Close
Faqja 45 prej 49 FillimFillim ... 354344454647 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 881 deri 900 prej 979
  1. #881
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB-a SERBOSLLAVE FORMON LISTA TË REJA PËR USHTARËT DHE DESHMORËT E KOMBIT.-

    Shqiptarët nga Kosova që nga viti 1912 janë në shënjester të regjimit çetniko serbosllavë.

    Edhe në Luftrat Botërore(Ballkanike,I dhe II botërore) si dhe në luftën e fundit çlirimtare(1998-1999) në Kosovë,fallanga serbosllave vrau,masakroi,kalli çdo gjë në Kosovë.

    Një numër i madh i popullit shqiptarë akoma e kësaj dite nuk ju gjenden asë eshtrat...

    Dhe tash BIA serbosllave,si dhe shumë gazeta proçetnike-(qubriloviqjane,andriqjane,qosiqjane,millosheviqja ne,tadiqjane,qoviqjane...etj) si dhe shumë web sajte serbe shkruajnë të pavertetat për luftë e fundit në Kosovë,gjëja se UÇK-ja ka qenë njësi guerile e kriminalizuar.

    Dihet se UÇK-ja ishte formacion ushtarak i dalë nga gjiri i popullit ,i pranuar edhe nga Diplomacia evropiane dhe veri-atlantike(nga forcat e NATO-së dhe Diplomatët botërorë)...

    Ajo gjatë luftës dhe pas sajë ishte një formacion ushtarak i sili nuk terrorizoj ushtarë e asë civil të minoriteteve në Kosovë.

    Tash propaganda serbosllave më të madhe përpiqet të destabilizojë situatën politike dhe ekonomike në Kosovë,duke vënë në qarkullim në web faqe çetniko-shovene fytyrat më marakante -ushtarakët e UÇK-së në listen e tyre të zezë.

    Në mesin e këtyre ushtarakëve të UÇK-së ,propaganda serbe ka venë në listën e tyre të zezë,nga dorëzeza Serbosllavi edhe herojt dhe dëshmorët e kombit që dhanë jetën për të shtrejten liri...

    Gjaku i dëshmirëve tash e 7 vjetë ujitet më lotët e fëmijëve ,nënave,baballarëve,grave të veja...

    Ja të dashur lexues se çfarë turpi bënë fallanga -propaganda serbe në web faqet botërore në gjuhën angleze.

    Nëse nuk besoni ja klikoni sa vijon:

    http://groups.msn.com/SiberiaUSA/youwebpage 1.msnw si dhe :

    http://www.serbianna.com?features/lawless/index.shtml.

  2. #882
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kosovell..

    per cfare arsye e kini vra kolonel ahmet krasniqin?
    a din gja ti si i afert me shtabin?
    a e moret lejen per vrasje ne shtetin shqiptar me qe at kohe i ndjeri ahmeti jetonte ne shqiperi dhe vrasja u krye ne tirane?
    e kan vra se ke qen kunder korrupcionit .

  3. #883
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2010
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    2

    Nje pershendetje Kosovellit

    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Ata qe i bene kurtha rinisë, studentave:

    1. Rrahman kastrati (oficer jugosllav dorë në burgosjen e Gjyle Krasniqit)
    2.Adem Ymeri arsimtar, shkolla e mesme Shtime
    3. Hasan Murena, fshati Hade Obiliq spiunoi 29 veta të gjithë ushtarë shqiptarë (Zëri I Kosovës numri 6 viti 1983 faqe 15).
    4. Sadik Blakaj nga Komuna e Istogut në bashkëpunim me udbashët Selim Brosha e Jusuf Karakushi i ka qitur në kurthe dhe plakun Qazim Sabit Tahir Demajn, të dy nga Gjilani ... Më vonë ky Sadik Blakaj ka shkuar në Paris i cili ma vonë e ka qitur në kuthë Hysen gegen i cili u dënua me 13 vjet Burgë ..
    5. hasan Cervadiku - profesor udbash në Prishtinë (profesor në shkollën kulturologjike ku qenë burgosur dy nxënës të asaj shkolle Afrim Zhitia dhe Esat Brajshori)
    6.Halil Mujë Kabashi i fshatit Gjurakoc
    7. Ismail Horri - nga Istogu
    Sami Alickaj fshati Carrabreg
    (Të dhëna më të hollësishme rreth bëmave të tyre mund të gjenden te (Zëri I Kosovës numer 5 viti 1983 faqe 15)
    8. Isuf pllana fshati Shtitaricë ish-arsimtar i historisë në Obiliq (Zëri I Kosovës numer 7 / 1983 faqe 14
    9. Gani Shoshi dhe Hajdar Shoshi (babë e bir) fshati Staradran Komuna e Istogut
    10. Istref Sadiku udbash - Ozdrim (7 / 83 Zëri i Kosovës).
    11.Zenun Çelaj, profesor i kimisë dhe rrahim Përçuku (qė tė dy profesor të QAMO "Muharrem Bekteshi. Vushtrri) (Zëri I Kosovës numer 7 viti 1983
    12. Rexhë Ze4iraj nga Pasjaki afėr Gjilanit i njohur si Rexhë pasjaku vegël e Selim Broshës

    13. Bajram Troshupa, - arsimtar i fiskulltures në Prishtinë
    14. Klodin Shiroka, arsimtare e Matematikës (mbesa e Kolë Shirokes)
    15: fatmir rexhepi, - aktivist i LSP punonjes të Prishtinës (tani është zgjedhur ministër i punëve të brendshme në qeverin e re të A. Qekut)
    16. Jonuz Salihu, arsimtar i kimis (ministër i drejtsisë sot) dhe aktivist i Lidhjes komuniste (Sekretar në Qamo "Milladin popoviq (normalja e Prishtinës)
    17.Hasim Milici fshati papaz komuna e Ferizajt
    18. Januz Loshi udbash Skënderaj
    19. Bahtir Asllani i Makermalit (Zëri i Kosovës numer 4 viti 1983 faqe 15)
    20.Vuksan Vuksanaj, udbash qė emigracionin përcillte në Nju Jork
    21. ZYHRA Kurteshi (ZYHRA KASTRATI) fshati Lebushë Komuna e Deçanit.
    22. Demë Muja Pejë, udbash për plagos vdekje tre fshatarë të Radavcit dhe për këtë, si edhe një ditë nuk mbanë burgë.
    23. Bajram Fazliu, Bajram ose çarraniku ose PATLIGJANI, fshati Iligje Pejë
    24. Izet Imeri Komogllav ferizaj
    25. Hasan Lekiqi, udbash Gadime Komuna e Lipjanit
    26. Asllan Hetem Ibrahimi Gadime e Epërme me vajzën e gruas XHEVAHIREN .. Kjo punonte në udbë ...
    27. Agim Tasholli - Gadime e Ulët, kafshim i kryeudbashit faik Dudushi
    28. Faik Dudushi. kryeudbash
    29. Ejup Kamerolli nga Llapashtica
    Ahmet Deliu, Podujevë
    30. Gjykatės Ahmet Ahmeti (dënopi kadri osmanin).
    31. Sokol Osman oruqi - Turiqevc Skënderaj
    32. Maliq dhe Fatmir Sheholli (babë e bir), - ky i dyti edhe sot punon për UNMIKUN ..
    33.Nijazi hasani fshati rakovicë ose qysh e kanė quajtur ndryshe Nijazi Kisha (pėr tė gjithė mund tė lexohet nė kėta zërin e Kosovës numer 10 viti 1984 si dhe në Zik numer 5 viti 1985).
    34. Fehmi Bradashi, profesor i gjeografis në shkollën e mesme 8 Nëntori në Podujevë
    35. Ramiz Shehu "Hitleri" mësues
    Ukë Muçaj, - gjykatės në Pejë
    36. Nezir Sherifi udbash në Ferizaj
    37. Shaqir Uka dhe Vahide Uka (burrë e grua njeri Dhender i Halit Ternavcit e tjetra e motra) ..
    38.Xhafer Qorri (i vrarë nga policia gjatė njė magjup luftes se fundit ne trafastacionin e Drenasit, përndryshe ky kishte dorë ne masakrat e Qirezit, Likoshanit dhe Abrisë).
    39.Hamze Shtutica (njejte sikur Xhafer Qorri, por ky i vrarë pas luftës nga Trimi Burim Ramadani me shokë i cili u denua para ca javeve me 30 vjet burg-apo cudi)
    40.Zenel Hoti nga fshati Godanc i Drenasit EMRA tjere te SPIUNËVE
    Zymer Maqastena - spiun
    Ibush Arifi - bashkpuntor i udbes me të bijtë nga bakshia
    Murat zhevelli
    Ibër Hasku - udbash (vrau Haxhi Tishakun)
    Januz Haklaj, - spiun
    Hysen prushi - bashkëpunëtor
    Shaban Abazi
    Agim Muhagjiri - gazetar (ky në vitin 1990 publikisht në gazetën Rilindja kishte kėrkuar falje për bëmat e tija dhe natyrisht .. hm .. ishte falur sepse megjithat e kishte kuptuar gabimin që kishte bërë punën e dreqit)
    Ramë Ademaj - udbashë Pejë
    Istref Sadikaj - udbashë Pejë
    Ramë Ademi - kryeudbashë Pejë
    Rrahman Zylfiu - udbashë Kumanova
    Rabit Zylfiu (ishte dërguar në Turqi për të bërë atentat në Sabri Novosellen dhe pasi e kishte burgosur policia turke ky në një proqes gjyqësor edhe kishte pohuar këtë gjë se: "ishte dërguar për të përcjellë njė emigrant shqiptar nga Jugosllavia) - për këtë më hollësisht "shkruan Zëri I Kosovës" numër 6 viti 1983 ..
    Behxhet Jashari - hajdut udbash
    Behxhet Behxheti - Shkup
    Januz Panjolli - Shkup (Zëri I Kosovës numer 7 vitit 1983
    Rexhep Musliu - Shkup
    Hasan Abazi - historian Kërçovë
    Selman Sadiku --
    Nexhemedin Rustemi - Kërçovë
    Hamit Hamiti (dëbëhet nga Shqipëria si agjent i udbes dhe vazhdon punėn nė Maqedoni, pra kjo verteton qė tentonte Jugosllavia tė spiun qonte në Shqipëri të cilët gjoja si të përndjekur nga serbet ... pra shifet se si ky spiun ishte zbuluar nga Tirana dhe me kthaer ta ky kishte vazhduar punėn e tij nė SPb të Maqedonisë).
    Zylal Abedini - udbash SPb Maqedonis
    Abdyl Zhuta - udbash Ohër
    Edin Marku - udbashDibër
    Ajrush Toska - udbash Struge
    Sherif Trema - udbash Kërçovë
    Kaim Murtishi (Zik numer 3 viti 1984).
    Mehmet Hasku - udbash Pejë
    Halit Deliu - spiun nga majaci
    Xheladin Beqiri - udbash
    Kristë Gegaj - Istog (personalisht shkon dhe burgosë Emine Mahmutajn)
    Xhelil Shala - Hade
    Nijazi Limanowski (Limani)
    Xhabir Alija (Ilijowski) (Zik numer 3 viti 1985 faqe 19)
    Esat limani - arsimtar bilologji
    Mustafa Abedinoski
    Qamil Muhagjeri (udbash në ambasaden ee Jugosllavis në Tiranë - ma vonë e patën dërguar në Cyrih për të emigracionin përcjellur (Zëri i Kosovës 7-8 gusht-shtator) 1986
    Nezir Sferifi - udbash Ferizaj
    Enver Gashi - diplomat Cyrih
    Sali bajrami, Ibush Maraj, Sinan Blakaj, Nimon Blaka të gjithë nga Vrella (Zëri I Kosovës 4 prill 1987) ...
    Murat shevelli .. më pastaj pasojne.
    Shevelli Enver
    Naser Shevelli (inspektor)
    Ramadan sermagjaj (kryudbash) Ne Gjilan

    Gjate leximit te listes se publikuar nga ju per UDB-ashat qe tradhetuan levizjen studentore, hasa ne nji emer qe eshte shume i njoftur dhe shume i dashur per mua. Eshte per te ardhur keq qe nji bir bote si ju qe vete i pa identifikuar, jep lista me emra e mbiemra dhe turperon kombin e vete ne ate menyre.
    Se pari: Me ato shkrime tregoni qart nivelin provincial tuajin dhe te atyre qe ju kan edukuar.
    Se dyti: Duhet te ishit ne dijeni para se te shkruanit se qfar perjetoj kombi ne ate kohë, dhe sikur ta kishit pyetur nënën tuaj ndoshta do dilte e pajisur me revole dhe librezë anetaresije te UDB-së.
    Se treti: Personin te cilin e kam aq per zemer ka pak klysha kudre qe munden ta njollosin, e as ju - me ato listat e shkijeve qe i perdoren vetem per te perqare, ndjell urrejtje dhe vlla-vrasje. Mjerisht ju me shkrimet tuaja jeni klyshi me i pershtatshem i shkaut dhe armiqve te kombit.

    Do te isha i lumtur sikur qelbesira si ju te identifikohen me emer dhe mbiemer, e me kenaqesine me te madhe shoku im i dashur i listes se UDB-ashave do te takonte sy me sy dhe do te tregonte per shqiptaret dhe shqiptarine, dhe ate qe kombi perjetoj neper shekuj. Maskarejt si ju jane turpi i kombit dhe kombi do ta kishte me mire pa ta.

    Shpresoj qe nji dite njerez te ndershem do meren me kto lista dhe shume turpe tjera qe i jane bëre kombit dhe trojeve shqiptare.

    Se fundmi: MJER JU, DHE MJER BOTA NE TE CILEN JETONI.

    ~Zogu I Kombit~

  4. #884
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Zogu i shkaut

    sa per ofendime i bajshe me shnedt
    nese nuk ka qen ai dashnori yt me UDB-ne
    argumentoje
    shkruaj trego
    veq pse ti e don ate person nuk do te thote se nuk eshte ashtu si eshte shkrue me larte

  5. #885
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2010
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    2

    Pergjigje Kosovellit-shkavellit

    Si duket nuk keni kuptuar asgje, MJER JU.

    Nuk eshte pun dashurie bythagjinjesh si ju por eshte pun nderi,tradite,zakoni,atdhedashruije, mburrje te qenurit shqiptar dhe dashurije ndaj bashkekombasve, kombit dhe mireqenjes shqiptare.

    Te gjitha kto termine jane te pa kuptueshme per zoterine tuaj dhe sojin tënd. Dashnori im dhe UDB-ashi "sipas jush dhe karkalecave si ju" eshte shoku im i femijerise, nji burrë i mire, nji prind i mire, nji shok i mire (se ****** ua kemi lanë njerzeve si ju) dhe nji patriot i devotshem, qe gjate tridhjet viteve edhe pse shume terheqes per qdo rrymë politike kurrë nuk deshi te bej karrier ne kurriz te popullit dhe tragjedive te kombit //si ju dhe shume te tjerë//.

    Ai vjen nga nji familje patriotesh qe gjate viteve ishin te pa mposhtur.
    Gjyshi i massakruar nga xhanderrmeria serbe, prindi i pa mposhtur nga idet marksiste-leniniste dhe vllaznim-bashkimi jugosllav bashkangjitur rrymat e ndryshme deri ne ditet e sotme te qakajve dhe hijenave qe jane vetem te interesuar per te pire gjakun vllaznor.

    Ai ishte dhe eshte prezent qdo here qe e kerkon kombi dhe kauza shqiptare, pa lypur ndonje kredit, grada apo emer.

    Ne moshen 18-vjeqare, ai shoku im bythagjiu (sipas jush) me shqiponjen dy-krenare te punuar ne qiftelinë e tij, e bëri te njohur shkaun e shkines Petar Graqanin-in me rapsodinë shqiptare duke kenduar para tij këngen e Azem e Shotë Galicës, dhe kete ne nji kazermë ushtarake jugosllave te asaj kohe ne praninë e qindra ushtareve dhe eproreve ushtarak. Por per zoterinë tuaj, si duket, eshte shume më lehtë te publikosh lista te gatshme te punuara nga shkijet sepse ndonje mendim tjeter eshte i pa kuptimt,,se sa tua lenit organeve kompetente qe dashtë zoti te bëhen ndonje here dhe te meren me krimet qe i jane bëre individit (si shokut tim) shoqerise, kommunitetit dhe kombit ne pergjithesi.

    Shoku im u burgos, u torturua, u njollos nga bashkepuntoret e tij me te aferm por kurre nuk lypi llogari nga personat qe u dobsuan nga torturat serbe. Driten e djellit e pa ne qendresen dhe mosfriken e tij per te vdekur, dhe kjo e mbajti gjalle.

    Ka shume per te folur per shokun tim por ky nuk ishte qellimi.

    Qellimi ishte qe ti behej e ditur bashkëkombasve tane se sa gabim eshte publikimi i dokumenteve nga persona anonim qe sipas meje vijne nga qarqet serbe dhe jane te perpiluara per te vetmin qellim- shkaterrimin e qeshtjes shqiptare dhe te qenurit shqiptar.

    Shoku im i femijerise eshte shume komod me vetveten, dhe as qe flitet per gjaja pastrimin e emrit te tij, apo per te ndryshuar imazhin si nji patriot.

    Keshilla ime per ju eshte t’keni kujdes me shperndarjen e gjerave shume te ndishme se mund te lendoni
    njerez te pafajshem, pra si mendoni kujt I sherbejn kto publikime apo kopjime tuajat…??!!

    Ofendimet jane gjaja e fundit e menduar per bashk-kombasit e mij por ne kete rast e menduar t’ju bej te shiqoni gjërat nga nji këndveshtrim tjeter. Mos perhapni urrejtje tek bashk-kombasit me gjëra te pa verifikuara, mirepo nese mendoni se e keni te drejt shkruani me emrin e juaj te vertet dhe besoj do ishit te pranuar. Per derisa nuk jeni ne gjendje ta beni ate keshilla vllezerore eshte PER TU PERMISUAR DHE KUJDES NE SHKRIMET TUAJA.

    Pershendetje
    Zogu I kombit

  6. #886
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Shume shpiuna paska ne mesin e shqiptarise,dhe behem i dyshimt se mos jena shkije pasha zotin!Qudi bre zoti i vrafte keta shpirtshiturit qe shiten kinse na kan çlirue !

  7. #887
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Kosovelli

    Shume mire na ke spjegue disa gjera,dhe mos u habite se disave u djege zuza se e dine veten qe nuk jan te paqte dhe nje dite do te virren ne litar e dijne kete mire !
    Ata qe te nenqmoin jan antishqiptar.
    Kalo si ma se mirei
    Ndryshuar për herë të fundit nga arberi_fr : 17-04-2010 më 11:08 Arsyeja: z

  8. #888
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ne LDK esht evertet qe ka ish bashkpuntor te udb-s serbe ldk esht bastion i ish UDB-ASHAVE

  9. #889
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    LUFTA KUNDËR ARDHMËRISË SË KOSOVËS PLATFORMË UNIKE E POLITIKËS ORTODOKSE SERBE

    Prof Dr. Jahja Kokaj

    Kundeshtari i forte i luftes kur sheh humbjn e paevitueshme ai dorëzohet apo parashtron kushtet e kapitulimit. Nderkaq Serbia edhepse sheh qe pavarësine e Kosoves e kane pranuar fuqite me te medha ekonomike, ushtarake dhe politike ne Bote, ajo ushqen iluzione te cuditshme. Ajo duke sakrifikuar inkuadrimin ne Europe dhe zhvillimin e saj, kambengulsisht mundohet ta damtoje Kosoven edhepse e din qe pavarsia e saj eshte process absolutisht
    i pakthyeshëm.

    Ankthe apo iluzione te pasvdekjes

    Sado qe ushqen dashuri dhe admirim per nje person, kur ai vdes logjika e shendosh te thote qe duhet ta varrosësh. Nese don, munde te bartësh kujtime te mira per te, por jo ta mbashe kufomen dhe te sjellesh thue se eshte akoma e gjalle.

    Pikerisht keto jane veprimet serbe pas njohjes se pavarsise se Kosoves nga fuqite me te medha politke dhe ekonomike ne Bote. Cdo femi apo edhe analfabet poltik e din qe pavarsia e Kosoves eshte qeshtje e perfunduar. Por Kushtennica me iluzionet e tij Don Kishot - jane e ka fute pjesen me te madhe te popullit serb, ne gracke me parullen dhe platformen e tij "Kosovo je Srbia"( "Kosova eshte Serbi"). E ka fute ne gracke te iluzioneve kinse Kosova qenka nje shtet fiktiv i pa ardhmeri dhe jo real. Me ankthe shoviniste tani ne Serbi por edhe ne mesin e bashketdhetareve serbë te Kosoves, mundohet te vritet ne menyre psikike-kolektive realiteti i pavarsise se Shtetit te ri. Eshte shum e quditshme se si para këtij realiteti botëror Kushtenica, Tomici e shovinistet tjere serbe kanë arrite ta katandisin popullin e tyre duke e fute ne kete grackë apo patologji kolektive, ne mnedimin se "Kosova je Serbia" apo ne iluzione te pasvdekjes, iluzione te cilat nese nuk kontrollohen me logjike, te cojne ne cmendi duke qendruar edhe me tutje prane kufomes e cila edhe me eren e saje te shpartallimit fiziologjik nuk te kthjellon, nuk ta zbardhe realitetin para te cilit gjendesh. Se ky krahasim eshte adekuat verteton fakti se Kosoven e ka njohur zyrtarisht SHBA, Gjermania, Franca, Japonia e shum shtetet tjera qe kane fuqi dhe rol vendimtare ekonomik, ushtarak dhe politik ne Bote. Me njohjen e Kosoves ata e kane vra pergjithmone iluzionin "Serbia je Kosovo". Sa me shpejt qe serbet ti largohen ketij iluzioni apo kufome, do te kene ardhmeri me te shendoshe dhe progres me te shpejte.

    Renia e qeverise serbe rrjedhim i iluzioneve patologjike per Kosoven


    Vijon...

  10. #890
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nje numer i vogel i serbeve siç jane Tadici apo Jovanovici, ia kujtuan serbeve se duhet te kethjellen nga agonia patologjike se "Kosovo je Serbia" tanime eshte iluzion absurd. Eshte idiotizem thone ata, qe ky iluzion te behet nje platforme politike. Aq me e palogjikeshme eshte qe futja Serbise ne Bashkesine Europjane (BE) te kushtzohet me kerkesen qe edhe BE ta pranoje kete platforme absurde apo fiktive. Pra kesaj dileme Koshtunica hoqi masken e tij dhe duel ne pozicionet s shesheljane, Millosheviqiane apo ultrashoveniste. Ai e shkatrroi qeverine serbe duke shpresuar se ne atmosferen e krijuar politike serbe, ne iluzionin patologjik kolektiv te serbise, ne emocionet shoviniste te kultivuara me decenje nen orkestrimin e kishes orthodokse, do te fitoj ne zgjedhjet e parakoheshme. I bindur qe platforma iluzionare e tij nuk munde te pranohet nga BE ai tani done qe te hudhet ne platformen sllavo-ruse. Ne kete menyre ai verteton qe edhe nje here vepron me emocione sllavo orthodokse duke iu larguar prosperitetit ekonomik dhe zhvillimeve moderne fatlume te cilat Bota demokratike perendimore i ofron.

    Mendoj qe edhepse populli serb e sheh prosperitetin e tij nese graviton ka Europa e jo kah prapambeturia e izolimi, parulla apo iluzioni i mitit te "Kosmetit" ka nje rol shum te fuqishem ne psiqiken kolektive dhe ardhmerine politike serbe. Ky mit eshte aq i fuqishem sa qe as liberalet serbe nuk guzojne te thone qe Kosova tani eshte e pavarur.

    H. Sollana duke pare rrezikun e gravitacionit qe ka kapluar Serbine kah prapambeturia dhe izolimi, ofron nje shpejtsim te nenshkrimit te maraveshjes per asocim te saje me BE.

    Serbia ultrashoveniste ka pozicionuar veten ne nje udhekryq te cuditshem qe popullit dhe klases politike ia shpreh me alternativen patriotike apo nacionaliste: te jeshe pro Europjan qe do te thote humbje te Kosoves, kurse te jesh pro rus qe do te thote te luftohet deri ne rikthimin definitiv te Kosoves nen sundimin serb.

    O. Rehn pikerisht per kete arsye, ofron benificione dhe nje liberalizim urgjent ndaj Serbise deri ne ofrimin e lejimit sa me te shpejt te udhtimit te serbeve pa viza ne shtetet europjane.

    Cila eshte dobia serbe me politiken apo iluzionet e kethimit te Kosoves nen sundimin serb?

    Nuk mude te konstatohet qe shkalla e mediokritetit te Kushtenices dhe bashkemendimtareve te tij eshte aq e larte sa qe ai mendon se Kosova munde te kethehet nen sundimin e serbise, qe shtetet qe kane njohte Kosoven do ta revidojne kete vendim. Nuk dihet se kete ai e bene per qellime karjeriste, nga natyra e tij shoveniste, nga deshira qe te bashkohet me Rusine Putinjane, por dihet qe keto veprime te tij munde te jene damtuese per ardhmerie dhe kosulidimin tone shtetrore. Qe tani po hetohen pengesa serioze per konsulidimin e Kosoves. Verja e zjarrit ne objektet kufitare, organizimi intitucional serb ne permes te Ministrit Samarxhiq per rebelimin e serbeve te Kosoves dhe lidhja e tyre eksluzivisht me Serbine zyrtare jane veprime te cilat po e damtojne per dite e me teper ardhmerine dhe konsulidimin e Kosves.

    Veprimet diplomatike sebe ne Bote te orkestruara me Minsitrin e Jashtem Jeremic i cili pa nderpre qarkullon me energji te papare ne shtete dhe kontinente te Botes po japin rezultate. Rezultatet e tij destruktive po hetohen per dite . Ministri Jeremic deklaron per gjate qarkullimeve te pa nderprera neper bote se ka marre premtime se nuk do ta njohin Kosoven shum shtete siqe eshte Indonezija, Argjentina , Alzhiri, Libija e shum shtet tjera te cilat ai palodhshm i viziton. Ne kete situate ndoshta Shqiperija do te kishte mundesi te ndihmoje me teper me mundesite e saja diplomatike ne kohen kur Kosova nuk ka infrastrukture diplomatike, nuk ka as njerez e as mundesi materjale per te ballancuar prapaganden kunder kosovare serbe ne Bote.

    Qe te jipet pergjegjeje ne ne pyetjen se cila eshte dobija serbe me kete politike te eger anti kosovare?,duhet te konstatojme menihere qe damet e kesaj politike jane kolosale per Kosoven akoma te pa konsoliduar. Pengesa serbe qe Kosova mos te pranohet ne asociacionet relevante si qeshte ai i Bankes Boterore dhe asociaconeve te tjera ekonomike , politike sportive etj, ngadalsojne zhvilimin e Kosoves.Jeremic thote se ka arite zvaritjen e pranimit te Kosove ne Banken Botrore deri ne vjeshte, por shpreson qe do ta zhduke plotsisht nje mundesi te pranimit te saje.

    Ne kete situate slloveni Rupel i cili eshte momenatlisht ne balle te BE paralajmron se Ban Ki Moon do te jep nje ide te re per zhvillimet vijuese per Kosoven. Se shpejti Keshilli i BE do te debatoje per situaten e krijuar pas shpalljes se pavarsise se Kosoves.

    Pra politika kunder kosovare serbe po bene pengesa te papara diplomatike.

    Si duket politika serbe ka per qellim qe ne kushtet trishtuese ekonomike ne te cilat gjndet Kosova, dhe ne nje presion te papare dhe te panderprere, do te impunohet nje marraveshtje e re shtese me shqipetaret e Kosoves. Marraveshtje e cila do te jete pertej kornizavave te marraveshjes se Ahtisaarit.

    Ne anen tjeter dihet qe vete marraveshja e Ahtisaarit jep nje autonomi serbeve aq te madhe sa qe edhe ne formen ekzistuese munde te pengoj zhvillimin ekonomik dhe politik ne Kosove. Si qe dihet plani Ahtisaar garanton lidhje te serbeve te Kosoves me Beogradin zyrtar, garanton nje niveli i papare te decentralizimit i cili doemos do te jete pengese serjoze per ardhemnin e Kosoves.

    Kanibalizmi dhe veprimet politike serbo ruse

    Ne lufetn kunder Kosoves dhe zhvillimit te saje veprimet politike serbo-ruse tani kan gjete nje arsye tjeter. Ky eshte njefar kanibalizmi, siqe po e quajne keto dite, i cpikur i Carla del Ponte-s. Ne te vertet prokurorja e Hages, Ponte per ta shite sa me mire librin e fundit te saje, shkruan se gjaja se ka degjuar se ndoshta disa serbe jane mare nga UCK-ja, jane derguar ne Shqiperine veriore per ti shite aorganet e tyre. Kjo zhurme politike eshte aq absurde sa qe nje ekspert serb Dr. Ivic, i cili siqe thote ka bere ma se 50 transplatime te organeve njerzore ne karjeren e gjate te tij. Tani Ivic eshte me dore te djathe te paralizuar, por ai ai eshte eksper kompetent dhe deklaron se ate qe permend C. D. Ponte eshte nje absurd. Ai thote qe duhet te ishin te pakten 40 eksperte mjeksore me specializime te larta dhe pajisje te shkelqyeshme dhe arrogance njerzore. Duke dite, thot ai, urgjencen kohore te transplatimit te organit te njeriut pas nxjerrjes se tij nga dhensi, duke dite nivelim mjeksore ne Shqiperi , thot ai, toretikisht perjashtohet cdo mudnesi e verifikimit te deklarates qe Ponte shkruan ne librin e saje. Pra kete rrene ajo e shruen per ta shitur librin e saje ne menyre efikase. Perkunder kesaj deklerate te Dr. Ivic, politika zyrtare ruse aktivizon hulumtimin e "kanibalizmit te rrejshem. Kuptohet qe qellimet jane politike e jo per te ndcua ndonje realitet te ri. Ngas dihet apriori dihet qekjo eshte nje rrene e kulluet per qellime politike.

  11. #891
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    28 antenat e komunikimit serb

    Me aksionin e prishjese se antenave te telofonis mobile serbe shrbimi sekret serb mori nje goditje nga Kosova. Plani do te vazhdoj me te tjera veprime. Serbet dhe disa "shqiptar" dje protestuan u ankuen ne UCK-ne.

  12. #892
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kosova dhe Shërbimi sekret serb


    11 Mars 2010 17:15
    Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare u promovuan dy libra të autorit Faton Mehmetaj. Në këtë promovim qe i pranishëm edhe miku i shqiptarëve William Walker.

    Kosovës gjatë dekadave të fundit shpeshherë i është kërcënuar siguria dhe ky kërcenim pothuajse gjithmonë ka ardhur nga Serbia, më konkretisht nga shërbimet sekrete të këtij vendi. Për të paraqitur veprimtarinë e këtyre shërbimeve kundër Kosovës, autori Faton Mehmetaj ka shkruar një libër, i cili, së bashku me librin tjetër të tij “Kosova dhe sfidat e sigurisë” u promovuan në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare.

    “Veprimtaria e shërbimeve sekrete serbe kundër Kosovës”, i botuar nga shtëpia botuese ‘Anatema’, është vazhdim i punës dhe kërkimeve sistematike për ndriçimin e fakteve historike të nisura që nga librat e tij të mëhershëm, e në mënyrë të veçantë, nga libri “Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare” (2004), e deri te ai “Kosova dhe sfidat e sigurisë” (2009).

    Autori ka sjellë fakte tronditëse rreth veprimtarisë kriminale të organizatave të ndryshme serbe kundër Kosovës, që nga Lufta e Dytë Botërore, e deri më sot.

    Duke folur për këtë libër, studiuesi dhe profesori Gjon Boriçi theksoi se “ne shqiptarët, duke qenë një nga kombet më të vjetra të Evropës dhe botës, duhet të kemi parasysh se është pikërisht kjo meritë e madhe e jona që dimë të falim, por ama nuk dimë të harrojmë, sepse një popull që harron të kaluarën e vet, harron vuajtjet e veta, nuk e meriton të jetë shtet”. Sipas tij, Kosova e tregoi më së miri këtë, ajo diti të falë, nuk diti të harrojë dhe sot e kemi shtet.

    Sfidat e sigurisë, tha ai, nuk janë më sfida rajonale, as shtetërore por janë globale. “Duke qenë se sfidat janë globale, neve duhet të kemi parasysh që kur merremi me fenomene të tilla, fenomeni kryesor që duhet të kemi parasysh është fenomeni i arsimimit. Sa më shumë njerëz të arsimuar të kemi, sa më shumë njerëz të ditur, sa më shumë njerëz të mençur aq më të sigurt do të jemi, sepse vet natyra njerëzore e ka treguar se një njeri sado i keq të jetë, po të jetë i arsimuar i njëjti do të njihet edhe përmbajtës. Dhe duke qenë se i njëjti njihet edhe vetëpërmbajtës siguria ka të bëjë pikërisht me këtë, sepse vet dituria sjell atë që quhet zhvillim dhe zhvillimi sjell ekonomi dhe ekonomia sjell stabilitet”, tha Boriçi. Një nga gjërat që atij i ka bërë shumë përshtypje, duke lexuar faqet e librit, është se Serbia është përpjekur shumë dhe, siç u shpreh ai, deri në njëfarë shkalle ia ka dalë mbanë, dhe kjo për meritën e tyre dhe fatkeqësinë tonë, se ka mbajtur afër njerëzit më të ditur dhe më të kulturuar.

    I pranishëm në këtë promovim ishte edhe miku i shqiptarëve William Walker. Ai tregoi se një prej arsyeve që ka ardhur në Kosovë është edhe një libër tjetër që do të botohet kah fundi i muajit dhe tha se është shumë i kënaqur që njerëzit që i kanë përjetuar ngjarjet e Kosovës tashmë kanë filluar të shkruajnë libra.

    “Më vjen mirë që kemi një studiues këtu dhe një akademik që kanë bërë një vepër të rëndësishme akademike për t’i treguar botës disa prej gjërave që kanë ndodhur këtu para disa viteve dhe që shpresojmë të mos ndodhin më kurrë në këtë vend dhe askund tjetër”, theksoi Walker.

    Duke folur më shumë për luftën në Kosovë dhe për kombin sesa për vet librat që u promovuan, Megjaid Reçi, rektor i Universitetit Iliria, tha se kur ka në kuadër të universitetit studentë njerëz të dijës, njerëz të pushkës, njerëz të kombit vërtet ndihet krenar.

    Ndërkaq, Adem Demaçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe ish i burgosur politik, tha se nuk ka qenë nëpër shkollat e sigurimit, por ka qenë gati 30 vjet në objekt të sigurimit të Serbisë. “Duke më studiuar ata mua kam pasur rastin t’i studioj edhe unë ata”, tha Demaçi. Ai shtoi se Sigurimi i Serbisë është pjellë e një shkolle me kontinuitet. Sipas tij, edhe pse Serbia është shtet i vogël, provat e kanë treguar se ka një sigurim shumë të organizuar. “Njerëzit më të mirë, më mendjehollë, më të përkushtuar kanë qenë në sigurim. Kurse ne nuk bëjmë këso farë zgjedhjesh, ne i qojmë në sigurim dajën, nipin, jaranin etj., prandaj hajnat po bëjnë harabë në Kosovë, se sigurimi nuk po funksionon kurrsesi”, tha Demaçi.

    Ai më pas, duke e lavdëruar Zotin Walker, fjalën e tij e sheqerosi me një dozë paksa antiamerikane. Duke shprehur dëshirën që gjithë amerikanët që vijnë në Kosovë dhe gjithë amerikanët që merren me punën e Kosovës të jenë si Zoti Walker, Demaçi tha se fatkeqësisht kjo nuk po na ndodh. “Ne Amerikën e duam jashtëzakonisht shumë dhe gjysma e kosovarëve jemi të gatshëm të vdesim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo, ne kemi pasur probleme me amerikanët. Ka pas ardhur një Zoti Gelbard që donte të na ndërronte njëfarë autonomie kështu si shpejt e shpejt dhe i cili na ka nxjerrë telashe. Kur ai dështoi, erdhi Zoti Holbruk, i cili gjithashtu donte të na impononte një autonomi, deshi të na formonte njëfarë qeverie kuislinge këtu në Kosovë dhe shkonte të bisedonte me Milutinoviqin atje të merrej vesh për një autonomi, dmth. nuk ka gjithçka që vjen nga Amerika që është pa shibla dhe që është ashtu si duhet”, tha Demaçi. Ai i porositi të pranishmit që ta duam Amerikën, por le ta shikojmë çdo amerikan që vjen këtu të ne çfarë do dhe çfarë kërkon.

    Ndërkaq, ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha se Fatoni vazhdon të kontribuojë në një fushë që është kruciale për kombin tonë, për vendin tonë dhe një fushë e cila ende nuk është e realizuar, e ajo është fusha e sigurisë.

    “Kam pasur rastin të bashkëpunoj me Fatonin edhe gjatë luftës edhe pas luftës dhe gjithmonë më ka lënë përshtypje sensi i tij për t’i vlerësuar drejt sfidat e sigurisë, sensi i tij për t’i gozhduar veprimet e kundërshtarëve, armiqve tanë dhe këshillat e tij për ndërmarrjen e veprimeve apo kundërveprimeve ndaj tyre”, tha Çeku.
    <!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
    <!--[endif]-->Në fund, duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, autori i librave tha se privilegji më i madh për një autor është kur librat e tij lexohen dhe çmohen nga studiues të ndryshëm.

  13. #893
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Sherbimi sekret serb ka vrare Enver Hadrin


    Nga : Jeton KELMENDI

    Personi i tretë, atentator i Enver Hadrit, Vukotiç mbahet në
    paraburgim në Begjikë.Akoma nuk ka nis gjykimi i Vukotiç-it

    Shtatëmbëdhjetë më parë në Bruksel, persona të caktuar nga Shërbimi
    sekret i ish-Jugosllavisë, vranë patriotin dhe veprimtarin e madh të
    çështjes kombëtare Enver Hadri. Pikërisht me 25 shkurt të vitit 1990,
    në Sen Bernar, derisa po ngiste veturën e tij dhe ishte ndalur ne
    semaforët në trafik. Bashkëshortja e Enver Hadrit, zonja Ajshe
    Kastrati, e ka të fresket në kujtesën e saj ditën kur UDB-ja serbe ja
    kishte vrarë burrin. Ajo thotë se është folur gjatë për tre persona,
    të gjithë serbë, të cilët e kanë vra Enverin.

    Njërin me një herë pas
    pak kohe e kanë vrarë në Beograd, pasi që ai ka folur me mburrje se e
    ka vrarë Enver Hadrin në Belgjikë dhe quhet Llonkoviq.
    Ndëkaq tjetrin
    e kanë zënë në Greqi. Shteti Belg e ka kërkuar për ta denuar këtu ku
    e ka bërë krimin, mirëpo edhe Serbia e ka kërkuar. Greqia ja ka
    dorzuar Serbisë. Më pas edhe personi i dytë i quajtur Ashani është
    vrarë në serbi. Personi i tretë Vukotiq, i dyshuar për pjesëmarrje në
    krim u zu vitin e kaluar në Spanje. Më pas ai i është dorëzuar
    Belgjikës dhe mbahet ne paraburgim. Ajshe Kastrati, bashkëshortja e
    Enverit thotë se pak është bërë për gjykimin e vrasësve të Enverit. Na
    kanë lajmëruar një herë dhe kemi qenë, atë ditë ishte grevë dhe nuk u
    mbajt gjykimi, kështu që nuk kanë thirrur më dhe nuk di asgjë më shumë
    se çfarë ka ndodhur rreth këtij gjykimi.

  14. #894
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Do ta rivarrosim në Kosovë pasi të bëhemi shtet

    Zonja Ajshe flet edhe për aktivitetin e burrit të saj. Që kur ka dalë
    ai me 1972, e ka udhëheq këshillin për të drejtat e njeriut për
    Kosovën. Këtu në këtë shtëpi thotë ajo, Enveri e ka botuar se bashku
    me disa shokë të tij gazetën “Zëri i Kosovës”. Shtëpia që tani është
    pronë e familjes Hadri, të cilen e kishin blerë, ka qenë edhe shtëpia
    ku ka banuar pak kohë edhe Faik Konica thotë Ajshja. Kur e kemi blerë
    këtë shtëpi Enveri as që ka ardhur ta shoh më parë, thoshte “nuk kam
    dalë jashtë për tu bërë i pasur”, mirëpo kur i thash se kështu një
    shtëpi, shitet ne Rrugën e Shqipërisë që është në komunën e Niksen
    Zhil, ju duk pak sikur në Shqipëri.

    Që at ditë kur kishte dal nga Kosova, ai nuk u kthyen më në atdhe.
    Djali i madh i tij Renoar Hadri thotë se babin do ta rivarrosim në
    Kosovë, pasi të bahemi shtet, atëherë do ta jetë edhe ma mirë që të
    kthehet në atdheun që vet e kishte andërruar dhe kishte punuar për të.
    Në dhjetor të viti 1944, në Pejë pushteti ja kishte vrarë edhe babën,
    kur Enveri kishte tre vjet. Zonja Ajshe përmend disa nga shokët e tij,
    Gani Azemi, Avni Xharra, Agon Radoniqi, pak kohë edhe Reshat Sahitaj,
    kanë qënë shokët e tij, ka edhe të tjerë por unë nuk i njoh flet ajo.
    Për shkak të Enverit, as mua nuk ma jepnin pasaportën dhe dhjetë vjet
    nuk kam qënë në Kosovë , rrëfen ajo për vitet e para në emigracion.
    Enverit ja kemi botuar një libër me poezi, por kemi edhe shkrime të
    tjera dhe një ditë do të ja botojmë edhe ato.

  15. #895
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Hagë: Shërbimi sekret serb ka vrarë atdhetarin e shquar Enver Hadri

    Gjatë procesit gjyqësor kundër Sllobodan
    Millosheviqit u bë e ditur se kush e ka vrarë atdhetarin e shquar,
    Enver Hadrin në Belgjikë më 1990.

    “Vrasja e Enver Hadrit në Belgjikë ishte vrasja e parë politike, të
    cilën e ka bërë Shërbimi sekret serb pa informuar as konsultuar
    sigurimin shtetëror jugosllav”, ka deklaruar në Hagë dëshmitari i
    mbrojtur në procesin kundër Millosheviqit me shifrën C-48.

    Ky dëshmitar tha se për më se 20 vjet ishte bashkëpunëtor i Shërbimit
    sekret serb dhe precizoi se në vitet e 80-ta kishte filluar fushata
    jugosllave e likuidimit të emigrantëve shqiptarë të Kosovës në Evropë.

    “Miku im Veselin Vukotiq i quajtur Vesko ka marrë pjesë aktivisht në
    likudimin e shqiptarëve në Evropë me urdhër të Sigurimit shtetëror
    jugosllav. Ai personalisht e ka vrarë Enver Hadrin në Bruksel, mirëpo
    kësaj radhe me urdhër të Shërbimit sekret serb”, ka deklaruar C-48.

    Ai ka precizuar se urdhër i këtillë është dhënë gojarisht e asnjëherë
    me shkrim. Veselin Vukotiq, sipas këtij dëshmitari gjatë 80-tave dhe
    90-tave kanë vepruar bashkërisht në Evropë. Ndryshe vrasja e Enver
    Hadrit atë botë i vihej në barrë Ashaninit i vrarë në qërim hesapesh
    në fund të 90-tave në Beograd.

  16. #896
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    NE SHQIPTARËT NUK TUTEMI, AS NUK HEQIM DORË NGA PAVARËSIA

    Nacionalizimi, duke të “errësuar” arsyen, të errëson edhe shkimin edhe dëgjimin. Për fat të keq, kjo “sëmundje”, e manifestuar prej kohësh nga udhëheqësit e lartë serbë, ne vend që të “shërohet”, sa vjen e bëhet më agresive duke i shtrirë dukshëm metastazat e saj në gjithë kupolën shtetërore të të gjitha niveleve.

    I sapo zgjedhur në kabinetin qeveritar, ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç, që e ka marrë këtë detyrë i bindur se nuk ka asnjë lidhje e “pushtet administrativ” mbi Kosovën, merr “guximin” të deklarojë: “Vetëm me Kosovën brenda kufijve të saj, Serbia do të bëhet pjesë e BE-se”. Dhe toni kategorik i ministrit serb për Kosovën rritet, kur ai deklaron: “Refuzojmë kategorikisht ftesën amerikane që Serbia të pranojë një shtet të ri shqiptar të ndërtuar në territorin e saj”.

    Cilat janë kompetencat e këtij minstri pa objekt per t’i ushtruar ato?! I vendosur në krye të një posti të stisur ministerial në qeverinë serbe, ai refuzon “kategorikisht” njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këto deklarata euforike bëhen në një kohë kur prej mëse 8 vjetesh, gjithë opinioni ndërkombëtar ështe në dijeni dhe përgjithësisht, në mbështetje të pavarësisë faktike e ligjore të Kosovës nga Serbia.

    Të “refuzosh” ështe me pak se sa të kërcënosh “guximshëm”, siç bën shefi i ushtrisë serbe, gjeneral-lejtnant, Zdravko Ponosh, që e konsideron si të ligjshme ndërhyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë, në rast se ajo do të shpallë pavarësinë. Ky gjeneral “trimosh”, deklaroi në agjencinë e lajmeve “Blic” se “nëse Kosova do të shpallë pavarësinë, atëherë ushtria serbe do të ndërhyjë, duke zbatuar urdhrat” dhe më tej, vazhdon: “Shteti ka monopolin e përdorimit të forcës, vecanërisht të forcës ushtarake. Në këtë kuptim ushtria nuk ka asnjë të drejtë të mbajë një axhendë të shkëputur. Përveç kësaj, ata, të cilëve u janë besuar në dorë armët, janë të aftë të kontrollojnë emocionet e tyre”. Thënë ndryshe, Ponosh “premton” se në një ndërhyrje të re ushtarake në Kosovë, ushtria serbe nuk do të veprojë me mjetet dhe mënyrat e kohës së Millosheviçit.

    Thuhet dhe, përgjithësisht, pranohet se mësohet nga pësimet. Për çdo individ, bashkësi, komunitet, madje edhe nga popullsi, popuj ose kombe kjo thënie mbahet parasysh. Por, për një pjesë të vogël serbësh, kryesisht në funksione të larta shtetërore, të sunduar nga nacionalizmi, “humbjet” në Kroaci, Bosnjë e Kosovë janë “harruar”. Ata kanë harruar që s’mund të veprojnë më me popullin e Kosovës si me 1989-n. Dhjetë vjet më vonë ata u larguan nga Kosova, pas ballafaqimit ushtarak me UÇK-në dhe ndërhyrjes së forcave të NATO-s. Nacionalistët serbë as që duan ta marrin në konsideratë koston, që paguam ne, shqiptarët e Kosovës, për të arritur në statusin aktual. Për këtë status, kostoja është mbi 14 000 të vrarë, qindra fshatra e qytete të shkatërruara, rreth 1 milion njerëz të larguar me forcë nga vatrat e tyre pa një orientim për strehim e mbijetesë.

    Ne nuk harrojm asgjë. Ne, shqiptarët, dim edhe të “falim”, kur na kërkohet hapur dhe sinqerisht ndjesë për krimet e kryera në konjuktura të caktuara politike. Por ne, shqiptarët, nuk tutemi e, ca me pak, nuk heqim dorë nga e drejta etnike, historike e ligjore e fituar me shumë sakrifica e gjak: Nuk heqim dorë nga pavarësia. Do të dëshiroja që kokat e nxehta të disa nacionalistëve serbë as të mos e përmendnin dhe ca me pak ta “provonin” një ndërhyrje ushtarake në Kosovë!

    Nuk u kërkoj krerëve shtetërorë të Beogradit të heqin dorë nga çka e kanë të pamundur ta bejnë, “nga nacionalizmi agresiv”. Por, edhe në kuadrin e tij, mund të bëjnë përpjekje për “të parë” dhe për “të dëgjuar” më mirë. Në mos i kanë dëgjuar dhe nuk i kanë parasysh deklaratat e Kryeadministratorit të Kosovës, Joakim Ryker në Këshillin e Sigurimit; apo thëniet e ambasadorit amerikan në OKB, Khalilzad para KS-së, besoj se e kanë të freskët deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-se, Ban Ki Mun, mbi të cilën duhet të reflektojnë: “Çdo shtyrje ose prolongim i kësaj çështjeje shumë të rëndësishme (zgjidhjes së statusit të Kosovës-shen.im) do të mund të ketë ndikim për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në Kosovë, jo vetem në Ballkan, por në tërë situatën e Evropës”.

  17. #897
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Durimi e ka një kufi!

    Durimi e ka një kufi. Dhe, durimi i veteranëve shqiptarë të UÇK-ve të trojeve shqiptare, nuk është kaq i madh. Ky ishte lajtmotivi, që pas shumë kohësh, gati një javë më parë në Deçan, ata u mblodhën bashkë si dikur. Duket se reagimi i parë është ndaj përgatitjeve të Gardës së Car Llazarit, që ka kërcënuar se për 2 orë e marrin të gjithë Kosovën. Por, ajo që ende nuk thuhet është përballë: Çdo të bëhet nëse statusi i Kosovës do të shtyhet ende?! Abdyl Mushkolaj, Komandanti i Veteranëve të Dukagjinit është i qartë dhe bëhet i tmerrshëm, kur bëhet fjalë për provokimin e fundit të serbëve. “Aj, janë 30.000 veta anëtarë të Gardës së Car Llazarit që pretendojnë se për dy orë e marrin Kosovën. Ej,... nanën, ne u tregojmë vendin”, thotë për MAPO-n dhe një qeshje me zë e shkul nga telefoni. “Zoti Mushkolaj, po armët me të cilat do i përballni, ku i keni?”-pyesim. “A ka shtëpi shqiptari pa armë?”, përgjigjet ai me një tjetër pyetje. Pak muaj më parë ka qenë i akuzuar se ka goditur Manastirin e Deçanit.
    Faik Fazlliu, kryetari i veteranëve të lënduar të Kosovës është më diplomatik se Mushkolaj. “Ne kemi filluar prej kohësh konsultimin e degëve tona për situatën dhe shpejt do dalim me një qëndrim. Esenca është që nëse do të ketë shtyrje të mëtejshme të statusit, situata nuk do të jetë stabile në Kosovë. Por, nuk do të ketë reagim të armatosur....”, shprehet ai. Në ditët e fundit të luftës ai është plagosur dhe ka humbur këmbën. Ka qenë vetëm 22 vjeç kur ka nisur luftën, në kulmin e moshës, kur shokët e tij jetonin akoma adoleshencën. Fazlliu tregon se takimi i Deçanit është vazhda e takimeve të degëve të ndryshme, që veteranët i kanë filluar nga bazat e tyre, për të parashikuar një të ardhme. I kujdesshëm për peshën e fjalëve që thotë, ai kujdeset që deklaratat e tij të mos teprohen, ndërsa nuk e mohon, që ngritja e strukturave paramilitare serbe, ka qenë një nga shkaqet, që gjumi i tyre të prishet më shpejt. “Nuk i kemi frikë”, thotë shkurt, “por i kemi paralajmëruar që të kenë kujdes”.
    Ish-ushtarakët, me grada të ndryshme, të gjymtuar, tash në lule të moshës, kthyer në pensionistë, dhe në pritës lajmesh për kauzën e tyre- ishin tubuesit e çështjes së re të Kosovës. Ajo do të shtrihet shpejt dhe në vende të tjera. Eshtë tepër diplomatik dhe i kujdesshëm. Edhe pse nuk e pëlqen përballjen e miqve të tyre në negociata, që përbëjnë delegacionin e Kosovës dhe në qëndrimin pritës të zyrtarëve kosovarë. Për ata, burrat e rinj, që tashmë përfaqësojnë veteranët e Luftës së Kosovës, kjo nuk është e njëmendtë. Shtyrja e statusit të Kosovës u duket si tallje me gjakun e shokëve të tyre, që tash janë në një botë të qetë, ku nuk dëgjohet asgjë. Qoftë bisedat e pafundme për statusin dhe qoftë klithmat e serbëve. Fazlliu, thotë se serbët nuk do të guxojnë, kurse Abdyl Mushkolaj është “i etur” për ata. “Le të vijnë! Do t’i presim”-thotë.

    Veteranët
    Pas paralajmërimit për protesta këtë javë nga “Vetëvendosja”, shoqatat e dala nga lufta deklaruan se nuk do të heshtnin, nëse do të ketë zgjatje pa afat të vendimit për statusin dhe madje do i japin vetë drejtim punës. Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës për rajonin e Dukagjinit, Abdyl Mushkolaj thotë se statusi është shtyrë disa herë dhe tani është koha që të thuhet përfundimisht, se kur do të qartësohet e ardhmja e Kosovës. Atë që përsërit për MAPO-n, ai e ka thënë dhe pak ditë më parë për BBC-në: “Jemi duke punuar për të bërë presion që çështjen e statusit të Kosovës, që ta afatizojnë ndërkombëtarët, e nëse jo, atëhere si veteranë të luftës jemi të detyruar që vetë ta afatizojmë dhe ta mbajmë premtimin e dhënë”.
    Deri para pak kohësh, gjithçka dukej se shkonte vaj. Pos problemeve të përditshme dhe zvargjes së vazhdueshme të lajmeve për statusin. Raundi i negociatave, përgatitja e dokumentit të Ahtisarit, afati, Këshilli i Sigurimit, sërish përgatitja e dokumentit të kryenegociatorit, Vetoja ruse... Kurse, grupi i burrave, që për statusin e Kosovës kishin luftuar pa ekuivoke, kishte referenca të tjera për kohën dhe pavarësinë. Prej kohësh me degët e tyre ish-njerëzit e UÇK-së i kanë matur mirë hapat e tyre. Ata kanë filluar përgatitjet me strukturat e tyre dhe në protestën e djemve të Vetëvendosjes, në këtë fund-muaj, ata për herë të parë do të bashkëpunojnë hapur. Jo më kot. Përballë tyre, prej ditësh serbët përgatiten dhe u bien tam-tameve.

    Kosovën e marrim për dy orë”
    Serbët janë të bindur se mund ta destabilizojnë lehtë Kosovën. Zhelko Vasiljeviç, përfaqësues politik i Gardës së Car Llazarit, një formacion paramilitar i krijuar në fillim të majit “për të mbrojtur Kosovën”, ka ngritur shumë pështjellim kur ka paralajmëruar marshim drejt Kosovës më 28 qershor, për të kujtuar betejën në Gazimestan. “Mund ta marrim Kosovën për dy orë, - i tha ai gazetës “Express” në Kosovë. - Kemi rreth 30 mijë trupa, 1 mijë prej të cilëve do të marrin pjesë në manifestim. Por nuk duam të kemi konflikte të reja në këtë moment”, -u shpreh përfaqësuesi i guerilasve serbë. Vasiljeviç deklaron se “shqiptarët dhe serbët nuk janë ende armiq të përbetuar, por mund të bëhen. Pavarësia është një luftë e re”, - thotë ai. “Nëse dikush do të donte që të mos shkohet deri tek lufta dhe kjo të zgjidhet në mënyrë paqësore, atëherë jemi ne ata. Ne e dimë ç’janë dhimbjet e luftës, por janë disa gjëra që nuk zgjidhen pa luftë”, - theksoi ai. “Si pjesëtarë të Gardës, i japim mbështetje të plotë Koshtunicës dhe Tadiç-it për zgjidhje diplomatike, por zgjidhja duhet të jetë një lloj autonomie, e cila është e pranueshme edhe për serbët edhe për shqiptarët”, - deklaroi shefi i Gardës së Car Llazarit.
    Një qëndrim prej nacionalizmi të dëshpëruar. NATO ka paralajmëruar se do të parandalojë gardën e ashtuquajtur të nacionalistëve vullnetarë serbë, që të festojnë përvjetorin e betejës së Kosovës, me qëllim që të shmanget rreziku i përplasjes me Shqiptarët. “Nëse ata vijnë, duhet ta kenë të qartë se misioni ynë është ndërhyrja e menjëhershme, dhe ne këtë do ta bëjmë”, ka thënë komandanti i KFOR it, Roland Kater”. Përmes një urdhri ekzekutiv, në mesjavë Përfaqësuesi Special, Joakim Ryker, ka ndaluar hyrjen ose praninë në Kosovë të cilitdo person që deklarohet se është, ose që dyshohet në mënyrë të arsyeshme se mund të jetë anëtar i “Gardës së Car Llazarit”, e cila ka paralajmëruar një demonstrim në Kosovë.

    Veteranët në kërkim
    Ndërkohë që UÇK-istët e kanë marrë punën seriozisht. Pas Deçanit, veteranët do të takohen në Preshevë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe pastaj në Nënën Shqipëri. Dita dhe vendi nuk thuhet, kuptohet. Kudo vigjëlojnë serbët. Çështja mendohet se do të marrë përmasa, sipas Fazlliut, nëse Prishtina dhe Beogradi nuk arrijnë marrëveshje kompromisi gjatë 120 ditëve të ardhshme. Në fakt, shqetësimi më i madh i veteranëve është diku tjetër. Të bindur se shokët e tyre (ata që sot drejtojnë në Kosovë dhe janë në negociata) i kanë braktisur, ata nuk janë të bindur se Kosova po ecën në rrugën e duhur. Politikanët tanë, pretendojnë veteranët, nuk kanë ide të qarta se si të ndërtohet shteti. “Ne iu kemi bërë të ditur të gjithëve se kjo çështje kërkon zgjidhje, nëse duan të kenë qetësi në Ballkan”, ka thënë Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së për Express. Atyre nuk iu intereson shumë se çfarë thotë klasa politike, e cila ka vite që përsërit të njëjtat fjalë në lidhje me pavarësisë. “Jemi duke vëzhguar situatën politike dhe së shpejti do të marrim një vendim, do të dalim me qëndrim konkret se çfarë do të bëjmë”, cilëson Jashari.

    Përballë UNMIK
    Por, kjo nuk është e lehtë, kur vendit i janë shtuar problemet ekonomike dhe kur mungesa e statusit bën që gjendja pezull të vijojë edhe më tej. Dhe për këtë ka kontribuar, sipas tyre, edhe UNMIK-u. “Është një burokraci, ndaj të cilës kemi pasur rezerva që herët në vitet 2000 dhe mendojmë se misioni i tyre është i kaluar. Ne jemi kundër tyre, por jo kundër KFOR-it, që i kemi pasur aleatët tanë në luftë”, shprehet Faik Fazlliu. Jemi në pritje dhe duam një afat për statusin, sepse kështu nuk mund të vazhdohet më, shprehet ai në emër të miqve të tij, që presin. “Në kohën dhe në momentin e duhur do të përgjigjemi me mjetet e duhura. Ne do të zgjedhim formën, që do t’i përgjigjet kohës”. Abdyl Mushkolaj, që shprehet më direkt shton se: “Do të dalim me qëndrimin tonë shumë shpejt”. Një shprehje misterioze, e paqartë dhe enigmatike për momentin.
    Gjithsesi, ky humor i keq i shpërndarë nëpër Kosovë e ka bërë kryeadministratorin Rycker që të shprehet se “Institucionet e përkohshme dhe komuniteti ndërkombëtar, duhet të sigurojnë miratimin e ligjeve që janë paraparë me pakon e zotit Ahtisaari. Me këto ligje, Kosova jo vetëm që do të bëhet një entitet funksional, por njëkohësisht do të mundësohet edhe zbatimi i vetë pakos. Kjo është baza e statusit”.

    ...
    Por për veteranët e UÇK-së kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Durimi i tyre, por edhe i qytetarëve të tjerë të Kosovës po soset. Dhe atëhere UÇK mund të jetë sërish realitet.

  18. #898
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    STRUKTURAT PARALELE TË SERBISË NË KOSOVË!

    · Në qershor të vitit 1999 ka ndryshuar natyra e pranisë së Serbisë në Kosovë.

    Përderisa para kësaj kohe Serbia në Kosovë ishte e pranishme nëpërmjet ushtrisë e policisë, okupimit e gjenocidit, pas vitit 1999 ajo është e pranishme nëpërmjet strukturave paralele shtetërore brenda Kosovës. Pra, prania e shtetit serb në Kosovë nuk ka pushuar - ajo vetëm ka ndërruar formë.

    · Vetë UNMIK-u nëpërmjet Rezolutës 1244 i ka konsideruar këto struktura të Serbisë si ilegale, por në të njëjtën kohë UNMIK-u gjithnjë e ka toleruar ekzistencën dhe veprimtarinë e pranisë institucionale të Serbisë brenda vendit tonë.

    UNMIK-u ka ditur gjithçka për karakterin armiqësor të veprimtarisë së këtyre strukturave kundër vullnetit të popullit të Kosovës. Në një dokument që ish PPSP, Joachim Rucker, ia ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në vitin 2006, shpjegohet qartë jo vetëm veprimtaria e strukturave paralele, por madje edhe vendnodhja e tyre fizike (objektet dhe ndërtesat) nëpërmjet fotografive. Kjo e ngarkon UNMIK-un me përgjegjësi të dyfishtë: ai ka ditur gjithçka për strukturat paralele, i ka konsideruar ato ilegale, por i ka toleruar dhe shpeshherë bile edhe ka bashkëpunuar me to.

    · Të njëjtë gjë sot po e bën ICO dhe EULEX-i.

    Në Planin 6-Pikësh të OKB-së i arritur në bashkëpunim dhe negociata me Serbinë, thuhet që EULEX-i duhet të shtrihet në Kosovë “duke marrë parasysh qëndrimet e faktorëve relevantë në terren”. Disa terrene kontrollohen nga strukturat paralele të Serbisë. Javën e kaluar, pas protestave të punëtorëve serbë të gjykatave në veri të Mitrovicës, EULEX-i paralajmëroi se do të negocojë dhe bisedojë me strukturat paralele. Kurse vetë shefi i EULEX-it dhe ish komandanti i KFOR-it, Yves de Kermabon, në fillim të misionit kishte thënë që “ne do të bisedojmë me të gjithë”, duke i përfshirë edhe strukturat paralele të Serbisë. Kjo do të thotë që në vend se EULEX-i e institucionet e Kosovës të merren me shpërbërjen e strukturave paralele të Serbisë, ata po i pranojnë këto struktura si partnerë relevantë të barabartë.

    · Tolerimi i strukturave paralele është inkurajim i tyre.

    Këtë tolerim, strukturat e Serbisë nuk e shohin si gjenerozitet të institucioneve të Kosovës ndaj tyre por si arritje të këmbëngultësisë së tyre. Goran Bogdanoviqi dhe Oliver Ivanoviqi dikur ishin në institucionet e Kosovës. Ata janë investim 10 vjeçar i institucioneve të Kosovës, porse tash punojnë për Serbinë kundër Kosovës. Strukturat e Serbisë ua kanë bërë serbëve të Kosovës integrimin e të panevojshëm dhe të pamundshëm. Ata i mbështesin serbët financiarisht më shumë sesa institucionet e Kosovës për lojalitetin e tyre por, para së gjithash, i kërcënojnë e frikësojnë ata në mungesë të këtij lojaliteti. Njerëzit e strukturave paralele në Kosovë paguhen 50% më shumë sesa kolegët e tyre në Serbi, gjë që është tipike për admnistratorët kolonialë. Është e kotë të privilegjohen serbët përderisa i kanë strukturat e Serbisë mbi kokë. Në anën tjetër, nuk mund të ketë investime serioze ekonomike në Kosovë që do të përkthehej në mirëqenie të shtuar të qytetarëve përderisa Kosova ka struktura paralele brenda.

    · Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë nuk janë kurrfarë institucionesh anonime, por garnitura njerëzish konkretë të paguar nga Serbia për të zhvilluar veprimtari të hapur armiqësore kundër Kosovës.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur t’i sigurojë emrat kryesorë të personave të cilët janë bartësit konkretë të funksioneve në strukturat shtetërore të Serbisë që veprojnë brenda në Kosovë. Nëse institucionet e Kosovës janë, siç po na thotë përditë Hashim Thaçi, për zbatimin e Kushtetutës, atëherë këta njerëz konkretë po e shkelin atë për çdo ditë. Qenia e tyre, vetë ekzistenca e tyre, madje më parë edhe se funksionimi e operimi i tyre, janë shkelje të ligjit dhe krim në Kosovë. Ja ku janë emrat - nevojitet vetëm veprimi. Por nëse, në të kundërtën, Qeveria nuk është për të ndërmarrë asgjë, atëherë, le të tregojë, e të mos i mashtrojë qytetarët e Kosovës që është për një rend juridik në Kosovë dhe kundër strukturave të Serbisë. Le t’iu tregojë qeveria qytetarëve nëse është për apo kundër këtyre strukturave të Serbisë me veprime konkrete.

  19. #899
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    PROKURORISË PUBLIKE TË QARKUT


    Në bazë të nenit 198 dhe 199 të KPPK-së, kësaj Prokurorie i paraqes këtë:



    K A LL Ë Z I M P E N A L



    K u n d ë r :



    Goran Bogdanović Ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

    Kruna Petković Zëvendësministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

    Dragan Petković Zëvendësministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

    Bojan Anđelković Zëvendësministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

    Slađana Radović Udhëheqëse sektori në Ministrinë për Kosovën

    Oliver Ivanović Sekretar shteti në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

    Zvonimir Stević Sekretar shteti në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e

    Serbisë dhe i ashtuquajturi udhëheqës i Qendrës koordinuese për Kosovë



    Goran Arsić I ashtuquajturi udhëheqës i Qarkut të Kosovës

    Dragan Nikolić I ashtuquajturi udhëheqës i Qarkut të Anamoravës

    Jovica Budurić I ashtuquajturi udhëheqës i Qarkut të Pejës

    Stojan Dončić I ashtuquajturi udhëheqës i Qarkut të Prizrenit

    Radenko Nedeljković I ashtuquajturi udhëheqës i Qarkut të Mitrovicës



    Dragutin Perić I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Prishtinës

    Jovica Dešić I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Prishtinës

    Radovan Nicić I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës

    Dragoslav Marinković I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës



    Dragiša Stakić I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës

    Slavko Mitrović I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Fushë Kosovës

    Momir Jovanović I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës

    Jovica Lazić I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës



    Obren Andelković I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Besianës

    Petar Bogdanović I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Besianës

    Milovan Tomčić I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Besianës

    Petar Albijanić I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Besianës



    Ljubomir Bosanac I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Obiliqit

    Branislav Kostić I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Obiliqit

    Nikola Tripković I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Obiliqit

    Darko Jakovljević I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Obiliqit



    Dragan Kostić I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Lypjanit

    Slavko Janičijević I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Lypjanit

    Suzana Stanković I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Lypjanit

    Saša Morača I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Lypjanit



    Nenad Petković I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Ferizajit

    Ratko Sinadinović I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Ferizajit

    Miloš Jovanović I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Ferizajit

    Mirjana Ristić I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Ferizajit



    Zvonko Mihajlović I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Shtërpcës

    Slaviša Staletović I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Shtërpcës

    Bojan Savić I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Shtërpcës

    Ivica Ivković I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Shtërpcës



    Radojko Dunić I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Pejës

    Vuko Jovović I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Pejës

    Bozidar Krstić I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Pejës

    Milo Stevanović I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Pejës



    Dragoljub Repanović I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Burimit

    Velimir Djurić I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Burimit

    Ranko Vuletić I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Burimit

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Burimit



    Zoran Barović I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Deçanit

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Deçanit

    N.N. I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Deçanit

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Deçanit



    Sveto Dabižljević I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Klinës

    Dragomir Pavlović I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Klinës

    Radomir Mikić I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Klinës

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Klinës



    Milenko Jovanović I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Gjakovës

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Gjakovës

    N.N. I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Gjakovës

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Gjakovës



    Miodrag Lazić I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Prizrenit

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Prizrenit

    Zoran Staletović I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Prizrenit

    Radovan Ristić I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Prizrenit



    Milorad Šorić I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Rahovecit

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Rahovecit

    Slobodan Stanković I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Rahovecit

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Rahovecit



    N.N. I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Therandës

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Therandës

    N.N. I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Therandës

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Therandës



    Ali Abdi I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Dragashit

    Huseini Murselj I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Dragashit

    Kojćin Ramadan I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Dragashit

    Zuljfikari Sunajd I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Dragashit



    Petar Aksić I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Gjilanit

    Denić Radovan I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Gjilanit

    Todorović Milorad I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Gjilanit

    Goran Jančić I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Gjilanit



    Stojan Stanojević I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Novobërdës

    Bojan Cvetković I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Novobërdës

    Dobrosav Ivković I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Novobërdës

    Bojan Jovanović I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Novobërdës



    Boban Jevtić I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Dardanës

    Nebojsa Simić I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Dardanës

    Vojislav Nojić I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Dardanës

    Vojislav Veličković I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Dardanës



    Nenad Kojić I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Vitisë

    Nikola Stolić I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Vitisë

    Dejan Mosković I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Vitisë

    Srećko Spasić I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Vitisë



    Nenad Topličević I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Mitrovicës

    Ljubiša Petrović I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës

    Miodrag Lakićević I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

    Ljubomir Kragović I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës



    Slaviša Ristić I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Zubin Potokut

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Zubin Potokut

    N.N. I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut

    Miodrag Andrić I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut



    Jovan Miladinović I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Leposaviqit

    Nebojša Radulović I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Leposaviqit

    Velimir Bojović I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Leposaviqit

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Leposaviqit



    Dragiša Milović I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Zveçanit

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Zveçanit

    N.N. I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Zveçanit

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Zveçanit



    Zoran Rakić I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Vushtrisë

    Goran Lazić I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Vushtrisë

    N.N. I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Vushtrisë

    N.N. I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Vushtrisë





    Radovan Nicić I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit të

    Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës



    Marko Jakšić I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit të

    Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës



    Srdan Nikolić I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit të

    Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës



    Boban Savić I ashtuquajturi Sekretar i Kuvendit të

    Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës



    S e p s e:



    Të njëjtit, edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shprehimisht janë marrur vesh për të kryer ose për të nxitur kryerjen e shumë veprave penale për të cilat ligji parasheh së paku 5 vjet burgim. Po ata me veprimet e tyre tentojnë të ndryshojnë rendin juridik të vendosur në Kosovë më anë të përdorimit të dhunës si dhe duke krijuar akte ligjore dhe kështu e kanë kanosur minimin e fushës legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në Kosovë, duke qenë tentimi i tyre këmbëngulës përmbysja e organeve publike të formuara me Kushtetutë në Kosovë. Gjithashtu personat ndaj të cilëve është ushtruar ky kallëzim penal, duke i injoruar organet e shtetit të Kosovës, përpiqen që arbitrarisht t’i ushtrojnë të drejtat e tyre në bazë të ligjeve të shtetit të Serbisë. Gjithashtu të njëjtit disa herë dhe pa autorizim kanë kaluar kufirin shtetëror të Kosovës dhe me veprimet dhe paraqitjet e tyre publike, gjithashtu kanë nxitur urrejtje, përçarje dhe mosdurim kombëtar të atyre që jetojnë në Kosovë. Ata kanë formuar strukturat e tyre paralele të një shteti tjetër, Serbisë, të cilat veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë: në Administatën Publike, Institucionet e Shëndetësisë, Gjykata, Prokurori, Shkolla etj. Këto struktura kanë kryer një mori krimesh si: vrasje, plagosje, djegie, shkatërrim, demolim të objekteve dhe të mirave materiale etj. e të cilat janë publikuar në mediat elektronike dhe të shtypura përgjatë vitit 2008 dhe këtij fillimviti.



    · me këtë në bashëveprim kanë kryer këto veprat penale: bashkimi kriminal nga neni 26 i KPPK; Sulm kundër rendit juridik të Kosovës nga neni 108 i KPPK, lidhur veprën penale; Ushtrim arbitrar të të drejtave nga neni 326 par. 3 i KPPK, veprën penale; Kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare nga neni 114 të KPPK, veprën penale; Nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik, krejt këto lidhur me neni 23 të të KPPK.



    A r s y e t i m



    · Disa nga krimet e strukturave paralele të Serbisë që nga shpallja e pavarsisë së Kosovës



    - Djegia e pikave doganore 1 dhe 31 me 19 shkurt 2008

    - Hyrja e strukturave paralele në gjykatën në veri të Mitrovicës 14 mars 2008

    - Vrasja e policit ukrainas me 17 mars 2008

    - Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë me 11 maj 2008

    - Uzurpimi i linjës hekurudhore në Zveçan me 14 dhjetor 2008

    - Inaugurimi dhe funksionimi i PTT-së së Serbisë në Graçanicë me 22 dhjetor 2008

    - Pengimi i ndërtimit të ujësjellësit në Suhodoll, korrik 2008

    - Moslejimi i Ali Kadriut për ta renovuar shtëpinë e tij duke shtier edhe me automatik, 2008

    - Rrahjet dhe frikësimet e banorëve shqiptarë në Lagjen e Boshnjakeve

    - Barrikada dhe uzurpimi i ndërtesës së Komunës së Shtërpcës, korrik 2008

    - Ndarja e ShPK-së me ç’rast shumë policë serbë nisën të punojnë për Serbinë

    - Ardhja e deputetëve nga Serbia në Zveçan për seancë parlamentare me 17 shkurt 2009

    - Pengimi i Sheremet Ahmetit për të vizituar stacionet e policisë në veri me 5 mars 2009



    P r o p o z o j m ë



    · të bëhet dëgjimi i të paraqiturve në këtë kallëzim penal dhe pas dëgjimit të tyre konform dispozitave ligjore, Prokuroria, të bëjë propozimin për caktimin e paraburgimit, sepse për të njëjtit ekziston rreziku i ikjes nga Kosova dhe ndikimi në dëshmitarët e mundshëm. Vetë pesha e veprave penale është e tillë që masa e paraburgimit është e detyrueshme për të njëjtit.

  20. #900
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Emrat e zyrtarëve të strukturave paralele të Serbisë në Kosovës

    Momir Jovanovic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i KK të Fushë Kosovës

    Datëlindja 03.04.1958

    Unmik ID 1170412504

    Vendi i punës SHPK / KPS 6165



    Jovica Lazic

    Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i KK të Fushë Kosovës

    Datëlindja 25.05.1955

    Unmik ID 502243426

    Vendi i punës Arsim - Prishtinë



    Dragan Kostic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Komunës së Lypjanit

    Datëlindja 20.11.1967

    Unmik ID 1501812044

    Vendi i punës Arsim - Lypjan



    Suzana Stankovic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Kuvendit Komunal të Lypjanit

    Datëlindja 29.09.1973

    Unmik ID 0101000849

    Vendi i punës Arsim - Lypjan



    Slaviša Staletovic

    Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i Komunës së Shtërpcës

    Datëlindja

    Unmik ID 1501246472

    Vendi i punës Administratë Komunale - Shtërpcë



    Bojan Savic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Kuvendit Komunal të Shtërpcës

    Datëlindja 06.02.1981

    Unmik ID 1501351861

    Vendi i punës SHPK / KPS 6753



    Milenko Jovanovic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Komunës së Gjakovës

    Datëlindja 04.06.1951

    Unmik ID 1500208038

    Vendi i punës Administratë Komunale - Shtërpcë



    Miodrag Lazic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Komunës së Prizrenit

    Datëlindja 24.01.1947

    Unmik ID 1501932139

    Vendi i punës Ministria e Shëndetësisë - Programi për minoritete



    Zoran Staletovic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Kuvendit Komunal të Prizrenit

    Datëlindja 15.05.1963

    Unmik ID 1501909528

    Vendi i punës Arsim -Shtërpcë



    Milorad Todorovic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Kuvendit Komunal të Gjilanit

    Datëlindja 25.02.1959

    Unmik ID 1501818832

    Vendi i punës SHPK / KPS 0800



    Bojan Cvetkovic

    Posti në strukturat paralele Nënkryetar i Komunës së Novobërdës

    Datëlindja 01.02.1973

    Unmik ID 1501041668

    Vendi i punës Administratë Komunale - Novobërdë



    Dobrosav Ivkovic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i KK të Novobërdës

    Datëlindja 30.08.1948

    Unmik ID 1501041633

    Vendi i punës Arsim - Novobërdë



    Bojan Jovanovic

    Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i KK të Novobërdës

    Datëlindja 27.09.1973

    Unmik ID 1501042443

    Vendi i punës Arsim - Novobërdë



    Nebojša Simic

    Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i Komunës së Dardanës

    Datëlindja 26.05.1971

    Unmik ID 1500333606

    Vendi i punës ZLK - Dardanë



    Vojislav Nojic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Kuvendit Komunal të Dardanës

    Datëlindja 08.03.1949

    Unmik ID 1501881593

    Vendi i punës Arsim - Dardanë



    Vojislav Velickovic

    Posti në strukturat paralele :Nënkryetar i Kuv. Komunal të Dardanës

    Datëlindja 04.04.1958

    Unmik ID 1501624528

    Vendi i punës Arsim - Dardanë



    Nenad Kojic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Komunës së Vitisë

    Datëlindja 11.11.1976

    Unmik ID 1501104589

    Vendi i punës SHPK / KPS 4442



    Nikola Stolic

    Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i Komunës së Vitisë

    Datëlindja 18.03.1978

    Unmik ID 1060197225

    Vendi i punës Arsim - Viti



    Ljubiša Petrovic

    Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës

    Datëlindja 03.06.1947

    Unmik ID 1501512199

    Vendi i punës Arsim - Mitrovicë



    Slaviša Ristic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Komunës së Zubin Potokut

    Datëlindja 27.10.1964

    Unmik ID 1500203214

    Vendi i punës Drejtësi - Administratë e gjykatave



    Miodrag Andric

    Posti në strukturat paralele Nënkryetar i KK të Zubin Potokut

    Datëlindja 01.04.1956

    Unmik ID 1501148144

    Vendi i punës Administratë: Komunale - Zubin Potok



    Nebojša Radulovic

    Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i Komunës së Leposaviqit

    Datëlindja 18.06.1971

    Unmik ID 1501744936

    Vendi i punës Administratë Komunale - Leposaviq



    Velimir Bojovic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Kuvendit Komunal të Leposaviqit

    Datëlindja 04.05.1949

    Unmik ID 1501558504

    Vendi i punës Administratë Komunale - Leposaviq



    Dragiša Milovic

    Posti në strukturat paralele: Kryetar i Komunës së Zveçanit

    Datëlindja 04.03.1957

    Unmik ID 1501793007

    Vendi i punës Administratë Komunale - Zveçan



    Goran Lazic

    Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i Komunës së Vushtrisë

    Datëlindja 18.10.1982

    Unmik ID 1501932767

    Vendi i punës SHPK / KPS 6995



    Srdan Nikolic

    Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i Kuvendit të Bashkësisë së

    Komunave të Krah. Auton. të Kosovës

    Datëlindja 19.01.1972

    Unmik ID 1170601609

    Vendi i punës Shëndetësi - Gjilan

Faqja 45 prej 49 FillimFillim ... 354344454647 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •