Close
Faqja 46 prej 49 FillimFillim ... 364445464748 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 901 deri 920 prej 979
  1. #901
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    · Të punësuarit në sistemin paralel në Kosovë marrin:

    - Mjeku specialist 1083 euro (pa shtesa tjera)

    - Mjeku i praksës së përgjithshme 938 euro (pa shtesa)

    - Infermierja 562 euro (pa shtesa)

    - Profesor universiteti 1149 euro (pa shtesa)

    - Arsimtar 774 euro (pa shtesa)

    - Mësues 615 euro (pa shtesa)



    · Sipas unionit të sindikatave të arsimit në Kosovë në sistemin paralel janë të punësuar:



    - shkolla fillore 973 punëtorë

    - shkolla të mesme 329 punëtorë

    - objekte të standardit mësimor 43 (mendohet në shkolla speciale apo të natës) konvikte 15



    · Në dhjetë fakultete të universitetit të Mitrovicës së veriut ( të ashtuquajturin Universiteti i Prishtinës) punojnë rreth 1.000 punëtorë prej tyre:



    - ofesorë e bashkëpunëtorë 764

    - punëtorë administrativë 326



    · Sipas web faqes së “Ministrisë së Serbisë për Kosovën” në Kosovë janë të punësuar:



    - sistemin arsimor 5600 punëtorë

    - në sistemin shëndetsore 4300 punëtorë

    - vetëqeverisje lokale 2900 punëtorë

  2. #902
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mediet në Kosovë në duart të

    zyrtarëve të strukturave paralele


    R049 Radio KLOKOT

    Kllokot 101.6

    Pronar: Nikola Stoliq (Nënkryetar i Komunës së Vitisë)

    Klokot 0280/85 016 064/4445690

    sipkaman@yahoo.com



    R051 Radio KOMPAS Pasjan

    100.4

    Pronar: Dragan Nikoliq (Udhëheqës i Qarkut të Anamoravës)

    Pasjan

    038/27 335 & 064/451 43 11 & 063/726 8819 & 063/8300 808 & 064/4514311

  3. #903
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ne Kosove veprojne disa dhjetra sherbime, qofte civile qofte ushtarake te vendeve te huaja. Puna e tyre eshte mbledhja e informacionit me te cilin ato e furnizojne qeverine e vet, apo komanden e ushtrise se tyre. Pjesa me e madhe e informacionit mblidhet me rruge legale dhe eshte e lejueshme, nje pjese aktiviteteve jane te tolerueshme edhe pse jo te deshirueshme, ndersa vetem nje pjese eshte e denueshme me ligj dhe si e tille e papranueshme.
    Eshte e papranueshme te shfrytezohen mjete dhe metoda joligjore per mbledhjen e informacionit te vlersuar si sekret shtetror apo afarist dhe zbuluesit e ketij informacioni duhet te ndiqen dhe denohen me ligj.
    Ne nuk kemi sherbim informativ kombetar dhe kjo eshte nje mungese e madhe per vendin tone. Grupet e ndryshme parainformative ne te vertete nuk e kryejn punen e nje sherbimi te inteligjencies nacionale, por fatkeqesishte jane struktura qe mebeshtesin me informacion partite politike dhe tolerohen si te tilla pasiqe nderkohe kryejne edhe sherbime per sistemet informative te vendeve te fuqishme euro-perendimore.
    Qka mund te bejme ne ne kete forum lidhur me kete, ne vend te akuzimit te grupeve te ndryshme dhe ne vend te spekullimit me informacione gjysmake?
    Mund te perkthejme materiale per kulturen e sigurise si per qytetaret ashtu edhe per organizatat.
    Mund tw plasojme ndonje dokument i cili mund te kete rendesi te pergjithshme kombetare dhe i cili dikujt fare rastesisht mund ti bjere ne dore.
    Mund te perhapim frymen e besimit ne njeri tjetrin dhe besimit ne sherbimet inteligjente te vendeve mike.
    Mund te popullarizojme idene e formimit sa me te shpejte te strukturave legale te sigurise vendore.
    Mund te denoncojme veprimet jolegale te sherbimeve te huaja te ndryshme tek strukturat legale te sigurise sepse aktivitetet subversive te qfardo sherbimi dhe qfardo forme e detektuar e lufterave jokonvencionale do te duhej te jene objekt i ndjekjes nga strukturat e sigurise nderkombetare te instaluara ne Kosove.
    Ndjekja e veprimtarise se sherbimeve me metoda te palejueshme e bene veprimtarine e dikujt, perkunder ndoshta qellimeve te mira, te denueshme. Demet e ndjekjes diletante dhe amatore me sherbimet sekrete , qofte edhe me ato serbe , mund te jene shume me te medha se dobia. Renja ne gracken e dezinformacionit te sherbimeve jomiqesore, ne te vertete i bene ekipet amatore te bejne pune per kundershtaret e vet.
    SHERBIMET SERBE, JANE TE MONITORUARA ME KUJDESE NGA INTELIGJENCIA VERIATLANTIKE , DHE KJO VLEN EDHE PER AKTIVITETET E TYRE NE KOSOVE. Kjo veprimtari duhet te dokumentohet me nje pune profesionale te lodhshme dhe te rrezikshme, dhe ne fatkeqesisht nuk kemi kompetenca, mjete dhe profesionalizem per tu bere balle ne keto rrethana. Deri me thyerjen vendimtare te fashizmit serb, i cili po nderron lekure por jo edhe permbajtje, ndihma dhe udheheqja e aleatve tane ne kete lufte sherbimesh eshte e domosdoshme dhe vetem ashtu mund te fitohet . Prapa sherbimit serb dhe bashk me te qendrojne edhe sherbime dhe shpesh edhe struktura parashtetrore te vendeve shume me te fuqishme , te cilat kane interesa te fuqishme ne keto hapsira dhe bejne lufte speciale ne Ballkan.
    Padyshim veprimtaria sekrete e sherbimeve serbe , eshte ne funksion te klases politike nacionaliste serbe deh interesave te elites se re ekonomike te pasuruar nga lufta dhe plaqkitjet e ish jugosllavise. Keto sherbime , ende te pareformuara, ishin pararoje e krimit ne ish jugosllavi dhe vazhdojne te mbeten gjenerator te vazhdueshme te krizave ne regjion . Eshte ndoshta leshim i madh nga ana e faktorit nderkombetar ne Kosove , qe bashk me SHPK-ne nuk filloi edhe ndertimin e nje strukture inteligjente kosovare, e cila me nje buxhet te mire dhe me nje trajnim te duhur do te ishte aftesuar te perballoj krizat qe i shkaktojne sherbimet e jashtme qe nuk jane te interesuar per paqen, dhe progresin ne Kosove. Sherbimet serbe, fatkeqesisht ende mbeten jo qellimmira dhe ka arsye te besojme se udheheqin forma te caktuara te luftes speciale ne Kosove.
    Ne nderkohe, derisa sherbimet vendore te formohen dhe legjitimohen me vendime te institucioneve dhe me ligje te nxjerra nga parlamenti i kosoves, e vetmja menyre e dobishme mbetet denoncimi i aktiviteteve subverzive te sherbimeve jomiqesore , tek strukturat e sigurise nderkombetare ne Kosove.
    Ju rekomandoj ( ekspertve te sigurise) te lexoni dokumentin "Strategjia e sigurise nacionale te SMZ" dhe do te shihni shume qarte prioritetet e SMZ ne kete drejtim, dhe do te kuptoni se aktivitetet sherbimeve serbe ne Kosove jane te definuara ,te urdheruara ,kordinuara dhe egzekutuara me vendimet strategjike te organeve me te larta te SMZ dhe se ne atyre duhet qasur me kujdes,seriozitet dhe me vetedije te larte qyteatre, dhe shteterore per te evituar demet per levijen tone shtetformuese, tashme te institucionalizuar .
    Padyshim se ne fund, ne si popull dhe si Kosove do te dalim te fituar, nese arrijme qe qeshtjes tone ti bejme sherbime te mira dhe ta ruajme vendin dhe popullin jo vetem nga veprimet e sherbimeve jomiradashese fqinje, por edhe nga vetja jone nga sherbimet e keqija qe ne ia bejme vendit me e qellimin me te mire.

  4. #904
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Pse dhe kush po e akuzon Azem Sylën!

    Fantomi i instruktuar nga regjimi serb, Nazim Bllaca, në akuzat e tij publike, të instruktuara paraprakisht nga qarku mafioz, Geci-Salihaj, fillimisht iu turr Azem Sylës duke e paraqitur si shef të SHIK-ut dhe figurë që po qëndruaka prapa krimeve në Kosovë.(!)

    Kjo bombë e kurdisur në Beograd dhe e përgatitur për t’ u zbrazur mediatikisht në qendër të Prishtinës, fillimisht ra si vetëtimë për së kthjellti, por pak më vonë u pa se ishte sikur flaka e kashtës që merr zjarr shpejt, por shuhet përnjëherë.

    Nazim Bllaca, pas përgatitjes së skenarit me Adem Salihun e Gani Gecin, doli publikisht më 27 nëntor dhe akuzoi në radhë të parë Azem Sylën, të burgosurin politik të viteve 80, ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore të PDK-së. Bllaca, me një paraqitje psikopati, me telefon në njërën dorë dhe me përgjigje konfuze e të bezdishme para gazetarëve, shpalosi listën e gjatë të krimeve, që thotë se ka kryer me disa të tjerë, duke apostrofuar Azem Sylën si kreun e të gjithave.

    Skenari ishte përgatitur në mënyrë të neveritshme, meqë Bllaca me prepotencën e tij prej krimineli, si duket i instruktuar edhe nga dy krerët e lartë të LDD-së, ishte dresuar me qëllim, që me fjalën e parë ta trondiste opinionin dhe pastaj të tjerat të shkonin vetë, edhe po të mos çonin peshë.

    Ky është vetëm preludi i një skenari më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës, që ka përgatitur një segment policor dhe politik i EULEX-it, me qëllim të diskreditimit të UÇK-së, pasi shumica e përpjekjeve të deritanishme të UNMIK-ut dhe të EULEX-it kanë shkuar huq, edhe pse mijëra ish luftëtarë-fitimtarë janë dënuar dhe kanë vuajtur burgun padrejtësisht, vetëm sepse kanë qenë luftëtarë të lirisë së Kosovës. Por, kur një njeri si Nazim Bllaca del publikisht kundër kreut të luftës së UÇK-së, edhe pse pranon veprat e krimit, ai nuk burgoset nga EULEX-i, por lihet në shtëpi dhe ruhet me kordone të policisë.

    Përpjekjet e pareshtura të disa qarqeve evropiane në EULEX, në drejtim të diskreditimit të UÇK-së, kanë për qëllim ta “përmirësojnë” imazhin e keq dhe “ndërgjegjen e tronditur” të Evropës së krishterë me rastin e bombardimit të Serbisë, ndërmarrje kjo që ishte përgatitur dhe realizuar nga Amerika dhe Anglia, në NATO, duke i tërhequr në valle, me hir apo pahir edhe shtetet aleate të Evropës.

    Tani kur këto qarqe po bëjnë përpjekje të ndreqin, aq sa mund të ndreqet kjo miqësi e tyre shekullore me Serbinë, ata kanë filluar ta rrisin shkallën e përpjekjeve për ta degraduar luftën e UÇK-së, në mënyrë që në kohën kur po zhvillohet debati për dhe kundër pavarësisë së Kosovës, në GJND, t’i tregojnë opinionit se Komandanti i UÇK-së qenka kapoja i krimit në Kosovë.

    Dhe për këto konstatime, pretendohet të merret e bazuar deklarata e një njeriu, që pranon se ka bërë, dhe ka marrë pjesë në shumë krime, kërcënime e shantazhe në tërë periudhën e pas luftës në vendin tonë.

    Dhe, kjo nuk është pak për propagandën e Serbisë. Ky inskenim është edhe një turp më tepër për Serbinë dhe përkrahësit e saj, kur po shihet mirëfilli se gjithçka ishte kurdisur për të shpërthyer, por nga kjo përpjekje e madhe, e përgatitur me vite të tëra nuk lindi asgjë më shumë se një monstrum i klonuar në laboratorët e shërbimit sekret serb, në bashkëveprim me bashkëmendimtarët e tyre në Kosovë. Një psikopat që para dite merr nëpër gojë tërë botën e pas dite edhe vetveten.

    Apostrofimi i Azem Sylës si njeri i lidhur me krimin, është krejtësisht i paqëndrueshëm, jo vetëm për faktin se ai pas luftës është tërhequr pothuajse nga të gjitha funksionet, por edhe nga shkaku se qysh gjatë kohës së luftës, me qëllim për ta ruajtur unitetin e krijuar në luftë dhe në arenën diplomatike, një pjesë e së cilës po e përkrahte Kosovën dhe luftën tonë të drejtë, ai u tërhoq nga posti i komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilin e mori Sylejman Selimi. Azem Syla, po të kishte ambicie për të qenë në krye, nuk do të lëshonte pe dhe nuk do të gjendej njeri që do ta largonte nga posti.

    Nga ana tjetër, ai nuk është pajtuar me shumë zhvillime, të cilat kanë ndodhur në Kosovë dhe të cilat e kanë dëmtuar rëndë statusin dhe ardhmërinë e vendit tonë. Azem Syla është paraqitur kohë pas kohe në opinion duke i shfaqur haptas mospajtimet e tij, sidomos lidhur me bisedimet e kota të kreut politik të Prishtinës me Beogradin, pastaj lidhur me ndarjen e Mitrovicës, zvarritjen e procesit të shpalljes së pavarësisë. Ai ka reaguar sa e sa herë me rastin e burgosjeve e maltretimeve të ish luftëtarëve të lirisë, ka kërkuar nga institucionet të trajtojnë meritorisht familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët e të tjera.

    Këto dhe shumë angazhime të Azem Sylës, kurdoherë kanë qenë legale.

    Po kështu dihet mirëfilli se Azem Syla nuk ka qenë madje as edhe anëtar i SHIK-ut, për të cilin nuk ka dëshmi të faktuara se ka kryer ndonjë veprim të kundërligjshëm. Po kështu dihet botërisht se krahas SHIK-ut ka funksionuar edhe i ashtuquajturi “Shërbimi i Atdheut”. Nëse SHIK-u paska qenë i PDK-së atëherë askush nuk e mohon dot se “Sigurimi i Atdheut” ishte, mbase edhe është i LDK-së.



    Çfarë faji mund t’i vishet Azem Sylës, nëse një ilaka i tij mund të ketë qenë në ndonjë lidhje interesi, me ndonjë grup, apo me ndonjë person të caktuar, lidhur me ndonjë pronë apo përfitim, në kohën kur në Kosovë ka qindra e ndoshta edhe mijëra grupe të tilla? Për “faje” të tilla nuk mund të përgjigjet as prindi për djalin, as vëllai për vëllanë, se jo më miku për mikun.

    Pretendimet për ta etiketuar Azem Sylën janë pretendime me prapavijë të rrezikshme politike dhe me tendencë të hapur për ta kriminalizuar kreun e luftës së UÇK-së, por edhe trashëgiminë dhe vlerat e saj.

    Nënshkrimi i Protokollit të EULEX-it me Qeverinë e Beogradit, nënshkrim të cilin e ka kundërshtuar kreu politik dhe institucional i Kosovës, parasheh jo vetëm bashkëpunimin e ngushtë në sferën e policisë, por edhe të drejtësisë dhe hapjen e të gjitha dosjeve të Ministrisë serbe të Drejtësisë të kohës së regjimit të Milosheviqit, ku janë përfshirë emrat e rreth 157 luftëtarëve dhe eprorë të UÇK-së, të cilët nga Beogradi zyrtar paditën se kanë bërë luftë kundër shtetit serb.

    Tani sapo ka filluar të vihet në jetë skenari i tillë, i cili nëse merr formën e fushatës, me siguri se edhe kundërpërgjigja e shqiptarëve liridashës të Kosovës do të jetë meritore dhe shumë e vendosur, sepse ne nuk kemi ku të shkojmë nga vendi ynë, ndërsa ata që kanë ardhur për të vendosur rend e ligj, duhet të japin shembull si vendoset rendi apo ligji, në të kundërtën mund të ulin shalët dhe të nisin rrugën e prapakthimit, të shkojnë në shtëpitë e tyre, meqë edhe ashtu kanë ardhur të pa ftuar.

    Qarqet antishqiptare në EULEX, duhet ka kenë shumë të qartë se po u prek ky veteranisimus i luftës dhe i angazhimeve shumëvjeçare çlirimtare, reagimet nga radhët e ish luftëtarëve të lirisë, nuk do të jenë spontane, por ato fare lehtë mund të rezultojnë me revoltë zingjirore dhe me pasoja të paparashikueshme, jo vetëm në Drenicë, por në tërë Kosovës e më gjerë.

    Nuk do të dëshironim që EULEX-i ta përfundojë misionin e vet në Kosovë ashtu sikur e ka përfunduar Serbia, në qershor të vitit 1999.

    Por, nëse EULEX-i dhe qarqet antishqiptare këmbëngulin me çdo kusht të na kthejë nën sovranitetin e Serbisë, të na përbuzin moralin dhe vlerat e luftës, atëherë rrjedha dialektike e zhvillimeve do të rezultojë me krijimin e një shteti unik shqiptar në Ballkan, ashtu sikur tekefundit edhe e meriton ky popull i ndarë padrejtësisht në pesë shtete dhe i nëpërkëmbur në radhë të parë nga segmente të fuqishme të politikës globaliste evropiane.

  5. #905
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Statusi i Kosovës dhe operacioni "Lanac"

    Parashikimet për një nëntor të katërt, të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, si ai kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë apo Ismail Qemali në Vlorë, u rrëzuan me shtyrjen pas zgjedhjeve në Serbi të afatit të përcaktimit të statusit final të Kosovës. Kjo ka shtuar jo vetëm hutimin, por dhe padurimin ndër shqiptarët, si dhe një gjendje frike për sigurinë në terren. Por "Kosova nuk mund të presë", shkruante ditë më parë në një koment redaksional gazeta londineze "Financial Times". Sipas saj, shtyrja vetëm do të pengojë shqiptarët që të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e vet, do të pengonte zhvillimin, ç‘është edhe më keq, mund të provokojë shqiptarët e Kosovës që të përdorin dhunën.

    Jo vetëm për sigurinë në terren, por dhe për një zgjidhje sa më të shpejtë të statusit vazhdon të këmbëngulë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Me datën 14 nëntor, ashtu si dhe BE-ja, ata kërkuan që statusi i ardhshëm i Kosovës të mos vonohet më shumë se muaji janar i vitit të ardhshëm, pra të vendoset menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Këmbëngulja për një zgjidhje që të forcojë më tej qëndrueshmërinë rajonale, të përshpejtojë përparimin e Kosovës dhe të Serbisë drejt integrimit euroatlantik dhe të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës, ka qenë kërkesë permanente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe për Tiranën zyrtare është e papranueshme zvarritja e statusit. Për Kryeministrin Berisha "zvarritja e mëtejshme e statusit përfundimtar të Kosovës ndërlikon në një stad tepër delikat situatën, stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. Kosova e pavarur, e lirë dhe demokratike është kushti për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë".

    Në fakt, opinioni në Kosovë dhe në hapësirat mbarëshqiptare, gabimisht, u ushqye me idenë se Këshilli i Sigurimit të OKB, të paktën para fundit të vitit, do t‘u dhuronte kosovarëve pavarësinë e shumëpritur. Dhe, natyrshëm, shtyrja për në fillimvitin tjetër të afatit të përcaktimit të statusit final, do të shkaktonte jo vetëm pakënaqësi, por dhe hije dyshimi në opinionin shqiptar e, sidomos, në atë kosovar. Gjithsesi, kjo situatë duhet monitoruar me kujdes për të mos pasur probleme me sigurinë. Kjo, duke shtuar dhe transparencën me publikun për ecurinë në vazhdimësi të çështjes. Opinioni duhet sqaruar se Këshilli i Sigurimit nuk ka kompetencë t‘i japë pavarësinë një vendi. Në rastin e Kosovës, Këshilli i Sigurimit mund të marrë vetëm një vendim, shfuqizimin e Rezolutës 1244 të vitit 1999. Me këtë duhet shpjeguar dhe "harresa" e fjalës- pavarësi- në raportin që Ahtisari ka përgatitur për Grupin e Kontaktit. Ai duket synon të sigurojë konsensusin e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, apo të paktën abstenimin e Rusisë dhe të Kinës, pikërisht për të shfuqizuar Rezolutën 1244.

    Pas kësaj do të jetë populli i Kosovës që, nëpërmjet referendumit apo Parlamentit të tij, do të shpallë pavarësinë. Kjo pavarësi do të jetë e mbikëqyrur hap pas hapi dhe e shoqëruar me hapat drejt integrimit euroatlantik të saj. Rruga që do të ndiqet do të jetë afërsisht si ajo e Malit të Zi. Shteti i Kosovës do të njihet në rrugë bilaterale nga shtetet e veçanta. Më pas, ajo do të aplikojë për një vend në OKB. Dhe për këtë i duhet të fitojë dy të tretat e votave të vendeve anëtare.

    Këtë proces të natyrshëm Serbia po përpiqet ta sabotojë me çdo kusht. Krahas ofensivës diplomatike, ajo po përpiqet që mundësinë që i dha faktori ndërkombëtar për të kaluar krizën e brendshme dhe fushatën zgjedhore, ta përdorë për të ndryshuar në favor të saj situatën në terren. Dhe provokimet nuk kanë të sosur. Kështu, në mbrëmjen e datës 7 nëntor, pas një ndeshjeje futbolli në pjesën veriore të Mitrovicës, rreth 300-400 "tifozë" të moshave të reja, kaluan në mënyrë demonstrative dhe sfiduese urën mbi lumin Ibër, duke u futur dhjetëra metra në anën jugore (shqiptare) të Mitrovicës. KFOR-i dhe UNMIK-u nuk reaguan. Vetëm ndërhyrja energjike e forcave të Shërbimit Policor të Kosovës bëri që serbët të ktheheshin nga kishin ardhur. Incidenti nuk u publikua në media dhe opinioni nuk e komentoi fare atë. Ky incident është një provë force nëse do të shihet i lidhur me informacione të tjera, sidomos me planin serb "Lanac", të publikuar me 9,10 dhe 11 nëntor në të përditshmen kosovare "Infopress". Me këtë veprim, "tifozët" serbë testuan jo vetëm gatishmërinë e forcave ndërkombëtare të stacionuara në Mitrovicë, por dhe reagimet e medias e të opinionit.

    Ndonëse në dukje i parealizueshëm, shumë detaje të planit "Lanac" konfirmohet nga zhvillimet në terren. Plani synon ndarjen e Kosovës, duke improvizuar një konfliktit civil shqiptaro-serb, i cili do të provokojë një kryengritje të serbëve të Kosovës për gjoja vetëmbrojtje nacionale nga sulmet e shqiptarëve. Qëllimi i operacionit nuk është lufta afatgjatë, por kryerja e veprimeve të shpejta ushtarake për krijimin e një realiteti të ri në terren, të imponueshëm në favor të serbëve. Duke shfrytëzuar befasinë ndaj shqiptarëve, faktin që ata i kanë fshehur apo dorëzuar armët nga presioni i ndërkombëtarëve, si dhe duke përfituar nga mosreagimi i planifikuar i forcave ushtarake ndërkombëtare, njësitë profesioniste serbe parashikojnë të futen në thellësi për të fortifikuar pozicionet e tyre pranë enklavave, duke krijuar një zinxhir territoresh të lidhura njëri me tjetrin dhe të kontrolluara prej tyre si pjesa veriore e Mitrovicës. Pas krijimit të realitetit të ri në terren do të tentohet me çdo kusht për gjetjen e rrugëzgjidhjes nëpërmjet dialogut. Serbia zyrtare në këtë rast, pasi të ketë vënë nën kontroll pothuajse gjysmën e Kosovës, do të përpiqet të luajë rolin e dialoguesit të mirë, të domosdoshëm për ndërkombëtarët në rrethanat e reja të krijuara.

    Sipas planit serb, koha më e përshtatshme për kryerjen e operacionit mendohet të shfrytëzohet vakumi institucional gjatë zgjedhjeve të parakohshme dhe fushatës elektorale në Serbi. Kjo përkon dhe me fushatën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Gjithashtu, do të shfrytëzohet momenti i favorshëm kur dhe axhenda e politikës ndërkombëtare të jetë e bardhë. Mendohet midis datave 15-26 dhjetor apo dhe festës tradicionale të Krishtlindjeve, kur çdo reagim ushtarak apo politik do të jetë i vonuar për shkak të festave. Ka zëra që thonë se zgjedhjet e parakohshme në Serbi janë planifikuar taktikisht për të krijuar një vakum të tillë institucional. Nën ethet e zgjedhjeve, akuzave dhe kundërakuzave mes partive politike në Serbi për humbjen e Kosovës, paraqitja e një reaksioni të tillë të dhunshëm në Kosovë do të merrej në dukje rezultat i anarkisë së zgjedhjeve të krijuara në Serbi, me ndikim të drejtpërdrejtë në Kosovë. Besohet se gjatë operacionit, për të shkaktuar konfuzion në Kosovë, do të organizohen ekzekutimet me anë të atentateve të disa veprimtarëve politikë të Kosovës. Strategu kryesor dhe përfituesi politik nga operacioni është Kryeministri serb, Koshtunica, dhe të kërkuarit e Hagës, Mlladiç e Karaxhiç. Në rrethanat e reja të pritshme, Haga do të ishte shumë larg për ta.

    Dekonspirimi dhe mediatizimi i operacionit "Lanac" tregon se në Serbi ka shumë mendje diabolike si ajo e Millosheviçit dhe mbështetësve të tij, të cilët planifikuan dhe realizuan dhe të paparashikueshmen deri atëherë, eksodin biblik të qindra, mijëra shqiptarëve. Por "Lanac" nuk është shpresa e vetme për serbët. Sipas raporteve në terren të ekspertëve të Qendrës Shqiptare të Studimeve për Sigurinë Kombëtare, po kryhet trajnimi i grupeve ekstremiste vahabitë në afërsi të enklavës serbe të Graçanicës. Kontaktet e këtyre ekstremistëve me elementë të shërbimeve sekrete serbe, të bën të dyshosh për skenarë të tjerë të mundshëm destabilizues, për të provokuar gjoja një konflikt mbi baza fetare në Kosovë. Në fakt, lidhjet midis serbëve ortodoksë dhe islamit politik janë ngritur dhe në nivel marrëveshjesh shtetërore. Kështu, sipas revistës "Nacional" të Zagrebit, Serbia dhe Irani kanë nënshkruar marrëveshjen, sipas të cilës, forcat serbe do të hyjnë në Kosovë, në rast se SHBA sulmon Iranin. Sipas marrëveshjes për sigurinë dhe bashkëpunimin mes Teheranit dhe Beogradit, nënshkruar me 22 janar të këtij viti, Serbia mund ta sulmojë Kosovën, e sigurt se SHBA nuk mund të reagojë ndaj kësaj nëse është e zënë me konfliktin në Iran. Këto skenarë dhe të tjerë duhet të shërbejnë si një paralajmërim jo vetëm për ndërkombëtarët, por dhe për të gjithë klasën politike e forcat shqiptare të sigurisë në Kosovë.

    Gjithsesi, vetëm zgjidhja e shpejtë e statusit të Kosovës dhe pavarësia e saj, do të kthejnë paqen në Ballkan, do të rrisin parametrat e sigurisë në rajon dhe do të hapin rrugën drejt prosperitetit e integrimit euroatlantik të rajonit. "Shumë shpesh në vitet ‘90, Brukseli është krehur, ndërsa Ballkani digjej. Ne nuk duhet të rrezikojmë që kjo të ndodhë përsëri", shkruante më 2 prill në editorialin e gazetës "Financial Times" Olli Rehn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerimin. Dhe për të mos rrezikuar përsëri, Kosova duhet të bëhet sa më shpejt e pavarur. Përndryshe, "fuqia e barotit" mund të shpërthejë dhe... Evropës plakë nuk do t‘i mbeten as flokë e as qime për të krehur. Ndoshta këtë dëshirojnë dhe Rusia e Kina, të cilat po mbajnë peng pavarësinë e Kosovës.

  6. #906
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Operacioni sekret serb „Operacija Lanac“

    Më 17 gusht të vitit 2006, në një ndërtesë të ushtrisë serbe është aprovuar
    plani për operacionin e fshehtë me emrin „Operacija Lanac“ (Operacioni
    zingjiri), që ka për qëllim rianeksimin e Kosovës ose pjesëve të saj, në
    rast të shpalljes së pavarësisë.
    Për realizimin e këtij operacioni është krijuar shtabi i veçantë operativ
    për Kosovën, i quajtur ”Komiteti i Mbrojtjes Nacionale të Kosmetit - KMNK”,
    i cili do të jetë nën urdhërat e plota të kryeministrit të Serbisë, Vojislav
    Kostunica. Komiteti përbëhet nga personat vijues:
    Slobodan SAMARDZIC, këshilltari i kryeministrit Kostunica, i cili
    njëjkohësisht do të jetë edhe përcjellës kryesor i zhvillimeve të
    operacionit për shefin e tij;
    Svetko KOVAC, kreu i VBA (ish Kontra Obavestajna Sluzba - KOS), strukturë e
    cila ka mbetur ende më e pacenuara në Serbi, e që dyshohet se e mbanë të
    fshehur gjeneralin serb të Bosnjës, Ratko Mlaldic;
    Zoran ANDJELKOVIC, nga Partia Socialiste Serbe (SPS), njohës i mirë i
    rrethanave të Kosovës dhe njeri më influencë i ish-sistemit të sigurisë së
    Slobodan Miloshevicit;
    Aleksander VUCIC, nga Partia Radikale Serbe (SRS);
    Nenad POPOVIC, nga “Qendra Kordinuese Serbe”;
    Patriarku ARTEMIJE, nga Kisha Orthodokse Serbe (SPC), si pjesë e influencës
    dhe e besimit me të madh të serbëve të Kosovës të mbetur ende ndaj faktorëve
    fetarë nga Serbia.
    Momir JEFTIC, i cili konsiderohet si një nga njerëzit më me influencë nga
    BIA (ish-UDB), që njëherësh edhe është krah i kryeministrit Kostunica dhe
    kandidat kryesor për të udhëhqur BIA-në në Serbi pas zgjedhjeve të janarit
    2007.
    Aca TOMIC, ish-shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak (KOS), njëherësh njëri
    nga më të besuarit e Kostunicës, të cilit, do t’i jepet përgjegjësia e
    realizimit të operacioneve të drejtëpërdrejta në Kosovë.
    Operacion sekret “Lanac” do të vinte, sipas planit serb, nëpërmes Korpusit
    52 të Prishtinës si dhe Armatës së Tretë Serbe të Postës Ushtarake 1912 nga
    Nishi, si reagim ndaj provokimeve të shqiptarëve.
    E tërë kjo mendohet të realizohet për të penguar me dhunë pavarësimin e
    Kosovës. Sipas një skenari, pas shpalljes së pavarësisë njësi të vecanta të
    policisë, xhandarmerisë dhe ushtrisë serbe të stacionuara tashmë fshehurazi
    në pjesën veriore të Kosovës do të provokojnë një konflikt të intensitetit
    të mesëm për të detyruar ushtrinë serbe të intervenojë ushtarakisht në
    pjesën veriore dhe ta anektojë këtë pjesë të territorit të Kosovës. Burime
    diplomatike të BE-së kanë vërtetuar se Brukseli është në dijeni, për faktin
    se forcat serbe të sigurisë para disa javësh kanë shpërndarë armë për
    popullatën serbe në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës.

  7. #907
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Plani Serb I Pushtimit TË KosovËs

    Rusia e Putinit ka këshilluar Serbinë që të “okupojë” një pjesë të Kosovës veriore me polici dhe ushtri, në rast se njihet pavarësia e Kosovës pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara . Zyrtarë të paemëruar të Serbisë i kanë deklaruar agjencisë së lajmeve Associated Press (AP), se Moska i ka sugjeruar Serbisë që të dislokojë rreth 200 policë dhe personel ushtarak në veri të Kosovës.

    Një diplomat i lartë perëndimor, në kushte anonimiteti ka thënë për Associated Press se trupat e NATO-s dhe të Bashkësisë Evropiane , të stacionuara në Kosovë, do të duhej të përgjigjen me forcë kundër këtij sulmi të papritur të Serbisë, shkruajnë mediat ndërkombëtare .

    Nga ana tjetër zyrat të UNMIK-ut në Prishtinë , KFOR-it dhe SHPK-së nuk kanë dashur të komentonin deklaratat e zyrtarëve serbë të pa emëruar për këshillën e Rusisë.

    Më 17 gusht të vitit 2006, në një ndërtesë të ushtrisë serbe është aprovuarplani për operacionin e fshehtë me emrin "Operacija Lanac" (Operacioni zingjiri), që ka për qëllim rianeksimin e Kosovës ose pjesëve të saj, nërast të shpalljes së pavarësisë.

    Për realizimin e këtij operacioni siç kemi shkruar në “Floart-Press”është krijuar shtabi i veçantë operativ për Kosovën, i quajtur "Komiteti i Mbrojtjes Nacionale të Kosmetit - KMNK",i cili do të jetë nën urdhërat e plota të kryeministrit të Serbisë, Vojislav Koshtunica.

    Komiteti përbëhet nga personat vijues:Slobodan SAMARDZIQ, këshilltari i kryeministrit Koshtunica, i cili njëjkohësisht do të jetë edhe përcjellës kryesor i zhvillimeve të operacionit për shefin e tij; Svetko KOVAQ, kreu i VBA (ish Kontra Obaveshtajna Sluzhba - KOS), strukturë e cila ka mbetur ende më e pacenuara në Serbi, e që dyshohet se e mbanë tëfshehur gjeneralin serb të Bosnjës, Ratko Mlaldiq; Zoran ANDJELKOVIQ, nga Partia Socialiste Serbe (SPS), njohës i mirë irrethanave të Kosovës dhe njeri më influencë i ish-sistemit të sigurisë së Slobodan Milosheviqit; Aleksander VUQIQ, nga Partia Radikale Serbe (SRS);Nenad POPOVIQ, nga "Qendra Kordinuese Serbe";Patriarku ARTEMIJE, nga Kisha Orthodokse Serbe (SPC), si pjesë e influencës dhe e besimit me të madh të serbëve të Kosovës të mbetur ende ndaj faktorëve fetarë nga Serbia.

    Momir JEFTIQ, i cili konsiderohet si një nga njerëzit më me influencë nga BIA (ish-UDB), që njëherësh edhe është krah i kryeministrit Koshtunica dhe kandidat kryesor për të udhëhqur BIA-në në Serbi pas zgjedhjeve të janarit 2007.

    Aca TOMIQ, ish-shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak (KOS), njëherësh njëri nga më të besuarit e Koshtunicës, të cilit, do t'i jepet përgjegjësia e realizimit të operacioneve të drejtëpërdrejta në Kosovë.

    Operacion sekret "Lanac" (Zingjiri)do të vinte, sipas planit serb, nëpërmes Korpusit 52 të Prishtinës si dhe Armatës së Tretë Serbe të Postës Ushtarake 1912 nga Nishi, si reagim ndaj provokimeve të shqiptarëve.

    E tërë kjo mendohet të realizohet për të penguar me dhunë pavarësimin e Kosovës. Sipas një skenari, pas shpalljes së pavarësisë njësi të vecanta të policisë, xhandarmerisë dhe ushtrisë serbe të stacionuara tashmë fshehurazi në pjesën veriore të Kosovës do të provokojnë një konflikt të intensitetittë mesëm për të detyruar ushtrinë serbe të intervenojë ushtarakisht në pjesën veriore dhe ta anektojë këtë pjesë të territorit të Kosovës.

    Burime diplomatike të BE-së kanë vërtetuar se Brukseli është në dijeni, për faktin se forcat serbe të sigurisë para disa javësh kanë shpërndarë armë përpopullatën serbe në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës.

    Dihet se grupet paramilitare serbe (SOVK) po planifikojne qe, me 26 , 27 dhe 28 prill 2007, te sulmojne zonat tona kufitare dhe enklavat serbe ne Kosove, si dhe per kete te fundit dhe goditjet e tyre edhe ndaj kishave dhe manastireve serbe ne Kosove, te na fajesojne ne shqiptaret.

    Sipas shërbimeve sekrete Serbia po përgaditë mbi 250 mijë trupa që t'i fusë në Kosovë, nga të gjitha anët: përmes Sanxhakut, Mitrovicës, Podujevës, Bujanocit, Presheves,Vitisë dhe Gjilanit.

    Për rreth kufirt me Kosovën, aktualisht janë mbi 10 mijë serbë, me gra dhe fëmijë, që paraqitën si refugjatë serbë që dëshirojnë të këthehen në Kosovë, por që në fakt janë paramilitarë serbë, pararoja e SOVK-ut,thuhët në një informacion sekret të shërbimit intelegjent shqiptar.

    Shqiptarëve i është e njohur se Rusia në takimin e datës 20 prill 2007 të Grupit të eksrtëve Të Kontaktit në Moskë, ka insistuar që të diskutohet për programin e detajuar të vizitës së misionit faktmbledhës të Këshillit të Sigurimit.

    Një diplomat rus i ka deklaruar agjencisë ruse, Itar-tas, se brenda Grupit të Kontaktit ekzistojnë mospajtime serioze, duke shtuar se është shumë me rëndësi që të përcaktohet programi i detajuar i vizitës që do t’ia mundësonte Këshillit të Sigurimit prezantimin e qartë të situatës në rajon.
    Dihet se Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka ritheksuar kundërshtimin e vendit të tij për planin e mbështetur nga SHBA-ja që i jep Kosovës pavarësinë, duke tërhequr vërejtjen se një zgjidhje e imponuar është “absolutisht e papranueshme”. “Ne jemi shumë të interesuar për stabilitetin në Ballkan dhe në Serbi.

    Çdo zgjidhje duhet të jetë e pranueshme si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina”, ka ripërsëritur ai, pas një bisede të paradisa ditshme me kryetarin serb, dr Boris Tadiq.

    Shefi i diplomacisë ruse ka nënvizuar se stabiliteti në rajon “mund të rrezikohet nga përpjekjet për njohjen e njëanshme të pavarësisë për Kosovën”, duke u përgjigjur kështu në thëniet e zyrtarëve amerikanë se SHBA-ja mund ta njohë Kosovën edhe pa një pajtim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

    Vizita e Lavrovit në Beograd erdhi para sesionit të rëndësishëm të Këshilli të Sigurimit, që pritet të mbahet muajin e ardhshëm, ku pritet të sillet ndonjë vendim për propozimin e Martti Ahtisaarit për pavarësi nën mbikëqyrjen e BE-së dhe SHBA-së.

    Ndërsa për kryeministrin kosovar gjeneral Agim Çekun sfida më e madhe e tij dhe e kosovarëve pas statusit do të jetë procesi për integrimin evropian.

    Ai edhe një herë ka konfirmuar se rruga drejtë pavarësisë së Kosovës nuk ka kthim prapa. Shefi i ekzekutivit kosovar, ka vlerësuar se Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane.

    Dhe për këtë institucionet e vendit nuk kanë kohë për të humbur,sepse gjithsesi Kosova do të jetë shtet sovran !!!

  8. #908
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    PLANET SERBE PËR NDARJEN E KOSOVËS LINDORE

    Ajo që më nxiti të reagoj ishte propaganda e pamoralshme serbe për projektin e mirënjohur të krijimit të rrugës lundruese internacionale Roterdam-Beograd-Selanik me pikën kyçë të referimit Kosovën Lindore, si vendi më nevralgjik i kësaj arterie shumë të rëndësishme për transportin ujor në Evropë.

    Serbia dhe shumë autorë të saj e shumë organizata nga po ky vend tash e disa vite merren me propagandimin dhe projektimet e shumë varianteve të kësaj rruge, me të vetmin qëllim të përfitimit të mbështetjes ndërkombëtare dhe financiare duke defaktorizuar një realitet që është në terren, atë të Kosovës Lindore apo të tokave shqiptare në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

    Ata këtë fakt si duket dëshirojnë ta trajtojnë ndryshe dhe me forma jo demokratike me çka thurin plane dhe projekte krejtësisht sipas varianteve serbe dhe greke, duke margjinalizuar dhe defaktorizuar, si dhe duke hequr nga terreni elementin autokton shqiptar në Kosovën Lindore.

    Çuditem se si nuk kanë aspak moral dhe me çfarë të drejte autorët serbë Miroslav Bashiq, Stefan Bashiq dhe Sevastian Bashiq shfaqin tendencën dhe këtë projekt gjigant, tentojnë ta lakojnë vetëm në interesa të verbuara nacionaliste pan-serbe dhe pan-greke, në dëm të interesave shqiptare, dhe harrojnë së është toka shqiptare e Kosovës Lindore që do të bëjë lidhjen dhe vendi ku planifikohet të bëhen punimet për hapjen e kanalit artificial lidhës mes Moravës dhe Vardarit.

    Presheva është qytet kryekëput shqiptar, Presheva shtrihet jo vetëm nga qyteti e rreth malësisë së Karadakut por edhe përtej autostradës e deri tek malet apo harku i Rujenit. Andaj edhe tokat nga ku duan ta realizojnë projektin në fjalë janë shqiptare, pronë e shqiptarëve dhe e stërgjyshërve të tyre. (Shikoni më lartë këtë projekt - Sh.B)

    Ashtu sikurse në Kosovën Veriore edhe në Kosovën Lindore, Beogradi politik nuk kënaqet vetëm me pushtimin ushtarako-policor të vendit por ai shkon deri në shkallën e „rikonfigurimit administrativo - juridik“ të hapësirës shqiptare në këto territore. Tendencat serbe për kolonizimin dhe më vone të uzurpimit të tokave shqiptare si justifikim për mbrojtjen e pakicave serbe s’do mend se kanë vetëm një qëllim - Ekzekutimin praktik të planeve për ndryshimin e vijave të brendshme organizative të pushtetit lokal apo më mirë të ndarjes së brendshme të autoritetit të pushtetit lokal.

    Zërat për një ndryshim dhe mundësia për krijimin e një komune të re të Stacionit të Trenit jashtë pushtetit të Komunës së Preshevës dhe krijimit të disa zonave të reja administrative përtej hekurudhës dhe autostradës, duke ndarë në dysh lidhjen e fshatrave shqiptare me Preshevën dhe malësinë e Karadakut shpjegon qartë planin e ri "urbanistik" serb për ndarjen e re të Kosovës Lindore. Edhe me keq kur i shtohet kësaj edhe baza e re ushtarako-policore Cepotin në mes Preshevës dhe Bujanocit s’do mend të kuptohen qëllimet serbe.

    Ata në një apo tjetër mënyrë po e përgatisin planin e fundit të tyre për shkëmbimin e Preshevës me Veriun e Kosovës dhe në këtë akt, qëllimi i tyre është të mundohen sa më tepër që të vendosin kufijtë e ri të Komunës së Preshevës, duke e shtyrë dhe rrudhur në maksimum këtë Komunë dhe për të lënë jashtë saj terrenet me strategjike që do të bëjnë pjesë në projektin final të hapjes së Kanalit.

    Ndarja me vija ushtarake me anën e bazës Cepotin që ndan Bujanocin dhe Preshevën dhe tendencat për vizatimin e vijave të reja administrative të Komunës së Preshevës shkojnë dhe janë në favorin e aleancës së pa shpallur Serbo-Greke për dominimin e rrugës ujore, tokësore dhe hekurudhore, duke krijuar kështu kapitalin e transportit në Gadishullin Ballkanik, që as për së afërmi nuk shkon në dobi të palës Shqiptare dhe aleateve të tyre.

    Siç edhe mundur të shihet nga plani dhe mapa e paraqitur në këtë projekt apo variant serb të projektit, qëllimi është që kjo rrugë të mos kalojë nëpër vendet "jo miqësore" për Serbinë dhe Greqinë. Ata e shohin këtë plan si një rrugë që do kaloj në Serbi-Maqedoni dhe Greqi me çka në një mënyrë apo tjetër krijohen dhe forcohen aleancat e reja. Apo boshti pan sllavo-grek Beograd-Athinë me Shkupin zyrtar Maqedoni në mes si një marionetë politike. Shqiptarët duhet të reagojnë dhe të zhvillojnë propagandën e tyre deri në nivelet me të larta të vendosjes.

    Projekti që Serbia ka filluar me të madhe ta propagandoj, nëpërmjet konferencave e deri tek propaganda mediale nëpërmjet webfaqeve www.danube-propeller.com si variant pan europian dhe nëpërmjet webfaqes sava-solunsrbkanal.com anashkalon krejtësishtë autenticitetin shqiptarë të Kosovës Lindore. Pas kërkimeve vullnetare mbi historikun e projektit dhe me ndihmen e miqëve nga Asociacioni i Kanaleve të Nju Xhersit kemi ardhur në përfundim se ky projekt nuk është projekt serb siç po përpiqen ta emërojnë Serbët, por është projket i propozuar shumë dekada ma parë nga ish Presidenti Amerikan Woodrow Wilson. Lidhur me këtë çështje dhe Historikun e projektit kemi botuar artikullin Presheva aty ku na njohu Woodrow Wilson. E kemi botuar edhe në Gazetat Ditore - Kosova Sot, Bota Sot, dhe dhjetra web faqe informative, Presheva.com, AlbaniaPress.com, Radiokosovaelir.com, gazetën e Tiranës Ballkan etj.

    Ju dërgojmë këtë shkrim, me besimin se secili nga ne ka sado pak një obligim minimal për të thënë të vërtetën për politikën serbe që po drejtohet kundër popullit shqiptarë në Kosovën Lindore, atyre po i rrezikohet ekzistenca në ato troje pasi gjenden të vetëm përball planifikimeve të bashkëdyzuara Serbe dhe Greke, të cilët po mundohen ta spastrojn etnikisht këtë rajon nga Shqiptarët që të krijojnë hapsira pa shqiptar përgjatë krejtë korridorit strategjik nga Lugina e Moravës drejt Luginës së Vardarit, dhe kështu të ruajn sipas tyre lidhjen e vetme toksore mes miqëve tradicional Serbi - Greqi.

  9. #909
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Milosheviçi dhe spiunët e serbisë në Kosovë

    Analistë të mediave dhe të situatave në përgjithësi kanë konstatuar se kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë janë veprime të vet Beogradit për ta destabilizuar Kosovën, e në këtë kontest kanë ndodhur një varg ngjarjesh e sulmesh. Lidhur me këto pohime kanë ndodhur një sërë vrasjesh, një sërë sulmesh terroriste, një sërë sulmesh ndaj serbëve e që identiteti i akterëve nuk është zbuluar ende. Ç?është më keq kanë ndodhur një varg paraburgimesh të njerëzve me autoritet të veçantë të cilët janë mbajtur në burg pa fakte e prova të mjaftueshme, të cilët më pastaj janë liruar në mungesë provash. Të gjitha arrestimet dhe burgosjet janë bërë në bazë të dyshimeve që i kanë pasë linjat e shërbimeve sekrete serbe, të cilët përmes avokatëve, prokurorëve e ngjashëm i kanë propozuar policisë, hetuesisë, gjyqit, etj., për t?i futur burgjeve.Këto forca edhe më

    tutje janë duke e paraqitur nacionalizmin si forcë dhe shteg fitimtar, kurse politikën e bashkëpunimit si dështim.Vlen të ceket se dy ditë para se të arrestohet Millosheviqi, ushtria serbe kishte shkuar për ta ruajtur shtëpinë e tij. Millosheviqin, një kohë të gjatë e ka mbrojtur pa e dorëzuar tek organet e Tribunalit të Hagës, komandanti i shtabit të përgjithshëm të UJ-së, Nebojsha Pavkoviq.Mirëpo, në këtë rast, që të mos shkaktohen thyerje dhe gjakderdhje të mëdha në Serbi ? ngase opozita dhe reformatorët ishin këmbëngulës për rrëzimin e Millosheviqit nga pushteti. Gruaja dhe vajza e Millosheviqit kanë konto të veçanta në Zvicër. Siç është bërë e ditur, e njëjta gjë vlenë edhe për ish kryeministrin jugosllav Mirko Marjonoviq i cili kishte nën mbikqyrje tregtinë dhe eksportin në drithëra për në Rusi në vitet ?90-ta. Po ashtu edhe Dragan Tomiq ndihmës i Millosheviqit dhe ish kryetar parlamenti. Edhe dy përkrahësit kyq të Millosheviqit, Nikolla Shainoviq, ish zëvendës kryeministër i cili kishte nën kontroll tregtinë me materiale të çmueshme dhe, Dushan Markoviq, ish zëvendës i partisë socialiste, të cilët i kanë kontot bankare në Bejrut. Kuptohet edhe Nikolla Shainoviq është ndër ata që kanë bërë krime në Kosovë.Millosheviqi kishte nën kontroll, përkatësisht kishte monopol të plotë edhe në doganat e vendit. Ai bashkë me klanin e tij, pesë vitet e fundit i kishin liruar nga doganat të gjithë të afërmit e linjës së tyre, të cilët një përqindje e kanë derdhur në fondet sekrete të Millosheviqit.Banka e Beogradit e zonjës Vuçiq ishte urdhëruar të paguante para për kompaninë televizive të vajzës të Millosheviqit, Marias, dhe për kompaninë tregtare të djalit të Millosheviqit, Markos. Kjo do të thotë që klika shtetërore e Millosheviqit kishte arritur t?i fshehë fondet qeveritare për t?i siguruar ato nga sanksionet, me ç?rast është manipuluar edhe me Bankën Evropiane.Siç dihet, para sanksioneve, Millosheviqi kishte ndërtuar infrastrukturë të fshehtë përmes shërbimeve greke në Qipro, dhe banka e cila do t?i thente sanksionet ishte ajo e Qipros.Qiproja ishte vendi ku deponoheshin mijëra miliona dollarë nga Serbia. Këto fonde shpërndaheshin pastaj nëpër vende të tjera, apo në emër të kompanive anonime të regjistruara në Qipro. Branka Vuçiq, si drejtuese e Bankës së Beogradit, ishte ideatore dhe realizatore kryesore e realizimit të këtyre projekteve. S?do mend se kontot private të Shainoviqit dhe Markoviqit në Bejrut i kontrollon djali i Shainoviqit, i cili është tregtar atje.Shainoviqi, Markoviqi dhe zonja Vuqiq shumë shpesh kishin shkuar si turistë në Bejrut. Me një fjalë, klani i Millosheviqit është shumë i pasur dhe njerëzit e tij edhe më tutje kanë ndikim dhe mbajnë pozita me rëndësi në Serbi, si në qeverinë serbe, në ushtri, polici, gjykata ashtu edhe në ekonominë e vendit. Ata kanë miq edhe përkrahës edhe në arenën ndërkombëtare.Gjykata serbe ua ngriti aktakuzën për spiunazhë tek shërbimet franceze pesë pjesëtarëve të policisë serbe të cilët ishin të ngarkuar nga

    shërbimet sekrete franceze për ta destabilizuar Federatën Socialiste të Jugosllavisë. (Ato kishin formuar organizatën ilegale ?PAUK" (Marimanga). Ky grup, sipas informatave, ka përgatitur edhe vrasjen e Sllobodan Millosheviqit. Pesë të akuzuarit: Jugosllav Petrushiq (38), Millorad Pelenis

    (36), Sllobodan Orosllanin (47), Petroviq (26), ishin akuzuar si spiunë të Francës, në periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë gjatë vitit 1999. Petrushiq, Pelenis dhe Petroviq ishin akuzuar edhe për vrasjen e tre shqiptarëve të pafajshëm. Petrushiq, sipas dokumentacionit zyrtar, është nënshtetas francez.Grupi ilegal ?Pauk" (?Marimanga") ishte formuar në vitin 1999 nga një grup klandestin. Këta sipas aktakuzës së gjykatësit hetues dhe prokurorit Nebojsha Maras kishin përgatitur projektin për vrasjen e Millosheviqit, sipas planeve të shërbimeve të kundërzbulimit francez.Po ashtu zyrtarët e policisë së fshehtë të linjës së Millosheviqit kohë pas

    kohe kishin arrestuar një numër të konsiderueshëm të aktivistëve të ?Otporit". Vetëm gjatë dy muajve janë arrestuar 400 aktivistë të kësaj organizate studentore, të cilët policia i ka marrë në biseda informative dhe pastaj i ka liruar. Shumica e akuzave dhe denoncimeve të bëra ndaj ?Otporit" ishin se ata financoheshin nga Perëndimi për rrëzimin e regjimit të Millosheviqit. Ky grup ishte specializuar për të likuiduar udhëheqësit përmes ndeshjeve të inskenuara me kamionë me zallë. Njerëzit e këtij grupi kishin përgatitur një njësi prej 180 vetësh të cilët i kishin dërguar si mercenarë dhe kishin luftuar në anën e MOBUTAS kundër KOBILES. Gjithmonë sipas aktakuzës një pjesë e këtij grupi thuhej se gjendej në Mal të Zi, ku po formonin njësinë speciale të MUP-it të Malit të Zi. Mirëpo një akuzë të tillë MUP-i i Malit të Zi e kishte hudhur poshtë.Faktet dhe analizat që janë bërë rreth grupit ?Pauk" tregojnë se ata ishin pjesëtarë të shërbimit sekret

    serb të cilët i kanë përdorur për të ngritur afera dhe për të shkaktuar probleme në dobi të politikës serbe (panserbe).Shërbime të veçanta, përmes mediave, grupit klanor të Millosheviqit i ka kryer edhe sekretari federativ për informata Goran Matiç.Një rëndësi të veçantë kishte operacioni i quajtur ?Patkoi", që përkonte më shuarjen e kryengritjes dhe ndërrimin e strukturës

    etnike në Kosovë. Lidhur me këtë, për zbulim sekreti, i është marrë grada kolonelit rezervë Dragutin Vuksiq (54), për dëmtim të reputacionit të shtetit dhe dëmtim të nderit e reputacionit të ushtrisë. Vuksiq është anëtar i Lëvizjes për Serbi Demokratike të cilën e kryeson ish komandanti Momqillo Perishiq, i cili ishte suspenduar në vitin 1998. Edhe këtij të fundit iu

    kishte marrë grada nga gjyqi ushtarak për mospërfillje totale të detyrave dhe përgjegjësisë së oficerit.Duhet kujtuar se gjatë periudhës së suprimimit të autonomisë së Kosovës, pushtetarët serbë paralelisht kanë shkatërruar (pezulluar) shumë kuadra dhe institucione. Zhvillimi i sistemit pluralist në Kosovë, shërbimeve sekrete serbe u kishte çitur nga dora (nga kontrolli) shumë segmente, edhe pse këto shërbime edhe më tutje tentonin t?ua jipnin kahjen e nevojshme. Partitë politike shqiptare, institucionet e brishta të asaj kohe, personalitetet e veçanta dhe në tërësi Lëvizja Popullore ishin objekt i përcjelljes dhe i përpunimit sistematik. Gjatë vitit 1990 kreu i shërbimeve informative serbe ? Jovica Stanishiq ka pasur një varg takimesh të fshehta me drejtues të caktuar të jetës politike në Kosovë. Gjatë tërë kohës shërbimet serbe kanë tentuar të infiltrojnë në radhët e partive pluraliste në Kosovë agjentë efikas serbë të cilët janë orvatur t?i mbajnë nën kontroll këto linja që ishin të fuqishme në atë periudhë, dhe ecnin me hapa të matur drejt përforcimit dhe përvetësimit të sistemit demokratik. Një segment tjetër, ku shërbimet sekrete serbe kishin investuar e përgatitur rrjete të tëra, ishte edhe tendenca për ta vënë nën kontroll lëvizjen ilegale të Kosovës. Për këto projekte e ka vënë në shërbim klasën naive dhe të papërgjegjshme ndaj politikës së Kosovës. Në këtë diagonale forcat serbe të sigurimit tërhiqnin edhe vijën e përçarjeve dhe vëllavrasjeve. Në këtë kontekst u tentua të bëhet edhe copëzimi i faktorit politik e financiar, por edhe ndarja në dy krah e faktorit ushtarak shqiptar. Këto shërbime Kosovën tentonin ta shndërronin në një teatër kukullash.Në vatrat e luftës në Bosnjë dhe Kroaci, njësitë paraushtarake Serbia i dërgonte bashkë me formacionet ushtarake të të ashtuquajturës ushtri jugosllave. Këto formacione njëkohësisht edhe bënin kontrollimin e grupeve, njësive dhe reparteve më të gjëra të UJ-së për të mos dezertuar. Kjo praktikë është aplikuar më vonë edhe gjatë luftës në Kosovë.

  10. #910
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    'Ilegale' Serbe Veprojne Pas Shpines Se Armikut Ne Kosove


    Pavaresisht nga kundershtimet nga te gjitha anet duket se Ushtria Jugosllave (VJ) ka lene pas disa oficere ne veri te Kosoves. Por a jane keta te ashtuquajtur "ilegale" Serb ata qe po rrembejne gazetare te huaj dhe punonjesit e ndihmes?
    By Anonymous - Balkans: Regional Reporting & Sustainable Training
    10 Nov 05



    Jakup Krasniqi, sekretari i Partise Demokratike per Progres Demokratik ne Kosove, beson se eshte e vertete. "Sherbimet sekrete Serbe jane aktive ne Kosove," i ka thene ai komandantit te KFOR Gjeneralit Klaus Reinhardt, "duke vrare pleqte dhe femijet".


    Por keto njoftime - qe ushtria dhe policia paraushtarake Serbe vazhdojne te punojne ne menyre te fshehte ne Kosove - jane kundershtuar vazhdimisht nga burime te KFOR dhe Beogradit.


    Ish Komandanti i KFOR Gjenerali Mike Jackson e ka hedhur poshte kete ide po ashtu si edhe shefi i Ushtrise Jugosllave Momcilo Perisic ka hedhur poshte keto njoftime kur eshte pyetur nga IWPR. "Une bashkohem me mendimin e Gjeneralit Jackson dhe (ish komandantit te forcave Serbe ne Kosove Gjeneral Nebojsa) Pavkovic te cilet deklarojne se nuk ka me forca te armatosura Serbe ne Kosove," ka thene ai. Megjithate, ka prova qe tregojne se keta oficere te njohur ose nuk kane informacionin e nevojshem ose per ndonje aresye, nuk tregojne te verteten. "Ne princip, ne po perpiqemi te mbetemi ne nje nivel te ulet dhe te mos dalim hapur," tha nje nga "ilegalet" qe veprojne ne Kosove gjate nje interviste me IWPR. "Vecanerisht, nuk duhet te prekim gazetaret e huaj dhe punonjesit e ndihmave sepse ne e dime qe bota eshte shume e prekeshme rreth tyre.


    "Ne i kapim ata vetem nese jemi te sigurte qe jane spiune apo se marrin pjese ne dergimin e armeve ne Sanxhak (nje rajon ne Serbi i banuar kryesisht nga Muslimane). Por edhe keta, ne i keqtrajtojme fare pak dhe mundesisht i dergojme ne Serbi dhe ja dorezojme policise. Shiptaret (nje fraze perulese Serbe per Shqiptaret) jane nje ceshtje tjeter...


    "Megjithate, edhe me ata ne nuk ekspozohemi."


    Pavkovic, komandanti i Armates se Trete te VJ, mund te mos pranoje ekzistencen e ilegaleve perpara njerezve te tille si Perisic, por njoftohet se ai eshte shume me i hapur rreth veshtiresive qe po perballen njerezit e tij ne raportet per komandantet e tij.


    Anetaret e nje njesie te Ushtrise Jugosllave (VJ), brigades se motorizuar 125, kane qendruar ne Kosove pasi pjesa tjeter e VJ u terhoq sipas marreveshjes me forcat e NATO-s. I pyetur per te percaktuar me mire frazen "qendruar pas ne Kosove", burimi i IWPR, nje ish oficer i VJ (i cili mund te jete akoma ne sherbim aktiv) ka thene se ata kane mbetur brenda ne Kosove dhe vazhdojne te sherbejne aktivisht per VJ.


    "Ata jane oficere, megjithese ka edhe police, te cilet kane kaluar shume vjet ne sherbim aktiv ne Kosove, te cilet kane krijuar familjet e tyre atje, kane ndertuar shtepite, kane blere prona, etj, dhe te cilet kane pranuar me shume deshire propozimin e komandes se larte per te mbetur ne Kosove. Une nuk mund te them se sa prej tyre kane mbetur atje dhe cfare detyrash kryejne, por ata jane atje dhe do te zbatojne urdherat ne cdo moment," tha ai.


    Megjithate pavaresisht shume fjaleve nga Beogradi, shpresat per nje rikthim te shpejte te Ushtrise Jugosllave ne Kosove duket se zvogelohen cdo dite - nje fakt qe "ilegalet" te gjithe e dine.


    "Ata na lane ketu qe prej disa muajsh," thote nje burim tjeter. "Oficeri yne superior na ka sugjeruar te shkrihemi me ambjentin dhe te presim". "Per sa kohe?" e pyeta une. "Disa muaj" - u pergjigj ai. "Ne cdo rast, ne do te kthehemi perpara dimrit." Por kjo nuk ka ndodhur.


    "Dimri ka ardhur dhe une e kam derguar familjen ne Serbi," thote ai. "Atje ne Kosove, eshte teper e rrezikeshme. Une ndonjehere shkoj vetem per nje dite, por tani edhe kete po e rralloj".


    Po perhapen fjale se VJ eshte e pergatitur te ofroje perfitime materiale per njerez te tille, duke ju dhene apartamente me te medha dhe rroga me te mira. Te krijohet pershtypja se VJ nuk e konsideron te perfunduar misionin e saj ne Kosove dhe deshiron te inkurajoje sa me shume njerez te saj qe te qendrojne ne province.


    Ka zera brenda VJ se te gjitha njesite dhe institucionet e ushtrise kane marre nje njoftim dhe pyetsorin shoqerues qe synon te inkurajoje ushtaret aktiv per tu kthyer ne Kosove, duke ju ofruar ketyre rekruteve perfitime te ndryshme.


    Megjithate, gjate muajit te fundit, planet jane prishur dhe te gjitha urdherat dhe pyetesoret jane kthyer ne Beograd.


    "Nje burre erdhi dhe mblodhi te gjitha dokumentat pa dhene asnje shpjegim. Une mendoj se cdo gje eshte shkaterruar. Mendoj se e gjithe kjo fushate u be shume publike dhe shume njerez e morren vesh kete," thote ish oficeri i VJ.


    VJ vazhdon te trajtoje territorin qe tani kontrollohet nga Shqiptaret ne Kosove, ate qe Beogradi e quan Kosove dhe Metohi, si pjese e territorit te Republikes Federale te Jugosllavise.


    Ne fakt grumbullimi i ri i rekruteve te VJ do te perfshije Serbet nga Kosova te lindur ne 1972, pavaresisht ne se jane akoma rezidente ne province apo refugjate te zhvendosur ne Serbi. Akoma nuk dihet se si do te shperndahen thirrjet per ushtar. Me qellim qe te lehtesohet grumbullimi i rekruteve nga Kosova pas mberritjes se KFOR, shtabi i VJ i rrethit ushtarak te Prishtines ka krijuar nje rrjet departamentesh ushtarake rreth bashkive te Serbise ne kufi me Kosoven.


    Por te rinjte, te cilet tashme jane zhvendosur si refugjate ne Serbi, po refuzojne te paraqiten tek autoritetet ne vendbanimet e tyre te reja. Ne nje diskutim te koheve te fundit te organizuar per problemet e refugjateve, Marijane Pavlovic, pergjegjese per ceshtjet sociale ne zyren e UNHCR ne Kraljevo, ka thene se zyra e saj ka rregjistruar rreth 17,000 refugjate ne zonen e saj. Por sic thekson ajo, vetem shume pak prej te rregjistruarve jane djem te rinj. Regjistrimi presupozon edhe dhenien e adreses se sakte per zyrat e ushtrise dhe ideja e sherbimit ushtarake ne ushtrine e Miloshevicit nuk eshte shume e pelqyeshme, edhe nese behet fjale per rezerviste.


    Stojan Smigic, ne afersi te Istok, nje qytet i vogel ne Metohi, jeton si refugjat ne rrethinat e Kraljevo. Smigic thote, "Une kam marre pjese si ushtar i rregullt ne luften ne Slloveni. Mezi arrita te kthehem sepse u plagosa. Ne Bosnje, shkova vullnetar.


    "Ketu ne Kosove, une mbrojta fshatin tim deri sa Miloshevici na tradhetoi. Ne se rregjistrohem ne ndonje nga listat e Miloshevicit, ai do te me marre perseri ushtar dhe do te me tradhetoje perseri. Kjo as qe diskutohet. Boll ka luftuar Stojan Smigic ne lufterat e Miloshevicit".


    Autori eshte nje gazetar i pavarur ne Serbi.

  11. #911
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Garda e Car Llazarit do të sulmojë caqet e NATO-s në Kosovë

    Grupi paramilitar

    serb, i ashtuquaj

    tur "Garda e Car

    Llazarit", është kërcënuar se do të sulmojë caqet e UNMIK-ut dhe të NATO-s në Kosovë, të cilat i ka kualifikuar si forca terroriste dhe okupatore. Në njoftimin dërguar agjencisë Associated Press, grupi paramilitar serb, i cili organizoi dhe mbajti defilimin fashist, më 15 qershor në Gazimestan të Kosovës, në prani të forcave të KFOR-it dhe të SHPK-së, kësaj radhe është këcënuar me intervenim ushtarak, nëse Kosova shpall pavarësinë.

    Administrata e Kombeve të Bashkuara e ka hedhur poshtë kërcënimin. Zëdhënësi Aleksander Ivanko tha: "Garda e Car Llazarit" është grup i ndaluar dhe nuk mund të hyjë në Kosovë". Burime shqiptare nga shërbimet e sigurimit në Maqedoni, thonë se paralelisht me intesifikimin e aktiviteteve dhe kërcenimeve të Gardes së Car Llazarit ndaj Kosoves në Serbi, janë intesifikuar edhe pergatitjet e tyre ne Maqedoni. Sipas tyre, paralelisht me intesifikimin e aktiviteteve dhe kercenimeve të gardës së Car Llazarit ndaj Kosovës në Serbi, janë intesifikuar edhe përgatitjet e tyre ne Maqedoni. Për të stimuluar mobilizimin e pjesëtarëve të vet në Maqedoni, përfaqësuesit e gardes perdorin informacionin e plasuar para disa diteve se ushtria e Shqipërisë ëshë vendosur në gjendje gatishmërie në rast të ndonjë konflikti eventual në Kosovë. "Floart-Press" para disa muajve ka shkruar për ekzistencën e pjestarëve të njesitit ultra ekstremist serb "Garda e Car Llazarit" edhe në Maqedoni, kryesisht në pjesët e banuara me serbë.

    Informacione të tilla i pat konfirmuar edhe shërbimi për informim i deputetit në Parlamentin e Serbisë Zheljko Vasiljevic, i cili është kryetar i Shoqatës së Veteranëve Serbë të Luftës, shoqata në kuader të së cilës funksionon Garda në fjalë.

    Prej shërbimit për informim të kësaj shoqate, patën informuar, se përpos serbeve, në Maqedoni në radhet e tyre anëtarësojnë edhe maqedonas. Edhe atehere, edhe tani, përfaqësuesit e policisë së Maqedonisq thonë, se nuk posedojnë informacione për veprimin e strukturave të këtilla nq Maqedoni. Ndryshe njeri nga" komandantët "e Gardës, ka përsëritur kërcënimet, se do të shpallë luftë kundër "okupatorëve të Kosovës", në rast së Kosova shpall pavarësinë.

    Sipas tij, forca të fshehura të Gardës kanë filluar të përgatiten për veprime në Kosovë (rreth 1000 vetë në Mitrovicën veriore). Në pyetjen e gazetarit shqiptar, se a do të luftojnë edhe kundër NATO-s, cetniku i kësaj garde ka thënë, se NATO, si paqeruajtëse e paqes në Kosovë nuk do të luftojë në anën e shqiptarëve.

    Ai ka potencuar, se Garda është paisur me armatim të ri, e cila do të funksionojë në rast të shpalljes së pavarësisë së njëanshme dhe ndarjes me dhunë të Kosovës ...

    Nuk është aspak e çuditshme, që koka të nxehta dhe shoviniste në Serbi dhe me gjerë, jetojnë për ëndrrën e tyre të sëmurë, për Kosovën si djep i tyre. Ata qëllimisht harrojnë, se kanë ardhur në vatrat tona në shekullin e VII-të e tëhu, dhe se Kosova nuk është djepi i miteve mesjetare serbe, por është vatra e qendresës shqiptare. Kosova është firmamenti i përgjakur i shekujve. Kosova është kësula e bardhë e fustanellës me emrin Shqipëri. Kosova, ka shkruar Ismail Kadare, është pjelloria e dasmës me flamur. Kosova është djepi i dardanëve, përgjakur mijëvjeçarëve për liri dhe mëvehtësi. Kosova është djepi i grire me thikat e çetnikeve të car llazarëve të djeshem e te drazh mihaileve e sllobodanëve të sotëm, kosova është gjiri i grirë me thika, kosova është Teuta e lashte dhe krutanja e re, kosova është Shote Galica e malesive tona liridashëse. Ajo është Argjiroja që edhe kur e lajnë në gjak dhe kur me varrezat masive synojnë t?ia vrasin ëndrrat, ajo e ka një gji për trimeri e një për Shqipëri. Kosova është djepi që lind Adem Jasharët dhe përkund heronj. Ajo është koka e prerë e Shqiponjës që nxjerr tjetrën kokë mu në mes të urës së librit, Kosova është gjurma e gjakut të opingave të Isa Boletinit, Kosova është ëndrra e bardhë e Ajshe Gervalles, Kosova është plisi i shekujve si rraketë me rreze të gjata veprimi. Kosova është qumështi i Teutës e gjiri i Vojsavës.

    Edhe ushtria e re e Car Llazarit, edhe ushtritë e vjetra të Car Dushanit e të Car Simeonit, një gjë duhet të dinë, se dashuria për atdheun është ushtria më e fortë e një kombi. Kosova është Sopotarja e kombit, është krenaria e ligjshme e të qenit shqiptar. Kosova është Evropa e re e një shekulli të ri - thotë Xhemajl Ali Peçi.

  12. #912
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ja krimet që kreu Arkani në Kosovë


    Vuk Drashkoviq, e kishte përgatitur një formacion për pjesëmarrje në këto luftëra të përbërë prej 11 mijë vetëve me të cilët ka komanduar Gjorgje Bozhiq ? Gisha e më pas Çeko Daçeviq.2.Garda Nacionale Serbe e Ripërtrirjes Popullore Serbe (SNO) e Mirko Joviqit kishte përgatitur 3000 njerëz, me të cilët ka komanduar Dragosllav Bokan.3. Partia Radikale Serbe (SRS) dhe Lëvizja Çetnike Serbe kishin organizuar formacionin "Shqiponjat e Bardha". Kishin 3000 njerëz të cilët i komandonte togeri Branisllav Vakiq. Me këtë formacion vepronte edhe formacioni i kapiten Draganit, i cili numëronte 500 njerëz dhe afër 100 pjesëtarë të ?kninxhinjëve?, paramilitarë që kishin vepruar në Knin, të komanduar nga Millan Martiq nga Knini.4. Partia e Unitetit Serb (SSN) kishte përgatitur gardën vullnetare me të cilën ka operuar Zhelko Razhnjatoviq - Arkan, zëvendës i të cilit ishte Mihajlo Ulemek. Këto formacione paraushtarake dhe paramilitare serbe, pjesëmarrëse në krimet kryesore në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë ishin sajuar nga partitë politike serbe.Këto njësi ishin të parapara si formacione paramilitare, të cilat kishin për detyrë spastrimin etnik të popullatës joserbe në ish Jugosllavi. Sipas shumë burimeve Arkani e kishte vrarë drejtorin e Rafinerisë së Naftës INA të Zagrebit Dragolub Gjurkoviqin, edhe pse zyrtarisht është thënë se këtë vrasje e ka bërë Gjorgje Bozhoviq ? Gishka. Është karakteristike se një fat kriminal e gjen edhe gazetaren e njohur Dada Vujasinoviq, e cila pas botimit të teksteve me biografi të Arkanit ishte gjetur e vrarë vetëm disa ditë pasi Arkani ia kishte tërhequr vërejtjen. Arkani kishte vjedhur ari me vlerë të pakufizueshme nga viktimat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Arkanit dhe Zoran Stefanoviqit, shefat e KOS-it u kishin dhënë detyrë organizimin e kryengritjes në krahinën e Kninit dhe ballafaqimin e parë me kroatët, në mënyrë që forcat e armatosura serbe të kenë pretekst për ndërhyrje.Arkani dhe Stefanoviqi pas kryerjes së një varg aksionesh në Republikën Kroate, hetohen nga shërbimi sekret kroat dhe pas një kohe të shkurtër arrijnë t?i kapin në vepra konkrete, me ç?rast i arrestojnë. Mirëpo, shumë shpejt qarqet e KOS-it dhe MUP-it federativ, i cili edhe më tutje ishte valid në Kroaci arrijnë t?i lirojnë këta kriminelë ordinerë në kushte dhe rrethana krejtësisht të paqarta. Arkani dhe Zoran Stefanoviqi me urdhëra të KOS-it ushtarak, në Kroaci kishin kryer operacionin ?Tuneli?, i cili kishte për qëllim sulmin e befasishëm të reparteve të UJ-së, me qëllim që forcat e UJ-së pastaj të kenë hapësirë veprimi. Po ashtu këta të dy, kuptohet me urdhër të KOS-it, e udhëhoqën edhe operacionin tjetër të shifruar ?Opera?. Shumica e pjesëtarëve të këtyre operacioneve arrestohen nga forcat e sigurimit kroat në vitin 1994, respektivisht 1995, me ç?rast gjatë hetimeve të zhvilluara kundër tyre, sigurimi kroat arrin ta zbulon edhe operacionin e njohur ?Shpegel? dhe ta ndriçon operacionin ?Tuneli?.Në fillim të prillit të vitit 1992 në Bosnjë, në hyrje të Belinjës u bë një masakër masive mbi popullatën vendase. Njësia e Arkanit që e kreu këtë veprim kishte të bëjë me inicimin e konfliktit mes serbëve dhe boshnjakëve. Boshnjakët në pamundësi për të rezistuar, u detyruan të ikin e pastaj Arkani hyn duke e plaçkitur këtë vend. Gjatë këtij konflikti qytetar Arkani arrin ta plaçkitë shërbimin e kontabilitetit në Belinjë. Pas këtij akti e lë Belinjën dhe kalon në Zvornik.Arkani në Bosnjë

    e ka drejtuar edhe operacionin ?Ballafaqimi? i cili u aplikua në Bosnjën Qendrore, për krijimin e kampeve të përqendrimit ku grumbulloheshin njerëzit e ndryshëm të përkatësisë boshnjake e kroate kinse me qëllim të mbajtjes nën kontroll. Të gjithë shefat e kampeve të përqendrimit ishin anëtarë aktivë apo rezervë të strukturave të KOS-it ushtarak.Fillimisht Radovan Karagjiq kishte formuar organizatën famëkeqe "Tajfun" e cila mblidhte informata për njerëz dhe e bënte likuidimin e tyre. Kësaj organizate iu bashkangjit edhe njëri ndër figurat më të fuqishme të KOS-it Dragan Devedllaka, i cili u takonte njerëzve kryesorë të shërbimit të sigurimit shtetëror të Ministrisë së Brendshme të BH-së, i cili qëndroi në këtë organizim deri në fund të luftës. Devedllaka ishte shef në shtabin e njësisë të cilën e komandonte Arkani.Nga këto formacione dhe pakënaqësitë e shkaktuara për shkak të vrasjeve të shumta të nëntokës serbe si dhe nga pakënaqësitë e luftëtarëve serbë pjesëmarrës në luftërat e ndryshme, shikuar këtu edhe gjendjen materiale dhe rrjedhën e zhvillimeve politike në Serbi, u krijua organizata terroriste e ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Serbe. Qëllimet e kësaj organizate pretendojnë të jenë sulmet ndaj qeverisë së Beogradit - të njerëzve të Millosheviqit në tri faza, likuidimi i personaliteteve të njohura serbe si dhe restaurimi i monarkisë serbe. Bojkotimi dhe sabotimi nëpër qytetet kryesore të Serbisë, depërtimi i tyre nëpër gjykata dhe stacione policore, përgatitja e gjeneratave të reja me koncepte të reja të formimit të Serbisë së Madhe në Evropën e Bashkuar, krijimi i njësive të UÇS-së në Mal të Zi, Bosnjë, Maqedoni, Kosovë, Kosovë Lindore etj.Sipas të gjitha gjasave bartësit e kësaj organizate terroriste, direkt ose indirekt e kishin marrë bekimin për veprime të tilla nga Momçillo Perishiq, ish shef i ushtrisë jugosllave, më vonë udhëheqës i opozitës dhe person kritik i Millosheviqit. E ashtuquajtura UÇS kishte marrë obligim se do të bënte edhe përmirësimin e kushteve të luftëtarëve serbë. Grupi i UÇS-së kishin planifikuar forma të veprimeve sabotuese edhe në Kosovë. Grupe të ndryshme që vepronin dhe veprojnë në kuadër të të ashtuquajturës UÇS kishin planifikuar edhe vrasjen e Millosheviqit dhe të Nebojsha Pavkoviqit.Sigurimi serb kishte arritur të arrestonte pjesëtarët e një celule të kësaj organizate terroriste, shumica prej të cilëve ishin ish oficerë të armatës, ish pjesëtarë të MUP-it serb, kuadra të shërbimeve informative, punëtorë operativë etj. E ashtuquajtura UÇS ishte deklaruar si organizim ushtarak në tetor të vitit të 2000 pasi mori përsipër vrasjen e katër opozitarëve serbë të regjimit të Beogradit si dhe një varg të aksioneve të kryera në Kosovë. Nacionalistët serbë janë të hidhëruar sidomos për kalimin e Kosovës nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut.Siç është bërë e ditur, shantazhet edhe më tutje mbeten element i dorës së parë për shërbimet serbe. Ndër proceset me

    prioritet të shërbimeve serbe ka të dhëna se është ta dezorientojnë TMK-në, dhe përmes aferave të ndryshme ta kopromitojnë edhe si strukturë edhe si institucion. Pastaj kanë përgatitur dhe po përgatisin konflikte të cilat qojnë tek konfrontimet e shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare. Është punuar edhe në nxitjen e problemeve ndëretnike me qëllim që të krijohet përshtypja se ne nuk jemi të aftë për të vetëqeverisur. Siç është thënë edhe më herët, shërbimet serbe kanë përgatitur një kuadër të përsosur mobil, të trajnuar gjatë për lansimin e dezinformatave për ta përgatitur opinionin kundër nesh. Në këtë drejtim punojnë ekipe të tëra.Përmes ish kuadrove, lidhje të mëhershme të Arkanit dhe ish punëtorëve tjerë të sigurimit që kanë vepruar në Kosovë, është përgatitur dhe ngritur rrjeti i mafiozëve të cilët e kanë organizuar nëntokën kosovare e kanë përsosur botën e krimit e cila kontrollohet nga qarqet e shërbimeve serbe. Edhe droga, prostitucioni, falsifikimet e ndryshme, kalimet ilegale dhe linjat tjera kladestine janë të organizuara dhe të drejtuara nga shërbimet serbe, e që në këto rrjete edhe shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Preshevës etj, janë mjaft të kyqur në këto linja.

  13. #913
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    OZNA sherbimi sekret jugosllav qe me vone u shendrrua ne UDB, filloi ti mobilizoje emigrantet shqiptar qe kishin ikur nga Shqiperia, per ti vene ne sherbim te interesave te saj kunder Shqiperise. Ne krye te ketij operacioni ishte caktuar Pavle Pekiç - major i OZN-se me kombesi malazeze i cili sherbente ne resorin e dyte te Kunderzbulimit. E gjithe kjo organizohej nga OZNA, nen mbulesen per integrimin e emigranteve ne Jugosllavi. Pavle Pekiç, Spasoje Gjakoviç, Savo Bozhidaroviç, Çedo Mijoviç, Çedo Topalloviç, filluan edhe me aktivizimin e rezidencave te UDB-se ne Shqiperi, siç ishte ajo e Tropojes dhe e Hasit, qe lidheshin ne mes tyre permes agjentit nderlidhes dhe rekrutues Avdyl Aliut. Kjo rezidence ishte mjaft e organizuar, ne te cilen benin pjese disa shqiptar- agjente jugosllav teper te rrezikshem. Emigrantet pergaditeshin per akte subverzive, kryengritje te armatosur si dhe per rrezimin e pushtetit te Enver Hoxhes. Rezidencat spiunuese ne Shqiperi, mbeshteteshin edhe nga perfaqesuesit diplomatik jugosllav ne Shqiperi siç ishin: Rexhep Xhija dhe Svetozar Koçish.

    Ky rrjet spiunazhi me vone u perforcua edhe me Syle Qazimin dhe Qemajl Qazmin, babe e bir nga Padeshi, si dhe me Lirim Demajn nga Kukesi, i cili ishte mjaft aktiv. Lirim Demaj, punonte ne varesi te drejtperdrejt te udbashit Mirko Vukoviç. Pas disa viteve te angazhimit te tij ne dem te Shqiperise, "Sigurimi" shqiptar arriti ta vras Lirim Demajn. Poashtu, edhe udbashin Mirko Vukoviç, "Sigurmi" shqiptar arriti ta fus ne kurthe permes kanaleve te veta dezinformuese dhe ta dergoje ne Itali, gjoja per te vene kontakte edhe me disa spiun tjere nga Shqiperia. Ne Hotelin ku ishte vendosur udbashi Mirko Vukoviç, dhe kur po priste ne kohen e caktuar, personin e caktuar per kontakte, ne dhome hyn Sali Dani, punetor i "Sigurimit" shqiptar dhe e privon nga jeta. Pas vrasjes te udbashit Mirko Vukoviçit, per nje kohe e tere rrjeta e UDB-se u paralizua. Por, antishqiptari Pavle Pekiç, me zell e vazhdonte misionin e tij. Ai ne mesin e shume shqiptarve te rekrutuar, kishte vene ne krye te tyre: Seit Kryeziun dhe Llukman Lyftiun, dy spiun klasik te UDB-se. Kohe pas kohe keta spiun dergoheshin ne Shqiperi, me misione te veçanta: vrasje, dezinformime, rekrutime, sabotime, vezhgime. Kjo ishte njera nder periudhat me te renda neper te cilat po kalonte Shqiperia.
    Ne Prizren ishin vendosur disa nga kreret e te ashtuquajturit "Komiteti i Prizrenit", ne krye te te cilit ishte Muharrem Bajraktari i cili kontrollohej nga UDB dhe mbante lidhje me element antishqiptar siç ishin: Mark Kalivaçi, Prenk Previzi, Prenk Cali, Llesh Marku etj.

    Shtabi operativ dhe nderlidhes i UDB-se ishte vendosur ne Gjakove dhe e kryesonte Çedo Mijoviç. Krahas emigranteve nga Shqiperia qe i kishte rekrutuar UDB, ata punonin me te madhe edhe per rekrutimin e vendasve-kosovarve dhe filluan perpunimet. Si me te rendesishmit bashkepuntore te UDB-se ne kete rast do ti permendja: Alush Gashin dhe Nazmi Kursanin. Krahas ketyre qe pranuan te punojne legalisht per UDB-ne, ajo ne mase te madhe rekrutoje edhe spiun nga fshtrat kufitare me Shqiperine, te cilet vepronin ne menyre shume konspirative.

    Per ta mbuluar kete mision kunder Shqiperise, Kuvendi i Jugosllavise, me nje dekret te veçante, ne vitin 1948 i akordoi mirenjohjen per "vellazerim-bashkim", Pavle Pekiçit, gjoja per punen qe po bente ne Kosove, lidhur me integrimin e emigranteve shqiptar ne Jugosllavi!


    Mirenjohja e Kuvendit te Jugosllavise per Pavle Pekiçin:



    http://2.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...Pavle-OZNA.jpg
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovelli : 11-05-2010 më 01:26

  14. #914
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kjo dosje e CIA-se tregon qarte implikimin e Jugosllavise, Greqise dhe Italise ne komplotin anti-Shqiperi, si dhe perkrahjen e hapur te bandave te organizuara dhe te yshtura nga sherbimet sekrete te ketyre shteteve.





    http://2.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...A-pirroja1.gif


    http://1.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...A-pirroja2.gif


    http://2.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...A-pirroja3.gif



    Me 16 Maj te vitit 1957, Panajot Plaku, Gjeneral, Minister pa portofol dhe anetar i KQ te PPSH-se, arratiset ne Jugosllavi. Panajot Plaku, vihet ne sherbim te UDB-se dhe menjehere filloi t'i publikoje sekretet shtetrore, te cilat botoheshin ne forme fejtoni ne Gazeten "Borba" te Beogradit. Kjo e shqetesoi Shqiperine. "Sigurimi" shqiptar permes agjentit *Skender Barçi, i cili vepronte ne Jugosllavi gjegjesisht ne Shkup, tentoi ta vras Panajot Plakun. Por, ky akcion deshtoi. Skender Barçi kapet nga UDB-a dhe denohet me 6 vjet burg dhe me vone pranon te jete bashkepuntore i UDB-se. UDB-a ne kete rast permes Skender Barçit arriti ta zbuloje nje agjent rezident te "Sigurimit", i cili quhej Rrustem Arati dhe vepronte ne Kosove, mirpo ai u arratis dhe u kthye ne Shqiperi pa rene ne duar te UDB-se. Tek ne vitin 1969, "Sigurimi" shqiptar, arrin ta vras Panajot Plakun ne Beograd, permes nje agjenti te pergaditur vite me radhe, te cilin e kishte derguar ne Jugosllavi, legjenduar si te arratisur nga Shqiperia...!






    http://3.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...h/Panajot1.jpg



    http://3.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...h/Panajot2.jpg



    *Skender Barçi edhe sot jeton ne Shkup!

  15. #915
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dosje e CIA-se per Aleksander Rankoviçin:


    http://1.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U.../Rankovici.gif


    http://4.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...Rankovici1.gif


    http://2.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...vi%C3%A7i2.gif


    http://1.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...vi%C3%A7i3.gif


    http://1.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...vi%C3%A7i4.gif


    http://3.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...vi%C3%A7i5.gif


    http://1.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...vi%C3%A7i7.gif


    http://4.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...vi%C3%A7i8.gif


    http://4.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...vi%C3%A7i9.gif


    _____________
    ________


    Aleksander Rankoviç (1909-1983), i njohur me pseudonimet "Leka" dhe "Marko", ka qene njeriu i dyte pas Titos, ne te gjitha ngjarjet gjate Luftes se dyte boterore e deri ne vitin 1966. Madje, Aleksander Rankoviç ishte edhe kumbar i Titos, me rastin e marteses se tij me Jovanka Budisavleviçin-Broz, ne fillim te viteve te 50-ta. I dalur si Gjeneral nga lufta, themelues i OZN-se me vone UDB-se, ai u be i njohur edhe me shume me keto veprime:

    - shtypjen e rezistences anti-jugosllave dhe venjen e Kosoves nen administrim ushtrak:

    - arrestmin e Drazha Mihajloviçit me 1946 permes rekrutimit qe i kishin bere Nikolla Kallabiçit-bashkepunetorit te tij:

    - akcionin qe njihet ne popull me emrin "Otkupi"- mbledhjes nga fshataret te misrit dhe grurit qe ishte "teprice" me 1947:

    - akcionin e burgosjeve dhe ndjekjeve te te gjithe atyre qe konsideroheshin si informbyroist dhe prostalinist, pas Rezolutes se Informbyrose me 1948:

    - me akcionin e mbledhjes se armeve ne Kosove-qe njihet ne popull me emrin "koha e Rankoviçit":

    - me iniciativen per ndertimin e burgut famekeq te Goli Otokut, enkas per te burgosurit politk:

    Gjate kohes sa ishte Minister i Brendshem, perveq kater vizitave zyrtare qe i beri Kosoves, Aleksander Rankoviçi shume here edhe ne menyre revizore ka ardhe ne Kosove, kryesisht duke u takuar privatisht me miqet e tij shqiptar...! Ketu ka shume per te thene, por njehere tjeter.

    Fundi i karieres se Aleksander Rankoviçit, ishte afera e pergjimeve qe UDB-a e praktikonte ate kohe. Ne rezidencen e Titos dhe kabinetin e tij te punes ne Beograd ne rrugen Uzhica 15, ishin instaluar mjete pergjuese. Tito e formoj nje komision hetimor, ne krye te te cilit ishte maqedonasi Kristo Cervenkovski dhe si rezultat erdhi ne perfundim se pergjimi eshte bere me urdher te Aleksander Rankoviçit. Ne nje Mbledhje te jashtezakonshme te KQ te Jugosllavise me 16 Qershor 1966, Tito paralajmeroj nje Plenum ne Brione me 1 Korrik 1966 per ta shqyrtuar rastin. Po ate dite ne Plenumin e Brioneve u vendos qe Aleksander Rankoviçi, te shkarkohet nga te gjitha funksionet politike e partiake se bashku me Stevo Krajçiçin, Jovo Kapiçin, Svetisllav Stefanoviqin, si dhe menjehere te fillohet me reformen per ristrukturimin e UDB-se, qe pas kesaj afere do te shendrrohej ne SDB.

    Aleksander Rankoviçin edhe formalisht e larguan nga Partia ne Shtator te 1966. Ai, pas shkarkimit nga funksionet, jetoi ne vilen e tij ne Dubrovnik-Kroaci kur edhe vdiq ne vitin 1983. Ka te botuar nje liber ne forme ditari pas vdekjes.

    Te gjitha spekulimet e proviniences protitiste te Kosoves te cilat thonin atehere dhe kete e thone edhe sot: "Tito e largoi Rankoviçin per shkak te dhunes se ushtruar ne Kosove"; nuk jane te verteta. Me largimin e Rankoviçit, Tito perfitoj shume, duke arrite t'i forcoj pozitat, te cilat ishin lekundur per shkak te moshes tij mbi 70 vjeqare. Ne Jugosllavi dhe ne Kosove ne veçanti, filloi nje epoke protitiste dhe nje simpati e hapur per te. Kete do ta ilustroj me poshte me nje rast.

    Ne periudhen 1949-1967, resorin e UDB-se per Gjakove dhe Peje e ka udhehequr: Çedo Mijoviç, me zevendes Vukadin Vojdiçin, te cilet se bashku me emrin e Aleksander Rankoviçit, e perbejne trinomin, te cilin edhe pas kaq vitesh e mbajn me se miri ne mend eshtrat e shqiptarve te gjalle por edhe atyre te vdekur, qe kane kaluar neper purgatorin e tmerrshem te UDB-se. Perveq akcionit te mbledhjes se armeve, shperngulja per ne Turqi kishte marr permasa masive, arratisjet ne Shqiperi, torturat brutale dhe proceset e montuara gjyqesore me karakter politik! Ne kete katrahure neper te cilen po kalonte Kosova, mjerisht kishte edhe te atille, qe me vetedije te plote, disa nga shantazhi e disa tjere nga frika, ishin vene kembe e krye ne sherbim te UDB-se. Kete do ta ilustroj me poshte me nje rast.

    Udbashi malazias Vojo Komenica, merrej kryesisht me rekrutime te spiuneve. Si njohes i mire i gjuhes shqipe dhe mentalitetit shqiptar, ai kishte krijuar nje rrjet shume te fuqishem dhe efikas te spiunazhit ne Rrafshin e Dukagjinit, duke filluar qe nga brezi kufitar me Shqiperine e tutje ne thellesi.

    Digresion:



    Nga informacionet qe i posedonte UDB-a, per shqiptaret te cilet gjate Luftes se dyte boterore-okupimit italian te Kosoves, ishin veshur si xhandar me uniforma italiane, ajo fillimisht e ndertoi bazamentin e spiunazhit!



    http://4.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...it+italian.jpg




    Historia e kesaj fotografije e bere ne Peje ne vitin 1942 eshte e veçante! Por, me e veçante eshte historia e personave ne te! Personat ne foto-dy vellezer si dhe gruaja e njerit prej tyre, ishin nga nje fshat i Pejes. Gjate kohes se okupimit italian te dy vellezerit ishin veshur si xhandar. Nga ky fakt, udbashi Vojo Komenica, duke ua perkujtuar te kaluaren dhe pasojat qe mund t'i kishin, arriti t'i sjell para aktit te kryer duke i vene ne sherbim te UDB-se te dy vellezerit. Personi ne te majte, dergohet ne Shqiperi ilegalisht ne vitin 1949 me udhezime te UDB-se, me misionin qe ajo ia kishte ngarkuar: per t'i bindur disa te aferm-kusheri te tij qe te arratiseshin ne Jugosllavi, duke u garantuar se nuk do t'u ndodhte ndonje e keqe. Ne mesin e atyre personave ishte edhe njeri, per te cilin UDB-a, interesohej te fuste ne dore, sepse sipas saj, kishte vrare disa serb gjate periudhes 1941-1943. Misionin e ngarkuar nga UDB-a, ky person e kreu me shume sukses. Njeriu i kerkuar nga UDB-a, ra ne dore te saj dhe u pushkatua, fale "beses" se kusheririt te tij. Ky person edhe shume here ka qene ne Shqiperi per llogari te UDB-se. Pati nje fund tragjik ne vitin 1958, u vra nga ushtria shqiptare ne kufi duke hyre ne Shqiperi.
    Personi tjeter ne te djathte, qe mburret me gradat italiane ne gjoks, ishte deshmitar i pergaditur nga UDB-a ne shume procese gjyqesore te montuara dhe te motivuara politikisht, pjesemarres ne akcionet udbashe te mbledhjes se armeve, denoncues i shume njerzve te cilet gjate okupmit ishin ne sherbim te xhandarmerise italiane, te cilet kishin vrare ndonje serb apo djegur ndonje shtepi te tyre... Pas renjes se Rankoviçit, ky njeri i urryer nga populli, merrej me bujqesi e blegtori, duke jetuar me turp deri kur edhe vdes ne vitin 1971.

    PS: Identitetin e personave nuk e bera publik per shkaqe qe une i dije dhe nuk mund t'i them publikisht!





    Protitistet:



    http://3.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...2-20428951.jpg




    Personi ne foto ne te djathte, qe mban shall e qeleshe te bardhe mbi koke quhet Syle Kotradiqi nga fshati Kotradiq i Pejes. Gjate Luftes se dyte boterore ka qene partizan me nje stazh 2-3 muaj ne Brigaden "Shqiptaro-Maqedonase". Pas Luftes kembe e krye ishte ne sherbim te UDB-se. Si anetar i Keshillit te Lugut te Baranit, gjate akcionit te mledhjes se armeve, ishte shume aktiv ne sherbim te UDB-se. Pas renjes se Rankoviçit, nga rankoviçist u shendrrua ne titist! E ka vizituar edhe Titon ne Beograd. Ne vizitat e Titos ne Kosove gjithnje ka qene i pari qe i ka uruar atij mireseardhje! Gjithmone ne xhaketen e tij kane qene te varura emblema me fotografi te Titos si dhe disa dekorata jugosllave qe i ishin dhene per "meritat" e tij protitizmit. Ne moshen e pleqerise, ky titist sylesh, pothuajase ishte çmendur.

  16. #916
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kronologjia e veprimeve anti-shqiptare e Serbisë :

    Periudha 36-vjeçare (1876-1912)

    Në vitin 1877, Vilajeti i Kosovës kishte 760 mijë banorë dhe në këtë kohë ky vilajet përfshinte përveç territorit të Kosovës së sotme edhe Shkupin, Tetovën, Novipazarin, Senicën, Toplicën, Kurshumlinë, Prekuplen, Leskocin dhe Vranjën. Kurse në vitet 1912-1913, numëronte 497 mijë banorë, në të njëjtin territor si në vitin 1877, përjashtuar krahinat e pushtuara në këtë kohë nga Serbia. Nga të gjitha burimet del se 3/4 e popullsisë së Kosovës ishte shqiptare. Shqiptarët në këtë kohë krahas luftës mundër pushtuesve turq, luftonin për t´u mbrojtur nga rreziku i pushtimit të ri prej shtetit serb, i cili vepronte aktivisht për t´i dëbuar me dhunë nga territoret e tyre dhjetëra mijë shqiptarë të zonave në kufirin me Serbinë e Malin e Zi. Në këtë kohë, Serbia pushtoi zona të tëra shqiptare si Toplicën, Vranjën, Kurshumlinë, Prekuplen dhe Leskocin, ndërsa Mali i Zi, Ulqinin dhe të tjerë. Më 1877, mbi 30 mijë shqiptarë u dëbuan nga Toplica e Klisura. Vetëm prej 81 fshatrave nga Toplica e Kosanica janë shpërngulur rreth 1867 familje shqiptare. Në vitet 1876-1878, nga Prekupla e Kurshumlia, ku 50 për qind e popullsisë ishte shqiptare, u dënuan rreth 20 mijë banorë shqiptarë. Sipas të dhënave turke, austriake, serbe e frënge, në thellësi të Vilajetit të Kosovës e të Shkodrës u vendosën rreth 300 mijë shqiptarë, të shpërngulur si rezultat i pushtimit të krahinave të sipërme nga Serbia e Mali i Zi. Vrasjet e dëbimi masiv nga ushtria serbo-malazeze i popullsisë vendase shqiptare, krijoi një shqetësim dhe alarm të madh, jo vetëm në krahinat shqiptare në kufi me Serbinë e Malin e Zi, por edhe në të gjithë vendin. Kundër kësaj politike shoviniste lindi dhe u zhvillua një lëvizje e fuqishme popullore për vetëmbrojtje, e cila kishte për qëllim t´i dilte mbrojtjes së atdheut nga copëtimi dhe robëria e re. Në këtë kohë u krijua edhe Lidhja Shqiptare në Prizren më 10 Qershor 1878.

    Periudha 24-vjeçare (1913-1937)

    Gjatë viteve 1913-1937 (përjashtuar vitet e Luftës së Parë Botërore), Kosova dhe viset e tjera shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi, u pushtuan nga shteti jugosllav. Gjatë kësaj kohe, regjimi shovinist i borgjezisë serbomadhe përdori të gjitha mjetet politike, ekonomike, ideologjike dhe ushtarake për shkombëtarizimin, sllavizimin e plotë të territoreve shqiptare të aneksuara.

    Shkombëtarizimi nëpërmjet zhdukjes fizike

    Dokumentet që disponon Arkivi i Shtetit shqiptar (fondi i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës), dëshmojnë se gjatë viteve 1913-1927 në Kosovë dhe në vise të tjera të ish- Jugosllavisë janë vrarë 207 mijë e 448 shqiptarë. Vetëm në Kosovë, gjatë viteve 1913-1927, janë burgosur 22 mijë e 110 shqiptarë. Po ashtu në këto vite janë zhdukur plotësisht 57 fshatra, djegur 6050 shtëpi dhe janë plaçkitur 10 mijë e 526 familje. Për mungesë të dhënash këtu nuk përfshihen zhdukjet fizike që janë bërë në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi gjatë viteve 1927-1937.

    Shkombëtarizimi nëpërmjet reformës agrare kolonizuese

    Borgjezia serbomadhe, përveç mjeteve të dhunës, në luftën për shkombëtarizimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë, përdori edhe mjete të tjera ekonomike dhe kryesisht reformën agrare kolonizuese. Në bazë të dokumenteve arkivorë dhe të disa të dhënave, që japin disa studiues kosovarë, u vendosën në Kosovë në periudhën mes dy luftërave botërore rreth 58 mijë e 714 kolonë serbë e malazezë. Vetëm deri në vitin 1937 në Kosovë u vendosën 16 mijë e 622 familje kolonësh serbë dhe malazezë dhe po kështu 2 mijë familje të tjera kolonësh serbo-malazezë u vendosën në viset shqiptare të Maqedonisë. Në bazë të hartës së kolonizimit, deri në vitin 1937 në Kosovë u ngritën rreth 374 fshatra kolonësh. Sipas raportit të drejtoratit të Lartë të Reformës Agrare jugosllave, gjatë viteve 1920-1940 vetëm në disa rrethe të Kosovës e Maqedonisë u janë marrë shqiptarëve dhe u janë dhënë kolonëve serbo-malazezë mijëra hektarë tokë. Shkombëtarizimi nëpërmjet shpërnguljes është një tjetër metodë e përdorur nga serbët. Kështu, për shkak të dhunës së egër për shfarosjen dhe masakrimin e shqiptarëve, grabitjes masive të tokës dhe përdorimit të mjeteve të tjera të detyrimit, gjatë viteve 1913-1937 u shpërngulën nga trojet e veta një masë e madhe e popullsisë shqiptare që jetonte në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Në vitet 1937-1941, për shkak të intensifikimit të propagandës nga politikanët e regjimit, aparati shtetëror serbomadh vuri në zbatim masa të shumëllojshme për të shpejtuar kolonizimin dhe sllavizimin e krahinave shqiptare në Jugosllavi. Si rrjedhim, në këto vite qeveria jugosllave ndërmori bisedime me Turqinë për të shpërngulur vitet e ardhshme të paktën 400 mijë shqiptarë. Kjo u realizua nëpërmjet rritjes në një shkallë më të lartë të dhunës politike dhe të detyrimit ekonomik. U rrit ardhja e kolonëve dhe marrja e tokës shqiptare. Për realizimin e misionit të shpërnguljes së shqiptarëve u angazhua edhe ushtria. Në vitin 1938, komanda e zonës së armatës së tretë, në Shkup, propozonte: Lypset të përpiqemi që turmat e forta dhe komplekse të shqiptarëve të shpërngulen sa më shpejt, duke futur në mes tyre të paktën 50 për qind të popullsisë sonë (sllave). Për këtë, gjatë viteve 1939-1940, u kryen dy operacione terrori ndaj shqiptarëve, nën pretekstin e mbledhjes së armëve, vrasjeve dhe masakrimit të popullsisë shqiptare nga ushtria jugosllave në pragun e kapitullimit të Jugosllavisë (prill 1941). Të gjitha këto bënë që masa e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi të ngrihet në një shkallë më të lartë. Vetëm në këto vite u dëbuan nga trojet e tyre rreth 280 mijë shqiptarë të tjerë. Përfundimisht, gjatë periudhës 28-vjeçare (1913-1941) nga viset shqiptare në Jugosllavi u shpërngulën mbi 500 mijë shqiptarë. (220 mijë deri në vitin 1937 dhe 280 mijë në vitet 1937-1941). Nga të 500 mijë shqiptarët e shpërngulur gjatë kësaj periudhe, një pjesë janë vendosur në Shqipëri dhe pjesa tjetër, rreth 380 mijë, në Turqi. Përballë një politike të tillë shkombëtarizuese, popullsia e viseve shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia zhvilloi një qëndresë të fuqishme në forma të ndryshme, deri në luftë të armatosur. Janë të njohura kryengritjet e Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit e Dibrës në shtator të vitit 1913. Kryengritjet e Plavës, Gucisë e Rugovës më 1919, apo ajo e Rrafshit të Dukagjinit po në këtë vit, ku numri i kryengritësve shkonte në 10 mijë. Një tjetër kryengritje, ajo e Kosovës, do të shpërthente në vitin 1920, ku 12 mijë kryengritës luftonin kundër ushtrisë serbomadhe. Dokumente arkivorë hedhin dritë edhe mbi lëvizjen e çetave kryengritëse në vitet 1918-1927, sidomos në zonën e Drenicës. Sipas statistikave, që japin organet shtetërore jugosllave, gjatë viteve 1919-1927 janë vrarë rreth 4 mijë luftëtarë shqiptarë kryengritës.

    Periudha katërvjeçare (1941-1944)

    Edhe pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste, në kushtet e pushtimit nazifashist, gjatë viteve të luftës, forcat ultranacionaliste serbomadhe të çetnikëve, të përbërë prej 40 mijë ushtarëve të ish-ushtrisë së kralëve, nën komandën e Drazho Mihajlloviçit, në mënyrë të vazhdueshme sulmonin Kosovën dhe vise të tjera shqiptare përreth, duke kryer vrasje e masakra në masë. Është e njohur tragjedia e Bihorit, në janar të vitit 1943, kur çetnikët shkretuan 52 fshatra, vranë 4 mijë banorë dhe kërcënuan gjithë popullsinë shqiptare në Kosovë e vise të tjera, se në rast qëndrese për të mos pranuar sundimin serb do të pësonin të njëjtin fatkeqësi si popullsia e Bihorit dhe Novipazarit.





    Si i favorizoi Tito kosovarët të ikin në Perëndim?


    Nuk është e rastësishme që, gjatë viteve 1944-1966, u zhdukën nga terrori serb në Kosovë dhe në viset e saj 70 mijë shqiptarë, nga të cilët rreth 40 mijë u zhdukën në periudhën katërvjeçare ´44-´48. Mbi 30 mijë të tjerë u eliminuan gjatë viteve 1949-1966. Shembujt më tipikë të këtyre krimeve shfarosës janë pushkatimi i 17 mijë shqiptarëve në Tetovë, Gostivar, Tivar, Mitrovicë dhe Gjilan në vitet 1944-1945. Po kështu, nuk mund të harrohet masakrimi i më se 30 mijë shqiptarëve në Drenicë, gjatë vjeshtës dhe dimrit të vitit 1944-1945, apo mbytja me gaz helmues i 2 mijë djemve shqiptarë në Goricë. Serbët vijuan më pas me vrasjet dhe torturat çnjerëzore në vitet 1955-1957, që i maskuan nën të ashtuquajturin aksion për mbledhjen e armëve. Në këtë masakër famëkeqe u torturuan më shumë se 50 për qind e burrave të Kosovës. Ishin të njohur kampet e përqendrimit dhe burgjet famëkeqe titiste, ku gjetën vdekjen me mijëra shqiptarë si në: Nish, Mitrovicë, Goli-Otok, Idrizovë, Srem, Stata, Sinja. Dhuna serbe ndaj popullit etnik të Kosovës e viseve të saj u shfaq edhe njëherë në shtypjen e demonstratave të vitit 1968, 1981, 1989-1990. Përveç kësaj, janë ndjekur nga UDB me dosje përpunimi më shumë se 120 mijë shqiptarë.

    Shpërngulja e shqiptarëve të Kosovës në Turqi

    Ashtu si edhe në kohën e kralëve edhe regjimi titist përtëriu reformën agrare kolonizuese, duke ua marrë tokat shqiptarëve dhe duke ua dhënë atë elementëve serbë e malazezë. Kjo bëri atë që përveç kolonëve të paraluftës, të vijnë kolonë të rinj. Vetëm gjatë viteve 1947-1960, në katër rrethe të Kosovës; Prishtinë, Mitrovicë, Pejë e Ferizaj, u vendosën rreth 53 mijë kolonë serbë e malazezë. Po ashtu, në atë kohë u përtërinë të gjitha mënyrat e detyrimit për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Është e dokumentuar se mbi 50 për qind e elementit malazez, kroat dhe nga Bosnja, që jetojnë sot në Kosovë, kanë ardhur pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas të dhënave të botuara në numrin 10 të revistës “Përparimi” të vitit 1971, vetëm gjatë tetë vjetëve 1953-1960 janë shpërngulur nga Kosova rreth 285 mijë shqiptarë. Shpërngulja për në Turqi ka vazhduar edhe më pas dhe nga të dhënat që japin botimet e bëra në ish-Jugosllavi del se pas Luftës së Dytë Botërore serbomëdhenjtë kanë shpërngulur me forcë për në Turqi rreth 400 mijë shqiptarë, nga të cilët 203 mijë vetëm në vitet 1955-1958.

    Largimi i përkohshëm dhe i përhershëm në Evropë dhe Amerikë

    Një tjetër dredhi e përdorur nga regjimi titist për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, ishte dhe largimi për punë në vendet Perëndimore. Vetëm nga Kosova, në vitin 1978, gjendeshin në Perëndim rreth 60 mijë punëtorë, midis tyre 1200 femra. Ndërsa nga viset shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi, largimet për punë jashtë shtetit janë edhe më të mëdha. Vetëm nga katër komuna; Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Ulqin, në vitin 1978 u larguan për punë në Evropë 17 mijë vetë. Veç largimit të përkohshëm rezulton se shumë kosovarë dhe shqiptarë të viseve të tjera etnike në Mal të Zi dhe Maqedoni, kanë shkuar dhe janë vendosur në Perëndim përgjithmonë. Nga të dhënat dokumentare del se nga viset shqiptare të Malit të Zi janë vendosur në Amerikë dhe Australi 15 mijë shqiptarë. Po ashtu statistikat jugosllave të vitit 1971 dëshmojnë se çdo vit jashtë Kosovës emigrojnë 9 mijë shqiptarë. Në metodat serbe të shkombëtarizimit të Kosovës nuk mungonte edhe ajo e thithjes së shqiptarëve në thellësi të ish-Jugosllavisë. Dokumentet tregojnë se nga viti 1944 deri në vitin 1961 janë larguar në thellësi të Jugosllavisë rreth 79 mijë shqiptarë. Struktura kombëtare e kuadrit dhe e njerëzve të tjerë në marrëdhënie pune nuk i përgjigjej përbërjes kombëtare të Kosovës. Ndërsa shqiptarët përbënin 80 për qind të popullsisë numri i atyre që ishin në marrëdhënie pune ishte 59 për qind. Në sektorin shoqëror në Kosovë, ndërsa nga serbo-malazezët punonte një në çdo pesë vetë, nga shqiptarët punonte një në tetëmbëdhjetë vetë.

    Ikja në Shqipëri

    Për shkak të mohimit të të drejtave nacionale shoqërore në fusha të ndryshme dhe ndjekjes dhe terrorit gjatë viteve 1944-1945 kanë ikur në Shqipëri 130 familje dhe 3750 individë shqiptarë të Kosovës. Kjo vazhdoi edhe më vonë gjatë viteve 1948-1977, ku kaluan kufirin nga Jugosllavia për në Republikën e Shqipërisë 2 mijë emigrantë politikë, nga të cilët rreth 1770 ishin shqiptarë dhe 230 jugosllavë. Qeveria e Titos, popullsisë shqiptare jo vetëm i mohoi të drejtën për vetëvendosje, por edhe nuk e lejoi që të qëndrojë e bashkuar në një njësi administrative, megjithëse kjo popullatë prej afro 2 milionë banorësh jetonte në terror të plotë. Ashtu si edhe nën regjimin monarkist të kralëve, dhe titistët për të kënaqur interesat serbe, malazeze, maqedonase i ndanë artificialisht shqiptarët në katër njësi administrative: Kosovë, ku jetonin rreth 2 milionë banorë ku 1,800 milionë ishin shqiptarë. Në Maqedoni, ku jetonin rreth 400-500 mijë shqiptarë. Në Serbi mbi 100 mijë shqiptarë dhe në Mal të Zi, ku banonin rreth 60 mijë shqiptarë. Numri i popullsisë shqiptare, në bazë të statistikave dhe dokumenteve të botuara nga shteti jugosllav, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore jepet qëllimisht mjaft i zvogëluar nga Beogradi. Këto të dhëna marrë nga regjistrimet e ndryshme gjatë periudhës 1912-1971 janë shumë më të vogla në krahasim me atë që duhet të ishin sipas shtesës natyrale të shqiptarëve. Nga një përllogaritje e bërë në bazë të shtesës natyrale të popullsisë shqiptare për një mijë banorë në vit, del se nga viti 1912-1941 mungojnë rreth 650 mijë shqiptarë, të cilët janë zhdukur dhe shpërngulur jashtë trojeve të tyre. Gjithashtu, nga e njëjta përllogaritje, del se gjatë viteve 1945-1976 mungojnë mbi 540 mijë shqiptarë të zhdukur fizikisht dhe të shpërngulur jashtë Kosovës dhe viseve shqiptare në Maqedoni e në Mal të Zi. Sipas statistikave shtetërore jugosllave, elementi serbo-malazez si në shifra absolute, ashtu edhe në përqindje ndaj numrit të përgjithshëm të popullatës në Kosovë deri në vitin 1967 ka ardhur duke u rritur për shkak të sjelljes me shumicë dhe kolonëve të para dhe pas luftës. Në regjistrimet e vitit 1971, në raport me vitin 1961 elementi serb e malazez ka pësuar ulje si në shifra absolute edhe në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë në Kosovë.

    Teoria titiste për shkombëtarizimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi

    Teoricienët, historiografët dhe politikanët titistë donin të ringjallnin teoritë e ndryshme antishqiptare të borgjezisë së vjetër serbomadhe, kryesisht në fushën e historiografisë dhe demografisë. Këta teoricienë mohonin lashtësinë e shqiptarëve dhe nënçmonin kulturën e shqiptarëve, shtrembërojnë rolin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, se gjoja paska luftuar për të ruajtur sovranitetin e Sulltanit në tokat e shqiptarëve. Ata pohojnë se popullsia shqiptare në Kosovë gjoja është vendosur para 150-200 vjetësh. Po kështu, teoricienët titistë bënë përpjekje të vinin në zbatim pikëpamjet e tyre në fushën e demografisë. Përveç teorive të tjera antishqiptare u shfaqën edhe mjaft teori në fushën demografike, të cilat synonin të justifikojnë pakësimin dhe largimin e shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Ashtu si në vitin 1937, Vaso Çubrilloviçi në referatin e mbajtur para klubit serb të kulturës, në Beograd, shprehte shqetësimin e tij se “politikën tonë të kolonizimit e mundi pjelloria e grave shqiptare”. Edhe politikanë titistë pas Luftës së Dytë Botërore shqetësohen për shtesën e madhe të popullsisë shqiptare në Jugosllavi. Të dhënat statistikore të shtetit jugosllav të vitit 1971 tregojnë se popullsia e Kosovës gjatë 50 viteve të fundit, 1921-1971 me gjithë zhdukjet e shpërnguljet në masë është trefishuar në krahasim me ritmet e shtimit natyral të Jugosllavisë. Shtimi natyral i popullsisë shqiptare në Jugosllavi ishte në ato vite 34-37 për mijë në vit, domethënë tre herë më i lartë se shtimi mesatar në Jugosllavi. Madje, këto statistika tregonin se fertiliteti i gruas në Kosovë zinte vendin e tretë në Botë dhe popullsia shqiptare ishte më e reja në moshë në Jugosllavi (ku nga 1 deri në 35 vjeç përbënin 74 për qind të popullsisë). Me këtë tendencë rritjeje, që kishte popullsia e Kosovës, do të dyfishohej çdo 24 vjet. Të gjitha këto të dhëna i kanë preokupuar shumë jugosllavët, të cilët kërkonin rrugët, format dhe mjetet për pakësimin dhe largimin e popullsisë shqiptare. Jugosllavët e konsideronin shtesën e popullsisë shqiptare një proces eksplozioni demografik dhe shpiknin lloj-lloj mënyrash, që synonin gjithnjë pakësimin e popullsisë shqiptare. Shpesh titistët bënin presion për pakësimin e lindjeve, largonin nga vendi moshat aktive të popullsisë, nuk bënin asnjë përpjekje për të pakësuar mortalitetin dhe për më tepër e linin Kosovën në prapambetje të plotë ekonomike dhe kulturore me qëllim që të pengonin rritjen e popullsisë. Kështu propagandoheshin norma të Evropës Perëndimore për planifikimin familjar, nxitej politika e migrimit jashtë e brenda vendit, si dhe migrimet e përkohshme të fuqisë punëtore kosovare në Evropë për të përballuar shtesën e popullsisë.

    Falsifikimet e Beogradit në regjistrimet e popullsisë shqiptare

    Për të realizuar zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Jugosllavi herë pas here kanë përdorur falsifikimet e pafundme në regjistrimin e popullsisë shqiptare në Jugosllavi. Për këtë janë shpikur dhe zbatuar lloj-lloj formash e presionesh që të shënohen sa më shumë shqiptarë si maqedonas, malazezë, serbë dhe turq (të ashtuquajturit kombësi myslimane e Jugosllavisë). Përfundimisht, në 60 vjetët e fundit 1912-1976, në viset shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia u zhdukën fizikisht mbi 277 mijë shqiptarë dhe u shpërngulën nga trojet e veta më shumë se 973 mijë të tjerë, që gjithsej kapin shifrën e 1 milion e 250 mijë vetëve. Nga dokumente dhe studiues të ndryshëm del se midis dy luftërave botërore vetëm në Turqi kanë shkuar mbi 700 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia. Por, me gjithë zhdukjet fizike dhe shpërnguljet e mëdha, popullsia shqiptare e këtyre anëve, për shkak të qëndresës së madhe dhe të natalitetit të lartë, nuk u sllavizuan dhe as mbetën në pakicë. Përherë shqiptarët kanë qenë shumicë në trojet e tyre në ish-Jugosllavi. Në vitin 1971, regjistrimi i popullsisë në Jugosllavi jepte si shifër të shqiptarëve 1 milion e 310 mijë vetë. Natyrisht kjo shifër nuk është e saktë, pasi fshihet realiteti. Atëherë po të merret parasysh shtesa e popullsisë shqiptare në trojet e tyre në Jugosllavi kjo shifër duhet të ishte që në atë kohë rreth 2 milionë, që do të thotë për nga numri i popullsisë shqiptarët ishin të tretët në atë shtet, gjë e cila ngjallte shqetësim edhe te politikanët e regjimit të Titos.

  17. #917
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Veprimtaria e UDB-së jugosllave kundër Shqipërisë:

    Ajo në bashkëpunim të ngushtë me agjentët shqiptarë nga Shqipëria të ikur në Jugosllavi, krijoi qëndra të posaçme spiunazhi në afërsi të kufirit shqiptaro-jugosllav, të cilat merrëshin kryekëput me organizimin e spiunëve të çfarëdo ngjyre, me rekrutimin e mercenarëve naivë nga Kosova, të cilët i stërviteshin në kurse e shkolla të veçanta me anë të oficerëve udbash të sprovuar të spiunazhit jugosllav.

    Spiunët pasiqë mbaronin kurse speciale, armatoseshin nga oficer të UDB-së dhe të udhëhequr prej tyre, në grupe të ndryshme i dërgonin në tokën shqiptare për të kryer akte spiunazhi, sabotazhi, terorizmi, për të ngjallur konfuzion në popull, për të inkurajuar elementë reaksionarë në Shqipëri dhe për të organizuar arratisje nga Shqipëria në Jugosllavi.


    Të tillët ishin: Dan Kaloshi, Tahir Hoxha, Nik Sokoli, Mark Tunxhi, Ndre Lufi, Gjon Lulosh Deshtanishta, Mehdi Ndreu, Marko Bib Vokrri, Zef Gjon Sokoli, Ferdi Sima etj. të cilët gjatë okupimit nazi-fashist kishin qënë bashkëpunëtorë aktivë të okupatorëve.

    Në muajin Tetor 1949 një grup diversantësh të armatosur dhe të porositur posaçërisht nga kapiteni i UDB-së, Vllado Popoviç, u futën fshehurazi në tokën shqiptare dhe vranë kryetarin e lokalitetit të Kalasë së Dodës (rrethi i Kukësit) Sabri Podën.

    Akte të tilla terroriste grupet e diversantëve të udhëzuar nga oficerët e UDB-së jugosllave, kanë kryer edhe më vonë,duke e vrarë Sekretarin e Këshillit të katundit Vukël, Ded Markun, nëntogerin e Ushtrisë, Melo Babaj, policin Mane Kazanin, reshter Ndue Markun, fshatarët Nikoll Prendin e Kasem Imerin etj.


    Bazat e fshehta të UDB-së për stërvitjën e shqiptarvë në Jugosllavi:


    Qëndrat kryesore të spiunazhit jugosllav që drejtonte veprimtarinë kundër Shqipërisë, ndodheshin në Prizren, Gjakovë dhe Ohër, të cilat kishin edhe degët e tyre vartëse:

    a) Në Mal të Zi, me qëndër pune në Tivar, Podgoricë dhe Andrijevicë. Në këto qëndra UDB-a, kishte grumbulluar shqiptarë të cilët kishin formuar grupe të ndryshme të armatosura diversantësh që kryesoheshin nga: Nikoll Gjeto Tonaj, Vat Mali, Mark Pashku, Kol Gjergji, Gjon Kiri, Palok Luca, Preng Ndue Dusha, Cen Tahiri, Kol Pali, të cilët drejtoheshin e stërviteshin nga oficerë të të UDB-së jugosllave, si kapiteni Pero Buzhanoviç, kapiteni Stanko Gjokiq,toger Vido Ivmov etj.

    b) Në Kosovë, me qëndër në Prizren dhe Gjakovë, gjithashtu dhe në këto dy qëndra ishin grumbulluar me dhjetra kriminelë lufte dhe të arratisur shqiptarë e mercenarë kosovarë që kryesoheshin nga: Lutfi Spahia, Dalip Nuhija, Rexhep Beca, Destan Parllaku, Marka Deda, Ber Abdullahi, Nik Sokoli, Cen Mala, Hasan Isufi, Ram Tahiri, Mark Tunxhi, Tahir Hoxha etj, që drejtoheshin nga oficerat e UDB-së: Çedo Mijoviç, Vllado Popoviç, kapiten Mazllum Nimani etj.

    c) Në Maqedoni, me qëndër pune në Ohër, Dibër, Strugë. Edhe në këto qëndra ishin grumbulluar grupe spiunazhi të armatosura nga të cilët një pjesë ishin kriminelë lufte dhe një pjesë të gabuar e të gënjyer prej tyre që kryesoheshin nga: Qazim Lusha, Ferik Maliqi, Shaban Tormazi, Qemal Zagorçani, Abaz Tormazi, dhe drejtoheshin nga udbashet: kapiten Jaçe Popodanov, kapiten Mile Gortiq, Svetko Jovanofski etj.

  18. #918
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush jane vjedhesit e arit dhe argjendit te "Trepçes"?

    Sherbimi sekret jugosllav UDB permes bashkepuntoreve te tyre, arriten qe ne menyre spektakolare ne vitin 1984, ta vjedhin nje sasi te konsiderushme ari dhe argjendi nga "Trepça". Personat e implikuar ne kete vjedhje, vinin nga nentoka kriminale, ishin shqiptar te cilet jetonin ne Kroaci dhe jetojne ne Kroaci. Ari dhe argjendi pas vjedhjes transferohet ne Zagreb dhe shkrihet ne Rafinerine e quajtur "Rafinerija Plemeniti Kovina" - Zagreb, rruga "Rade Konçar" nr 21.

    Personat e implikuar ne vjedhje:

    - Risto Rakiq, inspektor i larte i UDB-se ne nivel Federativ, per shume vite i angazhuar ne Kosove

    - Mentor Çoku-bashkepuntore i UDB-se, kryetar i Gjykates se Qarkut ne Prishtine,gjate viteve te 80-ta shqiptoje me qindra vite burg per rinin kosovare

    - Krist(Ndue)Gjergji, i lindur me 21.01.1940 ne Bishtazhin te Gjakoves

    - Mhill(Ndue)Gjergji, i lindur me 27.10.1942 ne Bishtazhin te Gjakoves

    - Pjeter(Ndue) Gjergji, i lindur me 09.02.1956 ne Bishtazhin te Gjakoves

    - Gjon(Ndue)Gjergji, i lindur me 26.08.1962 ne Bishtazhin te Gjakoves

    - Pren(Dede)Lleshdedaj, i lindur me 19.07.1935 ne Smaq te Gjakoves

    - Kole(Mhill)Daka, i lindur me 06.02.1947 ne Prizren

    - Ndue(Mark)Shala, i lindur me 26.04.1943 ne Velezhe te Prizrenit

    - Simon Spaqi, i lindur me 12.04. 1949 ne Velezhe te Prizrenit

    Kryesuesi i ketij grupi, Krist Gjergji, ne vitin 1988, me sygjerim te UDB-se dhe ne sherbim te saj, kalon ne Austri per tri vite, per t'u kthyer prape ne Kroaci, ku jeton edhe sot. Pas vjedhjes se "Trepçes" dhe pasurise se Kosoves, ky grup arriti te krijoje nje perandori te pasurive te patundshme.

    Ky grup kishte mbeshtetje te forte nga inspektoret e UDB-se; Dragomir Meniqanin, Sabri Reçica, Ilija Karajiq, Angjelko Petroviq, Ibrahim Bashiq, Slobodan Dediq etj.


    Dosja sekrete e UDB-se prej 46 faqesh, detalisht e pershkruan strukturen e grupit ne krye te cilit ishte Kriste Gjergji, se bashku me puntoret operativ te UDB-se te cilet i qendruan afer.Ne dosje te gjithe keta persona jane te klasifikuar si qytetar lojal te Jugosllavise dhe nese ndodh qe te bien ndesh me ligjin, ligji duhet ti mbyll syte para tyre...!

    Bashkepuntoret e Kriste Gjergjit, kane qene edhe keta persona:


    - Sami(Halil)Musliu, i lindur me 07.02.1961 ne Podujeve

    - Ndrec(Mark)Shala, i lindur me 13.08.1958 ne Smaq te Gjakoves

    - Faton(Xhemajl)Zeqiri, i lindur me 08.07.1956 ne Podujeve

    - Isa(Muharrem)Murati, i lindur me 15,08.1958 ne Llapashtice te Ulet te Podujeves

    - Daut(Muharrem)Murati,i lindur me 07.06.1956 ne Llapashtice te Ulet te Podujeves

    - Ylber Ramadani, "Beni", i lindur me 10.05.1963 ne Raince, Presheve.


    Njeri nga klanet i cili ka qene ne sherbim te UDB-se, poashtu figuron ne kete dosje, i cili eshte marre me shperlarje te hollash, shitje te droges ne Evrope per llogari te UDB-se, ka qene klani i Qazim Osmanit - "Felixi", te cilin e ka udhehequr Gafurr Idrizi.

    Ne sherbim te ketij klani kane qene keta persona:

    - Ruzvelt Mirdita

    - Marije Krasniqi

    - Ndue Nocaj

    - Nik Koshi

    - Hysen Fotaqi

    - Renata Baftijaj etj.

    Pjese nga kreu i dosjes:

    http://3.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...e+Gjergjit.jpg



    Nenshkrimi i Krist Gjergjit i dhene pas dorezimit te arit dhe argjendit ne "Rafinerija Plemeniti Kovina" ne Zagreb:


    http://4.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...t+Gjergjit.jpg

  19. #919
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mbase është një grup tjetër që kishte bërë vjedhjen e qindra tonelatave argjend në Trepçë, ku shumica nga dhjetra të arrestuar dhe denuar deri me 20 vjet burg ishin shqiptar, në mesin e të cilëve kishte vetëm pesë-gjashtë minoritar sllav (boshnjak, kroat dhe serb).
    Për aq sa mua më kujtohet edhe në atë grup shumica e të involvuarëve në vjedhjen masive ishin të angazhuar nga UDB-ja, e veqmas i akuzuari kryesor ishte një shqiptar i "arratisur" më parë në Shqipëri, emri i të cilit tani nuk po më kujtohet, ku ai nga sigurimi shqiptar ishte zbuluar si agjent i UDB-së, e për pasojë ishte akuzuar e denuar si agjent e spiun me disa vite burg.
    Pas lirimit nga burgu (në Shqipëri) ai person kishte kërkuar të kthehej përseri në Kosovë, çka edhe i ishte lejuar kthimi nga shteti shqiptar, dhe i njëjti kthehet në vendlindje, pra në Kosovën e pushtuar nga ish RSFJ, gjegjësisht nga Serbia.
    Meqenëse ai person në Shqipëri ishte derguar me detyrë të posaçma nga UDB-ja, dhe meqenëse sigurimi shqiptar e kishte zbuluar dhe burgosur si agjent të UDB-së, ai pas kthimit në Kosovë kërkon nga shteti jugosllav dëmshpërblimin e "merituar".
    Mirëpo siq dihet, çdo njeri që e shet nderin, dinjitetin dhe kombin e vet për para dhe interesa peronale, sigurisht që as padroni nuk e respekton, ndaj dhe kur nuk i duhet më e hudh si limonin e shtrydhur.
    Kështuqë, UDB-ja jo vetëm që nuk e dëmshpërblen atë ndyrësirë shqipfolëse, por përkundrazi edhe njëherë e shfrytëzon, duke i lënë atij hapsirë dhe mundësi të organizoj një grup jo të vogël lakmitarësh shqiptar, të cilët bëjnë vjedhjen e madhe të argjentit të deponuar në Kombinatin Trepça.

    Për të mos e zgjatur më tepër lidhur me poshtërsinë e UDB-së dhe sherbëtorëve të saj shqipfolës, unë do të shpreh mendimin tim lidhur me disa nga qellimet e regjimit jugosllav të kësaj vjedhje të madhe:

    - njerz të veçantë të regjimit jugosllav, kryesishtë njerzit e UDB-së dhe segmenteve tjerë të sigurimit sekret të shtetit përmas kësaj vjedhje të këtij grupi të organizuar bëri përvetësimin e shumave të mëdha të parave. Shuma e parave të vjedhura përmes shitjes së argjendit asnjëherë nuk është bërë plotësishtë transparente, sepse "pjesën e luanit" e kishin përvetësuar vet njerzit (serb) e kupolës së regjimit;

    - regjimi jugosllav me anën e kësaj vjedhjeve kërkonte të arsyetonte (mbulonte) humbjet, ose më mirë thënë vjedhjet e shumta që i shkaktoheshin ekonomisë shtetërore nëpër ndërmarrjet publike të Kosovës, e veçmas humbjet në gjigandin e ekonomisë së Kombinatit Trepça;

    - jo rastësisht në krye të kësaj bande të organizuar kriminale regjimi jugosllav kishte vënë kryesishtë shqiptarët, disa nga të cilët ishin punëtor (shefa) të Kombinatit Trepça, me qellimin e fundit që shqiptarët të fajsoheshin si dëmtuesit kryesor të ekonomisë shtetërore në Kosovë;

    - kur të arrestuarit gjatë hetimeve (gjatë torturave fizike që atyre u shkaktonin UDB-shët) kur ata permendin ndonjë emër serbi si të involvuar në grupin kriminal, jo vetëm që UDB-ashët nuk mbanin shenim, por sipas deshmisë së disave prej të akzuarëve, ata në ato raste torturoheshin mizorishtë dri në alivanosje, krejt deri sa ata nuk i përmendnin më emrin e ndonjë serbi;

    - kundër këtij grupi kriminal Prokuroria e Kosovës ngriti aktakuzën jo vetëm për vjedhje dhe përvetësim të paligjshëm parash, por ndaj tyre u ngrit akuza me karakter politik në bazë të LPJ, pra për vepër penale me qellim të rrezikimit të shtetit, ose për "kunder revolucion"(!), duke i dhënë karakter krejt tjetër nga qellim i fundit i këtij grupi, i cili ishte thjeshtë vjedhje dhe përvetësim parash.

  20. #920
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ka dalur një organizat e re në Kosovë me titullin më lart.

    webfaqja
    http://www.soap-kosovo.org

Faqja 46 prej 49 FillimFillim ... 364445464748 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •