Close
Faqja 49 prej 49 FillimFillim ... 39474849
Duke shfaqur rezultatin 961 deri 979 prej 979
  1. #961
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Përmbledhje e ngjarjeve në Mitrovicë

    Premte, 02 Korrik 2010 16:08

    Përfundoi edhe protesta e dytë në Mitrovicë
    Përfundoi edhe protesta e dytë e cila u mbajt në orët e pasdites në Lagjen “Shumadija” në Veri të Mitrovicës.

    Ekonomisti
    Protesta e cila ka zgjatur vetëm 30 minuta, ka përfunduar pa asnjë incident. Burime të Agjencisë Ekonomisti nga organet e rendit në regjionin e Mitrovicës, kanë njoftuar se edhe përkundër numrit më të madh të protestuesve se sa në protestën e paradites, protesta ka kaluar pa asnjë incident. Llogaritet që në protestën e përfunduar para pak minutash, ishin të grumbulluar rreth 3500 serbe nga i gjithë regjioni i veriut të Mitrovicës. Njësitet e Policisë së Kosovës çdo moment ishin prezent në vend të ngjarjes, si dhe kishte masa të shtuara të sigurisë, të mbështetura edhe nga strukturat ndërkombëtare të rendit.

    . . .
    Emrat e të lënduarve në protestë
    Drejtori i Qendrës Spitalore në pjesën veriore të Mitrovicës dr. Milan Jakovleviq, ka deklaruar për korrespodentin e "Zëri"-t, se kolegu i tij Mensur Gjekoviqi, ka vdekur nga plagët e marrë nga shpërthimi i bombës, kurse lëndime të rënda kanë marrë 10 të tjerë.
    Sipas tij, të lënduarit janë: Zoran e Verica Rakiq, Bogdan Vuçiniq, Gradimir Iliq, Vesna Kuc, Vesna Paviqeviq, Lubinko e Aleksander Dorgjeviq, Ljubinko Vuçiniq dhe Verica Jovanoviq.
    Sipas deklaratës së marrë nga i lënduarit Zoran Rakiq, ai është shprehur: “Kemi mëndruar të qetë në protestë, kurse në një moment kemi dëgjuar shpërthimin pas të cilit kam ndje dhembje në dorë”.
    Gjenda në veri të Mitrovicës është e qetë, por e tensionuar, kurse mbi qytet është duke vëzhguar helikopteri i KFOR-it. Ende nuk dihen autorët e këtij akti që është kryer pas alarmit me sirena, që paraqet thirrje tashmë të njohur të serbëve të pjesës veriore për të protestuar për çdo gjë që vjen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

    . . .
    Rreth 3,500 serbë rikthehen në protestë
    Protestat e serbeve në veri të Mitrovicës, akoma nuk kanë përfunduar.
    Nga lajmet e fundit, mësohet se serbët e Mitrovicës tashmë kanë dalë në protestë në Sheshin “Shumadija”, në Veriun e Mitrovicës. Burimet e Ekonomistit nga vendi i ngjarjes, njoftojnë se rreth 3500 vetë janë duke protestuar në këtë lagje. Kjo thirrje për të protestuar sërish, ka ardhur pas lajmit për vdekjen e doktor Mensur Gjekoviq, i cili humbi jetën si pasojë e dy shpërthimeve të cilat kanë ndodhur në protestën e cila u mbajt në orët e mëngjesit.
    Serbet e veriut të Mitrovicës tani kanë dalë për të protestuar në lagjen Shumadija në Veri të Mitrovicës. Alarmi paralajmërues për protesta si dhe disa organizime të grupeve serbe të Mitrovicës kanë filluar para disa minutave dhe sipas burimeve të Ekonomistit, në këto momente janë grumbulluar rreth 3500 protestues serb në Sheshin Shumadia.
    Organizatoret e protestës së paradites së sotme kanë bërë thirrje që të grumbullohen sërish, për të protestuar në shenjë pakënaqësie me ngjarjet që kanë ndodhur sot, ku si pasojë një person ka humbur jetën. Burimet e Ekonomistit brenda strukturave të sigurisë në regjionin e Mitrovicës kanë bërë të ditur se tashmë kanë filluar protestat. Ai tha se Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë marrë të gjitha masat e sigurisë në gjithë regjionin e Mitrovicës.

    . . .
    Sejdiu dënoi shpërthimin e sotëm në Mitrovicë
    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dënoi shpërthimin e sotëm në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë, si pasojë e të cilit u plagosën disa qytetarë, të cilët po protestonin kundër hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë.
    “Institucionet e Republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuara për krijimin e një mjedisi paqësor, stabil dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e besimi, prandaj vlerësojmë se aktet e dhunshme si ky i sotmi janë tërësisht të papranueshme”, tha Presidenti Sejdiu.
    Presidenti Sejdiu ripohoi se dhuna cenon interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai kërkoi nga institucionet përgjegjëse, vendëse dhe ndërkombëtare, që urgjentisht ta ndriçojnë këtë akt, kurse fajtorët t’i nxjerrin përpara drejtësisë.

    . . .
    Një i vdekur dhe 11 të lënduar nga protesta në Mitrovicë
    Një i vdekur dhe 11 të lënduar është bilanci, nga dy shpërthime që ndodhen sot gjatë protestës së serbëve në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. Burimet e Ekonomisti-t e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e doktorit boshnjak Mensur Gjekoviq, i cili kishte pësuar lëndime të renda si pasoj e shpërthimeve që kanë ndodhur në Mitrovicë.
    Ndërkohë, raportohet se protestuesit janë shpërndarë dhe Policia e Kosovës është duke u marrë me hetimet rreth incidenteve që ndodhën. Të kontaktuar nga agjencia e lajmeve “Ekonomisti”, Policia e Kosovës ka thënë se së shpejti do të dalin me informacione të sakta rreth ngjarjes së sotme. Rreth 1500 serbë në lagjen e Boshnjakëve kanë protestuar në mëngjesit të sotëm, duke kundërshtuar hapjen e zyrës për regjistrim civil, e cila është hapur dje nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë.

    . . .
    Tensionohet situata në Mitrovicë, dy shpërthime dhe të shtëna armësh
    Tensionohet situata në Veri të Mitrovicës. Rreth 1500 serbë në lagjen e Boshnjakëve janë duke protestuar që nga ora 8:30 e mëngjesit të sotëm. Raportohet për 11 persona të lënduar.
    Burime të Ekonomisti-t kanë njoftuar se situata atje është tensionuar, me ç'rast kanë ndodhur dy shpërthime dhe ka pasur të shtëna armesh, ku si pasoj deri me tani raportohet së është lënduar rëndë një doktor dhe 10 të tjerë, deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
    "Mbi 1500 protestues serb kanë filluar një protestë rreth orës 8:30 para ndërtesës së zyrës për regjistrim civil e cila është hapur dje nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë. Protestuesit kanë arritur të hynë në këto zyre, kanë shkaktuar disa dëme materiale dhe kanë hequr nga ndërtesa pllaken me mbishkrimin Republika e Kosovës. Gjatë kohës sa mbahej protesta janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme dhe ka pasur të shtëna armesh. Deri me tani si pasoj e këtyre shpërthimeve ka mbetur i lënduar një doktor dhe 10 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, ka raportuar nga vendi i ngjarjes një burim i agjencisë së lajmeve Ekonomisti.

  2. #962
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në Mitrovicë, plagoset deputeti Petar Miletiq

    Hene, 05 Korrik 2010 11:05
    Ekonomisti

    Petar Miletiq, deputet i Kuvendit të Kosovës, është plagosur mëngjesin e sotëm.

    “Në orën 8 të mëngjesit në rrugën Tanavska Rajica, duke dalë nga banesa e tij në veri të Mitrovicës është palgosur Petar Miletiq me një plumb që besohet ta ketë goditur mbi gju. Besohet se së paku katër plumba janë gjuajtur në drejtim te tij, por vetëm një e ka goditur, Miletiq po trajtohet në Qendren Spitalore në veri të Mitrovicës”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosoves, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Miletiq është zyrtar i lartë i Partisë Liberale Serbe.

  3. #963
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dora e Zezë, në Veri

    Ngriten nervat në Veri. Brenda katër ditësh, dy akte të rënda kriminale kthyen vëmendjen në Mitrovicë dhe mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit. Dikush në Veri, të hënën, e goditi me plumb deputetin e Kosovës, Petar Miletic. A do të vazhdojë ky tensionim deri në Ditën e Gjykimit, në GJND?

    Nga Nebih Maxhuni më 06.07.2010 në ora 8:04

    Në momentin që ka dalë nga shtëpia e tij në pjesën veriore të Mitrovicës, një person i maskuar i është afruar në një distancë shumë të afërt duke e qëlluar me armë zjarri në këmbë.

    Viktima e këtij rasti është deputetit i Kuvendit të Kosovës dhe njëhërit nënkryetari i Partisë Liberale Serbe, Petar Miletiq.

    “Nga një afërsi prej dy metrash, një person i cili mbante një maicë në kokë, ka qëlluar me armë zjarri deputetin Miletiq. Si rezultat i kësaj, ai është plagosur nga dy plumbat e marrë në këmbë”, ka thënë një burim i gazetës nga policia.
    I njëjti burim ka sqaruar se tre dëshmitarë që kanë qenë aty për aty tashmë janë intervistuar dhe se kjo mund t`u ndihmojë shumë hetuesve për arrestimin e personit që ka shtënë në drejtim të deputetit të Kosovës.

    Gjenda shëndetësore e viktimës, sipas policisë, është stabile dhe se ai me urgjencë është dërguar në spitalin që gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës.
    “Ai është operuar në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë”, thotë një burim nga policia.

    I njëjti burim ka rrëfyer se dëshmitarët okularë në deklaratat e tyre dhënë policisë kanë thënë se kanë dëgjuar dorasin duke i thënë deputetit të Kuvendit të Kosovës: “Këtë e ke për tradhti”.

    Deputeti Miletiq njëherësh është edhe nënkryetar i SLS-së, parti kjo serbe e cila e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe është në koalicion qeverisës bashkë me PDK-në.

    SLS-ja ka dy ministra në Qeverinë e Kosovës si dhe më shumë se tre kryetarë komunash.

    Policia në Mitrovicë ka thënë se Petar Miletiq, i lindur në vitin 1975, është plagosur me armë zjarri në orët e mëngjesit të së hënës, në veri të Mitrovicës.

    Sipas policisë, ky tentim vrasjeje, siç e ka vlerësuar policia, ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën “Tanaska Rajiqa” në momentin kur viktima besohet se kishte dalë nga banesa e tij.

    “Në bazë të hetimeve preliminare të policisë në këtë rast, besohet se së paku tri deri katër të shtëna nga armë zjarri janë drejtuar ndaj viktimës nga sulmuesit e tij, ndërsa vetëm njëri nga plumbat e shkrepur ka goditur viktimën, në këmbë, sipër gjurit”, ka thënë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

    Policia nuk ka mundur të kontaktojë me deputetin e Kuvendit për shkak se ai gjendet për shërim mjekësor në spitalin ë gjendet në veri të Mitrovicës.
    Menjëherë pas publikimit të lajmit se Petar Miletiq është plagosur nga persona të panjohur, kanë reaguar ashpër liderë të institucioneve të Kosovës dhe ata ndërkombëtarë.

    Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, sulmin mbi Miletiqin e ka vlerësuar si akt të shëmtuar kriminal. Me këtë rast, ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të punojnë për zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe vënien e fajtorëve përpara drejtësisë.

    Ai ka thënë se institucionet e Kosovës janë të vendosura që ta çojnë deri në fund luftën kundër çfarëdo forme të krimit, e cila cenon jetën e qytetarëve dhe rrezikon stabilitetin e vendit.

    Sulmi ndaj tij është dënuar edhe nga kolegët e tij deputetë të Kuvendit të Kosovës.

    Deputetët e cilësuan këtë si një atentat ndaj kolegut të tyre, që vjen në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po përgatit publikimin e mendimit në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi akuzoi politikën e Beogradit për implikime në rastet e fundit të zhvillimeve në Mitrovicë.

    Edhe kryeministri ka thënë se zhvillimet e fundit në Mitrovicë, ku është vrarë një qytetar boshnjak si pasojë e protestave të dhunshme nga serbët dhe plagosjen e Petar Miletiqit, po ndodhin pas hapjes së Zyrës për Shërbime Civile të Qeverisë së Kosovës në atë pjesë, por është zotuar se Qeveria nuk do të zmbrapset nga pretendimet që të shtrijë pushtetin në atë pjesë.

    Kryetari i SLS-së, Sllobodan Petrovic ka thënë se partia e tij prioritet kryesor ka interesin e komunitetit serb. Sipas tij, ky është edhe mandati i tyre.

    “Ajo që ju shumë mirë e dini, është se ne punojmë pikërisht për interesin e komunitetit serb, ky është mandati ynë, por sigurisht, sikurse edhe në jetë, ka të tillë që kjo nuk u përgjigjet, kështu që sillen ndryshe. Jemi të vetëdijshëm që nuk jemi të popullarizuar, por pikërisht motivi ynë është që mos të jemi të popullarizuar, por të jemi pjesë e zgjidhjes për komunitetin tonë”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, ministri i ashtuquajtur për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic thotë se sulmin e armatosur kundër Miletiqit e ka nxitur ekstremistët, qëllim i të cilëve është frikësimi i qytetarëve dhe pengimi i dialogut, me të cilin do të sigurohej paqe e vazhdueshme në Kosovë.

    Nëpërmjet një deklarate, ai ka kërkuar që “pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, sa më shpejt t`i zbardhin sulmet kundër qytetarëve në Mitrovicën Veriore dhe kriminelët t`i dërgojnë para drejtësisë”.

    Bogdanoviq ka theksuar se organizatat ndërkombëtare duhet ta kuptojnë se me imponim të vendimeve të njëanshme nuk mund ta ndryshojnë realitetin në Kosovë, veçanërisht, pasi, sipas tij, “këto vendime janë të drejtuara kundër stabilitetit dhe paqes dhe kanë për qëllim frikësimin e popullatës serbe në Kosovë”, tha Goran Bogdanoviq.

    Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe Tirana zyrtare.

    Ministria e Jashtme shqiptare e konsideron akt kriminal plagosjen e deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Petar Miletiq.

    Shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta shprehu mbështetje të plotë të deklaratave të Qeverisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it dhe theksoi bindjen se e ardhmja e Mitrovicës do të jetë në paqe, stabilitet dhe në bashkëjetesë të komuniteteve.

  4. #964

  5. #965
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Me keq ardhje po ju them prap disave ,per vdekjen e serbis se juaj dhe kohes se juaj,,tani folni qka te doni dhe mundoni te shpikni ju si te doni po koha e juaj ka mbaruar me keq ardhje fund

  6. #966
    Prishtinë, 3 tetor - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Fatmir Xhelili është “vizituar” të shtunën në mbrëmje nga EULEX-i në shtëpinë e tij në Shtime, njoftoi Kosovaonline.

    Tri vetura me targa të EULEX-it kanë qëndruar në oborrin e shtëpisë së Xhelilit nga ora 20.00 deri rreth orës 23.00, përderisa disa civilë janë parë në oborr dhe brenda në shtëpinë e zëvendësministrit.

    Burimet të Kosovaonline kanë bërë të ditur se kanë qenë diku rreth 10 policë civilë të përfshirë në këtë rast, mirëpo nuk është marrë vesh nëse me këtë rast Xhelili është intervistuar apo nëse është bastisur shtëpia e tij.

    Emri i zëvendësministrit Xhelili është përmendur nga Nazim Bllaca një vit më parë, kur ai është paraqitur para mediave dhe ka rrëfyer se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe ka kryer një vrasje, si dhe ka marrë pjesë në përgatitjen e disa të tjerave.

    Prokuroria Speciale ka bërë disa intervista lidhur me këtë rast. Muaj më parë e ka intervistuar Azem Sylën lidhur me rastin “Bllaca”.
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  7. #967
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Problemi më i madh është shërbimet të hapura serbe në Kosovë.

    Shërbimet sekrete nuk do te mund te bëni shumë po të mos kishin përkrahjen nga ato te hapura.

    Ne kemi njerez këtu në forum që përkrahin shuarjen e elementit shqiptarë në Kosovë, detyrë kjo primare e shebimeve sekrete dhe atyre udhëheqëse në serbi.

    Shikoni si valon lecka me hartë të Kosoves dhe 6 yje nëpër vend.
    Shikoni si udhëhiqet Kosova nga qeveria korruptive .
    Shikoni kriminalitetin e rangut te lartë sa zhvillohet në Kosovë- prostitucioni, trafikimi i qenjeve njerzore, i drogës , hani në polici të drogës dhe të tjera ...
    Shikoni se si e sa herë futen haptas zyrtar të serbis në Kosovë kur të dojnë dhe ku të dojnë dhe thonë cfarë të donë , sidomos shfryejn urrejtje ndaj shqiptarëve.

    Ka edhe shumë të tjera.

    A nuk jan këto objektiva të planeve serbe për shkatrrimin e Kosoves dhe bërjen e Kosoves jo funksionale , joshqiptare dhe të krijohen kushtet për kthimin e Kosoves nën thundren e serbisë.

    Kokave idote dhe të cekta do t`u duken disa nga këto që i ceka të pakuptimta.
    Po nuk vepruam , do te gjendemi në pozitë që kthimi i tërë Kosovë(sepse diku afër 30% është e okupuar) nën thundren okupuese serbe do të jet i pandalshëm!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  8. #968
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga mebybe Lexo Postimin
    Prishtinë, 3 tetor - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Fatmir Xhelili është “vizituar” të shtunën në mbrëmje nga EULEX-i në shtëpinë e tij në Shtime, njoftoi Kosovaonline.

    Tri vetura me targa të EULEX-it kanë qëndruar në oborrin e shtëpisë së Xhelilit nga ora 20.00 deri rreth orës 23.00, përderisa disa civilë janë parë në oborr dhe brenda në shtëpinë e zëvendësministrit.

    Burimet të Kosovaonline kanë bërë të ditur se kanë qenë diku rreth 10 policë civilë të përfshirë në këtë rast, mirëpo nuk është marrë vesh nëse me këtë rast Xhelili është intervistuar apo nëse është bastisur shtëpia e tij.

    Emri i zëvendësministrit Xhelili është përmendur nga Nazim Bllaca një vit më parë, kur ai është paraqitur para mediave dhe ka rrëfyer se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe ka kryer një vrasje, si dhe ka marrë pjesë në përgatitjen e disa të tjerave.

    Prokuroria Speciale ka bërë disa intervista lidhur me këtë rast. Muaj më parë e ka intervistuar Azem Sylën lidhur me rastin “Bllaca”.
    Po pikrishte per kete raste te cilin jeni interesuar ju hijenat e serbis neper Kosove , eshte e involvuar edhe BIA-ja e serbis me sigurimin dhe fallcifikimin e materialeve si ne rastin e "Shtepis se verdh", keto jan kaluse si gripi i parvjetit....

  9. #969
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Problemi më i madh është shërbimet të hapura serbe në Kosovë.

    Shërbimet sekrete nuk do te mund te bëni shumë po të mos kishin përkrahjen nga ato te hapura.

    Ne kemi njerez këtu në forum që përkrahin shuarjen e elementit shqiptarë në Kosovë, detyrë kjo primare e shebimeve sekrete dhe atyre udhëheqëse në serbi.

    Shikoni si valon lecka me hartë të Kosoves dhe 6 yje nëpër vend.
    Shikoni si udhëhiqet Kosova nga qeveria korruptive .
    Shikoni kriminalitetin e rangut te lartë sa zhvillohet në Kosovë- prostitucioni, trafikimi i qenjeve njerzore, i drogës , hani në polici të drogës dhe të tjera ...
    Shikoni se si e sa herë futen haptas zyrtar të serbis në Kosovë kur të dojnë dhe ku të dojnë dhe thonë cfarë të donë , sidomos shfryejn urrejtje ndaj shqiptarëve.

    Ka edhe shumë të tjera.

    A nuk jan këto objektiva të planeve serbe për shkatrrimin e Kosoves dhe bërjen e Kosoves jo funksionale , joshqiptare dhe të krijohen kushtet për kthimin e Kosoves nën thundren e serbisë.

    Kokave idote dhe të cekta do t`u duken disa nga këto që i ceka të pakuptimta.
    Po nuk vepruam , do te gjendemi në pozitë që kthimi i tërë Kosovë(sepse diku afër 30% është e okupuar) nën thundren okupuese serbe do të jet i pandalshëm!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    shikoje qyqanllakun tend o MJERAN,
    shikoje mjerimin tend o QYQAN
    kjo eshte qeshtja
    se tie ke mendjen te barku qysh e kie te zbrazur....

  10. #970
    Nazim Bllaca ‘shpërblehet’ me “dëshmitar bashkëpunues”
    Publikuar: E premte, më 08 tetor 2010

    8 tetor – Guximi për t’i denoncuar dhjetëra krime të pasluftës i është shpërblyer Nazim Bllacës. Njeriu që kishte dalë publikisht të fliste për shumë vrasje e “plagesa” nuk do të akuzohet për, të paktën, një vrasje.
    Një panel gjyqësor i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës i kryesuar nga gjyqtari italian, Francesko Florit, e ka aprovuar më 2 shtator të këtij viti kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës që Nazim Bllaca të shpallet dëshmitar bashkëpunues në lidhje me vrasjen e Salih Gashit në qershor të vitit 1999, dhe të mos akuzohet për këtë vrasje.
    “Nëpërmjet këtij vendimi Nazim Bllaca deklarohet dëshmitar bashkëpunues në lidhje me vrasjen e Salih Gashit, në bashkëkryerje me Fahredin Gashin në cilësinë e pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke hyrë në shtëpinë e Salih Gashit dhe duke e vrarë me breshëri të automatikut”, thuhet në një vendim të gjykatës, një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”.
    Vrasja e Salih Gashit më 15 qershor të vitit 1999, në shtëpinë e tij në Varigovc të Lypjanit, për të cilën ngarkohen Nazim Bllaca dhe Fahredin Gashi, është cilësuar si krim lufte kundër popullatës civile.

    Trupi gjykues ka thënë se Nazim Bllaca vullnetarisht dhe në mënyrë të përsëritur ka adresuar tek autoritetet e Prokurorisë denoncimin për një numër krimesh të pretenduara në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndonjëherë zyrtarë apo politikanë të lartë apo anëtarë të institucioneve të Kosovës.
    Trupi gjykues ka konstatuar se Nazim Bllaca është njeri normal me nivel intelektual. Ndërkohë, burime të “Kohës Ditore” brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë bërë të ditur se më 25 shtator ka filluar hartimi i aktakuzës bazuar në dëshmitë dhe provat materiale të ofruara nga Nazim Bllaca dhe në veprimet hetimore të gjetjes së provave shtesë pas daljes publike të Bllacës.
    Sipas këtyre burimeve, të gjithë njerëzit e përmendur si të përfshirë në vepra kriminale do të jenë të akuzuar kush më lehtë e kush më rëndë, varësisht nga roli që ka pasur në krimet e kryera nga viti 1999 deri në vitin 2007.
    Zyrtarë të EULEX-it ndërkaq nuk pranojnë të flasin për procesin hetimor.
    Gani Geci ka konfirmuar se ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës për njohjen e tij me Nazim Bllacën dhe veprimtarinë e SHIK-ut. Ai ka thënë se nuk i duhet kod a shifër për të dëshmuar në cilindo proces gjyqësor.
    Geci ka thënë se prokurorëve u ka treguar krejt ato që ka thënë në media pas publikimit të CD-së, në të cilën fliste 38- vjeçari Nazim Bllaca nga Ribari i Lypjanit se kishte punuar në strukturën e ekzekutimit, si shtyllë e veçantë në SHIK, nën drejtimin e Azem Sylës dhe Xhavit Halitit.
    Në një vendim tjetër të Gjykatës të siguruar nga gazeta të datës 29 qershor të këtij viti për vazhdimin e arrestit shtëpiak për Nazim Bllacën, i nxjerrë nga një kolegj prej tre anëtarësh, ka specifikuar akuzat që bien mbi Nazim Bllacën dhe personat e tjerë.
    Sipas këtij vendimi, Bllaca ka kryer vrasje të rëndë në gusht të vitit 1999 në Prishtinë në bashkëpunim me Faruk Gashin, Bekim Sylën, Sadik Abazin dhe Shpresim Ukën. Sipas këtij vendimi, i pandehuri Nazim Bllaca ia ka marrë jetën Ibush Kllokoqit duke shtënë mbi viktimën disa herë me armë zjarri, duke kryer vepër penale tinëzare, duke e tërhequr viktimën jashtë shtëpisë me një pretekst fiktiv dhe duke hapur zjarr mbi të.
    “E tërë kjo duke vepruar në një mënyrë të koordinuar me shpërndarjen racionale të revoleve, ku Nazim Bllaca ka shtënë në viktimën, Shpresim Uka ka luajtur rolin e shoferit për arratisje, Sadik Abazi ka folur me viktimën dhe të tjerët kanë ndihmuar veprimet me praninë e tyre”, thuhet në vendim.
    Gjykata thotë se Nazim Bllaca ka kryer edhe vepër penale të vrasjes së rëndë në tentativë më 20 korrik 2000 në Ferizaj, kur kishte filluar ekzekutimin e vrasjes së Adem Salihajt, e cila mbeti e papërfunduar, në bashkëpunim me Driton Hajdarin, Sadik Abazin dhe Shaban Sylën dhe nën instruksionet e Ekrem Jasharit dhe Azem Sylës.
    “Më 3 nëntor 1999, në Prishtinë i pandehuri Nazim Bllaca filloi ekzekutimin për vrasjen e Ismet Arifit, por nuk e përfundoi atë në bashkëpunim me Sadik Abazin, Shpresim Ukën dhe Driton Hajdarin”, thuhet më tej në vendim, duke specifikuar akuzat e tjera.
    Mbi Bllacën rëndon dyshimi po ashtu edhe për krim të organizuar si pjesëmarrës në grup, që kanë kryer vepra penale.
    “I pandehuri Nazim Bllaca ka marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitete kriminale dhe posaçërisht në rastet e mësipërme penale dhe të tjera kryesisht kundër bashkëpunëtorëve të supozuar serbë të strukturës speciale të ekzekutimit brenda SHIK-ut, duke qenë në strukturën e një grupi të organizuar kriminal”, ka thënë kolegji gjyqësor (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”)
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  11. #971

    ehhh e ta kishi gjall presedinikin istorik legendar e me pas shpall edhe hero me dekurue...
    boni qka te doni me to se keni pordh ne shish, ju ka cof morri me ta bashk...
    ma mire krisnaj naj kange me sharki si ai pevaqi agim gashiqi e vajtoni pak....

  12. #972
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    ehhh e ta kishi gjall presedinikin istorik legendar e me pas shpall edhe hero me dekurue...
    boni qka A doni me to se keni pordh ne shish, ju ka cof morri me ta bashk...
    ma mire krisnaj naj kange me sharki si ai pevaqi agim gashiqi e vajtoni pak....
    Sa i mjere a! Ma mire me vra shqiptar se me kendu.
    Dilni bani ndonje vrasje.
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  13. #973
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    AIS (BIA) i Serbisë për siguri në Kosovë

    sipas Kohes Ditore

    Beograd, 16 nëntor – Agjensia Informative e Sigurisë e Serbisë, pas kërkesës së anëtarëve të Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka prezantuar raportin për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, njofton B92.

    Për shkak të sekretit të dhënave, mbledhja do të jetë e mbyllur për publikun, shton kjo agjenci e lajmeve e Beogradit.

    Shefi i kabinetit të drejtorit të AIS-it (BIA), Jovan Stojiq, pohon se bëhet fjalë për procedurë dhe se situata në Kosovë nuk është përkeqësuar.

    “Duke pasur parasysh se po kjo informatë mban shenjën e sekretit dhe të fshehtësisë shtetërore, në bazë të propozimit të njëjtë nga deputetët, mbledhja është e mbyllur për publik. Vetë raporti dhe vetë akti i mbledhjes së mbyllët për publikun implikon se bëhet fjalë për diçka super sekrete, për diçka që duhet të shqetësojë qytetarët tanë. Madje as kjo informatë nuk përmban asnjë të dhënë të re e as fakt që do të tregonte për një gjendje të përkeqësuar në Kosovë”, citon agjencia Stojiqin.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  14. #974
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Pas të gjitha postimeve që janë keqpërdorur shkronjat "q" dhe "gj", kam arritur në përfundim se ata janë sllavë, pasi sllavët nuk arrijnë të bëjnë dot dallimin mes ç-së e q-së apo xh-së nga gj-ja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pellazgu : 24-11-2010 më 20:11 Arsyeja: formatim teksti
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  15. #975
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    UDB-ashët që vepruan në Kosovë

    JNA
    BIA

    1.Mehmet Shoshi - spiun ( ministër i Udbes)- merrte vetë pjesë në torturimin e të burgosurve
    2. Fevzi Ajvazi - spiun
    3. Jusuf karakushi - spiun udbash më vonë ministër i Udbes

    4.HASAN MEHMETI-ish-kryeshef i Sigurimit shtetëror(UDB-së)në Prishtinë;
    5.NAZMI JUNIKU-ish-sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme;
    5.DURAK JASHARAJ-ish-gjykatës hetues;
    6.HALIL KELMENDI-ish-prokuror publik;
    7.DURMISH KOÇINAJ-ish-kryetar trupit gjykues
    8.SHEFQET BYTYQI-ish-gjykatës;
    9.FEHMI GASHI-ish-gjyqtar porot;
    10.Ymer Osaj - gjyqtarë
    11.HASAN BERISHA-ish-gjyqtar porot;
    12.NAZMIJE KRASNIQI-ish-procesmbajtëse në gjykim;
    13.ISAK HASANI-gazetar i „RILINDJES“;
    14.ALI OLLONI ish-gazetar i”Zërit të rinisë”
    15.FAHREDIN GUNGA-ish-kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës(RTP);

    Udbash që torturonin të burgosurit

    1.Bafti Jakupi,
    2.Lutfi Ajvazi
    3. Ejup Bajgora
    4.Mehmet Haskaj
    5..Ibush Kllokoqi
    5.Drago Dragojeviq
    6.Muharrem Dana
    7.Sllobodan Mijoviq
    8.Asllan Sllamniku
    9.Shefqet Hashani
    12.Zenun Shala
    13.Naip Hoxha
    14.Refik Tashi
    15.Metush Sadiku
    16.Zejnullah Shala
    17.Hasan Mehmeti
    18.Shefqet Obria
    19.Faik Nura
    21.Metë Kuqi

    PAK A SHUMË TË GJITHË KËTA GJENDEN EDHE të " DOSJA ADEM DEMAÇIT"..

    vazhdojmë me të tjerët

    1.Metush latifi - gjyqtarë
    2. Tadej Rodiqi - gjyqtarë
    3. Hilmi Zhitia - gjyqtarë
    4. Nexhat Ajro - prokuror
    5. Mehmet maliqi - ministër i udbes ( babai i Skëlzen maliqit)
    6. Flori Bruqi - gauetar i tanjugut ( lexo Ninit)
    7. Isak Nishevci - gjyqtarë..

    Të tjerë që qiten në kurtha rininë studentore

    1. Rrahman kastrati ( oficer Jugosllav dorë në burgosjen e Gjyle Krasniqit)
    2.Adem Ymeri arsimtar, shkolla e mesme Shtimje

    3. Hasan Murena, fshati Hade Obiliq spiunoi 29 veta të gjithë ushtarë shqiptarë ( Zëri I kosovës numri 6 viti 1983 faqe 15).

    4. Sadik Blakaj nga Komuna e Istogut në bashkëpunim me udbashët Selim Brosha e Jusuf Karakushi i ka qitur në kurthë plakun Qazim Sabit dhe Tahir Demajn, të dy nga Gjilani... Më vonë ky Sadik Blakaj ka shkuar në Paris i cili ma vonë e ka qitur në kuthë Hysen Gegen i cili u dënua me 13 vjet Burgë..

    5. Hasan Cërvadiku - profesor udbash në Prishtinë ( profesor në shkollën kulturologjike ku qenë burgosur dy nxënës të asaj shkolle Afrim Zhitia dhe Esat Brajshori)

    6.Halil Mujë Kabashi i fshatit Gjurakoc
    7. Ismail Horri - nga Istogu
    Sami Aliçkaj fshati Carrabreg
    ( të dhëna më të hollësishme rreth bëmave të tyre mund të gjenden të ( Zëri I Kosovës numer 5 viti 1983 faqe 15)

    8. Isuf Pllana fshati Shtitaricë ish-arsimtar i historisë në Obiliq ( Zëri I Kosovës numer 7/1983 faqe 14 )

    9. Gani Shoshi dhe Hajdar Shoshi ( babë e bir) fshati Staradran Komuna e Istogut
    10. Istref Sadiku udbash – fshati Shushicë Istog njihet si UDB-ash i ashper gjat Torturave kundër Shqiptarve në Zyrat e UDB-es dhe çelit e Burgjeve në Pejë ( 7/83 zëri I Kosovës).

    11.Zenun Çelaj, profesor i kimisë dhe rrahim Përçuku ( që të dy profesor të QAMO" Muharrem bekteshi. Vushtrri) ( zëri I Kosovës numer 7 viti 1983

    12. Rexhë Zeqiraj nga Pasjaki afër Gjilanit i njohur si Rexhë pasjaku vegël e Selim Broshës

    13. Bajram Troshupa, - arsimtar i fiskulltures në prishtinë
    14. Klodin Shiroka , arsimtare e matematikes ( mbesa e Kolë Shirokes)

    15: Fatmir rexhepi, - aktivist i LSP punonjes të Prishtinës ( tani është zgjedhur ministër i punëve të brendshme në qeverin e re të A. Qekut)
    16. Jonuz Salihu, arsimtar i kimis ( ministër i drejtsisë sot) dhe aktivist i Lidhjes Komuniste ( sekretar në Qamo " Milladin popoviq ( normalja e Prishtinës)

    17.Hasim Milici fshati papaz komuna e Ferizajt
    18. Januz Loshi udbash Skënderaj

    19. Bahtir Asllani i Makermalit ( zëri i Kosovës numer 4 viti 1983 faqe 15)

    20.Vuksan Vuksanaj, udbash që përcillte emigracionin në Nju Jork

    21ZYHRA KURTESHI( ZYHRA KASTRATI) fshati Lebushë Komuna e Deçanit.

    22. Demë Muja Pejë, udbash plagos për vdekje tre fshatarë të Radavcit dhe për këtë as edhe një ditë nuk mbanë burgë.

    23. Bajram fazliu ose Bajram Çarraniku ose PATLIGJANI, fshati Iligje pejë

    24. Izet Imeri Komogllav ferizaj

    25. Hasan Lekiqi , udbash gadime Komuna e Lipjanit
    26. Asllan hetem Ibrahimi Gadime e Epërme me vajzen e gruas XHEVAHIREN..Kjo punonte në udbë...

    27. Agim Tasholli - gadime e Ulët, nip i kryeudbashit faik Dudushi
    28. Faik Dudushi . kryeudbash

    29. Ejup Kamerolli nga Llapashtica
    Ahmet Deliu , Podujevë

    30. Ahmet Ahmeti gjykatës ( dënopi kadri osmanin).
    31. Sokol Osman Oruqi - Turiqevc Skënderaj
    32. maliq dhe Fatmir Sheholli ( babë e bir),- ky i dyti edhe sot punon për UNMIKUN..

    33.Nijazi Hasani fshati rakovicë ose qysh e kanë quajtur ndryshe Nijazi Kisha ( për të gjithë këta mund të lexohet në Zërin e Kosovës numer 10 viti 1984 si dhe në ZIK numer 5 viti 1985).

    34. Fehmi Bradashi, profesor i gjeografis në shkollën e mesme 8 Nëntori në Podujevë

    35. Ramiz Shehu " Hitleri" mësues
    Ukë Muçaj , - gjykatës në pejë
    36. Nezir Sherifi udbash në Ferizaj
    37. Shaqir Uka dhe Vahide Uka ( burrë e grua njeri dhender i Halit Ternavcit e tjetra e motra)..

    38.Xhafer Qorri(i vrarë nga një police magjup gjatë luftës se fundit ne trafastacionin e Drenasit,përndryshe ky kishte dorë ne masakrat e Qirezit,Likoshanit dhe Abrise).

    39.Hamze Shtutica(njëjtë sikur xhafer qorri,por ky i vrarë pas luftës

    40.Zenel Hoti nga fshati Godanc i Drenasit

    EMRA TJERË TË SPIUNËVE

    Zymer Maqastena - spiun
    Ibush Arifi - bashkpuntor i udbes me të bijtë nga bakshia
    Murat Zhevelli

    Ibër Hasku - udbash ( vrau Haxhi Tishakun)
    Januz Haklaj, - spiun
    Hysen prushi - bashkëpunëtor
    Shaban Abazi
    Agim Muhagjiri - gazetar ( ky në vitin 1990 publikisht në gazeten Rilindja kishte kërkuar falje për bëmat e tija dhe natyrisht..hm.. ishte falur sepse megjithat e kishte kuptuar gabimin që kishte bërë punën e dreqit)

    Ramë Ademaj - udbashë Pejë
    Istref sadikaj - udbashë Pejë
    Ramë Ademi - kryeudbashë pejë

    Rrahman Zylfiu - udbashë Kumanovë

    Rabit Zylfiu ( ishte dërguar në Turqi për të bërë atentat në Sabri Novosellen dhe pasi e kishte burgosur policia turke ky në një proqes gjyqesor edhe kishte pohuar këtë gjë se: " ishte dërguar për të përcjellë një emigrant shqiptar nga Jugosllavia) - për këtë më hollësisht shkruan " Zëri I Kosovës" numër 6 viti 1983..

    Behxhet Jashari - udbash hajdut
    Behxhet Behxheti - Shkup
    Januz Panjolli - Shkup ( Zëri I Kosovës numer 7 vitit 1983
    Rexhep Musliu - Shkup
    Hasan Abazi - historian Kërçovë
    Selman Sadiku -
    Nexhemedin Rustemi - Kërçovë

    Hamit hamiti ( dëbëhet nga Shqipëria si agjent i udbes dhe vazhdon punën në Maqedoni, pra kjo verteton që Jugosllavia tentonte të qonte spiun në Shqipëri të cilët gjoja si të përndjekur nga serbet...pra shifet se si ky spiun ishte zbuluar nga Tirana dhe me ta kthaer ky kishte vazhduar punën e tij në SPB të Maqedonisë ).
    Zylal Abedini - udbash SPB Maqedonis

    Abdyl Zhuta - udbash Ohër
    Edin Marku - udbashDibër
    Ajrush Toska - udbash Strugë
    Sherif Trema - udbash Kërçovë
    Kaim Murtishi ( zik numer 3 viti 1984).

    Mehmet Hasku - udbash Pejë
    Halit Deliu - spiun nga majaci
    Xheladin Beçiri – udbash Deçan

    Kristë Gegaj -Gurakoc Istog ( personalisht shkon dhe burgosë Emine Mahmutajn)
    Xhelil Shala - Hade
    Nijazi Limanowski ( Limani)
    Xhabir Alija ( Ilijowski) ( zik numer 3 viti 1985 faqe 19)

    Esat Limani - arsimtar bilologji
    Mustafa Abedinoski

    Qamil Muhagjeri ( udbash në ambasaden e e Jugosllavis në Tiranë - ma vonë e patën dërguar në Cyrih për të përcjellur emigracionin ( zëri I kosovës 7-8 gusht -shtator) 1986
    Nezir Sferifi - udbash Ferizaj
    Enver Gashi - diplomat Cyrih

    Sali Bajrami, Ibush maraj, Sinan Blakaj, Nimon Blaka të gjithë nga Vrella ( Zëri I kosovës 4 prill 1987)...

    Murat Shevelli..më pastaj pasojne.
    Enver Shevelli
    Naser Shevelli(inspektor)

    Ramadan Sermagjaj (kryudbash) Ne Gjilan

    http://www.zeriikosoves.org/index.ph...tid=1:politike
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #976
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB-eja dhe Emigracioni Shqiptar

    Shkruan Nafi Çegrani

    Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore me urdhër të Titos u formua e

    ashtuquajtura OZN-a (Organ Zastite Narodaj) me 13 Maj 1944, dhe një vit

    më pas VOS (Vojna Obavestajna Sluzba ‘JNA’) Shërbimi Informativ Ushtarak

    UPJ. Nga fundi i vitit 1946 këto shërbime u reformuan, dhe u shkrinë duke

    u formuar UDB-në dhe KOS-in,

    (Uprava Drzavne Bezbednosti) Drejtoria e

    Sigurimit të Shtetit dhe (Kontra obavestajna Sluzba) Shërbimi i Kundërzbulimit

    Jugosllav varësia e të cilit ishte nga Komanda e Shtabit të Përgjithshëm të

    Ushtrisë të cilët drejtoheshin nga Aleksandar Rankoviç me pseudonimin

    “Leka” dhe Sllobodan Peneziç me nofkën “Kercun”. Njëkohësisht dhe me

    shpejtësi rrufe në të gjitha republikat dhe Krahinën Autonome të Kosovës u

    formuan drejtoritë përkatëse të UDB-së dhe KOS-it në këto nivele. OZN-an

    dhe UDB-në për shumë vite në Kosovë i udhëhoqi si kryeshef Spasoje

    Gjakoviç dhe kryeshefa degësh të këtij shërbimi famëkeq për Kosovë ishin

    edhe Çedo Mijoviç, Ali Shukriu, Lubo Shotra, Alush Gashi, Nazmi Kurhasani,

    Çedo Topalloviç, etj..

    UDB-në në Maqedoni e drejtonin Ilisie Popovski “Marko”, Çvetko

    Uzunovski me nofkën “Abaz”, Arizan Mesterovski-Marçe etj..

    Degët e UDB-së në Kosovë dhe Maqedoni i udhëhoqën edhe shumë

    shqiptarë, të cilët u angazhuan sidomos në përndjekjen dhe likuidimin e

    grupeve te armatosura shqiptare, veprimtarë të rezistencës, një pjesë e të

    cilëve fshiheshin në male për të shpëtuar gjallë nga likuidimet e UDB-së, u

    arratisën dhe emigruan në grupe matanë kufirit, në Greqi dhe Itali, ndërsa të

    tjerë u vendosën edhe në Amerikë apo në shtete të Europës Perëndimore, si

    Franca, Belgjika, Gjermania etj..

    Në këto faqe libri dua të hedh dritë mbi vëzhgimet që UDB-ja i bënte

    emigracionit politik, më pas edhe atij ekonomik shqiptar, në disa vende të

    Europës Perëndimore, përtej oqeanit, të cilët ishin angazhuar seriozisht me

    mish e me shpirt për çështjen kombëtare.

    Këtu do të ndalem të shkruaj për udhëheqësit e disa organizatave dhe

    partive shqiptare nga radhët e emigracionit, e të gjitha këto i kam nxjerrë

    nga dosjet voluminoze të shërbimit sekret të UDB-së jugosllave, duke

    shfrytëzuar këtu edhe shumë materiale operative, që janë origjinale, e që i

    kam marrë, ose më mirë të them se i kam vjedhur, gjate viteve 1969-1974

    duke i nxjerrë nga arkivi sekret, kur kam punuar si operativ në sektorët e

    shërbimit të SDB-së për Maqedoninë, në Shkup....

    Dosjet e fshehta të UDB-së për emigracionin shqiptar përtej oqeanit,

    në SHBA, janë një kontingjent i tërë dhe arkiv me vlerë të veçantë që ruhet

    në kasaforta çeliku të blinduara dhe me siglën “strogo pov” (tepër rezervat),

    ka një rëndësi të madhe për historiografinë shqiptare, aty kushdo mund të

    shkruaj libra të tërë dhe studime mahnitëse nga sfera e historisë dhe

    sociologjisë....

    Shqipëria si shtet dhe shqiptarët si komb në të gjitha Trojet Etnike

    kanë një histori shumë të bujshme, por edhe mjaft tragjike në të gjithë

    hapësirën e Gadishullit të Ballkanit, ndaj edhe nga pikëpamjet shoqërore,

    ekonomike e politike dhe rrethana të tjera shqiptarët janë trajtuar si popull

    i prapambetur dhe i sunduar, i përçarë dhe i shkelur nga shumë regjime ndër

    shekuj, nga sulltanë e carë, nga mbretëri e armiq të huaj....

    Të gjitha këto fakte e kanë detyruar shqiptarin të merrte rrugët e

    emigracionit nëpër botë. Populli im i syrgjynosur, ndër shekuj është

    shpërngulur, i detyruar të braktisë vendlindjen vetëm për të mbetur gjallë.

    Këtë fakt e njeh historia, por nëse kësaj i shtojmë edhe faktin tjetër se i

    huaji gjithnjë e ka vënë në loje fatin e shqiptarëve duke stimuluar grindje të

    ndërsjella, përplasje të çuditshme, që ishin e janë strategji e tij për interesat

    e veta, ndërsa shqiptari vazhdon të vijë vërdallë tragjikes së tij, të cilën e

    njeh gjithë bota....

    Por le ti kthehemi temës së përndjekjeve të krerëve të emigracionit

    shqiptar nga UDB-ja. Pranverën e vitit 1939 Italia fashiste pushtoi Shqipërinë.

    Në të gjithë Ballkanin nisën të ndodhin gjëra të çuditshme. Mbreti Zog, me

    Shtabin dhe bajraktarët e grupit të tij, u vendos në Kajro. Erdhi edhe pushtimi

    nga Gjermania naziste dhe shqiptarët u vendosën në male. U formuan edhe

    grupe të armatosura guerilësh shqiptarë, formacione luftarake të armatosura

    të ndarë në dy pjesë: ato partizane me ide komuniste të udhëhequra dhe nën

    influencën e Kominternit, kurse nga ana tjetër dëgjohej oshtima e armëve të

    grupeve nacionaliste shqiptare, siç ishin ato të

    “Ballit Kombëtar” etj.. Edhe këtu, në kohë dhe hapësirë, grindjet, hakmarrjet

    dhe përçarjet mes shqiptarëve bënin të vetën dhe lanë gjurmë të pashlyera

    gjaku e tragjike, të cilën e shfrytëzonte me dinakëri armiku i huaj.

    Kur në Ballkan triumfuan partizanët komunistë, duke i flijuar në masë të madhe

    shqiptarët, duke e radhiturShqipërinë mes vendeve me sistem monist,

    në krye të të cilit qëndronte

    Enver Hoxha, formacione të tëra shqiptarësh të krahut tjetër, në përpjekje

    për jetë a vdekje, duke u fshehur maleve që të shpëtonin nga likuidimet e

    regjimit komunist, më pas u arratisën së bashku me trupat italian e gjermane,

    ndërsa një numër i madh ikën drejt Greqisë dhe një pjesë nëpërmjet detit në

    Itali, duke u vendosur nëpër kampe të ndryshme refugjatësh ndihmuar

    fillimisht nga UNRRA, IRO dhe VICC, etj..

    Këto dyndje dhe emigrime shqiptarësh nga vatrat e tyre kanë vazhduar

    jo vetëm pas luftës por edhe me dekada më vonë. Shqiptari nacionalist

    largohej përtej oqeanit, në Amerikë, Australi dhe Alaskën e largët.

    Shërbimet e fshehta të spiunazhit dhe kundërspiunazhit, në veçanti ato

    të Jugosllavisë, treguan interes të madh për emigracionin shqiptar në

    përgjithësi dhe ndaj këto shërbime formuan edhe sektor të posaçëm edhe

    në kanale diplomatike që do të ndiqnin hap pas hapi veprimtarinë dhe

    aktivitetet e zhvillua nga krerët, individët apo edhe nga organizatat emigrante

    shqiptare, të cilat tanimë ishin formuar sidomos në Itali e Gjermani, Turqi

    dhe Amerikë etj., duke përmendur këtu edhe disa emra dominantë siç ishin:

    Ali Këlcyra, Hysni Lepenica, Ernest Koliqi, Sadudin Hazmedari, Mentor Çoku,

    Imer Koçi, Dr. Anton Sededini, Luan Gashi, Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Sami

    Repishti, Namik Resuli, Arshi Pipa, Ismail Verlaci, Xhafer Deva, Hisen

    Terpeza, Zef Pali, Fuad Myftiu, Athanas Gegaj, Vasil Andoni, Hasan Dosti,

    Qazim Pordani, Ibrahim Biçaku, Qenan Zhupani i Çegranit, Sutki Koloveri,

    Kalosh Hamdi Reçani, Xhelë Kalisha, Muharem Bajraktari, Beqir Maloku,

    Xhemal Bushati, Hafiz Jusuf Azemi, Alinafi Hoxha, Vasil Germeni, Nexhat

    Peshkopia, Rexhep Krasniqi, Tahir Kolgjini, Eqerem Bardha, Hysen Selmoni,

    Gajur Dëralla, Rexhep Mitrovica, Murat Cerova, Adem Dushi, Mato Murati,

    Xhelal Mitrovica, Sait Kryeziu, Tajar Zavalani, Tomor Zavalani, Adem

    Gllavica, Ajet Rushiti, Gjon Marka Gjoni, Vasil Alarupi, Ago Agaj, Kolë Bib

    Mirakaj, Alush Leshanaku, Qemal Voskopoja, Hyqmet Delvina, Halil Maçi,

    Asllan Zeneli, Dr. Selim Domani, Tahir Zajmi, Ahmet Brahimi, Ibrahim Kulla,

    Ramadan Cena, Besim Sina, etj., etj..

    Të gjithë këta personalitete kanë dosje të veçanta në UDB-në jugosllave,

    të sajuara që në vitet e qëndrimit të tyre në kampet e Greqisë dhe Italisë

    dhe qëndrimit të tyre në emigracion në SHBA.

    -Organizatën panshqiptare “Vatra” me seli në Boston dhe me gazetën

    e saj “Dielli” e formoi dhe udhëhoqi gjatë Fan Noli dhe Athanas Gegaj e të

    tjerë. Qëllimi i saj ishte grumbullimi i shqiptarëve të cilët jetonin në SHB.

    Gazeta “Dielli”, si organ i saj, me dekada ka trajtuar dhe akoma trajton

    çështjen dhe jetën e emigracionit shqiptar përtej oqeanit....

    -”Balli Kombëtar” ishte organizatë nacionaliste emigrante shqiptare, të

    cilën e themeloi në vitin 1939 Mehdi Frasheri. Me pas në radhët e saj u benë

    disa ndryshime dhe kthesa të reja, sidomos pas vdekjes së M. Frashërit në

    vitin 1950, kur nga radhët e të cilës dolën Partia Agrare dhe Partia e

    Katundarëve me në krye Hasan Dostin…

    -”Lidhja e tretë e Prizrenit në emigrim”

    me seli në Nju Jork me në krye Xhafer Devën, më vone kryetar i saj

    u emërua Ismet Berisha, nxjerr revistën me emër “Lidhja e Prizrenit”....

    -Organizata Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”

    me seli në Nju Jork dhe kryetar i saj ishte Abaz Kupi. Pas vdekjes së tij u bënë

    ndryshime rrënjësore.Degët e saj vepronin në disa shtete të Europës Perëndimore

    dhe në Kanada e Australi, ashtu siç ndodh edhe me degët e “Ballit Kombëtar” dhe Partisë

    Agrare, gazeta “Atdheu” është organ i Legalitetit...

    -Partia Agrare “Balli Kombëtar”

    me seli në Romë, si organ të saj botonte revistën “Flamuri”,

    ndërsa Partia Katundare si organ të vetin botonte në Detroit revistën “Heroizma shqiptare”....

    -”Lidhja kosovare”

    me seli ne Aurora të Çikagos, themeluar dhe drejtuar nga Hafiz Jusuf Azemi ,

    Prof. Vasil Andoni dhe Prof. Luan Gashi, te cilet edhe botojne gazetën “Përpjekja

    kosovare”...

    -”Organizata Bashkimi Demokratik Shqiptar”

    me kryetar Këshilli Isa Elez Ndreu, si organ të vetin botonte gazetën

    “Koha Jonë” në Paris.Kryeredaktor i saj Lec Shllaku.

    Këtu dua të ndalem dhe të vë theksin se nga viti 1966 e deri në vitin

    1969, kur në Amerikë dhe ca vende evropiane, sidomos në Romë, të Italisë,

    Paris të Francës, Bruksel të Belgjikës etj., u bë një riorganizim i përgjithshëm

    i organizatave emigrante shqiptare. Pas shumë fërkimesh e debatesh, pas

    shumë antagonizmash e përplasjesh, u bë freskimi i radhëve të emigracionit

    mbarëshqiptar. U formua dhe u zgjodh një Komitet Qendror i ri i Organizatës

    Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit në Nju Jork, ku sekretar i Përgjithshëm

    u zgjodh Dr. Fuad Myftiu, e kryetar Këshilli Hysen Prishtina.

    Kryetar i Komitetit “Shqipëria e lirë” me seli në Nju Jork edhe më tej

    vazhdonte të ishte Dr. Rexhep Krasniqi, i cili lindi në Gjakovë, kurse studimet

    universitare i kreu në Austri, ai në Nju Jork nxori për shumë vite gazetën

    “Shqiptari i lirë” /te cilen disa numra me rradhe i kam lexuar personalisht/.

    Agim Karagjozi, u bë sekretar i degës “Vatra” në Nju Jork. Pas ca

    kongreseve që u mbajtën, si ai i “Lidhjes Kosovare” në Çikago më 1969, si

    dhe të tilla në Detroit dhe Boston, urgjentisht u pa e nevojshme dhe u krijua

    një Komitet i Përbashkët për “Partinë Katundare”, “Heroizma shqiptare”

    dhe “Bashkimi shqiptar”, kryetar i këtij komiteti u zgjodh oratori Ndue

    Gjomarkaj.

    Ndërsa Abaz Ermenji edhe me tej mbetet kryetar i Komitetit

    “Shqipëria etnike e lirë” me seli në Paris.

    Qazim Prodani udhëhiqte në Stamboll Organizatën “Besa” dhe boton

    gazetën me të njëjtin emër.

    Alinafi Hoxha udhëhiqte në Marsejë të Francës Organizatën

    “Lidhja e Vardarit”.

    Profesor Ernest Koliqi në Romë të Italisë nxori revistën e quajtur

    “Shejzat” redaktor i së cilës për një farë kohe ishte edhe Martin Camaj. Kjo

    revistë bëri bujë të madhe në tërë emigracionin shqiptar.

    -”Besëlidhja Kombëtare Shqiptare”

    vepronte në Suedi dhe organi i saj ishte “Besa shqiptare”.

    -Komiteti Kombëtar “Shqipëria e lirë” në Paris të Francës si organ të

    vetin botonte revistën “Qëndresa shqiptare”.

    -Organizata shqiptare “Balli Kombëtar” për Nju Jorkun dhe Nju Xhersi

    botonte revistën “Mbrojtja Kombëtare”.

    Antonio Bellushi, i njohur në Palermo të Italisë boton revistën “Vatra

    jonë” dhe tani “Lidhja” të cilat ishin të mirëpritura jo vetëm ndër arbëreshët,

    por edhe në mbarë emigracionin shqiptar në Evrope dhe në Amerikë.

    -”Zëri i Rinisë në Mërgim” ishte organ i Organizatës “Rinia Shqiptare”

    në Melburn të Australisë.

    -Lidhja e myslimanëve shqiptaro-amerikanë në Nju Jork, u drejtua gjatë

    nga Rexhep Kumbarçe, por në Kongresin V, kjo shoqatë pësoi ca ndryshime

    pikërisht gjatë viteve 1972-74, kur u emërua si “Qendra islame shqiptaroamerikane”

    për Nju Jorkun dhe Nju Xhersin, dhe kryetar i saj u zgjodh

    Abdullah Kaloshi. Në kryesinë e nderit bënin pjese imami Isa Hoxha, Remzi

    Baolli, etj.. Në Amerikë ekzistonte edhe “Lidhja Katolike shqiptareamerikane”

    me seli në Nju Jork, me në krye Zef Oroshin. Këtu botohej edhe

    revista “Lajmëtari i të merguemit” si organ i “Bllokut Indipendent”. Redaktor

    i revistës “Përpjekja jonë” në Nju Jork ishte Azem Gjidia.

    Është fakt se shqiptarët në përpjesëtime të mëdha kanë qenë

    bashkëpunëtorë të “denjë” në shërbimet kundër-zbuluese dhe zbuluese të

    sistemit komunist jugosllav, të shërbimit sekret të KOS-it dhe UDB-së. Sipas

    një studimi analitik që kam bërë gjatë viteve kur kam punuar si operativ në

    sektorët e SDB-së Republikane të Jugosllavisë në Shkup, në sajë të rrjetit të

    bashkëpunëtorëve të ndryshëm nga radhët e shqiptarëve dhe sipas kodeve

    të fshehura dhe kategorive të dosjeve, apo evidencave të kartotekës së

    regjistruar, afro 60 për qind, prej tyre 20 për qind ishin bashkëpunëtorë të

    evidentuar, me pseudonime të koduara, dhe që zotëronin dosje të sajuara

    për këtë qëllim.

    Nuk di pse ndodhte kështu, por një gjë e kisha të qartë: krerët e UDBsë,

    ideologjia komuniste dhe bolshevike e pansllavizmit, si në Beograd ashtu

    edhe në disa qendra të tjera të Jugosllavisë (edhe në kabinetet e Komiteteve

    Qendrorë të PKJ-së), hartoheshin projekte të fshehta për zhdukjen fizike,

    likuidimin dhe spastrimin e shqiptarëve pasivisht nga Maqedonia dhe Kosova,

    nga Mali i Zi dhe troje të tjera të banuara nga shqiptarë etnikë.

    Të zhgënjyer shqiptarët shkuan edhe në fronte lufte, në formacionet

    partizane, siç ishte Brigada VII shqiptare në Frontin e Sremit etj..

    Që atëherë deklaratat e Titos dhe të tjerëve si ai, se shqiptarët do të

    jetonin si popull në “Vëllazërim-Bashkim” me popujt e tjerë në Jugosllavi?!

    U zhgënjyen në vitin 1945, 1966, 1974. Spastrimet etnike dhe zhdukja

    fizike e shqiptarëve vazhduan edhe pas vdekjes së Titos, synimet pansllaviste

    dhe në saje të pasuesve famëkeq Çubrilloviçe dhe Millosheviçe arritën kulmin

    në vitin 1981.

    Cilët ishin dhe pse disa shqiptarë kanë bashkëpunuar me UDB-në ose

    me mirë të them se UDB-ja kishte aq interesim të madh që të fuste në

    radhët e saj shqiptarë të zgjedhur, për zyrtarë apo të angazhuar në rrjetin e

    spiunazhit dhe të bashkëpunëtorëve. Qëllimet, synimet, interesimet dhe

    preokupimet e këtij shërbimi famëkeq kanë qenë të mëdha, por edhe dinake

    e perfide, për t’ia thyer dinjitetin kombëtar shqiptarit dhe për ta bërë leckë

    në aspektin moral, të krenarisë së tij. Në shumë raste, kur ka qenë fjala edhe

    për ndonjë djalë të fisit me traditë, ose bir i ndonjë Atdhetari apo Familje me zë

    dhe te njohur, me emër në historinë tonë për ta komprometuar operativët e UDB-së i kanë

    ndenjur afër, kanë ngritur dolli dhe përshëndetur në rrugë, kur e kanë takuar

    e kapnin për krahu me qëllim që ta shikonte populli dhe e reklamonin si të

    ishte Xhemjs Bond ose njeri i afërt, apo edhe bashkëpunëtor i tyre.

    Metoda komprometuese e UDB-ja ka përdorur edhe në mesin e

    shqiptarëve në Amerikë, ose në radhët e emigracionit shqiptar duke u futur

    mosbesim e grindje, përçarje e hakmarrje, duke zhvilluar kombinacione të

    ndryshme, kurthe e intriga. E shqiptari gjithmonë gjaknxehtë dhe eksploziv,

    bajraktar dhe kapadai, me armë në brez dhe... njerëzit i duken si milingona,

    nuk e kuptonte se në prapavijën e gjithë kësaj ka edhe diçka tjetër, diçka të

    cilën UDB-ja e ka mbajtur në fshehtësi të vërtetë, duke e “djegur” atë që

    nuk e ka me qejf, atë që ia turbullon ujin, e djeg “spiunin” për ta mbrojtur

    dhe mbajtur në fshehtësi SPIUNIN e vërtetë. Prandaj, shërbimi i spiunazhit

    dhe veprimtaria e spiunit janë tejet specifike, e për gjëra të tilla, marifete e

    trillime, UDB-ja ka përvojë të madhe si një makineri e çuditshme që me

    dekada ka spekuluar me shqiptarin dhe në dëm të shqiptarëve, duke i vrarë

    me njëri-tjetrin. Edhe kjo është një pjesë e historisë sonë dhe fatit tragjik si

    Për të lexuar artikullin e plote dhe më shum rreth matrialit që Nafi çegrani ka ofruar për lexiesit e Zërit të Kosovësdo ju vizitoni faqen tone të Internetit

    www.zeriikosoves.org

  17. #977
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    UDB-ashët që vepruan në Kosovë

    JNA
    BIA

    1.Mehmet Shoshi - spiun ( ministër i Udbes)- merrte vetë pjesë në torturimin e të burgosurve
    2. Fevzi Ajvazi - spiun
    3. Jusuf karakushi - spiun udbash më vonë ministër i Udbes

    4.HASAN MEHMETI-ish-kryeshef i Sigurimit shtetëror(UDB-së)në Prishtinë;
    5.NAZMI JUNIKU-ish-sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme;
    5.DURAK JASHARAJ-ish-gjykatës hetues;
    6.HALIL KELMENDI-ish-prokuror publik;
    7.DURMISH KOÇINAJ-ish-kryetar trupit gjykues
    8.SHEFQET BYTYQI-ish-gjykatës;
    9.FEHMI GASHI-ish-gjyqtar porot;
    10.Ymer Osaj - gjyqtarë
    11.HASAN BERISHA-ish-gjyqtar porot;
    12.NAZMIJE KRASNIQI-ish-procesmbajtëse në gjykim;
    13.ISAK HASANI-gazetar i „RILINDJES“;
    14.ALI OLLONI ish-gazetar i”Zërit të rinisë”
    15.FAHREDIN GUNGA-ish-kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës(RTP);

    Udbash që torturonin të burgosurit

    1.Bafti Jakupi,
    2.Lutfi Ajvazi
    3. Ejup Bajgora
    4.Mehmet Haskaj
    5..Ibush Kllokoqi
    5.Drago Dragojeviq
    6.Muharrem Dana
    7.Sllobodan Mijoviq
    8.Asllan Sllamniku
    9.Shefqet Hashani
    12.Zenun Shala
    13.Naip Hoxha
    14.Refik Tashi
    15.Metush Sadiku
    16.Zejnullah Shala
    17.Hasan Mehmeti
    18.Shefqet Obria
    19.Faik Nura
    21.Metë Kuqi

    PAK A SHUMË TË GJITHË KËTA GJENDEN EDHE të " DOSJA ADEM DEMAÇIT"..

    vazhdojmë me të tjerët

    1.Metush latifi - gjyqtarë
    2. Tadej Rodiqi - gjyqtarë
    3. Hilmi Zhitia - gjyqtarë
    4. Nexhat Ajro - prokuror
    5. Mehmet maliqi - ministër i udbes ( babai i Skëlzen maliqit)
    6. Flori Bruqi - gauetar i tanjugut ( lexo Ninit)
    7. Isak Nishevci - gjyqtarë..

    Të tjerë që qiten në kurtha rininë studentore

    1. Rrahman kastrati ( oficer Jugosllav dorë në burgosjen e Gjyle Krasniqit)
    2.Adem Ymeri arsimtar, shkolla e mesme Shtimje

    3. Hasan Murena, fshati Hade Obiliq spiunoi 29 veta të gjithë ushtarë shqiptarë ( Zëri I kosovës numri 6 viti 1983 faqe 15).

    4. Sadik Blakaj nga Komuna e Istogut në bashkëpunim me udbashët Selim Brosha e Jusuf Karakushi i ka qitur në kurthë plakun Qazim Sabit dhe Tahir Demajn, të dy nga Gjilani... Më vonë ky Sadik Blakaj ka shkuar në Paris i cili ma vonë e ka qitur në kuthë Hysen Gegen i cili u dënua me 13 vjet Burgë..

    5. Hasan Cërvadiku - profesor udbash në Prishtinë ( profesor në shkollën kulturologjike ku qenë burgosur dy nxënës të asaj shkolle Afrim Zhitia dhe Esat Brajshori)

    6.Halil Mujë Kabashi i fshatit Gjurakoc
    7. Ismail Horri - nga Istogu
    Sami Aliçkaj fshati Carrabreg
    ( të dhëna më të hollësishme rreth bëmave të tyre mund të gjenden të ( Zëri I Kosovës numer 5 viti 1983 faqe 15)

    8. Isuf Pllana fshati Shtitaricë ish-arsimtar i historisë në Obiliq ( Zëri I Kosovës numer 7/1983 faqe 14 )

    9. Gani Shoshi dhe Hajdar Shoshi ( babë e bir) fshati Staradran Komuna e Istogut
    10. Istref Sadiku udbash – fshati Shushicë Istog njihet si UDB-ash i ashper gjat Torturave kundër Shqiptarve në Zyrat e UDB-es dhe çelit e Burgjeve në Pejë ( 7/83 zëri I Kosovës).

    11.Zenun Çelaj, profesor i kimisë dhe rrahim Përçuku ( që të dy profesor të QAMO" Muharrem bekteshi. Vushtrri) ( zëri I Kosovës numer 7 viti 1983

    12. Rexhë Zeqiraj nga Pasjaki afër Gjilanit i njohur si Rexhë pasjaku vegël e Selim Broshës

    13. Bajram Troshupa, - arsimtar i fiskulltures në prishtinë
    14. Klodin Shiroka , arsimtare e matematikes ( mbesa e Kolë Shirokes)

    15: Fatmir rexhepi, - aktivist i LSP punonjes të Prishtinës ( tani është zgjedhur ministër i punëve të brendshme në qeverin e re të A. Qekut)
    16. Jonuz Salihu, arsimtar i kimis ( ministër i drejtsisë sot) dhe aktivist i Lidhjes Komuniste ( sekretar në Qamo " Milladin popoviq ( normalja e Prishtinës)

    17.Hasim Milici fshati papaz komuna e Ferizajt
    18. Januz Loshi udbash Skënderaj

    19. Bahtir Asllani i Makermalit ( zëri i Kosovës numer 4 viti 1983 faqe 15)

    20.Vuksan Vuksanaj, udbash që përcillte emigracionin në Nju Jork

    21ZYHRA KURTESHI( ZYHRA KASTRATI) fshati Lebushë Komuna e Deçanit.

    22. Demë Muja Pejë, udbash plagos për vdekje tre fshatarë të Radavcit dhe për këtë as edhe një ditë nuk mbanë burgë.

    23. Bajram fazliu ose Bajram Çarraniku ose PATLIGJANI, fshati Iligje pejë

    24. Izet Imeri Komogllav ferizaj

    25. Hasan Lekiqi , udbash gadime Komuna e Lipjanit
    26. Asllan hetem Ibrahimi Gadime e Epërme me vajzen e gruas XHEVAHIREN..Kjo punonte në udbë...

    27. Agim Tasholli - gadime e Ulët, nip i kryeudbashit faik Dudushi
    28. Faik Dudushi . kryeudbash

    29. Ejup Kamerolli nga Llapashtica
    Ahmet Deliu , Podujevë

    30. Ahmet Ahmeti gjykatës ( dënopi kadri osmanin).
    31. Sokol Osman Oruqi - Turiqevc Skënderaj
    32. maliq dhe Fatmir Sheholli ( babë e bir),- ky i dyti edhe sot punon për UNMIKUN..

    33.Nijazi Hasani fshati rakovicë ose qysh e kanë quajtur ndryshe Nijazi Kisha ( për të gjithë këta mund të lexohet në Zërin e Kosovës numer 10 viti 1984 si dhe në ZIK numer 5 viti 1985).

    34. Fehmi Bradashi, profesor i gjeografis në shkollën e mesme 8 Nëntori në Podujevë

    35. Ramiz Shehu " Hitleri" mësues
    Ukë Muçaj , - gjykatës në pejë
    36. Nezir Sherifi udbash në Ferizaj
    37. Shaqir Uka dhe Vahide Uka ( burrë e grua njeri dhender i Halit Ternavcit e tjetra e motra)..

    38.Xhafer Qorri(i vrarë nga një police magjup gjatë luftës se fundit ne trafastacionin e Drenasit,përndryshe ky kishte dorë ne masakrat e Qirezit,Likoshanit dhe Abrise).

    39.Hamze Shtutica(njëjtë sikur xhafer qorri,por ky i vrarë pas luftës

    40.Zenel Hoti nga fshati Godanc i Drenasit

    EMRA TJERË TË SPIUNËVE

    Zymer Maqastena - spiun
    Ibush Arifi - bashkpuntor i udbes me të bijtë nga bakshia
    Murat Zhevelli

    Ibër Hasku - udbash ( vrau Haxhi Tishakun)
    Januz Haklaj, - spiun
    Hysen prushi - bashkëpunëtor
    Shaban Abazi
    Agim Muhagjiri - gazetar ( ky në vitin 1990 publikisht në gazeten Rilindja kishte kërkuar falje për bëmat e tija dhe natyrisht..hm.. ishte falur sepse megjithat e kishte kuptuar gabimin që kishte bërë punën e dreqit)

    Ramë Ademaj - udbashë Pejë
    Istref sadikaj - udbashë Pejë
    Ramë Ademi - kryeudbashë pejë

    Rrahman Zylfiu - udbashë Kumanovë

    Rabit Zylfiu ( ishte dërguar në Turqi për të bërë atentat në Sabri Novosellen dhe pasi e kishte burgosur policia turke ky në një proqes gjyqesor edhe kishte pohuar këtë gjë se: " ishte dërguar për të përcjellë një emigrant shqiptar nga Jugosllavia) - për këtë më hollësisht shkruan " Zëri I Kosovës" numër 6 viti 1983..

    Behxhet Jashari - udbash hajdut
    Behxhet Behxheti - Shkup
    Januz Panjolli - Shkup ( Zëri I Kosovës numer 7 vitit 1983
    Rexhep Musliu - Shkup
    Hasan Abazi - historian Kërçovë
    Selman Sadiku -
    Nexhemedin Rustemi - Kërçovë

    Hamit hamiti ( dëbëhet nga Shqipëria si agjent i udbes dhe vazhdon punën në Maqedoni, pra kjo verteton që Jugosllavia tentonte të qonte spiun në Shqipëri të cilët gjoja si të përndjekur nga serbet...pra shifet se si ky spiun ishte zbuluar nga Tirana dhe me ta kthaer ky kishte vazhduar punën e tij në SPB të Maqedonisë ).
    Zylal Abedini - udbash SPB Maqedonis

    Abdyl Zhuta - udbash Ohër
    Edin Marku - udbashDibër
    Ajrush Toska - udbash Strugë
    Sherif Trema - udbash Kërçovë
    Kaim Murtishi ( zik numer 3 viti 1984).

    Mehmet Hasku - udbash Pejë
    Halit Deliu - spiun nga majaci
    Xheladin Beçiri – udbash Deçan

    Kristë Gegaj -Gurakoc Istog ( personalisht shkon dhe burgosë Emine Mahmutajn)
    Xhelil Shala - Hade
    Nijazi Limanowski ( Limani)
    Xhabir Alija ( Ilijowski) ( zik numer 3 viti 1985 faqe 19)

    Esat Limani - arsimtar bilologji
    Mustafa Abedinoski

    Qamil Muhagjeri ( udbash në ambasaden e e Jugosllavis në Tiranë - ma vonë e patën dërguar në Cyrih për të përcjellur emigracionin ( zëri I kosovës 7-8 gusht -shtator) 1986
    Nezir Sferifi - udbash Ferizaj
    Enver Gashi - diplomat Cyrih

    Sali Bajrami, Ibush maraj, Sinan Blakaj, Nimon Blaka të gjithë nga Vrella ( Zëri I kosovës 4 prill 1987)...

    Murat Shevelli..më pastaj pasojne.
    Enver Shevelli
    Naser Shevelli(inspektor)

    Ramadan Sermagjaj (kryudbash) Ne Gjilan

    http://www.zeriikosoves.org/index.ph...tid=1:politike
    kuku nanen ha po gjysen e ks po dashka mi vra po bre llap ama qeta nazim bllaca e azem syla e xhaviti pse nuk i vrajten qeta po dojshin me i vra adem salihin e gani gecin e sabri hamitin eplagosen pshtoj i ngrati smajl hajdarin e vrajten ekrem rexhen drinin e vrajten tahir zemen e vrajten ali uken e vrajten ahmet krasnicin e vrajten atentat ndaj rugoves i deshtum. ibush klokoqin e vrajten me kerkes te xhavit halitit se xhaviti ishte bashe puntor i ibushit e ibushi ishte udbash po na del se edhe xhaviti ishte nje far udbashi dhe konfidant i adem demaqit

  18. #978
    i/e regjistruar Maska e Petriti m
    Anëtarësuar
    30-01-2011
    Postime
    31

    Si u tradhtua Gjon Serreçi dhe Ibrahim Lutfiu

    Shkruan: Nafi Çegrani

    Sipas raporteve zyrtare shkruar nga krerët e UDB-së në Kosovë; Gojko

    Medenica dhe Spasoje Gjakoviç (dosje të cilat mbahen të fshehta edhe sot

    e kësaj dite në arkivat e UDB-së) mbi “zbulimin, kapjen dhe likuidimin ” siç

    thoshin ata “të krerëve të bandave balliste dhe të NDSH-së”, punë që

    paraprakisht e kishte nisur OZN dhe pastaj e vazhdoi UDB-ja, e cila me

    ndihmën e të arratisurve shqiptarë në male dhe me informacionin që mblidhte

    në terren nga pjesëtarët e grupeve ilegale, zhvillonte një luftë të heshtur.

    Kjo përbën një nga aspektet themelore të spiunazhit, të lojërave sekrete

    strategjike të operacioneve të UDB-së, që përfshinin me dhunë, mashtrime

    dhe kurthe shumë shqiptarë në valët e propagandës dhe disinformimit, si

    fenomene të veçanta të spiunazhit që kurdiseshin nga ekspertë të UDB-së

    për shembull në “shpartallimin e Grupit të Ukë Sadikut, djalit të Sadik Ramës,

    të cilin e njeh historia. Me kujdes të posaçëm u ngrit kurthi edhe për asgjësimin

    në pritë të Qazim Bajraktarit dhe Halil Sadrisë nga Gjurgjevishti, madje OZNa

    për këtë përdori djemtë e Din Arifit; Sahitin dhe Sokolin, ky i fundit ishte

    dhëndër i Ukë Sadikut. Po në këto mënyre tradhtisht duke shkelur besën e

    shqiptarit, u zbuluan, kapen dhe vranë edhe Gjon Sereçin, Lame Breznicën,

    Ajet Gërgurin, Ibrahim Lutfiun, Sulë Hotlën, Ahmet Selacin, Ukshin Kovaçiçën

    etj.. UDB-ja për eliminimin e tyre përdori spiunë shqiptarë, të shitur të tipit

    të Sokol Din Arifit, për qëllimet e Sigurimit të Shtetit, kurse në zbulimin dhe

    kapjen e Gjon Serreçit si informator u përdorën Osman e Abaz Gagica,

    Bejte Shkodriçi etj., të cilët mund të konstatoj se edhe kanë qenë të detyruar

    ta bëjnë një gjë të tillë pasi ishin torturuar mizorisht nga oficerët famëkeq të

    shërbimeve sadiste dhe shkelën në besën shqiptare. Por kishte edhe spiunë

    të një formati tjetër siç ishte “falanga e tradhtarëve”, të cilët ashtu të thyer

    e të poshtëruar ishin vënë në shërbim të xhelatëve. Të tillë ishin Avni Mehmet

    Çorovina, Nexhip Habibaj, Shefki Beqiri, i cili në popull njihej si Shefki

    Ozna, Kadri Iliazi i Maçitevës, Ismail Zenuni, Mehmet Maliqi, babai i Shkëlzen

    Maliqit, mik i Bajram Ukë Savrovës. Mehmet Maliqi famëkeq njëherazi

    ishte jo vetëm organizator i “Falangës së tradhtarëve”, ndër shqiptarët e

    Kosovës, por edhe organizator në përgatitjen e kurtheve dhe të likuidimit të

    Ibrahim Lutfiut, Rifat Berishës, Hasan Remnikut, etj. Dhe i biri, Shkëlzen

    Maliqi, më zi se i ati, gjatë demonstratave të vitit 1981 në Kosovë dhe

    direkt me Beograd, kontribuoi mjaft në asgjësimin e ,, kontrarevolucionit,,

    shqiptar, duke punuar si analist i devotshëm në fushën e spiunazhit të UDBsë

    jugosllave.( Mjerisht kosovarët edhe sot e mbajnë si analist dhe publicist

    në poste mediumesh!?!).

    Në dhënien e informacioneve përmes BESËS shqiptare me shqiptar të

    shitur më mirë të themi tradhtarëve, të cilët u vunë në shërbim të UDB-së,

    një pjesë tjetër u bënë “informatorë” pasi kasapët e shërbimit famëkeq i

    kishin thyer moralisht e bërë leckë me muaj injoruar dhe të poshtëruar

    psiqikisht dhe fizikisht në sajë të dhunës dhe dajakut, u bënë vegla dhe u

    thurën plane e kurthe, u zunë pusi e prita, u bënë kombinacione dhe u kapën,

    likuiduan shumë njerëz. Kështu UDB-ja përmes Kadri Iliazit nga Miaçiteva,

    ky duke prerë në besë Belul Kakollarin, dhe në sajë të spiunit që kishte bërë

    Mehmet Maliqi, Cukuli i Prizrenit përmes Ibrahim Abdyl Buzhallës dhe Sinan

    Kepës, ky i fundit vëllai prej nëne i martirit Zenun Kepës, u zbulua dhe u vra

    Ibrahim Lutfiu, një veprimtar i rrallë i kauzës kombëtare dhe intelektual i

    shkëlqyer, dhëndër i Ferhat bej Dragës. Për krimet që ka bërë në krye te

    “falangës së tradhtarëve” Mehmet Cukuli i Prizrenit, ndryshe Mehmet Maliqi,

    që njihet në popull si antishqiptar dhe udbash i përbetuar do të shkruaj

    historia dhe ajo do ta dënojë rëndë e më rëndë...

    MISTERI I LIKUIDIMIT TE HASAN REMNIKUT

    Rrëfimet e papublikuara gjer më tani mbi misterin e likuidimit të Hasan

    Remnikut dhe grupit të tij kanë një histori të veçantë agjenturore, për këtë

    dhe për shumë arsye të tjera, mbeten enigmë deri në ditët tona. Dihet se në

    ato vite UDB-ja dhe KOS-i si në Kosovë, ashtu dhe në vise të tjera të

    banuara nga shqiptarët janë zhvilluar mori operacionesh të përgjakshme në

    zbulimin, kapjen dhe vrasjen e shumë veprimtarëve e grupeve të rezistencës

    shqiptare. Tërë arsenali operativ dhe njësitë speciale ishin vënë në frontin e

    heshtjes, dhe në sajë të metodave dhe të eksperiencës në futjen e spiunazhit,

    duke përdorur në terren “Falangën e tradhtarëve”, me shqiptarë dhe përmes

    besës, u thurën kurthe, zhvilluan lojëra me prapavijë dhe mashtrime, u

    përgatitën edhe skenarë të veçantë, në zbulimin, kapjen dhe likuidimin e

    Hasan Remnikut me tradhti, u sajua “Prita e Bistricës”.

    Por kush ishte Hasan Remniku?

    Lindi dhe u rrit ne fshatin tipik të pasmaleve, në Remnik të Anamoravës

    së Epërme me të gjitha traditat dhe virtytet fisnike të burrërisë dhe guximit

    të shqiptarit të vërtetë, fshatarët e kësaj ane jetonin tejet të varfër dhe

    mundoheshin ta punojnë tokën e me të mbjellat të siguronin bukën dhe

    ekzistencën e jetës. Me plot halle e telashe jetonin shqiptarët e kësaj ane,

    me baticat dhe zbaticat e jetës së tyre larg rrëmujës e rrëmetit, edhe pse të

    varfër jetonin me ndershmëri, me djersën e ballit, dhe me zakonet e tyre.

    Hasan Remniku që në vitet e rinisë vërente padrejtësitë dhe tmerret që i

    bënin këtij populli hordhitë sllavo-çetnike, madje nuk ndalej keqtrajtimi i

    shqiptarëve. Shqiptarët vuanin shtypjen dhe terrorin, skamjen e cila nuk

    mori asnjëherë fund. Madje pas Luftës së Dytë Botërore njësitet komuniste

    serbo-çetnike e bullgaro-maqedonase bënin presion, plaçkitnin, vrisnin e

    digjnin fshatarë të vuajtur. Bënin përdhunime vajzash dhe nusesh të reja të

    Anamoravës e deri në Preshevë. Hasan Remniku, ende i ri, nuk mundi të

    duronte, nisi të sillej si një kreshnik i vërtetë, ua mbante anën të varfërve

    dhe atyre qe ishin më të dobët, shumë familjeve të cilat vuanin për bukën e

    gojës. Ky u siguronte drithëra dhe miell. Herët doli kaçak në mal dhe gjatë

    gjithë kohës veproi si të ishte një Robin Hud shqiptar. Ai i njihte tanimë

    rrethanat në të cilat jetonin shqiptarët dhe si kaçak malesh, i njihte shumë

    tradhtarët dhe spiunët, të cilët i dërgonte UDB-ja në terren dhe në qarqet e

    veta, për interes të saj, gjithnjë në dëm të veprimtareve dhe të popullit

    shqiptar në këto anë e më gjerë. Kishte një eksperiencë të hidhur që nga

    vitet kur ishin bërë dredhi e tradhti mes shqiptarëve duke u bërë disa prej

    tyre edhe masha të çuditshme tinëzare, e të ndryshkura në duart e armikut.

    Kishte njohuri mbi tradhtitë që i bënë luftëtarit të Spanjës Emrush Miftarit,

    Abdullah Preshevës, komandantit legjendar të Brigadës “Çlirimi” në anët e

    Preshevës, (personazhi kryesor i romanit në dorëshkrim të Mahmut Dumanit,

    të cilin më vonë UDB-ja e përdori në operacionet e veta agjenturore duke

    ia dhënë të nënshkruhej si autor Kapllan Resuli). Abdullah Persheva, si emër

    nuk ka të bëjë fare me komunistin antishqiptar Ahdulla Persheva, avokat

    nga Shkupi, babai i Vullnet udbashit dhe mik i Evzi Mehmetit.

    Për të lexuar artikullin e plote dhe artikuj të tjere të Nafi Cegranit matriale rreth UDB-s dhe KOS-it vizitoni web faqen

    www.zeriikosoves.org

  19. #979
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shërbimet sekrete serbe do të tentojnë që të infiltrohen sa më shumë që të jet e mundur në Kosovë.Për kët arësye Agjencioni i Intiligjencës së Kosovës duhet që ti pengoj këto veprime duke i përcjellur,krijuar sistemin e dosjeve,duke futur bashkëpuntor për kundërzbulim.Për kryerjen e këtyre detyrave duhet përgaditur njerëz në mënyrë patriotike,profesionale,fizike dhe psiqike.Sepse dihet se vet kreu i policisë serbe Daçiq pranoi se në Serbi ekzistojnë 200 grupe kriminale,një pjesë e këtyre grupeve tani jan duke ushtruar aktivitetin e tyre kriminal në Itali,Kroaci-vrasja e gazetarit Ivo Pukaniq.

Faqja 49 prej 49 FillimFillim ... 39474849

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •