Close
Faqja 9 prej 49 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 979
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    FAKTE KOHE

    ZYRËS AMERIKANE NË PRISHTINË
    DHE MJETEVE TË INFORMIMIT NË GJUHËN SHQIPE

    Tafil Duraku
    Më dt. 9. 7. 2001


    PËRPJEKJET E SHËRBIMEVE SEKRETE SERBE DHE RUSE PËR TA ARMIQËSUAR SHBA-n DHE NATO-n ME KRAHUN E LUFTËS SË UÇK-së


    Ditëve të fundit, pas një prononcimi zyrtar të një kryetari të një shteti mik, është intensifikuar lufta kundër lirisë së mirëfilltë të Kosovës dhe të popullit të saj, dhe pikërisht nis një luftë e tillë me suspendimin e pesë oficerëve të lartë të TMK-së, të cilët udhëhoqën luftën e popullit të tyre për liri dhe kontribuuan madhorisht për praninë e SHBA-ve dhe të NATO-s në rajon.

    Bërthama e vënies në lëvizje të atyre mekanizmave ndërkombëtarë kundër interesave vitale të Kosovës dhe kundër lirisë substanciale të popullit të saj është në Kosovë dhe quhet LDK (0se SDB – sluzba drzavne bezbednosti Srbije), në mbrojtje të së cilës luftë speciale janë kyçur disa nga gazetat më të zëshme ditore të Kosovës, veçanërisht gazetat “Koha ditore”, “Rilindja”, “Bota sot”, “Zëri” etj. dhe (k)analistët e mirënjohur të atyre gazetave të huaja për ketë popull dhe për luftën e fundit të tij për çlirim nga pushtuesi serb.

    Shtysat e një lufte të tillë speciale të kryetarit amerikan George W. Bush duhet kërkuar te shërbimet sekrete serbe dhe ruse në Kosovë, rajon dhe më gjerë, të cilat i gjejmë edhe te konstatimet e (k)analistëve, si kjo: Por, nëse është ndryshe, e si duket do të jetë, më mirë është që ta ruajmë gjeneral Çekun dhe TMK-në”, ndërkaq, tjetri (k)analist, në gazetën e tij “shtetërore”, shkruan: “Shkarkimi i ‘ish-gjeneralëve’ të TMK-së me insistimin e Shtëpisë së Bardhë dhe me vendimin e kryeadministratorit Hakerup është një leksion i mirë për demokracinë në Kosovë dhe është një dëshmim i fjalës së urtë popullore se ‘pasha e nxen lepurin me kerr’”, e, (k)analisti tjetër çirret edhe më zi, kur thotë: “Fati i TMK-së nuk lidhet me fatin e asnjë personi sado lart të jetë i ranguar në hierarkinë komanduese të kësaj strukture”... Sa e çuditshme: Fati i TMK-së (ish UÇK-së) nuk bëka të lidhet me fatin e asnjë personi sado lart të jetë i ranguar në kierarkinë komanduese të asaj strukture që më së shumti i duhet Kosovës dhe popullit të saj, prandaj, ju pyes, zotërinj (k)analistë: Po, si bëka që fati politik, ekonomik, kulturor i Kosovës të jetë i lidhur për emrat dhe mbiemrat më të pështirë të kierarkisë politike, ekonomike, kulturore etj. të Kosovës, kur shumica e tyre janë ende agjentë të regjur të komunizmit serbo-rus dhe të shërbimeve sekrete të këtyre dy përfaqësive më antishqiptare në botë, apo, sërish, ata (k)analistë të njohur duan ta mashtrojnë vetëdijen primitive shqiptare të cilës i paraprijnë kudo dhe në momente të caktuara, pikërisht, tash, në prag të zgjedhjeve të nëntorit të këtij viti. Kjo, mbase, nuk do koment tjetër. Vetëm, pyesim edhe një herë: SI BËKA QË FATI I KOSOVËS TË JETË I LIDHUR GJITHMONË PËR TRADHTARËSH DHE PËR KËLYSHËSH TË TYRE “POLITIKË”, “EKONOMIKË”, “USHTARAKË” ETJ., kur dihet mirëfilli se destruktiviteti i përzgjedhur deri më sot, dhe gjithmonë nga okupuesit e ndryshëm dhe të shumtë, na solli buzë kësaj katastrofe që i paraprijnë (k)analistët dhe rrahushët në krye të politikës “sonë” kombëtare dhe ata të sojit të tyre me“shkolla” e “grada” të “mëdha”(!?)...

    Por, këtu, po ndodh diçka shumë e çuditshme që të bën të çuditesh: a bëka dhe si bëka që kaq lehtë në grackën e përgatitur të shërbimeve sekrete serbe të bjerë hiq më pak se kryetari i SHBA, George W. Bush dhe Administrata e tij? Nuk është vështirë të dihet se Bushi dhe jo vetëm ai po bien në grackat që atyre po ua përgatisin shërbimet e fshehta të zbulimit dhe të kundërzbulimit serbo-rus nga radhët e shqipfolësve, të cilët përpiqen ta ruajnë pushtetin dhe pozitat e trashëguara prej atyre sistemeve dhe këtë herë nuk është vështirë të dihet se gracka kishte marrë udhë nga shqipfolësit e partisë më të madhe të Kosovës, LDK-së, të cilën Serbia dhe KGB-ja ruse e kanë përgatitur për të punuar për shërbimet e tyre të fshehta.

    Një (k)analist tjetër, thotë: “Masat e ndërmarra nga Hakerup dhe Siaker, ndaj pesë oficerëve të TMK-së rrjedhin nga kompetencat e tyre që dalin ngs Rezoluta 1244 e KS të OKB për Admisnistrim të përkohshëm Ndërkombëtar të Kosovës, dhe ato nuk janë drejtuar kundër TMK-së si institucion”, për të vazhduar më tej: Masat e marra nga kryeadministratori i Kosovës, Hans Hakerup dhe nga komandanti i KFOR-it Torsten Skiaker për pezullimin nga detyra të pesë oficerëve të lartë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, janë vendim logjik dhe i nevojshëm pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit të SHBA-ve që apostrofon këta persona “që me aktivitetet e tyre pengojnë proceset e paqës në rajon dhe dëmtojnë interesat e SHBA-ve”.

    Prandaj, këtu, do të ishte e udhës të shtrohen një varg pyetjesh, e, ndër to, edhe kjo: Kush i paguan dhe kush i nxit ata (k)analistë që të jenë aq ndërsyes dhe aq antiUÇK? Sa janë të drejta qëndrimet e tyre dhe vendimi i Presidentit amerikan për suspendim të po atyre gjeneralëve të lartë të UÇK-së, të cilët qenë të dënuar nga Serbia edhe me nga 31 vjet burg, në mungesë, dhe bëria me gisht drejt tyre nga partia më e madhe proserbe në Kosovë, LDK-ja dhe prijësit “legjendarë” të saj? Të gjitha këto mendime të (k)analistëve, të LDK-istëve që bëjnë tinëzisht me gisht nga njerëzit më të shëndosh kombtarisht dhe vendimin e presidentit amerikan i qiti në pus pa fund opinioni i gjerë shqiptar, i cili u shfaq në RTK1, më 7. 7. 01, gjatë emetimit të lajmeve, si dhe këshillat e mëpastajme dhe të koordinuara të titistëve, se duhet respektuar çdo vendim që vjen nga Amerika dhe Bushi, si vazhdimësi e tradhtarëve të koordinuar shqipfolës, për ta mashtruar popullin shqiptar shumë të përgjumur dhe shumë të hutuar.

    Pra, se a ishte i drejtë dhe sa ishte i drejtë vendimi i Bushit dhe mësyemjet e (k)analistëve të njohur për opinionin, thjesht dhe më së miri u pa nëpërmjet prononcimeve të shumë qytetarëve të Kosovës në TV, i cili prononcim plotësisht hodhi poshtë dhe të pabaza kërcënimet dhe mësyemjet e (k)analistëve të shumtë dhe të ndryshëm që nuk ia duan të mirën TMK-së si dhe vendimin e Presidentit amerikan dhe shumë editoriale të (k)analistëve të gazetave “tona”. Kjo, mbase, nuk do koment tjetër.

    Prandaj, është e çuditshme, bile edhe shumë e habitshme, si mund të dalë me një vendim të tillë kryetari i një shteti siç janë SHBA-të, t’i akuzojë çlirimtarët e popullit të tyre në përmasat që i akuzonte Serbia dhe argatët e saj në Kosovë, këtë herë, si dhe herave të tjera në Kosovë, me direktiva të LDK-së, ose, thënë shqip, me direktiva të kriminelëve shqiptar e zyrtar të Beogradit, të cilët gjithmonë punuan dhe po punojnë kundër interesave vitale të popullit të tyre, për t’i plotësuar apetitet e Serbisë e cila edhe i ka instaluar në pushtet dhe u ka lënë kompetenca për të kontaktuar në emër të shqiptarëve me ndërkombëtarët, si dhe për t’i kënaqur interesat dhe apetitet e tyre grupore e kulimoklanore të pjatalëpirësve titistë. Kjo, mund të ilustrohet me shumë shembuj konkretë Prandaj, si mund të gëzojë përkrahje të popullit shqiptar NATO dhe KFOR-i kur dënojnë me vendime arbitrare dhe me vendime proserbe njerëzit më meritorë të lirisë së popullit të tyre, dhe, aq më keq kur pjesa dërmuese e popullit shqiptar e di se nisma e atyre vendimeve tinzare gjenezën e ka te LDK-ja proserbe dhe porKGBiste, te njerëzit udhëheqës të saj. Pra, te LDK-ja (ish LKJ-ja) që ka gëzuar për 123 vjet rresht pushtetin jugosllav, vetëm e vetëm duke burgosur, torturuar, vrarë dhe masakruar bijtë dhe bijat më të mira dhe më të devotshme të popullit shqiptar. Pra, si mund t’i lejojë vetes një kryetar i një shteti mik, siç janë SHBA-të, të marrë vendime kundër prijësve të UÇK-së dhe kundër aleatëve të vërtetë të SHBA-ve dhe të NATO-s, e të bie aq lehtë vendime të ngutura e publike, pikërisht, kur dihet se ato kanë dalë nga shërbime sekrete serbe, siç është SDB-ja (UDB-a) dhe KGB-ja ruse, të cilat shërbime kanë folur dhe flasin shqip në Kosovë dhe kanë qenë në krye të popullit shqiptar të Kosovës gjatë 50 vjetëve të fundit dhe gjatë 10 vjetëve të fundit kanë përkrahur regjimin serb të Slobodan Milosheviqit...

    Kryetari i atij shteti që ka marrë një vendim të tillë, duhet ta dijë se më mirë, gjithsesi, do të ishte që ta merrte një vendim të tillë kundër gazetave të Kosovës dhe kundër (k)analistëve të atyre gazetave si dhe direkt kundër atyre që denoncuan gjeneralët më meritorë të TMK-së, si gjeneralë dhe si ushtri, të dalë nga UÇK-ja. Ky qëndrim tepër rigoroz i atij kryetari të një shteti mik dhe aleat në kohën e luftës së fundit, zbeh imazhin te shqiptarët për miqësinë dhe sinqeritetin e udhëheqësve të rinj të atij shteti, të cilët ketë herë me direktiva të LDK-së dolën haptazi kundër luftës së shenjtë të UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore serbe dhe qëndrimi i tyre tepër i ngurtë dhe me prapavi të rrezikshme qet në shesh luftën e fshehtë dhe të hapur të shërbimeve sekrete serbe kundër lirisë substanciale të Kosovës dhe të popullit të saj. Kësaj lufte pas shpine dhe nga më të turpshmet në historinë e shqiptarëve i paraprijnë argatët e LDK-së dhe “tri fytyrat emblematike të saj”, dr. Ibrahim Rugova, dr. Bujar Bukoshi dhe Tahir Zemaj..., etj.

    Dalin këtu edhe pyetje konstatime: A e sheh veten kryetari dhe shërbimi sekret i atij shteti se në çfarë niveli kanë rënë në sy të shqiptarëve të mirëfilltë, të cilët e dinë grurë të kuq se nisma e një vendimi të tillë të Presidentit amerikan i ka rrënjët te shërbimet sekrete serbe dhe te ato ruse në Kosovë dhe kudo në botë, ku veprojnë ato shërbime të fshehta.

    Populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera të pushtuara shqiptare nuk ka nevojë për robëri të re dhe aq më pak qoftë edhe kur më i forti i botës dëshiron t’ia imponojë me dhunë e forcë të formave të ndryshme e të shumta pushtetarët proserbë të LDK-së.

    Nga të gjitha komentet dhe editorialet e botuara në faqet e shtypit “tonë” nga (k)analistët “tanë” të njohur del dëshmia se SHBA-të dhe Administrata e George W. Bushit kanë rënë drejtpërdrejtë ose tërthorazi nën ndikimin e shërbimeve sekrete serbe dhe atyre të KGB-së ruse, të cilat janë të lidhura te lëmezët e partisë më të madhe projugosllave në Kosovë.

    Një pyetje ndër më thelboret që duhet të shtrohet këtu, është: A do ta hanë SHBA-të, NATO dhe UNMIK-u me Bushin, Hakerupin e Skiakerin në krye karremin e shërbimeve sekrete serbe dhe të KGB-së ruse, të vënë jo vetëm kësaj radhe e këtu, para organeve ndërkombëtare përmes shqipfolësve të LKJ-së, ose të lidhjes më të re sllave – LDK-së, kundër shqiptarëve dhe interesave vitale të tyre? Kjo, mbetët të shihet.

    Prandaj, për këtë kohë, këtu dhe në këtë mënyrë, është e habitshme dhe tepër e pakuptimtë se si mund t’i kënaq në ketë mënyrë dhe në këtë shkallë apetitet e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse një kryetar i një shteti mik siç është Amerika.

    P. S.: Përmes Zyrës Tuaj, unë, edhe një herë shpreh konsiderata të larta ndaj SHBA, që kam unë si poet, shkrimtar dhe publicist, autor edhe i këtij shkrimi, dhe që ka populli shqiptar.

    Të gjithë ne shqiptarët e dimë mirë se po të mos ishte Vilsoni, nuk do të ishte Shqipëria, dhe, po të mos ishte Klintoni, nuk do të ishte Kosova e lirë. Shqiptarët në përgjithësi duan ta respektojnë me gjithë zemër edhe kryetarin e ri, George W. Bush, andaj në shenjë të këtij respekti të thellë e shkrova edhe këtë shkrim-analizë për Juve dhe për mjetet e informimit në gjuhën shqipe.

    AUTORI

    SQARIM: Letra drejtuar ish-Zyrës Amerikane (tash Ambasadës Amerikane), në Prishtinë, dhe mjeteve të “informimit” në gjuhën shqipe, me një letër përcjellëse për z. Christopher W. Dell, mban vulën e një dëshmie dhe të shumë të vërtetave të kohës, pra, është e datës 9. 7. 2001, e cila nuk u publikua atëherë nga mjetet “tona të informimit” publik, çka tregon qartë vijën e tyre “shqiptare” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë, e cila, tash, është edhe një dëshmi dhe akuzë më tepër për qëndrimin e “hapur”, “korrekt” e ‘demokratik’ “shqiptar” të tyre për “informimin e drejtë dhe të paanshëm” të opinionit publik, të cilin e dëshmon jo vetëm letra në fjalë. Meqë letra ishte publikuar në faqen e internetit: www.geocities.com/liriaekosoves/Tafil.html, Letër e hapur e shkrimtarit Tafil Duraku drejtuar Zyrës amerikane në Prishtinë dhe mjeteve të informimit në gjuhën shqipe, të cilën e pashë më 18. 2. 2009, dhe, e ndiej për obligim moral e kombëtar ta publikoj atë pa asnjë ndërhyrje, sepse, në publikimin e faqes në fjalë nuk është përfshirë data kur është dërguar letra (të cilën nuk kam njohuri kush ka mundur ta dërgojë për botim, edhe pse ka qenë letër e hapur dhe u është drejtuar shumë mediave, etj.)... Po, sot, dhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare, a nuk po dëshmohet i drejtë qëndrimi im kombëtar, shqiptar, përballë trysnive dhelpra të “shqiptaro”-titistëve të përbetuar antishqiptarë dhe “patriotë” të dëshmuar...”komunistë” e “demokratë”?!... Kosova e pushtuar shqiptare është e lirë dhe sovrane vetëm atëherë kur është e bashkuar me Amën e saj, Shqipërinë-SHQIPËRI, dhe vetëm atëherë ka lirinë dhe sovranitetin e saj të plotë dhe të pacenueshëm dhe vetëm atëherë do ta gëzojë plotësisht populli i shumëvuajtur shqiptar...

    Për fund, po e japim (më poshtë) pjesën përfundimtare të letrës përcjellëse për z. Christopher W. Dell, ish-Shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë.

    ... [...] ...
    Isha dhe jam përkrahës i luftës së UÇK-së për lirinë e Kosovës dhe të këtij populli, andaj edhe shkrimet e mia ishin dhe janë edhe sot plotësisht kundër vijës pacifiste dhe kundër vijës së njëmendësisë komuniste që përfaqësonte dhe përfaqëson dr. Rugova dhe aparati i tij proserb e protitist, kundërshqiptar deri në përmasa të çmendisë njerëzore.

    Jam ndër intelektualët më të censuruar, e cila censurë vazhdon edhe sot e kësaj dite falë aparatit të censurës komuniste të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së) dhe kriminelëve “zyrtarë” të dr. Rugovës jo vetëm në atë fushë të dijes njerëzore dhe nga po ky aparat “shtetëror” i tij, brezi i ri i politikës shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare të pushtuara nga sllavo-orthodoksët akuzohet pa asnjë të drejtë para Jush dhe para organeve të tjera ndërkombëtare të OKB-së në Kosovë dhe jashtë saj.

    Do të dëshiroja që ky brez i ri dhe ky brez i art politik dhe ushtarak i UÇK-së të mbrohet nga Ju dhe ta ketë mbështetjen Tuaj kudo dhe garantoj se nuk do të zhgënjeheni as Ju në rajon. Këtij brezi i takoj me gjithçka që është shqiptare, andaj për qëllime të tilla mbështesim fuqishëm edhe praninë Tuaj në rajon.

    Pranoni konsideratat e mia të sinqerta e të thella dhe respektin tim miqësor.


    Burojë, më 19 shkurt 2009

    marr nga

    http://www.albaniapress.com/lajme/8212/FAKTE-KOHE.html

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Aktualisht, në Kosovë veprojnë agjenturat influente të shteteve që ia duan të mirën Kosovës dhe të atyre shteteve që kanë qëllim armiqësor ndaj Kosovës. Ndër këto agjentura më e rrezikshmja është ajo serbe.



    Gjatë historisë së njerëzimit përmes logjikës së shërbimeve sekrete, janë realizuar veprime të cilat nuk kanë mundur që t’i realizojnë ushtri të tëra. Sinonim i kësaj është i ashtuquajturi Kali i Trojës (Ilionit), përmes të cilit grekët mbërritën ta pushtojnë qytetin e fortifikuar, të cilën me luftë nuk arritën ta pushtonin dot, edhe pse dhjetë vjet me radhë e kishin mbajtur të rrethuar.
    Edhe sot, historianë të shumtë kanë dilema se si trojanët ranë në karremin e servuar nga grekët (Odiseu)? Në Iliadë, Homeri përshkruan kohë pas kohe veprime zbuluese të ndërmarra nga ushtria greke, por nuk flet për asnjë moment për një shërbim të centralizuar, i cili merret me këtë punë. Vet akti i sajimit të mashtrimit mund ta vërtetojë ekzistencën e një shërbimi zbulues, i cili me kalimin e viteve me sa duket ka arritur te ngjitet shumë lartë në strukturat komanduese të ushtrisë së Priamit.
    Pushtimi i Trojës nuk ka ndodhur për faktin se grekët e ndërtuan një kalë të drunjtë dhe atë e lanë jashtë mureve të qytetit. Grekët edhe më parë kanë mundur të ndërtojnë turma kuajsh të drunjtë, por ata do të kishin mbetur jashtë mureve të qytetit sikur dikush me influencë nga radhët e strukturave udhëheqëse trojane të mos kishte urdhëruar futjen e tyre brenda. Kështu, vetëm futja e dhjetëra ushtarëve sa ka zënë brendia e kalit të drunjtë nuk do të kishte paraqitur ndonjë problem për sigurinë e qytetit, sikur dikush me influencë nga udhëheqja trojane të mos e sabotonte shërbimin e zbulimit, i cili e kishte për detyrë që t’i përcjellë aktivitetet e ushtrisë greke gjatë tërheqjes. Siç duket pas vdekjes së Hektorit, Priamit plak i kishin dalë nga dora shumë gjëra dhe në hierarkinë e tij shtetërore grekët kishin rekrutuar njerëz me influencë dhe e kishte bërë atë që të marr vendime të gabuara.

    Agjentura influente është në veprim
    Termi “agjenturë influente” bëhet i njohur së pari nga një fjalim i shefit të KGB-së, Vladimir Kluçkov i mbajtur para deputetëve të Sovjetit Suprem më 17 qershor të vitit 1991. Kluçkov, duke iu referuar një dokumenti të cilin KGB-ja ia dërgonte Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të BRSS-së më 24 qershor të vitit 1977, para deputetëve sovjetikë i prezanton përmasat e rrezikut të shkatërrimit të shtetit sovjetik nga “Plani i CIA-s për rekrutimin e agjenturës influente nga radhët e qytetarëve sovjetikë”.Në kuadër të debateve se si u shkatërrua perandoria sovjetike, shumë analistë këtë ia atribuojnë aksioneve sekrete të CIA-s, në radhë të parë e potencojnë veprimtarinë e agjenturës influente, e cila duke qenë në vendet kyçe e ka sabotuar funksionimin e sistemit shtetëror në të gjitha segmentet e veçanërisht në atë ekonomik dhe politik. Në këtë kuadër, sot e kësaj dite “perestrojka” e Gorbaçovit, e cila merret si paraprijëse e shkatërrimit të shtetit sovjetik, shikohet si projekt i prodhuar nga agjentura influente e rekrutuar nga CIA.

    Kush janë agjentët influentë?
    Agjenti influent nuk do të thotë të jetë njeriu i parë i një shteti. Janë raste të rralla në histori kur njeriu i parë i një shteti ka arritur që të rekrutohet nga shërbimi armik. Agjentët me influencë, zakonisht i përkasin nivelit të dytë ose të tretë në institucione drejtuese, ku shërbimi armik e bën lojën e vet në mënyrë të heshtur dhe pa u hetuar. Kjo do të thotë se ata janë persona, të cilët me autoritetin e tyre politik (nganjëherë edhe ekonomik) ndikojnë te personat vendimmarrës në marrjen e vendimeve të gabuara, të cilët shkojnë në dobi të armikut. Zhvillimi i kësaj veprimtarie nuk mund të ndodhë i veçuar. Ajo do një përfshirje të gjithanshme, e cila gjithsesi duhet të ketë mbështetje mediale. Veprimi i gjithanshëm në fushata të këtilla të sofistikuara, mbërrin që me vete të marrë edhe shumë persona, të cilët pa vetëdije futen në këtë lojë, por që janë influentë në rrethin ku jetojnë dhe veprojnë.
    Nëse vetëm pak shikojmë nga e kaluara jonë jo e largët, sigurisht se do të na kujtohen veprimet e agjenturës influente serbe, e cila ne gjysmën e dytë të viteve nëntëdhjeta provonte që shqiptarët e Kosovës t’i fuste në kuadër të sistemit jugosllav të administrimit.
    Aktualisht, në Kosovë veprojnë agjenturat influente të shteteve që ia duan të mirën Kosovës dhe të atyre shteteve që kanë qëllim armiqësor ndaj Kosovës. Ndër këto agjentura më e rrezikshmja është ajo serbe, e cila është instaluar gjithandej dhe herë pas here nga mbështetja e paqëllimtë e disa mediave, Kosovës i shkakton dëme të papara. Le ta marrim vetëm një segment, atë të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK). Sipas publikimeve të bëra, personi i cili ishte i autorizuar për rekrutim, sistematizim dhe gradim në kuadër të SHPK-së, ka kërkuar azil politik në Angli dhe ka pranuar se ka qenë agjent i shërbimit serb (BIA). Deri sot, nuk është bërë publike asnjëherë nga organet e specializuara të SHPK-së, se cili është dëmi që ky person i ka shkaktuar këtij shërbimi. Nga dëmet më të mëdha që mund të ketë shkaktuar ky person është mënjanimi i personave intelektualë nga strukturat komanduese të SHPK-së dhe instalimi i rrjetit të tij në këto struktura, ku për pasojë kemi një zbulueshmëri shumë të ulët të krimeve nga SHPK. Është e pakuptueshme se si në kuadër të SHPK-së gradohen pjesëtarë, të cilët e kanë të dyshimtë diplomën e shkollës së mesme, ndërsa mbeten pa grada inxhinierët, ekonomistët, juristët… Kjo më së miri e vërteton praninë e agjenturës influente në këtë institucion, por edhe në institucionet tjera. Secili që ia do të mirën Kosovës, le të shikojë se kë ka afër tij!

    Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS at

  3. #163
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    FAKTE KOHE

    ZYRËS AMERIKANE NË PRISHTINË
    DHE MJETEVE TË INFORMIMIT NË GJUHËN SHQIPE

    Tafil Duraku
    Më dt. 9. 7. 2001


    PËRPJEKJET E SHËRBIMEVE SEKRETE SERBE DHE RUSE PËR TA ARMIQËSUAR SHBA-n DHE NATO-n ME KRAHUN E LUFTËS SË UÇK-së


    Ditëve të fundit, pas një prononcimi zyrtar të një kryetari të një shteti mik, është intensifikuar lufta kundër lirisë së mirëfilltë të Kosovës dhe të popullit të saj, dhe pikërisht nis një luftë e tillë me suspendimin e pesë oficerëve të lartë të TMK-së, të cilët udhëhoqën luftën e popullit të tyre për liri dhe kontribuuan madhorisht për praninë e SHBA-ve dhe të NATO-s në rajon.

    Bërthama e vënies në lëvizje të atyre mekanizmave ndërkombëtarë kundër interesave vitale të Kosovës dhe kundër lirisë substanciale të popullit të saj është në Kosovë dhe quhet LDK (0se SDB – sluzba drzavne bezbednosti Srbije), në mbrojtje të së cilës luftë speciale janë kyçur disa nga gazetat më të zëshme ditore të Kosovës, veçanërisht gazetat “Koha ditore”, “Rilindja”, “Bota sot”, “Zëri” etj. dhe (k)analistët e mirënjohur të atyre gazetave të huaja për ketë popull dhe për luftën e fundit të tij për çlirim nga pushtuesi serb.

    Shtysat e një lufte të tillë speciale të kryetarit amerikan George W. Bush duhet kërkuar te shërbimet sekrete serbe dhe ruse në Kosovë, rajon dhe më gjerë, të cilat i gjejmë edhe te konstatimet e (k)analistëve, si kjo: Por, nëse është ndryshe, e si duket do të jetë, më mirë është që ta ruajmë gjeneral Çekun dhe TMK-në”, ndërkaq, tjetri (k)analist, në gazetën e tij “shtetërore”, shkruan: “Shkarkimi i ‘ish-gjeneralëve’ të TMK-së me insistimin e Shtëpisë së Bardhë dhe me vendimin e kryeadministratorit Hakerup është një leksion i mirë për demokracinë në Kosovë dhe është një dëshmim i fjalës së urtë popullore se ‘pasha e nxen lepurin me kerr’”, e, (k)analisti tjetër çirret edhe më zi, kur thotë: “Fati i TMK-së nuk lidhet me fatin e asnjë personi sado lart të jetë i ranguar në hierarkinë komanduese të kësaj strukture”... Sa e çuditshme: Fati i TMK-së (ish UÇK-së) nuk bëka të lidhet me fatin e asnjë personi sado lart të jetë i ranguar në kierarkinë komanduese të asaj strukture që më së shumti i duhet Kosovës dhe popullit të saj, prandaj, ju pyes, zotërinj (k)analistë: Po, si bëka që fati politik, ekonomik, kulturor i Kosovës të jetë i lidhur për emrat dhe mbiemrat më të pështirë të kierarkisë politike, ekonomike, kulturore etj. të Kosovës, kur shumica e tyre janë ende agjentë të regjur të komunizmit serbo-rus dhe të shërbimeve sekrete të këtyre dy përfaqësive më antishqiptare në botë, apo, sërish, ata (k)analistë të njohur duan ta mashtrojnë vetëdijen primitive shqiptare të cilës i paraprijnë kudo dhe në momente të caktuara, pikërisht, tash, në prag të zgjedhjeve të nëntorit të këtij viti. Kjo, mbase, nuk do koment tjetër. Vetëm, pyesim edhe një herë: SI BËKA QË FATI I KOSOVËS TË JETË I LIDHUR GJITHMONË PËR TRADHTARËSH DHE PËR KËLYSHËSH TË TYRE “POLITIKË”, “EKONOMIKË”, “USHTARAKË” ETJ., kur dihet mirëfilli se destruktiviteti i përzgjedhur deri më sot, dhe gjithmonë nga okupuesit e ndryshëm dhe të shumtë, na solli buzë kësaj katastrofe që i paraprijnë (k)analistët dhe rrahushët në krye të politikës “sonë” kombëtare dhe ata të sojit të tyre me“shkolla” e “grada” të “mëdha”(!?)...

    Por, këtu, po ndodh diçka shumë e çuditshme që të bën të çuditesh: a bëka dhe si bëka që kaq lehtë në grackën e përgatitur të shërbimeve sekrete serbe të bjerë hiq më pak se kryetari i SHBA, George W. Bush dhe Administrata e tij? Nuk është vështirë të dihet se Bushi dhe jo vetëm ai po bien në grackat që atyre po ua përgatisin shërbimet e fshehta të zbulimit dhe të kundërzbulimit serbo-rus nga radhët e shqipfolësve, të cilët përpiqen ta ruajnë pushtetin dhe pozitat e trashëguara prej atyre sistemeve dhe këtë herë nuk është vështirë të dihet se gracka kishte marrë udhë nga shqipfolësit e partisë më të madhe të Kosovës, LDK-së, të cilën Serbia dhe KGB-ja ruse e kanë përgatitur për të punuar për shërbimet e tyre të fshehta.

    Një (k)analist tjetër, thotë: “Masat e ndërmarra nga Hakerup dhe Siaker, ndaj pesë oficerëve të TMK-së rrjedhin nga kompetencat e tyre që dalin ngs Rezoluta 1244 e KS të OKB për Admisnistrim të përkohshëm Ndërkombëtar të Kosovës, dhe ato nuk janë drejtuar kundër TMK-së si institucion”, për të vazhduar më tej: Masat e marra nga kryeadministratori i Kosovës, Hans Hakerup dhe nga komandanti i KFOR-it Torsten Skiaker për pezullimin nga detyra të pesë oficerëve të lartë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, janë vendim logjik dhe i nevojshëm pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit të SHBA-ve që apostrofon këta persona “që me aktivitetet e tyre pengojnë proceset e paqës në rajon dhe dëmtojnë interesat e SHBA-ve”.

    Prandaj, këtu, do të ishte e udhës të shtrohen një varg pyetjesh, e, ndër to, edhe kjo: Kush i paguan dhe kush i nxit ata (k)analistë që të jenë aq ndërsyes dhe aq antiUÇK? Sa janë të drejta qëndrimet e tyre dhe vendimi i Presidentit amerikan për suspendim të po atyre gjeneralëve të lartë të UÇK-së, të cilët qenë të dënuar nga Serbia edhe me nga 31 vjet burg, në mungesë, dhe bëria me gisht drejt tyre nga partia më e madhe proserbe në Kosovë, LDK-ja dhe prijësit “legjendarë” të saj? Të gjitha këto mendime të (k)analistëve, të LDK-istëve që bëjnë tinëzisht me gisht nga njerëzit më të shëndosh kombtarisht dhe vendimin e presidentit amerikan i qiti në pus pa fund opinioni i gjerë shqiptar, i cili u shfaq në RTK1, më 7. 7. 01, gjatë emetimit të lajmeve, si dhe këshillat e mëpastajme dhe të koordinuara të titistëve, se duhet respektuar çdo vendim që vjen nga Amerika dhe Bushi, si vazhdimësi e tradhtarëve të koordinuar shqipfolës, për ta mashtruar popullin shqiptar shumë të përgjumur dhe shumë të hutuar.

    Pra, se a ishte i drejtë dhe sa ishte i drejtë vendimi i Bushit dhe mësyemjet e (k)analistëve të njohur për opinionin, thjesht dhe më së miri u pa nëpërmjet prononcimeve të shumë qytetarëve të Kosovës në TV, i cili prononcim plotësisht hodhi poshtë dhe të pabaza kërcënimet dhe mësyemjet e (k)analistëve të shumtë dhe të ndryshëm që nuk ia duan të mirën TMK-së si dhe vendimin e Presidentit amerikan dhe shumë editoriale të (k)analistëve të gazetave “tona”. Kjo, mbase, nuk do koment tjetër.

    Prandaj, është e çuditshme, bile edhe shumë e habitshme, si mund të dalë me një vendim të tillë kryetari i një shteti siç janë SHBA-të, t’i akuzojë çlirimtarët e popullit të tyre në përmasat që i akuzonte Serbia dhe argatët e saj në Kosovë, këtë herë, si dhe herave të tjera në Kosovë, me direktiva të LDK-së, ose, thënë shqip, me direktiva të kriminelëve shqiptar e zyrtar të Beogradit, të cilët gjithmonë punuan dhe po punojnë kundër interesave vitale të popullit të tyre, për t’i plotësuar apetitet e Serbisë e cila edhe i ka instaluar në pushtet dhe u ka lënë kompetenca për të kontaktuar në emër të shqiptarëve me ndërkombëtarët, si dhe për t’i kënaqur interesat dhe apetitet e tyre grupore e kulimoklanore të pjatalëpirësve titistë. Kjo, mund të ilustrohet me shumë shembuj konkretë Prandaj, si mund të gëzojë përkrahje të popullit shqiptar NATO dhe KFOR-i kur dënojnë me vendime arbitrare dhe me vendime proserbe njerëzit më meritorë të lirisë së popullit të tyre, dhe, aq më keq kur pjesa dërmuese e popullit shqiptar e di se nisma e atyre vendimeve tinzare gjenezën e ka te LDK-ja proserbe dhe porKGBiste, te njerëzit udhëheqës të saj. Pra, te LDK-ja (ish LKJ-ja) që ka gëzuar për 123 vjet rresht pushtetin jugosllav, vetëm e vetëm duke burgosur, torturuar, vrarë dhe masakruar bijtë dhe bijat më të mira dhe më të devotshme të popullit shqiptar. Pra, si mund t’i lejojë vetes një kryetar i një shteti mik, siç janë SHBA-të, të marrë vendime kundër prijësve të UÇK-së dhe kundër aleatëve të vërtetë të SHBA-ve dhe të NATO-s, e të bie aq lehtë vendime të ngutura e publike, pikërisht, kur dihet se ato kanë dalë nga shërbime sekrete serbe, siç është SDB-ja (UDB-a) dhe KGB-ja ruse, të cilat shërbime kanë folur dhe flasin shqip në Kosovë dhe kanë qenë në krye të popullit shqiptar të Kosovës gjatë 50 vjetëve të fundit dhe gjatë 10 vjetëve të fundit kanë përkrahur regjimin serb të Slobodan Milosheviqit...

    Kryetari i atij shteti që ka marrë një vendim të tillë, duhet ta dijë se më mirë, gjithsesi, do të ishte që ta merrte një vendim të tillë kundër gazetave të Kosovës dhe kundër (k)analistëve të atyre gazetave si dhe direkt kundër atyre që denoncuan gjeneralët më meritorë të TMK-së, si gjeneralë dhe si ushtri, të dalë nga UÇK-ja. Ky qëndrim tepër rigoroz i atij kryetari të një shteti mik dhe aleat në kohën e luftës së fundit, zbeh imazhin te shqiptarët për miqësinë dhe sinqeritetin e udhëheqësve të rinj të atij shteti, të cilët ketë herë me direktiva të LDK-së dolën haptazi kundër luftës së shenjtë të UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore serbe dhe qëndrimi i tyre tepër i ngurtë dhe me prapavi të rrezikshme qet në shesh luftën e fshehtë dhe të hapur të shërbimeve sekrete serbe kundër lirisë substanciale të Kosovës dhe të popullit të saj. Kësaj lufte pas shpine dhe nga më të turpshmet në historinë e shqiptarëve i paraprijnë argatët e LDK-së dhe “tri fytyrat emblematike të saj”, dr. Ibrahim Rugova, dr. Bujar Bukoshi dhe Tahir Zemaj..., etj.

    Dalin këtu edhe pyetje konstatime: A e sheh veten kryetari dhe shërbimi sekret i atij shteti se në çfarë niveli kanë rënë në sy të shqiptarëve të mirëfilltë, të cilët e dinë grurë të kuq se nisma e një vendimi të tillë të Presidentit amerikan i ka rrënjët te shërbimet sekrete serbe dhe te ato ruse në Kosovë dhe kudo në botë, ku veprojnë ato shërbime të fshehta.

    Populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera të pushtuara shqiptare nuk ka nevojë për robëri të re dhe aq më pak qoftë edhe kur më i forti i botës dëshiron t’ia imponojë me dhunë e forcë të formave të ndryshme e të shumta pushtetarët proserbë të LDK-së.

    Nga të gjitha komentet dhe editorialet e botuara në faqet e shtypit “tonë” nga (k)analistët “tanë” të njohur del dëshmia se SHBA-të dhe Administrata e George W. Bushit kanë rënë drejtpërdrejtë ose tërthorazi nën ndikimin e shërbimeve sekrete serbe dhe atyre të KGB-së ruse, të cilat janë të lidhura te lëmezët e partisë më të madhe projugosllave në Kosovë.

    Një pyetje ndër më thelboret që duhet të shtrohet këtu, është: A do ta hanë SHBA-të, NATO dhe UNMIK-u me Bushin, Hakerupin e Skiakerin në krye karremin e shërbimeve sekrete serbe dhe të KGB-së ruse, të vënë jo vetëm kësaj radhe e këtu, para organeve ndërkombëtare përmes shqipfolësve të LKJ-së, ose të lidhjes më të re sllave – LDK-së, kundër shqiptarëve dhe interesave vitale të tyre? Kjo, mbetët të shihet.

    Prandaj, për këtë kohë, këtu dhe në këtë mënyrë, është e habitshme dhe tepër e pakuptimtë se si mund t’i kënaq në ketë mënyrë dhe në këtë shkallë apetitet e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse një kryetar i një shteti mik siç është Amerika.

    P. S.: Përmes Zyrës Tuaj, unë, edhe një herë shpreh konsiderata të larta ndaj SHBA, që kam unë si poet, shkrimtar dhe publicist, autor edhe i këtij shkrimi, dhe që ka populli shqiptar.

    Të gjithë ne shqiptarët e dimë mirë se po të mos ishte Vilsoni, nuk do të ishte Shqipëria, dhe, po të mos ishte Klintoni, nuk do të ishte Kosova e lirë. Shqiptarët në përgjithësi duan ta respektojnë me gjithë zemër edhe kryetarin e ri, George W. Bush, andaj në shenjë të këtij respekti të thellë e shkrova edhe këtë shkrim-analizë për Juve dhe për mjetet e informimit në gjuhën shqipe.

    AUTORI

    SQARIM: Letra drejtuar ish-Zyrës Amerikane (tash Ambasadës Amerikane), në Prishtinë, dhe mjeteve të “informimit” në gjuhën shqipe, me një letër përcjellëse për z. Christopher W. Dell, mban vulën e një dëshmie dhe të shumë të vërtetave të kohës, pra, është e datës 9. 7. 2001, e cila nuk u publikua atëherë nga mjetet “tona të informimit” publik, çka tregon qartë vijën e tyre “shqiptare” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë, e cila, tash, është edhe një dëshmi dhe akuzë më tepër për qëndrimin e “hapur”, “korrekt” e ‘demokratik’ “shqiptar” të tyre për “informimin e drejtë dhe të paanshëm” të opinionit publik, të cilin e dëshmon jo vetëm letra në fjalë. Meqë letra ishte publikuar në faqen e internetit: www.geocities.com/liriaekosoves/Tafil.html, Letër e hapur e shkrimtarit Tafil Duraku drejtuar Zyrës amerikane në Prishtinë dhe mjeteve të informimit në gjuhën shqipe, të cilën e pashë më 18. 2. 2009, dhe, e ndiej për obligim moral e kombëtar ta publikoj atë pa asnjë ndërhyrje, sepse, në publikimin e faqes në fjalë nuk është përfshirë data kur është dërguar letra (të cilën nuk kam njohuri kush ka mundur ta dërgojë për botim, edhe pse ka qenë letër e hapur dhe u është drejtuar shumë mediave, etj.)... Po, sot, dhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare, a nuk po dëshmohet i drejtë qëndrimi im kombëtar, shqiptar, përballë trysnive dhelpra të “shqiptaro”-titistëve të përbetuar antishqiptarë dhe “patriotë” të dëshmuar...”komunistë” e “demokratë”?!... Kosova e pushtuar shqiptare është e lirë dhe sovrane vetëm atëherë kur është e bashkuar me Amën e saj, Shqipërinë-SHQIPËRI, dhe vetëm atëherë ka lirinë dhe sovranitetin e saj të plotë dhe të pacenueshëm dhe vetëm atëherë do ta gëzojë plotësisht populli i shumëvuajtur shqiptar...

    Për fund, po e japim (më poshtë) pjesën përfundimtare të letrës përcjellëse për z. Christopher W. Dell, ish-Shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë.

    ... [...] ...
    Isha dhe jam përkrahës i luftës së UÇK-së për lirinë e Kosovës dhe të këtij populli, andaj edhe shkrimet e mia ishin dhe janë edhe sot plotësisht kundër vijës pacifiste dhe kundër vijës së njëmendësisë komuniste që përfaqësonte dhe përfaqëson dr. Rugova dhe aparati i tij proserb e protitist, kundërshqiptar deri në përmasa të çmendisë njerëzore.

    Jam ndër intelektualët më të censuruar, e cila censurë vazhdon edhe sot e kësaj dite falë aparatit të censurës komuniste të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së) dhe kriminelëve “zyrtarë” të dr. Rugovës jo vetëm në atë fushë të dijes njerëzore dhe nga po ky aparat “shtetëror” i tij, brezi i ri i politikës shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare të pushtuara nga sllavo-orthodoksët akuzohet pa asnjë të drejtë para Jush dhe para organeve të tjera ndërkombëtare të OKB-së në Kosovë dhe jashtë saj.

    Do të dëshiroja që ky brez i ri dhe ky brez i art politik dhe ushtarak i UÇK-së të mbrohet nga Ju dhe ta ketë mbështetjen Tuaj kudo dhe garantoj se nuk do të zhgënjeheni as Ju në rajon. Këtij brezi i takoj me gjithçka që është shqiptare, andaj për qëllime të tilla mbështesim fuqishëm edhe praninë Tuaj në rajon.

    Pranoni konsideratat e mia të sinqerta e të thella dhe respektin tim miqësor.


    Burojë, më 19 shkurt 2009

    marr nga

    http://www.albaniapress.com/lajme/8212/FAKTE-KOHE.html
    µ


    Shkrim i sjelle jo ne kohen e duhur, sepse viti 2001 as qe mund te krahasohet me vitin 2010.
    Mirepo nga ana tjeter, ky shkrim nxjerr ne pah personat e semure mendore te tipit Duraku, sepse te tille ka nder shqiptare shume, qe shohin enderra naten e diten behen komandante, gjenerale, lider shteti, ambasadore etj per te luftuar me mullinjte e eres.

    Kjo semundje e ka nje emer dhe kete eshte mire t'ja vesh ne dukje Durakut e tipave si ai!

    Po ta kesh vene re me vemendje (nese nuk i perket ndonje hierarkie te "ilegaleve" te viteve '80 apo "titisteve" te viteve '70), askush nga shqiptaret nuk guxon te hedhe balte mbi gjakun e atyre qe flijuan jeten per lirine e Kosoves dhe te mbare kombit, mirepo askush nuk ka te drejte t'ua mbylle gojen atyre qe mendojne se para, gjate dhe pas luftes, pati krime.

    Krimi duhet te denohet, pavaresisht nga gradat qe ka patur X para dhe pas vitit 1999!

    Krimi duhet te denohet, sepse kjo i sherben drejtesise dhe ndertimit te nje sistemi te drejte!

    Mbrojtja qe i behet krimit, nuk eshte gje tjeter vecse nje forme e bashkefajesise dhe kjo eshte edhe me e rrezikshme!

    Krimin nuk duhet ta denoje vetegjyqesia, nuk duhet ti jipet kahje ideologjike, por duhet ti lihet ne dore drejtesise!

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Strukturat paralele Serbe ne Policine e Kosoves, shkaqet dhe pasojat

    Fillimisht dua të theksoj se ky shkrim ka për qëllim sensibilizimin e opinionit të brendshëm, atij të jashtëm dhe minoritetit serb, që të mos bien pre e trysnisë së Beogradit dhe mekanizmave të shërbimeve sekrete serbe, të cilët, pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë, po i përdorin për t’i arritur qëllimet e veta, duke i futur edhe vet ata në një rrugë pa dalje. Është koha e integrimeve dhe jo e urrejtjes ndaj etnive tjera. Minoriteti serb në Kosovë ka favore të mëdha, që si të tilla nuk i ka asnjë minoritet në asnjë shtet të botës. Por, duke qenë gjithnjë të instrumentalizuar nga Beogradi, këto të drejta i kanë keqpërdorur. Toleranca e tepruar secilën ditë po vjen duke u zvogëluar për të gjithë ata që nuk i respektojnë ligjet dhe bien ndesh me rregullat e caktuara të shtetit. Megjithatë, të gjithë qytetarët pa dallim etnie duhet të jenë të barabartë para ligjit, si për privilegje ashtu edhe për përgjegjësi, sepse ka filluar të ndjehet haptazi se tolerimet e veprimeve diferencuese, qoftë ky edhe “diskriminim pozitiv” i aplikuar vetëm ndaj minoritetit serb në Kosovë deri në pakufi, janë brengat kryesore të sigurisë pas fazës fillestare të pavarësisë.

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Lidhur me këtë, nga tolerimet dhe respektimi deri në përulje i palës serbe, mund të ndodhin keqkuptime në kampin tjetër - te pala shumicë shqiptare, por edhe te pakicat tjera etnike që jetojnë në Kosovë. Pakënaqësia e shqiptarëve, popullsisë me shumicë dërmuese të Kosovës, bazohet në mungesën e deklarimit eksplicit të shtetit nacional shqiptar. Përderisa elementi serb i Kosovës nuk integrohet natyrshëm në institucionet dhe në jetën shoqërore të vendit, por vazhdon të jetë element i instrumentalizuar në duart e Beogradit, i cili në vazhdimësi po i përdorë kundër Kosovës, padyshim se kërcënimet për mjedisin e sigurisë do të jenë evidente. Prandaj, është domosdoshmëri që institucionet vendore të Republikës së Kosovës, e veçanërisht ato ndërkombëtare, të ndërmarrin masa për zgjidhjen e kësaj çështjeje tejet të dëmshme jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë.
    Sepse, tolerimi deri në paskajshmëri ndaj minoritetit serb në Kosovë, ka shkaktuar përkeqësim të disponimit si te pjesëtarët e komunitetit me shumicë shqiptare, por edhe në mesin e komuniteteve tjera pakicë. Për hir të minoritetit serb, i cili përkundër të gjithave refuzon të njohë shtetin e Kosovës në të cilin jeton dhe në shumicën e rasteve ushtron pushtet paralel në vend, ka bërë që popullsia shumicë e Kosovës, të jetojë në kushte të “getos” artificiale.
    Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me frymë vëllazërimi, e kjo minoritetit serb po i mungon në sjelljet e përditshme. Ata kanë krijuar sisteme paralele të sigurisë dhe pushtetit, të cilat vazhdojnë të jenë aktuale edhe gati dy vjet pas shpalljes së pavarësisë.
    Tashmë dihet se skenarët dhe planet operative të provokimit të situatave të sigurisë në Kosovë janë hartuar në Beograd qysh para shpalljes së pavarësisë, si plane rezervë (nëse ndodh), me qëllim të destabilizimit të brendshëm të Kosovës dhe me qëllim të krijimit të një situate e cila do të ishte e vështirë për t’u menaxhuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Për t’i koordinuar veprimet në të gjitha fushat kundër shtetit të Kosovës, qeveria e Serbisë, kishte hapur zyrat e të ashtuquajturës “Ministri për Kosovë dhe Metohi”, në veri dhe në perëndim të Kosovës, pastaj formoi të ashtuquajturën “Qendër Koordinuese për Kosovë”, caktoi udhëheqësit “e qarkut”, “Kuvendin e Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”me “qëllim të shtrirjes së mandatit institucional” (të Serbisë) në territorin e Kosovës, duke pasur synim kryesor pengimin (paralizimin) e funksionimit të institucioneve legjitime të Kosovës.
    Siç do të shihet edhe më poshtë në këtë punim, forcat paramilitare serbe i shfrytëzojnë edhe format “legale” të organizimit. Mekanizmi i lartcekur, i formuar dhe i ndikuar politikisht nga Serbia, i financuar dhe i mbështetur edhe me teknikë luftarake, po tenton edhe më tutje ta paraqet praninë e Serbisë në Kosovë.
    Këtë prani, Serbia po përpiqet ta paraqesë nëpërmjet strukturave paralele serbe brenda Kosovës. Shumëkush në Kosovë praninë e strukturave paralele serbe, e sheh si një lloj pranie të Serbisë në disa pjesë të Kosovës, sepse këto struktura ndërlidhen direkt me shtetin serb, prandaj kanë arsye të frikësohen për ndikimin e Serbisë në Kosovë. Vet UNMIK-u, nëpërmjet Rezolutës 1244, i ka konsideruar këto struktura të Serbisë si ilegale, por në të njëjtën kohë UNMIK-u gjithnjë e ka toleruar ekzistencën dhe veprimtarinë e pranisë institucionale të Serbisë brenda vendit tonë. Serbia, nëpërmjet mekanizmave të saj, e ka futur në veprim vijën vertikale të ndikimit.
    P.sh: një numër i pjesëtarëve të SHPK-së (Shërbimit Policor të Kosovës) janë suspenduar, siç thuhet, “për shkak të biografisë së tyre”, apo “fshehjes” së ndonjë pjese të biografisë. Aplikimi i masave të tilla ndëshkuese nuk ka ndodhur për pjesëtarët serbë të SHPK-së, ish-policët, udbashët, militarët e paramilitarët - pjesëmarrës në krime lufte e gjenocid mbi shqiptarët. Ky fakt vlen vetëm për suspendimin dhe largimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Nuk vlen as për ata që e vazhduan punën në policinë serbe edhe pas bojkotimit masiv të pushtetit okupues serb që ia bëri populli i Kosovës, megjithëse disa prej tyre e vazhduan aktivitetin në kuadër të aparatit shtetëror serb të Millosheviqit deri në mbarim të luftës në Kosovë.Në këtë rast bëhet fjalë edhe për një grup të vogël të shqiptarëve që ishin pjesë e atyre strukturave. Disa sish e kanë vazhduar aktivitetin e tyre edhe pas luftës, siç është rasti me Osman Musën, i cili siç dihet në Shërbimin Policor të Kosovës kishte pozitë kyçe dhe ishte i autorizuar për rekrutim, sistematizim dhe gradim të pjesëtarëve të SHPK-së.
    Kapiteni Osman Musa (1961), shef i Njësitit për Standarde në SHPK, më 15 prill 2005, pa asnjë paralajmërim ishte larguar nga Kosova, duke kërkuar azil politik në Londër, ku ka pranuar se ka qenë agjent i shërbimit sekret serb (BIA). Musa, është larguar për shkak se ka dërguar dokumente dhe dosje të SHPK-së në Agjencinë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë – BIA. Kurse për pranimin e serbëve në SHPK, pothuajse asnjëherë nuk janë kontrolluar listat se kush janë, as nuk iu është verifikuar biografia. Në një mënyrë ka pasur amnistim të vazhdueshëm të kriminelëve serbë, të cilët kanë kandiduar në SHPK dhe janë bërë pjesëtarë të saj.
    P.sh., ish-polici serb Boban, i cili kishte kaluar në SHPK, në rajonin e Prishtinës, ishte i njohur si kriminel i luftës bashkë me Novicën, ish-komandant i burgut dhe inspektorët e atëhershëm serbë Momqillën, Qanoviqin dhe Bjeliqin si dhe drejtorin gjeneral të burgut të Prishtinës, Lubo Qumburoviq. Të lartpërmendurit, sipas dëshmitarëve okularë, kishin marrë pjesë në keqtrajtimin dhe vrasjen e shqiptarëve. Vetëm në një konkurs (të shpallur në qershor 2006), për pranimin e pjesëtarëve të MUP-it serb në SHPK, kanë konkurruar 466 ish-policë të MUP-it serb. Askush nuk e garantoi popullin e Kosovës se ndonjëri nga ta është i përzier në krimet e luftës së fundit në Kosovë. Nuk mundi të garantojë as komisionari i atëhershëm i policisë, Kai Vittrup.
    Pos në polici, një numër i tyre mbajnë uniformat e kompanive të sigurimit privat, të licencuar në Kosovë. Ka edhe të tillë që mbajnë uniforma të policisë serbe, mbrojtjes civile etj. Një pjesë e qytetarëve serbë, nën ndikimin e propagandës së Beogradit, e konsiderojnë ndarjen e Kosovës si punë të kryer, prandaj ata edhe besojnë se së bashku me njësitet e xhandarmërisë serbe dhe strukturat tjera, do të vendosen në urë dhe do ta “mbrojnë” kufirin e ri te ura.
    Mentalitete të tilla ishin shfaqur edhe gjatë vitit 1990, ku në raportet zyrtare të Perëndimit konstatohej se Serbia funksiononte vetëm si një shtet militarist, pa ekonomi dhe pa industri civile. Ky konkluzion mbështetej në faktin se vetëm buxheti zyrtar shtetëror i Serbisë në masën 97 për qind i kushtohej makinerisë së luftës, 3 për qind aparatit nëpunës shtetëror, ndërsa ekonomia, kultura, shëndetësia nuk figuronin në atë buxhet. Konceptet e egërsisë dhe kërcënimit ndaj të tjerëve, Serbia i bën në emër të shtetit të pademilitarizuar dhe të përkrahjes së Rusisë dhe aleatëve të saj, që ka qenë dhe mbeten inspirim për t’i sfiduar të tjerët.
    Sipas të dhënave tashmë të ditura, policia e UNMIK-ut i ka raportuar policisë së Serbisë (MUP) edhe për detaje. Raportet kanë qenë mujore por edhe përmbledhëse çdo gjashtë muaj. Kryesisht, policia e Serbisë është furnizuar me informacione që kanë pasë të bëjnë me strukturat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në bazë të këtyre informacioneve janë ngritur qindra aktakuza kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Serbia ka pasë aq informacione të përimtuara, duke i përfshirë edhe gjobat e shqiptuara në komunikacion ndaj personave të caktuar. Se a ka qenë marrëveshje mes UNMIK-ut dhe Serbisë për t’ia dhënë policisë së Serbisë të gjitha informacionet që i ka poseduar UNMIK-u, mbetet të vërtetohet në të ardhmen.
    Ka dyshime të bazuara se edhe gradimi i disa pjesëtarëve të SHPK-së, është bërë jo në bazë të meritave të punës, por sipas përzgjedhjeve tjera. Krahas kësaj, thuhet se shërbimi sekret serb e ka dërguar në UNMIK një “listë” me emrat e kandidatëve me prioritet në gradime. Mbase kjo “listë” nuk është zbatuar me përpikëri, por ndikimi i preferencave të saj është parë haptas. Nëpërmjet ndikimit të UNMIK-ut dhe sugjerimeve të ndryshme janë sistemuar në SHPK, pa ndonjë pengesë strukturat e ish-MUP-it serb (këtu hyjnë ish-policë, ish-pjesëtarë të UDB-së e të sigurimit, por edhe zyrtarë të tjerë të administratës së atëhershme të Sekretariateve të Punëve të Brendshme), policë të MUP-it serb, të cilët kanë qenë të uniformuar gjatë luftës së fundit, që në fakt e përbëjnë numrin më të madh të pjesëtarëve të SHPK-së, apo të atyre që janë në pozitat kyçe. Pjesëtarët e minoriteteve kanë qenë kurdoherë të privilegjuar si në konkurse për pranim në SHPK, po ashtu edhe në ngritje profesionale apo përparime gradash. Shpesh herë ata i kanë shkelur ligjet dhe nuk i kanë respektuar ato, por, siç dihet, janë bërë tolerime për shkak të natyrës specifike që kanë pasur në kuadër të SHPK-së.
    Flitet nëpër mediume, analiza, komente por ka edhe mendime se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, mund të mos jetë duke iu nënshtruar urdhrave të Drejtorit të Policisë.
    Edhe pse zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, e ka përgënjeshtruar faktin se i përgjigjet policisë serbe dhe EULEX-it, koncepti i qeverisë së Beogradit se zëvendësdrejtori serb i Policisë së Kosovës do t’i raportojë vetëm EULEX-it dhe Serbisë disi po merr konotacione të një koncepti normal të funksionimit të kësaj ideje, e cila, sipas tyre, është në funksion të implementimit të gjashtëpikëshit në Kosovë. Ky fakt deklarativisht është mohuar edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, por mbetet të shihet se çka po ndodh me të vërtetë me këto situata konfuze që janë krijuar.
    Në këtë kontest, janë bërë qindra shkrime dhe analiza rreth protokollit për bashkëpunim policor, brenda së cilit, parashihet një marrëveshje e policisë së Kosovës me atë të Serbisë, i vënë në jetë nëpërmjet protokollit EULEX-Serbi, pastaj parashihet edhe fuqizimi i protokolleve tjera për dogana dhe drejtësi, gjë që Serbisë do t’i krijonte një hapësirë të favorshme për kontroll të policisë, doganave dhe kufirit.
    Pos kësaj, Ligji për policinë, neni 38 i kreut IV, e parasheh saktësisht se policia duhet të ketë vetëm një drejtor, një zëvendësdrejtor (e jo dy të tillë) dhe katër ndihmës të drejtorit të policisë, pa u specifikuar kombësia e zëvendësdrejtorit. Një pjesë e madhe e policëve serbë që janë të punësuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk e respektojnë këtë rregull. Te policët serbë që punojnë në kuadër të Policisë së Kosovës ka disa ndasi dhe mospërfillje ndaj institucioneve të Kosovës, zbatimit të ligjit dhe të ligjeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Policëve serbë të angazhuar në Policinë e Kosovës (PK) edhe më tutje u mungon ky vullnet.
    Siç dihet, në ditët e para pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë ka qenë se në Kosovë mund të qëndrojnë UNMIK-u dhe KFOR-i, sepse këto dy misione, janë të autorizuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përderisa misionet e tjera çfarë janë EULEX-i (misioni i BE-së për forcimin e rendit dhe ligjit), apo ICO (Zyra Civile Ndërkombëtare), janë ilegale në Kosovë dhe, si të tilla, nuk kanë çfarë kërkojnë, veçmas në rajonet e banuara me serbë. Përfaqësuesit e komunitetit serb në polici, siç u tha, i kanë kundërshtuar vendimet që ka marrë Qeveria e Kosovës. Ata ende mendojnë se Qeveria e Serbisë është ajo që duhet të vendosë brenda territorit të Kosovës.
    Imponimi për ta lejuar UNMIK-un të qëndrojë në disa pjesë të Kosovës (të banuara me serbë) dhe vendosjen e EULEX-it në pjesët tjera (të banuara me shqiptarë), por në cilësinë e “mision neutral” që nuk e njeh Kosovën si vend të pavarur, paraqet një kundërshtim të haptë në raport me ligjet dhe rregullat në fuqi të shtetit të Kosovës.
    Në shtator të vitit 2008, flitej dhe diskutohej për një marrëveshje ndërmjet UNMIK-ut dhe Qeverisë së Serbisë, brenda të cilës përfshihej edhe ndarja e policisë dhe krijimi i dy komandave të veçanta. (Është koha kur bisedohej për gjashtëpikëshin). Në marrëveshjen gjashtëpikëshe të OKB-së, e hartuar ekskluzivisht sipas kërkesave të Serbisë, në mesin e gjashtë pikave, Serbia kishte paraparë kontroll mbi doganat, drejtësinë, kufijtë, transportin, trashëgiminë kulturore, duke përfshirë këtu edhe policinë. Një marrëveshje e tillë, në rastin konkret, protokolli për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, u nënshkrua në shtator të këtij viti, edhe përkundër kundërshtimeve të palës kosovare. Sipas kësaj marrëveshje, që kur fillon zbatimi i saj, priten të hapen edhe shumë nënstacione policore në vendbanimet me shumicë serbe, të cilët do t’u japin llogari zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë. Ky plan sqaron më tutje se edhe emërimet dhe shkarkimet e pjesëtarëve serbë të policisë duhet të bëhen nga eprorët ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe raportin që duhet t’u bëhet zyrtarëve ndërkombëtarë. Proceset e tilla e komplikojnë shumë funksionimin e forcave të rendit duke përfshirë këtu edhe cenimin e sigurisë së qytetarëve.
    Dihet botërisht se një pjesë e madhe e policëve serbë nuk i përgjigjen zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës. Ata, siç dihet, u larguan masovikisht në shenjë proteste pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke marrë pjesë edhe në djegien e pikave doganore në dy portat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, dhe në trazirat e organizuara më 17 mars 2008, ku u vra një polic i UNMIK-ut, ndërsa u plagosën dhjetëra policë të tjerë ndërkombëtarë dhe ushtarë të KFOR-it. Një pjesë e policëve të komunitetit serb ishin pjesëmarrës në këto përleshje.Veçanërisht, rezervistët e ushtrisë dhe të policisë serbe ishin ata që e shkaktuan problemin në Mitrovicë, gjegjësisht në gjykata dhe dogana, si dhe i sulmuan dhe dogjën ambasadat e huaja në Serbi, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për shkaqe subjektive, e gjithë dosja e 17 marsit të vitit 2008 do të mbetet e mbyllur deri në një kohë kur OKB-ja e sheh të udhës të kërkojë t’i ndjekë penalisht personat e përfshirë në sulm ndaj paqeruajtësve në Kosovë. Duhet cekur se ish-komisari i policisë, Larry Willson, ishte larguar pikërisht për shkak të mospajtimeve, në lidhje me urdhrin që është dhënë më 17 mars për ta marrë gjykatën nën kontroll. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal kundër 21 serbëve, shumica zyrtarë institucionesh në Kosovë, pasi ishin gjetur të kenë qenë të përfshirë në djegien e portave 1 dhe 31 në Jarinje të Leposaviqit dhe në Banjë të Zubin-Potokut, në mesditën e 19 shkurtit 2008.
    Sipas opinioneve të hapëta, një pjesë e pjesëmarrësve që kanë qenë të përfshirë në djegien e portave 1 dhe 31 kanë qenë me maska, disa të tjerë me kapela që kanë menduar të kamuflohen. Pas djegies dhe shkatërrimit të dy pikave kufitare në kufirin Kosovë-Serbi, në Jarinje (Leposaviq) dhe Banjë (Zubin Potok), më 19 shkurt 2008, komandantët e stacioneve policore në Zubin Potok dhe në Leposaviq, togerët Drazha Bozhoviq e Dragan Stefanoviq, janë deklaruar se janë komandantë edhe të policëve serbë të SHPK-së në dy pikat kufitare, edhe pse kufijtë janë në kompetencë të Policisë Kufitare e jo të Policisë së Rendit Publik.
    Strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u përforcuan edhe me një mijë (1 000) pjesëtarë të MUP-it serb, të ardhur nga Serbia, të cilët morën pjesë edhe në djegien e dy pikave kufitare, duke u futur në brendi të Kosovës dhe duke u shpërndarë për veprim kryesisht nëpër enklavat serbe, për të vepruar konform planit sekret të Qeverisë së Serbisë, të shifruar “AKSIONI”.
    Sipas burimeve zyrtare serbe, bojkotimi i organizuar i policëve serbë të SHPK-së, është në përputhje të plotë me porositë e planit sekret “Aksioni” të Qeverisë së Serbisë. Ministri për Infrastrukturë i Qeverisë së Serbisë, Velimir Iliq, u ka deklaruar medieve serbe se “ne do të kemi policinë tonë lokale në hapësirat serbe dhe se veprimi i policëve serbë është pjesë e planit aksionar”.
    Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, shërbimet sekrete serbe, në shumë pjesë të Kosovës, kanë aktivizuar edhe strukturën e “spiunëve të fjetur”.
    Gjatë trazirave në veriun e Mitrovicës, në pjesë të ndryshme të Kosovës, janë vërejtur edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale për Veprime Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, sidomos nëpër enklava. Pjesëtarët e kësaj njësie kanë qenë të përqendruar edhe në Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës), në pjesën e kufirit me Kosovën dhe me Maqedoninë. Eprorët e këtij formacioni kanë pasë kontakte të vazhdueshme me të ashtuquajturat “Shtabe të Mbrojtjes Territoriale”, përkatësisht “Shtabe të Krizës” në enklavat serbe, të cilat në shumicën e rasteve përbëhen nga rezervistë të UJ-së (ushtrisë jugosllave) dhe pjesëtarë të JSO-së (njësive për operacione speciale). Disa prej tyre operojnë në kuadër të të ashtuquajturës “Garda e Car Llazarit”, e cila i ka celulat e veta në disa pjesë të Kosovës, siç është thënë edhe në disa komunikata të kësaj organizate. Vlen të ceket se “Garda e Car Llazarit”, organizatat tjera ilegale paraushtarake serbe, pastaj ndikimi i politikës serbe dhe cytja e këtyre strukturave drejt Kosovës si dhe bojkotimi i punës nga radhët e policëve të minoritetit serb në SHPK, e kanë mbajtur gjendjen në vend nën tensione të vazhdueshme, duke shkaktuar kriza të sigurisë së brendshme, të cilat gjithherë e kanë provokuar gjendjen për ta quar drejt destabilitetit të përmasave të mëdha, siç ishte kriza e marsit 2004. Instancat ndërkombëtare, por edhe ato vendore, kohë më parë, lejuan formimin edhe të 14 nënstacioneve të reja policore, 12 prej të cilave në vendbanimet me shumicë serbe. Ky projekt ndërlidhet me pranimin e një numri të caktuar të policëve të MUP-it serb brenda strukturave të Policisë së Kosovës.
    Në një raport të datës 15 nëntor 2008, KMDLNJ - Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkonte nga organet e sigurisë, policia e UNMIK-ut, ajo e SHPK-së dhe KFOR-i që sa më parë t’i kapin akterët e të shtënave të datës 14 dhe 15 nëntorit 2008, në mënyrë që të nxirren para drejtësisë. Është e ditur botërisht se akterët e të shtënave të 14 nëntorit 2008, së paku policët serbë - pjesëtarë të SHPK-së, i njohin shumë mirë. Po ashtu i njohin edhe disa policë shqiptarë, të cilët patrullojnë në pjesën e okupuar të qytetit së bashku me policët serbë. Pra, edhe këta i dinë saktësisht çerdhet e atyre që shkrehin breshëri plumbash kur dhe ku t’iu teket.
    Duhet të përmendet se në lokalitetet ku shkrepen armë të ndryshme nga serbët, vepron lirshëm MUP-i serb, ku shef i operativës është Zharko Kosovac, i cili sipas raporteve të KMDLNJ-së, ishte i njohur si ushtrues i dhunës mbi popullatën shqiptare, gjatë viteve të ‘90-ta, gjatë luftës 1998/1999 dhe pas lufte. Po ashtu, epror i policisë së SHPK-së është edhe Xhavit (Rexho) Dervisheviq, i cili po ashtu është i njohur si ushtrues i dhunës mbi shqiptarët që nga viti 1990 e këndej. Këta të dy me shumë serbë të tjerë, kanë qenë ushtrues të dhunës, posaçërisht mbi arsimin shqip.
    Kur flasim për këtë çështje duhet pasur parasysh edhe faktin se një pjesë e policëve të minoritetit serb që punojnë në Policinë e Kosovës, kanë qenë në marrëdhënie pune deri në përfundim të luftës.
    Nga bastisjet që janë bërë nga ana e SHPK-së, është vërejtur se ata janë të armatosur mirë, të uniformuar dhe kanë emblemat e tyre. Mirëpo, për hir të situatës së tensionuar nuk janë marrë masa tjera ndaj tyre. Në një rast, pjesëtari serb i Policisë së Kosovës, Vllade Nedelkoviq, në fund të vitit 2008 është arrestuar pasi që në shtëpinë e tij në fshatin Preoc, ishte gjetur sasi e konsiderueshme e armatimit pa leje, pajisje të ish-ushtrisë jugosllave, uniforma, radiolidhje etj.
    Vet fakti i përdorimit të simboleve që i ka përdorur organizata paramilitare “Garda e Car Llazarit” në tubime dhe në promovimin e saj, si shenjat e njësisë famëkeqe të drejtuar nga Sigurimi Shtetëror Serb – JSO flasin mjaft. Dihet se një pjesë e kësaj njësie janë të afërt apo pasues të njësisë famëkeqe JSO e njohur edhe si “Beretat e Kuqe” apo edhe “Djemtë e Frenkit” (sipas Frenki Simatoviqit, themelues i këtij grupi). JSO u komandua gjatë luftës nga Millorad Ulemek - “Legija”, i dënuar së fundi me 40 vjet burgim për vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Vitin e kaluar “Garda e Car Llazarit” ka marrë përgjegjësinë për djegien e punktit kufitar në Runicë, mes Kosovës dhe Serbisë. Të njëjtin vit organizata paraushtarake serbe “Mlada Bosna” mori përgjegjësinë për një varg sulmesh në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
    Në të gjitha këto zhvillime, koloneli Dragan Terziq, zyrtarisht mban postin e këshilltarit policor në Drejtorinë Koordinuese për Kosovën. Siç bëhet e ditur, Terziq komandon me policinë serbe në Kosovë, kurse me “Mbrojtjen Territoriale” komandon koloneli Radisav Janiqijeviq. Nga të dhëna të publikuara me kohë në media, del se në Mitrovicë, në tri-katër vende ka pasur depo armatimi, të dedikuara posaçërisht për këto struktura.Sensibilizimi i situatës për veprimet e lartcekura është bërë edhe nga Marko Jakshiq, i cili e ka rolin e kryetarit të “Kuvendit të komunave dhe lokaliteteve serbe në Kosovë”. Kurse Millan Ivanoviqi është kryetar i “Këshillit Nacional Serb për Veriun e Kosovës”, njëkohësisht njëri ndër drejtuesit e spitalit regjional në veri të Mitrovicës. Ai është i dyshuar për pjesëmarrje në disa veprime kriminale, organizim dhe mbështetje të grupeve terroriste, nxitje të urrejtjes nacionale, raciale e fetare, rrezikim të personelit të EULEX-it dhe pjesëmarrje në masën që kishte bërë vepra penale. Strukturat e tyre janë prodhues të dhunës dhe destabilitetit në Kosovë. Ata kanë bërë thirrje për rezistencë dhe për të shkaktuar dhunë.
    Më 10 shkurt 2009, në Mitrovicë, sipas mediave kosovare, Marko Jakshiq dhe Millan Ivanoviq kanë bërë thirrje që të digjen pikëkalimet kufitare. Lidhur me këtë policia ka hetuar rastin dhe kallëzimin penal ia ka proceduar prokurorisë. Sipas policisë, është çështje e prokurorit (ndërkombëtar) nëse ndaj tyre do të ngre apo jo akuzën. Sidoqoftë, secili qytetar i ka parë dhe vërejtur përmes ekranit, në fotot në internet dhe shtyp autorët e ngjarjeve që shkatërruan pikën doganore 1 dhe 31 në veriun e Kosovës, duke hedhur mjete shpërthyese apo duke djegur objekte. Akterët e këtyre ngjarjeve janë të ditur.
    Që nga ajo kohë, madje edhe pas kthimit të policëve serb në punë, mungon qasja e zyrtarëve apo vijës komanduese të Policisë së Kosovës në stacionin policor në veri. Madje, këto struktura kanë penguar edhe vizitën e drejtorit të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, që t’i vizitonte pikat policore kufitare në veri.

    Faton Mehmetaj

    (Autori është drejtor i OJQ-së për Hulumtime dhe Ndriçime Historike “ANATEMA”. Ka vijuar studimet postdiplomike për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci)

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Aktivitetet kriminale të shtyra nga shërbimet sekrete armiqësore
    Për momentin veprimtaria agjenturore e Serbisë në drejtim të Kosovës bëhet përmes dy agjencive të cilat janë riorganizuar pas vitit 2002...


    E para është BIA (Agjencia Informative dhe e Sigurisë e cila është resor qeveritar që kontrollohet nga qeveria dhe parlamenti. E dytë është VBA (Agjencia Ushtarake e Sigurisë) e cila është në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së SerbiSë.



    Aktiviteti kriminal është fenomen i cili shoqërinë njerëzore e përcjell që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Molla e ndaluar e Ademit është tregimi fetar i cili përcakton më së miri tre dimensionet që e karakterizojnë krimin si fenomen shoqëror. Së pari, pra kemi dimensionin historik të lindjes së krimit. Përmes këtij tregimi përcaktohet se krimi lindi njëkohësisht me njeriun dhe se është brenda natyrës së tij. Së dyti dimensioni i natyrës njerëzore si qenie kureshtare, lakmitare dhe e prirur që për kënaqjen e orekseve të tij, pa zgjedh mjetet dhe kohën, të shkojë deri në ekstrem. Dhe dimensioni i tretë i këtij tregimi, më së miri përcakton definicionin e krimit, d.m.th. atë se krim është çdo gjë që është e ndaluar pavarësisht se ajo nganjëherë mund të jetë edhe mollë.

    Lufta e organizuar kundër krimit ka gjenezën e vet që kur shoqëria njerëzore filloi të organizohet, pra, thënë më thjesht që kur lindi shteti si institucion administrativ i popujve apo kombeve. Në kuadër të kësaj, të gjithë pajtohen me atë se: krim është çdo gjë që është e ndaluar me ligj (pas lindjes së shtetit ), mirëpo gjatë zhvillimit të shoqërisë njerëzore kriteret për atë se çka duhet të konsiderohet krim, kanë qenë të pa standardizuara dhe kanë ndryshuar varësisht prej epokës historike, natyrës së regjimeve shoqërore faktorëve ekonomikë, socialë etj. Për ilustrim po përmend faktin se: në mesjetë krim është konsideruar argumentimi shkencor i fenomeneve natyrore dhe shoqërore kurse sanksionet kanë qenë të tmerrshme. Ose në hapësirat tona dhe përreth nesh (gjatë kohës së komunizmit), shumë aktivitete shoqërore që sot zhvillohen janë konsideruar krim.

    Manifestim i krimit në hapësirat kosovare shfaqet në dy forma

    1. Në formë të krimit të organizuar
    2. Në formë të krimeve ordinere

    Këto aktivitete kriminale të manifestuara në format e më sipër përmendura janë karakteristike nga fakti se bazohen në disa aktivitete të cilat falë rrethanave të cilat mbretërojnë në hapësirat tona (gjendja ekonomike infrastruktura ligjore, joefikasiteti i duhur i organeve të ndjekjes dhe gjyqësore), kanë teren të përshtatshëm të zhvillimit të tyre dhe janë burim permanent i destabilizimit të gjendjes së sigurisë.

    Motivimi kryesor i veprimit kriminal i manifestuar në format e sipërpërmendura bazohet në;
    1. Aktivitetet e motivuara me arsyetim politik, ku si pretekst zakonisht merren ngjarjet historike, përkatësitë ideologjike, fetare dhe etnike;
    2. Aktivitetet e motivuara nga shërbimet sekrete të vendeve të treta të cilat kanë qëllim armiqësor ndaj Kosovës;
    3. Aktivitetet e motivuara me arsyetim të përfitimit material;

    Në këtë shkrim do të përqendrohem në aktivitetet kriminale të motivuara nga shërbimet sekrete të vendeve të cilat kanë qëllim armiqësor ndaj Kosovës dhe konsideroj se që nga viti 1999, ato kanë pasur ndikim dhe do të vazhdojnë të kenë edhe në të ardhmen në sigurinë e përgjithshme në hapësirat tona.

    Vlen të theksohet fakti se në Kosovë, veprimtaria kriminale e shërbimeve të huaja sekrete nuk është e ndaluar me ligj dhe de-jure, nga ne, kjo veprimtari nuk mundet të quhet krim apo anti ligjore, mirëpo besoj që de-fakto të gjithë pajtohemi se kjo veprimtari është anti Kosovare dhe e kriminalizuar dhe se meriton qasje nga ky pikëvështrim.

    Siguria në Kosovën e tanishme dhe në atë të pas pavarësisë në njëfarë mase do të varët nga qasja që do të ketë Serbia ndaj saj. Kjo kryesisht do të lidhet me atë se cila klasë politike do të qeverisë Serbinë në të ardhmen dhe se, sa ajo do të jetë e integruar në organizmat euro-atlantikë. Një Serbi me një kalasë politike ekstreme dhe të lënë jashtë strukturave euro-atlantike do të jetë burim permanent i rrezikimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë dhe rajon.
    Klasa politike e cila qeveris Serbinë, aktualisht është e impenjuar thellë në zgjidhjen në favor të saj të statusit përfundimtar të Kosovës. Ky impenjim edhe pse nuk ka rezultuar pozitivisht, deri sot është permanent dhe shtrihet në shumë fusha ku më e ndjeshmja është ajo e veprimtarisë agjenturore në drejtim të Kosovës.

    Veprimtaria e shërbimeve sekrete serbe në drejtim të vendeve të Ballkanit ka një parahistori. Ajo fillon në vitin 1908 kur në Prokuple (në jug të Serbisë) dhe nën drejtimin e kolonelit Dragutin Dimitrieviq Apisit dhe kapitenit Tankosiq, formohet kampi për stërvitjen e çetnikëve. Po nga ky kamp[1] kanë filluar të bëhet planifikimi dhe zhvillimin i veprimtarisë agjenturore në drejtim të tokave shqiptare të cilat atë kohë ishin nën Perandorinë Osmane. Që nga kjo kohë e deri më sot nuk ka pushuar së vepruari veprimtaria agjenturore e shërbimeve serbe në drejtim të Kosovës e cila veprimtari fatkeqësisht ka qenë ofensive, çka do të thotë se është shoqëruar me akte të mprehta të cilat përpos se kanë ndikuar keq në zhvillimin e jetës sonë shoqërore, kanë lënduar shumë familje kosovare.
    Për momentin veprimtaria agjenturore e Serbisë në drejtim të Kosovës bëhet përmes dy agjencive të cilat janë riorganizuar pas vitit 2002. E para është BIA (Agjencia Informative dhe e Sigurisë)[2] e cila është resor qeveritar që kontrollohet nga qeveria dhe parlamenti. E dyta është VBA (Agjencia Ushtarake e Sigurisë) e cila është në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Bashkësisë Shtetërore Serbi – Mali i Zi.
    Që te dyja këto agjenci, edhe pas reformimit kanë në dispozicion të gjithë infrastrukturën agjenturore të paraardhësve të tyre RDB-së, KOS-it dhe Drejtorisë së Dytë të Shtabit të Përgjithshëm të APJ[3]. Kjo ju mundëson atyre që për momentin të jenë ndër agjencitë që disponojnë infrastrukturë të mjaftueshme për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.
    Rrethanat të cilat kanë mbretëruar në Kosovën e para vitit 1999 kanë mundësuar që në fillim OZNA, pastaj UDB më vonë SDB dhe KOS e së fundit RDB, të rekrutojnë agjentë përmes të cilëve bukur shumë është kontrolluar jeta shoqërore te ne.

    Pa dashur të spekulojmë me të dhënën e përfolur shumë se serbet disponojnë rreth 25 mijë bashkëpunëtorë në Kosovë, por duke analizuar të dhënat e bëra publike, prapë na del një shifër e lartë e pranisë së agjenturës serbe këtu te ne e cila për qytetarët dhe institucionet e Kosovës, mendoj se duhet të jetë shqetësuese.

    Nëse merret e saktë e dhëna e bërë publike në vitin 1988 nga Sekretariati i Punëve të Brendshme të Kosovës se: “Deri në vitin 1985 nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror (SDB) janë trajtuar rreth 500 mijë qytetarë të Kosovës” kjo nuk do koment. Nëse nga ky trajtim, SDB ka arrit të rekrutojë vetëm një përqind, ne na del që çdo i katërqindi banor i Kosovës është bashkëpunëtor i shërbimeve serbe. Këtu nuk duhet harruar mundësinë e rekrutimit të bashkëpunëtorëve nga shërbimi i armatës jugosllave (KOS-i dhe Drejtoria e Dytë pranë SHP të APJ) si dhe bashkëpunëtorët vullnetarë.
    Për vrojtuesin e kujdesshëm, prania e agjenturës serbe në radhët tona ka qenë mëse e dukshme. Pa hyrë në atë se si janë zbuluar grupet ilegale para vitit 1981, zbulimi i veprimtarisë ilegale pas viteve të nëntëdhjeta flet shumë. Duke filluar që nga grupi i Gjakovës, pastaj Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme e Republikës së Kosovës, zbulimi i grupit të Nait Hasanit, vrasja në pritë e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Akif Zejnullahut flasin për prezencën e shërbimit serb në vendet më të ndieshme të aktiviteteve tona të rezistencës ilegale të cilat pa dyshim nuk kanë përfshirë vetëm Kosovën por të gjithë hapësirën ku shqiptarët kanë zhvilluar aktivitet politik.

    Mendoj që, vetëm këto ngjarje dëshmojnë: nëse jo për praninë e agjenturës masive serbe në radhët tona, për një kualitative po se po.
    Vrasjet enigmatike të figurave politike të Kosovës dhe veprimet e tjera të mprehta të cilat kohë pas kohe skajshmërisht kanë rrezikuar gjendjen e sigurisë, tej mase kanë reflektuar në stabilitetin politik dhe në prishjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mendoj se në një pjesë të tyre është e involvuar agjentura serbe pasi që Qeveria e Serbisë është e bindur se e vetmja rrugë për rimarrjen e sërishme të Kosovës është nëse ajo destabilizohet (vjetnamizohet – futja e shqiptarëve në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare), dhe në fazën gjatë bisedimeve për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, duhet pritur një intensifikim i këtyre aksioneve.
    Të paktë janë politikanët, gazetarët, dhe analistët të cilët këtë fenomen e kanë analizuar nga ky prizëm. Menjëherë pas çdo akti, në të dyja kampet rivale politike, në media, dhe nga gazetarë “të pa varur” janë gjetur persona të cilët me apo pa vetëdije, kanë mjegulluar edhe më shumë gjendjen dhe rrallë herë analizat shkuan deri në fund. Zakonisht ato janë mbetur në nivelin i cili do të shtonte edhe më tej hendekun e ndarjes mes forcave politike dhe në rastin e volitshëm do të inicionte një përshkallëzim të gjendjes në shkallë më të gjerë.

    Aksionet e lagura
    Të gjitha aktet e ndodhura deri tani, e që kanë rrezikuar stabilitetin e Kosovës, janë kryer sipas formulës së “aksioneve të lagura” në të cilat gjithmonë kryesi i aksionit dhe porositësi mbetën të pa zbuluar. Vetë literatura e bërë publike nga veteranë të shërbimeve serbe flet se si këto shërbime kanë pasur sektorë të specializuara për planifikim dhe kryerje të këtyre aksioneve ku gjatë Luftës së ftohtë, ato janë kryer në vendet perëndimore dhe nuk është arritur asnjëherë të dokumentohet prania e shërbimeve serbe në këto ngjarje.

    Gjëja më e rëndësishme në këto aksione është që ai të kryhet në mënyrë që mos të lihet as edhe dyshim më i vogël për atë se kush është organizatori. Gjatë Luftë së ftohët, shërbimi jugosllav (SDB) ka arritur që përmes këtyre aksioneve të eliminojë disidentët në vendet perëndimore (kryesisht të emigracionit shqiptar dhe kroat). Këtyre aksioneve në radhë të parë i paraprinte taktika e krijimit të fraksioneve brenda organizatave politike të cilat krijoheshin përmes agjenturës influente, pastaj kur ndodhnin eliminimet, ato përmes agjentëve influentë prapë mjegulloheshin dhe mbeteshin si qërim hesapesh përbrenda organizatës.

    Teknikisht kryerja e këtyre aksioneve bëhet në dy mënyra: Së pari, përmes agjenturës shërbimi grumbullon të dhëna për gjendjen në terren dhe pas analizës piketon viktimën. Në aksion angazhohet një ekip e specializuar i cili përmes rrugëve të ndryshme nga baza (në këtë rast Serbia) dërgohet në vendin e ngjarjes dhe realizon aksionin. Këto aksione ndërmerren ndaj objektivave ku garantohet tërheqja pa problem i ekipit.
    Së dyti, kryerja e aksionit bëhet përmes agjentit rezident. Kjo është mënyra më e mirë për kryerjen e aksioneve “të lagura”. Agjenti rezident (në këtë rast i shërbimit serb, me përkatësi etnike shqiptare i cili mund të jetë me gradë shkencore ose pa të, i dëshmuar në “çështjen kombëtare”, “gazetar i varur apo i pa varur” i futur në ndonjë organizatë politike ose jashtë saj), rreth vetes grumbullon zakonisht pjesën më revolucionare të kombit e cila pa vetëdije i vihet atij në shërbim dhe është e gatshme për sakrificë sublime. Në njërën anë, ai përmes këtyre personave kontrollon të gjitha aktivitetet që bëhen në dëm të padronit për kë punon, kurse në anën tjetër organizon aksione të mprehta (vrasje, sabotime, vendosje të bombave etj) të cilat i porosit në emër të patriotizmit.
    Edhe po u zbuluan kryesit e drejtpërdrejtë, ata do të dalin se janë persona pa formim të mjaftueshëm intelektual, do t’i përkasin kësaj apo asaj vije politike por që kanë dashur të kryejnë një shërbim në “dobi” të kombit. Për momentin se kush janë ata nuk dihet. Në një fazë të caktuar ata do të zbulohen dhe natyrisht, kur për këtë do të ketë nevojë Serbia. Kjo do të ndodhë kur shërbimi serb mendon se ne jemi në një pikë kritike ku mjafton një shkëndijë e vogël për të degraduar gjërat këtu.
    Pa pasur ndonjë fakt të veprimeve operative të bëra nga organet legjitime të sigurisë në Kosovë (SHPK, policia e UNMIK-ut, KFOR-i) por vetëm nga pozita e vrojtuesit të thjeshtë, përpos atyre që u thanë më lart, mund të nxirren edhe argumente të tjera të cilat e vërtetojnë pranin e shërbimit serb në aktet e pa ndriçuara në Kosovë.
    Së pari po të shikohet gjeografia ku ndodhin më së shumti aktet e mprehta, ajo i përket territorit i cili nuk është i banuar me serbë (rrafshi i Dukagjinit). Kjo bëhet për të eliminuar ço dyshim të pranisë së tyre në këto akte.
    Së dyti po të shikohet koha kur ndodhin, ato zakonisht lidhen me ndonjë mbledhje në nivel ndërkombëtar për Kosovën apo me ndonjë vizitë të ndonjë personaliteti ndërkombëtar në Kosovë. Ndër rastet e tilla po veçojmë: vendosja e eksplozivit në një kishë ortodokse në Burim gjatë konferencës së KS të OKB ku debatohej për Kosovën; atentati ndaj Presidentit Ibrahim Rugova gjatë vizitës së Solanës; rasti i fundit i sulmit të autobusit në Shar gjatë vizitës së ministrit të mbrojtjes së Gjermanisë në Prizren etj.

    Edhe pas pavarësisë së Kosovës, për një kohë të gjatë gjendja e sigurisë do të vazhdojë të jetë e brishtë për shkak të aktiviteteve të shërbimeve serbe këtu. Se për sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje kjo lidhet me shumë gjëra që do të zhvillohen në Kosovë dhe përreth saj, mirëpo mënyra më e mirë për t’i parandaluar ato është kur ne arrimë të konsolidohemi dhe krijojmë institucione të mirëfillta të sigurisë, puna e të cilave përcaktohet me ligj
    [1] Nga kuadrot që kanë udhëhequr këtë kamp është përgatitur edhe Atentati i Sarajevës i 28 qershorit 1914 i cili çoi në fillimin e Luftës së Parë Botërore
    [2] Buxheti vjetor i BIA-së është rreth 20 milion euro
    [3] Në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të APJ kanë ekzistuar dy shërbime: KOS-i, veprimtaria e të cilit ka qenë kundërinformative dhe Drejtoria e Dytë e cila kryesisht ka zhvilluar veprimtari informative.

    Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shkëputja ushtarake dhe administrative e Kosovës nga Beogradi u arrit në të njëjtën mënyrë sikur u arrit dikur edhe pushtimi i saj, e në të vetmen mënyrë si mund të arrihej: përdhunshëm. Fushata ajrore e Natos e ka formuar tashti mundësinë e parë reale të zbrapsjes së një procesi qindvjeçar, që zuri fill që me copëtimin e parë të tokave shqiptare më 1878. Mirëpo, kjo mundësi është ende pikërisht e tillë, pra mundësi, e as për së largëti ndonjë fakt i kryer. Shqiptarët nuk bën të kremtojnë ende. Regjimi i ri në Kosovë, ndonëse tejet premtues, nuk mjafton për ta kënaqur synimin e natyrshëm të shqiptarëve për përparim të gjithëmbarëshëm; madje ai momentalisht nuk mjafton për t'u kënaqur shqiptarëve as instinktin themelor për vetëruajtje.

    Fillimisht, shqiptarët duhet ta vëjnë re faktin se regjimi i ri në Kosovë erdhi falë ndryshimeve globale. Matanë tërë frazeologjisë për "ndërhyrje humanitare" shtrihet e vërteta gjeostrategjike. Ndryshimet në Kosovë i dedikohen thellësisht dobësimit të gjithëmbarëshëm të Rusisë, fenomen ky që e ka kushtëzuar shkuljen e ndikimit rus nga tërë Siujdhesa Ilirike, me përjashtim të Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe zëvendësimin e tij me ndikim amerikan. Në këtë mes, motivi i regjimit të ri në Kosovë duhet lypur më tepër te eksponimi i pamatur antiamerikan i Beogradit gjatë një decenie, se sa te konsideratat proshqiptare të amerikanëve. Ose, shuleshqip: regjimi i ri në Kosovë vie më tepër për inat të serbëve, se sa për hir të shqiptarëve.

    Kjo e vërtetë e hidhur vëretohet lehtë. Psh, planimi dhe zbatimi i tërë fushatës së Natos kryekëput nga ajri, pa e rrezikuar asnjë ushtar të vetëm për be, u bë pa asnjë konsideratë ndaj shqiptarëve; nuk u mor parasysh fare se Beogradi do t'i zbonte qindramijëra shqiptarë, se do të vriteshin dhjetëramijëra e se do të digjeshin treva të tëra me fshatra e qytete, përkundër përvojave krejt të freskëta nga Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja. Në fakt, gjatë fushatës ajrore të Natos u u tregua më tepër kujdes që të shmangen dëmet kolaterale te serbët, që qenë objektivi i fushatës, se sa te shqiptarët, që qenë shkaku deklarativ i saj.

    Mirëpo, sadoqë fushata e Natos qe konformiste gjer në maksimum, ajo s'kish se si të mos ngadhnjente; ballafaqimi i Serbisë me Naton ishte si ai ballafaqimi proverbial i milingonës me gishtin e elefantit. Por skemat proserbe, të cilat s'u deaktivizuan tërësisht as në vlugun e fushatës, u rishfaqën me forcë sërish menjëherë pas ngjadhnjimit të saj. Në vend të korrelatit të vetvendosjes, Kosovës i ofrohen ende surrogatet e autonomirave, të integrimeve në një Serbi demokratike ose, te diplomatët me imagjinatë, të integrimeve në njëfarë Evrope të Madhe, konturat e së cilës sot për sot s'i sheh njeri. Si problem parësor në Kosovë përmendet më tepër ekzistenca e kufizuar e UÇK-së, se sa grupet paraushtarake e ushtarake serbe të kamufluara si civilë, veprimtaria e shërbimeve sekrete serbe gjithandej nëpër Kosovë, pushtimi i zgjatur e i sanksionuar serb në qytetin e Mitrovicës, gjendja e mjerueshme humanitare e ekonomike e shumicës shqiptare të Kosovës. Perëndimi, thjesht, sillet sikur ta kishte ndërmend që në Kosovë të qëndrojë deri sa në Serbi të rrëzohet Millosheviçi - për t'ia kthyer pastaj Kosovën si dhuratë opozitës serbe. (Përsëri: ndoshta nuk është e rastit që zgjedhjet e reja në Kosovë janë caktuar që të mbahen tek pas 18 muajsh, kur pritet që të ketë marrë fund përralla e Millosheviçit.) Ta thotë vet puna që situata do të ishte krejt ndryshe, sikur Perëndimi të kish ndërhyrë përnjëmend për shkak të konsideratave proshqiptare a pro-Kosovë.

    Ç'është edhe më keq, shqiptarët duhet të ndjehen të brengosur edhe nga mungesa e plotë e balansit ekonomik e shoqëror në raport me serbët. Fushata ajrore e Natos e ka dëmtuar ekonominë e Serbisë dhe e ka vënë në zor shoqërinë serbe, por Serbia e ka shkatërruar ekonominë dhe jetën shoqërore të Kosovës. Ballafaqimi perëndimor me këtë realitet është poashtu ogurzi. Dialogu ndërkombëtar sot avokaton ndihma humanitare për shqiptarët, kurse për Serbinë flitet në terminologji të mëkëmbjes ekonomike. Njëherit, pas disa joshjeve herake, Shqipëria ka zënë përsëri të vejë atje ku qe para luftës, në bisht të interesimit ndërkombëtar, duke vajtur madje edhe pas IRJM-së (Maqedonisë). Përjashtim në këtë mes ndoshta bën nisma për Pakt të Stabilitetit në Siujdhesën Ilirike, e cila, falë ngulmimit amerikan, momentalisht e përjashton Serbinë. Mirëpo, ajo tani për tani duket që ka hypur në kurriz të breshkës, ndërkohë që është lënë të kuptohet kthjelltë se serbëve ajo nesër do t'u ofrojë mëkëmbje (!) ekonomike në kuadër të paktit, natyrisht, nëqoftëse e heqin Millosheviçin dhe adapojnë një qëndrim më properëndimor. Nuk janë të paktë ata që thonë nënzëri se shkaku i vonesës së Paktit për Stabilitet është mu fakti se në të nuk përfshihet dot edhe Serbia.

    Shkak edhe më i madh për brenga është mungesa e plotë e profilit antikolonial te opozita serbe. Në të gjitha protestat nëpër Serbi kundër Millosheviçit, një njeriu të pandehur botërisht për krime të luftës, asnjë nga krerët e opozitës serbe nuk e ka kritkuar as atë, as këdoqoftë tjetër, për gjenocidin kundër popullit shqiptar. Kryeargumenti i opozitës serbe kundër Millosheviçit nuk është sundimi kolonial serb mbi Kosovën, po pikërisht humbja e Kosovës; jo qëllimet e tij koloniale, po pashkathtësia e tij taktike në arritjen e qëllimeve. Në fakt, opozita serbe i ka integruar të gjitha objektivat e regjimit të Millosheviçit dhe e thërret popullin serb në protesta duke i premtuar atij solemnisht pikërisht realizimin e tyre.

    Aktualisht, qasjen serbe ndaj Kosovës e përpilon dhe e zbaton ende aparati i regjimit të Millosheviçit. Strategjia e Beogradit në këtë fazë është që t'i mbajë lidhjet e vjetra formalo-juridike me Kosovën, duke krijuar njëherit lidhje të reja, të kushtëzuara nga situata e re. Kështu psh, Beogradi ka kërkuar që në mes të qershorit përmbushjen formale të "Ujdisë për tërheqje të trupave jugosllave", në të cilën stipulohet rikthimi i "një numri të personelit jugosllav" nëpër disa pika doganore dhe kufitare si dhe në pika tjera "me interes të posaçëm" për Serbinë. Pastaj, Beogradi ka ngulmuar që valuta e vet, dinari, të mos hiqet formalisht nga përdorimi në Kosovë. Kurse tashti rishtazi u bë e njohur publikisht se bankës serbe Jugokomerc i është dhënë mandati për procedim të transaksioneve ekonomike e financiare të misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK. Ka indikacione të forta që shembullin e UNMIK-ut do ta ndjekin edhe misioni i OSBE-së dhe misioni i BE-së. Në anën tjetër, Beogradi e ka intensifikuar luftën e nëndheshme kundër shqiptarëve të Kosovës. Kfori ka raportuar për kapjen e disa grupeve operative nga kuadri i shërbimeve sekrete serbe, të stacionuara nga Rahoveci e deri në Mitrovicë. Nga burime të besueshme përbrenda Kforit është mësuar se në Mitrovicë dhe në zonën kufitare ndërmjet Mitrovicës e Serbisë operojnë madje pjesë të një brigade të tërë të ushtrisë serbe, të kamufluara si civilë. Në Gjilan, agjentët e shërbimeve sekrete serbe merren me koordinimin dhe zbatimin e akteve terroriste në terren, duke plasuar dhe shkrehur lëndë shpërthyese nëpër qendra me qarkullim civil. Lufta e nëndheshme kundër Kosovës kombinohet me atë propagandistike, ku lajmet për trazirat e nxitura nga Beogradi shpërndahen nga Tanjugu si akte të "terroristëve shqiptarë" me qëllim të "dëbimit të serbëve". Përkundër faktit se këta hapa koordinohen nga regjimi aktual, ata e kanë përparësinë se kanë karakter afatgjatë, pra nuk varen nga ndryshimet eventuale në kreun e Beogradit.

    Së fundit me rend por jo në rëndësi, shenji absolutisht më ogurzi për Kosovën është sjellja tragjike e elitës politike shqiptare, e në radhë të parë sjellja e Kryetarit të zgjedhur të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Figura e Rugovës ka zënë të fitojë dimenzione absurde. I zgjedhur Kryetar për t'i prirë Kosovës, ai vazhdimisht po qëndron në bisht të situatës, duke i sfiduar verbërisht të gjitha implikacionet politike. Zhagitja e tij e qëllimshme, lufta e tij përçarëse për pushtet, në botën e jashtme po interpretohet si shenj se shqiptarët nuk janë të aftë që të mbajnë shtet. Njëherit, qarqet antishqiptare po e përdorin formimin e tij intelektual si shtizë kundër forcave shtetformuese në Kosovë, duke krijuar qëllimisht mbresën e një polarizimi të pavërtetë, "intelektualin pacifist properëndimor" contra "militantëve nacionalistë, irredentistë e të errët", këta të fundit përherë gjoja brenda a rreth UÇK-së. Në momentin e sotshëm, sjellja infantile e Kryetarit të Kosovës përbën, thjesht, atentat politik kundër tërë Kosovës.

    Në dritën e këtyre fakteve, gjendja në Kosovë nuk na del si fakt i kryer po përkundrazi, si një intermeco. Në botën e muzikës, një intermeco mund të shënojë ndërrimin e mënyrëve, por edhe një pauzë dramatike para vazhdimit të mënyrës së vjetër. Në Kosovë, shqiptarët kanë ende plot arsye të druajnë që intermecoja e Natos do të mbarohet me kthim të pushtetit të Serbisë: mbase me kthim të një pushteti properëndimor e të moderuar, por megjithatë, me kthim të një pushteti serb në toka shqiptare, e prandaj, përnga vet natyra e gjërave, me kthim të një pushteti kolonial e në thelb gjithsesi antishqiptar. Nëqoftëse është e vërtetë se njeriu druan më tepër kur ka se çfarë të humbasë, atëherë shqiptarët e Kosovës sot vërtetë duhet të druajnë më tepër se kurrë ndonjëherë më parë gjatë historisë së vet.

    Shqiptar Oseku

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    "Liria"

    Dr.Mehdi HYSENI



    STRATEGJIA E SERBOCENTRIZMIT AUTODESTRUKTIV SFIDON EDHE MIHAEL SHTAJNERIN-KRYEADMINISTRATORIN
    E OKB-SE NE KOSOVE

    Edhe pas inaugurimit të institucioneve shtetërore të Parlamentit dhe të Qeverisë multietnike të Kosovës, në të cilat participon edhe minoriteti serbomalazez, sipas përqindjes së paritetit të vet, pala serbe(me gjithë hipotekën e saj, si levë nismëtare dhe kryesore e viktimizimit të shqiptarëve dhe të Kosovës nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë), kursesi të pajtohet me realitetet e reja, të krijuara në Kosovë pas dështimit të politikës gjenocidale dhe të agresionit luftarak të "RFJ-së"(Serbia+Mali i Zi), kundër Kosovës, të drejtuar nga Slobodan Milosheviqi, vrasësi i shqiptarëve, i kroatëve dhe i myslimanëve boshnjakë të Bosnjë-Hercegovinës. Këtë konstatim, e provojnë edhe përpjekjet e fundit të përfaqësuesve të "Povratakut"(të komanduar dhe të këshilluar drejtpërdrejt nga qeveria serbe e Beogradit me nënkryetarin e saj në krye, Nebojsha Qoviqin ),që të nxjerrin "extra" koncesione nga përfaqësuesi i UNMIK-ut, Mihael Shtajner, ashtu siç vepruan paraprakisht me Bernard Kushnerin dhe me Hans Hekerupin.

    Për të bërë më të qartë (si për opinionin, ashtu edhe për kryeadministratorin e UNMIK-ut, z.Mihael Shtajner) "pakënaqësinë", ankesat dhe obstruksionin e minoritet serb në Kosovë ndaj institucioneve të sapokrijuara multietnike në Kosovë dhe atyre të bashkësisë ndërkombëtare me z.Miahel Shtajner në krye, është me interes që në formë të një kronologjie të shkurtër dhe përmbledhëse, të trajtojmë historikun e këtyre koncepteve, që emërues i përbashkët i tyre është histeria e serbocentrizmit autodestruktiv, karakteristikë kjo,e cila gjatë gjithë periudhave historike ka mbisunduar,duke luajtur rolin më negativ në marrëdhëniet serbo-shqiptare. Pikërisht, duke u ushqyer me recidivat e këtij fenomeni patologjik, serbët kanë kryer disa gjenocide mbi kombin dhe truallin etnik shqiptar,në veçanti nga viti 1842 e deri në vitin 1999(prill),mirëpo, në saje të mbështetjes së përhershme dhe të njëanshme të aleatëve të tyre tradicionalë sllavë(Rusia cariste) dhe të atyre prosllavë (Franca dhe Britania e Madhe), asnjëherë nuk kanë dhënë llogari para bashkësisë ndërkombëtare për krimet gjenocidale ndaj shqiptarëve. Përkundrazi , këto akte të shëmtuara kundër njerëzimit, Serbia ua ka atribuuar shqiptarëve të pafajshëm ngase ata nuk gëzonin kurrfarë përmbajtje, as mbrojtje ligjore të bashkësisë ndërkombëtare.Mirëpo, me daljen në skenë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës(UCK), e cila në saje të luftës së saj çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale kundër Serbisë gjenocidale dhe agresore, bashkësisë ndërkombëtare iu imponua si faktor vendimtar ushtarako-politik, si rrjedhim u përfundua Marrëveshja e Rambujesë (mars 1999).Në rastin konkret, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, shqiptarët arritën që të përkrahen dhe të gjejnë mirëkuptim objektiv nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Në ndryshimin e baraspeshimit të forcave politike ndërkombëtare, përkatësisht në kthimin e "balances" diplomatike të kancelarive diplomatike evropiane në favor të faktorit shqiptar, rolin kryesor e ka luajtur zhvillimi i luftës drejtë çlirimtare të UCK-së dhe mbështetja e saj direkte nga administrata amerikane me presidentin Bill Klinton në krye, këta dy faktorë relevantë sollën në ndërkombëtrarizimin dhe në çlirimin e Kosovës nga bandat kriminele serbe të regjimit pushtues gjenocidal të Serbisë. Megjithëkëtë, edhe regjimi "demokratik reformues" i Vojsilav Koshtunicës, i Gjingjiqit dhe i Qoviqit, (edhe pse kryetari-përfaqësuesi i tij, S.Milosheviq është nxjerrë në bangën e zezë të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë),kursesi të vetëdijësohet dhe të kuptojë gjendjen reale në Kosovë. Në vend se të ndikojë pozitivisht te minoriteti i tyre, duke i motivuar,që në përputhje me ligjet dhe me ligjshmëritë, të dala nga Korniza kushtetuese e Kosovës, si dhe nga paragrafët e Rezolutës 1244 të OKB-së, të kooptohen në organet dhe në institucionet përkatëse të Parlamentit dhe të Qeverisë multietnike të Kosovës, sikurse përfaqësuesit e minoriteteve të tjera, Beogradi (sikurse gjatë mandatit të kryeadministratorëve të mëparshëm, Bernard Kushner dhe Hans Hekerup), e nxit palën serbe, që të vazhdojë me shantazhe dhe me obstruksione të pajustifikueshme,që pa dyshim mund të çojnë në destabilizimin e gjithë asaj, që ka investuar dhe ka kontribuar bashkësia ndërkombëtare në Kosovë për të ndërtuar një shoqëri të re civile me parime dhe me standarde demokratike të botës së qytetëruar moderne, të pavarur nga Serbia, ku të të gjithë rezidentët e saj, do të jenë të barabartë dhe do të trajtohen njësoj para ligjit.

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kisha ortodokse dhe shkenca serbe në funksion të gjenocidit serb në Kosovë

    Ndër forcat centrifugale të politikës pushtuese serbe ndaj territoreve etnike shqiptare dhe të ushtrimit të sundimit të sistemit kolonial të saj, janë pa dyshim Kisha ortodokse dhe kuazishkenca serbe, institucione këto, që ndër shekuj, objekt parësor të programit të tyre nacionalshovinist kanë pasur asgjësimin e qenies shqiptare dhe të sundimit kolonial të territoreve indigjene të Shqipërisë etnike. Mirëpo, zbatimi në praktikë i një programi të këtillë me karakter afatgjatë historik nga ana e politikës serbe, është provuar si i suksesshëm vetëm në një segment të saj-ankesimin dhe kolonizimin e trojeve dhe të popullit shqiptar,por jo edhe në asmilimin dhe në shfarosjen definitive të shqiptarëve nga trungu i tyre i lashtë etnik.

    Me gjithë pretendimet territoriale megalomane (që nga Beteja e Kosovës 1389 e deri në qershor të vitit 1989,kur në saje të makinerisë së terrorizmit dhe të gjenocidit të institucionalizuar shtetëror serb, u pezullua përfundimisht autonomia e Kosovës së vitit 1974,duke vrarë, plagosur,torturuar dhe burgosur me mijëra shqiptarë të të gjitha moshave. Pikërisht në këtë datë, në Gazimestan shfaqet "feniksi" Slobodan Milosheviq, i ndërsyer dhe "i bekuar" nga Kisha Ortodokse Serbe, i cili mbajti "liturgjinë politike", duke apostrofuar se Serbia sërish do të hidhet në beteja të reja të përgjakshme, por të "suksesshme" sikurse ajo e Kosovës, gjithnjë duke llogaritur në mbështetjen e kryegjësë sllave-Rusisë dhe të aleatëve të tjerë tradicionalë saj për asimilimin dhe për spastrimin e shqiptarëve nga Kosova, duke qenë se sipas mitilogjisë së krijuar ndër serbë, kjo pjesë e territorit të Shqipërisë etnike, gjithmonë paskësha qenë "zemra dhe djepi i Serbisë"), Serbia, pikërisht në prag të kremitimit të 610-vjetorit të disfatës së betejës së Kosovës, mposhtet dhe thyhet edhe më keq sesa në Betejën e Kosovës, si rrjedhim i luftës së drejtë çlirimtare kombëtare të UCK-së dhe të bombardimeve 78-ditëshe të Aleancës së Atlantikut Verior(NATO),sepse me këtë rast përfundimisht "përshëndetet" nga zotërimi i mëtejmë kolonial i Kosovës. E vlen të nënvizojmë se "humbja" e Kosovës nga jurisdiksioni kolonial serb, në perspektivën e afërt, paralajmëron edhe çlirimin e territoreve të tjera shqiptare nga çizmja shekullore barbare sllave në Ballkan. Një shthurje e tillë, së shpejti pritet të manifestohet edhe në Anamoravë(Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Këtë, do ta stimulojë dhe do ta përshpejtojë pikërisht "agjenda" e kërkesave permanente të skjashme dhe nacionalshovinste të minoritetit serb në Kosovë, të cilat janë vazhdimisht të njëanshme dhe në disfavor të ineteresave vitale të palës shqiptare dhe të përpjekjeve serioze të misionit paqësor të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila pareshtur akuzohet nga pala serbe dhe regjimi aktual i Beogradit, se minoriteti serb në Kosovë është zhveshur nga të të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, "jeton i getoizuar" në Kosovë(!)

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Antinomia e ndërrimit të tezave-vazhdimësi e paranojës dhe e deformitetit shkencor të "kujtesës historike" serbe

    Duke mos pretenduar, që të hedhemi në historinë e largët të këtij fenomeni absurd të politikës dhe të historiografisë falsfikatore serbe, ia vlen të përqëndrohemi në pasqyrimin e tij, që i përket periudhës më të re të marrëdhënieve serbo-shqiptare, duke filluar që nga viti 1981, kur përmes demonstratave studentore shqiptare në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të Kosovës, të organizuara dhe të prira nga vepritarët e dalluar të Lëvizjes Kombëtare për Clirimin e Kosovës, siç ishte z. Hydajet Hyseni, botërisht iu bë e ditur si regjimit të egër kolonialist serb, ashtu edhe mbarë opinionit ndërkombëtar, se kërkesa e popullit shqiptar që Kosova të jetë republikë mëvete ishte e drejtë dhe imperativ i domosdoshëm historik i kohës.Mirëpo, fatekqësisht edhe në këtë rast, regjimi totalitar çetniko-komunist i Serbisë (sikurse të gjitha regjimet e mëparshme hegjemoniste serbe), duke u mbështetur drejtpërdrejt nga agjenturat e klerikëve të Kishës ortodokse serbe dhe të shërbimeve sekrete të zbulimit dhe të kundërzbulimit policor dhe ushtarak serb, jo vetëm se u tregua i "shurdhër" ndaj kërkesës Kosova Republikë, por këtë e sofistikoi sipas "shijes" së politikës tradicionale të antinomisë së ndërrimit të tezave të deforimitetit të "kujtesës historike" dhe të paranojës kolektive serbe kundër ekzistencës dhe të drejtës historike të popullit shqiptar në Kosovë. Për arritjen e një objektivi të këtillë antishqiptar, përpos ushtrimit të forcës ushtarake, policore dhe paramilitare kundër shqiptarëve në Kosovë, regjimi shtypës i Beogradit angazhoi dhe shfrytëzoi në maksimum "shërbimet e vullnetit të mirë" të Kishës ortodokse serbe dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, ku pa u penguar fare nga faktori ndërkombëtar, institucionalizoi terrorin gjenocidal në Kosovë, i cili mbretëroi tërë dekadën e fundme të shekullit XX.

    Në funksion të mbështetjes dhe të avancimit të politikës koloniale militariste të Serbisë dhe të Malit të Zi kundër qenies shqiptare në Kosovë ( në prag të përmbysjes së ish-RSFJ-së nga virusi nacionalshovinist-çetniko-serb), janë shkruar vëllime të shumta tekstesh nga autorë të fushave të ndryshme të shkencës, të publicistikës, të informimit serb etj.Mirëpo, ne në këtë rast po japim vetëm një shembull karakteristik nga "shkenca" e së drejtës ndërkombëtare publike serbe, që autorët e saj prof.dr.Smila Avramov dhe prof.dr.Milenko Kreqa, përmes librit të tyre:"Medjunarodno javno pravo"(E drejta ndërkombëtare publike",botuar më 1990, e "zgjerojnë" përkufizimin e nocionit të gjenocidit, duke i shtuar "atributin": Republika e Kosovës(!)

    Kjo përpjekje tendencioze e qarqeve të caktuara politike, kishtare dhe shkencore serbe për të mistifikuar të vërtetën historike të shqiptarëve në Kosovë, nuk është kurrfarë risie për opinionin shqiptar. Këtë e provojnë edhe dokumentet historiko-diplomatike gjermane dhe austriake, të cilat vënë në dukje se Patrikana e Pejës(1557) e ka luajtur rolin dominant në ndërtimin dhe në përhapjen e ideve serbomëdha. Shfaqja e kësaj ngrehine të re shtetërore teokratike ortodokse serbe(në kuadrin e shtetit turk), 100 vjet pas shthurjes së Serbisë Mesjetare(1459-1557), i kishte vënë vetes për detyrë, që në emër të idesë ortodokse serbe, të pushtonte gjithë Ballkanin, në veçanti pjesën veriperëndimore të tij.

    Duhet të nënvizojmë se shtrembërimi i historisë së popujve të Ballkanit, sidomos të popullit shqiptar, nga ana e kishës dhe e shkencës serbe, ndikoi negativisht edhe në rrjedhat e politikës dhe të shkencës evropiane, të cilat Serbisë i hapën shtigje të reja për shtrirjen e hegjemonisë dhe të pushtimeve ekspansioniste koloniale.Pikërisht, mbi këto baza edhe shkenca e sotme serbe është në funksion të zhvillimit të politikës së këtillë. Këtë e provon edhe botimi i tekstit ("Medjunarodno javno pravo",Naucna knjiga, Beograd,1990), shkruar nga prof.Dr.Smila Avramov dhe prof.Dr.Milenko Kreqa, nga përmbajtja e të cilit shihet, se këta autorë, nuk kanë mundur të lirohen nga paragjykimet dhe konceptet stereotipe të nacionalshovinizmit serb, edhe pse ky tekst është me përmbajtje juridike ndërkombëtare,ku sipas metodologjisë dhe kritereve shkencore, assesi nuk lejohet,që normëzimi i së drejtës ndërkombëtare, të ndërtohet dhe të interpretohet sipas "riformulimeve" arbitrare dhe tendencioize individuale, siç kanë vepruar në këtë rast dr.Smila Avramova dhe dr.Milenko Kreqa.

    Edhe pse në këtë tekst universitar janë eliminuar njësitë e mëparshme mësimore të karakterit ideologjik të sistemit paraprak komunist, autorët e theksuar, të prirur nga idetë nacionalshoviniste serbomëdha nuk kanë mundur të heqin dorë nga recidivat e dikurshëm të historiiografisë tendencioze dhe subjektive serbe , të krijuar në dëm të interesave të popullit shqiptar. Këtë e ilustrojnë "shkencërisht", me këtë shembull:" Na primer, genocid na Kosovu ostvaruje se pod gestom-etnicki cisto Kosovo",f.207, ku flitet për veprat penale dhe për përgjegjësinë individuale me karakter ndërkombëtar.

    Në të vërtetë, citati "Për shembull, gjenocidi në Kosovë po realizohet nën parullën : Kosova etnikisht e pastër", këtu është përdorur, me qëllim që, Smila Avramov dhe Milenko Kreqa, të zgjerojnë përkufizimin e nocionit të gjenocidit.Mirëpo, për fat të keq, në rastin konkret e kanë bastarduar përkufizimin ekzistues të gjenocidit, ngase deri tani në doktrinën e së drejtës ndërkombëtare publike nuk ka ndodhur që, migrimet e ndryshme të popujve, të trajtohen si elemente të gjenocidit, duke qenë se ato kanë thjesht karakter ekonomik.Futja e "parullës" (Kosova etnikisht e pastër), si element i zgjerimit të përkufizimit të gjenocidit, në normëzimin e kësaj disipline shkencore,jo vetëm që nuk ka kurrfarë peshe shkencore, por mbi të gjitha është një nonsens me elemente barbarie, që në esencë nënkupton kultivimin dhe vazhdimësinë e politikës së egër shtypëse të kolonializmit serb, që tani përputhet plotësisht me kryerjen e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

    Si mund të cilësohet "parulla" Kosova etnikisht e pastër (që në këtë rast Smila Avramov dhe Milenko Kreqa aludojnë në kërkesën Kosova republikë), se ka karakter gjenocidi?! Kur kjo kërkesë e ka bazën e vet në të drejtën natyrore dhe historike kombëtare politikisht e qëndrueshme dhe racionale, de jure e pakontestueshme,sepse kjo nuk përmban kurrfarë elementi apo "motoje" diskriminuese a segregacioni ndaj minoriteteve të tjera që jetojnë në Kosovë. Kjo është një tezë spekulative, që ka karakter dhe prapavijë të thellë propagandistike dhe politike,që përputhet plotësisht me "separatizmin" dhe me "secesionizmin", që gjithashtu janë prodhim dhe "zbulim epokal" i kishës, i shkencës dhe i politikës serbe,se gjoja shqiptarët nuk kanë kurrfarë të drejte në truallin e vet etnik shekullor, dhe se janë pakicë, që pretendojnë të shkëpusin territorin "integral të Serbisë-Kosovën, me qëllim që t'ia bashkëngjesin Shqipërisë së Madhe". Sofistikimet dhe trillimet e këtilla me të drejtën legjitime të popullit shqiptar në njohjen e së drejtës së vetëvendosjes, janë kompatibile vetëm me pikëpamjet dhe me idetë serbomëdha të Kishës ortodokse serbe,që pikëmbështetjen e kanë në Programin e "Naçertanisë" së Ilija Garashaninit(1844), në veprat nacionalshoviniste të Dositej Obradoviqit(1783), në Memorandumin e krijimit të Mbtretërisë së Përbashkët Serbosllave" të mitropolitit të Karllovcit, Stefan Stratimiroviqit(1804),drejtuar Oborrit Mbretëror të Rusisë,gjatë periudhës historike të sundimit të Katarinës II, në veprat e Jovan Subotiqit (1839), i cili konsiderohet si një nga armiqtë më të përbetuar të ilirëve dhe të Ilirizmit.Pra, edhe sot, pas sa e sa shekujsh, nga idetë dhe programet e këtilla serbomëdha, nuk kanë mundur të lirohen(dekada e fundme e shekullit XX) as prof.dr. Smila Avramov,as prof.dr.Milenko Kreqa, edhe pse në tekstin etyre "E drejta ndërkombëtare publike", nuk bëhet fjalë për "çështjen ilire", megjithatë në kaptinën e tretë "Të drejtat e njeriut-etapa e re në zhvillimin e bashkësisë ndërkombëtare" edhe pse konkretisht nuk i emërtojnë - shqiptarët i akuzojnë me paturpësi për "vepër gjenocidi"(!)
    Parulla "Kosova etnikisht e pastër", nuk është "produkt" i shqiptarëve, por në të kundërtën, program afatgjatë i politikës pushteuse të Serbisë, që t'i shfarosë shqiptarët nga territoret e tyre shekullore.Pra, këtu, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë "parulle", që u referohet shpërnguljes së serbëve,malazezëve apo pakica të tjera nga Kosova,por këtu është bërë ndërrimi i tezës, në këtë kontekst Serbia është ajo, e cila në vazhdimësi ka spatruar Kosovën, Anamoravën dhe viset e tjera të banuara me etnikumin shqiptar(ku janë sot shqiptarët e Bllacës, të Kurshumlisë, të Toplicës, të Vranjës etj.?).Tani në kontinentet e ndryshme të botës ndodhen më se një million shqiptarë të shpërngulur nga Kosova, Plava,Gucia, Ulqini,Tivari, Hoti,Gruda, Ilirida dhe Anamorava si rrjedhim i gjenocidit dhe i hollokaustit shekullor serbomalazez e maqedon. Në këtë vështrim, është dashur të analizohej dhe të trajtohej sintagma "Kosova etnikisht e pastër", e jo kjo të keqinterpretohet me tendencë, që të inkorporohet si "elementi i ri" i përkufizimit të nocionit të gjenocidit.Këtë "novus" kuazishkencor mund ta zhvatë vetëm paranoja politike kolektive dhe "shkenca" serbe e dr.Smila Avramovit dhe e dr.Milenko Kreqës, e kursesi normat dhe parimet e standardizuara të së drejtës pozitive ndërkombëtare.

  11. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Si të paralizohet propaganda antishqiptare e minoritetit serb në Kosovë?

    Edhe pse Kosova, tanimë ka qeverinë dhe kuvendin multietnik dhe, ende ndodhet nën jurisdiksionin e mandatit ndërkombëtar të bashkësisë ndërkombëtare(KFOR+UNMIK), gjasët e propagandës shqiptare për të eliminuar në mënyrë radikale propagandën koloniale dhe terroriste serbomadhe nga Kosova dhe nga trojet e tjera etnike shqiptare, hëpërhë janë minimale dhe pa kurrfarë perspektive. Shkaqet dhe pasojat e një dështimi të këtillë të propagandës shqiptare, nuk duhet të kërkohen përbrenda strukturave ndërkombëtare, të dislokuara në Kosovë, por para së gjithash, në vatrat kryesore ku po zhvillohet "politikë e lartë" zyrtare shqiptare, e pikësëpari në kryeqendrën e saj në Tiranë. Duke qenë se politika peshohet vetëm me rezultate konkrete, duke mos pasur gjasë që, asnjëherë të ngelë për riprovim të semestrit të "vjeshtës" apo të "pranverës", propaganda shqiptare në vend që të shënojë ndonjë sukses pozitiv ndaj amortizimit të politikës dhe të propagandës shoviniste serbomadhe antishqiptare, kjo brenda 12-vjeçarit (të periudhës së transicionit demokratik) të fundmë, praktikisht u dëshmua sterile dhe, pa kurrfarë koncepti strategjik dhe taktik në mbrojtjen e interesit kombëtar dhe shtetëror.Animozitetet e saj janë manifestuar në veçanti në moszgjidhjen e problemit të Kosovës,të çështjes shqiptare në Iliridë, në Anamoravë dhe në Mal të Zi. Duke qenë se, sot një soj i "politikanëve" dhe i "ekspertëve" të politikës shqiptare si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë "praktik" e kuazishkencor, ka filluar t'i "përpunojë" ligjet normative të politikës së brendshme dhe të jashtme, duke pohuar me naivitet dhe me paturpësi para botës se "politikisht" shqiptarët në tokat e tyre, të pushtuara nga sllavët, kanë fituar statusin e tyre politik "të merituar", atëherë, sipas këtij konkluzioni del se, edhe propaganda e Tiranës me "departamentet" e saj të shtrira në Prishtinë, në Shkup dhe në Beograd, paskësha qenë e frytshme në zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan (duke mos harruar për asnjë çast as Camerinë,edhe pse nuk ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në flakën e luftës,sikurse Kosova, Anamorava dhe Ilirida). "Politikisht" ky është konstatimi "dialektik" i politikës dhe i propagandës zyrtare shqiptare, ndërsa praktikisht dhe virtualisht çështja qëndron krejt ndryshe. Së pari, statusi i pavarësisë së Kosovës akoma qëndron "pezull".Së dyti, çështja e statusit të shqiptarëve në Iliridë dhe në Anamoravë, ka hyrë në fazën përfundimtare të "konservimit" të së drejtës së minoritetit kombëtar (gjë që në këtë moment, një e drejtë e këtillë i mohohet minoritetit shqiptar në Mal të Zi), ashtu siç parashikojnë standardet ligjore të marrëveshjeve dhe të konventave të Bashkimit Evropian(BE), të Këshillit të Evropës, të OSBE-së dhe të Kombeve të Bashkuara. Në rastin konkret, politika propagandistike shqiptare nuk karakterizohet nga asnjë element i vlefshëm, që mund të mirret si argument i qëndrueshëm as në favor të rrumbullakësimit të teorisë propagandistike paqësore me premise globale, as në favor të arritjes së "projekteve" të saj strategjike në përmasa kombëtare qoftë në kuptimin afatshkurtër, qoftë në kuptimin afatgjatë, ngase është defaktorizuar tërësisht, si rrjedhojë e vetëkënaqësisë dhe e ngopjes me "ushqime të gatuara express" dhe me "fruta të pjekur" nga kontingjentet permanente (12-vjeçare) të ndihmave humanitare, të dhuruara nga donatorët e "tryezave" dhe të "shportave" të asociacioneve të ndryshme ndërkombëtare.

    Pikërisht, për shkak të krijimit të anarkisë në sistemin shtetëror dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, e drejta e sovranitetit dhe e vetëvendosjes së popullit shqiptar në Kosovë, në Iliridë, në Anamoravë dhe në Mal të Zi (me gjithë procesin historik të periudhës së transicionit të Evropës Juglindore), kanë ngelur në mëshirën e fuqive të mëdha evropiane, të cilat në favor të respektimit të drejtave dhe lirive të minoriteteve të ndryshme kombëtare, natyrisht aty ku mbisundon interesi i tyre ekonomiko-politik e ushtarak sipas diversifikimit të parametrave të strukturës së përgjithshme të globalizmit botëror, tash për tash kanë viktimizuar edhe interesat kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan, edhe pse shqiptarët nuk i kanë shkaktuar asnjë fatkeqësi popujve fqinj.Synimi dhe tendecat e një strategjie të këtillë perfide në kurriz të shqiptarëve, para së gjithash vërehen në stagnimin 12-vjeçar të zhvillimit ekonomiko-politik dhe shoqëror të Shqipërisë, të demokratizuar vetëm si nocion në kuptimin e teorisë politike, e kursesi në kuptimin e njëmendtë praktik. Një "restaurim" i këtillë me prirje të relikteve neoliberale, po ndikon negativisht në mbrojtjen e interesave dhe të vlerave fundamentale të kombit shqiptar në Ballkan.

    S'ka dyshim se, një gjendje e këtillë e ndërlikuar, ndër të tjera, është reflektuar edhe në sferën e propagandës dhe të politikës së jashtme të Shqipërisë, e cila kur është fjala për mbrojtjen e interesave jetike të qytetarëve të saj si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit, qe më se një dekadë është në defensive të plotë, ngase përfill tej masës ose më sak të thuhet, është bërë rob i "politikës së diktatit", i "politikës së pritjes" nga "dhuruesit" e ndihmave humanitare dhe të diplomacisë preventive ndërkombëtare, e cila në esencë u "promovua" si substitut tejet "funksional" në kuptimin e mbrojtjes dhe të sigurisë kolektive të shqiptarëve në Kosovë, në Iliridë dhe në Anamoravë, ashtu sikurse edhe në rastin e Bosnjë-Hercegovinës dhe të Kroacisë.

    Si pasojë e "disiplinimit të verbër" ndaj forcës së gravitetit të politikës ndërkombëtare, propaganda shqiptare dështoi edhe në planin rajonal ngase për asnjë çast (që nga thurja e sistemit të mëparshëm shtetëror)nuk arriti, që t'i ndërtojë mekanizmat veprues të efektshëm për të izoluar propagandën e ndyrë luftarake subversive të shteteve fqinje, në radhë të parë të Serbisë agresore, efektet e së cilës janë kompremetuese dhe shkatërrimtare për qenien e tërësishme politike dhe kombëtare shqiptare në Ballkan.Një "indiferentizëm" dhe papërgjegjësi e këtillë e politikës shqiptare, krijoi terren të përshtatshëm si për shtrirjen e veprimeve të propagandës agresive luftarke serbe në komprometimin e luftës çlirimtare kombëtare antikoloniale të UCK-së, që nga lindja e saj deri në ditët e sotme, ashtu edhe të ridefinimit të politikës strategjike të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
    Vërtet, "solidarizimi" i propagandës zyrtare të Tiranës me atë të Beogradit, ndikoi që Serbia të zhbllokohet nga vargonjtë dhjetëvjeçarë të sanksioneve ndërkombëtare.Se në çfarë stadi është "demokratizuar" Serbia pasmilosheviqiane (në saje të cilit vlerësim të njëanshëm dhe destruktiv, dhe në asnjë mënyrë të justifikueshëm për parimet dhe etikën realiste të politikës, të rendit, të drejtësisë dhe të vlerave të njëmendta demokratike ndërkombëtare) këtë postulat të rremë, e provon normalizimi i marrëdhënieve diplomatike midis Tiranës dhe Beogradit.Ky është agumenti më i vlefshëm dhe më i pakontestueshëm i sintezës së kapitullimit të politikës dhe të propagandës raciste dhe terroriste serbe të Beogradit ndaj shqiptarëve dhe çështjes së pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan. Pikërisht, në këtë kontekst duhet të kërkohen dhe të analizohen në hollësi shkaqet pse edhe ish-kryeadministratori i administratës së përkohshme ndërkombëtar(UNMIK), Hans Hekerup, përfilli një strategji të shtendosjes së marrëdhënieve politike në relacionin Prishtinë - Beograd. Duke përfituar nga propaganda antishqiptare, u krijuan rrethana dhe fushëveprim i përshtatshëm për sondazhet dhe simulimet e "shuttle" diplomacisë së Hans Hekerupit në trekëndshin - Prishtinë - Beograd - Nju-Jork. Si rrjedhim, erdhi deri te hartimi dhe përfundimi i "Kornizës Kushtetuese të Kosovës", e cila është në shpërputhje me dispozitat e paragrafët e Marrëveshjes së Rambujesë(mars,1999), me ç'rast dëmtohet pala shqiptare. Mirëpo, minoriteti serb assesi të kënaqet me koncesionet e "dhuruara" nga Hans Hekerupi. Një "këngë" të këtillë, minoriteti serb i Kosovës (i përfaqësuar në mënyrë proporcionale në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës), i nxitur dhe i mbështetur nga regjimi "demokratik" i Beogradit, po e vazhdon edhe ndaj kryeadiministratorit të ri të UNMIK-ut, Miahel Shtajner, duke e sfiduar atë, që patjetër t'i favorizojë në mënyrë të njëanshme dhe jashtëligjore, ashtu siç vepruan paraprakisht dr.Bernard Kushner dhe Hans Hekerup.

  12. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Programi strategjik i Nebojsha Qoviqit është në funksion të serbizimit të Kosovës

    Shfaqja e Nebojsha Qoviqit (nënkryetar i Qeverisë së Serbisë dhe kryetar i Qendrës Bashkërenduese për "Kosovë e Metohi")në rolin e shpëtimtarit të "mbrojtjes" së interesave të minoritetit serb në Kosovë, është identike me atë të Slobodan Milosheviqit-ekzekutorit të shqiptarëve në Kosovë më 1989-1999. Përmbajtja e elaborative të tij, në esencë nuk dallon nga ato të nacionalshovinistëve të rexhur, siç ishin Vasa Qubrilloviqi (akademik) dhe Ivo Andriqi(nobelist) për luftimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trualli i tyre stërgjyshor. Edhe pse në tërësi nuk është i arritshëm për opinionin, megjithatë dihet se, Programi i Qoviqit përbëhet nga tri faza,e para:" faza e ndërtimit të masave urgjente të besimit, realizimi i së cilës ka përfunduar në fund të nëntorit të vitit 2001; e dyta, faza e përfshirjes thelbësore të palëve në zgjidhjen e problemeve, e cila, sipas parashikimeve të hartuesit, është dashur të kryhej përfundimisht në muajin mars të vitit 2002 dhe, e treta, faza e punës së përbashkët për zgjidhjen e çështjeve kontestuese, e cila, gjithashtu pritet të realizohet pas muajit mars të këtij viti. E gjithë kjo "materie", e përpunuar nga ideologët e "sektave" të ndryshme politike, ushtarake dhe kishtare serbe, nuk duhet të konsiderohet vetëm si një listë e thjeshtë e dëshirave individuale, por si vazhdimësi e propagandës dhe e politikës së terrorizmit shtetëror të regjimit të Beogradit, që ka për qëllim (natyrisht me "mjete dhe me forma të reja dialoguese dhe demokratike", por me përmbajtje të vjetër ekspansioniste, të murkulluar në kurriz të shqiptarëve) rikthimin e xhelatëve dhe të kolonistëve të rinj serbë në pronat dhe në vendbanimet e shqiptarëve në Kosovë. Këtë e provon sheshit edhe deklarata zyrtare e dr.Nebojsha Qoviqit (dhënë përfaqësuesve të mjeteve të informimit, më 5 mars 2002), sipas së cilës Qevria e Serbisë, tanimë ka stratuar me blerjen e pasurisë së paluajtshsme në Kosovë dhe në Kosovën Lindore për kolonistët e rinj serbomalazezë. Mirëpo, sipas të të njëjtit "zëdhënës", ky proces ende nuk është bërë i kapshëm për opinionin (as që pritet të bëhet në të ardhmen- vërejtje e autorit), për shkak të "fshehtësive strategjike". Përkundër një paralajmërimi të këtillë, "sekreti afarist" me përmbajtje ekspansioniste "të moderuar" i Nebojsha Qoviqit, demistifikohet paraprakisht, më 7 shkurt 2002, nga qarqet zyrtare të ish-qeverisë së "RFJ-së", ku ndër të tjera bëhet e qartë se kjo qeveri i ka akorduar "500 milionë dinarë, përkatësisht 8 milionë evro" Qendrës Bashkërenduese për "Kosovë dhe Metohi" për dislokimin e kolonistëve të rinj dhe të vjetër në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë,në disfavor të pronave të patundshme të shqiptarëve. Pikërisht kjo është esenca e Programit të N.Qoviqit për kthimin e "refugjatëve" serbë në Kosovë. Për më tepër, këto janë "mjetet shprehëse" të strategjisë dhe të objektivave të pushtetit "të ri demokratik" të Serbisë për "zgjidhjen e problemit" të minoritarëve të saj në Kosovë. Për të mos rënë në nonsense të teorisë dhe të koncepteve të reja me bazë të vjetër antishqiptare, "manifesti politik" i Nebojsha Qoviqit (edhe pse deri tani në tërësi nuk është bërë publik për opinionin), synim të fundmë ka ndërtimin e një strategjie të njësuar me bashkësinë ndërkombëtare, që ta detyrojë atë, që me çdo kusht të krijojë favore të posaçme për elementin serbomalazez në Kosovë, që janë në diskurs me Rezolutën 1244 të KS të Kmobeve të Bashkuara dhe me krijimin e institucioneve të reja shtetërore, të dala nga zgjedhjet parlmanetare dhe presidenciale të Kosovës, më 17 nëntor të vitit 2001. Këtë anakronizëm politik, e ilustrojnë edhe kërkesat e kushtëzuara ekstreme të minoritetit serb në Kosovë. Ndër rivendikimet më të theksuara permanente të kësaj natyre janë: kthimi i forcave policore dhe ushtarke serbe, krijimi bashkive të veçanta serbe si në Mitrovicë (tanimë të ndarë në dysh, që paralajmëron vite të stuhishme për ardhmërinë e saj), në Zveçan dhe në disa qendra të tjera të Kosovës, ku minoriteti serb përbën shumicën, si dhe së fundi, edhe kërkesa "urgjente" për krijimin e një Ministrie për Cështje të Refugjatëve Serbë në kuadrin e Qeverisë ekzistuese multietnike të Kosovës. Shprehur me fjalorin e gjuhës popullore shqipe, e gjithë kjo, do të thotë:"puna që shihet nuk do kallauz"(!?) Këto kërkesa janë aq transparente saqë nuk kërkojnë ndonjë prerje të thellë të shoshitjes politike ngase mesazhi i tyre është krejtësisht i qartë (me mjete paqësore dhe me taktikë të re, që korrespondojnë me kërkesat imdiate dhe aktuale të bashkësisë ndërkombëtare, por me startegji të vjetër dhe të pandryshuar të regjimit tiranik gjenocidal të Slobodan Milosheviqit), që me ndihmën e UNMIKUT, t'i krijojnë dhe t"i legalizojnë institucionet paralele shtetërore serbe, kështu që Kosova brenda një kohe shumë të shkurtër (që absurdi të jetë edhe më i madh, kjo pritet të realizohet gjatë kohës së mandatit të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë), do të copëtohej në dy entitete.

    Shfaqja e një skepticizmi dhe frike të këtillë, se në këtë pikëvështrim, do të përsëriten gabimet e pafalshme të Bernard Kushnerit dhe të Hans Hekerupit, e jusitifkon edhe shprehja e gatishmërisë së kryeadministratorit aktual të UNMIK-ut, Miahel Shtajner, i cili në "serialin" e takimeve të tij të punës me qarqet zyrtare të regjimit të Beogradit dhe me kryepërfaqësuesin e Kishës ortdokse serbe, patriarkun Pavle, është dakorduar që për "çështje" të kthimit të refugjatëve serbë, në kuadrin e Qeverisë së Kosovës, të nominojë një koordinator ndërdikasterial, " i cili do të kishte cilësinë e ministrit". Sipas pohimit të kryeshefit të UNMIK-ut, Miahel Shtajner, ndër të tjera, edhe ky propozim i tij, (që rezultoi drejtpërdrejt nga kushtëzimi dhe diktati i politikës radikale dhe i praktikës bojkotuese dyvjeçare të palës serbe, të përfaqësuar nga "KNS-ja" dhe "Povrataku", të cilët, të udhëzuar dhe të ndihmuar drejtpërdrejt nga Kisha ortodkse serbe dhe nga regjimi "dedmokratik" i Beogradit, ia arritën që të nxjerrin koncesione [edhe pse në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së] të favorshme politike nga ana UNMIK-ut), do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e gjendjes ekzistuese të serbëve në Kosovë dhe në krijimin e kushteve dhe të rrethanave optimale për ardhmërinë e multietnikes në Kosovë.

    Duke mos pretenduar në asnjë mënyrë që të vëmë në pikëpyetje këtë shpresë dhe binjde optimiste politike të z.Mihael Shtajner, se pas krijimit të institutit të "koordinatorit ndërdikasterial" serb për çështje të kthimit të "refugjatëve" serb, në kuadrin e Qeverisë së Kosovës, pala serbe do të heqë dorë përfundimisht nga akuzat tendencioze dhe kushtëzimet përulëse ndaj UNMIK-ut dhe KFOR-it,se gjoja përkundër pranisë së këtyre dy institucioneve të misionit paqësor në Kosovë, fati i të drejtave themelore të minoritetit serb ka ngelur në "mëshirën e kohës". Mirëpo, prapë, duke u nisur nga përvoja e hidhur e deritashme e përbashkësisë me palën serbe, me plot arsye mund të dyshojmë se "Povrataku", do të "kënaqet" me këtë propozim të z.Mihael Shtajner.
    __________________________________
    Autori është doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe bashkëpunëtor i Institutit Ndërkombëtar të Bostonit,SHBA

  13. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Policia lokale e formuar nga pushteti okupues i Serbisë ka dalë si produkt i organizatave antikombëtare të formuara nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve lojalë kanë qenë të inkuadruar në njësitë paramilitare serbe. Në policinë lokale janë organizuar edhe disa romë, të cilët gjatë ofenzivave kundërshqiptare krahas policisë e ushtrisë serbe i dogjën e plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve. Policët lokalë instruksionet për punë i merrnin nga inspektorët e policisë serbe në nivel komunash, kurse për veprime politike nga kryretradhtarët dhe mediatorët politikë të policisë lokale Muharrem Ibraj, Faik Jashari, Xhafer Gjuka, Bajram Haliti etj.

    E ashtuquajtura polici lokale, e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bartë përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popullin shqiptar. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar.

    Njëri ndër kolaboracionistët dhe prijësit më famëkëqinj të të ashtuquajturës "polici lokale", i cili mori armët e pushtuesve serbë për të luftuar kundër shqiptarëve, është edhe shqipfolësi Mushk Jakup Ibraj me të bijtë e nipat nga Osek Hyla e Gjakovës, të cilët ndërmorën një varg ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare, duke ngritur postblloqe, duke organizuar një varg vrasjesh, qindra arrestime, rrëmbime, burgosje e bastisje të shqiptarëve. Ata kanë kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar, siç është rasti i ekzekutimit të Sylejman Miftar Bajramit, para familjes, në oborrin e shtëpisë së vet, në Osek Hylë nga ana e të birit të Mushk Jakupit, kolaboracionistit Muharrem Ibraj.

    Mushk Jakupi, i shtyrë nga epshe sadiste dhe me shëmtinë e shpirtit satanik, bashkë me të afërmit e tij, gjithnjë ka tentuar ta nëpërkëmbë nderin e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Ky i shitur mohoi komb e atdhe. Në vend të flamurit kuqezi, në odën e tij qëndron „trobojnica" sllave, si trashëgimi e Rankoviqit dhe e dorës së zezë të OZN-ës e UDB-së, që s’lanë gjë pa përmbysur... Familja e Mushk Jakupit që nga koha e Rankoviqit ishte bërë çerdhe e ndyrë e udbashëve dhe policëve të regjimeve gjaktare serbe, duke e bërë veten të vdekur për së gjalli. Ai bëri serbizimin e gjakut dhe të familjes, gjë që shumë rrallë ka ndodhur ndër shqiptarët. Ky satrap gjakatar, shërbëtor besnik i pushtuesve serbë rezignoi hijen e magjisë së zezë, e satanai do të rikujtojë gjithnjë mashtrimin e poshtërsinë e vet.

    Piromanët sadistë e kolaboracionistët me damkë si Mushk Jakupi me të bijtë e nipat, Sali Shkreli me të bijtë, Mëhill Abazi me të bijtë e disa satrapë shqiptarë të sojit të tyre po notojnë në ujërat e turbullta të tradhtisë, si dorë e zgjatur e regjimit gjakatar të Beogradit, si "poverenikë" të pushtetit serb, herë si rankoviqistë me damkë, udbashë, bozhuristë, "jugosllavë", kshilla të fshatrave" të caktuar nga policia serbe për dorëzimin e armëve pas ofensivës së shtatorit ’98 e "policisë lokale", përmes të cilëve pushtuesit serbë me çdo kusht tentoi ta fusin vëllavrasjen mes shqiptarëve të Kosovës. Të tillët çkado që bënin, pa marrë parasysh kë vrisnin, ekzekutonin a torturonin, gjenin strehë dhe mbrojtje tek organet e pushtetit. E sa herë merrte krye pushteti serb ata silleshin me vrazhdësi demonësh kundër popullit shqiptar si krah i shovinizmit të shfrenuar serb, duke shkelur mbi gjakun e njerëzve të torturuar e të masakruar. Këta njerëz të ligj populli me të drejtë i quajti këlysh të Serbisë, të cilët nuk kanë vend në mesin e shqiptarëve. Këtyre tradhtarëve të kombit veprimet antikombëtare nuk ua fal dot as historia, as gjaku i derdhur për liri i bijve më të mirë të këtij populli. Mallkimi dhe dora hakmarrëse e popullit do t’i ndjekë pas ngado që të shkojnë.

    Lista e policëve lokalë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999

    Ukë Mustafa (Babaj i Bokës, Gjakovë), Nikollë Nikolla (Dol, Gjakovë), Vilson Imeri (Brodosanë, Gjakovë), Prenë Prenaj (Novosellë e Epërme, Gjakovë), Pren Frrokaj (Plançor, Gjakovë), Nue Prenkaj (Plançor, Gjakovë), Nue upi (Ujzë, Gjakovë), Dedë Ndrejaj (Ramoc, Gjakovë), Binak Dema (Vogovë, Gjakovë), Ibrahim Sadrija (Berjahë, Gjakovë), Sokol Bajrami (Batushë, Gjakovë), Zef Jakaj (Novosellë, Gjakovë), Fran Marku (Doblibare), Preq Karricaj (Bitesh, Gjakovë), Martin Hasani (Bec, Gjakovë), Canë Salihu (Gërgoc, Gjakovë), Bajram Avdyli (Stubull, Gjakovë), Ramë Ibrahimi (Stubull, Gjakovë), Arif Rama (Molliq, Gjakovë), Ula Amizi (Ponoshec, Gjakovë), Mitar Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Mehmet Çarri (Damjan, Gjakovë), Smajl Imeri (Nivokaz, Gjakovë), Muhamet Veseli (Molliq, Gjakovë), Rasim Beqaj (Rracaj, Gjakovë), Musë Sefsalihu (Damjan, Gjakovë), Hasan Hulaj (Skivjan, Gjakovë), Xhafer Halili (Bec, Gjakovë), Luz Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Florim Rama (Piskotë, Gjakovë), Sylë Brahim Sylaj (-).

    Lista e anëtarëve shqiptarë dhe romë të Partisë SPS (Partisë Socialiste të Serbisë) me qendër në Gjakovë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999

    Dedë Tetaj, Sami Cërmjani, Prenq Prenqa, Pashk Uka, Bardhec Uka, Hasan Kameraj, Safet Bela, Betim Kinoli, Rexhep Zena, Harmonije Gashi, Sulejman Bela, Enver Cermjani, Maxhun Shabani, Sinaver Gashi, Nue Prenqa, Mhill Ndrecaj, Tunë Prenqa, Robert Milici, Zef Prenqa, Elbehar Goza, Metë Binakaj, Gjon Pnishi, Bajrush Kajtazi, Mhill Gojani, Ramadan Çekiqaj, Pashk Pashku, Pren Ndrecaj, Gazmend Ndrecaj, Hysen Berisha, Gjustë Tetaj, Sokol Ndreca, Hasan Kameraj, Leze Luli, Bujar Boneshta Feride Zejna, Hysrete Zejna, Xhelal Sefa, Xhelal Sefa, Pren Prenkaj, Pjetër Ndou, Sokol Isufi, Antoneta Gjini, Qerim Krasniqi, Gjon Laski, Pashk Radi, Rusmidin Boneshta, Muhamet Zllakuqani, Dan Gashi, Zef Ndreca, Mustafë Mustafa, Dedë Dushi, Luz Dushi dhe Prenq Biba, që të gjithë me qendër anëtarësimi në Partinë Socialiste të Serbisë në Gjakovë

  14. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Trathëtia,frenim i idealeve kombëtare

    "Vendet me te mira na i mori shkau,e me vëlla,vëllaun na ndau" Atë Gjergj Fishta. Gjurmët në kohë dhe e kaluara na mesoi për tragjeditë e shumta që ndodhen te shqiptarët,nga trathetitë e vet shqiptarëve,të cilet shiten nderin e vet dhe nderin e familjeve të tyre për shumë pak të mira matreale,apo për ndonje diplomë,apo edhe për nderlikime gjakmarrjeje,që me trathëti u munduan të zgjidhin problemet e tyre duke shkatërruar së pari idealet e shumë të rinjëve dhe duke demoralizuar një pjesë të madhe të bashkqytetarëve për një interes të ultë të këtyre trathëtarëve,egoizëm që bëri njerëzit të i frikohen shprehjes së mendimit të lirë.

    Lojaliteti i shqipatrëve në Shqipëri ndaj "nenes Parti"ishte shumë më i qëndrueshëm dhe trathëtia e Shqiptarëve të Shqiperisë ishte një barikadë e pakapercyeshme sidomos për qeshtjen e Kosoves, dhe të Çamerisë, e edhe për vendet e banuara me shqiptarë ne Maqedoni e në Mal të Zi.Në këtë rast do të veqoja trathëtine që iu bë intelegjences dhe nacionalistëve shqiptarë në Shqiperi gjatë periudhes së eger të komunzmit që dominonte atje!
    Politika e eger moniste bëri që njerëzit të detyrohen të mendojnë dhe të besojnë në atë çka u servohej,dhe nuk dinin më mirë! Në Shqipëri për hirë të këtij sundimi,një populli të tërë,ju ndalue informimi për botën e jashtme,jetonin me racion, në izolim të hekurt,sa që edhe ata që ndoshta thithnin ndonjë informatë nga jashtë përcilleshin hap pas hapi,dhe nuk lejoheshin të sensibilizonin,sepse menjëherë me punen e trathëtarëve, pasonte internimi i eger ,burgosja,e nëse nuk bindeshin,edhe likuidimi fizik! Mirëpo nga ana tjetër këta trathëtarë forcuan edhe më shumë idealet e nacionalistëve të vërtetë,duke i njohur dhe duke i parë qarte trathetitë, e, edhe urrejtjen sidomos ndaj bashkpunëtorëve të tyre!

    Nga kjo periudhe ende janë prezente pasojat,dhe këto vërehen edhe me shumë në diasporë! Me shumë keqardhje,e them se organizimi i shqiptarëve këtu në Kanada,duke ditur numrin tyre te madh,është shumë i përqarë, krahasuar me komunitetet tjera që jetojnë këtu! Ose krahasuar me shqiptarët e Australisë, apo të Amerikes, këtu janë të përqarë e të vrarë nga sllavërimi i tyre.

    Një kohë të gjate shqiptarët mbarë në të gjitha trojet si në Shqiperi ,Kosove,Mal te Zi,Maqedoni,Serbi e edhe në Çameri,hasen në barikada që frenuan dhe edhe ndërruan kursin e rrugës së planifikuar të idealeve kombëtare! Në Kosovë Shërbimi sekret i ish Jugosllavisë,si OZN-ja e UDB-ja dhe së fundmi "Crna Ruka"(Dora e zezë)sjellen dhe po sjellin shumë dëme politikës së atëhershme dhe politikes aktuale!

    E dia që populli shqiptar në emer të BESES,është shumë besnik,dhe mu për këtë lehtë bie në kurthat e armikut dinak,kujtojmë vrsajen e mbi 100.shqiptarëve në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar,në Kosharë,1999........... Anmiku dinak, po pregaditë për çdo ditë modele të reja trathëtie,së bashku me UDB-ashet,në synim të ndryshimit të opinionit botëror për Kosovën!Kjo u pa dhe u bë e njohur edhe në Mitrovicë 17 e 18.Mars.2008 që okupuan Gjykatën në Mitrovic.

    Tani që Kosova u pavarsue,duhet të jemi më syqelë se asnjëherë më parë! Çdo shqiptar duhet të jetë i vetëdijshëm që anmiku nuk fle asnjëherë,dhe nuk duhet të lejojmë hapsirë neglizhences,duhet të ju kerkojmë përgjegjësi maksimale,kopetentëve për zbulimin,dhe shkatrrimin e rrjetit të bashkpuntorëve të anmikut. Shqipëtaret e Kosoves u ballafaquan me shumë intriga dhe propaganda të rrejshme,ku kjo më së miri u pasqyrue në rastin e paraburgimit të Heroit tone kombëtar Ramush Haredinajt,që ka krijuar karaktere të betejave për liri,si shqiptar nacionalist,dhe në në procesin e gjykimit të tij ishin paraqitur 75 UDB-ash,punëtor të sigurimit sekret serb,ku ndër ta ishin 27 UDB-ash shqiptar,duke filluar që nga numri 6.shqiptar që është nga Burimi(Istogu)...

    Dihet se shqipetarët e Kosovës vuajten e po vuajnë ende nga serbet dhe hordhitë e tyre,të cilet dëmtuan familje të tëra,vetem e vetem që të thellojnë hendekun e krijuar,dhe të mos njohim as të mos dijme kurrë të vertetën tonë të kaluar! Për të arritur këtë,okupatorët serb dhe bashkepunëtorët e tyre "UDB-ashët,i munduan shumë nacionalistët e atedhetarët. Ata që me politiken e tyre të gabuar,dhe me devijimn e rruges së vertetë,duke iu lënë hapsirë dhe aq më keq duke iu dhënë përparsiUDB-ashëve, si në pozita të mira në shoqeri,ashtu edhe të ardhuara te majme në atë kohë ishin: Fadil Hoxha,Ali Shukriu ,Mehmet Hoxha, Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Veli Deva, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Ilaz Kurteshi,Azem Vllasi, Shaban Kajtazi, Hysamedin Azemi,Kaqusha Jashari, Islam Bogiqevici,(Bogiqi,) Jusuf Kakarushi,Mehmet Maliqi,Rrahman Morina, e shumë shqiptarella të tjerë,.

    Në emër të kësaj ,historia jonë duhet të shkruhet dhe të jetë e vërtetë,me të mirat e të këqijat e kohes, dhe të gjurmëve në kohë,! Ashtu si numërohen atdhetarët,patriotët,nacionalistët,intelektualët,i deologet,teologet,e tj,duhet të numerohen UDB-ashët,shqiptarë të sigurimit sekret serb dhe ata që penguin rrugën e lirisë,që plaqkiten e rrahen nacionalistë e mërgimtarë shqiptarë. Trathëtarët me synimet e tyre të liga, cenzuruan dhe përsekutuan libarat tona shqip,prandaj fëmijet tanë duhet të dijnë se kush ishin OZN-ja,UDB-ashët, CRNA RUKA dhe se armiku nuk fle kurrë!

    Sot shumë faqe të internetit i kanë të shkruara emrat e UDB-asheve,moderatorët e këtyre web-faqeve me korrektësi dhe në mënyrë direkte e inderekte pasuruan faqet e historis sonë!Këta emra do të i shënojë edhe një herë të marruara nga faqja e internetit:studentet.info.forumi shqiptar,prishtina.team.pashtriku.com, derenica.com.e tj..Përsonalisht përshëndes dhe falenderoj zotin,Cakiqi,dhe zotin,Berisha,që me guxim të plotë,paraqiten listen me emra të UDB-ashëve.

    OZN-së-UDB-shet, NË KOSOVË NË VITET 1945-1990?! Ata që përbënin strukturat udhëheqëse të këtij shërbimi famëkeq dhe që përgaditën mijëra procese gjyqësore në bashkëpunim me strukturat politike në Kosovë, kundër atdhetarëve shqiptarë,ja disa që dallohen janë: Çedo Mijoviq Sedo Topalloviq Rajko Vidaçiq Miqa Mijushkoviq Lluka Tomanoviç Vllado Shilegoviq Budimir Gajiq,Milosllav Bllagojeviq,Andrija Vujoviq,Radomir Bojaniq,Novak Samargjiq,Kosta Mihajlloviq,Radovan Tapushkoviq,Jovan Rosandiq Gojko Medenica,Mirko Iliq,Zhivko Gjurishiq,Vesho Cvetkoviq,Drago Cërnigiq,Angjellko Armush,Shaban Kajtazi,Xhevdet Hamza,Mehmet Shoshi,Jusuf Karakushi ,Mustafa Sefidini,Xheladin Beqiri,Istref Sadikaj Bedrush Shala,Cvetko Llakoviq ,Zenel Gervalla,Tafil Zena,Din Gjoshi,Ramë Ajazi, Aziz Misini,Jakup Hamza,Sahit Bashota,Hajdar Mula,Syla Hetemi,Ahmet Nishori,Jakup Hoti,Ahmet Asllani,Sahit Meraku ,Bafti Jakupi,Pavle Jelisaviq, Vlladen Djordjevici,Mehmet Haskaj,Ibush Kllokoqi ,Drago Dragojeviq, Muharrem Dana ,Sllobodan Mijoviq,Asllan Sllamniku Shefqet Hashani ,Svetisllav Dollasheviqi,Zenun Shala,Naip Hoxha,Refik Tashi,Metush Sadiku,Zejnullah Shala,Hasan Mehmeti,Shefqet Obria,Rajko Çalloviqi, Metë Kuqi,Ramçe nga Prizreni, Ahmet Dobruna,Qamil Obri, Rizah Graiqevci,Faruk Mehmeti, Mexhid Beqiri,Lutfi Ajvazi,Hajredin Bujupi,Ramush Isaku,Sahit Zogaj,Halim Hajdari ,Bashkim Qerkini,Osman Veliqi,Fahredin Sllamniku,Osamn TrumkolliImer Sllamniku ,Xhemajl Bilkiqi,Hyzer Ahmeti, Nexhmedin Mehmeti,Hasan Salihu Nevzat Jashari ,Ahmet Blakçori,Zenel Hoti,Ajet Istogu,Daut Fetahu,Mehmet Gerguri,Rizah Sadriu,Murat Bajrami, Halim Hajrizi,Bislim S.Bogiqevici, (Ramadani)Hysen Hyseni, Isalm Bajrami,Ymer Qorri,Hamëz Shtutica, Latif Hasi,Hajzer Gjoshi,Musli Haxhiu, Shaban Caravadiku,Avdi Gashi,Fadil Misini,Ismet Haziri,Pal Selmani,Imer Kuçi,Naman Sijarina ,Ejup Azemi,Ali Halili,Jusuf Hashani,Shaban Hoti,Shaqir Krasniqi,Pashk Berisha,Zeqir Hasangjekaj,Mustafë Aliu,Xhafer Kaliqani,Adem Ibishi,Ramadan Ferizi,Avni Sadriu,Nexhdet Gjoci,Sahit Ismajli,Ismail Gërbeshi,Ejup Bajgora ,Sllobodan Mijoviq,Bejtush Beka, Ismet Baleci,Kemajl Shabani,Xhavit Kuçi, Isa Bunjaku,Zyber Zyberi,Emin Hasi,Sylejman Salihu,Hakif Latifi ,Hashmet Baxhaku ,Hilmi Syla,Rifat Berisha,Bajram Munishi,Haki Velija, Hasan Shahini,Muamer Novobërdaliu, Drita Novobërdaliu,Ahmet Delia, Ejup Kamerolli ,Murat Tërnava, Flori Bruqi, Lorenc Selmani,Refik Tashi,Faik Nura, Arif H.Ramadani, Deli Ramadani,Sabah Muhaxheri ,Ali Ollani,Sabit Myftari,Ndrec Preni,Selim Ndrecaj,Ali Vllasi-vëllau i Azem Vllasit ,Xhafer Bejiqi,Hajredin Bujupi,Latif Maliqi,Bejtush Beka ,Qerim Sllamniku, Rrustem Rrustemi,Abaz Ajvazi,Hajrulla Jashari,Zejnulla Hajrizi,Halit Hasani,Nexhmedin Ajeti,Hilmi Hasani,Dërgut Jakupi,Fazli J.Jakupi, Istarf Sadikaj,Ilaz Maxhuni,Abdullah Rrustemi,Enver Dragusha,Demë Mujaj,Abdurrahman Mulla Enver Kelmendi ,Jakup Llonçari,Nazif Zymberi,Hasan Banushi,Kajtaz Bacaj,Halit Muhaxheri ,Vesel Krasniqi,Latif Dulla,Daut Morina,Isa Kastrati ,Glauk Dulla ,Astrit Koshi ,Zenel Celina,Musa Jorganxhiu,Jusuf Konstandini,Kemajl Celina,Xhemali Shasivari,Hysen Bajrami,Shasivar Desatni, Haxhere A.Nishori,Qerim Buzhala,Avdi Buzhala,Hasan Rrystemi,Ilaz Vranovci, Sylejman Sahitaj,Shefazim Tërshnjaku,Lulëzim Neziri,Mustafë Maliqaj,Gani Zeneli,Azem Haliti,Shaban Maloku,Hysni Topalli,Afrim O.Trumkolli,Bajram Luri ,Sali B.Blakaj,Hebib Koka,Avdi Musa,Hamëz Shefkiu,Raif Sërmaxhaj,Xhavit Basha,Aliriza Osmani,Mehmet Neziri, Fatmir Dërmaku,Halim Hajdari,Naser Shavelli,Fadil Ibrahimi Avdi Maliqi,Ramadan Sërmaxhaj,Sejdi Kastrati,Emin Kastrati,Shefqet Ibrahimi, Idriz Nishori,Haki Haziri,Ramadan Syla,Selim Brosha,Faik Nura,Musa Bajgora.......

    Besoj se gjenerata e tyre i njeh dosjet e tyre, dhe inicijativa e trathëtarve,dhe e UDB-ashëve, që do të paraqitet në faqet e histories sonë për të iu bërë të njohur brezave të ardhëshme njohjen e gjurmëve në kohë.Njiherit për të siguruar të ardhmën e Kosovës, sepse Kosova është vetë shqiptari i saj.E harmonia e lirisë dhe karakteret e betejave të lirisë nuk guxojnë të mbeten bosh,jo për të fituar politikisht, por për të i njohur rolin e historis dhe luften e UÇK-es,dhe vendimet politike.

    Vetëm kështu i shtohen faqet e reja historis, për të dëshmuar misionet e nacionalistëve shqiptarë të cilët kanë qëndruar: në megrim, në burgje, në ndjekje, në shtypje, nën grabitje NGA DHUNA E EGER e UDB-ashëve shqiptaro-serbo-shqiptar.,

  15. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    NGA NJË ISH-OFICER AKTIV I ARMATËS JUGOSLLAVE, AI SHNDËRROHET NË NJË TË AKUZUAR PËR DROGË

    LETËRNJOFTIMI I USHTARAKUT QË NË LUFTËN E KROACISË ISHTE NË ANËN SERBE, KURSE NË ATË TË KOSOVËS KUNDËR UÇK-së

    -Dy gra serbe shënojnë pjesën tjetër të biografisë së Zemajt. Sllobodanka Travica - Zemaj, katër vjet më e vjetër se ai, ishte gruaja me të cilën ai ishte martuar gjatë shërbimit të tij në Knjazhevc dhe Negotin (tri plus tri vjet). Në Zajeçar martohet me një tjetër serbe, Liljana Stankoviq - Zemaj, me të cilën do të ketë dy fëmijë - djalë e vajzë. Më pastaj, me urdhër të KOS-it, Tahir Zemaj do të sistemohet në Kosovë, në kohën kur veç kishte shpërthyer Lëvizja studentore e vitit 1981. Po në vitin 1981, flitet se ka qenë Tahir Zemaj ai që nga helikopteri ka vrarë Tahir e Nebih Mehën (djalë e babë), në ditën kur këta të fundit kishin zhvilluar një betejë të gjatë dhe heroike me forcat policore dhe ato ushtarake të regjimit të Beogradit

    Me gradë major dhe ndër oficerët shqiptarë më të privilegjuar në APJ

    Ditëlindjen e vërtetë të heroit, i cili propagandën e madhe kundër djelmoshave "me kallashë të ndryshkur të Shqipërisë që donin ta digjnin Kosovën" e kishte shndërruar me një dezertim masiv në Bjeshkë të Strellcit, e kam mësuar për herë të parë në një procesverbal aktgjykimi, me të cilin Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 1988, akuzonte për vepër penale njerëz nga të gjitha "kombet dhe kombësitë" e ish-RSFJ-së. Tahir Zemaj, i lindur më 28 dhjetor të vitit 1951, në Strellc të Epërm të Deçanit, akuzohej për kontrabandë droge, tok me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh të tjerë të tij. Kishte qenë një betejë e fortë spiunazhi ndërmjet dy strukturave më të forta sekrete të ish-Jugosllavisë, ajo që kishte rezultuar me prangosjen e shumë njerëzve të implikuar në lojën me narkotikë. Tregtari dhe kontrabanduesi i pluhurit të bardhë, i lidhur ngushtë me strukturat e ish-KOS-it, nuk kishte pasur asnjë mundësi t'i ikë prangosjes. Nga një ish-oficer aktiv i armatës
    jugosllave, ai shndërrohet në një të akuzuar për drogë. Dikush do të mendojë se diçka e tillë mund të ketë qenë në vazhdën e akuzave dhe kurdisjeve që Beogradi bënte ndaj shqiptarëve. Por, jo! Zemaj, me gradë major në APJ, ishte ndër më të privilegjuarit në ushtrinë e Titos. Privilegjet e tij kishin arritur deri atje sa ai kishte pasur dy gra serbe dhe komoditet të lartë jetese dhe ishte nga të rrallët oficerë shqiptarë që kishin të drejtën e jetesës edhe në Kosovë. Oficeri i ardhshëm shqiptar nga Kosova, kishte kryer shkollën ushtarake në Akademinë e Beogradit, në periudhën 1970-1974. Sikur edhe shumë oficerë të tjerë, ai patjetër duhej të kalonte nëpër shkollën e rekrutimit në shërbimet sekrete të shtetit, e bashkë me këtë edhe të përfitojë privilegje të tjera. Ata që e njohin e përshkruajnë si arrogant dhe të padisiplinuar, me tipare të një mafiozi të vërtetë. Thuhet se e kishte të mishëruar në vete lojën e bixhozit, në të cilën njihet si një lojtar i zoti. Në periudhën sa ishte në shkollim ushtarak në Beograd, Tahir Zemaj ishte rekrutuar edhe në radhët e shërbimit informativ të ushtrisë jugosllave, KOS. Njihet edhe si kapo i kosistëve të Kosovës dhe cilësohet ndër të paktë apo i vetmi oficer aktiv i APJ-së, shqiptar nga Kosova, që edhe pas aftësimit final në shkollat ushtarake t'i jetë lejuar të jetojë në Kosovë. Vetëm ushtarakëve shqiptarë proserbë u ishte lejuar që pas shkollimit të kthehen në Kosovë. Dy gra serbe shënojnë pjesën tjetër të biografisë së Zemajt. Sllobodanka Travica - Zemaj, katër vjet më e vjetër se ai, ishte gruaja me të cilën ai ishte martuar gjatë shërbimit të tij në Knjazhevc dhe Negotin (tri plus tri vjet).
    Në Zajeçar martohet me një tjetër serbe, Liljana Stankoviq - Zemaj, me të cilën do të ketë dy fëmijë - djalë e vajzë. Më pastaj, me urdhër të KOS-it, Tahir Zemaj do të sistemohet në Kosovë, në kohën kur veç kishte shpërthyer Lëvizja studentore e vitit 1981. Po në vitin 1981, flitet se ka qenë Tahir Zemaj ai që nga helikopteri ka vrarë Tahir e Nebih Mehën (djalë e babë), në ditën kur këta të fundit kishin zhvilluar një betejë të gjatë dhe heroike me forcat policore dhe ato ushtarake të regjimit të Beogradit. Zemaj dyshohet të jetë ndër bartësit kryesorë të organizimit të vrasjes së veprimtarëve të Lëvizjes kombëtare në Kosovë, Rexhep Malës e Nuhi Berishës. Me qëllim zbulimi dhe hulumtimi brenda të të burgosurve politikë shqiptarë të Kosovës, në vitet 80-ta, Tahir Zemaj "burgoset" në Burgun e Dubravës (Istog -tash Burim). Ai atje thuhet të ketë kryer një punë të madhe hulumtimi në funksion të shërbimit në të cilin ishte rekrutuar shumë herët. Me shpërthimin e luftës në ish-Jugosllavi - Slloveni e Kroaci – majori shqiptar i ushtrisë jugosllave, në luftën për Kninin, do të gjendet i pozicionuar në anën serbe. Më pastaj ai do të shkojë në Perëndim, për t'u kthyer në Kosovë gjatë vitit 1998, me qëllim të shkatërrimit të brendshëm të luftës së nisur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Konstatimin se ai ka pasur për qëllim shkatërrimin e kësaj lufte më së miri e kanë dëshmuar të bëmat e tij, të cilat do të kulmojnë me dezertimin në Bjeshkë të Strellcit, në shtator të po atij viti. Strellci i Epërm, njihet si një ndër arteriet e rëndësishme të organizimit të luftës së UÇK-së. Sikur edhe e gjithë popullata deçanase, edhe njerëzit e këtij fshati, qysh në fillim kishin përkrahur luftën e nisur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ky dhe fshatra të tjera të Deçanit, sikur edhe pjesë të tjera të Rrafshit të Dukagjinit, kishin një përvojë të hidhur përgjatë gjithë shekullit njëzet në ballafaqim me terrorizmin shtetëror të Beogradit. Fshatrat e kësaj ane kishin qenë në thumb të heshtave të regjimit të Beogradit, gjithmonë përgjatë qindvjetëshit të kaluar. Bashkë me njerëzit kryengritës dhe liridashës të këtyre anëve, hordhitë serbe disa herë kishin tentuar edhe shkatërrimin e kullave të gurta dhe tërë arkitekturës autentike shqiptare. Megjithatë, njerëzit dhe kullat e Strellcit dhe fshtarave të tjera të Deçanit, gjithmonë kishin qenë një dhe ishin bërë gur i pathyeshëm përballë hordhive serbe.
    Tahir Zemaj, majori i APJ-së dhe njeriu i Bujar Bukoshit, i futur në Kosovë menjëherë pas fillimit të luftës me përmasa serioze, kishte zgjedhur pikërisht Strellcin dhe fshatrat përreth për ta krijuar enklavën e tij apo gangrenën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sikur edhe në të gjitha fshatrat tjera të Rrafshit të Dukagjinit, edhe këtu ardhja e Zemajt, si "oficer me shkollë", në kohën kur lufta në Kosovë veç kishte plasur, qe konsideruar shpresëdhënëse për të gjithë.


    Implikimet në kontrabandën me drogë dhe prangat në duar pas një lufte spiunazhi ndërmjet UDB-së dhe KOS-it

    Në bazë të një aktakuze me shkrim të Prokurorisë Publike të Qarkut, në Prishtinë, të lëshuar më 4.5.1988, Tahir Zemaj, bashkë me një rrjet të gjerë njerëzish nga Kosova dhe ish-RSFJ-ja, thuhet të jetë implikuar në trafikun me drogë e narkotikë, për cka figuron të jetë akuzuar për vepër penale. Në rrjetin në të cilin ishte i implikuar majori Zemaj, ishin përfshirë edhe shumë njerëz të tjerë nga mbarë hapësira e ish-Jugosllavisë. Fakte të tjera të shumta flasin se ai kishte rënë në burg për shkak të një lufte shërbimesh sekrete në ish-RSFJ, ku UDB-ja kishte rënë në gjurmë të veprave klandestine të kryera nga njerëzit e shërbimit informativ (KOS) të ushtrisë jugosllave, APJ-së. Në këtë betejë të muajve janar e shkurt të vitit 1988, Tahir Zemaj, si i rekrutuar në radhët e KOS-it, shërbimit informativ të APJ-së, del të jetë zhytur në lojën me kontrabandë droge, në të cilën ishin të implikuar edhe ushtarakë e joushtarakë të shumtë të APJ-së, serbë, kroatë, malazias, maqedonë, shqiptarë etj., në mesin e të cilëve edhe vetë majori Zemaj. Kontrabanda me drogë ishte bërë në relacionin Stamboll-Prishtinë-Beograd-Madrid dhe përfundonte shpesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rrugëkalim kryesor i këtij trafiku ishte Italia. Destinacioni i fundit të shumtën e herave ishte vetëm Madridi. Pas mbajtjes së seancave publike, prej 14 deri më 19 korrik 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur publikisht aktgjykimin ndaj 24 të të akuzuarve nga Kosova, në të cilën listë Tahir Zemaj figuron të jetë i dhjeti me radhë.
    Koha e trafikimit të drogës në të cilin biznes Kosovën e kishin futur edhe Tahir Zemaj dhe të akuzuarit e tjerë, përfshinte vetëm periudhën për të cilën Prokuroria posedonte fakte - atë prej shtatorit të vitit 1985 deri në nëntor të vitit 1986. Në përcaktimin e fajësisë së të akuzuarve, bashkë me Tahir Zemajn fajësia binte edhe mbi Sejdi Ramën, të cilët, sic thuhet në aktgjykim, akuzohen:;sepse gjatë vitit 1986, sipas marrëveshjes paraprake, në mënyrë të paautorizuar kanë vënë në qarkullim 1,5 kg. heroinë, në atë mënyrë që së pari në Prishtinë, nga Daut Kadriovski kanë blerë 0,5 kg. e pastaj kanë marrur hua 1 kg. heroinë, ashtu që tërë sasinë, në dy raste, i akuzuari Sejdi Rama ia ka shitur Demir Deskut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës" Daut Kadriovski mund të ketë qenë kapoja e tërë kësaj bande trafikantësh të drogës. Zemaj ishte i lidhur drejtëpërdrejt me të, në të cilin rrjet ishin të implikuara edhe disa femra, sikurse Sllobodanka Dillberova, Millka Grigorovska, Millena Tasiq etj., dhe një numër i konsiderueshëm shqiptarkash e shqiptarësh të tjerë, të lidhur ngushtë me shërbimin informativ të ushtrisë jugosllave, KOS. Tahir Zemaj qe dënuar me gjashtë vjet burgim, duke iu llogaritur edhe koha e mbajtjes në paraburgim, prej datës së arrestimit, 8 shkurt 1988.

    Përpos bixhozit, përfitimi i parë prej 14 mijë dollarësh nga shitja e drogës

    I akuzuari Sejdi Rama, kishte deklaruar para gjyqit në mënyrë të hollësishme se si ishte implikuar në kontrabandën me drogë, në atë periudhë. Ky që më parë e kishte njohur një person që jetonte në SHBA (Dallas), që quhej Demir Desku. Me të kishte pasur raporte edhe më herët, por me të marrë vesh se ai mirret me tregtinë e narkotikëve, Rama ishte interesuar që atij t'i gjejë lidhje në Kosovë (Jugosllavi) për t'i siguruar narkotikët që vinin nga Stambolli. Sejdi Rama, në anën tjetër, kishte dëgjuar për bixhozgjiun nga Kosova, majoring Tahir Zemaj. Ai ishte interesuar të vë kontakte me të. Tregtia me pluhurin e bardhë dhe loja e bixhozit për majorin Zemaj atëkohë ishin biznes i mirë. Ky nuk kishte ngurruar t'i premtojë Sejdi Ramës se narkotikun për Demir Deskun (SHBA) do ta sigurojë përmes disa njerëzve e lidhjeve që kishte në Prishtinë.

    Zemaj në Prishtinë mbante lidhje të mira me Daut Kadriovskin, njeri i shërbimit informativ të ushtrisë jugosllave, KOS-it. Ai, po ashtu, njihte në anën tjetër, një person sikur se ishte Sejdi Rama, i cili Zemajt i kishte thënë se është punëtor i Sekretariatit Republikan të Punëve të Brendshme të Serbisë (SPBR) dhe atij të Federatës (SPBF). Njëkohësisht, Tahir Zemaj ishte i rekrutuar në shërbimin informativ të armatës jugosllave, KOS. Ishte një vend në afërsi të restaurantit "Rugova" në Prishtinë baza e një biznesi të tillë dhe vendtakimi me Daut Kadriovskin i cili ua siguronte narkotikët Tahir Zemajt dhe Sejdi Ramës për t'i shitur më pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Këtë në detaje e shpjegon vetë deklarata e Sejdi Ramës para gjyqit, e cila nga procesmbajtësi ishte shkruar tekstualisht kështu: "I akuzuari Sejdi Rama ka cekur se me rastin e qëndrimit në SHBA, te Demir Desku, në Dallas, me të cilin është njohur edhe më parë, ka kuptuar se ai merret me tregti me narkotikë, andaj pasi që është njoftuar me të akuzuarin Tahir Zemaj dhe ka parë se ky luan bixhoz, këtij i ka thënë se e ka njeriun në Amerikë, të cilit mund t'i shesë narkotikë, ndërsa i akuzuari Tahir Zemaj i ka thënë se përmes disa personave në Prishtinë mund ta sigurojë narkotikun. Pas asaj, përmes të akuzuarit Muhamet Metaj kanë rënë në kontakt me Daut Kadriovskin, e këtë fakt nuk e kontestojnë as i akuzuari Tahir Zemaj e as i akuzuari Muhamet Metaj, kështu që këta të dy janë marrë vesh me Daut Kadriovskin, i kanë tubuar të hollat dhe, në Prishtinë, në afrësi të restaurantit "Rugova" kanë blerë nga Daut Kadriovski 0,5 kg. narkotik, të cilin ai pastaj ia ka cuar Demir Deskut në Dallas, e nga ai kanë fituar 18.000 dollarë, nga të cilët të akuzuarit Tahir Zemaj ia ka dhënë 14.000 dollarë e për vete ka ndalur 2.500 dollarë dhe i ka llogaritur shpenzimet e udhëtimit. Pas asaj, ky dhe i akuzuari Tahir Zemaj, gjithashtu në Prishtinë, te restauranti "Rugova", nga Daut Kadriovski kanë marrë 1 kg. narkotik, dhe atë si hua, të cilin ky përsëri ia ka cuar Demir Deskut në Dallas. Të njëjtin nuk ia ka paguar pasi që narkotiku atje ishte rrëmbyer e pasi që pa të holla nuk ka guxuar të kthehet në Jugosllavi, me vete e ka sjellur Demir Deskun, i cili në Prishtinë direkt është marrë vesh me Daut Kadriovskin". Procesverbali ishte shkruar në bazë të saj që kishte deklaruar bashkëpunëtori i Tahir Zemajt, Sejdi Rama, para personave të autorizuar zyrtarë, njëjtë, në të dyja herët, më 12 shkurt 1988 dhe më 22 shkurt 1988.

    “I madhi” Tahir Zemaj para gjyqit: “E kam konsideruar detyrë patriotike të bashkëpunoj me njeriun e sigurimit shtetëror”

    Tahir Zemaj para gjyqit si mbrojtës të tij kishte angazhuar avokatin nga Peja, Gavrillo Vujeviqin, i cili nuk kishte prezentuar në momentin e marrjes së tij në pyetje, edhe pse Zemaj kishte këmbëngulur para gjyqit që, pa praninë e mbrojtësit Vujeviq, të mos përgjigjet. Në pikat kryesore, deklarata e Zemajt do të jetë e njëjtë me atë të Sejdi Ramës. Ai do t'i pranojë të gjitha implikimet e tij dhe blerjen e "mallit" nga Daut Kadriovski. Por, dallimi i vetëm këtu është se Tahir Zemaj, si bashkëpunëtor i KOS-it, shprehet se me Sejdi Ramën ka bashkëpunuar duke e konsideruar këtë si veprim patriotik, sepse që më parë, ky i fundit i paska thënë Zemajt se është punëtor i SPB-së dhe se është futur në këtë lojë për t'i zbuluar rrënjët e rrjetit mafioz. Kështu së paku i ka thënë gjyqit majori Tahir Zemaj, thuhet në procesverbal.
    Më poshtë një citat nga procesverbali: ;para personave të autorizuar zyrtarë , më 22.02.1988, pa asistimin e mbrojtësit, i akuzuari Tahir Zemaj e ka dhënë deklaratën e tij, duke cekur se ky dhe i akuzuari Sejdi Rama, nga Daut Kadriovski kanë blerë 0.5 kg. narkotik, e pastaj e kanë marrë si hua edhe 1 kg. në kohë dhe mënyrë shtu sic i akuzuari Sejdi Rama cekë n mbrojtjen e tij. Në fund ka theksuar se atë që e ka bërë, e ka bërë dhe ka hyërë në punë me narkotikë, me insisitimin e të të akuzuarit Sejdi Ramës, i cili gjithkund është prezentuar si person i SPB-së, ndërsa atë (Tahir Zemajn) e ka bindur se me të vërtetë punon në zbulimin e grupit i cili merret me tregti me narkotikë".
    Nga këtu dalin edhe implikime të tjera që pranohen nga vetë goja e majorit Tahir Zemaj. Ai para gjyqit haptas e pranon dhe konfirmon, duke tentuar t'i ikë akuzës së drejtpërdrejtë të implikimve në tregtinë me drogë, se me Sejdi Ramën është lidhur për arsye patriotike dhe që të shërbejë për shërbimet sekrete shtetërore e ushtarake të jugosllavisë së atëhershme. Zemaj e pranon vetë se paraprakisht ka pasur njohuri se Sejdi Rama punon për SPB-në dhe se ai i ka thënë këtij se është duke operuar në të zbuluarit e rrënjëve të rrjetit të drogës. Në njërën anë nuk mund të kontestohet implikimi i ushtarakut Zemaj në strukturat e shërbimeve të spiunazhit ushtarak dhe shtetëror të Jugosllavisë e, në anën tjetër, dalin si të qarta vetë aktivitetet e tjera të tij, si në sferën e bizhozit dhe atë të tregtisë me heroinë. Të parën, implikimin në fushën e shërbimeve të KOS-it dhe "vullnetit të tij të mirë" për t'u ndihmuar edhe strukturave të SPB-së (Sejdi Ramës) e konfirmon vetë Tahir Zemaj. Të dytën, marrjen e tij (Tahir Zemajt) me tregtinë me narkotikë dhe me lojërat e bizhozit, e konfirmon vetë Sejdi Rama, bashkëpunëtor i SPB të Serbisë dhe atij të Jugosllavisë. Ndërkaq, më poshtë, bëhet e ditur se Sejdi Rama kishte refuzuar të pranojë para gjyqit se është dekonspiruar te Tahir Zemaj si bashkëpunëtor i SPB-së:
    "Në pyetjen se a i ka thënë të akuzuarit Tahir Zemaj se punon për sigurimin shtetëror, gjegjësisht në cilat organe të pushtetit janë personat me të cilët është marrë vesh para nisjes për në Amerikë dhe pas kthimit nga Amerika si dhe kush i ka bartur shpenzimet e udhëtimit në Amerikë, i akuzuari ka refuzuar të përgjigjet".
    Në seancën kryesore, Tahir Zemaj mohon të ketë kryer aktivitete të kontrabandës me drogë, ndërsa pranon që më parë të jetë pajtuar të bashkëpunojë më Sejdi Ramën, me idenë se është duke kryer një punë patriotike, sepse ky i fundit i kishte thënë atij se përvec për shërbimin e sigurimit republikan SPB (të Serbisë) dhe atë federativ (të Jugosllavisë) punon edhe për Interpolin. Zemaj thotë se për arsye patriotike e ka njoftuar Sejdi Ramën përmes Muhamet Metajt me Daut Kadriovskin:
    "I akuzuari Tahir Zemaj, në mbrojtjen e tij në seancën kryesore ka theksuar se ka pranuar t'i kryejë shërbim të akuzuarit Sejdi Ramës, pasi që ai disa herë i ka thënë se është duke i kryer disa detyra speciale për SPBR dhe SPBF dhe për Interpol, andaj për arsye patriotike, përmes Muhamet Metaj e ka njoftuar me Daut Kadriovskin;".
    Loja me narkotikë, kishte futur në sherr dy shërbimet sekrete të Jugosllavisë, atë shtetëror (UDB-në) dhe atë ushtarak (KOS-in). Zatën, në këtë periudhë ishte bërë një luftë e fortë spiunazhi ndërmjet këtyre dy shërbimeve. Tahir Zemaj dhe Sejdi Rama dalin kryekëput si dy bashkëpunëtorë, në njërën, anë dhe si rivalë, në anën tjetër. Punëtori i KOS-it, i pari, dhe ai i UDB-së, i dyti, duke bashkëpunuar e kishin vënë në kurthë njëjri-tjetrin. Këta që të dy ishin protagonistë në nivele të larta të dy shërbimeve të spiunazhit jugosllav. Në procedurë e sipër të marrjes në pyetje dhe të deklarimeve, del në pah edhe dëshmia e Bexhet Bllacës, njeriut kryesor të kësaj historie. Nëse ky thjeshtë ka qenë vetëm njëri ndër kryekapot e kësaj loje për interesa të përfitimeve menarkotikë, te Tahir Zemaj dhe lidhjet e tij me spiunët dhe kontraspiunët e këtyre shërbimeve sekerete, sipas edhe vetë deklaratave të tij, del në pah një lojë edhe më e madhe. Ai në operimet nëntokë të lidhjeve me drogë, kishte kryer, sic thotë edhe vetë, shumë punë patriotike në shërbim të KOS-it dhe SPB-së.
    UDB-ja në këtë periudhë bënte një lojë të fortë në të zbuluarit dhe të përcjellurit e aktiviteteve nacionaliste të emigracioneve të ndryshme, nëpër Evropë e Amerikë.

    Në luftën për Kninin, në anën e armatës jugosllave (serbe), në atë të Kosovës, inspirues dhe menaxhues i dezertimit

    Tahir Zemaj do të burgoset bashkë me bashkëpunëtorët, por nuk do ta vuajë dënimin të tërë. Ai më vonë do të jetë një kuadër i preferuar sërish për armatën jugosllave. Ishte dëshmuar si fanatik i Beogradit. Këtë provim e kishte kaluar ndoshta edhe me operimet kundër Tahir e Nebih Mehajt, në Prekaz më 1981 sikurse edhe në organizimin e likuidimit të aktivistëve të ilegales shqiptare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Jugosllavia do të fillojë të tronditet në themele të saj. Nga Sllovenia lufta gradualisht do të bartet në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe fare vonë në Kosovë. Argati konkret më i fundit i Tahir Zemajt si ushtarak bërë Beogradit, do të jetë beteja për Kninin, në luftën e Kroacisë, ku majori do të jetë i pozicionuar në anën e ushtrisë jugosllave (serbe). Të gjithëve u është e njohur ajo luftë. Në shumë beteja, në anë kroate kishin marrë pjesë vullnetarë shqiptarë. Ushtarakë të shumtë kishin dezertuar nga APJ dhe u ishin bashkuar rashëve kroate, njëjtë sikur më vonë edhe në luftën e Bosnjë e Hercegovinës. Por, Tahir Zemaj, jo!
    Në luftën e Kninit kemi ndoshta ballafaqimin e parë direkt të dy figurave që dëshmojnë kontraversitetin që do ta karakterizojë edhe luftën në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Bekim Berisha - ABEJA do të jetë njëri ndër heronjtë e gjallë të luftës në anën kroate, derisa Tahir Zemaj do të jetë i pozicionuar në anën serbe. Është fjala për betejën e Kninit, pas së cilës, për shkak të heroizimit të treguar, ABEJA do të gradohet nga strukturat më të larta ushtarake të armatës kroate e cila vec kishte filluar të lind. Tahir Zemaj do të jetë drejtues i forcave serbe në këtë luftë, në këtë luftë në të cilën krah clirimtarëve kroatë ishin pozicionuar edhe heronjtë tjerë si Fehmi e Xhevë Lladrovci.
    E njëjta do ta përcjellë më vonë edhe luftën në Kosovë.
    Derisa ABEJA do të bie heroikisht në betejat e Junikut, e Fehmi e Xhevë Lladrovci në ato të Drenicës, protagonisti tjetër i luftës në Kroaci, Tahir Zemaj, do të përgatisë një dezertim masiv në fshatrat e Decanti, të cilat tashmë me të madhe kishin shprehur gatishmërinë dhe ishin mobilizuar nën emrin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Tahir Zemaj do të jetë ai që në shtator të 1998-tës, do të urdhërojë rreth dy mijë ushtarë të tij, në tri brigada, që me armët e tyre të kalojnë kufirin shqiptaro-shqiptar në bjeshkët veriperëndimore të Kosovës dhe pastaj t'ia mbajnë kah të munden;
    Ky, pra, është Tahir Zemaj: Në vitet e '70-ta major i APJ-së dhe i rekrutuar në shërbimin informativ të APJ-së, KOS; në vitet e '80-ta lojtar i njohur i bixhozit dhe kontrabandues droge; në vitet e '90-ta në luftën e Kroacisë, i pozicionuar në anën e armatës serbe dhe në vitin 1998 i pozicionuar kundër djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkaktar i dezertimit masiv në Bjeshkë të Strellcit

  16. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    E vërteta e agjenturës serbe, e zbërthyer përmes rastit të Branisllav Nushiqit

    Nga Besnik Çollaku
    Cili është Branisllav Nushiqi

    Cila ka qenë agjentura serbe e greke ne Shqipëri nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e këtej e ç’detyra ka kryer ajo? Si e ka kanalizuar politikën shqiptare “pro” interesit të saj e kundër interesave të çështjes shqiptare? Cilat rryma politike ideologjike, morale, forca politike apo individë, janë financuar e mbështetur drejtpërdrejt apo indirekt nga këto politika? Cila është platforma e tyre ne kushtet e sotme?
    Ja e vërteta e një studimi kosovar të vitit 1990 për metastazat e kësaj agjenture.

    “Cili është Branisllav Nushiqi”? Ky është titulli i një shkrimi, me sa me kujtohet i vitit 1990, botuar tek Gazeta “Fjala” e Kosovës, e përdyjavshme, organ i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve të Kosovës në atë kohë.
    E mbajta me fanatizëm, për gati tre vjet dhe kur u krijua qeveria demokratike,pas zgjedhjeve te marsit 1992 e dërgova për botim tek RD me anën e përfaqësuesve te zgjedhur te PD ne Pogradec se isha i bindur se duhej bere publik dhe ne Shqipëri. Me thane se do te botohej por nuk u be. Pas disa muaj kur e pashe se nuk po botohej, kërkova te me kthehej, por me thane se ka humbur rastësisht dhe nuk gjendet. E kam kërkuar me pas me te njohur e miq qe lëvrojnë fushën e penës e dijes, për t’u gjendur ne Prishtine a gjetke e me është kthyer se nuk gjendej.
    Shkrimi me ra ne dore kur akoma ishte terr e mezi dukej shkëndije. Ishim ne zbor (përgatitje ushtarake). Ne “Fushën e Madhe”, ne malet e Çervenakes, Fari Lickollari kishte mbështjelle bukën me gazetën “Rilindja” te Kosovës. E mora fletën e gazetës dhe e pyeta si i kishte rene ne dore. Me tha se ia kishin dhënë shoferët kosovare qe vinin për te marre tulla ne Shqipëri. Ne atë kohe Fariu ishte me pune kontrollor veteriner ne Doganën e Q. Thanës. Tani është pensionist këtu ne Pogradec. I kërkova te ruante çdo gazete qe i binte ne dore nga Kosova dhe te ma jepte kur te kishte mundësi. Akoma ishte kohe e censurës dhe pune jo pa rrezik, por Fariu ishte burrë me karakter dhe po ta jepte fjalën e mbante. Kështu me solli disa gazeta dhe mes tyre “Zërin e Rinise”, numrin qe kishte “Ekspozitën e tmerrit”, te cilën e kam edhe sot, dhe “Fjalen”, e cila kishte ne faqen e fundit te saj, me shkrim te imët shkrimin me titull “Kush është Branisllav Nushiqi”.
    “Fjala” e Kosovës ishte me sa mbaj mend gazete e përdyjavshme dhe me format te madh. Nuk me kujtohet cili historian apo studiues i Kosoves e kishte gjurmuar e gjetur materialin. Ne ate kohe te gjithë shkrimtaret, artistet e studiuesit e Kosoves ishin ne nje front per çështjen kombetare dhe Kosovën Republike si hap drejt pavaresise, perjashto te shiturit dhe te dorezuarit apo te natyralizuarit me pushtimin si kudo ne raste te tilla.
    Nuk ishte analize, ishte botimi i letres se Branisllav Nushiqit derguar Mbretit te Serbise dhe Ministrit te Punëve të Jashtme te Mbreterise Serbe si perfaqesues i Mbreterise Serbe prane Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Nga përmbajtja e saj dilte ne drite te diellit kush ishte ky Branisllav Nushiqi: hartuesi i nje platforme antishqiptare, e cila qe prej ahere ka qene me djallezorja.
    Ne fillim jepej nga autori shkurt te dhena per B.Nushiqin, me origjine nga babai nga fshatrat e bregut te Vlores, i cili kishte emigruar ne te ri ne Serbi a Mal Te Zi, ishte martuar me nje serbe, kishin pjelle nje djale qe u vune emrin Brano Nushi, i cili si u rrit, kishte mbaruar shkollen ne Beograd dhe per te theksuar se ishte serb i vertete dhe jo gjysmak e kishte perpunuar emrin nga Brano ne Branisllav dhe mbiemrin nga Nushi ne Nushiq. Me tej caktohet nga Mbreti i Serbise si përfaqësues i tij pranë Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Pas kesaj vazhdon letra e Branisllavit me informacionet e rekomandimet per Mbretin e Serbise dhe qeverine serbe per shkaterrimin e Lidhjes se Prizrenit, ndërtimin e nje platforme antishqiptare, kanalizimin e tyre ne interes te Serbise dhe thelbi i përmbajtjes ishte ky: “LSH Prizrenit ka organizuar 70 mijë luftëtare te armatosur nga te gjithe viset e Shqiperise te vendosur deri ne vdekje per çështjen e tyre. Kesaj hordhie te armatosur(citohet Branisllav Nushiqi) nuk do t’i bënte balle asnjë fuqi ballkanike veç Portes se Larte. Mbretëria e Serbisë nuk duhet te përplaset me këtë fuqi ushtarake. Ajo duhet te beje sikur e mbështet, ndërsa do te gjeje kohe te mjaftueshme për ta drejtuar kundër Portës se Larte. Kjo është e vetmja mënyre për ta mposhtur. Keshtu Serbia do te zgjidhe te gjithë pretendimet e saj ne Kosove dhe viset shqiptare. Njëkohësisht - vazhdon Nushiqi ne letren e tij - duhet t’i japë te kuptoje Stambollit qe nuk po veprohet kundër Portës. Ndaj ne mbështetje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit do te dale ndonjë shoqate a lëvizje serbe qe do t’i beje shqiptaret te kuptojnë se Serbia është me ta, ndërsa qeveria serbe do te reagoje kundër saj duke u thënë shqiptareve se s’kemi ç’t’i bëjmë hapur Portës se Larte, e kësaj te fundit do t’i leme te kuptoje se këto lëvizje nuk janë politike shtetërore. Gjithashtu - vazhdon Nushiqi - duhet bindur Mbretëria e Malit të Zi qe te lejoje një konsull serb ne Shkodër se Lidhja Shqiptare e Prizrenit këmbët i ka ne Prizren ndërsa kokën e ka ne Shkodër”.
    Ky ishte thelbi i letres se Nushiqit dhe ngjau si ai e planifikoi. Ne LSH e Prizrenit fitoi krahu qe kërkonte lufte me Porten e Larte dhe dihen pasojat. Bashke me shkatërrimin e LSHP mori goditje te pariparueshme per me shume se 100 vjet edhe çështja shqiptare ne tërësi. Serbia aneksoi Kosovën dhe Shqipërinë Juglindore, Mali i Zi Veriun e Shqipërisë dhe Greqia Jugun e saj, Çamërinë e cila përveçse u zaptua, u shpopullua me masakra e gjenocid te papare ne historinë e re të Europes.
    Gjakderdhja e 10 viteve te fundit te shekullit te njëzet ne Ballkan nuk i ka rrenjet ne sundimin otoman, por ne copëtimin e trojeve shqiptare gjate përmbysjes se Portes se Larte, ne zaptimet dhe gjenocidin mbi popullatën autoktone shqiptare. Qe ne momentin e krijimi te shtetit grek e serb, nisi politika e aneksimit te territoreve shqiptare, asimilimit te popullatës se tyre dhe kur kjo nuk arrihej, fillonin shfarosjet dhe shpopullimi, pra vise te Shqipërisë pa shqiptare. Këtu i kane rrënjët politikat e egra te gjenocidit ne Ballkan, këto janë rrënjët ne krijimin dhe zgjerimin e shteteve te Serbisë e Greqise, këtu fillojnë politikat çnjerëzore e plaçkitëse te këtyre krijesave te ushqyera me masakra mbi trojet e popullatën shqiptare.
    Dhe sot e kësaj dite nuk kane hequr dore nga politika aneksioniste mesjetare, veçse kane përshtatur taktikat ne kushtet e krijuara kundër dëshirës se tyre dhe me force. Sot ata përpiqen të zaptojnë ekonominë strategjike te Shqipërisë. Kjo është platforma e tyre sot dhe kjo duket sheshit.
    Ndaj shtrohet pyetja: Kur qendra e Shqipërisë te sotme u zhvendos nga Shkodra ne Tirane ku u perqendrua agjentura e strategjia serbe!? Sigurisht ne Tirane. Historia e midis dy luftrave, e luftes se dyte dhe e pas luftes se dyte botërore e vërtetoi kete, me kontributin e dhënë per krijimin e PKSH nen tutelen e PKJ , ne vendosjen e regjimit komunist ne Shqipëri, i cili ishte kunder interesave te shqiptareve dhe pro interesave te Serbise e Greqise, kishte apo s’kishte lufte ideologjike midis tyre.
    Nese Shqiperia e Sotme do te ishte demokraci pra jo diktature pas Luftes se Dyte Boterore, Serbia do te gjendej rruges si Rusia para Gjermanise Perendimore dhe me shqiptaret nuk do te luhej njesoj sikunder nuk luhet dot sot njesoj. Shqiperia do te ishte “Zvicra e Ballkanit”, siç ishte ëndërruar prej shekujsh dhe Kosova ne Minimum do te ishte “Sllovenia”ne Jugun e Jugosllavise e Serbise. Nushiqet, Çubrilloviqet e Millosheviqet e dinin kete, i kishin bere mire llogarite deri diten kur luftetaret e lirise moren armet ne dore per clirimin e Kosoves dhe keshtu dhe te Shqiperise,deri diten kur Presidenti Klinton lexoi 600 faqe histori, pra thelbin e saj,ate qe marrim me mend nga pasojat historike (Sipas Xh.Rubin zedhenes i Shtepise te Bardhe qe njoftoi nderhyrjen ushtarake te NATO-s), deri kur kryeministri i Britanise Toni Bler vraponte neper shkallet e avionit per te takuar refugjatet kosovare e deri kur Franca u kthye me ne fund ne krahun e te drejtes dhe fatkeqesia e fatmirësia, njëkohësisht i ribashkoi shqiptarët pas mëse një shekulli.
    Dua te falenderoj ate studiues kosovar, dijetar me kurajo e me mendje te mprehte qe botoi para 20 vjeteve kete material historik qe zbardh politiken e Serbise, dhe per analogji dhe te Greqise. Nese ne Kosove e dine mire kush eshte Branisllav Nushiqi, Çubrilloviqi dhe Akademia Serbe, ne Shqiperi s’eshte e njejta gje. Platforma antishqiptare punonte nepermjet nomenklatures, propagandes, falsifikimt te fakteve historike dhe politika antishqiptare kishte penetruar thelle e lart. Platforma “Nushiq”, si dosja “Mitrokin” qe do te thote te besh agjentin pa e ditur qe je i tille, u pershtat ne kete rast si penetrim politik, ideologjik e moral e si platforme e eliminimit te ideve nacionaliste dhe mbartesve te tyre dhe si agjenture e drejtpërdrejtë apo vasalitet i fshehur nga faqja e publikut. Ndaj ka vlera ribotimi i ketij shkrimi, i cili duhet te jete gjekundi ne ndonje shtepi a biblioteke shqiptare. Duhet ta dine dhe shqiptaret e ketushem kush eshte Branisllav Nushiqi dhe platforma e tij e stërholluar antishqiptare, kush eshte ky gjysemserb gjysemshqiptar nga gjaku e më serb se serbët nga mendja e veprat. Keshtu do te dine te dallojne ata qe kane qene e jane me mendjen e tij, ata qe jane te infektuar prej saj dhe ata qe padashje i kane sherbyer asaj. Ne kohen e diktatures ne dukje behej perpjekje te krijohej ideja se mbeshtetej Kosova dhe çështja shqiptare, por kjo çështje perdorej per interesa te klikes ne pushtet per faqe te publikut dhe sidomos per te patur influence ne opinionin e shqiptareve ne emigrim dhe ne fakt behej e kunderta. Sigurimi i Shtetit praktikisht bashkepunonte me UDB, patjeter me marreveshje midis dy paleve. Shqiptaret e arratisur ne Jugosllavi ktheheshin ne Shqiperi dhe Kosovaret e ardhur ne Shqiperi ilegalisht pergjithesisht dorezoheshin ne Jugosllavi ose burgoseshin si agjente. Duhet te kete qindra raste te tilla te dokumentuara. Me “politiken e shkallezimit” u krijua gradualisht psikoza se çdo kosovar eshte “Agjent i UDB” dhe kjo do te pershtatej me te njejten politike pas renies se diktatures me perhapjen e psikozes se kosovaret jane”te liq e te pabese etj”, me forma te hapura dhe me gazeten gojore agjenturore. Politike e shkallezimit ishte perpunimi gradual i opinionit me qellim te caktuar me te gjitha mjetet e e propagandes. Ne kohen e diktatures funksiononte nepermjet strukturave te caktuara, te cilat me pas nuk u nxoren ne faqe te diellit asnjehere. Fillonin punen nepermjet gazetes gojore, e me pas e merrte ne dore partia e organet e diktaturessipas rastit,ose me se paku krijohej nje opinion ne sherbim te regjimit. Keto psikoza u shemben kur Kosova u çlirua dhe me kete rast nderruan krahun dhe perpunuesit e opinionit ne kete drejtim. Tani ata kane front te ri, mund t’i shohesh dhe te bertasin per Kosoven e çështjen kombetare dhe me ne fund dhe kjo eshte nje tregues i madh, nuk u ka mbetur udhe tjeter.
    Nderkohe pas renies se diktatures punohej ne te dy krahet per te perhapur psikollogjine e kapitullimit para makinerise ushtarake serbe,me krijimin e psikozes se eshte e pamundur te luftohej kunder saj,se ajo do te nenshtronte cdo ushtri ne Ballkan e per me teper se kish per gje e Italine. Keto psikoza përhapeshin jo rastesisht dhe i kam gjetur dhe midis disa shqiptareve te Kosoves ne Zyrih ne fund te nëntorit 1998, te cilet e shtronin me emocion e përkushtim çështjen e Kosoves, por u ish mbushur mendja se nuk i dilej kësaj makinerie. Kjo psikoze u thye nga mësimi me i vjetër i historisë se lufta për liri nuk merr parasysh fuqinë dhe egërsinë e pushtuesit, e ajo dite do te vinte si dhe erdhi. Ata qe luftuan me penën, mendjen e tyre dhe me gjithçka munden këtë psikoze e u ndeshen me te ishin ne krahun e duhur ne shërbim te Atdheut te tyre e çështjes kombëtare, mbajtën ndezur shkëndijën e lirisë qe prej ditës se robërisë te Kosovës e deri ne çlirimin e saj për me tepër se katër breza. Ata qe rrëmbyen armët dhe thyen me çdo sakrifice te mundshme njerëzore këtë psikoze ata fituan betejën e pare për pavarësinë e Kosovës,ne frontin me te vështire, ata te cilët u flijuan,apo i mbijetuan betejave, luftuan për lirinë e gjithë shqiptareve dhe brezave qe do te vijnë,ata thyen prangat e nënshtrimit e gjunjëzimit para pushtuesit dhe sollën ditën e nderuar te shqiptareve e te lirisë, pavarësinë e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe komunikimi mbarëshqiptar ka goditur dhe shkulur rrënjët e psikologjinë antishqiptare ne vete gojën e shqiptareve, por nuk i ka zhdukur ato përderisa nuk u është dhëne përgjigje këtyre pyetjeve:
    Cila ka qene agjentura serbe e greke ne Shqipëri nga koha e LSHP e këtej e ç’detyra ka kryer? Si ajo ka kanalizuar politiken shqiptare pro interesit te saj e kundër interesave te vendit e çështjes shqiptare? Cila është politika e vërtete e shtetit grek e serb qe ne diten e krijimit te tyre, ne raport me çështjen shqiptare? Cilat rryma politike ideologjike, morale, forca politike apo individë, janë financuar e mbështetur drejtpërdrejt apo indirekt nga këto politika? Cila është platforma e tyre ne kushtet e sotme? Pse gjithë krerët e shtetit grek deri ne çlirimin e Kosovës kane deklaruar hapur se “Kosova nen Serbi eshte interes strategjik i Greqisë? Pse sot mbahet peng Kosova me veriun e Mitrovicës nga Rusia e Serbia dhe shtypet pa mëshire popullsia shqiptare ne Presheve, Bujanoc e Medvegje?
    Pa keto përgjigje historia e Shqipërisë, Kosovës dhe çështjes shqiptare ne Ballkan do te jete e paplote, ose gjysem e helmuar si Nushiqi. Pa këto pergjegje nuk mund te shkruhet si eshte historia e Ballkanit dhe kështu dhe e Europes, e cila me ne fund hoqi dore nga mbeshtetja e politikes aneksioniste e koloniale te Serbisë e Greqisë ne Ballkan dhe nga heshtja per gjenocidin ndaj popullit shqiptar. Çështja shqiptare do te vihet ne vend dhe historia duhet te nxjerre ne drite te vërtetat e nuk duhet te lere ne harrese masakrat shekullore te serbeve e grekeve ndaj shqiptareve autoktone. Politika sllave doli ne drite me gjithë takëmet e saj ne fund te viteve ‘90. Pas ushtrisë serbe, doli hapur ta shohin dhe ata qe s’kanë sy e mendje, politika antishqiptare shekullore e pansllaviste e Rusise per te cilen Sekretari Amerikan per Mbrojtjen ne Prishtine deklaroi se “Nuk do te lejohet me qe Rusia ta perdore Kosoven si oborrin e saj mbrapa shtepise”. Tani Putini flet si dikur Cari i Rusise e Mbreti i Serbisë diku nga shekulli i 19 dhe nushiqet e tij jane koshtuniqet e tadiqet. Kjo rrezoi me ne fund edhe tezen e disa internacionalisteve shqiptare(qe ka dhe sot),se Rusia nuk do t’ia dije per Kosovën dhe çështjen shqiptare. Nga deklaratat e Putinit duket sheshit se me çfarë fuqish madhore djallezore e dashakeqe ka patur te beje çeshtja shqiptare, atdhetaret shqiptare e luftëtarët e lirisë, per me teper se nje shekull e gjysem,sa e vështire ka qene fitorja e pavarësisë te Kosovës dhe per kete shkak dhe pse e vonuar sa e ndritur, sa e bardhe, sa ditemire. Çështja shqiptare me pavaresine e Kosoves ka marre zgjidhjen e saj thelbësore,por akoma eshte nje trung, jo i krasitur,por i prere deri ne dege,qe pret te lulëzoje. Do te zgjidhet perfundimisht kur shqiptaret te vendosin te lire te bashkohen ne trojet e tyre etnike e natyrale, kur politika shqiptare nuk do tu leshoje pe për interesa kolltukësh politikave neokolonialiste te Greqise e Serbise, kur interesat jetike e strategjike te shqiptareve do te mbrohen me kurajo nga vete ata dhe perfaqesuesit e tyre politike, kur Greqia do t’i ktheje tokat e grabitura me dhune e gjenocid popullit shqiptar te Çamërisë.
    55

  17. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Sipas shënimeve që sjellë Dr. Hakif Bajrami në librin e tij me titull: “Kosova njëzet shekuj të identitetit të saj” ERA, Prishtinë 2001, vetëm në periudhën 1945-1950 në Kosovë ishin vrarë dhe likuiduar pa gjurmë nga UDB-ja serbe 49000 shqiptarë (f.86), në periudhën 1950-1966 për shkak të terrorit shtetror jugosllav në Anadoll ishin shpërngulur me dhunë 414.500 shqiptarë nga Kosova (f. 87), kurse në periudhën 1966-1989 ishin burgosur me qindra sish, pastaj në periudhën 1989-1999 nga ana e shërbimeve sekrete serbe ishin keqtrajtuar mbi 700.000 shqiptarë, kështu që Kosovën në këtë periudhë e kishin lëshuar për shkak të dhunës dhe terrorit shtetror serb mbi 500.000 shqiptarë (emigruan në Përendim), për të arritur në fund deri te lufta e armatosur në vitin 1998-99, kur nga dora kriminale serbe do të vritën mbi 15.000 shqiptarë (600 varreza masive) dhe kur do të digjen mbi 650 fshatra shqiptare.

  18. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në territorin e Kosovës janë 50.000 ish-anëtarë të UDB-së [Sigurimit shtetëror], të cilët punojnë për mosintegrimin dhe destabilizimin e Kosovës.
    Pasi qe ky kontingjent prej 50.000 ish anetar te UDB-e punon dhe vepron per mosintegrimin dhe destabilizimin e Kosoves atehere edhe te gjitha ato vrasje dhe akte te tjera terroriste qe u kryen ne Kosove jane veper e tyre!
    Besoje qe kjo deklarate do te kthjelle mendjen e mikur te disave te cilet perher fajtorin e kane gjete tek kundershtari politike e jo tek armiku shekullor i shqiptarve i cili ka mjete dhe potencial te pashterrshem ne kryerjen e vrasjeve ne menyre profesionale duke mos lene prapa edhe me te voglen gjurme se kush eshte urdheruesi i ketyre vrasjeve te planifikuara ne detalje!!! Por, qe ne menyre te persosur lane hapsire te mjaftueshme qe disa politikan shqiptar me vetedije apo pa te, keto vrasje shfrytezojn per te perfituar poena politke ne favor te partis vet duke mos menduar ne pasojat e gjithmbarshme per te ardhmen e Kosoves!!!
    Edhe i gjithe ai material i cili eshte mbledhe ne adres te çlirimtarve eshte merite e ketyre bashkpunetorev te UDB-se te cilet veprojne ne Kosove pa kurrfar frige se dikush mund ti arrestoi!!!

  19. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    BND sherbimi informimit federativ gjerman në vitin 1999, meniher pas përfundimit të luftës nëpër sirtarët e UDB jan gjetur 50 000 kontrata të nënshkruara nga sqiptarët si bashkpuntorë të UDB disa me orarë të plotë,orarë të pjesrishëm, dhe hobi spiuna

    por fatkeqsishtë ky numër sipas mendimit tim është edhe më i madh nëse i numrojm edhe shum e shum debila që edhe sot punojnë për të mirën e sërbisë pa vetëdije duke përhapur propagandën e tyre

  20. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Drejtori i Agjencisë së Sigurimit Ushtarak të Unionit Serbi -Mali i Zi thotë se në Kosovë është prania e agjentëve të tij

    Beograd, 3 shkurt 2004 - Drejtori i Agjencisë së Sigurimit ushtarak të Unionit Serbi-Mali i Zi Momir Stojanoviq thotë se deklarimet e tij nuk janë të pazakonshme. Ai thekson se është forcuar prezenca operative në Kosovë me dërgimin e një numri të agjentëve të shërbimit që ai drejton.

    "Këta janë njerëz që punojnë për shërbimet sekrete serbe por nuk janë pjesëtarë të shërbimit", ka thënë Stojanoviq në një intervistë për radion "Evropa e lirë". Ai ka shtuar se këta agjentë do të qëndrojnë në Kosovë për aq kohë sa duhet ngase, siç është shprehur, Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe ata janë gjithnjë të pranishëm atje.

    Kjo është hera e dytë që brenda një muaji Stojanoviq konfirmon infiltrimin e agjentëve serbë në Kosovë.

Faqja 9 prej 49 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •