Close
Faqja 48 prej 49 FillimFillim ... 3846474849 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 941 deri 960 prej 979
  1. #941
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Lidhja Franceze e Beogradit

    Autoritetet Jugosllave kane arrestuar pese paraushtarake Serb, duke i akuzuar ata se punojne per sherbimet sekrete Franceze per te vrare Presidentin Miloshevic.
    By Milenko Vasovic - Balkans: Regional Reporting & Sustainable Training
    BCR Issue 97, 10 Nov 05
    Akuzat spektakolare te Beogradit ndaj pese "spiuneve Franceze" shfaqin nje rrjet terrori dhe operacionesh sekrete qe perfshijne qe nga Shqiptaret dhe NATO deri tek sherbimet sekrete Franceze dhe Zaire.


    Akuza kryesore - per nje perfshirje te Parisit ne nje komplot per te vrare presidentin Jugosllav - mund te duket sipas zyrtareve Franceze pak me teper se "fantazi".


    Por keto akuza te hedhura nga Jugosllavet do te shkaktojne siklet ne France dhe, do te ofrojne me teper material per propaganden e brendeshme te Beogradit qe synon te krijoje me shume perkrahje per Slobodan Miloshevic.


    Pese njerezit - rezerviste ne Ushtrine Jugosllave (VJ) te cilet kane sherbyer si anetare te njesive speciale ne Kosove gjate bombardimeve te NATO-s - jane arrestuar me 11 Nentor nga autoritetet Serbe.


    Por shume pak informacion ishte dhene per kete ngjarje deri sa Ministri Jugosllav i Informacionit Goran Matic mbajti nje konference te zgjeruar per shtyp me 25 Nentor, ne te cilen ai bere te ditur plane te detajuara per te vrare presidentin.


    Sipas ministrit, keta njerez jane te gjithe anetare te nje organizate te quajtur "Merimanga", qe merr instruksione nga Parisi. Franca ka hedhur poshte te gjitha akuzat per perfshirje ne kete ceshtje. "Keto akuza jane te pabazuara," ka thene gazetareve zedhenesi i Ministrise se Jashteme Franceze Francois Rivasseau. "Kjo eshte krejt absurde."


    Por kryetar i grupit, Jugoslav Petrusic, 38 vjec, i cili ka nje te kaluar me krime te kryera ne Bosnje, ka sherbyer si mercenar ne Republiken Demokratike te Kongos (atehere Zaire) me 1996 ne emer te Presidentit Mobutu Sese Seko. Ka pasur disa zera per nje perkrahje te mundeshme te Frances per keta mercenare. Petrusic njoftohet te kete dyshtetesi Jugosllave-Franceze [Shih artikullin me pas.]


    Matic deklaron se ky grup kishte pergatitur kater skenare te mundeshem per te vrare Miloshevic, duke perfshire nje sulm me snajper, nje autobombe, nje eksploziv ne rruge, apo nje sulm te armatosur mbi rezidencen e presidentit nga 10 komando.


    "Arrestimi i ketij grupi dhe dokumentacioni i grumbulluar hedhin nje drite te re mbi shperberjen e Jugosllavise dhe perfshirjen e Frances ne kete proces," ka deklaruar Matic, ne nje deklarim te perseritur disa here nga televizioni shteteror Serb dhe te vendosur ne faqet e para te gazetave.


    Por sipas autoriteteve Jugosllave, Miloshevic nuk ka qene synimi i tyre i vetem. Tashme jane ngritur akuzat zyrtare ndaj te pesteve ne Gjykaten e Rrethit te Beogradit, ku perfshihen spiunazhi dhe vrasja e Shqiptareve te Kosoves.


    Akuzat jane ngritur me 14 Nentor perpara nje gjykatesi hetues; ne ate kohe, fytyrat e te akuzuarve ishin te fshehura, dhe emrat e tyre nuk jane bere publik.


    Burime te policise kane thene per IWPR, se duke infiltruar ne VJ, grupi i ka dhene informacione Francezeve per forcat e NATO-s gjate fushates se bombardimeve. Matic thote se ata kishin marre urdher nga sherbimet sekrete Serbe per te likuiduar "Remin", nje komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, sepse ai kishte dale "nga kontrolli i Francezeve."


    Grupi, prej deri 30 anetaresh, ka vepruar ne Kosove per 25 dite nen emrin "Balkan Ekpres". Megjithese nuk e kane vrare Remin, Matic thote se ata kane kryer disa krime kunder Shqiptareve ne afersi te Decanit, me qellim qe te hidhnin fajin forcave Serbe.


    Pas bombardimeve, te peste keta kane shkuar ne Mal te Zi ku, sipas autoriteteve te Beogradit, ata kane punuar me forcat speciale te Presidentit Milo Djukanovic, i cili po kerkon pavaresine nga Jugosllavia. Keto njesi speciale kane vepruar ne hotele ne Zlatica, Mojkovac dhe ne afersi te Kumbor, tha ministri.


    Te pestet, qe te gjithe Serbe, te cilet sipas Matic kane sherbyer ne nje formacion paraushtarak ne Bosnje te njohur me emrin "kompania e 10te Komando", e cila ka qene e perfshire ne masakren e 1995 ne Srebrenica. Ne konferencen e shtypit, Matic gjithashtu ka bere me faj per Srebrenicen Philippe Morillon, gjeneralin Francez i cili ka qene komandant i forcave te OKB ne Bosnje.


    Petrusic, i njohur gjithashtu edhe si "Jugo Dominik" dhe "Baladin", "ka qene nje anetar i sherbimeve sekrete Franceze qe prej rreth 10 vjetesh," ka deklaruar Matic.


    "Grupi i tij paraushtarak ka qene kontrolluar nga sherbimet sekrete Franceze dhe jo nga Republika Srpska." Sipas Matic, anetaret e tjere te grupit jane Milorad Pelemis, 36 vjec, nje Serb i Bosnjes; Branko Vlaco, 47 vjec, nje Serb i Bosnjes nga Vogosca prane Sarajevos; Rade Petrovic, 26 vjec, Serb i Bosnjes; dhe Slobodan Orasanin, 44 vjec, nje qytetar Jugosllav.


    Pelemis eshte i njohur per perfshirjen e tij ne grupet paraushtarake ne Bosnje; dhe Vlaco, sepse ka qene roje burgu ne Vogosca.


    Qe te dy mendohet se jane nen hetim nga Gjykata Nderkombetare per krimet e luftes ne Hage. Matic ka deklaruar se atyre u eshte ofruar imunitet nga prokuroret ne Hage ne rast se ata bashkepunojne.


    Ne se kjo eshte e vertete, autoritetet Jugosllave me siguri qe nuk do ti dorezojne ata ne gjykaten nderkombetare, per shkak te provave kunder figurave kryesore Serbe qe mund tu japin ata prokuroreve.


    Matic ka akuzuar Petrusic per rreth 50 vrasje per llogari te Francezeve, perfshire vrasjen e komandantit paraushtarak Boshnjak Juka Prazina, ne shenje hakmarrje per vrasjen e dy oficereve Franceze ne Sarajevo, dhe nje rol ne vrasjen e nje Boshnjaku tjeter ne Zvicer ne 1994.


    Ministri Jugosllav thote se duke vepruar nen drejtimin e niveleve te larta Franceze, ai gjithashtu eshte perfshire edhe ne disa vrasje ne Algjeri. Kohet e fundit, thote Matic, ai eshte takuar me Ministrin e Jashtem Kroat Mate Granic.


    Matic gjithashtu ka thene se nje nga te akuzuarit eshte nje "specialist per vrasje me kamione te ngarkuar me rere". Kjo eshte interpretuar si nje aludim per aksidentin qe ne fillim te Tetorit ka perfshire udheheqesin e opozites Vuk Draskovic, ku u vrane disa bashkepunetore dhe familjare te tij.


    Kamioni qe u perplas ne kete rast ishte i mbushur me rere; Draskovic ka deklaruar se ka qene nje perpjekje per ta vrare ate nga sherbimet Jugosllave te sigurimit.


    Kjo nuk eshte hera e pare qe Petrusic arrestohet. Majin e kaluar, ai dhe nje nga te akuzuarit e tjere jane arrestuar nga policia ushtarake e rangjeve te larta. Ata jane mbajtur ne gjendje arresti per 20 dite, perpara se te liroheshin per mungese provash.


    Nje nga provat kryesore per akuzat per spiunazh, sipas nje nga koleget e tyre i cili mund te therritet deshmitar ne gjyq, eshte "se te akuzuarit kane folur ne telefon ne nje gjuhe te huaj".


    Ne seancen e zhvilluar nje jave me pare ne Gjykaten e Rrethit, provat e dhena ishin te pakta. Akuzat per vrasjen e Shqiptareve ne Kosove u zvogeluan nga krime kunder popullsise civile ne nje akuze me te lehte te quajtur vrasje ordinere.


    Ata jane akuzuar zyrtarisht se kane vrare dy Shqiptare, megjithese nuk jane bere te njohura identiteti i viktimave, koha, vendi dhe detajet e tjera te ketyre vrasjeve. Kjo akuze i shtohet asaj per spiunazh, per te cilen, ne baze te ligjit Jugosllav, ata mund te denohen me deri 10 vjet burgim.


    Pese te arrestuarit akuzohen edhe per armembajtje pa leje. Kjo akuze eshte e denueshme me burg, por perdoret rralle - dhe zakonisht perdoret vetem ne ato raste kur nuk ka prova te qarta per krime te tjera.


    Avokatet e Petrusic, Nikola Nikolic dhe Goran Foci, kane vene ne diskutim te drejten e nje gjykate civile per te gjykuar nje ceshtje te tille, dhe kane argumentuar se ceshtja para gjykates ushtarake tashme eshte mbyllur. Bazuar ne konferencen per shtyp te Matic, te mbajtur te Enjten, pritet qe te shtohen akuza te reja.


    Shpjegimet per deklaratat e Matic, dhe fushen e gjere te akuzave te tij, jane te ndryshme. Disa analiste ne Beograd sugjerojne se levizja kunder Petrusic dhe bashkepunetoreve te tij tregon nje rivalitet ndermjet sherbimeve sekrete te ushtrise dhe sherbimin sekret shteteror.


    Te tjere mendojne se qeveria po identifikon disa individe si fajtore te vrasjeve ne Kosove - duke kerkuar te tregoje se udheheqja nuk ka qene e perzier ne kete veprimtari.


    Se fundi Boban Petkovic, nje Serb nga Kosova, eshte arrestuar se bashku me nje rezervist te ushtrise, te akuzuar per vrasjen e tre Shqiptareve ne Maj 1999. Djordje Simic, nje polic nga Orahovac i perfshire ne nje nga vrasjet, eshte akuzuar gjithashtu. Keto akuza jane te papritura per shume njerez ne Serbi, te cilet mendojne se cdo metode eshte e justifikuar ne luften kunder "terroristeve".


    Gazetat Franceze kane spekuluar se akuzat jane te paramenduara per te demtuar autoritetin e OKB ne Kosove. Krye Administratori i OKB atje, Bernard Kouchner, eshte Francez.


    Pavaresisht nga faktet rreth kesaj ceshtjeje, disa muaj pas perfundimit te bombardimeve te NATO-s, rregjimi do te perfitoje - megjithe keto akuza te renda - nga fakti se Jugosllavia dhe udheheqesi i saj heroik vazhdojne te kercenohen drejt per se drejti nga Perendimi.


    Milenko Vasovic eshte nje korrespondent i IWPR ne Beograd.

  2. #942
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KRIMET E KUQE

    Lëvizja kombëtare shqiptare kurrë nuk ka pasur karakter ideologjik. Shqipëria, çfarëdo regjimi qoftë, ishte piemont shqiptar. Nacionalistët shqiptarë në Goli-Otok nuk ishin informbyroistë, sepse nuk kishin kurrfarë lidhje as me Stalinin, as me komunizmin, veçse me atdheun e tyre-Shqipërinë.
    Nëse ndonjëherë hapen dosjet e krimeve komuniste, numri i spiunëve e bashkëpunëtorëve të paguar e të papaguar do të dilte shumë i madh.
    Gjithë kjo dëshmon përse çlirimi ynë ishte vonuar kaq shumë.
    Një Rezolutë e miratuar nga Kuvendi i Kosovës do t’i përkufizonte mirë këto krime antikombëtare e antinjerëzore, ndërsa një ligj nuk do të lejonte më në pushtet personat e kompromentuar.
    Kështu, ne do të çliroheshin njëkohësisht edhe nga mendësia komuniste, edhe nga mendësia sllave.
    Së paku, ky do të ishte një satisfaksion moral për këtë popull të shumëvuajtuar.
    Së paku brezi i ri do të njihej me anën tonë të errët morale.



    Krimet e fashizmit dhe të komunizmit nuk qëndrojnë shumë larg njëra-tjetrës. Që të dyja i përkasin totalitarizmit.
    Gjithandej Evropës ideologjia komuniste kishte gjetur truall të plleshëm vetëm te sllavët, sepse i përgjigjej natyrës së tyre kolektive për revolucione rrënuese e plaçkitëse.
    Sistemi komunist i kolkozeve ishte një sistem sllav, shumë larg lindividualizmit shqiptar.
    Atëherë, si e përqafuan shqiptarët këtë ideologji të huaj, që ishte larg qytetërimit të tyre?
    Lufta antifashiste e komunistëve shqiptarë u rreshtua me armiqtë tanë tradicionalë, që kishin pushtuar gjysmën e atdheut.
    Kur misionet ushtarake anglo-amerikane ndihmonin Luftën antifashiste në Shqipëri, komunistët shqiptarë shikonin nga ylli polar bolshevik.
    Njëmend partizanët shqiptarë çliruan vendin, ndërsa brigadat shqiptare edhe Kosovën. Ata bënë edhe Bujanin, por Bujani nuk u mbrojt nga krerët komunistë.
    Po kush e shkeli Bujanin? Në Prizren u hoq pjesa e vetëvendosjes dhe e bashkimit me Shqipërinë dhe u bë bashkimi me Serbinë. Krerët komunistë të Kosovës nënshkruan kapitullimin.
    Ideologjia komuniste pati reflektime të thella në fatin tonë kombëtar. Komunistët shqiptarë kontribuan shumë në mbetjen me sllavët dhe nën sllavët.
    Fundi i Luftës së Dytë Botërore na zuri me ripushtimin jugosllav të Kosovës, humbjen e Çamërisë dhe mbetjen e shqiptarëve në sferën sllave.
    Shumë nga partizanët shqiptarë iu bashkuan Kryengritjes së Shaban Palluzhës. Vetëm krerët komunistë i qëndruan besnikë ideologjisë komuniste. Ata u bënë kolaboracionistë sllavë në shuarjen e kryengritjes shqiptare.
    Krimet komuniste në Kosovë me vise ishin të dyfishta: edhe komuniste, edhe të pushtimit. Ato ishin krime politike, koloniale dhe gjenocidale.
    Janë të tmerrshme krimet komuniste të periudhës së pasluftës, kur gjatë Kryengritjes shqiptare u masakruan e ekzekutuan rreth 50 mijë shqiptarë. Këtë nuk e kishte bërë as fashizmi italo-gjerman.
    Dikush mund të arsyetohet se këtë e bënë pushtuesit jugosllavë. Po, po këtë e bënë sllavokomunistët, por bashkë me kodoshët e kuq shqiptarë si ushtarakë, politikanë, prokurorë, gjyqtarë, UDB-ashë, spiunë etj.
    Publikoni kush nga shqiptarët ishte operativistë në OZNA, UDB-e, në KOS dhe çfarë krimesh kishin bërë?
    Kush ishin prokurorë e gjykatës të pushkatimeve të mijëra shqiptarëve?
    Është e çuditshme si mund ta mbajë ende emrin e një shkrimtari një manifestim letrar, kur ai ishte kryetar i Gjyqit popullor të Kosovës në periudhën kur janë bërë ekzekutimet më të përgjakshme në Kosovë!
    E tmerrshme ishte edhe periudha e viteve ’50 me burgosje masive, aksionin famëkeq të armëve dhe shpërnguljen e madhe për në Turqi.
    Gjithë ky ishte terror i kuq shtetëror i kryekriminelit Tito. Shpeshherë kinse dënohej politika e kriminelëve Rankoviç, Milosheviç etj., por ata ishin vetëm aktorë të këtij terrori shtetëror.
    Të gjithë kodoshët e vjetër e të rinj shqiptarë ishin në mekanizmin e këtij terrori jugosllav.
    Asnjëri nuk kishte dhënë dorëheqje.
    Asnjëri nuk kishte rënë në burg!
    Ata kurrë nuk i kishin dalë zot popullit të vet.
    Kishin shtypur e sharë ngjarjet historike në Kosovë.
    Vasalët e kuq shqiptarë ishin rojat më besnike të pushtimit sllav.
    Mahmut Bakalli e Azem Vllasi me shokë ishin kalorës të kuq të jugosllavizmit. Organet e sigurimit e gjyqet dirigjoheshin nga komitetet komuniste, ndërsa ato nga Beogradi.
    Kush dha urdhër për burgosje e tretë të Demaçit si person i rrezikshëm?
    Çfarë roli luante M.Bakalli me njerëzit e tij në kontaktet me Stanishiçin, Haxhiçin etj!
    Ndonjë akademik i mjerë sot ende këndon himne për bëmat e tyre.
    Lavdi terrorit!- do të shkruante Roterdami.
    Si mund të flasin sot për ngjarjet në Kosovë tipat e A.Vllasit me shokë, kur ata vetë ishin pjesë e terrorit? Fshesa politike e Vllasit ishte e tmerrshme.
    E tmerrshme ishte edhe periudha e viteve ’80.
    Publikoni kush ishte prokuror, kush hetues e kush gjykatës në gjyqet politike të mijëra shqiptarëve?
    Çfarë roli kanë luajtur juristët tanë në aktet kushtetuese?
    As shtara e humëza nuk i lanë këto krime të kuqe!
    Të hapen dosjet e krimeve, nëse gjenden gjëkundi.
    Dosja më e mirë është vetë populli, që i ka përjetuar ato tmerre monstruoze.
    Mjerisht, brezi që i ka përjetuar ka ikur ose po ikën, por ato janë ruajtur në kujtesën kombëtare.
    Viktimat e komunizmit e të sllavizmit sot akuzojnë rëndë.
    Të gjitha ata ishin atdhetarë që donin lirinë dhe çlirimin kombëtar.
    ONDSH-ja e Halim Spahisë e Gjon Serreqit kishte program kombëtar e demokratik.
    Lëvizja kombëtare shqiptare kurrë nuk ka pasur karakter ideologjik. Shqipëria, çfarëdo regjimi qoftë, ishte piemont shqiptar. Nacionalistët shqiptarë në Goli-Otok nuk ishin informbyroistë, sepse nuk kishin kurrfarë lidhje as me Stalinin, as me komunizmin, veçse me atdheun e tyre-Shqipërinë.
    Nëse ndonjëherë hapen dosjet e krimeve komuniste, numri i spiunëve e bashkëpunëtorëve të paguar e të papaguar do të dilte shumë i madh.
    Gjithë kjo dëshmon përse çlirimi ynë ishte vonuar kaq shumë.
    Një Rezolutë e miratuar nga Kuvendi i Kosovës do t’i përkufizonte mirë këto krime antikombëtare e antinjerëzore, ndërsa një ligj nuk do të lejonte më në pushtet personat e kompromentuar.
    Kështu, ne do të çliroheshin njëkohësisht edhe nga mendësia komuniste, edhe nga mendësia sllave.
    Së paku, ky do të ishte një satisfaksion moral për këtë popull të shumëvuajtuar.
    Së paku brezi i ri do të njihej me anën tonë të errët morale.
    Natyrisht, askush nuk është për hakmarrje në një shoqëri demokratike, përveç gjykimit të pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë të krimeve.
    Viktimat e terrorit të kuq sot akuzojnë. Ato sikur klithin:kurrë më viktimë!
    Ato meritojnë memoriale në vendekzekutime, si në Velani, Drenicë, Llap, Gjilan, Tetovë, Tivar e gjetiu. Atyre sot as eshtrat nuk u dihen.
    Historinë tonë e pret shumë punë në ndriçimin e kësaj periudhe shumë tragjike.
    _______________
    Prishtinë, më 20 janar 2009

  3. #943
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    asgje e re
    Te gjith e din qe ka struktura te organizuara serbe ne kosove,por qfar ben qeveria jon ndaj tyre,nuk eshte e mjaftushme vetem me identifiku nje te keqe por si eleminohet e keqja.
    Pastaj perveq strukturave serbe ka edhe struktura shqiptare qe luftoin njeri tjetrin per interesa partiake siq eshte rasti i shikut.
    Kjo eshte shume me e demshme se sa strukturat serbe sepse prej serbve ka menyra si te ruhemi por kur humb besimi ne mes shqiptarve ateher eshte me e dhimbeshme.
    Prandaj nese deshiroim te ecim duhet te pastroim oborrin ton njeher e mir nga strukturat partiake te cilesdo parti dhe keta vrases te dalin para drejtesis.
    Qeveris nuk i konvenon ta ndihmoi ndriqimin e ketyre vrasjeve sepse eshte vet e implikuar,prandaj ne si shqipetar duhet te kerkoim me ngulm drejtesi,sepse nese deshiroim qe femijt tan te ken nje te ardhme me te ndritur se pari duhet shteti te jet shtet i se drejtes ku askush nuk do jet mbi ligjin,e jo si sot mjafton te thuash se je militant i partis ne pushtet dhe ben qfar te duash ky eshte mjerimi.
    Valla kom ardh ne nji perfundim se nese nji njeri ngjan me mua ne karakter je Z.Drenicaku.Shpesh me ka vajtur mendja se po mi vjedh postimet veq po ua ndrro vendet e shprehjet por kuptimin sikure me fanatizem ja ruani .Kjo me ka ren ne sy qe sa koh ,kom dashur te shkruaj per ket .Nese je nga galica me thuaj se jom nip galice e i kom ngjare dajve.Po te propozoj ateher qe me jav ta perfaqsojm njeri tjetrin.Je prej forumistve te mi te respektar andaj ta jap besimin te flasesh e shkruash edhe per mua se do i mar ca dit pushim .Vertet mbes me shpres se nuk do me zhgenjesh , sinqerisht kure lexoj prononcimet tuaja e sidomos ne politik mendoi shpesh se vet i kom shkruajt deri sa syt me vejn tek avatari.Pa keq kuptime jeni i admiruar tek mua si njeri qe nuk lakoni ne ate qe e vlersoi te shprehurit me mendjen dhe bindje pa shiquar se si i pelqejn njerzia ,te lumt je vetvetja e kjo me ben te admiroi .Me te mira Drenicaku.

  4. #944
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Valla kom ardh ne nji perfundim se nese nji njeri ngjan me mua ne karakter je Z.Drenicaku.Shpesh me ka vajtur mendja se po mi vjedh postimet veq po ua ndrro vendet e shprehjet por kuptimin sikure me fanatizem ja ruani .Kjo me ka ren ne sy qe sa koh ,kom dashur te shkruaj per ket .Nese je nga galica me thuaj se jom nip galice e i kom ngjare dajve.Po te propozoj ateher qe me jav ta perfaqsojm njeri tjetrin.Je prej forumistve te mi te respektar andaj ta jap besimin te flasesh e shkruash edhe per mua se do i mar ca dit pushim .Vertet mbes me shpres se nuk do me zhgenjesh , sinqerisht kure lexoj prononcimet tuaja e sidomos ne politik mendoi shpesh se vet i kom shkruajt deri sa syt me vejn tek avatari.Pa keq kuptime jeni i admiruar tek mua si njeri qe nuk lakoni ne ate qe e vlersoi te shprehurit me mendjen dhe bindje pa shiquar se si i pelqejn njerzia ,te lumt je vetvetja e kjo me ben te admiroi .Me te mira Drenicaku.
    - nje faqezi,shko e mos u kthe kurr
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  5. #945
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Krimet e njësitit famkeq serb ”Beretat e kuqe”

    Në kanalin televiziv serb B92 për herë të parë në Serbi u shpalosen publikisht krimet e njësitit më famkeq serb, atij të 'Beretave të Kuqe'. Beretat e Kuqe, megjithëse vetëm dy fjalë, në kohën e luftrave brenda jugosllave kishin një kuptim fantazmatik, por ato nënkuptonin edhe lejen shtetërore për vrasje. Dokumentari trepjesësh 'JEDINICA' (Njësiti) tregon krimet e tyre.

    Beograd, 13 shtator - Në televizionin beogradas B92 të hënën në mbrëmje filloi me shfaqjen e serialit 'Jedinica', i cili u punua si produksion i javores 'Vreme' dhe i televizionit B92, që i kushtohet 'Njësitit për Operacione Speciale' (Jedinica za Specijalne Operacije), më e njohur si 'Crvene Beretke' (Beretat e Kuqe). Në dokumentar për herë të parë në Serbi shpalosen publikisht shumë detaje rreth krijimit të saj, por edhe rreth veprimeve famëkeqe të Njësitit gjatë luftërave nëpër ishterritoret e dikurshme të shtetit jugosllav, e deri tek shpërndarja e tij.
    Autori i serialit, gazetari i javores beogradase 'Vreme', Filip Svarm, pas fillimit të shfaqjes së tij pohoi se seriali në të vërtetë merret me çështjen se si u bë që krimet më të rënda politike në Serbi - filluar nga vrasjet, atentatet, kidnapimet, etj - u kryen nga ana e pjesëtarëve të Njësitit, por edhe të asaj se si një pjesë e përgjigjeve në të vërtetë fshihet qysh në kohën e krijimit të saj, atëherë kur komandantët e parë të tij, Franko Simatovic - Frenki, dhe Dragan Vasiljkovic – Kapetan Dragan, gjatë fillimit të prillit të vitit 1991 u nisën drejt Kninit për t'i ndihmuar serbët e rebeluar.
    Filmi është punuar në tri pjesë.
    Pjesa e parë kryesisht i kushtohet veprimeve në Kroaci, e dyta, atyre në Bosnje, kurse e treta, veprimeve të Njësitit në Kosovë.
    Në film ka shumë xhirime të papublikuara deri më tani të aksioneve të Njësitit brenda territoreve të përmendura.
    Sipas fjalëve të autorit, disa nga xhirimet e përdorura në film janë siguruar nga koleksionet private, kurse disa - veçanërisht ato të pjesës së parë - ishin në pronësi të televizionit të dikurshëm të Kninit.
    Në pjesën e parë të serialit për Kroacinë, përshkruhet mënyra se si Slobodan Milosevic ndizte nacionalizmin, menjëherë pas konflikteve të para të marsit 1991, në kohën kur, përderisa shfrytëzoi pozitën e serbëve në Kroaci, u premtoi atyre formimin e një njësiti të armatosur. Për këtë qëllim ai angazhoi shefin e sigurimit shtetëror, Jovica Stanisic, ndërkohë që si njeri operativë në teren ishte Franko Simatovic - Frenki.
    I tërë ky skenar realizohej me mbështetjen e plotë logjistike të Sigurimit Shtetëror. Njësitin i pari e mori përsipër Kapetan Dragan, në prill të vitit 1991, i cili atë e emëroi i pari si 'Beretat e Kuqe'. Ai po ashtu mori përsipër edhe drejtimin e policisë së të ashtuquajturës Krajina. Njësiti i tij më vonë u zgjerua në të ashtuquajturin njësitin 'Kninxhat' (Knindze).
    Komandant i forcave serbe në Sllavoninë Lindore ishte Radovan Stojcic - Badza, ndërkohë që sipas rangut menjëherë nën të ishte, Zeljko Raznjatovic - Arkan, nën komandën e të cilit ndodhej edhe 'Srpska Dobrovoljacka Garda' (Garda Vullnetare Serbe).
    Arkan prezantohej si biznesmen "Më kujtohet kur Arkan më mori me vete nëpër dhoma gjumi, dhe në njërën nga to më tha: 'Në këtë dhomë janë 250 vjet burg'", tregonte në xhirim Kapetan Dragan.
    Filmi i z. Svarm flet edhe për atë se si njësiti i Arkanit kishte një numër relativisht të vogël pjesëtarësh - vetëm rreth 300 njerëz - por ishte shumë i njohur për plaçkitje dhe krime lufte.
    Arkan, kur fliste për veten, prezantohej se është biznesmen, ndërkohë që Badza prezantohej si udhëheqës i njësitit për mbështetje të APJ.
    Kamionët ushtarakë të 'Beretave të Kuqe' gjithnjë nga prapa i përcillnin kamionët civilë transportues, detaj ky që qartas tregonte se qëllimi parësor i "ushtarëve" të Arkanit ishte plaçkitja dhe kontrabanda.
    Pas qetësimit të luftës në Kroaci, 'Beretat e Kuqe' u shpërngulën në Serbi, ku edhe formuan kampin e tyre, në motelin 'Lezhimir' (Lezimir), në Fruska Gora (në Vojvodinë).
    Nga atje ata shumë lehtë mund të arrinin në Sllavoninë Lindore, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku tashmë lufta e re po merrte hov.
    Gjatë kohës së luftërave në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë, shumë pak njerëz dinin për Frenkin, apo më vonë edhe për Legijan, për njerëzit e tyre, dhe për atë që bënin ata, mirëpo, pothuaj se nuk kishte njeri që nuk kishte dëgjuar për 'Beretat e Kuqe', theksohej në pjesën e parë të serialit.
    "Ato dy fjalë kishin një ton fantazmatik të luftës dhe të vdekjes, por edhe nënkuptonin qartas lejen shtetërore për vrasje", theksohej në episodin e parë të filmit, duke mos harruar gjithashtu të përmendej edhe fakti se pjesëtarët e këtij njësiti plaçkitnin dhe kryenin krime.
    Në filmin dokumentar serb potencohet edhe fakti tjetër, se listën e plotë të vendeve nga të cilat njësiti kishte vepruar e posedonte Franko Simatovic. Ishte xhiruar madje edhe fjalimi i tij gjatë një kremteje të Njësitit pas luftës, në selinë e tij në Kula (në Vojvodinë), në të cilën ishte prezent edhe Milosevic, dhe ku Simatovic po lexonte vendet në të cilat ata ishin prezent në republikën e Krajinës Serbe (Republika Srpska Krajina) - në Golubic, Dinara, Obrovac, Gracac, Plitvice, Samarica, Petrova Gora, Licki Osik, Benkovac, Lezimir, Ilok, Vukovar... Ndërkohë që Simatovic tregonte edhe për vendet në Republika Srpska, ku vepronte njësiti i tij - në Banja Luka, Doboj, Samac, Brcko, Bijelina, Trebinje, Ozren, Mrkonjic Grad....
    Në pjesën e parë të së hënës, për Njësitin folën Kapetan Dragan, njëri nga komandantët e parë të tij, pastaj gjenerali i Armatës së Republika Srpska, Manojlo Milovanovic, por edhe pjesëtarë të ndryshëm të atij njësiti.
    Një hap i madh drejt përballjes me krime.
    Tema të episodit të dytë të serialit dokumentar ishin luftërat në Bosnje dhe në Kosovë, por edhe vrasjet politike, kurse e asaj përfundimtares (pra të tretës) shtjellohet
    edhe vetë shpërndarja e 'Beretave të Kuqe', pas vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Djindjic. Edhe dy episodet tjera pritet të shfaqen ndërkohë nga televizioni B92.
    Emetimi publik i këtyre filmave paraqet gjithsesi një hap të madh drejt përballjes së Serbisë dhe të popullit serb me krimet që i kryen të nënshtruarit e kryetarit të tyre të dikurshëm, Slobodan Milosevic.
    Burimi: Hina

  6. #946
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

    Beretat e kuqe

    Beretat e kuqe, emri i plotë i njësitit ishte "Jedinica za Specijalne Operacije" (JSO, Njësia për Operacione Speciale) ose "Crvene Beretke" (Beretat e Kuqe), ishte një njësit elite paraushtarak i "Resor Državne Bezbednosti" (RDB, Shërbimi i Sigurimit Serb). Në nëntor 2001, anëtarët e njësitit organizuan një protestë publike kundër RDB dhe u njohën si repart i pavarur nga RDB.

    Historiku i njësisë
    Njësia për Operacione Speciale u formua në vitin 2001, si njësi speciale paraushtarake sekrete. Për shkak të ruajtjes së sekretit, emri i njësisë, efektivi etj mbetën për një kohë gjatë të panjohur. Njësia u njoh me emrin "Beretat e kuqe" për shkak të beretave karakteristike të kuqe. Shumë nga ish-anëtarët e njësisë mbajnë një tatuazh të një trëndafili të kuq në anën e djathtë të qafës. Gjatë procesit gjyqësor kundër Milorad Ulemek, ish-anëtarët e njësisë i ndoqën seancat e gjyqit të veshur me bluza me një trëndafil të kuq në pjesën e gjoksit.

    Njësia kishte në përdorim Humvees të blinduar dhe armë dhe pajisje të prodhuara jashtë ish-Jugosllavisë. Standarti i stërvitjes ishte tepër i lartë dhe u përgjigjej standarteve perëndimore. Stërvitja ishte krejt e ndryshme nga ajo tradicionale, edhe duke e krahasuar me njësitë e tjera speciale serbe. Stërvitja përfshinte ritualin e pranimit në njësi, dënime kolektive dhe stërvitje me ngarkesë të plotë. Njësiti konsiderohej si elita e forcave luftarake serbe dhe përdorej si grup sulmi për të shpërthyer pikat ku qëndresa kundër forcave serbe ishte më e fortë.

    Njësia u shpërnda në mars 2003 pasi pjesëtarë të njësisë organizuan dhe realizuan vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Đinđić

    Komandantët e njësisë
    Franko Simatović, i thirru shkurt Frenki, ishte komandanti i parë i JSO. Nga emri i tij pjesëtarët e njësitit u njohën edhe me emrin frenkijevci (Djemtë e Frenkit)
    Milorad Ulemek, i njohur me emrin Legija.

    Operacionet e Beretave të kuqe

    Bosnia- Njësia mori pjesë aktive në luftën në Bosnje. Mori pjesë në pak veprime të vërteta luftarake dhe u përdor më shumë për të kryer pastrimin etnik. Njësia mori pjesë në Masakrën e Srebrenicës.
    Kosova- Njësia mori pjesë aktive në Luftën e Kosovës

    [redakto] Atentate

    Vuk Drashkovic- Me urdhër të Sllobodan Milloshevic, njësia tentoi të vriste në një aksident me makinë Vuk Drashkovic, një nga udhëheqësit e opozitës serbe, me datë 15 qershor 2000. Atentati dështoi.
    Ivan Stambolic- Me urdhër të Sllobodan Milloshevic, njësia kreu grabitjen dhe vrasjen e Ivan Stambolic, me datë 25 gusht. Stambolic u gjend i varrosur shumë vite më vonë në Frushka Gora.
    Zoran Đinđić- U vra nga pjesëtarë të JSO në mars 2003. Vrasja u krye nga Zvezdan Jovanović, snajper i JSO me urdhër të Milorad Ulemek, Legija.

    [redakto] Ndëshkimi

    Pjesëtarët e njësisë nuk janë dënuar për krimet e luftës dhe genocidin në Bosnjë dhe Kosovë.

    Me 28 qershor 2006, Gjykata Supreme e Serbisë dënoi me 40 vjet heqje lirie, Milorad Ulemek, për vrasjen e Stambolic dhe tentativë vrasje të Drashkovic. Bashkë me të u dënuan edhe 7 anëtarë të tjerë të JSO, me dënime nga 2 deri në 40 vjet heqje lirie.

  7. #947
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shkrimi tendencioz i Joel Simon-it mbron krimet e BIRN-it

    Nga Isa Mulaj


    Reagim ndaj artikullit me titull “Kosova duhet të hetojë kërcënimet me vdekje”, botuar në gazetën e përditshme të Kosovës Koha Ditore, me datë 19 qershor 2009, faqe 10-11, me autor Joel Simon, drejtor ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

    Drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, z. Joel Simon, i ka drejtuar kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, një letër ku i pari në emër të organizatës që përfaqëson i bë thirrje të dytit për mbrojtjen e Jeta Xharrës nga kërcënimet që i paskan ardhur kësaj nëpërmjet e-mailave e “junk” mailave. Në arsyetimin e tij, z. Simon e thekson rëndësinë e programit të Rrjetit (serb) Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në një televizion teorikisht të huaj për BIRN-in, d.m.th. Radio dhe Televizionin e Kosovës (RTK) me këto fjalë: “Programi mbulon çështje sensitive, si krimet e luftës, varësinë nga droga, homoseksualitetin, të drejtat e njeriut, dhe lirinë e shprehjes në mesin e shumë temave.” Këtë thirrje z. Simon ia drejton kryeministrit Thaçi në gazetën e Jeta Xharrës të quajtur Koha Ditore. Çka në të vërtetë po thotë z. Simon në fjalinë e mësipërme nën thonjëza, nuk duket të jetë mendim dhe qëndrimi i tij e as i organizatës që ai përfaqëson. Dy javë para shkrimit të z. Simon, respektivisht me datën 04 qershor 2009, Ana Petrusheva, në emër të organit drejtues të BIRN-it ka shpërndarë me postë elektronike këtë qëndrim në gjuhën angleze për Jeta Xharrën dhe emisionin e saj (po e shkëpusim paragrafin më të rëndësishëm të saj):

    From: Balkan Investigative Reporting Network <info@birn.eu.com>
    To: isa.mulaj@gmail.com
    Date: Thu, Jun 4, 2009 at 7:53 PM
    Subject: BIRN Update No.25

    BIRN UPDATE
    Balkan Investigative Reporting Network
    No. 25, June 4, 2009
    www.birn.eu.com

    Dear friends,

    “The [Life in Kosovo] show has become one of the most watched programs in Kosovo. It acts as a public watchdog, has opened up taboo subjects ranging from homosexuality to alleged KLA war crimes, and has given voice to minorities, being the first post-1999 to put Serb representatives and the Serbian language onto primetime Kosovo television.”

    Ky tekst në shqip përkthehet përafërsisht kështu:
    “Shfaqja [Jeta në Kosovë] është bërë një prej programeve më të shikuara në Kosovë. Ajo [shfaqja] vepron si rojtare publike, ka hapur temat tabu që sillen nga homoseksualiteti deri te dyshimet për krimet e luftës të UÇK-së, dhe u ka dhënë zë minoriteteve, duke qenë e para pas 1999-të t’i vë përfaqësuesit serb dhe gjuhën serbe në kohën më të vlefshme të televizionit të Kosovës.”

    Ana Petruseva
    On behalf of Governing body of BIRN (Balkan Investigative Reporting Network)

    BIRN
    Kosevo 14/1
    Sarajevo
    Bosnia and Herzegovina
    www.birn.eu.com
    www.balkaninsight.com
    --
    Balkan Investigative Reporting Network,
    Kosevo 14
    71000 Sarajevo
    Bosnia and Hercegovina Copyright (c) 2006 Balkan Investigative Reporting Network
    http://www.birn.eu.com
    --
    If you do not want to receive any more newsletters, visit this link
    To update your preferences and to unsubscribe visit this link


    A nuk është qëndrimi i Ana Petrushevës dhe BIRN-it që e përkthyem më lartë i njëjtë me atë të Joel Simonit të botuar dy javë më vonë në Kohën Ditore, me përjashtim se Simon-i e shton varësinë nga droga? Afër një javë para letrës së z. Simon dhe 10 pas reagimit të Pterushevës, unë i ktheva këtë përgjigje Petrushevës:

    From: ISA MULAJ <isa.mulaj@gmail.com>
    To: Balkan Investigative Reporting Network <info@birn.eu.com>
    Date: Sun, Jun 14, 2009 at 10:54 AM
    Subject: Re: BIRN Update No.25
    mailed-by gmail.com

    Dear Ana Petruseva, (E dashur Ana Petruseva),
    Please visit the site: http://www.ereniku.net/isamulaj.html, to find an article of mine in support of your and BIRN's concern regarding the case below. (Ju lutem vizitoni faqen: http://www.ereniku.net/isamulaj.html, që të gjeni një artikull timin në mbështetje të shqetësimit tuaj dhe të BIRN-it lidhur me rastin e më poshtëm)

    Isa Mulaj
    On behalf of Adequatio Rei Et Intellectus (Në emër të “Korrespondenca e mendjes me realitetin”).

    Artikulli “Bien shpifjet e Carla del Ponte-s, vazhdojnë të Jeta Xharrës” është botuar edhe në faqen www.malesiaforum.com dhe disa tjera më vonë, me qëllim që të tregohet se tema është e hapur për të gjitha mediet e lira, e jo sikur letra e z. Simon që i drejtohet kryeministrit të Kosovës nëpërmjet gazetës së Jeta Xharrës Koha Ditore.

    Reagimin e Ana Patrushevës që ma ka dërguar mua (dhe shumë të tjerëve), që dukej si thirrje për ndihmë në mbrojtje të shpifjeve të Jeta Xharrës, mund ta kërkoni në formë të plotë nëse ia kërkoni. Në pjesën tjetër të reagimit Petrusheva vjell vrer kundër Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Por çka në të vërtetë thotë Petrusheva në paragrafin që e përkthyem, e të cilin pak më ndryshe e përsërit Joel Simon pas dy javëve, është kjo:
    1) Prioriteti i emisioneve në kohën më të vlefshme në televizionin e vetëm publik të Kosovës është homoseksualiteti;
    2) Pas homoseksualitetit, Jeta tipike në Kosovë janë emisionet për krimet e luftës të UÇK-së;
    3) Pasojnë minoritetet, por Petrusheva e thekson vetëm atë serb.

    Çka ndodhë në realitet për prioritetet e Petrushevës dhe Simonit prej 1 deri në 3?
    1) Serbët kanë bërë dhe ende bëjnë një propagandë agresive (të suksesshme) nëpër vendet Perëndimore se shqiptarët merren vetëm me prostitucion dhe krime seksuale. Jeta Xharra është rekrutuar që atë propagandë ta bëjë realitet në Kosovë;
    2) Krimet e UÇK-së janë lansuar nga propaganda e shërbimit sekret serb. Petruseva e BIRN-it qet flakë prej goje duke e mbrojtur Jeta Xharrën në shpifjet e kësaj të fundit kundër UÇK-së. Krimet serbe Jeta Xharra deri më sot i ka pasur të ndaluara t’i hulumtoj nga kriminelët që e kanë rekrutuar;
    3) Në bazë të propagandës së Jeta Xharrës, sot është më rrezik të identifikohesh si shqiptar se në kohën e Millosheviqit.
    Arrestimi i tre serbëve ka ardhur si bumerang total kundër rrjetit të gazetarisë kriminale të quajtur BIRN. Unë ia kam dërguar artikullin në shqip si kundërpërgjigje Petrushevës me qëllim që të vjellë vrer kundër meje. Mirëpo, ajo dhe shumë gazetare tjera serbe nuk janë naive sikur shumë gazetarë kosovarë të reagojnë emocionalisht përballë fakteve që s’i luan as topi. Gazetarët serbë sado të poshtër të jenë, kanë një lloj nderi kur u frikohen fakteve. Në vend se tani të qesin flakë prej goje për mbrojtjen e spiunes së tyre Jeta Xharra, ata vendosën ta fusin kokën nën dhè. Një lëvizje kjo shumë e mençur për t’i ikur diskreditimit të plotë që mund t’iu vie nga prezantimi i fakteve tjera shumë të forta që vërtetojnë se Jeta Xharra nuk është spiune e Serbisë por e grupeve kriminale serbo-çetnike. Ata të BIRN-it (gazetarët serb, bullgar, malazez, maqedon, serbo-boshnjak, rumun) tërhiqen nga mbrojtja kur faktet janë serioze, por siç do të shohim më vonë, ata kanë zgjedhur një strategji tjetër edhe më të paskrupullt të gazetarisë asimetrike karshi dorës së zgjatur ose filialës së tyre në Kosovë.

    Z. Simon, Jeta Xharra ka kërcënuar një popull të tërë me misionin e saj. Fjalori i pistë i përdorur në emisionet e saj në kohën më të mirë (kur shikohet më së shumti televizioni) është sikur ai i përngjajnë pijanecëve të dehur tapë, me çka Jeta Xharra po e kriminalizon shoqërinë shqiptare të Kosovës, që kjo shoqëri të bëhet taman ashtu siç po e portretizon propaganda serbe në Perëndim. Jeta Xharra për vite të tëra ka mbrojtur gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë dhe ka punuar me zell në drejtim të një gjenocidi tjetër që duhet të vijë nga po të njëjtit kriminelë. Vetëm ata që nuk kanë sy dhe kokë fare nuk e kanë pa se çka është duke bërë dega e BIRN-it në Kosovë. Faktet janë të panumërta. Ato nuk mund t’i mohoj askush, me përjashtim të RTK-së ku ushtrohet kjo faqe e zezë e gazetarisë të dirigjuar nga serbo-çetnikët. Jeta Xharra e ka lirinë e shprehjes por atë nuk ka forcë që e detyron ta shfrytëzoj. Ajo shfrytëzon RTK-në që e paguaj unë dhe qytetarët shqiptarë të Kosovës (serbët nuk e paguajnë RTK-në pasi ata nuk paguajnë rrymën e Kosovës ku përfshihet tarifa për RTK-në) për emisione që duhet t’i shkojnë për shtati interesave strategjike serbo-çetnike.
    Gazetaria e BIRN-it në Kosovë është tepër primitive dhe e përdalë. Për shembull (ka shembuj pakufi), në një rast, ekipi i BIRN-it ishte përvjedhur dhe kishte hyrë në zyrat e Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe kishte filluar të xhiroj me kamera dosjet edhe nëpër dollape. Roja e objektit i kishte zënë dhe fillon ta çpjerdh dajak Krenar Gashin, për të cilin shumica e dinë se është haptas marionetë e Beogradit ose qytetit që Krenari e viziton shpesh për koordinimin e punëve të BIRN-it në Kosovë. Në institucione ka disa rregulla. Bile edhe në institucione private, unë nuk mund t'i hyjë kolegut/koleges në zyre vjedhurazi, e lëre më ta filmoj me kamerë pa njohurinë e tij/saj. Krenari tash së fundi ka shkuar për të punuar në një OJQ kosovare që shpikte nacionalizmin shqiptar në Mitrovicën Veriore e Jugore, ndërsa serbët, duke përfshirë edhe bandat kriminale të përkrahura nga Serbia, i quante të moderuar. Përfaqësuesit e asaj OJQ-je kanë qenë të ftuarit e shpeshtë në emisionet e Jeta Xharra.
    Glorifikimi i krimeve të agresorit në shumë shtete dënohet me ligj. Përveç kësaj, shpesh në marrëdhëniet ndërkombëtare ka mosmarrëveshje ndërmjet shteteve rreth çështjes së krimeve të luftës. Për shembull, Kina akuzon Japoninë se tekstet mësimore të shkollave në Japoni minimizojnë krimet e Japonisë të kryera në Kinë gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB), e në disa raste Kina thotë se edhe i glorifikojnë. Në anën tjetër, Japonia akuzon Kinën për “anti-Japan education in China”. Sidoqoftë, misioni i Jeta Xharrës është i pakrahasueshëm me këto raste në kuptimin që është më i tmerrshëm. Jeta Xharra nuk duhet të kërcënohet por duhet të sillet para drejtësisë nën akuzat për tradhti të lartë kundër shtetit dhe kombit, dhe në bazë të fakteve të merr vetëm dënimin që i takon.
    Nuk është problemi vetëm i Jeta Xharrës por edhe i RTK-së ku dominon censura e ashpër. RTK është ne pozitë monopoliste e financuar nga qytetaret dhe nuk ishte dashur të jetë e tillë, d.m.th. një medium kapadai dhe shpifës kundër popullit te vet nga i cili financohet. Nëse ju z. Simon nuk e dini, RTK-në e udhëheq Agim Zatriqi, i biri i një krimineli famëkeq të quajtur Sahit Zatriqi. Derisa për Agim Zatriqin ka akuza zyrtare edhe nga vet punëtorët dhe kontraktorët e RTK-së (së shpejti do të dalin në shesh), e vetmja që ka shprehur simpati publikisht ndaj Agim Zatriqit para 2-3 viteve gjatë festës së vitit të ri, është Jeta Xharra. A e dini pse? Sepse të dy kanë mision të përbashkët kundër qenies shqiptare.
    Sahit Zatriqi në përfundim të LDB-së në rrethin e Istogut ishte përkujdesur të tregoj mizoritë e tij ndaj kaçakëve për llogarit të partizano-çetnikëve. Një prej kaçakëve të njohur ishte Ramë Alia nga fshati Uçë, i cili ishte plagosur rëndë në luftë me partizano-çetnikët në bjeshkët e Istogut. Ramën e sjellin ashtu as gjallë as vdekur poshtë në fshat (ose Istog?) ku Sahit Zatriqi me disa të tjerë i kanë sjellur shqelma kokës. Një malazeze e quajtur Zora Matanoviq nga Vraka në Shqipëri e cila vet ishte komuniste e vjetër, e ka pështyrë në surrat Sahit Zatriqin dhe maskarajt e tij duke iu thënë: “Si nuk u vie turp të veproni kështu; se po të ishte ky (Ramë Alia) gjallë nuk do të kishin guxuar as t’iu ofroheshit sepse jeni tepër të ligj, e tash kinse po bëhemi trima kur ky është gjysmë i gjallë e gjysmë i vdekur.”
    Kjo zonja Zora ishte nëna e Borko Matanoviqit i cili ishte funksionar i komunën e Istogut në fund vitet 1980. Një dëshmitari i gjallë rrëfen për një rast që e ka dëgjuar me veshët e tij sepse ishte vet i pranishëm aty. "Ishin mbledhur disa serbe të Istogut dhe rrethinës për të protestuar dhe kërkonin kokën e Fadil Hoxhës. Fadilin e akuzonin pasi ky në një mbledhje kishte deklaruar se duhet të sillen nga Serbia në Kosovë kameriere serbe të cilat do të punësoheshin neper lokalet hoteliere private dhe njëkohësisht do të shërbenin edhe si prostituta që serbët mos të ankohen për dhunimet e shpifura kundër shqiptarëve. Deklarata e tillë e Fadil Hoxhës i kishte irrituar serbët e serbet që tash tubohen në Istog për të kërkuar kokën e tij. Kryetar i Komitetit komunal të LKK ishte Arif Lluka. Serbet ishin tubuar para oborrit të Komitetit dhe unë me disa shqiptarë të tjerë shikonim nga trotuari i rrugës që shkon nga qendra në drejtim të Rakoshit se çka po ndodhë. Derisa ato piskatshin; HOQEMO ARIFA DA OSUDI FADILA (e duam Arifin (Llukën) që ta gjykoj Fadilin ( Hoxhën), papritmas vjen Znj. Zora Matanoviq dhe ju pisket shkinave: IDITE KUQI SRAM VAS BILLO, PA FADIL JE BIO U PRAVO, SHTA STE VI DRUGO NEGO KURVE, POSHTENE ZHENE I MAJKE SU SADA KUQI I SPREMAJU VEQERU ZA DECU I FAMILJIJU... ( Shkoni te shpija ju marroftë Zoti, Fadil Hoxha ka të drejtë, po çka jeni juve pos rrospia, sepse nënat dhe gratë e ndershme në këtë kohë janë nëpër shtëpia dhe përgatisin darken për fëmijët e familjarët e vetë). Ajo e vetmuar i shpërndau shkinat. Në këtë kohë Fadil Hoxhës iu muer titulli i HEROJIT të popujve të Jugosllavisë. Është folur bukur gjatë për këtë veprim të Znj. Zora Matanoviq. Nuk më kujtohet data as viti saktësisht por e di se duhet të ketë qenë viti 1987-1988 dhe se ishte vjeshtë e vonë. Ja pra, ma burrni kishte një malazeze komuniste se sa një shqipfolës si Sahit Zatriqi, babai i drejtorit të RTK-së.”
    BIRN-i, sidomos Ana Petrusheva, e bënë të njëjtën propagandë kundër shqiptarëve të masakruar dhe dhunuar me vet faktin kur kjo shpifëse qet flakë prej goje duke mbrojtur përpjekjet e Jeta Xharrës në misionin e saj për t’i portretizuar shqiptarët vetëm nëpërmjet (ç)orientimeve seksuale që t’i sinjalizojë serbët të bëjnë propagandë nëpër botë se të tillë janë shqiptarët. Z. Simon, në mungesë të komunistes Matanoviq, dikush duhet të dal e ta pështyjë në gojë Agim Zatriqin, Jeta Xharrën, Ana Petrushevën, dhe për t’u shprehur pak më me sinqeritet të madh, më së shumti ndoshta do të duhej t’iu pështyjë juve në surrat.
    Jeta Xharra po ankohet për liri te shprehjes, por nuk është në gjendje ta shfrytëzoj këtë në terren neutral (media tjera). Ajo e do vetëm RTK-ne për te folur dhe shpifur si t'ia do qejfi, dhe gazetat 100% nën thundrën e Simonit si Koha Ditore. Nuk dua të lëshohem këtu në një numër shumë të madh të emisioneve ku të ftuarit në emisionet e Jeta Xharrës janë vetëm ata që duhet të flasin dhe mbajnë qëndrime si do Jeta Xharra. Te tjerët që i dinë shumë më mirë problemet e diskutuara në emisionin e Jeta Xharrës, nuk kanë pasur gjasa kurrë të marrin as erë në RTK i cili thuhet se është publik. Njerëzit e ftuar kryesisht janë të njëjtë që i do Jeta Xharra, e jo edhe shumë të tjerë më kompetent për ato emisione. Nuk po hy me t'i cek me emra se kush në cilat emisione ftohet gati gjithmonë nga Jeta Xharra.
    Keni durim edhe pak se rasti i tre serbëve të arrestuar do të zbuloj shumëçka për Jeta Xharrën. Kur shefes se saj i është mbyllur goja prej arrestimit të tre agjentëve serb që erdhi si bumerang kundër shpifjeve të saj për krimet e UCK-së pikërisht për ato raste që fliste Jeta Xharra, pse po nguteni ju të shpërlani Jeta Xharrën aq herët kur shumica e fakteve dihen, e shumë të tjera do të dalin në shesh se shpejti. Mesazhi i Ana Petrushevës duhet të ruhet si fakt për dëshmi. Ajo me dëshirë tani do ta rishkruante atë mesazh në tërësi po ta dinte se do t'i vie ky bumerang i arrestimit të tre serbëve.
    Nëse ti z. Simon keni marrë përsipër mbrojtjen e misionit të Jeta Xharrës dhe BIRN-it që glorifikojnë gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë dhe punojnë në drejtim të një gjenocidi tjetër. Atëherë ju kisha lutur të shkoni si dëshmitarë në mbrojtje të tre serbëve të arrestuar nga policia e Kosovës, e mos na shpifni nga gazetat që i kontrolloni.

  8. #948
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Reagimet e BIRN-it dhe ofensiva e tij e gjithanshme dhe e paskrupullt

    BIRN-i serb ka mundur shumë lehtë të thotë se u arrestuan tre agjent serbë për ato që ka thënë Calrla del Ponte dhe BIRN-i, por nuk tha. BIRN-i nuk reagoj në kuadër të kësaj ndërlidhje të drejtpërdrejtë. Kësaj në gjuhën popullore i thonë "çele gur gojën". Serbët e BIRN-it nuk e çelin për momentin sepse janë më të arsyeshëm dhe duan t'i ikin diskreditimit, nëse munden, dhe natyrisht se mundem nëpërmjet propagandës së shpifarakut Simon. Reagimi i parë i BIRN-it serb ndaj arrestimit të tre agjentëve serbë që u zunë duke fabrikuar akuza kundër UÇK-së, është botimi i një informacioni në faqen e internetit http://www.balkaninsight.com/en/main/news/20220/, me titull: “Serbia i përgënjeshtron akuzat e Kosovës për spiunazh.” Normal, kur është në pyetje Serbia, BIRN-i di si të reagoj; kur është në pyetje Kosova, atëherë duhet detyruar njerëzit të bëhen pedera dhe lesbike. BIRN-i dhe Simoni më tutje do te bëjnë çmos ta shantazhojnë, kërcënojnë dhe korruptojnë policinë dhe gjyqësinë e Kosovës rreth serbëve të arrestuar. Por policia dhe gjyqësia e Kosovës ose duhet ta qojnë këtë çështje deri në fund dhe t'i japin dënimin e merituar kësaj shëmtie, ose mos t'i thonë veti se jemi polici e gjyqësi. Tani duket se është një rast i mirë për dikë që të shkruaj një libër rreth këtij rasti shumë interesant që ia ka dridhur token nën këmbë shpifjeve të BIRN-it, Ana Petruseves, Carla del Ponte-s dhe Jeta Xharres. Libri mund të ketë gjasa shumë të mëdha të bëhet "International Bestseller". Unë po e kuptoj fort mirë misionin e atyre që verbërisht po i mbrojnë shpifjet e BIRN-it, e sidomos të Jeta Xharres. Po e kuptoj gjithashtu se kush i ka rekrutuar. ATA PO NA TREGOJNË VET.
    Përpos anashkalimit ose heshtjes ndaj rastit të tre agjentëve serb, të cilët dyshohet se edhe gjatë luftës në Kosovë mund të kenë marrë pjesë në krime, BIRN-i ka filluar një fushatë propaganduese të gjithanshme. Nuk është vetëm nxitja e reagimit të Joel Simonit (reagim tendencioz që e kuptojnë edhe lopët) në funksion të propagandës. Derisa Jeta Xharra në njërën tallej me viktimat e luftës të dhunuara, me sy të nxjerrur dhe gjinjë të prerë (për këtë u sjellim evidencë më vonë në këtë reagim) dhe në anën tjetër shpifte akuza për krime lufte të UÇK-së, BIRN-i me datën 17 qershor 2009 në faqen e tij Balkan Insight boton një editorial për vuajtjet e veteranëve të luftës serb, kroat dhe boshnjak me titullin: “Shumë vite pas luftës, veteranët çlirohet nga ankthet”[1]. A nuk është kjo koincidencë kur BIRN-i pas arrestimit të tre agjentëve serb në Kosovë i qan hallet e veteranëve të luftës në Serbi, Kroaci dhe Bosnjë ku lufta kishte përfunduar më 1995 dhe shumica e këtyre veteranëve ishin kriminelë, ndërsa shpif akuza për krime lufte kundër veteranëve të UÇK-së ku lufta me armë ka përfunduar në gjysmën e dytë të vitit 1999? UÇK-ja luftonte në Kosovë sepse nuk kishte ku të shkonte, e jo sikur Millani tani 54 vjeçar që e cek BIRN-i se ka shkuar më 1991 në fushëbetejën e Vukovarit të Kroacisë. Për çka ka shkuar Millani atje dhe çka kanë bërë serbët në Vukovar gjatë asaj kohe, këtë e di bota. Por atë që duhet ta dijë më mira bota është dyfytyrësia e BIRN-it kur ua qan hallin kriminelëve të luftës nëse ata janë serb, dhe etiketimin e viktimave si kriminelë nëse ata janë shqiptar. Këtu kemi një shpërputhje të plotë në gazetarinë kriminale të BIRN-it ndërmjet krijimit të lajmit dhe ngjarjeve nga terreni. Nuk duhet përjashtuar mundësinë që BIRN-i nesër të dal me editoriale ku propagandohet për “vuajtjet” e veteranëve serb kriminelë të luftës të cilët në Kosovë kanë dhunuar femra, ua kanë nxjerrë sytë, prerë gjinjët dhe gishtërinjët.
    Hapi tjetër i ofensivës së BIRN-it është shantazhimi ose futja nën kontroll të plotë e disa agjencive lajmesh në internet në gjuhën shqipe. Rasti më eklatant është ai ndaj faqes www.telegrafi.com [2]. Pas arrestimit të tre agjentëve serb dhe intensifikimit të kritikave kundër Jeta Xharrës dhe BIRN-it për shpifje, kjo agjenci i ka bërë një skenim total faqes së vet me qasjen “search and delete” (kërko dhe fshij) për të fshirë çdo informatë dhe opinion lidhur vërejtjet kundër Jeta Xharrës dhe BIRN-it në përgjithësi. Nuk dihet edhe sa agjenci tjera BIRN-i i ka shkelur në qafë sikur Telegrafin. Kur agjentët serb ishin në kërkim të personave të thjeshtë për t’i korruptuar me 100.000 euro, atëherë nuk është vështirë të dihet se çka mund të bëjë Jeta Xharra me disa media kur kjo dyshohet se është pasuruar shumë nga ryshfetet e grupeve kriminale serbe me qëllim që të udhëheq një lloj gjenocidi kinse të fshehtë kundër popullsisë shqiptare.

  9. #949
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Çka na mëson historia për misionin e BIRN-it, Jeta Xharrës, dhe Joel Simonit?

    Në bazë të konventave ndërkombëtare, dhunimet gjatë luftës klasifikohen si krime lufte ose krime kundër njerëzimit. Dhunimet si krime kundër njerëzimit i ka përdorur Armata e Kuqe në Gjermaninë Lindore. Vetëm prej gjysmës së dytë të vitit 1945 deri më 1949 Armata e Kuqe kishte dhunuar afër 2 milion femra në Gjermaninë Lindore, duke përfshirë edhe vajzat 8 vjeçare[3]. Ndonëse prej asaj kohe kanë kaluar shumë vite dhe një gjeneratë e tërë thuajse është ndërruar, me përjashtim të atyre që ishin shumë të ri ose fëmijë, qeveria dhe shoqëria e tanishme gjermane janë në përpjekje për t’i zbardhur këto krime në tërësi. Gjermanët planifikojnë ta krijojnë një film rreth dhunimeve të Armatës së Kuqe, gjë që ka shkaktuar zemërim të madh në qarqet qeveritare të Rusisë. Mendohet se xhirimi i një filmi të tillë mund t’i dëmtoj marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, sidomos ato tregtare ku Gjermania dhe Rusia janë partnerët kryesor të njëra tjetrës në import dhe eksport. Pavarësisht këtyre druajtjeve, krimet e Armatës së Kuqe kanë filluar të zbardhen bukur fort pas një periudhe të gjatë që kishin mbetur temë tabu.
    Armata e Kuqe në vitet e pas LDB-së ka dhunuar mbi 200.000 femra në Hungari, 50.000 prej tyre vetëm në Budapest. Ky ka qenë njëri në mesin e shkaqeve tjera për Revolucionin Hungarez më 1956 në përpjekje për të shpëtuar nga dhunuesit Rusë. Armata e Kuqe e ka zbatuar këtë strategji edhe në shumë vende tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Për rastin konkret do të përmendim dhunimet e Armatës së Kuqe në ish-Jugosllavi. Njohësve të mirë të sistemit komunist u kujtohet thyerja e Jugosllavisë me BRSS-në në vitet e para pas LDB-së. Për dallim nga shtetet tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore që ishin vende të nënshtruara nga BRSS, komunistët e Jugosllavisë kishin arritur të marrin kontrollin ndaj shtetit. Kur Armata e Kuqe iu ofrua Beogradit, komunistët jugosllav kishin kontrollin ndaj pjesës dërmuese të Jugosllavisë. Megjithatë, në Vojvodinë ku Armata e Kuqe kishte kontroll më të madh, kishte filluar dhunimin e femrave, shumica serbe. Një prej studiuesve më të spikatur të sistemit të socializmit vetëqeverisës, Harold Lydall, argumenton se komunistët jugosllav në parim dhe ideologji nuk ishin socialist por bile stalinist, që do të thotë se edhe më komunist se Rusët [4] Këtu lind një pyetje interesante se çka e shtyri Jugosllavinë të distancohet nga BRSS-ja, e aq më tepër Serbinë e cila tradicionalisht ka qenë e lidhur me Rusinë? Pra, derisa shtetet tjera socialiste si Korea Veriore ose Kuba nuk kishin kurrfarë lidhje kombëtare me sllav qëndruan në aleancë me BRSS-në, atëherë përse komunistët jugosllav që ishin më të afërt me rusët dhe me simpati edhe më të madhe ndaj komunizmit se vet rusët, u detyruan të thyhen me rusët dhe të krijojnë një model alternativ të socializmit? Përgjigja është tek dhunimet si krime të luftës. Në Jugosllavi ishin dokumentuar së paku 1204 raste të dhunimeve [5]. Jugosllavia ishte në gjendje të pranoj ose kopjoj ndikimin ideologjik dhe nënshtrimin sovjetik pothuajse në çdo sferë të organizimit shoqëror dhe politik, por nuk mund t’i toleronte dhunimet. Shkaku i dhunimeve që i bënte Armata e Kuqe, Jugosllavisë iu dashtë të shtoj edhe disa pakënaqësi tjera dhe të distancohet nga BRSS. Në vitin 1949 BRSS kërcënoj seriozisht me pushtim ushtarak Jugosllavinë. Jugosllavia vendosi që më mirë është t’i rezistoj pushtimit ushtarak se të jetonte me dhunimet e rusëve.
    Akuzat për dhunime janë përdorur intensivisht nga qarqet serbe gjatë viteve 1980-ta kundër shqiptarëve të Kosovës. Të gjitha këto shpifje janë të varrosura mirë në studimet e autorëve të famshëm në Perëndim që dokumentojnë se më shumë ka pasur dhunime në Beograd brenda një jave se në tërë Kosovën brenda një viti [6].
    Gjatë luftës në Kosovë 1999 janë dhunuar një numër i vlerësuar prej 20.000 femrave shqiptare. Një studim i rastit nga Luljeta Selimi ka identifikuar tmerret e dhunimeve si vijon:

    “Ne gjatë punës në teren kemi identifikuar 2019 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash, 124 prej tyre që kane plagë të dukshme në trup ( kanë gjinjë të prerë, gishtërinjë të këputur, 9 me nga një sy të nxjerrur dhe 16 në fytyrë me plage të hapura)....dhe vrazhdësi tjera të pashpjegueshme” [7].

    Derisa serbët dhe jugosllavët tjerë ishin në gjendje të flijoheshin në tërësi kundër aleatit numër një të tyre – BRSS-së – shkaku i dhunimeve, në Kosovë del Jeta Xharra për glorifikimin e krimeve të luftës kur atyre femrave të dhunuara, me sy të nxjerrur dhe gjinjë të prerë tani ua transmeton domosdoshmërinë e (ç)orientimeve të shumëfishta seksuale, pederizmin, lesbianizmin, dhe marrëdhëniet seksuale të këtyre femrave të sakatosura edhe me kafshë. Ky është glorifikim i krimeve kundër njerëzimit që Jeta Xharra nuk guxon ta bëjë askund tjetër në botë pos në Kosovë ku e kanë rekrutuar dhe financojnë në mënyrë të tërthortë ata që kanë dhunuar femra duke ua nxjerrë sytë dhe prerë gjinjët. Sikur Jeta Xharra të bënte gazetari të tillë në ndonjë vend normal, shumë shpejt do të përfundonte prapa grilave. Ajo çka ka bërë Jeta Xharra është analoge sikur mohimi i holokaustit, ndërsa atë që thotë Joel Simoni është analoge sikur ky vet të dal e të thotë se një organizatë si BIRN-i ka hapur disa tema tabu si “holokausti është mit dhe trillim i Zionizmit”, mandej, se CNN-ni ka hapur një temë tjetër tabu për “çifutët si kancer të njerëzimit”, se “vendi më i mirë për çifutët janë odat e gazit”, njësoj siç po përpiqet ky shpifarak i neveritshëm të mbroj BIRN-in që ka për mision t’i paraqes shqiptarët si homoseksual dhe shtazo-seksual, që merren vetëm me krime, drogë, dhunime e qindra shpifje të padurueshme, për të cilat Simoni i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i mbroj protagonistët e kësaj propagande dhe fyerjeve të dënueshme në çdo shtet.
    Për fund, një këshillë miqësore për juve z. Joel Simon:
    Si s’të vie turp ore të adresosh letra në mediet e censuruara dhe të shpifura?! Duket se ju jeni personi më i përkushtuar për fuqizimin e censurës. Pse nuk jeni në gjendje të përballeni me faktet dhe realitetin por llapatni palidhje në mbrojtjen e spiunes së grupeve kriminale serbo-çetnike, misionin e së cilës e dini edhe ju. BIRN-i krekoset se e ka përkrahjen financiare të organizatave të caktuara. Por misioni dhe veprimtaria e BIRN-it është më i dëmshëm dhe rrezikshëm se i organizatave kriminale dhe terroriste. Kriminelët dhe terroristët nuk synojnë ta shkatërrojnë një popull të tërë si BIRN-i shqiptarët e Kosovës. Dikush duhet ta ndalë këtë çmenduri të BIRN-it. BIRN-i duhet të jep llogari të plotë rreth të gjitha të këqijave që i ka shkaktuar në Kosovë.
    Fare në fund, ku ishit ju të reagonit ndaj formave tjera të censurës, shantazheve dhe kërcënimeve nga disa organizata që i financojnë projektet shfarosëse të BIRN-it, si p.sh. USAID-i dhe UNDP-ja. Në tërë botën këto organizata njihen si agjenci për zhvillim [8]. Si ekonomist, nuk e di se çka ka të bëjë homoseksualizmi që ju po e mbroni dhe shtazo-seksologjia me zhvillim, por e di se në opinion është krijuar kjo bindje: “Nëse do miliona dollarë nga USAID-i dhe UNDP-ja në Kosovë, atëherë kjo është punë e lehtë; vetëm dil me projekte për martesën ndërmjet Zhivkos dhe Ramadanit dhe format tjera të (ç)orientimeve seksuale.” Deri diku kjo është e vërtetë por nuk shpien të ndonjë zhvillim por te shfarosja. Nëse ju njihni ndonjë shtet që është zhvilluar me financimin e këtyre projekteve, atëherë na tregoni. Unë të sjelli shembuj të panumërt se si janë zhvilluar shtetet ekonomikisht kur i kanë ndaluar fenomenet që po i promovon BIRN-i në Kosovë. Pse sot në Kosovë është rrezik të flasësh për ekonominë dhe privilegj për detyrimin e dhunshëm të shqiptarëve të bëhen pedera dhe lesbike nëpërmjet medieve të shpifura shqipfolëse dhe propagandës serbo-çetnike?

    Isa Mulaj
    Prishtinë
    25.06.2009.


    Shënime për burimet e shfrytëzuara:
    ----------------------------------------------------
    [1] Titulli në origjinal është Years After the War, Veterans Relieve Nightmares, dhe gjendet në njërën prej faqeve të BIRN-it: http://www.balkaninsight.com/en/main/analysis/20310/.
    [2] Disa prej shkrimeve më interesante rreth BIRN-it tani nuk mund t’i gjeni në faqen www.telegrafi.com. Shkrimet më interesante që janë hequr për një ditë gjatë mesit të qershorit 2009, përfshijnë: Bac, pse vdiqe! (Skënder Limani); Konsumimi i Bacit dhe sindroma e trampolinës (Sokol Ferizi); Bien shpifjet e Carla del Ponte-s, vazhdojnë të Jeta Xharrës (Isa Mulaj), e të tjera të lidhura me Jeta Xharrën dhe/ose BIRN-in.
    [3] Antony Beevor, Berlin: The Downfall, London: Penguin Books, 2003.
    [4] Harold Lydall, Yugoslav Socialism: Theory and Practice, Oxford: Clarendon Press, 1984.
    [5] James Mark, "Remembering Rape: Divided Social Memory and the Red Army in Hungary 1944-1945" Past & Present, No. 188, August 2005, pp. 133-161.
    [6] Një prej shumë autorëve është David A. Dyker, Yugoslavia: Socialism, Development and Debt, London: Routledge, 1990.
    [7] Luljeta Selimi, Rrëfime tronditëse: Femrat e dhunuara gjatë luftës së Kosovë, Prishtinë: Dukagjini, 2003.
    [8] Nuk po e lë të merakosur Simonin as këtu dhe po i sjelli një punim timin nga përvoja ime që vërteton se UNDP-ja dhe USAID-i në Kosovë shohin rrezik nga ata që shkruajnë për ekonominë. Simoni mund të lexoj fusnotat 17 dhe 18 në këtë punim: Isa Mulaj, “Forgotten Status of Many: Kosovo’s Economy under the UN and the EU Administration”, Discussion Paper No. 8, First Dialogue on Social Market Economy: The Social Market Economy Concept and its Implications, Zwickau, 29-30 November 2007, gjendet në faqen e internetit: http://www.ordnungspolitisches-porta...se_2007-08.pdf. Të shohim nëse Simoni do të reagoj ndaj kërcënimeve kundër atyre që shkruajnë tema nga ekonomia, apo ky shpifarak dhe BIRN-i do të vazhdojnë të qesin flakë prej goje vetëm në mbrojtje të homoseksualizmit dhe (ç)orientimeve seksuale si shtazo-seksologjia që këtyre po u duket si prioritet i lartë vetëm për shqiptarët e Kosovës.

  10. #950
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    A ka fund fshehjea e krimeve te Serbise

    Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi


    Dihet se varreza masive jane zbuluar ne Batajnice te Beogradit, e cila eshte ne afersi te lokacioneve dhe te objekteve te VMA-se, qe jane treguar si vende ku ka mundesi qe te jene bere eksperimentet e tmerrshme. Deri sot qeveria serbe nuk ka dhene pergjigje te qarte se si kane mberritur kufomat e civileve shqiptare ne varrezat ne Batajnice perkatesisht çfare ka ndodhur me ta, para se te varroseshin atje. Qofte dhe vete kjo heshtje dhe sidomos nderprerja e procesit te kthimit te kufomave, eshte nje indikator qe e rrit dyshimin se diçka teper serioze po fshehet.



    Deshmia rrenqethese lidhur me eksperimentimin qe eshte bere ne institucionet ushtarako-mjekesore serbe ne Beograd me pengje shqiptare, erdhi nga pertej Atlantikut, ne forme te nje deshmie qe synon te qetesoje ndergjegjen e vete deshmitarit. Pra, tash per tash, ajo duket vetem si nje perpjekjke per te rifituar qetesine nje njeri, i cili nga frika nuk guxon ta zbuloje identitetin e vet para opinionit.



    Kur shikohet gjendja faktike, frika e deshmitarit eshte krejt legjitime. Boterisht dihet se infrastrukrura e makinerise ushtarako-policore te fashizmit serb, nuk eshte shperbere, sikunder ka qene praktika me shtetet fashiste, kur ato kapitullonin. Ne fakt ,zyrtarisht eshte shperbere vetem formacioni “Beretat e Kuqe”. Por, ky formacion nuk eshte shperbere per krimet e kryera ne Kosove, po per faktin se ishte instanca qe projektoi dhe qe ekzekutoi likuidimin fizik te kryeministrit te Serbise, Zoran Gjingjiqit. Ndersa e tere struktura ushtarake, policore dhe e sherbimeve sekrete serbe, ka mbetur e pacenuar dhe vetem me disa ndryshime kozmetike nw nivelin komandues. Prandaj, nuk eshte jologjike qe dora vrastare e ketyre sherbimeve e arrin secilin deshmitar, qe guxon te zbuloje monstruozitetet e krimeve naziste qe kane kryer forcat serbe kunder popullit shqiptar te Kosoves.



    Sidoqofte, deshmitari anonim, ka bere nje pjese te detyres se vet. Ai ka treguar si kane funksionuar tunelet e nendheshme, si jane te lidhura lokacionet dhe si ka funksionuar opreracioni nazist i eksperimenimeve me krijesa njerezore dhe i zhdukjes se tyre ne Serbi.



    Kur shikohet gjendja faktike me civilet shqiptare qe ende llogariten te zhdukur, ka nje lidhje logjike. Dihet se varreza masive jane zbuluar ne Batajnice te Beogradit, e cila nuk eshte larg lokacioneve dhe te objekteve te VMA-se, qe jane treguar si vende ku ka mundesi qe te jene bere eksperimentet e tmerrshme. Deri sot qeveria serbe nuk ka dhene pergjigje te qarte se si kane mberritur kufomat e civileve shqiptare ne varrezat ne Batajnice, perkatesisht çfare ka ndodhur me ta, para se te varroseshin atje. Qofte dhe vete kjo heshtje dhe sidomos nderprerja e procesit te zhvarrosjes dhe te kthimit te kufomave, eshte nje indikator qe e rrit dyshimin se diçka teper serioze po fshehet.



    Qeveria aktuale serbe i zbuloi varrezat masive ne Batajnice, frigoriferin me kufomat e shqiptareve ne Danub dhe ne Liqenin Peruçac, vetem sa per te treguar anen e keqe te Millosheviqit, ne kontekstin e luftes se brendshme per pushtet ne Serbi, por kurrssi nuk e çoi punen me tutje per te ndriçuar permasat e gjenocidit qe ishte kryer kunder popullit shqiptar te Kosoves. Ka kohe te gjate qe ne opinionin serb me nuk jane publikuar kurrfare informacionesh per hetimet eventuale ndaj atyre qe jane akuzuar per keto krime. Pra, pas perdorimit te ketyre tragjedive per konsum te brendshem dhe per permiresimin e imazhit nderkombetar te qeverise aktuale, kapitulli duket i mbyllur.



    Ajo qe eshte poashtu e hidhur ne kete tregim, eshte se çeshtja e te zhdukurve eshte parapare te perfshihet ne agjenden e te ashtuquajturave “bisedime per çeshtje teknike” ndermjet Prishtines e Beogradit, qe planifikohet te fillojne me 14 tetor te keitj viti ne Vjene te Austrise. Edhe me kete perfshirje te çeshtjes me tragjike te gjenocidit kunder shqiptareve ne “çeshtje teknike”, duket se synohet te fshehet po e njejta gje, pra, permasa e krimit qe ka bere Serbia kunder shqiptareve te Kosoves. Gjetja e personave te zhdukur dhe dhenia e pergjigjeve te plota per fatet e secilit njeri te zhdukur, nuk mund te jete çeshtje teknike, po eshte çeshtje humanitare dhe politike. Mjafton te permendet ketu nje rast: para do kohesh nje delegacion i larte i SHBAve ka qene ne Vietnam per te kerkuar kthimin e eshtrave te ushtareve amerikae dhe dhenien e informative per personat e zhdukur ne luften amerikano-vietnameze. Por, keto kerkesa jane bere te mundshme vetem pas normalizimit te marredhenieve ndermjet dy vendeve, per çka jane dashr me shume se tridhjete vjet, e kurrsesi si “çeshtje teknike”.



    Ndoshta ajo qe mund te behet ne rastin e Kosoves, eshte qe delegacioni i saj te kerkoje ne bisedimet e Vjenes, qe te krijohet nje komision i perbashket i eksperteve shqiptare, serbe dhe nderkombetar, qe do te hulumtonte se a jane bere vertet eksperimentime me pengjet shqiptare dhe cili ka qene fati i personave qe jane varrosur ne varrezat masive nepepr Serbi.



    Pas publikimit te deshmise se pare per kete rast, vertet nuk do te duhej te pasonte heshtja dhe injorimi.

  11. #951
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    LUFTA SPECIALE ANTIKOMBËTAREE “SHQIPTARO”-TITISTËVE TË KUQ JUGOSLLAVË

    Shkruan: Tafil DURAKU

    Tema të tilla, sa janë të rënda për t’u shtjelluar e shoshitur, poaqë janë të rrezikshme për vetë jetën e autorit të tyre. Por, për të kaluar në heshtje për çdo gjë që ndien dhe përjeton njeriu ynë intelektual është paksa e pamundshme, sepse, vetë situatat të imponojnë që, sado pak, këtij populli t’ia qartësosh rrugën, të cilën ia mjegullojnë përditë antikombëtarët dhe antishqiptarët titistë dhe argatët e tyre të kamufluar edhe në partitë e dala nga lufta emblematike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe, këta titistë bënë e po bëjnë luftë antikombëtare prej vitit 1944/45, fillimisht kundër Luftës së Drenicës dhe komandantëve të saj shqiptarë, SHABAN PALLUZHA e MEHMET GRADICA, si dhe tash, në Luftën e më të re, kundër UÇK-së dhe kundër Komandantit simbol kombëtar, ADEM JASHARI. Pastaj, atë luftë speciale e shtrinë dhe po e shtrijnë në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, në trojet e pushtuara shqiptare, kudo, duke përzgjedhur kuadrot më antishqiptare dhe më negative ndër “shqiptarët”, sipas recetave “shqiptare” të Titos. “Shqiptaro”-titistët, bënë e po bëjnë luftë speciale antikombëtare në punësim dhe kudo tjetër, në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, dhe, këtë luftë speciale, po e zbatojnë edhe sot në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, sidomos, kundër krahut të bëries së lirisë dhe të bëries së Shqipërisë-SHQIPËRI. Dhe, sot, këtë luftë e kanë shtrirë, po ashtu, në të gjitha ministritë, duke filluar nga e vetëquajtura dhe e ashtuquajtura “Presidenca e Kosovës”, ku janë pozicionuar individë të shumtë me “shkolla të mëdha” dhe me tituj të lartë “shkencorë”, të cilët nuk di kush cilave kabinete a kafene i kanë kryer e bërë ato grada të mëdha “shkollore” e “shkencore”. Kjo luftë speciale antikombëtare, duke u thirrur në diploma e tituj “shkencorë”, që shtrihet në të gjitha institucionet e Kosovës, ku e ka pushtetin LDK-ja dhe partitë elite të saj, po luhet pa pengesa, prandaj, shihet ‘ashiqare’ se hilet dhe korrupsioni i organizuar “shtetëror” nuk kanë të ndalur, sepse, plaçkitësit zyrtarë – plaçkisin me çelësat që u janë besuar, në mënyrë fare të organizuar, duke gjetur, madje, edhe alibi e “arsyetime” për pasurinë e plaçkitur të shqiptarëve. Dhe, e keqja është se askush, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, nuk e gjurmoi prejardhjen e pasurisë së kësaj kaste antikombëtare dhe antishqiptare, gjithsesi, si dhe nuk u morën hapa konkretë për konfiskimin e asaj pasurie që është krijuar në kurriz të shqiptarëve, dhe, sot, po përdoret, po ashtu, në kurriz të tyre, kundër shqiptarëve dhe kundër jetësimit historik e përfundimtar të shtetit shqiptar në trojet e veta Etnike… Kjo është vetëm një pjesë e luftës speciale antikombëtare të titistëve të kuq “shqiptarë”, e cila po përpiqet të zbatohet pa pikë turpi në SHPK, në TMK, nëpër Ministri e institucione tjera shoqërore e private, të krijuara nga kjo kastë antikombëtare e titistëve të përbetuar antishqiptar, duke u thirrur gjithnjë në dofarë ligjesh që vlejnë vetëm për të tjerët, të cilat i sajojnë “shqiptaro”titistët. Sot, në saje të kësaj lufte të ftohtë speciale kundër shqiptarëve, pakënaqësia e shqiptarëve ndaj këtyre kastave antikombëtare dhe antishqiptare po shihet edhe në prag të zgjedhjeve të sivjetshme, ku, njeriu normal mund të bindet pa farë hezitimi, se pakënaqësia e qytetarëve shqiptarë të Kosovës është në kulmin e hidhërimit, që mund të shpërthejë shumë paparashikueshëm.

    Kudo që të kalosh, rrugëve, mund të shohësh pano e reklama zgjedhore të shqyera me urrejtjen më të madhe, sepse, tradhtarët “shqiptaro”-titistë, ende po e luajnë lojën e mashtrimit kundër qytetarëve shqiptarë të Kosovës dhe jashtë saj, votat e të cilëve i shfrytëzojnë për të qëndruar në pushtetin që ua ka lënë e përpiqet t’ua lërë në dorë antishqiptaria përreth, e shtrirë brenda dhe jashtë vendit…Maksima e luftës speciale e antikombëtarëve titistë, se: “Ti nuk duhet të mendosh, se ka kush mendon për ty, nuk duhet të veprosh dhe nuk duhet të keshë asnjë post shoqëror, etj.” është plotësisht antinjerëzore, antihumane dhe antishoqërore e antikombëtare. Ata veprojnë gjithnjë me hile e sipas kësaj maksime, sepse, frikësohen, por, edhe e dinë grurë të kuq se të tjerët mund të bëjnë e do të bëjnë më tepër për Kombin e Atdheun Shqiptar, dhe, pastaj, atyre, do t’u humbasë nami e nishani, do t’u humbasë emri dhe mbiemri në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve. Prandaj, motoja e tyre, se “Të tjerët nuk mund të bëjnë sa ata(!)” është plotësisht në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës, me të gjitha rregullat njerëzore e kombëtare të njerëzimit, të njerëzores njerëzore.
    Jo vetëm këtu qëndron thelbi i të keqes së “shqiptaro”-titistëve dhe antishqiptarëve më të mëdhenj në historinë tonë të re. Pra, lufta e tyre speciale, që po zhvillohet në të gjitha fushat e jetës shoqërore, është luftë plotësisht antikombëtare dhe është gjëja më e shëmtuar që po ndodh edhe në këtë kohë antishqiptare të përmasave të çmendisë ndërkombëtare, të cilave përmasa antishqiptare po u paraprijnë titistët “shqiptarë”…Kjo luftë speciale antikombëtare e titistëve mbështetet në mashtrim, shantazhim, hile, dredhi, shpifje dhe propagandë të trilluar, kundër të gjithë atyre që nuk përkrahun luftën e tyre speciale antikombëtare dhe antiatdhetare, që po bëhet vazhdimisht kundër shqiptarëve…Por, lufta e tyre speciale ka shtrirje edhe më të gjerë sesa mendohet në shikim të parë. Kjo luftë ka për qëllim përdhosjen e gjithçkaje shqiptare, pikërisht, përdhosjen e moralit të familjes shqiptare dhe ka për bazë shkatërrimin e saj nga brenda, si dhe zhbërien e saj me metoda speciale të veprimit të fshehtë dhe të hapët, me anë të njerëzve, të shtypit, të TV, Internetit, etj. Dhe, shtrohet pyetja: Kush i stimulon këto dukuri të shëmtuara antikombëtare dhe antishqiptare?(!) Kush ua jep dorën nga jashtë dhe nga brenda vendit?(!) Kush shantazhon popullin që e udhëheq?!... Populli ynë e thotë edhe një urti të mrekullueshme : "Mos ia jep shtagën të keqit, se, pastaj, vaj halli!”... E, këtu, atij më të keqit, iu dha shtaga!...
    Titistët “shqiptarë”, edhe në këtë kohë, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, kanë pas vetes një ushtri të tërë shpifësish e denigruesish dhe prej shpifjeve e trillimeve të tyre të koordinuara mund të mos e njohë njeriu fare veten e tij, por, ja, që ka, falë nënë natyrës, mendje të tillë që e njohin vetveten në çdo situatë e rrethanë të kundërt me veten e tyre shqiptare. Dhe, në situata të tilla, nuk qon peshë fare as lufta e tyre shumë speciale në dëm të Atdheut e Kombit Shqiptar.Po ashtu, titistët “shqiptarë”, bënë e po bëjnë krime të organizuara antikombëtare, në çdo fushë të jetës shoqërore të shqiptarëve, dhe, luftën e bëjnë në arsim (në të gjitha nivelet), sepse, kudo në botë krijohen kuadro për të krijuar e aftësuar kuadro të reja dhe jo për të torturuar bashkëkombasit e vet, duke i “masakruar” me metodat më barbare dhe më çnjerëzore të trajtimit antihuman dhe antinjerëzor, në të gjitha nivelet e shkollimit. Këto metoda antikombëtare dhe antishqiptare i kanë përsosur shqiptarshkiet në pushtetin antishqiptar të Titos, si dhe tash, së voni, të kryekriminelit Milosheviq. Prandaj, edhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së, po ashtu, titistët “shqiptarë”, po sillen pamëshirshëm me mjetet financiare të këtij populli dhe me gjithçka shqiptare, duke shpërdorur pozitat e trashëguara nga Titoja, duke i keqpërdorur e keqmenaxhuar ato në kurriz të popullit shqiptar, sikur të ishin pronë e tyre e patundshme, duke harruar përherë faktin se pasuria shoqërore është e të gjithëve njësoj dhe duhet të përdoret e shfrytëzohet për interesa jetike kombëtare e shoqërore, e, jo për interesa të ngushta grupore e klanore, siç veprojnë paturpësisht “shqiptaro”-titistët LDK-istë antikombëtarë me të ardhurat kombëtare të shqiptarëve. Dhe, këto e shumë të këqija që nuk i zumë ngoje këtu, për fat të keq, vazhdojnë, edhe tetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, në të gjitha poret e shoqërisë shqiptare. Edhe çka duhet tjetër të ndodhë për ta kuptuar ky popull se edhe tetë vjetë pas luftës së UÇK-së, "shqiptaro"-titistët antikombëtarë po jetojnë pa brenga dhe në shtëpi u mungon vetëm qumësht zogu, ndërkaq, vuajnë për një kafshatë buke familjet e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, familjet e Dëshmorëve të Kombit dhe familjet e luftëtarëve tjerë të lirisë së këtij populli dhe të Shqipërisë-SHQIPËRI. Vuajnë shqiptarët, dhe, nuk vuajnë aspak "shqiptarët". Kjo situatë është dëshmia më e mirë se lufta speciale antikombëtare e titistëve po vazhdon me të madhe, në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, duke filluar nga shëndetësia, punësimi, trajtimi qëllimkeq i qytetarëve nëpër administratat komunale, regjistrimi i nxënësve në shkolla përkatëse si dhe i studentëve në fakultete të ndryshme, e gjetkë, ku ushtrohet segregacion i plotë në baza partiake, ku prin LDK-ja dhe partitë (sat)elite të saj.Dhe, atë luftë speciale e mbështesin, vazhdimisht, duke u thirrur në dofarë "diploma" e tituj të lartë "shkencorë", të cilat u kanë shërbyer dhe u shërbejnë për t’i uzurpuar vendet e punës në rrafshin kombëtar shqiptar, fareklanërisht, të cilat, në përqindjen mbi 90% nuk e arsyetojnë veten e tyre. Por, kjo nuk ka fare rëndësi !

    Është me rëndësi të uzurpohen vendet e punës dhe pozitat shoqërore, për kënaqësi fare persaonale e kulimoklanore! (Sic !)…Lufta speciale e "shqiptaro"-titistëve antikombëtarë kundër UÇK-së nuk pushoi për asnjë çast dhe në asnjë fushë. Kur e themi këtë, kemi parasysh gjithë atë që ndodhi e po ndodh pas luftës simbol shqiptar të UÇK-së. Të gjitha të këqijat i bënin dhe i bëjnë "shqiptaro"-titistët, dhe, i mveshën UÇK-së dhe prijësve të vërtetë të saj. Mbindërtojnë, plaçkisin dhe uzurpojnë udbashët “shqiptaro”-titistë, dhe gjithçka i mveshet UÇK-së. Askush nuk pyet pse dhe nga e kanë gjithë këtë pasuri "shqiptaro"-titistët antikombëtarë, por, dalin dhe shpifin si në një kor kundër lufëtarëve të lirisë dhe kundër kërkimtarëve të bëries së Kombit e Atdheut Shqiptar Një: nga u erdhi kjo pasuri lirimtarëve shqiptarë?(!)Lufta speciale e "shqiptaro"-titistëve antikombëtarë vazhdon në Presidencë, në Kuvendin e Kosovës, në Parlament, në të gjitha ministritë dhe në të gjithë resorët, në SHPK, në Gjykata dhe gjetkë, kundër vlerave të luftës lirimtare të UÇK-së dhe kundër njerëzve më eminentë të saj, në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve.Ka edhe shumçka për t’u thënë këtu, kundër luftës speciale antikombëtare të titistëve dhe të udbashëve "shqiptaro"-titistë me kompetenca të përjetshme federative jugosllave, antikombëtare dhe antishqiptare për çdo kohë. Dhe, kjo luftë speciale e "shqiptaro"-titistëve të kuq jugosllavë ka vetëm një emër: Tradhti kombëtare.

  12. #952
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Krimet monstruoze të komunistëve të kuq "shqiptaro" titistë jugosllavë

    Shkruan: Tafil Duraku


    Fatkeqësisht, të gjitha përpjekjet titanike të popullit shqiptar dhe të bijve e të bijave më të mira të tij, në shekuj e vite, për ta ruajtur e për ta bërë Shqipërinë-SHQIPËRI, dështuan, deri në ditët e sotme, falë të gjitha politikave “kombëtare” e “shqiptare” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë dhe aleatëve të tyre, e, në këtë pikëpamje, dështoi edhe lufta e lavdishme e UÇK-së shqiptare, falë politikës “kombëtare” e “shqiptare” të ‘presidentit’ Rugova dhe vartësve të tij, komunistë (dhe pasues të tyre), “shqiptarë”, tash, “demokratë”.



    Komunistët “shqiptaro”-titistë bënë krime të shumta dhe të natyrave të ndryshme e monstruoze në kurriz të popullit shqiptar dhe të intelegjencës së tij. Prej komunistëve “shqiptarë” në pushtet dhe në jopushtet, vetëm pas Luftës së Dytë Botërore janë likuiduar fizikisht mbi 50 mijë shqiptarë, të cilët mbështetën Luftën e Drenicës, të Tribunëve të Popullit Shqiptar, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica. Të mos flasim këtu për numrin e atyre që janë torturuar nëpër milici e gjyqe të “Popullit”, të atyre që janë dënuar me dënime drakonike dhe që kanë vuajtur vite të tëra burgu, një burg i hapur për shqiptarët ishin edhe vetë shtëpitë e shqiptarëve, nëpër të gjitha krahinat e pushtuara shqiptare. Dhe, pos atyre krimeve monstruoze fizike kundër shqiptarëve, po prej “patriotëve” komunistë “shqiptaro”-titistë, LKJ-isto – LDKistë, janë kryer edhe kryekrime tjera, të rënda, të natyrës politike, policore, juridike, kulturore, ekonomike, financiare, etj., të cilave krime u kanë (para)prirë komunistët “shqiptaro”-titistë jugosllavë (politikanë, ushtarakë, kryeprokurorë, prokurorë, gjyqtarë, shkrimtarë, shkencëtarë, ekonomistë, drejtorë, profesorë, etj. OZNAistë, UDBashë dhe KOSistë e spiunë të tjerë të tyre, nëpër poste e pozita kyçe, kudo).


    Ato krime gjenocidale në kurriz të shqiptarëve vazhduan pamëshirshëm edhe gjatë Aksionit të Mbledhjes së Armëve, gjatë të cilit u torturuan dhe u mbytën me dru me qindra e mijëra shqiptarë të pafajshëm, të cilat krime kanë vazhduar me metoda tjera, perfide, edhe gjatë “vetëqeverisjes socialsite”, e, me hov edhe më ta madh gjatë “Lëvizjes së të Paiknuadruarve” të kryesatrapit Tito, deri në ditët e sotme. Prandaj, krimet e komunsitëve “shqiptarë” të trojeve të pushtuara shqiptare, në kurriz të shqiptarëve, sidomos, të “patriotëve” më të mëdhenj, janë të tmerrshme dhe monstruoze, sepse, ata e këta “patriotë” të mëdhenj “shqiptarë” ishin vazalë të drejtpërdrejtë të Titos, Rankoviçit, Milosheviçit, etj. dhe zabtonin në jetë politikat gjenocidale e etnocidale të Beogradit pushtues e fashist.


    Arsyetimet e atyre e këtyre maceve komuniste “shqiptare” se ato krime i bënë pushtuesit jugosllavë, janë të paqëndrueshme, sepse, nismëtarë dhe ekzekutues të tyre ishin vetë komunistët “shqiptarë” të LKJ-së-LKK-së, të cilët, në Prizren, nënshkruan tradhtinë - që të bashkohen me Serbinë, dhe, në atë mënyrë, i shkëputen Trojet Etnike Shqiptare nga Trungu Amë – SHQIPËRIA.

    Kush e stanizoi Luftën e Drenicës, të Tribunëve të Popullit Shqiptar, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica?!... Pse u satanizua Lufta e Drenicës dhe prijësit e saj, si dhe mbështetësit e përkrahësit e saj shqiptarë?!... Nga kush u satanizua ajo luftë e lavdishme shqiptare, dhe, pse?!... Kush përfitoi prej saj?!... Atë Luftë të Lavdishme e satanizuan “patriotët” dhe komunistët “shqiptarë”, vazalë verbalë të Titos dhe të pansllavizmit, siç e satanizuan luftën e lavdishme të UÇK-së. Po, kush dhe pse e satanizoi Luftën e UÇK-së Shqiptare?!... Kush po përfiton sot prej asaj lufte titanike shqiptare dhe kush po e shkelë Betimin e luftëtarëve të UÇK-së, për LIRI e për SHQIPËRI?!... Kush i denoncoi dhe kush dëshmoi kundër luftëtarëve të të lavdishes UÇK-së dhe kush ishte shtysa e denoncimit të tyre?!... Luftën e lavdishme të UÇK-së e statnizuan bijtë e përzgjedhur besnikë të komunistëve “shqiptarë” të Titos dhe pasardhës të tyre, me në krye ‘presidentin’ hist(o)erik, Dr. Ibrahim Rugova dhe pasrardhësit e tij, Sejdiu, Topi, Berisha, etj., si dhe bijtë e tij besnikë, të cilët, sot, “presidentit” të tyre “historik” po i kushtojnë libra të tërë, si “ushtarë” e “komandantë” të “UÇK”-së (lexo: FARK-ut) që ishin! (Sic!)...


    Po, krimet monstruoze të “demokratëve” të kuqë jugosllavë “shqiptaro”-titistë, LDK-istë, në kurriz të popullit shqiptar dhe në kurriz të UÇK-së, kush i bëri?!... Kush u priu ofensivave serbe kundër UÇK-së?!... Kush e shau dhe kush e shantazhoi luftën e lavdishme të saj, dhe, pse?!... Kush vrau komandantë dhe ushtarë të UÇK-së, në emër të “patriotizmit shqiptar”, dhe, pse?!... Kush po përfiton në kurriz të luftave dhe të sakrificave shqiptare për liri, për mëvetësi e për SHQIPËRI, shekuj e vite me radhë?!...


    Po ata e këta komunistë “shqiptarë” LKJ-isto – LDK-istë, dhe larvat e tyre “demokratike”, sot, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, shkëputen Trojet Etnike Shqiptare nga Ama SHQIPËRI dhe sajuan identitet të ri “kombëtar” me emrin “kosovar”, i cili “identitet” është pjellë e politikave antishqiptare të Beogradit që flet shqip, në Kosovën e pushtuar (tjetërsuar) shqiptare, i cili “identitet” nuk mund të jetë as identitet “kombëtar” e as “shtetëror” i shqiptarëve, sidomos, i shqiptarëve në Trojet Etnike Shqiptare, të pushtuara e të copëtuara nga fqinjët e egër e dinakë dhe vazalët e tyre “shqiptarë”.


    Duhet të mos harrojmë se krime në kurriz të shqiptarëve (të qytetarëve të pafajshëm dhe duarthatë), në vazhdimësi, u bënë, që nga 1878-ta, e, deri te Lufta e Lavdishme e UÇK-së, por, edhe më herët. Krime kundër shqiptarëve u bënë në Sanxhakun e Nishit shqiptar, në Sanxhak, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi. Vetëm gjatë luftës së UÇK-së, krime kundër qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, u bënë në më tepër se 20 vedbanime shqiptare, vetëm në Kosovë, ku, u bënë këto masakra: në Prekaz, Qirez e Likoshan, Abri, Raçak, në Kishbardhë (Bela Cerkvë), në Krushë të Madhe, në Gjakovë, në Cerkolez e Padalishtë, në Izbicë, në Vushtrri, më Meje, në Burgun e Dubravës (më 22 e 23 maj 1999), në Suharekë, në Kaçanik (Kotlinë, Stagovë dhe Sllatinë), etj. Po, krimet kundër shqiptarëve në Maqedoni, po, krimet kundër shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë?!..., etj. Dhe, sot, të shpërblehet politika aneksioniste e Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë etj. nga vetë udhëheqësit e “shtetit” shqiptar!?!... Madje, duke e njohur sovranitetin e tyre ndaj trojeve Etnike, të pushtuara, shqiptare. Absurde dhe tejabsurde, ë!...


    Atëherë, pra, kur i dimë të gjitha krimet monstruoze të komunistëve “shqiptaro”-titistë jugosllavë, si dhe meritat e tyre për to, të të gjitha natyrave, si mund t’u besohet pasardhësve të tyre, si dhe ku mund të shkohet e si mund të ecet më tej, me larvat e tyre “demokratike” me emra partishë të ‘reja’, të mendësisë së patjekaluar “shqiptaro”-titiste dhe kryemëkrye antishqiptare?!...

    Dhe, kryeshëmtia e krimit të tyre të organizuar, monstruoz, është vetëmendimi, vetëbesimi dhe vetëkënaqësia e komunsitëve të kuqë jugosllavë, “shqiptaro”-titistë, se gjithçka fillon me ta dhe duhet të përfundojë me ta, edhe në ‘politikë’, edhe në ‘kulturë’, edhe në ekonomi, edhe në ‘gjyqësi’, edhe në ‘polici’ dhe kudo tjetër.


    Dhe, ne, këtu, i pyesim të gjithë shqiptarët: A keni parë, ndonjëherë, tradhti me brirë, që të shohim sot në kryet e tyre “kombëtar” dhe “shqiptar”, pardon, ‘kosovar’?!...


    Prandaj, krimet monstruoze dhe tradhtitë në kurriz të shqiptarëve, edhe sot e gjithë ditën, i kanë themelet dhe rrënjët e tyre reale tek komunistët e kuq “shqiptaro”-titistë jugosllavë dhe pasardhësit e tyre “shqiptarë”, në krye të popullit shqiptar.


    Kështu e kanë fatkeqësitë e të gjitha natyrave ‘njerëzore’ të faktorit ‘njeri’, që vazhdimisht shqiptarëve u vinë prej “patriotëve” të tyre në krye, të cilët, gjatë gjithë “historisë” së shqiptarëve, qenë, janë dhe do jenë vazalë të dreqit e të dilidreqit antishqiptar, me emra demokracie dhe me vepra antiSHQIPËRIE e antiSHQIPTARIE.

  13. #953
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    11
    EJANI TI MARRIM sHARKIJAT, DHE TA KENDOJM NJE KENGE 'PATRIOTIKE' SE LUFT E MADHE QENKA ZHVILLUE. Por kur don Zoti per mei shpetue Asnje seshte vra e as plague.

  14. #954
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vetëm kendo o biri i komunizmit bashkë me sharki...

  15. #955
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    "Politika" e Beogradit dhe "Rilindja" e Prishtinës në shërbim të antishqiptarizmës

    -- nga Tomë Mrijaj & Klajd Kapinova

    Ishin kohë shumë të vështira, kur në të gjithë vendet e kampit komunist të Evropës Lindore, shkruhej, trillohej dhe anatemohej pa mëshirë mbi të gjithë nacionalistët e vërtetë të këtyre shteteve, që në një formë apo tjetër kishin protestuar dhe dënuar dhunën e regjimit të egër komunist mbi popujt e tyre të robëruar. Mbi këto nacionalistë dhe atdhetarë të flaktë, që vepronin e punonin pa u ndalur me gjithë zemër dhe mjete për kombin e tyre, shtypi vendas proqeveritar dhe ultrakomunistë filloi të trillojë histori dhe alibi nga më të ndryshmet, për të diskriminuar përsonalitetin e tyre në diasporë. Gazeta e përditshme e Beogradit për afërsisht një muaj me radhë, përmes të ashtëquajturit Gojko Medenica, një ish-oficer i OZN-ës (UDB), me titull " Humbje nën Pashtrik", ndër të tjera shkruan: "Mbramja e ftohtë e muejit Shkurt e vitit të tretë të mbas luftës, do të mbetet kujtimi i gjatë për grupin e oficervet të OZN-ës dhe të katundarvet të përgjumshëm të Svërkit. Atë mbrëmje komandanti i bandës balliste për Kosovë e Metohi, Uk Sadiku, me shtabin e vet të besueshëm dhe përcjellës, e lëshoi bazën e vjetër dhe ishte nisun për nji të re." Aty flet për plagosjen e Ukë Sadikut dhe për vrasjen e Qazim Bajraktarit, të cilët në shkurt të vitit 1947, në një mbrëmje të ftohtë u ndeshën me komunistët në pritë në Svërk, pranë bunarit (pus uji) të katundit. Me qëllim që të bëjë një përshkrim më të plotë për gjendjen e Kosovës, Medenica kthehet pas në kohë dhe futet në historitë e ngjarjeve të Kryengritjës e prijësve Azem Bejtës, të trimit të flaktë Sadiku Ramës, për të vijuar më pas me heroin kombëtar Bajram Currin. Eshtë absurde, kur mendon dhe gjykon sot, se ky autor përmes pendës shpifëse, kërkon të nxijë e përbaltë figurat e njohura historike të kombit, duke i paraqitur para lexuesve si " njerëz të pangopshëm për karrige!" Nëse Atdheu është karrige, atëherë këto martirë nacionalistë kanë pasur të drejtë. Nëse Kosova duhet të jetë karrige e serbëve, Medenica dhe kolegët e historiografisë sllavokomuniste, mendojmë se nuk kanë pasur të drejtë dhe sot çdo koment do të ishte i tepërt përballë realitetit historik para dhe pas vrasjes së fatosave të lirisë që përmendem më lart. Autori beogradas, më pas flet për luftën që kanë zhvilluar kosovarët kundra komunistëve në qytetet Gjilan e Ferizaj dhe një rëndësi të veçantë i jep Luftës së njohur të Drenicës e drejtuar nga komandanti Shaban Polluzha. Shkrimi i Medenicës, më tepër i kushtohet aktivitetit antikomunist të Prof.Ymer Berishës e të Ukë Sadikut. Agjenti i UDB-së, lodhet kot, duke i paraqitur të dy patriotët nacionalistë si "banditë" e "fashistë"! Atëherë, si duhen kuptuar pushtuesit e huaj fashistë italianë kundër të cilëve luftuan të gjithë çetat nacionaliste?
    Ky shkrim vijues në përgjithësi, ka për synim të vetëm që të poshtërojë shqiptarët, duke i parë si njerëz pa asnjë idel e shpirt atdhetarie, si njerëz meskinë, që shkojnë symbyllur mbas krerëve, fisit e bajraktarit! Autori sllav kalon në synimin e tij kryesor që mbetet denigrimi i Ballit Kombëtar, duke e paraqitur si "një organizatë fashiste" etj. Propaganda e Beogradit kundër shqiptarëve, është një luftë e hershme frontale, drejtuar figurave kryesore të nacionalizmit shqiptar. Autori i huaj, kërkon t’i heqi palcën etnike truallit arbëror të larë historikisht me gjak trimash liridashës. Sipas tij, luftrat e zhvilluar nga patriotët e lirisë për Kosovën shqiptare, nuk janë veçse luftra në llogari të fashizmit e nazizmit. Por i kapur mbas urretjes së madhe ndaj shqiptarëve, autori sllav, harron se çfarë ka shkruar ditën e parë dhe në kundërshtim flagrant me veten thekson: "Italia fashiste zyrtarisht e okupoi Shqipërinë në 7 Prill 1939. Atëherë në Shqipni lindi Balli Kombëtar. U zgjodhën udhëheqësit qendror e krahinor. Filluen aksionet e rezistencës..." Dhë për t’i dhënë Ballit Kombëtar dekoratën që synon, ndonëse në kontradiktë me veten, thekson se "Xhafer Deva bënte pjesë në Ballin Kombëtar!" Por kush ishte dhe mbeti Balli Kombëtar, shqiptarët s’kanë nevojë t’a mësojnë nga goja e shkrimi i Medenicës me shokë. Përse nuk flet agjenti i UDB-së për Mbledhjen e Mukjes (gusht 1943), ku ishin eksponentët kryesorë të nacionalizmit dhe komunistët si tela të përdredhur shkatërruan dhe trathtuan interesat nacionale, sepse ishin të udhëzuar nga padronët sllavë, që çdo lëvizje çlirimtare nacionale shqiptare të mos udhëhiqet nga ballistët e nacionalistët e tjerë të përkushtuar shqiptarë!? Përse ngjarjen me rëndësi mbarëshqiptare nacionale të njohur në histori si "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" 1878 e paraqet si vepër të huaj?! Nën thundrën e një të huaji, ku valon flamuri i tij me përbuzje të flamurit të Gjergj Kastriotit dhe që urdhëron ai, burgos, internon e pushkaton shqiptarët, asnjëherë Medenica nuk ka shkruar qoftë vetëm një rresht kundra padronëve të tij, që vrasin e therin një popull të pafajshëm në truallin e vet amëtar prej mijëra vjetësh. Me të drejtë, në një artikull të shkruar në Stamboll nga emigranti shqiptar Hajro Bytyçi, ndër të tjera vihet në dukje roli dhe kontributi i madh që ka dhënë nacionalistët e vërtetë midis të cilëve me respekt dhe nderim përmendet Ukë Sadiku me trimat e tij. Ndër të tjera bashkëatdhetari ynë shkruan: "Në Mbledhjen e Dobërdolit, valoi Flamuri i Ballit Kombëtar. vendimi marrun ishte luftë çdo të hueji dhe komunizmit në tokën shqiptare. Përfaqësuesit e të gjitha krahinave të Kosovës, me përjashtim të Mitrovicës dhe Gjilanit, por me pjesëmarrjen e Sanxhakut, caktuen për komandant të forcave të Ballit Kombëtar, njizanit, Ukë Sadikun dhe për Sekretar të Përgjithshëm Politik Prof.Ymer Berishën. Atje Kosova e Rrafshi i Dukagjinit, u nda në 12 zona, me në krye nga nji nënkomitet. Nuk duhet shumë zgjutësi, me kuptue synimin e UDB-së. Ajo organizatën historike të shqiptarëve, Ballin Kombëtar, mundohet me e paraqitë pjellë fashiste e naziste, dhe këtë e ban ma shumë për elementin e ri kosovar, me i turbullue ndjenja e mendime, tue i thanë se ashtë mall i huej, dhe e përzjen me agjenta të njohun t’agjencinave famkeqe. As Lidhja e Prizrenit 87 vjet ma parë, as Balli Kombëtar që hyni në Prizrenin e Dytë, të primuna nga Abdyl e Mit’hat Frashëri, nuk lindën për asgjë tjetër, veçse me luftue të huejin në truallin arbnor, dhe ideologjitë e importueme të çdo ngjyre. Pra, rinia shqiptare, demokrate deri në palcë, e çdo krahine që përban trupin e kombit, e bashkueme e monolite, u kallxon krahnorin agjentëve të huej, dhe përbuz me urretje pakica agjentësh shqiptarë e çdo punë të tyne. Na nuk kemi mbetë në rrygën e madhe, kemi traditë të shkëlqyeme qysh se njifet njeriu në këtë botë dhe nuk kanë mungue kurrë as na mungojnë fytyrat Flamur Shqiptari. Na nuk heqim dorë nga lufta për liri Kombi e Atdheu, dhe historia na dëshmon, se diktaturat e forcat janë kalimtare. Vullneti i populli asht i përjetshëm, liria e tyne mbetet arma e pamposhtun. Me këtë bindje kemi lidhun nderin dhe jetën tonë deri në fund. Kush nuk e din le ta mësojë njiherë e mirë, e sidomos Medenicat me shokë".
    Sikur të mos mjaftonte shtypi thellësisht antishqiptar sllavokomunist i Beogradit, tashmë si binjake e këtyre ideve të importuara, me ose pa dëshirë, do të bëhet gazeta e njohur në Kosovë "Rilindja", që u vu në dispozicion me gazetarët e saj mercenarë në shërbim të politikës së UDB-së, përmes fejtoneve dhe rubrikave të tjera të çuditshme, si "zëra të humbur nëpër botë", etj. Në editorialet dhe pamfletet e tyre, që i ngjasonin fletërrufeve të revolucionit kulturor në Kinën e Mao Ce Dunit, "Rilindja" dhe bijat e saj nëpër disa qytete të Kosovës, shfrynte dufin e thellë të urrejtjes, duke shprehur në të njëjtën kohë dashurinë e pakufishme ndaj padronëve shtypës sllavokomunistë të Beogradit. Në disa seri artikujsh kilometrik gazeta në fjalë, gjatë vitit 1987 filloi të zhgarravisë fletët e bardha të fletushkave të saj antishqiptare kundër Kongresit III të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mergim. Ajo, për me tepër e quan këtë tubim si "Kongresi i vetëkënaqësisë", në një kohë kur këto atdhetarë ishin të djegur me mallin për Kosovën e lirë dhe demokratike pa kolonizatorët serbokomunistë. "Lidhja e Prizrenit", përmes Kryetarit të nderuar dhe respektuar, patriotit të ditur e të urtë ing.Xhafer Deva (1904-1978), dhe pas vdekjes së tij kryetarit të ri Ismet Ukë Sadik Berisha (ish Sekretar i Përgjithshëm) dhe Sekretarit të Përgjithëm Tomë Mrijaj luftuan me flamurin shqiptar në dorë pa yllin komunist, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të popullit kosovar, për një shtet të pavarur. Në gazetën "Rilindja", të datës 5 janar 1987 në faqen 15, lexuesi mund të shohë shprehjet origjinale të shkruar pa rezerva, ku ndër të tjera lexojmë: " Kongresi" i vetëkënaqësisë. Grupi i emigrantëve që e formoi "Lidhjen e Tretë të Prizrenit", i ndihmuar e i ndërsyer nga qarqet reaksionare në botë, përpiloi programin, të cilin e aprovojnë në një farë "kongresi" të tyre të mbajtur në Nju-Jork më 1966. Në këtë program të armiqve të vjetër e të njohur parashihet "Lufta me të gjithë mjetet kundër rregullimit shoqëror-politik të Jugosllavisë me qëllim të çlirimit të Kosovës e për krijimin e Shqipërisë së Madhe". Kryetari i "Lidhjes së Tretë të Prizrenit" u zgjodh kryetrathtari i popullit dhe i vendit të vet Xhafer Deva. Në këtë "kongres" mërgate në Nju-Jork, ndër të tjera, pat theksuar se "lufta kundër komunizmit në përgjithësi, është orientim themelor i "Lidhjes..." duke shtuar se duhet të angazhohet po ashtu për "zgjidhjen e problemeve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi...".
    Për më tepër, gazetari, që gjithsesi vetëm shqiptar nuk duhet të jetë, me fantazinë e tij ecë më përpara se sa gazetarucët dhe "shkrimtarët" e thekur komunistë të realizmit socialist, në gazetat e diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri. sikurse ishin e mërzitshmja zehri ose "Zëri i Popullit", "Bashkimi", "Zëri i Rinisë", të cilat shkruanin kundër përfaqësuesve më të ndritur të kulturës në diasporën shqiptare në Evropën Perëndimore dhe SHBA. Por, ndryshe me një gjuhë e stil të veçantë mbetet gazeta e përditshme " Rilindja", që vetëm emri i kishte mbetur shqiptar. Ajo, duke gjetur disa elementë mercenarë e përkthyes mediokër hapin rubrikën e përditshme, kundër emigrantëve shqiptarë të titulluar: "Fletëza për emigracionin armiqësor shqiptar". Në nën titullin e zhurmshëm "Flamuri shqiptar pa shqiponjë", në numërin katër të vijimit të artikullit në "Rilindja", po citojmë artikullin që ka nuk nevojë për koment:
    "Fashizmi kishte shkelur e robëruar shumë popuj e vende. Me qëllime fort te errëta në shërbim të vet tentonte t’i vente hiç më pak se edhe traditat e popujve, edhe ngjarjet e shenuara historike të së kaluarës, dhe në kuadër të mashtrimeve e demagogjisë që trumpetonte, keqpërdori edhe emrin e Lidhjes së Prizrenit.
    Me inisiativën e Gestapos, përkatësisht të Xhafer Devës, në vitin 1943 u formua "Lidhja e Dytë e Prizrenit". Rolin kryesor në formimin e saj e pati koloneli fashist Oto Majer, i cili në bashkëpunim me SS koloneli Karl Kempler e edhe Gestapon, aktivizoi kuislingun Xhafer Deva për të formuar "Lidhjen e Dytë...", e cila si një krijesë rrenash e mashtrimesh që ishte, u shthur bashkë me fantazmen fashiste, me ngadhënjimin e Luftës Nacionalçlirimtare. Po, ajo fantazmë fashiste u çua lugat njëzet vjetë më vonë, në emigrim. Më 20 tetor, të vitit 1962 në Nju-Jork, një grup emigrantësh nga Kosova, në krye me kryeshërbetorin e fashizmit, Xhafer Devën, mandej Ismet Ukë Sadikun, Mithat Vranicën, Hamdi Koloshi e të tjerë formuan "Lidhjen e Tretë të Prizrenit". Me qëllim të realizimit të qëllimeve të tyre të errëta, anëtarët e kësaj organizate udhëtojnë në vende të ndryshme të Evropës për të kërkuar bashkëmendimtarë, dhe nëse i gjejnë a i përvetësojnë, i nxisin për veprimtari armiqësore. Aktivitetin e tyre subversiv e armiqësor që prej fillimit e zhvilluan në formë verbale, biseda, mbledhje e kontakte me anëtarët e tyre, sikurse edhe nëpërmjet revistës "Lidhja e Prizrenit". Në mënyrë të pavërtetë dhe plot trillime paraqesin gjendjen në Jugosllavi, veçmas pozitën e kombësisë shqiptare. Nëpërmjet disa anëtarëve të tyre ata udhëheqin edhe veprimtarinë informative në llogari të qarqeve reaksionare të botës, në shërbim të të cilave janë. Ka pasur raste që përsonave të caktuar, të cilët kanë ardhur për vizitë në vendin tonë, t’u japin detyra të caktuara: të mbledhin shënime për Jugosllavinë, të dhëna lidhur me jetën ushtarake, politike e ekonomike, të krijojnë lidhje e baza për veprimtarinë e tyre, etj.
    vijon...

  16. #956
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Deklarata e përbashkët

    Menjëherë pas mbajtjes së "kongresit", më 1966, anëtarët e "Lidhjes së Prizrenit" kontaktojnë me emigracionin ekstrem kroat ustash, krijojnë lidhje mes veti e merren vesh për bashkëpunim, ndërsa me udhëheqjen e "Demobranëve kroatë" nënshkruajnë dhe publikojnë deklaratën e përbashkët, në të cilën protestohet kundër "diktaturës serbe në Kosovë", kërkohte "liria e shtypit" etj. Antarët e "Lidhjes së Tretë të Prizrenit" arrijtën të formojnë edhe degët e tyre në Gjermani, Belgjikë, Francë, Turqi, Amerikë e Kanada, Australi. Ndërkohë kjo organizatë përjetoi disa kriza, që ishin pasojë e konflikteve për hierarkie të rivalitetit mes udhëheqjes së saj, në radhë të parë mes Xhafer Devës, kryetar e Hysen Tërpezës, nënkryetar, Hamdi Kaloshi, i cili erdhi më vonë, e tjerë. Filloi shkapërderdhja, veçmas e "Degëve të Lidhjes" dhe nga ato tash ekzistojnë vetëm disa individë. Megjithatë, organizata vazhdon aktivitetin dhe si sekretar i përgjithshëm i saj, pas vdekjes së Xhafer Devës, figuron emri i Ismet Ukë Sadikut.

  17. #957
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Organizata e vëllezërve Vranica

    Pos të tjerëve që më parë u bënë anëtarë të "Lidhjes së Tretë të Prizrenit", është edhe Mithat Vranica. Bashkë me të vëllanë Isën zgjidhen nën udhëheqësinë kryesore, Mithati pastaj kryen edhe detyrën e kryeredaktorit të gazetës "Lidhja e Prizrenit" dhe është njeri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ismet Ukë Sadikut.
    Mirëpo, më vonë ky filloi të shprehë mospajtime me programin dhe idetë e "Lidhjes së Prizrenit", prej së cilës edhe ndahet. Kështu, ky emigrant nga Prizreni, bashkë me të vëllanë Isën, në Toronto të Kanadasë e formon organizatën e emigrantëve të vetëquajtur "Komiteti Nacional Kosova e Lirë". Programi i kësaj organizate dallohet nga programet e organizatave të tjera armiqësore shqiptare. Me programin e kësaj kundërshtohet krijimi i "Shqipërisë së Madhe" dhe ai angazhohet për krijimin e shtetit të pavarur "Kosova Etnike", që si kryeqytet do ta kishte Shkupin. "Komiteti Nacional Kosova e Lirë" ka këshillin prej pesë anëtarësh, jep gazetën "Kosova" dhe ka statutin, sipas të cilit në shtetin e ardhshëm "Kosova Etnike" hyjnë edhe pjesët e Malit të Zi: Tivari, Ulqini, Titogradi, pastaj disa qytete të Serbisë, si: Senica, Novi Pazari, Vranja e Rashka, dhe qytetet e Maqedonisë: Titov-Velesi, Ohri, Shkupi e Prespa etj. Statuti i kësaj organizate parasheh, gjithashtu, që pas "çlirimit" dhe pasi të arrihet "shkallë e lartë e zhvillimit ekonomik e politik" mund të fillohet me bashkimin e të gjithë vendeve ilire". Sipas kushteve që do t’i paraqesë "Komiteti Nacional", "Shtetet e Bashkuara Ilire" do të jenë më të drejta të barabarta të kosovarëve, të banorëve të Shqipërisë e të Çamërisë. Me status u caktua edhe flamuri dhe forma e tij, i cili dallohej nga të gjithë flamujt e deritanishëm shqiptarë. Ai do të ishte në formë të kartë postales me tri ngjyra, me fotografi të Mithat Vranicës në vend të shqiponjës, me tri fusha të kuqe, dy të zeza dhe me plisin në mes si simbol.
    Ja, edhe këso ëndrrash e iluzionesh të çuditshme kanë pjesëtarët e mërgatës armiqësore shqiptare: të bëhen edhe bajrakë mbi bajrakë..."

  18. #958
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Policia dokumenton praninë e MPB-së serbe në Mitrovicë

    Premte, 11 Qrshor 2010 13:38 Ekonomisti

    Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) i ka “shpëtuar” nga duart një njësie operative speciale të Policisë së Kosovës, njofton sot “Koha Ditore”.

    Dragisha Antiq është hasur të mërkurën rreth orës 21:00 në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, por kur është thirrur të ndalej ka kapërcyer një mur rrethues të një shtëpie private, duke arritur t’ia mbathte nga aty. Mirëpo policit të Serbisë, Dragisha Antiq, i kanë rënë dokumentet, bashkë me to edhe karta identifikuese, distinktivi personal i Policisë së Serbisë dhe një kartë anëtarësie në Partinë Radikale Serbe të kriminelit të luftës, Vojislav Sheshel. “Koha Ditore” ka arritur t’i sigurojë faksimilet e dokumentet e identifikimit të këtij polici, të gjetura nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes. Ato dëshmojnë kohën prej kur ka hyrë ai në Policinë e Serbisë.

  19. #959
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Si eshte e mundur ??? !!!

    Qe disa vite punoj ne nje kompani ne Göteborg dhe nje kolege Suedez e hapi muhabetin per ne shqipet.

    Aq me erdhi keq kur thane se ne shqipet nuk jemi aspak patriot.
    Kur une pyeta, pse? Njeri prej tyre u pergjegj se paska lexuar nje artikull ne internet
    Se shqiptaret ne suedi I sherbejne ende armiqeve te tyre me te medhenje.
    Tha se shqiptaret ne Suedi punojne dhe kane punuar per Serbet qe e kane Investuar dhunen serbe ne Kosove para dhe gjate luftes se fundit.
    U mundova t’iu demantoi ato mendime qe kishin dhe thash se keto jan trillime.
    Atehere njeri prej tyre me dha nje link ne internet ku me te vertete ishte lista e disa
    Individeve te burgosur vitin e kaluar ne Suedi per mashtrime ne bixhoz.
    Ne mes te burgosurve ishte njefare Nijazi Lapashtica nga Prishtina dhe aty permendej edhe I biri I vet qe kishin punuar per njefare Rade Kotur(I njohur per krime shume te medhaja ne Suedi e gjithashtu si investiture I majme I forcave speciale serbe si ne Bosne ashtu edhe ne Kosove).
    Ja edhe linkun ku e kam
    http://inkorektnapolitika.wordpress.com/2009/11/14/3/
    dhe http://politisktinkorrekt.files.word...b-11342-07.pdf


    Me ne funde iu pergjigja se mos t’ju brengose kjo sepse kriminel ka pase dhe dot kete gjithmone ne cdo popull.

    A thua more vellezer a do te mbushemi mend ndojhere?

  20. #960
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Garda “Car Llazarit” dhunshëm hynë në territorin e Kosovës

    Enjte, 24 Qrshor 2010 19:23
    Ekonomisti

    Një grup prej 30 serbësh kanë injoruar pikën kufitare të Kosovës në Jarinje, duke u futur me dhunë në territorin e Kosovës.


    Burime të gazetës Koha Ditore, me kusht të anonimitetit kanë theksuar se grupi i serbëve rreth orës 15:00 ka hyrë në kufirin e Kosovës në Jarinje të Leposaviqit me dhunë, duke mos u ndalur në paralajmërimin e policisë. Serbet kanë kërcënuar policët e Kosovës në pikën kufitare, duke vazhduar rrugën këmbë në drejtim të Leposaviqit dhe Mitrovicës. Sipas burimit, këtë grup e përbëjnë persona nga e ashtuquajtura “Garda Car Llazarit” dhe të grupit fashist “Obraz”, e që dyshohet se janë të armatosur. Policia kufitare e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga njësitë speciale të Kosovës dhe ato të EULEX-it. Më tej, burimi ka shtuar se EULEX-i ka dhënë dritën e gjelbër që individët e grupit të serbëve që respektuan kufirin e Kosovës të arrestohen. Ndërsa, nga Prishtina për në Jarinje rreth orës 16:00 janë nisur edhe njësitë speciale të EULEX-it. Po këto burime kanë njoftuar se më herët gjatë ditës së enjte, në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Jarinje është futur edhe një grup tjetër serbësh, të cilët e kanë treguar dokumentacionin.

Faqja 48 prej 49 FillimFillim ... 3846474849 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •