne xhep përveç dashurisë për "liderin e pavdekshem" Lehin ditë e nate për antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se "nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist". Me një mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti është "virtyti" me i lartë i tyre... Flasin për demokraci kur shpirti i tyre është prangosur pas një partie dhe lideri qe përveç emrit asgjë nuk kanë te perbashket me demokracine... Perbetohen për liri kur përveç servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijnë te bëjnë pune tjetër. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqësi e vetvetes dhe e Berishës, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tillë qe po ia marrin krejt fytyren... ( !? ) Nëse jeni "vullnetare me zor " te 97-es coni përpara akrepat e orës edhe plot 11 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha Genjeshtrat tuaja i kanë kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o "Skuadronet e Vdekjes" se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrrin e vetzgjedhur "Fatkeqesia Kombëtare...." Genjeshtrat tuaja i kanë kembet shumë me te shkrutera se numri i syzeve tuaja qe u kthen permbys jo vetëm shikimin e botës por edhe te vërtetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shumë e shumë vite pa e shkelur.... Po ..... Po çfarë kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez 28, qe ia permendi deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!? Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjerë !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u sh*t tek tjetri!? Me shqetësojnë seriozisht këto pyetje !? Nuk bëhet fjale për një hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale për një udhëheqës partie politike ne pushtet dhe për Kryeministrin e Republikës se Shqipërisë qe ka ne dorë fatet e vendit ! E di pse?! Së pari, sa here lexoj lajme nga Shqipëria sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 për " perbindeshin e asaj kohe qe "është ka e drejton vendin sikur t'ia këtë inat popullit te vet" Së dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqipërinë qeveria e korruptuar e sotme ... Së treti emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se për Kosovën ne atë kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar - SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokacise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mëse njëherë për shitjen e të gjitha dosjeve tepër sekrete te paraardhesve te tij... Së katërti kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj për makinen serbe te luftës dhe terrorit ne Bosnje, Kosovë, çka perben një shkelje flagrante jo vetëm te ligjeve shqiptare, por edhe të atyre ndërkombëtare!? Së pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjëherë nuk e vizitoi Tiranen. Së gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjerë te rezistences ilegale ne Kosovë ne vitet 94-96 ndërsa takohej me Milloshevicin Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me të gjitha mjetet e rrembysve dhe torturuesve të tyre Sefgjini e kompani nga dretesia shqiptare nene pretekstin me absurd te mundshem " për të mos paguar demshperblime për dënim te gabuar" duke i dhënë evetes edhe rolin e krye-krye gjykatesit te Shqipërisë e duke penguar organin e akuzes shqiptare me ermerimin e tij si Drejtor i Tatimeve te Shqipërisë, burimi kryesor i te ardhurave te shtetit shqiptar Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kundër UÇK-së dhe rezistences se armatosur ne kohe si "organizate terroriste.... markisste- leniniste.... si dorë e zgjatur e Beogradit" ne kulmin e saj për te dekurajuar luftetaret e lirisë. Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 2 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira Se dhjeti, organizimi i Grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998, qe po të mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit do ta kishte futur Shqipërinë ne një katrahure te re... duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare për Luften Clirimtare te Kosoves, Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta për Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese për të mos nenshkruar atë marrëveshje, çka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetëm Beogradit dhe Milloshevicit.... Se 12-ti , është bërë gati një muaj nga deklarata e deputetit Braho ne një forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e as një zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shumë te renda te tij ndaj Berishës Se 13-ti, një akuze gjithnjë quhet e vërtetë përsa kohe ajo nuk është pergenjeshtruar me fakte apo nuk është provuar e kundërta e saj ne gjykaten e drejtesise .....! Përsa i përket cmires sime për Berishen, do ta jepja gjysmen e pasurise sime për të mos patur mbi supe barren e rekordin e tij te zi te shkeljes se te drejtave te njeriut ne raportet tepër kritikë te Departmentit amerikan te Shtetit dhe te dhjetera organizatave ndërkombëtare si Helsinki Watch, Amnesty International..... qysh nga Maji i vitit 1996 e deri sot..... Si Tropojan për Berishen ndjej vetëm keqardhje se u fut ne historinë shqiptare si hero i demokracise e po del prej saj si antihero e dhunues i eger i saj. Katrahura 97 me mbi 10 00 viktima, grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998 ku ishte implikuar drejtepersedrejti Arkanji, UDB-ja serbe dhe vete Milloshevici... , Gerdeci 2008 dhe së fundi skenat tragji-komike te Kuvendit Popullor te Shqipërisë do të ishin te mjaftueshme për ta bërë Berishen disa here "President te Bences" apo "Kryeministër te Burrelit" me afat te gjatë.... Kjo është aresyeja qe ai nuk ka fytyre as guxim te shkoje ne vendlindjen e tij, Tropoje, se cilës me politikën e tij ia ka nxire fytyren. Si mjek, si kardiolog qe më ka shpetuar dy here jetën e babait tim te nderuar i perkulem me nderim ne çdo kohe... Shpetoi me mijëra shqiptare si kardiolog e mjek human për ti vrarë dhjetera mijëra me politikën e tij te mbrapsht, me piramidat, me Gazidedet e Arkanjet, me Gerdecet... Ndaj, para se te na jepni leksione demokracie, para se te na bëni moral , para se te na kukatni për komunizmin , ... ju kori i qyqeve dhe "Fatkeqesia Kombëtare" e vetshpallur clirojeni me fakte Kryeministrin e Shqipërisë prej akuzave te renda dhe vetveten prej dares se sherbetorit te tij ! Fakte e jo pallavra ! Zoti e shpetofte kombin shqiptar nga çdo "fatkeqësi kombëtare" me ose pa emër qoftë ajo ! Amen !

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Eshte nje "Big Conspiracy" "Komplot i Madh" qe po luhet ne Kosove. Nazim Bllaca eshte nje cirak i manipuluar, nje cironke qesharake me idiotesine e tij. Cka thote ne fjaline para e ben cope e therrime vetem tri fjale mbrapa. Flet shume. Nuk thote asgje te besueshme. Mendoja se nuk do te mund te gjenim nje idiot me te madh ne te gjithe boten shqiptare per nje komplot me te vertete te madh ne keto kohe historike per Kosoven. Po sic do te shohim me poshte ka edhe me keq se ai!
    Mos mendoni se ustallaret e vertete te ketij komploti jane dy nga figurat me te vetdemaskuara ne Kosove Adem Salihaj dhe Gani Geci... Ata jane aq te pafytyre sa pafytyresine e thone ashiqare para kamerave. Qeshin, ngazellehen me idiotesirat e Nazim Bllaces qe edhe pamjen e ka te nje pederi tipik serb si Martinovici, kamikazi serb i viteve 90-te qe eshte mirenjohur ne krejt Ballkanin per atentatin kunder vetvetes me shishen e birres ne prapanicen e tij, qe e keqperdori UDB-a gjakatare serbe vetem per te fajesuar e lincuar shqiptaret!



    Ciraket dhe ustallaret


    Si Geci edhe Salihaj ngazellehen, fryhen, gajasen para kemerave. U duket sikur po rishpallin pavaresine Kosoves kur nga goja e shpirti katran i zi nxjerrin helm te zi kunder lirise dhe pavaresise se Kosoves.


    Ashtu si ciraku me i keq qe mund te gjindet ne krejt Kosoven e ndofta nder shqiptaret kudo ne Bote, Nazim Bllaca, ata nuk dine cfare thone.


    E heqin veten si zbuluesit e Amerikes kur zbulimi me i madh qe ata vertet bejne eshte lakuriqesia e lojes se kurdisur jo vetem ne zyrat e ish- UDB-es te BIA-s ne Beograd, por edhe ne sarajet e dugajat e korrupsionit ne Prishtine e deri ne Dubai.


    Nderkohe ustallaret e tyre ne Beograd ferkojne barkun nga kenaqesia kur shikojne shqiptaret kunder shqiptareve, kur shikojne se si per te nxjerre gurin e tyre te hedhur djallezisht ne lumin e trazuar shqiptar jane versulur qindra mijera shqiptare. Hedh nje i marre nje gur ne lume hidhen njeqint te mencur e se nxjerrin dot! Loja e hershme dhe e perhershme e Beogradit kunder shqiptareve!


    Pse !? Sepse historikisht Beogradi ka mbjelle faren e percarjes ndershqiptare. Sepse historikisht Beogradit ka zbatuar kunder shqiptareve taktiken perca e sundo!



    Albanus adversus albanus!


    Ndersa politika serbe i ka perqendruar te gjitha baterite e saj ne Hage per te fituar me cdo kusht gjyqin absurd e pa asnje vlere zbatuese kunder pavaresise se Kosoves, politikanet, gazetaret, analistet, krejt politika shqiptare duhet te kishin syte, zemrat, shpirtin e mendjet ne Hage e te zienin me argumente pa fund per krimet monstruoze serbe ne Kosove jane perfshire ne katrahuren tragjike shqiptaret kunder shqiptareve, albanues adversus albanus, sic thonin latinet !


    Dicka e rastit!? Mos valle vetem tre te marre ne sherbim te Beogradit e bene kete baterdi qe detyron deri edhe Kuvendin e Kosoves te zhvilloje séancen e se shtunes per kete beteje absurde!?


    Jo vellezer!? Nuk ka asnje rastesti ne kete mes. Le ti referohemi historise se njeqint vjeteve te fundit ! Beogradi zyrtar, qofte ai monarkist i kraleve , qofte ai i komunisteve me Tito- Rankovicin ne krye, qofte ai i terrorit dhe genocidit masiv antishqiptar te Miloshevic e Stanishicit, qofte ky e demokrateve Tadic- Jeremic, ka zbatuar strategjine e mendjeve me te cmendura e me te terbuara antishqiptare te Serbise qe nga akademiku Cubrilovici e deri tek kryeakademiku i genocidit serb Dobrica Qosiq sot. Barbare ne shpirt, por shume djallezore ne praktike. Brutale ne praktike, por shkencore ne antishkencen e tyre antishqiptare, qe i ka shtrire degezimet deri edhe ne Shkup me enciklopedine e fundit ala serbe te Maqedonise.


    Jo vetem me mendesine dhe tezat e tyre qe shkonin deri aty sa vinin ne dyshim aftesite “veteqerisese te shqiptareve“, sipas babait te nacional- shovinizmit serb Cubrilovic.



    Provat e medha dhe akrepat e Beogradit


    Sapo Kosova dhe shqiptaret atje kaluan me shume sukses proven e trete serioze te aftesive te tyre vetqeverisese pas lirise dhe pavaresise se saj historike, sic ishin zgjedhjet lokale te 15 Nentorit 2009, te organizuara e kurorezuara me sukses te plote nga vete shqiptaret, qe mori notat me te larta dhe vleresimet me te mira edhe te aleateve nderkombetare , ne skenen shqiptare u shfaqen akrepat helmatises te Beogradit: Perca e sundo!


    E njejta taktike! Te njejtit regjizore! Te njejtit ustallare te kacafytjeve ndershqiptare. Te njejtit cirake, qe i dhane shenjat e para qe me provokacionin e Decanit kunder deklaruesit te pavaresise se Kosoves. U doli huq skenari atje. Menjehere krijuan vet- atentatin e vet-sajuar te Mitrovices. U plasi bomba ne dore dhe u demaskuan keq. Ciraket nuk ndaluan aty. Qelluan me arme edhe ndertesen e Kuvendit te Gjakoves!


    Pa u shuar ende jehona e deshtimit te ketyre akteve ala- paramilitare ne Kosove, u sajua, u keqintepretua dhe u fry tej mase edhe ndonje deklarate foshnjarake pas-mesnates e ndonje lideri te PDK-se, i vet- dehur pa aresye ndofta edhe nga rezultatet e kesaj partie ne zgjedhjet lokale te 15 Nentorit, per zgjerimin e koalicionit qeverises ne Kosove. Pabesise se aleatit te tyre bashkeqeverises LDK-se per aleanca me kundershtaret politike , u jepet pergjigje prej femije inatcor qe fillojne e gjuajne me gure shtepine perbashket per inat te gjyshes sherrxhie.


    Vendime pas mesnate klubesh qe u ndreqen sapo celi dita e re dhe u shfaqen rrezet e para te Diellit, natyrisht edhe me ndihmen e aleateve tane te natyrshem perendimore!



    Terri pjell terr…. Drita drite!


    Ore politikane dhe jo politikane shqiptare kurre mos merrni vendime te rendesishme pasi bie nata! Nuk ka keshilltar me te keq per mendjen njerezore se terri! Kujtoni ate legjenden filozofike shqiptare, qe i shpetoi jeten djalit e bashkeshortes se vet vetem se priti sa te dilte drita e nuk veproi ne terr! Duroi priti driten. Shpetoi nga tragjedia dhe gjeti lumturine … Terri pjell terr! Drita pjell drite!


    Ka edhe nje shprehje tjeter te arte populli yne i mencur: “Puna e nates gazi i dites”


    Prandaj si LDK-ja dhe PDK-ja duhet te ndjekin shembullin e liderve te tyre ne krye te qeverisjes se Kosoves Fatmir Sejdiu e Hashim Thaci qe aq mire komunikojne e merren vesh me njeri- tjetrin, mesa kam vene re e kam pa me syte e mi disa here edhe ketu ne Nju Jork!


    Tamam kur te zotet e ligjshem te shtepise se perbashket Sajdiu- Thaci e moren situaten ne dore dhe i vune gjerat ne vendin e vet, tamam kur politika e Kosoves u perqendrua ne dy detyrat me urgjente, perfaqesimin dinjitoz ne GJND dhe permbylljen me fitore historike te raundit te dyte te zgjedhjeve, parapolitika dhe ciraket e hapur dhe te fshehte te Beogradit ne Kosove shperthyen minat e Bllaces, Gecit dhe Salihajt. Kjo treshe eshte vetem maja e dukshme e asjbergut te komplotit te madh ne Kosove. Pjesa e padukshme eshte Beogradi por edhe Mafia e sarajeve dhe dugajave, venies se gjobave dhe racketingut, larjes se parave dhe qerimit te hesapeve, qe akoma nuk i ka mbyllur hesapet me Hagen!


    E diskretituar keq nga incidentet e Decanit, Mitrovices dhe Gjakoves, ajo nxorri ne skalionin e pare tre musketieret mjerane te Beogradit Bllaca, Geci dhe Salihaj nderkohe qe Beogradi zyrtar komandonte fijet e kopmlotit te madh nga prapaskena e parapolitikes kosovare.



    Hajduti therret “kapeni hajdutin”!


    Askush me shume se kjo Mafie nuk ka shprehur frike e panik, nuk ka sulmuar me egersisht te ashquajturin SHIK te Kosoves, sikur ky SHIK te ishte UDB-a e BIA e Beogradit e jo nje gogol i mendjeve te frikesuara te kryehajdutit qe therret ne kupe te qiellit “Kapeni hajdutin!”.


    Pse!? Sepse askush me shume se Beogradi dhe argatet e tij ne Kosove nuk i tremben me shume nje sherbimi sigurie e zbulimi ne Kosove!


    Pse!? Sepse askush me shume se nje sherbim sigurie dhe zbulimi i fshehte nuk i njeh fijet e Beogradit dhe lidhjet e tij me parapolitiken e politiken ne Kosove, sidomos pas kapjes prej tij te agjenteve te Beogradit me presh ne duar e dokumente te pakundershtushme komplotuese kunder pavaresise se saj!?


    Pse!? Sepse askush me shume se nje zbulim e sherbim i tille nuk i njeh dhe zbulon komplotet dhe lidhjet e nendheshme te Beogradit me mafian e korrupsionit ne Kosove.


    Pse !? Sepse korrupsioni, sic e ka deklaruar disa here Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci eshte nje kancer per Kosoven qe duhet luftuar me cdo mjet e pa kompromis!?


    Sapo EULEX-i dhe qeveria e Kosoves njoftuan per nje vale arrestimesh te bujshme te kokave te korrupsionit ne Kosove, mafia korrupsionit e komanduar nga Beogradi dhe dora e zgjatur e tij aty shperthyen bomben e cirakeve te tij Bllaca- Geci- Salihaj, tre cironkave, tre sardeleve te tij per te shpetuar dhe dhene kohe peshkaqeneve dhe kapove te kesaj mafieje te rrezikshme ne Kosove!



    Ikonat e Kosoves dhe qyqet e Beogradit


    Si nje kor qyqesh e korbash qe ndjellin zi ata zgjodhen disa nga figurat me te shquara , disa nga simbolet e luftes per liri te Kosoves me ne krye ish- liderin e UCK-se Azem Syla si objektiv te sulmit te tyre. Me sajime krejt kontradiktore e te arnuara shume keq, me rrena qe bejne mu ne mes te nates e jo me ne mes te dites, me disa CD-turpi te incizuara ne kuzhinat e pista te UDB- BIA-s serbe qe te bejne te vjellish me rrenat e tyre, ata filluan komplotin me te madh te pasluftes ne Kosoven e pavarur!


    Shihni vellezer e motra vetem nje fakt shume domethenes: nderkohe qe mbi 90 per qind e shqiptareve brenda e jashte Kosoves perkrahen, vleresuan dhe cmuan lart kontributin e Azem Syles dhe luftetareve te lirise se Kosoves, nje grusht mercenaresh te paguar ose vullnetare dhe gazetat e Beogradit parlajmeronin pardje arrestimin e Azem Syles! Pse !? Ky ishte synimi i tyre: te hidhnin benzine dhe te zgjeronin zjarrin e percarjes e pse deri edhe ne vellavrasjen ndershqiptare. Pike per pike politika e ish- UDB-es, BIA-s se sotme : perca e sundo!


    Jo vetem aq por Beogradi zyrtar i vetcorri maskat e fijeve te veta ne Kosove kur doli hapur dhe ekrkoi mbrojtjen e Bllaces dhe musketierve te vet ne Kosove !


    A mos valle eshte hera e pare qe ndodhe nje gje te tille!? Shihni historine e ikonave dhe simboleve te luftes per liri ne Kosove qe nga Ali Pashe Gucia e Bajram Curri, Isa Boletini e Hasan Prishtina, Shote e Azem Galica e Shaban Polluzha, Tahir Mehja, Jusf e Bardhos Gervalla, Ukshin Hoti … e deri sot. Ne shumicen dermuese te restave vendimet per vrasjen e tyre jane marre ne Beograd. Dorasi ka qene shqiptar i urdheruar, i armatosur dhe i paguar me dinaret e Beogradit!


    Duke pare tek Agjencia e Sigurise se Kosoves, nje institucion krejt i ligjshem i ngritur ne baze te Kushtetues, i miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi dhe i dekretuar nga Presidenti legjitim i Kosoves, qe akoma keto qyqe e kukavjka te Beogradit vazhdojne ta quajne SHIK , syrin dhe veshin e Kosoves se pavarur e te lire, nje nga shtyllat kryesore te shtetit sovran te Kosoves, Beogradi zyrtar dhe para-politika kosovare ne sherbim te tij tremben prej tij si shejtani prej temjani!


    Me gjeni nje shtet demokratik bashkekohor ne Boten e sotme qe nuk ka sherbimin e tij sekret !? Ndaj vjellin vrere, shpifin, intrigojne, komplotojne me te gjitha mjetet e me te gjithe menyrat duke perdorur ciraket me te keqinj e me te diskretituar si tre mosketieret e siperpermendur, ndersa ruan asat nen menge per goditjen finale.



    Perca e sundo!


    Qellimi eshte shumefish i mbrapshte: destabilizimi i situates politike ne Kosove, venia ne dyshim e aftesive vetqeverisese te shqiptareve, duke i hedhur ata kunder njeri- tjetrit sipas taktikes perca e sundo !


    Jo rastesisht pikerisht keta ustallare jane ne vijen e pare te thirrjeve per percarje te reja , per larje te hesapeve, per vellevrasje te reja ndershqipqtare. Shkurt : perca e sundo!


    A nuk ishin pikerisht ky Gani Geci ddhe ky Adem Salihaj te paret qe thyen karriket dhe goditen me kembet e tyre vellezerit e tyre te LDK-se ne Kuvendin e saj pa u mbushur mire viti nga vdekja e kryetarit te saj Ibrahim Rugova!? A nuk ishin pikerisht keta dy mosketire qe ia vune minat dhe e percane ate duke krijuar LDD-ne!?


    A nuk eshte po ky Adem Salihaj qe para dy ditesh, tamam kur hapej procesi ne GJND e Hages, doli me thirrje per po ate LDK qe te rishikonte qendrimin e saj dhe te prishte koalicionin me PDK-ne per te sigurar nje karrike per prapanicen e tij e jo per te miren e Kosoves dhe popullit te saj .


    A ka ku te shkoje me tej poshtersia dhe dyfytyresia e politkes perca e sundo te Beogradit ne Kosove !?


    A nuk ishte po ky Adem Salihaj qe kur pa se i doli krejt kallaji kolegut te tij mjeran Nazim Bllaca perballe reagimit te mencur, atdhetar te pothuajse krejt shqiptareve jo vetem ne Kosovo, por ne mbare Boten, dje me pafytyresi tipike ala serbe deklaroi se “une jam kercenuar “.



    Zot ruajna mendte e krese!


    Duke ia kaluar edhe Bllaces ne marrezine e tij ai theksoi se “Nuk ka pasur një kërcënim të drejtpërdrejt, por kërcënimi është permanent, sepse dihen arsyet e gjithë kësaj dhe dihen efektet e gjithë këtyre dëshmive. Prandaj jam njëri prej atyre që mund të ndihem i rrezikuar vazhdimisht. Po, jam i rrezikuar prej strukturave të njëjta të SHIK-ut, sepse nuk ka kush tjetër të më rrezikojë”


    O zot ruajna mendte e krese, thote populli yne i mencur! “Nuk ka pasur kercenim te drejteperdrejte, por kercenimi eshte permanent “ tha ky mosketier i mjere . Cfare mund te themi per nje qyqar psikopatik si Nazmi Bllaca, kur ish- kryetari i nje komune te Kosoves, kur ish Zevendeskryeministri i Kosoves, kur deputeti i Kuvendit te Kosoves Salihaj flet me kete gjuhe prej …. Zot ruajna mendte e krese !!!


    Mu kujtuan fjalet e Presidentit amerikan Barack Obama diten e varrimit te Senatorit Kenedi: “ Askush prej nesh nuk e di se cfare ka shkruajtur Zoti per ne sot “. E kush eshte Adem Salihaj … O Zot ruajna mendte e kokes ! Amen !


    Ndaj eshte detyre e Kuvendit, e Presidentit, e Qeverise, e te gjitha institucioneve te ligjshme te Kosoves , eshte detyre e gjithe politikes shqiptare ne Kosove, e mas - medias dhe intelektualeve, ne menyre te vecante e drejtesise se EULEX-it dhe organeve ligjzbatuese ne Kosove te denoncojne dhe te godasin me forcen e ligjit jo vetem cironkat mjerane e te vet- diskretituara te ketij komploti te madh, por ne radhe te pare te peshkaqeneve te tij.


    Eshte detyre e tyre e nguteshme te zbulojne dhe godasin me gjithe forcen e ligjit fijet e fshehta dhe politiken e hapur antishqiptare te Beogradit “Perca e sundo” ne Kosove!


    Para ligjit te gjithe jane te barabarte! Secili duhet te pergjigjet njesoj e pa asnje dallim para tij!



    Nga Hamdi Dega, Nju Jork

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Sovraniteti” i udbashëve shtrihet në të gjitha hallkat pushtetore… në Kosovë!

    Kosova, disidentët dhe spiunët e saj të UDB’ës…!



    Shkruan: Mon Zhubi - Prishtinë, 11. 01. 2009

    ______________________



    Deshën apo nuk deshën bijtë e shokëve Maliqi, Haxhiu etj., Kuvendi i Kosovës e ka për detyrë që herët a vonë ta miratojë ligjin për hapjen e dosjeve në Kosovë. Ditë më parë, gazetari i të përditshmes kosovare, “Express”, Ilir Mirena, në një shkrim, të cilin e ka botuar edhe gazeta “TemA”, kishte shtruar një problem, me të cilin gjer më sot askush nuk është marrë në Kosovë, çështjen e lustrimit në Kosovë, duke kërkuar përgjigje në pyetjet se

    - “A duhen pastruar të gjitha postet publike nga nomenklatura e kaluar apo të përmbyllet në heshtje një periudhë gjysmëshekullore pa asnjë debat?”

    Këto dilema në Kosovë nuk janë shtruar kurrë, siç e cek edhe z. Mirena, dhe si rrjedhojë shtrohet pyetja:

    - Pse bashkëpunëtorët e UDB’ës dhe OZN’ës famëkeqe jugosllave në Kosovë duhet të jenë të privilegjuar, për dallim nga kolegët e tyre të ish-shteteve komuniste?

    Por nuk duhet harruar se kësaj kategorie njerëzish u duhet shtuar edhe një numër i konsiderueshëm i komunistëve shqiptarë në Kosovë, të cilët me devotshmërinë më të madhe i shërbyen “Vëllaznim-Bashkimit” jugosllav, në shumicën e rasteve në dëm të popullit të vet.

    Reagimet për këtë problematikë pro dhe kundër nuk vonuan dhe për çudi erdhën kryesisht nga kolegët e z. Mirena, pra, nga gazeta “Express” ku ai punon. Fillimisht kolegu i tij Petrit Selimi, duke kundërshtuar idenë e hapjes së dosjeve, shkrimin e kolegut Ilir Mirena, e konsideron si “çast i lodhjes së z. Mirena nga presionet e ritmit monoton në punën e një të përditshmeje”, e kjo, sipas z. Selimi, na jep me kuptu se z. Mirena, sipas të gjitha gjasave i pavetëdijshëm për problemin, e paska shkruar vetëm për sensacion këtë artikull, një temë e cila, sipas tij, nuk duhet hapur në Kosovë!

    Unë e kuptoj z. Selimi, ngaqë për moshën e re që ka me siguri nuk ka paragjykime për ish-nomenklaturën shqiptare të shërbyesve komunistë jugosllavë dhe mirë është që nuk ka, por ama irritohem pa masë, kur rolin mbrojtës të kësaj nomenklature e marrin përsipër bijtë e komunistëve, duke na servirur një varg argumentesh të pavërteta.

    Më datën 22 dhjetor të vitit të kaluar gazeta “Express” në faqen 2 dhe 3 kishte dy kolumne të autorëve Shkëlzen Maliqi “Dosja e Komunizmit” dhe e Baton Haxhiut, të cilën e ka botuar edhe e përditshmja “TemA” me titull “Emrat e përveçëm në lustrën kosovare”. Si duket autorët nuk ishin koordinuar mes veti, ngaqë për dosjet e shërbyesve komunistë në Kosovë jepnin fakte kontradiktore.

    Z. Maliqi në shkrimin e tij na bëri me dije se “dosjet e shërbimeve sekrete komuniste nuk kanë qenë edhe as sot nuk janë në arkivat e Kosovës, por në Beograd”. Z. Haxhiu ndërkaq thotë se nga arkivat, nuk e saktëson se cilat, “prej vitit 1956 e këtej e gjer në vitin 2008” paska lexuar me mijëra faqe për të parë se “çka kanë qenë shqiptarët e pushtetshëm të kohës së komunizmit”.

    Dikush këtu po gënjen, z. Maliqi tha se dosjet janë në Beograd, ndërsa z. Haxhiu deklaron se ka lexuar me mijëra faqe të këtyre dosjeve!

    - A mos vallë, ndoshta z. Haxhiu është i vetmi kosovar që ka ekskluzivitetin nga Beogradi për t’i lexuar dosjet e ish-shërbyesve komunistë kosovarë apo ato me të vërtetë janë në Kosovë dhe priten të hapen?

    Këto dilema presim të na qartësojnë zotërinjtë e lartpërmendur në të ardhmen e afërt.
    Sidoqoftë puna e dosjeve, besoj se koha do ta dëshmojë se cili prej tyre ka thënë të vërtetën, por është kuptimplotë fakti se, si njeri, si tjetri, mundohen të na sjellin fakte dhe argumente të bollshme, me disa prej të cilave ndoshta edhe mund të pajtohem, ku mundoheshin me të gjitha mjetet të arsyetonin veprimet e komunistëve të atëhershëm dhe të sotëm, të cilët, jo në masë të vogël, edhe sot i kanë zënë vendet udhëheqëse në shumë institucione të rëndësishme të Kosovës. E një prej këtyre institucioneve, konkretisht Radiotelevizioni i Kosovës, i udhëhequr nga një ish-komunist, (është fjala për Agim Zatriqin - Sh.B) në mënyrën më të pamoralshme dhe hipokrite në dokumentarin për Rexhai Surroin, një ish-ambasador i Jugosllavisë në Spanjë, i cili vdiq aksidentalisht po në Spanjë, u krahasua me eruditin dhe intelektualin më të madh kosovar Jusuf Gërvalla, të cilin, siç dihet, e vranë bashkëpunëtorët e UDB jugosllave.

    Prandaj nuk e kuptoj, pse z. Maliqi dhe z. Haxhiu morën mundimin dhe reaguan kaq shpejt ndaj shkrimit të z. Mirena, kur që të dy këta, në qoftë se jo personalisht, atëherë kanë një hipotekë familjare, ngaqë baballarët e tyre me devotshmëri i shërbyen sistemit komunist jugosllav. Ndoshta edhe këtë radhë vlen fjala e urtë popullore “I djeg atij që e ka mizën në kësulë”.

    Ndryshe krejt është me shkrimin “Për Dosjet” e z. Halil Matoshi, po në gazetën “Express”, i cili flet në emër të vet, për, siç e quan, “ hijen e vet” Tahir Veselin, të cilin ai e fal, por distancohet nga kërkesa e z. Haxhiu se duhet të falë të gjithë ata, të cilët në forma të ndryshme kanë kontribuar në burgosjen e qindra-mijëra shqiptarëve në Kosovë dhe masakrimin e mijëra të tjerëve.

    Autori i këtyre rreshtave ka qenë anëtar i një familjeje të përndjekur politikisht, e cilësuar nga regjimi i atëhershëm komunist jugosllav si “familje reaksionare nacionaliste”, duke ma burgosur babanë në procesin e të ashtuquajturve të shehlerë në vitin 1954, në Prizren, me 11 vjet heqje lirie.

    Nuk dua t’i kujtoj ato vite, të shkuara dhe të kaluara, por e di një gjë se babanë tim (kur ai u burgos, unë isha vetëm 2 vjeç dhe nuk e njihja), e pashë për herë të parë në vitin e tretë të shkollës fillore. Kalvari ynë familjar nuk mbaroi me kaq, ngaqë, për shkak të presioneve të formave të ndryshme, që unë nuk i kuptoja se isha i vogël, u desh të emigronim në Sarajevë.
    Dhe sa për dijeninë tuaj z. Maliqi e Haxhiu, presionet nuk na i bënin serbët, por zyrtarët shqiptarë të institucioneve të atëhershme komuniste. Hipokrizia e radhës ndodhi në vitin 1979, kur pasi kisha kryer shërbimin ushtarak të APJ së atëhershme dhe pasi një vit më parë isha diplomuar në fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, me shumë entuziazëm u ktheva në Kosovë. Për ballafaqimin me realitetin nuk m’u desh shumë kohë, në një konkurs të shpallur për një gazetar në Radio Gjakova, u paraqita edhe unë. Natyrisht që nuk u pranova, edhe pse isha i vetmi i diplomuar dhe i atij profili. Siç mora vesh më vonë nga disa miq, Komiteti i atëhershëm i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë nuk më kishte dhënë dritën e gjelbër për punësim në një institucion shtetëror, siç e quanin ata Radio Gjakovën, me arsyetim, i papërshtatshëm politikisht, “familje reaksionare”, dhe pranuan një student të dështuar të mjekësisë si djalë i një kuadri komunist.

    Të njëjtët persona, zotërinj të nderuar, vendosin edhe sot për punësimin tim dhe të fëmijëve të mi, sepse kanë zënë postet udhëheqëse. Prandaj nuk mund të fshihemi nga referenca historike. Dosjet janë hapur në të gjitha shtetet e ish-bllokut, por historia shqiptare nuk ka të ngjarë me popujt që vetëm përkohësisht kanë qenë të okupuar, e jo si shqiptarët, gjithmonë. Kështu që, ata të tjerët mundë t’i klasifikojnë si tradhtarë në varësi të kualiteteve të pushteteve që iu kanë shërbyer.

  11. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Qerim Kelmendi: Motra e vëllezër të Shqipërisë londineze!


    ka kohë që e përsërisë, dhe shpesh kam menduar se duke e përsëritur një të vërtet të hidhur për Ne, mos jam bërë edhe monoton (bajat) tek qytetarët e Shqipërisë, pastaj edhe tek shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë në viset tjera?
    Ajo, çfarë duhet të them tani, dhe që, më besoni kur e them nuk ndjehem i lumtur dhe nuk më ngjallë asgjë të mirë në shpirt, sepse një lajm i keq, në çfarëdo pjese të Kombit tim, pavarësisht natyrën e tij, është njëkohësisht edhe një përjetim dhe një dhembje e madhe edhe për Mua.
    Megjithatë, ka ardhur koha që ti vëmë gishtin kokës, dhe të mendojmë, por edhe të analizojmë, si erdhi puna deri këtu, dhe a thua vërtet Serbia paska pas qenë aq e zonja, sa në krye të ndryshimeve të mëdha, që ndodhën në fillim të viteve 90-ta, na i solli njerëzit e vet!?.
    Sot për dikë, e shumë vite për Mua, dhe për shume shokë si puna ime, që kemi qenë anëtarë të ilegales shqiptare, ka qenë e ditur dhe ka qenë e njohur se Sali Berisha është një njeri i dyshimtë. Pse është i këtillë kemi mundur ta mësojmë dhe ta përjetojmë edhe fizikisht, sepse shumë nga Ne, që dikur ishim pjesëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, dhe që ishim nisur në drejtim të Nënës Shqipëri, në fund të vitit 1991 (kupto: përmes Maleve me dëborë), dhe që më vonë, pas themelimit të UÇK-së, në fund të vitit 1994, shumicën e Këshillave të rrethit, dhe të Këshillave Popullore që vepronin dhe operonin në kuadër të LPK-së, i shndërruam në njësi të UÇK-së, meqë Organizata jonë, pra LPK Dega jashtë vendit, ishte edhe themeluesja e UÇK-së. E përmenda dhe e theksova këtë fakt me lartë, se shumica e ilegalëve që kishim marrë drejtimin e Maleve për të parë, prekur dhe më pastaj edhe për të bërë diçka në Shipëri, dhe atje, gjetëm, takuam e hasëm shumë bashkëpunëtorë të SPB’së (lexo: UDB’Së), të cilët në Shqipërinë tonë Londineze kishin ardhur me makina dhe me Autobus të shumtë, dhe kishin realizuar gjithçka që ishin porositur, duke filluar nga gjërat me të shëmtuara, me qëllim të vetëm që të krijohej, qysh në fillim të njohjes, një ftohje dhe një urrejtje e ndërsjellë.
    Dhe, për çudi, ishte shkatërruar Shërbimi Sekret i Shqipërisë, me arsyetim se paska pas qenë shërbim sekret, të cilin e paska ngritur i pavdekshmi, Xhaxhi Enver. Pas qëndrimit tonë, disa mujor, na ranë në sy, menjëherë lidhjet e Drejtuesve të PD me këto elemente të UDB-së, të cilat në fillim përpiqeshim t’i kuptonim si koincidencë e rastësishme, por duke kaluar muajt, pamë dhe kuptuam qartë, se Partia e Sali Berishës kishte koincidencë jo rastësisht me elementet e UDB-së së Kosovës, dhe se këto dirigjoheshin dhe komandoheshin prej një qendre të përbashkët.
    Me pastaj, me krijimin e Zyrës së Kosovës, u bë edhe më e qartë, se tash e tutje në Shqipërinë e Sali Berishës, njerëzit që vinin nga Kosova, dhe që ishin bashkëpunëtorë të UDB-së, do të jenë të përkëdhelurit e Shqipërisë, ndërsa Ata që ishin pjesëtarë të Organizatave ilegale, duhej të kishin kujdes, sepse asgjë nuk kishte të sigurt për ta. Me kalimin e Kohës, pas vitit 1993, në Shqipëri u konsoliduan radhët e ekstremit të UDB-së, që njiheshin si pjesëtarë të Klanit të Zemunit. Ky Klan i Zemunit kishte një vijë të drejtpërdrejt në Shqipëri, dhe direktivat më sekrete mbuloheshin dhe mbaheshin përmes Dy shqiptarëve që vinin nga vise tjera të banuara me shqiptarë, dhe që, njëri nga këta ishte punëtorë i rëndësishëm në Zyrën e Kosovës.
    Këto fakte atëherë i kishim të njohura, disa nga Ne ilegalët, ndërsa nga distanca e kohës, dhe kur mes kësaj distance, kanë ndodhur shumë zhvillime radikale, e kemi shumë më lehtë, jo vetëm Ne, por edhe shumë qytetarë të Organizuar të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës, të kenë njohuri, dhe në ndërkohë të kenë mësuar, si rezultat i ndryshimeve dhe organizimeve të mëdha, për BËMAT e Klanit të Zemunit në Shqipëri dhe gjetiu.
    Nuk duhet harruar:
    1. Ardhjen e Sali Berishës në Pushtet, me ndihmën e strukturave të SPB (UDB) së Kosovës - Maqedonisë - Malit të Zi, që atëherë ishin pjesë të Okupuar të Jugosllavisë.
    2. Bashkëpuçja e Sali Berishës me Zyrën e Kosovës, që nuk ishte diç tjetër, pos njëra nga Bazat Legale të UDB-së, në Shqipëri.
    3. Lidhjet e Sali Berishës, Gazidedës, Safet Zhulalit me Armatën e Jugosllavisë, dhe marrëveshjen sekrete për furnizimin e kësaj Armate, dhe të Paramilitarëve të Serbisë, me Karburante, në kohën e Embargos, që OKB i bënte ish Jugosllavisë.
    4. Krijimin e Firmave Piramidale në Shqipëri, nga ekspertët e Klanit të Zemunit, dhe pasurimi i këtij Klani, për qëllime kriminale, dhe për përfitime shtetërore të Beogradit, sepse akoma, shumica e shqiptarëve nuk e kanë të njohur, se sa Lek të shqiptarëve, përmes ekipit special të SHIK’ut të Gazidedës, dhe që kanë qenë pjesë e Klanit të Zemunit, pra akoma nuk e dinë shqiptarët se sa Lek të tyre kanë përfunduar në duart e Klanit të Zemunit, dhe tek të afërmit e MILICËS - vjehrrës së Salos, në Serbi e Mal të Zi.
    5. Urdhri që i është dhënë Sali Berishës për ta Graduar Gazidedën, dhe për t`ia lënë në dorë, mbarëvajtjen e vrasjeve, shkatërrimit dhe djegies së Shqipërisë, në vitin 1997, urdhër që ka qenë Top-sekret.
    6. Bashkpuçjen e Sali Berishës me forcat proserbe, të cilat ishin bashkuar rrethe FARK-ut, një krijesë që ishte organizuar me urdhër të Beogradit, dhe me bekimin e Dy agjenteve: Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi, të cilët, duke ardhur në majat e politikës (siç i quanin Ata, kosovare) me Kalkulimet e Beogradit, natyrisht se edhe, urdhrat qe vinin nga SPB, Ata i zbatonin me përpikëri.
    7. Përpjekjen e skajshme dhe të përbashkët të Sali Berishës dhe FARK-ut, për ta sabotuara, penguar dhe pamundësuar mbarëvajtjen e Luftës në Kosovë, duke inskenuar Luftë Civile ndërmjet shqiptarëve, dhe ky Kurban i këtij skenari u bë, i ndjeri Azem Hajdari.
    8. Bashkëveprimi reciprok i Sali Berishës, me një tjetër figurë të madhe të politikës së Shqipërisë, pra të Z.Fatos Nano, bashkëpunim dhe bashkërendim që bëhej dhe sinkronizohej përmes Rusisë-Athinës dhe Beogradit, bashkëpunim i cili rezultojë me një tërmet të madh në kuadër të strukturave drejtuese të LPK-së dhe UÇK-së, të cilat kishin një Trup e një Frymë.
    9. Pasurimi i radhëve të UDB-së në Shqipëri, si dhe shpërblimi i aktorëve shqiptarë nga Shqipëria (Lulzim Bashës, Edit Harxhit, etj,...etj), të cilët në Kosovë kishin operuar në kuadër të UNMIK-ut, dhe që ishin punësuar në Administratën e UNMIK-ut, me intervenimin e UDB-së së Beogradit, dhe që të gjithë këta individë, që me vonë na bëhen ministra dhe zëvendës ministra, ishin pjesë e Stafit që dirigjoheshin nga Beogradi, përmes Milicës së RE, pra Znj.Argita Berisha, e cila konsiderohet si dora më e fortë dhe më e suksesshme e Beogradit, në Shqipëri, pas Sali Berishës e Gazidedës.
    10. Krimet e shumta që bënë Klani i Zemunit në Shqipëri, duke filluar nga përndjekjet e ish Ilegalëve të Kosovës, vrasjes së Remzi Hoxhës, vrasjeve masive në vitin 1997, vrasjes së disa ushtarëve të UÇK-së, në vitet 1998, vrasjet enigmatike dhe të sofistikuara të Artan Hoxhës, Kosta Trebickës, pastaj ngjarjeve tragjike, si të Gërdecit, dhe shumë akteve tjera kriminale, të cilat kanë për tu zbardhur në ditët që do vijnë.
    11. Investimet që ka bërë politika berishjane në bashkëpunim me tradhtarët e Kombit, z.Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Ahmet Krasniqi, në minimin e Luftës, dhe më pastaj edhe në kriminalizimin e Luftës së pastër të UÇK-së, nëpërmes, Argita Berishës-pasardhëses së denje të Oficeres se OZNA-së, së ndjerës - gjyshes Milica (Vera), që ishte edhe gjyshja e Argitës, dhe Nëna e Sllobodankës (Lirije Berishës, së më vonshme), që është gruaja e Sali Berishës.
    12. Ka edhe shume detaje më të imta, që janë më rrëqethëse, që nuk merren me mend, por që nuk janë të panjohura, kur dihet tash më, se cila ishte fytyra e vërtet e Begradit në katër Luftërat e saja, që i bëri prej fillimit të vitit 1993, e gjerë në fund të vitit 1999, Luftëra të cilat përfunduan në Gjenocid dhe Masakra të papara, pra Gjenocid dhe Masakra, që nuk e lenë pa hise dhe pa gjynahe, edhe një figurë të turpshme të Historisë së Shqipërisë, një antikombëtar i përbetuar të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili për bashkëpuçje, ishte mik i ngushtë i Ibrahim Rugovës, Bujar Bukoshit, Fatos Nanos, Bashkim Gazidedës dhe shumë figurave të tjera tragjike të Kombit dhe Historisë sonë.
    Autori i këtij shkrimi është nga Peja . Në ilegalen e hershme ka pas nofkën “Shpirtmadhë”, ndërsa gjatë luftës “Dema”. Ishte njëri nga bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe shumë luftëtarëve tjerë të lirisë.

  12. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB-a dhe shqiptarët 02/12/2009 21:35:45


    Nga Nafi Çegrani


    ... Me kujtohet në një raport të SDB federative të atyre viteve të cilin e lexova gjatë qëndrimit tim në kursin për kuadro të zgjedhur të këtij Shërbimi në nivel federativ me Qendër në Batajnicë afër Beogradit, në të cilin thuhej se vetëm gjatë dhjetë viteve të fundit në Jugosllavi ishin të vëzhguar me metoda operative dhe të evidentuar në kartotekat për punë në vazhdimësi afro l800 persona, e një pjesë prej tyre janë vënë si informatorë të disa Shërbimeve të huaja, si p.sh. afro 246 persona janë të angazhuar në rrjetin agjenturor të Bullgarisë, mbi 38o vetë për KGB ruse, 152 veprojnë si agjentë të BND gjermane, kurse mbi 216 persona nga mbarë Jugosllavia (pjesa më e madhe janë nga Kosova) të cilët më së shumti në baza ideologjike dhe patriotike janë mjaft aktiv dhe në mënyre shumë konspirative veprojnë për interesa të AOS- (Albanska obavestajna Sluzba) në gjuhën serbe, ose ARS (Albanska Razuznavacka Sluzba) e quanin Shkupi me maqedonishten e tyre - Sigurimin shqiptar… Gjersa për CIA amerikane nga trojet e Jugosllavisë janë të evidentuar 320 informatorë (pjesa më e madhe janë kroat dhe shqiptarë). Por këtu duhet të theksojmë se një numër i konsiderueshëm i personave nga Jugosllavia (sidomos myslimane nga Bosnja e Hercegovina, por edhe nga Sanxhaku) janë duke vepruar në linjat agjenturore dhe të spiunazhit për interesa të Teheranit dhe disa vendeve të tjera të Arabisë dhe Shërbimeve sekrete të Afrikës së Jugut, por ka ca të cilët janë dëshmuar si informatorë të MOSSADIT izraelit ose të ndonjë shteti tjetër si ai grek ose Sigurittatin rumun, Italian dhe për Britaninë e Madhe etj.

    Dhe të gjitha informacionet, raportet dhe analizat të cilat bëheshin dhe e tërë e verifikuar nga tereni nën ombrellën e një hijerarhije rigoroze dërgoheshin në forma analizash dhe ne shumtën e rasteve depeshe të shifruara për raste urgjente dhe me postë speciale për mes linjave ajrore, organeve dhe sektorëve të fushave të veçanta të nivelit federativ dhe anasjelltas tek kryeshefat e Shërbimeve të UDB dhe KOS-it, të cilët mbulonin republikat dhe krahinat autonome,veçmas për Kosovë (ku gjendeshin Mehmet Shoshi, Selim Brosha, Medenica, Muharem Dana, Xhevdet Hamza, Jusuf Karakushi, Bashkim Hisari, Danush Luri, dhe një listë e gjatë e atyre të cilët ishin betuar dhe se do të udhëhiqnin me devotshmëri operacionet sekrete të UDB dhe KOS jugosllav në tërë territorin e Kosovës dhe jashtë saj, sidomos në radhët e emigracionit shqiptar ne disa shtete te Evropës perëndimore gjer në Amerikë, e paralelisht në këtë front dhe linjë krahas shqiptarëve ishin të angazhuar edhe ekspertë të UDB-së nga Shkupi dhe Beogradi, të nivelit federativ jugosllav (duke mbajtur në “linjë” edhe shumë persona nga radhët e emigracionit kroat).

    Një numër i madh operativistësh të UDB dhe KOS-it punonin edhe nën petkun diplomatik, si atashe ushtarak, kulturë ose ekonomi, dhe në mënyrë të perfeksionuar informonin përmes Sektorit të Informacionit që gjendej pranë përfaqësive diplomatike jugosllave në shumë vende të botës… Kështu agjentura jugosllave kishte të infiltruar informatorë dhe spiunë të vërtetuar nga radhët e shqiptarëve vetë brenda për brenda radhëve të emigracionit shqiptar si në Amerikë, Belgjikë, Francë, Itali, Gjermani, Spanjë dhe gjer në Kanada e Australi, për çka do të bëjmë fjalë më gjerësisht në faqet e librit në dorëshkrim me titull “UDB-a DHE SHQIPTARET”.

    Dhe për të gjitha këto operacione të fshehta të sektorëve për zbulim dhe kundërzbulim si në nivel të SDB republika e krahinore dhe asaj federative kishin hapur disa dosje të veçanta ku grumbulloheshin materiale dhe raporte operative brenda dhe jashtë vendit nga të gjitha meridianët e globit ku mbuloheshin nga rrjeti agjenturor nën aksionin e koduar “Stuhia ballkanike” etj. Prandaj, mu për këtë u shkruajt edhe libri “Crveni horizonti” (Horizonti i kuq) kurse Milan Obradoviq, një kuadër federativ i UDB-s në Beograd shkroi librin me titul “Tajni frontovi na Kosovo” (Frontet e fshehta në Kosovë), të cilët ruhen nëpër arkivat e UDB-s dhe KOS-it jugosllav për nevoja interne të shërbimeve në fjalë, sidomos kur është nevoja për mënyra dhe përvojë metodash në survejimin e shqiptarëve në shtigjet e errëta të brengës ballkanike udbashiane… Po kështu për një plan afatgjatë operativ në fushën e spiunazhit dhe të kundërspiunazhit jugosllav në këto anale i vë në funksion edhe dy projekte aksionesh të koduara “Tenis 1” dhe “Tenis 2” në radhët e të cilëve u angazhuan mbi 160 operativistë eminent të SDB-së federative, por merrnin pjesë edhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë nga SDB e republikave dhe krahinat autonome të Jugosllavisë, sepse tanimë me ardhjen e Lluka Banoviqit, pastaj të Franjo Herleviqit, Petar Gracaninit dhe Stane Dollancit, e sidomos pas rënies së Rankoviqit në SDB dhe në radhët e KOS-it ishin bërë disa transformime të reja dhe shkrirje sektorësh, vënie në funksion të disa metodave të tjera më ndryshe, por që nuk dallonin shumë nga ato të mëhershmet, të cilat ishin kryekëput të stilit dhe shablloneve të KGB ruse. Këtu me duhet të përmendi se në krye të Shërbimit për informacion dhe dokumentim, i cili vepronte në analet e diplomacisë jugosllave ishte Maksimilijan Bace me nofken Maksi, gjersa shef i KOS (Kontra obavestajna Sluzba JNA) ishte gjenerali Jefto Shashiq, i cili direkt i referonte Titos. Por kishte edhe një hordhi tjetër e njerezve të rangut më të lartë, disa prej tyre vepronin edhe në stilin e Xhems Bondit, si në filmat ,,007,, etj. Por tejet të bazuar në baza të teorisë së fshehtë dhe të një konspiracioni të paparë, duke bërë edhe sfida kombinimesh operative, plane dhe projekte mahnitëse të një përvoje, njëkohësisht edhe të një tmerri të çuditshëm, psh siç vepronin operativistët e SDB së Shkupit në bashkëpunim me ata SDB për Kosovë gjatë zhvillimit të aksionit “Kosova trans”, ose të asaj “Kacanicka krisura” apo të asaj “Bugarska vrska”, kur vitet l969-72 mbaheshin në vëzhgim dhe përcjellje të vazhdueshme profesori i drejtësisë në Shkup, Gaber, ku merrja pjesë edhe unë si operativ për përcjellje dhe ndjekje të tij deri në Sofje dhe ca vende të tjera të Bullgarisë…

  13. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Likuidimet nga UDB-a‏
    Mumin Kastrati nga Hogoshti, djalë i Salih Fejzë Kastrati - t, i takon plejadës së parë të misionarëve të Arsimit Shqip në fshatin Hogosht, kreu edhe Fakultetin por për shkaqe të regjimit fashisto-komunist dhe bindjeve të tij atdhetare kaloi jetën duke u perballë me punë të rënda jasht profesionit të tij...


    Si pasojë e bindjeve politike u denua nga sistemi mëse i ndytë komunisto-fashist jugosllav me 12 vite burgim.

    Përndjekjet, keqtrajtimet dhe burgosjet e mësimdhënësve shqiptarë nga UDB-a në vitet 1945 - 1952 ishin në shifra shumë të mëdha në tërë Kosovën të cilat vazhduan edhe pas vitit 1952 e deri me rrezimin e sistemit famkeq komunist . UDB-a këtë veprimtari antishqiptare e kryente padyshim, në koordinim me strukturat më të larta partiake e shtetërore të regjimit komunist duke pasur në mesin e saj edhe shumë bashkëpunëtorë shqiptarë!

    Shumica nga këta mësues u larguan nga procesi edukativo-arsimorpor disa prej tyre kanë përfunduar nëpër burgje të regjimit komunisto-fashist.

    Komuna e Dardanës( atëbotë Kamenicë,ndonëse për kryetarin e komunës Begzad Sinani edhe sot Kamenica është emërtimi i duhur që ai e prezanton para musafirëve dhe medijave në përgjidhsi!)

    Adem Kastrati
    Ahmet Avdyl Avdimetaj
    Babush Tali
    Bajram Spahiu
    Faik Jakupi
    Gani Gashi
    Hajdin Hasani
    Ilaz Jasharaj
    Jahi Sylejmani
    Hamit Hasani
    Mumin Kastrati
    Metush Krasniqi
    Murat Nezir Shkodra
    Ndue Nekaj
    Skënder Kastrati
    Tahir Aliçku
    Metush Krasniqi ka lindur më 19 gusht 1928 në fshatin Dajkoc të Komunes së Kamenicës(Dardanës). Shkollën fillore (4 klasat e para)e kreu në gjuhën serbe në fshatin Hodanoc, ndërsa katër klasët tjera 1942-1946 i kreu në Gjilan në gjuhën shqipe.





    Metush Krasniqi
    Metush Krasniqi


    Në vitet 1947-49 kreu një kurs pedagogjik në Pejë e në Gjakovë, ndërsa në vitin 1950 merr diplomën e mësuesisë në Shkollën Normale të Gjakovës. Në vitin 1950-51, filloi punën si mësues në shkollën fillore në Shipashnicë të Epërme. I frymëzuar nga veprimtarët e LNDSH, në Shipashnicë së bashku me kolegët e vet themelon orgnaizatën ilegale "Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë". Autoritetet e arsimit, vetëm një vit më vonë Metush Krasniqin e transferojnë në shkollën e Strezovcit. Aty punoi një vit dhe u transferua në Hogosht, ku e gjeti arsimtarin e gjuhës shqipe Ndue Nekajn dhe Hogoshti e mirëpriti ngrohtësisht ardhjen e tij. Pas një viti Metush Krasniqin e transferuan në shkollën fillore të Muçivercit dhe në vitin shkollor 1955/56 me vendimin e organeve arsimore të Rrethit të Dardanes(ish-Kamenicë), shkolla 8 klasëshe e Muçivercit me gjithë arsimtarët e mjetet mësimore u bart në Roganë dhe për çudi po me atë vendim Metush Krasniqi u emrua drejtor i shkollës në këtë fshat shkollë e cila sot mban emrin e këtij dëshmori.
    Në vitin 1957 pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup. Atje krahas punës në arsim me përkushtim vepron në organizatën "Partia Revolucionare..." Në nëntor 1958 Metush Krasniqi burgoset dhe dënohet me 18 vjet burg të rëndë, prej të cilave i mbanë vetëm 8 vite. Pas daljes nga burgu Metush Krasniqi i kaloi disa vjet në fshatin e lindjes në Dajkoc ku i kryente të gjitha punët e fshatit. I entuziazmuar nga hovi që kishte marrë shkollimi, Metushi më pas regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dhe në vitin 1970 u punësua në shkollën e mesme teknike "19 Nëntori" në Prishtinë. Mirëpo, atë nuk e lanë të punoj qetë. Me vendim të Dushan Ristiqit - Kryetar i KK të LKJ të Prishtinës dhe të kryeudbashit në Gjilan Aleksandar Cana Periq, Metush Krasniqi u largua nga arsimi.
    Metush Krasniqi meqë gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore dhe universitare në Kosovë por edhe në Maqedoni, ai kishte formuar një rreth të gjerë shokësh besnik,ishin ata si: Hasan Dermaku, Rexhep Mala e Skender Kastrati nga Hogoshti; Njazi Korça nga Gëmica, Kadri Zeka nga Poliçka, Ethem e Fehmi Bajrami nga Malisheva e Gjilanit; Rexhep Elmazi e Rafet Bajrami nga Gjilani; Jusuf Gërvalla, Zeqir Gërvallën e Sabri Novosellën në Prishtinë e shumë të tjerë.
    Në vitin 1976 Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës "Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi" LNÇKVSHJ. Gjatë atyre viteve bënë përpjekje për bashkimin e të gjitha grupeve ilegale në një organizatë të fuqishme. Metush Krasniqi gjatë viteve të 80-ta punoi në ilegalitet të thellë, por megjithatë UDB-a permes informatoreve shqiptar,dinte për aktivitetin e Metushit dhe më 4 nëntor 1981 burgoset, torturohet rëndë nga udbashi Selim Brosha e shume të tjerë. Pas katër muaj lirohet në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Më 4 nëntor 1985 Metush Krasniqi sërish burgoset dhe gjatë shtatë muaj e pesëmbëdhjetë ditëve sa e mbajtën në burgjet e Prishtinës e të Mitrovicës, rrahet e torturohet në mënyrat më mizore. Pasi ishte i dërmuar për vdekje UDB-a më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm duke mos pasur shërim ndërroi jetë. Varrimi i tij u bë në fshatin e lindjes në Dajkoc.




    Burimi i të dhënave
    Ish shoqata atdhetare "Metush Krasniqi" me seli në Dortmund
    (përpiloi-Kryesia;Shaip Thaqi,Ramadan Latifaj,Ramiz Dërmaku,Asllan Krasniqi,Bajram Kallaba).1998 Gjermani.

    Kadrush Sylejmani,"Metush Krasniqi,simbol i qëndresës shqiptare" 1999 Prishtinë.
    Nezir Ibish GASHI i lindur me 21 Prill 1934 në Mamurras të Shqipëris, është veprimtar i kauzës së shënjtë kombëtare.Ish i burgosur politik në vitet: 1964, 1981, 1984 dhe 1997. Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës gjatë viteve 1998-2001.





    ]Rrethanat historike
    Si shumë familje shqiptare edhe familja liridashëse e Ibish GASHIT nga Grabovci i Pejës u detyrua t'i braktisë vatrat shekullore në vitin1926 dhe të vendoset në Shqipëri.Prej vitit 1926 deri në vitin 1942, kjo familje jetoi në Mamurras të Shqipëris. Në vitin 1942familja e Ibish GASHIT sërish kthehet në trojet stërgjyshore në Grabovc të Pejës - Kosovë. Kjo familje ishte e njohur si një familje me tradita patriotike dhe përparimtare jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit por edhe më gjërë. Ibish GASHI, ishte 27 vjet kaçak dhe i ndjekur për shkak se kishte vrarë një oficer te ish-Jugosllavise se vjeter, i cili ishte i njohur për mizoritë,krimet,torturat,që i bente kundër popullit shqiptarë.


    ]Biografia
    Nezir GASHI, shkollën fillore e kreu në Pejë, kurse atë të mesmen në Kaçanik. Diplomoi në Universitetin e Shkupit Republika e Maqedonis. Në vitin1957 kishte filluar të punonte si mësimdhënës në fshatin Drenovc të komunes së Klinës, dhe në fshatin Gorazhdevc të komunes së Pejës. Pikërisht, gjatë atyre viteve dallohet për veprimtarinë patriotike, edhe pse rreziku ishte tepër i madh. Neziri nuk kishte nguruar së afirmuari vlerat letrare, kulturore dhe padrejtësitë historike kundër popullit të shumë vuajtur të tij, duke i dalë zot atdheut. Meqë kishte kundërshtuar disa herë, madje hapur pushtetin e atëhershem ,shpejt i bie në sy organeve të atëhershme të pushtetit. Në pranverën e vitit1964 duke mbajtur orën e mësimit para nxënësve burgoset. Nezir GASHI bënte pjesë në grupin e të burgosurve politikë, i njohur si grupi i Adem DEMAÇIT - LRBSH-së, si sekretar i Komitetit të Pejës, në krye të të cilit ishte atdhetari Ramadan SHALA.

    Në Gjykatën e Pejës dënohet me 5 vite burg, të cilat i mbajti në burgun famëkeq të Nishit. Gjatë burgut, Nezir GASHI asnjëher nuk e kishte humbur besimin te populli i tij dhe rruga për të cilën ishte përcaktuar, madje as për ata 18 muaj që i kaloi në qeli, si denim brënda denimit. Pas lirimit nga burgu nuk kishte të drejt te punësohej askund, çdo levizje e tij përcillej nga organet e sigurimit shtetëror UDB-së dhe bashkëpuntorve të tyre. Ishte njëri ndër të burgosurit politik, i cili nga UDB-a trajtohej si armik shumë i rrezikshëm i Jugosllavise - i tillë edhe ishte. Gjatë kësaj kohe shtëpia e tij ishte bërë poligon bastisjësh. Demonstratat e studentëve në vitin 1981 ishin një shkas tjetër i pushtetit që ta arrestojnë, meqë gëzonte një autoritet në mesin e rinisë shkollore dhe universitare. Poashtu, në vitin1984 sërish arrestohet. Herën u fundit u arrestua në vitin 1997 gjatë protestave gjithë popullore, për lirimin e shkollave shqipe në Pejë. Gjate luftes ka qenë në istikame si ushtari më i moshuar i UÇK-se në ato anë. Në popullë dhe opinion njihët me emërin- Babushi i djalërisë kosovare, emër ky të cilin ia dhanë rinia ne shënjë respekti ndaj personalitetit të tij.

    Ka qenë deputet i Ansambles Komunale në Pejë prej vitit 2000 deri në vitin2007

    Nezir GASHI, ishte dhe u mbeti besnik idealeve të veta dhe idealit madhor kombëtar për jetësimin e pavarësisë së Kosovës. Është i njohur si humanist, atdhetar, politikan, i cili nuk kursej asgjë për kauzën kombëtare. Thuhet se: nuk ka njërëz të jashtëzakonshëm, por nësë ka ekzistuar së paku një, ai duhet të jetë Nezir GASHI. Mbase, mund të jetë gjetur njëri më trim se Ai, mund të ketë pasur edhe më të dijshëm, por të permblidhën të gjitha keto veti në një person te vetëm, kjo mund të ishte dhuratë vetëm e Nezir GASHIT. Jeta familjare: i martuar ne vitin 1963 është baba i shtatë fëmijevë pesë djemëve dhe dy vajzave. Vendbanimi: Grabovc dhe Pejë- Republika e Kosovës.





    Bilall Syla ka lindur më 14 mars 1965 në fshatin Gerbavc të komunës së Medvegjës.
    Në vitin 1973 familja e tij shpërngulet në Prishtinë dhe Bilalli aty do ta kryen shkollën fillore me sukses të shkëlqyeshëm.

    Ndonëse kishte interesim të madh për artin ushtarak,në vitet 1980-1988 në Beograd e kryen gjimnazin dhe akademinë ushtarake.Nga viti 1988 deri në vitin 1991 shërbeu në Vërrnik të Sllovenisë në brigadën tankiste,ndërsa pas shpërthimit të konfliktit në Slloveni,më 16 gusht 1991 dezerton nga APJ-ja dhe kthehet në Kosovë.
    Nga vjeshta e vitit 1991 deri ne vitin 1993 si ushtarak merrë pjesë në përgatitjen teorike dhe ushtarake të të rinjëve për luftë.Në shtator të vitit 1993 arrestohet nga UDB-a serbe dhe pas dhjetë muajve “lirohet “nga burgu,por jo edhe nga akuza. Për të mos rënë sërish në duart e UDB-ës,z.Syla largohet nga Kosova dhe emigron në Gjermani.Atje bjen në kontakt me veprimtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe fillimisht do të angazhohet në grumbullimin e mjeteve financiare për Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Në mars të vitit 1999 edhe fizikisht do t´i bashkohet radhëve të UÇK-së.Merrë pjesë aktivisht në stërvitjen e vullnetarëve të rinj që vinin nga diaspora,ndërsa në maj-qershor 1999 si komandant Brigade, përfshihet në operacionin ”Shigjeta” të përgatitur nga SHP i UÇK-së.
    Shaqir (Halil) Visoka alias Hoxhë Visoka (1881-1945). Intelektual dhe atdhetar i shquar. U lind dhe jetoi në fshatin Ballovc të Podjevës. Kreu mejtepin dhe vazhdoi sudimet në Stamboll dhe në Kajro por nuk u bë hoxhë. U ndoq dhe u arrestua nga organet e pushtetit okupues serb (më 1914, 1935, 1939-1941) në kazamatët e këtij pushtuesi. Ishte i vetmi deputet shqiptar në parlamentin e Mbretërisë jugosllave më 1934. Në një seancë parlamentare kishte deklaruar: “Unë dhe populli im nuk jemi turq. Ne në pazar nuk ka mundur të na qes Evropa e lere më Bogolub Jeftiqi”. Organet e pushtetit serb penguan rizgjedhjen e tij në zgjedhjet parlamentare të vitit 1935. Krahas aktivitetit politik legal, ilegalisht ishte veprimtar i Komitetit të Kosovës Më 21 prill të vitit 1941 mori pjesë në takimin e krerëve shqiptarë të Mitrovicës, Podjevës, Vushtrrisë, Pazarit të Ri, Drenicës dhe të Podgurit me komandantin gjerman të Divizionit 60-t të këmbësorisë, Fridrih Gregor Eberhard. U zgjodh nënprefekt i Podjevës (1941-1943) dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë edhepse Podujeva ishte jashtë kufijve politik të shtetit shqiptar, e cila i takonte zonës gjermane të pushtimit. Anëtar i Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve (Islihatit) për Nënprefekturën e Podjevës. U angazhua për shkollën shqipe duke sjellur rreth 50-60 mësues nga Shqipëria. Veprimtar dhe delegat në Kuvendin Themelues të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe komandant i zonës verilindore të kufirit etnik shqiptar me Serbinë. Mbas vitit 1944 mbeti në Podjevë, por në janar të vitit 1945 OZN-a* e arrestoi dhe e mbyti pa gjurmë të varrit.

    OZN-a-Odeljenje za zastitu naroda-Dega e Mbrojtjes së Popullit (Sigurimi i Shtetit ) u formua më 14 maj 1944. Ajo veproi në kuadrin e Seksionit të Mbrojtjes Popullore të Këshillit Antifshasist Nacionalçlirimtar të Juhgosllavisë (KANÇJ), e cila kishte të drejtat dhe detyrat e Qeverisë. OZN-a ishte e organizuar në parime ushtarake. Pas formimit të të ashtuquajturës Qeveri e Jugosllavisë Demokratike, në mars të vitit 1945, OZN-a hyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse më 1946 u shndërrua në UDB-a (Uprava drzavne bezbednosti-Drejtoria e Sigurimit të Shtetit), që tani quhet DB (Drzavna bezbednost-Sigurimi i Shtetit ). OZN-a qe dhe mbeti një mekanizëm monstruoz për luftimin e veprimtarëve liridashës të të gjithë popujve të Jugosllavisë pa përjashtim, por në mënyrë të veçantë kundër atyre shqiptarë...





    Salih Fejzë Kastrati
    Lindi ne Hogosht ne vitin 1892.
    • Në fund te vitit 1915 internohet ne Varna te Bullgarisë


    • Pas kthimit filloj te merret me politikë. Ishte tregtar e bujk me profesion, analfabet poliglot, perveç gjuhes shqipe fliste turqishten dhe gjuhet sllave.


    • Me 1922 e emrojnë kshilkltar ndersa me 1924 e zgjedhin kryetar te Komunes se Hogoshtit dhe ne ket post qendroj deri ne vitin 1936(me nje nderprerje nga viti 1929-1931).


    • Gjat ketij mandati si kryetar me parinë e Anamoravës mori pjese ne pritje qe iu ban e Gjilan me 1927 mbretit Aleksander Karagjorgjeviq ku ate takim ishin shtruar kerkesat sociale e politike tejet te guximshme per shqip-tarët, pas kerkesave te tyre mbreti Aleksander i zemeruar u thot te pranishmeve: “ NESE DONI SHQIPTARI, SHKONI NE SHQIPËRI, E NE DAQI FE, SHKONI NE TURQI DHE ME HUMBNI NGA SYTË SA MË PARË“!!!.




    (Per me shume hollesi kliko mbi foto)
    • Po te njejtin vit me 1927 pas ketij incidenti e sygjerimin e Toma Popoviqit, per ta permiresuar pershtypjen, mbreti e thrret parinë e Gjilanit ne andiencë ne Beograd kunder shume te tjere ishte present edhe Salih Fejzë Kastrati (deshmia ne vepren“Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombtare 1941-1951, fq.170).


    • Ishte anetarë i organizates politike kombtare „Xhemiet“(bashkimi) te ferat be Dragës dhe bashkepunetor i ngusht i Ilaz H.Agushit si dhe kishte lidhje e kontakte edhe me Hasan Prishtinen permes Aqif Tetoves.

    • Me 28 qershor dhe 26 korrik te 1944 morri pjese ne Luften e Kikës.


    • Konaku i Salih Fejzës kete kohë ishe shendrruar ne Ambulancë ku ishin sheruar te plagosurit e sherbimin e kryente mjeku dr.Avram Keckaravski te cilin e kishin zene rob gjate luftimeve.




    • Pas vrasjes se patriotit e luftetarit Muharrem S.Fejzës me 02.05.1945, familja e Salih Fejzë Kastratit vihet ne shenjester nga UDB-a, per ta shpallur „kollak“ edhe e ngarkojne me Tatime dhe teprica te drithit etj.





    • Veprimtaria e Sali Fejzez verehet edhe me rastin e reformave agrare dhe vendosjes se kolonëve serb e malazez, pasi qe me parë bejne ndarjen e merave dhe malit te fshatit dhe keshtu e bejne te pamundur vendosjen e kolonëve sllav ne Hogosht.




    • Ne vitet 1955/1965 1955/1965 gjatë grumbullimit te armeve akcion fakmeq, kishte pas malltretime bashk me te birib Sabitin, si rrjedhoj e akcionit famkeq, pasojne pergaditjet per shperngulje ne turqi, por pas konsulltimeve te tij me bashkefshataret, ndalon shpernguljen dhe si deshmi nga fshati me i madh siq ishte Hogoshti per ne turqi u largua vetem 1 familje.







    • Familja Kastrati panderprere ishte ne shenjester te armiqeve dhe okupatoreve me qrast edhe te gjithe djemt e salih fejzes u burgosen dhe keqtrajtuan , Muharrem Fejza ishte nenprefekt ne Kaçanik (nepunes ne Zhur e Kamenicë) dhe luftetar i denjë i çetave vullnetare ne mbrojtje te Kufirit te Kosoves Lindore, anetar i NDSH-së, Rexhepi e Mumini te denuar per organizim e bashkim kombtar,Sabiti; i denuar dhe „therë ne sy“ per sllavet dhe regjimin e ndytë komunist, Kemajli; i burgosur politik, pjesmarres ne UÇK(bashk me vajzen Shyhreten’Gzimen“, u kerkua per pushkatim, iu djeg shtepia nga hordhitë çetnike, Ismail Kastratihemelues i Odes Ekonomike te Kosovës, i denuar me 1 vit burg, e ndihmoj me prezencen e tij UÇK-në ne forma te ndryshme, Skenderi me djalin Luanin e ndihmoj dhe ishte pjesmarres ne UÇK, nipat: Isa Kastrati (deshmori i Kombit) luftetar i UÇK-së, i denuar me mbi nje dekadë burg, Abdullah Kastrati i cili ploot 4 dite ruajti flamurin dhe e ngriti në Kamenicë me 15 tetor 1968, Salih Kemajl Kastrati i denuar me 13 vite burgim etj..etj

    Vdes ne vitin 1977.

  14. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB-ja serbe dhe udbashët shqipfolës kosovar



    KOHA ËSHTË, DUHET HAPUR DOSJET E KRIMINELËVE


    Se ka pas shtypje, represion, dhunë, përndjekje, krime...mbi popullin shqiptar të Kosovës, kjo s’ka diskutim. Kush i bëri ato, kjo s’do vu në pikëpyetje, por se duhet shikuar e hulumtuar më thellë, kjo do punë he guxim. Kush ishin udbashët kriminel, kjo pyetje mbetet pa përgjigje. S’është aspak e këndshme për ata e për këta që e dinë dhe po heshtin.

    Nëse rrugëtimi të qo deri të vend rënia e Komandant Mujë Krasniqit në Gorozhub, atje ku iu kishte zënë prita më 14 dhjetor 1998, në një lisë të gjatë që edhe sot ekziston, do t’i gjesh të gdhendur emrat e shumë policëve kriminel serb. Në atë ditë të kobshme dhjetori, kur ishin gdhendur emra kriminelësh, për të mbetur dëshmi e krimit, patën rënë në pritë 140 çlirimtar të prirë nga Komandant Muja e të bindur se një ditë do të vijë liria ashtu si e patën bërë betimin kur ishin radhitur në rreshtat e UÇK-së.

    Një emër që të bie në sy dhe që lidhet me ngjarjet e më hershme, me dhunën e më keqtrajtimet e tij ndaj popullit shqiptar, është ai i LAZA-KLINA. Kështu është gdhendur ky emër në lisin e gjatë që edhe sot po i ndalon rriten. Sipas dëshmive, ky emër krimineli është i Laza Drashkoviqit nga Stupa e Klinës dhe Laza Zhivkoviqit nga Krusheva e madhe e Klinës. Këtë me bindje të plotë e dëshmon Pren Palushi, i cili ndër të tjera thotë: “...ky ka qenë kauboji i Klinës, kriminel ma të madh nuk ka pas Klina...”.

    Në anën tjetër të një tavoline në një kafiteri të kësaj qyteze të bukur të buzëdrinit qëndron një burrë me plis të bardhë në kokë. Ai, tek po dëgjonte këtë emër, kontrollonte portofolin e vet dhe nxjerr një letër ku po shkruante emri i Lazes. Plisbardhi është babai i Komandant Kapuqit, Halil Krasniqi, i cili po sa mori frymë thellë filloi rrëfimin: “Unë sa herë që shkoi në atë vend nuk mund ta shikoj atë lisë ku është gdhendur ky emër krimineli. Aty afër lisit atëherë ka qenë e shtruar një batanije dhe ca drunj të ndërtuar si istikam prite e zezë...eh, eh...më kujtohet dhe nuk me hiqet nga mendja viti 1994, kur vet ky Laza me mur në pyetje në stacionin famëkeq të Klinës. Më pat pyetur për Mujën me orë të tera. Me thoshte; A është ai Muja me çifteli djali yt ?, po i thosha unë dhe pas disa orëve me liruan, por të nesërmen, bashkë me Hajdarpashiqin erdhen në Qabiq, prapë e kërkonin Mujën. Muja ia therri, ai për të gjallë nuk iu binte në dorë hyqymetit. Kur u ktheva në oborr ishin të nervozuar dhe nga inati me rrahën në mes të oborrit dhe atë para fëmijëve dhe para familjes. Kurrë në jetë nuk kam për ta harruar atë moment. Nuk kishte më vështir. Pastaj me morën me vete në stacionin e policisë në Klinë. Aty dihet tani, derisa u lodhën he n..., por aty nuk e kisha dert se nuk me shihnin fëmijët e as familja...”
    Në anën tjetër të tavolinës ishte ulur Hysniu, ai herë skuqej e herë bënte për t’u ngritur në këmbë dhe me një buzëqeshje ironike vazhdoi tregimin për kriminelët që ai i quante gjakpirës e të pa ngopur me gjak shqiptari. Hysniu u ngritë në këmbë dhe iu drejtua plisbardhit: “Po pse nuk po flisni drejtë o burra. Laza e Hajdarpashiqi janë kanë të pandarë me Dervish Krasniqin, me Qazim Berishën, me Adem Hitajn e me shumë tjerë që nuk na kanë lanë vend mbi tokë. E sot ku janë këta kriminel ?! aiiiiih...”

    Nëse duam të flasim drejtë e pa rrotulla, këta kriminel sot po shëtisin lirshëm nëpër Kosovë, bile bile edhe të shoqëruar me shumë kënd që nuk do t’ua merrte mendja. Unë do thosha, është koha që të hapën dosjet e kriminelëve, sepse këtë e dinë të gjithë. E dinë edhe organet e drejtësisë, e më së miri e dinë populli që e ka vuajtur me shpinë. Pse heshtin, është pyetje që kërkon përgjigje !? ata që dinë për krime. Ata që i njohin kriminelët e heshtin, turpi le të bie mbi ta. Pse nuk ka ose është numër i vogël i akuzave për kriminelët ? A nuk është provë e mjaftueshme kur dihet kush i dëboi me dhunë nga shtëpitë e tyre, i rrahu, i plaçkiti, i djegu dhe së fundi i masakroi ?! Eh pra, këta ishin serbet vendor bashkë me udbashët shqipfolës që i njohim të gjithë, por ...s’ka akuza. Unë do e përmbylli shkrimin tim kështu sepse nuk di të shprehem ndryshe e as të shkruaj shkrimin që do t’i shkonte për shtati kësaj shoqërie që po merr frymë lirie në shekullin e mbrapsht....

  15. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    "Si u likuiduan nga UDB-ja tri personalitetet e luftës së Kosovës"


    Ka pak ditë që nëpër libraritë e Kosovës, Maqedonisë
    dhe Tiranës, ka dalë libri më i ri i publicistit,
    gazetarit dhe shkrimtarit të njohur Bedri Islami,
    ish-gazetar i "Zëri i Popullit" deri në fillimin e
    viteve ‘90, i cili që prej asaj periudhe është
    vendosur familjarisht në Gjermani. Botimi i atij
    libri, me titull "Enigma e një vrasje të trefishtë",
    ka ngjallur një interes të madh jo vetëm për temën që
    trajtohet në faqet e tij, pra misterin e likuidimit të
    tri prej figurave të njohura të luftës në Kosovë, si:
    Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, por
    edhe për vetë faktin se autori i librit në fjalë,
    Bedri Islami, për vite me radhë që para fillimit të
    ngjarjeve të Kosovës, ka shërbyer si një nga
    udhëheqësit më të lartë të organizatës Lidhja
    Popullore e Kosovës, e cila konsiderohet si
    pararendësja e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Nisur
    nga ky fakt, pra funksionet që ka pasur autori i
    librit në ngjarjet e Kosovës, si dhe miqësitë e tij të
    ngushta me shumë nga figurat udhëheqëse dhe
    personazhet kryesore të asaj lufte si: Hashim Thaci,
    Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Adem Jashari, Zahir
    Pajaziti, Hakif Zejnullau etj., i kanë dhënë atij
    rastin për t‘u njohur më shumë me anët e errëta të
    asaj lufte dhe njëkohësisht për të pasur më shumë
    informacion se cfarë ka ndodhur realisht në ngjarjet e
    atyre viteve. Gjë të cilat, sic shprehet vetë Islami
    në intervistën ekskluzive për gazetën "Shqip", që po
    botojmë më poshtë në këtë shkrim, i ka hedhur në libër
    të gjitha ashtu sikur kanë ndodhur. Por në këtë
    intervistë (ku nuk pretendojmë të marrim përsipër
    vërtetësinë e ngjarjeve dhe fakteve që shtjellohen në
    libër, dhe gazeta "Shqip" mbetet gjithnjë e hapur), ne
    jemi ndalur vetëm në trajtimin që i bën z. Bedri
    Islami "Enigmës" së vrasjes së tri prej figurave të
    njohura të luftës së Kosovës si: Zahir Pajaziti, Hakif
    Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, të cilët në janarin e
    vitit 1997 u eliminuan në mënyrë të papritur nga
    organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të
    Serbisë, natyrisht pasi më parë ndiqeshin nga
    strukturat e shërbimeve të fshehta të Beogradit
    (UDB-ja), që sipas autorit të librit fatkeqësisht
    kishin mundur të penetronin deri në radhët e
    luftëtarëve të Kosovës.

    Zoti Islami, libri juaj i ri, "Enigma e një vrasje të
    trefishtë", tashmë gjendet në duart e lexuesve. Është
    një titull që të zgjon kureshtjen, mirëpo e
    rëndësishme është të dihet se cfarë është ky libër,
    cila është e fshehta e tij?
    Në janarin e vitit 1997, afër Prishtinës, në një pritë
    të mirorganizuar dhe të përgatitur mjeshtërisht nga
    shërbimi i fshehtë serb, vriten tre nga pjesëtarët e
    parë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, tashmë
    emblematikë: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif
    Zejnullahu. E gjithë ajo që ka ndodhur në ditë-natën e
    fundit të janarit, ka qenë për mua e jo vetëm për mua
    një enigmë përherë tunduese dhe asnjëherë e zbardhur
    si duhet.
    Përse mendoni se ishte apo se vazhdon të jetë një
    enigmë?
    Në pritat e policisë së fshehtë serbe jo rrallë kanë
    rënë militantë të ndryshëm dhe kjo, deri diku, është
    edhe e kuptueshme, sidomos kur je në luftë ose në prag
    të luftës, ashtu sic ishte Kosova në vitin 1997.
    Mirëpo, krejt ndryshe nga ajo që mund të ndodhë
    zakonisht, pra krejt ndryshe nga një pritë e
    zakonshme, ajo që ka ndodhur më 31 janar të vitit 1997
    ka pasur në vete gjithnjë misterin e ngjarjes, të
    fshehtën e saj, ka pasur brenda vetes një fill të
    mundimshëm për të gjetur fillesën e tij. Të jem më i
    qartë. Tre heronjtë e njohur të Kosovës janë vrarë në
    orën 16 e 30 minuta të 31 janarit 1997. Dy orë e
    gjysmë pas vrasjes, në të gjitha emisionet e lajmeve
    në gjuhën serbe ose në ndihmë të saj, është dhënë
    kumtesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme serbe.
    Megjithëse ajo në thelb ka qenë e përgatitur,
    shpejtësia në të cilën është plotësuar ka bërë të
    dalin disa nga pikëpyetjet e enigmës.
    Cilat janë konkretisht pikëpyetjet që keni pasur që
    nga leximi i parë i kësaj kumtese dhe që kanë vazhduar
    t‘ju ndjekin edhe më tej, deri sa shkruat librin tuaj?
    Në kumtesën e 31 janarit 1997, në orët e vona të
    mbrëmjes kur ajo është thënë, është përcaktuar qartë
    identiteti i Zahir Pajazitit dhe Hakif Zejnullahut, dy
    nga të vrarët, megjithëse ata udhëtonin me dokumente
    të rreme. Por nuk është vetëm kjo. Në atë kumtesë janë
    dhënë qartë e saktë edhe detyrat e përgjegjësitë që
    kishte Zahir Pajaziti si anëtar i Shtabit të
    Përgjithshëm të UCK-së. Por edhe më tej se kaq. Janë
    dhënë, po ashtu saktë, sic u qartësua më pas, edhe
    aksionet në të cilat kishte marrë pjesë ai dhe grupi i
    drejtuar prej tij. Ndërsa identiteti i të tretit,
    studentit 22-vjecar Edmond Hoxha, megjithëse është
    dhënë zyrtarisht më 2 shkurt, është ditur që një ditë
    përpara dhe mbi foton e tij është vënë shënimi
    "likuiduar". Pra, që prej asaj nate të kobshme, ose që
    shumë kohë para saj janë ditur gjëra të cilat ishin
    tabu dhe një e fshehtë e madhe.
    Ndoshta nuk ka qenë e vështirë të dihet se kush ishte
    Zahir Pajaziti dhe cfarë ka bërë ai, prandaj ndoshta
    edhe përcaktimi i tij nuk do të ishte kaq i vështirë
    dhe të përbënte një enigmë?
    Normalisht do të duhej të ishte e kundërta. Zahir
    Pajazitin me këtë emër e kanë njohur fare pak veta
    edhe brenda Shtabit të Përgjithshëm. Ai është njohur
    me emrin Ismet dhe shumë bashkëpunëtorë të tij të
    afërt e kanë njohur me këtë emër. Së dyti, edhe
    drejtuesit e organizatës që kanë pasur rol vendimtar
    në krijimin e UCK-së, pra Lëvizja Popullore e Kosovës,
    nuk i kanë ditur mbartësit e aksioneve, emrat e
    anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm e aq më pak e
    kanë ditur se cilët dhe në cilat aksione kanë marrë
    pjesë. Normalisht kanë qenë vetëm tri ose katër veta
    në strukturat e larta drejtuese që kanë ditur
    shumëcka.
    Dhe në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të
    Serbisë të gjitha këto përcaktoheshin qartë?
    Krejt qartë, dhe kjo zgjoi fillesën e enigmës, e cila
    për disa kohë qëndroi e mbyllur tek unë, pasi edhe
    vetë pozicioni im politik në atë kohë nuk më lejonte
    një përfshirje më të gjerë.
    Kush ishin tri personazhet e librit tuaj: njerëz të
    zakonshëm, që sapo ishin përfshirë në luftë, ilegalë,
    pjesëtarë të njësiteve guerile, apo dicka tjetër?
    Njëri nga tre të rënët ishte Zahir Pajaziti (Ismeti),
    anëtar i Shtabit Qendror të Ushtrisë Clirimtare të
    Kosovës (më pas Shtabi i Përgjithshëm) dhe
    njëkohësisht anëtar i Shtabit Qendror Operativ të saj.
    Figurë madhore e rezistencës së armatosur. Komandanti
    i parë i Zonës Operative të Llapit, njëri ndër
    atentatorët dhe organizatorët më të mëdhenj të luftës.
    Kishte ngritur nga përgjakimet e mëparshme ngrehinën e
    re të luftës në Llap dhe kishte marrë me vete gjithcka
    të mirë që kishte pasur lëvizja ilegale e pas viteve
    ‘70. Zahiri ishte i vetmi nga anëtarët e Shtabit të
    Përgjithshëm të UCK-së që nuk bënte pjesë në Lëvizjen
    Popullore të Kosovës, megjithëse kishte lidhje të
    ndërsjella me shumë struktura të saj. Po ashtu nuk
    mund të mohohet se në përbërjen e formacioneve të
    drejtuara prej tij kishte mjaft anëtarë të
    organizatës. Filozofia politike dhe mendimi ushtarak i
    tij, jashtëzakonisht vizionar dhe idealist, ishte në
    bashkimin e të gjitha forcave dhe energjive dhe në
    krijimin e një fronti të përbashkët. Lëvizjet e
    Zahirit, nganjëherë të drejtpërdrejta dhe herë pas
    here të ndërmjetësuara, jo rrallë të vetmuara,
    sigurisht do të kishin përmasa më të ndjeshme nëse ai
    do të arrinte edhe një kohë më të vonshme jetësore.
    Ndërprerja e jetës së tij shkëputi një hallkë, që do
    të ishte shumë e rëndësishme.
    Po Edmond Hoxha, sic thatë ju me pseudonimin e luftës,
    Shpati, cili ishte?
    Edmondi ishte studenti mes dëshirës për t‘u bërë
    ushtarak dhe njeri i shkencave politike. Ai kishte
    zgjedhur të bënte një jetë ndryshe, e megjithatë tepër
    rinore (mjafton të kujtojmë se në varrin e tij është
    vendosur edhe një kurorë në emër të një vajze).
    Edmond Hoxha lindi në Junik, më 10 tetor 1975, një
    ditë të premte. Do të vritej ende pa i bërë të 22
    vitet, po ashtu në një ditë të premte, 31 janar 1997.
    Rrugëtimi i tij drejt lëvizjes ilegale fillimisht u bë
    përmes vëllait të tij të madh, Xhavid Hoxha, ish i
    burgosur politik, në të njëjtën organizatë me Jusuf
    Gërvallën.
    Edmondi ishte student i Fakultetit Juridik. Bënte
    pjesë në lëvizjen ilegale, LPK, dhe në fillim
    bashkëpunonte me Luan Haradinaj dhe Ramush Haradinajn
    në sektorin e logjistikës. Në marsin e vitit 1996,
    pasi ishte tashmë student në Prishtinë, kaloi në
    "Linjën e Llapit", sic quhej atëherë zona operative e
    Llapit, nën drejtimin e Zahir Pajazitit, ku mori
    pseudonimin Shpati. Në të njëjtën kohë u bë pjesë e
    njësitit gueril të Prishtinës, së bashku me Ilir
    Konushevcin, Rustem Mustafën "komandant Remi", pa
    ndërprerë veprimtarinë në sektorin e logjistikës.
    Ndërkohë kishte vendosur lidhjet me Xhavit Halitin dhe
    Azem Sylen, dy nga drejtuesit kryesorë të Ushtrisë
    Clirimtare të Kosovës. Edmondi ishte një nga
    pjesëmarrësit në aksionin ndaj rektorit serb të
    Universitetit të Prishtinës, i njohur si
    ultranacionalist dhe antishqiptar. Gjithashtu ai ishte
    ndër organizatorët e rëndësishëm të lëvizjes
    studentore, së bashku me Driton Lajcin, Albin Kurtin,
    Bujar Dugollin dhe Muhamet Mavrajn. Ndoshta më shumë
    se gjithcka ai do të niste një rrugë që njerëzit e tij
    e kishin hapur, me gjithë dhimbjen që kishte mbartur
    ajo, me gjithë gjakimin që kishin përjetuar e do të
    përjetonin. Duke qenë më i vogli nga fëmijët, djali i
    pas shtatë motrave, ai do të ishte krejt natyrshëm
    thelbi i zemrës së tyre, dritësim nga jeta e prindërve
    të tij. E megjithatë, kjo nuk e bëri atë, dhe mendoj
    se nuk kishte se si ta bënte, një djalë të ri, por të
    plakur që në moshën njëzetvjecare, pra një djalë plak
    njëzetvjecar. Në të kundërt, e gjithë ajo që kishte
    lidhje me përkujdesjen ndaj Edit, me thelbëzimin e
    zemrës së motrave dhe dritësimin e prindërve, ishte e
    lidhur me Kosovën.
    Po Hakif Zejnullahu?
    Hakif Zejnullahu është një nga figurat më të pabujshme
    të luftës. Si duket, edhe natyra e tij njerëzore ka
    qenë e tillë, e pabujshme. Ka një kontradiktë mes
    heshtjes së tij dhe punës së bërë prej tij. Nëse
    heshtjen e ka pasur të jashtëzakonshme, punën e ka
    pasur po ashtu, të jashtëzakonshme. Është një nga
    rastet më të vecanta të luftës, ku një figurë e
    rëndësishme si ai të ketë qëndruar me një natyrshmëri
    të thellë në vendin që i ishte caktuar, si zëvendës i
    Zahir Pajazitit dhe ndihmës i tij, dhe e gjithë kjo të
    ishte shumë e heshtur. Hakifi dhe Zahiri ishin jo
    thjesht nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithcka
    të virtytshme. Ai kishte virtytin e luftës dhe të
    guximit, të mosthyerjes dhe mosfjalëve të mëdha,
    kishte identitetin e tij të pashoq dhe njëkohësisht
    merakun e gjithkundshëm për shokët, i pafjalë e
    gjithsesi një urë lidhëse mes komandantit të zonës dhe
    luftëtarëve. Pra është fjala për tri nga figurat më të
    njohura të luftës në Kosovë. Kjo do të thotë se edhe
    roli i tyre ka qenë shumë i ndjeshëm.
    Si erdhët ju deri tek enigma e vrasjes së tyre, më
    saktë, përse menduat se ishte një ngjarje enigmë?
    Sepse, duke u nisur vetëm nga një komunikatë e
    Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, mund të
    krijohen dyshime, por nuk mund të nxirren konkluzione
    apo të bëhen përcaktime.
    Ka qenë rrugë e gjatë, e cila herë pas here është
    ndërprerë, pastaj ka vazhduar sërish, për të pasur
    ndalesa të tjera, të cilat nganjëherë vinin nga
    angazhimi im diku tjetër si kryetar i Lëvizjes
    Popullore të Kosovës, e po ashtu herë pas here edhe
    nga mungesa e të dhënave që duheshin plotësuar.
    Gjithcka e ka një nisje, kjo do të thotë se edhe
    anketimi juaj ose zbulimi i enigmës e ka një nisje? Si
    ndodhi kjo?
    Për herë të parë, hapur, dyshimin se mos gjithë kjo
    ngjarje ka mundur të jetë shumë më tepër se një
    rastësi e zakonshme, pra thënë krejt qartë se pas
    kësaj ngjarjeje mund të ketë një ose disa denoncime
    apo infiltrime dhe pas tyre qëndrojnë denonciatorë, e
    kam dëgjuar nga Hashim Thaci në njërën nga mbledhjet e
    Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Popullore të
    Kosovës, në maj të vitit 1998.
    Përse dyshonte Hashim Thaci?
    Dyshimi i tij bëhej në një kohë kur sapo kishte
    shpërthyer lufta dhe kërkohej të gjendej e vërteta ose
    pjesë të saj, për të mos lejuar që në strukturat e
    UCK-së të kishim bashkëpunëtorë të shërbimit të
    fshehtë serb.
    A ka qenë e mundur të ndodhë një gjë e tillë, pra që
    në radhët e UCK-së të ketë pasur infiltrime të
    shërbimit të fshehtë serb?
    Ka qenë plotësisht e mundshme. Ju do të ishit ndjerë i
    habitur në se do të merrnit vesh të vërtetën se sa
    shumë ka qenë i shtrirë rrjeti i UDB-së në Kosovë dhe
    në Perëndim. Mendoj se edhe kalimi i këtij rrjeti
    është një ndër meritat e mëdha të strukturave
    drejtuese të luftës.
    Po në lëvizjet ilegale ka pasur raste të tilla
    infiltrimi?
    Ka pasur, mjerisht ka pasur. Sic është thënë edhe në
    librin tim, dëmet që i janë bërë organizatës në vitin
    1993 kanë ardhur edhe nga infiltrimet e brendshme.
    Dhe Hashim Thaci dyshonte se kjo mund të përsëritej?
    Nuk ishte fjala vetëm te dyshimi i tij. Herë pas here
    organizata ishte goditur rëndë. Të gjithë drejtuesit e
    saj politikë, deri në vitin 1998, janë vrarë nga
    shërbimi i fshehtë serb, duke filluar që nga Jusuf
    Gërvalla; i cili u vra në natën e themelimit, Rexhep
    Mala, apo Afrim Zhitija, i cili kishte si pseudonim të
    tij emrin e Ismail Kadaresë, si nderim për
    shkrimtarin, pra Ismaili dhe nipit ia kishte vënë
    emrin Dritëro.
    Të kthehemi më konkretisht te rasti i "Enigmës" suaj.
    Si ecët më tej?
    Sic thashë, në majin e vitit 1998 u bë i domosdoshëm
    verifikimi i kësaj ngjarjeje. Nuk mund të ecej
    ndryshe. Ishin hedhur dyshime mbi shokë të ndryshëm,
    të cilët kishin role të rëndësishëm në luftë, por edhe
    ishte krijuar një perde qorrimi ndaj shërbimeve të
    tjera të fshehta në Kosovë, sidomos të atyre që
    lidheshin me "strukturat legale". Për verifikimin e
    ngjarjeve u ngrit një komision i posacëm. Për
    rëndësinë që kishte ky komision, kryetar i tij u
    caktua drejtuesi politik i organizatës, Bedri Islami.
    Pra u caktova unë. Së bashku me mua u caktuan
    fillimisht edhe dy shokë, të cilët ishin prej vitesh
    të organizuar dhe i njihnin mirë rrjedhat e luftës.
    Ata ishin: Sejdi Gega, anëtar i kryesisë dhe Naser
    Idrizi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes
    Popullore të Kosovës.
    Cfarë bëri ky Komision i Posacëm? Cila ishte mundësia
    e tij për të bërë verifikimin e ngjarjes, të asaj që
    përbën enigmën e saj?
    "Buka" e librit tim është gatuar pikërisht nga
    verifikimet, përcaktimet dhe konkluzionet e këtij
    komisioni. Në bashkëpunim me të shkuan figurat më të
    spikatura të luftës. Që të gjithë, pa përjashtim, bënë
    dëshmitë e tyre, u intervistuan, u bënë ballafaqimet e
    duhura, u shkua më tej në lidhjet që ishin në Kosovë
    dhe të gjitha këto janë të dokumentuara dhe të
    ruajtura në arkivin e organizatës. Pjesë të këtij
    arkivi janë dhënë për herë të parë në këtë libër.
    Cila ishte ajo që e bënte më të vecantë këtë ngjarje,
    apo më saktë cfarë qëndronte në thelbin e kësaj
    enigme?
    Po kthehem edhe një herë te nata e 31 janarit 1997.
    Tre djemtë, që në momentin e daljes nga Prishtina,
    rreth orës 16 e 10 minuta, kanë qenë të ndjekur nga
    ajo që quhet "përcjellje japoneze". Rrethimi i tyre
    është bërë përgjatë rrugës në të cilën do të shkonin,
    pas tyre lëviznin dy mjete me njerëz të armatosur, një
    mjet tjetër lëvizte para tyre, ndërsa në qiell kishte
    një helikopter ushtarak. Në rrugë ishin vendosur mjete
    të blinduara, mes tyre edhe dy tanke. E mendoni dot se
    cfarë rrethimi ishte ky dhe njëkohësisht do të jeni të
    bindur se asgjë nuk ishte e rastësishme.
    Le të vazhdojmë me librin tuaj dhe enigmën e tij.
    Thatë se ka pasur akuza ose dyshime edhe brenda
    radhëve tuaja. Ato ishin konkrete për njerëz konkretë,
    apo të përgjithshme, sic jemi mësuar të bëjmë jo
    rrallë?
    Dyshimet apo akuzat kanë qenë konkrete, për njerëz
    konkretë, të cilët ishin në hierarkinë e lartë të
    luftës, prandaj edhe sqarimi i tyre ishte më se i
    domosdoshëm.
    Kanë emra këta njerëz, apo në librin tuaj janë dhënë
    të fshehur pas pseudonimeve?
    Në libër ata janë dhënë me emrat e tyre të vërtetë, e
    njëkohësisht edhe me pseudonimet e tyre. Të gjithë
    emrat në libër janë të saktë, cdo citim është i saktë,
    është përdorur arkivi i organizatës Lidhja Popullore e
    Kosovës e dokumente të tjera dhe theksoj se gjithcka
    është e ruajtur fare mirë. Të gjitha këto janë në
    libër. Ka pasur edhe një arsye më shumë për ta bërë
    këtë: konkluzioni i Komisionit të Posacëm ka qenë se
    "brenda oborrit", pra brenda radhëve, ka pasur gabime,
    por nuk ka pasur denoncime.
    Pasi pastruat "oborrin e brendshëm", sic thatë ju,
    enigma juaj shkon edhe në "oborre" të tjerë, apo është
    ndalur deri këtu?
    Ka qenë e domosdoshme të futem edhe përtej "gardheve"
    të tjerë. Shërbimi i fshehtë serb ka pasur shtrirje të
    gjerë dhe ka qenë tejet i sofistikuar. UDB-ja në
    Perëndim, thuajse në cdo qytet të rëndësishëm, kishte
    bashkëpunëtorët e saj. Afërmendsh që do të kishte
    shumë më tepër në Kosovë dhe në Tiranë. UDB-ja nuk do
    të ishte ajo që ishte, nëse një strukturë të tillë si
    Lidhja Popullore e Kosovës, ose UCK-ja, do e linte
    jashtë vëmendjes.
    Sic e kam përcaktuar edhe në libër, ajo ka arritur të
    depërtojë përmes lidhjeve familjare edhe aty ku nuk ka
    ëndërruar se mund të arrinte. Përmes rrjetit të saj në
    Tiranë ajo ka pasur informacione për lëvizjen e
    sektorit të logjistikës dhe bartësve të saj. Mjerisht
    perversiteti i saj u bë më i thellë pasi udbashët më
    të njohur zunë strehë nën selitë e partive politike
    legale. Në libër janë dhënë, mendoj krejt saktë,
    njerëzit që i morën përsipër këto "detyra" dhe
    rrezikshmëria e tyre. Mjerisht ata vazhdojnë ende të
    strehohen aty. Kjo e bëri edhe më të domosdoshme
    zbardhjen e enigmës, ashtu sic ishte e nevojshme edhe
    për ata që vazhdojnë të rrahin gjoksin se ishin
    gjithcka. Sepse, të jem i sinqertë, ideja e enigmës më
    ka shërbyer edhe për të ndricuar aspekte të reja të
    luftës në Kosovë, sidomos përmes tri figurave të
    njohura, personazhe të librit tim.
    Përse ishte i nevojshëm apo i domosdoshëm ky libër?
    Kanë kaluar dhjetë vjet, një kohë disi e gjatë, është
    tani momenti të risillen gjëra të tilla?
    Në memorien e njerëzve kjo është një ngjarje që rri
    gjithmonë, duam apo nuk duam ne. Pastaj ka të bëjë
    edhe me kohën që po kalojmë, sado që mund të duket e
    cuditshme. Kosova është në një fazë ku po vendoset për
    fatin e saj, njëkohësisht edhe për fatin e kombit.
    Shëmbëlltyra të tilla, si tre personazhet e këtij
    libri, janë të vyera gjithnjë. Janë, si të thuash,
    fillesa nga ku jemi nisur dhe janë po ashtu rojtarët e
    asaj që duhet të kemi. Për të mos i dhënë Kosovës
    pavarësinë, në radhë të parë duhet të heqësh shtatoren
    e Zahir Pajazitit nga mesi i Prishtinës, duhet të
    heqësh shtatoren e Adem Jasharit nga mesi i Drenicës,
    duhet të heqësh shtatoren e Edmond Hoxhës nga mesi i
    Junikut.
    Mendoni se ka njerëz të tillë, të cilëve mund t‘u
    shkojë ndër mend të heqin këto shtatore dhe të lënë
    piedestale të zbrazura?
    Prandaj, edhe nga ky fakt, e gjykova të domosdoshëm
    botimin e një libri të tillë.

  16. #156
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    "Besohet se IHPSO apo SIA (Sigurimi i Atdheut) ka rreth 300 bashkëpunëtorë, gjysma e të cilëve marrin rrogë nga 200 euro në muaj. Gjysma tjetër e bashkëpunëtorëve janë punësuar në organet e autoriteteve lokale apo në shërbime tjera publike. Në pozicione drejtuese të IHPSO-s janë persona që kanë punuar për ish-Sekretariatin e Punëve të Brendshme (SPB) si dhe për Sigurinë Shtetërore dhe Kundëzbuluese (SSHK)", shkruan BIRN, duke shtuar se një nga detyrat kryesore e IHPSO-s është të parandalohet ardhja e Hashim Thaçit në pushtet.
    Nuk jemi ne shqiptaret te zote te bejme sherbime intelegjencs,Edhe nese mundohemi ta bejme ndonje me perpara e merr vesh serbia sesa ne vet.Edhe ato sherbime qe po thuani qe egzistojne ne kosove,e kam fjalen per sherbimet shqiptare jo serbe,me shume jane te krijuara per te ruajtur pushtet sesa per ti sherbyer kosoves ne teresi.Kjo shihet qarte.A mendon qe ka ardhur sherbimi sekret nga serbia pas lufte dhe ka vrare njerez eminent ne kosove.te jau permendi nje rast.Avni Elezaj eshte djaloshi qe e vrau kriminelin me te madh ne rajonin e pejes me rrethine Vidomir Shalipur-in,dhe pas luftes u vra ne kosove,e me pas tij edhe babai i tij piken e dites ne Peje,ne prani te deshmitareve,e shume e shume tjere....
    P.S.Rreziku me i madh i shqiptareve jane vet shqiptaret

  17. #157
    i ktyne herit Maska e Dardhan
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Vendndodhja
    n'Toke t'Zotit (Dardhanii)
    Postime
    98
    Shërbimet Sekrete Serbe në Kosovë
    Nuk ka kurrfar nevoje serbia me que agjent sekret ne Kosove.

    Serbet vetem duhet te terhiqen anash e te shikojne se si "Shqiptaret" i kajne nanen shtetit te te vet dhe e shkatrrojne popullin e vet.

    Une kurre nuk besoj qe Serbia ka UDB-asha ma te rrezikshem se Hashim Tadiqi dhe dy partite e tije PDK e LDK.
    Either win or die. I hope for nothing. I fear nothing. Fate has brought me here.

  18. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Dardhan Lexo Postimin
    Nuk ka kurrfar nevoje serbia me que agjent sekret ne Kosove.

    Serbet vetem duhet te terhiqen anash e te shikojne se si "Shqiptaret" i kajne nanen shtetit te te vet dhe e shkatrrojne popullin e vet.

    Une kurre nuk besoj qe Serbia ka UDB-asha ma te rrezikshem se Hashim Tadiqi dhe dy partite e tije PDK e LDK.
    serbia nuk qone agjente ne kosove se me shume se 100 vjete a ka ndertue sherbimin e vete intelegjent ketu dhe 10 vite UNMIK-u e ka riparuar pas luftes se lavdishme te UCK-se me Hashim Thaqin ne krye dhe me SHIK-un e lavdishem.

  19. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2010
    Postime
    2

    Fjale Vetm Fjale Kan Shqiptaret

    Po Ato Ta Kan Ne Dore Or Kosoven Kush Mendon Qe Ne Dore E Kan Kosoven Shqiptaret Sheh Enderr Ne Pik Te Dites ,shkit Ta Bllokojn Cilen Pjes Te Dojn Ne Kosove,rasti Me I Fresket I Tadiqit, Pse Rrin Ne Pushtet Ato Kukulla Ne Prishtin Po Nuk Largohen Po Vetem Jan Kah E Vjedhin Popullin ,e Kan Degjeneru Popullin E Kan Ba Edhe Kete Budall Se E Sht Pajtu Me Ket Mjerim Qe E Ka Kaplu

  20. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga nuss Lexo Postimin
    Po Ato Ta Kan Ne Dore Or Kosoven Kush Mendon Qe Ne Dore E Kan Kosoven Shqiptaret Sheh Enderr Ne Pik Te Dites ,shkit Ta Bllokojn Cilen Pjes Te Dojn Ne Kosove,rasti Me I Fresket I Tadiqit, Pse Rrin Ne Pushtet Ato Kukulla Ne Prishtin Po Nuk Largohen Po Vetem Jan Kah E Vjedhin Popullin ,e Kan Degjeneru Popullin E Kan Ba Edhe Kete Budall Se E Sht Pajtu Me Ket Mjerim Qe E Ka Kaplu
    nuse mesohu njeher te shkruesh pastaj te merresh me politik.

Faqja 8 prej 49 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •