Close
Faqja 12 prej 49 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 979
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nje liste me bashkepuntoret e UDB-se, rrëmujë në Kukës

    Një gazetë e Prishtinës boton emrat, anëtarë të fiseve me ndikim në zonë

    Prej disa ditësh qarkullon në Kukës një artikull i gjatë vijues në 5 numra i gazetës "Infopress" të Prishtinës, i cili sjell në bazë gjetjeje dokumentare, siç thotë gazeta, një listë me emra të bashkëpunëtorëve të UDB-së në kohën e pushtimit të vendit nga Serbia dhe më pas. Gazeta në fjalë thotë se dokumentacioni u përket viteve 1948-1959. Dokumentet që sjell "Infopress"-i përmbajnë një numër emrash nga Prizreni, Gjakova etj. Por po tërheq vëmendjen pikërisht lista me bashkëpunëtorë nga krahina e Lumës, që sot përbën pjesën më të madhe të rrethit të Kukësit. Shumica e këtyre emrave kanë qenë tepër të njohur për Kukësin dhe më gjerë, ndërsa pasardhës të tyre kanë mbajtur dhe mbajnë edhe sot e kësaj dite poste të ndryshme deri në pushtetin qendror. Gazeta që boton këto emra e vë theksin në nxjerrjen e së vërtetës, duke thënë se përderisa bëhet fjalë për baballarë dhe gjyshër, që pothuajse që të gjithë mund të kenë vdekur, nuk ka pse t‘i skuqet faqja askujt prej pasardhësve, pasi nuk mund të jenë përgjegjës për sjelljen e gjyshërve. Artikulli nis më 23 prill 2007 e në vazhdim titullohet "Dëshmi për bashkëpunëtorët e UDB-së në kohën e Jugosllavisë së Vjetër" dhe sjell një pjesë të emrave bashkëpunëtorë për të pushtuesin serb, për të cilët shënohet edhe vendbanimi dhe profesioni. Ky artikull po lexohet nga një masë tepër e madhe njerëzish, duke u fotokopjuar dhe mbajtur nëpër kafene si për të tërhequr klientët. Asnjëherë më parë, asgjë nga shtypi kosovar nuk kishte tërhequr kaq shumë vëmendjen e njerëzve të thjeshtë në Kukës. Në të gjenden emra të njohur njerëzish që kanë drejtuar dhe një pjesë e tyre që janë gjallë vazhdojnë të kenë influencë, kryesisht politike te njerëzit. Bien në sy emra, pasardhësit e të cilëve janë sot, në përbërje të piramidës shtetërore apo që janë biznesmenë tepër të fuqishëm e të "paprekshëm". Njerëzit thonë se botimi i këtij artikulli kishte tërhequr fillimisht vëmendjen e një njeriu të thjeshtë, i cili nuk është as lexues i shtypit, por e ka sjellë nga Prizreni në Kukës, ku vazhdon të shkaktojë lëkundje të vërteta të besimit dhe krenarisë për fisin dhe të parët në tërësi. Dihet që serbët e kishin pushtuar sërish një pjesë të Shqipërisë në vitin 1941 dhe kanë pasur në këtë kuadër edhe bashkëpunëtorët e tyre të fshehtë, me të cilët kanë siguruar, kryesisht mosveprimin, lënien të lirë të pushtuesit për të vepruar, ndërsa në artikull flitet bashkëpunëtorë, që kishin vepruar që nga vitet ‘20 të shekullit të shkuar. Një pjesë e tyre ka shërbyer edhe për periudhën e luftës së ftohtë. Deri në vitet ‘60, në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë janë shkëmbyer një numër i madh të arratisurish. Të gjithë të arratisurit e shkëmbyer në pikat e kalimit të kufirit në Morinë etj., kanë qenë shqiptarë; kosovarët që iknin nga regjimi i atjeshëm dhe shqiptarët e Shqipërisë që iknin nga diktatura dhe lufta e klasave. Artikulli i "Inforpress"-it informon se shumica e informatorëve të UDB-së kishin qenë nga fshatrat e Gorës në dy anët e kufirit, si dhe të tjerë në rrafshin e Lumës. Të dhënat e këtij artikulli janë mjaft kompromentuese për një pjesë të njerëzve në Kukës, ndonëse me zhvendosjet demografike të dekadës së fundit zbehet ky efekt. Një numër personash, kryesisht jashtë rrezes së kësaj liste, thonë që publikimi i emrave të bashkëpunëtorëve të UDB-s është një "ulje e hundës" së shqiptarëve në pragun e pavarësisë së Kosovës.

    www.gazeta-shqip.com

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    More ty s'po te nal kush vec posto. Fundi i fundit, ti paguhesh per kete pune. SHIK-ut kesi njerezish i duhen, si puna jote, bllaces, atij gashit, e analfabeteve-kriminele te tjere.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!

    Ndjekjet, burgosjet dhe persekutimi i shqiptarëve nga regjimi i Titos,

    gjatë viteve 1948 – 1968



    - Këtu mund të vizitoni faqen “Goli Otok”

    - Foto: nga burgu famekeq ne Goli Otok

    - Foto: “Burgu në Stara Gradishk” + 1

    - Foto: “Burgu në Lepogllavë”



    Shkruan: Sheradin BERISHA / 02. 05. 2008



    * * *



    Në qershor të vitit 1948, pas acarimit të raporteve politike në mes të Beogradit dhe Moskës, PK e Jugosllavisë u përjashtua nga organizata e partive të shteteve komuniste ”Informbyro” dhe me këtë rast prishen marrëdhëniet e BRSS dhe aleatëve të saj, me Jugosllavinë e AVNOJ-it. Në këtë situatë Shqipëria mbajti anën e organizatës: informbyro, dhe mbetja e saj në pozitat pro-sovjetike bëri që t´i prish marrëdhëniet e “mira”që kishte me RFPJ-në nga viti 1945.



    Ndonëse gjatë periudhës 1945-1948 pozita e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjeta etnike ishte e keqe, prishja e marrëdhënieve Jugosllavi-Shqipëri, vetëm sa e ka nxitur edhe më shumë përkeqësimin e pozitës së tyre. Regjimi jugosllavë i drejtuar nga binomi Tito - Rankoviq, duke e shfrytëzuar këtë situatë, riaktualizoi projektet antishqiptare të Vasa Çubrilloviçit (të marsit 1937 dhe fillimnëntorit 1944) për asgjësimin, asimilimin apo shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.



    Kjo politikë antishqiptare shetërore që kishte nisur akoma pa përfunduar mirë lufta e dytë botërore (1944), në këtë periudhë mori përmasa të reja gjenocidale. Vetëm në vitin 1948 regjimi komunist, arrestoi dhe nxori përpara gjyqit 306 shqiptarë, të akuzuar për vepra penale kundër shtetit. (1)



    * * *



    Pasi që Shqipëria u përcaktua për ”informbyronë”, regjimi i Tito-Rankoviqit të gjitha kuadrot shqiptare në Kosovë, që konsideroheshin si armiqë të Jugosllavisë, i cilësonte si ”informbyroistë”. OZNA-a / UDB-a famëkeqe përmes bashkëpunëtorëve të saj shqipfolës, me kohë kishte krijuar një dosje të veçantë, duke i vënë në syrin e përgjimit rreth 120 000 shqiptarë.



    Një dosje të tillë UDB-a kishte hapur edhe për Xheladin Shyqyri Hanën, luftëtarin e orëve të para kundër nazifashizmit, ish-anëtarin e KNÇK-së, njëri nga bashkëautorët e hartimit të dokumenteve bazë të Konferencës së Bujanit dhe së fundi drejtor i gazetës “Rilindja”. Atdhetari Xheladin Hana, u arrestua në mënyrë sekrete, kinse po dërgohej me shërbim diku, ndërsa brenda mureve të OZN-së/UDB-së i bëhej presion që të tradhëtonte bashkëveprimtarët e tij të idealit. (2) Mirëpo Xheladini nuk u gjunjëzua për anjë moment para presioneve dhe torturave çnjerëzore të kriminelëve udbash. Meqë Xheladini i qëndroi torturave mizore, xhelatët e Tito-Rankoviqit, më 15.12.1948 ia shuan jetën mizorisht.



    Më 15 prill 1949 arrestohet nënkryetari i qeverisë së Maqedonisë Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe dhe pas dy javësh (saktësisht në natën e 27-28 prillit 1949) mbytet nga torturat mizore të UDB-ës.



    * * *



    Ndërsa përndjkeja dhe numri i të persekutuarve shqiptarë shtohej pamëshirshëm gjithandej viseve etnike shqiptare, të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, në maj 1949 në një ekspeditë ushtarake-policore të drejtuar nga udbashët: Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç, synohej arrestimi i Kryetarit të Frontit Popullor krahinor: Rifat Latif Berisha, nga fshati Berishë, i njohur për urtësi e qëndresë kombëtare. (3) por në atë moment nuk arritën ta kapin dot Rifatin. (Rifati ishte njëri nga organizatorët e Konferencës së Bujanit, në të cilën u zgjodh edhe nënkryetar. Nuk u pajtua kurrë me tradhëtinë që iu bë vendimeve të Konferencës së Bujanit - që pas LDB-së Kosova t´i bashkohet Shqipërisë. Për këtë edhe Rifati u vu në shënjestër të OZN-ës/UDB-së.).



    Rifat Berisha meqë nuk pranoi t´i binte në dorë regjimit gjakatar të Titos, zgjodhi qëndresën deri në vdekje. Në këtë situatë Rifatit iu bashkuan edhe bashkëluftëtarë të tjerë. Njësiti përbëhej prej gjashtë vetash krejtësisht nga djemë të familjes Berisha: vëllezërit Rifat, Mustafë e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit dhe Halit dhe Jahir Berisha kusherinj të parë të tyre. Ky njësitë i prirë nga Rifati, më 17 maj 1949 u gjend i rrethuar tradhtisht në fshatin Gajrak nga i zoti i shtëpisë Ismail Gajraku (ku ishte i strehuar). Në një dokument thuhet se Rifat Berisha me bashkëluftëtarët e tij “luftoi një ditë të tërë. Në orën 10 të natës, Rifati me njësitin e tij sulmuan rrethimin e trefishtë të udbashëve, por mbasi çanë dy rrethimet e parat, ra i vrarë.” Rifat Berisha gjatë kësaj beteje të përgjakshme, u vra së bashku me tre bashkëluftëtarët: Islam, Mustafë e Brahim Berishën, ndërsa Halit e Jahir Berisha, ndonëse të përgjakur, arritën të dalin nga rrethimi dhe i shpëtuan vdekjes. (4)



    Në dimrin e acartë të vitit 1950 në zonën kufitare me Shqipërinë, vritet atdhetari Sabaudin Gjura nga Shipkovica e Tetovës. (5) Një fat të tillë e pësoi edhe Isuf Torozi nga Dibra e Madhe, anëtar i Komitetit të Partisë në Dibër. Torozi u arrestua nga organet e UDB-së në vitin 1949, si njeri me pikëpamje nacionaliste, dhe e pamëshirshëm udbashët e Titos e mbytën mizorisht në tortura. Në mars të vitit 1949 ishte arrestuar dhe më pas është zhdukur pa gjurmë Cenë Shyqriu nga Gjakova.



    Në vitet e para pas përfundimi të luftës së dytë botërore, në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare nën pushtimin e Jugosllavisë, llogaritet se regjimi titist, ka likuiduar rreth 49.000 shqiptarë. Në Kosovë janë likuiduar në forma të ndryshme 28.400 shqiptarë; në viset shqiptare në Maqedoni 7 000 shqiptarë; në viset shqiptare në Mal të Zi 8300 shqiptarë; ndërsa 5000 shqiptarë të tjerë janë likuiduar nëpër viset tjera, si të marrë peng nga OZN-a gjegjësisht UDB-a. (6)



    Në këto rrethana për t´i shpëtuar përndjekjeve, burgosjeve dhe likuidimeve fizike, shumë shqiptarë janë detyruar të shpërengulen nga trojet e tyre stërgjyshore

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dihet mirëfilli se, vitet 1949-1966, të cilësuar si ”koha e Rankoviqit”, ishin vitet më të rënda për popullin shqiptar, në historinë e pas luftës së dytë botërore. Gjatë kësaj periudhe Lëvizja Kombëtare shqiptare ishte e organizuar në shumë forma, si: vazhdimësia e veprimtarisë së LNDSH-së nga grupe të ndryshme me emërtime tjera, “informbyroistët“, organizimi i grupimeve nga Sigurimi shqiptarë, kundërshtimi i rekuizitave “otkupit“, kundërshtimi i asimilimit të shqiptarëve në turq dhe luftimi i marrveshjes xhentelmene Tito-Qyprili 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, luftimi në forma të ndryshme i kolektivizimit etj.



    OZN-a përkatësisht UDB-a gjatë viteve 1945-1948 zhvilloi një luftë të pakompromis, për shkatërrimin e organizatës patriotike shqiptare “Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare” (LNDSH) dhe të grupimeve tjera ilegale shqiptare. Dhe në vazhdën e kësaj fushate, ky shërbim persekutoi dhe burgosi mijëra shqiptarë edhe pas vitit 1948.



    - Kështu, në fillim të vitit 1949, në gjyqin e Qarkut në Prishtinë, dënohen 9 anëtarë të LNDSH-s, si: Xhavit Gafurri (djali i patriotit të shquar Nazmi Gafurri), Ahmet Malisheva, Rexhep Kurteshi, Menduh Maksuti, Enver Shala, Mehmet Pozharani, Safie Feta, Igballe Cuni dhe Karolin Fraki.



    - Po në këtë Gjykatë denohet edhe grupi i Drenicës i përbërë nga 6 anëtarë të Lëvizjes, si: Hasan Jashari-Likoci, Mehë Zeqiri, Dan Zeqiri, Qerim Rrypi, Halim Rrypi dhe Sylë Berisha. (7)



    - Gjatë vitit 1950 u denuan edhe disa grupe të LNDSH-së dhe veprimtarë tjerë që e kundërshtonin aksionin e rekuizimeve "Otkupit" dhe veprimet diskriminuese ndaj shqiptarëve në çdo lëmi të jetës.



    - Më 3 nëntor 1950 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga Kolegji i Tupit gjykues: Arif korapi, kryetar i kolegjit dhe nga gjyqtarët porotë: Ali Abdullahu dhe Ismail Xhemaili, si dhe të procesmbajtësit Abdyl Doda, pas disa seancave gjyqësore (më 19.IX.1950, 10.X.1950, 1.XI.1950 dhe 2.XI.1950) në “emër të popullit” dënohen anëtarë të organizatës “Bashkimi Shqiptar”: Konstandin Vasilaca - Skënder Skënderi, oficer i armatës shqiptare, me 15 vjet burg të rëndë; Xhemë Latë Sadriu, me 8 vjet burg të rëndë; Hajrullah Gorani, me 6 vjet burg të rëndë; Hamdi Devolli, me 8 vjet burg të rëndë; Rashit Gorani, me 8 vjet burg të tëndë; Ramë Geca, me 3 vjet burg të rëndë ; Ymer Fazliu, me 2 vjet burg të rëndë. (8)



    - Në shkurt 1950 u burgos grupi i LNDSH-s "Lidhja e Prizrenit" i formuar në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1949. Ky proces gjyqësor mbahet në Prishtinë nën kryesimin e gjyqtarit Shukri Begiq nga Pazari i Ri. Me këtë rast denohen: Shaban Derguti dhe Mustafë Nixha me nga 20 vjet burg të rëndë, Shaban Mazreku dhe Hafez Jakupi poashtu me nga 20 vjet burg të rëndë, Bitër Dehalla, Tomë Mjeda dhe Zekë Bajraktari me nga 17 vjet burg të rëndë, Nezir Hoti me 15 vjet burg të rëndë dhe Ismet Dehiri me 3 vjet burg të rëndë.



    - Në grupin e dytë të LNDSH-së ”Lidhja e Prizrenit” denohen: Arif Hoxha me 12 vjet burg të rëndë, ndërsa me nga 3 vjet burg të rëndë denohen:Zeki Ahmeti, Isuf Dellova, Islam Fisheri, Zenel Kabashi, Gjokë Spaqi, Ibrahim Gashi, Ramiz Rexhepi dhe Shahide Kabashi, Shemsedin Gashi, Rexhep Hoti, Malush Duraku, Halim Voci , Bajram Dehiri, Mustafë Derguti, Maliq Gashi e shumë të tjerë. (9)



    - Në 6 muajt e parë të vitit 1950, për sabotim të mbledhjes së rekuizitave "Otkupit" dhe me akuzën si bashkëpunëtorë të Sigurimit shqiptar, në Prishtinë dhe Prizren dënohen: Rizan Bajram Xhoxhaj, nga Vërmica e Prizrenit, Sefer Tafil Elezkurtaj dhe Ibish Avdi Rizanaj nga fshati Zhur, Xhafer Selmani (Vërmicë), Hajdar Bytyqi (Piranë), Nazif Hoti (Krushë e Madhe - i ati i Mr.Ukshin Hotit), Hamit Nuredini, Sali Mehmeti, Haki Malushi, Xheladin Gashi, Vesel Gashi, Avdyl Kryeziu, Ali Kryeziu, Zenun Kryeziu, Mahmut Abazi, Isa Dina, Qamil Qollaku, Xhafer Idrizi, Afil Afezi, Enver Beluli, Gani, Avni e Naim Zajmi, Muhedin Hadri, Halit Qollaku, Bije Vokshi, Lutfi Spahiu dhe Arif Randobrava. (10)



    - Po atë vit në Prishtinë burgoset dhe dënohet grupi i dytë i Drenicës i përbërë prej 11 anëtarësh të LNDSH, si: Ibrahim Tahiri, Hysen Hyseni, Sylë Mulliqi, Osman Beqiri me nga 10 vjet burg të rëndë, Smajl Ferizi dhe Milazim Hyseni me nga 7 vjet burg të rëndë, Hajredin Sadiku, Nebi Nuredini dhe Fetah Bogiqi me nga 5 vjet burg të rëndë, Rashid Obria dhe Hamit Hoda me 15 vjet burg të rëndë (ky i fundit në burg u zbulua se ishte në shërbim të UDB dhe u bojkotua plotësisht nga anëtarët e LNDSH-s).



    - Asokohe u dënua edhe Hasan Rema nga Gjakova, me 17 vjet burg të rëndë (z.Rema kishte qëndruar 3 vjet i arratisur në Shqipëri dhe pastaj Sigurimi shqiptar e kapi dhe ia dorëzoi UDB-së në Kosovë!!)



    - Në vitin 1950 në Gjyqin e Qarkut në Pejë dënohet edhe grupi prej 9 vetash i LNDSH-s: Sylë Mehmeti i Rugovës, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i Veriqit, Bekë Tafili i Ruhotit, Ramë Bislimi i Nabërxhanit, Gani Kastrati i Pejës, Salih Hasani dhe Sylë Shala nga Peja, Fatmir Goranci i Gjakovës dhe Ramë Isufi i Lubeniqit... Këtë vit u dënuan edhe: Sami Peja, Ibrahim Berisha, Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumë të tjerë.



    * * *



    - Në vitin 1951 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u dënuan 11 anëtarë të LNDSH-s nga Mitrovica (të arrestuar në shtator 1950). Ky grup përbëhej nga: Bejtulla Sahiti nga Gushefci, Hajrullah Halili nga Doberlluka, Sinan Alija nga Broboniqi, Imer Ajeti nga Koshtova, Avdyl Haliti nga Rahova, Shefqet Kamberi nga Broboniqi, Zejnullah Mehmeti nga fshati Lip, Zejnel Shabani nga Mikushnica, Hajzer Ferizi nga Qabra, Zeqir Rashidi-Rashica nga fshati Studime dhe Bislim Fazliu nga Vidishiqi.



    * * *



    - Gjatë vitit 1952 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë dënohet grupi i tretë i LNDSH-s nga Drenica, si: Qazim Zogu, Hamdi Gruda, Bajram Dervishi, Abdullah Cakiqi, Isuf Cakiqi, Jakup Biçinca, Smajl Hoxha, Shaqir Hoxha, Idriz Obrija dhe Milazim Gradica (11).



    * * *



    - Në vitet 1949-1953 në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare u dënuan më qindra vite burgim edhe shumë veprimtarë të tjerë (në grupe dhe veç e veç) si: Ramiz Osmani, Shefki Osmani, Nuhi dhe Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj Hamdi Gashi, Ramadan Rexha, Raif Halimi-Cërnica, Xhemil Fluku, Mark Gashi, Ramë Sejdia, Rexhep Dajkoci, Bajram Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu - Presheva, Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri Halimi (etnolog), Qamil Luzha, Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj i Gusisë), Mulla Zekë Berdynaj, Omer Qerkezi, Rexhep Rifati, Brahim Gashi, Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka, Xhemë Lah Gashi... e qindra të tjerë (12) dhe për ndriquar veprimtarinë e tyre kombëtare kërkohet një studim i veçantë.



    - Po në vitin 1953 burgoset dhe (sipas aktakuzes K.nr 76/53), denohet grupi i anëtarëve të LNDSH-së nga Llapi: Sabit Kapiti-profesor i Gjimnazit në Besianë (ish-Podujevë), Ibrahim Demolli, Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Jusuf Humolli, Shaban Zhjeqi, Shaban Shala, Nuhi Gashi dhe Isuf Ismaili. Atdhetari Shaban Shala mbytet nga torturat e UDB-së. (13)



    * * *



    - Gjatë Aksionit famkeq për mbledhjen e armëve(1955/1956),në Prizren u organizua një proces gjyqësor, kundër Njazi Malokut etj. Në fakt Procesit të Prizrenit i parapriu një proces tjetër politik (korrik 1955) i ashtuquajtur "grupi i shehëlerëve" prej 14 vetësh, të cilët qenë akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe për bashkëpunim me Sigurimin shqiptarë. Në këtë proces qenë përfshirë: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili në rrethana enigmatike vdes), Qazim Gojani, Hysen Prushi, Din Zhubi, Bekë Haxhija, Hajredin Vuçiterna, Muhedin Miftari, Dërgut Ekremi, Sinan Dërguti, Qazim Miftari etj.



    Në procesin e Prizrenit, në saje të aktakuzës së përpiluar nga prokurori Publik Radoslav Cerovçanin, të mbështetur tërësisht në montimin e "fakteve" nga UDB-a, më 12-19 korrik 1956 (në fshehtësi nga opinioni) u mbajt procesi gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prizren, dhe me këtë rat u denuan: Njazi Maloku me 12 vjet burg të rëndë; Sedat Dida u dënua me 5 vjet burg të rëndë; Shani Hoxha me 4 vjet burg të rëndë; Demush Cahani me 5 vjet burg të rëndë; Ibrahim Moni me 3 vjet burg të rëndë; Rexhep Muhadri me 2 vjet burg të rëndë; Hasan Bajrami me 2 vjet burg të rëndë; Muhamet Emini me nga 2 vjet burg të rëndë dhe Sali Mehmeti (Meta) me 9 muaj burg të rëndë. (14)



    - Për aktivitete patriotike, kundër regjimit titist, në vitin 1955 në Tetovë dënohet mësuesi Mehmet Gega, Muharrem Jusufi dhe Abdulla Kalishta me nga 10 vjet burgtë rëndë. Në vitin 1956 me burgime të rënda dënohen disa intelektualë tjerë nga Tetova dhe Gostivari.



    * * *



    - Më 1957 denohen edhe 8 anëtarë të LNDSH-së në Prishtinë: Rexhep Latif Abdullahu, Qemal Novokazi, Shemsi Perani, Rexhep Parteshi, Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu,Vehbi Ruva dhe Kadër Deva. Të gjithë këta denohen me burg në kohëzgjatje prej 2-12 vjet burg të rëndë me përjashtim të Islam Mumxhiut, i cili lirohet.



    - Po këtë vit burgoset dhe dënohet grupi i dytë 9 anëtarësh nga Prishtina: Nusret Novokazi, Rashid Krasniqi, Osman Krasniqi, Emina Krasniqi, Nikë Kajtazi, Ibrahim Binaku, Fehmi Henci, Neki Shehu dhe Mazllum Novokazi.



    - Në vazhdën e ndjekjeve të atdhetarëve të LNDSH-së, në Shkup burgoset dhe denohet grupi 14 anëtarësh nga Tetova, Gostivari, Dibra e Ohri: Raif Malaziu, Sherafedin Agai, Adnan Agai, Abaz Dukagjini, Burhan Pasholli, Abdurrahman Taravari, Remzi Pustina, Eshref Hoxha, Naxhi Purde, Abdylaziz Taravari, Mevaip Purde, Rifat Palloshi, Hadi Imami dhe Zeqir Lisi (15).



    Në vitin 1957, pas aksionit të armëve, kur u intensifikua numri i të shpërngulurve shqiptarë, Metush Krasniqi si udhëheqës i organizatës "Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë" së bashku me veprimtarët tjerë të kësaj organizate, përmes veprimeve konkrete, shpërndarjes së trakteve dhe bisedave të drejtpërdrejta me qindra familje shqiptare, arritën të ndalojnë shpërnguljen nga trojet e tyre stërgjyshore. Në fund të vitit 1958, UDB-a i bjen në gjurmë aktivitetit të ksëaj organizate dhe me këtë rast arretohet Metush Krasniqi me disa bashkëveprimtarë të vetë. Pas katër muaj hetimesh, prej 1-7 mars 1959 në Gjykatën e Qarkut në Gjilan u mbajt gjykimi i 6 anëtarëve të "Partisë Revolucionare...". Trupin gjykues e përbënin: Ratomir Patërnogiq-kryetar, Mustafa Hoxha-gjykatës, Vehbi Mehmeti, Sejfë Sherifi e Tuna Tomiqi - anëtarë, ndërsa aktakuzën e përfaqësonte Tahir Ibrani - prokuror i Gjyqit të Qarkut në Gjilan. Në bazë të "provave" të nxjerra gjatë hetuesisë dhe akuzave të prokurorit Tahir Ibrani, më 7 mars 1959, trupi gjykues i të pestëve, në "emër të popullit" dënoi: Metush Krasniqin, me 18 vet burg të rëndë; Mark Gashin e Sejdi Kryeziun me nga 10 vjet burgim të rëndë; Mehmet Nuredin Dermakun me 2 vjet burg të rëndë; Qemajl Kallabën e Mehmet Ajetin me nga një vit e gjysmë burg të rëndë. (Aktgjykimi K.nr.19/59, 7 mars 1959) (16)



    * * *



    - Më 20 shkurt 1958, Gjykata e Qarkut në Pejë, me trupin gjykues Iso Omeragiq, kryetar i Gjykatës së Rrethit në Pejë, nga gjyqtarët porotë: Pavle Armush, Mirko Spasiq e Shaqir Zogaj, dhe procesmbajtëse Stojana Vukoviq, nënpunëse e kësaj gjykate, në bazë të aktakuzës KTO nr.95/57, në “emër të popullit” i denoi: Muhamed Brovinën me 12 vjet burg të rëndë, Adem Krasniqin me 7 vjet burg të rëndë, Gjon Shtufajn me 7 vjet burg të rëndë, Besnik Kocin me 9 vjet burg të rëndë dhe Hidë Dobrunën me 5 vjet burg të rëndë. (Aktgjykimi K.nr. 149/57) ( 17)



    - Më 19 nëntor 1958 për herë të parë UDB-a e burgos atdhetarin Adem Demaçi me arsyetimin, se ka“ vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ-së, dhe se është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.” Aktakuza është përgatitur nga udbashët: M.Mihajlloviq, Mom(o)çillo Çanoviq, Vojisllav Mihajlloviq me dëshmitë e dëshmitarëve shqiptarë: Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Ali Aliu, Zekereia Cana etj(18), ndërsa është realizuar nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zëvendësprokurori Mirosllav Llazareviq. Dhe në bazë të aktakuzës PPQ nr.14/59 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga trupi gjykues Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora., më 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit, i cili sipas nenit 117 paragrafi 1 i LP dhe sipas nenit 16, paragrafi 1 i LP, në “emër të popullit” ju shqiptua denimi në kohëzgjatje prej 5 vjetësh burgim të rëndë. (19)



    * * *



    - Në shkurt 1959, sipas aktakuzës K.nr.29/59 të datës 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prizren gjykohen: Aziz Spahiu, Hasan Berisha, Reshat Hadri dhe Durak Pasuli. (20)



    - Në vitet 50-ta në Kosovë dhe në viset tjera etnike, vepronin edhe disa grupime ilegale politike, sipas programit të LNDSH-së, e këto ishin:



    1. “Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare” (VKNDSH);

    2. “Grupi Demokratik Shqipar Kosova” (GDSHK);

    3. “Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë” (GSHRM);

    4. “Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovës” (GDISHK);

    5. Grupi - “Veteranët e Luftës Shqiptare - Rezistenca Malësore (GVLSHRM);

    6. ”Shoqëia Demokratike Shqiptare/IsmaIl Qemali/(SHDSH- "I.Q");

    7. Lidhja e Vardarit - Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH) dhe

    8. Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH) (21)



    Në verën e vitit 1960 zbulohet grupi i LNDSH-s "Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare" i drejtuar nga Shahin Voca nga Shala e Bajgorës. Kjo organizatë u themelua me 6 gusht 1952, ku aktivitetin e vet fillimisht e zhvilloi në Gjimnazin e Mitrovicës dhe në shkollën e Stantërgut, për t´u shtri brenda një kohe në Prishtinë, Besianë (ish-Podujevë), Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovë, Pejë, Burim (ish-Istog) etj. Brenda 8 vitesh “VK-NDSH-ja” në gjiun e vet organizoi 387 anëtarë besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-a arrestohen dhe dënohen 21 anëtarë, prej tyre 4 veta denohen në Gjyqin ushtarak të Zagrebit. (22)



    Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe ajo në Prizren i dënuan “ në emër të popullit” 17 anëtarë të këtij grupi si: Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhën, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin, Luz Pacollin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramën, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin, Ramë Dibranin, Niman Shalën, Sinan Sinanin, Musli Rexhepin, Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. Ndërkaq në Zagreb më 25.02.1961 në bazë të Aktgjykimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak i denon: Emin Fazliun me 8 vjet burg të rëndë, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepçën me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg të rëndë. (23)



    * * *



    Në vazhdimësinë e organizimeve politike ilegale dhe të qëndresës shqiptare përgjithësisht, në fillim të viteve të 60-ta u organizuan tre intelektualë të asaj kohe: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, të cilët në vitin 1952 dhe 1954 veç kishin përjetuar vuajtjet në Goli Otok dhe në kazamatet tjera jugosllave. Këta tre atdhetarë duke e ndjerë në shpirt përditshmërinë e vuajtjeve që i bëheshin shqitparëve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, nuk deshën të rrinin duarkryq, kështuqë në maj të vitit 1960, pas një sërë takimesh vendosën ta themelojnë një organizatë ilegale, të cilën pas shtrirjes në terren, përkohësisht (deri në mbajtjen e Konferencës së Përgjithshme) e quajtën - "Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Tojeve Shqiptare në Jugosllavi - me Shqipërinë" (KRBTSHJSH) (24)



    Kjo organizatë pas konsolidimit të radhëve të saj dhe përgatitjeve për aksione të ndryshme në janar 1961, UDB-a përmes informatorëve shqiptarë i zbulon dhe i arreston disa pjestarë të organizatës. Arrestimet e pjesëtarëve të kësaj organizate filluan më 25 janar 1961 në Gjilan, në Preshevë, në Ferizaj, në Prishtinë e në Shkup. Për t'iu shmangur arrestimeve dy drejtues të organizatës: Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha për mës shumë se dy muaj kaluan në ilegalitet, duke u strehuar në baza të shumta në fshatrat e Lipjanit, Shtimjes, Suharekës, Gjilanit, të Preshevës e të Karadakut. Mirëpo në fillim të prillit 1961 në rrethana tradhtie, Aliu Aliu dhe Ramadan Hoxha arrestohen në fshtain Maxherë të Karadakut dhe më 2 prill sillen në Burgun e Prishtinës. Nga kjo organizatë UDB-a burgosi 32 anëtarë të saj dhe qindra shqiptarë të tjerë mori në pyetje dhe i keqtrajtoi brutalisht.



    Pas kryerjes së hetimeve të të arrestuarit u dënuan në gjyqet e qarkut në Prishtinë, në Gjilan dhe në Vranjë të Serbisë. Në Prishtinë, ku gjykimi u mbajt nga 14-19.IX.1961 - kryetar i trupit gjykues qe Tahir Ibrani, ndërsa prokuror Ramo Vodopiq, mysliman nga Mali i Zi. Gjykimi u mbajt, mu ato ditë kur në Beograd zhvillonte punimet Konferenca Themeluese e shteteve të painkuadruara. Në këto gjykime u dënuan: Kadri Salimi -7 vjet e 6 muaj burg të rëndë, Ali Aliu - 8 vjet, Ramadan Hoxha- 8 vjet, ndërsa prej 1-5 vjet burg të rëndë u denuan: Hasan Dumani, Zenel Hajrizi, Beqë Heta, Hyrije Hana, sheh Tefik Mustafa, Zeqir Hajrizi, Banush Ademi, Enver Tali, mulla Nuredin Xhemajli, Sadri Imeri, Nuredin Aliu, Haki Agushi, Ali Xhelili, Amir Gashi, Mafak Ahmeti, Ramiz Ahmet-Cernica (delegat i Konferencës së Prizrenit-1945, ku kundërshtoi me ngulm ripushtimin e Kosovës nga Serbia-vërejtja ime), Ilmi Ferizi, Favzi Aliu, Selman Hasani, Ramadan Rexha (ish i burgosur-vërejtja jonë), Tefik Haxhiu, Jahi Ajeti, Hetem Ajdini, Asllan Marevci, Jetish Depca, Miftar Mustafa, Sabri Marevci, Bajram Kokolari dhe Zahir Sakipi. (25)



    * * *



    Në vitin 1963-64 Simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi formoi: “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH) dhe në kuadër të saj kanë vepruar Komiteti i Prishtinës, i Pejës, dhe Komiteti i Gjakovës.



    LRBSH gjatë kësaj periudhe kishte kryer shumë aktivitetesh kombëtare, por në qershor 1964 UDB-a zbulon aktivitetin e kësaj organizate dhe fillon një fushatë të egër arrestimesh. Pas tre muaj hetimesh intenzive (nëpër duar të UDB-së kaluan mbi 500 shqiptarë) dhe mbi 80 pjestarë të LRBSH-së, në grupe të vogla u nxorën para gjyqit. Gjykimi i dytë kundër themeluesit të LRBSH Adem Demaçi dhe 11 të akuzuarve të tjerë u mbajt më 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Trupi gjykues i përbërbëhej nga kryetari i gjyqit - Tahir Ibrani, gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotët: Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena. Ndërkaq palën e akuzës e përfaqësonte (përmes aktakuzës Kto-nr.223/64) Mirko Matoviq-prokurori publik i qarkut të Prishtinës (26)



    Në këtë gjykim maratonik në “emër të popullit” u dënuan:

    1. Adem Demaçi - student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg të rëndë,

    2. Sabit Ratkoceri (1939) - jurist i diplomuar (Lupç i Poshtëm) me 11 vjet,

    3. Hazir Shala (1934) - Profesor i shkollës normale, (Barilevë) me 13 vjet,

    4. Seladin Daci (1933) "muzicione në Radio Prishtinë" (Prishtinë) me 10 vjet,

    5. Azem Beqiri (1939) - Nënpunës i entit krahinor për mbrojtjen shëndetësore (Prishtinë) - me 10 vjet,

    6. Abdullah Lahu (1944) - nxënës i kl. së katërt të shkollës Normale, me 10 vjet,

    7. Ahmet Haxhia(1932) - farkatar nga Prishtina, me 10 vjet,

    8. Xhafer Mamuxhiku (1935) - nëpunës nga Prishtina, me 11 vjet,

    9. Dibran Bajraktari (1939) nënpunës nga PRishtina - me 13 vjet,

    10. Sabri Novosella (1943) - rrobaqepës nga Prishtina, me 9 vjet,

    11. Tefik Sahiti (1930) - infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe

    12. Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregëtar nga sTambolli i lindur në Prishtinë, u dënua me 9 vjet burg.



    Ndërkaq prej 3-15 vjet burg të rëndë u dënuan edhe këta anëtarë të LRBSH-së:



    1. Adem Rukiqi - Verboc -Gllogovc,

    2. Abdyl Shala - Loxhë-Pejë,

    3. Arif Hoxha - Mitrovicë

    4. Arif Ymeri

    5. Asim Vula - Gjakovë

    6. Avni Lama - Gjakovë

    7. Bahtire Berisha - Prizren

    8. Bahtir Duraku

    9. Bedrush Çollaku - prizren

    10. Besnik Koci - Gjakovë

    11. Destan Miftari

    12. Din Spahia - Gjakovë

    13. Ejup Kastrati - Pejë

    14. Elhame Shala - prishtinë

    15. Emina Rakovica - prishtinë

    16. Enver Gerguri

    17. Enver Mehmeti

    18. Fazli Grajçevci - Tankoc

    19. Fehmi Elmazi - Gjilan

    20. Ferat Ymeri

    21. Gani Msutafa

    22. Haki Bejta

    23. Haki Gashi

    24. Hamdi Obertica - Fushë Kosovë

    25. Hilmi Rakovica - Prishtinë

    26. Hyda Dobruna - Gjakovë

    27. hysen Bukoshi - Prizren

    28. Hysen DAci Mitrovicë

    29. Ibrahim Stublla

    30. Ismet Koshutova - Mitrovicë

    31. Isuf Istrefaj

    32. Isuf Isufi - Mavriq

    33. Kadri Kusari - Gjakovë

    34. Myrteza Nura - Gjakovë

    35. Mustafë Venehari - Mitrovicë

    36. Nezir Gashi - Labjan - Pejë

    37. Nimon Podrimja - Caralluk - Istog

    38. Mejreme Berisha - Prishtinë

    39. Osman Berisha - Puzovfc

    40. Qerim Zajmi

    41. Ramadan Lahu - Gllamnik

    42. Ramadan Shala - Pejë

    43. Rashit Rusha

    44. Rexhep Elmazi - Gjilan

    45. Rexhep Shala - Loxhë, Pejë

    46. Remzi Baloku

    47. Rrustem jMorina

    48. Sabit Lahu - Gllamnik, Podujevë

    49. Sadik Latifi

    50. Sahit Sfeqla - Prishtinë

    51. Selatin Novosella - Prishtinë

    52. Selman Berisha - Progofc

    53. Sylejman Gashi

    54. Sylë Shala - Pejë

    55. Shefqet Jashari - Strofc, Vushtërri

    56. Shemsi Hoxha

    57. Shemsi Rudari

    58. Tahir Shala, Krushec-Prishtinë

    59. Teki Dervishi - Gjakovë

    60. Ukshin Shala - Loxhë - Pejë

    61. Vesel Bislimi

    62. Vesel Shala - Loxhë, Pejë

    63. Vezir Zka - Dobrajë, Prishtinë

    64. Ymer Mehmetaj

    65. Zeqir Agushi

    66. Zeqir Gërvalla - Lupçi i Poshtëm, Podujevë

    67. Zeqir Heretica - Lupçi i Poshtëm, Podujevë

    68. Zeqir Shala - Loxhë, Pejë (27)



    * * *



    Më 27 Nëntor 1968 Grupi i studentëve në krye me Osman Dumoshin i organizoi demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Ky grup që veproi sipas programit të LRBSH-së , u arresta dhe pas katër muaj hetimesh, më 2, 3, 4 e 7 prill 1969, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u mbajtë një proces gjyqësorë kundër tyre. Në këtë proces u përfshi, trupi gjykues i përbërë nga: Nazmi Juniku – kryetar, me gjyqtarët – porotë: Beçir Shehi dhe Mehmet Sponca, si procesmbajtës ishte Hysamedin Oruçi, ndërsa Prokuror ishte Sahit Meraku i deleguar nga Peja.



    Kjo trupë gjyqtarësh – porotësh më 7 prill 1969 ”në emër të popullit” për shkak të “krimit - propaganda armiqësore nga neni 118 al. 1 e KP” këta studentë i shpalli fajtorë dhe ua shqiptoi dënimin prej 37 vjetësh burg të rëndë. Me këtë rast studentët: Osman Dumoshi, Hasan Dërmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dënuan me nga 5 vjet burg; Skënder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndërsa Ilaz Pireva, Skënder Muçolli dhe Afrim Loxha dënohen me nga 3 vjet burg. (28)



    - Për pjesëmarrje aktive në demonstratën e Prishtinës, u denuan edhe studentët: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skënder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndërsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (që të dy rrobaqepës) u dënuan me nga 2 muaj burg.



    - Për demonstratën e Ferizajit u denuan:Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (që të dy studentë) me nga 10 muaj; ndërkaq me nga 1 muaj u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri.



    - Për demonstratën e Gjilanit u denuan studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti etj



    - Ndërkaq për demonstratën e Besianës (ish-Podujevës) u denuan: Hamit Abdullahu (berber)me 1,6 muaj burg; Sabit Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, që të dy studentë. Po me nga 1 muaj u denuan edhe mësuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skënder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, që të dy me profesion rrobaqepës.



    * * *



    Më 22 dhjetor 1968 u organizua edhe nje demonstratë në Tetovë. Për demonstratën e Tetovës, e cila e aktualizoj çështjen e përdorimit të flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe, u denuan 170 shqiptarë, ndërsa 54 veta u denuan me mbi 1 vjet burg, jo vetëm nga Tetova por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe Kërçova. Vetëm në gjykatën e Tetovës dhe atë të Shkupit “për vepër penale kundër shtetit” u denuan:

    - Mehmet Myrtezani - Gega, mësues me 7 vjet burg;

    - Faik Mustafa, student me 5 vjet burg;

    - Abdylselam Selami, mësues, me 1,6 muaj burg;

    - Ramadan Sinani, student me 2 vjet;

    - Fehmi Rifati, student me 2 vjet burg;

    - Abdylmenaf Rystemi, student me 2 vjet;

    - Hysni Qemal Sherifi, arsimtar me 1,6 muaj;

    - Refki Murati, murator me 2 vjet;

    - Nexhmidin Neziri, mësues me 1,6 muaj;

    - Ibrahim Rudi, student me 3 vjet;

    - Agim Jaka, student me 2,6 muaj;

    - Hysenxhevat Kalaishta, student me 5 muaj burg;

    - Xhemil Mustafa, student me 5 muaj;

    - Arbër Xhafëri, student me 3 muaj;

    - Agim M.Xhaferi, student me 3 muaj burg e shumë të tjerë. (29)



    Asokohe, pas burgosjeve në Tetovë, pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dënojë edhe shumë të rinjë shqiptar, që nuk ishin pjesëmarrës në demonstrateën e Tetovës. Në Shkup u denua Sejdi Kryeziu me 5 vjet burg, gjoja se ka bërë propagand armiqësore për shkëputjen e Maqedonisë perëndimore dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, ndërsa Inajet Bariu u denua me 1 vjet, po për propagand armiqësore. Në Strug u denua Irfan Vlashi me 6 vjet burg, për diversion, Tosun Roçi me 4 vjet burg, ndërsa në Kërçovë u denuan: Syrja Qura, Sali Ramadani etj



    * * *



    Të burgosurit shqiptarë vitet më të rënda të burgut, i kaluan në burgjet e Idrizovës dhe Velesit në Maqedoni; të Nishit, në CZ të Beogradit, e të Pozharevcit... në Serbi; të Titogradit në Mal të Zi; të Bileqës, Stara Gradishkës, të Lepogllavës... dhe veçanërisht në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok"ujdhes kjo në Adriatikun verilindor në Kroaci (30). Në këtë ujdhesë të zhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan golgotën, ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e shumë të burgosurve shqiptarë, që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm dëmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër rrahnin deri alivanosje dhe vdekje të burgosurit e rinj që vinin në këtë kamp famkeq). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër kordonin e gjallë të të burgosurve të penduar dhe të udbashëve të çarkëdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat më imoral) jo vetëm që “vetëqeverisnin” me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm. Ky burg-kamp famëkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë.



    .....................................



    Referencat



    1 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare(1844-1990) Lumi-T,Gjakovë 1991, fq.495

    2 Po aty

    3 Po aty

    4 AQSH i RPSSH, F.252/ I,1951, dos.340, M-F 393, fl.36

    5 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh .....”, fq.497/498

    6 Gazeta”Besa”, Stamboll-1974-1975./Mr.Ethem Çekuendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, Prishtinë, 2003, fq.129.

    7 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita" Prishtinë 1998, fq.146.

    8 Gjykata e Qarkut e KAKM-së në Prishtinë, me 3 nëntor 1950 (Aktgjykimi K.149/50)

    9 Po aty / dhe kujtime të Sh.Mazrekut, botuar në revistën "Forumi", Prishtinë 6 dhjetor 1993, f1.19.

    10 H.Susuri - "Rrëfime të Hajdar Bytyqit" - Gurra - Revistë e Vërrinit - Viti I nr.8, dhjetor 1992, fq.27.

    - Nga shënimet në dorëshkrim të Ibish Avdiut - Zhur 1992.

    11 R.Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.147.

    12 Kadri Halimi - "Prijatarja kombëtarja - e jo ideologjia" - Fejton (2) Rilindja 22 tetor 1994, fq.12 / Rrëfime nga Xhemë Lah Gashi - herët a vonë Kosova do të jetë e Shqipërisë", botuar në revistën "Forumi" nr. 9. 17 janar 1994, fq.18 / dhe Xhafer Shatri - "Pse dergjet në burg Adem Demaqi", fq.25.

    13 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.148.

    14 Agim Zogaj - "Dosja P - procesi i Prizrenit '56" Zëri 1998, fq.68/Ethem Çeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinë,2004 fq.224-225

    15 R.Bunjaku - "Kosova...", fq.148.

    16 Aktgjykimi K.nr.19/59 datë.7 mars 1959 Gjykata e Qarkut në Gjilan. /Kadrush Sylejmani M.Krasniqi-simbol i qëndreses shqiptare, Prishtinë 1999, 103,106,115 / Ethem Çeku - Shekulli i ilegales..., brezi 81 Prishtinë, 2004 fq.274-276.

    17 Ethem Çeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinë,2004 fq. 253-254

    18 Aktakuza kundër Adem Demaçit është ngritur në bazë të dëshmive të dëshmitarëve: Zekeria Cana, Ali Aliu, Fahredin Gunga, Adem Gajtani, Avdi Avdiu, Shemsi Osmani, Rafael Sopi, Sabit Ratkoceri, Ismet Bytyqi, Shefqet Popova, Din Mehmeti, Sylejman Drini dhe Xhafer Ruzhdiu.

    19Dr.Hakif Bajrami, “Dosja Demaçi” Brezi 81, Prishtinë 2003, fq.21-60./Aktakuza: PPQ nr.14/59 . 19.02.1959.

    20 Aktakuza K.nr.29/59,19.02.1959, Gkykata e Qarkut Prizren /Ethem Çeku-Shekulli i ilegales, fq.236.

    21 Emil Kastrioti - Referati - "Mbi historikun e Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare" Donzdorf (Gjermani) 1996, fq.24.

    22 Po aty

    23 Po aty

    24 K.Halimi - "Lëvizja për liri s'ka të ndalur" (Fejton) - Rilindja 24 tetor 1994, fq.9.

    25. Po aty

    26. Aktakuza Kto. nr.223/64 e ngritur nga prokurori Publik Mirko Matoviq dhe Aktgjykimi K.nr.271/64, dt.01.IX.1964

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Jo rastesisht ky Sheradin Berisha i din keto gjana. Ka qene pjese e gjithe te kqijave mbi Shqiptaret.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Kosmetelli,

    Vec dikush qe punon per sherbimet sekrete te shkijeve mund te siguroj keto te dhana.
    Sot shqiptarët frymojnë ndryshe,dhe koha e UDB-ashëve do të përfundojë!
    dhe ti je me ate kohe Brank alias arb

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Jo rastesisht ky Sheradin Berisha i din keto gjana. Ka qene pjese e gjithe te kqijave mbi Shqiptaret.
    Ju UDB-ashat jani në përplitje,dhe mundohen që bashkë me përbytjen e juve të ...

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Rezistenca shqiptare përballë krimeve të UDB-së

    Hasan Hasanramaj
    Miftar Zeqa, gjashtë dekada, në shërbim të atdheut dhe çështjes kombëtare / 18 /
    Pranvera e vitit 1947 në Isniq dhe Rrafshin e Dukagjinit Kosovë i solli një të zezë për popullatën shqiptare, e kjo ishte zija e bukës. Fshatarëve nga drithnikët ua morën tërë sasinë e drithërave, me arsyetim së do ta ndihmojnë popullatën e uritur në Shqipëri, gjë që nuk kishte të bënte me të vërteten, e vërteta ishte së tërë sasinë e drithërave të marra nga qytetaret e Kosovës i dërgonin në Rusi ?!

    Formimi i PNDSH-së nga Gjon Sereqi


    Popullata shqiptare në Kosovë gjatë këtyre ditëve të vështira kishte mbetur i angazhuar se si të siguronte një kafshore bukë për fëmijët dhe anëtaret tjerë të familjeve, kurse të rriturit nga uria hanin edhe bar... Pakënaqësia e popullit shqiptarë dita ditës vjenë e shtohet, sepse klasa politike pasurohet në kurriz të saj, ndërsa të rinjtë në këto momente kritike nuk shifshin kurrfarë perspektive. Këtë pakënaqësi të popullit e shfrytëzoi Partia Nacional Demokratike Shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit dhe fshatin Isniq e drejtuar nga aktivisti Gjon Sereqi, i cili radhët e partisë i ngjeshtë me anëtarë të rinj dhe të shkolluar. Nga fshati Isniq në këtë parti ishin të anëtarësuar tridhjetë e gjashtë anëtar aktiv, ku shumica ishin të shkolluar, apo në shkollim e sipër. Grupi i fshatit Isniq merrte detarët nga Isuf Rexhepi nga Skenderaj dhe Murteza Radonja nga Peja. Aktiviteti i anëtarëve të kësaj partie ishte drejtuar kundër Jugosllavisë çetnike- komuniste dhe klisheve të tyre në jetësimin e vendimeve të Konferencës së Bujanit. Mirëpo, UDB-ja, së shpejti u bie në gjurmë. Me njëzet e dy nëntor të viti 1949 burgoset profesori Bajram Januzaj dhe dënohet me katër vjet burg të rëndë. Edhe pas këtij rasti vazhdon aktiviteti i grupit të rezistencës i cili ngarkohet me detyrë që ta kryej një atentat. Si duke këtë kurth e kishte skanua UDB-a , nga së atentati dështoi, për çka për t’i shpëtuan me të keqes gjashtë anëtarë e partisë kalojnë kufirin shqiptaro- shqiptarë, kurse gjashtë të tjerë ranë në duar të UDB-ës serbe. Pas dënimeve drakonike të disa anëtarëve të PNDSH , UDB-ja filloi represionet e rënda edhe kundër familjeve të tyre.

    Hetimet e UDB-së në Isniq

    Në vitin 1953 UDB-ja i kishte ra në gjurmë aktivistit të mirënjohur nëntëmbëdhjetë vjeçar Smajl Balaj me sukses si anëtarë të PNDSH-së bashkë me Selim Seferaj dhe Halil Jonuzaj me rastin e festës në Një Majit në lokalet e shkollës fillore “Liria” të fshatit Isniq shpalosen flamurin kombëtar shqiptarë. UDB-ja duke mos pasur prova të mjaftueshme për këtë rast nuk e burgosi askënd, por Smajl Balajn e përjashtoi nga marrëdhënie e punës, si të dyshimtë, për çka u detyrua të trokas në dyert e shumë shkollave anë e këndë Kosovës për të kërkuar punësim, ku UDB-ja nuk i linte vendin vend. Pasi UDB-ja nuk mund t’u binte në gjurmë aktivisteve të tillë i angazhoi shpirtrat e shitur të “shqiptarëve” për të kurdis kurthi. Kështu me njëzet gusht të vitit 1954 nga komuna e Istogut katër mësues ranë në priten e kurdisur mirë në fshati Shishman të Bokës në afërsi të kufirit shqiptaro- shqiptarë, ku barbarish vriten nga ushtria Jugosllave, duke kaluar kufirin shqiptaro- shqiptarë. Viti 1956 ishte një ndër vitet më të vështira që e mbanë mend ndonjëherë populli shqiptarë në Rrafshin e Dukagjinit, ku në emër të aksionit për grumbullimin e armeve bandat dhe banditët serbë mbi shqiptarët e pafajshëm i shtuan tortura me çnjerëzore, të cilat as në kohën e mesjetës nuk janë aplikuar. Njerëzit në shënjestër të pushtetit serb që nuk kishin armë u ftohshin natën në stacionin policor ku pas rrahjeve të forta i fusnin në ujë të ftohtë?! Në fshatin Isniq gjatë këtij aksioni u vranë dhe u masakruan dy burra të mirënjohur Haxhi Tishukaj dhe Shaban Mulaj. Tortura të rënda përjetoi edhe Sadik Tahisylaj të cilin kriminelet serbë ditën e rrafshin deri në alivanosje, kurse natën e detyrofshin të ecte nëpër kanalin plotë ujë të Lumit të Bardh të Deçanit, deri sa t’i pranon ato që i kërkonte UDB-ja, për çka e dënuan me vdekje, pastaj me 101 vjet dhe në fund me 13 vjet burgim të rëndë. Edhe Zeqë Haklaj për vrasjen e montuar të një serbi dënohet me 13 vjet burg. Pas lirimit përsëri burgoset dhe dënohet me 20 vjet burg, dhe në fund nga barbarit që u bënë mbi shpirtin dhe trupin e tij vdes në burgun famëkeq në Mitrovice e Sremit.
    sipas gazetes "Bota sot"

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    More ty s'po te nal kush vec posto. Fundi i fundit, ti paguhesh per kete pune. SHIK-ut kesi njerezish i duhen, si puna jote, bllaces, atij gashit, e analfabeteve-kriminele te tjere.
    Nga te dhenat qe kemi ne shqiponjat ka shume buburreca te UDB dhe KGB qe jane ne neper forume dhe kudo neper Kosove dhe Shqiptari... Nese ju sllavet nuk do t'i respektoni shqiptaret por do te ...

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Po shifet qe dallimi i te perkedhelurve titiste me shqipar eshte shum i madh andaj titista te ngordhr qani kolektivish baben , shka se ua mbushi trupambukun edhe ua dha nga nje kollare, a e dini qe prej juve as me p-shurr s,ka pase guxim njeriu po tani edhe nese lehni jeni te izoluar si ne zoo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shalja1 : 11-01-2010 më 12:18

  11. #231
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Humbja e dosjeve të UDB-së në Shqipëri, një skandal i rëndë”

    Lexova në shtyp se, ish-Drejtori i Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH), në vitet 1997- 2002, Zoti Fatos Klosi, deklaroi në një konferencë ndërkombëtare të organizuar dje në Tiranë se, dosjet më kryesore të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar për UDB-në serbe dhe agjenturën e saj në Shqipëri, ishin zhdukur nga arshivat e tij.


    “Humbja e dosjeve të UDB-së në Shqipëri, një skandal i rëndë”


    Lexova në shtyp se, ish-Drejtori i Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH), në vitet 1997- 2002, Zoti Fatos Klosi, deklaroi në një konferencë ndërkombëtare të organizuar dje në Tiranë se, dosjet më kryesore të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar për UDB-në serbe dhe agjenturën e saj në Shqipëri, ishin zhdukur nga arshivat e tij.
    Humbja e dosjeve kryesore të UDB-së serbe në Shqipëri, është një skandal tepër i rëndë dhe një akuzë e hapur për ish-SHIK-un.
    Ish-kryetari i ndjerë i Komisionit të Rendit Publik, SHIK-ut dhe Mbrojtjes së Kuvendit Popullor, Azem Hajdari, disa herë e ka denoncuar publikisht ish-drejtorin e SHIK-ut, për shitjen e dosjeve të UDB-së gjakatare serbe.
    Arrestimi heroit kombëtar, Adem Jashari, dhe i liderëve të rezistencës kosovare në Tiranë, rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja pa varr e atdhetarit Remzi Hoxha, janë akuza për krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim të hapur me UDB-në serbe! Kryesorja e mbi të gjitha akuzave është: As ajo vetë nuk do të dinte ta drejtonte kaq keq Shqipërinë, sa qeveritë e Tiranës këto vite!
    Një sugjerim për Zotin Fatos Klosi: mos dil për gjah as i shoqëruar mbas këtij denoncimi të guximshëm!

  12. #232
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Akoma ju me akuza dhe kunder akuza...Me e mira do te ishte qe kete energji mos ta perdorni
    kunder njeri tjetrit sepse kjo logjike nuk sjell kurgje te mire...!E mira eshte e kunerta kesaj qe
    jeni duke bere...!E lereni keto!!!Se armiku keshtu don me ju pa,te ndar dhe te perçare...Por
    ju duhet te tregoneni me te mençur, per te mos rene ne gracka te ketilla.Qe veç ju mund te ju
    sjellin deme...!

  13. #233
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    E vërteta e agjenturës serbe, e zbërthyer përmes rastit të Branisllav Nushiqit

    Cili është Branisllav Nushiqi

    Cila ka qenë agjentura serbe e greke ne Shqipëri nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e këtej e ç’detyra ka kryer ajo? Si e ka kanalizuar politikën shqiptare “pro” interesit të saj e kundër interesave të çështjes shqiptare? Cilat rryma politike ideologjike, morale, forca politike apo individë, janë financuar e mbështetur drejtpërdrejt apo indirekt nga këto politika? Cila është platforma e tyre ne kushtet e sotme?
    Ja e vërteta e një studimi kosovar të vitit 1990 për metastazat e kësaj agjenture.

    “Cili është Branisllav Nushiqi”? Ky është titulli i një shkrimi, me sa me kujtohet i vitit 1990, botuar tek Gazeta “Fjala” e Kosovës, e përdyjavshme, organ i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve të Kosovës në atë kohë.
    E mbajta me fanatizëm, për gati tre vjet dhe kur u krijua qeveria demokratike,pas zgjedhjeve te marsit 1992 e dërgova për botim tek RD me anën e përfaqësuesve te zgjedhur te PD ne Pogradec se isha i bindur se duhej bere publik dhe ne Shqipëri. Me thane se do te botohej por nuk u be. Pas disa muaj kur e pashe se nuk po botohej, kërkova te me kthehej, por me thane se ka humbur rastësisht dhe nuk gjendet. E kam kërkuar me pas me te njohur e miq qe lëvrojnë fushën e penës e dijes, për t’u gjendur ne Prishtine a gjetke e me është kthyer se nuk gjendej.
    Shkrimi me ra ne dore kur akoma ishte terr e mezi dukej shkëndije. Ishim ne zbor (përgatitje ushtarake). Ne “Fushën e Madhe”, ne malet e Çervenakes, Fari Lickollari kishte mbështjelle bukën me gazetën “Rilindja” te Kosovës. E mora fletën e gazetës dhe e pyeta si i kishte rene ne dore. Me tha se ia kishin dhënë shoferët kosovare qe vinin për te marre tulla ne Shqipëri. Ne atë kohe Fariu ishte me pune kontrollor veteriner ne Doganën e Q. Thanës. Tani është pensionist këtu ne Pogradec. I kërkova te ruante çdo gazete qe i binte ne dore nga Kosova dhe te ma jepte kur te kishte mundësi. Akoma ishte kohe e censurës dhe pune jo pa rrezik, por Fariu ishte burrë me karakter dhe po ta jepte fjalën e mbante. Kështu me solli disa gazeta dhe mes tyre “Zërin e Rinise”, numrin qe kishte “Ekspozitën e tmerrit”, te cilën e kam edhe sot, dhe “Fjalen”, e cila kishte ne faqen e fundit te saj, me shkrim te imët shkrimin me titull “Kush është Branisllav Nushiqi”.
    “Fjala” e Kosovës ishte me sa mbaj mend gazete e përdyjavshme dhe me format te madh. Nuk me kujtohet cili historian apo studiues i Kosoves e kishte gjurmuar e gjetur materialin. Ne ate kohe te gjithë shkrimtaret, artistet e studiuesit e Kosoves ishin ne nje front per çështjen kombetare dhe Kosovën Republike si hap drejt pavaresise, perjashto te shiturit dhe te dorezuarit apo te natyralizuarit me pushtimin si kudo ne raste te tilla.
    Nuk ishte analize, ishte botimi i letres se Branisllav Nushiqit derguar Mbretit te Serbise dhe Ministrit te Punëve të Jashtme te Mbreterise Serbe si perfaqesues i Mbreterise Serbe prane Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Nga përmbajtja e saj dilte ne drite te diellit kush ishte ky Branisllav Nushiqi: hartuesi i nje platforme antishqiptare, e cila qe prej ahere ka qene me djallezorja.
    Ne fillim jepej nga autori shkurt te dhena per B.Nushiqin, me origjine nga babai nga fshatrat e bregut te Vlores, i cili kishte emigruar ne te ri ne Serbi a Mal Te Zi, ishte martuar me nje serbe, kishin pjelle nje djale qe u vune emrin Brano Nushi, i cili si u rrit, kishte mbaruar shkollen ne Beograd dhe per te theksuar se ishte serb i vertete dhe jo gjysmak e kishte perpunuar emrin nga Brano ne Branisllav dhe mbiemrin nga Nushi ne Nushiq. Me tej caktohet nga Mbreti i Serbise si përfaqësues i tij pranë Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Pas kesaj vazhdon letra e Branisllavit me informacionet e rekomandimet per Mbretin e Serbise dhe qeverine serbe per shkaterrimin e Lidhjes se Prizrenit, ndërtimin e nje platforme antishqiptare, kanalizimin e tyre ne interes te Serbise dhe thelbi i përmbajtjes ishte ky: “LSH Prizrenit ka organizuar 70 mijë luftëtare te armatosur nga te gjithe viset e Shqiperise te vendosur deri ne vdekje per çështjen e tyre. Kesaj hordhie te armatosur(citohet Branisllav Nushiqi) nuk do t’i bënte balle asnjë fuqi ballkanike veç Portes se Larte. Mbretëria e Serbisë nuk duhet te përplaset me këtë fuqi ushtarake. Ajo duhet te beje sikur e mbështet, ndërsa do te gjeje kohe te mjaftueshme për ta drejtuar kundër Portës se Larte. Kjo është e vetmja mënyre për ta mposhtur. Keshtu Serbia do te zgjidhe te gjithë pretendimet e saj ne Kosove dhe viset shqiptare. Njëkohësisht - vazhdon Nushiqi ne letren e tij - duhet t’i japë te kuptoje Stambollit qe nuk po veprohet kundër Portës. Ndaj ne mbështetje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit do te dale ndonjë shoqate a lëvizje serbe qe do t’i beje shqiptaret te kuptojnë se Serbia është me ta, ndërsa qeveria serbe do te reagoje kundër saj duke u thënë shqiptareve se s’kemi ç’t’i bëjmë hapur Portës se Larte, e kësaj te fundit do t’i leme te kuptoje se këto lëvizje nuk janë politike shtetërore. Gjithashtu - vazhdon Nushiqi - duhet bindur Mbretëria e Malit të Zi qe te lejoje një konsull serb ne Shkodër se Lidhja Shqiptare e Prizrenit këmbët i ka ne Prizren ndërsa kokën e ka ne Shkodër”.
    Ky ishte thelbi i letres se Nushiqit dhe ngjau si ai e planifikoi. Ne LSH e Prizrenit fitoi krahu qe kërkonte lufte me Porten e Larte dhe dihen pasojat. Bashke me shkatërrimin e LSHP mori goditje te pariparueshme per me shume se 100 vjet edhe çështja shqiptare ne tërësi. Serbia aneksoi Kosovën dhe Shqipërinë Juglindore, Mali i Zi Veriun e Shqipërisë dhe Greqia Jugun e saj, Çamërinë e cila përveçse u zaptua, u shpopullua me masakra e gjenocid te papare ne historinë e re të Europes.
    Gjakderdhja e 10 viteve te fundit te shekullit te njëzet ne Ballkan nuk i ka rrenjet ne sundimin otoman, por ne copëtimin e trojeve shqiptare gjate përmbysjes se Portes se Larte, ne zaptimet dhe gjenocidin mbi popullatën autoktone shqiptare. Qe ne momentin e krijimi te shtetit grek e serb, nisi politika e aneksimit te territoreve shqiptare, asimilimit te popullatës se tyre dhe kur kjo nuk arrihej, fillonin shfarosjet dhe shpopullimi, pra vise te Shqipërisë pa shqiptare. Këtu i kane rrënjët politikat e egra te gjenocidit ne Ballkan, këto janë rrënjët ne krijimin dhe zgjerimin e shteteve te Serbisë e Greqise, këtu fillojnë politikat çnjerëzore e plaçkitëse te këtyre krijesave te ushqyera me masakra mbi trojet e popullatën shqiptare.
    Dhe sot e kësaj dite nuk kane hequr dore nga politika aneksioniste mesjetare, veçse kane përshtatur taktikat ne kushtet e krijuara kundër dëshirës se tyre dhe me force. Sot ata përpiqen të zaptojnë ekonominë strategjike te Shqipërisë. Kjo është platforma e tyre sot dhe kjo duket sheshit.
    Ndaj shtrohet pyetja: Kur qendra e Shqipërisë te sotme u zhvendos nga Shkodra ne Tirane ku u perqendrua agjentura e strategjia serbe!? Sigurisht ne Tirane. Historia e midis dy luftrave, e luftes se dyte dhe e pas luftes se dyte botërore e vërtetoi kete, me kontributin e dhënë per krijimin e PKSH nen tutelen e PKJ , ne vendosjen e regjimit komunist ne Shqipëri, i cili ishte kunder interesave te shqiptareve dhe pro interesave te Serbise e Greqise, kishte apo s’kishte lufte ideologjike midis tyre.
    Nese Shqiperia e Sotme do te ishte demokraci pra jo diktature pas Luftes se Dyte Boterore, Serbia do te gjendej rruges si Rusia para Gjermanise Perendimore dhe me shqiptaret nuk do te luhej njesoj sikunder nuk luhet dot sot njesoj. Shqiperia do te ishte “Zvicra e Ballkanit”, siç ishte ëndërruar prej shekujsh dhe Kosova ne Minimum do te ishte “Sllovenia”ne Jugun e Jugosllavise e Serbise. Nushiqet, Çubrilloviqet e Millosheviqet e dinin kete, i kishin bere mire llogarite deri diten kur luftetaret e lirise moren armet ne dore per clirimin e Kosoves dhe keshtu dhe te Shqiperise,deri diten kur Presidenti Klinton lexoi 600 faqe histori, pra thelbin e saj,ate qe marrim me mend nga pasojat historike (Sipas Xh.Rubin zedhenes i Shtepise te Bardhe qe njoftoi nderhyrjen ushtarake te NATO-s), deri kur kryeministri i Britanise Toni Bler vraponte neper shkallet e avionit per te takuar refugjatet kosovare e deri kur Franca u kthye me ne fund ne krahun e te drejtes dhe fatkeqesia e fatmirësia, njëkohësisht i ribashkoi shqiptarët pas mëse një shekulli.
    Dua te falenderoj ate studiues kosovar, dijetar me kurajo e me mendje te mprehte qe botoi para 20 vjeteve kete material historik qe zbardh politiken e Serbise, dhe per analogji dhe te Greqise. Nese ne Kosove e dine mire kush eshte Branisllav Nushiqi, Çubrilloviqi dhe Akademia Serbe, ne Shqiperi s’eshte e njejta gje. Platforma antishqiptare punonte nepermjet nomenklatures, propagandes, falsifikimt te fakteve historike dhe politika antishqiptare kishte penetruar thelle e lart. Platforma “Nushiq”, si dosja “Mitrokin” qe do te thote te besh agjentin pa e ditur qe je i tille, u pershtat ne kete rast si penetrim politik, ideologjik e moral e si platforme e eliminimit te ideve nacionaliste dhe mbartesve te tyre dhe si agjenture e drejtpërdrejtë apo vasalitet i fshehur nga faqja e publikut. Ndaj ka vlera ribotimi i ketij shkrimi, i cili duhet te jete gjekundi ne ndonje shtepi a biblioteke shqiptare. Duhet ta dine dhe shqiptaret e ketushem kush eshte Branisllav Nushiqi dhe platforma e tij e stërholluar antishqiptare, kush eshte ky gjysemserb gjysemshqiptar nga gjaku e më serb se serbët nga mendja e veprat. Keshtu do te dine te dallojne ata qe kane qene e jane me mendjen e tij, ata qe jane te infektuar prej saj dhe ata qe padashje i kane sherbyer asaj. Ne kohen e diktatures ne dukje behej perpjekje te krijohej ideja se mbeshtetej Kosova dhe çështja shqiptare, por kjo çështje perdorej per interesa te klikes ne pushtet per faqe te publikut dhe sidomos per te patur influence ne opinionin e shqiptareve ne emigrim dhe ne fakt behej e kunderta. Sigurimi i Shtetit praktikisht bashkepunonte me UDB, patjeter me marreveshje midis dy paleve. Shqiptaret e arratisur ne Jugosllavi ktheheshin ne Shqiperi dhe Kosovaret e ardhur ne Shqiperi ilegalisht pergjithesisht dorezoheshin ne Jugosllavi ose burgoseshin si agjente. Duhet te kete qindra raste te tilla te dokumentuara. Me “politiken e shkallezimit” u krijua gradualisht psikoza se çdo kosovar eshte “Agjent i UDB” dhe kjo do te pershtatej me te njejten politike pas renies se diktatures me perhapjen e psikozes se kosovaret jane”te liq e te pabese etj”, me forma te hapura dhe me gazeten gojore agjenturore. Politike e shkallezimit ishte perpunimi gradual i opinionit me qellim te caktuar me te gjitha mjetet e e propagandes. Ne kohen e diktatures funksiononte nepermjet strukturave te caktuara, te cilat me pas nuk u nxoren ne faqe te diellit asnjehere. Fillonin punen nepermjet gazetes gojore, e me pas e merrte ne dore partia e organet e diktaturessipas rastit,ose me se paku krijohej nje opinion ne sherbim te regjimit. Keto psikoza u shemben kur Kosova u çlirua dhe me kete rast nderruan krahun dhe perpunuesit e opinionit ne kete drejtim. Tani ata kane front te ri, mund t’i shohesh dhe te bertasin per Kosoven e çështjen kombetare dhe me ne fund dhe kjo eshte nje tregues i madh, nuk u ka mbetur udhe tjeter.
    Nderkohe pas renies se diktatures punohej ne te dy krahet per te perhapur psikollogjine e kapitullimit para makinerise ushtarake serbe,me krijimin e psikozes se eshte e pamundur te luftohej kunder saj,se ajo do te nenshtronte cdo ushtri ne Ballkan e per me teper se kish per gje e Italine. Keto psikoza përhapeshin jo rastesisht dhe i kam gjetur dhe midis disa shqiptareve te Kosoves ne Zyrih ne fund te nëntorit 1998, te cilet e shtronin me emocion e përkushtim çështjen e Kosoves, por u ish mbushur mendja se nuk i dilej kësaj makinerie. Kjo psikoze u thye nga mësimi me i vjetër i historisë se lufta për liri nuk merr parasysh fuqinë dhe egërsinë e pushtuesit, e ajo dite do te vinte si dhe erdhi. Ata qe luftuan me penën, mendjen e tyre dhe me gjithçka munden këtë psikoze e u ndeshen me te ishin ne krahun e duhur ne shërbim te Atdheut te tyre e çështjes kombëtare, mbajtën ndezur shkëndijën e lirisë qe prej ditës se robërisë te Kosovës e deri ne çlirimin e saj për me tepër se katër breza. Ata qe rrëmbyen armët dhe thyen me çdo sakrifice te mundshme njerëzore këtë psikoze ata fituan betejën e pare për pavarësinë e Kosovës,ne frontin me te vështire, ata te cilët u flijuan,apo i mbijetuan betejave, luftuan për lirinë e gjithë shqiptareve dhe brezave qe do te vijnë,ata thyen prangat e nënshtrimit e gjunjëzimit para pushtuesit dhe sollën ditën e nderuar te shqiptareve e te lirisë, pavarësinë e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe komunikimi mbarëshqiptar ka goditur dhe shkulur rrënjët e psikologjinë antishqiptare ne vete gojën e shqiptareve, por nuk i ka zhdukur ato përderisa nuk u është dhëne përgjigje këtyre pyetjeve:
    Cila ka qene agjentura serbe e greke ne Shqipëri nga koha e LSHP e këtej e ç’detyra ka kryer? Si ajo ka kanalizuar politiken shqiptare pro interesit te saj e kundër interesave te vendit e çështjes shqiptare? Cila është politika e vërtete e shtetit grek e serb qe ne diten e krijimit te tyre, ne raport me çështjen shqiptare? Cilat rryma politike ideologjike, morale, forca politike apo individë, janë financuar e mbështetur drejtpërdrejt apo indirekt nga këto politika? Cila është platforma e tyre ne kushtet e sotme? Pse gjithë krerët e shtetit grek deri ne çlirimin e Kosovës kane deklaruar hapur se “Kosova nen Serbi eshte interes strategjik i Greqisë? Pse sot mbahet peng Kosova me veriun e Mitrovicës nga Rusia e Serbia dhe shtypet pa mëshire popullsia shqiptare ne Presheve, Bujanoc e Medvegje?
    Pa keto përgjigje historia e Shqipërisë, Kosovës dhe çështjes shqiptare ne Ballkan do te jete e paplote, ose gjysem e helmuar si Nushiqi. Pa këto pergjegje nuk mund te shkruhet si eshte historia e Ballkanit dhe kështu dhe e Europes, e cila me ne fund hoqi dore nga mbeshtetja e politikes aneksioniste e koloniale te Serbisë e Greqisë ne Ballkan dhe nga heshtja per gjenocidin ndaj popullit shqiptar. Çështja shqiptare do te vihet ne vend dhe historia duhet te nxjerre ne drite te vërtetat e nuk duhet te lere ne harrese masakrat shekullore te serbeve e grekeve ndaj shqiptareve autoktone. Politika sllave doli ne drite me gjithë takëmet e saj ne fund te viteve ‘90. Pas ushtrisë serbe, doli hapur ta shohin dhe ata qe s’kanë sy e mendje, politika antishqiptare shekullore e pansllaviste e Rusise per te cilen Sekretari Amerikan per Mbrojtjen ne Prishtine deklaroi se “Nuk do te lejohet me qe Rusia ta perdore Kosoven si oborrin e saj mbrapa shtepise”. Tani Putini flet si dikur Cari i Rusise e Mbreti i Serbisë diku nga shekulli i 19 dhe nushiqet e tij jane koshtuniqet e tadiqet. Kjo rrezoi me ne fund edhe tezen e disa internacionalisteve shqiptare(qe ka dhe sot),se Rusia nuk do t’ia dije per Kosovën dhe çështjen shqiptare. Nga deklaratat e Putinit duket sheshit se me çfarë fuqish madhore djallezore e dashakeqe ka patur te beje çeshtja shqiptare, atdhetaret shqiptare e luftëtarët e lirisë, per me teper se nje shekull e gjysem,sa e vështire ka qene fitorja e pavarësisë te Kosovës dhe per kete shkak dhe pse e vonuar sa e ndritur, sa e bardhe, sa ditemire. Çështja shqiptare me pavaresine e Kosoves ka marre zgjidhjen e saj thelbësore,por akoma eshte nje trung, jo i krasitur,por i prere deri ne dege,qe pret te lulëzoje. Do te zgjidhet perfundimisht kur shqiptaret te vendosin te lire te bashkohen ne trojet e tyre etnike e natyrale, kur politika shqiptare nuk do tu leshoje pe për interesa kolltukësh politikave neokolonialiste te Greqise e Serbise, kur interesat jetike e strategjike te shqiptareve do te mbrohen me kurajo nga vete ata dhe perfaqesuesit e tyre politike, kur Greqia do t’i ktheje tokat e grabitura me dhune e gjenocid popullit shqiptar te Çamërisë.

  14. #234
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Akoma ju me akuza dhe kunder akuza...Me e mira do te ishte qe kete energji mos ta perdorni
    kunder njeri tjetrit sepse kjo logjike nuk sjell kurgje te mire...!E mira eshte e kunerta kesaj qe
    jeni duke bere...!E lereni keto!!!Se armiku keshtu don me ju pa,te ndar dhe te perçare...Por
    ju duhet te tregoneni me te mençur, per te mos rene ne gracka te ketilla.Qe veç ju mund te ju
    sjellin deme...!
    per me shkie gjithmon do te kemi akuza kunder tyre se na kan shume borgje i kemi armik dhe kurr nuk do ti harrojm
    nese une publikoje sene te kqija te cilat na i kan ber shkiet nuk besoi se po bej ndonje mekat.

  15. #235
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KUSH JANË PERSEKUTUESIT E SHQIPTARËVE, PAS LDB’së?!

    Ali Shkukria prokuror i parë publik i “Kosmetit”!!
    · Kush e përgatiti Kuvendin e Prizrenit më 8 - 10 korrik 1945?!
    · Cilat ishin pikat e rendit të ditës në Kuvendin e Prizrenit?
    · Kush ishin delegatët e përzgjedhur të Kuvendit të Prizrenit?!
    · Sa shqiptarë u vranë e u persekutuan gjatë viteve 1941 - 1947?!
    · Kush ishin gjyqtarët e parë të “gjyqit popullor krahinor të kosmetit” ?!

  16. #236
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ZANAFILLA E UDB’ës FAMËKEQE!

    Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, syri dhe veshi i regjimit jugosllavë ishte padyshim Shërbimi famëkeq UDB.

    Ku e kishte zanafillën kjo famëkeqja UDB për Kosovë, e cila ia nxiu jetën shqiptarëve ?!

    Më 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, u formua OZN’a (Odelenje za Zashtitu Naroda - Dega e Mbrojtjes Popullore) e cila fillimisht ka vepruar në kuadër të seksionit të MP të KANÇJ’së. Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u themelua më 1 shtator 1944. Të gjitha dokumentet e kohës flasin se OZN’a për Kosovë është formuar me kërkesën e “Komitetit Krahinor të Kosmetit” dhe të Komitetit Qëndror të PKJ-së. Për formimin e saj, përgjegjës ishte Aleksandër Rankoviqi, i cili për atë ditë i kishte ftuar në një takim - në ishujt Vis të Kroacisë:

    1. Miladin Popoviqin ( udhëton nga shqipëria për në Vis),
    2. Dushan Mugoshën dhe
    3. Spasoje Gjakoviqin.
    Në këtë takim u vendos që shef i OZN-ës për Kosovë të emrohej Spasoje Gjakoviqi. Me rastin e promovimit të OZN-ës në Kosovë, në radhët e saj ishin edhe tre anëtarë të “Komitetit Krahinor të Kosmetit”:

    1. Ali Shukria, ( Shih në foto )
    2. Çedo Mijoviqi dhe
    3. Sahit Bakalli.

    Me rastin e formimit të të ashtuquajturës ”Qeveri demokratike” në mars 1945, OZN’a hyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa pas shpalljes së Kushtetutës së parë të Jugosllavisë së AVNOJ-it ( janar 1946) ajo u shndërrua në UDB (Uprava Drzhavna Bezbednosti - Drejtoria e Sigurimit Shtetëror - DSSH). Me këtë emërtim UDB’a veproi deri në korrik të vitit 1966, kur në Plenumin e Brioneve u largua nga pushteti Aleksandër Rankoviqi.
    Pas disa ndryshimeve sipërfaqësore brenda këtij shërbimi, UDB’a u emërtua si SDB (Slluzhba Drzhavne Bezbednosti - Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), por, pavarësisht nga ndryshimi i emrit, populli shqiptar deri në ditët e sotme e njihte si UDB.
    Krahas SDB alias UDB-së ka vepruar edhe një shërbim tjetër sekret i njohur si KOS (Kontra Obaveshtajna Sluzhba - Shërbimi Kundërspijunues). KOS’i ka vepruar në kuadër të Armatës jugosllave APJ.
    OZN’a / UDB’a / SDB dhe KOS’i ishin dhe mbetën shërbimet sekrete antishqiptare dhe më monstruoze në luftimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë viteve 1945 - 1999...

    ALI SHUKRIA PROKUROR I PARË PUBLIK I “KOSMETIT”!

    Ndonëse këto shërbime antishqiptare konsideroheshin si “Dorë e fortë” brenda shtetit jugosllavë dhe si të tilla i ndiqnin, keqtrajtonin dhe i burgosnin pamëshirë shqiptarët, kudo dhe në çfardo forme që kundërshtonin regjimin e ri jugosllavë, më 3 shkurt 1945 në bazë të vendimit të Mbledhjes së AVNOJ’it mbi formimin dhe kompetencën e ”Prokurorit Publik të Jugosllavisë Demokratike Federative”, u formua edhe “prokuroria publike e Kosovës dhe Metohisë,

  17. #237
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    AKTET GJENOCIDALE TË UDB-SË NDAJ TË BURGOSURVE POLITIKË Shqiptarë

    Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
    Në këtë studim do të japim disa nga rastet drastike dhe disa akte më gjenocidale që i zbatonte UDB-ja dhe udbashët, e që ishin më të shpeshta ndaj të burgosurve politikë shqiptarë. Ato dëshmojnë se qëllimi i fundit i tërë kësaj ishte zhdukja dhe shfarosja fizike e kombëtare e kësaj popullate. Pothuajse të gjitha rastet e tilla ishin dukuri. Shqiptarët, kudo që ishin dhe kudo që vendoseshin nëpër burgje, kishin të njëjtin trajtim, posaçërisht nga joshqiptarët.
    Aktet gjenocidale ndaj të burgosurve politikë shqiptarë, nuk janë vetëm të dhjetëvjetëshit të fundit të shekullit XX. Mjerisht, e tërë kjo zgjat me shekuj, por në forma të tjera, në mënyra e me mynxyra të mbuluara. Kështu, dhuna mbi popullin shqiptar vijon pandërprerë. Në vitet 1981-1989, rritet statistika morbide e të burgosurve. Në këto kushte me dhjetëra anëtarë të organizatave ilegale e kanë pësuar nëpër burgje. Me qindra kanë mbetur invalidë të përjetshëm, ndërsa me qindra familje janë bërë qytetarë inferiorë, sepse përmes torturës shpirtërore mbi ta, bëheshin edhe trajtime makabre, deri në shkallë vdekjeje ose gjymtimit fizik.[1] Fillohej me aktin e arrestit, të burgimit në hetuesi. Masa që ushtroheshin gjatë kësaj procedure ishin keqtrajtimet fizike e psikike. Të arrestuarit në këto trajtime e pësonin aq shumë, saqë edhe dëshmitë më rrëqethëse janë tepër të varfra për ta pasqyruar tërë gjenocidin që ushtrohej mbi këta patriotë. Pesë dekada të Jugosllavisë socialiste ishin vite gjahu mbi shqiptarët. Metodat që përdoreshin nëpër qelitë e burgjeve, me gjasë, nuk mund të hasen as në vendet më raciste në botë. Por, nuk do të ndalemi në këto. Udbashët udhëhiqeshin me sintagmën e njohur: “Qëllimi arsyeton mjetin”, andaj për ta ishte i lejueshëm çdo mjet, vetëm e vetëm që të bënin shpëlarjen e shpirtit e të trurit nga historia dhe ideologjia. Askund në botë nuk ka ndodhur që policia të shkonte si në teatër për të ndëshkuar “të planifikuar për krim”.
    Aktet gjenocidale, vetëm se në mënyrë më perfide e në vazhdimësi, u kryen te të gjithë anëtarët e organizatave ilegale shqiptare që u zbuluan. Pas zbulimit të Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar, pushteti serbosllav i dënoi udhëheqësit e tij me pushkatim: Halim Spahiun, Tahir Dedën, Kajtaz Ramadanin, Rexhep Kabashin, Rifat Krasniqin, ndërsa shumë të tjerë u mbyllën me burgje dhe u dënuan me vite marramendëse.[2] Një vit më vonë zbulohet grupi tjetër i po kësaj organizate. Udhëheqësit e tij: Hysni Rudi, Mehmet Bushi (që të dy oficerë me akademi të mbaruar), Azem Morana, Halim Orana (juristi i parë në Gjilan), dënohen me pushkatim.[3] Më 26 korrik 1946, nën udhëheqjen e patriotit Gjon Serreqi, organizata konsolidohet dhe ndërkohë mban Kongresin e Pestë të NDSH-së në vendin e quajtur Blinajë (Mali i Lipovicës). Një vit më vonë zbulohet edhe ky aktivitet, shumica e udhëheqjes burgosen. Gjykimi i tyre mbahet në Gjimnazin e Prishtinës “Sami Frashëri”. Me pushkatim dënohen: Gjon Serreqi, Ajet Gërguri, Ukë Sadiku dhe Osman Bunjaku. Prokuror i krejt kësaj ishte, kush tjetër – Ali Shukrija.[4]
    E frymëzuar nga Gjon Serreqi, më 1948 u formua organizata e re e KNDSH-së, por edhe kjo u zbulua dhe shumë anëtarë të saj ranë në burg dhe kurrë nuk dolën prej tij. Më 1950 u zbulua grupi i Metush Krasniqit, patriot i shquar. Në bazë të aktakuzës nr. 112/62, mësuesi Shaban Shala, në shtator të vitit 1960 formoi grupin politik me emrin “Organizata Nacional Demokratike Shqiptare”.[5] Kryetar i saj u zgjodh Shaban Shala.
    Më 1958 për herë të parë bie në burg Adem Demaçi,[6] ndërsa gjashtë vjet më vonë ai formon organizatën ilegale “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”.[7] Po në këtë periudhë veprojnë dhjetëra grupe politike atdhetare, formale e joformale, të cilat ishin të liruara nga hipotekat e organizatave të vjetra politike. Në krye të këtyre grupeve politike, të cilët u burgosën në intervale të ndryshme, gjatë kësaj periudhe dalloheshin: Kadri Halimi, Hyrie Hana, Ali Aliu, Rexhep Abdullahu e shumë të tjerë. Zbulohet grupi i Kadri Osmanit “Grupi Revolucionar” (1969).[8] Për herë të dytë burgoset Adem Demaçi, zbulohet organizata ilegale e tij dhe bien në burg shumë ilegalë anembanë Kosovës e jashtë saj.
    Me kohë, armiqtë e përbetuar të shqiptarëve, udbashët, filluan një nga një t’i zbulonin organizatat ilegale. Nëpër burgjet jugosllave, shqiptarët, të dënuar politikë, filluan të bëheshin shumicë. Edhe pse pushtetmbajtësit trumbetonin se shqiptarët, si popull, në këtë shtet qenkan pakicë kombëtare, burgjet e dëshmonin të kundërtën. Shqiptari, të cilit i ishte suprimuar liria në mënyrë represive, ishte qenie e shqetësuar. Mirëpo, në të vërtetë të shqetësuar, madje edhe të mjerë, ishin ata që këtë popull e robëronin. Individi, njësoj si kolektiviteti, mund të privohet nga liria, që me fjalorin e dhunës do të thotë se mund të burgoset. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se me burgosjen e qenies fizike të njeriut, burgosen edhe qenia e tij mendore, ideja dhe vullneti për liri. I robëruari do të bëjë çmos për t’u çliruar, robëruesi, nuk do të kursejë asgjë nga arsenali i dhunës për të ruajtur gjendjen robëruese, për ta kufizuar, për ta ndrydhur e për ta ngulfatur lirinë. Forcë pozitive ishte ajo e popullit shqiptar dhe e organizatave ilegale që përpiqeshin të liroheshin nga robëria, por forcë (natyrisht, negative) ishte edhe ajo e shtetit që kufizonte lirin në çdo shteg. Mirëpo, duke e kufizuar lirinë e popullit liridashës, ata vetë kufizoheshin, vetëmohoheshin...Këto procese dalëngadalë e asgjësonin fuqinë dhe forcën e robëruesit. Nëse është kështu, e kështu është, atëherë mund të themi se populli shqiptar, i “determinuar” si popull i ndarë dhe jo i lirë, doemos duhet të jetë i lirë. Ndërkohë, ata që s’mund ta mendojnë qenien shqiptare të lirë, aq më pak të bashkuar, si gjithmonë, do të mundohen me dhunë e me arreste ta pengojnë lirinë dhe bashkimin e plotë të shqiptarëve në këto troje. Për këtë arsye përdorën një seri metodash gjenocidale, vetëm e vetëm që ta shkokëlonin shqiptarin nga gjakimi shumëshekullor.
    Vuajtja, dhembja e individit nuk vinte nga arsyeja vetjake, nuk vinte nga uni i tij, por nga vuajtja e madhe e vetë popullit shqiptar në përgjithësi, nga oktapodi serbo – sllav dhe gjenocidi i egër që ushtronin mbi këtë popull. Nëpërmjet akteve gjenocidale, udbashët zbulonin diçka të tmerrshme e shqetësuese, nëpërmjet dhunës zbulohet realiteti fizik, etnik, social dhe politik, ndryshe nga tendenca shfarosëse kombëtare.
    Kundër të burgosurve politikë shqiptarë shumë akte gjenocidale i zbatoi vetë shteti (kjo do të thotë se gjenocidi ndaj popullit shqiptar ishte i organizuar në mënyrë institucionale), i zbatuan organet kompetente dhe UDB-ja, që ata i merrnin në trajtim. Format më të shpeshta të praktikës represive ndaj të burgosurve politikë shqiptarë kanë qenë:

    Transferimi i të burgosurve politikë shqiptarë nga burgjet e Kosovës

    Duke filluar që nga Sllovenia, Stara Gradishka, Zenica, Sremska Mitrovica, Beogradi, Nishi, Pozharevci, Idrizova e shumë vende të tjera anembanë ish-Jugosllavisë. Shqiptarë të dënuar politikë, burgun e vuanin në burgjet më famëkeqe dhe më të largëta. Kjo ishte forma më barbare, që ndikonte edhe te të burgosurit edhe te familjet e tyre, si në aspektin e shpenzimeve materiale, ashtu edhe në atë psikik e fizik të vizitorëve. Ndodhte që, mu për shkak të largësisë, të burgosurin me muaj (ndonjëherë edhe me vite) të mos e vizitonte askush. Ish i burgosuri politik, Binak Ulaj, për pesë vjet, sa ka vuajtur burgun, për shembull, vetëm një herë e kishte vizituar nëna plakë.[9] Ai, duke i parë mundimet e nënës, kishte kërkuar nga ajo që më të mos e vizitonte. Udhëtimi i largët, ndërrimi i njëpasnjëshëm i automjeteve (treni, autobusi etj) dhe shkuarja në një qytet të panjohur, ishte një golgotë e vërtetë, ndërsa kaptinë më vete ishte edhe vetë akti i vizitës. Ndonëse në shumë burgje, me rregullore vizitat ishin të parapara të zgjasnin 30 minuta,[10]për shqiptarët ato shkurtoheshin dhe zhvilloheshin në praninë e gardianit, i cili njëherësh ishte edhe përgjues. Vizitorët ishin të detyruar të flisnin në gjuhën serbe, kurse shumë nga ta nuk e dinin këtë gjuhë, andaj detyroheshin që të ktheheshin pa e parë të burgosurin. Rasti më flagrant ishte kur më 28 janar 1965, Adem Demaçi i kishte shkuar për vizitë nëna. Ajo, për shkak se nuk e dinte gjuhën serbe, kishte qenë e detyruar që të kthehej në shtëpi pa e parë kurrë të birin. Pas një kohe të shkurtër kishte vdekur, duke i thënë së bijës Ajshes “Ç’më vyen më jeta, kur nuk më lanë ta shoh djalin tim”.[11] Ose në një rast tjetër sikur donin që grilat e burgut të futeshin edhe në kokën e fëmijës së vogël. Është ky rasti i bijës së vogël të Hydajet Hysenit, e cila e kishte vizituar babanë në burgun e Beogradit. Këtyre u ishte lejuar vizita, por vetëm nëpërmjet grilave, kur ai kishte qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, si pasojë e torturave. Ai tregon se fare nuk i kujtohet të ketë pasur vizitë. Vajza e vogël ishte tmerruar. Hydajeti më vonë kishte bërë ankesë dhe kërkesë “që vizitat, së paku kur vijnë fëmijët, të bëheshin në kushte normale, në dhomën e vizitave të rregullta”.[12] Mirëpo, kërkesa nuk ishte miratuar. Qëllimi dihet, ata donin t’i shkatërronin jo vetëm të burgosurit, por edhe të afërmit e tyre.

  18. #238
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Trajtimi i mbyllur

    Të burgosurit shqiptarë, sapo vinin nëpër kazamatet jugosllave, menjëherë i nënshtroheshin trajtimit të mbyllur, fare nuk kalonin në sektorin e pranimit (karantina). Kështu shkelej neni 97 i LEASP-it.[13]E tërë kjo kishte për qëllim presionin e vazhdueshëm kundër bindjeve të tyre politike. “Në funksion të qëllimeve të synuara ndaj të burgosurve, të vendosur në repartin e mbyllur, është zbatuar një varg masash të kundërligjshme, të cilat lanë gjurmët e tyre në shëndetin tonë fizik e psikik,[14] rrëfen Nezir Myrtaj, në ankesën drejtuar Sekretariatit Federativ të Judikaturës dhe Administratës së Përgjithshme në Beograd, përmes SHNP-së- Zabella të Pozharevcit.
    Ndodhte që i burgosuri të ishte i sëmurë rëndë, por kjo nuk luante rol, ai edhe në këtë gjendje shëndetësore mbahej në vetmi, ku mungonte ndihma mjekësore. Ndërkaq, shumë të burgosur të tjerë, si pasojë e kushteve dhe e presioneve, pësonin sëmundje të ndryshme fizike e psikike. Si rast më tipik i këtij presioni është ai i Ibrahim Krasniqit, të cilin pas një kohe nga burgu e nxorën të vdekur. Të ndjerin deri në fund e kishin mbajtur me këtë trajtim, pa i ofruar as ndihmën më të vogël mjekësore.[15] Këtë mënyrë të vuajtjes së burgut e kanë kaluar të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë, prandaj shumë nga ta kanë pësuar trauma psikike. Shumë të burgosur të tjerë janë operuar për shkak të sëmundjeve që i pësonin në këto biruca. Për sëmundjet e lehta e të zakonshme, as të mos flitet, ngase është vështirë të gjesh ndonjë të burgosur politik shqiptar që nuk ka vuajtur nga reuma, nga dëmtimi i të parit, nga sëmundjet e organeve të tretjes, të frymëmarrjes etj.

    “Cimerë” të të burgosurve politikë shqiptarë edhe kriminelë, psikopatë dhe të sëmurë nga sëmundjet ngjitëse

    Akti tjetër i keqtrajtimit të të burgosurve shqiptarë ishte vendosja e tyre nëpër qelitë e burgut me persona problematikë, që në të shumtën e rasteve ishin të sëmurë patologjikë, kriminelë dhe vegla të personelit të burgut. Ata në çdo kohë kanë qenë të gatshëm që t’i zbatojnë urdhrat e eprorëve të vet. Për këtë dëshmon rasti i Enver Topallit, i burgosur politik nga Ferizaj, i cili në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, thotë: “Gjashtë muaj i pata kaluar në qelinë numër 7 të burgut të Nishit me njëfarë Pavlloviqi, psikopat, i cili në vend të bukës, hante bërllok, që të bëhej sa më i “fortë” dhe, siç thoshte, ta “çlironte” Kosovën nga shqiptarët. Atë çdo ditë gardianët e nxisnin që të dëshmonte forcën e tij prej “boksieri” mbi të burgosurit shqiptarë. Edhe sikur ai të më sulmonte natën në gjumë, zor se dikush do të kërkonte fajësinë prej tij”.[16] Ose, rasti tjetër, kur në një ankesë, drejtuar organeve kompetente, Hydajet Hyseni shkruante: “Më marrin pa kurrfarë arsyeje dhe më dërgojnë në dhomën tjetër, ku ishte një i burgosur (Bojoviq), që ishte po ashtu i sëmurë psikik, i cili ishte i njohur se tinëzisht i sulmonte të burgosurit, pa kurrfarë preteksti. Këtë e dinin edhe të burgosurit, edhe personeli i burgut. E dinin, por ja që unë duhej të vendosesha pikërisht në dhomën e tij, megjithëse kishte mjaft vende të lira në dhomat e tjera, madje pikërisht në kohën kur anash më bëheshin kërcënime se, po të mos i ndryshoja disa qëndrime, se, po të mos i pranoja disa kushte, do të mund të ndodhte gjithçka me mua. Kështu i thoshin gardianët të burgosurit, për shembull, mund të më sulmojë e të më vrasë ndonjë psikopat, të cilit s’ke ç’i bën, e dërgojnë në CZ dhe kaq”.[17] Ndërkaq, Ali Lajqi ishte keqtrajtuar fizikisht nga një bashkëbisedues i dënuar jopolitik, i quajtur Apaske. Udhëzimin e gardianit të quajtur Aca e kishin dëgjuar të burgosurit e tjerë kur i kishte thënë: “Bjeri shuplakë, vetëm mos e përgjak dhe mos i shkakto lëndime të dukshme”.[18] Nga kjo duket qartë se çfarë qëllimi kishin gardianët. Ata që i shpëtonin kësaj torture, i nënshtroheshin metodës tjetër: në qelitë e tyre ua fusnin të burgosurit me sëmundje ngjitëse,[19] e më vonë për të burgosurit politikë shqiptarë nuk kujdeseshin fare. Aktorët që i kryenin këto vepra ishin të stimuluar nga organet e burgut, shpërbleheshin me dalje nga burgu dhe me shumë benificione të tjera.

    Mohimi i së drejtës për ngritje profesionale, shkencore e kulturore

    Ky ishte akt tjetër gjenocidal që aplikohej te të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë. Në disa burgje ishte rreptësishtë e ndaluar literatura në gjuhën shqipe, madje edhe lekturat e shkollës fillore ishin të ndaluara. Në shtypin kosovar ishin të parapaguara gati të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë, por edhe ai mungonte në intervale mjaft të gjata kohore. Atë që nuk mund ta bënte censura e shtypit, censura e burgut e aplikonte me përpikëri. Në burgje nuk mund të depërtonin as kënga, as libri, as fletorja, e në të shumtën as lapsi për shqiptarët. Ja një dëshmi. Kur Hydajet Hyseni bën ankesë dhe kërkesë në burgun famëkeq të Beogradit, ai shkruan: “Ndoshta është cikërrimë. Kam kërkuar nga familja që të më sjellin një laps të thjeshtë, duke menduar se kjo është e lejueshme, por këtë këtu nuk ma kanë lejuar. Kjo nuk ju duket e çuditshme dhe e padrejtë. Lapsi nuk është as i rrezikshëm, as i ndaluar.[20]
    Punët e rënda në burg vetëm për shqiptarët

    Duke llogaritur se tragjedia mund të ndodhte edhe në repartet e punës, gardianët kujdeseshin që të burgosurit politikë shqiptarë t’i çonin në vendet më të rënda e më të rrezikshme të punës. Me një veprim të këtillë shkelej neni 117 i LESP-it. Kjo padrejtësi bëhej gati ndaj të gjithë burgosurve politikë shqiptarë edhe pse sipas rregullores thuhej se të dënuarve duhet caktuar puna në përputhje me aftësitë e tyre psikofizike. Ata kryenin punë të ndryshme, duke filluar që nga prerja e llamarinës e deri te punët në shkritore, e punë të tjera, siç ishin ato me kimikate të rrezikshme, pa kurrfarë masash mbrojtëse për shëndetin e tyre. Po qe se ndodhte që ndonjë i burgosur ta refuzonte punën, ata pa kurrfarë komenti e hidhnin në izolim dhe e keqtrajtonin rëndë. Ndodhte shpesh që në vendet e punës, me qëllim të caktuar, nxitej ndonjë konflikt e atëherë dihej: e pësonin rëndë të burgosurit shqiptar. Statusi i të burgosurit politik ishte i rregulluar gjithmonë sipas një vije të caktuar politike, andaj edhe orari i punës ishte i pacaktuar. Ai mund të zgjaste 8-18 orë. Ushqimi nuk bën as të zihet ngoje, ngase një gjysmë kilogrami bukë assesi nuk ishte e mjaftueshme për një të burgosur, sidomos kur kihet parasysh puna e rëndë që bënin ata. Nga ushqimi i dobët, të burgosurit bëheshin kockë e lëkurë. Shpesh ndodhte që edhe ajo pak bukë që ishte ta vidhnin të tjerët, pasi në mëngjes e merrje të tërën, për tri shujtat. Edhe pakot që vinin nga shtëpitë, të burgosurve shpesh nuk u lejoheshin ose nuk ua dorëzonin fare.
    Tërë kjo shkelje të të drejtave njerëzore ndaj të burgosurve politikë shqiptarë gardianët i ushtronin me një vrull të paparë. Gjendja dhe pozita e të burgosurve politikë në burgjet jugosllave përgjithësisht ishte e tmerrshme, por për shqiptarët edhe më e tmerrshme e më diskriminuese ishin burgjet në Serbi.

    Mohimi i shëtitjes, ajrosja e qelisë dhe pastrimi

    Trajtim antinjerëzor i të burgosurve politikë shqiptarë, pa dyshim është edhe mohimi i shëtitjes së lirë, ajrosja e qelisë, pastrimi i rrobave, mungesa e ujit të ngrohtë e shumë të tjera. Të tëra këto në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikonin në shëndetin e të burgosurve. Të burgosurit politikë shqiptarë ishin të vetmit që në kushte jonormale (kategoria B me mbikëqyrje të përforcuar), e vuanin pjesën më të madhe të dënimit, ose tërë dënimin, me burg të mbyllur nëpër qeli të vogla, që mbanin lagështi, pa ajër të mjaftueshëm, pa dritë natyrore. Në kushte të këtilla, të mjerueshme, njeriu doemos që do të sëmuret (nëse në të e kalon një vit pandërprerë). Nga muret e qelive kullonte ujë si në shpellë, të zihej fryma nga myku, në të njëjtën qeli hanin, pinin, flinin, lëviznin e kryenin shumë punë të tjera.[21] Kur të kihen të gjitha këto parasysh, jetën e tmerrshme të të burgosurve e bënin edhe më të rëndë.
    Shëtitja, si një element i çlodhjes së të burgosurit, që ishte paraparë të zgjaste 15 minuta, shqiptarëve u shkurtohej në 7-8 minuta.[22] Ata kryesisht bënin llojin e “shëtitjes së vdekur”. Kjo ishte kur i burgosuri shëtiste me duar të lidhura pas qafe, ngase te gardianët kinse ekzistonte frika për ndonjë sulm fizik etj. Për ajrosjen e qelisë, ndërkaq, thoshin se ajo u bëka duke u hapur e duke e mbyllur derën gjatë ditës.

  19. #239
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dënimet me vetmi

    Vetëm për të burgosurit politikë shqiptarë izolimi nuk aplikohej si masë disiplinore, por trajtohej dënimi. Ata dënoheshin me vetmi pa ndonjë arsye të madhe dhe pa kurrfarë vendimi zyrtar apo pa ndonjë masë të shqiptuar. Qëndrimi në vetmi është dënimi më i ashpër që mund të shqiptohet në një SHNP. Kjo kategori e burgimit është ferri vetë në burg. Prej vitesh, qysh se ranë në burg të dënuarit e parë politikë shqiptarë, kjo ka qenë thuajse e rezervuar vetëm për ta. Ata dënoheshin me vetmi e vetëm pse nuk i thyenin bindjet e tyre politike. Nganjëherë dënoheshin me vetmi (izolim) vetëm pse kërkonin ndihmën mjekësore ose pse i ndihmonin shokut gjatë komunikimit me gardianët në gjuhën serbe. Ata dënoheshin pse kërkonin ndonjë sqarim zyrtar, pse shkruanin ankesa ose kërkesa, pse solidarizoheshin ndër vete (e këto nuk ishin raste të rralla).[23] Shpesh ndodhte (në bazë të përvojës) që të drejtat e tyre mund t’i realizonin vetëm duke e sakrifikuar shëndetin e tyre (me grevë urie dhe duke mos e pranuar shëtitjen ditore). Të gjitha këto fakte dëshmojnë qëllimin thellësisht diskriminues, që si synim kishte shkatërrimin e shëndetit dhe zhdukjen e tyre fizike, shkatërrimin e forcës së tyre intelektuale e politike (sepse shumica e të burgosurve politikë shqiptarë ishin të rinj: nxënës e studentë). Thyerja e tyre morale dhe e bindjeve të tyre ishte qëllim i fundit. Këtë lloj kategorie të dënimit Adem Demaçi e vuajti më se një vit, ndërsa shumë të tjerë kaluan muaj e muaj të tërë.

    Distancimi i familjes dhe i të afërmve nga i burgosuri politik shqiptar

    Kjo ishte një ndër metodat më të tmerrshme që ndikonte në aspektin psikik te të afërmit dhe te i burgosuri. Ky akt gjenocidal ishte i vjetër sa edhe vetë Jugosllavia. Më së tepërmi gjeti shprehje gjatë kohës së IB-së dhe pas vitit 1981. Kishte raste kur të burgosurit ishin të detyruar të kërkonin shkurorëzim nga bashkëshortja dhe anasjelltas. Haptas duhej të distancoheshin nga pikëpamjet ideologjike e shumë marifetllëqe të tjera. Po këtë fat e pati Adem Demaçi. Kur më 1964, e arrestuan për herë të dytë, gruan e tij, Xhemajlijen, mësuese, filluan ta përcillnin spiunët dhe ta keqtrajtonin. Ia ndërruan vendin e punës, prej mësuese në pastruese të shkollës. Për t’ia lehtësuar gruas jetën tepër të rëndë e të vështirë, ai më 1967, kërkoi shkurorëzim nga ajo. “Sapo u shkurorëzova zyrtarisht nga gruaja, atë e kthyen në vendin e mëparshëm të punës si mësuese dhe më nuk e përcillnin,”[24] rrëfen ai. Këtë “fat” e pësuan edhe shumë të tjerë.
    Pas vitit 1981 shumë të rinj e të reja mbetën pa u regjistruar në shkolla të mesme e në fakultete. Për shkak të “diferencimit politik” nga fakultetet dhe nga shkollat e larta u përjashtuan mijëra veta. Qindra pedagogë e arsimtarë u pushuan nga puna. Nga ndërmarrjet e institucionet ekonomike u flakën në rrugë qindra punonjës, pjesëmarrës dhe përkrahës të demonstratave.[25] U godit qenia shqiptare në tërësi.

    Dhuna e drejtpërdrejtë fizike
    Si metodë represive e gjenocidale ndaj të burgosurve politikë shqiptarë është përdorur edhe dhuna e drejtpërdrejt fizike, pa pasur asnjë arsye ligjore, që ishte në kundërshtim me nene t 150 dhe 159 të LESP-it.[26] Për më tepër, në këto raste përdoreshin mjete shtrënguese, poshtëruese, siç janë: shuplaka, goditja me grushte e shumë poshtëri të tjera. Kësisoj, gardiani i binte shuplakë të burgosurit për hiçgjë, vetëm e vetëm që t’ia nëpërkëmbte dinjitetin e krenarinë njerëzore, duke shpresuar se do ta thyenin psikikisht. Shuplaka i jepej të burgosurit pse ai kërkonte ndihmë mjekësore, pse recitonte poezi me zë të ulët, apo pse këndonte në heshtje. Më drastikja ishte pse nuk ia plotësonte gardianit kënaqësinë e epsheve shtazarake. Në disa raste gardiani e vine veten mbi ligjin e mbi rendin shtëpiak, para të burgosurve politikë shqiptarë manifestonte edhe instinktet më të ulëta.[27]Këto nuk ishin traste të rralla. Gardiani e shqelmonte të burgosurin për pikë të qejfit, pa i dhënë askujt përgjegjësi.

  20. #240
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kushtet e përshtatshme për “vetëvrasje”

    Finalja e të gjitha torturave e të burgosurve politikë shqiptarë ishte akti ndëshkues – vrasja. Më vonë thoshin se i dënuari paskësh bërë “vetëvrasje”. Këto nuk ishin asgjë tjetër, pos montime të hapura për asgjësimin fizik të shqiptarëve. Zakonisht viktimat të kësaj metode janë zgjedhur personat e sëmurë psikikë (që këtë fazë e kishin arritur në burg, nga torturat e vazhdueshme). Mirëpo, nga kjo nuk shpëtonin as ata që konsideroheshin të rrezikshëm për shtetin. Raste të tilla ka mjaft. Të përmendim vetë, dy tre nga lista e gjatë tyre. “Për herën e tretë Shaban Shala burgoset më 27 shkurt 1962. Dënohet me dy vjet burg. Mirëpo, pas një amnistie, i ulet dënimi në një vit. Kur familja shkon në burg për at marrë, më 20 janar të vitit 1963, organet e burgut i njoftojnë të afërmit se i burgosuri mu atë natë paskësh bërë “vetëvrasje”.[28] Çfarë të shtohet pas kësaj. A thua populli ishte aq i marrë që t’u besonte këtyre fjalëve boshe të udbashëve. Ata ishin të vetëdijshëm se ato të quajtura “vetëvrasje” ishin farsë dhe bëheshin nga torturat gjakatare të xhelatëve të UDB-së dhe se recidivët e burgosur politikë i konsideronin tepër të rrezikshëm për shtetin serb, prandaj nuk lejonin që edhe një herë të dilnin jashtë burgut.
    Po kjo lojë u luajt edhe me mësuesin e ri e poetin Fazli Greiçevci. “Udbashët, të befasuar me krenarinë dhe me qëndrueshmërinë e Fazliut, nevrikosen së tepërmi dhe ndaj tij fillojnë torturat e pandërprera, me orë të tëra, derisa e bëjnë të paaftë fizikisht”, shkruan S. Novosella në “Zëri”. Më pastaj vazhdon: “ata edhe tani mbajnë në kujtesë gushtin e vitit 1964, në burgun e Prishtinë, se çfarë gjëmë e rënkime lemeritëse lëshonte Fazliu nga torturat çnjerëzore që i bënin udbashët.[29]Pas këtyre torturave që i përjetoi, i burgosuri vdiq. “Udbashët” njoftuan se Fazliu paskësh vdekur nga një sëmundje e rëndë ngjitëse dhe urdhëruan që kurrë të mos hapej arkivoli. Populli e kuptoi të vërtetën – se nga çfarë “sëmundjeje” kishte vdekur djali i tyre. Mu për këtë, masat e gjera në këto vite u organizuan më mirë dhe ia lëkundën themelin kësaj shtëpie të kalbur. Pasojat e keqtrajtimeve në burgje, të burgosurit politikë shqiptarë i ndienin edhe pas daljes nga burgu. Nga këto pasoja vdiq edhe Metush Krasniqi, atdhetar i shquar. Ndërkaq nga dora vrastare e kriminelëve të porositur e pësoi edhe Rexhep Elmazi, e më vonë edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka. Më 1984, në mënyrë më barbare u vranë Rexhep Mala e Nuhi Berisha, martirë të popullit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Grup autorësh, Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët – 2, Tiranë 1990. 139

    [2] Ramadan Musliu, Vetëripërtritja e totalitarizmit, Tiranë 1998. 59.

    [3] Libri i bardhë, Prishtinë 1992, 101.

    [4] Intervistë: Rexhep Avdullahu, Përvojë dhe urti politike, Zëri, 19. IX. 1992.
    [5] Po aty.
    [6] Po aty.
    [7] Adil Pireva, Nismëtar i themelimit të një organizate politike, Zëri, nr. 1479, 1993.
    [8] Fahrudin Radoniçiq, Adem Demaçi, ispovjest, Zagreb 1991, 16.
    [9] Adil Pireva, Shaban Shala në 60 – vjetorin e lindjes dhe 30 vjetorin e rënies, Zëri, 13 shkurt 1993.
    [10] Deklaratë e Binak Ulajt dhënë më 31 dhjetor 1993, në Prishtinë.
    [11] Hydajet Hyseni, Ankesë drejtuar Drejtorisë së SHNP-së, Nish, për Drejtorin, 13 prill 1983, Nish.
    [12] Fahrudin Radonçiq, vepër e cituar, 30.
    [13] Hydajet Hyseni, Ankesë drejtuar Drejtorisë së Qarkut – Beograd, 3 gusht, 1983, Beograd.
    [14] Merxhan Abdyli, Fjala e lirë e njerëzve të mbyllur, vazhdim i 19, Rilindja, Tiranë 1993.
    [15] Ankesë e Nezir Idriz Myrtajt, drejtuar Sekretariatit Federativ të Jurispondencës dhe Administratës së Përgjithshme në Beograd.
    [16] Merxhan Abdyli, Fjala e lirë....Po aty.
    [17] Intervistë: Enver Topalli, Nëpër burgje drejt lirisë, Zëri, 25 maj 1992.
    [18] Hydajet Hyseni, Ankesë drejtuar Drejtorisë së burgut – Nish, 19 maj 1987.

    [19] Nezir Myrtaj, Kërkesë Sekretariatit Federativ të Jurispondencës së Përgjithshme në Beograd, 20 prill 1990, Zabella, Pozharevc.



    [20] Po aty.

    [21] Hydajet Hyseni, Kërkesë Drejtorisë së burgut, Beograd, 3 gusht 1983.

    [22] Po aty.



    [23] Si në 51.
    [24] Sami M. Kurteshi, Ankesë Sekretariatit Federativ të Jurispondencës së Përgjithshme – Beograd, 1 maj 1990, Zabella, Pozharevc.
    [25] Merxhan Avdyli, Fjala e lirë...Po aty. 1993 (vazhdim I 19)
    [26] Po aty, vazhdimi i 20 (Rilindja), Tiranë 1993.
    [27] Shaban Shala, Aktakuza nr. 112/62 prill 1962, Gjykata e Qarkut, Prishtinë.
    [28] Selatin Novosella, Dëshmi të një kohe, Zëri, 1992.
    [29] Aktakuza, nr. 112/62. Gjykata e qarkut – Prishtinë.

Faqja 12 prej 49 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •